Kreu Blog Faqe 642

Sfidat nga zgjedhjet e mbajtura në  Kosovë dhe zgjedhjet në Shqipëri, caktuar për tu mbajtut më  11 maj 2025?

0

Shkruan: Refik HASANI

Çfarë mundë të presim nga zgjedhjet e mbajtura parlamentare në  Kosovë më 9 shkurt 2025, dhe zgjedhjet e caktuara  parlamentare në Shqipëri,  për tu mbajtut më  11 maj 2025. Këto dy legjislatura jan shumë me rëndësi, jo vetëm për këto dy shtete, por e kan rëndësin jetike edhe për shqiptarët, e gjitha hapsirave shqiptare dhe gjithë diasporën.

Përbërja e Parlamentit të  Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, do të duhej të jetë në  nivel që t’i përballoj gjithë sfidat tani  të krijuara.

Prishtina zyrtare dhe Tirana zyrtar, kan obligim kushtetues, moral, instutucional e çka jo tjetër të përfaqësohen në të gjitha segmentet e përfaqësimet shqiptare, të mbrojn dhe rrisin frymën për hapësirat etnike shqiptare e diasporën shqiptare, por edhe të ngrisin e parashtrojn shkeljen, cenimin e mohimin e të drejtave individuale dhe atyre kolektive për shqiptarët kudo që jan me banim, edhe në instanca e mekanizma  të BE-së dhe OKB-ës.

Dy Presidentët, dy Kryeministrat, dy Kryeparlamentarët dhe kështu Qeverit e Parlamentet do të duhej të kenë takime të rregullta  me pika, projekte e programe të përbashkta jo vetëm për këto dy  shtete por edhe për Krahinat e hapsirat tjera etnike jashta këtyre dy shteteve pa harruar edhe diasporën në Amerikë, Turqi  e Evropë.

Legjislatura e Parlamentit të Kosovës dhe e Parlamentit të Shqipërisë, 2021-2025, jan përballuar me  projektin ’’Ballkani i hapur’’, që nuk është ide e neve shqiptarëve dhe Kosova ishte kundër, kurse Shqipëria ishte pro. Ky projekt dështoi, dhe  ishte fundë e krye kundër interesave të gjithë neve shqiptarëve. Ky do të duhej të jetë një mësim nga pësimi në politikën dhe diplomacin e udhëhequr. Kjo ishte mos harmonizim, mos artikulim i dy shteteve, për politika që duhet udhëhequr në Ballkan.

Parlamenti i Shqipërisë, 2021-2025,përkatësisht Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërhyri në mënyrën më flagrante tek vllau i tij Kosova, duke ia mohuar shtetësin Republikës së Kosovës, SEPSE  ’’Ua ka dorëzuar krerëve evropianë draft-dokumentin për Asociacionin e pakicës Serbe të Kosovës’’, sipas një  njoftimi të publikuar në Radion prestigjioze ndërkombëtare Evropa e Lirë. Legjislatura e Parlamentit të Shqipërisë, 2021-2025, përkatësisht Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, cënoi rëndë sovranitetin, integritetin dhe kushtetutëshmërin, citoj tekstualisht  “Veriu i Kosovës është bërë tokë e askujt”, paraqitur në një intervistë për gazetën prestigjioze ndërkombëtare Financial Times.

Pas këtyre 3 pikave, dua të besoj se Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare, nga përbërja e Parlamentit të Kosovës dhe Parlamentit të Shqipërisë, do të jen në nivelin se do të arrijn bashkarisht  të koordinohen,  pastaj takimet e dy Qeverive, takimet e dy parlamenteve do të reflektojn dhe do të prodhojn  efekte të matshme, jo vetëm për këto dy shtete  por edhe për shqiptarët jashtë këtyre dy shteteve, dhe diasporën.

Gjithë shqiptarët, kudo që jan mbrenda dhe jashtë hapsirave tona shqiptare, presin me të drejt që dy legjislaturat e dy Parlamenteve 2025-2029, të fillojë një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojnë qëndrimet zyrtare, të harmonizojnë strategjitë e veprimet.

Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë e Prishtinë, por fryma shqiptare do të duhej ruajtuar e kultivuar edhe në hapësira tjera etnike shqiptare dhe Diasporë. Ndërtimi dhe mbajtja e një qëndrimi i dy shteteve, për disa çështje duhet të jetë që do të pasqyrohet dhe prezantohet edhe në Bruksel, Nju Jork e kudo tjetër në botë.

Është më se e domosdoshme  për ndërrimin e diskursit, do të duhej të reflektojn, mbi të gjitha sfidat nga zgjedhjet e posa mbajtura në  Kosovë më 9 shkurt dhe zgjedhjet parlamentare në Shqipëri,  që jan caktuar  për tu mbajtut më  11 maj 2025, në një bashkërendim më së miri do të  përgjigjet  koha.

16 shkurt 2025

Shkrirja apo si Kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Christoph Heusgen, shpërthen në lot në fund të konferencës

1

From left, Jens Stoltenberg, future head of the Munich Security Conference, Wolfgang Ischinger, former head of the Munich Security Conference, and Christoph Heusgen, head of the Munich Security Conference, stand on the podium at Heusgen’s farewell at the end of the 61st Munich Security Conference (MSC) at the Hotel Bayerischer Hof in Munich, Germany, Sunday Feb. 16, 2025. (Sven Hoppe/dpa via AP)

  

Kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Christoph Heusgen, shpërthen në lot në fund të konferencës. Ai thotë se pasi J.D. Fjalimi i Vance është një shkelje e vlerave të përbashkëta që kanë ekzistuar mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Pastaj ai fillon të qajë dhe nuk mund të vazhdojë.

Bota jo-perëndimore po e shikon gjithashtu këtë, duke përfshirë Moskën dhe Pekinin dhe popullsinë e këtyre vendeve. Për shembull, India. Ata dëgjojnë se elitat evropiane thonë se nuk ndajnë më vlerat e Amerikës.

 

Kjo është serioze.

Redaktori i Dagen Vebjørn Selbekk postoi këtë mesazh në Facebook pas një interviste për VG:

Ne duhet të jemi në gjendje të zbulojmë natyrën e vërtetë të një udhëheqësi autoritar, jodemokratik dhe të rrezikshëm kur shenjat janë po aq të qarta sa janë me Donald Trump. Fatkeqësisht, historia tregon se të krishterët e kanë lejuar veten të verbohen nga ky lloj i figurës së fortë udhëheqëse në të kaluarën, dhe unë flas pak për këtë në VG sot.

Kjo shkon direkt në debatin gjerman (Selbekk ka një baba gjerman), i cili e sheh Hitlerin kudo. Është fetare – prandaj qarja; është një shkrirje politike.

Nedsmelting – Document

Homazh politikës së jashtme në 17 vjetorin e pavarësisë!

0

Florim Zeqa

Arsyetimi i kompanisë “Red Mill”, e cila e ka dizajnuar logon e Ditës së Pavarësisë: “një simbol që nuk përfaqëson vetëm dizajnin, por edhe shpirtin e një kombi”, nuk qëndron për faktin se ajo i gjason akronimit të partisë në pushtet-VV-së e jo shpirtit luftarak të popullit shqiptar të Kosovës.

Edhe pse publikimi i logos zyrtare të 17-vjetorit të Pavarësisë nga ana e Qeverisë së Kosovës është pa përmbajtje, janë sakrificat e paunmëta dhe gjaku i derdhur për lirinë e vendit tonë që i dhënë kuptim, formë dhe përmbajtje shpirtërore Ditës së Pavarësisë.

17 vjet shtet pa njohje nga BE dhe OKB

Republika e Kosovës ditëlindjen e 17-të është duke e pritur pa Qeveri të Re dhe me 1001 probleme të vjetra; me krizë sociale, me fusnotë* në vend të Republikës, me territor dhe status të papërcaktuar gjeopolitik, me sanksione ekonomike dhe me dialog të hapur me Serbinë i cili e ka dëmtuar të ardhmen e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Sikurse në të kaluarën, edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, liderët e shtetittë Kosovës do të shkojnë me fusnotë* në bisedimet e Brukselit dhe në mbledhjet e KS të OKB-së, ku nuk prezantohen si përfaqësues të shtetit të pavarur, por si përfaqësues të subjektivitetit 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa të njëjtit liderë para opinionit të brendshëm kosovar me entuziazëm paraqiten si liderë të shtetit të pavarur dhe përtej kësaj edhe si çlirimtar të pjesës veriore të vendit nga ‘bandat kriminale të Serbisë’!

Si rezultat i personalitetit të dyfishtë të liderëve shtetërorë, Kosova që 17 vjet vendnumëron dhe rrotullohet rreth boshtit të pavarësisë së 17 shkurtit 2008, duke i kaluar 17 vjet pa njohje nga BE dhe OKB, pa mirëqenje qytetare dhe pa asnjë perspektivë zhvillimore.

Albin Kurti mes pranimit të realitetit dhe deçertifikimit të marrëveshjeve politike

Për dallim nga presidentja Vjosa Osmani e cila për katër vite në krye të shtetit qëndroj e heshtur dhe e mbyllur në lëvozhgën e saj, kryeministri Albin Kurti u përball me realitetin e krijuar pas 17 shkurtit 2008 në veri, përkatësisht të ballafaqimit me përgjegjësitë politike që ka marrë Kosova nga marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe në Veri të vendit, por jo edhe me pasojat e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kështu pra, Albin Kurtit i kanë mbetur vetëm dy rrugë; njohja e realitetit të krijuar dhe implementimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ose delegjimitimi i tyre në mënyrë të njëanshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Ikja nga realiteti i krijuar, edhe pse ishte i pamundur, doli të jetë me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës. Gjendja para një situate të tillë, apo thënë ndryshe, të jesh ose të mos jesh, jam i bindur se Albin Kurti me dëshirë do ta zgjidhte këtë të fundit, por edhe këtë e ka të pamundur shkaku i pamundësisë së arritjes së kuorumit të nevojshëm në Kuvend për deçertifikimin e vendimeve të legjislaturave paraprake për Demarkacionin me Malin e Zi, për Asociacionin dhe Gjykatën Speciale, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit!

Albin Kurti jo vetëm që nuk arriti ta deçertifikojë asnjë vendim, e çertifikojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit, vendim të cilin e kishte kundërshtuar fuqishëm si opozitarë vite më parë!

Klasa politike e ardhur në pushtet pas 14 shkurtit 2021 apo politikanët me personalitete të dyfishta e humbën besimin tek qytetarët, pasi tek bashkësia ndërkombëtare ka kohë që e kanë humbur kredibilitetin politik.

Janë raportet e ftohura me SHBA-të dhe sanksionet ekonomike nga BE-ja dhe vota qytetare e 9 shkurtit 2025 që e dëshmojnë konstatimin tim.

Lidershipi aktual i shtetit, respektivisht presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti edhe pse paraqiteshin të bashkuar para opinionit të brendshëm kosovarë, me dualizmin e qëndrimeve të tyre të ndara para bashkësisë ndërkombëtare i kanë vënë në lajthitje SHBA-të dhe miqtë tjerë evropian, çliruesit faktik të vendit tonë dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Republikës së Kosovës!

4 vjet “vdekje klinike” e politikës së jashtme

Mosarritja e asnjë njohje të vetme nga ‘Qeveria Kurti’, përjashto njohjen nga Izraeli në Washington më 4 shtator 2020, mosarritja e asnjë njohje nga tri qeveritë paraprake dhe përgjatë katër viteve të qeverisjes së fundit flet shumë për katandisjen e politikës së jashtme të Kosovës.

Siq dihet, njohja e fundit e Kosovës para se të ndodhte njohja nga Izraeli, kishte arshur pikërisht në shkurt të vitit 2018 nga shteti i Barbados. Kështu pra, në këtë përvjetor të 17-të të shtetit të Kosovës duhet ta kujtojmë edhe “vdekjen klinike” të politikës së jashtme.

Nga ajo kohë e deri më sot asnjë njohje ndërkombëtare si produkt i politikës së jashtme inekzistente, gjegjësisht të Ministrises së Punëve të Jashtme, kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz, e cila asnjëherë nuk ishte në nivelin e përgjegjësisë politike.

Ministria e Punëve të Jashtme cila më shumë i ngjante një “byroje politike” sesa një diplomacie të mirëfillt të një shteti të pavarur dhe sovran!

Nga katër vitet e “vdekjes klinike” apo të abortit politik, një ishte moratorium për mos aplikim të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, e cila deri diku e bën të justifikueshëm dështimin e politikës kosovare. Ndërsa tre vitet tjera mund të konsiderohen si dështim total i politikës së jashtme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pa asnjë sukses evident në politikën e jashtme.

Emërimi i anonimëve politik në krye të përfaqësive tona diplomatike dhe hapja e konsullatave fiktive, jo funksionale dhe të pa shfrytëzueshme nga mërgimtarët e ka ulur imazhin e shtetit në vendet respektive. Inskenimet e tilla nuk i bëjn nder shtetit të Kosovës dhe as mërgimtarëve!

Kjo ka ndikuar në trajtimin jo dinjitoz të mërgimtarëve kosovarë nga disa shtete evropiane, anipse me pasaportë dhe shtetësi kosovare, mërgimtarëve tonë në lejet e qëndrimit u vihet kodi fiskal “118” i ish Jugosllavisë në vend të kodit “160” të Kosovës. Për fat të keq një dukuri e tillë është duke ndodhur në vijimësi prej disa vitesh dhe asnjë reagim nga shteti i Kosovës, anipse për këtë problem dy herë me letra publike ju kam drejtuar ministrave paraprak të Diasporës dhe kësaj në largim në cilësinë e ministres së punëve të jashtme, por gjithnjë kam mbetur pa përgjigje.

Unë nuk kam mbetur keq pse nuk kam marrë përgjigje prej tyre, por ndjehem keq si shtetas i Kosovës kur i shoh dokumentat e bashkombasve të mi më kodin fiskal të ish Jugosllavisë së vdekur prej tre dekadash.

Në 17 vjetorin e pavarësisë, në vend të urimit, politikës së jashtme dhe diplomacisë inerte dhe jo funksionale kosovare duhet t’i thurim homazhe me rastin e largimit nga qeverisja e vendit, pasi nuk e la asnjë gjurmë pozitive në politikën e jashtme të shtetit të më të ri në Ballkan.

Gëzuar për jetë e mot pavarësinë e Republikës së Kosovës!

Me 16 Shkurt 2025

P.S: Në dy fotot e bashkangjitura të këtij shkrimi vërehet qartë trajtimi i Kosovës nga vendet e BE-së, si territor me status të kontestuar. Madje në hartën gjeopolitike, Kosova trajtohet si territor gjeografik brenda Serbisë!

Kjo duhet të jetë shqetësim serioz për qeverinë në ardhje të Republikës së Kosovës.

Bashkëqeverisja mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, e vetmja mundësi e natyrshme politike

0

Nga: Luan Dibrani, Gjermani

Në këtë artikull analitik, do të shqyrtojmë supozimin e një bashkëqeverisjeje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Ky koalicion i mundshëm mund të jetë një hap i rëndësishëm në zhvillimin politik të Kosovës dhe do të ketë një ndikim të madh në realizimin e legjislacioneve dhe reformave të domosdoshme për përmirësimin e funksionimit të shtetit.

Kjo është një analizë e fuqishme që thekson se prishja e koalicionit  te  qeverisjes Albini 1 LVV-LDK nuk ka qenë rezultat i LVV, por e drejtuar dhe ndikuar nga aktorë të tjerë, duke përfshirë Hashim Thaçin, Richard Grenell, Aleksandar Vučić, Edi  Ramën dhe Isa Mustafën. Këtu janë arsyet kryesore pse bashkimi i LVV dhe LDK është i nevojshëm dhe i mundshëm me njëmijë e njëqind arsye dhe  koha për reflektim si me  poshtë:

  1. Shpifjet ndaj LVV dhe koalicioni i prishur: LDK duhet të tërheqë akuzat e gabuara ndaj LVV, sepse koalicioni i qeverisjes se pare Albini 1, u prish nga ndërhyrjet e jashtme dhe të brendshme, dhe jo nga veprimet e LVV.
  2. Roli i LDK-së në krizën e Kosovës: Kosova ka nevojë për një qeveri të fortë dhe të bashkuar. LDK duhet të luajë një rol parësor dhe të refuzojë çdo bllokim që dëmton interesat e Kosovës.
  3. Ndërhyrja e Grenell dhe ndikimi në politikën kosovare: Përpjekjet e Grenell për të bllokuar LVV e kanë ulur besueshmërinë e tij dhe kanë krijuar një hapësirë për një koalicion të mundshëm mes LVV dhe LDK, që mund të ofrojë një rrugë të re dhe stabilitet.
  4. Koha për bashkim është tani: Në këtë moment, me 1100 arsye për ti bashkuar këto dy subjekte, ka një mundësi të madhe për krijimin e një qeverie të fortë që mund të përballojë sfidat e brendshme dhe të jashtme.

Kjo është një thirrje për të lënë mënjanë përçarjet dhe të fokusohemi në interesin më të madh për Kosovën.

  1. Përshkrimi i koalicionit të mundshëm

Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, është një parti e njohur për qëndrimet e saj të forta pro-kombëtare dhe pro-shqiptare. Ajo ka një agjendë të qartë për t’u angazhuar për luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e institucioneve shtetërore dhe zhvillimin e drejtësisë. Në anën tjetër, LDK, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, është një parti më e moderuar, e cila ka përfaqësuar një qasje më të balancuar dhe pragmatike në politikën e Kosovës. Bashkëqeverisja mes këtyre dy forcave mund të krijojë një ekuilibër mes qasjes radikale të Vetëvendosjes dhe pragmatizmit të LDK-së, duke mundësuar një qeverisje të qëndrueshme dhe me një agjendë të përbashkët.

  1. Vlerësimi i Vetëvendosjes dhe LDK-së

Vetëvendosja është lavdëruar për angazhimin e saj të fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të forcuar pavarësinë e Kosovës. Albin Kurti ka promovuar një vizion të ri për shtetin, duke kërkuar rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në institucione. Sukseset e Vetëvendosjes në këto fushat janë të dukshme, dhe shumë qytetarë shohin në të një forcë që do të luftojë për të drejtat dhe interesat e popullit.

Nga ana tjetër, LDK ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e institucioneve të Kosovës dhe ka qenë një forcë e stabilitetit politik në vend. Pavarësisht se LDK është kritikuar për periudha të tëra të menaxhimit të dobët të shtetit, është e rëndësishme të theksohet se ka kontribuar në konsolidimin e shtetit dhe stabilitetin e Kosovës në periudhën pas shpalljes së pavarësisë.

  1. Kritikat ndaj opozitës: PDK dhe AAK

Opozita, përkatësisht PDK dhe AAK, është kritikuar për paaftësinë e saj për të ofruar alternativa të qëndrueshme dhe të frytshme për zhvillimin e Kosovës. PDK, nën udhëheqjen e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, është akuzuar për lidhje me korrupsionin dhe abuzim me pushtetin gjatë periudhës kur ka udhëhequr vendin. AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka pasur një rol të rëndësishëm në luftën për liri, por shumë qytetarë e shohin atë si një figurë të paformuar politikisht në kohët e fundit, pa një vizion të qartë për zhvillimin e vendit.

Haradinaj, për më tepër, shpesh është kritikuar për mungesë të ideve dhe strategjive konkrete për t’i adresuar problemet që ka Kosova, duke e bërë të vështirë për të udhëhequr vendin në një periudhë kaq të rëndësishme. Ky vlerësim negativ ndaj PDK-së dhe AAK-së është një faktor që ka kontribuar në humbjen e besimit të qytetarëve ndaj këtyre forcave opozitare.

  1. Pse do të funksiononte koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së?

Një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së ka mundësi të mëdha për të realizuar reforma dhe legjislacione të rëndësishme që Kosova ka nevojë. Kjo për shkak të balancës që ofron ky koalicion mes një force më të moderuar dhe një force më radikale. Me përvojën e LDK-së në menaxhimin e institucioneve dhe përvojën e Vetëvendosjes në angazhimin kundër korrupsionit dhe përmirësimin e administratës shtetërore, ky koalicion mund të sjellë një bashkëpunim të frytshëm dhe të qëndrueshëm.

Një tjetër arsye për të besuar se ky koalicion mund të jetë i suksesshëm është angazhimi i përbashkët për përmirësimin e legjislacionit dhe zbatimin e rregullave që do të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe barazi për qytetarët e Kosovës. Me një koalicion të tillë, mund të realizohen ligje që prekin fusha të rëndësishme si drejtësia, arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik. Kjo do të sjellë një përmirësim të përgjithshëm të kushteve të jetesës dhe forcimin e shtetit të Kosovës, por edhe  hapjen  e rrugës për te konfiskuar kapitalin e oligarkëve  qe e vodhën   djersen e  popullit.

  1. Përfundim

Në përfundim, koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së mund të jetë një hap i nevojshëm për përparimin dhe zhvillimin e Kosovës. Ky bashkëpunim mund të sjellë një stabilitet të nevojshëm për realizimin e ligjeve dhe rregullave që do të forcojnë shtetin dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. PDK dhe AAK kanë dështuar të ofrojnë një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e Kosovës, duke lënë kështu mundësinë e një qeverisjeje të re dhe efektive për të ardhmen e vendit.

Marco Rubio: Hamasi duhet eliminuar

0

NTB / Document.no 16.02.2025 14:02

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha gjatë një vizite në Izrael të dielën se Hamasi duhet të eliminohet.

– Hamasi nuk mund të vazhdojë as ushtarakisht, as si autoritet. Ata duhet të eliminohen, thotë Rubio në një konferencë të përbashkët shtypi me Benjamin Netanyahu.

Në të njëjtën kohë, një armëpushim i brishtë është ende në vazhdim për javën e katërt. Të shtunën, tre pengje izraelite dhe 369 të burgosur palestinezë u liruan në shkëmbimin e gjashtë të të burgosurve që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 19 janar. Por në fillim të kësaj jave, armëpushimi ishte në prag të kolapsit si rezultat i dëshirës së Hamasit për të shtyrë shkëmbimin e të burgosurve.

Pritet që në javët e ardhshme të lirohen më shumë pengje dhe të burgosur.

(©NTB)

Nowosci Ilustrowane (1925) / “Teatri i vetëm që reziston është ai rus!”— Intervista ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Krakovi (Poloni)

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Shkurt 2025 

“Nowości Ilustrowane” ka botuar, të enjten e 29 tetorit 1925, në faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Krakovi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Aktori brilant i “Kufoma e gjallë” udhëton çdo vit, gjysmën e vitit dhe kjo i shërben më së miri.

Në një vit duke udhëtuar gjatë gjysmës së tij : Moisiu, mjeshtri i shkëlqyer i fjalëve, performoi të premten e kaluar në Krakovi. — Nowości Ilustrowane, e enjte, 29 tetor 1925, faqe n°3

Në një vit duke udhëtuar gjatë gjysmës së tij : Moisiu, mjeshtri i shkëlqyer i fjalëve, performoi të premten e kaluar në Krakovi. — Nowości Ilustrowane, e enjte, 29 tetor 1925, faqe n°3

Moisiu, një mjeshtër brilant i fjalëve, admiron… zbrazëtinë në teatrot polakë. Përkundër kësaj, ai është i gatshëm të performojë në skenën polake.

Të premten, më 23 të këtij muaji, mjeshtri i pakrahasueshëm i fjalëve, Moisiu, performoi në Krakovi. Duke përfituar nga një njohje kalimtare, e vizitova artistin e madh “për disa minuta” një ditë pas mbrëmjes së tij.

Mësova se tani mjeshtri Moisi është në lëvizje. Ai udhëton çdo vit — gjysmën e vitit. Nuk punon dot në një vend, edhe pse i vendosur, ka një vilë në Vjenë, një familje…

— Ai ishte në Varshavë, pastaj në Lviv, sot në Krakovi, tani në Katovicë, pastaj Rumani, Suedi, Danimarkë…

— Duke folur për Varshavën…

— Po! Varshava më priti me shumë ngrohtësi.

— Po teatrot e Varshavës ?

— “Henry IV” të Pirandelos e pashë të dielën…

— Çfarë do të thoni për Stępowskin ?

— Aktor i mirë, por e kanë luajtur gabim këtë gjë, sikur të ishte Sudermann-i… dhe unë u tmerrova ! O Zot ! Teatri është bosh të dielën ! E pabesueshme !

— Kjo është një sëmundje e zakonshme këtu.

— Çfarë mendoni për këtë …

— Gjithkund është keq… por mendoj se këtu është më keq.

Arti dhe publiku ende nuk e kanë marrë veten nga kaosi në të cilin ra bota pas luftës… dhe duhet ta dini që në Evropë çdo javë vdes një klasik.

Teatri i vetëm që reziston është teatri rus !

— Ju keni qenë kohët e fundit në Rusi, ndoshta mund të më thoni diçka.

— Unë kam qenë atje për 12 javë, kam luajtur për Stanisławskin, grupi performoi në rusisht, unë luajta në gjermanisht.

— Po sikur të shfaqeshit në skenën polake ?

— E mendoj dhe më ftojnë, mbase do të funksionojë, tani për tani më duhet të shkoj…

Më pas mora vesh se edhe ky i ri (44 vjeçar) festonte ditëlindjen ! Luan Hamletin mbi njëmijë herë, Kufomën e Gjallë të Tolstoit një mijë herë, etj.

Veprimtari Agim Aliçkaj është i veprave e jo i fjalëve

1

Leonora LAÇI/ shkurt 2025

Kundërshtarët politik të Kryeministrit Albin Kurti përdorën çdo formë, çdo mjet, çdokënd  që të pengojnë fitoren e tij të pashmangshme. Çdo kush që ishte pro Kurtit duhej të “persekutohej”, të përndiqej, të hiqej nga puna, të mos ketë mundësi të dal nëpër tubimet pro tij, t’i mbyllej goja me çdo kusht, por rezultatet e zgjedhjeve dëshmuan atë që populli dëshiron pavarësisht makinacioneve që u përdorën.

Ata të gjithë bashkë kaluan edhe përtej Oqeanit për luftën e tyre o me ne o kundër nesh dhe  nuk kursyen as z.Agim Aliçkaj duke  e nënçmuar  figurën dhe aktivitetin e tij kombëtar  por puna dhe veprimtaria e tij mbi 30 vite në SHBA flet vetë dhe këtë mund ta vërtetojnë shqiptarët e Amerikës që kanë qënë krah për krah me të. Ata që folën kundër tij nuk e dijnë që vetëm sa e kanë lartësuar figurën e tij edhe më tepër.

Në një intervistë z.Florin Krasniqi një nga mbështetësit më të mëdhenjt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  bashkëpunëtor me Agimin dhe komunitetin shqiptar në SHBA, u shpreh në një intervistë në televizionin KTV të Kosovës: “Prej ditës së parë që kam shkue unë në Amerikë e deri kur kam ardh para dy javëve,  nuk është ba një takim i rëndësishëm ose fundraising (fushtatë) që Agim Aliçkaj  nuk ka marr pjesë, kurrë ama kurrë nuk është bërë diçka më rëndësi në Komunitet. Sa udhëtimet i ka ba, e i ka siguru udhëtimet për të gjithë njerëzit për të shku nëpër Dëgjimet Publike që janë bërë në Kongres apo Senat, ai kurrë nuk e ka nda punën për Kosovën e me dal do rrugaça që ia marrin nga 2 euro nanës për me shku me pi i kafe, e me ofendu Agim Aliçkajn, qashtu dojnë me ba shtetin e Kosovës, qashtu bahet Kosova, ajo asht Kosova. Mundesh mos mu pajtu me Agim Aliçkaj, unë 100 herë nuk jam pajtu me te, por kontributin e Agimit dhe Agimave të tjerë në Amerikë të vret Zoti, mos me të denu shteti, të vret Zoti mos me ia pranu.”- përmbyll ai.

Është e turpshme sesi në Kosovë minimizohet veprimtaria e dikujt apo shumë kujt jashtë atdheut, kur në faktë Kosova e ka lirën fal mbështetjes amerikane por kjo mbështetje amerikane sdo të vinte pa lobim nga shqiptarët e Amerikës, ky lobim nuk do vinte pa bashkëpunimin mes shqiptarëve me njëri-tjetrin dhe kauzën e Kosovës ta ndërkombtarizonin me të madhe.

Është e turpshme që gazetari Berat Buzhala hidhet kundër Agim Aliçkaj pa u menduar dy herë vetem pse nuk pajtohet me qendrimet e tij, më e ndershme është të thuash që unë s’ ndaj të njëjtin mendim me ty dhe ta argumentosh pse-hin, por këto njerëz janë si kamaleoni që ndërrojnë ngjyrë por në këtë rast sipas interesave politike ai ndërron dhe fjalët. Burri mbahet nga fjala dhe një burrë që ndryshon fjalën atëherë nuk quhet më i tillë. Agim Aliçkaj  i ka të shenjta besën dhe fjalën dhe është udhëhequr nga këto të dyja gjithë jetën e tij.

Për  veprimtarinë e shqiptarve të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës po botohen libra çdo ditë sepse shqiptarët e Amerikës nuk janë shqiptarë gjakprishur që mund të lëkunden nga interesa të çastit siç ndodh në Shqipëri e në Kosovë që për një pozitë shtetërore ti lekundesh dhe je i zoti të mohosh dhe vetveten siç po e bëjnë Buzhalat me kompani vetëm e vetëm të përfitojnë ekonomikisht e materialisht dhe një ditë të bukur kur ata që të përdorin të hedhin tutje ti çohesh dhe reagon por atëherë ka për të qënë shumë vonë.

Të merresh dhe të denigrosh figurën e Agim Aliçkajt, ku ne shqiptarët e Amerikës e dijmë mirë se kush është ai, që me punë të ndershme pa u servilosur askujt gëzon një reputacion të lartë, ka një biznes të suksesshëm për disa dekada ku shpesh herë biznesin e tij e ka vendosur në funksion të çështjes kombëtare dhe fitimet nga biznesi i ka përdorur për interesa të Kosovës. Ai i cili  nuk pushoi asnjë moment së lobuari që diaspora shqiptare të merrte pjesë masive në votimin në zgjedhjet parlamentare te 9 shkurtit 2025, por duke shprehur hapur dhe qendrimet e tija pro Kurtit dhe duke shpresuar për një fitore të tij dhe jo se fitorja e Kurtit atij i sjell ndonjë dobi personale por sepse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë qënë dhe janë për të figurat politike që i duhen Kosovës dhe ata po mbrojnë interesat shtetërore të Kosovës gjë që politikanët e tjerë i kanë shitur këto interesa.

Siç dhe ai shkruan një nga artikujt e tij së fundmi nën titullin: “KOSOVA PA VERIUN NUK ËSHTË SHTET-Asociacioni serb i çfarëdo lloji e fut Kosovën nën Serbi”. Citoj porosinë e tij të sinqert për liderët në pozitë, opozitë dhe mediat në Kosovë: “ Gjëja më e rëndësishme është që ju e keni mbështetjen e shumicës së popullit të Kosovës. Politikanët dhe diplomatët ndërkombëtarë vijnë e shkojnë. Të gjithë ata janë të përkohshëm. Vetëm populli është i përhershëm. Jeta juaj politike varet nga populli i Kosovës, jo nga ndërkombëtarët. Qëndroni së bashku për të fituar të paktën edhe një mandat me më shumë se 50% vota. Vetëm kështu miqtë dhe armiqtë do t’ju respektojnë ju dhe vendin që përfaqësoni. Ju gëzoni respekt dhe mbështetje të veçantë nga veprimtarët e shquar për të drejtat e njeriut dhe kombëtare shqiptare, legjendat e gjalla të lobimit në Washington Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, shumica e Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, si dhe shumica dërrmuese e mërgimtarëve në SHBA. Mos lejoni që politikanët të cilët janë të gatshëm të shesin shtetin dhe kombin për interesa personale e partiake, për vjedhje e korrupsion, të marrin në dorë qeverisjen e Kosovës. Partitë opozitare të Kosovës duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se për të fituar besimin e popullit duhet të bëhen më të mira se pozita. Kërkesat e tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar në interes të shtetit duhet të jenë më të mëdha, jo më të vogla se ato të qeverisë. Pritshmëria minimale për ta është uniteti kundër Serbisë. Mbështetja e popullit nuk mund të arrihet me ofendime, shpifje dhe kritika të pavend, por duke ofruar zgjidhje konkrete. Mediat në hapësirën shqiptare dhe analistë të ndryshëm janë bërë aq të neveritshëm me komentet e tyre saqë është e pamundur të ndiqen. Ata po gënjejnë aq shumë kundër qeverisë, sa nuk mund t’u besohet as kur thonë të vërtetën. Ndonëse e sulmuar nga të gjitha anët, qeveria e Kosovës ka bërë një punë të madhe, veçanërisht në planin ndërkombëtar. Presionin ndërkombëtar e ka përballuar me dinjitet dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bërë lëshime për gjëra të vogla, por jo për ato që cënojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit.”- thotë ai.

Z.Aliçkaj ka një veprimtari të gjërë për disa dekada në rradhët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i pandashëm dhe i pandalshëm në çdo veprimtari të kësaj organizate me në krye ish-Kongresistin arbëresh z.Joseph DioGuardin dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka qenë dhe anëtar i Keshillit të Federatës Panshqiptare Vatra për 3 dekada, një mbështetës i çdo nisme shqiptare që ka qëllim për forcimin e komunitetit shqiptar në SHBA, lobues i çështjes kombëtare, kritikues i nismave  të gabuara të qeverive shqiptare.

Ka marrë shumë dekorata të ndryshme ndër ta dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkelqësija e tij z.Ilir Meta në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dekorata e dhënë me titullin e lartë ”Kalorësi i Urdhërit të flamurit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e spikatur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; organizimin e diasporës shqiptare në SHBA: forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” Nr.Dekreti 13680, Tiranë me 09.06.2022. Por asnjë dekoratë nuk e gëzon z.Aliçkaj kur Shqipëria e Kosova me qeverisjet përkatëse kanë ende shumë punë përpara drejt afrimit të mëtejshëm me njera-tjetrën.

Agim Aliçkaj është nga ato njerëz që s’ka kursyer asgja për çështjen e Kosovës, që s’ka përfituar asgjë për punën që ka bërë, të cilën e ka bërë vetëm e vetëm për të mirën e Kosovës. Ai nuk ka asnjë interes personal dhe s’ka mbështetur Kurtin për  të përfituar poste në politik. Ai ka mbështetur dhe mbështet çdo politikan të ndershëm e të drejtë dhe që punon për kombin shqiptar pavarësisht bindjeve politike që ka.

Për Agim Alickajn flet vetë puna tij për rreth 35 vite duke u përpjekur që të dëgjohet zëri i mbytur i Kosovës Martire.

Avokati Spartak Ngjela: “Rama duhet të dorëhiqet, Amerika do hapë letrat kundër tij para shqiptarëve…”

0

TIRANE- Avokati Spartak Ngjela teksa merr në analizë situatën politike në vend shtron disa herë pyetjen se pse kryeministri Edi Rama nuk jep dorëheqje nga posti.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ngjela thekson se ky është moment i pakthyeshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, ndërsa flet për ndëshkim dhe eliminim të korrupsionit.
Sipas Ngjelës Rama dhe Berisha nuk janë në gjendje të kuptojnë se politika amerikane do të hapë letrat ndaj tyre.

REAGIMI I NGJELES

Sot janë tre shtete në botë, të cilët mbrojtjen amerikane e kanë domosdoshmëri të ekzistencës së tyre; këta janë: Shqipëria, Izraeli dhe Kosova.

Në funksion të kësaj, përpara shqiptarëve ngrihet kjo pyetje:

A ka mundësi sot të pranohet nga shqiptarët një kryeministër i papranueshëm nga politika amerikane?

Një kryeministër i tillë në Shqipëri sot nuk mund të jetë kryeministër as katër orë, sepse konsiderohet që është kundër interesit kombëtar shqiptar. 

l.

Nëse e shohim me një optikë historike dhe me një analizë faktike dhe racionale, arrijmë në konkluzionin se siguria e Shqipërisë sot është e mbajtur nga faktori perëndimor, por është e kërcënuar nga faktori politik i korruptuar që qeveris në Tiranë. 

E gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është e rrezikuar nga fqinjët agresivë dhe nga Rusia, dhe siguria shqiptare sot është e mbështetur tërësisht te mbrojtja amerikane, kurse shenjat janë që kryeministri aktual shqiptar është i papranueshëm nga politika amerikane.

Atëherë ç’pret ky kaqol, pse nuk e jep dorëheqjen?

Po politika e lartë socialiste çfarë pret, pse nuk e largon një kryeministër të tillë? 

Të gjitha këto janë domosdoshmëri politike për qeverisjen shqiptare. Një situatë si kjo e sotmja është historike për shqipërinë dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse është rasti i parë historik kur po kërkohet që me një reformë adeguate të vendoset moraliteti në Shqipëri.

Por kuptohet që konflikti midis Edi Ramës dhe politikës amerikane ka ardhur si pasojë e faktit që kryeministri shqiptar është kundër Reformës në Drejtësi në një kohë që kjo reformë është strukturuar për të vendosur në Shqipëri drejtësinë dhe moralitetin e qeverisjes. E pra, janë të shumtë këta të korruptuar që po të vendoset moraliteti në qeverisjen shqiptare, eliminohen nga politika. Dhe prandaj janë bashkuar kundër Reformës. Por dita ditës po kuptohet që i gjithë veprimi i tyre kundërreformë është dëshpërim. 

ll.

Shteti shqiptar ka njëqind vjet që drejtohet nga amoraliteti dhe dhuna e grabitja që vetë qeveritë shqiptate iu kanë bërë shqiptarëve. Por gjithmonë një situatë amorale në qeverisjen shqiptare ka pasur një mbështetje e cila i ka ardhur në ndihmë kësaj lloj qeverisjeje. Dhe kjo ka qenë ndihma e pistë e fqinjëve që janë pushtues të më shumë se dy të tetave të territorit real shqiptar. 

Të gjithë këta pushtues, por sidomos qeveritë serbe, krijuan skemën e blerjes së krerëve që do të qeverisnin Shqipërinë. Dhe ia arritën që me këtë skemë të mbanin një Shqipëri të dobët, të varfër dhe pa aleanca të fuqishme me Perëndimin, sepse kanë qenë kryeministrat shqiptarë, të ardhur në pushtet prej tyre që kanë bllokuar zhvillimin shqiptar për interesat e tyre. E gjithë kjo politikë në thelb ka qenë në mbrojtjen e amoralitetit dhe korrupsionit të qeverive shqiptare. Dhe kjo histori vijoi edhe në këta 27 vjetët e paspërmbysjes së komunizmit në Shqipëri. Politika shqiptare e pas komunizmit shqiptar, që filloi në vitin 1992 dhe ka ardhur deri sot te Edi Rama, ka rënë në një esadizëm të kulluar. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, përderisa këta janë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që për interesat e tyre materiale dhe të pushtetit shkelin mbi këto dhe për çdo interes kombëtar. 

lll.

Por, çfarë është esadizmi?

Esadizmi është një turp historik i shqiptarëve i cili në Europë nuk i ka ndodhur asnjë kombi apo një populli tjetër. Esadizmi është doktrina makabër e orientalizmit shqiptar, që, duke shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues territoresh, të krijonte një shtet neoosman shqiptar, ku Esat Toptani të jetonte me paratë e ardhura nga Beogradi dhe nga grabitja e shqiptarëve gjithë po sipas psikologjisë së pashait apo pashallëkut turk. Kurse Greqia dhe Serbia të ndanin Jugun dhe Veriun e Shqipërisë. Ndihma e Beogradit në këtë histori orientale shqiptare “ka qenë e pakursyer”. Ajo e ka këtë edhe sot një filozofi veprimi në Shqipëri: paguan hoxhallarë, hajdutë dhe çfardo lloj të korruptuari të rangjeve të larta politike, kundër zhvillimit shqiptar. Por burrat e mëdhenj të shtetit shqiptar, në vitin 1920 e shkallmuan esadizmin dhe shpëtuan Shqipërinë në Kongresin e Lushnjës. Esadizmi, edhe pse u shkatërrua, ai nuk vdiq, sepse në vitin 1924, esadizmi triumfoi sërish në Shqipëri me anë të Ahmet Zogut. 

Dhe kjo doktrinë politike e shitjes së interesit kombëtar sipas motivit esadist drejt Beogradit dhe pushtuesve të territoreve shqiptare, po vijon ende. Politika e vitit 1992-1997 në funksion të Beogradit e çoi Shqipërinë dy herë në buzë të varrit: pasi e shkatërroi ekonomikisht në vitet 1992-1996, ajo kërkoi ta shpërbënte në vitin 1997. Por pikërisht këtu ndërhyri me forcë politika amerikane dhe e shpëtoi edhe Shqipërinë por edhe vetë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, sepse dy vjet më vonë, në vitin1999, ndihma amerikane, pasi i shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga shfarosja milosheviçiane, krijoi me forcën e armëve edhe shtetin e pavarur të Kosovës. 

Që nga kjo kohë, Shqipëria në nëntëmbëdhjetë vjet është nën mbrojtjen amerikane, ka hyrë si anëtare e NATO-s por edhe në luftë me esadizmin shqiptar, i cili e vijoi jetën e vet në Shqipëri edhe pas vdekjes së Sllovodan Milosheviçit. Sot esadizmi shqiptar si orientalizëm neoosman dhe si forcë antiamerikane po drejtohet nga Berisha – Rama. Është orientalizëm i kulluar që drejtohet nga mediokriteti Rama që mendon të mundë Uashingtonin me Stambollin. Dhe Saliu pret. Kurse Uashingtoni po godet Ramën përditë me anë të Zërit të Amerikës për lidhjet e tij me diktatorin e Stambollit. Dhe ky është fakt tani që po dëgjohet përditë nga shqiptarët, të cilët e kanë dëgjuar nga Zëri i Amerikës, dhe do të vijojnë ta dëgjojnë.

Po ky Rama, pse nuk jep dorëheqjen? 

lV

Kryeministri Edi Rama është në prag të ndëshkimit të tij për korrupsion.

Është implikuar dhe tani, i bashkuar me Berishën dhe Metën, po kërkojnë të shkatërrojnë Shqipërinë dhe çështjen shqiptare për të shpëtuar veten me politikë esadiste.

Po a ka mundësi të ndodhë kjo?

A ka mundësi që politika amerikane e angazhuar kundër politikës orientale në Shqipëri t’i lërë këta të livadhisin kundër interesit amerikano-shqiptar në Ballkanin Perëndimor?

Nuk e kanë kuptuar dot ende këta që ndëshkimi dhe eliminimi i korrupsionit në Shqipëri është një moment historik i pakthyeshëm. Kurse Edi Rama dhe Sali Berisha ende nuk janë në gjendje të kuptojnë që politika amerikane, nëse do ta vijojnë ende reaksionin e tyre, do të hapë letrat kundër tyre përpara shqiptarëve. Reforma në Drejtësi është çështje e mbyllur, koha është tani krejt e pamëshirshme kundër korrupsionit shqiptar. Mjerë ai që ka futur duart te paratë dhe pronat e shqiptarëve!

https://www.balkanweb.com/ngjela-rama-duhet-te-dorehiqet-amerika-do-hape-letrat-kunder-tij-para-shqiptareve/#gsc.tab=0

Fushata shpifarake, Bumerang për opozitën PAN-iste!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani 
___
Kam përcjellur me vëmendje opozitarizmin e partive humbëse, sidomos të asaj PAN-iste. E mësuar me abuzimin e pushtetit të pamerituar, përgjatë këtij katër vjeçari, u shqua për destruktivitet, deri në përmasen e bashkëpunimit me Serbinë, kundër pozitës legjitime në pushtet. Pasi kishte rrënuar Sistemin e Drejtësisë, për t´i fshehur krimet vrastare dhe hajnore, uzurpoi Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, gjykatat në të gjitha nivelet, mediat në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Sforcimi shpifës dhe mohues i gjithçkaje të pozitës, përfshi edhe shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës, kaloi kufijtë e normalitetit! Dhe, kjo iu kthyer Bumerang, për t`u mos u besuar për asgjë si opozitë e çoroditur, që nuk di se çfarë kërkon?!
     Çfarëdo kundërshtie ndaj shpifjeve të opozitës, në mbrojtje të së vërtetës, konsiderohej si blasfemi dhe përkrahje e pozitës, respektivisht, të Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes së tij. Por, tani, që fushata dhe zgjedhjet përfunduan, prononcimi për mendimin ndryshe nuk të mëkaton si më parë. Është ndryshe të flasish dhe ndryshe të shkruash, aq më parë, për një gazetar profesionist, sepse, siç thonin latinët e hershëm “verba volant, skripta manent”, fjala fluturon, e shkruara mbetet. Andaj, për t`i shpëtuar gjykimit të kohërave, duhet thënë vetëm e vërteta, qoftë ajo edhe e hidhur.
 
          LDK ndryshe nga PAN: në përbërje, në fushatë, në udhëheqje
     Realisht, LDK-ja bëri fushatë ndryshe nga opozita tjetër. Premtimet i kishte reale, duke i shoqëruar edhe me burimet e realizimit të tyre. Për programin e qeverisjes kishin punuar një armatë e tërë specialistësh të fushave të ndryshme. Kishte krijuar komisionet ekipore, duke detajuar një program premtues zhvillimor. Kryetari Lumir Abdixhiku, edhe pse i vonuar, bëri mirë që përgjatë fushatës, nuk iu referuar slloganit kontestues “Rruga e re”, sepse në anëtarësi dhe elektoratë, kuptohej si shmangie nga – Rugovizmi -, njësoj si “Lidhja” e proklamuar nga Isa Mustafa, e cila e çoi partinë e Rugovës në theqafje.
     Listën e kandidatëve për deputetë, LDK-ja e kishte të pastër si loti, krahasuar me PAN-in, ku janë rrjeshtuar eksponentë të krimit, ish-burgaxhinj të djeshëm, hajna klasik dhe ordinierë neveritës. Emisarin amerikan, Richard Grenell, nuk e shqetësuan fare listat e pista të PAN-it. Por, hallin e kishte tek goditja e kryeministrit Kurti dhe LVV e tij. Ai bëri ndërhyrjen hiç diplomatike, madje turpëruese, në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Ndërkohë që Kosova dhe bota e njehë atë si argat të paguar të Serbisë. Dhe, kjo duhet t`i mjaftonte opozitës dhe popullit të Kosovës, për të mos pasur asnjë ndikim nga shumë i përfoluri Grenell, madje as ortakun e tij, në pazare me Serbinë, i cili ka rastisur edhe djalë i presidentit Trump.
     Banda mediatike politike, e organizuar nga social-komunistët e Tiranës zyrtare, në koordinim me Shërbimet Informative armike të Kosovës, përmes batonëve e buzhalëve, krijuan amulli e huti në Kosovë. Kjo ndikoi tek shumë qytetarë, duke bërë atë që varej nga ata- bojkotimin e votimeve.
     E gjithë fushata ishte një maskaradë e zhurmshme, me stërzgjatje të paligjshme, premtime paushalle dhe akuza e kundër akuza banale. Kushdo që provon ta ndëshkjojë Albin Kurtin me LVV e tij, pas të gjitha atyre sulmeve shpifëse e dinigruese, do të bëhet qesharak dhe injorant në sytë e opinionit të brendshëm dhe atij botërorë. Populli foli, jo me aklamacionin, kancer i demokracisë, por me votën e tij të fshehtë, të lirë dhe, tërësisht, demokratike. Pra, nuk qenka mashtruar populli nga “mashtruesi Albin Kurti”, por është mashtruar, madje me dashje, opozita PAN-iste e çoroditur, me shumësinë e llapaqenëve anal-banalistët e përnatshëm dhe të përditshëm, të instruktuar nga shërbimet e huaja, armike të Kosovës.
 
          Për reforma PAN-it i duhet bisturia e kirurgut, “i sëmuri kanceroz i Kosovës!
     Opozitës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse kërkim-falja popullit të Kosovës dhe shqiptarëve të përbotshëm, për lansimin e gënjeshtrave, shpifjeve, denigrimeve, duke u bërë palë me Serbinë, për vënien e sanksioneve dhe duke ftuar ndërkombëtarët, përkatësisht, Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare t`ua heqin qafe “kryeministrin kokëfortë se po u bënë zullum serbëve të Kosovës, duke ua mbyllur institucionet paralele të Serbisë në Kosovë!”
     Kërkim-falja e opozitës duhet të lëndëzohet, duke i ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme, për bërjen e Qeverisë Kurti 3, duke e lutur të përzgjedhë një partner në loalicion, për të qenë një qeveri stabile e solide, për mbylljen e proceseve të hapura, që sot përballet Kosova.
    Partitë e opozitës, të koalicionuara më parë në PAN, përkatësisht, PDK-AAK-NISMA, nuk bënë asnjë përçapje, për t`u reformuar. Pengesa është e brendshme. Eksponentët partiakë të tyre, u zhytën në krime vrastare dhe hajnore, andaj, nuk kanë guximin të fillojnë asnjë reformë, seleksionim të brendshëm. Dhe, vazhdojnë të ecin, çalueshëm, me krime nëpër këmbë.
     Përkundër, LDK-ja nismoi reformat, por, anashkaloi disa nga kuadrot e Dr. Rugovës, duke mos i listuar as në Këshillin e Përgjithshëm, ku hapësira është më e mundshme. Dhe, përjashto zgjedhjen demokratike të kryetarit të partisë, të gjitha zgjedhjet, më saktë, emërimet u bënë aklamative! Duhet pranuar se strukturat e partisë kishin filluar të seleksionoheshin dhe të pastroheshin nga kuadrot e thekur rugovistë. Kjo hajkë goditëse u thellua edhe më shumë nga klani Mustafa.
 
          Koalicionin LVV-LDK e zhbenë Thaçi-Grenell-Vuçiq-Rama-Mustafa, jo LVV
     LDK-ja duhet ta tërheq akuzën-shpifëse se, gjoja, LVV prishi koalicionin e Qeverisë Kurti 1. Këtë e demanton kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kur thotë se “Richard Grenell na dha urdhër-afat një javë, për ta prishur koalicionin me LVV”! Më vonë, ish-kryetari i partisë, Isa Mustafa, pranoi: “Unë e prisha koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje”.
     Realisht e saktësisht, koalicionin e prishi Hashim Thaçi, Grenell, Vuçiq, Edvin Rama, Isa Mustafa. Ishte një dëm i madh që iu bë Kosovës, në radhë të parë, pastaj edhe LDK-së. Pallavrat se Kurti i shkarkoi ministrat Veliu e Hoti, ishin sa për -ngile-, vendime që di të marrë vetëm Albini. Por, prishjen e bënë të tjerët. E vërteta është se ministrat në fjalë ishin në dijeni të kësaj prishjeje. Ata heshtnin në mbledhjen e qeverisë, nga ana tjetër kokëtonin me Hashim dallaveren.
     E konsideroj se edhe kjo pengesë, për ndonjë koalicion të mundshëm, në mes të LVV me aleatë dhe LDK, u hoq për kryetarin Lumir Abdixhikun.
     Deklarata-bombë e kryetar Lumirit, se “nuk bëj koalicion me Vetëvendosjen”, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, ishte një bllof i tij, madje bie ndesh me prudencën, maturinë e tij si pedagog universitar dhe intelektual i mirëfilltë. Kjo zhgënjeu dhe ndikoi në moralin dhe zellin që kishin aktivistët e fushatës, madje edhe tek elektorati i LDK-së, të cilët abstenuan në votim, ngaqë u nënkuptua bashkëpunimi bllokues me opozitën-bandë PAN-iste.
     Edhe arsyetimi i fyerjes nga Kurti se “akuzoi opozitën se është palë me Serbinë”, në kundërshtinë e veprimeve sovraniste, nuk përbënë arsye bazike, për refuzimin e koalicionit të mundshëm me LVV. Andaj, edhe nuk është arsye e besueshme, sepse Kosova eshtë në krizë politike dhe LDK-ja duhet të marrë rolin parësor. Lënë të dyshohet se mos është një “selame” nga Grenelli, për bllokimin e Kurtit dhe kundërvënien me një kompozim të Qeverisë të opozitës së bashkuar. Ndërhyrja e vrazhdët e tij, në jetën politike të Kosovës, ka ulur pazarin e personalitetit të tij, deri në përmasen që deklaratat e Grenellit të shpërfillën dhe të mos merren më seriozisht.
 
         Termi “hajvan” për premtuesit banal, por jo aq fyes sa “Albin Serbia”!
     Vërtet, termi “hajvan”, i mbetur nga turqishtja, thënë shqip, -mendje-trashë-, është pezhorativ. Mësuesi im, në Universitetin e Tiranës, Eqrem Çabej, na thoshte se disa fjalë turke, me përdorim të dendur në popull, që kanë hyrë në zhargonin popullor të shqipes, duhet pranuar familjarizimin e tyre në shqipe. Andaj, nuk duhet të përjashtohen si të huaja. Në rastin konkret, koha e – hajvanatit -, është e tejkaluar, nuk përkon me aktualitetin. Por, fjala ishte për, krerët partiakë dhe eksponentët tjerë të opozitës PAN-iste, të cilët duke e ditur se nuk e arrijnë pushtetin, pra, nuk fitojnë, premtojnë pa doganë fare, pa asnjë mbulesë financiare, për rritjen e pagave dhe të pensioneve. Opozita PAN-iste, pa LDK-në brenda, është provuar, faktikisht dhe ligjërisht, për autorësi të krimeve vrastare dhe hajni industriale.
     Premtimet enorme, siç thoshte -mulla Ramushi-, dëshmor nga Itogu, “çka nuk ta merr mendja, as në qitap nuk shkruan”, për të zhvatur, sforcueshëm, vota, janë jo morale, për të mos thënë rrugaçërore. Sa për dijeni, pensioni mesatar i një punëtori fizik, në Gjermani, sillet rreth 700 euro në muaj, edhe pas një stazhi 30 vjeçar. Ndërkohë që opozita e çoroditur PAN-iste premtonte shuma marramendëse, për mundësitë reale të Kosovës.
     Ata janë falsifikatorë të listave të “veteranëve” të rrejashëm, të cilët, tashmë, numërohen 42.500 sish. Vetë Komisioni i listë-bërësve, është njëetnik, pra, vetëm i PAN-it! Përjashtohen tërësisht subjektet tjera politike. Rrjedhimisht, shumësia absolute e “veteranëve” të rrejshëm, sot, janë klientelë elektorale të partive të PAN-it, përkatësisht, PDK, AAK, NISMA. Shto këtu edhe armatën e fryrë burokratike të nëpunësve shtetërorë, prej 80 vetësh, të punësuar për dy dekada radhazi nga subjektet politike të PAN-it, përbëjnë bazën elektorale solide të tyre.
     Partitë e PAN-it, në vend që të premtonin në fushatën e tyre seleksionimin, spastrimin e listave nga 42.500 “veteranëve” e rremë dhe të apelonin për trajtimin e dinjitetshëm të 12.700 veteranëve të vërtetë, këto parti kërkojnë, madje, ngulmërisht e idiotisht, trajtimin njësoj për veteranët e rremë me ata të vërtetë. Pra, paradoksalisht, kërkojnë legalizimin e hajnisë më të madhe zyrtare, të të gjitha kohërave, meqë bëhet fjalë për zhvatjen e buxhetit shtetëror, në kohë-zgjatje për dekada radhazi, me llogaritje shumë milionshe euro! Prandaj, realisht, ata janë më shumë se -hajvanë-, por, një xhentelmen si Albini, nuk duhej përdorur. Në vend të kësaj mund t`i quante ata – hajna zyrtarë, abuzim me pronën shtetërore, rrjedhimisht, kriminelë kundër shtetit-Kosovë, për karrierë dhe pasurim personal e gruporë.
     Fundja termi -hajvan- assesi nuk është fyerje më e madhe se sa “Kurti është argat i Serbisë dhe i Rusisë” apo thirrja korale, në salla e sheshe publike, nga opozita PAN-iste, “Albin Serbia!” Akuza e bërë Kurtit, për termin jo adekuat, nuk është aq mëkatare, sa fyerjet, shpifjet, sharjet idioteske, të bëra nga krerët opozitarë të PAN-it. Dhe, një llogari e thjeshtë: Aq sa e kanë sharë horrakët e zuzarët opozitarë Albin Kurtin me Vetëvendosjen e tij, që është afërsisht gjysma e popullit të Kosovës, për balancim sharjesh, Kurtit i duhen dekada, madje duke përdorur të gjithë katalogun pezhorativ të gjuhës shqipe dhe turke, të marra së bashku!
 
         Kompozimi i qeverisë LVV-LDK, zgjidhje e natyrshme, më e mira
     Për disa javë radhazi vazhdojnë debatet për kompozimin e qeverisë pas zgjedhore. Me keqardhje, për këtë ka mendime paushalle si nga anal-banalistët e porositur, që është normale, sepse ata paguhen nga padronët e tyre, për mjegullnajë e huti në opinion. Por, në këtë grackë po bien edhe disa analistë, opinionistë serioz dhe me përgaditje solide intelektuale, akademike. Populli pret nga ata ta thonë të vërtetën lakuriqe, se njerëzit e shantazhuar me dosje penale faktike, nuk duhet lejuar të kenë pushtet, pozita vendimmarrëse, sepse nuk kanë as guxim dhe as integritet, për të mbrojtur interesat shtetërore. Dhe, dorëzohen, lehtazi, para armikut, duke bërë lëshime e kalkulime, deri në tradhti, siç ka ndodhur, përgjatë këtij çerek-shekulli.
     Eksponenti i PDK-së, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, mjerisht, Kadri Kryeziu, i përkdheluri i Hashim dallaveres, thotë: “Është mirë që opozita ta formojë qeverinë, që pushteti të pushojë pak”. Ky zotëri, i cili çarrakuqet, mërdhezet deri ke veshët, kur mbronë krimin dhe kriminelët, sepse ishte brenda rrethit të gjarpërinjve dhe e di mirëfilli se “e hanë turpin me bukë”, duke i amnistuar shefat e tij. Ky monstër i partisë-bandë, PDK-së, edhe pse është bërë yll televiziv me dizinformime, gjithherë në dëm të Kosovës, nuk i ka sugjëruar asnjëherë “të pushojë pak”, -klubit të stërvjetëruar politik” të PAN-it, i cili riciklohet në pushtet për dy dekada radhazi! Janë, pikërisht, këta politikanë të zgjyrosur, të dalë boje, që i kanë bërë gjëmën Kosovës, me vrasje e hajni dhe pretendojnë, sërishmi, ta mjerojnë edhe më tej popullin e përvuajtur të Kosovës, ndër dekada e shekuj.
     Shoqëria kosovare, rrast e kontaminuar, ka pak hapësirë për të zgjedhur partner të shëndetshëm për koalicion, bashkëpunim qeverisës. Aktualisht, LDK dhe LVV, me partnerë “Alternativa” dhe “Guxo”, konsiderohen se i kanë shpëtuar ndotjes me punë të pista, krahasuar me subjektet, dikur të koalicionuara në PAN. Prandaj, zgjidhja më e pranueshme, madje e vetme, në kompozimin e qeverisë së re, do të ishte bashkëqeverisja LVV-LDK, një garanci për ta shmangur, jo vetëm krizën qeveritare, por edhe sigurinë e qëndrueshmërisë politike dhe të zhvillimit normal të Kosovës.