Kreu Blog Faqe 983

Lajmi i vitit 1938 në shtypin e Beogradit për vrasjen e vojvodës Miliq Kërsta, të njohur si Miliq Krstiq

0
Blerim Latifi, Prishtinë
____
Ky lajm gazete është i vitit 1938. Në të paraqitet vrasja e Arkanit të kohës së Kralit, Milič Kërstičit. Shkrimi më poshtë flet kontekstin e kësaj ngjarje.
Në të drejtën romake ekzistonte figura e “homo sacer”. Ajo përfshinte njerëzit e përjashtuar nga çdolloj e drejte e ligji. I dehumanizuar, i zhveshur nga çdo e drejtë, homo sacer-i mund të keqtrajtohej e vritej nga kushdo, pa pasur asnjë pasojë ligjore e morale.
Filozofi italian Giorgio Agamben ka punu shumë mbi këtë figurë, duke na dhënë disa nga shqyrtimet më të thella në filozofinë politike bashkëkohore. Tek hebreu i mbyllur në kampet naziste të shfarosjes, Agamben sheh mishërimin modern të homo sacer-it antik.
Gjatë kohës që nazizmi po hidhte hapat e parë drejt Holokaustit, në Ballkan një popull i tërë ishte kthyer në homo sacer. Ky popull ishin shqiptarët e Kosovës nën sundimin monarkist serb midis dy luftërave botërore.
Të zhveshur nga çdo e drejtë, ata ishin subjekte të të gjitha formave të dhunës shtetërore, dëbimit, shpronësimit, përdhunimit, torturës dhe vrasjes. Dhe jo vetëm regjimi, por edhe civilët serbë e gëzonin drejtë mbi homo sacer-in shqiptar.
Njeriu që e përfaqësonte në mënyrën më brutale këtë gjë ishte Milič Kërstiči, një komandant paramilitar serb, profili i të cilit na e kujton Arkanin e kohës së Millosheviqit.
Regjimi serb e përdorte Kërstičin për t’i terrorizuar shqiptarët përditë, në mënyrë që atyre t’u bëhej jeta e padurueshme dhe për pasojë ata të detyroheshin të iknin në Shqipëri apo Turqi. Dhe Kërstiçi do ta bënte me përkushtim këtë punë për shumë vjet. Ai nuk i zgjidhte viktimat e tij. Vriste gra e burra, të rinj e të moshuar, madje edhe fëmijë. I mjaftonte që ata të ishin shqiptarë, pra homo sacerë, njerëz të dehumanizuar, pa të drejta, pa mbrojtje ligjore.
Aq të tmerrshme ishin vrasjet e Kërstičit, saqë në imagjinatën popullore kishin filluar ta përfytyronin me terma mitikë. E quanin Divi i Zi, përbindësh që ushqehej me mish e gjak njeriu. Dhe në heshtje ëndërronin për ardhjen e një Shën Gjergji për ta vrarë këtë përbindësh. Dhe vërtet Shën Gjergji erdhi. Një ditë qershori të vitit 1938 lajmi mori mori dhenë: Miliç Kërstiçi ishte vrarë. Hakmarrja e pritur kaq gjatë nga nënat e fëmijëve të masakruar, kishte ndodhur.
Po kush ishte heroi që kishte guxuar të përballej me përbindëshin?
Një djalosh nga Istogu, të cilin Kërstiči e përdorte si rrogtar. E quanin Selman Kadria. Regjimi serb ishte tronditur. Kush ishte ky njer që kishte guxuar të shtinte mbi vojvodën e paprekshëm? Mijëra trupa do të mobilizoheshin për ta zënë Selmanin. U dha urdhëri që kushdo që e strehonte ose e ushqente, të pushkatohej në vend. Dhe, si në tragjeditë antike, heroi në fund bie në kurthin e ngritur nga tradhtia një të afërmi. Të sakatosur për vdekje e dërgojnë në sheshin e Istogut për ta ekspozuar. E torturojnë mizorisht për t’ia nxjerrë emrat e atyre që i kishin dhënë bukë, por ai nuk flet. Dhe duke u rezistuar deri në fund torturave, jep shpirt. Si heroi skocez, William Wallace, skenën e torturimit të të cilit na e paraqet me një performancë të paharrueshme Mel Gibson në filmin “Braveheart”. Kërstiçi varroset me nderime shtetërore në oborrin e kishës serbe në Istog, ndërsa popat serbë e bekojnë arkivolin e tij. Siç kanë bërë me sa e sa krimenelë të tjerë serbë para e pas Kërstičit. Siç premtojnë të bëjnë edhe në të ardhmen.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Vasa Çubrilloviq dhe metodat për dëbimin e Shqiptarëve

1
Në foto: Akademiku serb Vaso Čubrilović (14 Janar1897 – 11 Qershor 1990)
Xhelal Zejneli
Nga: Xhelal Zejneli
– memorandumi famëkeq “Dëbimi i shqiptarëve” –   

Memorandumin “Dëbimi i shqiptarëve” (Iseljavanje Arnauta) akademiku dhe politikani serb Vasa Çubrilloviq e ka shkruar në vitin 1937 për qeverinë e kryeministrit të Mbretërisë së Jugosllavisë Millan Stojadinoviq (1888 – Buenos-Aires, 1961).

Në këtë memorandum apo elaborat, Çubrilloviqi i propozon mënyrat e zgjidhjes së “problemit shqiptar” me pastrimin etnik total të Kosovës prej shqiptarëve. Memorandumin e sipërthënë, Çubrilloviqi ia paraqit qeverisë së Beogradit më 7 mars 1937. Ky program, i cili të lë mbresën e një varianti të zbutur të procesverbaleve të Konferencës naziste të Vanze-it (Wannsee) më 1942, parashikonte një fushatë energjike për të shpopulluar Kosovën nga banorët shqiptarë dhe për t’i zëvendësuar me kolonë serbë dhe malazezë.

*   *   *

Shënim: Vasa Çubrilloviqi (1897-1990) ka qenë historian dhe politikan gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë. Ka qenë pjesëtar i organizatës “Mlada Bosna”. Në vitin 1914 ka marrë pjesë në atentatin ndaj pretendentit të fronit Austro-Hungarez, arqidukës Franc Ferdinand (Archduke Franz Ferdinand, 1863 – Sarajevë, 1914). Ka qenë sekretar i Klubit Kulturor Serb* me seli në Beograd. Në vitet 1945-1950, në qeverinë e RPF të Jugosllavisë bëhet ministër i bujqësisë, më pas i pylltarisë. Më vonë bëhet dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1961 bëhet anëtar i rregullt i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve.

*    *    *

Memorandum të ngjashëm për “zgjidhjen” e çështjes së pakicave etnike në Jugosllavi, Çubrilloviqi hartoi edhe kah fundi i Luftës II Botësore për nevojat e pushtetit të ri komunist, duke i sqaruar atij se pikërisht tani është çasti i volitshëm për dëbimin e pakicave. Të njëjtën e bën edhe BRSS-ja (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike). Po këtë janë gati ta bëjnë edhe vendet e tjera të Evropës që kanë pakicë gjermane të konsiderueshme.

Si duket, pushteti komunist i dëgjoi këshillat e Çubrilloviqit dhe në vitin 1945, nën akuzën se paskëshin qenë kolaboracionistë, dëboi nga Jugosllavia, kryesisht nga Vojvodina, rreth gjysmë milioni gjermanë apo Folksdojçerë.

Ai thotë: “Mund të mbahet vetëm ai territor që është i banuar me popullin tënd. Është detyrë imperativë e shtetit të mos lejojë që territorin e tij me rëndësi strategjike ta kenë në dorë elementet e huaja, e që ndaj nesh janë armiqësore”.

Çubrilloviqi e kritikon kolonizimin serb të deriatëhershëm të Kosovës, duke thënë se  ka qenë joefektiv. Propozon metoda më efektive të dëbimit fizik të popullsisë shqiptare dhe thotë: “Gabimi themelor i pjesëmarrësve përgjegjës ka qenë fakti se problemet etnike në Ballkanin e trazuar dhe të përgjakshëm kanë dashur t’i zgjidhin duke zbatuar metoda perëndimore”. Në vend të kësaj, propozon që problemi të zgjidhte në mënyrë ballkanike:

“Është e pamundur që arnautët të luftohen vetëm me kolonizim gradual… E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet është forca brutale e një pushteti shtetëror të organizuar. Në këtë pikëpamje, ndaj tyre, ne gjithmonë kemi qenë në epërsi”.

Çubrilloviqi i propozon mjetet e pastrimit etnik. Ai niset nga pikëpamja se e vetmja mënyrë efektive e zgjidhjes së çështjes shqiptare është “shpopullimi masiv i arnautëve”, d.m.th. shpërngulja masive apo dëbimi masiv i tyre. Për t’u realizuar shpërngulja masive, ai i propozon mjetet e trysnisë, si:

Krijimi i psikozës – Kushti i parë i trysnisë për shpërnguljen apo për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë apo në Jugosllavi është krijimi i psikozës. Për këtë arsye, së pari duhet gjetur agjitatorë të cilët do të agjitojnë për shpërngulje, duke e bërë për vete klerin shqiptar dhe njerëzit me ndikim të parisë, ose me para ose duke iu kanosur.

Trysnia e aparatit shtetëror – Mjet tjetër i parashikuar nga Çubrilloviqi është trysnia e aparatit shtetëror. Shteti, deri në skajshmëri duhet t’i shfrytëzojë ligjet në mënyrë që “sa më tepër ta vështirësojë ekzistencën e arnautëve te ne”. Për këtë qëllim ai i propozon qeverisë jugosllave: gjoba, burgosje, zbatim të pamëshirshëm të të gjitha rregullave policore, dënim të kontrabandës, dënim për prerjen e pyjeve, ndërsimin e qenve, punë angarie dhe çfarëdo mjeti tjetër që mund t’i përdorë një polici praktike.

Përpos trysnive policore, Çubrilloviqi propozon edhe trysni ekonomike, si: mospranimi i tapive të vjetra; pezullimi i punës së kadastrave; caktimi i pamëshirshëm i tatimeve dhe i të gjitha borxheve – publike dhe private; sekuestrimi i kullotave shtetërore dhe i kullotave komunale; heqja e koncesioneve, e lejeve të punës për kafenetë, për tregtizat dhe për zanatet; sekuestrimi i lejeve monopoliste, largimi nga shërbimi shtetëror, nga shërbimi privat dhe nga ai  vetëqeverisës, etj.

Për ta shtuar trysninë mbi popullatën shqiptare, ky akademik gjakpirës parashikon edhe masa sanitare, siç janë: zbatimi i dhunshëm i të gjitha dispozitave edhe nëpër shtëpitë e shqiptarëve; shembja e mureve si dhe e mureve rrethuese të larta përreth shtëpive; zbatimi i përpiktë i masave veterinare me të cilat do të parandalohej nxjerrja e bagëtisë në tregje, etj.

Çubrilloviqi propozon po ashtu edhe trysni që kanë të bëjnë me ceremonitë apo me ritualet fetare, siç janë: përndjekja e klerikëve; prishja e varrezave; ndalimi i poligamisë dhe zbatimi i përpiktë i ligjit që vajzat të shkojnë në shkollë.

Sipas Çubrilloviqit, përpos trysnisë shtetërore, duhet të ushtrohet edhe trysnia private. Në këtë mes, mund të bëjë shumë edhe nisma private. Ai propozon që kolonëve serbë dhe malazezë t’u jepet armë dhe që në Kosovë të fillojë aksioni i çetnikëve.

Në vijim, ky kriminel propozon që ndërmjet malazezëve dhe shqiptarëve në Metohi të shkaktohen konflikte. Të shkaktohen edhe rebelime lokale të cilat “me mjete efektive do të shuheshin në gjak”, jo aq me ushtri, sa me kolonët, me fiset malazeze dhe me çetnikët.

Një prej masave të këtij pseudo-akademiku është edhe djegia e vendbanimeve. Përveç mjeteve të lartpërmendura të trysnisë mbi popullsinë shqiptare civile, ai propozon edhe një mjet tjetër – djegien sekrete të fshatrave dhe të lagjeve të arnautëve nëpër qytete. Ai thotë se “këtë lloj trysnie, Serbia e ka përdorur në mënyrë tejet praktike pas viti 1878”.

*   *   *

Për shkak të gjendjes ekonomike dhe rrethanave në politikën e jashtme, memorandumin e Çubrilloviqit, qeveria e Millan Stojadinoviqit nuk ka mundur ta zbatojë tërësisht. Jetësimin e tij e ndali lufta e prillit e viti 1941 dhe shkatërrimi i Mbretërisë së Jugosllavisë. Për këtë arsye, memorandumi mbeti në arkiva dhe për të, vite me radhë nuk ka ditur kush, përpos një numri të vogël njerëzish.

Ide të ngjashme, përkatësisht plan që do t’i përfshinte të gjithë popujt josllavë të Jugosllavisë, në vitin 1944 Çubrilloviqi u ofroi edhe autoriteteve të reja komuniste.

Plani u zbatua vetëm ndaj pakicës etnike gjermane, e cila u dëbua për një, për të sjellë në vend të tyre popullsinë sllave, kryesisht serbë dhe malazias.

Më vonë, Çubrilloviqi u bë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Elaborati i tij “Dëbimi i shqiptarëve” (Iseljavanje Arnauta) u shlye nga biografia zyrtare e tij. Në biografinë e tij nuk përmendet as memorandumi i ngjashëm i mëvonshëm që iu prezantua autoriteteve komuniste.

Për memorandumin e Çubrilloviqit, opinioni ndërkombëtar mësoi për herë të parë në vitet ’60 të shekullit XX. Në këtë kohë, ky elaborat ra në duart e autoriteteve të Shqipërisë. Autoritetet jugosllave e mohuan ekzistimin e tij, por ai filloi të qarkullojë në radhët e historianëve, sidomos atyre kroatë.

Për “Dëbimin e shqiptarëve” të Çubrilloviqit, opinioni në Jugosllavi mësoi për herë të parë kur disa pjesë të tij u publikuan në janar të viti 1988 në gazetën “Borba” të Beogradit. Pak më vonë, memorandumi i sipërthënë u publikua edhe në revistën “Start” të Zagrebit.

Publikimi i memorandumit shkaktoi skandal në opinionin jugosllav, për arsye se me këtë dëmtohej jo vetëm reputacioni i Çubrilloviqit, por edhe i nobelistit Ivo Andriq (1892-1975), i cili në vitet ’30 të shekullit XX i ka mbështetur planet antishqiptare të historianit.

Më vonë, teksti shpesh është cituar si një prej dokumenteve themelore të ideologjisë serbomadhe të shekullit XX, përkatësisht si bazë e metodave që u përdorën gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nga autoritetet serbe për pastrimin etnik të shqiptarëve, të boshnjakëve dhe të kroatëve.

Disa autorë konsiderojnë se planin e Çubrilloviqit për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, Millosheviqi tentoi ta realizojë në vitin 1999 gjatë operacionit ”Patkoi”. Vojvoda i çetnikëve Voisllav Sheshel (1954- ) deklaronte zëshëm: “Shqiptarët do t’i dëbojmë përtej Bjeshkëve të Nemuna”.

Vaso Cubrilovic

Shënim: Klubi Kulturor Serb ka qenë organizatë politike serbe me orientim patriotik dhe kombëtar. U formua në Mbretërinë e Jugosllavisë në vitin 1937. Gjatë Luftës II Botërore, ideologjia e saj paraqiste ideologjinë jozyrtare të Lëvizjes së Ravna Gorës, që ishte lëvizje çetnike. Klubi u formua prej intelektualëve të njohur. Shkas për formimin e kësaj organizate ka qenë “pozita gjithnjë më e pabarabartë e serbëve në shtetin jugosllav”. Kuvendi i parë i Klubit u mbajt në Beograd më 4 shkurt 1937. Një prej parullave të tij ka qenë: “Serbizëm i fuqishëm në Jugosllavi të fuqishme”.

Klubi i lartpërmendur thotë: “Vetëm hapësira etnike serbe në Jugosllavi nuk është shënuar me kufij. Është koha që kjo të bëhet, meqë s’është bërë në vitin 1918. Hapësira serbe që do të shënohej me kufij, do të kishte kufij të ngjashëm me kufijtë e Serbisë së Madhe”. Anëtarët e Klubit ishin të pakënaqur me “shpërfilljen e identitetit serb në favor të kombit jugosllav” si dhe me krijimin e Banovinës së Kroacisë.

Kryetar i Klubit ishte profesori dhe akademiku Sllobodan Jovanoviq (Novi-Sad, 1869 – Londër, 1958). Sekretar i Klubit ishte Vasa Çubrilloviqi. Në maj të vitit 1939, Klubi kishte rreth 500 anëtarë. Sllobodan Jovanoviqi ka qenë jurist, historian, letrar dhe politikan serb. Në vitet 1941-1942 ishte nënkryetar i Këshillit të Ministrave të Mbretërisë së Jugosllavisë. Në vitet 1942-1943 ishte kryetar i Këshillit të Ministrave të Mbretërisë së Jugosllavisë në Londër. Në vitet 1897-1940 – profesor në Universitetin e Beogradit, kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe, rektor i Universitetit të Beogradit, profesor i të drejtës publike dhe dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Beograd.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Shumë pikëpamje të Memorandumit famëkeq të viti 1986 të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve përputhen plotësisht me ato të Klubit Kulturor Serb. Ati shpirtëror i Memorandumit të ASShA-së të vitit 1986 ishte akademiku Dobrica Qosiq (1921-2014), i konsideruar pater patriae.

Akademikët serbë vendnumërojnë. Të verbuar me të ashtuquajturën çështje kombëtare serbe, ata ndodhen në anën e kundërt të demokracisë.

Rreth Memorandumit të Vasa Çubrilloviqit “Dëbimi i shqiptarëve” dhe shkatërrimi i tyre me Islam i vitit 1937, pjesë nga elaborati

0

VASA ÇUBRILOVIQ, “DËBIMI I SHQIPTARËVE”, (1937) (pjesë nga elaborati)

Xhelal Zejneli

Xhelal Zejneli

Historiani dhe akademiku serb Vasa Çubriloviqi (1897-1990), memorandumin Dëbimi i shqiptarëve (Iseljavanje Arnauta) e hartoi për qeverinë e Stojadinoviqit (Milan Stojadinoviq, Çaçak, Serbi 1888 – Buenos Aires, 1961; jurist dhe ekonomist, kryeministër i Mbretërisë së Jugosllavisë në vitet 1935-1939). Çubriloviqi ia propozoi kësaj qeverie mënyrat dhe metodat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”. Ka lindur në Bosanska Gradishkë të BH-së. Emri i tij figuron në dy forma, si: Vasa dhe Vaso. Ka qenë një prej pjesëmarrësve më të rinj të atentatit në Sarajevë ndaj princit austriak dhe trashëgimtarit të fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit (1863-1914).

Ka qenë historian dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. Në memorandumin e vet për serbizimin e Kosovës e kritikon mënyrën joefektive të kolonizimit të kësaj hapësire pas Luftës së Parë Botërore, kur në to janë vendosur pjesëtarët e ish-ushtrisë serbe, me qëllim të shpërnguljes, d.m.th. dëbimit të popullsisë shqiptare. Në memorandumin të cilën më 7 mars 1937 ia dërgon qeverisë së Milan Stojadinoviqit, i propozon metodat e përndjekjes dhe të dëbimit fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një pastrim etnik të përpunuar dhe të planifikuar në hollësi. Për shqiptarët, ky akademik serb përdor termin Arnauti.

Shqiptarët janë raca më ekspansive në Ballkan – thotë nacionalisti serbomadh Jovan Cvijiqi (1865-1927), gjeograf, rektor i Universitetit të Beogradit dhe kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe të Shkencave.

Dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, i planifikuar dhe i përpunuar nga Çubriloviqi:

“Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk ka lindur dje. Ai ka luajtur një rol të madh në jetën tonë në periudhën e mesjetës, por një vend tejet të rëndësishëm ka zënë nga fundi të shekullit XVII, kur popullata serbe, prej trojeve që dikur kanë qenë vatra luftërash, shpërngulet drejt veriut dhe në vend të tyre vijnë malësorët shqiptarë. Dalëngadalë, prej kodrave të tyre ata vendosen në luginat pjellore të Metohisë dhe të Kosovës dhe duke depërtuar drejt veriut, shtrihen në drejtim të Moravës perëndimore dhe jugore; nëpër Malin Sharr bien në Pollog dhe që andej drejt Vardarit. Deri në shekullin XIX është krijuar në këtë mënyrë trekëndëshi shqiptar, pykë e cila, në saje të mbështetjes etnike të vijës Dobar-Rogoznë është ngulur thellë në trojet tona dhe ka arritur deri në Nish, duke i ndarë trojet tona të vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe nga lugina e Vardarit…

Këtë pykë shqiptare, Serbia filloi ta krasitë që nga kryengritja e parë (Kryengritja e Parë Serbe më 1804 – Xh. Z.), duke e dëbuar popullsinë shqiptare të viseve më veriore, që nga Jagodina”.

“Pjesën tjetër të trekëndëshit shqiptar kishte për detyrë ta shkatërronte shteti ynë i sotëm, prej vitit 1918 e këndej. Një gjë të tillë ai nuk e bëri. Për këtë ka shumë arsye, e ne këtu do t’i theksojmë vetëm ato më të rëndësishmet:

1) Gabimi kryesor i faktorëve tanë përgjegjës të asaj kohe qëndron në faktin se, për t’i zgjidhur problemet e mëdha etnike kanë tentuar t’i zbatojnë metodat perëndimore, duke harruar se ndodhen në Ballkanin e trazuar dhe të përgjakshëm. Turqia e solli në Ballkan parimin që e kishte marrë nga Sheriati, sipas të cilit, pas luftës së fituar dhe pushtimit të një vendi, fitohet edhe e drejta mbi jetën dhe mbi pasuritë e shtetasve të nënshtruar. Edhe popujt e krishterë të Ballkanit kishin mësuar prej tyre se me shpatë fitohen apo humben, jo vetëm pushteti dhe sundimi, por edhe shtëpia dhe prona. Ky koncept për marrëdhëniet juridiko-private në Ballkan, deri diku është zbutur me ligje, me dekretligje dhe me konventa ndërkombëtare të hartuara nën trysninë e Evropës; megjithëkëtë ai (ky parim i sheriatit – Xh. Z.), deri në ditët tona ka qenë metoda kryesore, edhe e Turqisë, edhe e shteteve ballkanike.

Vasa Cubrilovic

Për ta ilustruar një gjë të tillë, nuk na duhet t’i kthehemi një të kaluare të largët. Do t’i përmendim vetëm rastet e paradokohshme: shpërngulja e grekëve nga Azia e Vogël për në Greqi dhe e turqve nga Greqia për në Azi të Vogël; shpërngulja më e re e turqve nga Bullgaria dhe nga Rumania për në Turqi. Derisa të gjitha shtetet ballkanike, prej vitit 1912 e këndej, çështjen e pakicave kombëtare, ose e kanë zgjidhur tashmë, ose janë duke e zgjidhur – duke i shpërngulur ata, ne ndërkaq i kemi zbatuar metodat kontestuese dhe të ngadalshme të kolonizimit gradual. Rezultatet e kësaj metode kanë qenë negative… Duke qenë se shqiptarët janë të egër, kanë shkallë të lartë të shtimit dhe duke qenë se kushte e kolonizimit sipas metodave të vjetra janë gjithnjë më të vështira, ngecja jonë në shpërnguljen e shqiptarëve, në krahasim me vendet e tjera, me kalimin e kohës do të rritet gjithnjë më tepër; për pasojë, do të vihet në dyshim edhe kolonizimi pak a shumë i suksesshëm që e kemi kryer prej vitit 1918 e deri më sot”.

4) S’ka dyshim se shkaku kryesor i dështimit të kolonizimit tonë në ato vise qëndron në faktin se tokat më të mira kanë mbetur në duart e shqiptarëve. Për ta vendosur elementin tonë në përmasa të mëdha në ato rajone, ka pasur vetëm një mundësi: shqiptarëve t’u merreshin tokat. Një gjë e tillë ka qenë e mundshme të bëhej më lehtë pas luftës (Luftës së Parë Botërore – Xh. Z.): duke e dëbuar një pjesë të shqiptarëve për në Shqipëri gjatë rebelimeve dhe aksioneve të kaçakëve, duke mos i legalizuar uzurpimet e tyre dhe duke i blerë çifligjet e tyre.

Përsëri duhet t’i rikthehemi me këtë rast gabimit katastrofik të konceptit tonë juridik të periudhës së pasluftës lidhur me pronësinë mbi tokën. Në vend që ta shfrytëzonim konceptin e vetë shqiptarëve për tokat e uzurpuara prej tyre, rrallëkush prej tyre ka pasur edhe tapi turke, madje vetëm për pronat e blera – ne, në dëm tonin të madh kombëtar dhe shtetëror, jo vetëm që i kemi legalizuar të gjitha këto uzurpime, por, që është edhe më e keqe, ua kemi vënë në dijeni shqiptarëve konceptet euro-perëndimore mbi pronën private. Para kësaj kohe, ata nuk kanë ditur për një gjë të tillë. Në këtë mënyrë ne vetë ua dhamë në dorë armët me të cilat do të mbrohen, do t’i mbajnë tokat më të mira dhe do të bëhet i pamundur nacionalizimi i një prej rajoneve më të rëndësishme për ne”.

“Ky bllok shqiptar përgjatë Stara Planinës (Mali i Vjetër, term bullgar për Ballkanin – Xh.Z.) për shtetin tonë ka një rëndësi të jashtëzakonshme, edhe kombëtare-shtetërore edhe strategjike. Më lartë e treguam mënyrën e krijimit të tij dhe rëndësinë e tij për lidhjen e fuqishme të viseve përgjatë luginës së Vardarit me territoret tona të vjetra. Forca më e madhe e ekspansionit serb, që nga fillimi i krijimit të shtetit të parë serb e këndej, që nga shekulli IX, gjithmonë është mbështetur në kontinuitetin e këtij ekspansioni dhe të territoreve të vjetra të Rashkës, në të gjitha drejtimet, po edhe kah jugu…

Në shekullin XX mund të jetë i sigurt vetëm ai vend që është i banuar me popullin vetanak, ndaj është detyrë mbi detyra e çdo njërit prej nesh të mos lejojmë që pozicionet e tilla me rëndësi strategjike kaq të madhe t’i zotërojë elementi, i cili për ne është i huaj dhe armiqësor. Aq më tepër kur ky element ka mbështetje në shtetin kombëtar amë. Ky shtet sot ende është i pafuqishëm, por edhe si i tillë është shndërruar në bazë të imperializmit italian, nëpërmjet të cilit ai synon të depërtojë në zemër të shtetit tonë. Kundër këtij depërtimi, mjet më i sigurt është elementi ynë i cili do të dojë dhe do të mund ta mbrojë pronën e vet dhe shtetin e vet.

Përpos në këtë bllok prej 18 rrethesh ku janë kompakt, shqiptarët dhe pakicat e tjera kombëtare në zonat jugore jetojnë edhe të shpërndarë. Si të tillë, nuk janë aq të rrezikshëm për jetën tonë kombëtare shtetërore. T’i nacionalizosh rajonet përgjatë Stara Planinës do të thotë ta vrasësh përgjithmonë çfarëdo irredentizmi dhe përgjithmonë ta sigurosh shtetësinë mbi këto vende”.

“Shqiptarët është e pamundur të luftohen vetëm me anë të kolonizimit shkallëzor; ky është i vetmi popull që ka arritur në një mijë vitet e fundit, jo vetëm të qëndrojë përballë bërthamës së shtetit tonë Rashkës dhe Zetës, por edhe në dëm tonin t’i shtyjë kufijtë tonë etnikë në veri dhe në lindje. Derisa kufiri ynë etnik, në një mijë vitet e fundit, në veri ka lëvizur deri në Suboticë, ndërsa në veriperëndim – deri në Kupë, shqiptarët ndërkaq, na kanë dëbuar nga lugina e Shkodrës, kryeqendrës së dikurshme të Bodinit, nga Metohia dhe nga Kosova (Sipas burimeve sllave: Konstantin Bodin, një prej sundimtarëve në historinë kombëtare të malazezëve; prej vitit 1082-1108 ka sunduar në Mbretërinë e Duklës,– Xh. Z.).

E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet për ta zgjidhur problemin shqiptar është forca brutale e një pushteti shtetëror të organizuar, e në këtë pikëpamje ne kemi qenë gjithmonë mbi ta. Fakti se prej vitit 1912 e këndej nuk kemi pasur sukses në luftën ndaj tyre, faji është yni, për arsye se këtë pushtet nuk e kemi shfrytëzuar si duhet.

Për një nacionalizim (asimilim – Xh. Z.) të tyre në favor tonin as që mund të flitet. Përkundrazi, duke iu mbështetur Shqipërisë, zgjohet vetëdija kombëtare e tyre dhe po qe se punët nuk do t’i pastrojmë në kohë, për 20-30 vjet do të kemi një forcë irredentiste të hatashme, gjurmët e së cilës tanimë vërehen dhe kjo, pa asnjë dyshim, do të vë në pikëpyetje të gjitha zotërimet tona në Jug”.

“Siç thash dhe më sipër, për ne është efektive vetëm shpërngulja masive e shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre. Për t’u zbatuar një shpërngulje masive, kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme. Kjo mund të bëhet në disa mënyra.

Të gjithë e dimë se popullata myslimane në përgjithësi, duke qenë naive, por edhe fanatike, shumë lehtë i nënshtrohet ndikimit, sidomos atij fetar. Me fjalë të tjera, për t’i shpërngulur shqiptarët, në radhë të parë duhet ta bëjmë për vete klerin dhe parinë e tyre që kanë ndikim, qoftë duke u dhënë para, qoftë duke iu kanosur. Sa më parë duhet gjetur agjitatorë të cilët do të agjitojnë për shpërngulje, e sidomos po qe se vetë Turqia do të pajtohej të na i dërgonte”.

(Detyrë e agjitatorëve ka qenë ta lëvdojnë Turqinë, jetën e atjeshme, të thonë se atje është parajsë, se ky këtu është vend i shkaut, i kryqit, se këtu do të bëhen shkie, do ta humbin fenë. Ata që do të shpërngulen për në Turqi dokumentet e udhëtimit do t’i nxjerrin për një ditë, pa asnjë procedurë, biletat do të jenë me çmime të lira, madje edhe falas, transporti i valixheve deri te stacionet e trenave do të jetë falas…)

“Mjet tjetër do të kishte qenë trysnia e aparatit shtetëror. Ai duhet deri në skajshmëri t’i vërë në zbatim ligjet, në mënyrë që sa më tepër t’ua nxijë jetën shqiptarëve: gjobitje, arrestime, zbatimi i pamëshirshëm i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, i prerjes së pyjeve, ndjekja e njerëzve, lëshimi i qenve, angazhimi në punë angarie dhe çdo metodë tjetër që mund ta zbatojë në praktikë një polici.

Në lëmin e ekonomisë të merren masat vijuese: të mos njihen tapitë e vjetra; puna në kadastra në të gjitha zonat duhet të ndërpritet menjëherë; tatimet dhe të gjitha borxhet publike e private të grumbullohen pa mëshirë; të ndalohet shfrytëzimi i kullotave shtetërore dhe i kullotave komunale; të hiqen koncesionet; të merren lejet e lëshuara të punës për kafenetë, për dyqanet dhe për zanatet; të merren lejet e monopolit; të dëbohen nga shërbimet shtetërore, private dhe të vetadministrimit, etj. Me masat e lartpërmendura shpërnguljet do të përshpejtoheshin.

Të zbatohen në mënyrë praktike dhe efektive edhe masat sanitare, si p.sh.: të përmbarohet me dhunë çdo aktvendim edhe ndaj shtëpive; të rrënohen muret dhe rrethojat e mëdha përreth shtëpive; të zbatohen me përpikëri masat veterinere me të cilat do të ndalohet nxjerrja e bagëtisë në tregje, etj.

Në çështjet fetare shqiptarët janë më të ndjeshëm, ndaj edhe në këtë sferë duhet të goditen mirë. Kjo mund të arrihet duke i shkaktuar probleme të ndryshme klerit, duke hapur rrugica nëpër varreza me qëllim përdhosjeje të tyre, duke e ndaluar poligaminë, e sidomos e duke zbatuar në mënyrë të pamëshirshme ligjin që edhe vajzat të detyrohen ta ndjekin shkollimin fillor, kudo që ka shkolla.

Në këtë drejtim mund të bëjë shumë edhe iniciativa private. Kolonëve tanë, varësisht nga nevoja, duhet dhënë armë. Në ato rajone duhet të ndërmerren aksionet e vjetra të çetnikëve, ndërsa gjatë realizimit të aksionit, ai të mbështetet në mënyrë sekrete. Për të shkaktuar konflikt masiv me shqiptarët në Metohi, prej kodrave duhet lëshuar një valë malazezësh. Konflikti duhet të përgatitet me njerëz të besueshëm: sa më shumë që të ngrenë krye shqiptarët, aq më lehtë do të mund të shtrihet konflikti dhe ngjarja, në mënyrë të qetë, të prezantohet si konflikt i vëllazërisë dhe fisit dhe në rast nevoje t’i jepet karakter ekonomik. Në instancë të fundit, mund të nxiten edhe kryengritje lokale në mënyrë që të shuhen në gjak me mjete më efektive, por jo aq me ushtrinë sa me koloniatët (kolonizuesit – Xh. Z.), me fiset malazeze dhe me çetnikët.
Ekziston edhe një mjet të cilin Serbia në mënyrë tejet praktike e ka përdorur pas vitit 1878 – djegia sekrete e fshatrave dhe e lagjeve të shqiptarëve nëpër qytete.”

Kolonëve pra duhet t’u sigurohen të gjitha kushtet jetësore për disa vjet, po qe se dëshirojmë që ata të mbeten atje. Pamëshirshëm duhet të shuhet çdo spekulim me shtëpitë dhe me pronat e shqiptarëve të shpërngulur. (Çdo pretendim për të dëshmuar të drejtën e trashëgimisë ndaj shtëpive dhe pronave të shqiptarëve të shpërngulur, përnjëherë të hedhet poshtë – Xh. Z.). Shteti duhet të ketë të drejtë të pakufizuar për të vënë në dispozicion edhe pasuritë e luajtshme, edhe pasuritë e paluajtshme të pronarëve dhe pas vajtjes së tyre, menjëherë t’i sjellë aty kolonët e vet. Duhet vepruar në këtë mënyrë për arsye se rrallë mund të ndodhë që përnjëherë të shpërngulet i tërë fshati. Në ato fshatra, si njerëz të pacipë, agresivë dhe të vrazhdët, në fillim duhet të vendosen malazezët, të cilët duke shkaktuar incidente do t’i detyrojnë shqiptarët që ende nuk janë shpërngul, të ikin sa më parë. Pas kësaj, të sillen edhe kolonë prej anëve të tjera.

“Duke i pasur parasysh të gjitha këto që u thanë më sipër, nuk është e rastit që ne, gjatë shqyrtimit të çështjes së kolonizimit në jug, nisemi nga fakti se e vetmja mënyrë efektive e zgjidhjes së kësaj çështjeje është çatdhesimi masiv i shqiptarëve. Kolonizimi gradual nuk është kryer me sukses, as te ne, as në ndonjë vend tjetër. Në luftën për tokë, organet shtetërore që punojnë në favor të elementit të vet, mund të arrijnë sukses vetëm atëherë kur ndërmarrin masa brutale. Përndryshe, vendasi që është rrënjosur në vatrën e vet dhe që u është përshtatur kushteve klimatike të mjedisit, gjithmonë është më i fortë se kolonizuesi. Këtë duhet pasur parasysh, sidomos kur kemi të bëjmë me një racë të egër, vitale dhe me prirje të madhe shtimi (sirova, žilava i plodna rasa) për të cilën i ndjeri Cvijiq ka thënë se është raca më ekspansive në Ballkan”.

Memorandumin e Çubrilloviqit, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe rrethanave ndërkombëtare të pafavorshme, Qeveria e Stojadinoviqit nuk arriti ta implementojë në tërësi. Pas sulmit gjerman mbi Jugosllavinë më 6 prill 1941 dhe shkatërrimit të Mbretërisë së Jugosllavisë, jetësimi i tij u ndërpre. Ai mbeti në arkiva dhe për të, përpos një numri të vogël studiuesish, vite të tëra s’ka ditur kush.

Për këtë elaborat opinioni ndërkombëtar për herë të parë mësoi në vitet ’60 të shekullit XX, kur ai ra në duart e autoriteteve më të larta të Shqipërisë. Duke u bazuar në këtë projekt famëkeq, autoritetet e Tiranës e demaskuan botërisht ideologjinë serbomadhe dhe planet për pastrimin etnik të trojeve shqiptare në Jugosllavi. Autoritetet zyrtare të Jugosllavisë e kanë mohuar ekzistimin e këtij elaborati, por ai filloi të qarkullonte ndër historianë.

Për elaboratin “Dëbimi i shqiptarëve” publiku jugosllav mësoi për herë të parë në janar të vitit 1988 kur disa pjesë të tij u botuan në vazhdime në të përditshmen “Borba” të Beogradit, e pak më vonë edhe në revistën “Start” të Zagrebit. Gazeta Borba në atë kohë ishte pjesërisht e pavarur nga politika nacionaliste e Sllobodan Millosheviqit. Publikimi i këtij elaborati shkaktoi skandal për arsye se me këtë u cenua, jo vetëm reputacioni i historianit prestigjioz, por edhe i laureatit të Çmimit Nobel, shkrimtarit serb Ivo Andriq (1892-1975), i cili në vitet ’30 të shekullit XX i mbështeti planet antishqiptare të Çubrilloviqit.

Më vonë ky tekst shpesh është cituar dhe është theksuar nga publicistë të ndryshëm shqiptarë dhe kroatë, si një nga dokumentet themelore të ideologjisë serbomadhe të shekullit XX, përkatësisht si bazë e metodave që i përdorën gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë autoritetet serbe, për pastrimin etnik të territoreve të shqiptarëve, të myslimanëve dhe të kroatëve.

Manuskripti i elaboratit të Çubrilloviqit “Dëbimi i shqiptarëve” ndodhet në Institutin Ushtarak-Historik të APJ-së, Arkivi i ish-ushtrisë jugosllave, Beograd, 7 mars 1937, No. 2, Fasc. 4, Box 69, 19 pp.

Ide të ngjashme Çubrilloviqi ka paraqitur edhe në memorandumin tjetër të tij që mban titullin “Çështja e pakicave në Jugosllavinë e re”. Më 3 nëntor të vitit 1944, d.m.th. menjëherë pas çlirimit të Beogradit, memorandumin ua propozoi autoriteteve të reja komuniste. Në të i kishte përfshirë të gjithë popujt josllavë të Jugosllavisë. Zyrtarisht, plani u hodh poshtë si jokompatibil me ideologjinë komuniste. Megjithëkëtë, Çubrilloviqi u pranua në Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Me këtë rast, elaborati “Dëbimi i shqiptarëve” nuk figuroi në biografinë zyrtare të tij.

Edhe në këtë memorandum propozohen mënyrat e zgjidhjes së “problemit të pakicave”, duke bërë pastrimin etnik të Jugosllavisë nga të gjitha pakicat josllave.

Çubrilloviqi thotë se të gjitha minoritetet në Jugosllavi, si: shqiptarët, gjermanët, hungarezët, italianët dhe rumunët, duke manifestuar “haptas qëndrim armiqësor ndaj shtetit ku jetojnë”, vetvetiu e kanë privuar veten nga të drejtat qytetare. Për këtë arsye, ata duhet “të dëbohen nga shteti ynë, ngase një gjë të tillë edhe e kanë merituar”.
Dr. Çubrilloviqi i propozon kreut ushtarak dhe shtetëror çatdhesimin (ekspatriacionin) e miliona njerëzve, me çka sipas tij, çështja e pakicave në Jugosllavi do të zgjidhej përgjithmonë. Ai thotë se në Jugosllavinë Demokratike Federative do të kishte paqe dhe prosperitet vetëm atëherë kur të ishte etnikisht e pastër dhe kur të zgjidhte çështjen e pakicave “një herë e mirë”; pas kësaj nuk do të kishte më fërkime ndëretnike dhe as përplasje me shtetet fqinje.

Në memorandumin e sipërthënë – të mbajtur sekret, midis tjerash Çubrilloviqi thotë: “Me rastin e zgjidhjes së problemit të pakicave, me çdo kusht duhet ta pushtojmë etnikisht Baçkën, Kosovën dhe Metohinë, duke dëbuar me këtë rast qindra mijë hungarezë dhe shqiptarë nga shteti ynë”.

Çubrilloviqi thotë se “këto luftëra janë momente më të përshtatshme për zgjidhjen e këtyre problemeve”, për arsye se “atë që në paqe nuk mund ta realizosh me dekada dhe shekuj, në kohë luftërash e realizon vetëm për disa muaj apo vetëm për pak vite”. Prandaj propozon që Ushtria Popullore Çlirimtare e Jugosllavisë (UPÇJ), qysh gjatë operacioneve luftarake “me plan dhe në mënyrë të pamëshirshme” t’i pastrojë këto vise prej pakicave kombëtare, në mënyrë që në to të vendoset “elementi kombëtar”.

Në vitin 1953 e kemi Marrëveshjen xhentëlmene midis Turqisë dhe Jugosllavisë për shpërnguljen e shqiptarëve nga vatrat e tyre. Kjo marrëveshje përmban 10 pika. Në përputhje me këtë të, grupet e përbashkëta parlamentare vizituan Turqinë dhe Jugosllavinë.

Për t’i çatdhesuar (ekspatricionuar) shqiptarët nga Kosova dhe viset e tjera, Beogradi synonte të vendosë lidhje sa më të ngushta me Turqinë. Me fjalë të tjera, ai synonte ta ripërtërijë Konventën jugosllavo-turke të vitit 1938 për çatdhesimin (ekspatriimin) e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe deportimin për në Turqi. Së pari, Jugosllavia duhej të përmbushte detyrime financiare të caktuara, të parashikuara me konventën e vitit 1938, që kapnin një shumë prej 90 milionë dollarësh.
Për riaktivizimin e konventës ishte e interesuar edhe Turqia. Ajo synonte t’i përdorë shqiptarët në luftën kundër kurdëve, ndaj planifikonte t’i vendosë në zonat kurde.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë e AVNOJ-it (KAÇKJ), Çubrilloviqi bëri karrierë politike. Menjëherë pas çlirimit, u emërua dekan i Fakultetit filozofik të Universitetit të Beogradit. Pas themelimit të qeverisë së parë të përkohshme të Jugosllavisë Demokratike Federative, në vitet 1945-1946 u emërua ministër i Bujqësisë, ndërsa në vitet 1946-1950 – ministër i Pylltarisë. Është dekoruar me “Çmimin e Tetorit” dhe me “Çmimin e 7 Korrikut. Ka qenë një nga personat më kompetentë për kolonizimin e viseve veriore të Jugosllavisë, kur janë dëbuar nga Vojvodina gjermanët nëndanubianë.

Diaspora që nuk e njohim

0

Diasapora kosovare nuk mundet dhe nuk duhet të identifikohet vetëm me individë që shkelin rregulla duke ngarë automobila të shpejtë dhe të shtrenjtë, me të atillë që “fryhen” sa pasuri kanë e të tjerë që bëhen viralë për ndonjë budallallëk që flasin. Diaspora është shumë më shumë se kaq, është diasporë e njerëzve punëtorë e profesionistë, me arritje të jashtëzakonshme.

Imer Mushkolaj

Një djalë që po kërkon një vajzë kosovare për martesë, një tjetër që tregon në aeroport sa para do t’i harxhojë gjatë pushimeve, i treti që “fryhet” me ndonjë automobil të mirë, një vajzë që tregon se iu ka sjellë çokollata zvicerane familjarëve, një tjetër që nuk di të flasë mirë shqip dhe bëhet meme e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, shumicën e herave, prezantohet në media dhe rrjete sociale diaspora kosovare.

Kësaj tabloje duhet shtuar edhe paragjykimet dhe gjeneralizimet për ta – që nga vozitja e dikujt pa respektuar rregulla nëpër rrugët e Kosovës (“kështu nuk kish bo n’Zvicër), deri te refuzimi për ta pranuar ndonjë këshillë nga ta (“mos të na shesin mend, le të vijnë të jetojnë në Kosovë”).

Sidoqoftë, këto janë vetëm disa nga “të vërtetat tona” për disaporën, vetëm disa copëza nga jeta dhe puna e tyre në vendet ku ata jetojnë. Diaspora është shumë më shumë se kaq dhe shumë më ndryshe se që mendojnë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Pata kënaqësinë të jem i ftuar në një ngjarje që mblodhi rreth 700 profesionistë të diasporës kosovare në Zurich të Zvicrës. Ishte, thjesht, ideja për krijimin e një platform, e cila i mbledh ata herë pas here për t’u njohur me njëri-tjetrin, për të shkëmbyer ide e mendime. Që nga biznesmenë e politikanë, inxhinierë e arkitektë, deri te mjekë, artistë, specialistë teknologjie, ndërtimtarë e sportistët u bënë bashkë për të dhënë mesazhin sa shumë janë e sa punë të mira bëjnë.

Të arriturat e tyre ishin përnjëmend mbresëlënëse dhe suksesi kishte mbërritur pas shumë pune e sakrificash. Njëri fliste për menaxhimin e qindra profesionistëve që merreshin me inteligjencë artificiale gjithandej botës, tjetri ishte pronar i disa klinikave shëndetësore, i treti rrëfente për investime dhjetëramilionëshe në ndërtim, i katërti për përfaqësim politik në institucionet zvicerane e kështu me radhë. Secili e secila me plot përgjegjësi për punën që kryejnë dhe me plot respekt për vendin që ua bën të mundur ta kryejnë punën si duhet.

* * *

Të tillët nuk shihen shpesh në media. Disa nuk duan të shfaqen, e të tjerët nuk kanë kohë, sepse janë të zënë me angazhime. Kamerat “i pushtojnë” të tjerë, të atillë që sjellin në Kosovë automobila që kushtojnë qindra-mijëra euro dhe që janë “arritja më e madhe” për ta. Kamerat “i duan” ata që rrëfejnë se si kënaqen duke harxhuar para e duke lënë bakshishe të majme, ata që bëhen viralë me ndonjë deklaratë “spirituoze”, ata që tregojnë qysh i do shefi e të tjerë që flasin për jetën luksoze që bëjnë.

Kjo kategori mërgimtarësh domosdo shkakton reagime, shpesh mosdurueshmëri e ndonjëherë edhe neveri te qytetarët që jetojnë në Kosovë. Ata, duke u imponuar me mënyrën e tyre të sjelljes dhe qasjen për jetën dhe punën që bëjnë, krijojnë paragjykime për diasporën në përgjithësi. Por, ata nuk janë diaspora. Ose, më saktë, nuk janë diaspora veç ata.

Të jesh i suksesshëm si kosovar në Zvicër nuk është lehtë. Natyrshëm, ka paragjykime – pavarësisht vetëdijes së lartë të shoqërisë zvicerane. Megjithatë, kompani kosovare atje kanë arritur aq shumë suksese, sa që është e pamundur që dikush të mos jep vlerësimin maksimal për të arriturat e tyre.

Ngjarja e organizuar nga CH-AEPN (Ch Alb Professionals & Entrepreneurs Network) në Zurich ishte pasqyra më e mirë se sa shumë profesionistë kosovarë ka në Zvicër, se sa suksese kanë arritur e sa krenarë janë me të arriturat e tyre. Qindra pjesëtarë të diasporës, të mbledhur aty, ishin dëshmia më e mirë se diaspora e Zvicrës nuk mundet dhe nuk duhet të identifikohet me “vlera”, që në të vërtetë nuk i përfaqësojnë ata.

Diaspora është shumë më shumë se një grup personash që “fryhen” me gjëra të kota dhe bëjnë budallallëqe të vogla. Është diasporë e njerëzve punëtorë e profesionistë, me arritje të jashtëzakonshme.

