ARKIVI:
27 Prill 2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Puthjeve, poezia PUTHJET e nobelistes kiliane 𝐆𝐚𝐛𝐫𝐢𝐞𝐥𝐚 𝐌𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥, e shtjellon këtë gjë mrekullisht si askush tjetër

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

6 korrik ~ Në Ditën Ndërkombëtare të Puthjeve, kjo poezi e nobelistes kiliane 𝐆𝐚𝐛𝐫𝐢𝐞𝐥𝐚 𝐌𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥, e shtjellon këtë gjë mrekullisht si askush tjetër.
___
Puthni pra të gjithë:
___
𝐏𝐔𝐓𝐇𝐉𝐄𝐓 ~ 𝐆𝐚𝐛𝐫𝐢𝐞𝐥𝐚 𝐌𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥
___
Ka puthje që shprehin vetvetiu
vendimin dënues në dashuri,
ka edhe puthje që përçohen nga vështrimet
a puthje që jepen në kujtime.
*
Ka puthje të heshtura, puthje fisnike
ka puthje të çiltra, enigmatike
ka puthje që i japin veç shpirtrat
ka puthje të ndaluara, por krejt të mirëfillta.
*
Ka puthje përvëluese që të plagosin,
ka puthje topitëse për shqisat,
ka puthje të mistershme që kanë lënë
një mori ëndrrash ndër degdisje të përhumbura.
*
Ka puthje problematike që ndryjnë
kode që askush s’i ka deshifruar,
ka puthje që ngjizin tragjeditë
sa trëndafilëve në karfica ua kanë zhveshur petalet.
*
Ka puthje aromatike, puthje të vakta
dridhma në dëshirime intime,
ka puthje që lënë gjurmë ndër buzë
porsi një fushë plot diell mes akujsh.
*
Ka puthje që duken si zambakët
të mahnitshme, të shkujdesura dhe të dëlira,
ka puthje tradhëtare, puthje frikacake,
ka puthje të mallkuara, puthje të gënjeshtërta syresh.
*
Juda që puth Jezusin duke lënë gjurmën e fajit
në fytyrën e tij hyjnore,
ndërsa Magdalena me puthjet e saj
ia kalit mëshirueshëm agoninë atij.
*
Qysh atëherë ndër puthje gëlon nga dridhmat
dashuria, tradhëtia e dhimbjet,
dhe në martesat e gjindjes ngjasojnë me puhizën
që lodron me lulet.
*
Ka puthje që shkaktojnë përçartje
pasionesh dashurore zjarrmish çmendurie,
ti i njeh ato mirëfilli, ngaqë janë puthjet e mia
unë i kam sajuar veç për gojën tënde.
*
Puthje të flakta që lënë gjurmë të skalitura
e mbartin brazdat e një dashurie të ndaluar,
puthje të stuhishme, puthje të egra
që vetëm buzët tona i kanë shijuar.
*
A të kujtohet vallë e para puthje…? Krejt e papërcaktueshme;
çehrja jote qe mbuluar nga skuqje të purpurta
dhe ndër spazma ndjenjash të papërmbajtshme,
sytë t’u mbushën me lot.
*
A të kujtohet vallë kur një mbrëmje teprimesh e marrëzirash
ishe çmendur nga xhelozia, duke hamendësuar fyerje të paqena,
gjersa re pezull në krahët e mi… dhe një puthje na pati tronditur,
e çfarë kundrove më tutje…? Buzët e mia të përgjakura.
*
Unë të pata mësuar të puthësh: puthjet e ftohta
kanë zemër të paepur si guri,
kurse unë të pata mësuar të puthësh me puthjet e mia të sajuara nga unë, veç për gojën tënde.
______
Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu