Kreu Blog Faqe 974

Dervish Hima për Il Popolo Romano (1919) : “Maqedonia e Aleksandrit të Madh, që dikur ishte vetëm një vend shqiptar, duhet të jetë një shtet autonom…”

0

Dervish Hima (1872 – 1928)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shtator 2023 

“Il Popolo Romano” ka botuar, të dielën e 30 nëntorit 1919, në ballinë, analizën e Dervish Himës në lidhje kërkesat për pavarësinë e Shqipërisë dhe autonominë e Maqedonisë në Konferencën e Paqes në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria dhe Maqedonia

Burimi : Il Popolo Romano, e diel, 30 nëntor 1919, ballinë

Burimi : Il Popolo Romano, e diel, 30 nëntor 1919, ballinë

“Pavarësia e Shqipërisë dhe autonomia e Maqedonisë ishin dy çështje të një rëndësie tepër të lartë nga pikëpamja e politikës së përgjithshme të Ballkanit dhe e qetësisë së atyre popujve. 

Pasi të sigurohet pavarësia e Shqipërisë në kufijtë e saj natyrorë, siç ishte para luftës ballkanike, konfliktet e përhershme apo luftimet e përgjakshme mes serbëve dhe shqiptarëve do të marrin fund. 

Kryengritjet e shumta kundër dominimit të serbëve, racë e huaj dhe për nga natyra e saj mizore dhe barbare, do ta vënë popullin shqiptar në gjendje të shkundë zgjedhën më të padurueshme të historisë. 

Për shkak të këtij rregulli të neveritshëm maqedonasit nuk e kanë marrë ende kushtetutën e pritur. Siguria në lidhje me dëshirën e Konferencës për të krijuar një shtet maqedonas për të siguruar qetësinë dhe të drejtën për të jetuar për racat e ndryshme të vendosura në të, prodhon gëzim të përgjithshëm tek ata popuj. Rumunët, bullgarët, shqiptarët, turqit dhe izraelitët, të cilët përbëjnë shumicën absolute të këtij vendi, besojnë se Providenca, nëpërmjet Konferencës, u jep atyre mbrojtjen e saj më të lartë. Që prej luftërave ballkanike këto rajone nuk kanë pasur gjë tjetër veçse sëmundje, rrënoja, zjarre dhe shkatërrime. 

Fuqitë evropiane, pak vite para luftërave ballkanike, për të bërë disa revolucione kundër Perandorisë Osmane, vendosën të zbatonin reformat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e popujve. 

Reformat e Maqedonisë duhej të shtriheshin, nga pikëpamja administrative, edhe në një pjesë të barabartë të Shqipërisë. 

Në çdo rast, duke krijuar një shtet tampon, Konferenca do t’i shërbente njerëzimit dhe paqes së përgjithshme në të ardhmen. 

Të gjithë besojnë sinqerisht se Konferenca dëshiron prosperitetin dhe sigurinë e këtyre vendeve të mjera. 

Një Shtet tampon, nën mbrojtjen e Lidhjes së Kombeve dhe me një komisioner të lartë, do të kishte detyrën e tij të madhe civilizuese për këto raca që nuk duan gjë tjetër veçse të jetojnë në paqe, duke siguruar në të njëjtën kohë një të ardhme të mundshme që shmang të gjitha konfliktet që mund të lindin midis pesë shteteve ballkanike : shqiptare, serbe, bullgare, rumune dhe greke. 

Duhet thënë kjo e vërtetë historike : se Maqedonia e Aleksandrit të Madh dikur ishte vetëm një vend shqiptar, por pas dyndjeve të barbarëve, romakëve, sllavëve, bizantinëve, fizionomia e historisë së saj të lashtë ndryshoi. 

Shpresojmë se bota liberale do të mbështesë krijimin e një Maqedonie autonome, e cila do të sigurojë një paqe të gjatë për njerëzimin e vuajtur – Le të shpresojmë se për këtë arsye lufta monstruoze e viteve 1914-1918 nuk do të jetë më e mundur mes njerëzve. 

Pikërisht për këto arsye ne bëjmë thirrje për formimin e shtetit të gjashtë autonom, në Ballkan, nën mbrojtjen e Lidhjes së Kombeve. 

Prandaj, a do të dëshirojë Konferenca të kuptojë nevojat urgjente të politikës ballkanike ?” 

Dervish Hima

Në tetor fillon revolucioni nacional në rrafshin kulturorë, ftojmë për bashkim dhe ndarje të përhershme nga BIKu

4

Nga: Arber Gashi

Revolucioni nacional në rrafshin kulturorë dhe fetarë fillon në muajin tetor.
I ftojmë të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen sa ma parë dhe me prezencë personale iniciativës së grupeve nacionaliste për ndarje të përhershme nga BIK-u.
Askush nuk mundet me e ndalë rrjedhën e natyrshme të ngjarjeve. Ne jemi shqiptarë, pjesë e pandashme e kulturës dhe qytetnimit europian.

Adresat e gabuara, irritojnë qytetarët e Ulqinit

0

Nga: Nail  Draga, Ulqin

Dilemat tona 

Dukuria e publikimit të konkurseve dhe shpalljeve   me adresa të gabuara nga ana e  subjektëve përkatëse në Ulqin është irrituese për qytetarët,  ndërsa  mos reagimi nga ana e pushtetit lokal nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse ata janë të obliguar të mbrojnë ligjshmërinë jo vetëm për  këtë çështje  

Në sajë të gazetës Pobjeda qytetarët kanë mundësi të njihen me konkurset apo  shpalljet  për vendet e lira të punës. Por, me këtë rast do të trajtojmë një dukuri e cila ka vite qe është e pranishme  në Ulqin, e ajo ka të bëjë me shënimin e gabuar te adresave, nga ana e subjektëve përkatëse. Kemi të bëjmë me një dukuri e cila ka marrë përmasa të mosrespektimit të emërtimeve te rrugëve në Ulqin. Veprimi i tillë thënë më së buti dëshmon injorimin e emërtimeve të cilat janë miratuar nga Kuvendi i Ulqinit me 20.7.2015, të cilat janë të obligueshme për të gjithë ne komunën e Ulqinit. 