Ngulfatja e Kosovës nga BE dhe SHBA, me Asociacionin e stisur!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
BE-ja dhe ndërkombëtarët tjerë, përballë protestave të dhunshme, vandaliste e kriminale, të cilat kulmuan më 29 maj 2023, të organizuara nga Beogradi, në veriun e Kosovës, u gjunjëzuan dhe u poshtëruan keqas. Qysh në gurin e parë, në stupcin e parë, në plumbin e parë, ushtarakët e KFOR-it, Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës, duhej ta bënin rrethimin e hekurtë, t`i arrestonin dhe zinxhirosnin, si qentë, jo 3-4 veta, por edhe 100 vandalistë kriminelë.
Identifikimi i tyre ishte lehtësisht i zbulueshëm, sepse më të tërbuarit në sulm, vinin nga Serbia. Kujtoni shoferin e Daçiqit, me stupcin e gjatë, i cili dajakoste ushtarakët e KFOR-it. Hetimi i tyre do të dëshmonte, se hyrja e tyre ilegale në Kosovë dhe sulmi i armatosur kundër forcave të KFOR-it, Policisë të EULEX-it, të Poolicisë të Kosovës, të gazetarëve vendorë, ishte një agresion i Serbisë kundër shtetit të Kosovës.
BE-ja ka mirëpritur vetëm me fjalë, pakësimin e policisë të Kosovës, në masën 25 % dhe disa nisma tjera de-përshkallëzuese, në 4 (katër) komunat veriore. Përndryshe, me deklarimet e fundit të zëdhënësit të BE-së, Petër Stano, demanton atë të ashtuquajtur “mirëpritje”, kur thotë se “Kosova është e paaftë, për ta realizuar mirësjelljen evropiane!” 
Dhe, kjo dëshmon se Zotëria në fjalë, edhe nëse nuk e ka këtë mendësi të mykur personale, “ai flet me gojën e shefit të tij Borrell”, siç kanë konstatuar dhe deklaruar, botërisht, eurodeputetët gjermanë, anglezë dhe, të paktën, 56 eurodeputetë të tjerë, duke i penalizuar ndërmjetësuesit dhe BE-në, për sjelljen, tërësisht, të njëanshme dhe skandaloze, në raport me Kosovën viktimë dhe mbështetjen e hapur dhe të turpshme për persekutoren Serbi.
Pas dorëzimit të -Draft-statutit- për Asociacionin nga Komisioni serb, për BE-në në Bruksel, ku, veç tjerash, kërkohet autonomi territoriale dhe referendum, për serbët e Kosovës, Mirosllav Lajçak e aprovon, duke e konsideruar “si nismë të mirë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi” dhe Josip Borrell, që sot bënë thirrje “të dënohen dhunuesit e protestave të përgjakshme të 29 majit 2023”, të nesërmen, pas arrestimit të 3-4 kriminelëve serbë, “të zënë me pelë për dore”, reagonte në adresë të qeverisë të Kosovës, se “po provokoni serbët”, gjithçka duhej të ndryshonte. Përkundër, “avazi i vjetër” vazhdoi!
Borrell dhe Lajçak duhet të përjashtoheshin, nga kryesimi i dialogut, kinse, ndërmjetësues e pajtues, dhe të penalizoheshin, si abuzues e shpërdorues të vrazhdët, të detyrës së besuar nga BE-ja, qofshin si korruptivë, ideologjikë apo sllavistë. Por, mbi të gjitha, me qëndrimet, deklarimet dhe veprimet e tyre, nxitën Serbinë fashiste, deri në përshkallëzimin e dhunës së përgjakshme, për rrjedhojë plagosjen e tej 30 ushtarakëve të KFOR-it, të policëve të Kosovës, gazetarëve dhe të qytetarëve të tjerë vendorë, në veriun e Kosovës.
 
BE dhe SHBA të marrin masa kundër destabilizimit të Kosovës
BE-ja, në bashkëpunim me komandën e KFOR-it dhe qeverinë e Kosovës, duke parë qëllimet e Beogradit, në koordinim me Moskën, për ndarjen dhe aneksimin e veriut të Kosovës, përmes të ashtuquajturit -Asociacion-, duhej dhe duhet të marrin këto masa, për ta pamundësuar çfarëdo destabilizimi të Kosovës apo të rajonit të Ballkanit Perëndimor:
a) Heqja nga agjenda e dialogut, të çfarëdo Asociacionit mono-etnik. Ndërkohë, trajtimi dhe të drejtat e minoriteteve, të garantohen nga BE-ja dhe SHBA, përmes monitorimit, me kuadrin që ata kanë në Kosovë. Tashmë, është provuar se Kosova ka ligje të kompletuara, në trajtimin demokratik të pakicave. Populli ynë ka vuajtur, përtej një shekulli, diskriminimin e egër të pushtuesit serbo-sllavë. Andaj, kurrë nuk do ta bëjë atë, që ka provuar në kurrizin e tij. Përkundrazi, minoritetet kanë të drejta, madje edhe privilegje, më shumë se sa çdo minoritet, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë në botë.
b) Kosova ka 365 km. linear kufi tokësor me Serbinë. E gjithë kjo hapësirë, është e pamundur të kontrollohet nga forcat e KFOR-it. Prandaj, ajo që nuk është bërë nga dita e parë e çlirimit, të bëhet, të paktën, sot. Pra, ushtria e Kosovës të vihet përgjatë gjithë kufirit me Serbinë, aktualisht, nën monitorimin e KFOR-it.
Kjo prani ushtarake në kufi, do ta parandalonte çfarëdo agresioni, si ai i 29 majit 2023, ose i përmasave më të mëdha; do t`i parandalonte protestat e pamotivuara, të paligjshme; hyrje-daljet e pakontrolluara, ilegale, sikur Kosova të ishte “Hani i Dilit” në Prishtinë apo “Hani i Perisnakës” në Skrapar. Do ta parandalonte kontrabandën me armë, drogë, cigare apo mallra të tjera.
c) Ura e Ibrit, e mbyllur me qëllime të errëta, ndarëse, duhet të hapet pa ceremoni fare, për lëvizjen e lirë të njerëzve, pavarësisht, përkatësisë nacionale. Komunietetet në hapësirat e veriut të Kosovës, nuk kanë armiqësi reciproke. Zjarrit të urrejtjes ndërnacionale, i fryejnë ata që ëndërrojnë aneksimin e asaj pjese, të bllokuar përtej dy dekadave radhazi.
 
d) Të larguarit me dhunë e përgjakje, shqiptarë, boshnjakë, romë, duhet të kthehen në trojet e tyre, në veriun e Kosovës, duke i ndihmuar në ndërtimin e shtëpive të tyre të djegura, nga vandalët kriminelë serbë. Për ndërtimin e shtëpive, përveç shtetit që e ka për detyrë, mund të ndihmojnë firmat dhe njerëz të tjerë vullnetmirë. E gjithë kjo duhet të monitorohet nga shteti i Kosovës.
Sanksionimi arbitrar i Kosovës, në vend të Serbisë!
Kosova, padrejtësisht dhe arbitrarisht, u sanksionua me masa ndëshkuese politike dhe ekonomike! Ndërsa Serbia “e kaloi lumin pa u lagur!” BE-ja nuk u merakos as për kidnapimin e policëve shqiptarë, nga banda zyrtare serbe, brenda territorit të Kosovës. Dhe, përveç fjalëve, nuk ndërmori asnjë masë kundër Serbisë. Pas reagimit të botës demokratike, BE-ja, ndërkombëtarët, “sa për sy e faqe”, bënë disa vërejtje, më shumë qortuese, se sa kërcënuese ndaj Serbisë!
Edhe pse qeveria e Kosovës bëri disa hapa domëthënës, për de-përshkallëzimin e situatës, BE-ja “po e konsideron se kjo nuk mjafton për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës!” Ajo prsëritë slloganin klishe se “nevojitën hapa të mëtejshëm”, pa emërtuar ndonjë syrësh. Ndërsa amerikanët ngulmojnë në bërjen e Asociacionit, duke e përsëritur mënyrën e bërjes, konformë Kushtetutës të Kosovës. Por, Escobar i referohet edhe Marrëveshjes fatale të vitit 2013, të bërë nga i shantazhuari me dosje faktike të krimeve, ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë, Hashim Thaçi.
Ambasadori Hovenier, fort i merakosur për Asociacionin, ngushëllon shqiptarët me garancitë, se nuk do të përseritet rasti boshnjak i fashistit Dodik. Por, nuk përmend garancinë e shpërfillur të ambasadorit Hill, për krijimin e Asociacionit të 14 komunave me shumicë serbe të Bosnje Hercegovinës dhe as pendesën e tij të madhe, pse e bëri atë, përkatësisht, “Republika Srpska” dhe pasojat fatale të kësaj krijese monstrume, e cila ka paralizuar “shtetin” boshnjak!? Emisarët vijnë e shkojnë, por tragjikja mbetet dhe atë e vuan populli, që kurrë nuk e gëzoi ëndrrën e lirisë të mirëfilltë.
Dëshpërues është fakti se ndërkombëtarët i dinë qëllimet ngulmuese të Serbisë, për Asociacionin, arritjen e autonomisë territoriale për serbët e Kosovës, me synimin final, aneksimin e veriut të Kosovës. Dhe, megjithatë e heshtin fatalitetin e pritshëm për Kosovën hallemadhe!?
Vendimi i qeverisë të Kosovës, për vendosjen e kryetarëve të zgjedhur ligjërisht, në zyrat komunale shtetërore, ka qenë imponues. Sepse, -Lista Serbe- përgaditej për pushtimin e këtyre zyrave, edhe pse vullnetarisht e qëllimshëm, me udhër të Beogradit, i kishte braktisur. Trajtimi i njëanshëm, semplist, i thjeshtë, madje i neveritshëm, i ndërkombëtarëve të veprimeve të ligjshme të qeverisë të Kosovës, ishte thikë pas shpinës për Kosovën, sepse trimëroi Listën Serbe dhe bandat e saj.
 
