
Për me e kuptu më mirë se përse është formuar Lëvizja e Deçanit, duhet parë problematikën e islamit politik si tërësi

Regim i Don Anton Ukës ndaj “letrës kritike” të një “katoliku” drejtuar “Lëvizjes anti-islame dhe krejt atyre që qëndrojnë pas!”
Engjëll Gjugja, katoliku që i drejton “kritikë Levizjes Anti-Islame dhe krejt atyne që qëndrojnë pas!”
Disa syre të Kuranit bijnë në kundershtim me të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuten laike
Ne gazeten “EuropeNews” ( http://europenews.dk/en/node/13862 ) Dr. Sami Alrabaa ( samialrabaa@yahoo.com ) me titull ( Islam is a Violent “Faith” – Violence, Hatred, and Discrimination in the Koran) – Islami është një “Besim” i dhunshëm – Dhuna, urrejtja dhe diskriminimi simbas Kuranit”. Ne kete shkrim te Dr.Sami Alrabaa jepen disa syre te Kuranit, te cilat simbas tij bijne ne kundershtim flagrant me te drejtat e njeriut dhe kushtetuten laike. Ai pohon se Kurani eshte publikuar 1400 vite me pare dhe zbatohet fjale per fjale kryesisht ne Arabibe Saudite.
Ai citon fjalen Mbretit Abdullah, mbretit absolut te Arabisë Saudite, në një fjalim televiziv 27 gusht 2008:
“Ne nuk kemi nevojë për demokraci, ne nuk kemi nevojë për parti politike, ne nuk kemi nevojë për të drejtat e njeriut perëndimore, ne nuk kemi nevojë për lirinë e tyre të fjalës. Per çfarë na duhet është Kur’an-i. Ai rregullon jetën tonë të përkryer. Ky është legjislacioni me i mire në historinë e njerëzimit, ai është fjala e All-llahut. Nuk ka asgjë më të mirë se ligji i All-llahut.”
Me poshte jepen disa syre nga te cilat citon profesori Dr. Sami Alrabaa:
Per hebrejt, te krishteret dhe te tjeret “jobesimtare” Kurani thote keto:
Syrja 5 Ajeti 51: O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.
Syrja 9 Ajeti 30: E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të kristerët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
Syrja 2 Ajeti 191: Dhe luftoni ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Fitneja është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Mesxhidul-Haram) deri që ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
Syrja 3 Ajeti 28: Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë m’anash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveq për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. All-llahu ju tërheq vërejtjen prej (dënimit të) Tij pse vetëm te All-llahu është e ardhmja.
Syrja 3 Ajeti 131: Dhe ruajuni zjarrit që është përgaditur për pabesimtarët.
Syrja 4 Ajeti 101: Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, në se frigoheni se jobesimtarët do t’ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët.
Syrja 9 Ajeti 123: O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dine se All-llahu është me të devotshmit.
Syrja 4 Ajeti 161: Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.
Syrja 33 Ajeti 64: All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
Syrja 48 Ajeti 13: E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.
Per hebrejt, te krishteret dhe te tjeret “jobesimtarte” Kurani fjale per fjale thote keto:
Syrja 3 Ajeti 110: O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, do t’ju kthejnë në mosbesimtarë.
Çka thote Kurani per ato qe lene Islamin:
Syrja 4 Ajeti 89: Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njejtë. Mos i zini për miq prej tyre derisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e në se refuzojnë, ata herë kudo që t’i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.
Disa syre ku Kurani flet per grate:
Syrja 4 Ajeti 34: Burrat janë përgjegjës për gratë, nga se All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe nga se ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lehtë, në se nuk ndikojnë këshillat as largimi), e në se ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.
Syrja 4 Ajeti 15: Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); në se vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t’i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.
Simbas Kuranit deshmia e nje gruaje vlene sa gjysma e nje burri:
Syrja 2 Ajeti 282: O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, ndërsa atij le t’i diktojë ai që pranon borxhin, le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lërë mangët asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëherëshme (dora-doras) që e praktikoni mes jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave të All-llahut). Keni frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtzakonshme), All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo send.
Në rast të trashëgimisë, një grua trashëgon gjysmën e pjesë qe trashëgon një burre:
Syrja 4 Ajeti 176: Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “All-llahu ju përgjigjet për çështjen e “kelale-s” (ai që nuk ka prindër as fëmij që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëlezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.
Syrja 5 Ajeti 38: Vjedhësit dhe vjedhëses preniu duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.
Duke marre parasyshe se edhe Shqiperia europiane nuk eshte nje Republike ma pak laike se Republika aziatike e Kazakistanit, mua me duket e doemosdoshme qe Qeveria shqiptare nepermjet Ministrise se Arsimit dhe te Drejtesise te beje nje rishikim te programeve mesimore te medreseve shqiptare dhe te marrin vendimet e nevojshme perkatese, me qellim qe rinia shqiptare dhe brezat e rij te edukohen ne perputhje me Kushtetuten Laike te Republikes se Shqiperise dhe me Parimet e Kartes se Kombeve te Bashkuara mbi te Drejtat e Njeriut mbi ndalimin e dallimeve raciale, te dallimeve perkatesie besimi dhe te dallimeve simbas seksit, krime keto qe parashikohen dhe denohen me sanksione penale nga Kodi Penal shqiptar.
AlbEmigrant, 23.04.2010
Serbia, po i “mjel” ShBA-në dhe vendet e BE-së, e Kosova kërkon heqjen e sanksioneve!?
Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
1. Shqiptarët, në mungesë të trashëgimisë po edhe përvojës historike në ndërtimin e një “ombrelle” të përbashkët gjithëkombëtare ekonomike, po shpërthejnë naivisht në një individualizëm absurd e ekstrem që në kushtet dhe rrethanat aktuale të “mbretërisë” së konzumerizmi të shfrenuar, po “prodhon” vetëm varfëri të shtuar e hiperproduksion të theksuar të llumpenproletaritatit.
2. Kjo qasje, do e vonoj jo vetëm zhvillimin dhe emancipimin gjithë kombëtar, por, edhe do i rrezikoj e kërcënoj efektivisht edhe raportet e ngushta biznisore e familjare s’bashku me at solidaritetin e njohur organik që e posedonin shqiptarët në historinë e traditës së tyre.
3. Në ndërkohë, është interesant që “kujdestaria shtetërore”, në vend që të forcoj ekonominë (sikurse Serbia) dhe këte margaritarin e solidaritetit ndërshqiptar, ajo me indeferencën (ose mungesën e visionit!?) e saj karshi investimeve kapitale që do e rrisnin mirëqenien e qytetarëve, po e vënë në pikëpyetje edhe riprodhimin e thjeshtë…
Kryeministri Kurti mori pjesë në drekën e punës të ftuar nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, me liderë të Ballkanit Perëndimor
Prishtinë, 19 shtator 2024
Me ftesë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Kurti fillimisht uroi znj. von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës.
Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen.
Sa i përket Planit të Rritjes, kryeministri Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.
Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.
Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale.
Kosovë-Presidentja Osmani në New York, Kryeministri Kurti në Bruksel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.
Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë.
Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.
Në axhendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA.
Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë
Nga prof. ing. av. Sazan GURI
Pasi lexova me kujdes librin e studiuesit Lulzim Osmanaj – ILIRËT E BUJARISË (BAVARISË) DHE SHTRIRJA E TYRE NË EUROPË ndava qartë mendimin personal për përmbajtjen e librit, dhe përfundova atë që dija me anë të studimeve të mia, por ky libër më futi në thellësinë e të vërtetave ku kuptova se Ilirët, për sa i përket përhapjes së tyre vendore, patën një rëndësi të posaçme ndërmjet popujve të vjetër të Europës. Ata jetonin nga bregu i djathtë i Danubit në Bavari, në Austrinë e sipërme e në të poshtmen, në Bohemi (Çekia e sotme), Sllovaki, Poloni, po ashtu edhe në Hungarinë e perëndimit, ndër të gjitha Alpet e lindjes, e duke përfshirë fushën perëndimore të Hungarisë, deri në Adriatik, ku ishin te tyret edhe Venediku edhe Istrija.
Autori Lulzim Osmanaj me kulturë dhe gjurmues i bibliotekave gjermane aty ku thuhet dhe shkruhet historia e vërtetë mbi shqipërinë e djeshmë dhe mbi të gjitha, atdhetar i spikatur, gjen forcën morale dhe shkencore të grumbullojë, analizojë dhe të nxjerrë fakte historike, gjuhësore, arkeologjike dhe etnografike të mjaftueshme për të mbështetur tezat e hedhura në librin e tijqë për ne shqipatrët e këtusjhëm rrinin si hipoteza dhe hamendsime. Tezat përbëjnë në fakt bazat objektive dhe qëllimet e Akademisë së Shkencave ‘’Rrënjët Tona’’. Pas një pune studimore shumë vjeçare merr në shqyrtim albanologët e huaj dhe qartëson se popujt thrakë, ilirë, keltë, gjermanë, teutonë, etruskë, italikë dhe grekë ishin popujt nga më të rëndësishëm që dhanë kontributin e tyre në kulturën evropiane jashtë Perandorisë Romake. Këta popuj thithën ndikime të huaja kulturore dhe zhvilluan identitetet e tyre kulturore, të cilat nga ana e tyre ndikuan në komunitetet e tjera.

Autori është shikimmprehtë në problemet e mëdha të kombit shqiptar, si gjuha trashëgimia, ku me finesë shpjegon se inferioriteti, aq i përfolur ndër fqinjë dhe shtete me mundësi është çeshtje mentaliteti dhe marketigu. Bazuar në freskinë e fakteve të sjella nga studiuesë të ndryshëm dhe punës së paepur, autori iu jep përgjigje si askush tjetër, qofshin edhe akademikë me emër shqiptarë se cilët ishin bojarët, bujarët dhe cili ishte fisi boi, buj? Cilët janë ilirët e çekisë së sotme (bohemia), boiaret, bujarët? A janë ilirët fermerët e parë në europë dhe a janë goralët e Polonisë malësorë ilir? Më tej autori reket për të sjellë po ashtu fakte, duke na shpjeguar se cilët janë fiset gjermane dhe cila është prejardhja e tyre? A janë fiset gjermane me origjinë ilire dhe franci në gjermani – a ëshët i njëjti popull me bauuarii-t (bujarë, bavarezët e sotëm). Më tej vazhdon pa ndalur në të dhënat pse teutonët si një fis gjerman kanë prejardhje trojano-dardane, dhe cili është në vetvetë kombi gjerman dhe gjeneza e fjalës “deutschland“, duke arritur në përfundimin se saksonia e poshtme, danezët dhe suedezët nuk ngelen pa lidhje fisnore me prejardhje ilire nga troja e lashtë dardane. Po në këtë libër mëson se anglo-saksonët dhe albanët janë themeluesit e Romës dhe të Britanisë dhe po aty lexon mbi kulturën e urnave, shpërthimin e keltëve deri te emrat e lumenjve në gjermani që shpjegohen me anë të shqipes. Aty gjen sesi fiset që kanë populluar Evropën, të gjitha pothuajse vijnë nga populli iliro-trako-trojan i së njëjtës kombësi dhe së fundi, libri mbyllet me mbretërimin e ilirisë nën sundimin e Napoleon Bonapartit (1814-1849).

Kësisoj, libri është në fakt një sintezë e punimeve dhe e studimeve të bëra nga të gjithë shkencëtarët dhe studiuesit e lashtë dhe të rinj, përshtatur me bibliografinë më të gjërë të mundshme, duke nxjerrë rreth 40 citime dhe 20 harta me foto nga më domethënëset. Këto artefakte dhe argumentimi i tyre sfidojnë shkencërisht dhe moralisht shtrembëruesit e historiografisë dhe gjuhësisë shqiptare, si dhe u jep përgjigje skeptikëve të fshehur në institucionet shkencore dhe artistike shqiptare.
Zonja dhe zotërinj, të nderuar shkencëtarë e studiuesë!
Dy pyetje janë të natyrshme t’ia bëjmë vetes qysh në fillim:
1. Përse ky libër?
2. Përse në këtë kohë?
Lidhur me pyetjen e parë, përse libër ‘Ilirët e bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë‘?
Sepse ata janë vetë Kombi dhe populli shqiptar. Mund të themi pa ngurim se ata ajnë energjia e bashkuar më e dukshme identitare e jona, është patenta kombëtare e trashëgimisë të së kaluarës. Ilirët, epirotë apo dhe albanët të njohur më së shumti edhe si albanë kanë qënë objekt studimesh prej shekujsh, nga dijetarë, studiues e shkencëtarë nga trevat shqiptare dhe të huaj.
Lidhur me pyetjen e dytë, përse në këtë kohë?
Mund të themi pa ngurim se momenti historik që po kalon Kombi e populli shqiptar thërrasin historinë e të parëve të tyre në krye të agjendës sonë kombëtare, fqinjësore, ballkanike, evropiane dhe globale. Në rrafshin kombëtar, dilemat e brëndshme kulturore e shkencore e rivendosin historinë e tyre sërish në tryezat e debatit tonë të brendshëm kulturor e shkencor, akademik dhe mbarëpopullor. Ky debat duhet nxitur e zhvilluar, sepse i kontribuon ndriçimit të identitetit tonë kombëtar dhe lartësimit të imazhit të tij ndërkombëtar të botës.
Ilirollogjia është profili ynë më i spikatur dhe më origjinal, me të cilin shqiptarët mund të ndihmojnë dhe njëkohësisht të garojnë në familjen e përbashkët të vlerave të Bashkimit Evropian. Dhe së bashku me albanologjinë përbëjnë patentën më të sigurt, më cilësore dhe më garuese të shqiptarëve në mileniumin e shqiptarëve. Ndaj, libri mbi ‚Ilirët e bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë‘ka një agjendë të larmishme dhe të pasur, si vetë historia e tyre.
Ky libër duket se është shkruajtur me motivin sesi të mos vuajmë nga mungesa e fakteve, duke pasuruar personalitetin e gjithësecilit prej nesh dhe duke na bërë që edhe si individ edhe si popull të ndjehemi të pjekur. Ai na jep fakte që të dimë të themi realisht se boll më me historinë e shpikur helene e latine. Po këta ilirë, thrakë e pellazgë që jetuan midis tyre, ç’ishin? Kësisoj na sjell fakte e interpretime, sesi mund të na ndihmojë historia për të organizuar lirinë dhe të bëhemi pjesë dinjitoze e komunitetit të vlerave që quhet Evropë, me moton “Të jetojmë së bashku dhe me në dinjitet të barabartë”. Ky libër na bën të dimë kush jemi për të qenë të barabartë me të tjerët. Ndaj është koha që ne vetë të shkruajmë historinë tonë, duke mos qenë, as të verbër e as sqimatarë. Ky libër vjen për të qenë i vërtetë me faktet, sepse nga historia e shkruajtur për ilirët dhe epirotët, për albanët dhe dardanët ka thënie të tmershme, sidomos kur i dëgjon nga goja e personave kyç të vendit, me po aq urrejtje sa akademikët serbë e maqedonas.
Ky libër na bën që të mësojmë të vërteta për ilirinë dhe albaninë, për të cilat ka nevojë çdokush, por ne shqiptarët kemi nevojë më tepër se gjithkush. Së fundi, ky libër vjen për të ndihmuar në krijimin e një ndërdije tjetër, sepse kur njeriut i futet një ndodhi apo e thënë, pavarësisht a qëndron apo nuk qëndron, është e mjaftueshme të futet në ndërdije dhe të krijohet bindja se ajo është e vërteta. Kësisoj, ky libër, nuk është aspak një apologji për shqiptarët, që autori ka dashur të bëjë por na jep mundësinë se duhet të vazhdojmë të shkruajmë të shkuarën? Pse nevojitet? Pse është e domosdoshme? Çfarë duhet kërkuar në të? Si duhet shkruar? E shkuara nuk kthehet dhe nuk ndryshohet më, porse e shkuara është e detyrueshme të shkruhet, si ka qenë dhe si ka ndodhur, e vërtetë faktike e përlidhur, jo si dëshirë vetiake e tanishme, si duhej të kishte qenë.
Edhe më i zi se Mevludin Dudiq, është shndërrimi i BIK-ut në vatër të terrorizmit global pas çlirimit të Kosovës me ndihmën e NATO-s









