


















Gani I. Mehmeti
E, po, a e kupton Stano rolin e ndërmjetësuesit? Çka do të thotë kur dikush ndërmjetëson mes dy a më shumë vetash për ndonjë mosmarrëveshje?
Mosmarrëvbeshjet janë pse njëri nga ta kërkon prej tjetrit çka nuk i takon, diçka që nuk është e tija, siç po kërkon Serbia prej Kosovës territorin e veriut të saj. Prandaj, këtu duhet të ndërhyjë ndërmjetësuesi e t’i tregojë shkurt se çka është e tij e çka nuk është e tij. Kjo është një punë shumë e lehtë, por kërkohet të jenë të drejtë dhe të ndërhyjnë. Kosova nuk është duke kërkuar asgjë nga Serbia, ama hiç fare. Serbia që po kërkon edhe asociacion për serbët në Kosovë, në mënyrë që të jetë një lloj shteti brenda shtetit, përse nuk e bën edhe për shqiptarët brenda Serbisë? Përse edhe vetë ndërmjetësuesit nuk ia kërkojnë këtë Serbisë, ashtu siç po e kërkojnë nga Kosova?
“BE-ja është lehtësues, bazuar në dëshirat e shprehura nga të dyja palët dhe miratuar nga e gjithë BE-ja. Ne po lehtësojmë që palët të kapërcejnë dallimet e tyre. Por, ne nuk do të jemi të suksesshëm kurrë nëse palët refuzojnë që të shkojnë në rrugën e kompromisit”. – vazhdon Stano.
Këso fare si thotë këtu Stano, nuk lehtësohet dialogu. Këtu nuk është çështje dëshirash. Është çështje kërkesash të tepërta për një komunitet, siç janë serbët ardhacakë, në token shqiptare, dhe kërkojnë të drejta të tepërta, sa nuk i ka asnjë minoritet në botë. Prandaj, këtu lind mosmarrëveshja dhe mungon kompromisi, pse Serbia kërkon të marrë nga Kosova. Nuk po kërkon Kosova të marrë nga Serbia, Serbia po kërkon të marrë nga Kosova.

Ndërkaq, në pyetjen se pse vetëm Kosova është e ndëshkuar me masa, Stano përsëriti se nga këto mase imune s’është as Serbia nëse nuk kontribuon në shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
Ndërsa, Serbia, shkaktare e trazirave dhe e dhunës në veri të Kosovës, nuk u ndëshkua, nuk u morën masa ndaj saj. Masat ndaj Vuçiqit është dashur të merren që kur i tërhoqi policët dhe të gjithë zyrtarët e tjerë nga puna që ishin në veri të Kosovës. Është dashur të merren masa edhe kur nuk lejoi serbët të marrin pjesë në votime më 23 prill. Është dashur të merren masa ndaj Serbisë e Vuçiqit edhe me rastin e dhunës që shkaktuan serbët mbi trupat e KFOR-it në Zveçan. Nuk ndërmorën asnjë dhunë shqiptarët, por serbët mbi KFOR-in.
Me një fjalë, Kosova është në të drejtën e saj për mbrojtjen e territorit të vet, e jo Serbia që të pushtojë tokat e Kosovës.

Ti Stano, Lajçak e Borell, jeni duke e sanksionuar Kosovën pa të drejtë, ndërsa Serbinë që meriton, e tregoni si “konstruktive”, pse e keni tuajën e ia mbani krahun padrejtësisht. Asnjëherë nuk i thatë se Ksoova është shtet dhe e pavarur, të aprovuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Një ditë do të dale drejtësia në shesh, të cilën nuk jeni duke e pare, pse nuk doni ta shihni.
Dhe, sikur Kosova e Serbia do të merreshin vesh, nuk do të kishit nevojë të ndërmjetësonit, pra do të ishit të panevojshëm.
Shtensionimin do të mund ta bëjë Vuçiqi, duke i detyruar serbët të marrin pjesë në zgjedhjet kur do që të organizohen, jo duke i penguar ata. Kjo edhe ashtu është një ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës, për çka ju është dashur ta dënoni e të merrni masa ndaj Serbisë. Shtensionimi i veriut të Kosovës është në duart e Vuçiqit, i cili kërkon tensionim të gjendjes.




Januz Januzaj
Poezi nga burgu
FYTYRA
Hasan Mekulit
Sikur deri tash
Qëndro he burrë
Jeta gënjen pa masë
Jeta gjuan me rrasë
Ruaju prej vetvetes
Prej nacionalizmit
pa internacionalizëm
Prej internacionalizmit pa
nacionalizëm
Nëse ka
Ruaju atyre që të
betohen
Ruaju, sikur atyre që të
hanë
Mos i beso mëngjesit
Dita shpeshherë
mashtron
Pa hesap, pa nder
Si jeta.
*
Qëndro, he burrë
I fortë
Para fuqisë
I mençur
Para shpifjes.
*
Qëndro, para
njeringrënësit
Mbahu, ashtu
Para nishanit,
para kthetrave
Para dhëmbit
Qëndro, mos u përkul
Përball veriut
Dimër është.
*
Qëndro, po të mësyjnë
-Ty
Të sharë
Të shënuarin me emra
Që rrasen me mbeturina
Të mallkuarin pse lind
dielli
Pse vëllai e do vëllanë
Ty – Mekuloviqin!
Nacionalistin!
Irredentistin!
Burokratin!
Ty – vendorin!
Shkurtpamësin !
*
Cilët emra të mungojnë
Pa çfarë kryqëzimesh ke
mbetur
Cila lëkurë ka shpëtuar
Të gjitha këto prej
përgjimit
Je i vetes, i njerëzve
Ke një fytyrë një emër
Njëherë kemi lindur
Njëherë do të vdesim
Me dashuri në zemër.
Pozharevc, nëntor, 1985



Shënime për autorin
Januz Januzaj, i lindur në Lubozhdë, më 1 janar 1958, komuna e Istogut. Shkollën fillore të kryer në Vrellë, gjimnazin në Istog. Fakultetin e Drejtësisë të kryer në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 1981, i dënuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë me 10 vjet burg, si njëri prej organizatorëve të Demonstratave studentore të marsit të vitit 1981. Pjesëmarrës i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e atdheut. Kryetar i Komunës së Istogut prej qershorit 1999 deri në dhjetor të vitit 2000. Njëri ndër themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këshillëtar politik në Ministrinë e energjisë e minierave 2004 – 2008 Drejtor i Drejtoratit të shëndetësisë e mirëqenies sociale në Istog 2008 – 2010.
Prej vitit 2011, Inspektor i burgjeve në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ka të botuara katër vepra:
1. Libri i lirisë – bashkautor,
2. Në rrugën e lirisë – ditar lufte,
3. Shqipëria ime – unë dhe Ramiz Alia dhe
4. Ngritja e historisë i martuar dhe ka tre fëmijë.
Jeton në vendlindje.
Promovimi televiziv i romanit “Mendim Drini” në Klan Kosova. Një roman paralel,me në përsonazh të përbashkët në dy kohë: (politeizëm dhe moneteizëm), me dy karaktere të ndryshme, që për bazë kanë lirinë – si filozofi në politeizëm dhe, si dogmë, diktat dhe libër të mbyllur – në monoteizëm, ku religjioni dhe ideologjia, kërkojnë njeriun e robëruar, me kujtesë të fshirë…
Në pjesën e dytë flitet edhe për rolin dhe rëndësinë e Lidhjes së Dytë të Prizrenit me rastin e 80 vjetorit të themelimit, me ç’rast, nga historia institucipnale, edhe më tutje mbetët nën anatemën ideologjike!
