Kreu Blog Faqe 982

Vjosa Osmani në përurimin e bustit të Nënë Terezës në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup

1
  • Presidentja Vjosa Osmani duke folur në ambasadën e Kosovës në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë.

I nderuar ambasador Qehaja,

Të nderuar të pranishëm, ju falënderojmë që të gjithëve për praninë tuaj sot,

I nderuar president Pendarovski,

I nderuar president Begaj,

I nderuar kryetar i Kuvendit, z.Xhaferi,

Të nderuar përfaqësues diplomatik,

Zoti ministër i Jashtëm, zonja ministre,

Të nderuar zyrtarë të institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar përfaqësues të partive politike,

Të nderuar përfaqësues të klerit,

Të nderuar të pranishëm,

Në jetën e saj të bujshme, nëna jonë Terezë bashkoi njerëzit, popujt dhe kulturat. Me veprën e saj jetësore, ajo u bë shpresa për të varfrit, frymëzim për njerëzimin dhe udhërrëfyese e përbotshme.

Sot jemi këtu për ta përjetësuar figurën e saj në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, në vendin e saj të lindjes.

Nga këtu, misionarja, humanistja, nobelistja e shenjëtorja jonë, nisi një udhëtim me qëllim, i cili do ta çonte përtej kufijve të atdheut të saj dhe në zemrat e miliona njerëzve në mbarë globin.

Dashuria dhe ndjeshmëria ndaj njerëzve dhe njerëzimit është ana e fortë e karakterit dhe moralit të nënës sonë të madhe, ndaj në asnjë ditë të vetme të jetës së saj nuk reshti duke bërë vepra humane mbi bazën e dashurisë dhe dhembshurisë ndaj te tjerëve. Këtë e dëshmojnë edhe faktet historike, jeta dhe vepra e saj.

“Unë ja kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni dhe paqe mbi gjithë botën”, thuhet në një letër dorëshkrim, të cilin Nënë Tereza, më 1989 ia ka drejtuar kreut të atëhershëm të Shqipërisë.

Sot, jemi bashkë në këtë ceremoni nga të tri shtete fqinje, me të cilat lidhet historia personale e Nënë Terezës.

Është e lindur në Shkup, prindërit e saj janë nga Kosova, ndërkaq në Shqipëri, respektivisht në Tiranë, jetuan dhe vdiqën njëra pas tjetrës nëna Drande dhe motra Age.

Prandaj, jam e lumtur që sot jemi bashkë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj , duke u bërë te gjithë bashkë në nderim të shënjtorës sonë si një simboli i miqësisë sonë ndërmjet shteteve, marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dhe të ardhmes sonë të ndritur në familjen euroatlantike.

Shtetet tona janë shtylla të qëndrueshmërisë, vendosmërisë dhe miqësisë ndërmjet popujve tanë, në një rajon të trazuar. Afërsia jonë gjeografike, historia e ndërthurur dhe vizioni i përbashkët euroatlantik janë e përbashkëta jonë dhe shpresë për një rajon stabil dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Miqësinë tonë e bën më të fortë, figura e Nënë Terezës.

Ajo po kthehet e skalitur në Shkupin e saj, ndërkaq ne të gjithë duhet të jemi krenar që botës i dhamë nënën më të madhe që njohu njerëzimi, nënën e nënave, Gonxhe Bojaxhiun, të Shenjten Terezë.

“Me gjak unë jam shqiptare. Me shtetësi jam indiane. Me besim unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. Këto janë fjalët e ikonës globale, simbolit të dhembshurisë, dashurisë dhe vetëmohimit – Nënës Terezë.

Vepra e Nënë Terezës është një testament i gjallë i fuqisë së një individi për të bërë ndryshim. Me përkushtim të pakufishëm, ajo iu afrua atyre që shoqëria i kishte lënë me një anë, duke u kujdesur për të sëmurët, të varfëritë dhe njerëzit e tjerë në nevojë me një dashuri që nuk njihte kufij.

Zemërgjerësia e saj, tejkaloi fetë, kombet dhe statuset shoqërore, duke bashkuar njerëzit nën flamurin e dhembshurisë dhe humanizmit.

Ky bust, që do të përurohet sot, është simbol kujtese jo vetëm i jetës së Nënë Terezës, por edhe i vlerave që ajo mbrojti – mirësisë, përulësisë dhe dashurisë për njerëzit.

Duke qenë bijë e nënës Dranafille Bojaxhiu nga Prizreni dhe babait Nikollë Bojaxhiut nga Gjakova, shikimi i saj në bust sikur është kthyer nga andej prej nga, gjeografikisht vijnë prindërit e saj, dhe na kthen në vëmendje ditët e errëta të luftës së vitit ‘99, kur ne na kërcënohej shfarosja nga regjimi i atëhershëm i Millosheviqit e kur Nëna Terezë mori në telefon presidentin Clinton dhe i tha: “Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”. Presidenti Clinton dhe e gjithë bota demokratike na dolën në ndihmë, derisa Shqipëria e Maqedonia e Veriut kishin hapur dyert e zemrat për qindra mijëra refugjatë nga Kosova.

Kjo ditë në të cilën ne po e përurojmë bustin e Shën Terezës përkon me një ngjarje të hidhur, me përvjetorin e 11 shtatorit të vitit 2001, kur aleati ynë i përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pësuan një ndër goditjet më të rëndë terroriste, nga sulmet e koordinuara terroriste, të cilat tronditën themelet e demokracisë dhe ndryshuan rrjedhën e historisë.

Prandaj, nga ky përurim i bustit të Nënës që kontribuoi shumë për paqe e dashuri ndërmjet kombeve, duam sërish të kujtojmë mijëra viktimat që humbën jetën më 11 Shtator dhe të urojmë për paqe kudo në botë.

Një botë ku dhuna dhe urrejtja zëvendësohen me ndjeshmëri, dhembshuri dhe respekt për njerëzimin, ashtu siç bëri dhe siç na la testament Nëna Terezë.

Kjo, ngaqë në këtë botë mbijetojnë veprat e mira, ndaj nuk duhet të reshtim asnjëherë duke bërë vepra të tilla.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Le t’i bëjmë ato gjëra të vogla dhe le t’i bëjmë me dashuri të madhe”, thotë Nëna Terezë.

Nëna jonë Terezë nuk është vetëm bust i skalitur në mermer, por është në jetën e transformuar të miliona njerëzve dhe në dashurinë e pakufishme që dhuroi.

Ambasada e Republikës së Kosovës , prej sot është e bekuar me prezencën e përhershme të Nënës Terezë!

Shpirti i saj e ka gjetur paqen e përjetshme, ndërkaq trashëgimia e saj do të vazhdojë të na udhëheqë në rrugëtimin tonë drejt një bote më të dhembshur, më humane e më të mirë!

Ju faleminderit shumë!

“Armiku i armikut tim, nuk është gjithmonë miku im!”

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

Serbia vazhdon të jetë partneria më e fuqishme e Rusisë në Ballkan.
Kremlini mirëpret çdo partner që ndjek politika antiperëndimore.
Ndërkaq rikthimi tek Lufta e Ftohtë, na kthen gjithashtu tek “loja pa rregulla”.

Ditë më parë lideri i Partisë Socialiste në Serbi, Aleksandër Vulin, së bashku me deputetë të tjerë të kësaj force, i kanë dorëzuar Kuvendit serb një kërkesë përmes së cilës synohet anëtarësimi i Serbisë në organizatën BRICS, ku përfshihen Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Vulin vazhdon të jetë tutje Drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi pavarsisht se akuzohet nga Uashingtoni si i përfshirë në krimin e organizuar dhe në afera korruptive. Me këtë akt, Serbia shqeto dëshmon se ndjek politika antiperendimore.
Kremlini mirëpret çdo partner që ndjek politika antiperëndimore.

Të kujtojmë se vendet e BRICS , që po pretendojnë të krijojnë një bllok më vete, janë një shoqatë e shteteve ku përfshihen: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Shkurtesa “BRICS” ka të bëjë me shkronjat e para të pesë vendeve.
Më 1 janar 2024, Argjentina, Egjipti, Etiopia, Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i bashkohen komunitetit të shteteve nën emrin e ri BRICS plus.

Udhëheqësit serb [qeveritar e opozitar] vizitojnë rregullisht Rusinë, megjithëse Serbia vazhdon të jetë njëra nga kandidatet për aderim në BE. Kontakti midis Moskës dhe përfaqësuesve qeveritar e opozitar serb ndërkohë është intensifikuar, veçanërisht pasi Rusia filloi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Ndjenjat e forta anti-amerikane në Beograd dhe veçanërisht në Banjallukë po krijojnë baza të përbashkëta për përafrim të plotë me Moskën. Por ndikimi ekonomik i Rusisë në terren, me përjashtim në sektorin e energjetikës, është i kufizuar dhe nuk mund të krahasohet me atë të partnerit real – BE-së.
Pas marrëveshjes së Kumanovës [9 qershor 1999], kur Serbia qe detyruar t’i tërheqë trupat ushtarake e policore nga Kosova, ata shpallën narrativën se një pjesë e Serbisë, respektivisht Kosova e Metohia, si e quajnë ata Kosovën, ka përfunduar nën okupimin e SHBA-ve.

Sovjetikët, pavarësisht se Jugosllavia ishte shkëputur nga diktati i Moskës në 1948, vazhdonin të ishin aktori kryesor i huaj në Serbi në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Sidomos ekspertët rus në lëmin e sigurisë dhe mbrojtjes kishin dominuar konkurencën perendimore ndjeshëm. Në pjesën më të madhe të vendit gjuha ruse ishte gjuhë e parë e huaj e obligueshme në shkolla. Këtë fakt ua kishin imponuar edhe qytetarëve shqiptarë në shkollat publike të Kosovës.

Sipas sondazheve dhe raporteve të think tank-ve, Serbia perceptohet si një nga aleatët e fuqishëm të Rusisë në Ballkan, si vend me numër të madh mediash të ndikuara ose të blera nga Rusia dhe një vend ku shumë qytetarë kanë opinion pozitiv për Rusinë dhe politikën ruse.
Pas shkërmoçjes së Jugosllavisë, Serbia sërish i kthehet tërësisht Rusisë. Pavarësisht kësaj, të rinjtë serb që ëndërrojnë të emigrojnë, e të tillë ka shumë, sidomos kur mirret parasysh rrëshqitja e Shtetit drejt qeverisjes tërësisht despotike, kanë më shumë gjasa të mendojnë për Perendimin, para së gjithash SHBA-në, Kanadën e Gjermanin sesa për Rusinë, e cila tutje ka vetëm rolin e një opsioni alternativ.

Rusia vazhdon të jetë aktive në nivel lokal në fushën e fuqisë së butë. Por tutje pikërëndesë e interesit rus në Serbi mbesin Ushtria, strukturat e sigurisë dhe sektori I energjisë.
Rusia vazhdimisht ka ruajtur një prani të rëndësishme ekonomike dhe politike në Serbi. Kjo është reflektuar sidomos së fundmi, duke krijuar ndjeshmëri të theksuara në opinion. Ky fakt venerohet sidoms në këto fusha:
Investimet dhe ndihma ekonomike: Rusia ka investuar në disa projekte në Serbi, përfshirë infrastrukturën, energjinë dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Ajo ka siguruar ndihmë ekonomike për Serbinë, përfshirë kredi dhe donacione. Këto marrëdhënie ekonomike kanë ndihmuar në forcimin e lidhjeve të ekonomisë midis dy vendeve, respektivisht kanë krijuar parakushte për varësi të plotë të Serbisë me theks në sektorin e energjisë.
Energjia: Rusia është një furnizues i rëndësishëm i energjisë në Serbi. Gazsjellësi South Stream, i mbështetur nga Rusia, ka qenë një projekt qenësor për transportin e gazit nga Rusia në Evropë, përfshirë Serbinë. Kjo ka rritur ndikimin ekonomik të Rusisë në Serbi.
Marrëdhëniet politike: Në politikë, Serbia dhe Rusia kanë pasur marrëdhënie të ngushta të bazuara në bashkëpunimin politik dhe diplomatik. Serbia ka ndjekur një linjë të bllokut të pavarur ndërkombëtar dhe ka pasur marrëdhënie të ngushta me Rusinë në arenën ndërkombëtare. Këtë linjë ajo e ndjek tutje edhe pas shkurtit 2022, kur Rusia ka sulmuar Ukrainën me pretendimin për ta aneksuar atë në tërësi.
Lidhje kulturore dhe historike: Rusia dhe Serbia kanë lidhje kulturore dhe historike të forta që kanë ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Sidomos dy kishat simotra janë tërësisht të njësuara. Ndikimi i Kishës Ruse në Serbi është pakrahasismisht dominues.

Rrezja e veprimit të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov është kufizuar me forcë që nga sulmi rus në Ukrainë. Ashtu si edhe qëndrimet e tij në Zvicër në janar të vitit 2022 dhe në Serbi në qershor të vitit 2022, mund të kenë qenë mundësitë e fundit për kryediplomatin e Putinit për të lëvizur në Evropën Perëndimore për një kohë të gjatë[1], por ky fakt nuk e ka përjashtuar prezencën e shtuar të Rusisë në Serbi.
Prania e Rusisë në Serbi është një aspekt i kompleksuar i politikës dhe ekonomisë që Rusia pretendon ta ushtrojë në tërësi në Ballkan, duke shfrytëzuar Serbin si trampolinë të saj për ndikim brenda BE-së. Këto raporte duhet të vlerësohen në kontekstin e zhvillimeve të pritshme dhe ndryshimeve në arenën ndërkombëtare.
Nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë ku qeveria, media dhe një pjesë e madhe e opinionit publik kanë aq mirëkuptim ndaj agresionit rus në Ukrainë sa në Serbi.
Por, sado që Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë, përveç Bjellorusisë, që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për pushtimin e Ukrainës – ajo rezulton ndërkohë se ka rënë dakord ose e ka bërë tashmë këtë duke furnizuar me armë Kievin, sipas një dokumenti sekret të Pentagonit. Në dokumentin e titulluar “Evropa | Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, përshkruhen “pozicionet e vlerësuara” të 38 qeverive evropiane në përgjigje të kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake. [2]
Tabela që sjell dokumenti si përshkrim I këtij reflektimi, tregon se Serbia refuzoi të trajnojë forcat e armatosura ukrainase, por kishte ofruar tashmë ndihmë me armë. Aty potencohet gjithashtu se Serbia kishte vullnetin politik dhe aftësitë ushtarake për të furnizuar Ukrainën me armë në të ardhmen.
Dokumenti është shenjuar si sekret dhe me shifrën NOFORN (Jo për të huaj), i cili ndalon zbulimin e shërbimeve të huaja të inteligjencës dhe ushtarakëve. Ai mban datën 2 mars dhe mban vulën e Zyrës së Shefave të Shtabit. [3]
Duket se ky duhet të jetë shkasi përse perndimi e trajton Serbin kështu si po e trajton, sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.

***
Nga pikëpamja ekonomike, prania e Rusisë në Serbi ka zikzaket e veta që ndërlidhen gjithashtu me zhvillimet politike dhe përplasjet me motive gjeopolitike me BE-në dhe SHBA-të.
Në vitin 2020, nëse marrim në konsidertë të dhënat në dispozicion publik, vëmë re një volum të konsiderueshëm të këmbimeve tregtare midis Serbisë dhe Rusisë. Serbia ka eksportuar një gamë të ndryshme të produkteve, përfshirë energjinë elektrike, ushqime, automjete dhe të tjerë mallra. Rusia është një eksportues i rëndësishëm i energjisë, dhe Serbia është një importues i rëndësishëm i gazit natyror rus.
Rusia ka investuar në disa projekte të ndryshme në Serbi, përfshirë sektorë të ndryshëm ekonomikë. Investimet janë përqëndruar në infrastrukturë, energji dhe sektorë të tjerë.
Ndërkaq në lëmin e ndihmave ekonomike dhe bashkëpunimit financiar vëmë re se Rusia ka ofruar ndihmë financiare dhe kredi Serbisë në disa raste për të ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë së vendit.
Rusia ka shprehur interes të vazhdueshëm për të investuar në Serbi dhe për të zhvilluar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Disa sektorë ku mund të pritet të ketë investime të Rusisë në Serbi janë:
Energjia: Rusia ka një prezencë të fortë në sektorin e energjisë në Serbi. Mund të pritet që investimet të vazhdojnë në këtë sektor, përfshirë projekte për prodhimin e energjisë elektrike, gazsjellësit, dhe burimet e tjera energjetike.
Infrastruktura: Investimet në infrastrukturë janë një tjetër fushë potenciale. Projekte të tilla si rrugët, infrastruktura e transportit, dhe telekomunikacionet mund të jenë objekt i interesit.
Sektorë të tjerë ekonomikë: Rusia mund të investojë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë serbe, përfshirë sektorin bankar, sektorin e ndërtimit, dhe industrinë.
Sektori i mbrojtjes: Siç kishte njoftuar ministri serb i Mbrojtjes Zoran Djordjevic, Serbia kishte pranuar gjatë kohë sasi të mëdha armësh nga Rusia, madje të gjitha gratis. Kështu ishte edhe me rastin e pranimit të 29 avionëve luftarakë MiG-29, 30 tankeve luftarake T-72 dhe 30 automjeteve të blinduara BRDM-2 në pranverën e vitit 2017.[4]
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se investimet e pritshme të Rusisë në Serbi do të ndikohen gjithësesi nga shumë faktorë të ndryshëm, përfshirë politikat e qeverisë serbe në raport me Ukrainën dhe Perendimin, zhvillimet në rajonin e Ballkanit, dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Një ndërhyrje e mundshme e faktorëve të jashtëm, përfshirë imponimin për sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe nga Serbia nga komuniteti ndërkombëtar, gjithashtu mund të ndikojë në shkallën e investimeve të Rusisë në Serbi dhe në vet marrëdhëniet mes dy vendeve.
Më 23 shtator 2022, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe ai i Serbisë, Nikolla Sellakoviq, nënshkruan Planin e Konsultimeve të dy ministreve për dy vjetët e ardhshme. Dokumenti u nënshkrua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Siç dihet, për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Rusia është subjekt i sanksioneve nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. Por ky fakt nuk do të thotë asgjë për Serbin!
Bashkimi Evropian, por edhe SHBA-të, megjithëse kanë shprehur shqetësimin për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë, e kanë toleruar deri në ekstrem, duke e trajtuar në dialogun me Kosovën si palë të favorizuar.
Qeveria e Beogradit është e prirur të bashkëpunojë me këdo që ndjek hapur një politikë antishqiptare dhe antiperëndimore, pavarësisht se këtë nuk e bën me tamtame e burbujë.
Duke vepruar kështu, Beogradi de fakto dëshmon se në narrativën e tij antishqiptare, pretendon të mbajë të lidhur për qerren serbo-ruse jo vetëm peshën e pesëshes mosnjohëse të BE-së [Spanjën, Sllovakinë, Rumanin, Greqin dhe Qipron]. Ndërkaq duke mos përfillur fare Marrëveshjen e Brukselit [shkurt 2023], pavarësisht se shtrëngohet të vete në Bruksel sërish më 14 shtator pikërisht për t’ju kthyer asaj marrëveshje, pretendon ta shtojë gamën e miqëve të saj që do të tërhiqnin njohjet ndaj armikut të saj – Kosovës, por që në këtë rast janë edhe armiqë të Perendimit.

Kapitujt kryesor të historisë ndërkohë po shkruhen në Ukrainë – edhe pse mund të mos jetë skema që Serbia dhe një lagje e shteteve të Europës Perendimore do të dëshironin ta imagjinonin si realitet. Qëndresa titanike e popullit dhe ushtrisë ukrainase përmbysën pritjet e gabuara dhe skemën perëndimore mbi superfuqinë ruse dhe shtetin e Ukrainës. Në këtë përballje tektonike të Perendimit me Rusinë ish shtetet xhuxhe bëhen partnerë strategjikë, terroristët e deklaruar bëhen vëllezër në rirreshtime luftimesh të përditshme, armiku i armikut tim – miku im.
Në rastin e Ukrainës miti i ngritur nga historia, respektivisht në marrëdhëniet ndërkomëbtare, mbi hegjemonin dhe barazpeshën në raportet mes shteteve, sipas konceptit shabllon se “armiku i armikut tim, është miku im”, po shkërmoçet.
Rikthimi tek Lufta e Ftohtë, na rikthen gjithashtu tek “loja pa rregulla”.
___________________
1. https://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/sergej-lawrows-besuch-nach-serbien-gescheitert-keine-flugroute-18084648.html
2. https://www.euractiv.de/section/eu-aussenpolitik/news/us-geheimdienstdokument-serbien-hat-bewaffnung-der-ukraine-zugestimmt/
3. Po aty
4. https://www.welt.de/politik/ausland/article163239159/Putin-schenkt-Serbien-Dutzende-Panzer-und-Kampfjets.html

Nënshkruhet Deklarata e Përbashkët për Bashkëpunim në Fushën e Turizmit me Shtetin e Izraelit 

0

Prishtinë,11.09.2023 

Ministri i Turizmit të Izraelit, z. Haim Katz, u mirëprit me ngrohtësi në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga Ministrja znj. Rozeta Hajdari dhe stafi i saj.  

Dy ministrat homolog gjatë këtij takimi nënshkruan Deklaratën e Përbashkët ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ministrisë së Turizmit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e turizmit, e cila ka për qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit në përputhje me parimet e respektit reciprok dhe barazisë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ministrja Hajdari, tha se ky është një shans i jashtëzakonshëm për të eksploruar shumë fusha të reja bashkëpunimi, përfshirë pjesëmarrjen në ekspozita, panaire, konferenca, dhe ngjarje të tjera që do të promovojnë bukuritë natyrore dhe kulturën e të dyja vendeve. 

Deklarata e Përbashkët parasheh edhe shkëmbimin e informacionit mbi inovacionin dhe digjitalizimin e turizmit dhe ekspertizës me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm me theks në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe sipërmarrjet fillestare që operojnë në industrinë e turizmit e po ashtu edhe shkëmbimin e të dhënave dhe statistikave që do të përmirësojnë përvojën e udhëtimit për të dyja vendet.  

Nxitja e bashkëpunimit institucional ndërmjet Autoriteteve Kombëtare të Turizmit dhe nxitja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet agjencive të udhëtimit dhe institucioneve të tjera në fushën e turizmit, është gjithashtu e rëndësisë së veçantë. 

Forhåndsvisning av bilde

Po ashtu, Deklarata e Përbashkët parasheh edhe nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të lidhura me turizmin si dhe në fushën e edukimit turistik, duke nxitur shkëmbimin e informacionit përkatës me qëllim krijimin e kushteve për të mundësuar shkëmbimin e përvojës praktike në fushën e edukimit, trajnimit dhe të mësuarit, me theks të veçantë në ngritjen e aftësive dhe rikualifikimit. 

Forhåndsvisning av bilde

Kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të ngushtë në  fushën e turizmit në mes të Republikës së Kosovës dhe Izraelit. 

Forhåndsvisning av bilde

Pas vizitës që Ministrja Rozeta Hajdari, muaj më parë kishte realizuar në Izrael, Ministri Katz, po realizon një vizitë në vendin tonë ku do të zhvillojë takime të ndara me krerët më të lartë shtetëror. 

11 Shtatori 2001, Bin Ladeni dhe lindja e Islamizmit Politik

1
____
Botime
-Princi Turki Alfejzal Al Saud: “Dosja Afganistan”, boti Shtëpia Botuese 55, Tiranë, 2023, faqe 238.
____
Libri “Dosja Afganistan” e princit saudit Turki Alfejzal Al Saud nga ish-drejtori i Dejtorisë së Zbulimit të përgjithshëm (1977-2001) të Arabisë Saudite, shfaqet burim i rëndësishëm drejt ndiçimit të mëtutjeshëm të gjenezës së asaj që merret si terrorizëm islamik në shkallë ndërkombëtare, i manifestuar fuqishëm me atentatet e 11 shtatorit 2001 në SHBA,me ç’rast me përgjegjësi u ngarkua Al-Kaida, ngaqë nga anëtarët e saj u rrëmbyen katër aeroplanë në hapësirën ajrore amerikane: njëri që pol fluturonte drejt Uashington DC (ku synohej qëllimi i Shtëpisë së Bardhë), i dytë fluturoi drejt Pentagonit në Uashington dje dy të tjerë fluturuan drejt Kullave Binajke të Qendrës Tregëtare Botërore në Nju Jork. Gjatë këtij sulmi terrorist gjithësejt vdiqën 2996 njerëz dhe 6000 të tjerë u plagosën. Për Shtetet e Bashkuara humbjet nuk ishin thjesht në njerëz apo maeteriale; sulmet ishin një poshtërim kolosal për krenarinë, prestigjin dhe sigurinë e vendit, gjë që për to duhej të mirrej hak.
Bie në sy pikënisje e autroti te dy çështje: që vlerësimeve të shumta botërore rreth sulmit terrorist në SHBA, shpesh kundërthënëse, t’ua japë edhe versionin saudit dhe, po ashtu, të konfirmojë faktin se ishte Al-Kaida e Bin Ladenit një organizatë terroriste, e cila luftën nismëtare kundër pushtimit sovjetik në Avganistan, e ktheu në një pretendim të hapur për marrjen përsipër të rolit të një fuqie islamike që sipas autorit “do të luftojë imperializmin amerikan dhe atë britanik”, që cilësohen “pushtues të vendeve arabe dhe të qytetërimit islam”. Princi Turki Alfezal Al Saud, njëherësh djalë i mbretit saudit, hap dojen e Avganistanit nga pozita e Drejtorit të Drejtorisë së Zbulimit të Përgjithshëm të Arabisë Saudite, i ngarkuar drejtpërdrejt në të gjitha veprimet e angazhimit saudit në krizën avgane nga fillet e implikimit të sovjetëve në të nëpërmes disa liderëve të fiseve vgane e deri te ndërhyrja dhe pushtimi ushtarak i Avganistanit, që do të zgjasë trembëdhetë vite, dosje kjo që në qendër ka Al Kaidën dhe Bin Laden si ideator i saj, po sjell edhe fakte të tjera tejet interesante rreth strukturës etnke, kulturore dhe politike të shoqërisë avgane nga gjendja fisnore deri te strukturat që do t’i përthekojë shteti nga formimi i tij deri sot. Sipas Princit Al Saud, shfaqja e Al Kaidës dhe ngritja e saj deri te një faktor i rëndësishëm në luftën çlirimtare avgane kundër pushtimit sovjetik, lidhet ngusht me rolin e Bin Ladenit, i cili ishte përfshirë në këtë veprimtari me ndihmën e sauditëve, por që më kohë, ai, triumfin ndaj sovjetikëve, me të shpejtë do ta orjentojë në dy drejtime: për marrjen e pushtetit të plotë në Avganistan si dhe për krijimin e një vetëdije revolucionare nacionaliste islamiste tejet oskurantiste, e cila, po ashtu, do të marrë përsipër luftën kundër “imperializmit amerikan” dhe ndikimit të tyre ndaj botës arabe dhe islame në përgjithësi. Sipas Al Saudit, Bin Ladeni shfrytëzoi kundërthëniet e shumta në botën arabe dhe islame për t’u kthyer në një referencë të “bashkuesit dhe çliruesit të saj njëherësh”, gjër që Avganistanin, krahas rikthimit të modelit të jetës së shpellave (te një modeli të errësirës së plotë në emër të ligjeve të Allahut), pushtetin politik dhe fetar, do të ta shfrytëzojë për përhapjen e rrjetit terrorist në pjesët e ndryshme, veçmas në Sudan, ku do të instalojë infrastrukturën e militantëve dhe grupeve që do të merren me veprime terroriste, siç ishin ato ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe vendeve të tjera afrikane, si dhe disa objekteve ushtarake në Arabinë Saudite.
Nga shënimet e princit Al Saud, del qartë se Bin Ladeni dhe Al Kaida nuk do të ishin ata që në të vertetë dolën në skenën botërore të terrorizmit me sulmet e 11 shtatori 2001 në SHBA, pa implikimin e faktorëve të tjerë përbrenda botës arabe dhe asaj islame, siç janë Irani, Iraku, Avganistani, Pakistani dhe të interesave të Bashkimit Sovjetik në këtë mozaik. Autori, gjithnjë duke iu referuar materialeve të Shërbimit të Zbulimit të përgjithshëm saudit që e ka drejtuar për vite, nxjerr shumë fakte deri më tani të panjohura të mbështetjes së Bin Ladenit nga Irani, Iraku dhe vendet tjera përreth, të cilat kanë qenë të orjentuara kundër “imperializmit amerikan”, me ç’rast, në lojë janë futur karta të ndryshme, ku ajo e sulmeve terroriste ndaj SHBA-ve dhe interesave të saj ka dalë në plan të parë. Në këtë kontekst duhet parë edhe reagimi shtetëror amerikan dhe i disa aleatëve të saj për ndërhyren ushtarake ndaj Avganistanit në fillim të nëntorit të vitit 2001, ku pas disa ditësh, trupat e Aleancës Veriore, më 13 tetor marrin Kabulin dhe me këtë shënohet edhe shpartallimi i turpave talebane, prej nga Bin Ladeni me disa nga mbështetësit e tij tërhiqen në Xhelalabad dhe pastaj në Tora Bora, në një krahinë afër kufirit me Pakistanin, ku kishte një numër të madh shpellash. Vendosja e trupave ndërkombëtare në Aganistan në dhjetor të vitit 2001, nën drejtimin e NATO-s nën emrinin “Forca e Ndihmës së Sigurisë Ndërkombëtare (ISAF), qëndroi në vend gjatë trembëdhjetë viteve pasuse.
Sipas autorit, kjo ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare që i dha fund regjimit taleban të Bin Ladenit, megjithatë nuk i dha fund terrorizmit botëror, që sipas tij, emërues të përbashkët kishte faktorin Al Kaidë, që u përhap si metastazë kanceroze edhe në pjesët tjera me mjete të tjera anembanë botës. Mbi këtë praktikë, kemi edhe ndërhyrjen e SHBA-ve me aleatë në Irak, me ç’rast, paraqiten edhe arsyet e Arabisë Saudite kundër saj, meqë sipas sauditëve, fundi i regjimit ushtarak të Sadamit, nuk do të thotë njerherësh kthim i demokraciës ngaqë lansimi në pushtet i shiiteve siç ndodhi, nuk do të sjell tjetër pos një konflikt të brendshëm, siç ndodhi. Dhe, arsyeja tjetër pse Sauditët nuk ishin përkrahës të ndërhyrjes ushtarake dhe epilogut që solli ajo, ngaqë krijoi rrethana për ndëhryje, pse jo edhe fuqizim të Iranit dhe rolit të ajatollahëve në rajon (deri në Liban dhe Palestinë) si dhe për valën e destabilizimeve që solli pikërisht kjo ndërhyje në Siri dhe rajon. Autori, po ashtu, si veprime kolaterale të kësaj ndërhyrjeje, sheh edhe reinkarnimin e “Vëllazërisë muslimane”, gjithnjë me motive nacionaliste panislamike, në rajon, me ç’rast do të destabilizohet Egjipti, po mbi të gjitha, do të destabilizohen vendet afrikane të Magrebit, Tunisi, Maroko, Algjeria dhe Libia. Në këtë kontekst, në kuadër të zanafillës së probelemeve arabe, autori tërheq edhe një paralele interesante, që lidhet me ngjarjet e viteve 1950 dhe me ato të viteve 1960, ku thuhet se “asokohe Arabia Saudite dhe monarkitë e tjera rabe ishin sulmuar nga regjimi socialist i Naserit në Egjipt. Fuqitë perëndimore gjithashtu e konsideronin Naserin si kërcënim ndaj interesave të tyre. Naseri burgosi opozitën konzervative. Arabia Saudite u dha ndihmë të përsekutuarve nga Egjipti, të përfshirë edhe shumë anëtarë të Vëllazërisë Myslimane”. Te ardhja e shumë intelektualëve nga radhët e Vëllazërisë Myslimane autori shesh edhe atë prirjen që lëvizjet fetare të kthehen në aso nacionaliste, për të përfunduar në lëvizje politike, të cilat duhet parë disfatën e arabëve nga izrelitet në vitin 1967, e mbi të gjitha duhet parë në Iran, kur prestigji i islamizmit si lëvizje politike u rrit nga suksesi i Revolucionit iranian në 1979, kur studentët dhe klerikët, përmbysen monarkinë. Prestigji i silamit politik, u shtua në Afganistan në fund të viteve 1980, me ç’rast, nga kjo pikë, islamizmi vlerësohet lëvizje politike dhe jo fetare.
Është me intres të thuhet se autorit, që vjen nga familja mbretërore saudite, sheh me sy kritik katapultimin e islamizmit nga lëvizja fetare në atë politike, duke nxjerrë në pah edhe masat e mbretërisë saudite, nga vitit 1980, që të eliminohet ndikimi i klerikëve islamikë në xhami dhe arsim, duke larguar mbi njëmijë sosh nga detyra dhe zëvendësuar me dijetarë fetarë të rikualifikuar. Me këtë rast, për t’u zvogëluar ndikimi i islamit politik, autori përmend faktin e daljes në skenë të gravenë në role me publik nga viti 2000 e këndej, ku thuhet se ka sarrë hov të madh në shoqërinë saudite. “Tani gratë shihen në poste drejtuese, në punë zyrtare dhe si sekretare, duke punuar si gazetare, duke luajtur rolin kryesor në bamirësitë brenda vendit dhe duke bërë fushata për të drejtat ligjore më të mira për vetën e tyre.”
Në fund të librit, autori, pa hequr përgjegjësinë ndaj talebanëve, Al Kaidës dhe Bin Ladenit, thotë se “janë edhe grupet tjera terroriste që kanë bërë lëmsh Lindjen e Mesme që nga fillimi i këtij shekulli”, ku përmendet roli i “Praverës Arabe” e viteve 2011 dhe ndikimi i madh i Iranit në rajon. Për zgjidhjen “e lëmshit”, autori sugjeron se lidhja botërore kundër terrorizmit, nuk duhet të mbështetet te lufta si politikë, siç ndodhi në Avganistan dhe Irak, ngaqë prodhoi edhe më shumë dhunë. Por, synim duhet të jetë kufizimi i aftësisë së terroristëve për të vepruar. Këtu përmendet durimi i Britanikëve, të cilëve iu deshën 30 vjet me mënyra të tilla për të zgjidhur atë që shpresohet të jetë faza e fundit e konfliktit në Irlandën e Veriut. Tutje, kësaj, autori vë theksin edhe te roli i Rusisë për të nxitur terrorizmin botëror duke shfrytëzuar dhe nxitur përçarjet brenda botës islame dhe vendeve arabe. Ndërsa për konfliktin palestinez-Izrael, thotë se mbetet edhe mëtutje rrënja e problemve të botës arabe dhe asaj myslimane, si faktor i madh destabilizimi, ku idetë talebane dhe ato ekstremiste përherë ushqejnë veprimet radikaliste, por që duhet përpjekje e përgjithshme botërore që kësaj çështje t’i jepet zgjidhja fatlume për të dy popujt.
Në tërësi, libri i princit Turki Alfejzal Al Saud, në shqipe, paraqet një gamë interesante të pamjes së dosjes së Avganistanit me të cilën është e lidhur veprimtaria e Talebanëve dhe veçmas ajo e Bin Ladenit, si ideator i një lëvizjeje që i solli çlirimin vendit nga pushtimi sovjetik, por u kthye në një faktor të skenës terrorist botërore nga perceptimi që autori e quan paranoik “i një individi që, meqë fitoi ndaj sovjetikëve, koha e ngarkon me mision e fitores ndaj armikut tjetër, amerikanëve dhe imperialistëve perëndimorë”!

Kryetari i Prishtinës,Përparim Rama,mbajti konferencë lidhur me Lojërat Mesdhetare Prishtina 2023

0

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama mbajti konferencë për media në aeroportin “Adem Jashari”, pas kthimit nga Greqia, pasi Asambleja Gjenerale e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare i dha dritën e gjelbër organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë.Kryetari Rama e quajti ngjarje e lajm historik të premten e 8 Shtatorit.

“Këto Lojëra do të na e forcojnë pozicionin si të barabartë midis kombeve, duke na ngritë me krenari dhe me dinjitet edhe më lart në skenën botërore. Fuqia e tyre për me na e gjallëru dhe me na e konsolidu më tutje shtetndërtimin, është thjesht e pashoqe, dhe ne do ta mirëpresim këtë mundësi historike, të mirëpërgatitur dhe me vendosmëri të palëkundshme. Vizioni ynë në Kosovë për Prishtina 2030 përputhet me fokusin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për efiçencën dhe qëndrueshmërinë e burimeve. Ne do ta optimizojmë infrastrukturën ekzistuese dhe në mënyrë strategjike do të shtojmë objekte të reja. Po, do të ndërtojmë ambiente të reja sportive, sepse angazhimi ynë shtrihet edhe përtej këtyre Lojërave. Do ta ndërtojmë stadiumin olimpik të premtuar, me gjithë qendrën sportive, me qëllimin që të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme infrastrukturore, që do ta gëzojmë edhe përtej vetë ngjarjes, në shërbim të fuqizimit të mëtejmë të atletëve tanë, që të na shkëlqejnë kudo nëpër arenat sportive ndërkombëtare.” – deklaroi Rama.Kryetari i Kryeqytetit, tha se falë angazhimit të të gjithë aktorëve, Komitetit Olimpik, Kryeministrisë, Ministrive të Ndryshme, Kryeqytetit, Bashkisë së Durrësit u arritë që Lojërat Mesdhetare të organizohen në Prishtinë, në Republikën e Kosovës.Të bashkëlidhur gjeni fjalimin e plotë të Kryetarit Rama.Fjalimi i Kryetarit – Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 

Qysh prej dy ditësh, kur u mor vendimi në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, shteti ynë dhe Kryeqyteti ynë, kapërcyen një prag të ri në portat e historisë. 

Është kjo një fitore madhështore, që e tejkalon traditën e deritashme të Lojërave Mesdhetare dhe madje e ripërkufizon edhe vetë thelbin e unitetit midis vendeve të Mesdheut. Me edicionin e 21-të, në vitin 2030, në historikun 70-vjeçar të këtyre lojërave prestigjioze nis një kapitull i ri. Për herë të parë, një qytet jobregdetar, Prishtina jonë, bëhet mikpritësi i tyre. 

Do të jetë kjo edhe hera e parë në historinë e Lojërave Mesdhetare kur do t’i bashkojnë forcat dy shtete. Disiplina e lundrimit, thelbësore në Lojërat Mesdhetare, do të luhet në brigjet e Durrësit. Ky partneritet strategjik me vëllezërit tanë në Shqipëri e krijon një platformë barazie për të gjitha vendet pjesëmarrëse. Nëpërmjet tij, synojmë t’i frymëzojmë të tjerët me mendu përtej kufijve dhe me e përqafu frymën e bashkëpunimit sportiv që nuk njeh kufij.   

Rëndësia historike e edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare shkon përtej këtyre risive. Ato do të jenë ngjarja më e madhe ndërkombëtare që pritet të zhvillohet brenda vendit tonë, qysh prej pavarësimit e këndej. Ky eveniment do t’ia hapë një derë të madhe gjithë sportit kosovar, duke i mundësu më tej çdo federate me qenë nikoqire e ngjarjeve ndërkombëtare në disiplinën e saj përkatëse, si dhe federatave të tjera me u themelu e me u rritë.   

Këto Lojëra do të na e forcojnë pozicionin si të barabartë midis kombeve, duke na ngritë me krenari dhe me dinjitet edhe më lart në skenën botërore. Fuqia e tyre për me na e gjallëru dhe me na e konsolidu më tutje shtetndërtimin, është thjesht e pashoqe, dhe ne do ta mirëpresim këtë mundësi historike, të mirëpërgatitur dhe me vendosmëri të palëkundshme.   

Vizioni ynë në Kosovë për Prishtina 2030 përputhet me fokusin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për efiçencën dhe qëndrueshmërinë e burimeve. Ne do ta optimizojmë infrastrukturën ekzistuese dhe në mënyrë strategjike do të shtojmë objekte të reja. Po, do të ndërtojmë ambiente të reja sportive, sepse angazhimi ynë shtrihet edhe përtej këtyre Lojërave. Do ta ndërtojmë stadiumin olimpik të premtuar, me gjithë qendrën sportive, me qëllimin që të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme infrastrukturore, që do ta gëzojmë edhe përtej vetë ngjarjes, në shërbim të fuqizimit të mëtejmë të atletëve tanë, që të na shkëlqejnë kudo nëpër arenat sportive ndërkombëtare.   

Për më tej, do ta shfrytëzojmë potencialin e stadiumeve dhe të palestrave ekzistuese në të paktën 10 komuna të ndryshme të Kosovës. Përditësimi i këtyre objekteve do ta krijojë një dinamikë të re të transformimit, që do ta përfshijë çdo cep të Kosovës. Prandaj, kur të nisin, Lojërat Mesdhetare do të kthehen në një festival mbarëkombëtar, duke e përhapë energjinë e tyre pozitive kudo e kahmos, e duke na e mbushë çdo pjesë të vendit me një shpirt uniteti e me frymë madhështie si kurrnjëherë ma parë  

Suksesi i kandidaturës së Kosovës në Kretë ishte dëshmi e përkushtimit të shumë aktorëve, dhe rezultat i bashkëpunimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, me fokus te veqant tek sekretari I komitetit Olimpik Besim Aliti dhe presidentit Ismet Krasniqi për vizionin, guximin dhe punen e pandalshme e Lobingut te pashoq deri ne fitore, kryeministrisë, ministrive te sportit, financave dhe administrates publike, Kryeqytetit dhe gjashtë qendrave rajonale të Kosovës, e më tej, i bashkëpunimit të ngushtë me Komunitetin Olimpik Shqiptar, me Bashkinë e Durrësit dhe Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit në Tiranë. Po i përmend të gjithë, sepse pikërisht falë këtij përbashkimi dhe angazhmi të palodhshëm u jetësua kjo mundësi historike dhe është pikërisht kjo frymë ajo që do të na prijë gjatë gjithë kësaj periudhe përgatitore shtatëvjeçare.   

Ndërsa synojmë të mirëpresim mbi 5,000 atletë, plus stafin e tyre mbështetës, nga 26 vende, prej tri kontinentesh përreth Mesdheut, bashkë me dhjetëra mijëra vizitorë nga mbarë bota, le të sigurohemi që Lojërat Mesdhetare t’i përshkojë mikpritja jonë, e rrënjosur në traditë. Dhe le t’i mbushë ajo këto lojëra me një frymë të mahnitshme dhe me kujtime të paharrueshme, për atletët dhe të gjithë të ardhurit, përtej thjesht ndarjeve të medaljeve dhe ceremonive, duke u kthy në testamentin e premtimit tonë për ta kriju një përvojë të jashtëzakontë për secilin pjesëmarrës.   

Kemi bërë gjithë atë rrugë, prej një vendi të vogël në përpjekje të pavarësimit, te një yll në ngritje në hapësirën mesdhetare. Kemi kapërcy shumë sfida dhe gjithmonë kemi dalë më të fortë. Le ta vazhdojmë prandaj, me të njëjtin përkushtim sikurse deri tash, këtë rrugëtim të partneritetit, të miqësisë e të përbashkimit, dhe le të punojmë me zell për me përgatitë një ngjarje kaq të madhe sportive, që do t’i lartësojë në nivele krejt të reja botërore, sportin tonë, aftësinë tonë organizative, aftësinë bashkëpunuese, si dhe vetë shtetndërtimin tonë. 

Forhåndsvisning av bilde  

Bota do ta kujtojë Prishtinën 2030, jo veç si një ngjarje të paharrueshme sportive, por si një simbol të asaj se çka mund të arrihet kur njerëzit bashkohen dhe frymojnë si një shpirt. 

Kosova me Amerikën, e kujton 11 Shtatorin 2001

0

-Para 22 viteve – 11 Shtator 2001: Populli i Kosovës manifestime solidariteti me popullin amerikan dhe duke dënuar sulmet terroriste kundër SHBA-ve: Amerikë, ne jemi me ty…/ 

-Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, i dërgonte telegram: Me rastin e sulmit mbi Qendrën Tregtare në Nju Jork dhe mbi Pentagonin, drejtuar kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj, pranoni simpatinë time dhe të popullit të Kosovës, i cili këtë tragjedi po e jeton me dhembje dhe në zi/ 

 

 Nga Behlul Jashari , Prishtinë  

PRISHTINË, 11 Shtator 2023/ Kosova solidarizohej fuqishëm me Amerikën e goditur nga sulmet terroriste të para 22 viteve - 11 Shtatorit 2001. 

Atëherë media raportonte se, e gjithë Prishtina ishte në Sheshin Nëna Terezë në shenjë solidariteti me Popullin Amerikan dhe duke dënuar sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerikë, ne jemi me ty – ishte motoja kryesore e pankartave. 

Shumë nga qytetarët, që kishin dalë në sheshe e rrugë për të përkrahur Popullin Amerikan dhe për të protestuar kundër terrorizmit që i goditi SHBA-të, ishin mbështjellë me Flamurin Amerikan. 

Manifestime solidariteti dhe protesta kundër terrorizmit u mbajtën edhe në qytetet tjera të Kosovës si në Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan etj. Pjesëmarrja e popullatës edhe në këto qytete ishte e madhe. 

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ndodhej për një vizitë në Kanada, me rastin e sulmeve kundër SHBA-ve, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, i dërgonte këtë telegram: 

I nderuari President, 

Me rastin e sulmit mbi Qendrën Tregtare në Nju Jork dhe mbi Pentagonin, drejtuar kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj, pranoni simpatinë time dhe të Popullit të Kosovës, i cili këtë tragjedi po e jeton me dhembje dhe në zi. 

E dënojmë këtë sulm dhe jemi të bindur se të gjithë ata që bëjnë akte terrori dhe horrori kundër civilëve dhe fuqisë Tuaj dhe kundër njerëzimit, duhet të ndalen. 

Në këto momente të rënda, jemi së bashku me Ju dhe me Popullin Amerikan, që së bashku me aleatët Tuaj ia sollët lirinë Kosovës. 

Jemi të bindur se Ju do të mendoni një strategji të re të mbrojtjes për SHBA-të dhe për miqtë Tuaj e për botën e lirë demokratike. 

Juaji sinqerisht, 

Dr.Ibrahim Rugova   

GAZETA  RILINDJA ME KRYETITULLIN NË BALLINË “SULM TERRORIST NË SHBA”  NË TË GJITHA FAQET E SAJ – E TËRA I KUSHTOHEJ NGJARJES TRONDITËSE DHE ZHVILLIMEVE E REAGIMEVE PAS SAJ   

Në 11 Shtator 2002 Televizioni i Kosovës dhe televizionet e tjera nacionale e lokale janë kyçur drejtpërdrejt në rrjetin amerikan CNN me përkthim simultan për të përcjellë raportimet për sulmet terroriste në Amerikë. 

Poashtu gazetat e përditshme të Kosovës shkruanin gjerësisht. 

Gazeta  tradicionale e Kosovës “Rilindja” me kryetitullin në ballinë “Sulm terrorist në SHBA” dhe me dënim të fuqishëm të sulmit e me shumë mesazhe solidarizimi me Shtetin e Popullin Amerikan botonte shkrime e fotografi në të gjitha faqet e saj – e tëra i kushtohej ngjarjes tronditëse dhe zhvillimeve e reagimeve pas saj.   

Gazeta “Bota Sot” në gjerësinë e tërë faqes së parë kishte titullin “Seri aktesh terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, supozohet për mijëra të vrarë”. 

Gazeta “Koha Ditore” në faqen e parë shkruante në kryetitull “Në Nju Jork sulmohet civilizimi botëror”. 

Gazeta “Zëri” në ballinë kishte titullin kryesor “Sulm terrorist kundër Amerikës”. 

Gazeta “Kosova Sot”  kryetitull kishte “Terrroristët sulmojnë Amerikën”. 

Të gjitha gazetatat e Kosovës botonin shumë shkrime e fotografi në ballina e faqe të brendshme.   

HOMAZHE TE PLLAKA PËRKUJTIMORE “KOSOVA KUJTON”  

Sot në Prishtinë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Alyson Grunder kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurorë me lule tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, me rastin e 22-vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA. Në 11 Shtator 2019 në Kosovë është zbuluar obelisku i ngritur në oborrin e Qeverisë  kushtuar viktimave të  sulmit të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

PRESIDENTJA OSMANI: 11 SHTATORI I VITIT 2001 NDRYSHOI RRJEDHËN E HISTORISË PËRGJITHMONË  

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka shkruar: 

11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë. 

Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm.  

Naser Gega, drejtori i arsimit në Pejë , për rastin e përjashtimit të nxënëses me mbulesë: Ligji ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla

2
Drejtori i Arsimit në Pejë për rastin e përjashtimit të nxënëses me mbulesë: Ligji ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla

Lidhur me këtë rast, media e ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Pejë, Naser Gega.

Sipas drejtorit Gega, me Ligjin e arsimit fillor dhe të mesëm, nuk lejohet vijimi i mësimit me mbulesë, ndërsa ka shtuar se do të shohin sesi do të trajtohet ky rast.

“Jam i informuar për rastin por nuk e di a ka vendim apo jo për largimin e nxënëses nga shkolla. Sidoqoftë unë nuk kam të drejtë ligjore me kërku nga shkollat që me i leju nxënësit me mbulesa. Udhëzimi administrativ 6/2014 i MASHTI neni 3 pika 1.13 thotë se nxënësit i ndalohet bartja e uniformës fetare, është e prerë”, ka thënë Gega.

Ai ka shtuar se kjo nuk ka të bëjë me vullnetin e tij por me interpretimin e ligjit në këtë rast

“Jemi në kontakt edhe me familjen dhe pres biseda me ta ju kam thënë që do të trajtojmë rastin. Nuk është situatë e dëshirueshme nuk jam ithtar i asaj që asnjë nxënës të largohet nga shkolla, sepse shkollat janë për nxënës. Nuk kam të drejtë ligjore të marr dhe ti them drejtoreshës ta lejojë apo jo në shkollë”, u shpreh Gega për mediat.

Ai shtoi se disa shkolla raste të tilla i kanë tejkaluar me marrëveshje nëse s’ka pasur reagim nga klasa.

13 vjeçarja përjashtohet për shkak të mbulesës, protestojnë nxënësit e shkollës “Asdreni” në Pejë

13 vjeçarja përjashtohet për shkak të mbulesës, protestojnë nxënësit e shkollës “Asdreni” në Pejë

Sot shokët dhe shoqet e klasës së saj kanë vendosur që të bojktojnë mësimin. Ata kanë protestuar duke kërkuar që shoqja e tyre e klasës të kthehet shkollë.

Lidhur me këtë rast familjarët e nxënëses E.L kanë angazhuar avokatin Gëzim Baloku që të merret me rastin.

Baloku në një prononcim për Telegrafin ka treguar se nxënësja E.L ka vendosur mbulesën gjatë pushimeve verore, dhe me tu kthyer në shkollë drejtoresha i ka thënë që të mos vie më.

“Ka shkuar në shkollë me mbulesë dhe drejtoresha i ka thënë se më nuk mund ta vijojë mësimin”, ka thënë avokati Baloku.

Ky i fundit i është takuar me drejtoreshën e shkollës “Asdreni”, Agime Lajqi, nga e cila e ka kërkuar vendimin me shkrim për përjashtimin e të miturës.

Sipas avokatit Baloku, drejtoresha nuk ia ka dhënë vendimin me shkrim si dhe për të shkuar tutje drejtoresha e ka paraqitur rastin në Policinë e Pejës me pretendimet se është shqetësuar nga avokati Baloku, e ky i fundit më pas është ftuar në polici për deklaratë.

“Pres vendimin me arsyetim përse drejtoresha ka vendosur që të mos e lejoj të vijojë mësimin nxënësja e cila është 13 vjeçare. Drejtoresha e ka lajmërua policinë, gjoja se është frikësuar nga ana ime dhe pastaj jam ftuar nga policia për të dhënë deklaratë. Sot isha me nënën e vajzës në shkollë dhe pritëm që të takoheshim me drejtoreshën por ajo nuk kishte ardhur”, tha Baloku.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e ushtrimit të kallëzimit penal për drejtoreshën e shkollës “Asdreni” nga familjarët e nxënëses së përjashtuar

Integrim rreth vlerave dhe interesave përbashkuese

1
Mailinda Zeneli, Fier
___
Mësim nga historia.
___
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon urgjentisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rishqyrtojë masat që kufizojnë importet nga Serbia, pasi importet e kompanive amerikane në Serbi, po pakësohen me ritëm alarmues.” – Kosova Press.
E njëjta oligarki amerikane, që investon fuqishëm në Serbi, madje edhe në prodhimin e armëve, jo vetëm ka investime tejet të papërfillshme në Kosovë, por ndërhyn hapur në politikën e brendshme duke e trajtuar Kosovën si protektoratin e vet. Serbia është i vetmi vend fqinj që nuk njeh integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, ndaj refuzimi i produkteve serbe mbetet siguri kombëtare deri në njohjen reciproke.
Diktati i hapur prej kolonizatorësh i Europës dhe Amerikës, së fundmi edhe urdhri brutal i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për të ndalur forcërisht policinë speciale të ushtrojë sovranitet në Veri, janë dëshmi të forta se Perëndimi, veçanërisht Amerika e shohin Veriun dhe vetë Kosovën, njësoj si paraardhësit e tyre gjatë LDB-së, si kolateral, një viktimë destin në shërbim të interesave të tyre strategjike.
“E vetmja mbrojtje kundër botës është njohja e saj mirë”. Nën emër të ekzistencës sonë kombëtare duhet që të vërtetat e mëdha t’i themi gjithnjë e më hapur.
Lëshimi nga Perëndimi, gjatë në kohë, i vlerave demokratike dhe të sundimit të së drejtës, zëvendësimi i tyre me interesa të zgjerimit ekspansionist ka sjellë realitetin e pandryshueshëm të një rendi të ri botëror. BRICS është dëshmi e një bote bipolare apo edhe multipolare, tashmë të pakthyeshme.
Në prag të rikonfigurimit botëror fuqitë globale kërkojnë viktimën e rradhës. Kosova i plotëson kushtet, është shteti më i ri. Historia kërkon të përsëritet.
Në dilemën e sotme ekzistenciale dhe historike nuk ka rrugë të mesme. Në njërën anë janë kolaboracionistët, që zgjedhin makiavelisht “aleatët”, “miqtë”, dorëzimin butë të Kosovës, ndërsa në krahun tjetër janë patriotët, që zgjedhin qëndresën, sakrificën e vrazhdë.
Qëndresa e sotme e Kosovës përfaqësohet politikisht, si kurrë më parë, me qeverisjen thellësisht qëndrestare të VV-s. Pa synuar të hyj në detaje, në një vështrim në makro po veçoj dy-tre nga arritjet kryesore të kësaj qeverisje.
1- INTEGRIM RRETH VLERAVE DHE INTERESAVE PËRBASHKUESE
Ngrehina, ku qeverisja e VV-s “strehon” Kodin Politik Normativ të vet është Demokracia Funksionale si sistem politik. Brenda këtij organizimi politik gjallojnë shëndetshëm dhe këndellen një mori e tërë normash, ligjesh, vlerash dhe procesesh shoqërore, pjesë e së cilës është edhe procesi i integrimit struktural të shoqërisë (shtresat e ndryshme ekonomike, diversiteti i gjerë i komuniteteve etj) rreth vlerave dhe interesave përbashkuese, një rrugëtim që siguron kohezion të qëndrueshëm shoqëror.
Përmirësimi i ndjeshëm i sistemit zgjedhor, që e ka bërë më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës, hapja e ekonomisë duke përfshirë gjerësisht shoqërinë në interesa konkrete ekonomike, forcimi dhe rikthimi i pronës publike të grabitur, përforcimi i kuadrit ligjor në mbrojtje të pronës private, marrja nën “mbrojtje” nga shteti të biznesit të vogël, kryesisht atij familjar, lufta antikorrupsion etj, të gjitha janë një tërësi vlerash dhe interesash përbashkuese, dëshmi e një demokracie funksionale e bërë realitet vetëm në dy vite qeverisje të VV-s.
Në luftën e vjetër sa vetë bota të elitës globale me popujt, demokracia mbetet sistemi i vetëm politik që mbron jetën, lirinë dhe dinjitetin e individit. Është ky interes ekzistencial pse Demokracia si sistem politik duhet mbrojtur aksiomatikisht dhe me çdo çmim.
2- SIGURIA KOMBËTARE
Pavarësisht sfidave të skajshme dhe moshës tejet të re Siguria Kombëtare është një nga sektorët me arritjet më të vrullshme në dy vitet e kesaj qeverisje.
Krahas strukturimit ende ne proces, eksperiencës profesionale relativisht të re, ushtria, policia, shërbimi informativ, tri strukturat kryesore të Sigurisë Kombëtare, veçanërisht me aksionet në Veriun e Kosovës, në zonat kufitare apo në aksionet e kundërzbulimit kanë treguar përgjegjshmëri, përkushtim, disiplinë dhe organizim. Është ky kohezion vlerash dhe rezultatesh konkrete, që detyroi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s të urdhëroj hapur ndaljen e policisë speciale (pas ndaljes më parë edhe te ushtrisë), pra krejt strukturën e Sigurisë Kombëtare të ushtrojë detyrën: shtrirjen dhe mbrojtjen e integritetit territorial në krejt territorin e Kosovës.
3- SISTEMI I DREJTËSISË PENG I ESTABLISHMENTIT TË VJETËR POLITIK DHE MEDIATIK
Pavarësisht presionit (anemik) të mazhorancës, qeverisë dhe Kuvendit, mbështetjes së pjesshme të Presidencës, sundimi i ligjit edhe gjatë kësaj qeverisje vijon të mbetet peng i një sistemi drejtësie të lindur e të konsoliduar në një proces të gjatë korruptimi, drejtuar nga establishmenti politik i përmbysur, i përfshirë edhe në histori të krimit politik.
Shteti i së drejtës është bazamenti ku ngrihet demokracia dhe zhvillimi. Me një sistem drejtësie peng i korrupsionit politik dhe ekonomik është në rrezik ekstrem çdo reformë, çdo progres i qeverisë dhe i shoqërisë më gjerë.
Hija e këtij pushteti të korruptuar, madje edhe të kriminalizuar, ndihet aq e rëndë sa mban të tërhequr, në hije edhe shoqërinë civile, e cila do të duhej të ushtronte presion publik të fortë për të kërkuar fillimin e vetingut.
4- DALJA E KOSOVËS NGA PROJEKTI GOLGOTHIAN I IZOLIMIT TË MADH NJË HISTORI SUKSESI
Politika e jashtme është shembulli më frymëzues i bashkëpunimit energjik të tre pushteteve (Presidencë, Kuvend dhe Qeveri) drejt një synimi të vetëm, mbrojtjen e interesave të Kosovës.
Në angazhimin energjik të Kryeministrit Kurti, por edhe në suksesin komplementar të znj. Gërvalla, është përvijuar qartë linja e parimeve që udhëheq politikwn e jashtme te VV-s drejt suksesit modest, por mençurisht të qëndrueshëm.
Një nga vlerat, që siguron qendrueshmeri ne politiken e jashtme, është balanca mes interesit dhe moralit politik.
Kosova, në politikën e jashtme, i përket pa hezitim Perëndimit. Por mbi këte super koalicion shtetesh bien edhe hije te forta interesash ekspansioniste tw zgjerimit, te cilat dominojne brutalisht vlerat me perfaqesuese te Perendimit.
Në këtë kuadër, kjo qeveri ka treguar se di të zgjedhë anën e duhur edhe brenda koalicionit me dritë-hije të shumta. Marrëdhëniet bashkëpunuese me Kroacinë, konsolidimin me Greqinë, së fundmi edhe me Slloveninë, si dhe bashkëpunimi i gjerë strategjik me Turqinë, fuqinë ekonomike dhe luftarake të kohës, janë dëshmi se Kosovën, një nga vendet me demokracinë më të suksesshme në rajon, shovinizmi serb, pavarësisht lobingut të fuqishëm edhe në Perëndim, e ka të pamundur ta izolojë, aq më pak ta bëjë viktimën e vet, për arsye të vitalitetit të vet, mbështetjes dhe solidaritetit që merr Kosova, si shteti më i ri i integruar fuqishëm me vlerat e Perëndimit.

Kosova veriore, a mos po i kurdiset protektorat nga BE?

1

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

(Nga studimi: “Projeksioni i ardhmërisë”) 

PROTEKTORATI A PO I KURDISET VERIUT TË KOSOVES NGA BE? 

“Nuk farohen Shqypart aq kallaj, jo; se gurin e brincës e llomit, e grimcon, po pluhun s` un e ban me marue lloç prej tij”! 

Adem Demaçi,Gjarpijt e gjakut, Prishtinë 1958, f. 89 

Disa miqë po më këshillojnë që mos të shkruaj më tutje, se nuk kam aftësi përthekuese të problemeve që i shqyrtoj. Ju them publikisht: falemnderit për këshilla. Por këshillat e shumë diplomatëve në Zyrën Politike të UÇK-ës drejtuar nga Adem Demaçi, kemi pas formuar bindjen se ato kërcnime si i quanim ne, ishin një bërthamë gjelozie kur klithnim: “Jemi të sigurtë se do ta fitojmë luftën, me një çmim shumë të lartë, por ai gjak konsideronim se do të jetë granacion i lirisë”. Tani shkrimet e mia nuk e kanë as për së afermi atë peshë të rëndësisë, por së pakut i këshilloj kritikuesit të më tregojnë ku qëndrojnë gabimet sipas tyre në shkrimet e mia modeste, në mënyrë që të përmirësohem . Unë ish okupatorit serbian nuk i frigohem, prandaj me lerëni të gaboj, sepse nuk e rrezikojë asnjë pushtet, apo institucion. Kjo do të thot: më kritikoni, por jo kritizeri sa për të gjallëruar Albertat e shumtë, për faktin se dikush i ka rënë PISHMANI që e kanë bombarduar Serbinë, me të drejtë. Po nuk çuditëm kur i kujtoj ato sqenat kur ushtarët e Holanës serbianët i lidhnin për ure, e Srebernica dhe Zhepa ishin në BESË të OKB. E edhe Kosova, kujtoj se është nën besë të OKB, bile me rrezolutë unanime.  Të dalim në temë. 

                                                *** 

Kush po provon me ia pre një pjesë të dorës  Kosovës 

 Sikur po shihet edhe me rastin e burgosjës së oficerit patriot Dritan Goxhaj në Tiranë, ashtu si po provohet me deshmitarë të mbrojtur dhe në shumë raste të regrutuar me premtime joshëse, se ata do të jetojnë si “beglerë nepër Evropë”, nepër kancalaritë e Evropës është kah kurdiset protektorati i BE-s për Veriun e Kosovës.Pra, shumë akuza po provohet t` i vihen Kosovës në kurriz, nga kërcnimet me fjalë për prollongim të vizave deri te sanksionet tani më të njohura. Lidhur me këtë askush nga opinioni nuk e ka në dieni se si është ndarë qyteti i Mitrovicës më 1999. Po, tani bota e civilizuar e ka të njohur se Marti Ahtisari e krijoi një koncept për serbët e Kosovës si minoritet (në negociatat e Wjenës)  që të kanë një provilegjë të grantuar ndërkombëtarisht. Kështu Marti Ahtisari e futi në Kushtetutën e Republikës Kosovës nocionin “diskriminim pozitiv”, me çka serbëve u grantohen të drejta shtesë, e të cilat nuk janë në asnjë kushtetutë demokratike liberale.Por si historian më duhet të theksoj se serbët nga 1912 e këndej në viset shqiptare, që i okupuar kanë jetuar si beglerët e turkut. Shqiptarëve u është grabitë toka, dhe shqiptarët kanë qenë të detyruar për të ua punuar kolonistëve sllavë tokat. Kolonisti sllavë ka qenë i liruar nga tatimi, ka qenë në pozitë që shqiptari ta mbjellë arën dhe në momentin kur është dashur t` i merr frytet ka ardhur kolonisti me xhandamëri dhe i ka thënë:” Kjo është e imja, ti mundesh të shpërngulesh në Anadoll, edhe pse kam të drejtë edhe me të vra”.  

  1. Historia e protektorarit 

Elemti i parë që Veriu e Kosovës është dhe do të jetë i posaçëm dhe specal është fakti se aty nuk mundet për të shkelë këmba e FSK-ës (Forcat e Sigurisë Kosovës-ushtria). Sa i takon policisë Kosovës, kjo çështje ka të bëjë me një preventivë që gjallëron andej pari, por që nuk është fjala e fundit e sigurisë, sepse atë rrol sipas Brukselit, Nju Jorkut dhe Vashingtonit, mund ta ketë vetëm UNMIK dikur dhe tani EULEX e KFOR-i. Lidhur me këtë, çarqet e Beogradit për asnjë germë nuk e kanë tkurrë ligjësinë e tyre kushtetuese për Kosovën koloni serbiane.  Në preambulën e Kushtetutës serbe thuhet se: “Kosova është pjesë e Serbisë”, për të shprehur gati për çdo muaj nga kreu i shtetit serbian se: “Kosovën nuk do ta pranojmë kurrë si shtet”; më tutje se ekziston e “ashtuquajtura Republika e Kosovës” etj. janë shprehje  nga arsenali nazifashist serbian, qe dy dekada dhe fare nga të autorizuarit që ndermjetsojnë në bisedime për bisedime, nuk ndryshojnë asgjë. Po shumë ujë të turbullt ka kaluar nepër Kosovë, por hecja e saj përpara disi po i frigon apetitet imperialiste serbe, po i frigon pa masë çarqet rreligjioze dhe politike ruse , kur po dihet se kishat në Kosovë janë të përvetsuara dhe në themele kanë faktografi arbanase. Respekt Dimitrije Tucoviqit, respekt Nenad Çanakut, për faktet që i kanë thanë publikisht.                                                             

  1. Gjatë vitit 2023 

Me që përfaqsuesit e Republikës Kosovës po tregojnë vendësmëri të nivelit evropian se do ta integrojnë Veriun e Kosovës në sistem, Beogradi iu përgjegjë me urdhër të Putinit që të vetëlargohen nga puna: deputetët serbian të Kuvendit, policët, gjykatsit, nëpunsit, me prapavi që të krijohet rrethana se në Veriun e Kosovës nuk funksionon asnjë institucion shtetëror. Kështu përkushtimi i Qverisë Kosovës për t` i mabjtur zgjedhjet komunale (pasi u dorëhoqën ata që ishin zgjedhë) e solli situatën deri te një polarizim ekstrem se në zgjedhje po thuej se nuk mori pjesë pala serbiane. Dhe kryetarët e komunave u zgjodhën me legjitimitet të votës shqiptare, fakt ky që solli deri te një gjendje jologjike, sepse nuk mbahet pozita e kryetarit, me  disa dhjeta vota. Por ky realitet u pranua nderkombtarisht.  Me që pushteti i Prishtinës i dergoi forcat e veta policore për ta implementuar rrezultatin e zgjedhjeve, pa e njohtuar Brukslin dhe Vashingtinin, pasoi një fenomen që çështjën e protektoratit të asaj pjese të Kosovës, e solli në horizont. Kjo siellje e protektioarit tregohet me faktin se pushteti në Kosovë jo vetëm që u çortua, por edhe shtetit Kosovës iu vunë sanksione, të cilat me lehtësi u vëndosen, por me shumë problme do të largohen. 

3.Këto ditë sikur po shihet epilogu 

 Erdhi dita kur duhej të largohej i tërë stafi i pushtetit “paralel” i vendosur në një ndertesë në Mitrovicën Veriore, që i përngjan Berlinit Lindor. Në momentin vendimtar u lansuan zëra se ai staf i pushtetit serbian duhet qëndroi aty, dhe askush nuk pati “guxim” të veproi ndryshe. Dhe, me këtë pajtim, jemi shumë afër kur një ditë nga Brukslei dhe Vashingtoni, do të shpallet lajmi i gëzueshëm për Beogradin se: Veriu i Kosovës adminstrohet nga BE përmes EULEX ndërsa sigurohet nga KFOR-i. Kjo do të thot se Veriu i Kosovës do t` i përngjai pozitës së Sinait, përkatësisht krizës së Suezit, e cila do të “zgjidhet” kur Kosova të pajtohet me kerkesat e Beogradit. 

4.E si do të legalizohet protektorati mbi veriun e Kosovës 

Protektoarti tani më i paralajmëruar si ide, do të forcohet duke mos pranuar  serbët sistem të arsimit të përbashkët në nivel shteti, duke mos pranuar asnjë diplomë të shkollimit shqip, duke shkakatuar për çdo ditë ekces pas ekcesi. Prandaj nuk është fare vështirë për ta kuptuar fillimin e fundit që synohet të ndodhë këto ditë. Sepse në veri ende është e instaluar e ashtuquajtura “Brigada e Veriut”. Kjo do të thot se ekziston ilegalisht edhe “Brigada e jugut”. E ku e kanë selinë këto brigada dihet vetëm në Beograd. Me këto brigada dihet se dirigjon qendra e spiunimit rus në Nish.  Prej aty syrvejohen në rend të parë të gjitha shtetet e antarsuara në NATO, prej kah shpërndahet sasi e armatimit për nevoja trroriste sernbiane ku popat janë ndër jatakët më të sigurtë, ku kishat dhe manastiret e përvetësuara janë strehimore armatimi. 

5.Perendimi kot e josh Serbinë me beneficione për ta nxerr nga goja ruse 

 Nuk ka javë që Beogradi nuk i dërgon sinjale Rusisë se është në anën e Putinit i cili duhet të ndiqet penalisht për kriemt në Ukrainë. Kjo do të thot se Beogradi është në anën e krimit dhe sa i takon Kosovës vetëm premton e asnjë marrëveshje nderkombëtare nuk e respekton. Lidhur me këtë në rrethanat që janë krijuar, çëshja e protektoratit do të pranohet në heshtje, për veriun e Kosovës. Pra, qysh tani ka zëra në Beograd që kanë sajuar statut dhe dokumente përciellse që në Veri të Urës Ibrit pas një kohe do të mbahet referendum i  izoluar me këtë pyetje: “Doni të jetoni në Republikën e Serbisë, apo në të ashtuquajturën Republikën e vetshpallur të Kosovës”? Në  lidhje me këtë në Beogad tani po punohet për një strategji se si më e plasuar Albin Kurtin në bankën e fajtorit më 14 shtator 2023 në Bruksel. Po shtrohet pyetja, kush do të jetë aty dirigjenti. Do të janë Boreli dhe Lajçaku, persona këta as që insistojnë të ketë pajtim në njohje reciproke, sepse çdo variantë tjetër është hargjuar po prej të njejtëve akterë. 

E pala e Kosovës në Brksel duhet të sillet në suaza të Kushtetutës Kosovës dhe vendimit të GJND-ës. Asgjë shtesë për hatër të askujtë, pra as për hatër të luftës në Ukrainë nuk duhet të pranohet kurrfar kompromisi shtesë, për faktin se Rusia është kah përgatitë pozicion të ri ku fatin e luftës do ta vulos uraniumi i varfëruar, për t` ia hapur rrugën edhe deuteriumit radioaktiv, sepse Putini nuk guxon për të gjallë për ta humbur luftën. E për shkakun se atë luftë, nuk do të mundet për ta fituar, agjenturat e tij do të forsojnë luftëra lokale nepër tërë globin, për faktin se ekonomiksht Rusia dhe Serbia kanë me hangër kashtë, sa të duan në çdo lloj tregu. E çështja e Kosovës me që nuk mund të jetë kurrë objekt i trajtimit serbo-Rus, paqe e Iliri nuk do të ketë, por do të fillojë për të dirigjuar: “çdo lojë stuhie Turqia kemajliste”, e cila nëse nuk i jep çështjës ngjyrë rreligjioze, do të forcohet aq fuqishëm në “fron”, sa që edhe SHBA do të qëndrojnë pas saj. 

Në veriun e Kosovës, pasi që të vendoset protektorati që e ëndrrojnë serbianët, aty do të lulzojë një rend kriminal ku do të pastrohen paratë e pista, ku do të lulzon droga, prostitucioni dhe hajnitë e çdo lloji. Me fjalë tjera, Veriu i Kosovës do të jetë një Çipro e dytë për mafitë serbiane, shqiptare, malazeze dhe ndërkombëtare. Me fjalë tjera do të krijohet koha që aty rrena dhe tradhtitë do të lulzojnë sikur në mesjetë dhe kohën e kryqzatave e pas tyre deri më 1999. Në fund po e citojmë Dante Aligierin: “në purgator ka shumë mekatarë, por mbi të gjithë dallohet një mbret serbian që ka falsifikuar para dhe fakte historike”. Ka kaluar koha kur është fituar dhe është vulosur fati i popujve me dinakëri rreligjioze dhe ideologjike. 

Të përfundojmë se popullsia sipas porosive të Beogradit në Veriun e Kosovës duhet të jetë atlantidoide, pra duhet treguar pashpirtësi gjithnjë e kthyer kah Prendimi, por nevojtoret duhet t` i funksionalizojë si Lindore. Ky fenomen është në çarkullim nepër Serbi sepse nuk kanë lërë mjet pa përdorë për ta gjunjëzuar shqiptarin, qe dy shekuj. Ky fenomen fshisoid ndodhë për faktin se origjina serbiane e kërkon mos të ketë nevojë për shpirtësi të kolektivitetit, sepse kolektivitet ka vetëm serbiani si gjallëresë qiellore. Dhe, për derisa Perendimi politik ta kuptojë këtë realitet, shqiptarët do të detyrohen për t` ua paguar ende të gjitha taksat serbëve, sepse kështu ka vendosë Marti Ahtisari, Brkseli dhe Nju Jorku. Diskriminimi pozitiv pra paralajmërohet, vetëm sa do të begatohet, sepse shqiptarët janë tani borqli të dyfisht: Perendimit që i ka ndihmuar, ndërsa serbëve që nuk i kanë shfarosë plotësisht për pesë kryqzata gjenocidale nga 1877 e deri më 1999.  

Shkrimi iu kishtohet: Dimitrie Tucoviqit, Kosta Novakoviqit, akademik Rade Mihallçiqit (historian) dhe Nenad Çanakut! 

Më 10 IX 2023  

Tarik Zahitoviq, 22 vjeçari nga Novi Pazari, që në Vjenë e kuptoj se është Shqiptar

0

Intervistoi: Amina Nuraj, Pazari i Ri

_____

Kush është Tarik Zahitoviq?

Tarik Zahitoviq: Une jam Tarik Zahitoviq. Jetoj në Pazarin e Ri, dhe jam në moshën 22 vjeçe. Kam mbaruar shkollën e mesme ekonomike. Flas boshnjakisht dhe pak gjermanisht, bëj tiktok dhe kemi me babain një sallon flokësh në Vjenë.

Amina Nuraj: Kur keni filluar që ta kuptoni se jenii shqiptar dhe që të ndiheni i tillë dhe kush ju ndihmoi të ndërgjegjësoheni në atë rrugë historike?

Tarik Zahitoviq: Që në moshën 14-vjeçare u ndjeva si shqiptar dhe gjatë moshës fëimjënore babai më tha se kemi prejardhje nga fisi shqiptar SHALA, që do të thotë se ne jemi shaljan , si shumë shqiptarë të tjerë.

Amina Nuraj: Në familjen tuaj jeni i vetmi që ndiheni si shqiptar apo ka anëtarë të tjerë në familjen që po ashtu ndihen ata që janë në të vërtetë, pra shqiptarë?

Tarik Zahitoviq: Është ende e vështirë për të gjithë të mendojnë kthjellët kombëtarisht, pasi politika asimiluese e ka bërë punën e saj, para së gjithash duhet të kemi gjuhën shqipe në shkollë, ti kemi të drejtat tona që na garantohen edhe prej Kushtetutës së Serbisë, pasi kjo e drejtë elementare njerëzore do të na ndihmonte me kthimin në identitetin tonë të mohuar kombëtar Shqiptar në Sanxhak.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Amina Nuraj: Çfarë përfaqëson Kosova dhe Shqipëria për ty?

Tarik Zahitoviq: Për mua Republika e Kosovës dhe Shqipëria përfaqësojnë një lidhje gjaku, një ndjesi, një popull i njejt dhe ndërgjegje të përbashkët kombëtare, si dhe pathyeshmëni në jetë.

Amina Nuraj: A shihni Sanxhakun si pjesë të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë apo si pjesë të Serbisë?

Tarik Zahitoviq: Sanxhakun e shoh vetëm si pjesë të nënës Shqiperisë, kuptohet në kuptimin hisorik, pavarësisht se realiteti është tjetërfare. Sanxhaku është i ndarë “vullnetarisht” në dy pjesë, njëra iu bashkëngjit Malit të Zi e tjetra Serbisë.

Amina Nuraj: A e dini kush ishte Shaban Poluzha?

Tarik Zahitoviq: Shaban Poluzha është një hero për mua dhe një njeri për të cilin kam lexuar shumë. Unë pata fatin të takoj djalin e motrës së tij në Vjenë dhe jam në lidhje vëllazërore shumë të ngrohta dhe të mira me të. Ne flasim sëbashku për të kaluarën, për histoinë tonë dhe luftërat e përbashkëta, se gjaku nuk bëhet ujë. Ne pra jemi i njejti popull, pavarësisht se në Masbjeshkë (Sanxhak) për shkak të mungesës së shkollimit dhe të drejtave të tjera të mohura kaq gjatë, populli u asimilua gjuhësisht.

Amina Nuraj: A do të doje që Sanxhaku duhet t’i kthehehet si kulturë kombit shqiptar në përgjithësi, apo…?

Tarik Zahitoviq: Dëshira ime është që Sanxhaku të kthehet tek nënë e tij, Shqipëria, qoftë si kulturë e përgjithshme a qoftë si histori e përbashkët, si doke e zakone.

Të tjerat nuk varen prej nesh, mirëpo ato të drejta që na takojnë si popull në vendin tonë, nuk mund të na i mohoj askush.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Amina Nuraj: Në fund…, si ndihesh të jesh shqiptar në Sanxhak?

Tarik Zahitoviq: Është ndjenjë e bukur , sepse e di që e ke mposhtur asimilimin serb dhe se mushkëritë e tua marrin frymë më lehtë, po është edhe e frikshme sepse mbi shpirt e ke një shtet gjenocidal , që në të kaluarën ka kryer shumë gjenocide ndaj popullit të pambrojtur të Masbjeshkës (Sanxhakut).

Rruga e rikthimit kombëtar dhe kulturor nuk është e lehtë për ne, por, sëbashku me ty e të tjerë si ti do të fitojmë çdogjë. Ne nuk kemi asgjë kundër asnjë kombi e kulture në rajonin e Gadishullit Ballkanik, sidomos jo në Sanxhak, por do të luftojmë me të gjitha mënyrat e lejueshme demokratike dhe legjitime njëherit që banorët e Sanxhakut të shprehen lirshëm rreth përkatësisë kombëtare dhe të mos e pranojnë asimilimin dhe identifikimin me kombe të tjera, që nuk iu përkasin.