Libër me shkrime nga Rilindja në 79 vjetorin e gazetës historike, përurimi më 12 Shkurt

Shkrime relevante

Kuvendi i Kosovës nuk është tribunë e propagandës religjioze islamike, qysh mendon deputeti islamist-neoosmanli Osman Musliu!

Alberto Leka, Lëvizja e Deçanit, Prishtinë ____ Është turp që një tragjedi e...

Sadri Ramabaja thotë se ka marrë fund epoka e Vuçiqit, fitoi nacionalizmi modern (video në YouTube)

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwY2xjawVNU71leHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR6E-SlAgGodtg6WpBzrAKqIidMLfSLRwFJrdYNwZ9ECCaep3sWGa6s_RojGxg_aem_zZbSVAkwroQxt05M7v3hhw&v=DI5dPDPDUdY&feature=youtu.be

Dhuna ndaj grave – rasti i Arlinda Zekajt, këmbanë alarmi për shoqërinë dhe shtetin tonë

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Rastet e përsëritura të dhunës ndaj grave,...

“Bilbili i mallit”, roman që nuk t’i ndalë lotët gjatë gjithë leximit

Gani I. Mehmeti ROMAN QË NUK T’I NDALË LOTËT GJATË GJITHË LEXIMIT Zymer...

Pse, moj e mjera Dardani?

Mirushe H. Musa, Gjermani ____ PSE, MOJ E MJERA DARDANI? Pse, moj e mjera...

Shpërndaj

Nga:  Behlul Jashari, Prishtinë
___

PRISHTINË, 10 Shkurt 2024/  Në 79 vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja doli nga shtypi libri “GJENOCIDI I SERBISË DHE PËRPJEKJET PËR PAVARËSI TË KOSOVËS (1990-1999) – në sytë e gazetarit të ‘Rilindjes’” i autorit Prof.  Dr. Hamdi Podvorica me shkrime të tij nëpër vite në këtë gazetë.

Recenzent i librit mes tjerash kam shkruar:

“Gazeta tradicionale Rilindja është histori Kosove, pjesë e kësaj historie janë shkrimet e Hamdi Podvorices gazetar, disa prej të cilave janë përmledhur në këtë libër.

Janë këtu edhe shkrime nga gazeta e rezistencës “Bujku”, që sfidonte ndalimin e dhunëshëm të Rilindjes – gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë nga Serbia okupatore.

Kundër këtij ndalimi gazetari gucimtar Hamdi Podvorica bëri histori edhe derisa ishte sekretar i ndërmarrjes – udhëheqës i zyrës juridike të Gazetës Rilindja, kur paditi në gjykatë shtetin e Serbisë. ”

Gazeta tradicionale Rilindja, histori Kosove që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë e deri në shpalljen e pavarësisë e njohjet ndërkombëtare, nisi të dalë në 12 Shkurt 1945 në Prizren, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

Dalja e librit shënon simbolikisht 12 Shkurtin 2024 – Ditën e 79 vjetorit të Rilindjes dhe përurimi bëhet pikërisht në këtë datë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në orën 12:00, bashkë edhe me një libër tjetër “KOMENTAR I LIGJIT TË TRASHËGIMISË SË KOSOVËS”  i autorëve Prof.dr.sc. Hamdi Podvorica dhe Ma. Fatlum Podvorica, avokat.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu