Kreu Blog Faqe 402

LDK e bllokuar nga lidershipi; PDK-ja tolerohet; ndërsa LVV refuzohet pa arsye

3
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
      Vrasjet politike ndër shqiptare datojnë që nga vitet `80-a. Themi ndër shqiptare, sepse e gjithë logjistika, në përgatitjen e atentateve, ishte shqiptare, ndërsa projekti ishte jugosllav. Kurse vrasjet politike, gjatë dhe pasluftës, ishte instruktim i Sigurimit sekret i Tiranës zyrtare, social-komuniste, të realizuara nga krerët dhe eksponentët e LPK-së të djeshme, me bandat e tyre koordinuese, pothuaj se, gjysmë-legale, ndoca syresh, agjent të Serbisë dhe të Shërbimeve tjera, përkatësisht, PAN-it të sotëm, i përbërë nga subjektet politike: PDK-AAK-NISMA.
     Subjektet e koalicionuara në Pan, bënë çmos, për t`i afatizuar hetimet për vrasjet politike, vetëm deri në fund të vitit 2000, edhe pse ato kanë vazhduar edhe dy dekada tjera, siç janë ekzekutimet e dëshmitarëve të Gjykatës të Hagës. Ishin të njëjtit hartues të listave emërore të viktimave  cilësore të radhës, të njëjtat skuadra atentatore dhe me metoda të njëjta ekzekutuese, pikërisht, me veprime si -Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale-, siç e ka emërtuar, ekzaktësisht, Prokurori amerikan, Xhak Smith.
     Në debatet televizive, kemi dëgjuar deputetë, vrasës politikë, të konfirmuar nga Gjykata, duke thënë se “janë vjetruar dhe duhet harruar vrasjet politike”. Edhe pse LDK-ja nuk e thotë këtë, por qëndrimet ndaj këtyre vrasjeve janë zvetënuar, gati në harresë!
     Moto e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit ishte: Me të gjitha subjektet mirë, pa atakuar asnjë parti politike, pa përmendur të “bëmat” kriminale të subjekteve politike të kriminalizuara. Si pasojë e heshtjeve të krimeve serike politike, PDK-ja, të cilën Gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, e kanë identifikuar si subjekt me kuadro e zyrtarë të kriminalizuar. Dhe, megjithatë, ka pasur ngritje elektorale, duke e spostuar LDK-në në vendin e tretë, edhe pse LDK-ja ka listën më të pastër të deputetëve dhe të kuadrove të tjerë partiakë, ka bërë paqen dhe luftën.
     Kryetarët e LDK-së, të cilët e pasuan Rugovën në drejtimin e partisë, selektuan kuadrin e hershëm dhe ofruan rishtarë, pothuaj se, me kontribute të pakta partiake. Me shpërbërjen e Aktivave të LDK-së, filloi çmontimi i rugovizmit. Shpërfillja e veprimtarëve, miq e bashkëpunëtorë të Presidentit Rugova, janë bërë normale. Fryma e qendrës u bartë edhe në bazë. Koalicionet e LDK-së me PDK-në, përkundër vullnetit të anëtarësisë dhe të vetë strukturave të partisë, dobësuan aq shumë partinë, dikur krenare të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-në, në kuotën e 10 % -it. Anëtarësia dhe elektorati i LDK-së, e vlerësojnë Lidershipin aktual, për rimëkëmbjen, ngritjen e partisë në zgjedhjet e shkurtit. Por, janë qortues racional pse LDK-ja nuk e shfrytëzon shansin e artë, bashkëqeverisjen me LVV, kur bllokada e krijuar po dëmton shtetin e Kosovës. Ndërkohë, edhe qëndrimi i gjatë në opozitë, dëmton edhe partinë.
         Dr. Rugova: “Të shantazhuarit, larg pushtetit!”    
     Tashmë, është konfirmim zyrtar i Gjykatave të Kosovës dhe ndërkombëtare, se disa krerë dhe eksponentë LPK-së të djeshme, të konvertuar në PAN-in e sotëm, u bënë argatë të Shërbimeve të huaja, duke vrarë veprimtarë dhe ushtarakë luftëtarë për lirinë e Kosovës, për ta sabotuar luftën. Duke vrarë kundërshtarët politikë, synonin pushtetin dhe pasurinë, të cilët, realisht, për një kohë, ia arritën qëllimit.
     Disa “komandantë” mujsharë e zuzarë, duke shkelur mbi kufoma, arritën kupolën e pushtetit dhe të shtetit. Ata, me dajak e plumb, në stilin enverist-fashist, arritën të tmerrojnë dhe nënshtrojnë edhe disa nga drejtuesit e partive rivale. Edhe pse ishin viktima të tyre, ata i detyruan të koalicionohen, për të qeverisur së bashku, duke i përzgjedhur edhe disa nga ministrat e përshtatshëm. Krimi dhe marrëzia ndodhi. Elektorati, anëtarësia, strukturat e partisë viktimë, madje edhe shumësia e Kryesisë, heshtën, u nënshtruan dhe një klan, që kishte pushtuar partinë, gjithnjë, me ndihmën e persekutorit, duatrokiste koalicionin, për ta katandisur partinë e Rugovës në 10 %!
     “Edhe Presidenti Rugova bëri koalicion me persekutorët”,- justifikohen klanorët. Por, ishte kohë zezonë, nuk mund të zgjidhje, veçse pakicën serb, ndërkohë që Kosova nuk kishte pavarësi dhe bllokimi për gjithçka ishte i pritshëm. Pra, nuk kishte alternativë, ndërsa tani ka një LVV, që nuk ka vrarë, nuk ka vjedhur, nuk ka kontrabanfuar, nuk ka vjelur haraç. Dhe, Dr. Rugova, me dhimbje vendosi, duke thënë se “zgjodha të keqen më të vogël!” Por, për muaj të tërë, Kosova në vend të Qeverisë, kishte banda. Dhe, megjithatë, të keqin e madh, nuk e pranoi në krye të qeverisë, duke ia lënë partisë së tij amanetin e madh: “Hashimi të mos e lejohet të ngritet në poste të larta, sepse është i dëmshëm për Kosovën”! Një profeci, parashikim i saktë. “Njerëzit e shantazhuar, duhet mbajtur larg pushtetit, sepse janë të rrezikshëm për shtetin”! Amanetet, porositë e mëdha i shpërfilli partia e Presidentit, por edhe vet Kosova! Dhe, Kosova e pësoi dje, vazhdon të lëngojë  edhe sot.
      “Është e poshtër LVV, pse ajo prishi koalicioni Kurti 1”! Rrenë qoftë! Atë koalicion e prishi Hashimi, Grenell, Vuçiq dhe Rama, ndërsa veç “Aminin” ia bëri Isa Mustafa! Është hipokrizi, ta refuzosh partinë që nuk të ka vra dhe ta pranosh atë që t`i ka vrarë meshkujt më të mirë të kombit -pushkë hekuri”, – siç shprehet populli.
       “Kurrën e kurrës koalicion me LVV, por me PDK-në po”-, shkumonte njëri nga anëtarët e Kryesisë. Dhe, megjithatë LDK e kandidon për kryetar të komunës të rangut të parë, edhe pse anëtarësia paralajmëroi se “nuk e votojmë, ka mbetur rob i Isës dhe nuk donë koalicion tjetër, përveç PDK-së!”
     Jo vetëm anëtarësia e LDK-së, por edhe e gjithë shqiptaria e përbotshme, përjashto PAN-in e kriminalizuar, kërkojnë bashkëqeverisjen LVV -LDK, sepse plotësojnë kushtin bazë, nuk janë të kriminalizuara. Dhe, Lidershipi aktual po heziton ta bëjë zhbllokimin, të vazhdojë bashkëqeverisjen, kur dihet se gjysma e elektoratit të LDK-së është atje, në GUXO dhe VV, Alternativa. “Një herë vjen vera kah dera”,- thotë urtësia.
 
          Protesat e OVL, përkatësisht, të PAN-it, janë kriminale të trefishta
      Protestat në Prishtinë dhe Hagë, më parë dhe, së fundi, në Tiranë, janë pjellë e përgjakur e PAN-it marroq. Krerët dhe eksponentët e kriminalizuar të OVL të UÇK-së të LPK-së, argatë të PAN-it, janë bërë tellall të PAN-it. Ata i fusin hundët kudo, shantazhojnë qeverinë, shtetin, popullin e Kosovës. Thënë troç, ata janë bërë xhandarë të PAN-it dhe provokojnë, poshtërsisht e rrugaçërisht, ditë e natë, në mediat lehaqene të  sponsorizuara nga PAN-i.
     “Ra ky mort dhe u pamë”, -thotë populli, e  ndoshta më shumë gratë. Shqiptarët u marrosën, sikur nuk mjaftuan as 300 dëshmitarët, në mes tyre familjarë të viktimave, vuajtës të torturuar, në burgjet rurale, tej fashiste, të Qeverisë të Përkohshme dhe shumë dëshmitarë okularë edhe nga rojet e këtyre burgjeve-ahure. Me kot mburrën shqiptarët për drejtësi. Mirë tha mikja e madhe e Kosovës dhe e shqiptarëve, euro-deputetja për shumë mandate, gjermania DORIS PACK, se “më kriminelë janë ata që protestojë, se sa këta që akuzohen në burgun e Hagës”!
     Vizitorë në burgun e Hagës, në mes tjerëve, kanë qenë edhe disa nga klanorët, me shefin e tyre Isa Mustafën. Këto janë rrjedhojat që sjellë votimi aklamativ, fiktiv, i hapur, i rrejshëm, duke e refuzuar votimin e fshehtë, siç ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse Kushtetuta shkruante qartazi se lejohet “votimi i hapur, votimi i fshehtë dhe forma të tjera”, opozita komplete çirrej rrejshëm, se i ligjshëm është vetëm votimi i hapur dhe jo ai i fshehtë, duke e kamufluar me një klauzolë qorre, të bërë nga hartues dallaveraxhinj. Refuzimi i votimit të fshehtë, është metodë komuniste dhe fashiste, i refuzuar nga sundimtarë që duan pushtetin deri në cofjen e tyre.
     Në protestën e turpshme dhe skajshëm kriminale, veç të tjerëve ishte edhe njëri që e ndajnë vetëm tri germa nga pozita e kryetarit të LDK-së! Sigurisht ka qenë për ngushëllime ke Nënë Naxhireja e Bardhyl Ajetit, i goditur me plumb kokës, me urdhër të shefave të PAN-it. Kam dëgjuar edhe “xhevahire” të tjera nga kuadri në fjalë i LDK-së: “Mbledhja e Osllose e vitit 1998  ishte e rëndësishme, sepse u bë bashkimi i faktorit ushtarak”! Rrenë e kulluar. Përkundrazi, nga aty nuk u pranua për Ministër të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, njëherësh, u vendos ekzekutimi i tij, në ujdi SHTAB-i i UÇK-së dhe Qeveria shqiptare. Pra, kjo është “rëndësia” e asaj Mbledhje ogurzezë, e kryesuar nga Adem Demaçi dhe Xhavit Haliti – nga LPK dhe Kolonel Ahmet Krasniqi dhe major Agfim Mehmeti – nga FARK-u.
     Pjesëmarrja në një protestë, e cila është kriminale e trefishtë:
E para, thirret rrejshëm për mbrojtje të ushtarëve apo komandantëve të PAN-it, por, realisht, ishte për fushatë elektorale të PAN-it;
E dyta, u tha se protesta në Tiranë u thirr nga OVL të UÇK-së, por në fakt u thirr dhe u organizua nga PAN-i dhe Partia Socialiste e Edvin Ramës;
E treta, u thirr për drejtësi korrekte, por ishte ultimatum i poshtër dhe idiotesk, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm i të akuzuarve të burgut të Hagës!
     Nëse pjesëmarrja në protestën kriminale, e kryetarit komunal, për të përfituar vota në Prishtinë, është e rëndë. Por, nëse Përparim Rama e ka bindjen se ata janë të pafajshëm, keqardhje për naivitetin e tij, si intelektual -par exelance-. Por, nëse ai e dinë se krimet e tyre janë faktike, kjo është fajësi e skajshme, që nuk e nderon një qytetar të natyralizuar në shoqërinë demokratike Perëndimore.
     LDK-ja është parti akademike, me kuadro të bollshme dhe me përgatitje supreme. Për zgjedhjet e 9 shkurtit, një ekip i tërë, për të gjitha fushat, kishte bërë një përgatitje solide, për ta gëzuar resorin e ekzekutivit. Ndoshta, po të vendosnin për bashkëqeverisje me LVV, duke u pajtuar që kryetar Lumiri ta kryesonte qeverinë, me siguri do të ishte qeverisje e suksesshme. Nëse do të pajtoheshin për një punë kolegjiale, fare pak rendësi do të kishte se kush është i parë apo i dytë. Jeta ime ekstrem e vështirë, në burgjet e monizmit tipik stalinist, më ka krijuar ndjenjën e kursimit. Andaj, më tmerron abuzimi me milionat e eurove të buxhetit të shtetit, kur me aq lehtësi vendoset shkuarja në zgjedhje të serishme, kur ato mund të shmangen, me kompromise, qoftë edhe të dhimbshme.

Glauk Konjufca, si “valvulë e shkarkimit” të ngërçit politik apo si prelud i zgjedhjeve të reja?

1

Në Itali u mbajt Edicioni i Parë i festivalit kulturor “Mosaico Di Culture” (Mozaiku i Kulturave), ngjarje kulturore me ndjenja të përziera për shqiptarët!

0

Nga: Florim Zeqa

Fotoreportazh nga Italia

Ngjarje kulturore me ndjenja të përziera për shqiptarët!

Në pasditën e së dieles së 26 tetorit 2025, në Pieve Di Soligo (TV-Itali) u mbajt Edicioni i Parë i festivalit kulturor “Mosaico Di Culture” (Mozaiku i Kulturave), nën moton “Bellezza Della Conoscenza” (Bukuria e Njohjes). Sikurse ngjyrat e vjeshtës ishin mbledhur mërgimtarët nga mëse 20 vende të botës. Secili nacionalitet e kishte një bukuri të veçantë të veshjeve tradicionale, të valleve, kulturës, traditës dhe historisë, ku të gjitha së bashku e përbënin mozaikun e diversitetit kulturor. Bashkëjetesa dhe diversiteti kulturor janë vlera të një bote të re që po e ndërtojmë.

Homazh për artistin e madh Arif Musaj

Kësaj radhe shqiptarët u përfaqësuan nga Grupi Artistik “Bajram Curri” me vallet tradicionale nga trevat shqiptare! Tenda e përbashkët me mbishkrimin ‘Albania-Kosovo’, e zbukuruar për mrekulli me ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe simboleve tjera kombëtare. Nga largësia dalloheshin prej vizitorëve të shumtë dy flamujt e dy shteteve shqiptare, një kolorit ky tashmë është i kthyer në traditë në aktivitetet e mërgatës sonë.

Moderatori i kësaj ngjarje, Andrea Borton me një simpati të madhe e ftojë në skenë grupin e përbashkët artiastik Shqipëria-Kosova, duke paralajmëuar tingujt magjeps të daulles shqiptare.

Moderatori bashkë me grupin e ftojë edhe veprimtaren Etleva Petriti për të prezantuar në gjuhën shqipe dhe italiane katër vallet e bukura tradicionale shqipe nga trevat etnike: Vallja e Tropojes, Shqipet e Drenicës, Kërce moj çikë Tropoje, Valle Came dhe këngën Shqipëri o nëna ime (kënduar me pasion nga këngëtarja e re, por shumë e talentuar, Isabella Shabi).

Paraprakisht moderatori e nderoj me disa fjalë udhëheqësin e grupit artistik “Bajram Curri”, të ndjerin Arif Musaj, i cili para disa ditësh iku papritmas nga kjo botë, po citoj: “Arifi i kishte filluar përgatitjet për këtë festë kulturore dhe kishte premtuar që do t’i sjellë 18 valletare të mrekullueshme shqiptare dhe se kjo do të jetë një festë e jashtëzakonshme. Por, Arifi sot nuk është në mesin tonë, Ai vallëzon diku në qiell. Ta përshendesim të gjithë me duartrokitje, nuk do ta harrojmë asnjëherë”!

Pas përfundimit të përformancës së shkëlqyer në skenë të grupit artistik “Bajram Curri”, moderatori e vendosi Plisin e Bardhë në kokë si shenjë nderimi për shqiptarët.

Më pas e ftojë në skenë, bashkëshorten e artistit Arif Musaj, zonjen Famire (Hysenaj) Musaj për një paraqitje të shkurtër para të panishmëve. Ajo edhe pse me zemër të thyer për mungesën e bashkudhëtarit të jetës, ndër të tjera i tha këto fjalë: ”Faleminderit të gjithëve, ishte kjo një paraqitje e veçantë për mua dhe familjen time, për grupin e valleve “Bajram Curri” dhe besoj për të gjithë komunitetin shqiptarë në përgjithësi. Ne do ta vazhdojmë aty ku e ka lënë Arifi, do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën që e bëri Ai, për këtë do të angazhohemi me tërë forcën shpirtërore”!

Pas kësaj fjale emocionuese të Fatmires, moderatori e kërkojë një minutë heshtje për Arif Musaj, duke thënë, se e kemi të vështirë në këso rastes ta bëjmë një gjë të tillë shkaku prezencës së madhe, por këtë e kemi për obligim ta bëjmë për mikun tonë të respektuar!

Arif Musaj, shqiponjë në tokë dhe shqiponjë në qiel

Duhet theksuar se Arif Musaj ishte prezent në të gjitha festat multietnike dhe ato nacionale të mërgatës sonë.

Arif Musaj ishte shqiponjë në tokë dhe tani shqiponjë në qiell!

Pak rëndësi ka sa jetojmë në këtë botë, rëndësi kanë veprat që i lëmë pas!

Arifi e ka lën pas një shekull me vepra në shërbim të mërgatës sonë!

Largimi i parakohshëm tij lë një boshllëk të madh dhe të pakompensueshëm në aktivitetet e mërgatës, por edhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

Ishte mjeshtër dhe koreograf i vallëzimit nga i cili kanë mësuar shumë gjeneratat e reja kudo në shkollat shqipe dhe grupet e vallezimit, në eksplorimin e valleve të bukura shqipe me motive nga të gjitha trevat shqiptare.

Arif Musaj ishte një artist i madh, i paarritshëm dhe i papërseritshëm me stilin e tij karakteristik të vallëzimit dhe jo vetëm, me një gamë të gjërë të aktiviteve dhe veprimtarisë atdhetare gjithandej mërgatës shqiptare në Itali dhe përtej kujijve të shtetit italian.

Në këtë manifestim kulturor ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura të mërgatës sonë, si: afaristi i njohur Muharrem Salihu (President i Confimpresa Italia- Venezia dhe kandidatë për Asamblenë Rajonale të Venetos), Edlira Cami (po ashtu kandidate për Asamble Rajonale), Migena Hajdari, Florim Zeqa (publicist), veprimtarët Hamdi Musaj, Veli Sinani, Ervin Ramaliu (këshilltar në komunën Azzano Decimo) dhe prindërit e nxënesve (valletareve) të grupit “Bajram Curri”.

Në fund ia vlenë për të theksuar, se promotor të grupit artistik “Bajram Curri” ishin vëllëzërit Mumin Brezaliu (koordinator) dhe Muamer Murtezani (koreograf), të cilët e kanë një përvojë të gjatë në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve kulturore në mërgatën tonë.

Kush e shkretoj Kosovën e lirë dhe të pavarur?!

2

Florim Zeqa

Armiku ynë shekullor, edhe përkundër dhunës sistematike, vrasjeve dhe dëbimeve masive ndër shekuj, asnjëherë nuk ia arriti t’ua venitë shpresat qytetarëve për jetë në vendlindjen e tyre. Edhe atëherë kur nuk shihej dritë në fundin e tunelit, shqiptarët e imagjinonin dritën përtej errësirës!

