Kreu Blog Faqe 404

Blinera Hajdari me ese për romanin e Jusuf Buxhovit “Udhëtimi në kohë”

0
Nga: Blinera Hajdari
___
ABSURDITETI I DILEMËS: “ME VRA OSE ME U VRA”?…
___
-Jusuf Buxhovi: “Udhëtimi në kohë”, roman, boti “Faik Konica, Prishtinë, 2025.
___
Me emrin dhe veprën e Jusuf Buxhovit, lexuesi shqiptar njihet qysh herët , zakonisht me “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”. Sot para vetes kemi një libër të botuar këtë vit, i cili në vetvete është një përsiatje në periudha të ndryshme.
Titulli që autori vendos për veprën “Udhëtimi në kohë” justifikohet gjatë leximit të librit, sepse paralajmëron atë që do të trajtohet në vepër. Krahas titullit kryesor, ofrohet edhe një nëntitull apo titull i dytë: “E djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja e Artan Rrashtës”, me çka na prezantohet protagonisti i veprës dhe periudhat nëpër të cilat shpirti i tij ndeshet vazhdimisht me shqetësime.
Ashtu siç na tregon titulli, vepra ka tri pjesë kryesore: E djeshmja, që trajton të kaluarën e largët dhe vendos në qendër principatat; E sotmja, që na vjen përmes konceptit fisnor; dhe E nesërmja, me një emër karakterizues, Thashethemnaja. Krahas tyre, në ndërtim të veprës futen edhe një prolog e një epilog i shkurtër.
Pra, këto tri kapituj na tregojnë tri histori, të cilat mbeten të lidhura me njëra-tjetrën, sepse protagonisti nuk gjen pushim, gjë që e vërejmë qysh në prolog, ku paralajmërohet udhëtimi në kohë:
“Fijet e plumbit të derdhur të kthejnë në të kaluarën… Prej andej kalon tek e tashmja për tel e ardhmja… Mbyll sytë dhe përhumbu në kohë…”
E djeshmja na kthen në kohën e principatave, ku përmenden e përsëriten kryqtarët dhe kryqat e tyre. Shtjellohet herë triumfi i kryqtarëve të Perëndimit ndaj Lindjes, e herë i Lindjes ndaj Perëndimit, duke krijuar një unazë që përsëritet dhe të cilën protagonisti nuk di si ta ndalë, por e di që ajo nuk do të ndalet. Kryqtarët ndërrohen shpejt dhe shpesh, duke dëmtuar besimtarët që nuk donin “kryqin” e tyre.
“Kur nga Lindja apo Perëndimi njëri kryq ndërronte tjetrin dhe rregullat e veta i shpallte si të paprekshme, e nga brenda ruante të njëjtat detyrime dhe kufizime që shkonin deri te ngulfatja e frymëmarrjes…”
Qysh në pjesën e parë hasim në kundërshtime mes dy mendimeve, dy botëkuptimeve, dy koncepteve të ndryshme rreth gjendjes së kohës, të mirës së përgjithshme, Princit dhe principatave.
Nga principata kalojmë te fisi, koncept që protagonisti ynë nuk e do. “Ishim kthyer në qenie të paqena, pa ndjenjën e kohës dhe të hapësirës.”
Mënyra fisnore e organizimit të jetës shoqërore, në sytë e protagonistit tonë, del si një mënyrë e tejkaluar dhe me të meta të shumta, me të cilat ai nuk pajtohet. “Mendimet e mia prej inatçiu, që binin ndesh me ato të mendësisë së fisit apo të turmës së mbikëqyrur pafundësisht në emër të mbrojtjes së saj nga rreziqet që i futeshin në kokë nga Prijësit-profet.”
Protagonisti nuk pajtohet me psikologjinë e turmës dhe refuzon ta ndjekë atë. “Mendësia e turmës së fisit që na mban peng, prej nga vetmitarët dhe qyqarët, si unë, kërkojnë shpëtim me ikje rrugëve të botës…”
Kushdo që ikën nga mendësia e turmës shpallet i çmendur ose i sëmurë, dhe pikërisht turma është ajo që kërkon prijësin e saj, tiranin apo diktatorin, sepse është mësuar me të.
Satira e prekshme shfaqet në pjesën e tretë, që mban emrin E nesërmja / Thashethemnaja, në të cilën thumbohet realiteti ekzistues, dhe personazhet qepin sytë për të mos e parë botën. Këtu dukshëm shtohet numri i personazheve dhe ndryshon ndërtimi i tekstit, që na paraqitet me nënndarje. Ironia, natyrisht, është dominuese dhe dallohet qysh nga emërtimi i personazheve, me mbiemra si Pelini, Qorri, Krypa, Kërraba e të ngjashme.
Mirëpo kjo është krejt e pranueshme, sepse E nesërmja shkruhet në një kohë të çuditshme, ku edhe shelgu mund të bëhet rrush, edhe plaka mund të bëhet nuse, sikundër që edhe miza mund të bëhet buall dhe bualli mund të bëhet mizë, dhe çmos tjetër…
Pjesa e parë dallon nga e dyta, e dyta nga e treta, mirëpo, pavarësisht kësaj, ato mbeten të lidhura mes vete. Diku më shumë, diku më pak, shpërfaqet absurditeti i shoqërisë në të cilën jetojmë, gjë që dallohet edhe te tematikat e trajtuar dhe te ndërtimi i personazheve.
Pavarësisht nëse jemi në të djeshmen, në të sotmen apo në të nesërmen, reflektohet brendësia e shoqërisë sonë, kësaj radhe e zhveshur. Lakuriqësia është liri, ashtu si në epilog.
Në pjesën e parë dhe të dytë na del narratori i vetës së parë, pra narratori-personazh. Si principatën, ashtu edhe fisin, i shohim nga sytë e tij, duke e bërë gjithçka më të afërt.
Vepra ndërtohet nga gërshetimi i monologut dhe dialogut; ky i fundit paraqitet kryesisht mes Artan Rrashtës dhe atij që i drejtohet si “im Vëlla”. Vëlla, si emër i përgjithshëm, këtu shkruhet me shkronjë të madhe për të theksuar rëndësinë e saj.
Vëllai, që shpesh në vepër e gjejmë edhe si shpirti binjak, nuk na del si një person i dytë, por si një alter ego e protagonistit. Brenda secilit është “im Vëllai”, ajo forcë e brendshme me të cilën mund të mos pajtohemi, por që shpesh del jashtë nesh.
Pra, lufta e Unit!
“Udhëtimi në kohë” trajton absurditetin, vetminë si shpëtim, kufizimet, betejat e përjetshme të të kundërtave, njohjen e vetes përmes të menduarit e të tjera, të cilat Jusuf Buxhovi i trajton duke na vendosur para dilemës së njohur: Të vrasësh apo të vritesh?
(Punim i lexuar në “Vjeshta letrare e Gjilanit”, më 01.11.2025).

Fjalimi i historianit nga Lezha, Paulin Zef Zefi me rastin e zbulimit të bustit të Lekë Dukagjinit në Shpenadi afër Prizrenit

0
Paulin Zef Zefi, historian
___
‘Leka III Dukagjini dhe roli i tij në luftën kundër Perandorisë Osmane.”
___
Pinjolli më i shquar i familjes më të lashtë fisnike të Arbërisë, Leka III Dukagjini, i biri i Palit II Dukagjinit, i njohur edhe si “Pali i Urtë”, dhe nipi i Gjergj Arianit Komnenit, mendohet të ketë lindur në vitin 1410 në “Vulpiano” ose “Ulpiana.”
Ky qytet nuk dihet me siguri se ku ndodhej, pasi historianët janë të ndarë në mendime të ndryshme, midis Prizrenit, Lipjanit dhe Pjanit të Krasniqes, në Tropojë. Po ashtu, ekziston edhe një variant i katërt, që vendlindjen e tij e vendos te “Kodra e Lekës” në Velekincë të Anamoravës (Gjilan). Në mënyrë të ngjashme me figurën e Gjergj Kastriotit, vitet e para të jetës së Lekës III Dukagjinit, që përfshijnë fëmijërinë dhe rininë e tij, përbëjnë segmentin më pak të ndriçuar të biografisë së tij.
Kjo periudhë karakterizohet nga një mungesë e theksuar e burimeve të shkruara, të cilat kanë mbërritur deri tek ne të fragmentuara dhe të ndërprera, duke e bërë të pamundur rindërtimin e plotë të saj. Shkaqe të tilla si shkatërrimi i arkivave mesjetare, rrallësia e dëshmive të kohës dhe mbështetja kryesisht në traditën gojore, kanë ndikuar që kjo fazë e hershme e jetës së Lekës III të mbetet e mbuluar nga mjegulla e historisë. Me siguri mund të pohohet se Leka III e kaloi fëmijërinë e tij në qytetin e fortifikuar të Vulpianos ose Ulpianës, ku i ati, Pali II Dukagjini, kishte rezidencën e tij princërore.
Gjatë rinisë së tij, Leka u formua nën frymën humaniste të Rilindjes Europiane, pasi u edukua në dy qendra kulturore shumë të rëndësishme siç ishin Venecia dhe Raguza. Më 2 mars 1444, tashmë në moshën 34-vjeçare, Lekë Dukagjini (Lecchas Ducaginus) del në burimet historike si pjesëmarrës në Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, ku u shfaq në kryeqytetin e vjetër të Dukagjinëve së bashku me të atin, Palin II, dhe me të afërmin e tij, Nikollën. Si bashkëluftëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës dhe anëtar i Lidhjes së krijuar pas këtij Kuvendi, Pali II Dukagjini gëzonte jo vetëm respektin e princave të tjerë arbër, por sidomos një vlerësim shumë të lartë nga vetë Kryeheroi, i cili shprehej se: “Nëse Arbëria do të kishte më tepër princa kaq të zotë dhe kaq bujarë si Pal Dukagjini, ajo do të bëhej shumë shpejt vendi më i lulëzuar i botës.” Gjatë kohës së sundimit të Palit II, mbështetja e tij ndaj Gjergj Kastriotit-Skënderbeut u shfaq e pakushtëzuar, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë financiar, duke u dalluar ndër të gjithë princat e tjerë të Lidhjes së Lezhës.
Megjithatë, akti i rëndë i vrasjes së Lekë Zaharisë, më vonë vdekja e Palit II dhe ngjitja në fron e Lekës III, ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, duke përmbysur ekuilibrat politikë dhe ushtarakë në Arbëri. Duke nisur nga muaji nëntor i vitit 1447 dhe deri në muajin shkurt të vitit 1459, pra për gati 12 vite me rradhë, marrëdhëniet midis Lekës III Dukagjinit dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut karakterizohen nga një rivalitet i hapur, tension konstant dhe deri në konflikt të armatosur. Ndërkohë që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, duke kaluar nga një fitore në tjetrën, u shndërrua në udhëheqësin ushtarak më të famshëm të Kontinentit Europian dhe u bë një figurë qendrore në arenën ndërkombëtare, Leka III Dukagjini, i pozicionuar midis tij, Republikës Veneciane, Despotatit serb të Rashës dhe Perandorisë Osmane, u gjend i përfshirë në një luftë të vazhdueshme në disa fronte njëherësh, çka solli humbjen e sipërfaqeve të mëdha territoriale, sidomos në Dardaninë Perëndimore ose Rrafshin e Dukagjinit.
Pas pushtimit të Artanës ose Novobërdës më 1 qershor 1455, forcat e armatës sulltanore të udhëhequr nga vetë Mehmeti II Fatih, vërshuan edhe kundër qyteteve të tjera të Kosovës, duke pushtuar Prishtinën, Vuçitërnën, Janjevën, Lipjanin, Trepçën, Bellasicën dhe Klinën. Po ashtu, në disa burime flitet edhe për rënien e Prizrenit, qytet, i cili u pushtua prej turqve osmanë më 21 qershor të vitit 1455. Pushtimi i Prizrenit u realizua nga komandanti i njohur i kalorësve akinxhinj, Ahmed Beg Evrenoszade. Mirëpo, sipas një versioni tjetër, rënia definitive e qytetit të Prizrenit në duart e turqve osmanë u bë më 1456, kurse sipas burimeve osmane kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1459.
Me sa duket, Prizreni është pushtuar disa herë nga osmanët dhe më pas është çliruar nga arbërit, të cilët e kanë dëbuar garnizonin armik me forcën e armëve deri sa qyteti u pushtua përfundimisht më 1459. Ndërsa Peja mbeti e lirë dhe nën kontrollin e Dukagjinëve deri në vitet 1462-1463, ndërkohë që në vitin 1455 sulltan Mehmeti II Fatih, duke lënë Pejën të papushtuar, u nis drejt Serbisë dhe gjatë marshimit pushtoi territorin e Kapaonikut. Humbja e qyteteve dhe territoreve të lartpërmendura, prej të cilave një pjesë e konsiderueshme i përkisnin zotërimeve të Lekës III Dukagjinit dhe sidomos Prizreni, ku asokohe ai kishte rezidencën e tij, e detyroi këtë të fundit t’i nënshtrohej vasalitetit ndaj Mehmetit II Fatih. I gjendur në këto kushte, Leka III, së bashku me të shoqen, Teodora Muzaka, dhe me oborrtarë besnikë, si dhe qytetarë të ndryshëm nga Ulpiana, Prizreni, Peja e qytete të tjera, u detyruan të tërhiqeshin në malësi, ku ndërtuan rezidenca dhe kështjella së bashku me banorët e lirë të këtyre viseve. Në këto vende, kryezoti i tyre dukagjinas, së bashku me bijën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë të ardhurit, u rrethua me mikpritje dhe respekt të madh nga malësorët vendas.
Në të njëjtën kohë, Leka III u përqendrua në sulmet kundër Arbërisë Veneciane, me qëllim të vendosjes së kontrollit mbi Danjën dhe Sapën. Danjën e mori me përkrahjen e Spanëve, më 4 nëntor të vitit 1456, gjatë një aksioni luftarak që u zhvillua natën dhe më pas e humbi pak kohë më vonë. Edhe pas marrjes së Sapës në vitin 1458, e cila njihet si qyteti më i vjetër i Dukagjinëve, ai nuk i shijoi gjatë frytet e fitores. Duke qenë se Leka III akuzohej për bashkëpunim me osmanët dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu gëzonte mbështetjen e plotë të Selisë së Shenjtë për çdo lloj sipërmarrje të vetën, ky i fundit mobilizoi ushtrinë dhe sulmoi zotërimet e Dukagjinëve në trevën e Zadrimës.
Në fillim të vitit 1459, gjatë një aksioni të fuqishëm, e dëboi Lekën III nga Kështjella e Sapës (Nënshat), të cilën e mori sa hap e mbyll sytë dhe bashkë me të edhe disa vende të tjera. I gjendur në këto kushte, Leka III e zhvendosi selinë e tij në qytetin e lashtë iliro-arbnor të Sardës (Ishulli i Shurdhahut), ku do të qëndrojë bashkë me familjen dhe oborrtarët e tij deri në vitin 1479. Duhet theksuar se konflikti midis Gjergjit dhe Lekës nuk shkaktonte pasoja të dëmshme vetëm brenda kufijve të Arbërisë, por në kontekstin më të gjerë të “Luftës së Shenjtë” kundër Perandorisë Osmane, kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në skenën politike dhe ushtarake europiane. Prandaj, çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit çonte në dobësimin e frontit antiosman në Arbëri, duke dëmtuar shumë rëndë “Kauzën e përbashkët të Botës së Krishterë.”
Për të mundësuar me çdo kusht pajtimin midis “2 monarkëve të fuqishëm arbër”, vetë Selia e Shenjtë në Romë ndërmori dy përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim. Më 13 gusht 1452, Papa Nikolla V i ngarkoi ndërmjetësuesit të tij, imzot Pal Dushit (Paolo Dussus), krijimin e një komisioni të posaçëm me detyrën për të organizuar një takim pajtues midis palëve kundërshtare.
Asokohe Leka III ishte një nga të dyshuarit kryesorë për organizimin e atentatit të dështuar kundër Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Pyllin e Krrabës, në vitin 1451. Takimi sqarues dhe pajtues u zhvillua në qytetin e Durrësit më 25 tetor të vitit 1452. Mirëpo, siç u trajtua pak më lart, marrëdhëniet midis tyre u acaruan sërish në vitin 1458, pasi përflitej sikur Leka III kishte bashkëpunuar me osmanët në dëm të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Republikës Veneciane.
Nëpërmjet Bulës Pontifikale që Papa Piu II shpalli në Siena, më 10 shkurt 1459, Dukagjinët kërcënoheshin me çkishërim nëse ata nuk do të shkëpusnin lidhjet me osmanët dhe të pajtoheshin me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun brenda 15 ditëve. Personi që u caktua për ta kryer këtë mision shumë të vështirë dhe që e finalizoi atë me sukses, ishte imzot Pal Ëngjëlli, një figurë e jashtëzakonshme dhe me shumë autoritet.
Marrëdhëniet delikate midis Dukagjinasit dhe Kastriotit pësojnë sërish një krisje tjetër në pranverën e vitit 1462 për t’u sheshuar një herë e përgjithmonë në muajin tetor të vitit 1463. Tashmë, Leka III, nga rivali kryesor i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Arbëri, kthehet në njërin prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Gjatë zhvillimit të Betejës në Fushën e Sfetigradit (korrik-1465) kundër ushtrisë osmane të komanduar nga renegati arbër, Ballaban Pashë Badera, në një moment të caktuar, ushtarët osmanë e rrethuan Gjergj Kastriotin-Skënderbeun nga të gjitha anët, duke i ngushtuar rrezen e veprimit. Njëri prej tyre iu hodh mbi trup, e kapi për qafe sa desh e shtriu përtokë, duke përdorur peshën e vet trupore dhe inercinë e lëvizjes, por në këtë moment kritik besohet se ishte pikërisht Leka III Dukagjini, i cili arriti ta vrasë ushtarin armik duke ia kaluar shpatën tej për tej në trup dhe e shpëtoi udhëheqësin e vet nga rreziku. Sa hap e mbyll sytë dhe pothuajse në të njëjtën kohë, u copëtuan edhe pesë ushtarë të tjerë osmanë që ndodheshin aty pranë, ndërsa në rradhët e luftëtarëve arbër nuk mbeti asnjë i plagosur.
Mirëpo, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u hodh përsëri si i tërbuar në mes të skuadronit armik dhe mbeti për disa kohë krejt i vetëm, pa e ditur askush se çfarë po bëhej me të. Gjatë këtij sulmi u përpoq rastësisht me vetë Ballaban Pashën dhe në atë çast, në inat e sipër, e ngriti shpatën me të dy duart për ta goditur atë sa më fort mbi helmetë, por duke qenë se lëshoi frenat, kali i tij ra në gjunjë dhe u godit për vdekje nga ushtarët osmanë. Më pas, kali i plagosur e vijoi ecjen, duke përfunduar i përplasur mbi trungun e një peme të vjetër dhe aty ra përdhe. Bashkë me të u rrëzua edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili u përplas me forcë në trungun e lisit dhe më pas përtokë me kokë e me shpatullën e djathtë, duke mbetur i shtrirë dhe pa lëvizur, sikur të kishte vdekur. Kalorësit osmanë, duke menduar se tashmë kishte vdekur, zbritën menjëherë nga kuajt që t’i prisnin kokën. Në këto çaste kaq kritike, kalorësit e Gardës Pretoriane, që e kishin parandjerë rrezikun, u vërsulën kundër ushtarëve armiq, por i pari që shkoi me shpejtësi pranë tij ishte Tanush Dukagjini, i cili u vërsul si i çmendur në mesin e ushtrisë osmane për të shpëtuar kryekomandantin e vet. Gjatë fushatës së madhe sulltanore të vitit 1466, ndërkohë që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu luftonte me masën kryesore të armatës perandorake osmane të udhëhequr personalisht nga Mehmeti II Fatih, Leka III Dukagjini u mbrojt heroikisht në malet e tij të papushtueshme përballë ushtrisë osmane të komanduar nga nipi i vezirit të madh, Mahmut Pasha Angeloviç (serbo-bizantin), duke e detyruar atë të tërhiqej me humbje të mëdha në njerëz.
Në malësitë e Veriut të Arbërisë, njësoj si në Krujë, forcat osmane dështuan plotësisht në përpjekjet e tyre përballë Lekës III, i cili, duke bashkëpunuar ngushtë me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe nipin e tij, Ivan Cernojeviçin (Gjon Gjurashin), princ i Zetës së Sipërme (Mali i Zi), shpëtuan jo vetëm zotërimet e tyre, por edhe qytetet e rëndësishme të Arbërisë Veriperëndimore të kontrolluar nga Republika Veneciane, si: Shkodra, Lezha, Danja, Drishti dhe Ulqini. Roli vendimtar i Lekës III Dukagjinit spikat edhe gjatë luftimeve të përgjakshme për çlirimin e Kështjellës së Krujës nga rrethimi i dytë më 23 prill 1467, kur mbeti i vrarë vetë komandanti osman dhe renegati famëkeq arbër, Ballaban Pashë Badera.
Gjatë këtij sulmi asgjësues të ushtrisë arbëre të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Leka III komandonte një grupim të rëndësishëm të ushtrisë arbëre që ishin mobilizuar në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat.
Kjo fitore u arrit falë koordinimit të shkëlqyer midis Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Lekës III Dukagjinit, Nikollës II Dukagjinit dhe Nikollë Monetës, të cilët komanduan forcat arbëre që sulmuan kampin osman dhe trupave të garnizonit të Kështjellës së Krujës të komanduar nga Tanush Topia dhe veneciani, Baldassare Perducci. Kontributi i Lekës III ka qenë i shënuar edhe gjatë zhvillimit të Betejës së Krrabës më 27 prill 1467, gjatë rrethimit të kështjellës osmane të Elbasanit dhe më pas në luftimet për çlirimin e disa kështjellave atërore të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si ajo e Stellushit në trevën e Matit dhe e Çidhnës në Dibrën e Poshtme, më 30 prill 1467. Përballë goditjes kataklizmike që pësoi Arbëria në verën e vitit 1467 si pasojë e fushatës së madhe sulltanore të udhëhequr nga Mehmeti II Fatih, ushtria e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me rradhët e saj thellësisht të dëmtuara gjatë viteve të fundit, triumfoi me sukses kryesisht në sajë të përforcimeve me luftëtarë nga malësitë e Veriut, që ishin nënshtetas të Lekës III Dukagjinit.
Po ashtu, vlen për t’u theksuar se më 14 korrik 1467, pasi kishte pushtuar Kështjellën e Petralbës në Mat, sulltan Mehmeti II Fatih nisi drejt Veriperëndimit të Arbërisë vezirin e madh, Mahmud Pasha Angeloviç, me një ushtri që përbëhej nga 60.000 kalorës të zgjedhur. Mahmud Pasha u vërsul me tërbim kundër Lezhës, Zadrimës dhe Shkodrës, ku për tri ditë me rradhë ai u ngop duke vrarë, plaçkitur e shkatërruar çdo gjë që i doli përpara syve. Gjatë luftimeve që u zhvilluan me trupat shkodrane, u dogj edhe pjesa e poshtme e qytetit, por kështjella Rozafa mbeti e paprekur. Më 17 korrik 1467, veziri i madh u largua nga qyteti i Shkodrës dhe ushtria e tij, pasi kaloi lumin Drin, u shfaq pranë Danjës. Nga aty, Mahmud Pasha Angeloviç marshoi në malet e Lekës III Dukagjinit. Asokohe, ky i fundit, ndodhej në pozita mjaft të vështira, sepse e kishin tradhtuar Nikolla II dhe Progon Dukagjini, që tashmë ishin bashkuar me turqit osmanë. Megjithatë, pavarësisht tradhtisë në gjirin familjar, Leka III i bëri ballë me shumë sukses ushtrisë armike, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme.
I gjendur në këto rrethana, Mahmud Pashë Angeloviç nuk vazhdoi më tej, por u detyrua të tërhiqet dhe u nis drejt qytetit të Krujës për t’u bashkuar me forcat kryesore të sulltan Mehmetit II Fatih. Ndërsa në Betejën e Kirit, më 14 janar 1468, ndërkohë që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu po lëngonte në shtrat i mbërthyer nga ethe të tmerrshme, ai ia besoi komandën e Gardës Pretoriane dhe të gjithë ushtrisë arbëre pikërisht Lekës III Dukagjinit, i cili i shkaktoi ushtrisë osmane të udhëhequr nga Ahmet Pasha, një disfatë katastrofike. Vdekja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut tri ditë më vonë, më 17 janar 1468, pasi i sollën në Lezhë lajmin e shumëpritur të fitores së Kirit, pati një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të Arbërisë, sepse përveç Lekës III Dukagjinit, asnjë përfaqësues tjetër i fisnikërisë vendase nuk mund t’i bënte ballë furisë së sulltan Mehmetit II Fatih. Gjithashtu, duhet theksuar se Leka III iu ndodh te koka Gjergj Kastriotit deri në çastin e fundit të jetës dhe pas kalimit të tij në amshim, e vajtoi sipas zakonit të lashtë të “Gjâmës së Burrave”, duke ngritur zërin e vajit dhe duke çkulur mjekrën e flokët, si shenjë dhimbjeje dhe nderimi. Historiani i mirënjohur tirolez (gjermano-austriak), Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861), vëren se: “Në kujtimet e varfëra të kohës, qoftë për besnikërinë e qëndrueshme ndaj çështjes së përgjithshme, qoftë për arsye të kontingjenteve të tij të shumta, nga krerët arbër shprehimisht përmendet vetëm princi i Dukagjinit.”
Menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, aristokracia arbëre u gjend në një udhëkryq të madh ekzistencial, sepse përfaqësuesit e saj, me qëllim për të mbijetuar përballë “Kolosit turk”, duhej të zgjidhnin njërën nga tri rrugët. Një pjesë e fisnikëve arbër parapëlqyen të tërhiqeshin në male për të ruajtur lirinë, pavarësinë, dinjitetin, besimin e Krishterë dhe kujtimin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, duke luftuar deri në vetëmohim. Të tillë ishin Leka III dhe Nikolla II Dukagjini së bashku me nipin e Kryeheroit, Ivan Cernojeviçin (Gjon Gjurashin). Një pjesë tjetër, zgjodhën rrugën e kompromisit, duke u vënë në shërbim të turqve osmanë dhe shpejtuan të marrin në dorë disa nga zotërimet e vjetra feudale të familjeve të tyre, duke “mohuar” besimin e të parëve dhe përqafuar besimin e pushtuesit. Ndërsa, pjesa e mbetur, në pamundësi për të rezistuar, vendosën të mos poshtërohen dhe zgjodhën të braktisin atdheun, duke ikur në drejtim të brigjeve të shteteve italike. Bashkë me ta, nga Arbëria u largua edhe një numër jashtëzakonisht i madh njerëzish, duke shkaktuar një katastrofë demografike dhe hemoragji të tmerrshme kombëtare. Vdekja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, e cila shkaktoi një hidhërim të thellë në popullin arbër, nuk ia dobësoi dëshirën për të mbrojtur lirinë, por lufta për pavarësinë e Arbërisë, të cilës Kryeheroi i dha forcën, talentin politik dhe gjenialitetin ushtarak, vazhdoi të jetojë nën udhëheqjen e Lekës III Dukagjinit.
Në këmbim të gatishmërisë ushtarake, Leka III u garantoi malësorëve të Principatës së Dukagjinëve, si dhe të gjithë atyre që iu bashkuan për mbrojtje, lirinë brenda organizimit të tyre fisnor. Në kushtet e reja, kjo liri u institucionalizua përmes riorganizimit të Pleqve mbi bazë fshati dhe krahine, duke ruajtur kështu strukturën fisnore brenda rendit të ri politik. Në këto kushte, mijëra banorë të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Ultësirës Perëndimore vërshuam drejt zonave malore nën kontrollin e Lekës III, ku gjetën një strehë të sigurtë. Për fatin e mirë të Arbërisë, në periudhën 1468–1473, sulltan Mehmeti II u angazhua në fronte të tjera ushtarake (Karamani, Negroponte dhe Anadolli Lindor), çka i dha vendit tonë një periudhë relative qetësie. Megjithatë, në vitin 1474 turqit osmanë ndërmorën një ekspeditë të madhe kundër qytetit të Shkodrës, ku u angazhuan rreth 80.000 trupa, përfshirë 8.000 jeniçerë dhe pajisje të rënda artilerie.
Rrethimi i Shkodrës (15 korrik – 28 gusht 1474) përfundoi me dështimin e plotë të turqve osmanë falë qëndresës titanike të garnizonit të Rozafës prej 2.500 luftëtarësh dhe 4.000 civilëve, të mbështetur nga repartet e Lekës III Dukagjinit dhe Ivan Cernojeviçit, që vepronin jashtë mureve të kështjellës. Më 6 shtator 1477, Leka III Dukagjini së bashku me proveditorin venecian, Francesco Contarini, arrijnë të çlirojnë Kështjellën e Krujës nga rrethimi i ngritur prej një viti nga Ahmed Bej Evrenozi. Mirëpo, fitorja e arritur përmbyset shumë shpejt dhe përfundon në disfatë si rezultat i pakujdesisë së forcave arbëro-veneciane, të cilët u shpërndanë mbas plaçkës.
Repartet e mbijetuar të ushtrisë osmane u hodhën në kundërsulm dhe në këtë betejë Leka III mbeti i plagosur rëndë, aq sa disa autorë e kanë bërë atë të vdekur. Leka III Dukagjini ka dhënë një kontribut të shënuar edhe për mbrojtjen e Shkodrës gjatë rrethimit të Kështjellës së Rozafës nga armata perandorake osmane në vitet 1478-1479. Pasi më 25 prill 1479 u ratifikua në Venecia marrëveshja e paqes së nënshkruar në Stamboll më 25 janar 1479 midis Perandorisë Osmane dhe Republikës Veneciane, dorëzimi i Shkodrës shënon edhe ikjen e Lekës III në Venecia së bashku Nikollën II, Ivan Cernojeviçin dhe shumë arbër të tjerë. Mirëpo, më 15 qershor 1481, në kohën kur turqit osmanë kishin përqendruar forca të mëdha në qytetin e Vlorës për t’i dërguar në ndihmë të ushtrisë që mbante të pushtuar Otranton, në Puglia, Leka III dhe Nikolla II Dukagjini së bashku me nipin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Ivan Cernojeviçin e Malit të Zi, kthehen në zotërimet e ish-principatave të tyre. Fatkeqësisht, pas njoftimit të fundit që na ofrojnë burimet dokumentare raguzane (15 qershor 1481), të dhënat mbi fatin e mëtejshëm të Lekës III Dukagjinit pas kthimit të tij në atdhe mungojnë plotësisht! Të vetmet dëshmi që hedhin dritë mbi ditët e fundit të jetës së tij mbeten legjendat dhe gojëdhënat e shumta, të cilat janë ruajtur dhe transmetuar brez pas brezi deri në ditët e sotme.
Menjëherë pas kthimit nga Venecia, sipas traditës gojore, Leka III u vendos fillimisht në kështjellën e Drishtit, ku vazhdoi luftën kundër turqve osmanë. Më pas ai u tërhoq në “Shkambin e Rajës”, në Tropojë, duke vijuar në “Gurin e Lekës” në Shosh të Dukagjinit, më tej në Dukagjinin e Vjetër (Pukë-Mirditë) dhe përfundimisht u tërhoq në “Fushën e Kosovës”, ku pas një betimi solemn të mbajtur së bashku me krerët e vendit për të mos rënë të gjallë në duart e turqve, ai zhduket në mënyrë misterioze. Ky itinerar sugjeron mundësinë që Leka III të ketë ndërruar jetë në mes bashkëluftëtarëve dhe popullit që ai udhëhoqi dhe të cilët e deshën aq shumë, duke i qëndruar besnikë deri në fund. Data e pranuar për vdekjen e tij është viti 1481, por burimet historike nuk ofrojnë hollësi mbi vendin dhe as mbi rrethanat e vërteta të ngjarjes. Meqenëse burimet historike heshtin, rrethanat mbeten tërësisht të panjohura. Po ashtu, as tradita gojore nuk jep të dhëna lidhur me kohën dhe vendin e vdekjes së Lekës III, njësoj siç nuk disponohet asnjë informacion për vendvarrimin e tij. Sipas traditës gojore, ai u largua duke dhënë bekimin e tij për lirinë e trojeve arbëre dhe duke mallkuar çdo robëri që do t’i rëndonte ato, deri në çastin kur zotërit e vërtetë të këtyre viseve të riktheheshin në atdheun e tyre.
Sipas një gojëdhëne që At Marin Sirdani O.F.M. ka shënuar në Pecaj të Shalës, të kallëzuar prej Prêkë Sokol Bashës, në çastet e fundit përpara se të largohet nga kjo botë, Lekë Dukagjini, në praninë e krerëve të vendit në Fushën e Kosovës, ka nxjerrë shpatën dhe duke ngritur sytë lart nga qielli e ka ngulur atë në dhé, duke thënë: “O Zot, merrem shpirtin, por mos premto të bij në dorë të Turkut”! Këto kanë qenë fjalët e fundit të pinjollit më të shquar të Dukagjinëve dhe princit të lavdishëm të paraardhësve tanë. Në një relacion të vitit 1637, ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Imzot Frang Bardhi, shkruan se në Pukë: “Në rrugë e në punë këndojnë me zë të lartë trimëritë e burrave të tyre të mëdhenj dhe sidomos të të pathyeshmit Zot Gjergj Kastriotit, të quajtur Skanderbeg (invitiss.o Sig.r Giorgio Castriota d.o Scanderbegh) dhe të të përshëndritëshmit Zot Lekë Dukagjinit (Ill.mo Sig.r Lecha Ducagino), princit dhe zotërisë së tyre.” Kujtimin e gjallë të këtij udhëheqësi të madh të paraardhësve tanë, figura e të cilit lidhet kryesisht me “Kanunin”, sot e gjejmë kudo, në hapësirën e gjerë që shtrihet nga Lezha, Zadrima dhe Shkodra deri në Gjilan të Anamoravës, ku emri i tij ruhet në legjenda, gojëdhëna, këngë dhe tregime popullore, por mbi të gjitha në toponime.
Nëpër shekuj, figura e Lekës III Dukagjinit ka ruajtur rolin e saj si një emblemë e shquar e trimërisë dhe drejtësisë arbërore. Ai nuk përfaqëson vetëm një luftëtar të fuqishëm dhe princ të mençur, por edhe një udhëheqës politik e ushtarak të talentuar dhe një simbol të bashkimit të malësorëve gegë përballë presionit osman. Përmes sakrificës së tij, e cila shërbeu ndër shekuj si model frymëzimi, bërthama e zotërimeve të Dukagjinëve arriti të ruhej kryesisht e pavarur deri në vitin 1912.
Burimet tradicionale, përfshirë legjendat, gojëdhënat dhe këngët, që janë transmetuar brez pas brezi, nuk pasqyrojnë vetëm veprimtarinë ushtarake dhe politike të Lekës III Dukagjinit, por edhe një paradigmë të qëndrueshmërisë dhe trimërisë së pandalshme. Figura e tij nuk kufizohet vetëm në ngjarjet historike të Shqipërisë së Veriut dhe Rrafshit të Dukagjinit, por ajo jeton përmes Kanunit dhe çdo rrëfimi, anekdote apo kënge, që e kujton në shumë treva të Gegnisë. Emri i tij përfaqëson qëndresën kundër Perandorisë Osmane, ndërsa trashëgimia që ka lënë pas mbetet një thirrje e vazhdueshme për guxim, dinjitet, mbrojtje të identitetit kombëtar dhe përkushtim ndaj atdheut, deri në vetëmohim.
Nga: Paulin Zefi.
Shpenadi, Prizren: 02.11.2025.

Bashkimi kundër Albin Kurtit, … gjithsesi të ta bëjë më të fortë

3
Halil Gaci, Skenderaj
___
BASHKIMI KUNDËR ALBIN KURTIT DHE BETEJAT POLITIKE NË KOSOVË
___
Kur opozita, Beogradi, Rusia dhe disa zëra nga Tirana bashkohen në një front të përbashkët për ta rrëzuar Kurtin dhe qeverinë e tij
Në skenën politike të Kosovës, duket se është krijuar një bashkim i gjerë kundër Albin Kurtit dhe Donika Gervalles dhe Faton Pecit.
Sipas disa analistëve dhe qarqeve opozitare në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka ndarë rreth 1 miliard euro me qëllim për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin Kurti.
Serbia dhe presidenti Vuçiç janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme dhe me përpjekje maksimale për ta dëmtuar dhe rrëzuar qeverinë aktuale të Kosovës.
Fatkeqësisht, këtij skenari i janë bashkuar edhe disa forca të opozitës kosovare, të cilat me veprimet e tyre janë bërë pjesë e lojërave politike që vijnë nga Beogradi.
Në të njëjtën kohë, disa individë të papërgjegjshëm dhe provokatorë kanë tentuar ta frikësojnë Kurtin publikisht me kërcënime të ulëta – njëri duke deklaruar se “do ta tërheqin zvarrë në qendër të Prishtinës”, e tjetri duke paralajmëruar “shuplaka në të njëjtin shesh”.
Këto gjeste të turpshme dhe të padenja nuk përfaqësojnë qytetarinë kosovare, por mendësinë e atyre që kanë mbetur peng i së kaluarës dhe i interesave të huaja.
Megjithatë, fatmirësisht, kryeministri Kurti ka dëshmuar se nuk frikësohet nga askush dhe mbetet i palëkundur në mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
Në të njëjtën kohë, kemi parë përpjekje të hapura për bllokimin e institucioneve që kanë dalë nga vota e mbi 50% të qytetarëve shqiptarë.
Po ashtu, janë bërë tentativa për të ndikuar apo blerë njerëz të afërt me Kurtin – si në rastin e Liburn Aliut, Shpend Ahmetit dhe të tjerëve – të cilët sot janë shndërruar në analistë që dalin në media duke kritikuar dhe sulmuar Kurtin e qeverinë e tij, shpesh në një linjë të ngjashme me qëndrimet që vijnë nga Beogradi dhe Moska.
Sa më shumë që janë bashkuar kundër tij ,qoftë opozita e brendshme, qoftë Serbia, Rusia apo edhe disa zëra të pabesë nga Shqipëria ,aq më të fortë e kanë bërë Albin Kurtin dhe mbështetësit e tij.
Çdo sulm, çdo fyerje dhe çdo përpjekje për ta rrëzuar, në vend që ta dobësojë, e ka forcuar edhe më shumë lidhjen e tij me qytetarët dhe besimin e popullit në drejtimin që ai përfaqëson.
Fyerjet e përbashkëta nëpër media kundër Kurtit dhe qeverisë,dhe veçanërisht qëndrimet e opozitës kosovare që përputhen me linjën e Beogradit, si dhe veprimet e qarqeve që punojnë kundër interesave të shtetit të Kosovës ,së bashku me sulme, shpifje dhe përçmime të qëllimta për ta dëmtuar kryeministrin, kanë prodhuar efektin e kundërt.
Në vend që ta dobësojnë, ato e kanë konsoliduar pozitën e Kurtit dhe kanë bashkuar më shumë shqiptarët rreth tij, duke i motivuar që ta mbrojnë dhe ta votojnë sërish ,ashtu si në vitin 2021, dhe me gjasë edhe tani.
Përndryshe, nëse këto forca arrijnë të marrin pushtetin, ekziston rreziku që interesat kombëtare të dëmtohen,përfshirë edhe humbjen e kontrollit të veriut të Kosovës ,për shkak të veprimeve të atyre që mund të konsiderohen tradhtarë ndaj kauzës kombëtare.
Për sa kohë që politika e Kosovës do të dominohet nga të paditur, profiterë dhe njerëz që e kanë trajtuar shtetin si plaçkë ,e që sot e bojkotojnë dhe e shajnë në bashkëpunim me Vuçiçin dhe disa qarqe antishqiptare në Evropë, apo edhe me individë si Richard Grenell, të cilët në të kaluarën kanë tentuar ta ndajnë Kosovën për interesa personale e financiare ,Albin Kurti do të mbetet një figurë e pathyeshme dhe e pavdekshme në politikën shqiptare.
Vetëm kur nga skena politike të largohen të paditurit dhe profiterët, dhe në pushtet të vijnë profesionistë e intelektualë të dëshmuar, Kosova do të mund të ecë përpara si një shtet i lirë, demokratik dhe me dinjitet të plotë ndërkombëtar.

Vetëm tek ne ka kaq shumë “dudukë” që përdorin dhe shpërndajnë materiale që i prodhon BIA e Serbisë

0
Lis Bukuroca, Gjermani
___
Agjentët e BIA-së serbe
___
Zakonisht, shërbimet sekrete nuk publikojnë emrat e bashkëpunëtorëve të vet. Motivi është i thjeshtë: nëse do ta bënin, të tjerët do të frikësoheshin dhe do të refuzonin bashkëpunimin.
Prandaj, shërbimi sekret serb nuk ka shkruar asnjëherë publikisht se kush ka qenë bashkëpunëtor i tij. Së paku unë nuk kam lexuar asnjëherë. Kjo vlen edhe për Fatmir Shehollin apo Radomir Labanin, por edhe për disa të tjerë që ne i njohim: BIA serbe zyrtarisht as nuk pohon, as nuk mohon.
Agjentura serbe është vetëpërmbajtur; arsyet kuptohen, megjithatë shpesh shfaqen dëshmi për personalitete shqiptare, të supozuara si të lëshuara nga shërbimi sekret serb apo policia e Kosovës. Falsifikime që çdo agjent do t’i sajonte pa asnjë vështirësi.
Nuk duhen shumë aftësi për të kuptuar se pas tyre qëndrojnë agjentë shqiptarë në shërbim të BIA-s serbe. Hajvanati shqiptarë në mediat sociale i shpërndan si të vërteta, sepse dëshirojnë eliminimin e dikujt.
Dikur, për Kurtin, nga agjentët e BIA-s serbe u shpërnda një video e manipuluar, kur rezultonte se Kurti po akuzonte UÇK-në. Tani del një “dokument” tjetër, dhe urrejtësit e Kurtit, pa rezerva, e besojnë dhe e shpërndajnë, duke sharë mosbesimtarët e atij “dokumenti”, ndërsa BIA serbe sheh rezultatin, që e prodhojnë udbashët e saj në hapësirën shqiptare. Dhe, i paguan.
Hajvanatit nuk i intereson nëse dokumenti është falsifikim i shërbimit sekret serb, ose i lëshuar nga agjentët e tyre në Kosovë. Atij i intereson vetëm të shohë nëse mund ta përdorë kundër një personaliteti shqiptar, të cilin e urren. Këta, me dashje apo jo, nga naiviteti apo injoranca, me vetëdije apo jo, faktikisht janë “zyrtarë” të BIA-s serbe dhe i shërbejnë asaj.
Problemi kryesor është se hajvanti i mediave sociale shpesh nuk e kupton se po përhap propagandë të shërbimit sekret serb, dhe kështu stigmatizon çdo shqiptar që nuk i përshtatet.
Ata mendojnë se po kontribuojnë në zbulim, nga atdhedashuria, por në fakt bëjnë propagandë për të mbrojtur dhe për të fshehur agjentët e Serbisë, duke shkatërruar integritetin e kundërshtarit, zakonisht kundër atyre që janë kundër Vuçiçit. Në këtë mënyrë, ndihmojnë që një mik i Vuçiçit të marrë pushtetin. E kane urdhër dhe detyrë.
Në vitin 2004 u dogjën kishat serbe para syve të ushtarëve të krishterë që na mbronin ne. Nuk ka asnjë dyshim se i organizoi BIA serbe, me shqiptarët e vet në Kosovë. Para pak javësh u bë e ditur se një islamist nga Serbia paguhej 700 euro në muaj; se agjentët serb kishin vendosur koka derri para xhamive në Paris.
Se në Serbi, një grup paramilitar stërvitej për të nisur një kryengritje në Moldavi. Domethënë, BIA serbe është kudo, por vetëm tek ne ka kaq shumë “dudukë” që përdorin dhe shpërndajnë materiale që i prodhon ajo. Kush e bën atë, është në shërbim të saj.
Dhe shikoni ku kemi arritur ju lutem: nuk është njeri i Serbisë Thaçi që ka qenë i lidhur me shërbimin sekret francez, dhe bashkëshortja e shefit të tij ishte bija e ish-agjentit të UDB-së, dhe që firmosi asociacionin serb për nëntë katunde; as Isa Mustafa, që ka qenë zyrtar i Millosheviqit dhe firmosi Republikën Serbe, ku shkelej Kushtetuta 21 herë; as Ramushi, që dhuroi Çakorrin; as oligarkët e tjerë, por është Kurti, që çliroi veriun dhe mposhti kryengritjen terroriste serbe.
Thaçi, Mustafa, Haradinaj, Limaj, Lista Serbe: Asociacioni.
Patritotë shqiptarë. Kundërshtari: Njeri i Serbisë.
Thaçi, Mustafa, Haradinaj, Limaj, Lista Serbe: Gjykata e Posaçme.
Patriotë shqiptarë. Kundërshtari: Njeri i Serbisë.
Ngritja e akuzave për “shërbim të Serbisë” bëhet nga njerëz të Serbisë për të fshehur veprimtarinë e tyre dhe për të fituar besimin, lirinë dhe imunitet në veprim.
Po e shkruaja edhe një herë: Meqenëse njëmbëdhjetë ministra kanë dorëzuar 250 kallëzime penale për vjedhje, korrupsion, tenderë etj., asnjëra nuk është shqyrtuar nga prokuroria, dhe nëse në secilin prej tyre janë përfshirë së paku katër veta, do të kemi 1,000 që veprojnë në media sociale me zell e zjarr kundër Albin Kurtit. Por, nëse atyre u shtohen edhe mijëra veteranë të rrejshëm, atëherë aty e lexoni krejt histerinë kundër tij…

O ju fisi i Selefve, këtu i thonë Shqypni! Mos e sulmoni kot Prof. Dr. Kadri Kryeziun

0
Në foto: Emblema e “Vëllazërisë Muslimane”
Fatmir Gashi, Lipjan
___
Në përkrahje të organizatës Shqiptaria dhe Prof. Dr. Kadri Kryeziut,
Këto ditë shihet një agresivitet i jashtëzakonshëm i selafistëve shqipfolës dhe platformave të tyre mediale, i orkestruar kundër organizatës Shqiptaria dhe kundër prof. Kadri Kryeziut dhe pjesëmarrësve të tjerë të tryezës së rrumbullakët në temën ” Shteti dhe Feja”
Është tejet e qartë, që fundamentalistëve islamik u pengon zgjimi i elitës kombëtare, e cila gjithnjë e ma shumë po i del në mbështetje ruajtjes së vlerave kombëtare dhe atyre demokratike, mbi bazën e së cilave janë ndërtuar dy shtetet laike shqiptare, si pjesëtare të bashkësisë së shteteve demokratike. Këtyre ditëve me të madhe u sulmua Kadri Kryeziu, njëri nder pjesëmarrësit e hartimit të kushtetutës së republikës së Kosovës. Pra, njeriu që luftoi dhe punoi edhe për të drejtat e ushtrimit të fesë brenda normave të shteti laik.
Po ku po u dhemb salafistëve që nuk janë të kënaqur me shtetin tonë të ri?
Salafizmi është metodë e Islamit politik për vendosjen e ligjeve të sheriatit mbi të gjithë njerëzimin(globin) që bazohet në konceptin e Hassan el – Banna dhe Said Qutb manifesti i tyre provohet të instalohet në të gjitha qendrat e botës ku “Vëllazëria Myslimane” ka Lëshuar metastazat e saj.
Metastaza dhe njësi avangarde të islamit politik ka dhe në trojet shqiptare të cilat me përkushtim u përmbahen e rregullave të padronëve të tyre për vendosjen e jetës paralele sipas rregullave të sheriatit.
Një gjë duhet ta kenë të qartë të gjithë salafistet : O ju fisi i Selefve, këtu i thonë Shqypni! Kjo tokë nuk duron farën e tokave të huaja.
Shume herë kulturat e huaja na kanë bërë frymën e rëndë, por përjetësisht ka mbijetuar vetëm shqiptari dhe kultura e tij. Pellazgu, iliri, shqiptari ishin këtu para se njeriu ta zbulonte Zotin Dhe Djallin dhe do të jenë këtu deri sa të sillet Hëna rreth Diellit.
Rroftë Shqiptaria!

Theksime nga fjala ime në manifestimin letrar “Vjeshta e Gjilanit”

0
Gjilan, 2 nëntor 2025
___
NË KOSOVË ÇLIRIMI NUK ËSHTË KTHYER NË LIRI E AS PARLAMENTARIZMI NË DEMOKRACI
___
Çmimi letrar “Beqir Musliu” nderon dyfish. Së pari pse lidhet me emrin e njërit ndër shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptar të modernitetit. Dhe së dyti – pse ky çmim sot është ndër më kredibilët në hapësirën letare shqiptare, dhe se me të, për njëçerek shekulli janë nderuar shkrimtarët më të mirë shqiptarë nga Ali Podrimja e të tjerë dhe, para dy vitesh, Ismail Kadare.
Çmimi letrar “Beqir Musliu”, në rrethanat e tanishme, kur çlirimi, nga kthimi i shtetit në plaçkë , nuk është kthyer në liri dhe parlamentarizim – nga kthimi i parlamentit në feud bajraktarësh – nuk është kthyer në demkraci, ka një rëndësi të posaçme, ngaqë sfidon dyfish ndërgjegjen intelektuale për përgjegjësinë që ka pse ka ardhur deri te ky degradim shoqëror dhe politik dhe pse nuk po angazhohet që ta marrë përsipër përgjegjësinë që kjo gjendje të ndryshohet në përputhje me të drejtën legjitime që intelektualët e kanë në rrethana të tilla, siç janë këto të tanishmet kur nga sjellja e papërgjegjshme e klasësë së gjithëmbarshme politike gjatë tetë muajve të fundit, e cila krahas lansimit të gjuhës së fashizmit politik ndaj përfaqësuesve legjitim të komunitetit serb, me suspendimin e njëpasnjëshëm të institucioneve demokratike (qeverisë, parlamentit, rendit juridik, së cilës i ka ndihmuar edhe sjellja e papërgjegjshme edhe e Presidentës), gjendemi në prak te një puçi të heshtur institucional, gjë që po suspendohet edhe rendi kushtetues i shtetit, vetëvrasje kjo që i përshtatet metafora kadareane e “vitit të mbrapsht”!
Ky angazhim, ka rëndësi edhe më të madhe, kur sot shteti ynë gjendet nën sankcionet e aleatëve tanë perëndimorë (ShBA- ve dhe europianëve) që ndihmuan çlirimin tonë me ultima ration ushtarake ndaj Serbisë nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, siç mundësuan që Kosova të shpallet shtet i pavarur më 17 shkurt 2008

E vërteta duhet të flas

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
U burgosa për veprimtari politike në vitin 1981 – 1984 – 1999 për vepër penale “propagandë armiqësore”.
Isha njëri ndër nismëtarët e parë të Gjakovës për krijimin e Forumit Demokratik, si parti e parë politike opozitare.
Isha nismëtari i parë dhe më aktivi në organizimin e SINDIKATËS SË PARË TË PAVARUR TË KOSOVËS, nën drejtimin e prof. dr. Hajrullah Goranit, prof. dr. Kadrush Radogoshit dhe prof. dr. Shevqet Canhasit në Gorenje – Elektromotori të Gjakovës.
I beje thirrje votuesve te LDK-se ne Gjakove – te mos bine preh e tentativave te ketij renegati, GJAKPRISHURI e multimiljoneri me emrin Lumir ABDYGJYKU dhe bandes se tij multimiljonereve qe ndertojne palalte ne mes te prishtines 30 miljonshe. Vend ku lajmi genjeshter i tij mundohet te qarkullon si e vertete…
LDK nuk nxjerr nga goja uje por leng fekalesh . parti ku vjen hajduti i fshatit Abdygjyku e Rama e mbush rruget me kakerdhi.
Abdygjyku i kishte mbledhur, i shnderruar ne simbol te flijimit te atdheut per ngritjen e Zajednices dhe per coptimin e trojeve dardane te gjithe shpirtrat e ndyre e te lig, te gjitha te ligat, do te rendojne mbi kete renegat multimiljoner.

Preshevë, Konferencë Shkencore: “Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”

0

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

Më 25 e 26 tetor 2024 në Preshevë u mbajt dhe suksesshëm u realizua Konferenca shkencore: “Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, ku u paraqitën 48 studiues, ndërsa morën pjesë me punime shkencore 31 studiues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Lugina e Preshevës, Zvicra dhe shkrimtari çam Arben Kondi.

Konferencën shkencore e udhëhoqi BORDI, në përbërje: Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe, prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/, Akademik Adem Bunguri, arkeolog, prof.dr. Isak Shema, letërsi, prof. dr. Izaim Murtezani, studime folklori dhe etnologji, Dr. Sc. Shpëtim Memishi, ekonomi dhe Xhemaledin Salihu, professor pedagogije, studiues.

Konferenca shkencore punoi  me 5 séanca, në seancën solemne Konferencën shkencore e hapi Dr. Shpëtim Memishi, ndërsa fjalë rasti dha  dhe zyrtarisht e shpalli të hapur Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, ku përshëndeti Shkëlqesinë Dr. Bardhyl Canaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Ambasadorin, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi,  Z. Jetish Jasharin, Znj. Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës, Z. Enkel Rexhepin, kryetar i KKSH, delegacionin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me në krye të koordinatorit, Akademik Adem Bunguri, arkeolog, Z. Murat Ajvazin, kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me seli në Zvicër dhe  pjesëmarrësit e studiuesit.

Konferencën shkencore e përshëndetën Ambasadori Dr. Bardhyl Canaj, Ambasadori Z.Jetish Jashari, Z.Enkel Rexhepi, Znj. Ardita Sinani dhe Akademik Adem Bunguri

Poashtu kryetari i SHTKK-së i dha nga një libër, me përmbledhje të punimeve shkencore të Konferencës shkencore, të mbajtur më 2024.

Në pjesën e ndarjes së Mirënjohjeve u shpërblye Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, për financimin e plotë të Konferencës shkencore të vitit 2025 dhe Fondi Humanitar i GNTC Gorenje në Prishtinë, me drejtor Fatmir Kadriu,për financimin-botimin e librit të Konferencës shkencore të vitit 2024.

Me kumtesa-punime shkencore u paraqitën këta studiues: Akademik Adem Bunguri, Prof. assoc. dr. Muhamet Bela, Zana Hoxha, Akademik Hamit Kaba, dr. Afërdita Abdullahi Dërmaku, Prof.assoc. dr. Naim Berisha, Prof.assoc. dr. Faton Krasniqi, Prof.dr.Vilma Proko, Aljula Jubani, Gani Pllana, Prof. dr. Agron Xhagolli, Prof. dr. Izaim Murtezani, Dr. Vlore Fetaj-Berisha, Dr. Rini Useini, Bekim Ramadani, Prof. assoc. dr. Rovena Vata Mikeli, Marin Frani, Avni Xh. Behluli, Davida Marku, Mr. Hashim Baftiari, Prof. dr. Vebi Bexheti, Prof. dr. Xhemaludin Idrizi, Mrs. Murat Ajvazi, Zymer Cakolli, Arben Kondi, Mr.sc. Ali Sadiku, Xhemaledin Salihu, Klajdi Lulollari, Dr. Minir Ademi, Ardian Ramadani dhe Refik Hasani.

 Pas mbarimit të leximit të punimeve shkencore në Konferencë shkencore u zhvillua një diskutim lidhur me pesë seancat dhe punimet shkencore.

Fjalën përmbyllëse mbi Konferencën shkencore e pati Prof. Dr. Agron Xhagolli që poashtu ligjeroi mbi realizimin e suksesshëm të Konferencës shkencore dhe dha disa sugjerime e propozime për të shkuar edhe më përpara në ngritjen e cilësisë së  Konferencës shkencore të vitit 2026 si dhe ajo të jetë më cilesore dhe më përmbajtësore.

Poashtu, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore shpalli ANËTAR NDERI

Prof.dr. Mustafë Ibrahimin dhe Dr. Minir Ademi, ndërsa ANËTAR TË MERITUAR

Shpalli Prof. dr. Agron Xhagollin dhe Prof. dr. Drita Halimi Statovci.

Konferenca shkencore vazhdoi punimet e saja edhe të dielën, më 26 tetor 2025, me

përurimn i librit të Konferencës shkencore të  vitit 2024: “Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”, ku fjalen e patën prof.dr. Agron Xhagolli dhe prof.dr. Izaim Murtezani, recensentë.

Projektin në fjalë e  financoi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, botimin e librit: “Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe viset të tjera shqiptare” e financoi Fondi Humanitar i GNTC Gorenje Prishtinë-Fatmir Kadriu, drejtor.

Vlen të cekim mbështetjen dhe përkrahjen shumë të duhur dhe të nevojëshme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Projektin e realizoi : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë

Gazetari i famshëm hulumtues Rexhep Rifati për 30 vitet e tij në mërgim në Zvicër

Sot 30 vjet, kurbetçi në Zvicër.
Pikërisht sot 30 vjet, me 1 Nëntor 1995 migrova në Zvicër, ku brenda dy muajsh mu pranua azili politik. Policia serbe, pas disa bastisjeve e arrestimeve dhe rrafjeve brutale deri në vënien e litarit në qafë, më „ofroi „ tri rrugë : 1) të bashkëpunoja me të , 2) të ndërpreja shkrimet, apo3) të largohesha nga Kosova. Në ato rrethana sfiduese përzgjodha kurbetin, pasi nga këndej do të vazhdoja së shkruari, ndaj edhe su ndala edhe sot kur kam kaluar të 83 -tat. (Me këtë rast një interviste të fotoreporterit të “Rilindjes”, Ilaz Bylykbashi, në Info Globi, lidhur me dhunën e shfrenuar të policisë serbe në Komogllavë të Ferizajt më 27 Nëntor 1991, në kremten e Ditës së Flamurit, bashkë me një foto që më shkrepi po të nesërmën gjatë vizitës në shtëpinë time):
—
Ja një fragment nga Ilaz Bylykbashi : „ Gazetarët e “Rilindjes”, pas besës së dhënë njëri tjetrit, ditën kur gazetën e mbylli Serbia bënë një qëndresë mbi njerëzore për të mos e lënë popullatën dhe botën pa informacione, për ngjarjet në Kosovë. Ata vriteshin, burgoseshin, rriheshin, torturoheshin… dhe nuk ndaleshin. Të rrahur (dhjetëra sish brutalisht) dhe “këmba dorës” sërish dilnin në terren.
Një mëngjes na erdhi lajmi se kolegu ynë, korrespondenti nga Ferizaj, Rexhep Rifati ishte “vizituar” në shtëpi nga policia e Serbisë. Vendosa të shkojë. Sapo hymë në shtëpi pamë gjithë shtëpinë të demoluar. Nuk kishte orendi pa u shkatërruar… Fëmijët ishin terrorizuar. Fytyrat e tyre ishin bërë si më keq! Gruaja dhe fëmijët në dhomë me ne, por jo edhe Rexhepi. “E paskan marrë në polici”!, mendova se fola vet me vete. Por, gruaja e tij më dëgjoi dhe u përgjigj: “Jo, Rexhepi tash vjen është në kuzhinë”. Ajo mori fëmijën e madh dhe doli nga dhoma. Pas pak filloi të “gjëmoj” dera ngase ishin tharë bagllamat. Dëgjova fjalët e gruas së kujdesshme: “Ngadalë, ngadalë Rexhep se lëndohesh në derë”! Rexhepi kapërceu pragun duke u mbajt për krihet e familjarëve. Duart i kishte të lidhura e mbështjella me fasha mjekësore. Gjithë fytyrën e kishte të mavijosur e me plotë mallunga, dhe nuk e mbanin këmbët… Neve na u prenë fjalët. U tmerruam, na “u lidh goja”! Rexhepi i gjallë dhe i fortë – moralisht! I shkoi buza në gazë – lehtësisht…ne nuk bëzanim. Ishim ngrit në këmbë dhe nuk dinim si të përshëndetemi. T’ia jepnim dorën, sipas traditës, nuk kishe si, sepse ato ishin të lidhura e të mbështjella më gaze që u kishte dal jodi mbi… ta përqafoje, si t’ia bëje kur gjithë fytyrën e kokën e kishte të ënjtur…Dhe, Rexhepi me urtinë e tij e një buzëqeshje “ngushëlluese për ne”, që i dilte nga shpirt i lënduar rënd, tha: “Eh more burra qe besa hala me më pas mëshue pata me durue! Kurrë nuk e kisha ditë që jam më i fortë se grushtet, kërbaçët, shqelmat e kondakët e pushkëve të milicisë së Serbisë…, Mirë se keni ardhë”!
Unë, u mpiva! Nuk dalloja fjalët që fliteshin. E dijë se e kam hap fotoaparatin dhe kam shkrep disa herë… “Kolegë, mos u brengosni për mua, pas pak ditësh dal sërish në teren dhe nuk e lë Gazetën pa raporte nga kjo pjesë e Kosovës”.
Gazetari Rexhep Rifati…Megjithëse e ka kaluar moshën 80 vjeçe mbetet tejet aktiv në gazetari.
Qëndrimi i një shqiptari tradicionalisht të arsyeshëm, për të keqën që e kishte gjet, u bë motivi i fotografisë sime. Por, më shumë se kaç: Rexhepi ngeli në arkivin tim edhe idealisti i punës së tij – gazetarisë!… “
***
(Fotoja nga libri : Ilaz Bylykbashi : “Kronikë 555…Kosovë”, shkrepur
Më 28 Nëntor të vitit 1981 , pas dhunës së shfrenuar serbe në vendlindjen time, Komoglllovë të Ferizajt.

Pas leximit të një polemike të ambasadorit rus Aleksej Zajcev 

1

Eshref Ymeri 

  • Avazi i Mukës i ambasadorëve rusë në Tiranë 

Tek po shtegtoja nëpër faqet e internetit, fare rastësisht hasa në artikullin me titull “Koment i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri A.A. Zaitsev për gazetën Dita”, botuar më 23 janar 2025. Në atë artikull, ambasadori Zajcev polemizonte me ambasadorin tonë në Moskë gjatë viteve 1998-2001, Shaqir Vukaj. Si shkak për atë polemikë,  ambasadorit Zajcev i kishte shërbyer artikulli i ambasadorit tonë, me titull “Këshillë modeste ambasadorit rus”, të botuar po në gazetën “Dita” më 14 janar 2025. Thelbin e këtij artikullit e përbën reagimi ndaj deklaratës së ambasadorit Zajcev, i cili qe munduar “të argumentojë” se nuk paska ekzistuar kurrë një politikë antishqiptare e Rusisë. Pra, politika ruse na paska qenë “vetëm dashamirëse” ndaj vendit tonë. 

U bënë kaq vite që ambasadorët rusë në Tiranë mbajnë të njëjtin avaz për të ashtuquajturën miqësi Rusi- Shqipëri. Në gazetën “Shqip” të datave 23 dhe 24 dhjetor 2006, qe botuar një intervistë e ambasadorit Aleksandër Prishepov, dhënë gazetarëve Aida Harka dhe Leonard Mitro. Në atë intervistë, ai, midis të tjerash, deklaronte: “Shqiptarët dhe rusët kanë ndjenja historikisht miqësore ndaj njëri-tjetrit”. 

Në faqen e internetit “info Albania” të datës 09 korrik 2013, qe botuar një intervistë, të cilën moderatorja e emisionit “Shqip” të TV Top Channel, Rudina Xhunga, i kishte marrë ambasadorit Leonid Abramov. Që në përgjigje të pyetjes së parë, ambasadori Abramov theksonte: “Rusët gjithmonë i konsiderojnë shqiptarët si miq”.  

Në faqen e internetit “Gazeta Impakt” të datës 15 shkurt 2018, ambasadori Aleksandër Karpushin  nënvizonte: “Përsa u përket marrëdhënieve bilaterale Rusi-Shqipëri, ato kanë tradita të pasura të lidhjeve shumë të ngushta, madje vëllazërore…”. Në artikullin e vet polemizues, ambasadori Zajcev deklaron: “Teza se Rusia gjithmonë ka kundërshtuar me vendosmëri krijimin e një shteti të pavarur shqiptar, bie ndesh me faktet historike”. 

Me këtë deklaratë, ambasadori Zajcev dëshmon për dy gjëra: ose është i papërgatitur në aspektin historik të marrëdhënieve Rusi-Shqipëri, ose shtrembëron të vërtetën qëllimisht, thjesht mashtron. Ai mundohet “ta argumentojë përkrahjen” e Rusisë për Shqipërinë me denoncimin që u  bëri Lenini në vitin 1918 traktateve të fshehta të Rusisë cariste, midis të cilëve figuronte edhe Traktati i fshehtë i Londrës. Në të vërtetë, Lenini nuk pati denoncuar vetëm atë traktat se “i digjej shpirti” për Shqipërinë, por të gjitha tratatet e fshehta të carizmit.  

Në polemikën me ambasadorin Shaqir Vukaj, ambasadori Zajcev shkruan: 

“Në vitet e pasluftës (1945-1961), pikërisht BRSS ndihmoi republikën e re socialiste të krijonte bazën e industrisë, ushtrisë dhe flotës detare, dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e qendrave shkencore, arsimore 

dhe kulturore në të gjithë vendin, si dhe në trajnimin e personelit të ri shqiptar”. 

Lind pyetja: mos vallë ndihmat e Bashkimit Sovjetik për vendin tonë qenë dhënë falas? Si është e vërteta? 

Së pari, Bashkimi Sovjetik, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, ishte mjaft i ineresuar të kishte një bazë të fuqishme ushtarake detare në Shqipëri, falë pozicionit të saj mjaft strategjik në pellgun e Mesdheut, në përballje me Flotën e gjashtë amerikane. Prandaj ajo ngriti një bazë të fuqishme nëndetësesh dhe anijesh luftarake në Pashaliman të Vlorës, për çka nuk i paguante anjë kopek shtetit shqiptar, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për dy baza detare që kishin në Greqi, kësaj i paguanin një qira prej 2 miliardë dollarë në vit. 

Së dyti, në një informacion që ka botuar Prof.dr. Elmas Leci, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, mbi bazën e dokumenteve të cituara, shkruan: “Për dy “kredi”, Bashkimi Sovjetik i ka marrë Shqipërisë rreth 10 ton ar” (Citohet sipas: Prof.dr. Elmas Leci. ““Ari shqiptar t’i kalojë bankës së Moskës”- Kërkesa e Enver Hoxhës për Stalinin në 1949-ën!”. Faqja e internetit “bulevard”. 02 dhjetor 2024). 

Me faktet e renditura në vijim, hidhen poshtë jo vetëm deklarata e ambasadorit Zajcev, por edhe deklaratat e të gjithë ambasadorëve paraardhës rusë në vendin tonë për politikën “miqësore” ndaj kombit shqiptar. 

Kanë kaluar 147 vjet që asokohe kur Rusia u pozicionua haptas kundër kombit shqiptar dhe qëndrimin e vet armiqësor ndaj tij e vuri në themel të politikës së saj të jashme, një politikë arrogante kjo, që vazhdon me intensitet deri në ditët tona kundër Kosovës. Prandaj nuk ka asgjë për t’u habitur nga zërat e çjerrë, që, si krrokama korbash, ushtojnë kohë pas kohe brenda mureve të ministrisë së jashtme ruse sa herë që del në skenë Çështja Kombëtare Shqiptare. Një krrokamë e tillë ushtoi si një teneqe e shpuar edhe katër vjet më parë, pas një deklarate të Ramës të datës 08 tetor 2021 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Menjëherë MPJ të Rusisë filloi t’u binte kambanave në të gjitha udhëkryqet e botës. Zëdhënësja e asaj ministrie, Maria Zaharova, në deklaratën e saj reaguese të 10 tetorit, dha alarmin për “rrezikun e madh” që “vjen” nga krijimi i “Shqipërisë së Madhe”. Nuk kam ndër mend absolutisht t’i rikthehem asaj deklarate të Ramës. Thelbin e asaj deklarate e pati analizuar në një mënyrë shteruese Profesori i nderuar i formatit nacionalist Enver Bytyçi (shih materialin me titull “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë / Bytyçi tregon me kë u harmonizua Rama për deklaratën dhe kujt i shërben ajo”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 11 tetor 2021). 

Këtu do të ndalem shkurtimisht në disa fakte mjaft demaskuese, të cilat zbulojnë lakuriq qëndrimin tradicionalisht armiqësor të politikës ruse ndaj kombit shqiptar. Po iu rikthehem këtyre fakteve pas reagimit të MPJ të Rusisë kundër deklaratës së lartpërmendur të Ramës (e theksoj – po u rikthehem, – sepse këtë temë e kam 

pasë trajtuar gjerësisht në një ese të gjatë, të botuar në internet 17 vjet më parë, pikërisht në dhjetor të vitit 2008). 

  1. Në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, përfaqësuesit e disa shteteve pjesëmarrëse, si Gjermania, Franca, Austria, Hungaria dhe Italia, i patën rekomanduar Stambollit krijimin e një shteti autonom shqiptar brenda territoreve të tij etnike. Por i dërguari i carit të Rusisë, Hitrovo, kundërshtoi në mënyrë të prerë. Pikërisht në atë Kongres, me këmbënguljen e përfaqësuesit të shovinizmit rusomadh, filloi copëtimi i parë i trojeve tona etnike.
  2. Në një njoftim të fillimshekullit XX që lidhej me ambasadën ruse në Kostantinopojë, thuhet:

“Ambasada ruse ripërsëriti kërkesat e saj ndaj Portës së Lartë, duke i kërkuar asaj ndëshkimin e liderit shqiptar Isa Boletini. Ky i fundit, i cili ishte dërguar fillimisht në Selanik, u lejua më pas të kthehej në fshatin e tij Boletin, afër Mitrovicës” [Citohet sipas: Aurenc Bebja. “Le Matin (1902) / Kërkesat e ambasadës ruse ndaj Portës së Lartë me qëllim ndëshkimin e Isa Boletinit”. Faqja e internetit “Bota Sot”. 11 dhjetor 2019). 

  1. Në Konferencën e ambasadorëve në Londër të vitit

1913, ku vazhdoi copëtimi i mëtejshëm i trojeve tona etnike, ambasadori rus ishte ai që shfaqi zelli më të madh për një copëtim të tillë. Madje në hartën që ai i propozonte Konferencës për miratim, jashtë kufijve të tanishëm të Shqipërisë, mbeteshin edhe Shkodra, edhe Tropoja, edhe Kukësi, edhe Dibra, edhe Pogradeci, edhe Korça, edhe Erseka, edhe Delvina, edhe Saranda. Ministri i jashtëm britanik, Eduard Grei, në seancën e 22 janarit të vitit 1913, theksonte:  

“Ambasadori i Rusisë thotë se qeveria perandorake ka  për të paraqitur kundërshtimet më të rrepta kundër caktimit të qytetit të Shkodrës Shqipërisë” (Citohet sipas: Arben Puto. “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”. Shtëpia Botuese “8 nëntori”, vëll. II. Tiranë, 1987, f.218). 

  1. Moris Paleologu, ish-ambasador i Francës në Rusi prej korrikut të vitit 1914 deri në maj të vitit 1917, në kujtimet e veta ka rrëfyer se cari Nikollaj II (1868-1918) e

kishte pritur në takim dhe me hartën e Ballkanit mbi tryezë i kishte thënë se “Shqipëria duhej të copëtohej midis Serbisë dhe Greqisë, me përjashtim të Vlorës, e cila duhej t’i lihej Italisë” (Citohet sipas: Moris Paleolog. “Carskaja Rossija vo vremja mirovoj vojnëj” (Rusia cariste gjatë luftës botërore), Mezhdunarodnëje otnoshenjija. Moskva, 1991, f. 125). 

  1. Sergej Sazonov, ish-ministër i jashtëm i Rusisë në vitet 1910-1916, në kujtimet e veta, duke cituar fjalët e ambasadorit rus në Beograd, Hartvig, shkruan: “Copëtimi i Shqipërisë mes vendeve ballkanike nuk mund të haste kurrfarë kundërshtimesh nga ana e Peterburgut” (Citohet sipas: Sergej Sazonov. “Vospominanjija” (Kujtime). Harvest. Minsk, 2002, f. 77-79).
  2. Në Traktatin e fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915, çka përbën një njollë turpi në ballin e diplomacisë evropianoperëndimore dhe të Rusisë, me këmbënguljen e përfaqësuesit të shovinizmit rusomadh, u kërkua që Shqipëria të fshihej fare nga harta.
  3. Gjatë takimit në Moskë me delegacionin e partisë komuniste jugosllave në shkurt të vitit 1948, i cili përbëhej nga M. Gjilasi, K. Popoviçi dhe V. Tempoja, Stalini, duke ndjekur traditën e carëve të Rusisë, u ka thënë që ta gjëlltisin Shqipërinë, meqenëse Bashkimi Sovjetik nuk kishte interesa të veçanta në vendin tonë.
  4. Në vijim të kërkesës së Stalinit për gëlltitjen e Shqipërisë nga ana e Jugosllavisë, ja çfarë i rekomandonte Beogradit udhëheqja sovjetike në mesin e viteve ’50:

“Hrushovi gjatë vizitës në Beograd, në vitin 1955, nën shoqërinë e ish-kryeministrit sovjetik, Nikolai Bulganin, i kishte premtuar Titos se nuk do ndërhynte, nëse ai do të vendoste të bënte diçka në lidhje me Shqipërinë, përfshirë këtu edhe aneksimin e plotë” (Citohet sipas: Armand Plaka. “Hrushovi Titos në vitin 1955: Dorë të lirë të bësh ç’të duash me Shqipërinë”. Gazeta “Shqiptarja.com”. 30 mars 2013). 

  1. Udhëheqësi bullgar,Todor Zhivkovi (1911-1998), pas një vizite që pati bërë në Shqipëri në vitin 1959,  ka deklaruar:

“U përpoqa ta bindja Hrushovin se ishte e domosdoshme ta ndihmonim Shqipërinë. Edhe atëherë, edhe tani që kanë kaluar kaq e kaq shumë vjet, nuk mund t’ju them se cili ishte motivi i kundërshtimit, reagimi i tij kaq i egër dhe negativ. Sikur ta kafshonte gjarpëri, ai tha: “Asnjë ndihmë, asgjë, asgjë! Lëreni mënjanë internacionalizmin për Shqipërinë”. Dhe ku e di unë se çfarë gjëra të tjera bubullonte” (po aty). 

  1. 10. Më 05 qershor të vitit 1960, Hrushovi pranoi kërkesën e kryeshovinistit grek Venizellos për autonominë

e Epirit të Veriut, duke i premtuar se do ta bisedonte me Enver Hoxhën. 

  1. 11. Politikën edhe më armiqësor ndaj kombit shqiptar, Rusia e manifestoi dhe vazhdon ta manifestojë me një zell të patreguar me qëndrimin që ka mbajtur dhe po mban ndaj Kosovës. Një qëndrim të tillë e ka pasqyruar ish-kryeministri dhe ish-ministri i jashtëm Evgjeni Primakov në një libër që pati botuar në vitin 1999. Në atë libër ai pati deklaruar: “Kosova është çështje e brendshme e Jugosllavisë; së dyti, për shkëputjen e krahinës nga Jugosllavia as që mund të bëhet fjalë” (Citohet sipas: Evgjeni Primakov. ““Godëj v bolshoj politike” (Vite në politikën e madhe). Izdatjelstvo Sovershenno Skretno. Moskva 1999, f. 342).
  2. 12. Presidenti Boris Jelcin, në librin e vet me kujtime [“Presidentskij marafon” (Maratona e presidentit). Izdatjelstvo ACT. Moskva 2000], ka rrëfyer për një bisedë telefonike që ka pasur asokohe me Presidentin Klinton, të cilit i kërkonte ndërprerjen e bombardimeve kundër Serbisë.
  3. 13. Histeria antishqitare e opinionit publik rus kundër kombit shqiptar, pati arritur përmasa të papara gjatë bombardimeve të NATO-s. Në kujtimet e veta, Presidenti Jelcin përshkruante situatën asokohe në Moskë, e cila ishte bërë me të vërtetë shqetësuese, sepse pranë mureve të ambasadës amerikane turmat e njerëzve nuk përmbaheshin dot, dritaret qëlloheshin me shishe dhe me gurë, pati filluar rekrutimi i vullnetarëve për luftë në përkrahje të serbëve.
  4. 14. Dy politikanë me funksione të larta në Federatën Ruse, Nikollaj Rizhkov dhe Vjaçeslav Tetjokin, janë autorë të librit me titull “Jugosllavskaja gollgofa” (Golgota jugosllave). Moskva 2000. Në faqen 22 të këtij libri, ata kanë deklaruar: “Serbia është pararoja e qytetërimit tonë”. Kjo është një shpifje e kulluar, se Rusia ka qytetërimin e vet. Në vijim, me frymëzimin e Beogradit, ata, me paturpësinë më të madhe, kanë shpalosur mjeshtërisht artin e shpifografisë së politikës ruse kundër kombit shqiptar.
  5. 15. Politika dhe diplomacia ruse, për të qenë në të njëjtën gjatësi vale me Beogradin, nxiti mjetet e informimit masiv për të shpifur sa më shumë kundër Kosovës. Kështu, organi “Njezavisimaja gazeta” e datës 25 gusht të vitit 2000 do të shkruante se “kurrfarë vrasjesh nuk ka pasur në Raçak…”. Po kështu, simotra e saj, “Rossijskaja gazeta”, në numrin e saj të datës 21 shkurt 2001, i mban avazin po së njëjtës shpifjeje, duke dalë me një deklaratë edhe më të turpshme, kur shkruante se “ngjarja e Raçakut ishte një provokacion i përbindshëm i shqiptarëve dhe i shërbimeve të fshehta të NATO-s, ku serbët nuk kishin fare gisht”.
  6. 1 Më 17 mars të vitit 1999, erdhi për një vizitë dyditore në vendin tonë një delegacion i Dumës Shtetërore të Asamblesë Federale të Federatës Ruse, i kryesuar nga zëvendëskryetari i saj, anëtari i grupit të deputetëve “Pushteti Popullor”, Sergej Baburin, i shoqëruar nge tre deputetë të formacioneve të ndryshme politike. Në atë vizitë delegacioni rus kishte si qëllim të ushtronte ndikim mbi strukturat kryesore të shtetit shqiptar (parlament, president, qeveri), në mënyrë që ato t’i kundërviheshin nismës së NATO-s, kryesisht asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Anglisë, për të hequr dorë nga fillimi i bombardimeve kundër Serbisë. Sektori i Jashtën i Kuvendit më kishte ftuar ta shoqëroja si përkthyes delegacionin rus. Gjatë takimit me kryetarin e komisionit të jashëm, Sabri Godo, dhe me anëtarët e atij të komisioni, mes problemeve të ndryshme, u diskutua edhe për ngjarjet në Kosovë. Pas një jave (24 mars), Aleanca Veriatlantike do të fillonte bombardimet kundër Serbisë, sidomos pas qarkullimit prej më shumë se dy muaj në mjetet botërore të informimit masiv të skenave tmerruese të vrasjeve në Raçak më 15 janar 1999, ku qenë masakruar barbarisht 45 njerëz të pafajshëm. Sergej Baburin, në diskutim e sipër, bëri një analogji të skenave të vrasjeve kriminale të Reçakut, me skena të ngjashme në Çeçeni, duke deklaruar se në Çeçeni ato vrasje i kryenin vetë çeçenët, për të fituar kapital politik në radhët e opinionit ndërkombëtar. Anafola (aluzioni) e Sergej Baburinit ishte fare e qartë: edhe vrasjet në Raçak i kanë kryer vetë kosovarët, për të fituar, po ashtu, kapital politik në sytë e opinionit ndërkombëtar! Kësisoj, Segej Baburin, ashtu si edhe kriminelët serbë në Kosovë, kërkonte të maskonte krimet shtazarake të ushtrisë ruse kundër popullit çeçen. Ato krime i ka pasë demaskuar publikisht Aleksandër Litvinjenko (1961-2006), ish-oficer i sigurimit rus, i specializuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai pati kritikuar haptas politikën e autoriteteve ruse dhe personalisht Putinin, të cilin e pati akuzuar për shumë krime dhe për luftën agresive kundër Çeçenisë. Në kujtimet e veta, ai shkruan:

“Si mysafir te miqtë e mi çeçenë, ndoqa një film dokumentar dhe pashë se si makina ushtarake ruse i fshinte nga faqja e dheut qytete dhe fshatra, duke vrarë me egërsi dhe pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë e gjysmë isha dëshmitar i krimeve të përbindshme dhe i vuajtjeve të pabesueshme të atyre që patën fatin të lindin  dhe të jetojnë në këtë botë si njerëz të lirë dhe krenarë. U duhet dhënë haku prodhuesve të filmit, në të cilin nuk ka vend kurrfarë propagande, ka vetëm të vërteta. Të vërteta dhe asgjë tjetër, veç të vërtetave. Dhe kur herën tjetër, nga ekrani i televizorit po më shikonte një plak i thinjur që kishte mbetur pa strehë mbi kokë, ose një vogëlush rreth pesë vjeç, me pamjen e një të rrituri, më erdhi tmerrësisht turp që jam rus. Madje, duke e ndier veten si të ndotur me pisllëk kokë e këmbë, doja që, me një leckë larëse, t’ia rrjepja lëkurën vetes, së bashku me përkatësinë kombëtare, si pjesë e popullit “të madh dhe të fuqishëm” rus. Duke ndjekur pamje të tmerrshme nga ajo luftë dhe vuajtjet e njerëzve të pambrojtur, shikoja se si burrat çeçenë shtrëngonin  grushtet në heshtje, gratë çeçene qanin pa zë, kurse unë doja vetëm një gjë – një dush të nxehtë dhe të rrjepja, të rrjepja dhe vetëm të rrjepja gjithçka që e thërrasim me fjalën “rus” dhe që nga qenia ime të mos vijë më kurrë era e ndotur rusizëm” (Citohet sipas: Aleksandër Litvinjenko. “Çfarë është lumturia?”. Faqja e internetit “apocalypse-2012.com”. 08 shkurt 2008). 

Pra, zëvendëskryetari i parlamentit rus, nisur nga bindjet e veta shoviniste,  kërkonte t’i vinte një njollë të rëndë Kosovës, për të nxjerrë të larë kriminelër serbë për ato masakra barbare. Në heshtje, isha duke pritur që  kryetari i komisionit Sabri Godo dhe anëtarët e tjerë të tij, të reagonin në një mënyrë dinjitoze dhe t’i tregonin vendin shovinistit Baburin, qoftë edhe duke ndërprerë takimin menjëherë. Por nuk ndodhi kështu. Reagoi kryetari Godo vetëm me një shprehje: “Kjo është e çuditshme!”. Dhe vetëm kaq. Të tjerët s’u bënë të gjallë, rrinin dhe shikonin si mumje. Më erdhi neveri për deputetët tanë pa dinjitet kombëtar, por s’kisha ç’bëja: isha thjesht në rolin e përkthyesit. Nuk mund të dilja jashtë rolit tim. Këtë detyrë ka përkthyesi: vetëm të përkthejë sa më saktë dhe nuk i lejohet absolutisht të reagojë për gjëra që diskutojnë bashkëbiseduesit, siç këshillon përkthyesi i Çurçillit Artur Birs. Përkthyesi, – thekson ai në kujtimet e veta, – “duhet të jetë në gjendje që, në atë masë që është e mundur, t’i përmbajë emocionet e veta dhe çfarëdo që i zënë veshët, nuk duhet ta dëshpërojë, sado e bujshme që mund të jetë ajo. Ai asnjëherë nuk duhet t’ia lejojë vetes të bjerë pre e emocioneve…”. 

  1. 17. Në prag të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë fashiste, opinioni publik rus ishte nxitur aq shumë në favor të serbëve dhe kundër shqiptarëve, sa vetëm gjatë katër ditëve të para, mbas fillimit të bombardimeve, në Rusi, para ministrisë së mbrojtjes dhe në rrugë, siç e ka theksuar ambasadori Shaqir Vukaj, qenë regjistruar 70 mijë vullnetarë për të shkuar në Kosovë dhe për të Iuftuar përkrah serbëve, kundër shqiptarëve e NATO

Prej 29 shtatorit deri më 02 tetor të vitit 1999, ndodhesha në Kosovë, si përkthyes i një grupi gazetarësh rusë. Gjatë vizitës në fshatin Grejkoc të komunës së Prizrenit, na priti zëvendëskryeplaku i fshatit, Kadri Canaj. Në bisedë e sipër me gazetarët, ai tha:  

“Fshati ka pasur 17 civilë të vrarë, mes tyre edhe dy nxënës të shkollës 7-vjeçare, të cilët, kriminelët serbë, bashkë me kriminelë mercenarë rusë, pasi i pushkatuan, kufomat i spërkatën me benzinë dhe u vunë zjarrin”. 

  1. 18. Kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit rus

Konstantin Kosaçov, më 21 gusht 2007, deklaroi me një vetëbesim të mahnitshëm se “Rusia nuk do të lejojë kurrë që Kosova të bëhet shtet…”. 

  1. 19. Kryetari i parlamentit rus, G. Seleznjov, asokohe pati lëshuar një deklaratë paradoksale, në të cilën, sipas tij, “kur flitet për gjenocid, nënkuptohet dhënia e urdhrave për të vrarë njerëz, por as Milosheviçi dhe askush tjetër nuk kanë dhënë ndonjë urdhër të tillë”.
  2. 20. Ish-ministri i jashtëm, Igor Ivanov, asokohe kërkonte likuidimin e Gjykatës Ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë, e cila, sipas tij, “nga mekanizëm juridik është shndërruar në një instrument politik presioni ndaj Beogradit”.
  3. 21. Këshilli i Federatës së Kuvendit të Rusisë, në maj të vitit 2001 doli me një deklaratë në mbrojtje të Milosheviçit, ku theksohej se e konsideronin detyrë qytetare të mbështesnin Deklaratën e  Grupit të politikanëve, shkencëtarëve, përfaqësuesve të inteligjencies për krijimin e Komitetit Shoqëror Rus në mbrojtje të Sllobodan Milosheviçit. Këtij Këshilli, mbarë intelektualëve rusë, mbarë opinionit publik rus, mbarë shkencëtarëve-historianë rusë, mbarë mjeteve të informimit masiv, për turpin e tyre, e theksoj përsëri – për turpin e tyre – nuk u bëri absolutisht përshtypje qëndrimi egërsisht armiqësor i kriminelit me damkë Sheshel ndaj Kosovës, i cili, gjatë vizitës në Moskë më 30 tetor 1998, bëri një deklaratë publike, ku theksonte: “Problemi i Kosovës mund të zgjidhet lehtë: duke vrarë një milion shqiptarë dhe duke përzënë nga Kosova një milion të tjerë”.
  4. 22. Ja çfarë pati deklaruar ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në një konferencë shtypi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç:

“Moska është e shqetësuar nga planet e krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe nga pasiviteti i Bashkimit Europian lidhur me këtë çështje. Natyrisht, ne nuk mund të mos na shqetësojë pasiviteti i Bashkimit Europian lidhur me nismën që u ndërmor në Tiranë për të ashtuquajturën “Platformë tiranase”, e cila shërben si një thirrje e hapur për krimin e Shqipërisë së Madhe. Shembujt janë të mjaftueshëm. Fare pak kohë më parë, në Maqedoni u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Kryetari i parlamentit, që qe zgjedhur në këtë post, hyri në kabinetin e vet dhe në tryezën e tij të punës vendosi flamurin shqiptar dhe flamurin e Maqedonisë” (Citohet sipas: “Lavrovi komenton idenë e Shqipërisë së Madhe”. Faqja e internetit “Ria Novosti”. 22 shkurt 2018). 

Me këtë deklaratë, Lavrovi, duke nxjerrë në pah pasivitetin e Bashkimit Europian, dëshmon fare haptas se Rusia ka qenë në krye të ujqve europianë për copëtimin e trojeve tona etnike dhe prandaj sot ajo është kështjella më e patundur kundër ribashkimit të tyre. Të gjykosh për trojet etnike të një vendi, duhet të jesh i pajisur me një formim të gjerë kulturor për historinë e tij, aq më tepër kur mban edhe postin e ministrit të jashtëm. Me sa duket, edhe Lavrovi është gjysmak në fushën e njohjes së burimeve shkencore për trojet etnike shqiptare në Gadishullin e Ilirisë. 

Duke ardhur drejt fundit të këtyre shënimeve, dëshiroj të theksoj se politika shoviniste ruse do të bënte mirë që ta kthjellonte sadopak trurin, në mënyrë që, në sytë e opinionit publik mbarëshqiptar të formatit nacionalist, të mos bëhet qesharake me klithmat e veta të pështira kundër Çështjes Kombëtare Shqiptare, ende të pazgjidhur në Gadishullin e Ilirisë. Dhe, që të mos vazhdojë të mbetet qesharake në vijimësi, ajo duhet ta ketë të qartë një herë e mirë se në Gadishullin e Ilirisë bëhet fjalë jo për Shqipëri të Madhe, por për Shqipëri Etnike. Prandaj, për t’ia siguruar vetes kthjellimin e trurit, ajo le të shfletojë dhe të lexojë një burim shkencor rus të fundit të shek. XIX. Ja çfarë thuhet për Shqipërinë në atë burim: 

“Duke përfshirë krahinat e Epirit të lashtë dhe të Ilirisë së lashtë, ajo vazhdon përgjatë brigjeve të Detit Jon dhe të Detit Adriatik, që nga Gjiri i Artës, deri në zonën që shtrihet matanë lumit Buna, nga 39 deri në 42 gradë të gjerësisë veriore. Në veri kufirin e saj e formon krahina\ që i është aneksuar Malit të Zi (Dulqinja) dhe Sanxhaku i Novipazarit që i ka kaluar Austrisë, në jug kufizohet me Gjirin e Artës dhe me mbretërinë e Greqisë, me të cilën, Shqipërinë, që nga viti 1881, kur iu shkëputën ca territore, e ndan lumi i Artës. Në lindje… Shqipërisë i takojnë një pjesë e Thesalisë dhe e Maqedonisë… (Citohet sipas: “Fjalor Enciklopedik Rus”. Sankt-Peterburg, 1896, f. 359). 

Pë dijeninë e Lavrovit dhe të krejt politikës së jashtme antishqiptare ruse, ish-kancelarja e nderuar gjermane, Zonja Angela Merkel, ka deklaruar: 

“Shqipëria është i vetmi shtet në botë që kufizohet në të gjitha anët me bashkëkombësit e vet”. Merkel më pastaj do të shprehet se dëshirë e saj është ta shohë një Shqipëri ashtu si e ka krijuar Zoti. Pas pyetjes së një gazetari gjerman se, “përse kjo përkujdesje ndaj shqiptarëve nga ana e Angela Merkel”, ajo do të shprehet fare shkurt:, “Ua kemi borxh” (Citohet sipas: Angela Merkel: “Shqiptarët të kenë një shtet, ua kemi borxh”. Faqja e internetit “Kospress”.19 janar 2023. Koment nga Naim Kelmendi). 

  1. 23. Elena Ponomarjova, politologe, historiane dhe publiciste ruse, specialiste e historisë bashkëkohore të Ballkanit, doktore e shkencave politike, me titullin “profesor”, pedagoge e Institutit shtetëror moskovit të marrëdhënieve ndërkombëtare, është autore e artikullit me titull: “Faktori shqiptar i destabilizimit të Ballkanit perëndimor: trajtim sipas një skenari”. Ky artikull, plot me shpifje të neveritshme kundër shqiptarëve, është botuar në manualin e institutit të lartpërmendur në vitin 2018, f. 99-124.
  2. 24. Politika dhe diplomacia ruse, si edhe mjetet e informimit masiv, e kanë indoktrinuar deri në pore mbarë opinionin publik rus, duke e edukuar me ndjenjën e urrejtjes kundër kombit shqiptar. Dhe shprehja më e koncentruar e urrejtjes kundër kombit shqiptar përmblidhet në pak rreshta të njërit prej mesazheve anonime kërcënuese që asokohe i janë dërguar me faks ambasadës sonë në Moskë, çka e ka cituar ambasadori i nderuar Shaqir Vukaj në librin e vet dhe në replikën me ambasadorin Aleksej Zajcev. Në atë mesazh shkruhej: 

“Shqiptarë të ndyrë! Ju duheni mbyllur në Shqipëri si në kafaz dhe në rast se doni të dilni, duheni vrarë si qen të tërbuar. Gratë tuaja duhen sterilizuar, që të mos mund të lindin më si lepujt. Dhe në qoftë se ju do të vendosni të vini në Kosovën serbe, do të ngrordhni. Toka do t’ju helmojë. Kombi juaj duhet zhdukur. Le t’ju marrin amerikanët atje, në Amerikë. Ngordhni sa më shpejt në Rusi. Juve do t’ju therim” [Citohet sipas: Shaqir Vukaj. “Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati)”. Tiranë 2007, f. 415].  

  1. 25. Një fakt i thjeshtë, në shikim të parë, mund të përmbajë në vetvete një mesazh tepër domethënës për dashamirësinë apo urrejtjen që mund të përcillet në adresë të një populli. Kështu, fjala vjen, vetëm një ndeshje futbolli që skuadra përfaqësuese e Rusisë zhvilloi më 29 mars 2003 me përfaqësuesen tonë në qytetin e Shkodrës, në kuadrin e eliminatoreve të kampionatit evropian të futbollit të vitit 2004, mund të shërbente në njëfarë mënyre për përcjelljen e ndonjë mesazhi sadopak dashamirës për popullin shqiptar, përmes mjeteve ruse të informimit pamor dhe të shtypit të shkruar. Por meqenëse përfaqësuesja ruse e humbi ndeshjen me rezultatin 3:1, mjetet në fjalë dhe shtypi i shkruar folën dhe shkruan me urrejtje për shqiptarët. Për më tepër, të nesërmen e ndeshjes, më 30 mars 2003, gazetat “Komsomolskaja Pravda” dhe “Moskovskij komsomolec”, në faqet e para shkruanin me shkronja të mëdha: “Ndeshja përfundoi me rezultatin 3:1 në favor të varfanjakëve”!

Në fondin frazeologjik të gjuhës ruse haset shprehja “бедность не порок”, e cila, në gjuhën shqipe, përkthehet “varfëria nuk është ves”, por si barasvlerëse kemi shprehjen “varfëria nuk është turp”. Pra, me fjalë të tjera, kjo shprehje do të thotë se varfëria nuk është argument për të dënuar ndokënd ose për të të ardhur turp, se fatkeqësia ose mungesa e të mirave materiale nuk përcakton dinjitetin e  njeriut. Por gazetarët rusë të të dyja gazetave të lartpërmendura, qenë yshtur aq keq kundër shqiptarëve, saqë, në mungesë të etikës intelekuale, të edukatës qytetare minimale, nuk qenë përmbajtur dot dhe tërë urejtjen e vet shpërthyese deri në shtazëri, e patën shprehur publikisht në faqet e para të atyre gazetave.  

Siç më njoftonte nga Moska një ish-studentja ime, e cila asokohe po i vazhdonte studimet atje, gjatë kohës që komentatori sportiv transmetonte ndeshjen në televizion, fliste keq për Shqipërinë. 

  1. 26. Presidenti Putin, për t’i vënë “vulën e Kremlinit” moszgjidhjes asnjëherë të çështjes së Kosovës përmes pavarësimit të saj, pati bërë një deklaratë të tillë, thelbi i së cilës zbulon lakuriq mendësinë cariste të politikës së sotme ruse kundër kombit shqiptar. Në një konferencë shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel, të mbajtur në Soçi më 21 janar 2007, Putini pati deklaruar: “Ne jemi për zgjidhje të tilla që të kënaqin si Beogradin, ashtu edhe Prishtinën”. Pra, sipas presidentit Putin, zgjidhja e çështjes së Kosovës duhej të lihej për ditën e moskurrit.

Kur nga Moska u vura në dijeni për ato që qenë thënë 

e shkruar kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, pas asaj ndeshjeje futbolli që përmenda më lart, më erdhën ndër mend fjalët e avokatit të shquar rus, Vasilij Maklakov, të thëna në një fjalim që ka mbajtur në parlamentin rus në gusht të vitit 1915 dhe të cituara nga ambasadori francez Moris Paleologu në kujtimet e lartpërmendura:  

“Rusia është modeli i shtetit, ku njerëzit nuk janë në vendin që u takon”. 

Duhet pranuar publikisht se klasa politike ruse, që kryeherazi, në periudhën e carizmit, gjatë sistemit komunist dhe tani në pluralizëm, popullin rus e ka edukuar dhe vazhdon ta edukojë me frymën e shovinizmit rusomadh, me etjen për pushtime territoresh të huaja. Me këtë frymë e kanë edukuar atë popull edhe disa shkrimtarë 

të mëdhenj rusë. Këtu po ndalem vetëm në tre prej tyre.  

I pari është Pushkini (1799-1837). Në vitin 1830 pati shpërthyer një kryengritje nacionalçlirimtare në Poloni, në 

Letoni dhe pjesërisht në Bjellorusi dhe në Ukrainë. Pas betejash të përgjakshme, në vitin 1831, ushtria ruse e shtypi kryengritjen me egërsi, kurse territoret e këtyre vendeve u shpallën pjesë e perandorisë ruse. Disa deputetë të parlamentit francez bënë thirrje asokohe për t’u shkuar në ndihmë kryengritësve të lirisë. Pushkini, në poezinë me titull “Shpifësve kundër Rusisë” u përgjigjet atyre, duke deklaruar se nuk kanë të drejtë të futin hundët në një debat “familjar”. 

I dyti është Dostojevski (1821-1881). Në prill të vitit 

1877, kur në krye të fronit ishte car Aleksandri II (1818- 1881), pati filluar lufta ruso-turke. Asokohe Dostojevski pati bërë thirrje për pushtimin e Konstantinopojës. Në veprën “Ditari i shkrimtarit”, të mbajtur në periudhën janar-gusht të vitit 1877, është botuar një artikull i tij me titull:“Po e përsëris edhe një herë që Konstatinopoja, herët 

ose vonë, duhet të jetë jona”. 

I treti është Sollzhenjicini (1818-2008). Në korrik të vitit 1990, Sollzhenjicini pati shkruar një broshurë me titull “Si ta rregullojmë Rusinë”, e cila u botua në gazetën “Komsomolskaja pravda” më 18 shtator të po atij viti. Në atë broshurë, Sollzhenjicini shpreh pikëpamjet e veta për Kazakistanin dhe për Ukrainën. Sipas tij, pjesa më e madhe e Kazakistanit i takon Rusisë, kurse Ukrainën ai e vlerëson si pjesë të Rusisë. 

Formimi psikologjik i popullit rus, i mbrujtur me frymën e shovinizmit rusomadh, del më së miri në pah përmes hyjnizimit që ai i bëri figurës së Putinit pas sulmit fashist kundër Ukrainës. Pas atij sulmi, përkrahja e popullit rus për Putinin arriti majat: u ngrit deri në 86%. Por natyrën e dyzuar të popullit rus, brenda të cilit prehet edhe psikologjia e skllavit, edhe edhe psikogjia e shovinistit, e ka zbuluar mrekullisht shkrimtari dhe publicisti rus Ivan  Shmelov (1873-1950), në librin me titull “Dielli i të vdekurve”, të botuar për herë të parë në Paris në vitin 1923. Aty ai shkruan: 

“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë,.. por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”. 

Vetvetiu shtrohet pyetja: cila ishte arsyeja që Rusia ndërmori një agresion të tipit fashist kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022? Arsyen e atij sulmi e ka shpjeguar fare qartë Mihail Hodorkovski, bashkatdhetari i ambasadorit Zajcev. Ajo arsye është një mashtrim i kulluar i politikës armiqësore të Kremlinit ndaj Ukrainës. Prandaj ai e ka shpjeguar, duke shtruar pyetjen: 

“Ku e ka qëllimin ky mashtrim? Dihet, sepse është jashtëzakonisht e tmerrshme që revolucioni ukrainas kundër korrupsionit do t’u duket mjaft tërheqës edhe qytetarëve tanë. Se në Ukrainë, të gjithë njerëzit, që nga njerëzit e thjeshtë dhe deri te sipërmarrësit e mëdhenj dhe politikanët, thoshnin: “Ishte ndjenja e dinjitetit personal ajo që e detyroi popullin të dilte në Sheshin Maidan. Dhe konkretisht – ryshfetçinjtë i kapën. Me sa duket, te ne, në Rusi, mashtruesit dhe ryshfetçinjtë nuk janë kapur ende” (Citohet sipas: Mihail Hodorkovski. “E vërteta dhe gënjeshtra për Maidanin”. Gazeta “The New Times”, 17 mars 2014).  

  1. 27. Moska, përmes ambasadorit Zajcev, vazhdon traditën e mashtrimit me qëndrimin që mban ndaj Republikës së Shqipërisë. Në faqen e internetit “klankosova.tv” të datës 20 mars 2025, ishte botuar artikulli i këtij ambasadori, me titull: “Ndërtimi i infrastrukturës së NATO-s në Ballkanin Perëndimor, shqetëson fqinjët”. E kishte fjalën për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Po cilat janë këto vende fqinje, të cilat u shqetësuakan nga kjo bazë? Vende fqinje me Republikën e Shqipërisë janë Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. Nga këto vende, tre janë antëtare të NATO-s. Pra, ambasadori Aleksej Zajcev, meqenëse e ka shumë për zemër Serbinë, e cila ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë një qëndrim fashist kundër Kosovës, kërkon të krijojë stuhi në një gotë me ujë.

Le të shpresojmë që, ambasadorët rusë, që do të vijnë me shërbim diplomatik në vendin tonë pas përfundimit të mandatit të Aleksej Zajcevit, nuk do të vazhdojnë avazin e pararendësve të tyre me përrallat për marrëdhënie “miqësore” të Rusisë me vendin tonë, për të mos u bërë teneqe të shpuara në sytë e opinionit publik shqiptar në mbarë trojet tona etnike. Ministri i jashtëm Sergej Lavrov dhe zëdhënësja e tij Maria Zaharova, le ta mësojnë mirë historinë e politikës antishqiptare ruse, që u parashtrua më lart me fakte të pakundërshtueshme, dhe le t’ua rekomandojnë për ta studiuar edhe diplomatëve të asaj ministrie, që dërgohen me shërbim në Tiranë. Sergej Lavrovi dhe Maria Zaharova le të respektojnë veten, për të mos u bërë qesharakë para mbarë kombit shqiptar me krrokamat e tyre kundër “Shqipërisë së Madhe”, sepse në Gadishullin e Ilirisë ka vetëm Shqipëri Etnike, e cila, sipas personalitetit të shquar gjerman, Zonjës Angela Merkel, duhet të ketë shtetin e vet, sepse, siç u citua më lart deklarata e saj, “Shqipëria është i vetmi shtet në botë që kufizohet në të gjitha anët me bashkëkombësit e vet”.