Nuk respektohen adresat  

Kohë më parë konkursi i shpallur nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim”, si emër adrese ka vendosur rrugën “26 Nëntori”, qe nuk përkon me realitetin, sepse një emërtim të tillë kjo rrugë nuk e ka pasur asnjëherë, ndërsa nga viti 2002, e ka pasur “Vëllëzërit Frashëri”, ndërsa nga viti 2015 e ka “Sami Frashëri”, qe duhet të shënohet në adresën e institucionit shkollor.  Me këtë emër duhet të shënohet edhe adresa e “Parking servisit”, e jo si deri më tash “Nënë Tereza”. 

Shtëpia  e shëndetit “Bogdan Vujoshqeviq”,  emrin e rrugës  në adresën e tyre e ka shënuar “Boshko Strugar”, që është gabim, se rruga quhet “Nënë Tereza”, e  si e tillë duhet të shënohet.  

IP SHF”Boshko Strugar”, për adresë shkruan emrin “Budo Tomoviq”, që është gabim se nga viti 2015, emri i rrugës është “Edit  Durham”, dhe si i tillë duhet të shënohet. 

IPSHF”Marshall Tito”, në adresën e publikuar ka shënuar “Marshall Tito” pn, që është gabim se duhet të shënohet rruga “Sami Frashëri”. 

Po ashtu  me këtë rast cekim IPP”Solidariteti”, ku për adresë të rrugës shënon emrin “Qazim Resulbegoviq” qe nuk është e vërtetë, sepse ai emërtim është në një vend tjetër, ndërsa nga viti 2015 kjo rrugë quhet “Dul Shurdha”. 

Dhe se fundit nga një virus i tillë  përjashtim nuk bën as Komuna e Ulqinit, sepse në sajë të konkursit të shpallur në Pobjeda nga ana e Sekretariatit të qeverisjës lokale, si adresë shënohet Bul.M.Tito, qe nuk është e vërtetë, sepse nga viti 2002, ky bulevard quhet Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.  

Irritimi i qytetarëve 

Rastet e  shënuara më lartë  janë të mjaftueshme për të kuptuar se kemi të bëjmë me pasaktësi të shënimit të adresave të cilat dëshmojnë  mos zbatimin e vendimit të Kuvendit të Ulqinit. Por, përseritja e adresave të gabuara në vazhdimësi siç kemi pasur rast ti shohim nga gazeta Pobjeda, nuk mund ta cilësojmë si rastësi apo pakujdësi të drejtuesëve të subjekteve përkatëse. Por, pse është vepruar në këtë mënyrë nuk mund të paragjykojmë, por veprimi i tillë është iritues, sepse nuk respektohet vendimi i pushtetit lokal të Ulqinit.  

Përgjegjësia e  sekretariatit për veprimtari komunale 

Sipas praktikës se mëparshme  për këtë çështje përgjegjës ka qenë Sekretariati për veprimtari komunale, ku mendoj se i tillë është edhe tani. Andaj mos angazhimi konkret në realizimin e obligimeve për vendosjen e tabelave me emërtimet e ligjshme  në rrugët përkatëse është përgjegjësi e tyre. Por, duhet cekur se ka paur raste  qe tabelat e vendosura nga individ të papërgjegjshëm me qellim i kanë hequr(!)  por nuk janë vendosur përseri aty siç është rasti me rrugët me emrat:Arnold Won Harfi, Pavle Mijoviq, Radovan Zogoviq, Sabataj Cevi  dhe Dinko Franetoviq. Në këtë aspekt përjashtim bën rruga Qazim Resulbegoviq e cila është nga kisha në drejtim të Limanit, ku ndonëse është hequr disa herë, ajo është vendosur përseri aty.  

Ende ka  rrugë pa tabela  

Me këtë rast duhet thënë se  nga ana e  Sekretariatit përkatës ka ende rrugë pa iu vendosur tabelat me emërtime(!?), sikurse është ajo me emrin Simon Filipaj, Ali Podrimja, Dul Shurdha dhe Antonio Baldacci. Një veprim i tillë nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse nga viti 2015 kanë kaluar 8 vite, e ato kanë heshtur(!). Pse kanë vepruar në këtë mënyrë nga pakujdesia apo të ndonjë (vet)presioni mbetet të spekulohet apo të paragjykohet për ata të cilët e kanë pasur obligim të punës në këtë sekretariat. 

Miratimi i regjistrit të emërtimeve të rrugëve dhe shesheve  për komunën e Ulqinit nga ana e Komisionit nga Ministria e kulturës së Malit të Zi, nuk nuk ka qenë çështje e lehtë. Në takimin e mbajtur në Podgoricë, pëveç autorit të këtij shkrimi, në cilësinë e kryetarit të Komisionit komunal për emërtimin e rrugëve e shesheve, kanë qenë edhe F.Haxhibeti, kryetar i Kuvendit  dhe Gj.Pepgjoni  nga shërbimi i Kuvendit të Ulqinit. Pas një debati konstruktiv u pranuan propozimet tona përveç emërtimit të rrugës “Viktimat e komunizmit”(!). Ndërsa në mbledhjen e mbajtur  me 20.7.2015 Kuvendi i Ulqinit e ka miratuar regjistrin e emërtimit të rrugëve që duhet të respektohet nga të gjithë pavarësisht  se cili subjekt   apo koalicion politik formon shumicën në qeverisjen lokale.  

Pa reagime nga komuna 

Ndonëse këto çështje janë publike në lidhje me këtë çështje deri më tash nuk kemi pasur ndonjë reagim nga komuna e Ulqinit. Nuk mund të besohet  se nga udhëheqja e komunës  dhe të punësuarit në qeverisjen lokale nuk e kanë hetuar një dukuri të tillë, por mos reagimi ndaj kësaj dukurie nuk mund të arsyetohet. sepse një veprim i tillë nuk  është  ndërhyrje në punët e institucioneve por i obligon ata të respektojnë   ligjshmërinë e vendimeve komunale. 

Pasi  nga viti 2015, janë ndërruar disa kryetar komune,  dhe stafi i tyre, nuk ka dilemë se  përgjegjësia për këtë çështje bie mbi ta.Hiç ma pak  përgjegjësi nuk kanë as këshilltarët e tyre, të cilët është dashur ta përkujtojnë kryetarin për obligimin ligjor e jo të heshtin. Por, nëse nuk kemi reagim nga zyrtarët komunal, nuk mund të amnistohen as të punësuarit aty, por siç duket iu mungon guximi për reagimin qytetar, qe të kujton kohën e monizmit.   

Pavarësisht se disa subjekte  nuk janë në ingerenca të pushtetit lokal, shënimi i adresave sipas emërtimeve të miratuara nga Kuvendi, është obligim ligjor për të gjithë. Sepse nuk kemi të bëjmë me çështje private apo personale por e të gjithë qytetarëve. Qytetarët duhet të nderohen  sepse zyrtarët në qeverisjen lokale duhet ta kuptojnë se aty janë me votat e tyre  dhe në shërbim të tyre, e jo e kundërta,  se asnjë pushtet nuk është  i përhershëm, ndërsa do të mbesin në kujtesë ata të cilët kanë kryer detyrimet me përgjegjësi morale e profesionale, në respektim të vendimeve dhe ligjshmërisë në nivelin lokal dhe ate shtetëror. 

(21 shtator  2023) 

Foto ilustruese nga gazeta Pobjeda        

Kosova – Lufta në Lajme/ Shtator 1998: Bombardime, 100.000 refugjatë shqiptarë në malin Qyqavica 

0

foto: Rugova-Ogata dhe Ogata me refugjatet shqiptare ne Reznik, refugjatet me traktor. 

Nga Behlul Jashari, Prishtinë 

-Para çerek shekulli – 25 viteve, në shtator 1998, në Kosovë kishte nisur një ofensivë e madhe e forcave serbe…/  

 PRISHTINË, 21 Shtator 2023/ Para çerek shekulli – 25 viteve, në shtator 1998, në Kosovë kishte nisur një ofensivë e madhe e forcave serbe, mëse 100.000 refugjatë shqiptarë nga Rrafshi i Kosovës e Drenica të ikur nga bombardimet në fshatrat e tyre ishin nën qiellin e hapur në malin Qyqavica në mes të këtyre rajoneve dhe edhe atje bombardoheshin…Atje kisha edhe shumë njerëz të familjes sime…dhe nuk dinin kah të shkojnë…Një natë vonë, përmes telefonit që vëllau Demë Jashari nga Zvicëra e kishte mundësuar dhe ua kisha dërguar, iu thash të shkojnë drejt fshatit Reznik të Vushtrrisë, ku do shkonte Komesarja e Lartë për Refugjatë e OKB, Sadako Ogata… 

Kam raportuar ditë me radhë për këtë situatë, këto ishin disa nga raportimet, duke nisur nga 22 shtatori 1998: 

  Forhåndsvisning av bilde

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-09-22.ata.html 

[13] Offensive of Serb forces in Rrafsh of Kosove and in Drenice 

PRISHTINE, Sept.22 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: Today in the morning a great number of Yugoslav military forces and Serb police and military units started a new broad offensive in the regions of Drenice and Rrafsh of Kosove and are hitting Albanian dwelling places round Mount Qyqavice. 

Fierce fighting is taking place 10 km northwest of Prishtine while Serb forces from Rrafsh of Kosove tempt to penetrate in Albanian villages at the foot of Qyqavice. In the region between village Prilluzh and village Gllavotin, where KLA forces are putting up resistance, fierce fighting is taking place. According to first reports from the field, two Serbs are killed and a tank has been ruined. 

Forhåndsvisning av bilde

According to Murat Musliu, activist of the Human Rights Council in Kosove who is following closely the fighting in Drenice, the village Prekaz, in outskirts of Skenderaj is being hit today in three directions: the Serb positions in the factory of Ammunition in Skenderaj, from Ternafc and Polac. 

Serb forces have also attacked villages Gllanaselli and Dobroshete and are trying to go into villages Qirez and Mount Qyqavice, in which thousands of refugees are sheltered. 

Serb paramilitaries and armed civilians are reportedly being mobilized in Rrafsh of Kosove. /p.ta/pas/xh/ 

Albanian Telegraphic Agency 

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-09-23.ata.html 

[10] Fighting round mountains of Cicavice continues 

PRISHTINE, Sept.23 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: Fierce fighting resumed early today in the region round the mountains of Cicavice, where nearly 100 000 Albanian refugees are sheltered, while the front of war is no farther than 10 km from Prishtine. 

Numerous war means and troops of the Yugoslav Army and Serb police and paramilitary troops that have encircled the regions of the Rrafsh of Kosove and Drenice, have restarted bombing the outskirts of Cicavice. At the same time, both the villages on the eastern and western parts of Cicavice mountains are also being hit. 

According to the Human Rights Council in Kosove, there are nearly 100 000 people, most of whom children, women and elderly people in the mountains of Cicavice. /pas/xh/ 

Albanian Telegraphic Agency 

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-09-24.ata.html 

[10] At least 15 Albanians killed, 60 injured and 40 villages burnt in Kosova 

PRISHTINE, Sept 24 – ATA correspondent Behlul Jashari reports: 

At least 15 Albanian civilians have been killed and more than 60 injured. More than 20 villages have been burnt in Serb forces offensive in the suburbs of Qyqavica mountain, in Rrafshi i Kosoves and Drenice, over the last two days. 

There are no reports on the destiny of hundreds of Albanians abducted by the Serb forces, which continue to pursue refugees in mountains. 

The gravest situation prevails in the mountains of Qyqavice, where 100 000 Albanians, under the siege of the Serb forces, are on the brink of a humanitarian catastrophe. 

The Council for the Defence of Human Rights in Kosova today again called on the international organisations to help open a humanitarian corridor to save the lives of thousands refugees. /mima/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-09-25.ata.html 

[11] Refugees in Mountains of Qyqavice try to escape encirclement of Serb forces 

PRISHTINE, Sept.25 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: More than 100 000 Albanian refugees in the mountains of Qyqavice are trying to escape the encirclement of Serb forces. Sources of the Human Rights Council in Kosove reported last night that a column of about 20 000 refugees left towards Prishtine but has been stopped by Serb forces. 

According to the sources of the Kosove Information Centre more than 30 000 refugees have descended the mountains of Qyqavice in the village Reznik of Vushtrri and are expected to continue the way to the cities of Vushtrri and Prishtine. A source from the spot said that Serb heavy artillery is hitting also in the vicinity of village Reznik, where there are a lot of refugees. 

According to reports so far, in the attacks over the last two days in the outskirts of Vushtrri, Serb forces have killed at least 7 Albanians and have wounded scores of others. In village Bivolak also a 6-month child has been killed and 8 members of an Albanian family have been wounded during the bombing. 

A mission of the International Red Cross was stopped yesterday by Serb forces in Vushtrri and was not allowed to go to assist the Albanian refugees in village Resnik. /p.ta/xh/ 

Albanian Telegraphic Agency 

Forhåndsvisning av bilde

[15] Rugova demands international protection to save people of Kosove 

PRISHTINE, Sept.25 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: President Rugova reiterated today in his news conference the appeal for international defence of Kosove and its people and for urgent halt of the Serb offensive and security for the return of nearly half a million displaced refugees to their homes. 

“We demand a greater commitment to save the people of Kosove, an international protection for Kosove, first of all from the U.S., the EU and NATO,” said Rugova. In this context, he hailed the approval of the Resolution of the Security Council and the fact that it is based on the 7th Chapter of the U.N. Charter. Rugova also greeted NATO’s readiness to protect the people of Kosove. 

The situation in Kosove, said Rugova, is very grave and dangerous, with a fierce terror by Serb forces, killings, massacres, bombing, destruction and burning in broad regions of the Rrafsh of Kosove, Drenice, Shale of Bajgore, Llap, Dukagjin, etc, where great ethnic cleansing is going on. The situation is worse for the displaced people who are surviving under the open sky, said Rugova. He reiterated the stand that the best solution is independence for Kosove with all guarantees for the Serbs and an international protectorate as a transitory stage. /p.ta/xh/  

[08] U.N. High Commissioner for Refugees to visit Albania 

TIRANA, Sept 25 (ATA)-U.N. High Commissioner for Refugees Sadako Ogata is visiting Albania on September 28-29, 1998, the U.N. High Commission for Refugees (UNHCR) office in Tirana reports. 

Ogata‘s visit to Tirana is part of a tour of former Yugoslavia (Belgrade, Prishtine, Podgorice), during which she will observe the situation of the Kosova displaced people due to the conflict in Kosova. 

During her stay in Albania Ogata is scheduled to visit Shkoder and Tirana, where she will meet senior authorities of the country. /pas/lm/ 

Albanian Telegraphic Agency 

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-09-26.ata.html 

[13] Massive executions of Albanians in Qyqavice region 

PRISHTINE, Sept 26 – ATA correspondent in Prishtina, Belul Jashari, reports: 

Massive executions of Albanians have been carried out by the Serbian forces in the mountainous villages of Qyqavice, Galice and Dubofc in the commune of Vushtrice, while the inhabitants of the other village, Beliq, have been kidnapped and sent to unknown directions, the Council for the Defence of Human Rights and Freedoms (CDHRF), reported, referring to sources from the field. 

The CDHRF also stresses that it has no possibility to verify the reports due to the continuation of the fighting operations, but adds that the situation of some 100 000 refugees, who are in this region, is very grave and many wounded, who are among them, cannot be assisted with medical aid. /p.ta/mt/ 

Albanian Telegraphic Agency 

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-09-30.ata.html 

24] Kosova president declares Thursday mourning day 

PRISHTINE, Sept 30 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reported that President of Kosova Ibrahim Rugova declared Thursday, October 1, a mourning day to commemorate the Deliu family from Abria e Eperme, which had been massacred, and latest killings in Kosova during the offensive of the Serb military and police forces. /cela/  

— 

Sadako Ogata takon refugjatet ne Kosove: 

//www.youtube.com/watch?v=WG3CfwEbDIc 

Sadako Ogata takon Presidentin Rugova: 

http://www.aparchive.com/metadata/youtube/f8620f7a6175a620d688ad5709c59c25   

Shkarravitja ime për “analistët”

1

Nga: Aurel Dasareti

Kjo shkarravitje e imja është vetëm për “analistët”, dhe profesionistët që luajnë lojën e magjistarëve dhe Nasradinit:  

Ore “analistë” e “profesionistë” që ëndërroni e fantazoni. Magjitë e juaja “hocus pocus” janë përdorur nga magjistarët…Ndaloni që popullin ta mashtroni kurse trurin tuaj ta maltretoni. Asnjë qenie njerëzore (të vdekshmit e zakonshëm) në rruzullin tokësor nuk mund t`ju garantoj se “asociacioni” terrorist serbo-sllav në Dardaninë pellazge-ilire-shqiptare gradualisht nuk bëhet Republikë Serbe. As profeti Krisht dhe as profeti Muhamed nuk mund ta garantojnë këtë. Shikoni Bosnjën dhe Republikën Srpska në mes të saj. Ajo ishte gjithashtu e garantuar… e njëjta gjë…

Paragjykimet dhe ndasitë tona si dhe disa kujtime nga ndejat e mija me mulla Hajdinin

0

Adem Gashi, Rezallë, Skenderaj

Mbaj në mend shumë paragjykime ndërfetare edhe para luftës, mirëpo ato nuk ishin të theksuara siurse që janë sot. Kishte rast që tregon se një kusheri u vra nga nacistët gjerman dhe kur djaloshi erdhi në arkivoli , aty ishin dy prijës fetar në varrim. Edhe per kundër dhimbjes , ata u zunë në mes veti se si të varroset

Mulla Hajdini, një hoxhë qe u vra në luftë, ishte vërtetë shqiptar taman Që përpiqej ta varroste me arkivol. dhe një tjeter që e kundërshtonte . Hoxhë Hajdini ishtë në vijë kombtare. Bisedoja koh të gjata me ta. Ishte mësuesi i parë që i mësonte nxansat shqip në fshat, në shkollën e parë që u hap.

Kur e pysja se ku është ma mirë me i dhanë paret, në medresë apo studentëve në fakultet, ai thoshte se më mirë është tu jipen studentave se bëhen doktor, ingjenier e njerëz që bota ua sheh hajrin.

Kurse në medrese del një hoxhë e ta ban budallë një nahije. Dhe kur erdhi momenti, ky tha të vdekurin me shti me arkivol. Kcej një tjetër imam tha: jo , se vetëm katolikët “kufart” hin me sanak në dhe e muslimani s’bën të varroset në atë mënyrë. Ja ndryshimi dhe feja që përçante atëherë. Pastaj, shumë të tjerë që thoshnin “mos merrni vajza katolike për grue, se veç nëpër oborr me kalue ajo qikë e pa fe, 40 ditë shpija mbarë nuk kthehet!

Pastaj, thoshin se “me katolik jemi larg, që as zoti nuk i do!”

Kurse me shkja veç ajo fleta e hollë e qepës na ndanë!

Thoshin, po ashtu: “Mos me ta pa gruen katoliki , duhet mëshef mas shkjau!”

Ka shumë e shumë mendime të tilla, të mbrapshta e të prapambetura, që i kam ndëgjue e s’kam lanë gjë pa iu thanë, se jeni mjerim. Jeni të shitur e të paditur. Pastaj vajza e vejë që s’ka mund me gjetë veten në atë shtëpi ku ka shkue nuse, s’ka të drejtë me zgjedh ma. Por, për të vendos familja, se ku duhet ta jep. Edhe për qorr e “sakat” (të gjymtë) vajzën si molla e të bukur si drita duhet me dhanë qoftë edhe për burrë plak. Duke thanë se kjo “veç për fëmijë, se ndryshe nuk i duhet askujt!”

Mandej hoxhollaret e banin se ku ti vdes grues burri, duhet me u kthye per kunat, vllain e vogel të burrit!

Do me thanë gjanat u relaksuan paksa , kur i madhi bac Anton Qetta i priu marshit për pajtim të gjaqeve, aty u zbutën pak zanat. Ishte pak ma but kur më 1989 u mor autonomia dhe u hap shoqata “Nëna Tereze”. Aty ushqehëshin familjet e varfëra. Dhe sikur kishte ndjeshmëri për këtë Nanë të madhe dhe zanat u ndryshuan në popull.

Tek prijësit fetar apsolut jo Hoxhollaret neper dreka e deka gazmende, vinit të fundit. Pastaj, ata burra me plisa në odë ngritëshin në kambë për hoxhën që ulej dhe ofshante sikur gjoja është lodhë dhe i lëshonte tespitë nga dora dhe ju thoshte me dy durtë: uluni kadal…!

Hoxha merrte fjalën sepse bajagi i takonte!

Në odë kishte djem të shkolluar; njerëz me plot fjalen të ditur , por nuk u jipej fjala kurrë?! Hoxha e niste bisedën me një arabishte të dobët, që ia merrte 70% të bisedës. Pastaj, gjuha e tij rëndom ishte 20% shqipe e bastardhuar, 10% fjalë turke. Tanë kohen fliste vetëm për Arabinë, vdekjet dhe ndillte frikë tek popullata. Këta hoxhallarë thoshnin se feja na ka ardhë dhuratë nga zoti, e ne duhet t’i jemi mirënjohes Turqisë që na bani musliman?! Kur i pyesje për kishat e Dardanisë se kujt i kan takue, ofshante me një ihhhhhaaaaaa!! Ato janë të shkjeve…! Por, sa kohë kan shkijet këtu që i paskan kishat e tyne? Një hoxhë thoshte me bindje se kur Turqia ka ardhë këtu i ka gjetë shkitë këtu, demek autokton. Po ne nga kemi ardhë, qe jemi këtu? Turkija i ka tapitë tona, ajo e di kah kemi ardhë ne! Kur ne iu tregonim se kishat dhe manastiret janë shqiptare, ata qirreshin me shprehjen:  Stekferullah! Kurrë ne kaurr s’kemi qenë, kurrë ne “kufar” s’mund të jemi!

Ne të rinjt iu tregonim se kishat janë tonat dhe se falë Turqisë pushtuse iu falen Serbisë. Sot , pjesa më e madhe e hoxhollarëve janë pjellë e atyre të vjetërve kan një mendim dhe kan të njejtin bagazh antikombtarë. Athua çfarë të thuhet më shumë? A u que hoxha Osman Musliu dhe tha “nëse Skenderbeu ka vra nusliman , ai nuk është hero i imi?!

Ndëkohë e pati kundërshtue ndërtimin e Kishës së Abrahamit në Llapushnik. Një vend ku çdo ditë dalin fjalët nga hoxhollarët , “se ne jemi 95% muslimanë” të jep shenjën se s’ka tolerancë fetare , por ka diçka tjetër. Dhe sot janë bërë aq shumë popull në vijen fetare, sa zoti e din ku i del flaka një ditë?

Une atëhere e kam pas pyet Mulla Hajdinin se “a asht obligative shamija” , më pati thanë jo, vetëm në shkollëfetare.

Ne kemi ba çmos, thoshte, me e hjek feregjen, terrin e robnisë! Ne kemi ba çmos me ua dhanë lirinë vajzave e grave. Ne jemi gëzuar kur asht heq fesi , feregja , shamija , veshjet e huja.

Tash jemi shqiptarë, kemi traditë, zakonin dhe kulturën më të mirë në botë.

Keto ishin fjelët e tij në atë kohë.

Dhe kur e mbaronte bisedën Mulla Hajdini thoshte se çelësi i tana dyrve të botes, asht shkolla

Për Famurin tonë kombëtar Kuq e Zi …!