Kritika e ministrës Gervalla, e bërë BE-së, ishte e saktë dhe parimore
Kritika e bërë, në adresë të BE-së, nga ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donikë Gërvalla, në takimin ndërkombëtar në Dubrovnik, edhe pse qortues për etikën diplomatike, është i përligjur, praktikisht, sepse ajo, duke lënë hipokrizinë, për ata që u mungon parimësia e guximi, “vuri pikën mbi -i-“. Evropa, në luftën e saj për çlirim dhe mbrojtje, një herë nga fashizmi hitlerian, 80 vite më parë, dhe, më pastaj, nga komunizmi fashizoid Sovjetik rus, është ndihmuar për fitoren e lirisë dhe mbrojtjen e sovranitetit të saj. Dhe, kjo po ndodhë edhe sot.
Atëherë, pse BE-ja, SHBA, ndërkombëtarët, duan ta godasin Kosovën, me relativizimin e kufinjëve të saj, të njohur ndërkombëtarisht, duke imponuar zbatimin e marrëveshjeve, të nënshkruara, siç është -Asociacioni i komunave me shumicë serbe-, nga individë dhe grupe të shantazhuara, me dosje të krimeve të bollshme, siç ka bërë Hashim Thaçi me bandën  e tij pushtetare?!
Ministri Nenad Rashiq është shembull për referim, se si duhet të mendojnë dhe veprojnë komunitetet brenda një shteti. Shqiptarët kanë qenë pjesë e shqetësimeve të tij, kur banditët serbë organizuan goditjen e djalit gjimnazist, në shenjë hakmarrje, pse Rashiq angazhohet për bashkëjetesë të harmonishme të komuniteteve në Kosovë, përfshirë serbët dhe shqiptarët.
Ministri Rashiq është deklaruar se masat sanksionuese për Kosovën, janë të padrejta dhe si të tilla duhet të hiqen. Andaj, plotësimin e çfarëdo kërkese, nga pala shqiptare, për shfuqizimin e masave sanksionuese nga BE-ja dhe të tjerë, do të ishte e tepërtë dhe hiç logjik. Përkundër, për vënien e sanksioneve Kosovës, BE-ja, me aleatët e saj, normalisht, duhet të kërkojnë falje.
Megjithatë, zoti Rashiq është praktik, kur kërkon “heqjen e ndalesës për mallrat serbe, në këmbin të shfuqizimit të masave nga BE-ja.”
Tregtia ndërmjet shteteve fqinjë, është më e levrdishme, se sa me vendet e largëta. Thjeshtë, ulë koston qarkulluese të mallrave. Shtetet, mbi bazën e interesave, mbrojtjen e prodhuesëve të brendshëm, përcaktojnë edhe përmasën e tregtisë, importimin. Dhe, ky është rregull i njohur.

Realisht, në raportin tregtar, Serbia është dukshëm më shumë përfituese dhe kjo dëshmohet me shifrat, të shprehura në miliona euro epërsi. Vërtet, ndalesat për një serë artikujsh nga Serbia, ndikojnë në ngritjen e çmimeve në Kosovë. Por, njëfarë reciprociteti ndërshtetëror, është sa i ligjshëm, aq edhe i nevojshëm.

Animi kah e keqja e jo kah e mira!

0

Florim Zeqa 

Historia e Re për shqiptarët e Kosovës konsiderohet periudha e viteve të 89-90-të e këndej, e cila ndërlidhet me hapjen e proceseve demokratike dhe lëvizjen politike mbarëpopullore (LDK) për liri, pavarësi dhe demokraci në krye me liderin shpirtërorë, presidentin historik, Ibrahim Rugova, i cili me filozofinë e tij paqësore u bë sinonim i besës dhe shpresës së shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm.

Manipulimi i kastave politike me njerëzit e pakurrizorë

Tendenca e disa shpirtëzinjëve për injorimin e vlerave të mirëfillta kombëtare dhe njerëzore është vetëvrasje kombëtare, e cila për qëllim ka kthimin prapa nga demokracia në diktaturë të proletariatit, të ndarjes dhe përçarjes së njerëzve në baza ideologjike dhe fetare, të cilët si qëllim të fundit e kanë kthimin e antivlerave dhe eleminimin e vlerave sublime, zhdukjen e traditës, dokeve dhe zakoneve tona shekullore.

Përmes njerëzve servil dhe të paarsimuar, pa traditë të shëndoshë familjare dhe pa taban kombëtar, e në veçanti me servilët dhe pakurrizorët kastat politike e kanë më të lehtë të manipulojnë dhe të vijnë në pushtet pa asnjë meritë personale. Të tillët e kanë qëllim vetëm pushtetin, por jo edhe shtetin dhe interesin e qytetarëve.

Nga fëmijëria më kujtohen disa nga thënjet e pleqve, si; “Vakti e ha kashtën”, “Edhe i ligu e ka ditën e vet”, etj. Thënje të vërteta që përkojnë plotësisht me realitetin e krijuar në Kosovën e pasluftës. Thënje këto që i kanë përdorur etërit tonë si ngushëllim për pamundësinë e ndryshimit të realitetit të krijuar gjatë pushtimeve të gjata barbare.

Ndërsa sot, kur jemi të lirë dhe në shtetndërtim e sipër, vendi ynë po përballet me dukuri të shumta negative, por më e rënda është pajtimi i popullatës me të keqen dhe largimi nga e mira!

Animi kah e keqja e jo kah e mira është dukuri vetëm e shqiptarëve!

Mbetet e pashpjegueshme, se si ka mundësi të ndodhë ky regres shoqërorë, gjegjësisht largimi nga kultura dhe traditat e mira popullore dhe pranimi me kaq lehtësi i traditave të huaja arabo-aziatike dhe degjenerimeve kulturore të vendeve evro-perëndimore.

Mbase, një nga arsyet e kësaj katandisje historike të shqiptarëve janë pushtimet e gjata. Ku pas çdo ndërrimi pushteti, popullit i është dashur t’i përshtatet regjimit të ri dhe rrethanave të reja të përcaktuara nga ‘titullari’ (pushtuesi) i ri.

Pra, si gjithnjë për të “mirën” e popullit është përkujdesur pushteti (hyqymeti) i ri, kurse populli është shndërruar në shërbëtor (hyzmeqar) të tij.

Kësisoji, populli gjithmonë i ka pasur frikën pushtetit. Për këtë arsye ka mbetur ajo thënja e moçme popullore: “Ujit, zjarrit dhe hyqymetit (pushtetit) duhet pasur frikën! E përkthyer ndryshe kjo thënje, se çfarëdo që bën pushteti nuk duhet kundërshtuar, ai është i plotfuqishëm. Zoti në qiell e pushteti në tokë”

Pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, prezenca e madhe ndërkombëtare na ka sjellur edhe një varg kulturash të huaja, të cilat bien ndesh me mentalitetin, traditat dhe kulturën tonë autoktone shqiptare.

Si pasojë e kësaj, është krijuar një mozaik kulturash të huaja në Kosovë, që ndryshe po u thonë multietnike, ku secili e ka mundësinë e rrëshqitjes në humnerën e pakthim të dukurive të importuara të cilat asnjëherë nuk kanë qenë prezente në truallin e Kosovës Dardane.

Mbase ne shqiptarët jemi i vetmi popull në Ballkan që e kemi afinitetin më të madh për rreshtim kah e keqja sesa kah e mira! Urojë që kjo të mos jetë gjenetike, por të jetë pasojë e pushtimeve të gjata!

Dukuria paradoksale e krijuar në Kosovën e pasluftës, e rreshtimit pas antivlerave dhe degjenerimit kulturor dhe kombëtarë është duke e rrezikuar të ardhmen e shumë gjeneratave në Kosovë.

Gjendja e krijuar pas lufte në Kosovë është reflektuar tejët negativisht edhe në mërgatën tonë. Ikja nga vlerat e mirëfillta dhe pozicionimi i një pjese të mërgatës sonë kah antivlerat, ka bërë që të bie interesimi i mërgatës për pjesëmarrje në organizime të shoqatave në Diasporë!

Vendi ynë Kosova ka nevojë që të hedhë hapa para e jo të bëjë kthim prapa. Pa humbur kohë populli i Kosovës duhet të këndellete dhe të rreshtohet përkrahë vlerave të mirëfillta kombëtare. Kosova ndodhet në një udhëkryq të madh historik dhe në një situatë delikate, me një lidership të papjekur politiksht i cili përballë e ka Serbinë armike me aspiratat e saja hegjemoniste për ripushtimin të sërishëm të Kosovës.

“Spastrimi etnik” në Serbinë jugore?

0

Lis Bukuroca , Gjermani

Gazeta gjermane Tagesspiegel Ose, pse nuk e di Edi Rama?

“Spastrimi etnik” në Serbinë jugore?: Gjurmëve të popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës. Në jugperëndim të Serbisë shtrihet Lugina e Preshevës, e cila ndihet pjesë e Kosovës. Shqiptarët atje janë diskriminuar prej vitesh, madje disa flasin për “aparteid”.

Eric Matt publikoi dje një raport në të përditshme berlineze “Tagespiegel” ku bëhet e ditur se në Luginë jetojnë 80.000 veta dhe se 70% e tyre janë shqiptarë, që ndihen të lidhur me Kosovën. Në vitin 1992 shkruan ai, është mbajtur një referendum dhe se 95%e banorëve kanë votuar për t’iu bashkëngjitur Kosovës. Pas mbarimit të luftës në Kosovë, edhe në Luginë ka pasur një kryengritje të armatosur nga UÇPMB nga viti 1999-2001. Mirëpo sipas gazetarit, ata dremisin në një tokë të askujt në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Aty jetojnë nga ndihma që marrin nga diaspora. Qentë, macet si dhe fëmijët që kërkojnë lëmoshë, shëtisin rrugëve deri në mesnatë.

Gazeta gjermane citon Hajrulla Çekun, Ministrin e Kulturës së Kosovës, i cili thotë: “Spastrimi etnik po zbatohet. Serbia nuk mund ta arrinte këtë me armë dhe tani po mundohet ta bëjë në mënyrë administrative.”

“Tagespiegel” në këtë raport i qaset studimit të shkencëtares Flora Ferati-Sachsenmaier, që e ka bërë për Institutin e famshëm Max Planck dhe që do të publikohet pas pak ditësh, por që tanimë e poseduaka gazeta.

E përditshmja berlineze citon politologen shqiptare, hartuesen e studimit, se Beogradi po punon për të zvogëluar sa më shumë numrin e shqiptarëve për të krijuar gradualisht një shumicë serbe. Sipas saj, ai ndryshim do të pamundësonte ndryshim eventual të kufijve sepse shqiptarët do të bëheshin pakicë. Studimi dokumenton shlyerjen e adresave të mijëra shqiptarëve. Me fshirjen e adresave, ata humbasin shtetësinë dhe të drejtën e votës, si dhe të drejtat tjera qytetare.

Vetëm nga Medvegja janë fshirë 4214 adresa, domethënë 4214 shqiptarë kanë humbur shtetësinë. Sipas politologes Flora Ferati-Sachsenmaier, me këtë ligj Serbia po përpiqet të arrijë homogjenitetin nacional.

Sipas saj gjendja është dramatike në Medvegje. Qyteza i kishte 7438 banorë dhe aty u janë pasivizuar adresat 4214 shqiptarëve. Në vitin 2012 partia e Vuçiqit në atë komunë paska fituar 12% të votave, tri vite më vonë, 65%, thotë ajo.

Tagesspeoigel iu paska drejtuar disa herë Qeverisë serbe, por ajo nuk i është përgjigjur.

“Enkel Rexhepi është nënkryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe është përgjegjës për të drejtat e pakicave në Serbi. Ai e pret gazetarin gjerman në sallën ku mbahen mbledhjet: “ai është i veshur si Volodymir Zelenski, flokëshkurtër dhe me mjekrën treditëshe. Ai akuzon shtetin serb për “aparteid”, duke thënë se është “e njëjta politikë si në kohën e Millosheviqit, vetëm me mjete më moderne”.

Gazeta gjermane thotë se në Luginë është e ndaluar të përdoret publikisht flamuri shqiptar.

Enkel Rexhepi ankohet për qëndrimin e Shqipërisë: “Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që shteti duhet të angazhohet për të gjithë shqiptarët në botë. Por kjo nuk ndodh sa duhet, thjesht nuk kemi mbështetje të mjaftueshme”, thotë ai.

Enkel Rexhepi dhe Donika Berisha, një zonjë që ka frikë t’i përgjigjet gazetarit gjerman me emrin e vet, nuk besojnë se Lugina do të mund t’i bashkohet Kosovës dhe se do të vazhdojnë të dremisin tutje në një tokë të askujt.

Informatë plotësues e “Tagesspiegel” lexuesve: “Çfarë është Lugina e Preshevës?

Lugina e Preshevës ndodhet në Serbinë jugperëndimore, pikërisht në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Rajoni është i banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe përfshin tri qytete: Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Lugina është ndoshta rajoni më pak i zhvilluar në Serbi, me papunësi të vlerësuar në 70 përqind. Njerëzit atje ndihen sikur i përkasin Kosovës, ndërkohë pat pasur edhe një ushtri të rezistencës, që luftoi kundër Serbisë. Një studim i Institutit Max Planck tregon se popullsia shqiptare është shtypur qëllimisht tash e më shumë se dhjetë vite. Adresat e mijëra shqiptarëve janë fshirë, dhe me atë akt, ata faktikisht mbeten pa shtetësi.”, thotë në fund gazetari Eric Matt në të përditshmen berlineze “Taggespiegel”.

Shkrimi i plotë mund të lexohet këtu: https:/www.tagesspiegel.de/internationales/ethnische-sauberung-in-sudserbien-auf-den-spuren-der-albanischen-bevolkerung-des-presevo-tals-10318198.html?fbclid=IwAR3kpEd0l-gb9hQmGw1dyL_e6wwouhW567-K3q0T7TQyMt94CDtITIs361w …

Siç shihet spastrimi etnik nuk pushuar kurrë. Para diku dhjetë viteve pata lexuar një intervistë të Ivica Daçiqit te “Frankfurter Allgemeine Zeitung” apo “Die Welt”, nuk më kujtohet më saktësisht, por pata mbetur i habitur. Aty ai pyetej, pse nuk përfshinin edhe Luginën dhe kështu zgjidhin dy telashe menjëherë. Daçiqi pat thënë përafërsisht këtë: ne e kemi kërkuar, por e ka refuzuar Hashim Thaçi. Isa Mustafës e as Ramushit nuk u ka interesuar Lugina. Edi Rama pat treguar interesim, por aq sa më shumë iu afrua Vuçiqit, aq më shumë u largua nga Lugina. Madje i vuri i pari sanksione edhe Kosovës.

Me 09.06.2023 revista “Danas” citon Institutin e Statistikave të Serbisë dhe njofton se papunësia në Serbi ishte rritur për 0,7 dhe se kishte arritur 10,1%. Pra, në Serbi 10 për qind papunësia, në Luginë 70%. Domethënë shqiptarët nuk dëbohen aty vetëm duke ua pasivizuar apo fshirë adresat, por me varfërinë, si projekt i shtetit serb, detyrohen të emigrojnë.

Këtu nuk përfundon. Ata 80.000 shqiptarë nuk kanë spital, por duhet të shkojnë në Vranjë gati 50 km larg ose në Nish, 149 kilometra larg nga Presheva. Serbia nuk ka lejuar e as nuk ka investuar kurrë për të ndërtuar një spital aty, sepse mjekët në Vranjë dhe Nish, disa herë më shumë marrin para nga pacientët shqiptarë, sesa nga shteti serb.

Vështirë të besohet se ekziston një qytet në Europë, si Presheva, me gati 40.000 banorë pa spital. Deri para pak viteve nuk ka pasur as akusheri për lindje. Nuk dihet sesa pacinetë kanë vdekur në udhëtim e sipër…

Konkretësi, poezi nga Atdhe Geci

1
Atdhe Geci
K O N K R E T Ë S I
___
Poezi
___Çamëri, toka ime me pjesë të atdheutmë lë të puthi dhe të përqafoj shumëjo si dashnor por si bir e atdhetari yt,dhe të këndoj këtë poemë me ëndërr:Çamëri, motër e të gjithë shqiptarëvedisa janë udhët e lirisë që na bëjnë tëbashkuar me Shqipërinë dhe atdheun.
Çamëri, nga muza më vjen të këndoj,pak nga krojet dhe lumejtë, pak ngabimësia jote dhe ullijtë, pak nga detiyt dhe monumentet e tua pellazgjike,pak nga vuajtja e zemëruar dhe, paknga Katër Mollat e Kuqe  të  Atdheut!Çamëri ëndërr e hapur nëpër vreshtaëndërr e këngëve nëpër livadhe e ara,ëndërr e majemaleve të nëpërtokësunë gjithë jetën për ty do të këndoj!….Çamëri, s´është larg dita kur ti mundtë ecësh pa ligjin e luftës në këmbë,pa prangat e shtypjes dhe pushtimitpa dryrin e burgut dhe shtetrrethimit!Çamëri, atdhe i kulturës dhe i libritatdhe i veprave të dijësve të mëdhejështë koha që të rilindesh mbi hirine të rënëve të të gjithë epirotëve tuaj!Në djepin e lashtë të pellazgo-ilirvenuk ka konkretësi më të madhe sePavarësi e Republikës së Çamërisë,e as konkretësi sa Çamëria Shqipëri!Atdhe Geci – Onhezmë ( Sarandë ) 2022

Vendi ynë fiton kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, që do të jetë ngjarja më e madhe sportive e mbajtur në Kosovë

0
Albin Kuri, Kryeministër i Republikës së Kosovës:
***
Me 55 vota për e vetëm 8 kundër, vendi ynë fiton kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, që njëherësh do të jetë ngjarja më e madhe sportive e mbajtur në Republikën tonë.
Fjala e plotë me rastin e fitores:
Ia dolëm! Faleminderit shumë. Ky është një lajm i madh për Kosovën dhe një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë ne.
Shpreh mirënjohjen time të përzemërt për të gjithë ata që kanë mbështetur vizionin tonë për të ardhmen e vendit dhe të gjithë rajonit të Mesdheut.
E vlerësojmë me gjithë zemër mundësinë që na është dhënë që të bëjmë bashkë në vendin tonë, në Kosovë 26 shtetet anëtare nga tre kontinentet.
Ky rast është një simbol i shquar i përkushtimit tonë për të krijuar një të ardhme më të mirë, ku e kaluara nderohet, e tashmja festohet dhe e ardhmja formësohet nga një ndjenjë e thellë bashkimi.
Teksa nisim këtë rrugëtim drejt Prishtinës 2030, më lejoni t’i uroj të gjithë në Kosovë, veçanërisht sportistët tanë dhe komunitetin tonë sportiv. Kjo arritje është rezultat i punës së palodhur të njerëzve në qeverinë tonë dhe në Komitetin Olimpik të Kosovës. Ky rezultat është një kurorë ndërkombëtare mbi zotimin rekord financiar dhe operacional në nivel kombëtar.
Le të kujtojmë se nuk bëhet fjalë vetëm për medalje dhe rekorde, por edhe për nxitjen e miqësive, shkëmbimeve kulturore dhe frymën e unitetit që kapërcen kufijtë.
Le të fillojnë përgatitjet, dhe unë ju garantoj se këto lojëra do të jenë një dëshmi e ndritur e madhështisë së Kosovës dhe rajonit të Mesdheut.
Ju faleminderit për mbështetjen dhe nderin e madh që i keni dhënë vendit tonë dhe kryeqytetit tonë, Prishtinës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Edhe shqiptarët në Danimark e mbështesin forumin qytetar në mbrojtje të çështjes Dritan Goxhaj, luftëtarit të UÇK-së

0
Togeri Dritan Goxhaj, pilot në Shkollën e Aviacionit Vlorë ju bashkua UÇK-së në Mars të vitit 1999. Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili ju bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Dritan Goxhaj, luftëtari i UÇK-së, ushtaraku shqiptar, intelektuali dhe gazetar i fjalës së lirë, më datë 31 Korrik u arrestua nga Policia e Shtetit shqiptar, referuar Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosove. Ky është rasti i pare i arrestimit të një shtetasi shqiptar me urdher të Dhomave të Specializuara që veprojnë në Hagë me ligjet e Kosoves. Dritan Goxhaj, luftetari i UÇK akuzohet për: ” Frikësim gjatë procedures penale” dhe ” Pengimi i Personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Këto akuza absurde janë ngritur pas shkrimit të tij si gazetar i lirë “Memedheu , UÇK-ja dhe gjykata speciale” Solidarizohuni në mbeshtetjë të luftëtarit tëUÇK dhe fjalës së lirë Dritan Goxhaj.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, mjekër dhe teksti që thotë "UÇK CAUNNA LOL CLIRIMTARE W LIRI PER LUFTETARIN E UCK- sẽ, GAZETARIN ZBULUES DRITAN GOXHAJN! -JU FTOJME TẺ PROTESTOJME PARA AMBASADES SHOIPTARE NẺ KOPENHAGE E DIEL MẺ DATEN 10 10 SHTATOR NỀ ORA 18.00"