Kreu Blog Faqe 981

Mevi Rafuna: BIK-u është në agresion të hapur ndaj shtetit të Kosovës, mediat dhe politikanët e përkrahin këtë agresion…!

3
Nga: Mevi Rafuna, Mitrovicë

______

Pas luftës në vend se të mirremi me ndërtimin e një shteti ku secili individ,  do të mund të jetonte denjësisht,  të punonte – ta gjente një motiv për të kontribuar në të mirën e përgjithshme, rrugëtimi ynë devijoi.Në vend se të krijohen vende pune për të rinjtë që emigrojnë, në çdo lagje të fshatit apo qytetit u ndërtuan xhami- ku indoktrinohen të rinjët.Se kisha besuar që në vitin 2023 në shek.XXI opinioni ynë do pushtohej nga botëkuptimet para mesjetare.Mulla Mercedesi që u bë viral para disa muajve,në një video thoshte “nuk do të jetë e largët dita,kur do t’i shkatërrojmë varret dhe memorialet e dëshmoreve të Kosovës sepse ata vdiqën për Shqiponjë dhe jo për islam”.

Naim Tërnava shkatërroi “islamin tradicional” 

Figurat tona kombëtare si Skenderbeu,Shën Nanë Tereza,Rugova etj çdo ditë fyhen dhe shahen në mënyrën më të turpshme nga këta imamë dhe grupi i tyre vehabistë! Dikujt mund t’i duket qesharake por ky është kërcënim serioz.Me ardhjen në krye të Naim Tërrnaves në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, islami tradicional u shkatërrua. Të gjithë imamët me ndjesi kombëtare dhe njerëzore u larguan nga BIK-u dhe vendin e tyre e zurën disa krijesa të çuditshme që quhen imamë,  por nuk dinë të flasin shqip.Këta imam janë në agresion të hapur ndaj vlerave njerëzore, nxisin dhe praktikojnë dhunën ndaj femrave, incestin dhe pedofilinë.Qindra të rinjë u nxitën nëpër xhami dhe u dërguan në Siri. Familje të shumta u shkatërruan,  fëmijët mbetën jetim dhe askush nuk jep përgjegjësi për këtë mizori.

Kur Hashim Thaqi i dha hov islamit politik, rruga e Kosovës drejt Europës devijoi.Të gjitha partitë politike me përjashtim të AAK-së flitruan me islamin politik. Filluan,  të shtroheshin iftare nëpër shatora rrugës e që në traditën shqiptare është turp të hash ushqimin në rrugë. Shumica e mediave në Kosovë në “emrin e lirisë së shprehjes” janë duke e çmendur një popull.Sikur nuk na mjaftuan  vuajtjet e luftës-  media që i shërbejnë agjendës islamike.Kjo agjendë ka ngjallur frikë tek qytetarët- kushdo që guxon të flas kërcënohet me jetë, ushtrohet dhunë fizike dhe ka raste kur ngritet padi ndaj atyre që guxojnë të flasin hapur ndaj agresionit islam.

Në emrin e cilit Zot nxitet dhe udhtrohet dhunë ndaj gruas?

Në emrin e cilit Zot shkatërrohen vlerat dhe parimet  njerëzore?!Në emrin e cilit Zot nxitet dhe udhtrohet dhunë ndaj gruas?Në emrin e cilit Zot lejohen të gjitha të këqijat?!Çdo shtator kur fillon mësimi në shkollat tona laike, imamët nxisin kampanjën për bartjen e shamisë në shkolla.Deputetët e Kuvendit të Kosovës refuzojnë ta votojnë ligjin për Kodin Civil. Nuk është çudi sepse në Kuvendin e Kosovës, ka deputetë që i shërbejnë me zell agjendës islamike, që manipulojnë botën se jemi 95%  myslimanë,  deputet që shkruajnë publikisht se duan zhdukjen e Izraelit, deputet që paguhen dhe marrin meditje nga populli por e vrasin Ardhmërinë e tij. Është  mashtrim nëse mendoni që kjo klasë politike do ta integrojë Kosovën në Europë. Më vjen keq ku ka përfunduar vizioni i shqiptarëve që dikur kërkonin liri dhe pavarësi…

Francë: Rektori u kërcënua me prerje koke dhe vdekje, kur një vajze nuk iu lejua të vishte rroba myslimane

2

Gratë në Abaya, Marrakech, Marok. Foto ilustruese: Arnt Jensvoll / Dokument

 

Rreth 300 vajzave në të gjithë Francën iu mohua pjesëmarrja në mësime kur ato u paraqitën në fillim të vitit shkollor të veshura.mbuluara me veshjen myslimane, abaya. Shumica u riveshën në veshje laike, ndërsa 67 prej tyre thuhet se janë dërguar në shtëpi.

Kërcënimet për prerje koke dhe vdekje

Franca ka zbatuar një ndalim të rreptë të simboleve fetare në shkollat ​​shtetërore që nga shekulli i 19-të. Ndalimi u përditësua në vitin 2004 për të aplikuar edhe për simbolin mysliman hixhab, dhe nga 6 shtatori i këtij viti kishte një ndalim për mbulesën abaya. Por një pakicë myslimane në rritje po përpiqet që të mos i nënshtrohet laicizmit francez.

Në Clermont-Ferrand në Francën qendrore, një burrë është arrestuar për kërcënime me vdekje ndaj drejtorit, pasi vajza e tij u refuzua kur ajo u shfaq në fillim të shkollës me veshje myslimane.

Duhet të jetojë me mbrojtjen e policisë

Kur vajza u kthye në shtëpinë e saj më 7 shtator, babai thirri shkollën ku foli fillimisht me një roje dhe më pas me një këshilltar arsimor. Burri thuhet se në të dyja bisedat ka kërcënuar me vdekje drejtoreshës së shkollës.

Ministri francez i Arsimit, Gabriel Attal, i ka quajtur kërcënimet “të patolerueshme dhe të papërshkrueshme” dhe deklaron se drejtorit i është dhënë mbrojtje policore – me të cilën ai ndoshta do të duhet të jetojë për disa vite në vazhdim.

Laurent Wauquiez, president i rajonit Auvergne-Rhone-Alpes, shtoi se stafi i shkollës kishte marrë kërcënime për “prerje koke dhe vdekje”.

– Autoritetet duhet të tregojnë vendosmëri të madh përballë kërcënimeve të tilla.

Me rastin tragjik të Samuel Paty , të freskët në mendjen time

Që atëherë, kërcënime të ngjashme janë bërë edhe ndaj punonjësve të tjerë të shkollës. Duke marrë parasysh fatin e mësuesit të shkollës së mesme Samuel Paty, të cilit iu pre koka me sëpatë mishi, pasi tregoi një karikaturë të Muhamedit gjatë një mësimi për lirinë e shprehjes (Sic!), autoritetet franceze kanë arsye për t’u shqetësuar.

Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nën dyshimin për “kanosje me qëllim kanosjen e një personi që ka për detyrë kryerjen e një shërbimi publik”, sipas prokurorisë.

Ndalimi nuk i diskriminon muslimanët

Të enjten, gjykata më e lartë e Francës për ankesat kundër autoriteteve publike, hodhi poshtë një kërkesë për një urdhër të përkohshëm kundër ndalimit. Sipas gjykatës, kjo nuk është diskriminuese ndaj muslimanëve. Jo vetëm abaya dhe hixhabi, por të gjitha veshjet e një natyre fetare – duke përfshirë kipa dhe kryq – janë të ndaluara në shkollat ​​publike.

Kërkesa për një urdhër të përkohshëm përfshinte një pretendim të rremë se 12 për qind e grave franceze janë përdhunuar, sipas një raporti të zbuluar në Le Parisien.

Pretendimi për përdhunim të përhapur sugjeron se gratë e veshura pak po “e kërkojnë atë”.

Vëllazëria Myslimane në prapaskenë

Sipas një memo të inteligjencës nga Ministria e Brendshme, një pjesë e konsiderueshme e pretendimeve se shteti francez “shtyp muslimanët” duket se vijnë nga Organizata Ndërkombëtare për Mbështetjen e Profetit të Islamit – një organizatë “e lidhur ngushtë me Vëllazërinë Myslimane radikale”. me qendër në Stamboll”.

Macron thotë se islamistët po përdorin kërcënime për të sfiduar sistemin francez dhe përjashtimin e tij të fesë nga aktivitetet shtetërore, ndërsa shtypi algjerian thotë se “shumica e fëmijëve që do të lindin në Francë në dekadat e ardhshme do të jenë fëmijë emigrantësh. Për ta sekularizimi në shkollat ​​publike do të jetë i kotë”.

Shtypi algjerian shikon topin e kristaltë

– Ndalimi i promovuar nga e djathta ekstreme është legjitimuar nga qeveria. Duke miratuar të djathtën ekstreme, ajo sugjeron se abaya dhe simbolet e tjera të lidhura me Islamin janë i vetmi problem me të cilin përballet shoqëria franceze.

– Gjithçka tregon se lufta kundër abayas dhe qamit (veshja tradicionale e burrave myslimanë) në Francë, si lufta kundër mbulesës dhe nikabit, tashmë ka humbur. Kurba demografike e shoqërisë franceze po shkon drejt dominimit të elementit jofrancez në kurriz të francezëve, domethënë kulturave si ajo arabo-islamike. Shumica e fëmijëve të lindur në dekadat e ardhshme do të jenë fëmijë emigrantësh për të cilët shkolla publike laike është e padobishme. Franca nuk do të jetë në gjendje të bëjë asgjë për këtë pa u rrëzuar demografikisht vendi.

Betejë e vjetër

Mbrojtja e laicizmit është një betejë e vjetër me rrënjë në luftën e Iluminizmit për të hequr ndikimin katolik nga arsimi publik. Sekularizmi ka mbështetje në të gjithë spektrin politik francez.

____

Marrë nga: Document.no

Një visore mbytur në agrume! 

0

Foto: Qafa e Botës – vendkalim kufitar, aty ku Shqipëria hyn në Çamëri!

(Sarande-Qafe Botë-rruga Quke-Xarre)

Udhëpërshkrim

“… Horizontet fustanellën e Osman Takës përhapin/ Me mijëra pala./Qafa e Botës,/ Jugu me oitë elegjiake të erërave/ Qiellii gjakosur nga lagët e rrufeve”.

Moikom Zeqo, poezia Qafa e Botës.

(Shkëputje nga njëserial uudhpërskrimesh, shkruar disa vjet më përpara!)

Nga Bajram SEFAJ, shkrimtar, udhëpërshkrues 

Është e vërtetë se, etja për të parë sa më shumë Shqipëri, disa herë, madje, me ka shpie deri në Butrint. (Një herë, ka rastisur që aty të me “presin” tridhjetë e sa bukuroshe të zgjedhura, që regjisori Petrit Bozo, përmes spektaklit (spektakolar televiziv!), do të bëj të njohur emrin e misit të radhës të Shqipërisë për atë vit). Bile, njëherë durimit s’i bëj hall e, me trap, të vetmin mjet teknik, që lidhë atë “krahinë” magjike me pjesën tjetër të Shqipërisë, dalë matanë kanalit e kthehem shpet. Etjen për të parë dhe atë pjesë të pa parë (të pashkelur) të Shqipërisë, nuk ma shuan as uji i kanalit, as uji i Detit Jon, as edhe dete e oqeane që hedhin valle në (mbi) terë botën! 

Etjen kurrë të pashuar ja që e shuaj, më në fund, e shuaj me të arritur në Ksamil, me ndërmjetimin e Gencit, kuptohet.  

Eksportohen 500 tonë mandarina - ATSH -

Minibusi lokal Ksamil-Konispol, është mjaftueshëm i ngadalshëm, ai edhe ndalet të çdo gur e dru, ofron mundësinë që  atë pjesë të pa parë dhe si të panjohur krejt , ta ndjesh, prekësh, ta shijosh e ta përjetosh, me gjithë shpirt e me gjithë zemër. Kjo rrethanë lehtësuese (vrapi i ngadalësuar i minibusit) mundon që të shënohet e të mbahet në mend emri i çdo fshati e i çdo lokaliteti në atë relacion (Vrinë, Xarrë, Vervë, Mursi, Qafë Botë e të tjera). Emrat e këtë dy fshatrave të fundit e kanë edhe nga një bisht mbrapa: Mursi është edhe emri i liqenit të vogël, po, por jo aq artificial, sa natyrale, dhe Qafë Botë, edhe emri i pikës më jugore (tokësore) kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Emrave të hyrje-daljeve të mia në Shqipëri i shtohet edhe një pikë kufitare, ajo e Qafë Bote, ”mbytur” në detin e mugullimit ngjyrë fortë të agrumeve. Emri më i zëshëm në atë vis plot hijeshi, sigurisht se është ai lokalistit Konispol, (aty ku nuk soset dot Shqipëria!) që është edhe destinimi i fundit (jo edhe mbrëma!), i këtij shtegtim. 

Me mbresa kurrë të pashlyera kthehem nga ajo shëtitje e shkurtër, sa për një dorë-shtrëngim miqësore, sa për të pirë një kafe të ëmbël makiato (të kohës) atje lartë në Konispolin e lartësisë së lartë mbidetare.  

Me një mallëngjim të thellë (lidhur lëmsh në kraharor), sikur të ishte kjo hera e parë dhe e fundit e takimit me Konispolin tonë, e lesojmë atë e i kthehem folesë time (të mitë). 

Për armikun e jashtëm i cili njihet dhe ndaj të cilit mund të mbrohemi, por si t’ia bëjmë me vehabizmin, armikun e brendshëm?

0

Avni Islami, ekspert i sigurisë, Prishtinë

Çdo ditë e më tepër siguria nacionale e Kosovës po vihet ne rrezik, nga faktorët e jashtëm, po ashtu edhe nga ata të brenda vendit. Për armik të jashtëm, dihet, dhe jemi të përgaditur me forcat tona, së bashku me KFOR-in i cili garanton sigurinë tokësore e ajrore të Kosovës, por një armik që po troket në derë dhe është duke punuar në planin afatgjatë është Islami Politik – Vehabizmi, si dhe disa grupe të organizuara që janë duke punuar kundër interesave nacionale.

Salafisme in Nederland - EenVandaag

Salafizmi në Holandë

Prandaj këta të fundit janë më të rrezikshëm se ISIS dhe shumë organizata të dyshimta që operojnë në Kosovë.

BISLIM ELSHANI: RREZIKU NGA EKSTREMIZMI ISLAMIK NË KOSOVË! - Pashtriku

Rreziku nga vehabizmi / salafizmi në Kosovë…

Imamëve duhet ndaluar me ligj që të mirren me politik, ata të cilët kanë prirje e vullnet për politik le të bashkohen në subjekte politike , por asesi të mos e shfrytëzoi pozitën e Imamit për politik dhe për qëllime të veta ose një grupi të caktuar.

E ti ke ardhë bash te na me na kallxu se qysh dy shtete të një kombi, po bajkan dy kombe !

4
Nga: Agim Morina, shahir prej Londre
___
E kishin thirrë gjermanët Nexh Kombkrijuesin në Hamburg me folë për kombin. Mbasi e kreu ligjeratën, mikpritësi, një gjerman zotni, e çoi në një restorant e i tha:
– Mbasi ke ardhë në Hamburg, nuk ban pa hangër një hamburger.
– Gjithqysh! Faleminderit! – i tha Nexhi, i mirësjellshëm, si gjithmonë. – Edhe ju kur të vini në Kosovë unë kam me jua qitë një kosburger kombëtar kosovar. A e dini që edhe Xhafer Deva, edhe Kadri Cakrani kanë hangër hamburgerë qysh gjatë Luftës së Dytë Botnore, ndërsa partizanët, edhe pse kanë hangër ma shumë se ballistët, nuk e kanë pranu këtë kurrë në historiografinë komuniste…
– Nuk e paskam dijtë këtë punë, – e ndërpreu gjermmani – por a më lejon me ta kallxu një vaki?
– Po, more, gjithqysh, – i tha Nexhi. Kombjaratisësi.
– Kish qenë një tullac e kish pasë shku te doktori. Shkon atje edhe doktori p’i thotë:
“E mira të pastë pru! Çka të ka ba vaki që ke ardhë?”
“ Vallahi, bilahi, jam ardhë prej një halli të madh: qysh p’e sheh, krejt flokët – deri në njo – më kanë ra. Jam ba tullac e për faqe të zezë.”
“Edhe?…”
“…edhe me ma ba çaren, pashë çka ke, doktor aga! Ndoj mehlem, ndoj pomadë a kokrra me pi. Se ju gjermanët, me dashtë, edhe të deknin e ngjallni…”
“Jo, bre, djalë, – ia kthen doktori, – ty të duhet me shku te doktori i syve.”
“Pse po thu?”
“Po ti a s’po më sheh që unë vetë jam doktor e jam tullac, kryet si tepsi, bash si ti?”
– E pse ma kallxove mue këtë vaki? – e pyeti Nexhi, tue ia ngjitë dhambët hamburgerit, e tue mendu ku me jaratisë edhe ndonjë komb tjetër.
– Unë kishe e rroke, për besë, – u habit pak gjermani. – Po ti, bre Nexh, ke ardhë te na në Gjermani, ndër gjermanë, me na kallxu për kombin e ri “kosovar”, veç pse e keni shpallë një shtet të ri, kur na e dijmë fort mirë se ju keni qenë e jeni shqiptarë. Ti ke qenë gjallë e shnosh, me 1989, kur na kemi qenë dy shtete gjermane e jemi ba një shtet gjerman. A e din pse? Sepse na jemi një komb gjerman. Sikurse ju që jeni një komb shqiptar. E ti ke ardhë bash te na me na kallxu se qysh dy shtete të një kombi po bajkan dy kombe. Diqysh kurrë ma dallash s’e ke pasë.
Qeshtu e hangri Nexhi në Hamburg. Sidoqoftë, e hangri edhe hamburgerin. Qeshtu ka mbetë ajo fjala “E hangri hamburgerin si Nexhi në Hamburg!”

Ardita Sinani: Është historike që problemet e Luginës kanë arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore

0
Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka mirëpritur letrën e senatorëve amerikanë drejtuar sekretarit të shtetit të SHBA-së Antony Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë.

Sinani e ka quajtur lajm të mirë për Luginën e Preshevës, ndërsa ka thënë se kjo është ngjarje historike, transmeton Drini.

“Vizita jonë po jep ende frytet e veta. Brifing-u për Luginën në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni K. Ernst dhe Senatorit Gary C. Peters, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat i mbajtur me 28.02.2023, dha rezultatet e veta.

Është kjo ngjarje historike, meqë për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte mbajtur Briefing i inicuar nga Komiteti për politikë të jashtme të caktuar enkas për çështjen shqiptare. Komisioni për politikë të jashtme për këtë Briefing kishte caktuar dy senatorët: Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters dhe ekipet e tyre”, thotë ajo.

“Aty potencohen faktet e diskriminimit shtetëror nga ana e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë pasivizimin e adresave, si metodë administrative e spastrimit etnik. Poashtu kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh i miratuar nga ana e qeverisë së Serbisë më 4 qershor 2013”, thotë mes tjerash ajo.

Tutje, në reagim ajo thotë se, sipas senatorëve, ky plan është rruga diplomatike, zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në rajon.

E po ashtu edhe Hearing-u i mbajtur në Senat, nga senatori Bob Menendez i cili kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, si pakica shqiptare në Serbi që i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia, e specifikisht për pasivizimin e adresave ishte jetike”.

Sinani njofton se “çështja e Luginës së Preshevës u ngrit edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Neë York nga ambasadori i Shqipërisë në OKB, z. Ferit Hoxha i cili gjatë fjalimit të tij nënvizoi se shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet t’i gëzojnë të drejtat të cilat i gëzojnë serbët në Kosovë, duke argumentuar se pakica serbe në Kosovë gëzon të drejtat më të avancuara se çdo pakicë në Evropë”.

Ajo ka falënderuar senatorët për adresimin e kësaj çështje.

“Është historike, meqë për herë të parë problematika e Luginës së Preshevës ka arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore. Jam pafundësisht mirënjohëse të gjithëve që kontribuuan që tema e shqiptarëve të Luginës të arrijë deri këtu. Për angazhimin e pa rezervë për kauzën kombëtare në përgjithësi e në veçanti për senzibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës jemi falënderues pafundësisht ndaj Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane me z. Joseph dhe znj. Shirley DioGuardi, të palodhshmin, z. Faton Bislimi. Zoti e bekoftë Amerikën”./Drini/

Leonard Kërçuki po i ndihmon opozitës, si rahmetli Bajram Rexhepi plakës te varezat e qytetit

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
_____
Mbrëmë pashë Pressing-un e Leonard Kërçukit, ku të ftuar ishin Eliza Hoxha, një grua lobiste apo një ish-shpëtimtare në tentim e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, nëpërmjet lobimit në Francë për ta futur veriun e Kosovës edhe de facto nën kthetrat e Serbisë me paratë e taksapaguesve kosovarë dhe tagrambledhësi dhe hajduti numrit një i Ramush Haradinajt, Pal Lekaj, i cili nëse do të vlerësohej me parametra normalë shkencorë dhe politikë, do t’i atestohej një inteligjencë pak më e lartë se e Linda Morines dhe në të njëjtën kohë një talent hajdut dhe mashtrues pak më i madh se i Al Capones.
Përballë tyre ishin Sadri Ramabaja, i ftuari i vetëm që plotëson kriteret shkencore dhe politike për t’u quajtur pa ndërgjegje të keqe mendimtar i denjë dhe Zana Avdiu, e cila as që di se çfarë dëshiron të thotë kur fillon një fjali, ndaj përmes leximit të filxhanit të kafes në trurin e saj, e dërgon mendimin deri të buzët, nga të cilat e nxjerr aq të paqartë, sa që as djalli nuk mund ta deshifrojë.
Mirëpo, për të qeshur dhe për të qarë më bëri fakti se këta dy kllounë të Pdk-së dhe AAK-së përsërisnin si dy papagajë përpjekjet e tyre të kota për të bindur opinionin se kanë zgjidhje më të mira për çdo gjë se sa qeveria aktuale, duke harruar se ia lanë asaj trashëgimi dy rrjete marimangash, prokurorinë dhe gjyqësorin, që e sabotojnë çdo përpjekje të saj për të bërë ndonjë ndryshim të thellë, serioz dhe pozitiv në politikën tonë lokale dhe veçanërisht në atë shtetërore, sepse e kanë për detyrë ta mbrojnë gjahun e plaçkës së gjithanshme të cubave të Ali Babës dhe t’i shpëtojnë ata nga përgjegjësia.
Domethënë, cili është problemi?
Mund të jetë një imazh i televizori, ndriçimi dhe redaksi
Problemi është se askush nuk u beson më, edhe kur kanë të drejtë në disa gjëra, sepse këta dinë të kenë të drejtë vetëm kur diçka u përshtatet interesave të tyre të pista.
Në fund të fundit, i gjithë suksesi i vendeve të zhvilluara dhe shoqërive të përparuara është ndërtuar mbi besimin reciprok të përfaqësuesve politikë në organet më të larta dhe më të rëndësishme shtetërore dhe njerëzve që i kanë deleguar atje përmes votave të tyre.
Çdo gjë tjetër është muzikë indiane, përmes fryrjes së gjetheve të verdha të vjeshtës deri në pëlcitje.
Dhe cili është parakushti i opozitës sonë për të rifituar besimin te populli.
Natyrisht, distancimi moral dhe politik nga Ali Babat dhe Esat Toptanat e tyre, që ishin për njëzet vjet në krye të shtetit dhe në krye të hordhive të tyre private hajdute dhe kuislinge, të cilat i quanin parti politike edhe pse nuk ishin kurrë.
Për sa kohë që kjo nuk ndodh, ata do të rrotullohen rreth boshtit të tyre si kalimerat e kauçukut rreth gishtave të fëmijëve.

Holandë: Pakistanezi dënohet me 12 vjet burg për nxitjen e vrasjes politikanit Geert Wilders

0

Një gjykatë në Hagë në Holandë dënoi të hënën ish lojtarin pakistanez të kriketit Khalid Latif me 12 vjet burg për nxitjen e vrasjes së liderit të partisë Geert Wilders. 37-vjeçari pakistanez postoi një video në internet në vitin 2018 duke ofruar rreth 21,000 euro për këdo që do të vriste parlamentarin holandez.

Është hera e parë që një gjykatë holandeze dënon dikë jashtë vendit për kërcënimin e një politikani holandez. Dënimi është në përputhje me dënimin e rekomanduar nga avokati i shtetit. Latif nuk mori pjesë në gjyq dhe nuk caktoi një avokat për ta përfaqësuar atë.

Wilders nga ana tjetër ishte i pranishëm në sallën e gjyqit për të dëgjuar vendimin. “Kryeministri Mark Rutte dhe Ministrja e Drejtësisë Dilan Yesilgoz duhet të bëjnë presion të fortë mbi autoritetet pakistaneze për të bashkëpunuar në arrestimin dhe ekstradimin e këtij krimineli tashmë të dënuar. Përndryshe, ai ende do t’i shmanget ndëshkimit”, komentoi Wilders në X, dikur Twitter.

Latif postoi shpërblimin për të vrarë Wilders në përgjigje të politikanit holandez që organizonte një konkurs për të krijuar karikaturën më të mirë të Muhamedit.

Breitbart News shkruan se ish lojtari i kriketit besohet të jetë në Pakistan. Duke qenë se Holanda nuk ka një traktat ekstradimi me këtë vend, nuk është e sigurt që Latif do të mbahet ndonjëherë përgjegjës për kërcënimet e tij me vdekje. Në Pakistan, ekziston edhe dënimi me vdekje për blasfemi kundër Islamit.

Vetë Geert Wilders tregon se për shkak të kërcënimeve të përsëritura islamike ndaj tij, ai ka jetuar në një lloj burgu në vendin e tij për gati 19 vjet.

Fjalimi i Geert Wilders gjatë gjyqit kundër pakistanezit që donte ta vriste

Arnt Jensvoll

Ne riprodhojmë një fragment nga fjalimi i Geert Wilders gjatë gjyqit kundër një pakistanezi, i cili premtoi një shpërblim për këdo që do ta vriste:

– Zoti Kryetar, të nderuar anëtarë të gjykatës, prokuror. Faleminderit shumë që më lejuat të flas këtu sot. Kjo është e rëndësishme për mua.

Për shumë vite kam marrë kërcënime me vdekje pothuajse çdo ditë. Fatkeqësisht, më ka detyruar të jetoj pa liri.

Unë kam qenë në listat e vdekjeve të Talibanëve, Al-Kaedës dhe IS për një kohë të gjatë. Vitet e fundit, imamët dhe mullahët kanë nxjerrë disa fetva kundër meje. Dy prej tyre janë përsëritur kohët e fundit. Fetvat janë dënime me vdekje fetare që përmbajnë thirrje konkrete drejtuar muslimanëve të botës për të më vrarë mua.

Kam kaq shumë kërcënime me vdekje – rreth një mijë në vit – sa nuk kam kohë t’i raportoj të gjitha për hir të punës sime si deputete.

Kërcënimet shpesh shoqërohen me përshkrime se si do të më vrasin, mundësisht me fotografi, video prerje koke, regjistrime audio të kërcënimeve, gjithashtu nga imamët në xhami – dhe materiale të tjera të neveritshme të dhunshme. Kërcënimet vijnë nga vende të ndryshme islamike, por veçanërisht nga Pakistani.

Me përjashtim të pakistanezëve që erdhën në Holandë për të më vrarë, por u arrestuan dhe u dënuan, 99.99 për qind e atyre që më kërcënojnë nga jashtë nuk ndiqen kurrë penalisht.

Sot një prej tyre del në gjyq dhe për këtë dua të falënderoj prokurorinë. Shpresoj që do të ndiqen penalisht edhe pakistanezi Mullah Jalali dhe lideri politik Rizvi që dha fetvat e lartpërmendura kundër meje.

Sot gjykata po shqyrton çështjen kundër Khalid Latif, një ish-lojtar i kriketit nga Pakistani, i cili në vitin 2018 premtoi një shpërblim prej tre milionë rupi pakistaneze, në atë kohë rreth 21,000 euro, si shpërblim për këdo që më vret dhe publikon një video që vërteton vrasjen. Ai shtoi se nëse do të kishte më shumë para, do t’i jepte edhe atij që më vriste mua.

Khalid Latif mendon se unë duhet të vritem sepse doja të fyej “Profetin e Zotit” – do të thotë Muhamedin – duke organizuar një konkurs karikature që nuk u zhvillua.

Doja ta bëja të qartë se të gjithëve u lejohet të vizatojnë dhe se ne kurrë nuk duhet të përkulemi para njerëzve që zgjedhin dhunën, kërcënimin, vrasjen dhe terrorin.

Për shkak të të gjitha fetvave, kërcënimeve dhe thirrjeve për të vrarë, unë kam jetuar në një burg të sigurisë së lartë për gati 19 vjet.

Për sigurinë time, kam jetuar me muaj në burg me gruan time, kam jetuar në kazermë, kam jetuar në komisariat, më është dashur të vishem në mënyrë të panjohur në publik me mustaqe dhe paruke. Edhe sot e kësaj dite, unë dhe gruaja ime jetojmë në një nga shtëpitë e sigurta të autoriteteve.

Unë nuk mund të bëj gjërat më themelore që të gjithë njerëzit bëjnë çdo ditë pa menduar për të. Bëni një shëtitje në ajër të pastër. Zbrazni kutinë postare. Bej nje udhetim. Ecni rreth bllokut. Bëni një udhëtim të shpejtë në dyqan.

Dhe sinqerisht, nuk mësoheni kurrë me të. Ju mësoni të merreni me të, por nuk mësoheni kurrë me të. Dhe është e vështirë. Ju duhet ta dini këtë, por unë jam mirënjohës që jam i mbrojtur.

Me aq sa mundem, përpiqem të mos më sundojë frika se mos vritem, duke e ditur se mund të ndodhë në çdo kohë, me ose pa mbrojtje.

Unë gjithmonë do të luftoj kundër intolerancës dhe urrejtjes së njerëzve që nxisin dhunën. E shoh si detyrën time të paralajmëroj dhe mbroj Holandën kundër tyre dhe ideologjisë së tyre.

Dhe sinqerisht shpresoj që gjykata të dërgojë një sinjal se unë nuk jam i jashtëligjshëm. Që të mos i vësh një çmim mbi kokën dikujt pa u ndëshkuar.

Shpresoj se do ta gjykoni Latifin për atë që ka bërë dhe do t’u dërgoni një sinjal të fortë atyre që kërcënojnë: Nuk do t’ia dilni. Liria e shprehjes nuk duhet të heshtet me terror.

Zoti Latif, nuk mund të më ndaloni sa të jem gjallë dhe marr frymë. Thirrja për të më vrarë për para nuk do të më heshtë, përkundrazi. Unë do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të shpreh mendimin tim, edhe në lidhje me Islamin dhe profetin tuaj.

Liria e mendimit dhe e fjalës është e vetmja liri që më ka mbetur. Ju kurrë nuk do ta largoni atë nga unë. Unë gjithmonë do të vazhdoj.

Marrë nga: Document.no

Lek Previzi, ikonë e qëndresës antikomuniste në Shqipëri dhe më gjerë!

0

Nga Frank Shkreli 

               

Ish-i përndjekur politik i regjimit Komunist-enverist, ikonë e qendres Antikomuniste, Lek Previzi                                                                          

Në kuadër të 30-Vjetorit të botimit të revistës, “Kuq e Zi” – me boues Lek Pervizin — Lek Pervizi, piktori i kampeve të vdekjes të regjimit barbar të Enver Hoxhës — Frank Shkreli: Piktori i Kampeve të vdekjes të regjimit të Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf   

Lek Pervizi, ish- i dënuar nga regjimi barbar komunist për 4-dekada, autor librash shqip të përkthyer në gjuhë të huaja, përfshir anglishten, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, autor skicash të cilat dëshmojnë sot dhe përgjithmonë, tragjeditë e ndodhura në kampin e Tepelenës. Frank Shkreli: Piktori i Kampeve të vdekjes të regjimit të Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf  – Ato janë një pasqyrim-dëshmi e barbarizmave të panumërta të ndodhura në burgjet dhe kampet e përqëndrimit komunist, anë e mbanë Shqipërisë — dëshmitar i të cilave është vet Lek Pervizi, sot në moshën 94-vjeçare.  “I mbijetuar, mrekullisht, falënderës Zotit të Madh”, siç shprehet ai vet.  Edhe në këtë moshë të avancuar, Lek Pervizi nuk pushon së dokumentuari – me fjalë dhe me vepra – tragjedinë shqiptare prej pothuaj gjysëm shekulli të shkaktuar nga regjimi komunist. Dëshmi të gjalla, nga ky intelektual dhe patriot i pashoq shqiptar – një ikonë e vërtetë, i palodhur dhe guximtar i qendresës anti-komuniste në Shqipëri dhe më gjërë. https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes/ https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes/  

I ndërgjegjshëm ndaj fjalës së vjetër ndër shqiptarë, “Burri i mirë me shokë shumë shokë”, Lek Pervizi është mirënjohës ndaj të gjithë atyre – zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë, që e kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme — gjatë viteve pas lirimit të tij nga burgjet e regjimit komunist, pas shembjes së Murit të Berlinit — në plotësimin e misionit të ti për të zbuluar dhe për të dokumentuar të Vërtetën mbi krimet e komunizmit në Shqipëri.  Atë të Vërtetë që pasqyron përjetimet dhe kujtimet Lekës, të situatave vetjake gjatë internimit por, njëkohsisht, edhe të  familjarëve dhe bashkëvuajtësve me të cilët ka ndarë dënimet dhe vuajtjet në internim në Tepelenë dhe në disa prej kampeve më famëkeq të Shqipërisë komuniste. 

Dëshmitari i mbijetuar, Lek Previzi: Enveri do na çonte në Siberi, çfarë ndodhi në kampin e Tepelenës - Observatori i Kujtesës

Dëshmitari i mbijetuar, Lek Previzi: Enveri do na çonte në Siberi, çfarë ndodhi në kampin e Tepelenës

Në ceremoninë që është mbajtur në përkujtim të 23 Gushtit, 2023, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Leka mori pjesë në distancë ndërsa u dërgoi përshëndetje nga Brukseli të gjithë pjesëmarrsve në ish-kampin e Tepelenës, “Ng𝑎 𝑙𝑎𝑟𝑔𝑒̈𝑠𝑖𝑎 𝑡𝑜𝑘𝑒̈𝑠𝑜𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑒 𝑚𝑜𝑠ℎ𝑒̈𝑠, s𝑒𝑝𝑠𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑛𝑑𝑒̈𝑚 𝑛𝑒̈ 𝐵𝑒𝑙𝑔𝑗𝑖𝑘𝑒̈, 𝑠𝑜𝑡 94 𝑣𝑗𝑒𝑐̧, 𝑖 𝑚𝑏𝑖𝑗𝑒𝑡𝑢𝑎𝑟𝑖, 𝑚𝑟𝑒𝑘𝑢𝑙𝑙𝑖𝑠ℎ𝑡.  𝑃𝑟𝑒𝑗 𝑍𝑜𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑜𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑀𝑎𝑑ℎ (𝑖 𝑞𝑜𝑓𝑠ℎ𝑖𝑚 𝑓𝑎𝑙𝑒̈) 𝑘𝑎𝑚 𝑝𝑎𝑠𝑢𝑟 𝑓𝑟𝑦𝑚𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑠ℎ𝑡𝑦𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑖𝑧𝑎𝑡𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑎𝑡𝑖𝑗 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑖 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑒̈, 𝑞𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑖𝑛 𝑒 𝑇𝑒𝑝𝑒𝑙𝑒𝑛𝑒̈𝑠, 𝑏𝑜𝑡𝑒̈𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡”, është shprehur Z. Previzi duke kujtuar viktimat e komunizmit në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. 

Skicë e Lek Previzit

Me atë rast, në pamundësinë e tij për të marrë pjesë fizikisht në atë përkujtim, Lek Pervizi nuk mund të mos ishte I pranishëm atje.  Ai u dërgoi të pranishëmve në ish-kampin e Tepelenës  një mesazh të rastit, duke falënderuar protagonistët kryesorë, vendas dhe ndërkombëtarë, sidomos Ambasadën Gjermane për mbështetjen që i kanë dhënë atij ndër vite, për të mundësuar dokumentimin e krimeve komuniste dhe për eskpozimin e tyre shqiptarëve dhe botës mbarë:  “𝑀𝑒̈ 𝑏𝑖𝑒 𝑠𝑖 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑒̈, 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑎𝑙𝑒𝑛𝑑𝑒𝑟𝑜𝑗 𝑝𝑜𝑠𝑎𝑐̧𝑒̈𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝐹𝑜𝑛𝑑𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑛 𝐾𝑜𝑛𝑟𝑎𝑑 𝐴𝑑𝑒𝑛𝑎𝑢𝑒𝑟 𝑒 𝐴𝑚𝑏𝑎𝑠𝑎𝑑𝑒̈𝑛 𝐺𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑒, 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑏𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑛 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝐾𝑎𝑚𝑝𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑇𝑒𝑝𝑒𝑙𝑒𝑛𝑒̈𝑠, 𝑚𝑒 𝑏𝑜𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑖𝑧𝑎𝑡𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑜𝑛𝑎, 𝑒𝑘𝑠𝑝𝑜𝑧𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑜𝑛𝑓𝑒𝑟𝑒𝑛𝑐𝑒̈𝑛 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑜𝑟𝑒. 𝐾𝑦 𝑎𝑘𝑡 𝑖 ℎ𝑎𝑝𝑖 𝑟𝑟𝑢𝑔𝑒̈ 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑗𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑖𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑎𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑒𝑡 𝑞𝑒𝑣𝑒𝑟𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑐𝑎𝑘𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝐴𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑡 𝑚𝑒 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒 𝐺𝑒𝑛𝑡𝑖𝑎𝑛𝑒̈𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑒𝑘𝑖𝑝𝑖𝑛 𝑒 𝑠𝑎𝑗,  

(Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991), 𝑝𝑒̈𝑟 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑠 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑛𝑘𝑠𝑖𝑜𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑧𝑏𝑎𝑟𝑑ℎ𝑗𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑠𝑒̈ 𝐾𝑎𝑚𝑝𝑖t të 𝑇𝑒𝑝𝑒𝑙𝑒𝑛𝑒̈𝑠”, është shprehur Previzi në mesazhin e tij dërguar pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore në Tepelenë, Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare më 23 gusht. 

Kampi i Tepelenës - Observatori i Kujtesës

Kampi i Tepelenës

Unë jam munduar të pasqyroj në mënyrën më modeste të mundur veprimtarinë e Z. Pervizi me disa artikuj mbi botimet, shkrimet, skicat, portretet e viktimave të komunizmit, dëshmi të gjalla të krimeve të komunizmit kundër shqiptarëve, kundërshtarë të regjimi, të treguara dhe të dokumentuara prej Lek Pervizit, me qëllim “për ta bërë të njohur kampin e Tepelenës” dje krimet barbare të kryera atje nga regjimi enverist. Skicat dhe veprat që Leka ka botuar në shqip dhe përkthyer në gjuhë të huaja, si 5 veprat e përkthyera në anglisht kohët e fundit, mbi krimet e regjimit komunist në kampet dhe burgjet e Enver Hoxhës, janë dokumentarë që zbulojnë të Vërtetën me të cilat Lek Pervizi përshkruan në hollësi jetën dhe vuajtjet e mijëra shqiptarëve nën regjimin komunist, sidomos në kampin e Tepelenës, por jo vetëm. Frank Shkreli: Lekë Pervizi i flet botës anglisht për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf  

I jashtzakonshëm është fakti se Leka edhe sot në moshën 94-vjeçare vazhdon të jetë tejet i angazhuar në atë që, mbi të gjitha, siç duket është misioni dhe objektivi kryseor i jetës së tij: zbulimi dhe publikimi i të Vërtetës mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, gjë që ai gjithnjë tregon, edhe në këtë moshë të shkuar, dëshirën për të treguar të Vërtetën, guximin dhe qëndresën e tij të pamposhtur ndaj së keqës komuniste, por dhe frymën ngadhnjimtare ndaj të keqës së atij regjimi, ndërsa më në fund shpreh edhe mirënjohjen e tij ndaj të gjithë atyre që e mbështetën, gjatë viteve, në këtë mision humanitar, por edhe atdhetar.  

  1. Pervizi vazhdon të përmbush obligimet, njerëzore dhe patriotike, që i ka venë vetes në këtë mision të shenjtë të jetës së tij — për të treguar të Vërtetën mbi krimet e diktaturës — duke qenë aktiv, përveç të tjerave, edhe me botimin e vazhdueshëm për 30-vjet tani, të revistës “Kuq e Zi” – 30-vjetori i të cilës shënohet në Tetor, 2023. Pas lirimit nga burgu me 10 Nëntor, 1990, Lek Pervizi është larguar nga Shqipëria duke u vendosur në Bruksel të Belgjikës, ku përveç aktiviteteve të shumta letrare dhe artistike, vendosi të themelonte në tetor të vitit 1993 revistën “Kuq e Zi”, në të cilën, për tre dekada tani, vazhdon të botojë kujtimet e tija, në prozë e poezi, vizatime dhe shënime të tjera nga periudha fatzezë e internimit, si dhe shkrime të autorëve tjerë mbi krimet e komunizmit dhe për historinë e Shqipërisë.

Edhe sot pas 3 dekadash ç’prej themelimit të saj, më duket sikur revista “Kuq e Zi”, vazhdon të jetë pasurohet për nga përmbajtja dhe për nga trajta, një shërbim i dobishëm që Lek Pervizi i bën lexuesit shqiptar – brenda dhe jashtë trojeve shqiptare — me artikuj, skica dhe fotografi historike me vlera dokumentare. Natyrisht se në faqet e revistës “Kuq e Zi”, shtjellohen subjekte mbi komunizmin, dokumentohen krimet e regjimit dhe vuajtjet e papërshkrueshme të ish-të përndjekurve të regjimit komunist, por ama nuk mungojnë as shkrime dhe tema të tjera interesante për lexuesin nga autorë të ndryshëm.   

Në këtë 30-vjetor të themelimit të revistës “Kuq e Zi”, përshëndetjet e mia më të sinqerta mikut tim Lek Pervizit dhe bashkpuntorve të tij për këtë veprimtari frytdhënse, duke iu uruar punë të mbarë edhe për dekada të tjera, në këtë ndërmarrje të nisur 30-vjet më parë – me të vetmin qëllim që në vazhdimësi t’i jepet të Vërtetës historike një drejtim kah drita, si një detyrim njerzor dhe atdhetar, duke e shikuar realitetin historik dhe aktual ndër sy!  

Shkaqet e rënjes së interesimit të mërgatës për organizim!

0

Florim Zeqa 

Si asnjëherë më parë gjatë historisë në krye të shtetit janë pseudovlerat dhe pseudopatriotët, kurse të anashkaluar dhe të harruar kanë mbetur intelektualët e kalibrit, aktivistët dhe veprimtarët që për dekada kanë mbajtur mbi supet e tyre barrën e organizimit dhe rezistencës kundër pushtuesve serbë, thënë ndryshe e anashkaluar është një popullatë e tërë në Kosovë dhe mërgatën tonë.

Irritimi i mërgimtarëve nga aktivitetet partiake të shoqatave në Diasporë

Është një numër tepër i vogël i mërgimtarëve që marrin pjesë nëpër aktivitete të shoqatave në Diasporë. Arsyeja është fare e thjeshtë, shpërdorimi i mundit dhe djersës së mërgimtarëve nga dy fondet; “Fondi i 3 %-shit” dhe “Vendlidnja Thërret” gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkatësisht shpërdorimi dhe abuzimi i fondeve të luftës, pastaj nga shpëlarja e parave të pista e të gjithë pushtetarëve të inkriminuar të pasluftës nga individ të papërgjegjshëm deri në ditët e sotme brenda shoqatave të ndryshme në Diasporë.

Po ajo që e ka irrituar më së tepërmi mërgatën për mospjesëmarrje nëpër aktivitete të shoqatave është lidhja e disa prej drejtuesve të shoqatave me pushtetarët në Kosovë për interesa personale, për punësimin e bijëve dhe bijave të veta nëpër institucionet publike dhe shtetërore në Kosovë, duke e harruar në tërësi interesin e mërgimtarëve.

Kjo formë e nepotizmit iu është kthyer në bumerang shoqatave të caktuara në shtetet evroperëndimore me bojkotimin e aktiviteteve të tyre nga mërgimtarët.

Por, çfarë bëjnë drejtuesit e shoqatave të mbetur gjithnjë e më pak në numër, i kanë mobilizuar grupet e interesit nëpër të gjitha shoqatat nga qytetet dhe vendet e tjera për t’u bërë bashkë në aktivitete, në mënyrë që të duken se janë shumë në numër, por në realitet, të gjithë së bashku nuk bëhen sa bëheshin dikur në një shoqatë të vetme gjatë luftës, kur numri i i mërgimtarëve ishte 1 mijë herë më i vogël seqë është tani në secilin qytet dhe shtet perëndimorë.

Shoqatat që dikur ishin simbol i unifikimit dhe vend i bashkimit të bashkatdhetarëve, janë shndërruar në bastione të partive politike në mërgatë, duke u shndërruar në përçarëse të mëdha të mërgatës sonë.

Një prind i arsimuar më i mirë sesa një mësues analfabet

Organizimet e festave kombëtare dhe shtetërore me pjesëmarrjen e eksponentëve partiak nga Kosova, i ka kthyer shoqatat në filiale të partive politike. Kjo ka bërë që mërgimtarët të mos kenë fare interesim për pjesëmarrje në aktivitete ku ndodhen politikanët e një krahu të caktuar politikë të cilët vijnë për t’u promovuar në mërgatën tonë si njerëz të “ndershëm” të luftës apo të paqes pa asnjë meritë personale në çlirimin e vendit dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Kjo nuk është e keqja e vetme, në këto tubime partiake e multipartiake të shoqatave injorohen veprimtarët më të devotshëm të mërgatës sonë dhe atë për dy arsye; e para, pse janë më të aftë dhe më të zotët sesa ta, dhe e dyta, pse janë apartiakë dhe nuk i përkasin asnjë subjekti politikë, të cilët i trajtojnë si oponent politik e jo si atdhetarë të dëshmuar të çështjes kombëtare në mërgatën tonë.

Rënja e interesimit të mërgimtarëve për pjesëmarrje nëpër aktivitete të shoqatave ka ndikuar drejtëpërdrejt në rënjën e numrit të nxënësve nëpër shkollat shqipe, përkatësisht të mësimit politësues.

Edhe anashkalimi dhe injorimi i vlerave të mirëfillta në mërgatë, ka ndikuar negativisht në rënjen e intersimit të mërgimtarëve edhe për shkollat shqipe në Diasporë. Në çfarë niveli kanë rënë shumica e shkollave shqipe në Diasporë, më i mirë është një prind i arsimuar sesa një mësues analfabet në mësimin plotësues!

Ky ç’orjentim i gabuar e drejtuesve të shoqatave, ka ndikuar në irritimin e masës së gjërë të mërgatës sonë, të cilët, nëse rastësisht një herë shkojnë në një aktivitet, herave tjera nuk shkojnë më! Kjo dukuri është prezente nga paslufta, por më e theksuar pas ri-shpalljes së Pavrësisë së Kosovës. Andaj, nganjëherë më mirë është të mos marrësh pjesë fare në një aktivitet partiak të një shoqate sesa të etiketohesh me ndonjë subjekt politik.

Cilët janë Sekserët e Diasporës

Shfaqja e fenomentit të sekserëve të pushtetit vendor në Diasporë zanafillen e ka në vitet e para të pasluftës, zhvillimin në vitet e para të paspavarësisë, ndërsa kulminacionin përgjatë këtyre 15 viteve të fundit.

Sekserët e Diasporës janë individ dhe grupe të interesit, të cilët janë të lidhur drejtëpërdrejt me segmentet e krimit të organizuar, përkatësisht me pushtetarët e inkriminuar në Kosovë e Shqipëri.

Sekserët e Diasporës janë urith të nëntokave partiake të maskuar nën petkun e “Shoqatave”, që u shërbejnë interesava klanore për realizimin e ndonjë interesi të vogël personal nga bosët e krimit të organizuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Si vrojtues i mirë i kësaj situate, përgjatë viteve të fundit i kam përcjellur me vemëndje aktivitetet e tyre në mërgatën tonë.

Ministria e Diasporës është katalizatori kryesor i lidhjes dhe shpërndarjes së informacioneve me shoqatat dhe organizatat mike, i eksportimit dhe importimit të parave nga buxheti i shtetit.

Lidhjet që kanë krijuar sekserët me nëntokën kriminale dhe krimin e organizuar janë të fuqishme. Pavarësisht ndërrimit të pushtetarëve, përkatësisht drejtuesve të Ministrisë së Diasporës, ato lidhje ripërtërihen pa ndonjë problem me ministrat apo zv.ministrat e rinjë.

Sikurse në Kosovë që bëhen bashkë nëntokat e partive politike, edhe Sekserët e Diasporës, këta urithët e nëntokave partiake, kur janë në pyetjet privilegjet, duke filluar nga lëpirja e ndonjë ashti të fëlliqur nga pushtetarët, punësimi i ndonjë familjari në institucione e deri tek ambicia më kulmore e përfshirjes së drejtëpërdrejt të tyre në institucione apo staf diplomatik, e harrojnë përkatësinë partiake dhe ideologjike, miqtë e shoqërinë.

P.S. Ky shkrim është një analizë e përgjithësuar, e nxjerrë nga gjendja reale nëpër të gjitha shtetet evroperendimore dhe ato transatlantike. Pra, analiza nuk i përket një një qyteti apo shteti, e aq më pak një shoqate apo individi të caktuar. Ato shoqata dhe veprimtarë të devotshëm që më nder e kryejnë detyrën kombëtare në Diasporë nuk janë objekt i kësaj analize të ndërtuar mbi bazën e argumenteve.