Kreu Blog Faqe 637

Edhe një herë rreth mbylljes së zyreve serbe në Kosovë

0

Nga: Gani Mehmeti

Me mbylljen edhe të katër zyreve të jashtëligjshme të Serbisë në veri të Kosovës, më 21 shkurt 2025, reagoi Bashkimi Europian.

BE, përmes zëdhënësit të saj, tha:

“Siç kemi thënë në të kaluarën, statusi i këtyre strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. As institucionet e shëndetësisë dhe edukimit të mbështetura nga Serbia, e as strukturat e tjera të mbështetura nga Serbia që ofrojnë shërbime bazike sociale nuk duhet të mbyllen”.

Këtu ka diçka keqkuptuese. Fillimisht thuhet se duhet të zgjidhen përmes dialogut!

është zhvilluar tani e 14 vite. Përse ndërmjetësuesit nuk e kanë hapur këtë temë deri sot? Mos është pritur nga Serbia të hapet kjo temë, deri sa ato kanë qenë duke funksionuar? Jo, tek tani mund ta hapë këtë temë si dhe shumë tjera. 14 vite kanë pasur kohë të mjaftueshme të bisedojnë për gjithçka, por , vetë ndërmjetësuesit që ishin proserbë kanë heshtrur në të gjitha temat,nuk kanë insistuar për asgjë të bisedohet, sepse u ka pëlqyer kështu, për ta qortuar Kosovën, me rastin e mbylljes së tyre. Dhe, është për t’u çuditur se si këta nuk e kanë qortuar Serbinë me rastin e hapjes së kêtyre zyreve. Pra, nuk shihet drejtësia, por njëanshmëria.

Nëse do të ishte e nevojshme hapja dhe mbajtja e këtyre zyreve, atëhere ka qenë dashur të hapen në marrëveshje me organet e Republikës së Kosovës, jo njëanshëm. E, deri sa janë hapur njëanshëm, edhe mbyllja mund të bëhet njëanshëm.

Tjetër, Srbia mund t’u japë epitetet çfare i pëlqen asaj, por veprimtaria e tyre mund të ndryshojë dhe punohet krejt diçka tjetër në dëm të Republikës së Kosovës, siç ishte edhe sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit më shtator nga Manastiri. Serbët ia ndryshojnë destinacionin shpejt edhe objekteve fetare, arsimore, shëndetësore etj.

Por, t’u besohet kurrë, prandaj duhet të mbyllen. Nëse duan të ndihmojnë serbët në Kosovë, Serbia është dashur ta njohë Pavarësinë e Kosovës, dhe pastaj do merreshin vesh mesvete për gjithçka.

E, deri sa ajo nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, nuk ka as bashkëpunim e as tolerim. Nuk ka ndërhyrje brenda një shteti tjetër pa marrëveshje. Dhe, ajo marrêveshje do duhej respektuar destinimin, jo të pengojë në çështje politike e tjera dhe të punojë kundër interesave shtetërore në shtetin ku vepron.

Ilustrowana Republika (1928) / “E urrej kinemanë!” — Intervista ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Lodz (Poloni) –

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shkurt 2025 

“Ilustrowana Republika” ka botuar, të dielën e 19 gushtit 1928, në faqen n°18, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Łódź të Polonisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

E urrej kinemanë! — deklaroi artisti i madh dramatik Aleksandër Moisi. 

Ju duhet të qëndroni ballë për ballë me publikun për ta gjallëruar drejtpërdrejt me ndjenjat tuaja.

 

 

Burimi : Ilustrowana Republika, e diel, 19 gusht 1928, faqe n°18

Burimi : Ilustrowana Republika, e diel, 19 gusht 1928, faqe n°18

Një nga mjeshtrit më të mëdhenj të fjalës së gjallë, Aleksandër Moisiu, i njohur edhe për publikun e Lodz-it nga shfaqjet e tij në Teatrin Bashkiak, flet për artin, jetën e tij, të shkuarën dhe të ardhmen.

Fillimisht ai flet për udhëtimet e tij. Në zërin e tij shkëlqen entuziazmi kur flet për Rusinë. Moisiu e konsideron artin teatror rus si diçka krejtësisht të përfunduar, gjënë më njerëzore që mund të krijohet në skenë. Stanislavski, sipas tij, është reformator dhe krijues i kulturës teatrore, Pitoyef dhe Tairov janë krijues të eksperimenteve të reja shumë interesante, por Moisiu nuk i konsideron ata krijues në kuptimin e plotë të fjalës.

Biseda më pas kthehet në fillimin e karrierës së tij.

Moisiu mendohet thellë dhe me zë melodioz fillon të flasë për vuajtjet, idealet dhe luftën e tij fitimtare në fushën e artit.

Burimi : Ilustrowana Republika, e diel, 19 gusht 1928, faqe n°18

Burimi : Ilustrowana Republika, e diel, 19 gusht 1928, faqe n°18

Gjithçka varet nga rastësia, nga rastësia vetëm nga rastësia. Nëse nuk do të kisha vuajtur nga një uri e tillë e tmerrshme 25 vjet më parë, nuk do të kisha menduar kurrë të trokisja në derën e drejtorit të frikshëm të “Burgtheater” të Vjenës, Paul Schlenther dhe të kërkoja me një zë të dobët nga lodhja për mikpritje në teatrin e tij. Unë isha atëherë njëzet vjeç dhe ëndrra ime ishte të bëhesha këngëtar opere. Më pas çdo gjë shkoi si zakonisht.

Nga Vjena në Pragë, nga Praga te Reinhardt-i — kjo ishte rruga ime e mëtejshme. Reinhardt-i nuk u tall me mua, sepse kishte diçka origjinale në aspiratat e këtij djali të ri të zbehtë që ëndërronte role të mëdha, të rezervuara për aktorë me përvojë dhe të fortë.

Dhe lufta filloi. Gjithçka ishte e huaj për mua – mjedisi, gjuha, njerëzit, por gjithsesi fitova. Pas disa vitesh luajta rolet e Markezit Posy, Romeos dhe Faustit.

E pyes se cilat role i japin kënaqësinë më të madhe artistike.

— Nëse do të isha unë, do të luaja vetëm klasikë dhe Tolstoin. Shkrimtarët bashkëkohorë në modë dhe profetët e “izmave” të ndryshëm më interesojnë pak. Në të kaluarën ka qenë kështu: poetët shkruanin sepse duhej të shkruanin. Dhe vetëm pas vdekjes së tyre, filologët erdhën dhe i vendosën secilin në një kuti të ndryshme. Sot, shumica e shkrimtarëve e marrin në dorë stilolapsin e tyre vetëm për të mbrojtur një ose një tjetër pikëpamje letrare. Të gjitha këto rryma më duken shumë brutale.

— Në përgjithësi nuk më pëlqejnë shfaqjet ku djemtë abuzojnë me baballarët ose përdhunojnë nënat e tyre pa asnjë arsye. Kjo është arsyeja pse deri tani më kanë kërkuar të marr pjesë në vënien në skenë të shfaqjeve të ngjashme, por pa sukses. Kërkesat e mëtejshme gjithashtu do të mbeten të pasuksesshme. Është e mundur që vetëm Sag Kaiser, njëri prej tyre — i vetmi ndër modernët — të arrijë në ujëra më të gjera. Por ky gjykim është ende i parakohshëm, ne nuk mund të gjykojmë të ardhmen, por e ardhmja vetë. Pas njëqind vjetësh, gjithçka do të jetë më e qartë.

Ne pyesim se cilët janë rolet e tij më të mira, por Moisiu u përgjigjet të gjitha hamendjeve tona me një tundje negative të kokës. Në fund ai thotë :

— Po, edhe unë i luaj këto role. Por shtrirja më e madhe e mundësive gjendet në veprat e Edipit Mbret, Faustit, Hamletit dhe Tolstoit. Tolstoi është ngushëlluesi më i thellë i njerëzimit, i cili mund t’i japë shumë edhe njeriut modern. Dhe çfarë mund ta tundojë një artist më shumë sesa të promovojë në skenë bukurinë më të lartë dhe të vërtetën e pastër? Kjo është ajo që njeriut modern i mungon më shumë.

Ndër artistët gjermanë, Moisiu e konsideron Albert Bassermanin si më të shkëlqyerin.

Ndër të tjera, biseda kalon edhe tek kinemaja.

— Nuk do të pranoj kurrë një rol në kinema, — thotë kategorikisht Moisiu.

— Jam përpjekur ta servir shumë herë filmin, por duhet të pranoj që ndjej njëfarë hezitimi për të aktruar para kamerës. Por ky është vetëm besimi im personal. Madje, kam shumë ndjenja të ngrohta për artin e filmit. Nuk e humb kurrë mundësinë për të parë një film me Chaplin apo për të ngjitur malin Everest. Jam i mendimit që arti kinematografik mund të zhvillohet vetëm në këtë drejtim.

Dramat sociale dhe tragjeditë familjare në telajo kanë një efekt të tmerrshëm tek unë. (Me këto fjalë, Moisiu përpiqet të demonstrojë shprehjet tipike të fytyrës së personazheve në ekran). Nuk mund të shikoj lëvizjet e tua të mekanizuara apo këto mbishkrime që përcaktojnë veprimet e heroit apo heroinës. Jo, ky nuk është art! Ju duhet të qëndroni ballë për ballë me publikun, duhet ta ndjeni dhe ta gjallëroni drejtpërdrejt me ndjenjat tuaja. Vetëm kështu një artist mund të shprehë veten dhe gjithçka që ndjen.

Në fund Moisiu shton:

— Më duket sikur këto ditë do të udhëtoj gjatë gjithë kohës. Nuk do të qëndroj më kurrë përgjithmonë i lidhur me një vend, vetëm për dy ose tre muaj më së shumti, dhe më pas do të vazhdoj, me njerëz të rinj, në qytete të tjera. Të kërkoj mundësi të reja dhe bukuri të reja mes njerëzve të rinj — ky është qëllimi i jetës sime të ardhshme. Dhe në jetë nuk ka qëllim më të madh. 

Ladislaus Raskay

Nuk mund të krahasohen NATO dhe Perandoria Osmane, njëra na ka çliruar më 1999 e osmanët na kanë mbajtur të pushtuar disa qindra vite

Sulltan Mehmeti – Fatihu (i tmerrshmi), shembull i madh nga pushtimi shumëshekullor turk -osman, pushtuesi i Shkodrës dhe i një varg qytetesh shqiptare.
Sa për dijeni: NATO dhe Perandoria OSMANE nuk mund të krahasohen me njëra tjetrën: kundër Perandorisë ka pasur rezistencë dhjetëra vjeçare dhe kështjellat shqiptare qenë sulmuar deri në pushtim.
NATO nuk na ka vrarë neve për të na çliruar nga Serbia, por ka bombarduar Serbinë për të na çliruar neve.
Perandoria ka vrarë stërgjyshërit tanë pasi Serbia kishte kapitulluar. Ajo ishte pushtuar tashmë nga osmanët, kur ata thyen rezistencën e kështjellave shqiptare si të Krujës, Shkodrës, Lezhës, Himarës…diku pas viteve 1470…d.m.th. pas rezistencës së suksesshme të Skënderbeut.
Populli shqiptar nuk kishte nevojë të çlirohet nga vetvetja dhe Perandoria Osmane nuk na duhej. Sidoqoftë disa do të besojë siç i pëlqen, shumica të vërtetës…
Edhe kjo çudi do të kalojë. Një ditë kleri, jo vetëm i joni, por edhe ai i Ballkanit, do të detyrohet të merret me punët e veta, jo me politikë, me shkencë e histori, por do të afrojë njerëzit dhe kulturat, jo t’ i përçajë siç bën sot…
Dhjetë mendime

Marrëveshja Selia e Shenjtë – Mal i Zi më 1886 në kurriz të Shqiptarëve

Anna Hida, studjuese, Romë

(Nusha Zhuba)

Në dukje kjo marrëveshje me Selinë e Shenjtë duket sikur është vetëm një marrëveshje në dobi të shqiptarëve të Krishterë, por kjo marrëveshje e ndau përfundimisht Shkodrën nga krahinat e vet të vjetra, Ulqini , Shasi, Tivari, Dioklea.

Nuk i themi ne se Ulqini, Shasi, Tivari , Drishti, Balezajt ( Balshajt ) ishin nën Shkodrën , e thotë Carl Poten , Arqipeshkvi Gjerman i Shkodrës, në relacionet e tij drejt Romës. Selia e Shenjtë duke menduar se turku po avanconte në fe dhe po i zhdukte katolikët, bëri këtë marrëvrshje…, por në Vatikan janë shumë letra ku Mali i Zi shkruante se nëse nuk ndaheshin Arqipeshkvitë e përmendura më sipër, do anullonte marrëveshjen.

Nuk patën guximin ta shkruanin mes 14 pikave të marrëveshjes, shkëputjen nga Shkodra , por në mënyrë tinzare ja kërkuan Romës.

Dhe në fakt ashtu ndodhi që nga ai moment , Arqipeshgvi u tjetërsuan dhe u morën po dredhi…

1- Feja katolike Apostolike Romane do ushtrohet e lirë publikisht në Mal të Zi…

2-Shenjtëria e tijë para se të zgjedhë Arqipezhgvin e Tivarit duhet të pyesë Qeverinë Malazeze për të parë nëse ka kundërshti politike, civile e fetare……

3- Arqipezhgvi i Tivarit është Ipezhvi për të gjithë katolikët e Malit të Zi e do të varet prej Selisë së Shenjtë…

4- Para se të bëhet Arqipeshkv do t’i betohet për besnikëri Princit të Malit të Zi me formulën për bindje e besnikëri e që nuk do merr pjesë as nuk do lejoj asnjë lloj tubimi që prish qetësinë publike të shtetit…

5- Arqipezhgvi i Tivarit kryen të gjitha funksionet fetare sipas disiplinës fetare…

6- Ipeshkvi do të zgjedh priftërinjtë , nëse janë të huaj duhet të konsultohet shërbimet sekrete të Malit të Zi, nëse janë malazes duhet të konsultohet me Qeverinë malazeze…

7- Në Famullitë që s’ka ndërtesë për Kultin Katolik Ipeshkvi me Autoritet lokale duhet të bëjë marrëveshje derisa të zgjidhet një vend i përshtatshëm… arqipezhkvi do të zgjedhë mësuesit për shkollat katolike pasi të konsultohet me shërbimet sekrete…dhe këta mësues do kenë rrogat njësoj si mësuesit e tjerë malazes….

8- Në vendet ku ka shumivë katolike, në shkollat shtetëror do zgjidhet mësuesi i fesë në bashkëpunim me Arqipeshkvin…

‘9- Qeveria njeh martesat e plrziera , që zhvillohen në praninë e një prifti katolik…

10- Në kauzat martesore mes katolikëve, është Ipeshkvi që vendos, ndërsa për martesat e përziera, Qeveria ua lë në dorë bashkëshortëve nëse duan të paraqiten tek Ipezhkvi…

11- Lutja per Sovranin që këndohet në vendet fetare do thuhet vetëm në gjuhën Sllave.

12) Mbi formimin e priftërinjve katolikë , Qeveria së bashku me Ipezhkvin do zgjedhin . Në pesë vitet e para të kësaj marrëvrshjeje, do të jenë vetëm dy për secilin vit , ata më të meritueshmit…por këta të rinj që shkojnë në Romë kanë të detyrueshme sdtudimin e gjuhës serbe...

13- Nëse në të ardhmen do ketë vështirësi në zbatimin e kësaj marrëveshjet, do jenë Princi i Malit të Zi dhe Papa që miqësisht do i zgjidhin…

14- Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë…

Romë 18 Gusht 1886….

Për më shumë shihni në You Tube emisionin e sotshëm në ABC Nwes.

Shikim të këndshëm:

Gjyshi Sherif Baku dhe si e kuptova se Islami nuk ka asnjë lidhje me qenien shqiptare—as identitare, as historike, as shpirtërore!

2
RRËFIMI IM SE SI DIKUR ISHA MYSLIMAN DHE FALESHA PESË HERË NË DITË, NDËRSA SOT JAM KATOLIK!
Që në fëmijëri, teksa e shihja gjyshin tim duke u falur dhe duke shkuar në xhami, fillova të ndjej një interes për fenë islame. Jo sepse e kuptoja thellësisht, por sepse doja të kaloja më shumë kohë me gjyshin tim. Ai ishte Sherif Baku, një burrë dy metra i gjatë, me plis të bardhë, veteran i Luftës së Dytë Botërore, që jetën ia kishte kushtuar familjes dhe punës së palodhur. Me vite të tëra, ai u kujdes për bagëtinë në Bjeshkët e Kaliqanit për të mbajtur 40 anëtarët e familjes sonë.
Në atë kohë, në Kosovë, Islami që praktikohej ishte më tepër tradicional se ideologjik. Një pjesë e madhe e njerëzve shkonin në xhami, por nuk e agjëronin Ramazanin dhe nuk ishin të indoktrinuar. Pas vdekjes së gjyshit, vazhdova të shkoja në xhami, duke besuar se aty do ta ndjeja ende praninë e gjyshit tim. Me kalimin e kohës, fillova ta mbaja Ramazanin dhe të falem rregullisht, derisa, në moshën 17-vjeçare, kur fillova angazhimin tim politik dhe studimin e historisë së kombit shqiptar, gjithçka ndryshoi.
Në të njëjtën kohë, fillova të lexoj me përkushtim Kuranin dhe hadithet e Islamit. Por sa më shumë i studioja, aq më shumë ndihesha i larguar prej tyre. Paralelisht, zbuloja të vërteta historike të cilat më tronditën—vuajtjet e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, dhuna me të cilën Islami u imponua në trojet tona dhe përpjekjet për të fshirë identitetin tonë europian. Nuk mund ta mohoja më realitetin: feja islame nuk kishte ardhur te ne natyrshëm, por me imponim dhe nënshtrim.
I tronditur nga ajo që zbulova, fillova të shkëputem nga çdo lidhje me fenë. U shndërrova në një agnostik që besonte në një Zot me të cilin komunikoja shqip, por pa ndjerë më asnjë lidhje shpirtërore me ndonjë religjion. Nuk festoja Bajram, nuk uroja Ramazan, madje as nuk doja të dëgjoja për to.
Kështu kaluan 17 vite, derisa më 3 tetor të vitit të kaluar, bashkë me familjen time, pranova Krishtin dhe u pagëzova si katolik. Ky nuk ishte thjesht një hap fetar, por një kthim në rrënjët e vërteta të kombit tonë—në besimin e të parëve tanë, në identitetin që për shekuj na ishte mohuar.
Përveç historisë së kombit shqiptar, ishin edhe këto tregime që më shtynë të mendoj thellë, gojëdhënat e burrave të vjetër, përfshirë edhe gjyshin tim, kur tregonin: “Aty ishte një kishë, këtu ishte një kishë, Nika ishte i pari ynë, ky është livadhi i Markut, ky është livadhi i Gjokës”, e kështu me radhë… kupa filloi të mbushej. Tashmë nuk mund ta mohoja më atë që ishim, atë që jemi në fakt dhe atë që duhet të jemi—shqiptarë katolikë.
Nuk mund ta mohoja se Jezusi kishte trokitur në zemrën time, ashtu siç kishte trokitur dikur në shpirtin e paraardhësve të mi. Ai tashmë ishte shndërruar në një realitet të gjallë në jetën time.
Me këtë rast, dua t’i inkurajoj të gjithë shqiptarët: lexoni historinë tuaj! Hulumtoni të kaluarën e popullit tonë! Kur ta bëni këtë, do ta kuptoni se feja islame nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pjesë e identitetit tonë të vërtetë. Ajo nuk ka asnjë lidhje me qenien shqiptare—as identitare, as historike, as shpirtërore.
Ne nuk jemi arabë, nuk kemi lindur në Lindjen e Mesme dhe nuk na lidh asgjë me kulturat që na janë imponuar me forcë. Ne jemi bijtë e Ilirisë, të një kombi europian me rrënjë të lashta në krishterim.
Unë zgjodha dritën dhe të vërtetën. Po ju?

Është koha të jemi të bashkuar, si asnjëherë më parë!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Formimi i qeverisë së ardhshme, për mendimin tim s’do të varet fare nga kalkulimet matematikore të numërave ashtu siq po shpreson paneli publik, por, ekskluzivisht nga shkalla e gatishmërisë politike dhe padyshim vullneti fisnik e patriotik i politikanëve, për të marrë përgjegjësi e për t’u përballur me sfidat dhe proceset që po ndodhin jasht “kaçikut” dhe kapaciteteve tona…

2. S’ këndejmi, nuk mendoj se subjektet tona politike në këte fazë emancipimi politik duhet të hezitojnë e të taktizojné aq shumë me djallëzitë që mund té na sjellin ngërqe e vonesa absurde rreth konstituimit të Qeverisë. Që më pastaj, pa asnjë dyshim do reflektonin në proceset dhe zhvillimet dinamike në katër rrafshe; ato lokale (vonesa banale në krijjmin e institucioneve); ato rajonale (problemi me Serbinë); ato kontinentale (dilemat e BE- rreth (dez)integrimit; dhe ato globale (ku Donald Trump, si “sherif i ri i qyetit” po e trondit gjithë botën).

3. Ngase, kjo “lojë” djallëzore, e logjikës “makiaveliste” që po stimulohet me afsh e përkushtim edhe nga “kuzhinat” armiqësore, përmes luftës hibride brenda dhe jasht vendit, do të mund të na shkaktoj dëme të pariparueshme si në sferën interesave shtetërore ashtu edhe ato kombëtare. Tekefundit, që të gjithë kemi përgjegjësi morale, intelektuale, mediatike e politike që të qëndrojmë stoik, unik dhe të vendosur, në këto momente historike për shtetin dhe sidomos kombin!

P.S. Le t’i harrojmë inatet dhe smirën, të paktën në këto kohëra…bre!

“Luciferi” i Dante Aligiarit…, nga Tirana !

0
Rrofte Shqiperia e tradhetuar ne lekur dhe e ndotur nga mjegulla acide, e perlotur nga Rama i mallkuar, i palare dhe i parruar!
I biri i Kristaqit, Edi RAMA u shpreh:
“Nuk ka bir kurve dhe nuk ka bir nene qe te dal…!”
* * * *
Ketu i kane fajet politikanet, apo i kane fajet votuesit.
Luajti foshnja ne barkë të mëmes. O Perendi, tunde nga themelet popullin Shqiptar…
Filluan tragjedite me ate shpirtin e tij te katandisur ne ferr! Fjalet e tij me befasojne dhe mjafte jemi lodhur e lenduar me egersine e tij. Uaaaa, klitha, – paska qene e lehte te behesh antishqiptar!
“Te rroje shqiperija e percelluar!”
Tupanave u bini, çdo here, çdo shtepi e prak dhe bertisni:
“Askush te mos mungoje ne orgjine e “Mullirit te krimeve politike?”
Shume prej viktimave shqiptare qe kane mbijetuat sundimit nga RAMA, perjetojne tmerr nga fjalori i pafalshem, fyerje, sharje e fjale te pista: Perse vetem vetem ky legen arriti te mbijetoje si krueminister? (Rama kete pyetje t’ia bene vetes).
Ai qe ia bene vetes nje pyetje te tille e ka te ngulitur thelle ne mendje rregullin qe zgjon ndjenjen e fajite: egoistet e pashpirte qe kaluan neper ferrin politike te Rames mundohen te dalin pa u lagur, kurse shoket e tij fisnike dhe te mire u futen ne biruce. Rama do te mbete njolle e zeze e historiografise…
Ate qe po bene RAMA, nje shqipfoles. Rama ska qene as per fise as per fare shqiptar.
Kete duhet ta keme te qarte te gjithe. Rama eshte thjeshte nje shqipfoles per interesa serbe e greke. Per te shperber shtetin Shqiptar e shtetin Dardane dhe per te shperbere shqiptarine. Ky eshte qellimi totalishte i ketij helaqi. Vetem gjyshin nga nena e ka shqiptar. E ka nga (anastesi) i Progonatit. Vetem 15% e tij eshte shqiptar. Nuk ka asnje tjeter gje shqiptare nga ky helaq.
Sespe une mendoj ne qoftese t’i me perdhunon dhe me ofendon mua, minimalishte une t’i kam ukur pantalonat ty. Dhe une nuk dua t’ia di fare a i ka perdorur neve politika apo jo. Une di shqiptaret ne mase gjate historise i kane ulur pantolonat e veta, sepse ne vuajme nga sindroma e “Stokholmit”. Dhe ne vete i dashurojme perdhunuesit. Nuk ka fat me te keq, fatkeqesi me te madhe per nje komb qe te puthe doren e ketij kryeministri te flliqur nga goja e politika.
Si eshte e mundur qe edhe Dardania te behet toke e askujte!!!

Sot është e mundur të shesësh anonimitetin tuaj shumë lirë

0

Nga Aurel Dasareti

Ne thjesht duam të jetojmë në një vend të lirë dhe të pavarur ku privatësia, liria e shprehjes dhe anonimiteti nuk janë vetëm fjalë në një fjalim partie, por një realitet edhe në epokën e informacionit.

***

E drejta për anonimitet

Mund të jesh mendimtar e megjithatë të shkruash mirë. Por ne shqiptarët jemi mësuar ta rendisim një mendimtar që shkruan mirë në radhët e shkrimtarëve. Ndoshta ngaqë pjesa dërrmuese e shkrimtarëve tanë nuk janë mendimtarë, por shkruajnë një shqipe të dobët që mund t`u falet vetëm mendimtarëve.

Të nderuar bashkëkombës, prej vitit 2001 e deri tani kam marrë shumë letra prej lexuesve të mi të cilët janë kureshtarë ta dinë se kush jam unë. Kjo është arsyeja e kësaj letre.

Kam respekt të veçantë për gjithë themeluesit e gazetave me të cilat bashkëpunoj, por mjerisht me shumicën prej tyre akoma nuk jam takuar personalisht prandaj nuk kam dërguar fotografinë time. Një minus të cilin do ta përmirësoj shpejt sepse patjetër t`i njoh për së afërmi bashkëkombësit që i vlerësoj. Kjo vlen edhe për shumë miq dhe simpatizues të letrave të mia.

Më përpara kam postuar në internet 2 fotografi të mia, por pa dhënë emrin tim. Në njërën prej tyre dukem tërësisht qartë, në tjetrën aspak; dhe të dyja janë keqpërdorur nga të huajt (jo nga shqiptarët) për motive komerciale.

Paraqitja ime në internet nuk është anonime në kuptimin e plotë të fjalës. Kam postuar fotografinë e vajzës time, gruas, “hajmalisë” time luftarake, një letër e shkruar me dorë, adresën e postës elektronike (kjo, bashkarish me korrespondencën me shumë bashkëkombës, si verifikim autorësie kur të vije rasti).

Në kohën e fëmijërisë time, gjithë familja ime më e afërt, përfshirë mua, me bindje e arsye, zyrtarisht e kanë ndryshuar identitetin. Por, në internetin shqiptar paraqitem me emrin dhe mbiemrin origjinal me të cilin më kanë pagëzuar prindërit e mi, tërësisht në përputhje me certifikatën e lindjes. Prandaj “nuk gjendem” në Google. Çdo individ mban në vetvete gjëra që i përkasin, që i bëjnë mirë, që janë të veçanta për të, por që për momentin s`mund të dalin tërësisht në dritë. Gjuha zbulon se kush jeni, prejardhja juaj, gjinia, mosha dhe profesioni. Ne e përshtatim gjuhën sipas asaj se me cilin flasim.

Nëse ndonjë bashkëkombës dëshiron të di më tepër për mua le të shfletoj artikullin:

http://www.zemrashqiptare.net/news/id_31927/cid_177/Zeqir-Lushaj:-Intervist%C3%AB-ekskluzive-me-ekspertin-Aurel-Dasareti.html

***

Pa votues të mirë-informuar, demokracia nuk funksionon. Zgjedhësit më së shumti nuk i kuptojnë pasojat e zgjedhjes së tyre, sepse ajo heshtet ose  shtrembërohet nga shtypi kryesor puthadorë, që financohet nga partitë politike antikombëtare të trojeve tona. Ka njerëz që mishërojnë shumë cilësi; të qenit, dhelprës, gjarprit apo gomarit por s`kanë pasur probleme nga kjo. Madje disave, që këto cilësi i kanë tepër të spikatura, u ka prirë fati pikërisht për këtë arsye.

Prandaj është e rëndësishme që sa më shumë atdhetarë (përfshirë vogëlsinë time) të marrin pjesë në forma të ndryshme të veprimtarisë politike. Është e nevojshme dhe domosdoshme të kemi pasqyrim dhe njohuri të mirëfillta si dhe të jemi seriozisht të interesuar dhe aktiv.

Unë shkruaj për bazat politike të drejtësisë, besimit dhe lirisë, të cilat edhe ne shqiptarët duhet t`i kemi. Vlerat e përbashkëta shoqërore të drejtësisë dhe besimit duhet të jenë të balancuara me lirinë individuale.

Kur psikologët marrin pjesë në debatin publik, është shpesh për të shpjeguar se pse është ashtu siç është, ose ishte ashtu siç ishte. Njohuritë psikologjike aplikohen për të kuptuar ngjarjet: dhunën dhe konfliktin; dhe nga koha në kohë të ngjarjeve të lumtura. Duke shpjeguar ngjarjet sociale psikologët mund të krijojnë një pasqyrë më të plotë, të tregojnë lidhjet e mundshme dhe ndoshta i bëjnë ato më të kuptueshme.

***

E drejta për privatësi?

E drejta për të shprehur veten në mënyrë anonime ka një traditë të gjatë në shtetet Perëndimore. Ka shumë arsye për të përqafuar mundësitë për përdorimin e anonimitetit. Një prani anonime në internet për ndonjë individ mund të ofrojë mundësi për të eksploruar aspekte të vetes, pasi ajo është e vështirë për ta bërë në kontekste të tjera.

Mund të ketë raste kur është më mirë të jesh anonim. Kjo është pjesërisht për sigurinë, por gjithashtu mund të jetë një numër arsyesh të tjera të mira të mos e përdorësh emrin tënd në internet.

E drejta për të shprehur veten në mënyrë anonime është një pasojë e natyrshme e lirisë së shprehjes dhe është thelbësore në qoftë se njerëzit duhet të jenë në gjendje të raportojnë kushte të papranueshme, ose të flasin dhe të shkruajnë për temat speciale; dhe nuk dëshirojnë që fotografia apo emri i tyre të jetë i bashkëngjitur përgjithmonë në Google.

Redaktorët kanë një përgjegjësi që përfshinë atë që është shkruar në fushat e komenteve. Të mos lejon letrat e kriminelëve. Ata do të sigurojnë që ligji i vendit përkatës të mos thyhet.

Disa nga të mirat me internet është se gjithashtu sfondi juaj (prapaskena), përgatitja juaj shkollore, prejardhja (historia e familjes së juaj), klasës shoqërore që i takoni dhe çfarëdo tjetër që ju definon si të denjë për të dëgjuar ose jo (aftësitë oratorike që flet bukur e rrjedhshëm), mund të zhduken nga përdorimi i anonimitetit. Shembull: Dikush vjen nga një familje e njohur por nuk është i zoti në shprehje, megjithatë shkrimet e tij nga lexuesit vlerësohen shumë më tepër se që meritojnë vetëm për shkakun e prejardhjes së kalemxhiut. Por kur është në pyetje një anonim, shkrimet (aftësitë e shkruesit) vlerësohen shumë më realisht (paanshëm) sepse askush nuk ka paragjykime, simpati apo antipati paraprake ndaj autorit.

Në Deklaratën e Këshillit të Evropës mbi lirinë e komunikimit në internet, vendimi i Komitetit të Ministrave më 28 maj 2003 thuhet:

“Parimi 7: Anonimiteti: Për të siguruar mbrojtjen kundër mbikëqyrjes të lidhur drejtpërdrejtë dhe për të promovuar lirinë për të shprehur informacione dhe ide, Shtetet Anëtare duhet të respektojnë dëshirën e përdoruesve të internetit për të mos zbuluar identitetin e tij.”

Anonimiteti është kryesisht i rëndësishëm për njerëzit që nuk mund të dalin me opinionet (mendimet e tyre) pa frikë hakmarrjeje, për veten ose familjen. Disa tjerë i pengon profesioni.

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Afrimi i Fatmir Limajt me Albin Kurtin, tronditi opozitën dhe e ngriti në këmbë Aleksander Vuçiqin dhe mbarë Serbinë!

1
Me sa duket, qeveria po ndërtohet pa ndihmën e askujt, duke i lënë disa deputetë të opozitës në pritje të një mundësie për t’u pasuruar, me bindjen se Kurti nuk mund ta bëjë shumicën e nevojshme pa ta. Por realiteti po tregon të kundërtën.
Deklarata e Fatmir Limajt për bashkëpunim me Albin Kurtin nuk është befasuese. Prej kohësh, Limaj kërkonte një vend në PDK, partinë me të cilën u rrit politikisht, por kjo e fundit e injoroi plotësisht. I lënë mënjanë, Limaj e pa afrimin me VV-në si një mundësi për të rimëkëmbur imazhin e tij politik, veçanërisht duke parë se çdo forcë që ka hyrë në koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe ka përfunduar në krizë dhe humbje.
Shembulli më i mirë për këtë është LDK-ja, e cila pësoi disfatë të rëndë pas aleancave të saj me PDK-në dhe Beogradin. Ndërkohë, afrimi i Limajt me Vetëvendosjen ka goditur jo vetëm PDK-në dhe LDK-në, por edhe Listën Serbe dhe vetë Vuçiçin, i cili shpresonte që lista e kontrolluar nga Beogradi, në bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në, të arrinte të formonte qeverinë. Kjo strategji dështoi.
Më herët, një aleancë me Vetëvendosjen ia pata sugjeruar edhe Ramush Haradinajt, por ai nuk arriti ta tejkalojë hidhërimin e tij për t’u bërë pjesë e qeverisë. Kokëfortësia e tij e çoi në margjina dhe tashmë dera i është mbyllur. “Hajt, Ramush, se e mbyll Fatmiri derën për ty, se edhe ashtu po e meriton! Gjithmonë po trokitje në derën e gabuar, prandaj gjithmonë do mbetesh i humbur në besimin tënd,” do t’i thoja sot.
Të njëjtën gjë ia pata sugjeruar edhe LDK-së, por ata “e çuan shurrën përpjetë dhe ajo u ra në gojë”, duke mos mundur ta gëlltisin realitetin politik.
Në fund, VV-ja po e formon qeverinë pa nevojën e askujt. Disa deputetë të opozitës menduan se do të përfitonin miliona nga Kurti për të kaluar në anën e tij, por me sa duket, thesi u ka mbetur i zbrazët!

Zhgënjimin ta kthejmë në forcë për ndryshim!

0

Florim Zeqa

Jam nga ata që e kanë pritur një rezultat më të mirë zgjedhor të LDK-së. Këtë e dinë disa nga miqt me të cilët kemi komunikuar gjatë fushatës zgjedhore, të cilëve ua kam thënë se LDK-ja do të ngritet deri në 20 % e jo më lartë, por, për fat të keq mbeti edhe më poshtë se kaq!

50 % e elektoratit pasiv që nuk po del në zgjedhje janë ish elektorat i LDK-së rugoviane

Edhe pse isha i zhgënjyer me përpilimin e listës zgjedhore, heshta përgjatë parafushatës dhe fushatës zgjedhore, me të vetmin qëllim që mos ta dëmtojë partinë e zemrës time-ish LDK-në rugoviane!

Mirëpo, pas debaklit zgjedhor, duhet të ngrihet fuqishëm zëri i të gjithë ish veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së, të larguar dhe anashkaluar pamëshirshëm nga grupet e interesit dhe matrapazët politikë!

Duhet të bien fuqishëm këmbanat e alarmit për elektoratin rugovian të LDK-së, që të ngrihen të gjithë me kërkesën për rimëkëmbjen e partisë shtetformuese.

Ngritja e LDK-së është e mundur vetëm përmes fillimit të një procesi të ndryshimit substancial, përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike brenda partisë e jo sikurse deri më tani me lista të mbyllura dhe me aklamacion!

Të gjithë në Kosovë e dinë se mbi 50 % e elektoratit pasiv që nuk po del në zgjedhje janë ish elektorat i LDK-së rugoviane, të zhgënjyer me kapjen e partisë nga grupet e interesit, nga matrapazët dhe mërcenarët, nga parashutistët dhe kontrabandistët e votës së lirë të qytetarëve.

Dy dekada të humbura janë shumë për LDK-në

Subjekti politik i cili për dy dekada nuk arrin ta shijojë asnjë fitore në zgjedhjet nacionale duhet të reformohet shpejt, në mënyrë substanciale dhe përmbajtësore e jo të mbahet me infuzion (me mercenarë të importuar nga partiitë e tjera) nga njëra palë zgjedhje në tjetrën!

Në demokraci nuk është tragjike mbetja në opozitë për një mandat politik dhe as nuk është tragjike e të qënurit partia e dytë, por është tragjike për një subjekt të traditës demokratike që në dy palë zgjedhje rresht të ngelet partia e tretë dhe të mos jepë llogari askush për këtë dështim!

Mungesa e (pa) përgjegjësisë politike do ta dëmtojë akoma më shumë LDK-në!

Për këto dy dekada të humbjeve serike të LDK-së disa herë jam zhgënjyer, por e kam rimarrë veten, por kësaj radhe jam zhgënjyer aq keq saqë vetëm një iniciativë e mirë dhe e shëndoshë reformuese do të më bëjë të shpresoj për një të neserme më të mirë të LDK-së!

Të dashur anëtarë dhe simpatizant të LDK-së, kudo që jeni, në Kosovë dhe në Diasporë, e di që jeni edhe më të zhgënjyer sesa unë me rezultatin zgjedhor. Nëse dëshironi që kjo të mos na përseritet më, duhet të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të LDK-së nga shkatërrimi sistematik i grupeve të interesit, ngase nesër mund të bëhet tepër vonë siq ishte vonë për zgjedhjet e 9 shkurtit!