Begaj: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë

Shkrime relevante

Mjaft më ikje nga përgjegjësia, po them une, vajza e UÇK-së !

Majlinda Shala, Gjermani _____ MJAFT MË ME HESHTJE! MJAFT MË ME IKJE NGA...

Organizata Shqiptaria me reagim ndaj ekstremizmit fetar

REAGIM PUBLIK ORGANIZATA SHQIPTARIA Shteti i Kosovës nuk mund të qëndrojë indiferent përballë...

Nuk pranohet injorimi i banorëve të Sanxhakut që duan ta mësojnë shqipen që i detyruan me dhunë që ta harronin

Amina Nuraj, Novi Pazar  ____ Mesazhi im i fundit ____ Unë nuk jam Zoti që...

Këmbanat po bijnë për ne, të zgjohemi sa nuk na kanë përfshi flakët e terrorizmit që po na i ndezin

Alberto Leka, Prishtinë KOSOVË, ZGJOHUNI PARA SE TË JETË VONË! KUR TERRORIZMI...

Gazmend Halilaj, njeriu që më së shumëti mund ta ndihmoj Donika Gërvallën, që t’i hiqet maska drejtësisë së kapur

Lirim Gashi, Prishtinë ____ GAZMEND HALILAJ – NJERIU QË MUND T'I NDIHMOJË MĒ...

Shpërndaj

Nga: Almarina Gegvataj

TIRANË, 1 prill/ATSH/-Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO.

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Begaj thekson se anëtarësimi në NATO realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar dhe është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

“Data e 1 Prillit të vitit 2009 jetësoi vizionin Euroatlantik të shqiptarëve për të qenë pjesë e Aleancës politiko-ushtarake më të fuqishme të kohës sonë. Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e kthyer atë te përkatësia e vet perëndimore, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, si strateg i aleancës së parë politiko-ushtarake me Perëndimin. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”, shprehet presidenti në një postim në rrjetet sociale.

Ai shpreh mirënjohje ndaj popullit shqiptar, SHBA-ve dhe aleatëve, të cilët mundësuan realizimin e këtij anëtarësimi.

“Shqipëria në këto 15 vite në NATO ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën Euroatlantike. Krenar për efektivët e Forcave tona të Armatosura, si dhe vajzat e djemtë shqiptarë në misionet paqeruajtëse dhe operacionet e NATO-s, si: Afganistan, Irak, Bosnjë, Kosovë, Bullgari, Letoni dhe Deti Egje. Shqipëria do të vijojë të jetë e palëkundur që, së bashku me aleatët, të mbrojë lirinë e të kontribuojë për një botë në paqe”, deklaroi presidenti Begaj.

Agjencia Telegrafike Shqiptare /ATSH

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu