
Dështimi i shtetit nga propaganda mizore opozitare

33 vjetori i epopesë së familjes Munolli në Pollatë, me 13 shtator 1990

Akademik prof dr Hakif Bajrami , Prishtinë
FAMILJA E MADHE SHQIPTARE OBJEKT U SULMEVE TERRORISTE SERBIANE 1989-1990
FAMILJA MUNOLLI VIKTIMA E PARË E NEOFASHIZMIT SERBIAN PAS 23 III 1989
Më 7 shtator 1990 Kuvendi i Kosovës e aprovoi Kushtetutën e Kaçanikut. Çarqet serbomëdha e dinin se shqiptarët nuk do të pajtohen kurrë me defaktorizimin e Kushtetutës 1974. E kuptueshme, se në të gjitha demonstratat partiotike shqiptare 1981-1990 parulla më e dashur për popullin shqiptar ishte Kosova Republikë.Këtë përkushtim të shqiptarëve e plotësoi Kuvendi i Kosovës në Kaçanik në rrethana po thuej se ilegale. Okupatori nazifashist serbian kishte dyshime, sipas dokuemneteve që janë në Arkivin e Kosovës, se mbledhja e Kuvendit Kosovës e përfaqsuar vetëm nga deputetët shqiptarë do të mbahet: ose në Grykën malore Demë Ahmeti të Llapit në Pollatë, ose në afersi të kufirit me Maqedoninë. Gjithnjë në bazë të dokuemnetve duke menduar se Mbledhja ishte mbajtur në Pollatë, jo rastësisht më 13 shtator 1990, do të rrethohet nga të gjitha anët me polici-ushtri dhe do të sulmohet me të gjitha forcat familja Manolli- Latifi në Pollatë.
Historiku i epopesë shqiptare
Më 1981 pushteti Serbian, madje të gjithë sllavët e jugut do të vërsulen ndaj shqiptarëve se “po I detyrojnë kolonistët sllavë të shpërngulen nga Kosova”. E vërteta, të gjithë UDB-ashët që ishin diskredituar më 1966, do të mrizojnë me pensione të majme, dhe të pushueshëm do ta presin shansin e parë për vërsulje ndaj shqiptarëve. Aq më parë kur më 1975 Tito do ta pyes nipin e vet Joshka Brozin: “A po interesohet Aleksandër Rankoviqi diçka për mua (pasi që komunikonin familiarisht)”. Edhe A.Rankoviq një ditë marsi 1975 do t` i drejtohet Joshka Brozit: “Dua të takohem me Titon”. Në këtë “Pazar pas perdeve”, J. B. Tito do t` i drejtojë “selam” Rankoviqit përmes Joshka Brozit se: “tani për tani çdo takim nuk do të ishte në interes të A. Rankoviqit”. Kjo do të thot se dinakëria e Titos “notonte në mes E. Kardelit, me orientime decentraliste për Jugosllavinë, dhe Rankoviqit me koncepte të kral Aleksandrit për Jugisllavinë, ku të gjithë sllavët duhej të konsideroheshin jugoisllavë, e pastaj do të konvertoheshin në serbian. Kështu e projektonte A. Rankoviqi Serbinë e madhe. Kuptohet se këtë ide nazifashiste serbiane e vazhduan pushtetarët serbian në forma origjinale pas Kushtetutës 1974 që ishte triumf i decentralizimit të Jugosllavisë (Kardelist), e ,ku Kosova fitonte atribute :gjysëm zyrtare” të Republikës. Dhe, për ta luftuar këtë pozicion, ku Kosova ishte bërë nye strategjike për triumf, ose humbje të dy grupacioneve politike (Kardel-Rankoviq) për dekada të tëra, më 1976 Kuvendi i Serbisë do ta përpiloi “Librin e Kaltërt” (Plava Knjiga), ku parashihet kthimi i Kushtetutës Kosovës (1974) në Statut të vitit 1963.
E zërat decenralisto-centraliste, shkencorisht i prishën demonstratat partiotike të rinisë shqiptare në Kosovë më 1981, gjithnjë duke anuar kah decentralizimi . Lidhur me këtë, nuk është e rastësishme që më 5 prill 1981 sigurimin shtetëror të Kosovës, fillon për ta menagjuar Sllovenia, me urdhër të Stane Dollancit, që ishte agjent i sigurimit shtetëror Gjerman. Lidhur me këtë, demonstrata shqiptare në Kosovë, pa marrë para sysh peshën historike që e kanë, për shembjen e Jugisllavisë, e kanë edhe një vlerë shtesë civilizuese, se i treguan botës se në Jugosllavi jeton mbi gjysma e kombit shqiptar. Aq më parë kur më nuk mund të ndahej kombi shqiptar në: Albanci (për ata në Shqipërin Bregdetare) dhe Shiptari (për Shqipërinë kontinenetale). Këtë arbitraritet e bënte po thuej se pa pengesa makineria serbiane dhe tolerohej nga J. B. Tito, publikisht, sepse me Rankoviqin, pas burgosjës së Gjilasit ishin shokë të pandarë. Kështu e kualifikojnë dokuemnetet ushtarke atë miqësi shumë të ngrohët.
Kuptohet, se çarqet fashisoide serbiane, provonin për ta shfrytëzuar çdo lëvizje të shqiptarëve, kuptohet përmes ushtrisë dhe policiës, për ta kthyer pushtetin në gjendjen e para qershorit 1966. Ajo shansë për ta Ishte kur rinia patriotike shqiptare provoi më 1981 të ngritet në kryengritje. Por mjerisht ende nuk kishim “vetëdie popullore për luftë të armatosur”. Dhe, nga kjo kohë pushteti Serbian nuk do të lërë gur pa lëvizë, me të vetmin qëllim për ta “konvertuar” së pari Kushtetutën e vitit 1974 në statut. Aty e kishte vegën shovinizmi neofashist I Serbisë, sepse duke ndryshuar kushtetuta, provohej degradimi i saj dhe krijimi i shansës për Srbinë integrale dhe koloniale. Lidhur me këtë, do të themelohet Komision Special, së pari për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, për rikolonizim të rinjë, që do të manifestohet në fushatë që e drejtonte: partia, kisha dhe ushtria me polici, e ku prinin Akademia dhe Lidhja e Shkrimtarëve serbian. Por kësaj radhe (1981) fjala ishte për ata sllavë që ishin shpërngulë nga Kosova për dy arsye: për kah orgjina ishin kolinistë të kralit ose Titos, dhe me degradimin e UDB-ës më 1966 ata kishin mbetë si gjeli në pleh; së dyti, nuk mund t` i duronin kuadrot e reja e të shkolluara shqiptare dhe nuk mund ta duronin kurrfar barazie me shqiptarë, sepse ishin adaptuar në pozitat e dahive, sikurse serbianet sot, më 2023, prandaj sshpërnguljën e kishin si shansë “shpëtimi”. E kolonistët sllavë (sidomos serb e malazez), nuk duronin që të janë qytetarë të rednit të barabartë, sepse të parët ishin serbët, të dytët duhej të ishin “shqiptarët e ndershëm”-ish udbashët, të tretët mbetëshin krejtë në fund të “ferrit” Shqiptarët-Albanci!.
Nuk ka kaluar muaj nga viti 1981, pa u bërë analiza detale për kthimin e ish kolonistëve sllavë në Kosovë, sepse vetëm përmes tyre, ishte bindje mund të mbahej populli shqiptar i nënshtruar, i dorës tretë. Kjo fushatë, do ta ketë embrionin në “Librin e kaltërt 1976”, i cili do të rregjenrohet me “Memorandumin” e Akademisë Serbiane më 1986. Por as dokumenti i parë, e as I dyti, nuk pati fuqi t` i instalojë ish udbashët sërish në pushtetin e Kosovës, për ta sunduar sërish Kosovën, sikurse deri më 1996. Dhe si pasojë e këtij ngërqi, se ish kuadrot e UDB-ës dhe të LKJ-ës, nuk do të mundën për ta PËRBALLUAR fuqinë intelektuale dhe politike të kuadrove të reja shqiptare pas vdeksës së A. Rankoviqit më 1983, kur shovinizmi srbian doli hapur në front, duke u promovuar në një simpoziaum në Beograd pastaj se: “Serbët në Jugosllavi janë të konsideruar si komb shtypës, e në realitet janë komb i shtypuar, pas vitit 1966”. Më këtë promovim më 1985 në Beograd çarqet serbe do të hapin rrugë që pas Memorandumit të Akademisë më 1986, në vitin pasues më 1987 do të fillojë punën e re kriminale në disa fusha, pa asnjë pengesë. Së pari, në Lidhjen Komuniste të Serbisë, e pastaj puna do të shpërndahet në Parlamentin e Jugosllavisë, prej kah do të lind: “Programi Jugosllavë për Kosovën 1988”. Duke llomotitur publikisht se “duhet të çvleftësohet Kuvendi i Bujanit 1943/44, që Kosova t` i bashkohet Shqipërisë, që PKSH për Kosovën ka të drejtë të japi aprovim, ndërsa PKJ ka të drejtë vetëm ta shqyrtojë”. Ky Program ( jugosllavë për Kosovën më 1988) de fakto e hapi shansën që Kosova të kthehet në pozitë teritorialo administrative në Statut të viteve: 1945, 1948, 1953, 1963. Por serbianëve nuk u mjaftonte vetëm ky kthim. Prandaj, Kosova sipas Beogradit nuk mund të ketë as Ligj Kushtetues nga viti 1969, e lere ma Kushtetutë nga viti 1974. Megjithë këtë duhej serbianëve një endergji misterioze që shumë shpejtë e patën gjetë, e të cilën edhe pse historianët shqiptarë e diskredituan disa herë, prap se prap qarqet politike shqiptare në Kosovë i mbyllën të dy sytë, sepse më 1981 shumica ishin regjistruar “Jugosllavë”, sepse demonstratat i quanin “kontrarevolucionare”. Dhe këtë promovin të tyre nuk e kishin të vështirë sepse: kur ishin regjistruar Jugosllavë më 1981, nuk e kishin vështirë të konvertohën në serbian, siç e dëshmuan me vepra deri më 1997, kur u shfaq UÇK dhe kur filloi lufta e armatosur çlirimatre shqiptare .Mjerë ai drejtues politikë shqiptar që nuk është rreshtuar me UÇK-ën më 1997-1999. E kush nuk është rreshtuar dihet.
Së pari serbianët e filluan punën e diskutimit të amandamenteve të reja kushtetuese
Amendamentet ksuhtetuese janë debatuar kudo nepër Serbi nepër koluare politike më 1987. Pastaj çështja është bërë publike edhe në Kosovë më 1988. Dhe 97% e debateve figurojnë se shqiptaria nuk është pajtuar me ndryshimet që i ëndrronte dhe i shfaqi pushteti neofashist serb. Lidhur me këtë, S.Millosheviqi do të shpërthej publikishtë se: “Kushtetutën do ta ndryshohet institucionalisht dhe jashtë institucionalisht”. Me këtë kërcnim neofashist, karieristët dhe klosharët shqiptarë nuk do ta kuptojnë këtë atetnat dhe grushtshtet që po i përgatitej Kosovës. Në këto rrethana, burgjet ishin të mbushura me të rijë patriot dhe rrevolucionar të pamposhtur shqiptarë. Dihet se 23 marsi 1989 u tregua se ishte ditë e kobshme për Kosovën. Pas këtij grushtshteti, intelektualët e vërtetë shqiptar e dinin se pa luftë të armatosur, më nuk mund të kthehet gjendja në Kushtretutën 1974, e lëre ma të avnsohet Kosova në Republikë të shtatë, që atëherë ishte mendim dominant. Në këto rrethana, do të lind Apeli i intelektualëve 215. Kështu në vijim Kuveni i Kosovës në kushte të jashtzakonshme do ta aprovojë Deklaratën e 2 korrikut 1990, për Kosovën Republikë. Ishte ky një elemnet i ri se më në fund Parlamenti e kishte kuptuar momnetin historik dhe qëndroi në nivel patriotik. Ishte kjo një kthesë shumë domethënse për ta kthyer në popull së pakut shpresën. Së dyti, guximi dhe patriotizmi i disa të rijëve dhe të rejave, ishte një paralajmërim se populli shqiptar më nuk duron robëri nën Serbinë gjakatare. Për ta FRIGËSUAR RININË PATRIOTIKE , Serbia do ta vejë në ball policinë, milicinë dhe ushtrinë, që ne nuk I kishin nën komandën shqiptare në Kosovë. Ndodhi ky fenomen, sepse në nivelin intelektual shekncor nepër tubime ndërkombëtare punëtorët e shekncave shoqërore në Kosovë e kishin arritur nivelin dhe ma nuk ishin në asnjë pozitë inferiore, ndaj serbianëve që ishin mësuar të thonë: “atje poshtë” ( mednohej për Kosovë). E gjeografikisht dihet se Kosova nuk ishte “poshtë”, por uji shkonte nga lartë poshtë (nga Kosova drejtë Smederevës e Beogradit) . Në polemika, më 1988 do të u thuhet se: “Nuk jemi ne poshtë, ne jemi lartë sespe uji nga Kosova rrjedhë teposhtë kah Beogradi. E këtë nocion duhet ta kuptoni se para miliarda vjetëve, kur ju sllavët nuk keni jetuar në Iliri e as në Ballkan pastaj, e ka drejtuar natyra se kah është lartë e kah është poshtë, kah rrjedh uji!”.
Dhe, nuk do të vonojë dhe Kuvendi I Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik, pas një pune intenzive politike, do ta shpallë Kosovën Republikë , sikruse njësitet tejra federative. Vallja partiotike me këtë akt KUSHTETUES nuk do të ketë më të ndalur. Informata ishte e pandalëshme, sepse bota ishte bërë shumë e vogël për fuqinë e saj (të informatës). E serbianët dhe administrata e tyre e kalbur mendonin se janë në vitet: 1912, 1918, 1945, kur vranin e pushkatonin familje e individ pa gjyq e pa ligjë, dhe askush nuk dinte asgjë. Tash ishte “këngë” tjetër , informata distribuohej për pak minuta nepër tërë Evropën dhe Perendimin e civilizuar, sidomos. Por për ta mbajtur popullin serbian në pozitë “superiore”, pushteti nuk do ketë ide as logjikë, që t` i përkrahë rrethanat e reja, jo vetëm në katrahurën Jugosllave, por edhe në botë. Serbia për ta kthyer realitetin politik në pozita të para vitit 1966, do ta fillojë përgjakësinë kriminale me metoda të vjetra, të reja, ku vetëm tanket i kishin shtesë , nga mjetet e mëparëme. Në megalomaninë e tyre serbiane se: “janë me ushtri të katërt në Evropë” (!), sërbet e fillluan luftën së pari kunder rinisë shkollore shqiptare më 1981. Pastaj dhunën e bartën kunder FAMILJEVRE EMBLEMATIKE shqiptare, krejtë me qëllim që t`e frigësojnë popullin, duke provuar t` i tregohen “muskutjtë” e tankeve dhe pizgaverëve, tytave dhe thikave të helmosura , me seleksionim edhe sllavëve që nuk quheshin serbian. Pikërisht së pari në Llapin e Murat Xhakës, Haxhi Sadrisë, Shaqir Igrishtps, Isa Boletinit, Bajram Currit, Idriz Seferit, Azem Bejtës, Hasan Prishtinës, Ramë Vllasës, OSMAN MUNOLLIT–Pollatës, Nazim Gafurrit, do t` i provojnë armet dhe ushtrinë e tyre kriminale, krejtë me qëllim për t` u treguar shqiptarëve se në cilin pushtet jetojnë, krejtë me prapavi për t` u treguar edhe sllovenëve, kroatëve dhe boshnjakëve se çka mund t` i gjejë, bëri e reaguan sikurse shqiptarët.
Pse u sulmua familja e Osman Munollit në Pollatë më 13 shtator 1990
PIkprisht, kundër familjes patriotike Munolli në Pollatë, serbianët do ta programojnë fillimin e realizimit të progarmeve të vejtra.Shtrohet pyetja, nëse më 7 shtator 1990 është aprovuar Kushtertuta e Kaçanikut, më 13 shtatoir 1990 do të sulmohet brutalisht nga milicia dhe ushtria serbiane (jugosllave) Familja MUNOLLI e POLLATËS që mbante dikur miqësi me Demë Ahmetin, me Murat Xhakën , Ahmet Delinë, e besa edhe me Haxhi Zekës, sepse Oda MUNOLLI dhe POPOVA ishin konak i sigurtë më 1910 dhe 1912 për: Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Bajram Currin, prej kah doli shembulli më sublim kur u lëshua KUSHTRIMI për kryengrutej kundër okupatirit turk më 1910 drejtuar nga Haxhi Sadria me shokë. E vërteta Kuvendi i Murgullës ishte një ngjarje kombëtare që u shënua më 1920 për ta kundershtuat riokuopimin e Kosovës, kuptohet me Program të Komitetit Mbrotja Kombëtare e Kosovës, themeluar më 1 maji 1918 në Shkodër.
Në bazë të traditës patriorike shtrojmë pyetjën: Si dukej palni I sulmit ndaj Familjes emblematike MUNOLLO më 13 shtator 1990, le të deshmojnë dokuemnetet sekrete fshiste serbe, ku deshmohet se: dikush nga agjentët shqiptar kishte spiunuar ,se Kuveni i Kosovës do të mbahet në Pollatë, diku në afersi të lokalitetit Demë Ahmeti”.
Aksioni famëkeq të 13 shtatorit 1990 kundër familjs Munolli pushteti e quan “RRUFEJA”
Dokumnetet që posedohen janë argumente se kemi të bëjmë me një pushtet neofashit, që programon shfarosjen e një populli të tërë, vetëm pse nuk është sllavë, dhe bota në fillim I beson sepse viktima nuk kishte as karh as miqë, as forcë, përpos drejtësisë, sakrificës dhe guximit e shpresës. Dhe plani për shfarosejen e Familjes MUNOLLI (LATIFI)-Pollata ishte koduar me shifërn “MUNJA”-“RRUFEJA”. Për realizimin e këtij progarmi ishin angazhaur 135 milicë, 60 ushtarë me tërë arselanlin vrasës që posedonte shteti. Tabela koduese e akcionit “Rrufeja”, ishte shoqëruar me koncepte gjeografike. “Rregjioni për sulm” e kishte shnejën 21, kazerma ku përgatitej sulmi ishte e koduar me numrin 20, qendra e sigurimit në Prishtinë ishte koduar me numrin 19; organizimi I sigurimit publik në Podujevë kodohej me numrin 18; rezerva e forcave vrstare në Kerpimeh kodohej me numrin 23, rezerva ndinmëse e saj ishte në Leban (lokalitet në komunën e Prishtinës) kodohej me numrin 22. Vendi ku duhej zbatuar dhunën në Pollatë kodohej me numrin 24. Vendi kah duhej siguruar suksesin e dhunës ishyte fiksuar fshati Sllatinë me numrin 25. Vendi rezervë i suksesit ishte saktësuar në fshatin Zhiti me kodin ushtrak numër 26. Shtëpiat për bastisje (lexo për vrasje dhe shkaktim të frigës në popull) kodohej me numrin 27. Vendi ku do të përdorej dhuna e shtuar nëse nuk arrihet sukses në planin e parë në Pollatë, ishte koduar me numrin 28 në fshatin Metehi, punkt ai me froca rezerervë që ishte koduar me numrin 31. Ky unkt prej kah sigrohej i pari kodohej me shifër II. Efekti duhej të shënonte frigë dhe: “populli duhej me dy tri varsje mizore të vihet në lëvizje-arratisje, për të patur adute ushtria dhe policia që mizoritë të vazhdohen edhe me viktima përtej numrit 10, por jo ma shumë për fillim”.
Lidhja kriminale se ku duhet ushtruar mizori nuk u ndal në tërë Kosovën deri më 10 VI 1999
Makineria vrastare serbe kishte program shfaroses që e përdori nga Pollata (13 shtaor 1990) e deri te Familja Shaban Jashari në Prekaz (4-5 mars 1998), e deshmojnë dokumentet serbe. Lidhur me këtë,së pari fillimi i aksionit dhe kryerja e detyrës fillestare quhej “Lanac 1” (zingjiri 1), bashkmi I kolonave vatrstare quhej “LANAC 2” (zingjiri 2), nisja e aksionit quhej “Livada” (-Livadhi), ndalja e aksionit quhej “Trava” (bari), vija e bllokadës quhet në dokumnret ‘Kanar’ (Peshojë), lidhja e bllokadave quhej “Çvor” (nye), izolimi I personave në objekte quhej ‘KRUG’-(Rrethi), kontrollimi I objketit mban kodimin “VETAR” (Era), personat për izolim dhe burgosje quhshin “JEZH” (Iriqi), armet e gjetura (që vet I plasonin nëse nuk ka) duhej të quheshin “KOPRIVA” (hithat), persoant e privuar nga liria quheshin “BREZA” ( pisha”) që digjen, mund të mbytën dhe asgjë. Personat e palgosur quheshin “ LIST” (gjethe) që nuk vlen pesë pare, personi I vdekutr quhet “Kaktus” edhe shqip është ashtu, roja e vendit që duhej ta hapte zjarrin vrasës quhej “PLAMEN” (flaka) që duhej ta kallte shtëpinë ose ta rrënonte me dinamit,milici që ishte më afër se ushtari quhej ‘kremen’, diçka që shkrep si guri brincak si eshka që e kap zjarin për një herë, vendasi që po sulmohej, vritej ose burgosj quhej ‘ trn’ –therë, trasporteri I blinduar quhej ‘lim’ lumi Lim, USHQIMI i VRASTARËVE QUHET ‘KITIJA’, uji për programuesit e shfarosjes së familjes stabile shqiptare quhet ‘Limenka’. Këto fakte nuk i ka përdorë asnjë okupator në Evropë. Këtë arseanl të urrejtjës nuk e ka përdorë as nazifashizmi gjerman kundër HBRENJËVE fatmjerë, të cilëve në Evropë, vetëm shqiptarët ua dinin hallet.
Komanda e krimeve ishte ushtruar në Koshutnjak të Beogradit një muaj (gusht 1990)
Personat që I kishin hy realizimit të këtij programi për shfarosje të shqiptarëve kishin kode numrore dhe përshkruese. Në çdo aksion theskohet rroli I shfrytzuesit, shenja thirrëse, puna dhe niveli reserveë që duhej vazhduar aksionin. Udhëheqësi I grupit për bllokimin e objektit që po rrethohej përmes kodit “Rrufeja” kishte shenjën numrore 12, kurse puna që duhej kryer ishte koduar me shifren 50+50. Zavedënsi ikëtij aksioni e kishte shenjën numrore 13, udhëheqësi I grupit për bastisje 21, zavendësi kodohej me numrin 22, drejtuesi I nëngrupit kodohej me numrin 23. Drejtuesi reservë I nëngrupit kodohej me numrin 24; udhëheqësi I nëngrupit për furnizim kishte kodin 25, marica e parë 61, marica e dytë 62, grupi për sigurimin sanitar 63, Komanda e forcave për sigurim 71. Drejtuesi I forcave speciale 81,shtabi I aksionit “Rrufeja” nr. 1,Komandanti; nr. 2, zavendësi; nr. 3, Antari I shtabit për operativë; nr. 4, Drejtuesi I bllokadës; nr. 11, kodimi I forcave motorike “Rrufeja”; nr. 31, Drejtimi I helikopterëve “Rrufeja” nr. 41; Lidhja e grupeve “Rrufeja” nr. 51, servisi nr. 91, mbarimi I Kodit Rrufeja” nr. 101.(Këtë strukturë programuese për vrsasje dhe shfarsoje duhet ta studiojnë profesionistët e sigurisë!)
Aksioni për frigësim dhe terrorizëm shtetëror
Me këtë program që I prezantohet opinionit për herë të parë, si eksperiment politko ushtrak për tërë makinerinë neofashiste serbiane ishte terrorizimi I Familjes MUNOLLI në Pollatë më 13 shtator 1990. Kjo do të thot se aksioni varstar serb kishte filluar gjashtë ditë pas aporvimit të Kushtetutës Kaçanikut. Në këtë aksion ushtrakao- policor janë VRARË Besim Latifi- Munolli– vritet në prag të odës dhe Skender Latif Munolli vritet me snajper sepse e qanë rrethimin. Pushteti për ta treguar qëllimin i arreston 30 persona, duke I malltretuar deri ë alvanosje. Ky sulm ushtrako policor ndërmiret në Pollatë krejtë me qëllim për ta frigësuar tërë popullin e Rrafshit Kosovës.
Mizori serbe edhe në viset tjera të Kosovës
Ndërsa në të njetën kohë në Komunën e Klinës vriten Shtjefen Dushi dhe Simenon Dushi, krejtë me qëllim për ta frgësuar tërë Rrafshin e Dukagjnit. Sulmi u bë për ta gjurmuar ku mshifen deputetet historik të Kushtetutës Kaçanikut nga 7 shtatori 1990.
Sipas dokuenteve ushtarko policore serbe në vijim mbetej që të zbatohet një plan I ri me kodin “RRUFEJA 2” ku prashihet vrasja e më shumë se dy perosnave, por aksioni nuk guxonte të mbaroi së pakut pa u “likudiar 10 terroristë”, të cilët janë pa emër, pa e sulmuar askend, por arma e tyre duhej të ishte si leternjohtim se ishin shqiptarë.
Varrimi i Besimit dhe Skender Latif Pollatës ishte “referendum”
Populli nuk do ta durojë okupatirin neofashist serbian u deshmua publikisht. Prandaj në varrimin e Besimit dhe Skenderit, askush nuk ka mundur që e ndien vetëm shqiptar, e të mbanë qëndrim indifernet, e mos të shkojë në përcielljen e fundit të trupave të atyre heronjëve të burrëruar. Sipas llogarisë sime, në varrim ishin afro 55000 persona. Në pjesëmarrje e tillë do të provohet të pengohet, por nuk pati fuqi që ta ndalë popullin. E kur populli do, atëherë popullit nuk i urdhërohet, nuk i komandohet, sepse lartëshkëlqesia e tij POPULL, është diçka madhështore. Nuk ka rëndësi a është i pranishmi me shkollimin ma të lartë, apo është analfabet, me rëndësi është dhe ky koncepim nuk mund të ndryshojë kurrë, aty ku është populli –sovarni i kësaj jete në kalim, aty pushon liria që nuk ka forcë që e mund. E pra këtij populli shkolla e Adem Demaçit i besoi.
Po ka pasë përpiekje që populli të pengohet në pjesëmarrje në varrim në dalje të Besianës. Ka pasë pengesa në udhëkryqin e Bradashit, në nyen rreshtuese në Kerpimhe, e përgjatë Luginës së Llapit në Repë. Ishte e kotë, populli kishte vendosë me çdo çmim të jetë pjesëmarrës, të jetë deshmitar, se i tëri është me Familjen Latifi-Munolli, se i tërë është me BESË për Besimin dhe me tërë qenjen njerëzore me Skenderin, që të dy deshmitarët e parë pas Kushtetutës Kaçanikut (7 shtator 1990), heronjë të pavdekshëm, se shqiptarët e Kosovës nuk ka ma fuqi që do t` i pengojë në rrugën e pavarësisë. Populli me atë pjesëmarrje masive, sikur deshti të DESHMOJË dhe DESHMOI NË VIJIM, se është i gatëshëm ta paguaj çdo çmim.
MU për këtë pas mbarimit te të pamës si është zakoni arbror, në bazë të dokuemnetve pushteti do të përpilojë strategji tjetër inovative, që mos ta sulmojë familjen shqiptare, por të sulmohet populli në vedne publike. Edhe ky fenomne i dhunës nuk do të shkkatojë panikë në popull. Qëndrimi stoik nuk e ndali energjinë krhyengritëse të UÇK-ës në asnjë rrethanë.
Përpiekja e pushtetit që me ligje fashiste ta ndryshojë strukturën e popullsisë
Ligjet që përpiloheshin dhe aprovoheshin pa ndonjë debat kur të analizohen nga këndveshtrimi kohor i sotshëm, janë të gjitha të ngjajshme me ato që i sajonte Hitleri në viset e okupuara. Këto ligje bëheshin me qëllim që Kosova të serbizohet në të gjitha poret e jetës.
Ligji i parë ishte ai i sielljes së kolonistëve nga Knini dhe Sremi në Kosovë. Si duket jo vetëm në Dejton por edhe disa vite para 1995 ishin bërë pazare në nivel evroian se Serbisë nëse e lëshion Krainën serbe në Knin, do të i dhurohet një Republikë serbiane në Bosnje dhe do t` i ketë duartë e lira që të sillet si të dojë në Kosovë.
Sot më 13 shtator 2022 SKENDERIT E BESIMIT i betohemi se Kosova e tyre do të jetë shtet Evropian i garantuar nga populli shqiptar dhe miqët e respektuar, i grantuar nga xhaku u Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i NATO-s dhe përkushtimit politik të Kombit për bashkim, për t` u përmirësuar gabunet që na janë bërë nepër Konfrese e konferenca të ashtuquajtura paqesore, duke na e coptuar ETNIN shqiptare copa sopa. E amaneti i Besimit dhe Skenderit është për bashkim. Unë popullit i besoi.
Studimi i kushtohet:Nora Kelmendit, Shote Galicës dhe SHËJTËS Nënë Terezës, simbol i njerëziit për paçe!
Më 13 shtaor 2023
Haxhiu: Veriu i Kosovës t`i lihet Serbisë!
- Veriu i Kosovës t`i lihet Serbisë;
- Të zhbëhet Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë;
- Të falen krimet reciproke dhe të bëhet pajtimi shqiptaro-serb!
Duanë e kujt ban kjo Dua Lipa?

Col Delia, 17 vjeçari nga Gegyseni që e vrau Mehmed Ali Pashë Maxharin në sarajet e Abdullah Pashë Drenit në Gjakovë



Dëshira e At Valentinit që shqiptarët e kthyer në fenë islame e të ribëheshin katolikë
Ndriçim Kulla , Tiranë
“Të këqijat që sollën ndryshimet fetare mund të ndreqeshin përmes kulturës”
At Valentini ishte një ekumenist i një lloji të veçantë, një ekumenist kulturor. Do të kishte qenë një gjë shumë e thjeshtë për At Valentinin kur erdhi në Shqipëri që t’i shpjegonte problemet që kalonte vendi me mozaikun fetar të tij. Sigurisht që nuk ishte entuziast për reduktimin e Katolicizmit në Shqipëri dhe zemra e tij do të kishte dashur që shqiptarët e kthyer në fenë islame do të bëheshin katolikë përsëri. Por ai e kuptonte se kjo ishte një aventurë e pamundur dhe ajo që kishte rëndësi ishte që shqiptarët, pavarësisht përkatësisë fetare të tyre, të bashkoheshin në një kulturë me identitet perëndimor. Pikërisht për këtë gjë punonte si misionar. Prandaj mund të thuhet se At Zef Valentini si ekumenist, i përket një lloji më të përparuar se koha e tij, kur ekumenizmi kuptohej vetëm si mirëkuptim mes dy Kishave të krishtere, apo mes fraksioneve të botës së krishterë në përgjithësi.
At Valentini si ekumenist i përket kohës së sotme, shekullit XXI, kur ekumenizmi ka fituar një kuptim të ri, gjithëpërfshirës, që ka të bëjë me dialogun dhe bashkëjetesën mes feve të ndryshme. Prandaj, megjithëse At Valentini ishte një misionar katolik italian, ai asnjëherë në veprën e tij, as pas largimit nga Shqipëria, nuk e akuzoi ekzistencën e shumë feve në Shqipëri si përgjegjëse për të këqijat që kalonte vendi. Ato të këqija që kishin sjellë ndryshimet fetare mund të ndreqeshin me anë të kulturës, dhe njerëzit e ushqyer me këtë kulturë do ta gjenin vetë rrugën e duhur për te Zoti. Në qoftë se do të shtrohej çështja e feve dhe e ndryshimit të tyre masiv, kjo vetëm sa do të shkaktonte turbullira, konflikte, gjë që do të sillte edhe pengimin e projektit të kulturës së përbashkët që Çështja e besimit fetar te shqiptarët, më saktë reforma marramendëse që ata kishin bërë në mesjetën e vonshme, duke zëvendësuar zotërimin e unjisuar të krishterimit, me trifetarinë, kishte qenë dhe mbetej ende pika më e zbuluar, lehtësisht e plagosshme e dosjes së tyre identitare. Haptas apo jo, drejtpërdrejt apo tërthorazi, ajo dosje do të përdorej ndaj Shqipërisë, sa herë që vendi do të ndodhej përpara provash të rënda.
Në të vërtetë, kishte një thelb që e nxiste malcimin në këtë dosje. Ndër tri besimet, dy ishin me kryq, kurse i treti jo. Dhe çështja s’mbaronte me kaq. Besimi i tretë, përveç që ishte pa kryq, ishte besimi i pushtuesit. Dhe prapë çështja s’mbyllej. Ndonëse i tillë, kurrsesi s’mund të thuhej se ai besim kishte qenë i rastit dhe kalimtar. Shqiptarët, të krishterë dhe laikë bashkë, e kishin pranuar si besim të tretë, njëlloj të ligjshëm si dy të tjerët. Nga ana e tij, ai vetë ndonëse i përkrahur nga pushtuesit si fe zyrtare, nuk ishte ndier asnjëherë fitimtar, dhe as i kishte shtyrë jashtë skene fetë e mundura. Shkurt, të tre kishin pranuar ndërsjelltazi ligjshmërinë e secilit, dhe kjo ka qenë baza e paktit të rrallë, ndoshta të vetmit ndaj të cilit shqiptarët herë ndiheshin krenarë e herë me faj.
Filozofia e tij ishte e thjeshtë: besimet ishin tre, por kombi një. Si i tillë, ai ishte me ta. Kurrë nën ta. Madje, asnjëherë baras. Kjo nuk pengonte vramendjet dhe dyshimet. Ishte një cen apo një meritë ky pakt? Kishte qenë përnjëmend e vetmja zgjidhje dhe i vetmi antidot përpara dhe pas katastrofës? Me fjalë të tjera, pushtuesi me të njëjtën fe do të quhej si më parë pushtues, dhe armët do të kryqëzoheshin si më parë me të, dhe, si më parë, liria do të quhej liri dhe robëria robëri? Shkurt, e dëmtonte apo e shpëtonte kombin ky pakt, e bashkë me kombin, ëndrrën e kthimit në kontinent?
Koha sa vente i jepte të drejtë paktit. Myslimanët shqiptarë vriteshin e priteshin me osmanët, pa u penguar aspak prej fesë së njëjtë. E, si të mos mjaftonte kjo, kur Europa nisi të rishfaqej në horizont, ata u magjepsën prej saj, njëlloj si të krishterët. Të krishterët, nga ana e tyre, iu përgjigjën me të njëjtën hapje monumentale. Për asnjë çast të vetëm nuk u shkoi ndërmend se mund ta bënin ata vetë, pa myslimanët, Shqipërinë.
Gjithë shekulli 20-të dukej se s’do të bënte gjë tjetër veç ushtrimit të kësaj aventure që shumëkujt i ngjante e pamundur e shumëkujt e marrë: Një Themelues mysliman shqiptar, me zëvendës një katolik, do të shpallte Shqipërinë e pavarur. Një princ protestant gjerman, i emëruar prej Fuqive të Mëdha, do të bëhej sovrani i parë i vendit tribesimsh. Një peshkop ortodoks, përkthyes i “Hamletit” e i “Don Kishotit”, do të zgjidhej kryeministër i së parës qeveri republikane, një mbret mysliman, por me mbretëreshë katolike do të hipte pas tij në fronin mbretëror.
Fundamentalistët, natyrisht, nuk do të mungonin. Mizorë si askund, aq përçarës sa ç’ishte ai bashkues, si sfurk hekuri tredhëm- bësh, do t’i turreshin paktit për ta prishur. Po s’do të mundnin dot. Do të viheshin në gjunjë prej tij, ndonëse pakti vetë, bashkë me të tria besimet, do të gjendej befas përpara një zezone të papritur. Dukej sikur historia po iu punonte një rreng shqiptarëve. Si një ndëshkim për atë që herë ishte marrë si lodër me fenë e herë si mençuri e marrëzi bashkë, i la një kohë të gjatë pa tempull.
Në një heshtje morgu, pakti ndërfetar e ruajti megjithatë thelbin e vet. Kokulur e pa bujë, nën tmerrin e ndalimit komunist, frymonte megjithatë. E kishte dhënë ndërkaq një pjellë të tij, mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pa ushtrimin e mëparshëm të harmonisë, misteri i asaj mbrojtjeje të bujshme nuk mund të shpjegohej kurrë.
Pas rënies së komunizmit, dhe sidomos pas kacafytjes ballkanike, kur midis pashpresës që u krijua, do të kërkohej një rreze shprese për atë që dukej si gjëja më e pamundur në botë: pajtimi ndërballkanik, vëmendja do të drejtohej ndoshta te shpikja e dikurshme shqiptare. Pas prodhimit të parë të saj, mbrojtjes së hebrenjve, koha do t’u kërkonte ndoshta një prodhim të dytë, edhe më të vështirë: nismën për harmoninë ballkanike.
Besimi për një mision të tillë mund të merrej si ledhatim i tërthortë i sedrës së një populli të shquar ndërkaq për sedër të sëmurë. Kujtimi i hidhur i misionit grotesk shqiptar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit në shkallë planetare, do të kishte mjaftuar ndoshta për sprapsje të çdo ideje misionarizmi për një mijë vitet e ardhshme.
Ndërkaq mendimi se shqiptarët, qoftë edhe në kundërshtim me vullnetin e tyre ishin në skajim të përshtatshëm, për të nismëtuar “pranimin e tjetrit”, shfaqej aty-këtu, e bashkë me të shtohej bindja se Europa do ta kapte një ditë se dy shtetet shqiptare, ashtu si dy buaj të të njëjtit komb, do të mund të ecnin drejt një brazde të panjohur më parë. Dhe kjo mund të ndodhte jo se shqiptarët ishin më të mirët e më mendjehapurit se të tjerët, por thjesht sepse rasti historik u kishte dhënë atë veglën e fshehtë që u përmend më lart.
Ismail Kadare nuk e ka thënë të fshehtën e harmonisë trifetare, apo nëse doni të llogarisim edhe bektashinjtë, katërfetare. E fshehta është: Tre (katër) fe, por një kulturë. Zakonisht fetë janë baza e kulturës. Këtu e kanë burimin konfliktet kulturore me bazë fetare. Në rastin e Shqipërisë, falë disa njerëzve të mëdhenj, nga të tre (katër) fetë, u krijua një kulturë e përbashkët me orientim perëndimor, për të cilën kanë kontribuar myslimanët Naim e Sami Frashëri, Faik Konica, Mehdi Frashëri, Mithat Frashëri etj., të krishterët ortodoksë Jani Vreto, Mihal Grameno, Fan Noli, Branko Merxhani etj., katolikët Pashko Vasa, At Gjergj Fishta, At Shtjefën Gjeçovi, At Anton Harapi, Krist Maloki etj. Por kjo kulturë që ishte baza e harmonisë ndërfetare, nuk do të mund të mbijetonte në qoftë se nuk do të bëhej një konstrukt i fortë, themelet e të cilit shkonin thellë në truallin kulturor europian, dhe këtu At Valentini dallon nga të gjithë të tjerët, se ai më shumë se kushdo gërmoi në thellësi për të qenë këto themele sa më të sigurta. Duke bërë këtë gjë, nuk cenoi aspak bindjet e tij fetare. Ai ishte, veç të tjerash, edhe një teolog, dhe në qoftë se do të kishte pasur mundësi të merrej vetëm me teologji, do të ishte bërë ndoshta një nga teologët e mëdhenj të Kishës. Një nga cilësitë e teologëve të mëdhenj të Kishës Katolike në shekuj, të cilët kanë shkruar libra të trashë dhe që mund të kuptoheshin vetëm nga një rreth i përzgjedhur lexuesish, ka qenë që ishin gjithashtu në gjendje të shkruanin broshura divulgative të destinuara për shtresat e gjera të popullsisë, ku me gjuhë të thjeshtë, të qartë shpjegonin Doktrinën e Krishterë dhe historinë e Kishës. Vetëm ata që e zotëronin thellë teologjinë dhe artin e të shprehurit mund ta bënin këtë gjë. At Zef Valentini tregoi se ishte në gjendje ta bënte një gjë të tillë. Një shembull për këtë është artikulli i tij “Kisha Katolike, Danti dhe reformat”, ku ai si gjithmonë i papërtuar, polemizon me ata që shtrembëronin teologjinë e Krishterë dhe historinë e Kishës Katolike:
Nji farë Izet Bebeziqi me dy artikuj qi, në qershuer e tetuer të kaluem, botoj e perkohshmja “Kombi”, pa ja pasë pá as kartuçat teologjís, na ngrehet e na kokorisë çashtje këso dege, thue se e ka pjellë vetë teologjija e Salamankës. Nder sa e sa tjera, thotë se Kisha Katolike nuk âsht ajo qi ka temelue Krishti. Ndërmjet Kishës e Krishtit “qindron nji humnerë fare e madhe. Larg nga Kisha. Lirí fetare. Lirí personale klithte Dante. Reformë don Kisha, se dogma e shtangët na mbyti, thriste poeti… Mendsija e tij e lirë, dhe sidomos kritika me fr?më reformative ndaj mungesve dhe të metat e kishës dhe veseve të papve xânë vend… kryekrejet në vepren në fjalë. Raca dhe jo Religioni ka randësí të madhe per Danten”, e giatë e giatë këtí krahi.
Këtû nji herë e pikë mâ së pari, pa shkue aspak mâ’ndej, vêhet oroe se ky farë shkrimtari s’na din as gramatikë shqipe! Kjaje, Zo’, të keqen! s’din se ç’rasë don prepozita ndaj, e na kapet me teologjí e me Dant Alighierin!
Dikush mund të thotë se përse At Valentini humbiste kohë me një njeri të tillë si ky Bebeziqi, të cilin e quan një shkarravitës që nuk di as gramatikën shqipe. Shtypi shqiptar i kohës përveç autorëve me vlera, të cilët i kanë mbijetuar kohës, ishte i mbushur dhe me të tillë njerëz. Por At Valentini e dinte se këta mund të bënin dëm duke përhapur të pavërteta, prandaj herë pas herë përzgjidhte ndonjërin prej tyre për t’i dhënë përgjigje kështu shtrembërimeve që përhapnin ata. Në vazhdim të artikullit të At Valentinit “Kisha Katolike, Danti dhe reformat” gjejmë një shpjegim sa sintetik, aq edhe të thjeshtë e të qartë të Doktrinës së Krishterë dhe se çfarë është Kisha Katolike nga këndvështrimi historik: po vrejmë sa grima, padè çka mëson teologjija e tyne. Këjo thotë se dogem, moral (parimet morale), sakramendet e jerarkija, janë ato kater sende qi perbâjnë natyren e Kishës së temelueme prej Krishtit. Këto janë ato kater shtylla granite qi Aj vetë i vûni Kishës, njato kater shtylla qi s’e lânë m’u zhgatrrue kurr, deri të soset jeta. Tashti, padè cila nder to na i ka râ a na i ka mungue kurr Kishës katolike? Asnjêna. Njato të verteta feje e morali qi katolikët besojshin sot 1900 vjet, njato besojnë në dit t’ona e njato besoj edhè Danti. Njato shtat sakramende qi paten katolikët e parë, njato kanë edhè ata të sodit. Njat trajtë monarkike qi i dha Krishti Kishës, tue vû Sh’Pjetrin permbí të gjith tjerët, njatê ka edhè sot me Papen e Romes kryetár të gjithmbarshem. Kush t’a doet gjânë e giatë proven e këtyne fjalve, se Kisha s’ka bâ “tjetertime nder parime të Shelbuesit” ja nep shqip “Pergjegja Katolike Katekizmit Ortodoks” qi, per nji rasë gadi si këjo, botoj Shtypshkroja “Zoja e Paperlyeme” vj. 1933 në Shkoder.
Do dijtë mirë edhè se Kisha katolike s’kje temelue prej Krishit si nji trup i dekun, por si trup organik i gjallë. Per m’e skjarue punen me nji shembelltyrë, po thomi se Kisha mund të pergiasohet me nieri. Ky kúr lén, âsht sa grima; por, sa do i vogel, âsht animal rationale, fr?muer i arsyeshem; mbandej rritet, bâhet i madh, forcohet, xên, perparon, vepron e shto çka të duesh me shtue: me të gjitha këto, per kah natyra, si mëson edhè Aristoteli, mësues udhëheqës i Dantit në filosofí, nuk ndrron, por âsht prap se prap njaj animal rationale, specifice et numero idem.
Njashtû Kisha Katolike, trup shoqnuer i gjallë, pa ndrrue kurr natyrë, shton tue perparue e tue u organixue, e këjo âsht nji nderë e nji lumní e saja. Këjo zotsí e këjo mënyrë perparimi âsht nji nder arsyena per të cilat “Katoliçizmi – Kisha Katolike – âsht nji fuqí jashtëzakonike,” si e rrëfen vetë Bebeziqi, jo per m’e levdue, por per me nzitë t’i kundershtohet, pse e ka ferrë në s?, me gjithse na mbahet liberal e i pafanatizem.
Prej se trup i gjallë, Kisha organixohet per herë e mâ mirë edhè organixon shoqní fetare, si t’a lypin kohët e rrethanat, e sot edhè Veprimin Katolik. Pse na i hypë ndokúj resa e smira, a pse ndokúj i bâhet ferra Brahim, s’i ka faj kurrkush, por vetja. Mosmarrëveshtje ndollin edhè në gjí të njij familje. Ç’farë çude prá në kjoftë se ndollin mes shoqnís çivile e shoqnís fetare, sidomos nder çashtje qi teologjija i quen të perzieme, a se në njato, nder të cilat deri dikû ka të drejtë Kisha per vedi e deri dikû edhè shteti per vedi? Vullndeti i mirë gjithmonë mundet me i skjarue punët e me i pa t’udhueme dý palët. Marrëveshtja ndermjet auktoritetit fetár e shekullár bjen e siguron bashkimin, bashkimi bân forcen. A pak i ka vjeftë Italís pajtimi me Vatikan? Nierz shteti e me randsí kanë mbërrîjtë me thanë: “Sa armët e ushtarve, aq fuqija morale e klerit katolik na ka vjeftë e na ka ndimue!”
Këtu është Valentini polemizues, që është një nga tiparet më interesante të tij. Valentini polemizues na ka lënë shumë faqe të shkëlqyera, se ai që merrte me seriozitet çdo punë që bënte, ishte veçanërisht i kujdesshëm kur polemizonte se e dinte që në Shqipëri, si kudo, kishte njerëz që i lexonin me lupë fjalët e tij, duke dashur që ta etiketonin si njeri konfliktual, si një jezuit djallëzor që kishte ardhur në Shqipëri për të mbjellë grindje.
Lumi na e barti të mirën, e na la të keqën!
Florim Zeqa
Nganjëherë realitetet e hidhura të detyrojnë të dalësh nga vetja, të bëjnë të kërkosh zgjidhje rreth e rrotull në të gjitha anët e globit, për të mos ju nënshtruar të keqës që na ka mbërthyer. Në këtë moment më del përpara ajo thënja e famshme e Makiavelit, “Koha është sikur lumi që e bartë të keqën dhe të mirën”.
Njerëzit që identifikohen me zotrat vlejnë më pak se njerëz
Kundërthënjet e kohës në të cilën po kalojmë janë më të rrëmbyeshme sesa “lumi” i Makiavelit, për shkak se lumi na e barti të mirën e na la të keqën!
Për një çast ndryshoi gjithçka, të mirët u bën të këqinjë dhe të këqinjët u bën të mirë!
Djajtë u shndërruan në ëngjuj, kurse ëngjujt u zhduken fare!
Djajtë apo dreqnit në gjuhën popullore, nuk janë më të identifikueshëm me emra, por me poste të larta shtetërore dhe grada të larta ushtarake. Kur jemi tek gradat ushtarake, më del përpara afishja e vendosur në një nga zyret e TMK-së në mujain gusht të vitit 2000, në të cilën shkruante: “Bukuria dhe paraja e shkërdhejnë çdo intelekt”!
Asokohe kjo thënje nuk më kishte bërë shumë përshtypje, por nga distanca kohore po bëhet thënje epokale, duke e marrë gjithnjë e më shumë kuptimin e një thënje profetike.
Tani pas kaq viteve, kur djajtë janë ngritur lartë në poste shtetërore dhe grada ushtarake, kur varfanjakët e deridjeshëm janë pasuruar aq shumë, janë bërë “sheik” karrshi një popullate të varfër. Nga postet dhe pasuria janë ngritur lartë në qiell, janë bërë vetë “Zoti”!
Të gjithë atyre që ju besojnë djajve apo njerëzve të ngritur pa meritë në poste dhe grada, njerëzve të pasuruar në mënyrë të paligjshme, ju përkujtojë një thënje të Lorens, “Kur njerëzit mendojnë që ju ngjajnë zotrave, ata janë më pak se njerëz”.
Për këtë arsye, është e nevojshme që realiteti të përceptohet drejt, Zoti (Perendia) është fuqi mbinatyrore e paarritshme, por e njëjtë dhe e barabartë për të gjithë dhe besimi në të është madheshti dhe vlerë njerëzore.
Respekti i pamerituar ndaj figurave të uniformuara (ushtarake) dhe pauniformuara (politike)
Figurat e iniformuara (ushtarake) dhe të pauniformuara (politike) jo vetëm që nuk duhet trajtuar si zotër, nuk duhet besuar pa ua njohur mirë veprat e tyre. Ata që e meritojnë respektin duhet nderuar, kurse mashtruesit dhe matrapazët, intrigantët dhe plagjiatorët duhet luftuar me të gjitha mjetet demokratike të kohës, në mënyrë që të kthehet besueshmëria në popull dhe të kthehet çasja normale në të gjitha segmentet e jetës, ku gjithçka e merr kuptimin e plotë dhe të vërtetë të fjalës.
Kjo do të bënte që bashkatdhetarët të mendonin kthimin në Kosovë, kurse qytetarët të projektonin të radhmen e jo ikjen prej saj! Kthesa pozitive në Kosovë do të thotë lirimi nga frika dhe nënshtrimi i të fortëve të politikës dhe nëntokave kriminale të partive politike. Me çka do të ndodhte deinstalimi i dhunës dhe funksionimi i mirëfilltë i sistemit të drejtësisë, gjegjësisht e fuqizimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
Kur kjo të ndodhë, e ardhmja do të shiqohet me optimizëm, djajtë do të largohen për t’ua lënë vendin engjujve dhe gjithçka do të kthehet në gjendjen normale për jetë të lirë dhe dinjitoze në Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.
Njerëzit do të identifikohen më shumë sesa përmes posteve, përmes sjelljes dhe veprave. Ku bukuria do të trajtohet vetëm si kozmetike, kurse paraja jo më gjithçka dhe çdo gjë, por do të trajtohet si mjet i nevojshëm për mirëqenjen e njeriut.
Ndryshimet pozitive nuk vijnë vetvetiu por duhet punuar pandërprerë ditë e natë për krijimin e rrethanave të favorshme për jetë dhe mirëqenjen e përgjithshme qytetare në Kosovë.
Mase është momenti i fundit t’i ndalim në Kosovë ata pak të rinjë që kanë mbetur për t’i dhënë shpirtë dhe dritë atdheut tonë të shenjt. Ata që e respektojnë vullnetin e popullit i do edhe Zoti, ndërsa ata që abuzojnë me vullnetin e tij i pret mallkimi popullit dhe ndëshkimi i Zotit!
Numri total i objekteve sportive, të cilat përfshihen në konceptin fillestar të këtij projektit ndërtimor është 24
Prishtinë, 13 shtator 2023
Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra,
Qytetarë të dashur,
Të premten e javës së kaluar, në Heraklion të Greqisë, me 55 vota PËR, Kosova zyrtarisht u shpall nikoqire e edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.
Me mobilizimin e të gjithë kabinetit qeveritar dhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, i kemi sjellë Republikës së Kosovës mundësinë për organizimin e ngjarjes më të madhe ndërkombëtare në historinë e vendit tonë.
Koncepti me të cilin e kemi shënuar këtë fitore është shumë i veçantë dhe në linjë me vizionin e Qeverisë sonë për zhvillimin e sportit në vend.
Në partneritet me Shqipërinë, po shënojmë edhe herën e parë që kjo ngjarje të organizohet në një vend që nuk ka dalje në det. Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetit të Durrësit për sportin e lundrimit, i cili kërkon qasje në det.
Do të mirëpresim mbi 5000 sportistë nga 25 shtetet anëtare të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia, dhe 5 nga Afrika.
Dy shtete, me 11 komuna. Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Peja, Drenasi, Skenderaj, Podujeva, dhe Durrësi, do të jenë qendrat, në të cilat do të zhvillohen 23 sportet e parapara në programin sportiv të Lojërave Mesdhetare.
Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive fizike, është në qendër të aplikimit dhe fitores së Republikës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Numri total i objekteve sportive, të cilat përfshihen në konceptin fillestar të këtij projekti është 24.
Qasja, e cila është ndjekur për sa i përket infrastrukturës fizike, reflekton nevojat e komunitetit sportiv në vend, si dhe kapacitetet reale të vendit tonë për të menaxhuar dhe mirëmbajtur investimet edhe pas vitit 2030.
• 10 objekte sportive do të renovohen duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve;
• 4 ndërtime të reja që përfshijnë: Stadiumin Nacional, Kompleksin e pishinave olimpike, Kompleksin e tenisit dhe Poligonin e Shenjtërisë.
• 5 investime infrastrukturore të përkohshme; dhe
• 5 projekte të tjera të cilat janë në ndërtim apo përfundim e sipër, në mesin e të cilave edhe Stadiumi Adem Jashari në Mitrovicë dhe Stadiumi i Qytetit të Gjilanit.
Për detajet, planet dhe përgatitjet, në konferencë për media pas kësaj mbledhje të Qeverisë, do të ju flasë zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal. Pra, Daulina Osmani, që si sportiste nuk pati fatin të marrë pjesë në Lojëra Mesdhetare, por si një përfaqësuese politike e sportit në Qeverinë tonë, ka qenë në ballë të kandidaturës sonë të suksesshme edhe Elbert Krasniqi, për të cilin nuk jam në dijeni që ka pasur ndonjëherë ambicie në sport.
Investimet dhe mobilizimi, i cili i paraprinë këtij organizimi, shkojnë shumë përtej sportit dhe do të jenë platformë me ndikim zhvillimor multi-dimensional.
Organizimet e ngjarjeve të tilla, përveç që janë mundësi për të përmirësuar apo modernizuar infrastrukturën fizike publike, si dhe për të rritur vëmendjen shtetërore për avancimin e sportit, ato shërbejnë edhe si platformë për konsolidimin e imazhit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare, për zhvillim ekonomik përmes turizmit sportiv, por edhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Ky është një moment i rëndësishëm për ne si shtet për të dëshmuar potencialin tonë për të bërë punë të mëdha.
Andaj, edhe një herë urime të gjithëve, e për punën që e kemi para, na priftë e mbara.
Ju falemnderit.
Më poshtë, gjeni linkun nga adresimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen e 159-të të Qeverisë.
***
Obraćanje Premijera Kurtija na 159. sednici Vlade
Priština, 13. septembar 2023
Poštovani potpredsednici Vlade, ministri i zamenici ministara,
Poštovani građani,
U petak prošle nedelje, u Heraklionu, Grčka, sa 55 glasova ZA, Kosovo je zvanično proglašeno za domaćina 21. izdanja Mediteranskih Igara, Priština 2030.
Uz mobilizaciju celog vladinog kabineta, i u saradnji sa Olimpijskim Komitetom Kosova, doneli smo priliku Republici Kosovo da organizuje najveći međunarodni događaj u istoriji naše zemlje.
Koncept kojim smo obiležili ovu pobedu je veoma poseban i u skladu sa vizijom naše Vlade za razvoj sporta u zemlji.
U partnerstvu sa Albanijom, obeležavamo i prvi put da se ovaj događaj organizuje u zemlji bez izlaza na more. Republika Albanija će nam omogućiti da koristimo obalu Drača za sport jedrenja – za koji je potreban pristup moru.
Ugostiti ćemo preko 5.000 sportista iz 25 država članica Međunarodnog Komiteta Mediteranskih Igara, uključujući 18 zemalja iz Evrope, 2 iz Azije i 5 iz Afrike.
Dve države, sa 11 opština. Priština, Gnjilane, Mitrovica, Đakovica, Prizren, Uroševac, Peć, Drenasi, Skenderaj, Podujevo i Drač biće centri u kojima će se odigrati 23 sporta pomenuta u sportskom programu Mediteranskih Igara.
Unapređenje i izgradnja fizičko- sportske infrastrukture je u središtu prijave i pobede Republike Kosovo za organizaciju Mediteranskih Igara 2030. godine.
Ukupan broj sportskih objekata uključenih u početni koncept ovog projekta je 24.
Pristup koji se prati u pogledu fizičke infrastrukture odražava potrebe sportske zajednice u zemlji, kao i stvarne kapacitete naše zemlje za upravljanje i održavanje investicija i nakon 2030. godine.
• Biće renovirano 10 sportskih objekata, uključujući Palatu Omladine i Sporta;
• 4 nove konstrukcije uključujući: Nacionalni Stadion, Kompleks Olimpijskih Bazena, Teniski Kompleks i Poligon Streljaštva.
• 5 privremenih infrastrukturnih investicija; i
• 5 drugih projekata koji su u izgradnji ili na završetku, među kojima su stadion Adem Jašari u Mitrovici i Stadion grada Gnjilana.
O detaljima, planovima i pripremama govoriće vam Zamenica Ministra Kulture, Omladine i Sporta, kao i Ministar Administracije Lokalne Samouprave na konferenciji za novinare nakon ove sednice Vlade. Dakle, Daulina Osmani, koja kao sportistkinja nije imala sreće da učestvuje na Mediteranskim Igrama, ali kao politička predstavnica sporta u našoj Vladi, je bila na čelu naše uspešne kandidature, a Eljbert Krasnići, za koga ne znam da je i kada imao ambicije u sportu.
Investicije i mobilizacija koje su prethodile ovoj organizaciji prevazilaze sport i biće platforma sa višedimenzionalnim razvojnim uticajem.
Organizacija ovakvih događaja, osim što predstavlja priliku za unapređenje ili modernizaciju javne fizičke infrastrukture, kao i za povećanje pažnje države za unapređenje sporta, služi i kao platforma za učvršćivanje našeg državnog imidža u međunarodnoj areni, za ekonomski razvoj kroz sportski turizam ali i otvaranje novih radnih mesta.
Ovo je važan trenutak za nas kao zemlju da dokažemo svoj potencijal da radimo velike stvari.
Zato još jednom čestitam svima, a za posao koji je pred nama- neka nam je srećno.
Hvala Vam.
Përkëdhelja e nacionalizmit dhe shovenizmit serb nga BE në Kosovë, shembulli i Millan Saviqit dhe familjes së tij

Blic e Zyrihut vazhdon avazin e vjetër

Nga: Arif Ejupi
Gazeta Blic një e përditshme bulevardeske e Zyrihut, kur janë në pyetje futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në reprezentacionin e Zvicrës, përherë kërkon gjetjen e “qimes në vezë”
Kjo gazetë edhe në ndeshjen e zhvilluar pardje në stadiumin “Fadil Vokrri”të Prishtinës, ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, që përfundoi me rezultat të barabartë 2:2, e vlefshme për kualifikime në Kampionatin “Euro 2024 “ që do të mbahet në Gjermani, pa kurrfarë shkasi shigjetoi sulmuesin dhe futbollistin më të mirë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Sipas mendimit tim kjo gazetë me politikë redaktuese të njëanshme po e tregon haptas urrejtjen e saj ndaj lojtarëve shqiptarë që prej vitesh janë shtylla kryesore të skuadrës së Zvicrës.
Kësaj radhe stafin e“Blic” e paska zemëruar momenti kur Xherdan Shaqiri, përshëndetet nga mijëra bashkombës të tij me duartrokitje. Ai në shenjë mirënjohje këtë gjest të tyre e miraton me dorën në zemër.
Ky akt krejt i natyrshëm u përshëndet edhe nga tifozët zviceranë që në Prishtinë, kishin shkuar së bashku me shumë shokë e shoqe shqiptarë për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje të cilësuar si takim në mes miqsh.
Blic edhe në korrik të vitit 2018,kur Zvicra e pati gjunjëzuar Serbinë 2 me 1 me golat e Xhakës dhe Shaqirit,në kuadër të botërorit “Rusi 2018” pati vjellë helm e vrer ndaj futbollistëve Shaqiri e Xhaka.
Ata “mëkatuan dhe shkelën bibël e kuran “vetëm pse gëzimin e tyre pas shënimit të golave e shfaqen me simbolin e shqiponjës dykrerëshe.
Blic-un nuk e patën penguar thirrjet fashiste ndaj futbollistëve shqiptarë të huliganëve serbë të cilët si në kor korbash kërkonin vrasjen e shqiptarëve, e as kokarda në kokat e tyre relikt i kriminelit famëkeq Drazha Mihajloviq.
Spekulimet dhe sajimet e pakripë të kësaj gazete janë të kota, sepse yjet Xhaka e Shaqiri,në historinë e futbollit zviceranë do të konsiderohen thesar i patjetërsueshëm.
Ata përherë do të adhurohen dhe çmohen nga të gjitha shtresat e qytetarëve të Zvicrës.
Pa pikëdyshimi ata dhe bashkëlojtarët e tyre si: Milaim Rama, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Medmedi, Frederik Veseli, Albian Ajeti, Shani Tarashaj, Florent Hadergjonaj etj, janë ambasadorët e parë dhe më të mirë të Republikës së Kosovës në Zvicër.



