Kreu Blog Faqe 977

Policia e Kosovës parakalon në Paradën e Kombeve në Zelandë të Re

0

V.Th. RTKlive

Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re përmes një postimi në rrjetin social “X” se pjesëtaret e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve.

“Pesëmbëdhjetë pjesëtare të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në qytetin Auckland të Zelandës së Re, ku po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re ka shpërndarë disa fotografi nga ky moment derisa ka shkruar “Parada e Kombeve mëngjesin e sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”.

Image

Pse dështoi tubimi në Bruksel më 14 shtator 2023

0

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

 1.Kuadro kompetent më në fund Kosova ka 

Albin Kurti shkoi në Brksel më 14 shtator 2023 shumë i përgatitur. Aty e parashtroi dokumentin e Republikës Kosovës karshi dokumentit të BE dhe Serbisë. Në Bruksel u prezantuan pra dy dokumente. Por dokumenti i Albin Kjurtit që në fillim siguroi përparësi diplomatike sepse nuk ishte i ngrirë në politikë makivelsite. Prandaj, duke u mbështetë në marrëveshjet 2013, 2015 dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese Albin Kurti u tregua si përfaqsues i Kosovës është në gjendje për t` i hudhë për toke të gjitha mësymjet djallëzore të Borelit, Llajçakur dhe Vuçiqit. E ato djallëzi të deshtuara i zbuloi vet A. Vuçiq më 15 shtator 2023 në tubimin në Nish duke ngritur flamurin e hipokrizisë në duet me Dodikun fashist, në përpiekje që të promovojë Serbinë e madhe (lexone traskriptin në internet-hb). Çdo diskutim tjetër është i panevojshëm. Së këndejmi dokumenti i Borelit mbeti në Brksel nën hie dhe, gati si për inat, spanjolli duke qeshur me cinizëm e mbylli takimin.

Tubimi lidhur me statusin e Veriut të Kosovës për shtensionim të situatës atje, i lajmëruar me pompë mediatike që u mbajt në Bruksel më 14 shtator 2023, e përcollën shumë agjensi të njohura botërore. Prej të gjitha këndeve të tyre Albin Kurti shihet se ishte më i përgatituri. Tubimi u drejtua nga Josip Borel dhe Mirosllav Llajçak, zyrtarë të lartë të BE-s. Tubimi dështoi jo pse Albin Kurti ,si është bërë zakon të akuzohet për çdo gjë nga: Serbia, Opozita në Kosovë dhe përfaqsuesit e BE-s(!), kuptohet se kishte që në start i deshtuar,  për faktin se dy përfaqsuesit e BE-s e ndryshan itinerarin pyetjeve që duhej të shqyrtoheshin aty, me sugjerim të presidentit serbian. Lidhur me faktin që e shtruam duhet zbërthyer se pika e parë dhe e dytë që ishin dakorduar më parë, për t` u debatuar në Bruksel, ishte paraparë të diskutohën: njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, çësjtja e asociacionit si pikë e dytë. Pasi që të aprovohej ky formulim për njohje reciproke, ishte paraparë që të debatohet pastaj për Asociacionin e pakicës serbiane në Kosovë, me bazament që mos të ketë kompetenca ekzekutive. Realiteti e tregoi se Borel, Lajçak dhe në prapavi Vuçiq i ndrruan pozitat pikave që duhej të debatoheshin më 14 shtator 2023. Kështu në vend të pikës parë për NJOHJE RECIPROKE, u plasua pika për Asociacionin e komunave serbiane në Kosovë. Me që Kryeminstri intelegjent i Kosovës Albin Kurti, ua lexoi treshës mendimin në gjep,  me këtë “lexim” i dërgoi diplomatikisht të gjithë bashkbiseduesit buzë eutanazisë, buzë kompromitimit total para opinionit botëror. Por, tubimi prap nga Borel u shpall i dështuar, kinse Albin Kurti nuk pajtohej “për asgjë”. Kështu dha telall në Qendrën e BE-s Llajçak ende pa u tha ngjyra e notesit të fjalisë që e kishte shkruar para se tubimi të nisej. Borel aty kishte shkruar: “Mbledhja do të deshtojë sepse Albin Kurti nuk dezorientohet kollaj, së pari don njohje e pastaj mund të bisdohet për çdo çështje, e të cilat janë të shumta”. Me këtë realitet, çdo qendër e fuqisë duhet për ta mësuar, se nuk ka më njerëz të mirë dhe të kqinjë, me ua coptuar trevat me gërshërë, por si ka thënë Sokrati: Ka njerëz të ditur dhe injorantë. Prandaj, pse Borel dhe Llajçak po luftojnë për mandatin e dytë në BE, Kosova do të mbajë pozicionin stabil dhe të palëkundur.

2.BE dhe Specialja janë në siklet 

BE tani për tani, edhe zogjët e malit po e dijnë se nuk është e zoja për ta thyer Kosovën sikurse e toleruan Milloshin gjatë viteve 1989-1999. Dhe për deri sa të punojnë me sugjerime të Beogradit Borel dhe Llajçak, zgjidhje të asnjë çështje nuk ka. Po edhe Gjykata Speciale në anën tejtër, që numrohet se është e Kosovës, po deshmohet se është në krizë të thellë. Prandaj Prokuroria  ka lëshuar urdhër që të bastisën shumë persoanlitete të përfshira në UÇK, në luftën e saj të drejtë. Këtë bastisje të sikletëshme po e aporvon publikisht ish partia “avangade” për sabotime në Kosovë. E vërteta, drejtuesit e saj po i ferkojnë duartë, pale mos po “bjen bajrami në ranazan” dhe po ktheht edhe në një herë në fronin e fetishizuar. Po, shtrohet pyetja, pse ndodhë ky fenomen i marrjës së TELEFONAVE dhe intervistimi i disa përsonave që janë publik dhe të respektuar në Republikën e Kosovës, dhe për të cilët dihet çdo gjë. Çka i duhen Specialës telefonat. Si duket Specialja e ka për synim futjën e të gjithë shqiptarëve nën hetime. Madje, si duket për “supë” të veprimeve të Specialës është zgjedhë marrja e gtelefonave, krejtë për të dëshmuar se nëpunësit e EULX-it në Kosovë “janë të rrezikuar” nga ndo një fantazmë (!). E vërteta, ky “rrezik” është në tërësi i trilluar, sepse këta nëpunës janë më të sigurtë në Kosovë, se sa do të ishin në punë në shtetet  e tyre. E opinioni shqiptar në Kosovë, duhet të informohet se “rrezikshmëria”, kudo ku ka  misione të hueja paguhet me kvotë rroge shtesë. Nga kjo aksiomë del se inskenimet e marrjës së telefonave, po dëshmohet se është një telenovelë si mbeturinë e kohës së UDB-ës serbiane. Prandaj i tërë aksioni mund të kualifikohet se është: “Madein Serbia”.

Në anën tjetër në Gjykatën Speciale në Hagë, numri i deshmitarëve të mbrojtur dhe të pambrojtuar ka shkuar në kvotë sa dyfish më shumë se sa kishte për Millosheviqin. Pse ndodh  ky realitet, sepse tërë aparati gllomaz i gjyaktës i lutet zotit, natë e ditë që gjykimi të zgjatë, për së pakut nja 10 vjetë, sepse rrogat dhe privilegjet janë kulminative. E këtë sherbim Gjykatës (ndoshta pa vetëdie) po ia bënë Prokuroria e atjeshme, e cila deri me tash i ka psuar dy fiasko, aq sa opinioni mund të opservoi. Së pari, Specialja e Kosovës ka pasuar fiasko lidhur me trillimin për SHTËPINË E VERDHË, ku jo vetëm prokurori por edhe drejtësia botërore u turpërua skajshmërisht, se çka pranoi për shqyrtim, në fillim. Madje, çështja e “transpalntimit” të organeve pati shkuar aq larg, sa që në një Univerzitet të Italisë, u pranua në LEKSION univerziatar edhe për studentë. Via fakti, sipas tyre qenka e mundur pranë torishtës bagëtive të bërën opercacinet më delikate që njeh shkenca e medicinës (!). E këtë dhuratë medicinës ua dedikoi politika serbiano-ruse, që ishte mësuar nepër kongrese dhe konferenca ndërkombëtare të plasonte rrena dhe trillime, sa që ato do të bërën doktrina edhe në diplomacitë primitive të shumë vendeve koloniale. Po sido që të mirret, Specialaja dhe Gjykata me aparatin byrokratik të BE-s janë në silet. Më duhet të them se janë bërë për “Përshpëritjen e Delfit”.

  1. Poziat e opozitës shqiptare në Kosovë 

Për çdo javë dëgjohet opozita shqiptare në Kosovë se e akuzon Albin Kurtin, sidomos për “dështim të politikës së jashtëme”, sidomos me faktin se: “Kosovës i janë vënë sanksione”. Por, asnjëri prej kritikuesëve të opozitës, kur e akuzojnë Albin Kurtin ose LVV-ën, nuk ofrojnë zgjidhje. Prandaj i pyes publikisht, në interes të shtetësisë së Kosovës të gjithë:  Ramush Haradinin dhe drejtuesit tjerë politik se çka do t` i ofronit Ju Brukselit, Vashingtonit dhe Beogradit ndryshe nga Qeveria Kjurti; kush ju ka faj juve të LDK-s që nga viti 1999 kurrë nuk keni fituar zgjedhje; kush granton nga PDK se nuk do të ketë prap “Pronto” dhe falje të tokave herë Maqedonisë e herë Crna Gorës. Shkurtë e shqip, populli nuk po ju don. Dhe po të mbahen zgjedhjet pas një jave, LVV do t` i fitonte 65-70%. Pjesën e mbetur ndane ndërmjet veti. E dikush ka me mbetë pa normë prej 5%. E si konsekuencë e tërë kësaj gjendje, rrezulton se shtetësinë e Kosovës dhe përfaqsuesit e BE po i nxitë opozita e Kosovës. Por mbi të gjitha po e trimëron A. Vuçiqin, të silit po i hasë sharra në gozhdë para Albin Kurtit të përgatitur dhe të vendosur si nxënës i Adem Demaçit.

Sidmos e pyes Ramush Haradinin dhe funksionarët e LDK-ës “historike”: do ta pranonit ju në Bruksel Asociacionin serbian si pikë të parë e njohjën reciproke si pikë të dytë e tutje….. Si po diskutoni dhe po promovoheni nepër foltore të Parlementiti dhe konferenca brifing del se po, vetëm e vetëm edhe një herë me u dhuruar populli shansën me sundua dhe me e shitë pasurinë e Kosovës për interesa të jueja farefisnore, sepse vetë keni përvetësuar mjaftë. Atëherë, ju them publikisht, se JU kërkoni që populli t`u lejojë me tradhtua, sepse pas asociacionit, serbët dihet se do të  kërkojnë kompetenca ekzekutive, kërkojnë Republikë serbe në Kosovë; kërkojnë që Kosova të kthehet në pjesë integrale serbiane, si e ka Vuçiqi në Kushtetutë, si e keni akorduar në Beograd më 15 maj 1998 me këtë ekip historik të LDK-ës: Ibrahim Rugova (president), Fehmi Agani (Kryetar i LDK-ës), Mahmut Bakalli (kryeministër i Kosovës), Pajazit Nushi (Kryetar i Parlamentit), Veton Surroi (Ministër i Punëve të Jashtëme). E arkiva e atij që e skenarizoi këtë tubim i ka edhe funksionet e vizatuara, sipas rendit të emrave që u plasuan: President, Kryetar i LDK, Kryetar Qeverie, Kryetar Parlamenti, Sekretar i Punëve të Jashtëme, në kuadër të RSF-ës. Lidhur me këtë kush ju ka faj që keni lërë gjurmë të ligësisë tradhtare. E kur këto orientime serbe janë të njohura, kur Beogradi dhe Brukseli me Vashingtonin  pak më anash i bien kësaj melodie sidomos sot (2023), po del se ju opozitarë,  Albin Kurtin po keni deshirë ta lejoni për të tradhtuar, sepse po keni dëshirë, se për ndryshe më nuk keni shansë mësa Esati,  Zogolli, Sinani, Shukria, Morina edhe JU t` i ktheheni historisë. Jo, Albin Kurti kuptohet se ka marrë barrë shumë të rëndë, nuk do ju lejon të tradhtoni , sespe populli ia ka deponuar fatin e vet në BESË te ky personalitet që nuk shiet e as nuk blehet me asnjë çmim. E JU them, se si e njoh Albin Kurtin: kurrë nuk tradhon, e aq më pak mundet me i shitë dikush kryp për sheqer qoftë ai: Borrel, Llajçak dhe Vuçiq, por edhe miku i Sorosit Gabrel Eskobar.

4.Pse SHBA disi kanë rol dytësor në rastin e bisedimeve për Kosovën 

E pse mos ta them në fillim se BE nuk ka kapaciet politik e as diplomatik për ta zgjidhë çështjën e Kosovës, si çështje nderkombëtare, sepse po thuej se çdo shtet është bërë me sovranitet të kufizuar. Historikisht dihet se: SHBA, NATO me UÇK-ën operacionin kosovar e kanë kryer me sukses, duke e detyruar RFJ (Serbinë) që ta nënshkruaj KAPITULLIMIN në Kumanovë. Por me që dihet se sponzorët e Serbisë, tani janë në luftë ushtrako- politke në Ukrainë, çështja e krizës ruso-urainase ka hy tani për tani në pozitat e kulmit të krizës botërore: ku Putini nuk mund ta humbë luftën, por nuk mundet as për ta fituar. Në këtë rubikon të ngritjës së zallit saharian, apo tajfunëve detar, palgët më pak të mëdha si është Kosova, këtë vit (2023), po ndrydhet në mënyrën më të egër në Bruksel. Dhe nuk ka njëherë shansë se çështja do të trasferohet në Vashington, sespe atje është në lëvizja çështja e zgjedhjeve më 2024. Këtu e ka një pjesë të peshës edhe deshtimi i Mbledhjes në Bruksel më 14 shtator 2023. Dhe nga prroni, po shihet se Serbia fashiste është kah perkdhelet, për të prodhuar Borreli dhe Lajçaku diplomaci fatamorganë. Ajo përkdhelje ndaj Serbisë është shumë diemnzioale. Borreli po përkdhel për interesa të Spanjës, Lajçak po përkdhel për interesa të Sllovakisë, Franca po përkdhel për intersa të tradisës pro serbiane, Gjrmania po e përkdhel për amortizm të akuzave që ende i bërën, Amerika po përkdhel fashizmin serbian për dy shkaqe: se ka elektorat me peshë specifike në prag të zgjedhjeve 2024, se ka investuar miliarda dollarë në Serbi, prandaj për atë investim dhuron mbështetje dhe propogandë  sigurie. E Kosovës i mungojnë të gjitha mbështetjet në këto rrethana. Prandaj, ka mundësi që BE ta shpallë Kosovën vend të pasigurtë; ka mundësi t` e stopojë  premtimin për  viza më 1 janar 2024, ka mundësi që përmes kanaleve diplomatike të nxitë finanserë që mos të finansojnë në Kosovës, krejtë me qëllim që në vendin e “pasigurtë”, edhe rrogat e oficerëve dhe ushtarëve të KFOR-it të kërkohet që të janë më të larta.

E në këto rrethana Qendra e sipunazhit rus në Nish po vallzon më e sigurtë se kurdo herë. Madje cili institucion i BE-s, OKB-ës ose SHBA-s sot e ka në plan liberalizimin e urës në Mitrovicë. Jo, të gjithë kanë dëshirë ta mbajnë në maje të thikës një Kosovë shtet të njomë përmes ndarjës së mitrovicës sukurse e mbajtën Berlinin. E të mbahet një Mitrovicë si Berlin i dytë i ndarë në dy pjesë, si grancion i faktorit parë, pale kush po ka fat për ta grabitë Trepçën, ose ndonjë pasuri tjetër të Kosovës duke planifikuar grabitje; duke akuzuar Albin Kurtin, se ky nuk do të falë as: Debellde, as Çakor e Kullë, as Veri të Kosovës, nuk do të hynte në asnjë pazar për kembim të territoreve, nuk do të lejonte themelim të Gjykatës Speciale, po do ta themelonte vet me ligje të OKB Gjykatë të paanshme, për nevoja të Kosovës. Por duhet ta kuptojë populli patriotike i Kosovës se e vështirë do të jetë rruga e shtetësisë  evropiane për Kosovën. E dikur populli, këndonte: Ori e mira që drejton traktor, Shkambit bukën ia merr me zor. Duhet dhe do t1 ia ndertojmë shtetësinë Kosovës me çdo çmim. Ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe, ligji i historisë do t`i pensionojë para kohe.

Tashmë është mëse e qartë që presidenti serb Aleksander Vuçiq dëshiron një “Republika Srpska” në Kosovë dhe Mal të Zi, të cilën Kosova nuk duhet ta lejoj e as ta pranoj , pasi ashtu e pranon vetshkatërrimin dhe vetzhbërjen shtetërore – kombëtare.

  • Shkrimi iu kushtohet miqëve të së vërtetës: Gjo Diogardit dhe Viliam Vokerit! 

Prishtinë, më 17 shtor 2023

Kur qan zemra e mërgimtarit shterret edhe oqeani!

0

Florim Zeqa

Zemra e ne mërgimtarëve çdo ditë qanë për vendlindjen që e kemi lënë! Bashkë me vendlidnjen i kemi lënë familjet dhe kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe rritës sonë. I kemi lënë miqt dhe shoqërinë.

Me trup në dhe të huaj, me mendje në vendlindje

Gjatë periudhës së luftës çlirimtare, në vendin e punës vetëm kur e godisja me kokë ndonjë trup të fortë zgjohesha shpejtë nga meditimi për vendlindjen, familjen miqt dhe shoqërinë.

Vetëm ata që e kanë provuar, të tjerët nuk e kuptojnë dot këtë ndjenjë të thellë shpirtërore të mërgimtarëve.

Zemra e mërgimtarit çdo ditë loton e nuk pushon së qari për vendlindjen sado të katandisur nga kusarët politikë. Mërgimtarin e zë gjumi dhe zgjohet me ëndërrat për kthim në atdhe, kurse politikanin e zë gjumi dhe zgjohet nga gjumi duke ëndërruar ngritjen në karrierë politike dhe pasurim të paligjshëm.

Krahas nostalgjisë për vendlindjen dhe thyerjeve shpirtërore që përjetonim nga abuzimet e njerëzve të papërgjegjshëm, jetonim me shpresën e madhe për një të nesërme më të mirë.

Nuk ishte aspak e lehtë për neve që na duhej të punonim çdo ditë pandërprerë në vendet e punës, përderisa nuk e dinim me javë e muaj të tërë për fatin e familjeve tona në flakët e luftës.

Përkundër kësaj sikuate asnjëherë nuk jemi ndalur së vepruari për të mirën e vendit dhe bashkatdhetarëve.

Kur qan zemra syri loton

Për ta kuptuar më mirë kuptimin e fjalisë së mësiperme, po ua përshkruaj momentin kur e kam marr lajmin për masakrën e forcave serbe mbi Familjen Jashari në Prekaz.

Ishte fillimi i Marsit 1998, asokohe isha pa familje dhe banoja në një banesë kolektive me emigrant nga shtete të ndryshme ballkanike dhe aziatike. Dy vëllëzër algjerian (Gharbi) e kishin blerë një Antenë Satelitore për t’i përcjellur programet në gjuhën e tyre. Mirëpo në shenjë miqësie dhe respekti që kishin ndaj meje çdo mbrëmje në orën 18 e 30 e ndërronin vet kanalin, duke e hapur Televizionin Shqiptar, për të më mundësuar përcjelljen e lajmeve të mbrëmjes.

Në momentin e dëgjimit të lajmit dhe shikimit të pamjeve nga masakra e forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz më kishin pa tradhtuar lotët! Në atë moment, njëri nga vëllëzërit algjerian më pyet me zë të ulët; “Janë familja jote”?

“Janë pak më shumë se familja ime, janë familja e të gjithë shqiptarëve”, dhe vazhdova me sqarimin e gjithë asaj që kishte ndodhur asokohe ndaj kësaj familje shqiptare. Algjeriani mbeti i habitur dhe i tronditur nga rrëfimi, më ngushëllojë sikur të ishin familjarët e mi!

Ndjenja e brendshme shpirtërore është reflektim i shpirtit të njeriut. Nuk janë fjalët ato që e tregojnë shpirtin e njeriut, por është ndjenja e brendshme shpirtërore e cila shpërthen nga jashtë me emocione të papërshkruara me fjalë. Kur qan zemra e mërgimtarit shterret edhe oqeani!

A ka marrëveshje të Ohrit?

0

Gani I. Mehmeti 

Thuhet se ka Marrëveshje të Ohrit. Sa interesante është kjo! Marrëveshje pa marrëveshje, pse nuk ka marrëveshje! 

Ështç e vëreteë se në të kalaurën, kur popullata shqiptare nuk dinte shkrim-lexim, të gjitha marrëveshjet bëheshin pa nënshkrime, vetëm gojarisht. Dhe, ato marrëveshje të gjitha zbatoheshin me përpikmëri.  

Madje, ka ndodhur kur dasmorët kishin shkuar një javë më parë ta marrin nusen, dhe familja e nuses e kishin bërë gati shpejt e shpejt dhe ua kishin qitur në qerre vajzën e tyre, duke i thënë: Shko, si sot, si sot një javë!  

Po Marrëveshja e Ohrit, e cila nuk u nënshkrua, a mos Vuçiqi është analfabet pse nuk e nënshkroi!!! Jo, por kjo është një kamuflim, është një mashtrim edhe ndaj shqiptarëve edhe ndaj Borellit e Lajçakut, pse jo edhe ndaj Eskobarit.  

A është kjo e para marrëveshje e panënshkruar e Serbisë në lidhje me shqiptarët?  

Jo. Serbia nuk e ka nënshkruar as Marrëveshjen e Konçulit për ndërprerjen e luftës mes saj dhe UÇPMB (Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit), për çka edhe nuk e zbaton sot, duke u arsyetuar se nuk e ka nënshkruar. Por, kjo si duket, është harruar edhe nga shqiptarët edhe nga ndërkombëtarët.  

Pra, të mos ngutet Albin Kurti dhe asnjëri nga dialoguesit shqiptar, të mos nënshkruajë askund para se të nënshkruajë Vuçiqi, apo cilido nga dialoguesit serbë, sepse ata të fusin të nënshkruash e vetë i ikun nënshkrimit. 

Kështu edhe Vuçiqi, posa u kthye në Beograd pas Marrëveshjes së Ohrit, deklaronte me krenari se nuk ka nënshkruar asgjë, me çka e mohonte jetëgjatësinë e kësaj marrëveshjeje, çka do të thotë se nuk ekziston më. 

Dhe, po kjo Marrëveshje, siç u pa në bisedimet e 14 shtatorit 2023, u vërtetua se ka rënë së zbatuari edhe nga vetën ndërmjetësuesit, deri sa ata nuk po shkonin e nuk po kërkonin zbatimin e saj sipas pikave të rënditura në “Marrëveshje”, por po kërkonin vetëm Asociacionin! Me këtë, edhe Vuçiqi edhe ndërmjetësuesit Borell e Lajçak, po donin ta mashtronin Albin Kurtin. 

Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet duke u nisur nga pika e parë e deri në të fundit, ose nuk ekziston fare, kështu sikur nuk iu përmbajtën vetë edhe përpiluesit – Borell e Lajçak. 

Pra, mos u mashtroni, deri sa nuk ka nënshkrime dhe deri sa atë nuk e zbatojnë sipas pikave të rënditura, është vetëm një mashtrim. Për këtë, është mirë të ankohet e të arsyetohet edhe kryeministri i Kosovës në BE, se këta janë duke luajtur, duke mashtruar dhe duke mos e zbatuar nga vetë përpiluesit, për çka ata janë fajtorë bashkë me Vuçiqin e jo Kurti. Dhe në të ardhmen, të mos ketë marrëveshje pa nënshkrim. 

Me kaq sa u tha, themi se, NUK KA MË MARRËVESHJE TË OHRIT. 

“Epoka” e errët e Vlora Çitakut…!

3
Afrim Caka, Gjakovë
____
Mos të shkoftë kurrë mbarë o shpirti i trazuar i PDK-së.
Siç ka ndodhur aq shpesh në historinë e kësaj partie, PDK-ja është strumbullar kryesor kësaj politike të frikëshme. Njerëzit e shtetit nuk duhet të bjerë viktim të këtyre shtypësve të kombit tonë, të dhënë pas lakmisë për pushtet dhe para, e gjithë kombi do të binte pre e kësaj të keqeje të vazhdueshme.
Kjo është një mësim i çmuar për të ardhmën tonë…
E cila punon për të lartësuar Zajednicën dhe bandën e partisë së saj! Vlora iu imponua lëvizjes antishqiptare të PDK-së, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës drejtë ambasadores ne SHBA dhe mes liderve politik të zhurmshëm e të korruptuar të kohës në Dardani, u ngjalli atyre besim se PDK-ja duhet të kap pushtetin edhe për shumë vite, iu impunua, doli shpeshherë në foltore dhe, më pas mori rolin e shpifjeve, gënjeshtrave, mashtrimeve dhe trillimeve politike.
Është e detyrueshme që të ndryshohej kjo gjendje e rëndë e saj që kjo themeli dobët i saj i brendshëm në Pdky, që e mbante të pasigurtë lëvizjen duke e bërë gati të pamundur misionin kombëtar dhe si e tillë është një këecënim për të ardhmën tonë!
Nga cila province lopesh e dhishë vinte kjo lidere beqare e politike??? Cili ishte profili i saj që do ta drejtonte politiken e saj të flliqur e antishqiptare. A kishte qenë shefi i saj i pari i Partisë apo e kishte kapur Partinë që e mori edhe pushtetin në dorë?
Ҫ’përfaqësonte ish ambasadorja gjatë viteve që kishte drejtuar Luftën e quajtur – për ta eleminuar Mitrovicën nga harta e Dardanisë në Parisë dhe kundërshtarët e këtij pazari antikombëtar. Madje, ndryshe nga shumë pazarxhinjë tjerë trojesh, ajo vetëm e shoqëroj trukimet e trojeve me eliminimin e kundërshtarëve të asasacionit që i kishte afër, ishte bërë tutele e Serbisë, jo lartë u ngjitë në maje të partisë së saj, iu duk vetja si vajza beqare më e forta e vendit. Ndonjëherë të krijohet përshtypja se këto fplëse ndjeheshin mirënjohës që i binin aq gjatë fjalimit të tyre antishqiptar me tone “martirizimi”. Kjo toreadore e korruptuar dilte nga arena mes shpifjesh e gënjeshtrash të kënaqura që nuk po e hidhte dikush nga shkallët e t’ia thynte gjuhen siç mund të ndodhte.
Është një deputete dhe një ish ambasadore e vyshkur para kohe. Nuk ishte zbardhur ende takimi në mesë Albinit dhe kryekriminelit Vuçiq. Për Ҫitakun dhe pakicën e popullit të Drenicës, të cilët ishin mësuar nga ish Kryeministri e ish Presidenti Hashim Broja me një emër të “madh” analfabeti kronik, prej një partie me ndikim e me karrier të dyshimtë shumëvjeçare, emri i tij nuk kishte asnjë pesh intelektuale e kombetare. Pa diplomë universitare, ish komandant “ik byth se të lashë” dhe me ore i Liceut të Prontos, thjesht pinjoll i një familje partie korruptive, ngjarje më e madhe e së cilës kishte qenë krushqia me Rakiqa, Radojçiqa, Veselonoviqa, Rama e Vuçiqa dhe takimi me Putinin etj.
Deputete dhe analiste e re banale, një vajze e vjeter deg beqare, që pa hezituar do të dilte në media në ballkon për të mbajtur një fjalim euforik antikombëtar:
“Zajednica duhet të formohet sipas marraveshjes së vitit 2015. Të firmosura nga dy kryetradhetarët e kombit prontisti Hashim Thaçi e 3% Isa Mustafa!”
Një mendje e tillë antikombëtare që është gatur deri më sotNjerëzit brenda çerdhes së PDK-së duartrokitën gjatë. E pa besueshme të dëgjosh të dalin nga goja e një deputeteje të PDYKYS… e një kufoma partiake… fraza e fjali të tilla provokative, fyese, kërcënuese e poshtëruese si ato të Vlora Çitakut sot percjellë një mesazhë permes një studioje e ekrani në TV-ë…
Ҫdo rritje e mëtejshme të fuqisë apo klaneve brenda partisë së PDK-së në Dardani do të pengonte zhvillimin e së ardhmes së Dardanisë dhe Dardania nuk e gënjen më veten duke menduar se të afria e votuesve misdis partive tjera do t’i eleminonte deri diku rivalitetet në parlamentë. Mënyra e Vlorave dhe e Ҫitakëve e arsyetimit në kë mënyrë bëhet mjaft e qartë. Bolshevizmi i Pdk-së, që do të thotë shfarosje e intelektualve kombëtar e patriot shqiptarë, duke bërë të mundur që ta detyroj pushtetin e Kurtit dhe të Vjosës të mbajë zgjedhën e Escobarit, Lajçakut, Grenellit dhe Borrelit…

Kryeministri Kurti takoi deputetin Shaip Kamberi

0

Prishtinë, 16 shtator 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në takimin që pati me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi bisedoi lidhur me rrjedhat aktuale politike.

Kryeministri foli për takimin e kësaj jave të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, deputeti Kamberi e njoftoi kryeministrin me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevë. Ai theksoi se bashkë me deputetët boshnjak të SDA ka inicuar pesë projektligjeve ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave; për selitë dhe territorin e gjykatave; për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare; për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qëndrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën.

Z. Kamberi theksoi se fatkeqësisht këto iniciativa po pengohen nga kreu i parlamentit të Serbisë duke mos u futur në rend të ditës as edhe për t’u diskutuar.

Kryeministri e përgëzoi deputetin Kamberi për angazhimin dhe vendosmërinë dhe i ofroi mbështetjen e plotë për afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Çfarë po bënë Turqia për ne dhe çka po bëjmë ne për Turqinë?

0
“Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë… Ja si po kthehet “vëllau turk” me xhami në vilajetet e dikurshme osmane, duke e shkatërruar ardhmërinë shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës. 
Autor : Lirim Gashi
_____
Nuk kam asgjë kundër turqve, fesë së tyre, vullnetit të tyre politik, mënyrës së tyre të jetesës, kulturës së tyre dhe fshatrave e qyteteve të tyre të bukura.
Madje nuk kam asgjë kundër shtetit turk dhe rendit të tij politik, shoqëror dhe shtetëror, sepse çdo komb ka të drejtë të ndërtojë në mënyrë të pavarur mënyrën më të mirë dhe më të përshtatshme të jetesës.
Dhe këtu turqit janë të paarritshëm prej nesh në çdo aspekt, ndaj respekt dhe lavdi atyre për këtë.
Por në fund të fundit kjo është çështje e tyre.
Për mua është e rëndësishme që shqiptarët që jetojnë atje të kenë një jetë dinjitoze.
Por nëse dikush duhet të jetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë pala tjetër, atëherë duhet të jenë turqit shumë më tepër se ne shqiptarët.
Dhe shteti turk tregoi respekt për ne shqiptarët në shikim të parë kur e njohu Kosovën.
Por fatkeqësisht na nxori atë shërbim më vonë për hunde.
Sepse gjithçka që pasoi ishte një përpjekje e vazhdueshme e Erdoganit për ta kthyer Kosovën në një vilajet feudal turk.
Pra, gjithçka që pasoi ishte një përpjekje e tij e vazhdueshme për të fshirë kujtesën kolektive historike të shqiptarëve se kush ishte paraardhësi i shtetit laik turk, kush e krijoi atë shtet dhe rendin e tij shoqëror e shtetëror, kush e krijoi madje kombin turk dhe kush i transformoi hieroglifet dhe shkrimet osmano-arabe, që as djalli nuk mundi t’i deshifronte, në shkronja dhe shkrim latin ?!
Shteti dhe kombi turk u krijua nga Ataturku shqiptar dhe jo vetëm alfabeti i sotëm turk, por edhe gjuha moderne turke u krijua nga shqiptari tjetër, Sami Frashëri.
A ka shërbim më të madh se ky ndaj një ish-pushtuesi gjakatar që na ndaloi dhe shkeli mbi pesëqind vjet rresht mes tjerash shkronjat, gjuhën, alfabetin, kulturën identitetin dhe dinjitetin ?
Çfarë bëri Turqia për ne shqiptarët dhe Kosovën tonë dhe çfarë bëri për serbët dhe Serbinë e tyre?
Tek ne ndërtoi infrastrukturë dyfish më të shtrenjtë, sepse zvarranikët tanë analfabetë, lakmitarë, hajdutë e tradhtarë në krye të shtetit, që zëvendësuan uniformat ushtarake me garderoba politike, ishin gati të gjunjëzohëshin si skllevërit e jargavitur para Erdoganit dhe të zvarriteshin si kërmijtë drejt bythës së tij për ta puthur dhe lëpirë për para.
Prandaj e lejuan atë ta kthente Kosovën jo vetëm në një koloni klasike turke, por në një vilajet fetarisht më primitiv, radikal e fashist se çdo vilajet tjetër në Turqi.
A mund ta imagjinoni se çfarë favoresh i bënë zvarranikët tanë analfabetë, lakmitarë, tradhtarë dhe hajdutë Erdoganit, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Vuçiqit, Putinit dhe Dodikut, i cili ndërtoi mbi 1000 xhami në Kosovë dhe vuri në pikëpyetje besueshmërinë e saj tek aleatët kryesorë perëndimorë dhe transatlantikë që e bënë shtet, sepse ata sot nuk janë më të sigurt se çfarë duan në të vërtetë shqiptarët.
A duan të anëtarësohen në Ligën Arabe apo në Bashkimin Evropian?
Erdogani është shumë i zgjuar, fleksibël, i ëmbël dhe dinak.
Ai ulët në aeroplan për t’i çuar miliarda euro investime serbëve në Beograd dhe kur kalon mbi Prishtinë, ai ua hedh shqiptarëve nga ajri tre karamela, katër çokollata dhe pesë pelena, ndërsa ata shkrihen si akullorja në gusht nga lumturia dhe e quajnë atë baba të kombit.
Çfarë bëjnë serbët?
Ata i pranojnë ndihmat e tij me gjakftohtësi, me rezerva, me dinjitet, me krenari dhe pa zhurmë e mirënjohje të tepruar.
Në të njëjtën kohë ata nuk i japin atij as në ëndërr shansa imagjinare, për të ëndërruar për ndryshimin e identitetit të tyre etnik dhe fetar, e lëre më për të vepruar konkretisht kundër tyre.
Ne shqiptarët jo vetëm që e lejojmë të bëjë çfarë të dojë me ne, por për dashurinë që kemi për të jemi gati të ndryshojmë historinë, fenë, identitetin, madje edhe ADN-në tonë.
Veç kësaj, ne jemi gati që për hir të tij ta shpallim babanë e kombit Gjergj Kastriotin, tradhtar të kombit, ndërkaq pushtuesin e poshtër dhe gjakatar, Sulltan Muratin, çlirimtar dhe hero të kombit.
A ka tradhtarë më të mëdhenj të kombit dhe shtetit të tyre se ne në botë?
As zvarranikët nuk kanë kaq pak krenari, dinjitet dhe respekt për vetveten.
Ne shesim gjithçka për para, ndaj nuk duhet të çuditemi aspak pse jemi në këtë situatë dhe nuk kemi të drejtë ta fajësojmë askënd përveç vetvetes.
Sepse ne jemi armiqtë më të rrezikshëm të njëri tjetrit dhe të kombit e shtetit tonë.

Lobistët publikë të Serbisë

0

Titulli i shkrimit te IPG Journal:

Ndërtimi i një ure në kampin e djathtë –

Serbia dëshiron të lustrojë imazhin e saj në Perëndim me një ofensivë sharmi – dhe po mbështetet në të djathtën populiste në SHBA dhe Europë. Shkruan: Lily Lynch, Beograd

(Lily Lynch është shkrimatre bashkëthemeluese dhe kryeredaktore e revistës Balkanist). 

“Që nga marshimi rus në Ukrainë, Ambasada e SHBA-së në Beograd konkurron me Rusinë për simpatitë e Serbisë.

…

Sipas anketës, gati 60 për qind e popullsisë serbe refuzon bashkëpunimin me SHBA-të.

…

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me Serbinë, Beogradi po shpenzon para për të pastruar imazhin e tij në anën tjetër të Atlantikut.

Javët e fundit, qeveria serbe ka rekrutuar një numër lobistësh të mirë-vendosur për të përfaqësuar interesat e saj në Shtetet e Bashkuara. Emrat dhe prejardhja e lobistëve të punësuar tregojnë se Serbia po ndjek një qasje të shumëanshme: Vendi dëshiron të ndryshojë perceptimin e publikut, të kryejë punë të synuar në media dhe të ndikojë tek vendimmarrësit.

Kohët e fundit, megjithatë, ka filluar një ofensivë sharmi. Ambasada e SHBA-së në Serbi po përpiqet të forcojë marrëdhëniet me Vuçiqin, edhe pse ai sundon si autokrat  me dekada dhe ka një të kaluar të errët politike. Vuçiq ishte Ministër i Informacionit i Serbisë nën presidentin e atëhershëm jugosllav Slobodan Millosheviç në fund të viteve 1990.

Amerikanët kanë përshtypjen se Vuçiq është i gatshëm të bëjë pothuajse gjithçka për të ruajtur pushtetin e tij dhe është gjithashtu i hapur ndaj masave jopopullore të sugjeruara nga Perëndimi – madje edhe për çështjen e Kosovës.

Ata gjithashtu e shohin atë si mjaft autokratik për të frenuar forcat rebele brenda së djathtës ekstreme serbe dhe mjaftë të fuqishëm për të ndalur liderin haptazi pro-rus të Republikës Srpska, Milorad Dodik, të cilit  në mënyrë periodike i bie ndërmend  fantazma e shkëputjes nga Bosnja -Hercegovina.”

Në fund të korrikut, qeveria serbe angazhoi kompaninë New York  PR KARV Communications. Muajin e kaluar, një numër i “agjentëve të huaj të regjistruar” që punonin për Serbinë iu shtuan bazës së të dhënave të kërkuara nga Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të SHBA-së.

Ky ligj parashikon që personat që përfaqësojnë interesa të huaja duhet ta shpallin publikisht këtë. Individët e sapo regjistruar, të cilët të gjithë punojnë me KARV Communications, pritet të “ndihmojnë në mbështetjen dhe komunikimin e iniciativave të ndryshme të politikave të Qeverisë së Republikës së Serbisë përmes komunikimit me median dhe kontaktimit me grupet përkatëse në Shtetet e Bashkuara”.

Një nga prurjet e reja është Alana Abramson, e diplomuar në Columbia Journalism School dhe së fundmi producente për CNN.

Ajo raportonte dikur nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi për Time. Mund të supozojmë se tani e tutje ajo do t’i përdorë kontaktet e saj të shumta në media dhe politikë për të përfaqësuar interesat e qeverisë serbe.

Gjithashtu u rekrutua Adrian Karatnycky,  një anëtar i lartë jorezident në Qendrën Eurasia të Këshillit Atlantik, i cili shkruan rregullisht për revistat Foreign Policy dhe Foreign Affairs dhe më parë drejtoi organizatën joqeveritare Freedom House.

Karatnycky ka punuar prej kohësh si lobist për qeveritë me integritet të dyshimtë dhe është përkatësisht i diskutueshëm – disa vite më parë firma e tij këshilluese Myrmidon Group punoi për Dodik në Republika Srpska.

Disa nga lobistët e sapo regjistruar të Serbisë mund të jenë pak më të njohur për publikun në Ballkan. Gordon Bardos dikur ishte zëvendësdrejtor i Institutit Harriman në Universitetin e Kolumbisë. Ai pohon se vendet ballkanike me shumicë myslimane janë çerdhe të dhunës islamike. 

Në vitin 2021, në një artikull opinioni për revistën National Interest, Bardos akuzoi qeverinë amerikane për “mbështetje të vazhdueshme të aktorëve më të këqij në Ballkan” – nga të cilët Vuçiç nuk është qartë një prej tyre në sytë e Bardos.

Serbia ka punësuar prej kohësh lobistë dhe konsulentë të huaj të profilit të lartë: firmën britanike PR Bell-Pottinger, ish-ministrin e jashtëm italian Franco Frattini, ish-kancelarin austriak Alfred Gusenbauer, ish-kryeministrin e Britanisë Tony Blair dhe Cherie Blair, ish-ambasadorin e SHBA-së në Serbi dhe Mali i Zi Bill Montgomery dhe ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani.

Këto  personalitete i japin Vuçiqit dhe Partisë së tij Progresive Serbe besueshmërinë që ata dëshirojnë në skenën botërore dhe një narrativë që i rehabiliton ata – pa pasur nevojë për asnjë dëmshpërblim.

Një video e shkurtër e një filmi të quajtur Heroes of Halyard u publikua së fundmi. Filmi tashmë kontrovers është financuar direkt dhe indirekt nga qeveria serbe dhe është filmi ideal propagandistik, sidomos në kohën kur Serbia dhe SHBA po ngrohen sërish me njëra-tjetrën. Halyard tregon historinë e një operacioni shpëtimi të Luftës së Dytë Botërore, në të cilin çetnikët serbë ndihmuan në evakuimin e avionëve amerikanë të rrëzuar nga territoret e pushtuara nga gjermanët. Historia përmbush funksione të rëndësishme: nxjerr në pah një moment pozitiv në historinë e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së dhe sugjeron një qëndrim vlerësues ndaj SHBA-së; ai zbut rolin e çetnikëve, të cilët bashkëpunuan me nazistët, por portretizohen si heronj, dhe injoron partizanët që ishin heronjtë e vërtetë dhe në fund i mundën nazistët. Me antikomunizmin e tij, filmi duket i përshtatur për një audiencë nacionaliste (por miqësore me Perëndimin) në Serbi dhe për një audiencë konservatore në SHBA.”

Ky është një publikim i përbashkët i Social Europe dhe IPG Journal

IPG Journal, Friedrich-Ebert-Stiftung

Shkrimi i plotë gjermanisht  Brückenschlag ins rechte Lager

Nga anglishtja në gjermanisht Christine Hardung

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Në origjinal: Exchanging glances: Serbia seduces illiberal America 

PS.

Tani kuptohet pse Perëndimi ka ndryshuar qëndrimin! Pyetja që shtrohet në fund është kjo: Cilët politikanë, cilat personalitete shqiptare janë lobistë të Serbisë?

Përktheu nga gjermanishtja: Lis Bukuroca

Të huajt nuk vendosin kurrë në Serbi, tha dje Vuçiq në Ditën e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb

0
Nga Portali serb KosovOnline:
___
* “Vuçiq: Kur na thonë të heqim dorë nga Kosova e Metohija- nuk ka çmim të thillë të heqim dorë nga emri dhe mbiemri ynë
___
Serbia dhe Republika Sërpska festuan festën e përbashkët – 15 shtatorin – Ditën e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb me një manifestim qendror në sallën sportive “Çair” në Nish.
“Kur na thonë – hiqni dorë nga Kosova dhe Metohia, hiqni dorë nga të drejtat tuaja, dhe në thelb thonë se çdo ditë – si mund të heqim dorë nga emri dhe mbiemri, nga fëmijët tanë, nga e ardhmja, nga familja, nuk do të heqim dorë. Dhe nuk ka një çmim të tillë që ne nuk do ta paguajmë për të ruajtur lirinë, emrin dhe mbiemrin tonë, trengjyrëshin tonë”, ka theksuar Vuçiq.
“Në Kosovë dhe Metohi, njerëzve tanë që vuajnë terrorin e Albin Kurtit dhe ndihmësve të tij, në Mal të Zi ku nuk është shumë e lehtë. Në Republikën Sërpska ku është e lehtë dhe bartet me krenari, faleminderit atyre që krijuan dhe mbrojtën RS”, tha Vuçiq.
“Më erdhi turp kur pashë që dje disa njerëz ishin në anën e Albin Kurtit dhe jo nga vendi i tyre, por e dija që 99 për qind e njerëzve ishin në anën e vendit të tyre, se e dinë se sa vështirë jetojmë, por që ne luftojmë për të ruajtur paqen, por se nuk do të lejojmë që serbët të dëbohen nga shtëpitë e tyre”, tha presidenti i Serbisë.
Ai theksoi se serbët, pavarësisht se ku jetojnë, kanë një flamur të vetëm kombëtar.
“Ne mund të jetojmë në shumë vende, por kemi një flamur të vetëm kombëtar, kemi emrin dhe mbiemrin tonë, gjininë tonë, për të cilën nuk na vjen turp”, tha Vuçiq dhe shtoi se është krenar për festën e sotme.
Ai ka thënë se serbët në Mal të Zi nuk po shkojnë mirë sepse nuk janë mjaft bindëse duke u betuar se do të luftojnë kundër Beogradit.
“E vetmja gjë e rëndësishme është që ai serb të mos jetë serb, të heqë dorë nga Beogradi dhe serbizmi i tij dhe të thotë se serb i vërtetë është ai që e urren politikën e bashkimit serb”, tha Vuçiq.
Siç tha ai, drejtësi për serbët nuk do të ketë kurrë.
“Si është e mundur që 23-24 për qind e shqiptarëve i kanë të gjitha të drejtat në Maqedoninë e Veriut, por ju serbët nuk duhet të kërkoni të drejta të ngjashme në Mal të Zi, edhe pse jeni më shumë sesa shqiptarë në Maqedoninë e Veriut…
Ai tha gjithashtu se akuzat se serbët po krijojnë një “Serbi të madhe” janë të rreme.
“U bënë mijëra tekste dhe raporte se si serbët do të sulmojnë rajonin, si po krijojmë një botë serbe, si do të luftojmë me të gjithë, me Kosovën dhe Metohinë… Ne nuk kemi shkuar në luftë. Por për ne është – kurrë nuk vjen keq. Nuk ka asnjë shqiptar të plagosur në Kosovë dhe Metohi, por janë plagosur shtatë serbë, mes tyre edhe dy fëmijë. Kush është fajtor? Ose të dyja palët, ose serbët. A mendoni se kjo do të ndryshojë? Nuk do”, tha presidenti i Serbisë.
“Për hir të lirisë, edhe nëse jemi ishulli i vetëm i lirisë në Evropë, do të marrim vendime vetë, do të mbrojmë tokën, do të mbrojmë qiellin, do të mbrojmë njerëzit. Ne do të jemi krenarë për këtë. Të huajt nuk do të vendosin kurrë në Serbi , ajo kohë ka kaluar”, ka bërë të ditur Vuçiq.
Ai përkujtoi se ruajtja e flamurit në çdo luftë është nderi dhe krenaria më e madhe.
“Kurrë nuk mund të na e vjedhin flamurin, është krenaria jonë, qëndrojmë pas, gëzohemi me të, më vjen mirë që sot të gjithë së bashku këndojmë, që e njohim Lazaricën, që festojmë heronjtë nga Koshari. Faleminderit të gjithëve që e doni Serbinë, trengjyrëshin, që nuk do të lejojmë askënd të thyejë shpirtin dhe unitetin serb. Ne u dhamë shumë të tjerëve dhe vuajtëm për të. Është koha që ne të lidhemi. Nuk janë kufijtë që mund të na heqin gjuhën, alfabetin, përkatësinë e së njëjtës familje”, ka përfunduar Vuçiq.
Dodik: Duan të mohojnë identitetin kombëtar të serbëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, t’ia marrin Serbisë Kosovën sepse e konsiderojnë të drejtën e tyre
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha se serbët duhet të jenë të bashkuar, edhe pse shumë janë të lumtur kur nuk është kështu, sepse nuk ka asnjë komb të madh, suksesi i të cilit nuk bazohet në unitet.
“Prandaj serbët duhet të jenë të bashkuar, të grumbulluar rreth qeverisë, institucioneve të tyre, rreth Vuçiqit. Unë dëshmoj se Vuçiq bëri gjithçka për ta pozicionuar Serbinë ndryshe, për ta vendosur atë në vendin e duhur. Sa i përket karakterit, në të njëjtat situata do të vepro pak ndryshe, ai do të ketë durim, unë jo, por kur ta mbledhësh, mendoj se këtu po bëjmë punën më të mirë”, tha Dodik.
Ai theksoi se historia është një proces i gjatë, por i duket se kemi arritur të zotërojmë të tashmen tonë dhe se jemi të vetëdijshëm për të kaluarën.
“Vetëm kështu mund ta kemi të ardhmen në mënyrën e duhur, deri para 10 apo 15 vitesh nuk ishte kështu, kush vinte këtu dhe kërkonte diçka, ua merrte serbëve. Serbët qëndruan sa herë kur erdhën turqit, gjermanët dhe austro-hungarezët dhe erdhën përsëri gjermanët dhe kur erdhi NATO, përsëri serbët u ngritën për të mbrojtur lirinë e popullit dhe njerëzimin dhe përsëri ne nuk ishim djem të mirë.” tha Dodik.
Ai theksoi se serbët duan të jetojnë me të tjerët në paqe, se kushdo që është i ndryshëm është i mirëpritur dhe se asgjë tjetër përveç paqes nuk mund të pranohet.
Ai thotë se 120 e 140 vjet po e përsërisin të njëjtën gjë në këto hapësira dhe gjithmonë duan ta thyejnë bashkimin kombëtar serb, ta nënshtrojnë atë dhe që serbët të njohin dhe të japin gjithçka që kanë, që dikush t’i pëlqejë.
Siç thotë ai, çfarëdo zjarri që është ndezur këtu, atë e kanë ndezur gjermanët dhe të tjerët që në këtë rajon nuk lejojnë që serbët të arrijnë atë që festohet sot – bashkimin serb, lirinë dhe flamurin kombëtar.
“Ne nuk duam t’ia heqim lirinë askujt, serbët besuan me naivitet se kur ne të çlironim Ballkanin, domethënë territoret jugosllave dhe t’u jepnim lirinë popujve të tjerë, ata do të na ishin mirënjohës. Në fund të atij shekulli na u desh të luftonim sërish për liri dhe ende nuk kemi përfunduar gjithçka. Ajo liri që e dhamë me kaq bujari na u kthye në fund të shekullit të kaluar si mënyra e tyre për të thënë se ne jemi ata që shtypim këtu, se jemi popull i keq”, tha Dodik.
Patriarku Porfirije: Uniteti i serbëve nuk kufizohet vetëm në kufijtë gjeografikë
Patriarku i KOS-it Porfirije theksoi se uniteti i serbëve nuk kufizohet vetëm në kufijtë gjeografikë.
“Dhe kur nuk kishte shtet serb, ekzistonte uniteti i popullit tone, por fale Zotit sot ka Serbi dhe Republika Sërpska”, tha patriarku dhe shtoi se edhe sot jemi të shpërndarë nëpër botë dhe se Kisha është ruajtësja e atij uniteti.
Ai ka uruar popullin serb kudo që ishte.
“Sepse sipas fjalës së poetit “kudo që ka shpirt serb, aty është atdheu im, shtëpia ime dhe vatra ime amtare. Prandaj urojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë ditën e bashkimit, lirisë dhe flamurit kombëtar serb. Ne e ngremë trengjyrën tonë për shpëtimin e kombit tonë, por edhe të të gjithë kombeve”, tha Patriarku Porfirije.
Në manifestimin qendror morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, ministrat në Qeverinë e Serbisë, anëtarja serbe e Presidencës së BeH-së, Zhelka Cvijanoviq, kryeministri i RS-së Radovan Vishkoviq, qytetarë të shumtë.
Ceremonia filloi me intonimin e himneve të Republikës Sërpska dhe Serbisë, ndërsa në sallën e Çairit valëviteshin tringjyrëshat serbë. Takimi u mbyll me këngën “Kjo është Serbia”.
Dita e sotme, 15 shtatori, shënohet si Dita e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb në përkujtim të asaj date të vitit 1918, kur u thye Fronti i Selanikut.
Festa u krijua në vitin 2020, në bazë të vendimit të qeverive të Serbisë dhe Republikës Sërpska për festimin e përbashkët të kësaj date.
Ajo u festua për herë të parë në vitin 2021 në Beograd në sheshin Sava, pranë monumentit të Stefan Nemanjës, ndërsa kjo ditë u festua vitin e kaluar në Bijelina.”

Burgosja e Hysen Gegës

0
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
[Herë pas here më duhet të bëj sqarimin: rrëfimi i përjetimeve, mendimeve dhe dyshimeve të para më shumë se 40 viteve, janë të atëhershme, nuk janë të tanishme. Përjashtim bëjnë protagonistët dhe ndodhitë, për të cilët në ndërkohë ka dal në dritë ndonjë fakt që nuk e dinim atëherë.]
Duhet të ketë qenë muaji tetor 1979 kur më erdhi për vizitë Zymer T. Krasniqi, nga Poqesta e Pejës, bashkëshorti i Galës, vajzë e Axhës tim, Cenës. Me Zymerin kishte shoqëri të mirë Nezir Gashi, ish i burgosuri politik i vitit 1964, në “grup” me Ramadan Shalën. Me Nezirin, pos që kishim farefisni, ai ndihej si familjar në Familjen tonë (rreth 60-anëtarshe). Neziri e kishte dërguar Zymerin të më thoshte: “Ke kujdes, se këto ditë planifikon me të vizitua Sadik Blakaj. Mos e tako. Kemi dyshim se është bërë vegël e UDB-së dhe mund t’ju shkakton dëme.”
Sadik Blakën, nga Fshata Llugaj e Istogut, e njihja qysh kur isha në shkollë të mesme në Pejë. Vëllau i tij më i moshuar, Ramadani, bashkë me një grup shokësh të klasës së 5-të të Normalës në Pejë (shkollë që kualifikonte mësues), ndër të cilët edhe Vëllai im, Zeneli, paten organizuar demonstratë në nëntor 1968. Ramadan Blaka dhe Xhemajl Gashi nga Tresniku kishin shoqëri të ngushtë me Imerin, dajlin e Axhës Cenë, i cili ishte me profesion historian dhe që bërë drejtor i shkollës 8-vjeçare “Rilindja” në Trestenik.
Porosinë e Neziri e mora për shumë serioze sepse e çmoja ekstra si veprimtar të devotshëm veteran, për intuitë e përvojë të madhe për veprimtaritë e shërbimeve jugosllave.
Vërtet Sadiku pat ardh në vizitë, por unë nuk e prita. Ka ndejt rreth dy orë në kuzhinë kolektive që e kishim studentët e katit në konvikt (në qytetin Bochum).
Sadiku krijojë kontakt me Hysen Gegën përmes një të njohuri të tij në Nagold. Më duket e kishte emrin Demë, nga Novosella e Pejës (fatkeqësisht ia paskam harrua mbiemrin). Dema ishte Njeri i mirë, patriot, bashkëveprimtare, shok edhe me Faridin Tafallarin, sepse jetonin në të njëjtën qytezë, por edhe me Hysen Gegën. Hysenin e pata informuar të kishte kujdes, duke i treguar se e kishim porosi nga Nezir Gashi. Hyseni kishte njohje me Nezirin, prandaj e mori për serioze porosinë e tij.
Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi edhe në muajin dhjetor 1980. Tashmë Hyseni ishte shkallmuar nga përplasjet që kishte pas, si sprova me urdhrin e kryetarit Grupit Komunist, RS, për ta vra Jusuf Gërvallën, apo të bëhej shokë ideali me Jusufin, të cilin RS e akuzonte për kuadër UDB-je. Fatmirësisht u pozicionuar PRO Jusufit, ia fali jetën, sepse Hysenit, po t’ia mbushjen mendjen RS se Jusufi ishte i UDB-së, sigurisht që do ta vriste. Hyseni e kishte idol Avni Rrustemi dhe ndihej krenar që e thërrisnim Vasil Shanto, sepse thoshim se i ngjason. E dermojë edhe ballafaqimi i majit 1980, si dhe angazhimet për zhbërjen e Grupit Komunist, gjatë nëntori 1980.
Sadik Blakaj, para se të rishkonte te shokët e Hysenit, nga mesi i dhjetorit 1980, e ka improvizuar një telefonatë Hysenit, duke u prezantuar sikur po i telefononte Nezir Gashi. Sadiku ishte super usta i aktrimeve, simulimeve, improvizimeve, falsifikimeve. Në telefonatë i flet shkurt Hysenit, pa u prezantuar kush po telefonin: “Kemi gabuar që ju kemi thënë se ai shoku që do vi, është i UDB-së. Tani e kemi verifikuar se është patriot dhe duhet ta afroni.” (përifrazim sipas rrëfimit të Hysnit). Sadiku e ndërpren telefonatën. Hyseni tashmë ishte bind se vërtetë i kishte telefonuat Neziri. Tre-katër ditë më vonë Hyseni më telefonon t’i shkoja për vizitë, gjithsesi. Ate tashmë Sadiku e kishte bindur të shkonin bashkë për ta vra Rade Zvicërin, sepse ishte afirmuar si prishës i gërmadhave të qytetit antik ilir, të cilët ishin zbuluar në Pejë kur po ngritnin një fabrikë të re. Rade Zvicër ishte kryetar komune në Pejë.
Deri sa arrita në Esslingen nuk e dija për çfarë urgjence me kishte thirr Hyseni. Sadiku, tashmë me shoqe të tij (për të cilën thuhej se e kishte pas nxenëse në shkollën 8-vjeçare në Malishevë dhe se për shkak të dashuriçkave me te duhet ta kishin burgosur?), ishte sistemuar në banesën e tetovarit Nami Ramadani (e cila ishte banesë e vockël për çiftin Ramadani dhe tre fëmijët e tyre). Aty e takova Sadikun. Ai tashmë ndihej i fituar dhe sillëj ndaj meje me arrogancë, si fitimtar, sepse ishte i bindur që nuk do ia ndryshoja vendimin Hysenit.
Hyseni dhe Sadiku u nisen me kombin (furgonin) e Babait të Namiut. Më duke e ka pas emrin Ramadan. Ai i ka vozitë deri në Kosovë. U ngarkuan edhe me material propagandistik.
Argumenti i fundit që përdorte Hyseni, për të mos e ndryshuar vendimin për të shkuar ishte: “Po e provoj Sadikun. Nëse më ka mashtruar po sakrifikohem që ta vërtetojmë nëse ai është apo nuk është i UDB-së. Nëse me qet në kurth, do të keni Ju argument, të ruheni pastaj nga ai.”
Mua më mbet vetëm edhe një mundësi: ta dërgoj Kunatën time, Sabrinë, që sapo të shkon në Kosovë, ta takon Nezir Gashin dhe ta pyet nëse ai i kishte telefonuar ditë më parë Hysen Gërvallës. Nëse nuk i kishte telefonua, të angazhohej për ta shpëtuar Hysnin nga kurthe që po i ngriste Sadiku.
Fatkeqësisht Hysnin e burgosin gjatë natës festive të Vitit të Ri 1981, në gjirin familjar në Sallagrazhdë.
Sabrija atëherë, Neziri më vonë, më informuan se se Neziri nuk i kishte telefonuar Hysenit. Neziri e kishte takuar Hysenin dhe ia kishte thënë të ndahej nga Sadiku. Hyseni këtë e ka pranuar kur jemi takuar, pas çlirimt të Kosovës.
Vdes ish i burgosuri politik dhe veterani i UÇK-së, Hysen Gega - Bota Sot
Hysen Gega, edhe në intervistë dhënë gazetës “Kosova sot”, në vitin 2012, ripublikuar nga portali “Pashtriku” më 21 mars 1921, ka thënë: “Ibrahim Kelmendi ka qenë këmbëngulës që unë të mos e bëja këtë rrugë. Ai kishte dyshime serioze në bashkudhëtarin tim, zotëri Sadik Blakën. Dyshimet e tij më vonë i vërtetoi koha.”
Banda e legenëve të UDB-së, të specializuar për luftë speciale, por edhe viktimat, si Faridin Tafallari dhe soji i tij, e kanë mbush dynjan me shpifje, se unë e kam dërguar Hysenin në Kosovë. Edhe Jusufi më fajësonte mua, pse nuk e kisha bind Hysenin të mos shkonte, ose pse nuk e kam informuar ate, meqë ai do ta bindte Hysenin të mos shkonin. Pas vuajtjes së dënimit Hyseni tha të vërtetën, por asnjëri nga shpifësit nuk kërkoj falje për zullumin që ma kishin bërë gjatë 12 viteve të qëndrimit të Hysenit në burgj, sa kohë Hyseni vuajti dënimin. Vërtetë më kanë lënduar shumë ato shpifje.
Për keqardhje, sa të mjerë kemi qenë – prandaj kanë luajt koçe UDBashët me ne. Por, le të plasin, neve dolëm të fituar, meqë edhe për inat të tyre ndodhi çlirimi i Kosovës!
(Ibrahim Kelmendi)
[Tekstit i mungon korrektura drejtshkrimor.]
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "1 Banesa dhe adresa e Familjes Ramadani prej tẻ cilës Hysen Gega mẽ 19 dhjetor 1980 nistet për në Kosovë. (Fotografuar nga Faridin Tafallari.) Aresa: Karlsbaderstr. 12 7300 Esslingen"