Kreu Blog Faqe 403

Në të ardhmen do të vendosen sanksione ndaj shteteve që janë “laike”, por që veprojnë e funksionojnë si islamiste

0

Dy arritje historike të Mickoskit: Ai e largoi BDI-në nga pushteti dhe e riktheu Kërçovën

2
Emin Azemi, Kumanovë
___
Janko Baçev, një fundrrinë rusofile, kështu e rezymon (në Facebook) situatën aktuale pas zgjedhjeve lokale në Maqedoni 2025:
“Me kryeministrin Hristijan Mickoski, kishim pikëpamje të ndryshme për çështje të caktuara gjatë viteve të barrikadave.
Megjithatë, si një njeri që në të gjithë angazhimin tim politik udhëhiqet vetëm nga interesat kombëtare, duhet të theksoj dy arritje historike të Mickoskit:
✅ Ai e largoi BDI-në nga pushteti
✅ Ai e riktheu Kërçovën
Pse historike? Sepse, sipas të ashtuquajturës marrëveshje kornizë (2001) dhe ndarjes territoriale (2004), këto çështje u shpallën pothuajse një “punë e kryer” në lidhje me pakicën shqiptare, e cila nuk duhet të manipulohet më.
Megjithatë, mrekullitë janë të mundshme. Prandaj, ne duhet të jetojmë ëndrrën maqedonase dhe të besojmë se mund ta rikthejmë vendin tonë – si një Republikë nacionale, unitare dhe demokratike e Maqedonisë”.

“Syri i butë apo vrima e lagur” e LDK-së!

2

Florim Zeqa

E zgjodha këtë shkrim për ‘Ditën e të Vdekurve’, për arsyen e thjeshtë, se LDK-ja që 15 vjet është në vdekje klinike! Kurse, kanë kaluar më tepër se dy dekada që kur LDK-ja e ka shijuar për herë të fundit gëzimin e fitores në zgjedhjet parlamentare (2004)!

Lakmia për pushtet e matrapazëve e fundosi LDK-në

“Syri i butë, vrima e lagur”, e thotë një fjalë e urtë popullore! Nga shkuarja në amshim e liderit historik, LDK-së po i ‘kullon vrima’ shkaku i interesave personale! Pa ju terë mirë vrima, po i laget përseri! Lagia njëri e terja tjetri, shumë më i zi i riu se i vjetri!

Këta interesgjinjt (tugjarët) e LDK-së, nga lakmia per pushtet dhe ambicia për abuzim me paranë e shtetit, bëhen bashkë me dreqin dhe t’birin e dreqit!

Kështu, i ëmbli pushtet për 20 vjet rresht ua vërboj sytë!

Paraja e pistë ua turbulloj mendjen dhe i çoj në ‘shtratin e dashurisë’ për pushtet me të gjithë rivalët politik!

Sot në LDK bëjnë plloje armiqt e Rugovës dhe të Kosovës, kurse themeluesit dhe adhuruesit e saj besnik ndiqen dhe largohen nga ky subjekt politik!

Elektorati ka mbetur jashtë loje, nuk e pyet askush për asgjë!

Kryetari i partisë vendosë për çdo gjë, vendos kush të hyjë e kush të dalë prej LDK-së!

Nëse dikush (sikur unë) e merr guximin dhe i kundërshton, e presin masat përjashtuese dhe ndëshkuese, akuzat dhe gjuha linçuese, sharjet dhe fyerjet nga militantët partiakë në rrjetet sociale dhe jashtë tyre, mbase mund ta pësoj edhe më keq se kaq!

Armiqt e vërtetë të Rugovës u ngritën në hierarkinë politike të LDK-së

E vërteta e hidhur e ruajtjes dhe vazhdimësisë së kapjes së LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit po vazhdon edhe në ditët e sotme!

Për ketë arsye, sejmenët e Isa Mustafës u treguan të vendosur në Kuvendin e fundit për ta bërë zgjedhjen më të gabuar për LDK-në!

Me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut, uzurpatorët e LDK-së i forcuan akoma më shumë pozitat e tyre, duke u dëshmuar se janë vërtetë sundimtarë të pangopshëm në këtë subjekt politik.

Pas Abdixhikut janë të katapultuar edhe 300 ‘harambasha’ në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, të barrikaduar në mbrojtje të ‘Putizimizit’ apo të klanit të Riinvest-it!

LDK me këtë kryetarë dhe me këta matrapaz politik nuk ka as gjasa teorike të fitoj zgjedhjet e jashtëzakonshme, përkundrazi do të përballet me shthurje totale të partisë, për arsye se drejtuesit aktualë janë figura jo kredibile, të dështuara dhe të urryera nga elektorati rugovian për shkak të kapjes së LDK-së, të stërkequr nga klani Riinvest.

Nxjerrja e LDK-së prej klanit të Isa Mustafës, fillon me largimin e të katapultuarit të fundit në kreun e LDK-së nga shkolla sorosiane, të voglit Lumir Abdixhiku, i cili i sajon armiqt e paqenë brenda LDK-së, kurse armiqt e vërtetë të Ibrahim Rugovës i ngritë në hierarkinë e lartë politike të partisë!

Të mirë për kryetarin aktualë të LDK-së janë vetëm servilët dhe armiqt e Rugovës, të tjerët i konsideron vetëm numra për vota dhe asgjë më shumë!

Andaj, pa humbur kohë duhet një iniciativë për largimin e tij nga kreu i LDK-së, në të kundërtën, e presin ditë akoma më të rënda shpresën e qytetarëve për shtetndërtim dhe dinjitet njerëzor!

Definitivisht, LDK duhet të udhëheqet nga një rugovist dhe jo nga sorosianet dhe parashutistët e Riinvestit!

Lidhja Demokratike e Kosovës, nga një parti shtetformuese, shtetndërtuese dhe institucionaliste, e udhëhequr me përgjegjësi të lartë shtetërore nga lideri historik, Ibrahim Rugova, tashmë ka rënë në dorë të buzëfoshnjorit të papjekur politikisht, sorosianit Lumir Abdixhiku, servilit të Isa Mustafës, tuxharit politik, i cili nuk zgjedhë njerëz dhe mjete për ta kontrabanduar vullnetin e elektoratit të LDK-së!

Tashmë shihet qartë se kryetari i LDK-së e ka humbur tërësisht’busullen” orientuese!

Lumir Abdixhiku pa vizion dhe pa koncept të qartë politik, e ka mbushur LDK-në me kica e me kuca, me sharra e me lima të llojeve të ndryshme, të cilët janë duke e gërryer në themel filozofinë politike rugoviane!

Vullneti im politik dhe dëshira për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve është para çdo interesi partiak dhe personal. Që i bie, se ambiciet e mia nuk janë pushtetore, por shtetërore, gjegjësisht të qenurit gardian i përhershëm i interesave të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në mërgatën tonë.

Kisha katolike në Shalë – bekim apo mallkim?!

1
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës
___
Të dashur shaljanë, të nderuara shqiptare e shqiptarë, miq të respektuar :
Kanë kaluar gati dy vite që nga dita kur shpalla publikisht idenë për ndërtimin e një kishe katolike në Shalë të Venit (Bajgorës). Kjo ide nuk lindi rastësisht; ajo u pjek në mendje e në zemër për shumë kohë, e shoqëruar me reflektim, lutje dhe me një ndjenjë të thellë amaneti shpirtëror.
Dhe kur erdhi momenti i së vërtetës, lotët më rrodhën vetvetiu, bashkë me këto vargje që lindën si dëshmi e zërit të ndërgjegjes sonë historike:
Për këtë dhe,
E mbi këtë dhe,
Dua me ba një kishë të re,
Jo për famë as për lavdi,
Por nga i zâ që unë kam ndi,
Ishte zâ i kthjelltë si loti –
Amanet nga Gjergj Kastrioti.
Kjo ide u mirëprit me dashuri e entuziazëm të jashtëzakonshëm. U kuptua drejt nga shqiptarë brenda e jashtë vendit, nga miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos nga mërgata jonë fisnike që aq shumë u gëzua dhe shprehu vullnet të fortë për ta mbështetur, jo vetëm moralisht, por edhe materialisht. Aty dëshmova edhe një herë se kur një ide nis nga zemra e kombit dhe ndriçohet nga drita e Zotit, ajo nuk ka pengesë që e ndal.
Lekë Dukagjini – përmendorja e djeshme që u përurua në Shpenadi afër Prizrenit
Sot kjo ide nuk është më thjesht vizion. Ajo është projekt i prekshëm, mision i qartë dhe rrugë e pandalshme. Kisha e Shalës do të jetë një shtyllë shpirtërore, një monument kujtese, një thirrje për t’u kthyer tek rrënjët tona iliro-arbërore dhe tek memoria jonë e vërtetë historike.
Ajo nuk do të ngrihet për të përçarë, por për të bashkuar. Jo për lavdi të kujt, por për nder të të gjithëve. Jo për politikë, por për identitet. Ajo do të jetë një urë mes brezave, një dëshmi e trashëgimisë sonë dhe një falënderim ndaj Zotit që na dha këtë tokë, këtë emër dhe këtë gjuhë.
Sepse ka momente në jetën e një kombi kur historia nuk duhet pritur – duhet bërë. Dhe kjo kishë është pjesë e asaj historie.
Është amanet, është mision, është drejtësi ndaj origjinës sonë.
Kisha katolike në Shalë do të ndërtohet.
Me besim, me përkushtim dhe me bekimin e Zotit.
Për Shalën, për Kosovën, për Shqipërinë, për mbarë kombin tonë.
Zoti e bekoftë popullin shqiptar.
Lavdi rrënjëve tona, lavdi atyre që besuan para nesh, dhe lavdi atyre që do ta vazhdojnë këtë rrugë pas nesh.

Ata që e njollosin, shajnë dhe flliqin me gojë, nuk mund të flasin në emër të LDK-së

1
Halil Gaci, Skenderaj
___
Vetëm pas largimit të elementëve që njollosin partinë, LDK-ja mund të rikthejë dinjitetin dhe besimin e popullit.
Korrupsioni, dhuna dhe vulgariteti nuk kanë vend në trashëgiminë rugoviste.
LDK-ja duhet të çlirohet nga njerëzit që e kanë njollosur me korrupsion, me gjuhë të ulët, me arrogancë dhe me dhunë.
Vetëm një LDK e pastër në moral, e udhëhequr nga njerëz me kulturë, dinjitet dhe vizion, mund të flasë në emër të popullit dhe të atdheut.
Derisa partia të mos pastrohet nga ata që përdorin fjalor banal, dhunë, kërcënime dhe manipulime, ajo nuk ka moral të flasë në emër të popullit e të atdheut.
LDK-ja është trashëgimi e mendjes, urtësisë dhe kulturës së Ibrahim Rugovës – jo strehë e atyre që shajnë, flliqin dhe përdhosin këtë emër me sjellje primitive e me interesa personale.
Të tillëve duhet t’u ndalohet urgjentisht të flasin në emër të LDK-së.
LDK-ja nuk përfaqësohet me sharje, fyerje dhe sjellje të pahijshme. Këto janë praktika që i takojnë kulturës së dhunës dhe jo kulturës rugoviste.
Ata që përdorin gjuhë të ulët dhe sjellje të papërgjegjshme e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e LDK-së, duke larguar njerëzit e vlerave dhe idealistët e saj të vërtetë.
LDK-ja mund ta rifitojë besimin e popullit dhe të shikojë drejt së ardhmes me dinjitet – vetëm kur të pastrohet nga korrupsioni, dhuna dhe vulgariteti.
Vetëm kur të lirohet nga kjo kategori njerëzish që kanë njollosur emrin e saj, LDK-ja do ta gjejë sërish rrugën e humbur rugoviste, rrugën e kulturës politike, të urtësisë dhe të ndershmërisë që na e mësoi Presidenti Ibrahim Rugova.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala për rrëmbimin e serbit Milan Vukashinoviq në afërsi të “pikës zero” në Leposaviq nga xhandarmëria serbe

0
Foto ilustrim
Drizan Shala, ekspert i sigurisë
⛔️ Rasti në Leposaviq – Cënim i Sovranitetit apo Sinjal për Eskalim të Ri në Veri?
Ngjarja e fundit në afërsi të “pikës zero”, ku dyshohet se pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, kanë plagosur dhe rrëmbyer një qytetar kosovar, ka rikthyer në qendër të debatit publik çështjen e sigurisë së kufirit verior dhe rolin e misioneve ndërkombëtare në ruajtjen e stabilitetit.
❗️Sipas të dhënave zyrtare, viktima – një shtetas kosovar i nacionalitetit serb – është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe më pas është dërguar në Serbi, konkretisht në Nish. Kjo ngjarje, pavarësisht përkatësisë etnike të viktimës, përbën shkelje të qartë të sovranitetit shtetëror dhe veprim paramilitar të koordinuar.
📍Në këtë kontekst, ngriten disa pyetje thelbësore për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare në rajon:
🚩 a. A duhet që KFOR të rikthejë zonën tampon të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë?
Pas shpërbërjes së ish-zonës tampon (Ground Safety Zone) në vitet e para pas luftës, Serbia ka shfrytëzuar mungesën e një kufiri të qartë operacional për të kryer veprime të përsëritura provokuese. Rikthimi i një zone sigurie të kufizuar, nën mbikëqyrjen e KFOR-it, do të mundësonte parandalimin e inkursioneve të armatosura dhe kontrollin e saktë të çdo lëvizjeje të trupave serbe afër vijës kufitare.
Një model i tillë do të mund të aplikonte rregulla të ngjashme me ato të vitit 1999–2001, por të përshtatura me realitetin e sotëm, duke u fokusuar në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës dhe ruajtjen e paqes rajonale.
🚩 b. A duhet të kërkohet një shtim i ndjeshëm i numrit të trupave të KFOR-it?
Po. Ky incident është sinjal paralajmërues se në veriun e Kosovës ekziston një rrezik real i operacioneve të kontrolluara nga strukturat paraushtarake serbe, që veprojnë në mënyrë të sinkronizuar me aparatin shtetëror të Beogradit.
Një rritje e numrit të trupave KFOR, me fokus të veçantë në rajonin e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, do të përforconte mekanizmat e reagimit të shpejtë (Quick Reaction Force) dhe patrullimin e përbashkët me Policinë e Kosovës.
Në këtë fazë, përforcimi me një kontingjent shtesë amerikan, gjerman ose turk do të kishte efekt psikologjik dhe strategjik, duke dërguar mesazhin e qartë se çdo ndërhyrje nga Serbia do të përballet me përgjigje të menjëhershme ndërkombëtare.
🚩 c. A duhet të kërkohet publikimi i imazheve satelitore dhe materiale vizuale nga KFOR dhe misionet ndërkombëtare?
Patjetër. Në një situatë ku Beogradi përpiqet të relativizojë çdo incident dhe ta paraqesë si “ngjarje të brendshme”, transparenca vizuale është mjeti më i fortë i legjitimitetit.
Institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të kërkojnë qasje zyrtare në imazhe ajrore, satelitore apo nga dronët e NATO-s të kapura në momentin e ngjarjes, për të dokumentuar hyrjen e paligjshme të trupave serbe në territorin e Kosovës.
Publikimi i këtyre provave – qoftë në formë të klasifikuar për Këshillin e Sigurimit të OKB-së apo në mënyrë publike për median – do të forconte pozitën diplomatike të Kosovës dhe do të detyronte reaksion ndërkombëtar ndaj Serbisë.
⚠️ Pra ky incident nuk është thjesht një rast penal apo kufitar – ai është një provokim i qëllimshëm për të testuar reagimin e KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.
Nëse reagimi mbetet i kufizuar vetëm në “njoftime dhe hetime”, atëherë Beogradi do ta lexojë si dobësi operative dhe mungesë të kontrollit në veri.
Në këtë fazë, Kosova duhet të veprojë në tri linja paralele:
✅️1. Politike: Ngritja e rastit në forume ndërkombëtare dhe kërkesa për përgjegjësi nga Serbia;
✅️2. Ushtarake dhe Sigurisë: Kërkesë për shtim të trupave KFOR dhe rifreskim të mandatit;
✅️3. Inteligjente: Dokumentim i plotë i incidentit me prova vizuale dhe dëshmi teknike, për të ndërtuar bazë të fortë për çdo veprim të ardhshëm diplomatik apo ligjor.

Gjilani Vatër e Atdhetarëve dhe Luftëtarëve për Liri dhe Çlirim, trashëgimtar në histori i Bardhit të Ri (Novobrdës)

Heroi i kombit Idriz Seferi dhe luftëtarët e tij

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

____

Rrethi i Gjilanit, që nga lashtësia e deri në ditët tona, ka qenë një vatër e ndritur e kulturës, urtësisë dhe atdhetarisë shqiptare. Kjo trevë e begatë, që mban në themelet e saj hijeshinë e qytetërimit të vjetër të Novobrdës (Bardhi i Ri) , ka ruajtur me fanatizëm shpirtin e vet fisnik, krenarinë për prejardhjen dhe dashurinë për atdheun. Novobrda (Bardhi i Ri) i lashtë, dikur një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës, tregtisë dhe zejtarive në Ballkan, la pas një trashëgimi të vyer që gjilanasit e kanë bartur brez pas brezi: kulturën e komunikimit të ndershëm, mikpritjen, mençurinë dhe respektin për vlerat e jetës.

Nga kjo trashëgimi e pasur lindi një brez njerëzish të urtë e të kulturuar, që me dinjitet e me punë e ngritën emrin e Gjilanit në të gjitha trojet shqiptare.

Por krahas urtësisë dhe kulturës, Gjilani dhe Anamorava janë njohur edhe si vatra të qëndresës e të luftës për liri. Historia e kësaj ane është e mbushur me emra që u bënë shtylla të kombit dhe frymëzim për gjeneratat që erdhën pas.

Në fillim të shekullit XX, Idriz Seferi, rilindasi e luftëtari i madh i këtyre anëve, ngriti pushkën kundër pushtuesve dhe u bë simbol i trimërisë dhe qëndresës shqiptare. Ai, me mençuri e guxim, udhëhoqi qindra burra të Anamoravës në mbrojtje të trojeve shqiptare, duke mbetur një ndër figurat më madhështore të historisë sonë kombëtare.

Krahas tij, dekada më vonë, Metush Krasniqi, mendje e ndritur dhe veprimtar i përkushtuar i çështjes kombëtare, punoi me përkushtim për ndërgjegjësimin e popullit, duke u bërë zëri i lirisë në kohë errësire. Në anën tjetër, Hasan Remniku, trimi i maleve të Karadakut, u bë shembull i qëndresës e besnikërisë ndaj flamurit kuqezi.

Po nga kjo anë e Anamoravës vie edhe veprimtari i denjë dhe luftëtari për të drejta kombëtare të shqiptarëve në ish Jugosllavi dhe bashkim kombëtar, simboli i rezistencës dhe i qëndresës, patrioti Hysen Terpeza. Në vitet e vështira të ilegales, emrat e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës shkëlqyen si yje në qiellin e errët të robërisë. Ata, me zemër të madhe e me vizion të qartë për lirinë e Kosovës, ngritën idealin e rezistencës, duke e bërë Prishtinën dhe Gjilanin qendra të frymës çlirimtare.

Edhe Zija Shemsiu, një tjetër bir i Anamoravës, u dallua si veprimtar i palodhshëm, që e jetoi jetën në shërbim të kombit dhe lirisë.

Kur erdhi koha e fundit e përballjes me pushtuesin, Gjilani sërish doli në ballë. Nga kjo trevë dolën figura që i dhanë luftës dimensionin e sakrificës supreme. Abdullah Tahiri, Hero i Kombit dhe themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte komandanti i parë i Zonës Operative të Karadakut — burrë që frymëzoi me guxim e vizion, duke u bërë simbol i organizimit dhe i besës shqiptare.

Krahas tij, Komandant Agim Ramadani, strategu i pamposhtur dhe artisti i pushkës e i penës, theu kufirin Kosovë–Shqipëri, duke hapur portën e lirisë që populli e kishte pritur për shekuj. Gjilani dhe Anamorava janë një tokë ku gërshetohen kultura e lashtë me trimërinë e pavdekshme. Këtu, në këtë truall – hapësirë të gjerë të Novobrdës (Bardhi i Ri), krisi pushka e lirisë, çdo brez ka dhënë bij e bija që kanë mbajtur gjallë emrin e kombit. Nga urtësia e qytetarëve te sakrifica e dëshmorëve, gjithçka në këtë vend flet për dashuri ndaj atdheut, për punë, për nder e për përkushtim.

Prandaj, kur përmendim emrin e Gjilanit, nuk flasim vetëm për një qytet — flasim për një histori krenarie, flasim për Novobrdën (Bardhi i Ri), pra për një shpirt që bashkon mençurinë e të lashtëve me heroizmin e të rinjve.

Gjilani është pasqyra e shpirtit shqiptar: i butë në fjalë, i urtë në sjellje, por i pathyeshëm në betejë. Kjo është trashëgimia që na vjen nga Novobrda (Bardhi i Ri) e lashtë, që frymon në çdo brez të ri — një trashëgimi që na mëson se liria nuk dhurohet, por fitohet me kulturë, dije dhe sakrificë.

Përmbyllje

O rini e Gjilanit, bij e bija të Novobrdës (Bardhi i Ri) së lashtë, mbajeni gjallë flakën që ndezën të parët tanë!

Ruajeni me krenari urtësinë e qytetit tuaj, dhe mos e lini kurrë të shuhet dashuria për atdheun. Ky vend është amanet, është gjak e shpirt që flet, është këngë që lind nga Mali i Zi (i Karadakut) dhe shtrihet deri në Binqë e Pogragjë.

Në çdo gur të kësaj toke është e shkruar historia jonë, në çdo frymë të erës ndihen emrat e atyre që ranë për liri.

Luftëtarët tanë nuk kërkuan lavdi, por drejtësi dhe jetë të denjë për fëmijët e këtij vendi. Ata na lanë një porosi të shenjtë: Të ruajmë gjuhën, kulturën dhe nderin kombëtar.

Prandaj, sot e përgjithmonë, le të jemi krenarë që jemi gjilanas e anamoravas, trashëgimtarë të Novobrdës (Bardhi i Ri); pasardhës të Idriz Seferit, Metush Krasniqit, Kadri Zekës, Hasan Remnikut, Hysen Terpezës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Zija Shemsiut, Abdullah Tahirit e Agim Ramadanit dhe shumë veprimtarëve e luftëtarëve të tjerë të çështjes kombëtare nga Gjilani dhe Anamorava.

Emrat e tyre janë dritë që s’shuhet kurrë, janë frymë që na mban gjallë, janë zë që thërret: “Mos e harroni rrugën e lirisë, se ajo është rruga e nderit dhe krenarisë sonë kombëtare.”

Sot, në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta Anton Çettës , atij që na mësoi se pajtimi nuk është dobësi, por madhështi…!

0
Dijana Toska, Shkup
___
Sot, në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta, t’kujtojmë me mall e krenari.
Për ne, ti ishe Baba i kombit që na mësoj vlerën e fjalës dhe forcën e të falurit.
Anton Çeta
Ese e shkruar në kohë korone, 2020 reflektim në kujtim të Anton Çetës
GJORGU IM DHE PLAKU I URTË
Në kujtesën e popujve, disa ngjarje nuk plaken. Ato mbeten gjallë, sepse janë shkruar jo me bojë, por me gjak, lot dhe dashuri. Kështu është historia e pajtimit të gjaqeve në Kosovë, një akt i lartë i humanizmit që në vitin 1990, në zemrën e pushtimit, u bë mësim për botën: si falja mund të jetë më e fortë se hakmarrja.
Kur isha studente, lexoja me etje çdo faqe të letërsisë shqiptare. Por asnjë libër nuk më tronditi më shumë se Prilli i thyer i Ismail Kadaresë. Ishte hera e parë që ndjeva se një histori mund të të dhembë si plagë e hapur. E pafajshmja e Gjorgut, djaloshit që mbante në trup hijen e vdekjes, më përndiqte gjatë. Jetova ditë e net me frikën e tij.
Pyesja babën e axhën pse ndodh gjakmarrja, pse njeriu ia merr jetën njeriut për “nder” e “kanun”. Më sqaronin, por unë zemërohesha. Nuk pajtohesha. Isha shumë e re për ta kuptuar thelbin e kësaj lëngate shekullore që rridhte nga gjaku, por s’e shëronte kurrë.
Vite më vonë, tashmë gazetare në Televizionin e Prishtinës, jeta më përballi me një ngjarje që do ta ndryshonte përgjithmonë mënyrën si e shihja pajtimin, faljen dhe njeriun. Ishte viti 1990. Kosova e pushtuar lëngonte nën trysninë serbe, por brenda saj po ndizte një dritë e rrallë: Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve.
Një lëvizje që nuk kishte shembull tjetër në historinë tone, e lindur nga dhimbja, por e mbështetur në dashuri, urtësi dhe kulturë shpirtërore. Në një kohë kur burgosjet, torturat dhe ndalimet ishin përditshmëri, shqiptarët u ngritën për ta mbyllur plagën më të vjetër: gjakun kundër gjakut.
Ne gazetarët punonim nën survejim, por me një ndjenjë përkushtimi që e kapërcente frikën. Serbia mund të ndalonte mitingjet politike, por jo tubimet e pajtimit. Dhe kështu ndodhi: mbi gjysmë milioni shqiptarë u mblodhën te Verrat e Llukës më 1 maj 1990, në një ngjarje që i ngjante një rilindjeje kombëtare. Aty u falën dhjetëra gjaqe, plagë e ngatërresa që kishin mbetur hapur ndër breza.
Në qendër të kësaj fryme që bashkonte popullin ishte Anton Çeta plaku i urtë, profesori i brezave, mbledhësi i pasurisë folklorike, njeriu që e njihte shpirtin e shqiptarit më mirë se kushdo.
Ai nuk predikonte, por frymëzonte. Nuk urdhëronte, por bindte me butësi e mençuri. Me zërin e tij të qetë dhe sytë që rrezatonin dashuri, arriti të bënte të mundur të pamundurën: të kthente gjakun në falje, dhimbjen në shpresë.
Brenda një viti u falën 1169 gjaqe, pa imponim, pa dënim, pa dëmshpërblim. Një mrekulli njerëzore e lindur në zemër të dhunës.
Dhe aty, për herë të parë, gruaja shqiptare hyri në odat e burrave, tha fjalën e saj, mori vendime, fali. Ishte akti më i lartë i humanizmit dhe emancipimit në një kohë kur pushtimi kërkonte ta copëtonte shpirtin tonë.
Anton Çeta u bë idhulli ynë. E ndiqnim, e dëgjonim, e adhuronim. Në çdo rrëfim të tij gjenim forcë për të besuar se ky popull, me gjithë plagët, di të ringjallet.
E kujtoj sot, një çerek shekulli pas ikjes së tij në amshim, me të njëjtin mall e mirënjohje. Ai shpëtoi mijëra familje nga hakmarrja, por nuk arriti të shpëtojë Gjorgun tim, atë djalin e romanit që mbeti përjetësisht i vrarë në ndërgjegjen tonë.
Në kujtimin e Plakut të urtë kam dhembje e mall për burrninë e tij. Ai e bëri të mundur të pamundurën në një kohë të pamundshme. Mblodhi rreth vetes shqiptarët për t’i pajtuar, për ta mbyllur plagën shekullore që s’e mbyllte as lufta, as pushteti, as koha.
Por ideja e tij nuk ka mbaruar. Ëndrra e Anton Çetës vazhdon. Nevoja për pajtim dhe unifikim vjen e rritet në këto kohë të zorshme, kur politika e përçarë harron shpesh njeriun. Ai na mësoi se pajtimi nuk është dobësi, por madhështi. Se falja është gjesti më burrëror e më hyjnor që njeh shpirti njerëzor.
Anton Çetta me Zekeria Canen
Kosova ende nuk ka një shtatore të denjë për të. Një vend ku të përkulemi e ta falënderojmë që në vitet e 90-ta na ktheu shpresën, na mobilizoi e na bëri bashkë rreth kauzës kombëtare. Një shtatore për Plakun e urtë do t’i bënte nder Kosovës sepse ajo do të përfaqësonte fytyrën e paqes, kulturës dhe mençurisë sonë kombëtare.
Brezat që po rriten sot në liri ndoshta nuk e njohin dhimbjen e Gjorgut e as madhështinë e Plakut të urtë. Por duhet ta dinë se liria që gëzojnë nuk lindi vetëm nga lufta, por edhe nga falja. Nga burrat e gratë që zgjodhën të mos vrasin më, por të përqafojnë.
Nëse duam të jemi të denjë për gjakun e falur e për lirinë e fituar, duhet ta ruajmë këtë frymë të pajtimit, t’ia mësojmë fëmijëve se nderi nuk qëndron në hakmarrje, por në dashuri e mirëkuptim.
Kombi që di të falë, di edhe të ngrihet.
Dhe në këtë ngjitje shpirtërore, zëri i Anton Çetës vazhdon të na udhëheqë, i qetë, i përulur, por i përjetshëm:
“Mos e lë plagën të trashet. Shëroje me falje.”

Nafi Çegrani i përgjigje Hasan S. Zenelit

Nafi Çegrani

PËRGJIGJE “PATRIOTIT” HASAN S. ZENELIT

  • Lidhë me atë se ky person përmendi emrin tim si “udbash” në emisionin “Kojshia Shou”, po ia jap disa sqarime, sa që ti ketë në dijeni, për shpirtin e tij të padinjitetshëm dhe si person i pa vlerë, i pamoralshëm…!

Ti o Hasan S. Zeneli, më vjen keq që në çdo hap dhe në çdo vend thirresh në emër të UÇK-së, vend e pa vend , edhepse nuk je njeri që ke edhe aso vlerash njerëzore dhe patriotike, sepse edhe qindra e qindra si ty, keni synim për të njollës të tjerët, pa e shikuar veten, se sa jeni të pranueshëm dhe të dinjitetshëm për këto punë… Harron se qindra e qindra udbashë që i keni rreth vetes dhe komunikoni me to në jetën tuaj të përditdhshme në Kosovë, e që sytë i kanë kah Beogradi, ose të tillët si udbasha janë me qindra e qindra që kanë punuar me vite e dekada, pa mos i përmendë ata të cilët janë edhe tri herë më shumë që kanë spiunuar edhe fqiun e tyre si kodosha të Shërbimeve sllavoserbe.

Po të tregoj, ore Hasan S. Zeneli se unë, që rrjedh nga gjyshi me nam nga rradhët guerilës baliste bashkë me vëllezërit si haxhi Rushan Sulë Muja dhe të tjerë të fisit Muje që janë afro 300 shtëpi në Çegran, vij nga babai veteran i Frontit të Sremit dhe luftoi për një ideal dhe bashkim kombëtare , i cili në Zabllaçe të Shumadisë e vrau majorin Pavle të Dibrës si një person që kurdiste kurthe dhe ishte një shovinist i përbetuar antishqiptar.

Babai im, nga Fronti ku ishin të zhgënyer nga ajo pollitikë kominterniste si qindra e qindra shqiptarë të tjerë të kohës, eci maleve të Çaçakut dhe doli në Shqipëri, duke u vendosur në fshatin Bicaj të Lumës ku mik kishte kolonel Muharrem Bajraktarin dhe të tjerë. Në Shqipëri, babai im , qëndrroi deri më 1948 kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos.

Unë, si një mësues i ri, poashtu i zhgënjyer dhe i mashtruar, më morën në rradhët e SDB republikane jugosllave për Maqedoni në Shkup si zyrtar që nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit të vitit 1969 dhe deri në 13 maj të vitit 1974 , kur edhe u arratisa (për shkaqe tanimë të njohura dhe për të cilat kam shkruar në shkrimet e mia), duke kaluar Oqaeanin për në SHBA. E që me kthimin tim nga Amerika, nëntoka kriminale dhe shoviniste antishqiptare e UDB-së më prisnin që tu shërbeja si “kokë turku”, në vjeshtën e vitit 1981, ose me nisjen e demonstratave në Kosovë, kishin bër planet e fshehta për burgosjen time, gjë që më 01 tetor të atij viti më prangosin dhe dëbojnë në qelitë e errëta të burgut famkeq të Zenicës në Bosnje , ku nuk dukej as rrezja e dieallit apo dritës, duke më dënuar me akuza të rreme, intriga e shpifje si tuat, që thua se “Nafi Çegrani është dënuar për “diçka tjetër” dhe ti nuk jep sqarrimje çfarë janë ato “diçka tjetër”.

Por që i merr kallëp në trurin tënd ato inskenime dhe pallavra shoviniste të UDB-së e cila bëri shantazhe dhe burgosje të tilla edhe ndaj masës shqiptare nga trevat tona ku jetojmë etnikisht me shekuj, vetëm pse jemi shqiptar dhe për motive politike e ideologjike. Këtë mos e harro o Hasan !

Mandej, krahas saj po të them se , nëse unë punova si zyrtar në ato rradhë të UDB-ës famkeqe, them mjerisht që punova ca vite si shqiptar, dhe nga ana tjetër them fatlumisht që punova dhe mësova shumë gjëra që si shqiptar nuk do ti dija kurë, dhe me vite e vite jam duke i rrëfyer për të pas kombi dhe populli im një përfytyrim se çfarë ka qenë UDB-a dhe se me qindra shqiptarë i ka bërë “mulli”, disa duke i kopmprometuar me metoda specifike, e disa duke u angazhuar si kodoshë për interese të ndryshme karieriste ose për ndonjë hakmarrje ndaj fqiut të tij, siç kemi shembuj me qindra e qindra jo vetëm në Kosovë.

Por, çfarë dua të të them, o Hasan, ato pak vite sa punova unë në SDB nuk kam dënuar as një shqiptar me burg, nuk kam thirrë as në biseda informative një shqiptar, as nuk kam rrah ose dhënë një flakreshe, siç kanë bërë me qindra e qindra udbasha shqiptarë në Kosovë, të cilët kanë punuar e vepruar me vite e dekada, duke gëzuar edhe pensione të majme nga Beogradi si të tillë.

E ty ata nuk të qenkan ndonjë brengë për ty, sepse mbahesh se qenke një “patriot” dhe paske plane që të gjithë ata me mijëra , siç i quan ti, shqiptarët, qenkan “jugonostalgjik” që duheshke ti dërgojsh në Serbi dhe Beograd (!?!), pa e pyetur veten se KUSH JE TI O ZOTËROTE ?, kur kemi shtet dhe organe prokurorësh e gjykatash…

Është e çutitshme pse delni në emisione televizive, siç bëni me “Kojshia Shou” , e nuk trajtoni problemet që keni, madje duke u grindur e sharë vend e pa vend dhe etiketuar të tjerët. siç keni bërë deklarata që nuk qëndrojnë edhe ndaj veteranit dhe patriotit të denjë Nait Hasanit, i cili ka heq të zitë e ullirit nga keqtrajtimet psikiko-fizike nga kretenët udbashë, të cilët me sjellje egërtsire kanë ushtruar dhunë dhe terrorr ndaj Naitit dhe të tjerëve, e ju këto i merrni me aq lehtësi, sikur që nënkuptohet se kështu janë edhe misioni dhe metodat, dokrtrina antishqiptare e UDB-së shoviniste, e cila i përcjell përsëri përmes shqiptarëve, të cilët veprime me të madhe kanë depërtuar edhe brenda rradhëve ku keni qenë edhe ti, o Hasan , me “karadake” në krah!

Kur, përmend emrin tim dhe më akuzon me pa të drejtë, por gjithmonë sipas planeve të fshehta antrishqiptare të UDB-s që kishte ndaj meje, ju i aprovoni me mendjen tuaj, edhepse moderatori Sadri Imeri ua tërheq vemendjen në emision, duke u thënë se e keni gabim, o Hasan, Nafi Çegranin e ka dënuar UDB-a ME VDEKJE – PUSHKATIM, për ty kjo nuk ka edhe aq rëndësi…

Po si kështu, o trim, përse merresh me intrigat e Beogradit që ka kurdis më kot ndaj meje, ose për shkaqe ideologjike me të cilët isha në përplasje të vazhdueshme para dhe pas vdekjes së Titos, para dhe pas vitit 1981…

Se, sikur të isha i devotshëm ose në interes të UDB-së dhe Beogradit, a thua vallë, kishte forcë që mund të më dënonte mua ashtu, duke më mbajtur 972 ditë në pranga e zinxhir të përgjakur.

Si i thua ti kësaj pune, o Hasan S. Zeneli ?

Po të jap edhe disa sqarime, sa që ti kesh në dijeni, dhe mos bluaj drith në mulli të huaj, sepse i ke thënë vetes se ke qenë në krah me heroin Zahir Psajazitin e të tjerë. Duhet ta ruajsh dinjitetin dhe krenarinë, moralin dhe hirin e luftës së tyre, jo të bëhesh person aq i pa moralshëm!

Unë, bie fjala, qysh nga rinia ime, kur shërbeja si zyrtar-operativ në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror të ish Jugosllavisë, kam ndjerë se çdo dokument sekret nuk ishte thjeshtë material pune, por pjesë e historisë së popullit tim.

Dosjet mbi aktivitetet politike, përndjekjet dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë e gjetiu në viset tjera shqiptare, më shfaqnin një tablo të dhimbshme : historia nuk shkruhet vetëm në libra, por edhe në heshtjen e arkivave dhe në rezistencën e njerëzve. Në atë kohë, nuk e kuptoja plotësisht rëndësinë e saj morale. Por, ndërsa kalonin muaj e vite, ndërsa lexonja raportet mbi aktivitetet politike, përndjekjet dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, fillova të kuptoj se historia nuk përbëhet vetëm nga ajo që kemi përjetuar vetë, por edhe nga ajo që duhet të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm.

Historia është një urë që lidh të kaluarën me të ardhmen, dhe unë, ndonëse një zyrtar i zakonshëm operativ, pa dëshirën time isha pjesë e saj.

Në arkivat e pluhurosura, ndërmjet dosjeve të numëruara me kujdes, gjeta informacione për fatin e popullit çam, që jetonte nën heshtje dhe okupim, por edhe për Kosovën, e cila përjetonte një regjim të rreptë titist. Çdo dokument ishte një histori e fshehtë, një dëshmi që nuk mund të lejohej të shuhej në errësirën e burokracisë. Ndërsa i analizoj, mendja ime përpiqej të lidhte pikat: një raport për konfiskimin e pronave, një tjetër për shkeljet mbi të drejtat e pakicave, një tjetër për arrestime të montuara – të gjitha këto bashkë formonin një tablo të dhimbshme, por edhe të detyrueshme për të vepruar.

Për mua, grumbullimi i këtyre informacionëve nuk ishte thjesht një punë operative; ishte një detyrë morale dhe historike.

Çdo fakt që zbulonja, çdo dosje që shfletoja, më impononte një përgjegjësi: të shkruaj, të dokumentoj, të mos lejoj që e vërteta të fshihet.

Ishte një lloj betimi i heshtur – një betim ndaj historisë dhe Puna ime në sektorin e analitikës më 1971 më solli në kontakt me dosje të shumta sekrete për emigracionin shqiptar dhe aktivitetet e tyre politike në Perëndim. Çdo raport ishte një pasqyrë e realitetit: shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, arrestimet e montuara, konfiskimi i pronave dhe dhuna ndaj komuniteteve.

Historia nuk ishte vetëm ajo që përjetohej në moment, por edhe ajo që mbahej e fshehtë në arkiva. Për mua, këto dokumente nuk ishin thjeshtë raporte operative; ato ishin pasqyrë e një dhimbjeje, por edhe thirrje për veprim dhe ndërgjegjësim kombëtar. Arkivat e Shërbimit inteligjent jugosllav ishin më shumë se një thesar informacioni; ishin dritare të së fshehtës, nga të cilat mund të shikoje botën e fshehtë të pushtetit dhe të popullit që përpiqej të mbijetonte.

Çdo dokument, çdo shënim që analizoja, më bënte të kuptoja se historia nuk është vetëm ajo që shkruhet në libra, por edhe ajo që mbahet në heshtje brenda arkivave… Aty kam mësuar se dokumenti më i vogël mund të shërbejë si një dritë udhërrëfyese për të kuptuar fatin e një populli dhe se çdo dosje sekrete përmbante një pjesë të shpirtit të kombit që duhej ruajtur. Çdo aktivitet që lidhej me gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare ishte nën survejim të vazhdueshëm. Dokumentet tregonin se regjimi përdorte frikën, shantazhin dhe kërcënimin për të mbajtur nën kontroll çdo zë që kërkonte të dokumentonte të vërtetën për fatin e Kosovës. Duke lexuar këto raporte, ndjeva një lidhje të thellë mes fatit të Kosovës dhe fatit të Çamërisë. Të dyja territoret ishin pjesë e një historie më të madhe të copëtimit të kombit shqiptar, ku pushteti dhe dhuna përpiqeshin të shuanin identitetin dhe aspiratat e popullit.

Ndërgjegjja ime, e ushqyer nga përvoja në arkiva, më bëri të kuptoj se çdo raport i vogël, çdo dokument i fshehtë, kishte peshë historike dhe moraliteti kërkonte që të mos lejohej që e vërteta të fshihej. Një rast konkret që më la gjurmë të thella ishte raporti mbi një profesor të Universitetit të Prishtinës, i cili kishte organizuar një leksion për historinë e shqiptarëve dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës. Raporti e përshkruante si “veprimtari armiqësore” dhe sugjeronte arrestimin e tij. Për mua, kjo ishte më shumë se një shënim burokratik – ishte dëshmi e persekutimit të dijes dhe të kulturës, e cila përplasej me një të drejtë universale për të mësuar dhe për të mësuar të tjerët. Arkivat e Kosovës më mësonin çdo ditë se mbijetesa nuk ishte thjesht çështje fizike, por edhe morale. Intelektualët, mësuesit, dijetarët dhe qytetarët e thjeshtë shqiptarë luftonin për të ruajtur identitetin e tyre, për të dokumentuar të vërtetën dhe për të transmetuar historinë, pavarësisht kërcënimeve. Kjo luftë e heshtur për të mbijetuar ishte një vazhdimësi e dhimbjes që për mua tregonte se historia e kombit shqiptar nuk mund të ndahej nga të dyja territoret: njëra kishte mbetur e okupuar jashtë kufijve, tjetra nën presionin e regjimit.

Detyra morale është të dokumentosh, të shkruash dhe të transmetosh të vërtetat, për të mbajtur gjallë identitetin dhe historinë.

…Në dosjet e tjera, gjeta raporte mbi përpjekjet e shqiptarëve çam për të ruajtur traditat e tyre, gjuhën dhe identitetin kombëtar. Administrata greke dhe strukturat e pushtetit vendës i shihnin këto përpjekje si kërcënim, duke ushtruar kontrolle dhe dhunë të përditshme. Dokumentet tregonin se regjimi përdorte frikën, shantazhin dhe kërcënimin për të mbajtur nën kontroll çdo zë që kërkonte të dokumentonte të vërtetën për fatin e Kosovës.

Gjatë viteve të shërbimit tim, nuk munguan momentet kur frika tentonte të zëvendësonte bindjen morale.

E ti, o Hasan Zeneli, duhet hapur sytë dhe të sillesh e veprosh ashtu siç mund të të ketë hije, nëse vërtet je në shtigjet për tëluftuar për të drejtën dhe të vërtetën, përballë veprimtarive të gjata të armikut në këtë cep të Ballkanit, ku agjenturat e Beogradit janë ulur “këmbëkryq” si një Front i heshtur e tinëzar në mes të Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit. Mos u habit për këtë, se ta them unë.

Si një njeri që ka përjetuar jo pak padrejtësi, mund të them me bindje se çdo akuzë e pavërtetë ndaj karakterit të dikujt, çdo përpjekje për ta njollosur historinë personale, nuk godet vetëm individin – ajo prek kolektivitetin moral, pasqyrën e historisë dhe dinjitetin njerëzor. Fenomeni i “patriotizmit të rremë”, i cili përdoret për të justifikuar sulme të pabaza, është një plagë e heshtur që e dobëson besimin në vlerat e vërteta dhe traditën morale të popullit tonë.

Në çdo hap të jetës sime, kam njohur institucionet dhe strukturat që vepronin në errësirë, në dritë të rreptë të ligjit dhe të propagandës. Në vend që të jenë një burim drejtësie dhe ruajtjeje të së vërtetës, shpesh u kthyen në instrument të kontrollit dhe manipulimit.

Por kjo nuk më ka ndaluar të kuptoj se detyra e individit është të ruajë integritetin, pavarësisht rrethanave.

Fenomeni i “patriotizmit të rremë” është një plagë e kohës sonë. Ai nuk synon të ruajë të vërtetën dhe dinjitetin kombëtar, por të krijojë imazhe të rreme dhe të përdorë fjalët për të manipuluar opinionin dhe për të njollosur të tjerët. Ky fenomen është i njohur për historinë tonë: shpifjet, etiketimet e padrejta dhe intrigat kanë shoqëruar çdo hap të jetës së shqiptarëve në hapësirën historike të Ballkanit. Por përgjigjja më e fuqishme nuk është hakmarrja, por ruajtja e qetësisë dhe e integritetit moral, duke dokumentuar, reflektuar dhe duke mbrojtur të vërtetën.

Në përvojën time, guximi nuk ka qenë mungesë frike, por aftësia për të vepruar pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve. Çdo individ që dokumenton të vërtetën dhe qëndron përballë manipulimit, çdo intelektual, mësues dhe qytetar, kontribuon në njohjen e historisë dhe ruajtjen e vlerave morale të shoqërisë. Historia nuk është thjeshtë ajo që shkruhet në libra; ajo është gjithashtu ajo që mbahet gjallë në vendimet morale dhe reflektimin e individëve të ndershëm.

Në këtë kontekst, shpifja bëhet jo vetëm akt personal, por fenomen shoqëror.

Kur fjala përdoret për të njollosur dhe për të përçmuar të tjerët, ajo dëshmon një paaftësi morale.

“Patriotizmi i rremë” shfaqet si maskë për intrigat personale dhe ambiciet e vogla. Ai nuk është dashuri për kombin; është manipulim, është dhunë ndaj të kaluarës dhe ndaj ndërgjegjes kolektive.

Të jesh njeri me dinjitet nuk do të thotë të jesh i fortë në fjalë apo të ndjekësh zhurmën e opinionit publik. Të jesh njeri me dinjitet është të ruash integritetin moral edhe kur të gjithë rreth teje lëvizin sipas interesave personale.

Është të dokumentosh të vërtetën, të refuzosh shpifjen dhe të përballesh me të kaluarën me qetësi dhe guxim. Është të njohësh vlerat historike dhe të japësh kontributin tënd për të mirën kolektive, jo për të ndjekur zërat e rremë të “patriotizmit” që ngjallin përçarje dhe konflikt.

Në përballjen me fenomenin e shpifjes dhe degradimin e fjalës publike, nuk ka vend për hakmarrje personale. Ka vend për reflektim, për respekt dhe për ruajtje të historisë dhe identitetit. Historia më ka mësuar se dinjiteti dhe ndërgjegjja janë më të fuqishme se çdo shpifje apo sulm i pavërtetë.

…Në këtë epokë ku fjalët humbasin peshën e tyre dhe patriotizmi shpesh mashtrohet, shpifja ka gjetur vend të ngrohtë në gojën e atyre që nuk njohin moral, por vetëm ambicie dhe hile. Është e çuditshme se si disa individë përdorin emrin e idealeve kombëtare për të njollosur të tjerët, pa asnjë reflektim mbi historinë që e kanë përpara syve dhe mbi vetë dinjitetin e tyre.

Në këtë kontekst, çdo sulm i pa të drejtë ndaj një figure që ka përballuar sistemin represiv, burgjet famëkeqe dhe përndjekjet e shërbimeve sekrete jugosllave, nuk është vetëm një shpifje, por një përpjekje për të fshehur të vërtetën .

Shpifja publike dhe etiketime si “udbash” janë më shumë se sulme personale; ato janë simptoma të një moraliteti të deformuar. Kur individë që nuk njohin historinë dhe guximin e të tjerëve përdorin simbole të shenjtë si UÇK, ata nuk njollosin vetëm viktimat e padrejtësive, por e deformojnë vetë nocionin e patriotizmit. Të qenurit patriot nuk matet me gojë ose uniformë, por me përgjegjësi morale, qëndrueshmëri dhe respekt ndaj së vërtetës.

Të dokumentosh të vërtetën, të ruash dinjitetin dhe të mbash gjallë ndërgjegjen, është më shumë se detyrë; është mision. Shpifja dhe deformimi i historisë janë të zakonshme, por integriteti, respekti për të kaluarën dhe reflektimi moral janë të përjetshëm.

Sot, kur reflektoj mbi kohën e kaluar, kuptoj se çdo shpifje publike, çdo sulm ndaj figurës së dikujt, është jo vetëm një akt personal i pavlerë, por një pjesë e mekanizmit që tenton të mbysë dinjitetin dhe historinë. Përballë kësaj, përgjigjja nuk mund të jetë hakmarrje ose agresion i njëjtë; ajo duhet të jetë qëndresë morale, dokumentim i së vërtetës dhe reflektim i thellë filozofik mbi drejtësinë dhe historinë.

Në këtë kuptim, çdo reagim ndaj shpifjes duhet të jetë më shumë se një kundërpërgjigje: duhet të jetë një ese e vetëdijes, një dëshmi se historia nuk mund të deformohet dhe se individi, me dinjitetin e tij, ka fuqinë të ruajë kujtesën e kombit.

Nuk ka rëndësi se kush thotë, kush shpif apo kush përpiqet të njollosë; e vërteta dhe dinjiteti mbeten mbi gjithçka.

Dhe kjo është pjesa që duhet të fitojë përballë çdo sulmi publik.

Me respekt dhe ndërgjegje të qetë, Nafi Çegrani

Shkup, më 01.11.2025

_____

Ps!

Redaksia e Drinit është e hapur për përgjigjen eventuale të Hasan S. Zenelit

Dy gjeni, Kadare e Nano, që as u kuptuan e as su shfrytëzuan nga Shqiptarët!

5
DY GJENI, QË NUK U KUPTUAN DHE NUK U SHFRYTËZUAN NGA SHOQËRIA SHQIPTARE!
___
Ismail Kadareja, 30 vjet kandidat për çmimin “Nobel” u sabotua nga politika dhe shoqëria Shqiptare, që të mos e marri këtë çmim! Shkrimtari më i madh Shqiptar i të gjitha kohrave, i përkthyer në afër 50 gjuhë dhe, i vlerësuar nga qindra miliona lexues në të gjithë botën- u sabotua nga vendi i tij për të mos e marrë çmimin”Nobel”! Sali Berisha zyrtarisht dërgoi ambasadorin e saj në Suedi, që të tërhiqte kërkesën në juri, për kandidaturën e Kadaresë për këtë çmim! Arësyeja e thjeshtë: Ismail Kadareja “nuk mbështeti” politikën katastrofike të shkatërrimit të Shqipërisë nga Sali Berisha! Nga ana tjetër segmente të shoqërisë shqiptare kërkonin sejcili nga një Kadare sipas oreksit të saj!
Nga ana tjetër ish k/ministri Fatos Nano transformoi P.P.SH. -në Partoi Socialiste moderne e Europjane dhe, ka meritën e mos përfshirjes së Shqipërisë në një luftë të përgjithëshme katastrofike civile. Por Fatos Nano nuk u lejua të transformonte ekonominë shqiptare nga ekonomi e centralizuar në ekonomi tregu dhe, NUK U LEJUA TA RIKONSTRUKTONTE ATË, sepse kundërshtarët e tij politikë – Sali Berisha dhe reaksioni shqiptar në PD kërkonin shkatërrimin e saj, që ta çonin atë në “0”, sepse kështu kishte urdhëruar e paguar Milloshjeviçi! Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Po të ishte zbatuar platforma RIKONSTRUKTIMIT TË EKONOMISË e Fatos Nanos, sipas propozimeve të trusteve perendimore mbas 90-tës, Shqipëria para vitit 2000 do të kishte dalë në tregun botëror me prodhimin e makinave Mercedes- Bens e të Autokombajnave “Fortstrit”-sipas propozimit Gjermman- të ndalonin prodhimin dy vjet e të fillonin prodhimin e ri!
Shqipëria gjithashtu kishte një infrastrukturë të fuqishme për prodhimin e tankeve në Kombinatin e Autotraktorëve, të prodhimit të Anijeve në Kantjerin Detar të Durrësit, të prodhimit të Katrave Silurues në Pashaliman të Vlorës dhe të avjonëve në qytetin “Stalin”! Kjo infrastrukturë mund rikonstruktohej në bashkëpunim me trustet perendimore dhe, viti 2000 do e gjente Shqipërinë në tregun Europjan e botëror si eksportuesin më të madh të Mercedes-Bensit, të Tankeve “Leopard”, të traktorëve, të Autokombajnave “Fortstrit”, të Anijeve tregëtare të të gjitha tonazheve, të Katrave Silurues, të Avjonëve e shumë të tjetra. Shqipëria e kishte bazën mekanike për këto prodhime, se kishte ambjentet, makineritë dhe njerzit e kualifikuar, por opozita e atëherëshme i shkatërroi!
Kanë kaluar 35 vjet demokraci! Për 35 vjet, jo vetëm ndërmarrjet e gatëshme, mund të ktheshin në ndërmarrje moderne për prodhimet e lloit të tyre( siç po kthen uzinat ushtarake mbas 35 vjetësh), por mund të ngriheshin me dhjetra ndërmarrje të reja. Por forcat Opozitare me Sali Berishën në krye nuk donin zhvillimin e shqipërisë, por shkatërrimn e saj dhe, ja ku jemi! Po të kishim zbatuar platformën politike dhe ekonomike të Fatis Nanos, të deklaruar që në vitin 1992 Shqipëria sot do të ishte shteti më i fuqishëm i Ballkanit, por kundërshtarët e tij nuk e donin zhvillimin e shqipërisë, por shkatërrimin e saj.
Fatos Nano
Mos shfrytëzimi i bazës ekonomike, që kishte lënë diktatura dhe shkatërrimi i mbi 500 ndërmarrjeve ekonomike është krimi i shekullit, që ka ndodhur në Shqipëri! Po të ishte lënë Fatos Nano, të që bënte rokonstruksionin politik dhe ekonomik të shtetit Shqiptar- sot Shqipëria do të kishte të njejtin standart ekonomik me shtetet e zhvilluara dhe, këtë shqiptarët duhet ta dinë! Për këtë arësye kam shkruar: Ngushëlllime shqërisë Shqiptare, që nuk u ngrit në nivelin e përgjegjësive historike, që të shrytëzonte aftësitë e K/Ministrit Fatos Nano, por dhe afëtsitë e shoqërisë shqiptare, që kishte mbi një milion e gjysëm specialistë të mesëm e të lartë të kualifikuar për 40 vjet dhe i DËBOI NGA SHQIPËRIA!
Lamtumirë i madhi Kadare! Ti e fute shqipërinë në hartën e letërsisë botërore, por vendi yt nuk ta dha Çmimin “Nobel”, se nuk mbështete politikën e shkatërrimit të Shqipërisë!
Lamtumirë Fatos Nano, ish K/Ministri i vetëm Shqipërisë, që kishe (në bashkëpunim me trustet e fuqishme perendimore) VOZIONIN E QARTË dhe , gati platformën e rikonstruktimit të industrisë Shqiptare, por që Shqiptarët nuk deshën të shkonin përpara, por deshën ta shkatërronin atë, që kishin ndërtuar për 40 vjet! Kjo është tragjedia e kombit shqiptar!
___
Me 3 nëntor 2025