ARKIVI:
6 Gusht 2026

Më 21 tetor në Tiranë u promovua romani “Mendim Drini” i Jusuf Buxhovit

Shkrime relevante

Kur përgjegjësia del nga shinat e trenit

Lekë Mrijaj, Klinë ____ Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka përjetuar një...

Nga Apple IIc te Inteligjenca Artificiale

Agim Vuniqi, Vashington ___ Në këtë kompjuter, një Apple IIc, u hodhën themelet...

Gazetari i “Mullarit”: Kush i thotë Albin Kurtit “Turpërohu”?

Agim Kasapolli, Prishtinë ____ Baton Haxhiu paska dalë përsëri në skenë dhe i...

Gravurat e botimit të Heinrich Steiner-it dhe ndërtimi ikonografik i figurës së Skënderbeut

Mr.sc.Naim J. Krasniqi, historian Hyrje Botimi gjerman i veprës së Marin Barletit „Historia...

Shpërndaj

Tiranë, 21 teor 2o23
E ARRITUR E RËNDËSISHME E LETËRSISË SONË
Në kuadër të manifestimit kulturor “Tetori i librit” nën organizimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, mbrëmë në Tiranë, u promovua romani më i ri i Jusuf Buxhovit “Mendim Drini”. Për veprën folën Nazmi Rrahmani, botues i librit, prof. Anila Mullahi dhe shkrimtari Besnik Mustafaj prej nga doli vlerësimi i përbashkët se fjala është për veprën më të realizuar të autorit, që njëherësh paraqet një të arritur të rëndësishme të prozës shqipe në përgjithësi.
Sipas Nazmi Rrahmanit e veçanta e këtij romani, që e bën atë të dallueshëm si prosede, është dihomia e personazhit të njëjtë, që shfaqet në dy role (në rrethanat e politeizmit dhe ato të monoteizmit) dhe me dy karaktere brenda një kornize ideore. Si e tillë, kjo vepër, paraqet një ekspriment ku idetë letrare ndërthurën me ato filozofike.
Edhe Anila Mullahi veprën e vlerësoi frymë të re në prozën tonë, ku operimi me ide filozofike, veçmas me ato niçeane, asaj ia jep dimensionin e një meditimi kompleks rreth fenomeneve ekzistenciale në kohë dhe hapësirë.
Shkrimtari Besnik Mustafaj po ashtu tha se romani paraqet një çasje të re eseistike që nuk ka traditë në prozën tonë, gjë që atë e bën të veçantë. Autori ia ka dalë që përfytyrimin si realitet ta arrijë nëpërmes një transkribimi të shkallës së lartë të gjuhës.
Autori tha se qëllimisht e ka vu personazhin Mendim Drini në dy situata të ndryshme dhe të kundërta (politeizmin dhe monoteizmin) pët ta nxjerrë në pah dimensionin e lirisë dhe kundërlirisë, të dijës si liri, dhe të robërimit të dijës si procese historike, me ç’rast, në rrethanat e monoteizmit, ne emër të lirimit nga besimi politeist që ishte djep i filozofisë dhe krijimtarisë së lirë, lindi libri i mbyllur – fetar, që predikon nënshtrim dhe pendim dhe ai ideologjik, me konceptet e mendjeve të robëruara.
Autori theksoi se Mendim Drini me manifestët e shkruara, ngrit çështjen e alkemisë midis religjionit dhe ideologjisë, që ka prodhuar një monstrum të ri politik (diktatorë, tiranë dhe vrasës madje) në rendin botëror, ku sot, e vetmja siguri e njerit të vetmuar shfaqet pasiguria .

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu