Ministri Maqedonci u prit në takim nga Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA, Sasha Baker

Shkrime relevante

Shefqet Krasniqi “në flagrancë”, apo kur islami politik kërkon pushtet

Nga Rrezart Kalaja Washington, 20 shtator 2026 SHEFQET KRASNIQI “NË FLAGRANCË” – KUR...

Rexhep dhe Rexhep Nikçi, 27 vjet padrejtësi !

Sak Muji, Rugovë ____ Nga një shkrim i vitit 1999 te kërkesa e...

Su bë që “Gjorgj Washingtoni i Kosovës”, të përfundonte i arrestuar dhe i dënuar në Hagë

Halil Geci, Skenderaj ____ KUSH LUAN ME AMERIKËN, LUAN ME KOKËN E VET:...

Pas 16 shtatorit: kur dhimbja kërkon drejtësi, jo kaos

Zeqir Bekolli, Drenas ____ (Nga dhimbja te maturia – një ditë e rëndë...

Shpërndaj

Në vazhdën e vizitave që po zhvillon ministri Maqedonci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot, në Departamentin e Mbrojtjes u prit nga Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes, Sasha Baker. Po ashtu, ai pati takime dhe me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste Wallander, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Evropë dhe NATO, Lisa Sawyer, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.

Forhåndsvisning av bilde

Në takim u diskutua për raportet bilaterale ushtarake, planin e tranzicionit, mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në aspektin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta si dhe konsultimet rreth planit bilateral të mbrojtjes që do të diskutohet në fillim të vitit 2024. Zëvendës Sekretarja Baker, shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Kosovës për stabilitetin e regjionit të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen që Kosova po jep për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit rus.

Forhåndsvisning av bilde

Gjithashtu, në takim u ri konfirmua synimi i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe vazhdimin e koordinimit të përbashkët për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në regjion dhe më gjerë. Vizitën në Departamentin e Mbrojtjes ministri Maqedonci e vazhdoi me takimin me Ndihmës Sekretarin e Ushtrisë së SHBA-së për blerje ushtarake, logjistikë dhe teknologji, Douglas Bush.

Forhåndsvisning av bilde

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu