Kreu Blog Faqe 979

Riza Salihu, urdhëron vrasjen e Jusuf Gërvallës

11
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
_____
Në fillim të janarit 1980 Hysen Gega më bëri vizitë të pa paralajmërua në Bochum (rreth 450 km distancë nga Esslingen ku jetonte ai). Deri kur erdh në vizitë të unë ai i kishte bërë shumë vizita Jusufit. Në të shumtën e rasteve bashkë me Maksut Saramatin. Bile edhe festën e Vitit të Ri 1980 e kishin kaluar bashkë, në banesën e Bardhoshit në Ludwigsburg.
Në prag të Krishtlindjes së vitit 1979, me ftesë (telefonike) që më bëri Bardhosh Gërvalla shkova në vizitë njohëse, në Ludwigsburg (edhe pse ka pak rëndësi, gabimisht JG ka shkruar se për herë të parë me ka takuar në janar 1980). Ishin edhe Hysen Gega e Maksut Saramati të pranishëm.
Qysh në atë takim njohës u shfaq dyshimi, si e kishte marrë vesh Riza Salihu arratisjen e JG, para secilit, dhe përse menjëherë publikisht shpifte: “Jusuf Gërvallën e ka dërguar UDB-ja për ta përça Grupin Komunist…” Hyseni tha: “Riza me ka thënë që e kishte informuar Amnasty International (AI).” Me atë rast, pata sqaruar se AI nuk përfol këso informatash. Për këtë u bind menjëherë secili, sepse i telefonuam Zonjes Melani Anderson, kompetente në AI qëndrore në Londër për të burgosurit politikë në Jugosllavi. Unë kisha një marrëveshje me AI. E patëm bërë kur Zonja Anderson më kishte ftuar në vizitë në Londër, dy ditë mysafir në shpënzime të AI. Zonja Anderson më udhëzoj si duhet të bashkëpunonim. Në bisedë telefonike (në serbisht) Zonja Anderson tha se nuk kishte informim për arratisje të JG, por kishte informim për burgosje të Hysen Gërvallës. Gjithashtu tha se nuk kishte njohje e komunikim me Riza Salihun. Pra, u bindem se RS e kishte nga dikush tjetër informacionin për arratisje të JG, por jo nga AI. Të gjithë e dëgjuan, meqë hapëm parlofonin të dëgjohej çfarë thoshte ajo.
Shpejt rezultojë se Hyseni ishte ardhë në Bochum për ta diskutuar me mua urdhrin që ia kishte dhanë kryetari RS, “në emër” të Grupit Komunist: për ta vra Jusuf Gërvallën. Por nuk e tha menjëherë. Pas bisedave të gjata, mezi e binda HG të shkonim të JG, t’i tregonim dhe ta bisedonim me te, si duhet të veprojmë. Vetëkuptohet, Hysenit tashmë i vinte keq pse nuk ia kishte thënë Jusufit qysh në momentin kur Rizai ia kishte komunikur urdhrin.
Jusufi informimin e priti me qetësi e urtësi, pa alarmim. U morëm vesh se duhet të taktizojmë për një kohë, që të mund të zbulojmë, nga kush ishte urdhëruar Rizai, ishte në gjendje t’i ofronte Hysenit armë e financa, meqë arma e re i duhet për ta krye me sukses atentatin, ndërsa financat do t’i duheshin për Familje, nëse do të zbulohej e burgosej. Etj. Këtë lloj taktizimi e bënin mes tyre kryesisht Jusufi, Hyseni, Bardhoshi, meqë unë jetoja larg prej tyre dhe nuk kisha mundësi për të shkuar shpesh te ata.
Në maj 1980 koordinuam ballafaqim me Rizain, meqë ai kishte lënë takim me Hysenin në banesë të Hysenit, për finalizimin e atentatit. Shkuam në banesë të Hysenit Jusufi, Bardhoshi dhe unë. Aty i gjetem duke na prit dibrani Qemal Bajrami, zhuriani Maksut Saramati dhe dy shokë tjerë të Hysenit (emrat e të cilëve nuk po më kujtohen). Rizai nuk e dinte se në po e prisnim aty. Kur erdhi në orën që kishin dakorduar, sapo hapi derën e dhomës dhe i pa në dhomë edhe Jusufin me aq shumë veta, ulëriti: “Tradhti!” Bëri të ikte, por Bardhoshi dhe unë ishim pozicinuar në kuzhinën kolektive të konviktit, që të mos e lenim të arratisej, nëse do të provonte.
Riza Salihu: Nuk i vrava unë vëllezërit Gërvalla - Telegrafi - Telegrafi
Bëmë debat ballafaques rreth dy orë. Në ndërkohë, Jusufi ndjeu frikë se mund ta vrisnim Rizain, prandaj me zë të përvajshëm e sy të përlotuar na luti: “Ma falni mua kësaj radhe Rizain, sepse e ka shpërdoruar UDB-ja…”
Rizai premtoi se nuk do të sorollatej më për t’i dezinformuar bashkatdhetarët: “Kujdesni, UDB-ja ka dërguar UDBashin Jusuf Gërvalla…” Por, prapë ka vazhduar. Bile edhe sot po të pyetej, këmbëngul se Jusufi ishte njeri i UDB-së. Këtë mund ta dëgjoni edhe në intervistën e tij që e ka emetuar TV Klan Kosova, në vitin 2012 (dezinformon edhe për atë ballafaqim):
Fatmirësisht Hysen Gega nuk ishte nga ata që lehtësisht shpërdoreshin në organizime “ilegale”, nëse ato organizime ishin pjellë e veprimtarisë divesioniste të shërbimeve policeske të Jugosllavisë, siç duhet të jet shpërdor edhe Jusuf Gërvalla. Pra, ai, para se ta zbatonte naivisht urdhrin për vrasje, u përcaktua të krijonte bindje personale, nëse ishin të vërteta akuzat që ia kishte bërë Rizai Jusufit.
Fal besimit të ndërsjell që kishim krijuar, Hyseni u konsultua më mua dhe ai krim mbeti në tentativë.
(ibrahim Kelmendi)
[vijon / shkrimit i mungon korrektura drejtshkrimore]
***
Fotoja ilustruese është publikuar nga policia gjermane, kur e ka shpall në kërkim përmes mediave
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Cila do të jetë “sekuenca” e radhës e Albin Kurtit!?

0

Florim Zeqa

Disa herë dhe vëmendje të shtuar e kam dëgjuar konferencën për shtyp të kryeministrit Albin Kurti pas takimit me Vuqiqin në Bruksel. Fjalia që e përseriti disa herë para gazetarëve ishte kjo, po citoj: “Nuk mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuencë dhe kushtëzimit të vjetër”!

Triumfues pas një beteje pa epilog

Kryeministri ynë foli për një marrëveshje bazike me të cilën është pajtuar me Vuqiqin, por nuk e tregoj se cila është ajo! Ndërsa në anën tjetër thoshte se nuk ka pasur ndonjë rezultat në këtë takim!

Disa herë e permendi propozimin e tij me ‘sekuencë’, por nuk e zbërthejë asnjë fjali të asaj ‘sekuence’!

Albin Kurti pas takimit të fundit të 14 shtatorit me Vuqiqin në Bruksel, para gazetarëve e përdori gjuhën populliste që e përdorë zakonisht para qytetarëve të Kosovës.

E akuzojë Brukselin për pranimin e kushtëzimeve të Serbisë, sikurse që i akuzojë ish liderët tonë shtetërorë që pranuan kushtëzimet e Serbisë në vitin 2013 dhe 2015, duke ju përkujtuar gazetarëve, që nuk jemi në vitin 2013-të!

Mirëpo nëse i krahasojmë deklarimet gojore me veprimet praktike të Albin Kurtit, ato nuk përputhen askund! Madje, ky është kthyer edhe pas vitit 2013, duke i paguar me rroga të buxhetit të Republikës së Kosovë siq i quan ai terroristët e ‘Civilna Zaštita’ dhe ‘Severne Brigade’, duke ua paguar bashkë me këtë edhe ujin dhe rrymën serbëve të veriut siq është paguar tani e 24 vite më parë nga të gjitha qeveritë paraprake të Kosovës.

Marrëveshje mbi marrëveshje nuk ka

Albini foli edhe për kthimin e rendit dhe ligjit në pjesën veriore, por nuk e permendi paradoksin e krijuar me mbajtjen të ngujuar që nga 29/05/2023 të një njeriu të veshur me petkun e kryetarit në Komunën e Leposaviqit!

Albini nuk foli për Lulzim Hetemin e ngujuar, por foli për legjitimitetin e “vakët” siq e quajti të kryetarëve, por nuk ngurrojë të flas edhe për nevojen e mbajtjeve të zgjedhjeve të reja në veri, pa e specifikuar mënyrën dhe kohën e mbajtjes së tyre.

Albini foli për shtensionim të situatës në veri, por nuk e pranojë faktin e tërheqjes dhe zvogëlimit të forcave policore në veri dhe as nuk foli për fatin e ‘Civilna Zaštita’ dhe ‘Severne Brigade’ që operojnë në veri!

Albini po e harron edhe një fakt, se marrëveshje mbi marrëveshje nuk ka!

Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013-të, e nënshkruar nga një kryeministër i Kosovës dhe miratuar me votat e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Kosovës, përveq legjitimitetit ndërkombëtarë e ka edhe miratimin Kuvendit, përmes të cilit Kosova ka marrë obligime ndërkombëtar për implementimin e kësaj marrëveshje.

Andaj, zhbërja e një marrëveshje të tillë, për të mos thënë krejtësisht e pamundur, mund të provohet revokimi i saj në Kuvendin e Kosovës, ndryshe çdo gjë është vetëm në suazën e dëshirave personale të Albin Kurtit dhe asgjë më shumë e as më pak.

Defaktorizimi ynë si shtet ka ndodhur me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Kosovës, andaj çdo përpjekje për faktorizim personal do ta dëmtojë akoma më shumë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Edhe përkundër paralajmërimit, qytetarët mund të mbeten pa liberalizim të vizave edhe në Janarin e vitit 2024. Na mbetët të shohim, cila do të jetë ‘sekuenca’ e radhës e Albin Kurtit!

Gjer kur do t`i lemë psikopatët të na zhveshin, ne të qajmë, ata të qeshin?

0

Nga Aurel Dasareti

Për mua është mister që një kloun nudist narkoman, tejet i rrezikshëm për shtetin dhe kombin, arriti të rrijë kaq gjatë në krye të shtetit. 

*** 

Diktatori shumëvjeçar dhe i çuditshëm i Shqipërisë, i njohur për pamjen dhe sjelljen e tij të veçantë. Ai e urren Kosovën dhe është në gjendje të vdes për Serbinë. Është shumë e çuditshme që është kaq i dashuruar me terroristin e fëlliqur, kryekriminelin serb?! 

Nudist i famshëm. Hajdut i pangopshëm. Kostumet komike shumëngjyrëshe, shakatë e tij kur është i droguar, truprojat dhe kotësia e Edvin Kristaqit kanë preokupuar edhe diplomatët perëndimorë. Ekscentricitetet e tij të shumta janë shenja të një personi të paqëndrueshëm. Ramoviçi është një krijesë e komplikuar që ia ka dalë të qëndrojë në pushtet për 30 vjet përmes një akti të zgjuar balancues mes interesave personale dhe realpolitikës.  

Simptomat e një sistemi të kalbur. A po i vjen fundi regjimit kriminal mafioz pro-serb antikombëtar që po kryen spastrimin etnik (gjenocid) të shqiptarëve vendës dhe zëvendësimin e tyre me “refugjatë” dhe “punëtorë” afrikan-aziatik të cilët siç duket edhe do t`i trashëgojnë tokat e Shqipërisë? 

Ndërkohë, Partia Demokratike e sotme është më shumë si kafsha e gjorë në rrugë, e ngrirë nga frika në dritën e një treni që po afrohet. Nëse shikojmë linjat e gjata historike, nuk ka asnjë ligj të natyrës që thotë se një parti do të ngrihet përsëri – të paktën jo nëse askush nuk bën asgjë. 

Pavarësisht se sa të dhimbshme mund të jenë gjërat: ato nuk duhet të përfundojnë në katastrofë. 

Si qenie njerëzore, ju jeni shuma e mendimeve, fjalëve dhe veprimeve tuaja. 

Unë nuk kërkoj mendime të thella, por nëse thua diçka, do të doja që ashtu edhe mendon. Unë mendoj se duhet të jemi të qartë me njëri-tjetrin. Atëherë nuk do të ketë kaq shumë keqkuptime mes njerëzve. 

Shqiptarët priren të harrojnë detyrat e tyre, por kujtojnë të drejtat e tyre. Sa kohë keni ndërmend të vononi ndjekjen e rrugës që besoni se është e duhura? 

Jini të përgjegjshëm ndaj vetes për veprimet tuaja. Mos kërkoni mbrojtje nga autoritetet e jashtme. 

Ne jemi përgjegjës jo vetëm për atë që bëjmë, por edhe për atë që nuk bëjmë. 

Shqiptarët që me vetëdije simpatizojnë hajnat dhe tradhtarët duhet të shtrohen në spital në repartin psikiatrik për t’u trajtuar për sjelljen e kufirit të tejkaluar.  

Shqiptarët janë një popull shumë i çuditshëm, sjellje vetë-shkatërruese. Kanë një dashuri marramendëse për armikun e përjetshëm. Kozmopolitë ekstrem; fantazojnë se i përkasin gjithë botës dhe injorojnë kombësinë e vet, por kanë harruar se janë të copëtuar, dhe nga pushtuesit nazistë-fashistë të rrethuar. Qeverisen (me përjashtim të qeverisë së Kosovës) nga psikopatë analfabetë, hajdutë, idiotë, servil, mercenarë, të ligë, tradhtarë. Janë shumë ziliqarë, xhelozë e të përçarë. Nuk kanë unitet, prandaj nuk kanë aftësi të formojnë shtet. Edhe pse disa të huaj kanë ndihmuar në formimin e shtetit, ata ia shesin armikut, pjesë-pjesë.  

Servil të rraskapitur të cilët në raport me armikun e përjetshëm, vuajnë nga kompleksi i vlerës së ulët. Kemi më shumë tradhtarë se gjithë Evropa bashkë. Edhe më shumë kokëmish me shpëlarje truri që sakrifikojnë veten dhe familjen për të mbrojtur tradhtarët e ndyrë.  

O kokëtulë! Tregoni respekt për ata që meritojnë respekt dhe nderoni ata të cilëve u detyroheni! 

Problemi qëndron në faktin se një numër i konsideruar i shqiptarëve, për arsye të çuditshme, sidomos nga xhelozia e sëmurë për njëri-tjetrin, i vlerësojnë tradhtarët e tyre si pasurinë më të madhe kombëtare. Ndërkaq, mediat që kanë shitur prapanicën, në vend që të përballen me ta, e zhvendosin vëmendjen e opinionit në një pisllëk tjetër. 

“Politikani modern” analfabet shqipfolës nxitet për të vepruar jo nga një qëndrim sakrifice dhe asketizmi, por, përkundrazi, nga një egoizëm ekstrem dhe nga interesa personale. Egoizmi është forca më e fuqishme lëvizëse e qëndrimeve të tij, dëshira për përfitim personal është më e fortë se të gjitha konsideratat morale. Ky lloj tip prej “politika*i” do të preferonte më shumë të shikonte të vriste babanë e vet se sa të humbte pronën e tij.
Bashkëpunëtorë dhe tradhtarë të vendit të tyre, të familjes së tyre, të fëmijëve dhe të pasardhësve të tyre. Hienat e pangopura vodhën edhe buqeta të shtruara në varrezat për të nderuar kujtimin e heronjve të kombit. Në përpjekje për ta bërë veten të dukshëm, ata treguan mungesën e edukimit, mungesën e karakterit dhe marrëzinë e tyre. Ata pretendojnë se kujdesen për demokracinë, por nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo fjalë. 

A mund ta kontrollojmë veten, të vendosim rregulla? 

Jo. Politika shqipfolëse është zëvendësuar me shpërdorim detyre. Lulëzon korrupsioni. Krimi ekonomik. Zaptimi i pronave shoqërore. Sidomos vjedhja masive e tokave; thënë ndryshe, uzurpimin, rrëmbimin në mënyrë të paligjshme të pronave shoqërore në bregdet (dhe jo vetëm kaq) dhe përvetësimin e tyre.  

Ne nuk kemi traditë të demokracisë; mendësia e nevojshme për këtë do të duhen shumë vite për t’u mësuar. 

Ne nuk kemi ende kulturë me idetë e sjelljes së drejtë njerëzore sipas ligjeve nën lëkurë. Dhe, pastaj tipari domethënës shqiptar: Zilia. “Ai nga kampi tjetër kishte një ide të mirë? Ne e refuzojmë, e hedhim nga tavolina, e shkelim – ai do të merrte pikë plus, jo unë, më duhet të admirohem”. 

Psikopatët sundojnë. Psikopatët e suksesshëm janë në qeveri, ata të pasuksesshëm në burg. 

Veprimet e pushtetarëve aktualë të politikës sonë dhe të “opozitës” politike janë qesharake. Por me siguri verbimi i tyre ndaj  domosdoshmërisë së tyre është aq i fortë, i mpirë, i qetë dhe i pakundërshtueshëm, saqë ata vetë nuk janë të vetëdijshëm për sjelljen qesharake, pjesë teatrale të aktorëve të këqij. 

Cili është qëllimi i të gjitha fjalimeve? Është një ligj i pashkruar që deputetët e partisë në pushtet votojnë siç u thonë pushtetarët (shefat) e tyre dhe nuk mund t’i sfidojnë as të votojnë ndryshe. Po kështu edhe deputetët e opozitës. Dhe, shkojnë kundër nenit të kushtetutës – ku thuhet se të gjithë deputetët duhet të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. A është e mundur që të gjithë anëtarët e regjimit kriminal të kenë të njëjtin mendim për çështje të rëndësishme? Jo. 

Megjithatë, pas kësaj, çdo fjalim afatgjatë agresiv i individëve, gjumë-jo-gjumë, kritika ndaj çdo propozimi të qeverisë është krejtësisht e panevojshme. Ata mund të bien dakord paraprakisht që të zbrazin Shtëpinë (Parlamentin, Kuvendin) dhe të mos bëjnë budallallëqe me veten dhe ne. Këta deputetë, në vend që të përpiqen t’i çojnë gjërat përpara, kanë mbetur me sharje, sulme agresive dhe kritika ndaj kujtdo nga kampi i kundërt. Nuk u intereson shkaku, kujdesen vetëm për veten dhe vendin e tyre në diell. Njëra palë thotë plus A, tjetra menjëherë minus A. Të dyja palët vetëm gënjejnë kinse janë përgjegjës ndaj votuesve të tyre, etj. 

Njerëzit nuk e kuptojnë zvarritjen politike, justifikimin e hapave politik dhe ekonomik. Ata as nuk mund të kuptojnë. Nuk i dinë lidhjet, nuk i dinë veprimet në prapaskenë, u paraqiten gjysmë të vërteta dhe të pavërteta.  

O shqiptar! Ti nuk duhet të sillesh si xhentëlmen (dmth. si zotëri, si një njeri mendjehollë dhe i vëmendshëm me sjellje taktike, me një ndjenjë nderi shumë të zhvilluar dhe një kulturë të caktuar në pamjen e jashtme; si një njeri i arsimuar dhe i sjellshëm) – ndaj një agresori dhe mafiozi, mercenari, hajduti të pronave shoqërore, tradhtari të ndyrë, qelbanikëve, ndaj dobiçëve të cilët në bashkëpunim me armiqtë e përjetshëm punojnë për të na zhdukur nga faqja e dheut. 

Dashuria, miqësia dhe respekti nuk i bashkojnë njerëzit aq shumë sa urrejtja e përbashkët.– Anton Çehov 

PS: Para disa javësh, këtu në Amerikë, pata një bisedë me një atdhetar dhe intelektual të përsosur. Më tha: “Aurel, populli shqiptar parapëlqen të braktisë vendin, jo të rrëzojë nga pushteti një kryetradhtar”. 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Anëtarësimi i Kosovës në NATO – nevojë urgjente

0
Sadri Ramabaja, Prishtinë
______
Antarësimi i Kosovës në NATO në rrethanat ku ka degraduar dialogu i Kosovës me Serbin dhe kur pozicioni i mefshtë i BE-së edhe në raport me vet Planin Franko-Gjermna të shndërruar në një tip Marrveshjeje Bazë, si po cilësohet nga palët, mbetet garanca vendimtare për paqen në rajon në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ky fakt do të kishte ndikim pozitiv për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe në mënyrë të përgjithshme në rajonin e Europës Juglindore.
Por aderimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO, para së gjithash do t’i jipte fund aventurës ruse për hapjen e frontit të dytë të lufëts në Europë dhe me këtë edhe ndikimit të saj në Ballkan. Prandaj këtë hap duhet cilësuar e trajtuar si nevojë urgjente.
Disa arsye për këtë janë:
1. Forca e sigurisë: NATO është një aleancë ushtarake që ka rolin themelor në sigurinë e anëtarëve të saj. Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, ajo do të ketë mundësinë të përdorë mbështetjen dhe mbrojtjen e Aleancës në rast të rreziqeve të sigurisë.
2. Rruga drejt stabilitetit: Integrimi i Kosovës në NATO është pjesë e përpjekjeve për të forcuar institucionet dhe kapacitetet e shtetit të Kosovës, duke përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen. Kjo mund të ndihmojë në stabilitetin dhe përforcimin e sundimit të ligjit në vend, duke ndikuar në ndërveprimin e konflikteve dhe tensioneve në rajon.
3. Mbrojtja e territorit: Në rast të ndonjë rreziku potencial për integritetin territorial të Kosovës, anëtarësimi në NATO mund të performojë shkallë më të lartë sigurie për vendin. Anëtarësimi në NATO do të obligonte Aleancën për mbrojtjen e kufijve të Kosovës sipas traktatit të Aleancës, duke shfrytëzuar burimet dhe teknologjinë ushtarake të ofruara nga partnerët e NATO-s.
Ndjekja me urgjencë e modelit të Baltikut edhe në Ballkan, gjithmonë duke pas në konsideratë sigurinë Euroatlantike të Europës Juglindore si tërësi, pranimi i Kosovës në NATO, do të thellonte me shpejtësi të duhur bashkpunimin ekzistues mes vendeve anëtare në njërën anë dhe izolimin e Serbisë nga çfardo aventure për rihapje të apetiteve të saj hegjemone jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Malit të Zi dhe Bosnjës.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO është kufiri i skajshëm i zgjerimit të formateve të ndryshme të bashkëpunimit edhe mes shteteve anëtare në NATO, pa kushtëzuar këtë me ndryshimet e parimeve aktuale kushtetuese kombëtare.
Vlera e vërtetë e shtuar e pranimit të Kosovës në NATO qëndron në thjeshtimin e disa prej mënyrave komplekse që SHBA-të dhe shtetet e Ballkanit Perendimor kanë ushtruar në kuadër të bashkëpunimit për të ofruar siguri, pa përfillur zemërimin rus.
[Fragment paksa më i gjatë i analizës në ardhje]

Rindërtimi i shkollës fillore në Dacaj të Rozhajës, zgjon shpresa për të jetuar gjuha shqipe, kultura e tradita ndër shqiptarët e kësaj malësie

2
Shkruan Ali Daci, Dacaj, Rozhajë
______
Pas një angazhimi maksimal të personaliteteve shqiptarë qeveritare në Mal të Zi, konkretisht të përfaqësuesve të kabinetit qeveritar, ministra e drejtor në vendimmarrje ou arrit që Shkolla Fillore “Dacaj” në Malësinë e Rozhajës të restaurohet dhe të adaptohet terësisht. Ky rikonstruktim bëri që për herë të parë kjo shkollë t’i plotësoj kushtet për zhvillimin e mësimit në ambjente normale. Një rikonstruktim thelbesor në enterierin dhe eksterierin e saj gjatë kësaj vere ka bërë që shkolla të ngjajë në Institucion publik arsimor ashtu siç duhet. Klasë të ndriçuara e nuje sanitare në mbrendësin e objektit janë risi për nxënësit dhe stafin mësimor në këtë shkollë të punuar në vitet 1956 nga vet banoret e Malësisë së Rozhajës.
Më shumë se gjysëm shekulli Malësia e Rozhajës priti që shteti në të cilin jetojnë të vë dorë në këtë shkollë.
Në vin 1981 shkollës iu vu kulmi më llamarin dhe ata në munges të një ngjyre u bë pa dashje nga ndertuesi më dy ngjyra kuq dhe zi, për çka edhe u akuzua si shkollë naciobaliste e mësimdhënësit nacionalist. Absurd i kohës. Pavarësisht kushteve të mjerueme e që nuk plotësonin as të vetmin kusht për ta quajtur shkollë, mësimi u zhvillua më vështirësi por jo pa sukses. Breza të tera këtu u arsimuan dhe u edukuan për arritur suksese në shkollimin e mëtutjeshëm e gjithsesi të suksesshem.
Nga pavarësimi i saj nga shkollat e bashkuara ( 1990), ky institucio filloj vet të qeveriset dhe t’i mbkedh forcat për egzistencë edhe pse sepaku qeverisja lokale kurr s’i shtriu dorën e ndihmës edhe pse atë e pati të mundur. U anashkalua qëllimisht dhe u shantazhua sa herë që u erdhi rasti. Mëgjithatë ajo u mbajtë gjallë nga personeli arsimor i vullnetit të mirë. Gjatë luftës së Kosivës për liri, kjo godinë shkollore u kthye në qendër strehimi kolektiv për shqiptarët e përndjekur nga Kosova, e oborri i saj u shëbderrua në kamp qendrimi ku u ngriten tenda për strehim. Në pranveren e vitit 1999 këtu një numër i madh nxënësish dhe mësimdhenësish kosovar vijuan mësimin, kuptohet më nderhyrjen e Kryqit të kuq ndërkombëtar dhe në përkrahjen e medimdhenësve të kësaj qerdheje të diturisë. Për shumë vite, pra me decenje u kërkua që shkolla të ndertohej e re apo të rekustruktojhej . Gjithmonë kërkesa binte në vesh të shurdhet qeveritar.
Mund të jetë një imazh i 6 persona
Kryeministri Dritan Abazoviq në ditën e inagurimit të SHF “ Dacaj” në Dacaj më nxënësen e klasesës së VIII Jeta Daci, 13 shtator 2023.
U desht që ta ftoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meten në 10 vjetorin e Manifestimit Tradicional Kulturor “Ora e Maleve” në vitin 2018 që të vinte në Rozhajë. Burri i shtetit erdhi dhe qendroj në Rozhajë dhe të nesermën erdhe në shkollë ku u prit nga drehetori i shkollës Haxhi Lajçi, stafi arsimor e nxënësit e shkollës. Presidenti solli fotografit historike të personaliteteve tona kombëtare por s’pati ku ti varte pasi që shkolla ishte e vjetruar dhe e shkatrruar. Më insistimin e tij, këshilltari i presidentit, Ambasador Flamur Gashi kërkoj nga ne që t’i shkruanim dhjetë pika momerandumi që në viziten e janarit në Mal të Zi, presidenti shqiptar kërkoj nga homologu i tij Gjukanoviq që shkolla në Dacaj të rregullohej. Gjukanoviq i premtoj dhe se premtimin filloj po atë pranverë ta realizonte. Angazhoj zyrtaret e Ministrisë së Arsimit dhe shpejt u hartua projekti për restaurimin e shkollës në terësi. Ky qe gëzim i madh për ne, por që nuk zgjati shumë dhe persona të pa identifikuar deri më tani, më 14 maj të vitit 2020, thyen dritaret e shkollës dhe i vunë zjarrin duke djegur dokumentacionin pedagogjik e shkatërruar objektin terësisht.
Për gati tri vite mësimi u zhvillua në kushte ekstreme të vështira, në amjentet e ambulancëc pran shkollës. Deri sa ishte në detyrën e Zevendes minustrit të arsimit Z. Marash Dukaj u bë presion në qeveri që shkolla në Dacaj të punohej.
Mund të jetë një imazh i 8 persona, tabelë dhe teksti
Kryeministri i Malit të Zi Z. Dritan Abazoviq me nxënësit dhe mësimdhënësit e ShF” Dacaj” në Dacaj në ditën e renovimut të shkollës më 13 shtator 2023.
Punëmarrësit nuk pranoni të punonin sepse dëmi në objekt ishte i madh nga djegëja dhe kostoja ishte më e lartë. Pas futjes së Forumit Shqiptar në qeverin e Dritan Abazoviqit dhe pjesmarrja e shqiptarëve në qeverin e re, emrimi i Z. Esmin Beqaj në pozitën e Drejtorit për Ivestime kapitale shtetrore projekti u nxor nga sirtaret e pluhurosura dhe shty përpara. Kështu që në qershor të këtij viti filloj rikonstruktimi i shkollës. Falë këtyre personaliteteve shqiptare shkolla është në fazen e fundit të përfundimit të punimeve. Më 13 shtator 2023 u bë inagurimi i shkollës se re, shiritin e këputën Dritan Abazoviq, që është kryeministri i parë vizitoj shkollën dhe Malësin e Rozhajës dhe ministri i Arsimit Miomor Vujinoviq në prani e nxënësve, mësimdhënësve e shumë qytetarëve që kishin ardhë edhe na përendimi për t’ju bashkuar gëzimit të shqiptarëve të Malësisë së Rozhajës. Aty ishin shumë meritorët e realizimit të këtij projektin z. Esmin Beqaj drejtor i investimeve kapitale në Qeverin e Malit të Zi e Minustri i Adminiszratës publike Z. Marash Dukaj.
Mund të jetë një imazh i 16 persona dhe teksti
Në mesin e zyrtareve qeveritar ishte edhe Nikollë Camaj, deputet në Parlamentin e Malit të Zi, i cili kurr nuk na u nda nga ne dhe kërkesat tona për mbijetesen e kësaj shkolle. Ai erdhi i vetmi nga shqiptaret gjatë viteve të përgjakura 1998 – 1999 në Rozhajë për të parë nga afër refugjatët kosovar dhe gjendjen e tyre, ai që nder të parët gjuthmonë këtu edhe në festa por edhe kur shkolla na u dogj. Vlenë të thuhet se këtë shkollë e kanë vizituar shumë ambasador të Malit të Zi e Kosovës. Ndër ta më duhet ta theksoj viziten e shpesht të Amvasadorit Flamur Gashi, Skënder Durmishi, Ridi Kurtezi Ylber Hysa e ambasador të shteteve tjera të akredituar në Mal të Zi.
Kryeministri i Malit të Zi Z. Dritan Abazoviq në inagurimin e shkollës shqipe “Dacaj” në Dacaj- Kryeministri i parë që viziton shkollën dhe Malësin e Rozhajës.
Ministri i Administratës publike Marash Dukaj në inagurimin e shkollës shqipe “ Dacaj, në Dacaj, burri që maksamalisht u angazha në ndertimin e shkollës.
Ministri i Arsimimit në qeverin e Malit të Zi Miomir Vujinoviq , i cini në inagurimin e shkollës shqipe në Dacaj përshendeti edhe në gjuhën shqipe, 13 shtator 2023
Prof. Shevqet Daci drejtor i shkollës shqipe “Dacaj” në Dacaj, gjatë fjalës në inaguruese dhe falënderuese.
Ish- Presidenti i Shqipërisë , Ilir Meta, nga një vizitë e mëhershme në Dacaj e Rozhajë
Mund të jetë një imazh i 6 persona
Më gadrianët e shkollës shqipe në Dacsj , shtytësit e patheshlm për ndërtimi e shkollës, drejtorin e Ivestimeve Kapitale në Mal të Zi Z. Esmin Beqaj, Ali Daci mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi Z. Marash Dukaj
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe persona duke studiuar
Më deputetin shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi Z. Nikollë Camaj dhe kryetarin e Kuvendit të Gucisë Z. Bujar Hasangjekaj, në ditën e inagurimit të shkollës shqipe “Dacaj” në Dacaj më 13 shtator 2023.
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Më deputetin shqiptar në klasën e renovuar nga zjarri Z. Nikollë Camaj. Në ditën e inagurimit të Shkollës shqipe në Dacaj, më 13 shtator 2023.
Mund të jetë një imazh i 13 persona, dirndl dhe teksti
Më nxënësit e shkollës Fillore “ Dacaj” në festën tonë të madhe, në ditën e inagurimit të shkollës më 13 shtator 2023.
Mund të jetë një imazh i 11 persona, kostum, martesë dhe teksti
Koletivisht – Një fotogeafi për Albumin dhe Historikun e Shkollës në ditën e inagurimit të shkollës shqipe “ Dacaj” në Dacaj – Rozhsjë , më kryeministrin Dritan Abazoviq, më 13 shtator 2023.
No photo description available.

Synimi i Serbisë është që Amerika t‘a pakësojë presionin politik ndaj saj , jo aq për një “republikë serbe” brenda territorit të Kosovës

0
Nga: Korab Blakaj, Vjenë
___
Vërtetë që tregu serb është i vogël por është atraktiv për SHBA- të, jo aq për disa BIL$ investime sa për poziten kyçe gjeografike, si pikë shpërndarëse e mallrave dhe investimeve për Europën juglindore dhe përtej .
Synimi i Serbisë është që Amerika t‘a pakësojë presionin politik ndaj saj , jo aq për një „ Republikë serbe brenda territorit të Kosovës , Serbia e di se atë nuk e lejon Amerika e as për një ndarje të mundshme, por t‘ia mundësojë Serbisë ta mbajë si konflikt të pazgjidhur.
Ky është objektivi kryesor i Serbisë.Me një konflikt të ngrirë Serbia mbetet faktor si në Europë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare . Mbajtja peng, moszgjidhja e konfliktit, Serbisë i mundëson një “zhvatje” ruse,përfitime afatgjata politike si dhe faktorizim ndërkombëtar . Politikanët serb , edhe ata më nacionalistët e dijnë se Kosova është humbur përgjithmonë por ata e luajnë këtë kartë për konsum të brendshëm politik dhe për pozitë dominante në Ballkan si faktor determinues të paqes.
Ana tjetër; serbët e dijnë se prej Rusisë nuk kanë kurrfar përfitimi ; as politik, ekonomik e as ushtarak e sidomos tani pas luftës në Ukrainë. Këtë projeksion-„ pehlivanllek serb „amerikanët e dijnë, e dijnë edhe europianët por këta të fundit për revanshizëm miskin ndaj Amerikës e përkrahin Serbinë, ashtu siç janë edhe duke bërë.
Mos të harrohet që problemin kryesor amerikanët për mobilizim ndaj Millosheviqit në vitet 1998/99 e kishin pikërisht me e europianët .
Dimenzioni tjetër , ai që nuk flitet ishte se europianët jo që nuk u neveriten me Millosheviqin dhe terrorin e tij , por ata, rezistonin , sidomos francezët, gjermanët , grekët, spanjollët etj , ngase e kishin kuptuar se ndërhyrja ushtarake e NATOs ndaj Serbisë ishte nënshtrimi , humbja e sovranitetit politik të BE së për një kohë të gjatë , ashtu siç edhe ndodhi për 20 e ca vite , për tu përseritur akoma edhe më shumë se kurrë, tani , me luftën e Ukrainës .
Interesat amerikane nuk janë fare për Lithiumin serb, ai është i pamjaftueshëm, dhe mbyllja e Zyrës Kordinuese Ruse është sekundare.
Objektivi kryesor afatgjatë gjeostrategjik i Amerikës është ta fus brenda Serbinë, të vetmin shtet akoma jashtë NATO s, ta largojë Rusinë përgjithmonë nga Ballkani, nga vija e Adriatikut dhe nga dalja në të .
Vetëm përmes mekanizmit të NATO s aplikohet politika afatgjatë dhe e pandryshuar Kisengjeriane, modeli amerikan ekonomiko-financiar-soft power-ri famoz.
Këto qëllime afatgjata serbe, europiane e sidomos amerikane duhej t’i kishin studiuar ato biçim taborre të analistëve dhe këshilltarëve të Kurtit, të shqiptarve në përgjithësi.
…. medet.
Nejse. Interesi ynë për të humbur kohën dhe për të hargjuar energjitë kombëtare në “rrugë qorre” vazhdon të realizohet sipas planit strategjik. Ndaj shkojmë e vijmë në Bruksel!
Nganjëherë edhe në Athinë, si dhelpëra pas atyre të dashit!

Përshpirtëria e Nënës Tereze: KISHA – NJË, SHENJTE

0

Nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë

“Vërtet, në një të vetmin Shpirt Shenjt të gjithë jemi të pagëzuar për të qenë një trup i vetëm, si hebrenjtë ashtu grekët, si robërit ashtu edhe të lirët dhe të gjithë e kemi shuar etjen në të njëjtin Shpirt Shenjt.” (1 Kor 12, 13; khs LG 7)

“Bashkimi i Kishës dhe në Kishë nuk është artificial, uniformizëm, por jetë për të jetuar. Për këtë arsye nuk më intereson përpos një gjë e vetme: të gjithë ne duhet të jemi bashkëpunëtorë të Jezusit, sepse, të bashkuar me Të. Lehtë dhe natyrshëm do të jemi të bashkuar edhe me njëri-tjetrin.” (Nëna Tereze)

Kisha, e themeluar prej Jezu Krishtit, e përforcuar prej Shpirtit Shenjt, besnikërisht vazhdon veprën e shëlbimit në historinë e njerëzimit. Si e tillë, ajo është mjet, mundësi, sakrament shpërblimi dhe shëlbimi.

Në uratën Besoj, në shpallim edhe këtë të vërtetë: Besoj në një Kishë, shenjte, katolike dhe apostolike.” Besoj-ma ndërlidhet me veprën e shëlbimit: Krishti është ngjallur prej së vdekuri, prandaj bërthama e Besoj-mës është pa dyshim kritologjik, duke besuar dhe pranuar Krishtin për Shëlbues dhe Shpërblyes.

Shën Ambrozi thotë: “Kisha është shprehje e Atit, për Birin në Shpirtin Shenjt.”

Kisha, si sakrament shëlbimi, vazhdon veprën e Jezusit “në një mënyrë sakramenti, apo shenja apo mjeti i bashkimit intim me Hyjin dhe i njësisë së krejt gjinisë njerëzore”. (LG 1; krhs.GS 42) Jezusi është bashkimi më i madh, më intim me Zotin dhe me njeriun, sepse Ai është Zot i vërtetë dhe Njeri i vërtetë. Kisha është shenjë dhe mjet për këtë bashkim të dyfishtë, sakramenti i gjithmbarshëm i shëlbimit. (krhs. LG 48; AG 5)

Duke e theksuar këtë të vërtetë, Shën Papa Pali VI, thotë kështu: “Kisha është projekti i qartë i dashurisë së Zotit ndaj njeriut, sakrament i shëlbimit.”

Ajo qe paralajmëruar qysh në Besëlidhjen e Vjetër nëpërmjet Popullit të Izraelit, i cili, ka kaluar prej nomandizmit në diasporë në mesin e popujve tjerë, te mesianizmi, dhe së fundi në trajtën misionare për mbarë botën. Në këtë vështrim biblik, Kisha është parafytyruar në mënyrë të përsosur, është përgatitur, në një mënyrë, ka filluar para themelimit dhe dukjes historike, në jetën dhe në historinë e Popullit të zgjedhur.

Në Besëlidhjen e Re, Kisha lind si përvojë unike me Zotin dhe njeriun, në Jezu Krishtin dhe në bashkësinë e apostujve. Kështu Kisha shkëputet dhe tejkalon zanafillën hebraike, me shumë elemente burimore hyjnore. Kjo vetëdije e re e Popullit të ri të Zotit, shprehet edhe me koncepte të ndryshme, si për shembull: “Korpi i Krishtit”, “Hyji është me ne”, “njerëzimi i ri” prej hebrenjve dhe paganëve, të gjithë atyre që besojnë në Jezu Krishtin.

Shën Augustini e përcakton Kishën si “mjet të pajtimit me Zotin dhe me të afërmin.”

Shën Pali shkruan kështu: “Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk e kanë të njëjtin funksion, kështu edhe ne, edhe pse shumë, jemi një trup i vetëm në Krishtin e, secili  prej nesh gjymtyrë e njëri-tjetrit.” (Rom 12, 4-5)

Dhe shkruan kështu për Jezu Krishtin: “Ai është Kryet e Trupit – Kishës; Ai është Fillimi, i Parëlinduri ndër të vdekur – që të jetë në gjithçka i Pari”. (Kol 1, 18)

KISHA ËSHTË NJË

Si është Zoti një në të Shenjtërueshmen Trini, sepse kështu e ka dashur dhe themeluar Jezu Krishti, në krye me apostullin Pjetër, pas tradhtisë së trefishtë, si dhe pendimit të trefishtë dhe të dashurisë (khs. Gjn 21, 15-17; Mt 28, 18).

Bashkësia e Kishës shprehet në tri mënyra:

Në mësim dhe në dëshmi të fesë: të gjithë besojnë në të njëjtën mënyrë në të vërtetat e zbuluara prej Jezu Krishtit, të bartura nëpërmjet apostujve, të mësuara dhe të caktuara nga Magjisteri – Mësuesia e Kishës dhe nga Tradita. Të gjithë ne jemi të ftuar të jetojmë sipas të Vërtetës së Ungjillit, dhe për ta dëshmuar Jezu Krishtin sot.

“Kisha është themeluar si një dhe e vetmja prej Krishtit Zot…(Parathënie)…e prodhon këtë bashkim të mrekullueshëm dhe i bashkon të gjithë kaq ngushtësisht në Krishtin, saqë përbën zanafillën e njësisë së Kishës…. nën veprimin e Shpirtit Shenjt, të rritet dhe të përsoset bashkësia e tij në njësi: në dëshminë e një feje të vetme, në kremtimin e përbashkët të kultit hyjnor dhe në harmoninë vëllazërore të familjes së Hyjit”. (UR 2)

Koncili Dytë i Vatikanit na mëson: “Kjo është e vetmja Kishë e Krishtit, që në Simbolin e fesë e dëshmojmë si një, të shenjtë, katolike dhe apostolike, dhe që Shpëtimtari ynë, pas ngjalljes së vet, ia dha ta kullotë Pjetri, duke ia besuar atij dhe apostujve të tjerë përhapjen e udhëheqjen e saj, dhe e themeloi përgjithmonë si shtyllë dhe mbështetje të së vërtetës.” (LG 8)

Njësia e Kishës katolike dëshmohet në kremtimet e përbashkëta liturgjike, të meshës së shenjtë dhe të sakramenteve tjera; sidomos në bashkësinë e dashurisë, si familje e re e Popullit të Zotit. (krhs. UR 2)

KISHA ËSHTË E SHENJTË

Shenjtëria e Kishës vjen nga themeluesi i saj, Jezu Krishti, i cili ka vdekur dhe është ngjallur për të na liruar nga e keqja.

Krishti na fton: “Jini, pra, të përkryer siç është i përkryer edhe Ati juaj që është në qiell!”(Mt 5, 48)

“Kisha, në të cilën të gjithë jemi të thirrur në Jezu Krishtin dhe në të cilën, nëpërmjet hirit të Hyjit, fitojmë shenjtërinë, do ta ketë plotësinë e vet veçse në lavdinë qiellore, kur do të vijë koha në të cilën të gjitha gjërat do të përtërihen (khs. Zb 3, 21) dhe së bashku me gjininë njerëzore edhe gjithësia, e cila arrin qëllimin e vet, do të gjejë në Krishtin përsosmërinë  e vet përfundimtare.” (LG 48; UR 4)

Shën Pali shkruan kështu: “E mandej, përmbi të gjitha vishuni me dashurinë” Ajo mban së bashku të gjitha virtytet.” (Kol 3, 14)

Përsosmëria apo shenjtëria është një ndër veçoritë e Kishës gjatë shekujve, e deri me sot. Nëpërmjet shenjtërve, Zoti ndriçon, vepron, është i pranishëm, tregon praninë e tij ndër ne, na shënon rrugën për ta ndjekur. Vëllezërit tanë apo motrat tona, kështu janë shembull, ndihmë dhe frymëzim edhe për ne.

Një shenjtëri shumë të veçantë kishte Virgjëra Mari, Mbretëresha e engjëjve  dhe shenjtërve.

“Të gjithë ne e kemi vetëm një Atë, Atin qiellor, dhe vetëm një nënë, të Lumen Virgjërën Mari. Rregulltaret janë zemra e Kishës Nënë…Burimi i vetëm i bashkimit dhe shenjtërisë është Jezusi në Eukaristi…Duke u ushqyer nga i njëjti Trup dhe Gjak, edhe ne do të bëhemi një Trup i vetëm, me Jezusin dhe për Jezusin, me dashurinë e Tij të madhe…

Shenjtëria nuk është një privilegj për pakicë, por një detyrë për çdo të krishterë, për mua, si dhe për ty. Puna jonë është një mjet tejet i mirë për shenjtërimin tonë… Me shenjtëri do të jeni të aftë të duani dhe të shërbeni tjerët në qytetin tim dhe tuaj të Shkupit” tha Nëna Tereze në  Shkup më 28 mars 1978.

Pastaj vijon kështu: “Ja shenjtëria në përditshmëri: jeta në paqe dhe në dashuri me Zotin dhe me të afërmin, ndihma gjithë atyre që kanë nevojë për fjalë tona, për buzëqeshje, për zemrën tonë. Të jemi gjithnjë të gatshëm për flijim, shërbim, dashuri, ia shenjtëria shumë e zgjeshtë, thellë dhe vërtetë. Vetëm shenjtëria mund të na aftësojë për flijim të përsosur, për dhurim të plotë. Kush është një shenjt? Një shpirt i vendosur, një shpirt që shërben me të gjitha fuqitë që ka. Shën Pali nuk donte të thoshte diçka tjetër, kur pohonte: “Gjithçka mundëm me fuqinë e Atij që me jep fuqi.” (Nëna Tereze)

Prishtinë, 13 shtator 2023

Shqipërim Arifi njofton emisarin Gabriel Escobar për pasivizimin e adresave në Luginë

0

Pasivizimi i adresave dhe diskriminimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Qeverisë së Serbisë ka qenë teme e diskutimit ndërmjet kryetari të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Arifi së bashku me kryetarin e Kuvendit të Preshevës, Sami Salihu kanë nisur sot takimet me zyrtarë të lartë në Uashington D.C.

“Takimi me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ishte i frytshëm sa i përket adresimit të të gjitha çështjeve që rëndojnë mbi popullin shqiptarë në Luginë të Preshevës. Pasivizimi i adresave dhe pengesa të tjera të diskriminimit ndërshtetëror me të cilat përballet Presheva, tani janë rrugës së duhur për zgjidhje të plotë e afatgjatë”, thuhet në njoftimin e komunës së Preshevës pas takimit të sotëm.

Kujtojmë se për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit në rrjetin social Twitter, ngitë shqetësimin për shëndetësi, duke përmendë faktin se dy komunave që kanë mbi 70 për qind të popullsisë shqiptare, Presheva dhe Bujanoci, nuk kanë spital rajonal.

“As qyteti i Preshevës dhe as Bujanoci në Serbi, popullsia e të cilëve është kryesisht shqiptare etnike (70%), nuk kanë spital. Banorët detyrohen të shkojnë në një qytet të afërt, në Vranja, ku nga 700 punonjës nuk ka asnjë shqiptar”, shkruan një ditë më parë Kurti.

Të martën, dy senatorët amerikanë, Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters, i kanë shkruar letër sekretarit të SHBA-së, Antony Blinken për diskriminimin e shqiptarët në Luginën e Preshevës, ndërsa kanë kërkuar që të hapet tema e çështjes së shqiptarëve në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.

Në letër, gjithashtu kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë, i pranuar edhe nga Serbia që në vitin 2013.

Albin Kurti thotë se kushtëzimi i Serbisë është bërë qëndrim i Lajçakut

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se nuk mund të pranojë diçka si kompromis nëse Asociacioni vendoset si konsensus nga ana e BE-së.

Kurti: Nuk mund të ketë kompromis me Asociacionin si kushtëzim

Ai ka thënë se në takimin e sotëm ka qenë i vetmi që ka hedhur një propozim konkret në tavolinë. “Propozova një plan sekuencimi se si të bëhet zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. As nga BE e as nga Serbia nuk ka pasur propozim. Ky është takimi i parë në nivel të lartë ku ne bisedojmë mbi implementimin e marrëveshjes dhe sekuencimin e tij. Unë sot e kuptova se Serbia asnjëherë nuk ka propozuar një dokument të sekuencimit, por ka dorëzuar  një dokument që kushtëzon zbatimin e marrëveshjes me formimin e Asociacionit. Kjo na kthen në prillin e vitit 2013 kur në dhomë ndodheshin baronesha Ashton, këshilltari i saj Cooper dhe kryeministrat e asaj kohe, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq. Tani jemi 10 vjet pas. Të gjitha marrëveshjet janë brenda nenit 10 të Marrëveshjes Bazike në Bruksel”, ka theksuar Kurti para medieve.

Ai ka thënë se qartazi neni 10 i Marrëveshjes Bazike thotë që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut në Bruksel, që janë të obligueshme dhe valide.

“E janë 39 sosh gjithsej. Por nuk mundet nga neni 10 nga 39 marrëveshje të përzgjidhet vetëm një e tillë dhe të vendoset sikurse qerrja para kuajve. Të bëhet edhe thelb edhe përakt. Një kushtëzim të tillë unë nuk e kam pranuar. Është për të ardhur keq që emisari evropian Lajçak e ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe kushtëzimin nga Serbia që e ka pranuar ai e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues e ndërmjetësues, por unë nuk mund ta pranoja një gjë të tillë duke cenuar asisoj Kosovën, kryeministër i së cilës jam. Ne kemi bërë një propozim dhe është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime shkaktohet një lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu”, ka shtuar Kurti.

Ai shprehu gatishmërinë e plotë që secilin nen nga 11 sosh të Marrëveshjes Bazike, secilën fjali nga 6 sosh të preambulës dhe secilën pikë nga 12 sosh nga Aneksi i Zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit është i gatshëm dhe i interesuar ta zbatojë një kohë e më parë e në plotni e pa asnjë kusht.

Kryeministri ka thënë se sot e ka marrë vesh se kushtëzimi i Serbisë është bërë qëndrim i të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Unë sot e mora vesh pse që 6 muaj nuk ec puna me zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes, sepse Serbia ka  vënë si kushtëzim formimin e Asociacionit. E ky kushtëzim i Serbisë është shndërruar në qëndrim të Lajçakut. E për të ecur përpara kjo duhet të tejkalohet”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri ka thënë se cilido student i fakultetit juridik kudo në botë kur ta lexon Marrëveshjen Bazike thotë se kjo është njoihje reciproke ‘de-facto’. “E keni preambulën, i keni nenet e para dhe askund nuk e gjen Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai.

“Nuk mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuencë dhe kushtëzimit të vjetër. Kur unë kërkova gjatë këtij takimi që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, sepse m’u tha që ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje që ta sjellin. Dhe vetëm pas përfundimit të takimit m’u dha një dyfaqësh në anglisht dhe në serbisht në çirilicë, i cili paraqet një dokument të vjetër së paku gjashtë muaj, që do të thotë se nuk mund të jetë udhërrëfyes i sekuencuar si propozim i palës serbe, por që në fakt ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë që njëherë duhet të zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, pra ajo marrëveshja e para 10 vjetëve, e më pastaj eventualisht do të mund të kalojmë në zbatimin e kësaj Marrëveshjes Bazë. Qartë, Neni 10 i Marrëveshjes Bazike thotë që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut në Bruksel, të cilët janë të obligueshme dhe valide, e janë 39 sosh gjithsej. Por nuk mundet nga Neni 10, nga 39 marrëveshje të përzgjidhet vetëm një e tillë dhe të vendoset sikurse qerrja para kuajve, të bëhet edhe thelb edhe parakusht. Pra, një kushtëzim të tillë unë nuk e kam pranuar. Sot dokument të shkruar me propozim konkret ka sjellë vetëm Kosova përmes meje. BE ka lehtësuar dhe ka ndërmjetësuar. BE është aty për t’u siguruar që propozimet e palëve të jenë përbrenda frymës dhe formës BE-së. Ata nuk bëjnë propozime. Ata kujdesen që propozimet e palëve të jenë të tilla që nuk i kalojnë kornizat evropiane. Pala serbe nuk ka sjellë propozim por kushtëzim”, ka insistuar Kurti.

I pyetur nga gazetarët serbë nëse do të kërkojë dorëheqjen e kryetarëve aktual në katër komunat veriore, Kurti është përgjigjur: “Dorëheqja është akt moral. Më besoni se ka shumë më shumë njerëz që kërkojnë dorëheqjen e presidentit tuaj nbë Serbi, se sa ata që kërkojnë dorëheqjen e kryetarëve tanë në veri. Nuk mund ta shtysh dikë të japë dorëheqjen. Ky është mentalitet diktatorial. Kjo nuk mund të bëhet në Kosovë, jemi shtet demokratik, në Serbi ndoshta”.

Borrell: Kurti nuk pranoi propozimin tonë, kërkoi njohjen `de facto`

(E plotësuar, ora 15:55) Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar propozimin e tyre të kompromisit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim. Ai ka thënë se ka ofruar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave, por se sipas tij Kurti ka kërkuar së pari njohje de facto nga Serbia, derisa Vuçiqi ka kërkuar themelimin e Asociacionit.

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

(E plotësuar, ora 14:00) Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ndërmjetësuesve të BE-së, përfaqësuesit të lartë Josep Borrell dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar propozimin e tyre të kompromisit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim. Ai ka thënë se ka ofruar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave, por se sipas tij Kurti ka kërkuar së pari njohje de facto nga Serbia, derisa Vuçiqi ka kërkuar themelimin e Asociacionit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit ka thënë se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses, siç ka thënë ai në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, u ka deklaruar Vuçiq gazetarëve. Megjithatë detajet e planit ende nuk janë të njohura.

Presidenti i Serbisë ka theksuar se në takim u diskutua edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Sipas tij, nëse kryetarët shqiptarë të komunave japin dorëheqje, ai ka deklaruar se “do të japë gjithçka nga vetja” që komuniteti serb të marrë pjesë në procesin e ri zgjedhor.

Kurti dhe Vuçiq zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e dialogut, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti e Vuçiq u takuan sot në Bruksel, pas më shumë se katër muajsh.

Nis takimi trepalësh në Bruksel

(E plotësuar, 12:21) Ka nisur takimi trepalësh i nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Më herët Borrell është takuar ndarasi me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, teksa ky i fundit pas takimit ka shkruar në Instagram se “bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”.

Borrell: Koha për fillim të zbatimit serioz të marrëveshjes

(E plotësuar, 10:41) Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell pas takimeve të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të takimit të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel, përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se është koha për fillim të zbatimit serioz të marrëveshjes në rrugën e normalizimit ndërmjet dy vendeve.

“Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrell.

Sot takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

N.Mekolli /RTKlive

Sot mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Takimet e ndara që do të nisin në orën 09:00, do të vazhdojnë pastaj me takim trepalësh.

Para takimit trepalësh, Bashkimi Evropian ka njoftuar për takimin e të enjtes, më 14 shtator, ndërmjet kryeministrit të Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, në Bruksel. Sipas njoftimit të BE-së, dy liderët do t’i pres në takim përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell.

Borell së bashku me përfaqësuesin special të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00 e mëngjesit, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale, njofton BE.

“Do të ketë një deklaratë për mediet nga përfaqësuesi i lartë në përfundim të takimeve në godinën e EEAS. Deklarata për shtyp e Josep Borrell do të transmetohet drejtpërdrejte”, thuhet në njoftim që e ka bërë më herët BE.

Kryeministri Albin Kurti, të hënën, ia ka konfirmuar emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gatishmërinë për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të së enjtes.

Kryeministri Kurti dje ka zhvilluar edhe një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar dhe për takimin e sotëm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë realizuar shtatë takime brenda dy vjetësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli. Takimi i tetë pritet sot më 14 shtator.

Takimi i 14 shtatorit mes Kurtit dhe Vuçiqit është i pari prej kur janë rritur tensionet në veri të Kosovës.

Dokumenti i përdorur sot nga Borelli është i vjetër gjashtë muaj

Kosova është shteti i pavarur…, andaj ti Edi Rama s’mund t’ia japësh Serbisë!

1
Afrim Caka, Gjakovë
____
Une nuk e di nga me rrjedhin fjalet o ju dritepaket! Se Edi Rama punonte naten, dhe pushken mbante ngrehur per hater te Vuciqit!
Per inate te shqiptareve?!
“Edi Rama…, Serbisë mund t’ia japësh vetëm gruan tënde!”
O Perendi, ka faj edhe populli qe i voton keta zullumcare drejt zhdukjes po veme…!!!
Poshte RAMA, Eskobari, Lajcaku, Boreli e opozita e dardanise…
Tradhetit jane si politikanet e Shqiperise e te Dardanise. Ka kryeministra te shkurter dhe te gjate, me mjekerr e mustaqe e mistreca qe shesin kombe e atdhe. Ne parlamentin e Shqiperise, ku hedhe valle greku e serbi…
Kryeministra e presidenta, njerez te shitur, te blere e te shitblere. Ka edhe kryeministra te pangopur e vrases, politikane llangareca e te poshter.
Ka kryeministra “shqiptare” qe u kruhet per t’u bere njesh me shkja e shkina. Politikane e analista te pa vlere, te poshter e gjak prishur.
Ah po me fal!
Harrova t’a marre dreqi! Large duarte nga trojet Dardane.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti