Kreu Blog Faqe 397

RAMBO – nga luftëtari i lirisë te politika që e zhveshi nga ideali

2
Nga: Sak Muji, Rugovë-Zvicër
(Sylë Mujaj)
___
Shpesh heronjtë e luftës nuk e përballojnë dot politikën.
Një prej tyre është Ramush Haradinaj, dikur simbol i guximit dhe i qëndresës në fushëbetejë, sot një figurë që, sipas shumë qytetarëve, është lodhur nga rrjetet e pushtetit dhe marrëveshjet që i kanë zbehur idealin e dikurshëm.
Në rrugëtimin e tij, ai ka bërë shumë për vendin – kjo nuk mohohet.
Por, pas luftës, politika e zhveshi nga thjeshtësia e luftëtarit.
Hyri në sistem me ideal, e më vonë sistemi e përpiu me gjithçka që ai luftonte dikur: interesat, pazaret dhe etjen për pasuri.
Një bashkëluftëtar i tij, me pseudonimin “Rambo”, kujton kohët kur Haradinaj nuk lejonte askënd të prekë njerëzit e pafajshëm, kur nuk kishte frikë as nga bandat e hotelit Rogner që vepronin nën hije.
Por, sipas tij, pas kthimit nga burgu i Francës, ai nuk ishte më i njëjti njeri.
Një njeri që dikur puthi hartat e Kosovës, tash i sheh tokat e Rugovës si pasuri personale.
Rambo kujton edhe një ngjarje domethënëse:
“Kur Murat Mehes iu hodhën hartat në fytyrë për Rugovën, ai i mbrojti me trup. Por më vonë, kur doli nga burgu, e puthi Mehen – dhe bashkë me të, u pajtua me ata që e copëtuan Kosovën me marrëveshje të turpshme.”
Kjo është ndjesia e një brezi që sakrifikoi gjithçka për ideal, e që sot sheh se si rruga e politikës shpesh e shndërron idealistin në pragmatist, luftëtarin në biznesmen, e mikun në rival.
Përmendet edhe rasti i 8.300 hektarëve të Rugovës, që sipas banorëve janë përfshirë në marrëveshje të dyshimta si “zonë e mbrojtur kombëtare”, duke u mohuar pronarëve të drejtën shekullore mbi tokat e tyre.
Për këtë, shumë sy kthehen kah ata që kanë pasur pushtet në duar dhe kanë heshtur.
E ndër ta, përmendet edhe Haradinaj.
Po ashtu, nuk mungojnë kujtimet për ish-kryeministrin Bajram Kosumi, të cilit – sipas të njëjtit rrëfim – iu mor partia me manovra politike që do ta turpëronin çdo njeri me ndërgjegje.
Kjo është kronika e një zhgënjimi që vjen nga një njeri që ka përjetuar burgun e Nishit (1981–1990), që ka kaluar jetën në kurbet (1991–2025), por që ende mban gjallë një ideal:
“Kosova s’mund të ndërtohet mbi mashtrim dhe tradhti.”
Ndoshta kjo ndjesi, e shprehur ashpër e drejt, është kujtesë për të gjithë ata që hynë në politikë nga rruga e luftës:
Lufta të nderon, por politika të zhvesh nëse harron pse luftove.

61 vjet të Mitingut të Poezisë në Gjakovë, emblemë e identitetit tonë kulturor e letrar

0
Në paraditën e dhjetë nëntorit të vitit 1964, në Parkut e Qytetit në Gjakovës, para nxënësve të shkollave të mesme të qytetit dhe qytetarëve të shumtë, një grup i shkrimtarëve të rinj nga klubi i sapoformuar letrar “Gjon NIkollë Kazazi”,nën drejtimin e poetit të njohur Din Mehmeti dhe në praninë e poetit Enver Gjerqeku, hapën Mitingun e parë të Poezisë.
Ishte ky fillimi i një manifestimi letrar i komunikimit me dashamirët e letërsisë në një formë të hapur. Si i tillë, me kyçjen në bashkëorganizim të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe të Bashkësisë së Kulturës, mori mbikëqyrjen institucionale-shtetërore. Kjo u pasqyrua kur mitingu kaloi nën patronatin e Fadil Hoxhës, asokohe anëtar i Kryesisë së RSFJ-së dhe të KQ të LKJ-së, i pranishëm në mbrëmjet qendrore të mitingut me kreun më të lartë politik dhe kulturor të Kosovës. Tretmani i tillë i Mitingut, bëri që pas tri vitesh të kthehet në një mananifestim që tubonte poetë dhe shkrimtarë të njohur nga të gjitha viset e ish Jugosllavisë. Pak më vonë, me pjesmarrjën e shkrimtrëve të njohur botëror, edhe fitues të çmimit Nobel, Mitingu mori edhe karakter ndërkombëtar. Me kalimin e kohës, krahas aktiviteve në në hapësirat e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”, ato u shtrinë edhe me orët letrare nëpër shkollat fillore të qytetit dhe përreth si dhe me orën letare në Junik.
Festa e poezisë, siç quhej Mitingu i Gjakovës, vazhdoi edhe pas rrënimit të autonomisë së Kosovës në mars të vitit 1989, kur Serbia filloi të qëllojë të gjitha shtyllat e identietit tonë institucional dhe kulturor.
Edhe asokohe, Mitingu i Poezisë ruajti karakterin e tij kulturor. Kësaj i ndihmoi fakti se dr. Ibrahim Rugova ishte Kryertar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe njëherësh president i Kosovës. Kështu, nën përkujdesjen e vazhdueshme të dr. Rugovës manifestim u mbajt edhe në rrethanat e pushtimit dhe të represionit më të egër serb. Madje, nga viti 1991, Mitingu i Poezisë në Gjakovë, fiton edhe karakrerin kombëtar, meqë për herë të parë morën pjesë shkrimtarë nga Shqipëria (Besnik Mustafaj dhe Xhevahir Spahiu), rrugë kjo që do të vazhdojë me përfshirjen në rrezën e Mitingut edhe të Tropojës dhe pjesëve të tjera të Malësisë së Gjakovës.
Mitingu vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës, por më kohë u vërejt një tërheqje e institucioneve qendrore nga organizimi dhe financimi i veprimtarisë së manifestimit. Kjo ndikoi, që Mitingu, viteve të fundit të zbehet deri në atë masë, saqë edhe mbajtja e mitingut të sivjemë të gjendet buzë dështimit! Mbetët që në ditët e ardhshme të shihet se a do të lejohet kjo me çka do të shuhej ëmblema e fundit e identitetit tonë kulturor-letrar, gjë që akulturimit tonë, në rrethanat e shtetit, do t’ia jepte edhe një argument më tepër!
___
(Në foto, disa nga pjesëmarrësit e Mitingut të Parë të Poezisë në Gjakovë më 10.11.1964: Din Mehmeti, Enver Gjerqeku, Jusuf Buxhovi, Ali Olloni, Nexhmedin Soba, Hasan Hasani, H. Hagjosaj, N. Vula, Mazllom Saneja, Bajram Rama …)

Misionet britanike në Kosovë – shkollë për histori, dobia dhe pasojat (1940 – 1944)

0

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

  • Spiunët dhe bukpërmbysësit si tradhtarë, i denon edhe Zoti. Në fund përfundojnë në plehun e historisë!          
  1. Parahistoria e interesimit britanik përmes hulumtimit etnografik 

Personalitete të njohura angleze në Kosovë ishin cilsuar historikisht Edit Dyrham dhe Elizabet Hezllak. Deri sa e para ishte një humaniste e përkushtuar, e dyta me sielljët e saj aristokrate sajoi koncepte problematike mdaj shqiptarëve, të cilat nuk janë publikuar kurrë. Po të lexohën me kujdes dokumentet e misioneve sekrete britanike, rrezulton se populli nuk u besonte në nivel të duhur, sipas Londrës, sepse Hezllok me afrimin e saj me Lef Nosin (ortodoks), Mithat Frashërin (bektashi), Bahri Omarin (synit),Anton Arapin (katolik), krijoi një mosbesim të theksuar sidomos, te ato qarçe antifashiste vendore dhe amerikane. Kjo për faktin se Hezllok mbante pozicion aristokratik, fenomen ky që ndër shqiptar gjykohej si koncept i huaj, koncept jashtë normave popullore të “Univerzitetit” të odës dhe “Univerzitetit” të shkollës politike. Pra, derisa Dyrham e kaloi misionin me sukses, Hezllok e la “qerrën” në gjysmë të rrugës së nisur, pa krer punë.   

Okupimi i Shqipërisë nga Italia fashiste në prill të vitit 1939, do t` i provojë shtetet demokratike të Evropës, se në cilën karrikë janë, duke mos e lëvizur asnjë reagim zyrtar. Por misionet angleze, do të janë shpresat e para, që do  t` ia msyjnë Shqiprisë okupuar në pjesën e parë të vitit 1940, krejtë me qëllim, që ta ngrisin një kryengritje popullore antifashiste, dhe me atë lëvizje ta bëjnë me dije nazifashizmin se okupimet e tyre në stilin “blic krig”, nuk do të zgjasin dhe do të përfundojnë me humbje.Lidhur me këtë, okupimi i Jugosllavisë, në prill 1941 i gjeti shqiptarët e Kosovës sidomos, aq të rraskapitur nga pushteti okupues serbian, sa që ardhja e gjermanëve do të përjetohët si një shpëtim në çastet e fundit. Ishte ashtu, sepse çdo kolonist sllavë 1918-1941, kishte të “drejtë”, që ta varsi shqiptarin dhe mos t` i përgjigjet fare për krimin.Madje, po ta vrasish një shqiptar të njohur,në Beograd konsiderohej kontribut për shtetin. Lidhur me këtë, pas aprovimit të Konventës Jugosllavo-Turke në Stamboll më 11 korrik 1938, për deportimin e shqiptarëve në Anadolli deri më 1944, Beogradit zyrtar për ta rrealizuar këtë program të dy shtetet (Jugosllavia dhe Turqia), Qeveria Mbretërore jugosllave e aprovoi dekretin, që çdo familje shqiptare t` i lejohën në posedim të pronës tokësore, për çdo antar vetëm 0,40 ari tokë. Jo vetëm kaq, më 1939 Beogradi do ta lëvizë çështjën e ndarjës së Shqipërisë, gjithnjë duke organizuar manovra ushtarake në Kosovë, me qëllim që populli shqiptar nga riga të shpërngulët një orë e më parë në Turqi.Madje, kur dihej se shqiptarëve nuk u lejohej shkollimi, adminstrata, shtypi dhe asnjë e drejtë private njerëzore, atëherë shkatrrimi i Jugosllavisë në prill 1941, disi i gëzoi pa masë shqiptarët, sepse mizorive serbe u erdhi fundi. Këtë mosknaqësi në mes të popullit shqiptar dhe pushtetit, në anën tjetër do ta shfrytëzojnë misionet e Britanisë dhe menjëherë do t` i fillojnë organizimet e para për rrezistencë qytetare. 

2.Misionet e huaja britanike në trojet shqiptare në aksion 

Më 1940 Forein Ofissi do t` i lëvizë njohjet e vejtra me persoanlitete shqiptare pa ndonjë parapërgatitje, krejtë me qëllim që në Shqipëri të plasi kryengritja antifashise. Ai mision ishte i mundur në Kosovë sepse Forein Offisi kishte lidhje të ngushta me familjën shqiptare Kryeziu nga Gjakova, e cila konsiderohej se ka ndikim në popull. E vërteta,adresa kryesore në këtë lëvizje ishte Gani Kryeziu, i cili ishte verifikuar si njeri besnik dhe i papajtuar me çdo okupator.Lidhur me këtë, britanikët e kishin të njohur fatin e Ceno Bej Kryeziut, i cili u likvidua me atentat në Prag të Çekosllovakisë, nga Akibiadh Pepi. Për ndryshe, Alibiadhi ishte nip i Anton Beqës, e ky i fundit ishte përcjellës i Shefqet Verlacit, një pasanik dhe një person ambicioz që aspironte majet e pushtetit në Tiranë, sepse Ahmet Zogu kishte lidhje intime me vajzën e tij. Siç dihet, këto lidhje do të prishën me avansimn e Ahmet Zogut mbret i shqiptarëve. Me largimin e Zogut nga Shqipëria në prill 1939, shtrohet nevoja që Shefqet Verlaci të hakmarret duke u bërë drejtuesi i parë i pushtetit fashist italian. 

  • 3.Në këto rrethana ndodh shfaqja e institucionit “Miqët e Shqipërisë” 

Në Britani kishte një kohë që ishte themeluar shoqata “Miqët e Shqipërisë”. Atë e përbënin: 1.Auberi Herbert, kryetare. 2.Sir Edvid Bejli, sekretar. 3.Viktor Cecil, antar, 4.Sir Jakelyn Percy (drejtues i xhandarmërisë Ahmet Zogut 1935-1938), 5.Sir Robert Hadgson, ambasador në Shqipëri deri më 1936. 6. Pennenton , humanist në Shqipëri,7. Edit Durahm , mike veterane e Shqipërisë. Mbi këtë shoqatë do të peshojë shumë rëndë okupimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, në prill 1939. 

  1.  Projekti “Guerila shqiptare” 

Avanturieri britanik Hanau i shkroi Forein Ofissit se kërkon informacione për Shqipërinë në mënyrë që atje të shpërthej kryengritja antifashiste. Për ta realizuar këtë projekt ai kërkoi para, harta,ekspertë  për t`e filluar përgatitjën e një kryengritje në Shqipëri.Misioni e kishte planifikuar që organizimi i një veprimi antifashist të rrumbullaksohët në Beograd, ku Britania e kishte ambasadën. Kontakti i parë do të jet me Glen Perkerin dhe avokatin e Ambasadës Fred Lavrencie, si dhe me kapitenin Gjulian Emeri. Ky grup do ta hartojë një listë personalitetësh prej të cilëve veçohej Gani Bej Kryeziu, pastaj njohësi i anglishtes Mustafa Gjinishi, Abaz Kupi që gjindej në Stamboll, por që ishte i afërt me Ahmet Zogun. Ky formacion do të funksionojë në tri grupe.Por, grupi më me vlerë ishte ai i Gani Kryeziut dhe Mustafa Gjinishit. Ky grup që kishte brenda edhe një misionar britanik do të nisën nga Beogradi dhe stacion të parë do ta kanë Gjakovën në Kosovë. Grupi pas disa përpiekjeve për të ngritur kryengritje antifashiste në korrik 1940, do të tërhiqet , për të mbetur operacioni i pafilluar për dy vite. (shiqo: Albania, Memorandumi shqiptar, 25 gusht 1940). 

5.Kontaktet zyrtare në Kosovë i forcoi misionari Hendes 

Kontaktet zyrtare të misioneve britanike në Kosovë i shënon Hendesi , i cili si i autorizuar për t` u takuar me kryengritësit shqiptar,  do të ketë mundësinë që në Degë, mbi lumin Dri të takohët me Fadil Hoxhën dhe disa luftetarë të rraskapitur partizanë. Aty Hendezi do t` i a dhuroi Fadil Hoxhës disa armë. Lidhur me këtë, Fadil Hoxha do të shkruaj Hendezi,ishte nacionalist i ndershëm dhe i besueshëm”. (Roderik Beili, Lufta e fshehtë në Shqipëri, një histori e misioneve britanike 1940-1945, Tiranë 2019, f.208). Në Degë Hendesi do të bashkohët para Krishtlindjeve (1943) edhe Piter Kemp. Një misionar tjetër i quajtur Toni Nil, do të takohët me Ymer Bardhoshin, i cili ishte oficer, dhe kishte organizuar  në zonën e tij kryengritëse një lloj urrejtëje ndaj italianëve. Ymer Bardhoshi me sielljet e tij, do ta fitojë një simpati të Toni Nilit, por nuk mundën për t` u pajtur sepse oficeri shqiptar nuk pajtohej për t` ua kthyer pushkën gjermanëve, sepse këta sipas Ymerit: “e kishin çliruar Kosovën dhe shqiptarët në te po ndiheshin të lirë që ta organizojnë tërë jetën shoqëroro arsimore shqip”. 

E vërteta,Ymer Bardhoshi i kishte 100 bashkatdhetarë me veti. Dhe, kur ishin takuar misionarët si: Hendesi, Piter Kempi, Nili, me Ymer Bardhoshin dhe Ramë Mujën,kah mesi i dhjetorit 1943,kontaktet e misonit gati se kishin pushuar, me qendrën e SOE-s që ishte në Kairo. Me që misioni britanik nuk kishte as aparat për radiolidhje, me një përpiekje të pandërprerë, nga një aeroplan “Halifaks”, do të zbresin me parashutë edhe pesë (5) misionarë  të ri si: Oter Roksi, Bob Elvixh, Ajver Klifon, Rei Gudier. Në misione kishte edhe të tjerë si: Xhon Hajberdin, Rexhinald Hiberd, Lan Maret. Të gjithë këta nuk kishin njohuri speciale që nevoitëshin për të lëvizuar nepër trevat shqiptare, por që destinacion e kishin Shqipërinë Veriore, sidomos Kosovën. Këta misionarë, informatat që i kishin marrë nga qendra e SOE-s në Kairo, në fillim u ishin dukur të mjaftueshme. E vërteta, për misionin e tyre, këta oficerë kishin bërë ushtrime speciale në Palestinë, atëherë koloni britanike. Prej të gjithë misionarëve Rexhinar Hiber ishte historian i Oksfordit dhe natyrisht se kishte ca njohuri për Skenderbeun dhe luftën shqiptare për çlirimm si popull kryengritës. Njëherit Rexhinard Hiber si historian e kishte të njohur se shqiptarët çdo okupatori i kanë dhuruar emra me vepra epike, në dëm të popullit vet. Madje, në këtë aspekt Rexhinard Hiber do ta veçojë Familjën Qyprili, e cila ia zgjati jetën okupatorit osmanli, për disa shekuj, deri në shkatrrim. Në këtë drejtim Rexhinar Hiber e dallonte familjën Kryeziu nga Gjakova,sepse kjo familje dallohej se kishte orientim politik probrtanik. 

Në shkrimet e misionarëve britanik bje në sy sidomos ai i Haiberdingut, i cili i vulos shqiptarisë disa njolla specifike se: “janë popull që fare nuk i kushtojnë kujdes pastertisë, por që kanë aptite të instiktit për me viedhë”. (Roderik Beili,Lufta e fshahtë në Shqipëri, Tiranë f.212/13). Lidhur me këtë përshkrim si misionarë Rexhinard Hiber dhe Piter Kemp, do të shkruajnë se kishin dërguar të besuarit e tyre nga Malësia e Gakovës në Kosovë, më 27 dhjetor 1943, për të blerë pije dhe cigare për Krishtlindje. Kjo do të thot se misionet britanike po lëviznin nepër lokalitete të besuara nepër Malësinë e Gjakovës, dhe njëherit po siguronin informacione për gjendjën në tërë Kosovën. 

6.Si u krujua baza e misonit britanik në Berishtë të Malësisë Gjakovës 

Pas një hulumtimi treditor, Hendes dhe Klifton e krijojnë bazën e tyre në Berishë. Ndërsa, Toni Nil, Meret dhe Oterin do të kthehën në fshatin Truen. Pas një kohe pesëditore R.Hibert, Edvizh dhe Gudin do të bashkohën me Riçard Ridlin në Dibër. Të tri grupet e kishin për detyrë për të mësuar se çka po ndodhë në Konferencën e Bujanit më 31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944, ku ishin tubuar përfaqsuesit antifashist të Kosovës. Madje në këtë Kuvend misionarët britanik do ta dërgojnë përfaqsuesin e tyre, i cili ishte autorizuar për të tubuar informata se a janë vërtetë shqiptarët të disponuar ta luftojnë nazifashizmin, pasi që Italia kishte kapitulluar në shtator 1943. Lidhur me këtë, në ditarët e tyre, këta misionarë do të shënojnë se Petër Kemp dhe Haiberding, do të nisën nga Dega për në Kosovë, gjithnjë për ta kryer misionin e tyre të besuar nga Forein Offisi. 

7.Bisedimet me nacionalistë dhe partizanë 

Gjatë janarit 1944 Nil dhe Hinds do të zhvillojnë bisedime me nacionalistë dhe me partizanë. Këta misonarë do të shkruajnë se nga SOE në Kairo kishin mësuar përmes radiolidhjës se: “armët që u dedikoheshin shqiptarëve, ata më parë do t` i përdorin në luftë kundër njëri tjetrit, se sa kundër gjermanëve”. (Hndes, Ditari, i pabotuar). Këtë informatë antishqiptare, në Kairo e kishte plasuar Margaret Hezllak, një misionare që më tepër provonte për të rubuar prralla në odat shqiptare, se sa që të regrutojë dikend për kryengritje. Pra nga kjo shtrirje e misionarëve në Shqipërinë Veriore, gjithnjë ata ishin në sporvë se si do të shtrihën të sigurtë në Kosovë, duke e ditur se lidhjet e shqiptarëve me gjermanë, sipas Hezllëkut, ishin shumë të “ngushta”. E vërteta, gjermanët nuk iu kanë dhuruar para shqiptarëve kurrë, por u kanë siellur një siguri dhe një mundësi që të jetojnë me njëfar lirie të cilën e jetonin me droe. Në këto rrethana serbët si kolonistë, posa erdhën gjermanët si okupator, sllavët (serbianë e bellorus) u larguan nga Kosova. Në këto rrethana nga shqiptarët pritej se misonarët britanik do t` u premtonin shqiptarëve jo më pak se bashkimin me Shqipërinë, bashkim ai që në çdo takim shqiptarët e shtronin si kërkesë primare.Pra, në këto rrethana bisedimet e misonarëve me shqiptarë, ishin të mundëshme dhe të sigurta, por shqiptarët kurrë nuk muarën përgjegjën e dëshiruar, që t` u thuhet se: Kosova do t` i takojë Shqipërisë. 

8.Cila ishte e verteta për Konferencën e Bujanit 31 XII 1943 dhe 1-2 I 1944 

Në këtë konferencë historike për Kosovën dhe LANÇ- ën  Britaniku Hendës do të merr pjesë si i autorizuar i SOE-. Në Konferencë shkruan Hendës partizanët e Fadil Hoxhës do të zotohën si deri tani se  do të luftojnë me të gjitha mjetët kundër gjermanëve. (Nga ditari i Hendesit.f 21 e shkruar me dorë). Lidhur me këtë misionari britanik i pranishëm në Konferencën e Bujanit, Hendës të gjitha dokuemntët e Konferencës Bujanit në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbishte, do t`ia dergojë Forein Ofissit pranë qendrës SOE në Kairo. Nuk dihet me çfar kujdesi dokumentët janë lexuar, por pozicioni Britanik ndaj Kosovës ishte cilsuar: “Kosova për Londrën mbetej pjesë e Jugisllavisë”. Thuhej kështu  sepse Londra ishte e ndikuar nga Qeveria Mretorore jugosllave atje. Madje, edhe Rrezoluta nuk ishte striktive, sipas anglezëve  edhe pse Rrezoluta i lavdonte Aleatët, por përcaktonte se pas luftës populli do të vëndosë se kujtë i takon Kosova si krahinë shqiptare.Me rëndësi për misonarët ishte se takimet me shqiptarë po ndodhnin. Edhe pas Konferencës Bujanit, misonarët britanik po kërkonin që të takohën me shqiptarë, por nuk ngjante e kundërta që shqiptarët të kërkojnë të takohën me misionarë, sepse nuk u premtonin asgjë.E vërteta këtë tezë do ta shtrojë në Turen Nik Sokoli për misionarim Nil. Dhe misionari britanik duke mos lëshuar kurrfar përgjegje do ta përgojojë shqiptarin se e kishte rrejtë, për grupin e tij prej 6500 zogistësh, të përgatitur për t` i luftuar gjermanët. Madje në takim Nik Sokoli e tregoi një letër që ia kishte dërguar Abaz Kupi. Lidhur me këtë, pas një kohe me Nik Sokolin do të takohët Xhorgjë Sejmer . Ky misioanr e përshkruan Nik Sokolin si një njeri me karakter të dobët.Ishte ky mendim sepse pas disa takimeve do të mësohët se Nika me shokë i urrente partizanët dhe nuk pranonte për t` i sulmuar gjermanët, sepse u druante represaljeve. Çuditërisht Nik Sokoli do t` ua përmend misionarëbe britanik faktin se: “gjermanët janë hakmarrës të turëshëm. Nëse ua sulmon ushtarin, ata e sulmojnë populli siç kishte ngja më 26 prill 1941 në fshatin Prapashticë, me që rast do të bombardohën tri katunde shqiptare. Për këtë tragjedi qarqet jugosllave kurrë nuk kanë lejuar të objektivizohët, sepse donin t` i mbajnë shqiptarët si popull “nën hetime, se kanë bashkpunuar me nazizmin”!!! (shiqo dokumentin në:NAV. Nr 223567/3 maj 1941). 

9.Përvoja e Piter Kempit në Kosovë 

Bill Maret e kishte informuar qendrën e SOE-s në Kairo se misioni në Kosovë do të ketë sukses, për faktin se kufiri me Serbinë u imponon shqiptarëve që të kërkojnë mbështetje tek britanikët. Ky konkludim mbështetët në faktin se gjermanët e kishin plasuar idenë që t` ua japin prap serbëve Llapin, Vushtrrin, Mitrovicën dhe Pazarin e Ri.Prandaj, shqiptarët kishin filluar të shfaqin droe  te një misionar britanik ,se në Serbin Jugore gjermanët po u lëshonin premtime çetnikëve,  se do ua kthejmë sërish krahinën e plumbit, thëngjillit dhe zinkur- Kosovën në pronësi.Por britanikët ende hezitonin të prononcohën se kujt do t` i takon Kosova: Shqipërisë apo Jugsllavisë?! 

Mbi të gjitha ardhja e Piter Kempit në Kosovë, ishte shoqëruar me emocione pozitive në popull, për faktin se shqiptarët ishin vënë në dilemë: “ a do t` i takojë Kosova Shqipërisë apo Jugosllavisë, gjithnjë duke shpresuar se Karta e Atllantikut ua mundësonte shqiptarëve të drejtën në vetëvëndosje”. Lidhur me këtë, ditarët e misionarëve britanik vërtetojnë se shqiptarët ishin të zgjuar politikisht më shumë se kurrë, por ende nuk kishin informata, në korrik të vitit 1944, se Hitleri do ta humbë luftën. Prndaj nuk ia kishin kthyer armën në masën sa kërkonte Londra. E këtë fakt do ta mësojë Fadil Hoxha, dhe do t` i shtrojë Hendesit pyetjën: “Po pse i ndihmoni çetnikët kur ata janë këmb e kokë me nazizmin hitlerian”. Populli shqiptarë nuk është me nazizmin, por hallin e ka çka pas shembjës së nazizmit. Pra ne partizanët jemi që shqiptarëve t` ua garantojmë perspektivën se do të janë të lirë në shtetin e tyre që është Shqipëria”, kishte bërë pyetje Fadil Hoxha . 

Piter Kemp lidhur me çështjën e Kosovës do të shkruaj në anën tjetër se: “Enver Hoxha dhe Mustafë Gjinishi dhe ata të Ballit Kombëtar, nuk mund ta mendojnë se Kosova do t` i jipet sërish Serbisë”. (Shënim i Piter Kempit. f.26 në NAV, r.12/333556). Madje, për këtë çështje do të përhapën lajme se Ballistët janë që: “Kosova do të vëndosë vet me plebishit se kujt do i takon. Dhe se qëndrimi do të mbikqyrët nën përkujdesjën e aleatëve”. Ndërsa qëndrimi i partizanëve dihej nga Rrezoluta e Konferencës Bujanit më 2 janar 1944. Lidhur me këtë, pas një diskutimi të gjatë në Qendrën e SOE-s në Kairo, në portokollet e saj, do të saktësohet se Forein Ofissi, kishte lëshuar qëndrim se: “momenti është të zgjidhën çështjet ushtarake, prandaj Qeveria Mbretërore dhe Qeveria Jugosllave tani për tani nuk kanë propozim të sakt për zgjidhje politike të Çështjës Kosovare”. Kështu lidhur me qëndrimin e Piter Kempit në Degë, si seli e Hendesit, do të organizohën dy vizita të Piter Kempit në Kosovë për ta peshuar se cili është qëndrimi partizan dhe nacionalsit i shqiptarëve për Kosovën. Në takimin e parë Piter Kemp në dhjetor 1943, dhe në takimin e dytë në janar 1944, do të mësojë se shqiptarët e Kosovës janë me listë në çfardo rrethane që Kosova t` i bashkohët Shqiprisë, sepse është pjesë natyrale e saj”. Lidhur me këtë, faktet arkivore dëshmojnë se Piter Kemp të dy herat kishte qëndruar në Gjakovë, për ta peshuar lajmin se në Bujan ishte aprovuar Rrezoluta se Kosova do t` i takojë Shqipërisë, dhe se Fadil Hoxha më 12 janar 1944 kishte kërkuar nga Enver Hoxha aprovim. E aprovimin Fadili e kishte marrur me saktësi, përmes Ramadan Çitakut, patriot nga Drenica, si dhe urdhëheqës i lartë në Shtabin e Enver Hoxhës. 

Misionet britanike, thuhet në dokumente në prill të vitit 1941 e kishin vizituar Gjakovën. Me atë rast Oklli Hill dhe Pitr Kemp kishin debatuar me Hasan dhe Gani Krhyeziun. Ky i fundit në këtë kohë jetonte me familje në shtëpinë e Muharrem Bajraktarit në Lumë. Në Lumë ishte vëndosur me misionin e tij Piter Kemp, por në Gjakovë në shtëpinë e Hasan Be Kryeziut do të qëndrojnë tri (3) ditë. Gjatë këtij takimi Hasani do t` i takojë misionarët me të gjitha strukturat politike të Gjakovës. Aty, në ditën e dytë, Piter Kemp do të njihet nga Hasan Kryeziu me Konventën Jugosllavo-Turke nga viti 1938, e cila parashihte deportimin e të gjithë shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi deri në vitin 1944. Mu për këtë Konventë, do të theksoi Hasan Kryeziu drejtuar Piter Kempit se: “Shqiptarët ishin progjerman, sepse nazistët e kishin shkatrruar Jugosllavinë dhe e kishin penguar rrealizimin e Konentës (1938). Konventa që nuk u ratifikua nga Parlamenti i Republikës Turqisë parashihte fillimin e deportimit të shqiptarëve në Turqi nga viti 1939 dhe duhej për të mbaruar në prill të vitit 1944. E garancionin që mos të ndodhë kjo tragjedi kombëtare, do ta kërkojë Hasan Kryeziu nga misonarët britanikë që mos të ndodhë. Nëse ndodhë, asnjë lloj misioni i kujtë do qoftë, nuk do ta ketë vlerë në kokat e shqiptarëve. Mbi të gjitha do të shkruaj Piter Kemp se kudo që i takon shqiptarët, ata pyetjën e parë e kanë:Kujt do t` i takon Kosova? 

Madje misonit britanik për Konventën Jugosllavo-Turke do t` i flasi edhe Fadil Hoxha. Lidhur me këtë, ai do të thksoi se për këtë konventë ka debatura edhe Kuvendi i Jugosllavisë mbretërore. Pasojat që do të i kishte kjo Konventë i ka shtruar në Parlamnet nacionalisti Beqir Voca. Dhe, diskutimin e tij e ka përkrahur edhe Rinia patriotike e Kosovës më 1938, me Proklamatë drejtuar popullit. Fadil Hoxha do t` i drejtohet Piter Kempit se: “Ju nuk vini për të luftuar për lirinë tonë. Ju i keni hesapet e jueja, por ne si popull po bëjmë përpiekje që të vërsulemi në luftë kundër gjermanëve, dhe me luftë ta fitojmë të drejtën qp të vëndosim për fatin e Kosovës.Pra, ne partizanët shqiptar, nuk kërkojmë sterlinga, por kërkojmë që nga ajri të na hudhët armatim, të cilin partizanët nuk e kanë, e atë armatim do ta shfrytzojmë në luftë kundër çdo okupatori”. 

10.Jehona Lidhjës Dytë të Prizrenit në Kosovë 

 Lidhja e Dytë e Prizrenit nuk ishte asamble progjermane, do të njohtohët Piter Kemp, por ishte një kuvend nacionalistësh, edhe pse aty kishte marrë pjesë Shmit Huber (oficer i lartë nazist). Lidhur me këtë, duke biseduar me Ejup Binakun, Haiberding dhe Piter Kemp do të shprehën se: “Rexhep Mitrovica nuk është kolaboracionist”. Për të biseduar për Lidhjën e Dytë të Prizrenit, më 7 janar 1944 në Gjakovë, misionarët birtanik: Haiberding dhe Piter Kemp,do të takohën me Sulejman Kryeziun dhe Sulejman Rizën, por edhe me iridentistë të njohur si Ejup Binakun e patriot të tjerë të shkollës Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit. Në këtë frymë ishte e tërë plaforma e Lidhjës Dytë Prizrenit nga shtatori i vitit 1943.Misionarët britanik do të mësojnë edhe për disa projekt- dokumente që nuk u diskutuan në Konferencën e Bujanit, e që ishin plasuar nga Xheladin Hana, ku thuhej se: “Për Kosovë nuk do të ketë pazare politike në asnjë rrethanë. Kjo trevë që dikur është quajtur Dradani në procesin historik, ka ardhur duke u tkurrë, sidomos nën okupimin serbian, sepse Nishi ka qenë Sanxhaku kryesor i Vilajetit Kosovës deri më 1877.Ndërsa Shkupi ishte kryeqendër e Vilajetit Kosovës deri më 1912. Me këto informata dhe qëndrime Haiberding dhe Kemp, donin të largohën nga Gjakova. Por, në pyetjën e Haiberdingut se a ka shansa që të zhvillohet ndonjë takim me personalitet e Kosovës, mikpritësi në Gkakovë kishte theksuar se: “Ferat Drga nuk është më ai nacionalisti i vjetër. Madje të dy dejmët i ka në Beograd me detyra të caktara nga Gjermanët. E gjermanëve tani për tani po iu sherben pa asnjë dilemë Xhafer Deva me Pajzit Boletinin (shef i Xhandamerisë për Çarkun e Mitrovicës).Pra në Kosovë, me aleatë e ke popullin, por kur vjen puna te persoanlitetet, duhët bërë seleksionim”, kishte përfunduar Xheladin Hana. 

Për të gjitha këto tema, Hajberding do të shkruaj se me Ejup Binakun dhe Halim Spahinë u muarëm vesh përmes gjestikulacioneve (sepse Ejupi nuk dinte anglisht), por mbi të gjitha shqiptarët donin të mësojnë se cila është e ardhmja e Kosovës, dhe e tyre në përgjithësi. Lidhur me këtë, nga Qendra e SOE-s në Kairo, prap kishin marrë qendrimin e Qeverisë Mbretërore britanike se: “Tani për tani nuk është koha për ndonjë pozicionim se kujt i takon Kosova”. Prandaj ishte çështje e vështirë për ta marrë ndonjë pohim të sigurtë se Kosova do t` i takojë Shqipërisë”. E këtë qëndrim të prerë, shqiptarët nuk e shiqonin si ndihmë dhe kështu mbetëshin, fuqi kryengritëse në pritje! 

11.Takimi i misionarëve me Gani Kryeziun në Vlan më 22 janar 1944 

Pas kthimit të Gani Kryeziut nga internimi që kishte qendruar në Itali, Piter Kemp dhe Haiberding do të kërkojnë takim. Takimin Gani Kryeziu e pranoi dhe ai ndodhi sipas dokuemnteve më 22 janar 1944 në fshatin Vlan. Me Ganiun në takim ishin edhe Hasan dhe Seid Kryeziu.Lidhur me këtë, pasi që Haiberding dhe P. Kemp e konsultojnë SOE-n në Kairo, prej andej kishin marrë urdhër se: “çdo takim me Kryezinjët duhet ndërpritët (!), sepse ata nuk duan asnjë sollucion tjetër, përpos që Kosova  t` i takojë Shqipërisë, dhe për këtë qëndrim ata duan garancon, por jo pazare dhe premtime”. Ky pozicion e Londrës spjegohet se Forein Ofisi ishte në kontakt me Qeverinë Mbretërore jugosllave, dhe  pozicioni i Qeveris Mbretërore Britanike dihej pastaj.Pra, nga Kairo do të vijë “haberi” se Qeveria Jugosllave në ekzil ishte e prerë: “Për Kosovën nuk ka negociata”. Prandaj Piter Kemp ndahet nga Toni Nili dhe Hajberdingu  dhe do të drejtohën kah Berani. Prej andej në prill 1944, misioni britanik do të udhtojnë për Itali. (Nga Ditari i Piter Kempit, f.62). Në këtë aspekt, J. B. Tito do të reagojë në Forein Ofis pse misionarët britanik si Piter Kemp etj. po kontaktojnë me nacionalistët shqiptar. Kështu pak me iniciativën e Titos dhe shumë me pelqimin e Forein Ofissit, Piter Kemp do të largohet nga Kosova, por do të largohët edhe nga sherbimi në SOE-s. Lidhur me këtë nye historike, dokumentet dëshmojë se Piter Kemp lidhur me fatin e Kosovës kishte qëndrime dualiste, sidomos ndaj partizane të Fadil Hoxhës. E vërteta, do të shkruaj Hiberding: “Piter Kemp ishte sikurse Mehmet Hoxha, një pshtjellan i rafinuar dhe konceptët e tij duhet të lahëshin me një sapun higjenik, për t`ua nxierr kuptimin”. E vërteta, shkruan Haiberding pastaj, nuk ishte misionari Hanter ai që e largoi Piter Kempin nga Kosova, sepse për Kosovën ishin jetësisht të interesuar nacionalistët, partizanët, madje edhe pronazistët shqiptarë, që kishin lidhje ekzistenciale me gjerman, siç ishte Deva e të tjerë. Por, për Londrën qëndrimi përfundimtar për Kosovën, dihej dhe atë mund ta shprehë vetëm V. Cherchilli dhe askush tjetër”. 

12.Cili ishte pozicioni i Kosovës në Londër më 1944 

Qëndrimin e komunistëve shqiptar, misionet britanike e kishi të njohur më 1944. Gjithashtu qëndrimin e nacioalistëve shqiptarë e kishin të konceptuar pas Kongresit të Dytë të Lidhjës Prizrenit në janar të vitit 1944. Aty Bedri Pejani ishte prononcuar se për Kosovë do të shkrihët tërë kombi, dhe çmimi për te është i njohur: luftë deri në vdekje. E vërteta, qëndrimi i partizanëve do të dihët në kuvendin e mbajtur në Breg të valbonës më 18 VI 1944. Aty do të aprovohën të gjitha kritikat drejtuar Kuvendit të Bujanit nga Millovan Gjillasi. Edhe më i prerë ishte qëndrimin i çetnikëve në Serbi si dhe Qeverisë në emigrim. Edhe antifashistët sllavë ishin në një gojë se: “Kosova duhej t` i takojë Jugosllavisë”. Në këtë rrethana, shqiptarët vetëm me fuqinë e armës kishte mundësi me ia plotsuar dëshirën veti, që t` i bashkohën Shqipërisë Bregdetare, sepse me mija vjet kishin jetuar të pandarë nën një okupator, por kuptohët me ambicje kryengritëse për çlirim. 

12.Pozicioni i Kosovës në Londër më 1944 

Pozicioni i Kosovës në Londër më 1944, nuk ishte çështje primare sepse në rend të parë Forein Ofissi luftonte se cili do të ishte niveli i ndikimit politik të Londrës në Ballkan, pra detali mbulohej me të përgjithshmën. Kështu si dëshmohët nga dokuemntët, Londra nuk donte për ta përcaktuar se a është për nacionalistët e Gani Kryeziut apo me partizanët e Fadil Hoxhës. Pra, cili do grupacion të përkrahej, Londra vinte në kundërshtim me Qeverinë Mbretërore Jugosllave, si dhe me partizantët e Titos, sepse qëndrimin për Kosovën të gjithë e kishin të njejtë.Mbi të gjitha, shkruajnë misionarët britanik, interesi i partizanëve të Fadil Hoxhës dhe nacionalistëve të Gani Kryeziut, nuk lejoi që në Kosovës të ketë luftë qytetare, siç ngjet në Jugosllavi dhe Shqipëri. E vërteta, në një vend të robëruar nuk mund të flitët për luftë civile, por për mënyra të luftës për çlirim. Pra, Kosova po mbetej një mollë sherri në mes shqiptarëve që aspironin bashkim me Shqipërinë, dhe serbëve që aspironin aneksim të Kosovës me Jugosllavinë, me bekimin e vjetër nga Evropa.  

Nga ky studim del se personalitetet britanike si misionarë, nuk janë në opinionin shqiptar në Kosovë fare të njohur. Është kështu sepse ata fare nuk kanë kontaktuar me popullin. Prandaj, qëndrimi i tyre aristokratik zbuohet se shumë i referohën një familje, e ajo ishte e Gani Kryeziut. Ndërsa nuk i referohën fare Emrush Miftarit, një filantropi nacionalsit dhe simbol i vegjëlisë e që populli ishte i gatshëm të sakrifikohën pas tij për liri. E vërteta, misionet angleze kurrr nuk kërkuan takim me te, për faktin se si luftetar i Spanjës 1936-1939, Emrushi kishte shfaqur shoqëri me Ali Kelmendin dhe Kominternist të tjerë. Në realitet, misionet britanike ishin që të ruhët Jugosllavia, kurse komunistët  dhe një pjesë e nacionalistëve shqiptar nuk e shihnin zgjidhjës e Çështjës Kosovës, pa shkatrrimin e katrahurës Jugosllavi. Në lidhje me këtë, sa i takon autoritetit të Fadil Hoxhës, vlera e tij peshohej me nivelin se sa është fuqi ushtrake “partia partizane”, në të cilën kur ishin në pyetje shqiptarët fare nuk ua kishin vënë veshin sa vlejnë, por sa mundën për t` u pajtuar me mendimet e misionarëve, si numër kualitativ. Pra, partizanët e Fadil Hoxhës do të mësojnë se, misonarët britanik karshin dëshirë t` i shohin si oponet ndaj Enver Hoxhës, por jo kundër Titos. Pra, qëdrimi misionarëve britanik në viset shqiptare, sidomos në Kosovë ka qenë fillim e mbarim selektiv, sepse mbrohej aristokracia e pakët e vendit, e për Kosovën nuk lëshonin asnjë garancion se do t` i takojë Shqipërisë. E këtë feneomen shqiptarët nuk e preferonin, sepse plagët e robërisë nga Serbia, ishte qëndrim i prerë mund të sherohën vetëm me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, i cili synim mund të rrealizohët vetëm me fuqinë e pushkës.  

 E vërteta historike është se misionin e pushkës e filloi UÇK, dhe vizioni i saj vlen për ardhmërinë kombëtare, sepse UÇK është edhe krenaria e botës civilizuar në luftë për liri si model dhe gjeostrategji politike dhe ushtarake,  duke i bërë copë e grimë të gjitha mbeturinat e kolonializmit. 

Në fund po shënoi një pyetje: Përse msionarët britanik në trevat shqiptare 1941-1944, kurrë nuk e diskutuan çështjën më humane gjatë Luftës Dytë Botërore, e që ishte mbrojtja e HEBRENJËVE nga shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë. Nuk e shtruan sepse po të pranohej një humanizëm aq i lartë i popullit më të vjetër në Evropë, shqiptarët nuk do të projektoheshin më për shfarosje, sipas Konferencës Teheranit: Cherchill, Stalin, Ruzvellt, nga fundi i vitit 1943: “për shkak se kanë qenë pro gjerman”?!(Lexxo projektin serbian: Vasa  Çubrilloviq, Likvidacija albanske nacionalne manjine doklje traju ratne operacije, 3 XI 1944, i botuar). Ndoshta misionarët britanik nuk i kanë përmendur në biseda me liderët shqiptar hebrenjët, për faktin se ushtroheshin në koloninë e tyre e që ishte atëbotë Palestina. Por ky konstatim mbetët rrelativ, por pohimi i misionarit Hajberding se: “Jugosllavia është prioritet gjeostrategjik për Britaninë, në krahasim me Shqipërinë etnike”, mbetët një aksiomë që zbërthen çdo intrigë politike, rreligjioze, diplomatike dhe gjeostrategjike. 

Në fund na imponohët një qëndrim i Halim Spahisë me rastin e takimit me dy misionarë britanik në konakun e Muharrem Bajraktarit:”Muharrem nuk kemi çka të bisedojmë me këta burra të Ingliterës (Britanisë). Këta duan të na i lidhin duart, të na prejnë në besë, janë sikurse ata që i tradhtuan: Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin dhe Isa Boletinin, më 1913 në Londër’. Të njejtat fjalë do t` ua shpërthej Halim Spahia Titos dhe Mehmet Hoxhës në Beograd më 10 prill 1945: “Josip Broz Tito, nuk kemi ardhë këtu për pazare, ne e duam Kosovën që një ditë populli i saj të vëndosë me plebiscit se kujt don t` i takon: Jugosllavisë apo Shqipnisë”. E ti Mehemt Hoxha duhesh me ditë se nuk je ardhë në Beograd për tuxharllëk. Mugosha të ka përkthye mirë. Die se me fjalimin tëndë këtu, në Kuvenin e Serbisë, ia ke vu futën kombit. Fytyra jote prej sot, është hiç prej hiçit, drejtë tradhtisë”. Siç dihet Halim Spahinë e pushkatuan çetniko partizanët më 1946! 

 Shkrimi iu kushtohët atyre që e prishën pazaret për Kosovën:  në Berlin më 1878,në Londër më 1913, në Versaj më 1919,në Beograd më 1945, në Parisit më 1946. Me zemër: Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, me UÇK– në ball, që e ndryshuan Epokën koloniale mbi Kosovën! 

Më 19 tetor 2025 

Rishqyrtime historiografike: Zgjerimi i Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare dhe Lufta e Drenicës(3)

0
(Fillimi i rezistencës kombëtare shqiptare kundër ripushtimit sllavo-komunist nisi me lidhjën e parë të grupeve të shkëputura të rezistencës nën drejtimin e “Shtabit Suprem” në dhjetor të vitit 1944 për të vazhduar me përhapjen e saj në pjesët tjera për t’u përqendruar në Drenicë, nën drejtimin e Shaban Polluzës, ku edhe do të shënohet epilogu i saj tragjik në luftën kundër partizanëve jugosllavë dhe atyre shqiptarë).
Në fillim të dhjetorit, pasi që të ketë arritur dekreti për qërimin e hesapeve me ata që nuk ishin komunistë dhe nuk i takonin lëvizjes partizane, të cilët njëherësh cilësoheshin si antikomunistë dhe reaksionarë (të tillë ishin rreth nëntëdhjetë për qind të Shqiptarëve), pikërisht ditën e dytë të këtij muaji, më 2 dhjetor, shënohen luftimet e para të forcave të rezistencës shqiptare me njësitë partizane serbe në Ferizaj dhe pastaj edhe në Gjilan më 23 dhjetor. Në Ferizaj ato u drejtuan nga Hysen Tërpeza. Ndërsa në Gjilan nga kleriku patriot, Mulla Idriz (Hajrullahu), anëtar i “Shtabit Suprem” që tashme vepronte në kuadër të Komitetit të Rezistencës Kombëtare. Ky komitet, kishte punuar me të madhe që grupet e shkapërderdhura të rezistencës të ndëridheshin dhe të vepronin bashkërisht kundër ripushtimit të Kosovës nga serbët, që bëhej nën maskën e bashkëpunimit partizan midis komunistëve jugosllavë dhe atyre shqiptarë, aradhet e të cilave kishin ndikuar që me mashtrime për gjoja “zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare”.
Burimet jugosllave, për luftimet e Ferizajt deri në Gjilan, që zgjaten gjatë gjithë dhjetorit, përmendin pjesëmarrjen e mbi katër mijë si thuhej “ballistëve shqiptarë”. Kjo shifër, përafërsisht mund t’i përgjigjej realitetit madje të ishte edhe më e madhe. Por, jashtë pretendimit se kryengritja e Shqiptarëve, apo si quhej “kundërrevolucioni”, kishte një komandë ushtarake shumë profesionale prej nga drejtohej si dhe shtabe “të fuqishme” jashtë vendit (përmendej herë Xhafer Deva dhe Vjena e herë aludohej në ndonjë qendër perëndimore), prej nga ajo mbështetej edhe me armë.
Madje, edhe informatat se në Kosovë gjendej “i fshehur” Divizioni SS “Skënderbeg” me shtabin operativ të “Ballit” edhe më tutje të ndërlidhur me Gjermanët në Vjenë, nuk kishte të bënte me realitetin. Ngaqë ky divizion, përmasat e përmendura (gjashtë mijë veta), nuk i kishte arritur asnjëherë. Ndërkohë që në prag të tërheqjes së korparmatës “E” gjermane drejt veriut, një pjesë e tyre ishin demobilizuar, ndërsa vetëm njësitë elite ishin tërhequr bashkë me forcat gjermane. E njëjta vlente edhe për një pjesë të mirë të forcave balliste, të cilat kishin qenë në shërbim të shtetit shqiptar dhe assesi në shërbim të Gjermanëve, siç i anatemonte propaganda partizane, pas luftimeve të para me partizanët, që pa ndonjë shpresë se do të mund të mbështeteshin nga aleatët, shumë prej tyre do të tërhiqen në drejtim të Jugut, për në Greqi dhe gjetiu, kështu që njësi të organizuara të këtyre formacioneve nuk kishte në Kosovë.
Në të vërtetë, në këto luftime, që do t’u paraprijnë atyre që, ku më pak e ku më shumë, do të shfaqen thuajse në të gjitha pjesët e Kosovës, bëhej fjalë për nacionalistë shqiptarë nga radhët e forcave mbrojtëse të Lidhjes II të Prizrenit, të Ballit Kombëtar, Legalitetit si dhe “dezertorëve” të shumtë, që ishin shkëputur nga njësitë e Vermahtit në tërheqje e sipër, që nuk mund të rrinin duarkryq kundruall terrorit serb. Në këto luftime, po ashtu do të përfshihen edhe “dezertorë” partizanë, nga aradhet partizane shqiptare (nga Shqipëria dhe Kosova), të cilët ishin larguar prej tyre pasi që të kenë parë se në Kosovë kishte filluar një luftë ndryshe, pra ajo për rikthimin e saj nën Jugosllavi, siç do t’i bashkohen edhe njësitë e shumta të mobilizuarve dhunshëm, të cilat nuk pranonin të shkonin në Vojvodinë dhe frontin e Sremit ( ato të Shaban Polluzhës nga Drenica dhe të tjera). Kështu që, mozaiku i rezistencës kombëtare, fuqinë kryesore e përthithte edhe nga vullnetarët e shumtë, që i bashkoheshin luftës në përputhje me shtrirjen e saj që përhapej me thirrjen patriotike për mbrojtjen e atdheut nga “pushtimi i shkijeve”, së cilës i përgjigjeshin pjesa më e madhe e popullatës, edhe pse e pa përgatitur për luftë dhe pa armatim të nevojshëm. Kështu kishte ndodhur në luftën e Ferizajt, atë të Gjilanit, në Karadak dhe në gjithë vendin, për të kulmuar me luftën e Drenicës, ku edhe do të marrë epilogun tragjik.
Shpërthimi i rezistencës kombëtare në Ferizajt dhe në Gjilanit (nga fillimi i nëntorit) kundër partizanëve jugosllavë si dhe formësimi i tij në rezistencë të hapur kombëtare me shtrije në gjithë Kosovën dhe në Maqedoni, ku njësitë e ballit nën drejtimin e Xhemë Gostivarit kishin marrë përmasa të mëdha, nuk ishte i rastit. Atij do t’i paraprijnë kundërvëniet energjike depërtimit të forcave partizane në anën e Anamoravës, të Podujevës dhe të Karadakut, që do t’u bëhen nga forcat mbrojtëse të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që ndonëse të shkapërderdhura, do të përpiqen që t’ua ndalin toruan njësive partizane, të cilat në këto pjesë, sapo futeshin, fillonin me zbatimin e urdhrave për “pastrime”, në shënjestër të të cilave ishin intelektualët dhe forcat tjera patriotike. Aradhet partizane jugosllave, po ashtu, nëpër katunde, konfiskonin dhunshëm edhe pasurinë private dhe pronat, pa ngurruar që të provokonin në forma të ndryshme popullatën, në mënyrë që me rastin e çfarëdo reagimi të pasojë dhuna e ashpër revolucionare e përcjellë me burgosje dhe pushkatime të atypëratyshme.
Në këtë rrethana, patriotët dhe ushtarakët nacionalistë, do të bashkohen në disa pjesë, të shumtën rreth personaliteteve me ndikim që vepronin nga Zona IV mbrojtëse e Kosovës: ing. Adem Gllavica, i njohur edhe si Adem Selimi), Qazim Sefa Llugaxhia, prof. Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Hysen Tërpeza, Mulla Idriz Gjilani, Abdyl Henci e të tjerë në pjesën e Kosovës Lindore nga Presheva, Gjilani e deri në Ferizajt, të cilët do të vihen në ballë të rezistencës.
Shumë prej këtyre personaliteteve ishin prefektë komunash gjatë kohës së Qeverisë Shqiptare (1943-1944), të cilët, në kapërcyllin dramatik midis largimit të ushtrisë gjermane dhe të futjes së aradheve partizane (atyre shqiptare dhe jugosllave që erdhën pas tyre), ishin të përkushtuar ta ruanin vendin, duke u vënë në krye të njësiteve vendore vullnetare jashtë ndonjë lidhjeje rajonale. Hysen Tërpeza, njëri ndër prefektët vendorë në Pozharan, e sqaron më së miri këtë gjendje kur thotë se “ne nuk kishim ndonjë shtab të veçantë, në kuptimin konkret të fjalës. Mirëpo, secili kryetar i komunës komandonte njerëzit e komunës së tij. Kështu pra, Pozharani e kishte udhëheqësin e vet, Parteshi të vetin, Bresalci të vetin dhe kështu me radhë.”
Më tutje, ai thotë se “ne ishim vullnetarë, të prirë nga vullneti dhe atdhe-dashuria dhe shkonim nga beteja në betejë për ta mbrojtur Shqipërinë Etnike”, e kësaj i duhej edhe një organizim i përbashkët ushtarak , i cili do të pasojë.
Sipas, Tërpezës, beteja e parë e tillë kishte qenë ajo për mbrojtjen e Preshevës, prej nga kishte filluar marshimi i forcave partizane drejt Kosovës bashkë me zullumin ndaj Shqiptarëve, të cilit duhej bërë ballë, por që kjo kërkonte një lidhje të përbashkët, gjë që nënkuptonte një organizim të gjerë në mënyrë që patriotizmi vendor të mbështetej edhe mbi një qëllim të caktuar politik veç-mas kur dihej se pas humbjes së gjermanëve pritej prishja e kufijve. Në ato rrethana, bëhet e ditur për një takim midis H. Tërpezës, prof. Ibrahim Kelmendit, Mulla Idrizit, Adem Gllavicës, Qazim Llugaxhiut, Adem Stanqiqit, Fazli Seferit dhe shumë të tjerëve në Tërpezë ku kishin qenë edhe disa misionarë anglezë, të shoqëruar nga Shefqet Shkupi. Aty ishte biseduar që rezistenca kundër fuqive pushtuese partizane të drejtohej nga një Shtab Suprem i Kosovës.
Pas mbajtjes së Kongresit, pas një vendimi që ishte marrë më 27 nëntor 1944 në katundin Petkoviq të Gjilanit, forcat patriotike nga radhët e rezistencës kombëtare tashmë në përbërje të “Shtabit Suprem të Kosovës”, gjithnjë në përpjekjet që të pengohej ripushtimi nga aradhet partizane, të cilat krahas terrorit që ushtronin ndaj popullatës së pambrojtur me pretekst se “po luftonin reaksionin” , zëvendësonin edhe administratën e deriatëhershme shqiptare me atë komuniste të nacionalçlirimtares (hiqeshin flamujt kombëtarë që zëvendësoheshin me ata partiakë dhe jugosllavë), pra në këto rrethana, më 1 dhjetor sulmuan qytetin e Ferizajt, një nyje e rëndësishme që lidhte Prishtinën, Prizrenin e Gjilanin me Shkupin. Aty u zhvillua një përleshje e ashpër midis nacionalistëve dhe partizanëve jugosllavë (rreth 3 mijë të ardhur nga Shkupi e rrethe të tjera nga radhët e Batalionit III dhe IV të Kosovës), e cila zgjati tri ditë .
Në fushë të betejës ranë rreth shtatëdhjetë nacionalistë dhe mbi 400 partizanë, midis të cilëve edhe kapiteni i OZN-nas Bozho Prlja, i njohur për krimet në Ferizaj ndaj nacionalistëve si dhe Milosh Muiq, komandant i batalionit III.
Luftëtarët nacionalistë që u vranë vinin nga katundet Goden (katund i Karadakut të Shkupit) dhe aato përreth: Davidoc, Jazerc, Petrovë, Reçak, Shtimje dhe Dramjak. Forcat nacionaliste, pas tri ditësh u tërhoqën nga Ferizaj ngaqë nuk ishin në gjendje të përballonin rrethimin e madh të partizanëve që u vihej nga të gjitha anët.
Lufta e Ferizajt me të shpejtë u bart edhe në pjesët e tjera. Në fillim të dhjetorit, shpërtheu një kryengritja e forcave nacionaliste e drejtuar nga Rushdi Janjeva, i cili sulmoi qendrën dhe për një kohë ia doli t’i ndjekë forcat partizane, të cilat u kthyen, vetëm pasi që u erdhën përforcime të mëdha nga Shkupi.
Një tjetër luftë midis nacionalistëve dhe partizanëve serbë dhe maqedonas, që depërtonin nga dy drejtimet ishte zhvilluar në pjesën e Gollakut më 2 janar të vitit 1945. Mulla Idizi i Gjilanit, një klerik patriot, i cili nuk ishte pajtuar me ripushtimin sllavo-komunist të Kosovës dhe kishte qenë përkrahës i organizimit të Komitetit Kombëtar, kishte mbledhur rreth veti forca të konsiderueshme nacionalistësh, të cilët synonin që ta çlironin Gjilanin nga partizanët serbë dhe maqedonë, të cilët, kishin filluar të terrorizonin popullatën shqiptare.
Në luftën e Gollakut, e cila zgjati tri ditë, forcat nacionaliste shkatërruan pjesën më të madhe të forcave partizane, të cilat u tërhoqën në Gjilan, të ndjekura nga nacionalistët shqiptarë, të cilët ngulmonin të futeshin në Gjilan, ku prej ditësh mbaheshin shumë të burgosur shqiptarë. Forcat e Mulla Idrizit nuk ia dolën ta marrin Gjilanin, edhe përkundër luftës heroike, ngaqë partizanëve të rrethuar u erdhën në ndihmë tri aradhe nga Shkupi dhe një nga Leskoci i Serbisë, të cilat ia dolën që të largojnë forcat nacionaliste. Me këtë rast, partizanët serbë dhe maqedonas ushtruan një hakmarrje të përgjakshme ndaj qytetarëve të Gjilanit, me ç’rast masakruan gjithë të burgosurit shqiptarë dhe qytetarë të tjerë, ndër të cilët edhe 72 gra e vajza.
Pasi që të jetë shtypur me gjak rezistenca e fillimit të dhjetorit në Ferizaj dhe Gjilan dhe ajo e zgjerimit të saj në drejtim të Qyqavicës dhe Vushtrrisë, ku po ashtu do të ketë kundërvënie ndaj forcave partizane jugosllave, po edhe hakmarrje të egër ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare, gjatë ditëve të fundit të dhjetorit dhe të parave të janarit, kur edhe më tutje do të vazhdojë mobilizimi i dhunshëm i të rinjve të Kosovës dhe dërgimi i tyre në drejtim të Veriut dhe të Adriatikut – prej nga edhe do të fillojnë të vijnë lajmet rreth fatit të zi të tyre në Tivar me helmimin e tyre në Shibenik – forcat e rezistencës shqiptare tashmë të bindura se të ashtuquajturat marrëveshje me partizanët rreth vendosjes së pushtetit popullor “në përputhje me vullnetin e popullit” nuk paraqesin tjetër pos një kurth për ripushtimin e Kosovës nga partizanët jugosllavë të ndihmuar nga ata shqiptarë dhe në marrëveshje të ngushtë me ta, do të mundohen ta shfrytëzojnë kartën e mobilizimit kundër mobilizimit me çka ajo thelloi edhe më tutje hendekun midis nacionalistëve shqiptarë dhe pushtuesve sllavo-komunistë.
Shaban Polluzha, i cili fillimisht kishte marrë pjesë në mobilizimin e Shqiptarëve si dhe në krijimin e dy njësive që do të nisen për në Veri, do të fillojë të bëjë një mobilizim të ri pa njohurinë e Shtabit Operativ, jashtë atij që udhëhiqej nga Brigada VII e Kosovës, e cila ishte përgjegjëse për këtë veprim-tari. Pas disa “sqarimeve”, megjithatë, Shaban Polluzha do të pranojë që njësitë që kishte mobilizuar në pjesën e Drenicës (rreth katër mijë luftëtarë) t’i nënshtroheshin përgatitjes që bënte Brigada VII dhe të niseshin në Veri.
Eshaloni i parë prej dymijë e pesëqind vetash, pa Shaban Polluzhën, do të niset nga Vushtrria në drejtim të Podujevës më 20 janar. I përcjellë nga Divizioni 46 serb, do të arrijë në Kurshumli prej nga do të drejtohet për në Srem. Më 22 janar, eshaloni i dytë i të mobilizuarve, i përcjellë nga Divizioni i 46 serb dhe Brigada VII e Kosovës, me rreth dy mijë veta, në krye të të cilit ishte Shaban Polluzha, do të niset në drejtim të Podujevës. Nga Vushtrria, duke kaluar nëpër katundet Banjë, Gllavnik dhe Dumnicë e Poshtme, Eshaloni do të fillojë të shkapërderdhet pak nga pak.
Të mobilizuarit do të largohen nëpër katundet përreth me arsyetimin se nuk dëshironin të shkonin në Veri ndërkohë që Kosova mbushej me brigada partizane serbe, të cilat ushtronin terror ndaj Shqiptarëve.Të nesërmen, eshaloni i të mobilizuarve që udhëhiqte Shaban Polluzha arriti në Podujevë, por aty u ndal. Qëndrimi i tyre ishte i prerë: do të mbetemi në Kosovë dhe do të luftojmë në të po qe se është nevoja ta mbrojmë. Që të binden për të vazhduar më tutje rrugën për në Srem, në bisedime me Shaban Polluzhën do të futet personalisht Fadil Hoxha, Komandant i Përgjithshëm i Shtabit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës, i shoqëruar nga Ismet Shaqiri.
Bisedimet nuk do të kenë sukses, meqë detyra e Fadil Hoxhës ishte që të bindte Shqiptarët të merrnin rrugën e Veriut, ndërsa qëllimi i Shaban Polluzhës ishte që me këtë refuzim të krijonin rrethana për krijimin e një fronti mbrojtës të Kosovës nga çetnikët serbë dhe bandat që depërtonin nga Veriu, gjë që nuk varej nga Fadil Hoxha.
Gjatë kohës sa zhvilloheshin bisedimet, Brigada e 46 serbe filloi për-gatitjet ushtarake te Lluzhani për bllokimin e kthimit të njësive shqiptare, të cilat do të bëhen pa dijeninë e Fadil Hoxhës, i cili nuk ishte i interesuar për një konflikt të Shqiptarëve me njësitë partizane jugosllave, ngaqë e dinte se çfarë epilogu tragjik do të kishte për Kosovën.
Konflikti dukej i pashmangshëm, çastin që disa njësi, do të thyejnë urdhrin e nisjes kah Veriu dhe do të shpërndahen pa u penguar nga forcat serbe që kishin vënë “barikadimin” te Lluzhani, në grupe të vogla për të kaluar Llapin dhe pastaj Sitnicën, por që do të sulmohen pas shpinës dhe pastaj, në mbrojtje e sipër nga sulmet e batalionit serb, do të fillojnë të rigrupohen kah katundet Ne-volan, Resnik, Kulë dhe Shalicë.
Kjo do të mjaftojë që të nesërmen Shtabi Operativ i Ushtrisë Nacional-çlirimtare të Kosovës, nën direktivën e Shtabit Operativ të Ushtrisë Nacional-çlirimtare të Jugosllavisë dhe të Shtabit Operativ të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë të japin dritën e gjelbër për luftë të armatosur, si thuhej, “kundër kundërrevolucionit dhe të reaksionit të brendshëm, i cili kishte shpërthyer në Kosovë”.
Kthimi i njësive të Shaban Polluzhës në Drenicë, pasi që ai pa rrethimin e vënë nga Divizioni 46-të dhe Brigada VI kosovare si dhe “shpallja e kundërrevolucionit” në Drenicë nga ana e Shtabit Operativ të Ushtrisë Nacional-çlirimtare të Kosovës hapi faqen tragjike të luftës së Drenicës midis forcave të Rezistencës Kombëtare kundër ripushtimit sllavo-komunist të Kosovës nga partizanët jugosllavë të ndihmuar edhe nga ata shqiptarë nga radhët e njësive partizane të UNÇ të Shqipërisë si dhe të UNÇ të Kosovës.
Sipas shënimeve jugosllave dhe atyre të brigadave partizane shqiptare, Shaban Polluzha në Drenicë rreth vetes kishte gjashtë mijë luftëtarë, të shumtën vullnetarë, që komandoheshin nga një numër ushtarakësh, të armatosur me armë të lehta dhe pa rezerva të duhura ushtarake për ndonjë luftë më të gjatë.
Të rrethuar nga të gjitha anët nga njësitë partizane ata ishin të shkëputur nga pjesa tjetër e vendit dhe të shkëputur nga çfarëdo ndihmë që mund t’i vinte nga jashtë. Fjala pra ishte për një luftë të pabarabartë dhe me anatemën e “kundërrevolucionit”. Në këto rrethana, më një shkurt 1944 Shtabi Operativ i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës dha urdhrin për mësymje të përgjith-shme kundër forcave të Rezistencës Kombëtare në Drenicë, të drejtuara nga Shaban Polluza, Mehmet Gradica dhe Adem Voca.
Në sulmin e përgjithshëm kundër luftëtarëve të Drenicës u mobilizuan tre divizione jugosllave (46, 52 dhe 24), një brigadë e motorizuar si dhe Brigadat III, IV dhe V kosovare. Nga Mali i Zi arriti Brigada I e Bokës dhe Brigada malaziase e Kotorrit.
Nga një urdhëresë e Shtabit Operativ të UNÇ të Kosovës të datës pesë shkurt 1944 shihet se luftimet kanë qenë të ashpra në një front të gjerë nga veriu i Mitrovicës e deri në shpatet jugore të Kopaonikut, ku thuhet se në këtë pjesë forcat e Adem Vocës janë shkatërruar, por ato të Shaban Polluzhës, me një fuqi prej pesë mijë ushtarësh, “po japin një rezistencë të fortë, sado që rrethi i tyre po shtrëngohet”.
Nga kjo urdhëresë mësohet se kryengritja ka filluar të përhapet edhe në disa pjesë jashtë rrethimit, në Tunik dhe Rakosh në drejtim të Gjakovës dhe të Istogut.
Sipas njoftimeve jugosllave luftimet e ashpra u zhvilluan nga 7-12 shkurti, me ç’rast njësitë partizane patën humbje të mëdha dhe u desh të përforcohen edhe me Divizionin 24 dhe Brigadën I Malaziase të Bokës dhe atë të Kotorit, në mënyrë që ato më të ashprat, pra pasi që njësitë partizane të kalojnë në ofensivë të plotë, të zhvillohen nga 12-22 shkurt.
Nga një njoftim i Shtabit Operativ të UNÇ të Kosovës të nënshkruar nga Fadil Hoxha më 12 shkurt thuhet se “forcat e armikut në Drenicë ende nuk janë asgjësuar. Armiku po reziston shumë. Brigadat tona po kalojnë njëkohësisht në sulm, kështu që armiku vetëm në një sektor po mundet të rezistojë.”
Pra, F. Hoxha kërkon: “ nga të gjitha anët të bashkohet rrethimi dhe të kalohet në një sulm të përgjithshëm, deri sa të eliminohet armiku”.
Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se me “sulmin e përgjithshëm deri sa të eliminohet armiku” do të ngarkohen Brigada I dhe IV e komanduar nga kolonel Petar Brajeviq, i cili mori përsipër operacionet e fundit kundër Shaban Polluzhës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë në Gollupovë. Gjatë këtyre luftimeve forcat e mëdha partizane, pasi që kishin thyer krahun kryesor të forcave të Rezistencës Kombëtare në shumë pjesë dhe shumë prej tyre ishin shkëputur nga veprimet e mëtutjeshme luftarake, ose shkatërruar fare, kishin rrethuar Shaban Polluzhën.
Shaban Polluzha me luftëtarët që kishte pranë ishte munduar dy herë të shpërthente rrethimin, por i plagosur rëndë kishte vdekur në Çikatovë. Në atë betejë ishin vrarë edhe kapiten Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari dhe djali i Shaban Polluzhës, Miftari.
I njëjti skenar lufte, do të përdoret edhe me të mobilizuarit që Adem Voca prej ditësh po i tubonte në trekëndëshin: Vushtrri-Mitrovicë-Shalë. Për ndryshim nga Shaban Polluzha, i cili kishte kërkuar të bënte bisedime me Shtabin Operativ të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës, që komandohej nga Fadil Hoxha, Voca kishte hyrë në bisedime me funksionarët e lartë partiakë Ali Shukrinë dhe Spasoje Gjakoviqin. Ky i fundit, asokohe udhëhiqte shërbimin informativ ushtarak OZNA, përgjegjës për pastrimin e Kosovës “nga reaksioni dhe kundërrevolucionarët”, me bazë në Shkup, prej nga përgatiste të gjitha kurthet ndaj Shqiptarëve.
Në bisedime Voca do të kërkojë, pos të tjerash, të ndajë pushtetin në Mitrovicë, në përputhje me forcën që kishte (rreth katër mijë vullnetarë), dhe po ashtu të mobilizuarit të mos shkonin në veri, po të mbeteshin në Kosovë për t’u mbrojtur nga çetnikë të Zhika Markoviqit, që operonin lirshëm në pjesën e Shalës dhe të Llapit. Pasi që në bisedime Gjakoviqi do t’i refuzojë që të gjitha kërkesat e Vocës dhe në ndërkohë Brigada e 26-të serbe, do të ketë filluar sul-met kundër njësive të Shaban Polluzhës të cilat po tërhiqeshin në drejtim të Qyqavicës, po atë pasdite, Brigada e 25-të serbe, e stacionuar në afërsi të Mitrovicës, do të fillojë operacionet luftarake kundër forcave të Adem Vocës, të cilat do të tërhiqen në drejtim të Staritërgut dhe atje të nesërmen, më 26 janar, do të zhvillojnë një përleshe të ashpër me partizanët serbë, të cilëve do t’u vijë në ndihmë edhe Divizioni 46-të.
Të nesërmen, pasi që forcat e Adem Vocës të jenë rrethuar në hapësirën e xeherores Trepça, kundër tyre do të përdoren topat dhe artileria. Me këtë rast atyre do t’u shkaktohen humbje të mëdha. Por, një pjesë e tyre do t’ia dalin të tërhiqen në drejtim të katundit Pantinë, prej nga vinte Adem Voca. Aty, në shtëpinë e tij, bashkë me vëllezërit dhe shtatë djemtë, i barrikaduar, nuk do të pranojë të do-rëzohet. Më 11 shkurt Adem Voca me ata që kishte në shtëpi do të likuidohen.
Fitorja ndaj “kundërrevolucionit” në Drenicë, siç u vlerësua nga koloneli Sava Derleviq, komandant i Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, i cili tashmë gjendej në krye të Drejtorisë Ushtarake, e cila, në rrethanat e vendosjes së administratës ushtarake në Kosovë nga 8 shkurti 1945 kishte komanduar operacionet përfundimtare luftarake të zhvilluara në Drenicë dhe me të tjerat që do të ndër-merren gjatë atij dimri dhe pranvere për spastrimin e Kosovës nga forcat nacionaliste dhe ato patriotike që nuk pajtoheshin as me ripushtimin e Kosovës e as me diktaturën komuniste, kishte vazhduar thuajse me të njëjtin intensitet, tash me pretekste “të rikthimit të paqes dhe të vendosjes së pushtetit popullor”.
Përmasat e vërteta të hakmarrjes çetnike-partizane do të mundohen të mbahen të fshehura, por disa prej tyre do të marrin dhenë. Në një promemorie që Ymer Berisha, nacionalist i njohur, që kishte marrë pjesë në Rezistencën Kombëtare, ia kishte dërguar gjeneralit Hodson, e njofton se “gjatë atyre 28 luftimesh, u vranë e u plagosën rreth 430 luftëtarë nga Drenica, asnjë nuk u zu rob, u plaç-kitën dhe u dogjën mbi 150 shtëpi; gjashtë mijë banorëve të Drenicës, Vushtrisë dhe Mitrovicës iu grabit tërë ushqimi dhe pasuria e tundshme. Nga ushtria partizane, 6 mijë ushtarë u plagosën, 2.550 u vranë e 850 u zunë robë”.
Nga shënime të ngjashme merret vesh se gjatë fushatës ushtarake “për spastrimin nga reaksioni shqiptar”, në Mitrovicë e rrethe, u pushkatuan pa gjyqe rreth 2 mijë shqiptarë të pafajshëm. Në Vushtrri u asgjësuan rreth 400 të tjerë.
(Shkëputje nga “Kosova 1912-1942”, faqe 340-347).

LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit!

0

Florim Zeqa

Asnjëherë nuk i kam akuzuar partitë e tjera për deshtimet e LDK-së, për arsyen e thjeshtë se ato nuk janë fajtore. Përgjegjës për humbjet serike të LDK-së është lidershipi, përkatësisht drejtuesit e saj të papërgjegjshëm, të cilët, edhe përkundër mungesës së rezultateve vazhduan me pengmbajtjen e LDK-së!

Pse ndodhë kështu?!

Sepse, më shumë e duan pushtetin personal si humbës të zgjedhjeve sesa LDK-në zonjë të skenës politike!

Po të ishte ndryshe, drejtuesit e LDK-së pas çdo debakli zgjedhor do të reflektonin pozitivisht, duke u tërhequr në opozite ose të jepnin dorëheqje kolektive si akt moral për humbjen në zgjedhje!

Por në vend të kësaj, turr e vrap e n’përqafim me rivalët politik.

Po të kishin pasur vetëm pak ndërgjegje njerëzore, humbësit e zgjedhjeve nuk do të kandidoheshin në vijimësi për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe për kryetar në komunat e tyre!

Por do t’iu lëshonin rrugë gjeneratave të reja!

Të njëjtit që e kanë kapur LDK-në, e kanë uzurpuar edhe Kuvendin e Kosovës, thuajse LDK nuk ka njerëz të tjerë në këtë subjekt politik!

Me një fjalë, e kanë privatizuar pa pyetur njeri subjektin e traditës demokratike në Kosovë!

Si pasojë e kësaj situate, elektorati i irrituar nga këto veprime kanë levizur drejt partive të tjera, kryesisht rivale të LDK-së!

Kështu pra, sa më shumë kapej aq më shumë dobësohej LDK, kurse në anën tjetër u fuqizuan partitë rivale me elektoratin e saj!

Veprimtarët e viteve të 90-ta janë forca e rugovizmit

LDK nuk është pronë private e askujtë, por është vlerë dhe pasuri kombëtare e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Andaj “rrebelimi” im dhe i qindramijëra votuesve besnik për mbrojtjen e vlerave rugoviane në këtë parti është po aq i arsyeshëm dhe me vlerë sa vet ekzistenca e këtij subjekti politik!

Ne veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk e kemi të lehtë të pajtohemi me realitetin e krijuar në LDK.

Ne, që nuk jemi mësuar t’i themi të zezës e bardhë, nuk mund t’i themi as sot, as nesër dhe asnjëherë.

Ne veprimtarët e viteve të 90-ta, nuk jemi shpirtëra të robëruar nga grupet e interesit, por jemi shpirtëra të lirë, jemi forca e rugovizmit që shprehë lirshëm pakënaqësinë e vet kundër atyre që deri dje kishin gojën plot akuza për vrasje politike, për krim të organizuar dhe korrupsion, për mashtrim dhe abuzim me pushtetin në drejtim të rivalëve politik.

Juve që po vendosni pa pëlqimin tonë, ju drejtohem me një thirrje vëllezërore nga thellësia e shpirtit; ndaluni sa nuk është bërë vonë, kthejuni elektoratit, dëgjone zërin dhe kërkesat e tyre, leni postet dhe privilegjet e turpit me uzurpatorët e lirisë sonë.

Interesi i përbashkët është më i vlefshëm se çdo interes personal.

Ktheni kokën prapa vetëm për një çast, shikoni vuajtjet e popullit, mos ua vrisni ardhmërinë gjeneratave të reja, mos e lëni shtetin e ri bonjak pa të rinj shqiptar, derisa nuk është bërë vonë!

LDK-ist ngrite zërin e mos hesht!

Nëse e dëshiron një LDK ndryshe nga kjo e sotmja!

Nëse e dëshiron LDK-në zonjë të skenës politike e jo patericë të partive tjera!

Nëse e don LDK-në rugoviane e jo sorosiane!

Ngrite zërin edhe ti sikur unë!

Dega e Lëvizjes së Deçanit në Mitrovicë, përshëndet rezultatin përfundimtar të balotazhit, ku qytetarët e Mitrovicës ia dhanë fitoren Faton Pecit

0
Mitrovica fitoi bashkimin dhe qytetarinë politike
Mitrovica Wins Unity and Civic Responsibility
Mitrovicë / Mitrovica, 9 Nëntor 2025 / November 9, 2025
Versioni në shqip
Dega e Lëvizjes së Deçanit në Mitrovicë përshëndet rezultatin përfundimtar të balotazhit, ku qytetarët e Mitrovicës e shprehën qartë vullnetin e tyre politik dhe qytetar në favor të kandidatit Faton Peci.
Ky rezultat dëshmon se qytetaria mitrovicase ka zgjedhur bashkimin përpara ndarjes, zhvillimin përpara interesave të ngushta dhe dinjitetin përpara politikës përçarëse.
Në emër të strukturave të Degës së Lëvizjes së Deçanit në Mitrovicë, si dhe në emrin tim personal, shpreh urimet më të sinqerta për këtë fitore, e cila simbolizon fitore të Mitrovicës së bashkuar dhe të vlerave qytetare që e afrojnë këtë qytet me standardet demokratike europiane.
Kjo fitore është dëshmi e qartë se Mitrovica nuk mund të mbahet peng nga e kaluara, por është e gatshme të ecë përpara – me bashkim shpirtëror, vizion zhvillimor dhe përgjegjësi publike ndaj çdo qytetari.
Urojmë që ky mandat të shënojë një etapë të re të punës së ndershme, bashkëpunimit institucional dhe përkushtimit ndaj qytetit që gjithnjë ka qenë dhe mbetet zemra e veriut shqiptar.
Mitrovica fitoi vetveten – fitoi bashkimin!
Shqiptar Shaljani
Zëdhënës i Degës së Lëvizjes së Deçanit në Mitrovicë
____
English Version
The Branch of the Movement of Deçan in Mitrovica warmly welcomes the final result of the mayoral runoff election, in which the citizens of Mitrovica have clearly expressed their political and civic will in favor of Mr. Faton Peci.
This outcome proves that the citizens of Mitrovica have chosen unity over division, development over narrow interests, and dignity over divisive politics.
On behalf of the structures of the Movement of Deçan in Mitrovica, and in my personal capacity, I extend my sincere congratulations for this victory, which symbolizes the triumph of a united Mitrovica and of civic values that bring this city closer to European democratic standards.
This victory is clear evidence that Mitrovica can no longer be held hostage by the past – it is ready to move forward with spiritual unity, developmental vision, and civic responsibility toward all its citizens.
We hope this new mandate will mark a new era of honest work, institutional cooperation, and dedication to the city that has always been – and will remain – the heart of the Albanian North.
Mitrovica has won itself – it has won unity!
Shqiptar Shaljani
Spokesperson of the Movement of Deçan – Mitrovica Branch

Vrasës i gjykatësit Kalaja apo “hero i luftës anti- korrupsion” në drejtësi? 

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë 

Shumë keqardhje për vrasjen e Gjyqtarit Kalaja dhe ngushëllime për familjen e tij . Sidoqoftë ka një por dhe disa pikpyetje se përse u vra gjyqtari, i cili nuk është gjyqtari i parë që është vrarë gjatë këtyre viteve të tranzicionit demokratik  tnë Shqipëri. 

Shkaku u kësaj vrasjeje  është vetë sistemi gjyqësor i lindur `prematur` i krijuar që pas viteve `92 me gjyqtarët e plepave  dhe prokurorë të ardhur nga hetuesia e PPSH, por edhe nga reforma e cunguar në drejtësi e realizuar nga PS me ndihmën e SHBA dhe pjesërisht të BE, të cilët nëpërmjet vettingut, përjashtuan me të drejtë gjyqtarë dhe prokurorë dhe i larguan nga sistemi i drejtësisë, por ata që u larguan nuk u hyri gjëmb në këmbë dhe u punësuan si pedagogë apo avokatë sikur nuk kishte ndodhur ndonjë hata, pra, reforma mbeti  e paplotë. Sidoqoftë diçka ka lëvizur dhe ka përmirësime, por në Shqipëri duhet patjetër ndonjë hata që pushteti i drejtësisë, pushteti egzekutiv, pushteti legjislativ, dhe pushteti i ashtuquajtur i katër -Mediat, të lëvizin me nxitim së pari për të justifikuar gabimet në mbrojtje të gjyqtarëve  dhe ky justifikim nga pushteti gjyqësor, nga egzekutivi i cili derdhi lot krokodili sepse edhe ai është përgjëgjës për mos rregullimin e saktë, ashtu si tek SPAK i mbrojtjes së trupës gjykuese, por ajo që tërheq vëmëndjen më shumë, janë mediat pro opozitës që heshtin kur kryetari i opozitës nongratta nuk ka ngushëlluar deri tani familjen e gjyqtarit, dhe më e rëndësishmja janë komentet negative ndaj vrasjes së gjyqtarit, pra në favor të vrasësit?!! Kjo në fillim të bën një përshtypje aspak të mirë sidomos kur bëhet fjalë për një vrasje, sepse në përgjithësi dënohet jo vetëm nga ligji por edhe nga opinioni publik vrasësi.   

Komentet sado negative flasin për diçka tjetër  në parim, dhe pikërisht për atë që reforma në drejtësi nuk ka realizuar- luftën ndaj korrupsionit dhe mitmarrjes nga gjyqtarët por edhe nga prokuroët, dhe dhënia e vendimeve gjyqësore në favor të atij që jep më shumë para gjyqtarit.  

Pa i hyrë në hise të ndjerit gjyqtar për të cilin përshtypjet kanë qënë nga më të mirat (sigurisht pas vdekjes), argumentet qëndrojnë tek problemi në parim: përse drejtësia shqiptare,  nuk është reformuar dhe nuk jep drejtësi por në shumë raste vonon drejtësinë dhe siç thuhet me nje fjalë të urtë `drejtësi e vonuar -drejtësi e mohuar`, por edhe vendimet gjyqësore janë shpësh kontradiktore nga një shkallë dhe në tjetrën si në rastin e vrasësit Shkambi gjë që shkaktoi këtë vrasje e cila si e tillë pavarësisht ndjesës nga familja e vrasësit duhet dënuar rreptësisht. 

Dihet që Reforma në Drejtësi nuk ka qënë e plotë në këto drejtime: 

I kanë lënë gjykatësit dhe prokurorët pa një sistem kontrolli ndaj tyre, ose e thënë më thjesht këta nuk kontrollohen nga askush pavarësisht se KLP dhe KLGJ varen nga Parlamenti i cili gjithashut përbëhet nga element partiakë dhe jo profesionistë; pra parlamenti i ri duhet të krijoje një system që kontrollon -kontrollorët pa dëmtuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, ndryshe do të ndodhë siç po ndodh- vetëgjyqësi nga padrejtësitë gjyqësore!   

 Së dyti  zgjatjet shumë vjeçare të gjyqeve për pronësinë kanë bërë që lindin këto konflikte vdekjeprurëse në Shqipëri. 

Dihet që PPSH e shkaktoi këtë rropulli  kur bëri kalimin nga diktatura në demokraci duke u përpjekur të shmangë gjakderdhjen momentale, por zgjidhjet e gabuara, vendosja e individëve partiakë të asaj kohe në drejtim të partive të reja, futja e ish spiunëve dhe bashkëpuntorëve të sigurimit së bashku me sigurimsat dha këtë rezultat që Shqipëria edhe sot e kësaj dite nuk po stabilizohet dhe nëse nuk do të ishte SHBA dhe BE, ne Shqipëri do të ndodhnin gjithmonë katrahura si ajo e `97, por kanë ndodhur katrahura të vogla si në 2007, 2011, e  plot konflikte politike të rënda. 

Meqënëse Ligji 7501 i bërë  që në vitin 1991 për tokën duke quajtur pronarët e vërtetë të tokave me emrin e padrejtë `ish-pronarë`, ka shkaktuar për pronën private kaq shumë ngatërresa, dudke quajtur vjedhësit e pronës private  si `pronarë të rinj`, ai duhet abroguar. Me kujtohet kur Camdesy drejtori i atëhershëm i Bankës Botërore i tha Berishës në 1993 që `mos hapni probleme të reja me pronën`, qeveria e tij bëri të kundërtën duke shkaktuar shumë probleme madje dhe vrasje dhe largime nga të familjeve nga pronat etj deri në ditët e sotme. Edhe ligji i ri për pronën ligji nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, ka vështirësi për tu implementuar sepse shteti akoma nuk lejon pronat  që kanë pronarët ti ri-marrin, me pretekstin se duhet kalojë nëpërmjet gjyqeve ??!! 

Derisa të mos rregullohet ndarja e pronës në dobi të pronarëve të vërtetë që i kanë ato toka me tapi pas formimit të shtetit shqiptar, do të ketë për fat të keq konflikte, vetëgjyqësi, vrasje, emigracion. Deri më sot janë vrarë për çështje pronësie mbi 10,500 njerëz (https://patriotikmedia.al/2025/10/07/tragjedia-e-prones-ne-shqiperi-me-mijera-te-vrare-per-nje-cope-toke-qe-ska-drejtesi/). 

E parë në këtë vështrim për fat të keq vrasja e gjyqtarit është parë nga rrjetet sociale  në Shqipëri si një akt heroic (?!) sepse gjyqtarin e vrarë e kanë parë në kontekstin e një sistemi gjyqësor të korruptuar dhe jo si një akt individual vetegjyqësie. Prandaj shteti shqiptar të tre pushtetet duhet ti japin fund kësaj zallamahie të pronës  private ku të mos ketë më ish pronarë por pronarë legjitime, dhe as pronarë të rinj, por të shihet nëse ka shkelje të vërteta ligjore dhe ata që  janë denuar apo larguar të mbajnë përgjegjësi e të dënohen sipas ligjeve në mënyrë që të shmangen gjak derdhjet e panevojshme.  

Shpresojmë që qeverisja e sotme nëpërmjet Pushtetit legjislativ të plotësojë mangësite ligjore dhe të largojë njerëzit që kanë shkelur ligjin dhe jo vetëm ti largojë por ata duhet të mbajnë përgjegjësi. 

Strategjia e përçarjes nga Serbia, një rrezik ndaj Shqipëisë dhe Kosovës

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë 

Një zhgënjim i madh u vu re në Mitingun-protestë e organizuar në Tiranë në sheshin Skenderbe me 17 tetor 2025,  për përkrahjen ndaj drejtuesve të UÇK të cilët mbahen me pa të drejtë në Hagë: pikërisht mungesa e pjesmarrjes se Opozitës të drejtuar nga nongrata, dhe mungesa e përkrahjes nga Kryeministri i Kosovës. 

Të dy drejtuesit shqiptarë u justifikuan me akuza: nongratta me akuzën se përse Maxhoranca nuk miratoi Rezolutën e propozuar nga non-ratat, dhe tjetri duke u hedhur degë më degë dhe duke e akuzuar Ramën se…. ishte ai që miratoi formimin e gjykatës penale të Hagës?! 

E shikoni se deri ku ka arritur përcarja e cila mesa duke ishte e qëllimshme dhe pikërisht duke vënë në plan të parë interesa personale të të dy  drejtuesve, njëri në Shqipëri e tjetri në Kosovë- mbi interesin kombëtar, atë të bashkimit dhe të përpjekjeve për të vënë në vënd rolin e luftës çlirimtare të UÇK kundër shpifjeve dhe akuzave të pambështetura nga ana e dëshmitarëve të Prokurorit të Hagës. 

Që këtu mund të analizosh se mosmarrëveshjet që u vunë re nga të dy liderët njëri i Opozitës shqiptare, e tjetri kryeministër i Kosovës janë në fakt një tjerrje e hollë dinakërie dhe mashtrimi që po ndodh sot edhe tek ata që përkrahin këta dy liderë- duke mos marrë pjesë; gjithashtu tregon se Shqipëria dhe Kosova jo vetëm nuk  janë bashkë përsa i përket unitetit kombëtar, por nuk janë bashkë në sy të BE dhe SHBA, por edhe brënda përbrënda shteteve të tyre duke shkaktuar një valë anti-shqiptarizmi për të penguar: 

  • Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në formë të një Federate e cila do të krijonte një shtet shqiptar ku jo vetëm fqinjët por edhe më tej zëri i shqiptarëve do të zinte vënd në problemet Ballkanike, Europiane, dhe në botë, 
  • Kjo mungesë dëshire për të përkrahur çlirimtarët të cilët së bashku me NATO-n çliruan Kosovën, nga politika shqiptare dhe kosovare-ka krijuar një përçarje të madhe në shoqërinë shqiptare dhe kosovare. 

Ku qëndrojnë shkaqet e kësaj mungese dëshire për të përkrahur çlirimtarët të cilët në Hagë u përkrahën fuqimisht edhe nga drejtuesit e Nato-s që dëshmuan në Hagë? 

Kjo mungesë dëshire dhe respekti  është më e thellë dhe e ka origjinën në dukje nga interesa personale të Nongratës dhe shërbyesve të tij në politikë, të cilat janë të njohura ndër vite: kur është në opozite nxin drejtuesin e Maxhorancës dhe nxin Shqipërinë ( kujtoni Nano ik, Rama ik, iliri floriri, etj). Kur vjen vetë në pushtet, Shqipërinë e bën shesh me lule me fjalë kurse në të kundërten në Shqipëri kanë ndodhur nën drejtimin e tij vrasje, rrëmbime, korrupsion galopant, madje dhe luftë civile,  për të cilat nuk është dënuar asnjëherë, por Shqipëria ka vuajtur pikërisht nën këtë Demon. 

Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama

Nga ana e Kryeministrit të Kosovës, mungesa e dëshirës dhe respekti për çlirimtarët ka rrënjë edhe më të thella: nga njëra anë, mllefi dhe inati i tij që Protesta u organizua jo nga Albin Kurti por nga Rama, tregon një zilli keqdashëse për famën që ka drejtuesi i maxhorancës shqiptare në Shqipëri dhe në Botë, por edhe një arësye tjetër është pamundësia për tu bërë ai drejtuesi i shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë madje dhe atyre të Maqedonisë së Veriut gjë që e ka treguar edhe me dëshirën për të marrë pjesë në zgjedhjet përkatëse në Shqipëri dhe Maqedoni të veriut duke treguar ashi-qare dëshirën jo nomrale për karshillëk. 

Shumëkush do të thoshte ;po ku është Serbia këtu, ku është strategjia e saj për përçarje? Pikërisht këto mos marëveshje midis vetë shqiptarëve në Shqipëri për shak se urdhrat e Non-grattës për të sulmuar Ramën dhe vetë Shqipërinë të cilën vazhdon ta nxijë jo vetëm sa herë që del në media por skandaloze është ajo që ndot Shqipërinë në Strasburg e gjetkë  së bashku me disa  politikanë aspak atdhetarë, vazhdon prej vitesh të përpiqet të shkaktojë destabilizim në Shqipëri thjesht për arsyet e tij personale. Këto argumenta të nongratës janë shumëfishuar nga portale të veçanta gjoja të pavarura por të paguara për të ndotur Shqipërinë  jane bërë të vazhdueshme nga depuetë dhe politikanë të opozitës të cilët kanë 12 vjet që nuk fitojnë dot zgjedhjet pikërisht se përkrahin një person jo vetëm non-gratta por një person i cili nën drejtimin e tij u shkatërruan 540 objekte industriale dhe agrare në Shqipëri. Nuk është rastësi që Sheshel tha që për të destabilizuar Shqipërinë pas diktaturës Serbia harxhoi 40 milion dollarë (të atëhershëm). Del pyetja kush i mori dhe i harxhoi keta dollarë për të prishur industrinë dhe bujqësinë në Shqipëri, serbët apo shqiptarët që bashkëpunuan me serbët. Gjërat nuk duhen harruar se ishte kjo goditje anti-shqiptare që shkaktoi emigracion e viteve  `90-1999. 

Pra mungesa e dëshirës për të bashkëpunuar më njëri tjetrin në Shqipëri nuk paska ardhur vetëm nga ambiciet personale por edhe nga strategjia serbe `dividere et impera` (përça e sundo). Strategjia e përçarjes nga serbët  ku shqiptarët e Shqipërisë të shajnë e të nxijnë Shqipërinë  brënda dhe jashtë vendit na ardhkërka jo vetën nga mllefi dhe mabiciet personale por – edhe nga UDB serbe ( ndoshta dhe greke) duke shfrytëzuar ish bashkëpuntorët e tyre dhe duke paguar për të sharë. 

Albin Kurti

Në Kosovë problemi qëndron edhe më i thellë. Nga dëshira e shumicës shqiptare për tu bashkuar me Shqipërinë duke mbajtur flamurin shqiptar, duke marrë pjesë elita kosovare- 9 intelektualë kosovarë që firmosën Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912, nga shkrimi nëpër mure i numrit 557 (alias Partia e Punës e Shqipërisë), nga demostratat e 1981,nga lufta në Kosovë e çlirimtarëve në bashkëpunim me NATO-n, nga përfshirja në qeverinë shqiptarë të ministrave kosovarë, – sot shohim në Kosovën e Albin Kurtit jo vetëm një mungesë dëshire bashkëpunimi me qeverinë shqiptare por edhe vërehet nëpër media dhe portale sharje dhe mallkime të vazhdueshme kundër shqiptarëve, kundër kryeministrit shqiptar (identike me ato që shkruan e bërtet non-grata i cili burgosi dikur Ashim Thaçin, dhe Adem Jasharin në Tiranë), por vërejmë dhe nga intelektualë shqiptarë dhe kosovarë që nxijnë Shqipërinë duke i vënë gishtin kundër Edi Ramës . E gjithë kjo bëhet për të justifikuar dështimet e Albin Kurtit që nuk po formon qeverinë që prej 6 muajsh, ku SHBA ka pezulluar aktivitetet me Kosovën, ku Kosova ze vëndin e parë për emigracion- duke ja hedhur fajin Shqipërisë dhe Kryeministrit shqiptar, për të mbuluar të vetat, e të tjera probleme që ka Kosova. Më të shëmtuara janë shkrimet (mesa duket me pagesë) kundër Kryeministrit shqiptar nga ana e disa analistëve apo opinionistëve shqiptarë dhe kosovarë të cilët shkruajnë nëpër gazeta kosovare shumë ndyrë kundër Shqipërisë dhe vice versa, duke krijuar tek lexuesit e Kosovës po atë përshtypje të mosbesimit ndaj Shqipërisë dhe të shqiptarëve ndaj mosbesimit ndaj Kosovës. Kjo ndodh në Kosovë ose prej injorancës ose prej ndëhryjes dinake nga fqinji i tyre Serbia e cila ja ka arritur deri diku qëllimit që e ka përçarë Kosovën në lidhje me pakënaqësinë brënda Kosovës por edhe ndaj Shqipërisë.  

Po i njëti fenomen ka ndodhur Shqipëri, por nën drejtimin e non-rattës i cili si një demon i ardhur nga plehurinat e PPSH vazhdon të ndotë Shqipërinë njëlloj se plaku Mere, duke u përpjekur që Shqipëria të duket ashtu siç nuk është, duke nxitur indirekt  emigrimin me këto deklarime por edhe duke bashkëpunuar me miqtë e vjetër serbë.  

Të dy drejtuesit që nuk morën pjesë në Protestën-iting në 17 tetor , kanë realizuar me dashje apo pa dashje armiqësimin dhe mosbesimin ndërmjet vetë Shqipëtarëve dhe shqiptarëve të Kosovës, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën të cilës Serbia i frikësohet shumë, por edhe duke penguar me dashje integrimin e Shqipërisë në BE. Të gjitha këto objektiva ka paatur dhe ka strategjia serbe  madje dhe fqinji i Jugut. 

 Duke parë disa portale të Kosovës dhe Shqipërisë shoh emra analistësh që ndotin Shqipërinë dhe drejtimin e saj, drejtim i cili është drejt BE porse, korrupsioni megjithëse i lartë po luftohet nga SPAK dhe përpjekjet janë optimiste, ndërsa sulmet e këtyre opinionistëve qofshin në Shqipëri qofshin në gazetat e portalet e Kosovës të japin këtë përshtypje: ose këta janë po aq injorantë sa ata që pranojnë shpifjet e tyre, ose ata janë në shërbim të UDB serbe, madje dhe të çdokujt që nuk i do shqiptarët-mjafton të paguhen, Rezultati? Shqipëria dhe Kosova aktualisht kanë një shoqëri plot konflikte të nxitura qëllimisht nga këta që thamë lart, por Shqipëria megjithë të metat po ecën, përpara pavarësisht akuzave që duan të justifikojnë fajet e atij që nxit përçarjen dhe ndotjen e vëndit. 

priftipirro2017@gmail.com

Belinda Balluku para SPAK, apo para portaleve “pay per view”

0

Prof Pirro Prifti, Tiranë 

 `Gjyqi Popullor` ndaj zv. Kryeministres Balluku, i iniciuar ne fillim nga ndonj gazetar investigativ me informacione të marra jo nga investigimi personal por nga rrjedhja e sekretit hetimor me rrugë jo zyrtare, rrjedhje e cila vazhdoi me përgjimet dhe me komentet apo dhe analizat nga anal-istë të me pagë ditore, vazhdon me sukses të plotë. 

 Po përsëriten historitë e akuzave të prokurorisë ndaj drejtuesve të pushtetit egzekutiv `mot a mot`: në fillim del nje gazetar investigative- pastaj dalin përgjimet dhe hallka e tretë zhurma shurdhonjëse e diopozitës e drejtuar nga `Demoni` nongratta, i cili në vazhdim sjell të dhëna të hiperbolizuara apo thjesht mashtrime të marra ose nga qytetarë `anonimë` tip Angoni. Zhurma mediatike vazhdon me ditë të tëra e dihet se populli i thjeshtë dëgjon haberet i përpunon, i debaton  i dërgon në komentet ku mbizotërojnë sharjet, fyerjet, por më e veccanta është sepse herë pas here, sapo zhurma histerike kundër individit duket sikur fashitet dalin menjëherë përsëri në media e portale informacione që pikojnë nga dosja hetimore që ushqen përsëri dalldisjen  histerike të sharjeve , madje pa e ditur si është në të vërtetë problemi.   

Këtu dalin disa probleme që kanë të bëjnë jo vetëm me ligjin por edhe me etikën, moralin dhe sjelljen e zyrtarëve të lartë kryesisht të opozitës që derdhin helm në veshët e popullit apo të portaleve të paguara dhe të papaguara , me një qëllim të vetëm- krijimin e një zhurme politike të vazhdueshme kundër qeverisjes e cila fitoi zgjedhjet e 11 majit:  

Së pari, si një alibi për humbjen e tyre të turpshme, ku populli e refuzoi non grattën 

Së dyti, për të larguar nga vëmëndja e publikut  problemin e nongrattës i cili ështënën hetim edhe ai por për të cilin asanjë media apo portal nuk krijon ndonjë `gjyq popullor` për të sharë nongrattën si ky i Ballukut apo dhe i të tjerëve para saj. Duket fare qartë se lufta politike është një e drejtë demokratike ndërmjet partive që kërkojnë drejtimin e shtetit shqiptar, por nga ana tjetër ajo që nuk shkon nga ana ligjore është se nëse maxhoranca hesht dhe nuk komenton problemin dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria, opozita përkundrazi, kërkon të justifikojë vehten me të dy pikat e sipër përmëndura, duke shkuar shumë më larg, duke detyruar prokurorinë të nxjerrin nga dosja hetimore  sekretet hetimore të cilat përfundojnë atëhere kur dosja shkon për në gjykatë. 

Përse bëhet kjo zallamahi, dhe përse disa Prokurorë nxjerrin sekretet hetimore (sigurisht jo pa ndonjë rrushfet apo ndonjë lehtësirë tjetër në kërkim të së ardhmes së tyre ne kapjen e ndonjë posti drejtues apo ndshta nga nga frikësimet e Demonit)? 

Problemi del se është më i ngatërruar kur analizon luftën politike jo brënda ligjeve por ashtu si e kërkon Demoni që mban zap opozitën: qëllimi justifikon mjetin. Pra kërkon që të ndotë e të nxijë Shqipërinë për ti thënë shqiptarëve dhe botës se …`edhe këta që janë nuk janë më të mirë se unë kur isha në krye`, por harron se vula e non grattës nuk hiqet dot sado që prokuroria i ka zvarritur shkeljet e këtij njeriu deri në pafundësi. 

Kjo duket fare mirë që sipas ligjit korrupsioni dhe shkeljet ekonomiko-inanciare parashkruhen deri në 10 vjet. Në këtë mënyrë Prokuroria dhe SPAK kanë zvarritur  ccështjet e disa individëve të Opozitës derisa ato quhen të parashkruara. Shkeljet për ccështjen e klubit Partizani zvarriten ose me qëllim ose se pndonjë prokuror është i pa-aftë në profesionin e tij. Sa për pa-aftësinë e Prokurorëve apo për ndonjë djallëzi tjetër e tyre për të përfituar nga ana financiare nga të pandehurit duket qartë  nga numri i madh i të paraburgosurve. 

Pjesë e kësaj strategjie skizofrenike janë marrja e pjesë e ndonjë gazetari investigative të cilët kësaj rradhe thyen cdo parashikim… po perhapin sekretet hetimore tashme falas, SPAKU i ngopur me rrushfete me urdher te Demonit po i shperndan falas tani qe do te vije nje kryetar i ri pas Dibranit qe e mbrojti sa mundi kete Demon qe po përpiqet të shkaterrojë Shqiperine …. 

Populli megjithës e ka experiencën nga e kaluara, i sheh këto portale dhe han e pertyp pislleqet e portaleve te non grattes qe i ben recel politik per  të me qëllim..per harruar pislleqet e veta. Me e rregullta le te shohim se cdo beje drejtesia… 

Nuk është e rastit që në shkrimin e Manjanit shkruhet: “teksa merr si shembull rastin e Erion Veliaj dhe Belinda Ballukut, për të cilët opozita kërkon dorëheqje me pretendimin se janë marrë të pandehur nga organi i akuzës, ai thotë se njësoj janë dhe drejtuesit e opozitës, duke përmenduar Berishën, Metën, Mediun por dhe Flamur Nokën. “Tani, ky standardi që kërkohet se po qe i pandehur duhet të japësh dorëheqje, duhet kuptuar për të gjithë njësoj besoj apo jo?` (Ylli Manjani – opozitës: Ky standardi që po je i pandehur duhet të japësh dorëheqjen, a vlen për të gjithë?! Edhe për Saliun, ilirin, Fatmirin dhe Mulin… – Politika).  

Disa nga këta gazetarë investigative (që vetëm investigativë  nuk janë, sepse nuk kanë nxjerrë asnjë fakt me punën e tyre, përveccse kanë marrë nga dosjet prokurorëve sigurisht me shpërblem nga më të cuditshmet), janë bërë vetë si hetues, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, dhe e japin vetë verdiktin se ccfarë denimi duhet. Po të shohësh miqtë e Demonit duket se përfundimet e gazetarëve investigative janë mot a mo me opozitën,  duke e ditur fare mirë (meqënëse janë edhe me shkollë të lartë), se derinë vendimin gjyqësor i pandehuri supozohet -i pafajshëm. 

 Pa  i mbajtur anën Ballukut mund të thuehet se akuza për Pabarazi në tendera` nuk i takon ministrit por Komisionit të Tenderit. Kjo është arësyeja që të jesh i pandehur dhe të jesh në liri – ka argument për Ballukun. Bërja e një ` gjyqi popullor` se ashtu i kënaqet egoja Demonit me qëllim qe te largoje vemendjen vetja  dhe të duket para popullit si `engjell` i tipit Eosfor,  del se kush genjehet, genjehet, por le tja leme korrupsionin Ligjit, dhe Demonin me shoket e tij le tja leme Zotit, qe te shpëtoje Shqipëria nga ai dhe nga  antishqiptarët.  

priftipirro2017@gmail.com