Dallimi me vlerave dhe antivlerave

Nëse deri dje morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot maskarallëku dhe poshtërimi njerëzor kanë njollosur imazhin dhe mjegulluar të ardhmën e vendit tonë!

Deri në 17 shkurtin e vitit 2008 shqiptarët e Kosovës i mbante gjallë shpresa, se pas ditës së pavarësisë gjërat në vendin e tyre do ta marrin të mbarën!

Mirëpo, për fatin e keq, pas kësaj dite, dalëngadalë, por pandalshëm dhe në vijimësi filluan të veniten shpresat e qytetarëve shkaku i qeverisjeve të papërgjegjshme!

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, asgjë nuk ndërroj për të mirën e qytetarëve!

Si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik dhe degradimit gradual të vlerave njerëzore, shpresat u kthyen në iluzione!

Deri tek ky zhgënjim i madh erdhi për shkak të kapjes së sistemit të drejtësisë nga grupet e interesit dhe të fortët e politikës, të shndërruar në milionerë nga vjedhja e buxhetit të shtetit dhe abuzimi i pushtetit!

Kështu, shteti për dikë u bë nanë e për dikë njerkë!

Derisa të fortët e politikës i shtonin milionat, familjarët e tyre gëzonin privilegje nga shteti, kurse qytetarët nga dita në ditë varfëroheshin dhe bëheshin më të pashpresë!

Kjo situatë e humbjes së shpresave të qytetarëve e shkaktoj fenomenin e largimit masiv të qytetarëve nga vendi.

Si pasojë e largimit nga vendi, sot Kosova nga një vend i shpresës është kthyer në vend të braktisur!

Në dekadën e fundit kemi zvogëlim enorm të popullatës në zonat rurale dhe ato urbane!

Kjo i ka kthyer fshatrat në vende të shkreta, pa njerëz dhe pa toka të punuara!

Zërat e fëmijëve janë zavendësuar me zëra t’qyqeve (shpendkeqëve) që ndjellin kob dhe pasiguri për pleqtë dhe plakat e mbetura me duar në gji pa asnjë fëmijë pranë vetes në moshën kur kanë nevojë për ndihmën e të afërmëve të tyre!

Shkaku i largimit të familjeve nga vendi, kanë mbetur shtëpi të braktisura, kurse tokat pjellore janë kthyer në ndjerrina!

Në fshatrat tona nuk dëgjohet më blegërima e deleve dhe bagëtive, dhe as ulurima e qenëve!

E si pasojë e kësaj, kanë filluar të shfaqen kafshë të egra në vendbanimet tona!

Zvarranikët janë në rritje e sipër! Prezenca e tyre është kudo dhe paraqet rrezik për banorët dhe kalimtarët e rastit!

Të mos flasim për shkollat, janë mbetur shkretë pa nxënës!

Në mungesë të nxënësve janë mbyllur me dhjetra shkolla vetëm në një komunë, me qindra në mbarë Kosovën!

Spitalet publike dhe qendrat e mjekësisë familjare janë duke mbetur pa mjekë dhe infermierë, të cilët, përveq largimit nga vendi, pjesa tjetër po kalojnë në spitalet dhe ambulancat private!

Shërbimet në to janë aq të kushtueshme, saqë për shumicën e të moshuarëve janë ‘mollë e ndaluar’ shkaku i kostos së lartë të shërbimeve mjekësore!

Në anën tjetër, 26 vjet pas përfundimit të luftës çlirimtare shteti ende nuk arriti të sigurojë skemë të sigurimeve shëndetësore!

Kjo ka shkaktuar ndjenjë pasigurie për të rinjët e mbetur në vendin e shkretuar nga politika dhe politikanët lakmitarë, të cilët asnjëherë nuk menduan për interesin e qytetarëve, por vetëm për mirëqenjen e tyre!

Pronarët e spitaleve private dhe mjekët e ordinancave private më shumë gjasojnë në kanibal që duan të ushqehen me gjakun e bashkombasve të tyre, sesa në mjek me betim të Hipokratit!

Bipolariteti social dhe kulturor në romanin “Mona” të Jusuf Buxhovit

0
Kaltrina BERISHA
___
Romani Mona i autorit Jusuf Buxhovi është botuar në qershor të vitit 2020, por që si kohë të përfundimit të veprës autori e konkretizon marsin e po të njejtit vit. Duke u nisur nga rrethanat sociale të kohës, theksojmë se një vit më parë, konkretisht në vitin 2019 në botë ishin raportuar rastet e para me virusin më të ri të quajtur covid-19, e që pak javë më vonë mori statusin e pandemisë. Pandemi kjo që përfshiu edhe Kosovën si pjesë të botës, ndërsa brenda Kosovës autori specifikon Gjakovën me rrethinë, si qendër e qytetërimit e që bëhet edhe objekt i karantinimit. Gjakova, konkretisht Dushkaja del të jetë toposi i veprës, e që si trilogji ndërlidhet nga idetë e motivet edhe me veprat paraprake Dosja B dhe Dushkaja.
Romani nis me shprehjen: Ngjashmëritë e mundshme të personazheve me realitetin janë të rastësishme. Shprehje kjo, e cila që në fillim e kategorizon romanin me gërshetimin e historisë dhe letërsisë. Gërshetim ky që edhe pse autori kishte formim si historian, barra e autorësisë në pjesën hyrëse edhe në pjesën e parë nuk bie në nivelin e kronikave, e as atë gazetaresk, por që shkon kah niveli fiktiv.
Andaj, që në pjesën hyrëse, që del si shtojcë: për çështjen Mona, për ndërtimin e personazheve e të personazhit kryesor, toposit, e strukturimit të veprës letrare, autori përmes kategorizimit të historisë e letërsisë përmes alegorisë sfidohet lexuesi.
Një mozaik me rrëfime nga një laborator ndërkombëtar për krijimin e një virusi të ri të përmasave globale.
Kështu, sipas parimit të Aristotelit se letërsia është më filozofike dhe më e lartë se historia meqë e tregon atë që do të mund të ndodhte, ndërsa kjo e dyta merret me gjërat e veçanta, theksojmë se që në pjesën hyrëse, narratori me anë të fakteve historike që shpeshherë burimin e kishin edhe nga arkivat, e ndihmon strukturimin, narracionin dhe zhvillimin e personazheve që në qendër kishin fiksionin dhe diskursin alegorik. Pra, në këtë pjesë para së gjithash del në pah horizonti i pritjes që e ngacmon lexuesin drejt metarrëfimeve për çështjet sekrete të shteteve të fuqishme, politikat aktuale, e deri te teoritë konspirative për mënyrën dhe arsyen e krijimit të këtij virusi. Prej këtu edhe nis diskursi alegorik për figurën e karantinimt dhe atë të virusit në kontekstin e izolomit të personazhit kryesor pasiv, Kolonelit, dhe të rrëfimtares Mona, e deri te mënyra e politikëbërjes së shteteve të mëdha si Amerika. Dukuri këto që në aspektin historik gjejnë ndërlidhje edhe me romanin Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit, konkretisht me vitin 1747 ku përhapja e murtajës në territorin e Gjakovës risemantizohet, pra, tashti në qendër të romanit nuk del zhbërja etnike nga murtaja, por virusi i ri që vinte nga politikat e jashtme që për qëllim kishin zhdukjen e të vërtetave përmes eliminimit të intelektualëve që ishin edhe dëshmitarë të krimeve luftës dhe të paqes. Me eliminim nënkuptohet përcaktimi i diagnozave të intelektualëve nga stafi mjekësor, e që ishte çmendja, raport ky që shërbente si shkak për izolimin si karantinim në mënyrë që të mbrohet masa neutrale që jetonte në errësirën e kohës.
Andaj, në pjesën hyrëse paralajmërohet edhe mënyra e strukturimit të romanit në dy pjesë: prologun – “Rrëfimi nga vendi i çmendjes” dhe epilogu – “ Mona kishte të drejtë”. Pjesa e parë qëndron shumë më lart artistikisht: për kah përdorimi i figurave, larushia e diskurseve, gërshetimi i historisë me letërsinë që realizonte rrëfimin brenda një rrëfimi, pra, rrëfimin e historisë së Kolonelit brenda rrëfimit të Monës, e deri te horizonti i pritjes dhe risemantizimi i murtajës në një virus bashkëkohor që bënte vetë përzgjedhjen dhe terapitë e të sëmurëve potencial. Pra, prologu- “ Rrëfimi nga vendi i çmendjes” fillon me pasojën, ku akti final tashmë kishte përfunduar, në këtë mënyrë rrëfimi nis me planin detaj, atë të pamjes së kufomës së Kolonelit, që do të thotë se romani nuk i bindet mënyrës kronologjike të ndërtimit të ngjarjes. Ndërsa përmes narratorit homodiegjetik aplikohet rrëfimi në veten e parë, e që në disa raste vërehet edhe prania e narratorit të gjithëdijshëm( Alter Deux).
Për dallim nga prologu, pjesa e dytë, epilogu “Mona kishte të drejtë” nis me shkakun që kishte krijuar pasojën, të trajtuar tashmë në pjesën e parë. Epilogu – “Mona kishte të drejtë” shquhet për mungesën e figurave, zbehjen e theksueshme të mënyrave të narracionit dhe mungesën e diskurseve nga ndërhyrja e sforcuar e narratorit. E thënë ndryshe sqarimet e hollësishmë të vendeve, të zhvillimit dhe asaj se çka përfaqësonin personazhet, e të dhënat historike mbi raportet politike që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë e deri te raportet aktuale të Kosovës me SHBA-të, duke i përfshirë edhe ndërhyrjet ndërkombëtare të OKB-së, marrëveshjet mes NATO-s e BE-së, veprimtarive të grupeve ilegale si SHIKU-ut si dhe shërbimet ilegale të UNMIK-ut e EULEX-it që për qëllim kishin vrasjen e intelektualëve shqiptarë, e që këtu hynin edhe njëqind e dy aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dalin si sqarime që tërë fokusin e kanë te të dhënat historike, aq sa shkëputet lidhja me letërsinë në mungesë të theksueshme të fiksionit. Kjo pjesë qëndron artistikisht më poshtë ngase rrëfimi përqendrohet te linja semantike, duke u shkëputurnga linja semiologjike.
Veçantia e pjesës së dytë qëndron te lidhjet intertekstuale të romanit me vepra të tjera, që i përcakton vetë narrator në fjalë. Ku sipas të cilit romani ka lidhje intertekstuale me Makondon e Markezit përmes metaforës së Dushkajës, e që në esencë të dya këto janë pjesë e pashmangshme e realizmit magjik, në kontekstin që veprat e tilla nëse lexohen nga lexues të huaj duken si magjike, ndërsa në të vërtetë janë të bazuara në ngjarje reale. Meqenëse Dushkaja përfaqësonte vendin e kthyer në laborator ndërkombëtar që e shkaktonte virusin si bashkëveprim të ideologjisë dhe religjionit, vepra në fjalë, natyrisht sipas autorit kishte lidhje intertekstuale edhe me romanin Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit.
Duke pasur parasysh se narracioni te romani Mona aplikohet përmes vetes së parë, karakteristikë e veprës del të jetë edhe mënyra se si tema, idetë e motivet e romanit shtjellohen përmes rrëfimit të secilit prej personazheve veç e veç, nga veta e parë, që do të thotë se secili prej tyre e jep një të vërtetë të mundshme nga pikëpamjet e veta për realitetin aktual. Mbi këtë parim personazhet kryesore janë Koloneli dhe Vlera, kurse personazhet që e ndihmojnë zhvillimin e karakterit të Kolonelit e Vlerës janë: Gjyshi, Gruaja, Djali, Galani dhe Gazetari amerikan.
Personazhi i Kolonelit që qysh në fillim prezantohet si kufomë, realizohet përmes kthimit në retrospektivë të rrëfimeve të: Gjyshit, Gruas, Djalit e Galanit. Rrëfime këto që e bëjnë Kolonelin figurën më komplekse të romanit. Koloneli përfaqëson një ushtarak të armatës jugosllave i cili detyrohet të izolohet në një shtëpi gati se të rrënuar në atë mënyrë që fuqitë ndërkombëtare ta kishin nën vëzhgim gjatë gjithë kohës meqë Koloneli mund të ishte pengesë e pazareve politike të ideologjive e religjionit, që në frymën e revolucionit e synonin krijimin e një boteje të re, botë kjo që fillimisht kërkonte shkatërrimin e rrënjëve të identitetit e të traditave, dhe krijimin artificial të rrënjëve të reja të mbështetura mbi shfrenimet ndaj prostitucionit, kontrabandimit të armëve, substancave narkotike, haraçit si dhe deklarimit të tradhëtarëve e dhunuesve si heronj të vendit dhe anasjelltas. Izolimi i Kolonelit në këtë mënyrë na çon deri te lidhjet intertekstuale me personazhin e Xhezairit të Gjikës të romanit Vdekja më vjen prej syve të tillë për kah teknikat e vëzhgimit të individit nga pushteti, e deri te damka që pushteti ia vendos rezistuesve të tillë si tradhëtarë. Përveç dhunës që ushtrohej në një mënyrë a tjetër, proza e Qosjes kalon te teknikat unike të ushtrimit të dhunës si ajo e mankurtit, detyrimit të Xhezairit me të ushqyerit e lëndëve toksike të trupit, e deri te fallocentrizmi si dhunë psikologjike gjatë emërtimit të Lamit si hodum te Sfinga e gjallë, e që teknikë e ngjashme si kjo e fundit përdoret edhe te Koloneli, ku përveç damkës së vendosur nga pushtetarët si tradhëtar është edhe fallocentrizmi si shenjë që e distancon mendësinë patriarkale me herozimin ushtarak të tij. Që do të thotë se njësitë ndërkombëtare kishin gjetur si shkas fallosin e Kolonelit për ta aryestuar izolomin si arsye se Koloneli vuante nga një virus që mund ta shndërronte në një njeri të paaftë seksualisht, e që si provë bindëse e kësaj teorie mund të ishte të ushqyerit e tij të përditshëm me kunguj vendor të arave. Idea e vëzhgimit të jetës së njeriut nga faktorët e jashtëm, pra, të binomit njësi ndërkombëtare dhe zyrtarët e shitur të shtetit, ironizohet aq shumë sa që as vdekja e individit nuk shpallet pa miratimin zyrtar të tyre, të shpallur publikisht. Ironi kjo që del nga rrëfimi i Galanit, e që e karakterizon absurdin. Dhe portretizon të kundërtën e modelit të absurdit Beketian, meqë peripecitë e personazhit dalin pas vdekjes së tij, dhe rolin e zotit e luanin njerëzit me dhe pa maska që ua shkruanin njerëzve skenarin e jetës dhe luanin me proceduart e varrimit të tyre. Vëzhgimi dhe izolomi i tillë ndaj Kolonelit paraqesin intertektstualitet edhe me tri konceptet themelore të Orëellit: Lufta është paqe, Liria është skllavëri, Padituria është fuqi… Në suaza të së cilave në roman paqja prodhon luftë, manifestohet me anë të shpërthimeve të krahut të luftës, me çrast hernonjtë e vërtetë ishin sakrifikuar, e meritat e tyre i kishin marrë veteranët e rremë duke përfituar nga shteti të ardhura materiale dhe pozita të rëndësishmë shtetërore. Koncepti i dytë i Orwellit ndërlidhej me lirinë që i kishte bërë njerëzit servilë të pushtetit meqë intelektualët dhe heronjtë zhdukeshin bashkë me të vërtetat, dhe njerëzit e rëndomtë nuk kishin as mundësi të arratiseshin. Koncepti i tretë që është kyç, përfaqëson edhe alegorinë. Pushteti që vie nga jashtë imponon sëmundjet si qëllim për heshtjen e popullsisë, dhe ndërtimin e përforcimin e pushtetit përmes zhvillimit të njerëzve të ri e shkatërrimit të gjithë asaj që përfaqëson identitetin etnik. Akt ky që fuqinë e përfiton nga cenzurimi dhe korrupsioni i mediave publike, që shtronte ndikim të madh mbi masën.
Personazhet si: Gjyshi, Gruaja dhe Djali përveç që përcaktonin modelet e marrura nga tri gjenerata: të gjyshit, të bijës së tij dhe nipit, të njëjtën kohë roli i tyre ndihmonte në prezantimin e jetës dhe veprave të Kolonelit përmes tri dimenzioneve. Rëfimet e gjyshit mbështeteshin në dimensionon historik të jetës së Kolonelit, që si pikënisje e trajektores së jetës së tij ishte uniforma e shpërbër jugosllave e Kolonelit në ditën që kishte ardhur në Dushkajë. Më pas shpëtimi nga luftërat e turbullta nga luftëtarë dhe flamuj të ndryshëm e deri te kundërshtimi që kishte bërë Koloneli haptazi ndaj shtresave që dëshironin ta shfrytëzonin luftën në dobi të tyre. Kundërshtim ky që i kishte sjell Kolonelit fatalitet ndërsa qëndrimet e Gjyshit karshi veprave të tij ishin stoike, të tilla që fal besimit e përkrahjes që i kishte kushtuar për nëntë vjet, dhjetë muaj e shtatëmbëdhjetë ditë e përcjell Kolonelin edhe në rrugën e fundit me nënçmimin më të madh që i ishte bërë në mënyrën e procesit të varrimit, me pankartat e tradhëtarit e në gropën e pështirë ku kishin qëndruar bagëtitë. Dimensioni i dytë i njohjes së Kolonelit mbështetet mbi rrëfimet e Gruas, e që janë me tematikë erotike. Simboli i gruas në këtë rast, bashkë me protagonisten Vlera shfaqin diskursin gjinocentrik, meqë përfaqëson rastet e rralla në letërsinë shqipe kur bota e krijuar brenda veprës shihet nga këndvështrimi femëror. Ne këtë dimension lexuesve përveç se u prezantohet ana emocionale e Kolonelit, akteve të dashurisë, simboli i gruas ndërtohet edhe mbi virtytin e dashurisë së pastër e besnikërisë. Besnikëria e Gruas në romanin në fjalë ndërlidhet me besnikërinë e Penelopës së Homerit, veçse motivi i pritjes besnike risemantizohet në kuptimin e asaj që Gruaja nuk i shmang kandidatët për dorën e saj ngaqë pret kthimin e bashkëshortit, por për arsye se e pret rritjen e djalit të tyre duke i qëndruar besnike vendimit të Kolonelit që të ruhet në fshehtësi fakti se Koloneli ishte babai i djalit. Mbajtja e fshehtësisë së tillë ishte shkak që besnikëria të shndërrohej në fat tragjik, pasi që personazhit Grua i duhej të deklarohej me statusin e rremë, atë të gruas së dhunuar seksualisht jo për përfitime personale, por me qëllimin e vetëm që i vogli i tyre të mos ekzekutohej si i ati. Ndërsa dimensioni i tretë që realizohej përmes rrëfimeve të djalit, asoconte në dilemat ekzistenciale nga teoritë konspirative për aktet e kryera të Kolonelit, ku nga rrëfimet paraprake të nënës së tij e gjyshit për heroizmat dhe sakrificat e Kolonelit, ndërsa nga ana tjetër nga pankartat nënçmuese të njerëzve të tjerë i duhej të vendoste për anën që do të rreshtohej në vazhdim. Pra, si fëmijë, ose duhej të rreshtohej nga trungu familjar të mbështetur mbi tradita, ose nga njeriu i ri i ndërtuar nga idetë marksiste-leniniste.
Prej personazheve më të veçanta të romanit është Galani, i cili si njeri i thjeshtë e që i përkiste një nacionaliteti tjetër, që do të thotë se nuk kishte lidhje gjaku me Kolonelin, shfaqë besnikëri ndaj tij dhe rrëfen për pafajsinë, sakrificën dhe bujarinë karshi tij. Virtyte të tilla që nuk i shkonin për shtati sinonimeve që pushteti ia adresonte Kolonelit.
Nuk e shihja të udhës të hyja më thellë, meqë kisha frikë se kjo mund ta prishte lidhjen tonë, që për mua ishte ndër më të rëndësishmet, që jetës sime i kishte dhënë një kuptim. Sepse, nga i nënçmuari që isha, siç është soji im në përgjithësi, për shërbimet që ia bëja, më quante “njeri fisnik”, sado që kjo nuk i shkonte rrogëtarit të lindur…
Nga raporti i Galanit me Kolonelin, rrëfehen pjesë nga jeta e tyre e përditshme, tema nga kënaqësitë e trupit, e deri te ato metafizike siç është besimi në zot. Në këtë mënyrë përmes rrëfimeve të Galanit zbulohen anët e ndryshme të karakterit të Kolonelit, që fal dialogëve në të gjallë të Kolonet, e monologëve pas vdekjes së tij, dalin si pjesët më filozofike e më ekspresive të romanit.
Zot, që asnjëherë nuk t’u kam lutë për gja, më jep fuqi me përcjellë Kolonelin deri te shtëpia e fundit… Mos më korit, se këtë nuk ta kam hak… Ndihmomë me i ba ballë edhe këtij mundimi, e mandej ma merr shpirtin, sepse nuk më duhet gja… Mos, o zot se edhe rrogëtarët kanë fytyrë!…
Megjithëse te pjesa e prologut personazhi i Galanit e ndihmon më së shumti fiksionin përmes situatave me dramacitet, në pjesën e epilogut ku narratori shpjegon në detaje gjithçka rreth veprës, mënyra se si e përcakton Galanin për kah përkatësia etnike, konkretisht me caktimin e sinonimeve, etnia e tij përcaktohet nga etnofolizmat edhe pse në pjesën e parë kësaj çasje i kishte ikur fal përdorimit të figurave.
Në romanin Mona përveç Kolonelit si protagonist pasiv, është edhe protagonistja aktive, Vlera e cila del të jetë edhe alter ego e Monës. Vlera si intelektuale diagnostifikohet si e çmendur nga stafi mjekësor i Kryqit të Kuq, meqë eliminimi i intelektualëve përveç vrasjeve në mënyra të çuditshme bëhej edhe duke i izoluar në spitale psikiatrike. Fati tragjik i Vlerës ishte si pasojë e të vërtetave që i dinte mbi vrasjen e më shumë se treqind njerëzve përfshirë dhe dy motrave e vëllait të saj nga bombat e NATO-s në Shirokë të Prizrenite, që për zbulimin e kësaj çështjeje kishte kërkuar ndihmë nga zyrtarët e huaj si dhe për krimet e dhunimet që ishin kryer para dhe pas luftës. Personazhi i Vlerës ndërtohet mbi figurën e paradoksit, në atë mënyrë që pritshmëritë e mosbesimit të njerëzve të jenë të pakta në rastet kur një e çmendur arrin t’i thotë të vërtetat më të mëdha, veprime këtoqë nuk priten të thuhen nga një person i çmendur. Andaj, mbështetja e Vlerës nga zyrtarët amerikanë dhe sugjerimit të tyre që ta ndihmonin me ngritjen e padive për krime të zyrtarëve e besueshëm e shtjellon edhe pasthirrmën e saj Oh, Amerikë!…Amerikë! si ofshamë ndaj terrorit fatal të intelektualëve dhe të njejtën kohë si thirrje për të nxitur shpresë. Historinë e jetës dhe veprave të Vlerës e shpalosin rrëfimet e Gazetarit Amerikan, i cili gjatë takimeve si me Kolonelin ashtu dhe me Vlerën nuk i lejohej marrja e shënimeve, as përdorimi i telefonit apo mjeteve që mund të siguronin dëshmi si regjistrime rreth të dhënave të tyre, por i duhet të referohej gjithmonë nga mbamendja.
Të gjitha çështjet e lartpërmendura, para së gjithash ndërlidhen me fenomenin e bipolaritetit kulturor edhe atij social të ndërthurur nga bashkëveprimi i ideologjisë majtiste kundër identitetit shqiptar në raport me religjionin si mjet i përdorur nga politikat djathtiste, në identifikimin edhe zhvillimin e virusit gobal, duke mos i përjashtuar as teoritë konspirative lidhur me dykuptimsinë që krijonte secila çështje e trajtuar. Dukuritë e tilla pëfundojnë ciklin jetësor përmes dy pasthirrmave në fund të romanit, atë të Vlerës karshi Amerikës, dhe Djalit nga dëshira për të mos u rritur.
(Lexuar në “Vjeshta letrare e Gjilanit” kushtuar veprimtarisë letrare të Jusuf Buxhovit, më 01 10 2025).

Deklarata e Kadri Kryeziut, se “Feja islame në Kosovë ka dalë nga shtrati, ka vërshuar nga shtrati”, është një sinjal i qartë alarmi

0
Basri Beka, Prishtinë
___
QËNDRIM PUBLIK
___
Deklarata e ish-nënkryetarit të Gjykatës Kushtetuese, intelektualit dhe veprimtarit të njohur, profesor Kadri Kryeziu, se “Feja islame në Kosovë ka dalë nga shtrati, ka vërshuar nga shtrati”, është një sinjal i qartë alarmi dhe një akt kurajoz intelektual. Kjo deklaratë, e bërë në tryezën e organizuar nga Organizata “Shqiptaria” me temën “Feja dhe Shteti”, është një thirrje për kthim në arsyen kombëtare dhe respektimin e karakterit laik të shtetit.
Në këtë tryezë, profesorë, akademikë dhe njohës të fushës theksuan rëndësinë e ruajtjes së ndarjes së qartë mes fesë dhe shtetit, si dhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga çdo tentativë për islamizim të hapësirës publike e shoqërore.
Fjalët e profesor Kadri Kryeziut janë një dritë për shoqërinë shqiptare, e cila prej vitesh po përmbytet nga propaganda e islamit politik, që përpiqet të zëvendësojë dritën e dijes e progresit me errësirën mesjetare të Lindjes. Ai tha qartë atë që shumë të tjerë e mendojnë, por s’kanë guximin ta thonë: është koha të ndalet vërshimi i ideologjisë fetare që po zë frymën e kombit.
Reagimet e disa individëve që u distancuan nga profesori nuk janë gjë tjetër veçse refleks i frikës dhe robërisë mendore. Kur dikush reagon kundër fjalës së lirë dhe mendimit kritik, ai në thelb po thotë: “duam të qëndrojmë në terr, mos na shqetësoni me dritë.”
Por kombi shqiptar nuk mund të mbetet peng i këtij terri. Ai ka lindur në dritën e Rilindjes Kombëtare, mbi vlerat e arsyes, dijes dhe qytetarisë perëndimore. Prandaj, qëndrimi i Kadri Kryeziut dhe zëri i çdo intelektuali që mbron karakterin laik të shtetit janë garanci se Kosova nuk do të bjerë pre e ideologjive fetare të importuara, të ushqyera nga armiqtë historikë të shqiptarëve.
Unë dhe çdo shqiptar që beson në lirinë, dinjitetin dhe identitetin kombëtar, qëndrojmë fuqishëm me profesor Kadri Kryeziun. Ai foli me mendje të kthjellët e me guxim, në një kohë kur shumë heshtin. Dhe në këtë betejë për dritë kundër territ, heshtja nuk është neutralitet – është dorëzim.

Paradokse të disa famijarëve të dëshmorëve dhe figurave politike shqiptare nga përjetimet e mia

0
Reshat Sahitaj, Prishtinë
___
Ka disa dy-tre muaj, që në mesazhe private, më shkruajnë, vajza të dëshmorëve, vëllezër të dëshmorëve, bashkëshorte të dëshmorëve madje edhe djem të dëshmorëve me të cilët unë dekada të tëra kam bashkëvepruar.
1. Vajza e një heroi : Mos shkruaj kurrë më për babain tim. Ti me një anë shkon të permendorja e babait tim , e në anën tjetër ke shkrua se vëllau I babait tim është spiun I UDBsë.
Përgjigja ime: Po de vëllai I babes tend ka deshmue kunder filan fistekut dhe u denue 12 vjet burg per sherrin e mixhes tend. (Ma bani BLLOK)
2. Vëellau I një dëshmori: I nderuar reshat, a ban që ti mos me shkrue liber për aktivitetin e vëllaut tim8! Unê dhe familja e kemi vendosur qe me ta ndalue ty me shkrue liber per aktivitetin e vëllaut tonë.PIKË
Pêrgjigja ime : Pse ? A e mban mend kur ti ishe më nanen tende te Vêllau yt ne bruksel?A maban mend qe ju thirra ne darkë ? A mban mend që me video kamerë i ju filmova juve dhe çastet qe kaluma bashkê ato ditë? A e din qe 1 vjet vëllau yt ka banue ne banesen time ne Bruksel? A e din ti që vëllau yt, edhe me shkrim ma ka lanë amanet qe unê t’ia shkruaj librin ? Ti dhe familja juaj duhet te gezoheni qe unê jam gjallë dhe të gjitha dokumentet i kam ruajtur dhe sot mundem me shkrue per të më mirë se kushdo tjeter.
3. Gruaja e një dëshmori nder më të njohurit në Kosovë : Reshat, mos shkruaj shumë per burrin tim , se dal kunder teje dhe them se ti nuk e ke pas shok burrin tem !
PERGJIGJA IME : A e din ti , qe më burrin tend, para se më me ikë nga Kosova, kemi qenë bashkë me burrin tend ? A e din ti, qe burri yt, unê, filani e fisteku e fisteku kemi kalaur netë të tëra duke biseduar e madje për gjera qe ti nuk dik asgjë. A te kujtohet kur filan date unë dhe burri yt e gruja jemi ishim ne ballë te kesaj demonstrate ? A po te kujothet keto letra qe janë te shkruara nga dora e jote qe dikur i dergojshe mue dhe familjes sime ? Shko pyete vellaun e burrit tend (kunatin) sa herë kemi nejt ne Prishtinë asokohe me burrin tend , se ai e din.
4. Djali i një dëshmori : Axha Reshat, ti po shkruan per baben tem, por ma ke ba baben kriminel qe ka vra serbë. PERGJIGJA IME : Ti e din bre djali i shokut tem, kur ishe ti i vogël , qe me baben tend kemi nejt shumë dhe unê kam shkrue vetem per veprimtarinê e tij qe ka veprue sa ishte ne Kosovë me Metush Krasniqin, pastaj ne Bruksel kemi organizue demonstrata bashkë kudo ne Bruksel, Paris, Bon etj. Unê nuk mundem me shkrue per babeb tend qe ai u kan profesor ne fakultet, se ai nuk ka qenë i shkolluar , por ka qenë patriot i fuqishem dhe ka luftuar per çlirimin e Kosovës me atë që ai ka ditur të luftojë.
UNË NUK E DI PSE KËTO REAGIME ? Ju , a jeni në gjendje të më tregoni ?

Ankthi nga të folurit serbisht e çmendurisht nga aktivisti i palodhshëm për pothuaj gjysmëshekulli

1
Nga: Shaip Beqiri
___
ANKTHI NGA TË FOLURIT SERBISHT E ÇMENDURISHT
___
(Ripostim me shkase skandalozë)
E dëgjoja sonte herë pas herë, duke e lënë mënjanë punën që po bëja, atë që quan veten intelektual, profesor e analist, por më parë është veç një haxhi e delenxhi, se si fliste me egërsi hakërruese kundër Albin Kurtit e qeverisë së tij, duke mos e fshehur ngazëllimin e papërmbajtur për rënien e të vetmes qeveri të shpresës së madhe dhe të gëzimit real që zuri të ngjallë tek njerëzit e sfilitur nga pushteti i deritashëm i bandave, nën strehën e të cilave ky pizevengu ka ndenjur gjithmonë.
M’u kujtua jeta politike e këtij aktivisti të palodhshëm në një periudhë gati gjysmëshekullore, që zë fill nga radhët e para të Lidhjes së Rinisë Socialiste të Kosovës e tutje deri sot…
Fliste i bekuari serbisht më rrjedhshëm se ai që e pyeste në gjuhë të vet: për antiamerikanizmin e Albinit, për hiçërinë e Vjosës, për tarifën e leshit, për dhembjen e tij për të rinjtë tanë që e dashkan Albin Kurtin dhe për njëqind tema të tjera, pa u hamendur fare, lirisht e poshtërsisht, natyrisht: serbisht e çmendurisht!…
Mua për vete më zuri ankthi derisa fliste e çfarë thoshte derëziu, ndieja që më skuqeshin edhe majat e veshëve për tërë atë sharlatanizëm pa fund dhe pa kurrfarë nevoje!
Shërbëtori mbeteka i tillë gjithmonë; si në rini, si në pleqëri – deri në varr e përtej!
___
20.III.2020

Ragip Rugova: Bashkimi kundër Albin Kurtit, është bashkim kundër më të mirit

8
Ragip Rugova, Prishtinë
___
Kur i tërë spektri politik opozitar synon për t’u bashkuar për t’iu kundërvu liderit të koalicionit qeverisës – Albin Kurtit, secili duhet ta ketë të qartë se bëhet fjalë për bashkim kundër më të mirit që ka zgjedhur populli. Në kushte të një sistemi autokratik, sistem oligarkësh dhe autokratësh, ky bashkim, po të ishte i mundur fare, do të nënkuptonte mobilizim kundër një regjimi. Në kushte të një demokracie të komsoliduar, kur zgjedhjet janë vlerësuar si të suksesshme dhe rezultati zgjedhor i pranueshëm, një certifikim regullësie që zgjedhjeve të vitit 2021 si dhe të këtyre të frorit 2025 ua kan bërë monitorues dhe organizata ndërkombëtare, atëherë bashkimi i gjithë spektrit opozitarë kundër fituesit të zgjedhjeve në fjalë le shije të hidhur lufte jo parimore për pushtet që nuk u është besuar në zgjedhje të rregullta; le shije të një kundër revolucioni specifik në kushte të demokracisë; le shije të një komploti dhe një grushtshteti civil sado jo të një puçi militarë.
Sikur kjo të ndodhte diku në mes të mandatit, atëherë shteti i konsoliduar do të mbrohej nga një sulm i tillë mbi institucione të konstituuara si rezultat i zgjedhjeve të rregullta. Kur kjo, ky synim grupimi në emër të demokracisë e në thelb antidemokratik ndodhë në kohë ndrrimi të pushteteve, para zgjedhkeve dhe pas tyre kur do të duhej paqësisht të konstituohen institucione në bazë të rezultateve zgjedhore, atëherë fjala e fundit për të vulosur fituesin final është në duar të popullit votues. Qoftë në një proces përcaktimi final të fituesit në balotazhe nëpër komuna, qoftë në zgjedhje të përsëritura që duhet ta prejnë nyjen gordiane për nxjerrje të fituesit politik të cilës i ipet mandati për të formuar institucionet.
Kjo kohë vendimtare është tani. Të dielën, në balotazh që na pret, populli votues duhet të tregojë vetëdije të lartë qytetare duke dalur në zgjedhje si asnjë herë më parë në komuna ku në raundin e parë nuk është përcaktuar fituesi dhe të votojë përsëri.
Nëse të gjithë bëhen bashkë kundër njenit, atëherë elektorati me shumicë bindëse duhet mbështetur atë që është gjah, pre e shumicës opozitare. Kur të mirët janë rast për t’i veshur me petkun e përgjegjësisë së pushtetit qoftë lokal qoftë qendrorë, rastin duhet shfrytëzuar duke us dhënë besimin me votë bindëse.

Mbi kanunin e Lek Dukagjinit dhe të drejtën zakonore në Shqipëri

Nga: Mark Panikaj, studjues i historisë

___

Vepra madhore e Shtjefën Gjeçovit “Kanuni i Lek Dukagjinit” me 1263 nene, e botuar deri tani në dhjetë gjuhë të huaja, na paraqet para botës jo si një popull nomad që merrej me blegtori dhe banonte në shpella dhe stane, por si një popull me vetëdije sociale dhe shoqërore, të qeverisur me ligje të cilat, në shumë raste, edhe për nivelin e sotëm të zhvillimit të shoqërisë, i kanë qëndruar kohës. Në kohën e sundimit komunist në Shqipëri, kjo vepër është sharë dhe mallkuar si një burim i të gjitha vrasjeve dhe ngatërresave që ndodhnin. Vetëm, në vitet e fundit të atij regjimi, mbas vitit 1980, studjuesit e fushës u morën me studimin e këtij ligji dhe në vitin 1983 e botuan këtë vepër nën titullin “E drejta Zakonore Shqiptare” nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të RPSSH nga një grup autorësh, me një hyrje të gjatë prej 50 faqesh.

Para këtij botimi, në Shqipëri dhe jashtë sajë, studjues të vemendshëm, shqiptarë dhe të huaj kishin bërë një numër jo të vogël studimesh dhe librash me temë të drejtën zakonore shqiptare.

Mbas vitit 1990, në të gjitha llojet e mjeteve të informimit publik si, libra, revista, gazeta, radio, televizione, konferenca, simpoziume, rrjetet sociale elektronike, dhe forma të tjera të informimit kanuni është përmendur dhe trajtuar si burimi i vrasjeve dhe i gjakmarrjes në kombin shqiptar. Efekti i propagandës kundër kësajë vepre ka qenë aq i madh sa në mendësinë kolektive të shumicës së shqiptarëve është formuar bindja se është ky ligj ai që nxit vrasjet dhe hakmarrjet midis njerëzve.

Nganjëherë analiza dhe libra për këtë temë kanë bërë edhe persona që zyrtarisht kanë grada shkencore, akademikë, profesora dhe doktora por punimet e tyre janë krejtësisht të përcipta dhe me shkrimet e tyre nuk sjellin asgjë të re përveçse punët i ngatërrojnë edhe më keq se më parë.

Si njëri nga kontribuesit në grupin e pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave prej më shumë se tridhjetë vjetësh, më është dashur të merrem seriozisht me të drejtën zakonore dhe posaçërisht me kanunin e Lek Dukagjinit.

Nuk ndjehem mirë kur shikoj nëpër televizione programe me opinionista për të folur mbi kanunin dhe gjakmarrjen, me njerëz të quajtur gazetarë dhe opinionistë, që nuk kanë asnjë njohuri se kur ka filluar të veprojë kjo e drejtë zakonore, pse është krijuar, si ka mundur të mbijetojë për qindra vjet në kombin tonë, si ka vepruar në zona të ndryshme, por e shajnë pa pushim pa sjellur asnjë provë të gabimeve të tij.

I nxitur nga ky mllef që më është krijuar nga këta të quajtur studiues dhe opinionistë, që për fat të keq ja kanë arritur të krijojnë vërtetë një opinion të rrejshëm në masat popullore për këtë vepër madhore të krijuar nga populli jonë ndër shekuj dhe që ka zgjuar vemendjen dhe interesimin e studjuesve në mbarë botën për studimin e vlerave të tij, vendosa që të shkruaj edhe unë diçka nga eksperienca ime për këtë vepër madhore.

Në intervista televizive kam dhënë disa të dhëna dhe mendime të mijat për kanunin. Shumë shikues më kanë shkruar dhe marrë në telefon duke më këshilluar që ato mendime që jap në intervista t’i shkruaj në ndonjë libër.

Më në fund, vendosa të shkruaj edhe unë diçka por para se të shkruaj, sipas parimeve të mija, duhet me lexue ato që kanë shkruar më parë të tjerët dhe mos me kopjue as mos me përsëritë ato që kanë thënë dhe shkruar të tjerët.

Nga botimet në gjuhën shqipe grumbullova mbi 40 libra me mbi 9000 faqe ku flitej për doket, të drejtën zakonore shqiptare dhe për kanunin.

Në internet ishin të publikuara mijëra faqe në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të ndryshme, si referate, përkthime, studime, tema diplome dhe tema doktoraturash, kryesisht në gjuhën italjane por edhe në gjuhë të tjera. Në këto punime vihet re se ka përsëritje të atyre që janë shkruar më parë dhe nuk po i akuzoj edhe për plagjiaturë ose vjedhje mendimesh, këtë pikë e lë që ta verifikoni vetë.

Nëse fusim në llogari edhe punimet nga interneti, atëherë rezulton që mbi këtë temë janë shkruar dhe publikuar më parë më shumë se tridhjetmijë faqe dhe para se të ndërmarrësh nismën për të shkruar diçka, duhet të mendohesh mirë.

Në respekt të punës dhe mundit të atyre që kanë shkruar mbi këtë temë, po radhiti më poshtë titujt e librave që kam mundur të grumbulloj dhe do të përmendi edhe një numër të vogël të punimeve mbi këtë temë në formën e artikujve dhe referateve që mua më kanë lënë më shumë mbresa për seriozitetin e trajtimit të temave të diskutuara në to.

  1. Statutet e Shkodrës, Universiteti “Wisdom”, Tiranë 2010
  2. Statutet e Drishtit, OMBRA GVG, Tiranë, 2009
  3. Shtjefën Gjeçovi, Kanuni i Leke Dukagjinit, Albinform, Tiranë, 1993
  4. Frano Ilia, Kanuni i Skanderbegut, Shkodër 1993
  5. Ismet Elezi, E Drejta Zakonore Penale e Shqiptareve, shtepia botuese “8 Nentori, Tiranë 1983
  6. Akademia e Shkencave e RPSSH, E Drejta Zakonore Shqiptare “1”, Tiranë, 1989
  7. Margaret Hasluck, Kanuni Shqiptar (Ligji i Pashkruar Shqiptar), Lisitan, Tiranë, 2005
  8. Ismet Elezi, Kanuni i Labërisë, Toena, Tiranë, 2006
  9. Ismet Elezi, Kanuni i Labërisë, botimet Kumi, Tiranë 2023
  10. Haxhi Goci, Kanuni i Bendës, OMBRA GVG, Tiranë, 2010
  11. Ю. В. Иванова, Памятники Обычного Права Албанцев Османского Времени, Москва, “НАУКА”, Издательская фирма “Восточна литература”, 1994( Julia V. Ivanova, E Drejta Zakonore e Shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, Moskë 1994),
  12. Xhemal Meçi, Kanuni i Lekë Dukagjinit në varjantin e Mirditës, GEER, Tiranë, 2002
  13. Xhemal Meçi, Kanuni i Lekë Dukagjinit varianti i Pukës, Fiorentina, Shkodër, 2019
  14. Shefqet Hoxha, E drejta Dokesore në Lumë (Kanuni i Lumës), Tiranë, 2013
  15. Xhafer Martini, Pajtimi në Traditën Popullore, Jehona, Tiranë, 2001
  16. Xhafer Martini, Kanuni i Dibrës Trashëgimi Etnojuridike, Botimet M&B, Tiranë, 2016
  17. At Zef Valentini, Ligji i Maleve Shqiptare, Plejad, Tiranë, 2007
  18. At Zef Valentini, Studime dhe Tekste Juridike, Plejad, Tiranë, 2009
  19. Sabri Quku, Kanuni i Lekë Dukagjinit në profilin juridik, Muzeu Historik Shkodër, 1997
  20. Ndue Dedaj, Kanuni mes Kuptimit dhe Keqkuptimit, Mirgeralb, Tiranë, 2010
  21. Xhyher Cani, Kërkime mbi Kanunin e Skendërbeut, Camaj-Pipa, Shkodër, 2000
  22. Pal Doçi, Vetëqeverisja e Mirditës, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë 1996
  23. Pal Doçi, “Për Kanunin”, shtëpia botuese “Geer” 2003, pa vend botimi.
  24. Abdyl Hoxha, Rexhep Maksutaj, E drejta Zakonore Shqiptare (Trashëgimi Kulturore-Juridike, Faik Konica, Prishtinë, 2017
  25. Zef Benusi, Përmbledhje Sistematike e Zakoneve Juridike të Vjetra Shqiptare, Shkodër, 2002
  26. Mark Krasniqi, Besa në Traditën Shqiptare, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2011
  27. Besim Muhadri, Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, Gjakovë, 2020
  28. Kazuhiko Yamamoto, Struktura Etike e të Drejtës Zakonore Shqiptare, Tiranë, 2015
  29. At Shtjefën Gjeçovi Shkencëtar dhe Atdhetar, Prizren-Zym, 2020
  30. Rezana Konomi (Perolla), Rendi Etnojuridik nga Statutet tek Kanunet, Tiranë, 2013
  31. Hyacinthe Hecquard, Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë, Plejad, Tiranë, 2008
  32. Johan Georg Von Hahn, Studime Shqiptare, Tiranë, pa vit botimi
  33. Mariano San Nicolo, Administrimi Austro-Hungarez i Shqipërisë 1916-1918, Tiranë, 2018
  34. Ali Galip, Histori Rreth Shqipërisë dhe Shqiptarëve, ALSAR, Tiranë, 2023.
  35. Anton Nikë Berisha, “Kanuni – Dëshmi e Qenësishme e Ligjësive të Lashta të Jetesës së Njeriut Tonë”, Shkup, 2023.
  36. Ludvig Von Thalloczy “ILLYRISCH – ALBANISCHE FORSCHUNGEN”, Munchen und Leipzig, 1916
  37. Syrja Pupovci, Marrëdhënjet Juridike Civile në Kanunin e Lekë Dukagjinit, Prishtinë 1971
  38. Francesco Tajani, “LE ISTORIE ALBANESI”, Salerno. 1886
  39. Kanuni i Çermenikës nga Shaban Gjuraj, Tiranë 2024
  40. Mbi ligjet zakonore të Shqipërisë së veriut, nga Martin Ivanaj, Romë 1921

 

Këto janë disa nga librat që munda të siguroj me temë të drejtën zakonore por janë edhe disa të tjera që kam informacione që janë botuar por që nuk kam arritur ti gjej.

Shumica e këtyre shkrimeve bazohen në veprën madhore të Atë Shtjefën Gjeçovit duke e analizuar dhe trajtuar sipas mendimeve të autorëve të tyre.

Me kodifikimin e të drejtës zakonore shqiptare, në përgjithësi e njohur si Kanuni i Maleve ose Kanuni i Lek Dukagjinit, janë marrë disa studjues, kryesisht jo shqiptar, mbas reformave të Tanzimatit të shpallura nga Perandoria Osmane, mbas vitit 1848.

Në këtë punim timin, do të përmendi një botim të qeverisë turke të autorit Ali Galip të vitit 1871, një botim në disa artikuj serial nga viti 1889 deri 1892 të autorit Camille Libardi, një punim të vitit 1894 të autorit Valtazar Bogishiq dhe një punim të vitit 1901 të autorit Rade Kosmajec.

Të gjith këta autor që përmenda, kanë rëndësinë e tyre studimore por puna e tyre është e pakrahasueshme me punën e Atë Shtjefën Gjeçovit mbi të drejtënzakonore të shqiptarëve.

Gjeçovi ishte i pari në historinë e kombit tonë që kodifikoi të drejtën zakonore shqiptare në 1263 nene. Kjo vepër e bën atë të pavdekshëm në historinë tonë, krahas kontributeve në fusha të tjera si arkeologjia dhe veprimtaria atdhetare si mbrojtës i të drejtave të kombit tonë përballë pushtuesve turq, serb, italian, grek etj.

Në Kosovë në vitin 1929 kur u vra në mënyrë të pabesë nga njerëz të paguar nga pushtuesit serb, ishte rast i veçantë që të gjëndet një frat i armatosur. Gjeçovi mbante pushkë e cila ruhet sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Për veprën e tij mbi kanunin jam shprehur në intervista televizive, në disa shkrime të mija të botuara në libra dhe revista dhe nuk do ta analizoj në këtë punim.

Duke qenë ndër të parët shqiptarë që morën nismën për të shkruar të drejtën zakonore shqiptare, ai e kishte të pamundur që të arrinte një vepër të përsosur dhe të mos bënte edhe gabime.

Analistë të ndryshëm kanë vënë në dukje disa të meta kësaj vepre të cilat nuk janë të pakta, por ato kurrsesi nuk ja humbin vlerën kolosale që ka në historinë e të drejtës zakonore në Shqipëri.

Edhe unë si një person që kam lindur dhe jam rritur në Malësi, në fisin Nikaj ku kanuni është zbatuar  me rreptësi deri në përsosmëri, jam një njohës i mirë i Kanunit dhe kam rezervat e mija për disa gjëra që i ka trajtuar Gjeçovi por në këtë punim nuk do ti trajtoj.

Në Shqipëri, Atë Shtjefën Gjeçovi, ka marrë Urdhërin e Punës “Naim Frashëri” të Kl. III në vitin 1962, me rastine 50 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Jam i bindur se Gjeçovi meriton vlerësim më të lartë për të gjithë kontributin e dhënë në të mirë të atdheut tonë të përbashkët.

I bëra këto sqarime për të transmetuar tek lexuesit e këtyre shkrimeve, nderimin dhe respektin e pa lëkundur që kam për këtë klerik atdhetar, pavarësisht kritikës së drejtë që kam në raport me njërën nga veprat e tij, Kanunin.

Midis shumë artikujve dhe shkrimeve të botuara nëpër revista, gazeta dhe libra në formën e referateve studimore, vemendjen time e kanë tërhequr më së shumti hyrja e botimit të parë të vitit 1933 të Kanunit të Lek Dukagjinit e shkruar nga miku i Gjeçovit, Atë Gjergj Fishta, një artikull i studiuses me kombësi ruse Julia Ivanova botuar në “Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës”, Nr. 2, faqe 95 deri 115 dhe një artikull i gjatë i akademikut kosovar Syrja Popovci botuar në vitin 1989 në librin “Studime për Epokën e Skendërbeut” vol. III botuar nga Akademia e Shkencave e RPSSH dhe Instituti i Historisë nga faqja 112 deri në faqen 170. Gjithashtu, Syrjai ka shkruar edhe hyrjen e Kanunit të Lek Dukagjinit të botuar në Prishtinë në vitin 1972 me 92 faqe, duke i bërë një analizë shumdimensionale si shkencore, letrare, juridike, të thelluar kësaj vepre. Ky studiues në vitin 1971 ka botuar në gjuhën shqipe temën e doktoraturës të paraqitur në vitin 1965 në fakultetin juridik të Universitetit të Beogradit. Studiuesit që merren me kanunin e kanë të nevojshme të njifen edhe me këto punime. Në këtë hyrje ai përmend edhe punimet mbi kanunin nga autorët shqiptar Lazër Mjeda dhe Nikoll Ashta. Këta dy të fundit kanë botuar përmbledhje të shkurtër mbi kanunin dhe këto punime janë botuar në gjuhë shqipe në gazetën Albania të Faik Konicës në Bruksel në disa numra në vitet e para të botimit të sajë dhe në veprën e përmendur më sipër të Dr. Ludwig von Thalloczy në Munchen dhe Leipzig në vitin 1916 nga faqja 390 – 399. Edhe autori i këtij libri në faqet 463 deri në faqen 480 ka botuar një artikull me 17 faqe me titull “Projektligji turk për kodifikimin të së drejtës zakonore shqiptare” (Türkischer Gesetzentwurf betreffend Kodifizierung des albanischen Gewohnheitsrechtes). Këta tre autor janë marrë kryesisht me probleme të pronave dhe të borxhit dhe janë bashkëkohore me punimet e Atë Shtjefën Gjeçovit prandaj edhe pse nuk janë përkthyer akoma në gjuhën shqipe, nuk e pamë të nevojshme përkthimin dhe publikimin e tyre në këtë libër.

Fishta në hyrjen e librit të mikut të tij, Gjeçovit, pa u ndalur në aspekte të veçanta për të drejtën zakonore ndër shqiptarët, ka bërë një studim analitik gati shterrues për origjinën e kësaj të drejte, të cilën deri më sot, sipas gjykimit tim, asnjë studiues nuk ka arritur ta tejkalojë. Për këtë shkrim të Fishtës jam shprehur disa herë në televizion dhe në botime të ndryshme, e kam ribotuar të plotë edhe sipas origjinalit, edhe me rishkrim të vendosur në gjuhën normative që është sot zyrtarisht në përdorim, me qëllimin që të jetë i kuptueshëm ky shkrim për ata që kanë vështirësi në kuptimin e gjuhës në të cilën është shprehur Fishta në vitin 1933. Prandaj, megjith rëndësinë e madhe që ka, sipas mendimit tim ky shkrim, në këtë studim nuk do të zgjatem dhe të bëj përsëritje.

Julia Ivanova e cila ka punuar disa vite si pedagoge në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe ka marrë pjesë në disa ekspedita kërkimore dhe studimore në Shqipëri, siç e përmenda më sipër, ka shkruar një artikull me temë “Kanuni i LekëDukagjinit”(Sprovë e karakteristikave historike).

Për mendimin tim, këtë artikull e bën të rëndësishëm këndvështrimi nga e ka shikuar kjo studiuese veprën e Gjeçovit dhe pikat e dobëta të kësaj vepre të cilat ajo pa dashakeqësi por në mënyrë shkencore, si një studiuese e sprovuar, i sjell në vëmendjen e lexuesve të sajë.

Kjo studiuese, me ndërprerjen e mardhënieve ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik të asaj kohe, është larguar nga vendi ynë në vitin 1961 por nuk i ka ndërprerë asnjëherë mardhënjet akademike dhe studimet për Shqipërinë. Ajo në vitin 1994, ka botuar si libër të veçantë një studim shumë serioz për të drejtën zakonore shqiptare me titull “E Drejta Zakonore e Shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, Moskë 1994”  ku janë përfshirë përveç Kanunit sipas veprës së Gjeçovit, edhe punimi i Valtazar Bogishiqit, të shkruar nga Jovan Llazoviq. Më 1 dhjetor 1894 Llazoviqi i dërgoi V. Bogishiqit kanunin e shkruar nga ai vetë sipas fjalëve të një shqiptari nga   fisi i Grudës, një farë Sokol Baci, lindur  në Malësinë e Madhe.

Po aty, ajo ka botuar edhe përshkrimin “Kanunit të Lekës” nga Rade Kosmajaci, i cili është botuar në vitin 1901.

Nga kjo studiuese nuk do të citojmë ndonjë paragraf të veçantë por do të botojmë të përkthyer plotësisht nga libri i cituar hyrjen e shkruar prej sajë, sa i përket përkthimit në gjuhën ruse të veprës së Gjeçovit dhe do të shkruajmë të plota edhe dy shkrimet që përmendëm më sipër së bashku me shënimet sqaruese në fund të faqeve përkatëse. Kanuni sipas Gjeçovit nuk është e nevojshme të rishkruhet mbasi ai është i botuar në gjuhën shqipe dhe në nëntë gjuhë të huaja dhe lexuesi mund ta sigurojë me lehtësi.

Vlera e librit të kësaj autoreje qëndron në publikimin në gjuhën ruse të të drejtës zakonore shqiptare dhe në botimin e plotë të veprës së Valtazar Bogishiqit dhe Rade Kosmajacit.

Akademiku kosovar Syrja Pupovci, në librin e cituar më sipër, në faqen 112 të tij ka shkruar një artikull me titull “Burimet për studimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit” në 27 faqe, duke përmendur dhe komentuar të gjithë autorët kryesor që kanë shkruar para tij dhe duke cituar pothuajse të gjitha burimet në gjuhët shqipe, sllave dhe italjane për të drejtën zakonore shqiptare. Asnjë studiues para tij nuk e ka realizuar këtë gjë në nivel shkencor më mirë se ky autor. Siç do ta shohim në vazhdim të këtij libri, edhe ky nuk ka arritur ti identifikojë dhe ti prezantojë në artikull të gjitha punimet e realizuara para punimit të Gjeçovit për kanunin. Ai nuk ka arritur të komentojë shkrimet e shkruara në vitin 1863 nga Sulltani Abdyl Haziz Khani, shkrimet e Dario Buçarelit të vitit 1868 mbi kanunin. Ai ka patur dijeni për kanunin e shkruar nga Halil Rifat Pasha në vitin 1872, të publikuar pa datë nga Ali Galip Beu dhe të publikuara në gjuhën shqipe nga botuesi ALSAR në vitin 2023. Ai nuk ka shkruar asgjë për kanunin sipas Kamile Libardit të shkruar në vitin 1890 dhe të botuar në vitin 1892. Sqarime për këto shkrime do të gjeni në faqet në vijim të këtij libri.

Në faqen 140 të po këtij libri, në vazhdim të artikullit që sapo përmendëm, Pupovci ka shkruar një artikull tjetër me temë “Origjina dhe emri i Kanunit të Lekë Dukagjinit, të shkruar në 30 faqe të plota me shënime sqaruese mjaft me interes gjatë gjithë studimit të tij.

Rëndësia e këtyre dy artikujve të këtij akademiku qëndron në seriozitetin e gjetjes dhe studimit të burimeve të shkruara mbi këto tema nga paraardhësit e tij dhe nga konkluzionet llogjike që ai na prezanton mbas studimit të këtyre shkrimeve të studjuara prej tij.

Studiuesi nga Mirdita, Pal Doçi, në librin e tij me 86 faqe të përmendur më sipër me titull “Për Kanunin” ka sjellë shumë fakte nga zona e tij dhe ja ka arritur të bëjë një kritikë të bazuar në shembuj dhe fakte edhe për veprën e Gjeçovit “Kanuni i Lekë Dukagjinit” edhe për shumë autorë që janë marrë me të drejtën zakonore shqiptare. Në ato 86 faqe që na ka ofruar, gati një e treta janë citime nga librat dhe artikujt e studiusve të tjerë por gjithsesi, na ka dhënë të dhëna me rëndësi që nuk gjenden në librat e studiusve të tjerë, nganjëherë me grada të larta shkencore.

Mbasi lexuesit e këtyre shënimeve të mija e kanë të mundëshme gjetjen dhe studimin e të gjitha këtyre veprave që kam përmendur më sipër, e shoh si të padobishme që të bëj komente ose të shkruaj fusnota nga këto libra.

Do të përmendi shkurtazi edhe ndonjë rast të veçantë se si i kanë zgjidhur nganjëherë problemet burrat e mençur që në tekste të ndryshme quhen pleq, pleqnarë, bajraktarë, pari etj.

Nga studimet e mija kam gjetur të shkruar në relaconin e Fra Xhaçintos nga Sospello të datës 12 qershor 1652 disa të dhëna mbi pajtimin e gjakeve në zonën e Gashit dhe të Krasniqes në Malësinë e Gjakovës, që sot identifikohen me fshatrat Geghysen dhe Dushaj e Ponar.

Nga ky relacion kuptohet se në mesin e shekullit XVII problemi i gjakmarrjes ishte një plagë e rëndë në mesin e popullsive të zonës veriore të Shqipërisë. Prifti italjan, Fra Xhaçinto Sikardi nga Sospello, Vikar Apostolik i Shqipërisë në atë kohë, me seli qëndrimi në fshatin Pllanë të Lezhës, e ka gjetur me vend që të shkojë në Dioqezën e Pultit, midis maleve të Veriut të Shqipërisë, për të dhënë kontributin e tij për pajtimin e gjakeve, problem social shumë i madh në atë kohë.

Kanuni I Lek Dukagjinit, në mungesë të një shteti të organizuar ka bërë ligj dhe drejtësi pa gjykata dhe pa burgje dhe polici.

Sot ky kanun është përkthyer në dhjetë gjuhë të botës dhe vazhdon të studiohet nga organizata shtetërore dhe joqeveritare anë e mbanë botës për shkallën e drejtësisë që ofron ky ligj me 1263 nene.

Ju faleminderit

Mark Palnikaj

Shpendadi Suharekë, më 2 nëntor 2025.