0
Afrim Caka, Gjakovë
_____
O, flamur im të çofsha falë.
Kërkojmë referendum mbarë kombëtar për çështjen e flamurit…
Dardania e lodhur e i zymtë kishte kaluar disa herë rreshtë nga duart e shkjaut e në duart e malazezëve dhe anasjellsta në duart e tradhtarëve. Nën shpërfilljen e përgjithshme ndërroheshin flamurët dhe servilët.
Lëvizja e opozitës që lufton sot markësizmin e PDK,ës dhe të LDK,ës duhet të shpalos flamurin e saj kombëtar kuq e zi në parlament si simbol të gjithë shqiptarëve. Sepse flamuri i ri jo vetëm që nuk duhet të bëhet i shprehjes së luftës sonë. Po stolia më e bukur, krenaria e kombit, e cila qëndron si dëshmi e historisë dhe e legjendave, është flamuri me shkaben dy krenare. Ai, ashtu si e heshtur, duke se para tij kalojnë qindra shekuj e sikur të flet:
“Këtu kam qenë, këtu jam dhe këtej nuk luaj nga vendi”.
Duket sikur gjithë bijve të tij u flet dhe i fton të hyjnë në gjirin e tij, të spërkatën sadopak nga gjaku i flamurit me shqiponjen të zezë, të këtij personifikimi të bukurisë shqiptare. Dëgjon nëpër rrugë betejash valvitjen dhe trokollimën e kuajve, vringëllimën e shpatave dhe bindesh sa madhështor ishte flamuri dhe është krenaria e tij, ishte simboli i Dardanisë. E në këto çaste nostalgjije, pyes veten e them: Përse të mos mburren shqiptarët me flamurin e tyre antik!? Këtu, sundoj me shekuj me radhë. Këtu, nëpër bedenat e kësaj kalaje Dardane nëpër shekuj janë bërë prita me flamur në dorë dyndjeve romake, bizantine, serbo-malazeze e tyrke. Dhe prap sikur na thotë:
“Këtu kam lindur, këtu jam, nuk luaj nga vendi. Më mbroni do t’ju mbroj!”.
Për këtë arsye opozita e bashkuar duhet të mbajë qëndrim kundër këtyre pushtetarëve dhe tendencave të tyre. Për më tepër, populli duhet të kundërshtojë këtë llojë të centralizimit të qeverisjes, sipas kushteve të pranimit mbi flamurin kombëtar, që politikanët tanë e kanë pranuar dhe që janë duke i sjellë të gjithë fatkeqësitë mbi kombin shqiptar. Nuk harrova t’u them atyre zotërinjve se nese nuk e mbrojnë flamurin kuq e zi, do të ishte një avantur me shumë rrezik, dhe se ne nuk do të shkonim vetëm drejtë vdekshmërisë, por së bashku me kokat e tyre të Kuqe drejtuese të pushtetit. Opozita duhet të përbëhet nga patriotë që do ti mbronin ngjyrat e flamurit kuq e zi. Nëse këto ngjyra ishin simbol i një botëkuptimi të caktuar, atëherë mund t’i kuptoje sundimtarët e pushtetit duke e parë këtë flamur shqiptar si shprehës të një botëkuptimi i të gjithëve. Nga këndvështrim i imi ishte një gabim i madh i politikanëve tanë servilë. Por le të jemi thellësisht mirënjohës fatit që kurseu kështu me “mirësellje” të mos e shihnim flamurin më të lavdishëm të luftës së të gjitha kohërave të bëhej si një “cukël” e pa vler e poshtëruese. Pushteti i sotëm, që shet veten dhe popullin, nuk duhet lejuar kurrë që të përdorë një flamur të paqenë me ngjyrat e panderuara jo heroike të kaltrën, të verdhën e të bardhën…
Është për të ardhur keq që aradha e intelktualëve, veçanarisht me formim të djathtë përpiqen të zbusin e fshehin krimin ndaj flamurit kombëtar dhe të kufijve tanë. Kurrë dhe asnjëherë, asnjë shkrimtar dhe as ndonjë gjeni i letrave, qoftë historian, psikolog, sociolog apo tryezë mendjesh të ndritura, nuk do të mbërrijë të nxjerrë në dritë të vërtetën e ndrrimit të flamurit dhe rolit të mbrapshtë të Hashimit në jetën fatkeqe të shqiptarëve qysh nga dita që ai u fut politikës deri tani.
Ky flamur duhet të shfaqet kudo. Dhe prania e tij të shndërrohet në fuqi e besim. Ai vetë nuk e njihte as lodhjen, as dekurajimin e as frikën. Po shqiptarët? Ah, shqiptarët o të futën dy pash nën dhe, ose të japin fuqi të mbinatyrshme, pse jo edhe të kapësh edhe qiellin me dorë. Në këto ditë të vakëta, të turbullta, kur nuk e ndjejnte veten “as flamur e as shqiponj” duke i shtrirë krahët që të mos harrohet kurrë: flamuri i Gjergj Kastriotit, me banim në Dardani, qoftë edhe me çdo lloj sakrifice.
Shqiptarët në Dardani për flamur shkuan në plumb e në bajonetë jo vetëm mijëra e miljona shqiptarë katolikë e myslimanë, por u masakruan nëpër burgjet serbe, ndërsa “ klani pronto” na përrallisin nëpër ministri e në foltore të parlamentit se ne kemi “bërë një luftë” për ta mbrojtur nderin dhe flamurin e Skënderbeut! E vetma dobësi e Thaçit ishte ajë që fshihej dhe që, në fakt, nuk shihej gjë kundi në betejat e tij të “lavdishme”!
Filozofia e tij është, padyshim, një rast përjashtues politik për nga mënyra e servilizmit e përuljes ndaj problemeve çështjës së flamurit. Hashim Thaçi është i vetmi “udhëheqës” i një shteti që treva të ndryshme të kombit i ka sulmuar, i ka tradhtuar duke u dhënë ngarkesa përkeqësuese. Kështu bëri me shqiptarët e Preshevës, si dhe me shqiptarët e Malit të Zi. Duke u thënë preshevasve:
“Mbroni vetë flamurin dhe lapidarin e UҪPMB,ës!”.
Goditja politike që ai u dha shqiptarëve në Preshevë ka qenë po aq kriminale sa gjenocidi serb mbi ta. Arroganca e egër që ai dëftoi ndaj flamurit, lapidarit dhe shqiptarëve të kësaj krahine dhe për varrosjen e çështjes shqiptare dhe flamurit kombëtar, janë tronditëse për çdo shqiptarë. E, pra, Hashimi, i pari në këtë pushtet, ishte po aq e i padenjësa edhe shoktë tjerë të prontos të pashpirt, të zinj, as shqiptarë e as atdhetar…
Për hir të së vërtetës do thënë se të dyja palët Shqipëria dhe Dardania, e miratuan jo në heshtje qëndrimin e Hashim Thaçit për flamurin tonë kombëtar. Paraliza, madje sulmi që i bënte diktatura motivit të valvitjes së flamurit kombëtar ishte i mirëpritur gjithandej edhe ndër deputetët e pozitës në parlament dhe në Serbi… Thaçi mbërriti pikën e vlimit përsa i përket çorientimit të vlerave atdhetare e kombëtare në Dardani.
Nga kjo pikëpamje mund të thuhet se ky qe çmimi i pushtetit jetë gjatë të Hashim dhe bandës së përgjimeve pronto. Këtë lojë Hashimi, dhelpër e vjetër, e luajti me mjaft kujdes dhe dinakëri. Natyrisht, ndikonin në këtë mes edhe “marrëdhëniet e posaqme” me shtetin turk, që është mik i vjetër historik i Beogradit. Por gëzonte edhe përkrahjen e evropës kurvë, që nuk donte telashe në Ballkan. Është përgjegjësi morale dhe historike e të gjithë Perëndimit i cili kurrë ndonjëherë nuk bëri përpjekje serioze për ti mbrojtur sadopak, në mos për t’i shpëtuar, shqiptarët nga modeli i qeverisjes së tij. Dukej se ka ardhur koha për të vepruar kundër grupit më të frikshëm në histori dhe të murtajës publike. Ndikimet e tyre mbretëronin në qytete, me kalimin e kohës u përhapën në pjesët tjera të Dardanisë dhe ndikimi i tyre u rrit me shpejtësi në anën e Drenicës, Malishevës etj…
Ne hapin duhet hedhur pa marrë parasysh ankesat apo kundërshtimet që mund të vijonin. Me një goditje të vetme…

Mirëpo, askush, z. Escobar nuk ka të drejtë t’i diktoj një vendi e populli, që të heqë dorë nga pavarësia e tij!

2
Korab Blakaj, Vjenë
____
Z.Eskobar:
askush nuk ka ndërmend të ndryshojë taktikat e komunitetit transatlantik.
Por askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrë brutale duke i diktuar një vendi,një populli të heq dorë nga pavarësia e tij!
Për ta zgjeruar territorialisht dhe kënaqur orekset territoriale të pushtuesit të dikurshëm serb…!?
Mr Escobar:
-no one has the intention to change the tactics of the Transatlantic community. But no one has the right to intervene in a brutal way by dictating a country,to a people to give up their independence.
Herr Escobar:
Niemand hat die Absicht, die Taktik der Transatlantischen Gemeinschaft zu ändern.
Aber niemand hat das Recht, brutal einzugreifen, indem er einem Land, einem Volk diktiert, seine Unabhängigkeit aufzugeben!

Kërkesë për mbrojtjen nga dezintegrimi i sistemit gjyqësor të Kosovës 

0

Nga: Isa Mulaj, Istog

Kërkesë Kryetarit të Këshillit Gjyqësor për shpëtimin nga dezintegrimi dhe ruajtjen e integritetit të sistemit gjyqësor të Kosovës (shih dokumentin e bashkangjitur)  

Sistemi gjyqësor i Kosovës është i ndarë sipas sferave të interesit, partive politike, ideologjive, klaneve, biznesit, ushtrimit të ndikimit, religjionit, etj. Derisa në njërën anë qarkullojnë publikisht njoftimet nëpër rrjete sociale “kujt i shërben Prokuroria Speciale?”, do të ishte mirë të bëhëj edhe pyetja se “kujt i shërben Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit të Kosovës?” Nuk mund të jetë rastësi pse në seanca gjyqësore të Gjykatës Themelore në Prishtinë tash së voni, më 21 gusht, 2023, të pandehurit nuk pranojnë të gjykohen me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës! Disa tjerë (strukturat paralele serbe) nuk i njohin gjykatat e Kosovës! E ka edhe më shumë të atillë që nuk i njohin ligjet në fuqi dhe duan gjykim me Kanun. Dalin në shesh se edhe disa media qqë veprojnë në Kosovë dhe me ndikim të madh në opinionin publik, janë të regjistruara në Maqedoninë e Veriut me kapital dhe nënshtetësi të Serbisë, dhe përfaqësuesit e tyre të autorizuar shqiptarë janë të lindur ose vijnë nga Đakovica, Peć, Uroševac (emërtimi në Serbisht për qytetet e Gjakovë, Pejës, Ferizajt, etj.). Kjo mund të krijoj përshtypjen për nivelin e dezintengrimit të sistemit gjyqësor.   

Sidomos Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit të Kosovës mbesin dy institucione me skandale që dyshohen se përfshijnë gjykimet me porosi (ushtrim të ndikimit) dhe keqpërdorim të dokumenteve zyrtare si pjesë e biznesit të grupeve kriminale. Për këtë arsye, ne iu kemi drejtuar kryetarit të Këshillit Gjyqësor me kërkesën për ta ruajtur integritetin e sistemit gjyqësor të Kosovës sipas Ligjit Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Këtë njoftim të shkurt po e bëjmë publik nga shkaku se sistemi i drejtësisë, duke përfshirë sidomos Gjykatën e Apelit, bënë manipulime me shërbime postare vetëm për të mos u rënë në dorë përgjigja për ndonjë ankesë dhe kërkesë, e pastaj thonë: “Ne ua kemi dërguar përgjigjen por s’di pse nuk e paskeni marrë!” Sikur qifti i gjyqtarit Beqir Kalludra që na thoshte se Kryetari (Valon Totaj) ta ka dërgu përgjigjen ku të ka njoftu se ka refuzuar të më përjashtoj! Me pasë Valon Totaj ndonjë integritet të Kryetarit të Gjykatës së Apelit, duhet t’i kontrolloj dhe merr masa ndaj atyre që na shantazhojnë me aktgjykime të huaja siç është rasti C.nr.693/2017 i gjyqtarit Fahret Vellija nga Gjykata Themelore e Prizrenit, dhe të na i ofroj shkresat e lëndëve tona që na takojnë me ligj. Ka një dyshim rreth këtyre manipulimeve; Kryetari i Gjykatës së Apelit duhet të jetë nga Gjonaj i Prizrenit dhe ka punuar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, e më pas është dekretuar gjyqtar në Gjykatën e Apelit nga Hashim Thaçi më 2018. Raste tjera të shantazhit me dokumente dhe aktgjykime të huaja është ai Gjykatës Themelore të Prishtinës ku ka punuar Beqir Kalludra si gjyqtar për krime të rënda. Kush janë këto gjyqtare Hidajete Gashi dhe Shpresa Veselaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dhe pse na dërgohen aktgjykimet e tyre për palë krejtësisht të panjohura dhe të pandërlidhura me ne? Koxha interesant kjo far lufta hibride kundër neve me dokumente nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës Themelore të Prizrenit me gjyqtarët e të dyjave tani në pozita në Gjykatën e Apelit ku njëri prej tyre është Kryetar (Valon Totaj) që refuzon ta përjashtoj tjetrin (Beqir Kalludra) nga çështja penale përkundër shkeljeve, madje, e mban fsheht njoftimin ndaj neve.   

Pse neve qëllimisht na shantazhoni me dokumente të huaja kurse na e mohoni qasjen në dokumente dhe përgjigje që na takojnë me ligj? 

E dua Mitrovicën sa tërë Kosovën!

0

Florim Zeqa

Qyteti i Minatorëve

Kështu e quanin Mitrovicën e tërë Kosova në fund të viteve të ’80-ta, si sinonim me Grevën e Minatorëve të shkurtit të vitit 1989. Greva e 1300 minatorëve të Kosovës në vitin 1989 ishte një grevë urie e iniciuar nga punëtorët e Minierave të Trepçës më 20 shkurt 1989 kundër heqjes së autonomisë së Krahinës së Kosovës nga Republika Socialiste e Serbisë. Greva përfundoi më 28 shkurt pas shtrimit në spital të 180 minatorëve dhe dorëheqjes së krerëve të Lidhjes Komuniste të Kosovës Rahman Morina, Ali Shukriu dhe Husamedin Azemi.

Greva e vitit 1989 ishte shndërruar në rezistencë paqësore mbarë popullore për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar njëherit edhe fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë.

Histori e vjetër dashurie për Mitrovicën

Me të arritur në qytetin e Mitrovicës, objekti i parë që bie në sy është Përmendorja e lartë e Minatorëve, në një kodër, herë të gjelbëruar, herë të tharë e herë të mbuluar me borë buzë pjesës urbane të qytetit. Në kujtesën e secilit qytetar dhe vizitor, emri i Mitrovicës korespondon me këtë objekt, që shihet nga të gjitha pjesët e qytetit. Ky monument ka nisur të ndërtohet në vitin 1959 në vendin e quajtur “Kodra e Minatorëve” dhe është përfunduar në vitin 1973.

Janë shumë pika turistike dhe monumentale në Mitrovicë, por Monumenti i Minatorëve, Kalaja e Zveçanit dhe Kulla e Isa Boletinit ishin ndër vendet historike më të vizituara gjatë kohës së studimeve në ‘Qytetin e Minatorëve’.

Përderisa dy të parat, Monumenti Minatorëve dhe Kalaja e Zveçanit janë të pandryshuara që nga vitet e ’80-ta, kurse Kulla e Isa Boletinit asokohe ishte e rrënuar, ku vetëm një gurë vertikal i shtëpisë i kishte mbijetuar kohës. Për fat të mirë sot Kulla është e rindërtuar dhe e kthyer në Muze Kombëtar për vizitorët.

I ndava këto tre pika orjentuese të ish qytetit të bashkuar të Mitorvicës me të cilat ndërlidhet edhe dashuria e jetës ime, e cila më bën ta dua Mitrovicën sa tërë Kosovën.

Si e mësova historinë e vërtetë të Isa Boletinit

Ndjenjë e mirë është kur e sheh origjinalin, e krejt ndjenjë tjetër kur e sheh kopjen e atij origjinali!

Ndjenjë e mirë është kur historinë e heroit kombëtar e mëson nga historianët, por krejt ndjenjë tjetër kur atë e dëgjon dhe e mëson nga familjarët dhe pasardhësit të heroit!

Ndjehem me fat që historinë e vërtetë të heroit kombëtar Isa Boletini e mësova në fshatin Boletin në pranverën e vitit 1983 gjatë vizitës me mikun Xhevat Zeneli në konakun e profesorit Rrustem Peci-Boletini (dajë i mikut tim).

Më shumë mësova për Isa Boletinin për një ditë të vetme në Boletin sesa për dekada nga profesorët dhe historianët e kohës!

Më shumë kam mësuar për Isa Boletinin nga libri KUJTIME i Tafil Boletinit (nip i Isa Boletinit) sesa nga secili libër historie që kam lexuar deri më tani.

Vetëm në librin KUJTIME të Tafil Boletinit i ndarë në dy vëllime; PRANË ISA BOLETINIT & PËRBALLË SFIDAVE TË KOHËS, mund ta mësoni historinë e vërtetë dhe të drejtë të Isa Boletinit.

Ju bëjë thirrje publike gjithë opinionit të gjërë, shqiptarëve në trojet etnike dhe diasporë që ta lexojnë këtë libër e të mos bien pre e pseudo-historianëve të sojit të keq, të cilët me porosi të armiqve tonë shekullorë po trumbetojnë të pavërteta për Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin.