Kreu Blog Faqe 984

Mendime për dështimet dhe ndonjë të mirë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës

0
Premtimet, sfidat, rezultatet dhe dështimet e Ministres zonjës Arbërie Nagavci
Zonja Arbërie Nagavci është Ministre e njërit prej digastereve më të rëdësishme të qeverisë, ajo duhet ta dinte se po ngarkohet me përgjegjësi të mëdha për të cilat nëse nuk do të jetë në gjendje ti zgjidh, atëherë populli do të kërkoj llogari nga ajo, duke pas parasyshë një trashëgimi shumë të e bartur ministri pas ministrie që nga paslufta e deri sot.
Duhet të pranojmë se kemi pasur shumë ministra që nga themelimi i institucioneve të pasluftës e deri te zonja Nagavci. Konstatim i përgjithshëm gati i të gjithë qytetarëve është se gjendja në arsim vazhdon të jetë e keqe dhe po vjen duke u përkeqsuar. Si ka mundësi që sot kur po mbushen gati 25 vjet apo njëqerek shekulli që nga përfundimi i luftës, kurse arsimi në të gjitha nivelet na ka mbetur aty ku ishte edhe gjatë viteve të okupimit klasik e sidomos gjatë viteve 1990/99.
Përveq ndërtimit të objekteve moderne shkollore, diku diku edhe pa nevojë sepse na kanë ikur nxënësit, ca në botën e jashtme e të tjerë kanë migruar nga fshati në qytet, ku si rezultat i këtij migrimi e emigrimi na kanë mbetur shkollat pa nxënës në fshatra, derisa në qytet kemi mbipopullim dhe mungesë të objekteve shkollore.
Secila qeveri dhe secili minister ka ardhë në këte pozitë duke numëruar shumë premtime e reforma të cilat kurrë nuk u përmbushen. Nuk janë përmbushur premtimet e ministrive të parapavarsisë, por as ato të paspavarsisë. Arsimi vazhdon të zhvillohet me të njejtat mjete të konkretizimit si: dërrasa e zezë ose e gjelbërt, në shumë pak shkolla ajo edhe mund të jetë zëvendsuar me dërrasë të bardhë e markera, shkrumsi karbonik është mjeti tjetër, në disa shkolla mund të ketë edhe numratore, vegla gjeometrike, harta gjeografike, mikroskop, grafoskop edhe ndonjëra prej shkollave të qytetit disponon me kabinete të fizikes, kimisë etj. Po u kthyem disa decenje në kohë të gjitha këto mjete konkretizimi i kishim edhe në vitet e 70-ta kur Kosova ishte Krahinë Autonome.
Pritjet e qytetarëve ishin që kjo qeverisje të ndryshonte politikat e dështuara të krejt ministrive të kaluara, duke punu dhe vepru shumë ma mirë se parardhësit ministra të të gjitha subjekteve politike që kanë udhëhequr me këte ministri, të gjithë pa përjashtim kanë përgjegjësi për rrënimin e katandisjen kaq të madhe që ja kanë ba arsimit dhe shkollës shqipe.
Duhet të kthehemi veq pak kohë (2.5)vite mbrapa për ti përkujtuar premtimet e ministres Nagavci me një Konferencë me gazetarë, fushatë zgjedhore apo prezentim të programit qeverisës kur ministrja kishte dhënë premtime madhore:
Premtimet e zonjës Nagavci ishin:
– Përfshirja sa ma e madhe e fëmijëve në edukim të hershëm nga 2 deri 5 vjeç. (duke pas parasyshë se gjatë këtyre 2.5 viteve sa ka kaluar në pushtet kjo qeveri, nuk kemi as edhe një qerdhe të vetme të re që është ndërtu, kjo len me kuptu se ska përfshirje më të madhe të fëmijëve në edukimin e hershëm. Sigurisht se në këte rast e kemi sektorin privat që ka hapur institucione parashkollore-qerdhe profitabile që mbulojnë këte të metë të ministres).
– Largimi i pagesës së qerdhes për fëmijët që vin nga familjet me të ardhura të vogla. (ky premtim nuk ka ndodh sepse kjo kategori e familjeve nuk kanë mund fare ti regjistrojnë fëmijët e tyre në qedhet publike, duke u nëkuptuar se të njejtit nuk i dërgojnë fare fëmijët e tyre në edukimin e hershëm e as në qerdhet private sepse nuk disponojnë me financa për ta pagu qerdhen private që në shumicën e rasteve kushton rreth 100.00€ në muaj).
– Përmirësimi i kurrikulave në edukim të hershëm. (sipas informative që kemi, nuk ka as edhe një ndryshim të vogël në këte objektiv).
– Ministria premton se në të gjitha nivelet e arsimit do ta bëjnë apo synojnë të bëjnë vlerësimin e performancës. (edhe ky premtim së paku deri në këte fillim vit 2023/24 ka mbetur vetëm si një synim dhe asgjë ma shumë se kaq).
– Synimi i ministres ishte që AKA të anëtarsohet në ENQA. (këtu ka lëvizje pozitive dhe me gjasë AKA është rikthyer në ENQA ku ishte përjashtuar gjatë qeverisjes Haradinaj).
– Ligji për AKA ishte premtimi tjetër. (nuk jam shumë i sigurt a ka kaluar ky ligj në parlament).
– Skema 120×120 ose 150×150 për sigurim të banesave për mësuesit që kanë nevojë se jo të gjithë kanë nevojë për banesa të reja. (premtim 100% dështim, as edhe një mësues nuk ka përfitu nga ky premtim bosh).
– Premtimi për themelimin e tekno-parkut, fakulteti për TI. (premtim se shteti ynë do të vendoset në harten botërore të inovacionit dhe tekonologjisë, jo që ky premtim nuk është realizuar deri sot, por i njejti do të mbetet i parealizuar edhe për shumë vite).
– Premtimi për ndërtimin e 160 qerdheve të reja në gjithë Kosovën. (sipas informative që kemi ndoshta kanë fillu të ndërtohen diku 6 qerdhe, si dhe 4 tjera janë në proqesin e tenderimit, dështimi në këte premtim është galopant).
– Premtimi për shujtën falas për të gjithë nxënsit nga klasa e parë deri në të pesten. (premtimi plotësisht i parealizuar).
– Premtimi për heqjen e tarifës për pagesën e semestrit (premtim i realizuar).
– 1,000 bursa për studentet vajza. (premtim i realizuar, por nuk dihet se a janë përfituese vajzat).
– Krijimi i fondit për hulumtime në univerzitete. (ska institute të tëlla të formuar rishtas, por as fond për financimin e hulumtimve).
Probleme të tjera në arsim paraqiten sin ë vijim:
– Furnizimi me tekste shkollore i vonuar dhe jashtëligjor. (tekstet shkollore sipas ligjit duhet të sigurohen apo blehen me tender public dhe sipas ligjit të prokurimit publik. Të gjithë nxënsit e shkollës fillore prej 1 deri në klasën e 9-të marrin librat falas për secilin vit shkollor. Për shkaqe të panjohura ministria në prag të fillimit të vitit shkollor ka vendosur për një furnizim ndryshe, vendim ky që shkel ligjin i cili është në fuqi dhe askush nuk e ka abroguar të njejtin. Duke parë se prindërit po detyrohen ti blejnë librat për fëmijët e tyre, derisa rimbursimi I parave duhet të ndodh ma vonë, kjo vetvetiu paraqetet si një problem I madh, meqë shumë prej prindërve nuk disponojnë me para të gatshme, nuk kanë xhirollogari në banka, I kanë xhirollogaritë e pezulluara, kanë lëndë përmbarimore nga kreditorët si fatura të ujit, mbeturinave, rrymes, kredi të këqia etj. kjo nëkupton se në momentin e rimbursimit të parave nga ministria, banka automatikisht bartë mjetet-paratë tek kreditori i cili i pari e ka ba kërkesën për përmbarim).
– Digjitalizimi, kopjuterizimi dhe internet në të gjitha shkollat, nuk është ba asgjë në këte drejtim,
– Përmbajtja e teksteve shkollore vazhdon të jetë ajo e vjetra dhe me shumë mangësi,
– Moskrijimi dhe mungesa e kapaciteteve për hartimin e teksteve mësimore,
– Testimi dhe rikualifikimi i mësimdhënsve në të gjitha nivelet e arsimit nuk ka ndodhur,
– Problemte me testet si PISA etj. ku 70% e nxënësve nuk din të lexojnë, por edhe nëse lexojnë ata nuk arrijnë të kuptojnë,
– Mos reformimi i shkollave të mesme ku ende vazhdohet me planprogramet e stërvjetruara, ku nuk kemi bashkpunim me biznesin privat prodhues për të shkolluar profesionist që neser do të jenë në gjendje të punojnë në ndërmarrjet prodhuese që domosdoshmërisht do të vin tek ne.
– Dështimi më i madh i kësaj ministrie është testi kombtarë, ky test ka arritur të publikohet në internet me të gjitha detyrat e zgjidhura dhe kështu nxënësit kanë përfituar nga vjedhja, andaj testi është dashtë të përseritet ose kështu si ka kaluar është i tëri falco dhe farsë.
Krejt në fund duhet të përshendes dy vendime të ministres:
I pari ka të bëjë – Mosprocedimi në Kuvend i anulimit të udhëzimit administrativ për moslejimin e bartjes së simboleve fatare me theks të veçant shamisë në shkollat fillore apo deri në moshen 18 vjeqe,
I dyti vlersim pozitiv ishte – mosprocedimi e kërkesës të disa deputetëve me mendësi patriarkale fetare, duke kërkuar me ngulm që ta fusin si lëndë mësimore mësim besimin (ata e kishin synimin për ta future si lëndë mësimore islamin) në shkollimin fillor prej klasës së parë deri në klasën e nëntë.

Sonja Biserko: Serbia nuk po heq dorë nga krijimi i Serbisë së Madhe

0

Intervistoi: Berianë Mustafa/Radio Kosovë

Serbia nuk ka hequr dorë nga krijimi i Serbisë së Madhe dhe për këtë po i instrumentalizon serbët në rajonin e Ballkanit.

Kështu thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko. Në një intervistë me kolegen Berianë Mustafa, Biserko thotë se Serbia nuk është duke respektuar marrëveshjet e Brukselit dhe se po përdorën serbët në Kosovë për të destabilizuar situatën.

Radio Kosova: Zonja Biserko, ku mendoni se qëndron problem i mos zbatimit të marrëveshjes së Brukselit?

Sonja Biserko: Është problem mjaft i qartësuar deri tani. Së pari Beogradi nuk ka treguar dëshirë dhe gatishmëri që në dialog të hyjë duke e pranuar realitetin, e që është njohja e pavarësisë së Kosovës, sepse siç po e shohim gjatë kohës po sfidohet ky fakt dhe shumë marrëveshje të tjera. P.sh: kemi marrëveshjen  për tabela, ose tërheqja e serbëve nga  të gjitha institucionet, vendosja e barrikadave etj. Pra, të gjitha ato çështje që Kosova është munduar t’i zbatojë nga ato marrëveshje, janë mohuar ashpër duke u kërkuar vazhdimisht shtyrje  dhe gjëra të ngjashme nga ana e Serbisë. Pra, nuk ka vullnet që ai dialog të përfundojë dhe të pranohet ky realitet i ri në rajon. Por këtu përgjegjësinë kryesore e mban Beogradi. Siç po e shohim, Bashkimi Evropian dhe  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas fillimit të luftës në Ukrainë, janë kthyer në rajon me disa prioritete dhe  zgjidhjen e disa çështjeve që lidhen me Kosovën duke e neutralizuar ndikimin e Rusisë në Ballkan. Ata po mundohen që të ndalojnë tensionet e reja, apo disa trendë negativë në rajon të cilët janë nxitur shumë në dhjetë vitet e fundit. Tash po shohim që në këtë drejtim është duke u munduar të bëhet diçka ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përmes dy marrëveshjeve të reja, asaj të Brukselit dhe të Ohrit, por që presidenti serb menjëherë ka deklaruar se ai nuk e ka nënshkruar atë marrëveshje dhe se ajo nuk  është e obligueshme. Është e rëndësishme të theksohet që në Serbi ka ende njerëz nga elita politike që besojnë se luftën në Ukrainë do ta fitojë Rusia dhe kjo do të ndryshojë gjendjen e Serbisë në favor të saj në rajon. Mendoj  që ky është  një  iluzion. Në anën tjetër kemi ambasadorin amerikan në Serbi, Kristofer Hill, i cili ka për qëllim që ta tërheqë Serbinë drejt integrimeve euro-atlantike, por që duket se është e diskutueshme nga ajo që kemi parë deri tani, sepse presidenti Aleksandër Vuçiq, edhe pse i është ngushtuar  rrethi i veprimit, sërish vazhdon t’i manipulojë serbët  përmes disa veprimeve.

Radio Kosova: A ka ndikuar dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në përmirësimin e situatës së serbëve në veri të Kosovës?

Sonja Biserko: Fatkeqësisht serbët lokalë i vuajnë pasojat më së shumti, sepse janë instrumenti i Beogradit që nga 2012, kur është themeluar “Lista Serbe.” Që nga ajo kohë ka qenë e qartë që ajo do të jetë në funksion të Serbisë, duke destabilizuar Kosovën edhe përmes mosmarrëveshjeve në parlament, sepse serbët kanë të drejtën e vetos në disa çështje kryesore. Ata nuk përfaqësojnë interesat e serbëve në Prishtinë dhe kjo, mendoj, se është problemi i tyre, sepse interesi dhe qeverisja e tyre menaxhohet nga Beogradi, i cili në fakt ndjek interesat e tij më shumë se ato të serbëve lokalë, duke bllokuar kështu integrimin e tyre. Ka disa shembuj pozitivë të integrimit të serbëve por që fatkeqësisht mediet tona nuk raportojnë për to, zakonisht raportojnë vetëm për gjëra negative se si Kosova është shtet mafioz apo se si kryeministri Albin Kurti është radikal ose diçka të tillë. Dhe pastaj kthehemi dhe provojmë të flasim për një proces të normalizimit që është larg saj ku mungon krijimi i një lloj atmosfere që do të çonte në normalizim si në rrafshin politik dhe atë jetësor. Pra, në nivelin e komunikimit  jo vetëm të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, por në ndërmjet dy shteteve. Prandaj nuk janë plotësuar kushtet për një dialog që do të mund të quhej i suksesshëm, por që kryesisht po bëhet nën presionin e Bashkimit Evropian, mbi të gjitha të Amerikës, pa praninë e të cilës Mirosllav Lajçak nuk do të bënte asgjë.

Radio Kosova: Zonja Biserko, si i shihni zgjedhjet në veri të Kosovës?

Sonja Biserko:  A e dini si, fillimisht bashkësia ndërkombëtare  i garantoi  Qeverisë së Kosovës se serbët lokalë do të dalin në këto zgjedhje, por ata nuk dolën, ndërkohë ndihej nevoja që të mbushej disi ai boshllëk ligjor, i cili edhe është karakteristikë e veriut të Kosovës, sepse në veri nuk mbizotëron sistemi i drejtësisë, as i Kosovës e as ai i Serbisë, por veriu është vetëm një siç do të thosha, çerdhe e krimit. Natyrisht serbët e vetëdijshëm për këtë dhe në momentin kur janë vendosur kryetarët e komunave, të cilët nuk kanë legjitimitet, sepse serbët nuk kanë dashur të marrin pjesë në to, kanë filluar të ballafaqohen me KFOR-in dhe të gjitha ngjarjet që kanë pasuar më tutje. Pastaj deputetët kanë bërë thirrje që këto zgjedhje të mbahen në vjeshtë apo në fund të vitit. Nuk mendoj që ky proces do të shkojë aq lehtë kurdo që do të mbahen zgjedhjet. Serbët duhet ta kuptojnë që këtë herë duhet të dalin në zgjedhje dhe ta marrin në dorë të ardhmen e tyre në Kosovë. E tëra çfarë po bënë Serbia është në kundërshtim me mbijetesën e serbëve në Kosovës. Ajo bënë vazhdimisht thirrje për distancim  nga shqiptarët, gjë që e ka bërë me serbët në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, tashmë këtë po e bënë edhe në Mal të Zi. Nuk është asgjë e re kjo përpjekje e saj që ta ndalë integrimin e serbëve në ato shoqëri ku janë duke jetuar.

Radio Kosova: A mendoni se është e mundur të ketë një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës duke respektuar interesat e të dy palëve?

Sonja Biserko: Mendoj që në fillim, që në luftërat e ish Jugosllavisë,  vendimet janë marrë në emër të popujve, e jo qytetarëve. Kjo u bë në Bosnje e Hercegovinë. E para kësaj  u bë në Kroaci, e cila përmes disa marrëveshjeve ndërkombëtare, arriti t’i ri-integrojë disa territore të saj, të cilat tashmë ishin braktisur nga serbët, me ndihëm e Beogradit dhe përkrahjen e  Zagrebit. Serbët në  Bosnje dhe Hercegovinë,  Sarajevën nuk e shohin si vend të tyre e që këtë e dëgjojmë çdo ditë nga Millorad Dodik. Prandaj në rastin e Kosovës kjo është një pyetje e madhe sepse ne jemi mësuar me narracione të tilla publike në rajon e që janë mjaft toksike.

Radio Kosova: Pra, me këtë  politikë  të Aleksandër Vuçiqit në Serbi, nuk mendoni që do të këtë zgjidhje, qetësi në Ballkan?

Sonja Biserko: Po nuk ka zgjidhje me elita politike nacionaliste që po e mbajnë pushtetin për të mbrojtur statuset e tyre politike, përmes narracioneve të tillë siç është ajo se populli serb është i shtypur kudo që jeton. Dhe, përmes tezave të tilla është duke vazhduar t’i destabilizojë ato vende, të cilat edhe ashtu nuk janë të konsoliduar për faktin që Serbia edhe ashtu de-facto nuk i ka njohur kufijtë e tyre. Në thelb, Serbia përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe bashkësive serbë në këto vende  ku përmes instrumentalizmit të serbëve lokalë po dërgon mesazhe që nuk e pranon realitetin e ri në rajon. Problemi është në Beograd. Unë nuk po them që këto shtetet për të cilat po flasim nuk kanë i problemet e tyre të brendshme, të cilat edhe mund të jenë burim i tensioneve, por fakti kryesor është që Beogradi nuk po e pranon realitetin e ri të krijuar në rajon. Të njëjtën retorikë e përdorë sot Rusia në luftë me Ukrainën dhe fatkeqësisht bashkësia ndërkombëtare nuk ka mësuar nga luftërat në ish- Jugosllavi, kur bota serbe është  shumë e afërt me botën ruse. Pra nuk është kuptuar se ideja për Serbinë e Madhe nuk është mposhtur, por vetëm është heshtur për një kohë. Dhe e tërë politika zyrtare e Beogradit vazhdon të udhëhiqet mbi këtë çështje. Në uebfaqen e Qeverisë së Serbisë për shembull kemi Strategjinë për Diasporën në Rajon ose Karta për Hapësirën Kulturore Serbe, përmes së cilës ka ambicie që një ditë të shndërrohet në hapësirë politike për serbët e rajonit. Pra, në mënyrë absolute serbëve në rajon nuk u lejohet të jenë të pavarur në vendimet e tyre, ose në vendet ku ata jetojnë.

Radio Kosova: Si  janë duke u trajtuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës?

Sonja Biserko: Kjo është çështje e pakicave, e cila në mënyrë ligjore në Serbi është e rregulluar pak a shumë në përputhje me disa standarde evropiane. Pra janë këshillat kombëtarë, mandati i të cilëve është të merren me çështje të identiteteve nacionale. Megjithatë Serbia nuk ka politikë gjithëpërfshirëse  për integrimin e pakicave, prandaj  korniza ligjore që ekziston më shumë shërben për ndarjen e tyre, p.sh kemi rastet  e shuarjes së adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilët janë çregjistruar nga listat, duke ua mohuar të gjitha të drejtat si qytetarë. Me vite të tëra serbët dhe shqiptarët kanë shkuar në diasporë për të punuar dhe ndërkohë Serbia ka miratuar një ligj që shfuqizon individët që  nuk janë të regjistruar në adresat e paraqitura. Por kjo aplikohet vetëm për shqiptarët. Deri tani nuk kemi pasur asnjë rast të paraqitur për ndonjë serb. Për këtë ne kemi bërë një raport, ku kemi qenë dhe kemi biseduar me përfaqësuesit e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit. Ky raport është diskutuar edhe në BE dhe sa ka ndikuar kjo në ndryshimin e qëndrimit të Serbisë, nuk e di këtë?!

Veteranët e rrejshëm, kategori e lirisë apo e hajnisë?!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
Statuti i veteranëve është një krim në vete. Është bërë me qëllime të poshtra, me bazë mohimin e çlirimit të Kosovës nga NATO-pakti. Dhe, kryehorrat e këti ligji idiotesk, abuziv, hajnor e, mbi të gjitha, kriminal, u dakorduan ta rrisin, artificialisht, numrin e “luftëtarëve” nga 4.500 luftëtarë aktiv dhe 8 mijë periodik dhe emërgjencë, prapavijë, i bënë 52.500 dhe tendenca është për ta arritur shifrën 65.000!?!
Me rritjen artificiale partitë-banda të PAN-it, llogaritën anën materiale, me shitjen masive të “Dëshmisë të Veteranit” dhe krijimin e klientelës elektorale partiake. Dhe, qëllimi rezervë i PAN-it, ka qenë dhe mbetet, që me ndihmën e OVL të UÇK-së, (gjithnjë, të LPK-së, ngaqë veteranët e FARK-ut janë distancuar nga ata, me mosnjohje, sepse që nga krijimi janë në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve), të rrëzojnë qeveritë jo-PAN-iste. Kështu vepruan me kryeministrin karrierist Isa Mustafa, i cili e bëri pjesë të krimit LDK-në, duke aprovuar listën supërkriminale të gjeneralit kontravers, Agim Çeku, dhe të komisionit të tij -njëetnik- LPK-istë, përkatësisht, PAN-istë.
Politizimi i marrëzishëm, për fujtjen e veteranëve në -pagën minimale-, e vuri në provë edhe  LDK-në. Në vend që të pronocohej hapur kundër protestës të marrëzishme të OVL të UÇK-së, repsketivisht, të krerëve të saj, disa kuadro të saj ishin konfuz, për çështjen në fjalë. Krerët e OVL të UÇK-së (të LPK-së), si dhe krerët e të ashtuquajtura “Shoqata të dala nga lufta”, që nga themelimi e deri sot janë dëshmuar si: mbrojtës të kriminelëve ekzekutorë të kundërshtarëve politikë; bashkëpuntorë të Serbisë në protestat e 2004, të organizuara nga Serbia e deri në pranimin dhe dekonspirimin e dosjeve kriminale, kryesisht, vrasjeve të kundërshtarëve politikë, nga eksponentët e partive-banda, PDK-AAK-NISMA, përkatësisht të PAN-it.
Zvarritja e qëllimshme e verifikimit të listave!
“Verifikimin e listave të veteranëve duhet ta bëjë gjykata”,- thonë krerët rrugaçë e shantazhues të OVL të UÇK-së. Këtë e thonë edhe disa juristë të partive-banda. Dhe, këtë e bëjnë qëllimshëm, që klientela elektorale partiake, e garantuar me shitjen e “Dëshmive të Veteranëve” të vazhdojë pa u cënuar. Për disa vite ka vazhduar gjyqi i 4 (katër) veteranëve të rrejshëm, tani vazhdon kundër 40 (dyzetë) veteranëve tjerë të rremë. Dhe, do të vazhdojë me vite e dekada, ndërkohë gjakderdhja financiare vazhdon. Dhe, numri aktual i veteranëve të rrfejshëm ka arritur në 40 mijë, me synimin për ta kapur shifrën 50 mijë. Kryeministri Kurti thotë se është trefishuar numri veteranëve të rrejshëm. Realisht, tani është katër-fishuar dhe tendenca është për t`u pesëfishuar. Krim dhe marrëzi!
Krimet ekonomike përfituese në kohë dhe në emër të luftës, shtetet ligjore i kanë vënë në litar e plumb: Mbretër, perandorë, presidentë, kryeministra, e komandantë me dekorata gjenerali e heroi të popullit, të kombit. Kujtoni Perandorin e Etiopisë, Haile Selasie, mikun e paangazhuar të Titos, të cilin gjykata vendore e vari në shtatorën kushtuar atij. Dëgjoni dhe reflektoni të gjithë, horra, maskerenj, hajna e kriminelë ordinierë, që fshiheni pas luftës së pabërë të UÇK-së së mirëfilltë. Ndoshta, ky popull mjeran, që sot mbushë rrugë e sheshe në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, një ditë do të këndellët, zgjohet dhe mund ta pësoni meritueshëm.
E vërteta për veteranët, të vërtetë apo të rrejshëm, mund të zgjidhet brenda ditës, e shumta, brenda javës, pa gjyqe fare. Fshati dhe lagja i njeh luftëtarët e mirëfilltë. AKI është institucion që zgjdhë problemin e veteranëve, pa zhurmuar fare!
Toleranca e Qeverisë Kurti është zhgënjyese. Vazhdon një hajni e legalizuar, sa e turpshme, aq edhe kriminale. Kryeministri duhet ta shtrojë çështjen veteranëve në Parlament. Të kërkohet ndërprerja e menjëhershme dhe komplete të pensioneve të “Veteranëve”. Rastet akute, të cilat janë në vartësi të trajtimit aktual si veteranë, dhe ata janë pak dhjetra, të trajtohen si raste sociale. Shefi i Institucionit Social të Kosovës, ka deklaruar se nuk ka asnjë rast në nevojë, asnjë familje, që nuk trajtohet nga Institucioni në fjalë, edhe pse nuk është i mjaftueshëm.
Të ndryshohet ligji komplet, duke përjashtuar të gjithë ata që nuk kanë pasur angazhim me armë në luftë, përfshi Mërgatën dhe ata që kanë -mrizuar nën hijen e mimozave dhe pishave-, në Bllokun e Zi të Tiranës. Edhe ata që kanë qenë në gadishmëri të mbrojtjes klasike territoriale, të cilët nuk kanë pasur rastin ta shkrepin asnjë plumb, duhet të kenë vlerësim e shpërblim honororik dhe assesi veteranë të mirëfilltë.
Gjeneral Butka: “Dorëzova listën me186 veteranë, por sot paguhen mbi 3.000!” 
                      
Një numër simbolik luftëtarësh nga Shqipëria, qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës. Janë dy kuadro ushtarakë, të cilët zotërojnë listat emërore të ushtarëve dhe të shëbimit të emërgjencës nga Shqipëria. Ushtaraku Dilaver Goxhaj ka publikuar listën emërore të luftëtarëve prej129 plesëmarrësve. Ai jep detaje nga cilat fshatra shqiptare vijnë, si dhe zonën dhe njësinë ku janë rrjeshtuar për luftë. Ndërsa kolegu i tij, Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, për Shqipërinë, në listimin emëror janë 186 luftëtarë, përfshi edhe shërbimin e emërgjencës.
Ndërsa oficerët e mbijetuar nga Shqipëria, në luftën e Kosovës, thonë se shifrat e regjistrimit fillestar mund të jenë të sakta, por pjesëmarrja në luftën faktike e shtetasëve të Shqipërisë, ka qenë e pakët, simbolike. Pra, hyrje-daljet në Kosovë, qoftë edhe me uniformën e UÇK-së, nuk plotësojnë, as për së afërmi, kushtin e të qenit -Veteran-! Pikërisht, këtu ngatërrohen edhe pakica e veteranëve të vërtetë, me shumësinë e “veteranëve” të rrejshëm.
Gjeneral Butka, si kryetar përkatës, i cili ka përgjegjësinë penale e morale, për të qenë i saktë, jo vetëm që denoncon, me emër e mbiemër, shumëzuesit e numërit të “veteranëve” nga Shqipëria, por edhe ka përcjellur bizneset e hapura me paratë e shitjes  të “Dëshmive të Veteranit”, që nga Kukësi e Tropoja, deri në Tiranë! Dhe, tej kufirit çmimi i -Dëshmisë- ka qenë i lartë, sepse bëhet fjalë për pension të përjetshëm! Ai akuzon, madje me emër, njërin nga kryetarët e OVL të UÇK-së, i cili ishte i babëzitur për para, biznese e dallavere, me disa sivëllezër të tij nga Shqipëria. Rrjedhimisht, kuota e 186 veteranëve të listës komplete të luftëtarëve dhe të emërgjencës, u ngrit në 3.000 dhe vazhdon të rritet!
Partitë-banda të PAN-it, shumëzuan gjeometrikisht shifrën e “veteranëve”!         
Komandantët partiakë, të cilët realizuan përfitimin material, me shitjen masive të “Dëshmisë së Veteranit”, begatuan edhe -klientelën elektorale partiake-. Ata synojnë për ta ruajtur këtë klientelë, pa qarë kokën për abuzimin hajnor të miliona eurove, nga buxheti i lodhur i Kosovës. Për këtë kontribuojnë edhe batakçinjtë militantë partiakë të PAN-it.
Njëri syrësh, shefi i PRONTO-s, thotë se “pak janë 60 mijë veteranë!” Këtë e bënë qëllimshëm, sepse ai e di se në luftën e Kosovës kanë marrë pjesë aktive vetëm 04 % e popullsisë së Kosovës. Luftëtarët snaperistë gjermanë e anglezë, në demantin, kundërshtinë e shifrave hipërbolike, deri në idiotësi, thonë se “po të kishim 60 mijë ushtarë, do ta pushtonim Beogradin!”
Juristi Muhamet Kelmendi, dikur kuadër i LPK-së, tani i AAK-së, verifikimin, respektivisht, spastrimin e listave nga “veteranët” e rrejshëm, e sheh nëpërmjet gjykatave! Një jurist mjaftueshëm i shkolluar dhe bollshëm i informuar, për problemin, tashmë, kancer të Kosovës, shpëndanë, qëllimshëm, mjegullnajë, për ta ruajtur klientelën e partisë së tij. Të presësh zgjidhje nga gjykatat burokratike dhe korruptive të Kosovës, do të thotë ta shtyshë zgjidhjen e problemit, për në “kalendat greke!”
 
Shëmbullojmë: 
Para disa vitesh, kur nga 46.300 veteranë, 33.600 ishin të rremë! Tani nga 53.000 me librezë “veterani”, 40.000 janë të rrejshëm. Dhe, janë në procesin gjyqësor 40 veteranë, të pretenduar të rremë! Llogarisni kur do t`iu vijë radha të penalizohen edhe 39.960 veteranë të rrejshëm. Atëherë, a e ka bërë këtë llogari juristi Kelmendi, apo e anashkalon qëllimshëm, për t`i bërë qejfin partisë së tij, në veçanti, dhe i PAN-it në përgjithësi.
Pyetja-dilemë e shtruar, dhimbshëm e sikletshëm: “Veteranët e rrejshëm, kategori e lirisë apo e hajnisë?!
   
Të gjithë krerët e OVL të UÇK-së dhe të ashtuquajturat “Shoqata të dala nga lufta”, anëtarë aktivë të SHIK-ut kriminal, janë dëshmuar për kriminalitet, gjatë dhe pas luftës. Ata janë kallësit e -Flamurit të Dardanisë- dhe festues të ekzekutimeve të vrasjeve politike. Krerët dhe kryesitë e këtyre shoqatave, të thirrura në emër të luftës, kanë flirtuar me Serbinë, duke i sjellur Kosovës gjëmë të shumta.
Njëra prej tyre janë protestat vandaliste të përgjakshme të mars-prillit 2004, me skenar të Serbisë dhe realizim të partive-banda të PAN-it. Rrjedhimisht, BE-ja dhe ndërkombëtarët shpikën decentralizimin e pushtetit lokal, fshat e komunë, aty ku ka shumicë serbe. Dhe, deri në shpikjen makabre e fatale për Kosovën Asociacionin, respektivisht “Zajednicën!”
Kush më mirë se luftëtarët e mirëfilltë, i njehë dhe i dinë veteranët e vërtetë dhe ata të rremë? Natyrshëm, askush. Atëherë, pse heshtin ata, kur mijëra “veteranë” të rrejshëm kanë blerë “Dëshminë e Veteranit”, nga “komandantët” banditër e zuzarë, hajna zyrtarë?! Të rroftë lufta e berë, kur Atdheun e vjedhë në paqe! Veteranët e vërtetë, brenda ditës, do t`i “zbulonin” e spastronin listat emërore nga “veteranët” e rrejshëm. Sepse, secili syrësh i njeh ata, jo vetëm në nivel fshati, por edhe mëtej në nivel komune.
Dhe, heshtja veteranëve të vërtetë, i bënë ata pjesë të krimit, të hajnisë, rrjedhimisht, i penalizon skajshëm. Dhe, kjo e përligjë në plotni pyetjen: “Veteranët e rrejshëm, kategori e lirisë apo të hajnisë?!” Përfitimi, hajnia në emër të luftës, konsiderohet krim kundër popullit, Atdheut.
Abuzime, mospajtime e paqartësi edhe për statutin e dëshmorëve!
Abuzimet në emër të luftës, vazhdojnë të jenë groteske. Ishin listuar 800 dëshmorë. Tashmë, janë shumëzuar, duke kaluar shifrën 3.000 dëshmorë!? Janë rrafshuar, barazuar viktimat me dëshmorët! Varrezat e destinuara për dëshmorët e komunës të Istogut, në dalje të Vrellës, të ndërtuara kur Idriz Blakaj ishte drejtor i Institucionit për Monumentet Përkujtimore, prej vitesh kanë mbetur varre-boshe, pa i vendosur trupat-eshtra në varret e dëshmorëve, sepse kontestohen 13 persona të vrarë si luftëtarë apo viktima civile?
Edhe ngritja e obeliskut, me emrat e dëshmorëve, në qendër të qytetit në Istog, është politizuar. Në ditën e përurimit, grafitët fyese kishin pushtuar hapësirën para pllakës përkujtimore. Në njërën nga ato, padrejtësisht, akuzohej kryetari i komunës, edhe pse nuk kishte asnjë përgjegjësi për listat emërore!
Edhe disa nga fjalimet publike, ishin irrituese. Reagimi i ish të burgosurit politik, Januz Januzaj, ishte i duhuri: “Të paktën, sot duhej të ishim të dinjitetshëm, në përkujtimin e luftëtarëve të flijuar për lirinë e Kosovës”,- qortoi veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, Januzaj.
Për të gjitha këto pisllëqe, fajtore janë OVL e UÇK-së dhe disa biçim shoqatash, kinse, “të dala nga lufta”, madje pa hyrë në luftë fare!
Organet e drejtësisë ta adresojnë fajësinë ke ish-pushtetarët, për katërfishimin e numrit të veteranëve! 
                   
Vazhdimi i mëtejmë i pagesës paushalle, të shumë mijëra “veteranëve” të rremë, është abuzimi dhe krimi më i madh zyrtar. Sipas një llogarie të bërë nga gazetari hulumtues, Faton Mehmetaj, rezulton se: “Vetëm për 6 muajt e parë të çdo viti, veteranët kanë shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit!” Dhe, kjo është përgjegjësi e qeverisë aktuale. Ndërprerja e menjëhershme të komplet pagesave të veteranëve, është e domosdoshme, duke i dhënë fund shpërdorimit të miliona eurove.
Prokuroria dhe gjykata, më parë se të merren me 4 veteranë, të pretenduar si të rremë, vite më parë dhe 40 “veteranët” e penalizuar më vonë, papërfunduar asnjë proces gjyqësor, deri tani, duhet të akuzojë, penalizojë, arrestojë e dënojë protagonistët e kësaj ploje, gjakderdhje financiare.
Ligji për statutin e veteranëve, është bazë e gjithë kësaj marrëzie, që ka dëmtuar dhe vazhdon ta dëmtojë buxhetin e Kosovës. Mbi të gjitha, është ligj i menduar dhe i zbatuar, poshtërsisht e kriminalisht, gjithnjë me qëllime përfituese personale e grupore, dhe vetëdijshëm, për zhvatjen e buxhetit të Kosovës, pasurimin e disa komandatëve e partiakëve dhe krijimin e klientelës elektorale partiake.
Prokuroria dhe gjykata, pas aktit të parë të ndërprerjes të pensioneve aktuale për “veteranët”, duhet të kërkojë llogari nga:
  1. Hartuesit e ligjit abuziv, hajnor e kriminal për statutin e -Veteranit-, sepse veteran është vetëm luftëtari, i dëshmuar në fushë-betejë; dhe assesi kontribuesit mërgimtarë, pa prezencën fizike në luftime; as mriztarët nën hijen mimozave dhe pishave në Tiranë, qofshin ata edhe SHTAB-istë; as të angazhuarit në gadishmërinë në mbrojtjen territoriale, të cilët nuk janë provuar në betejat ballore, faktike; as konakxhinjtë, ushqyesit e luftëtarëve, magarxhinjtë e kualxhinjtë, bartës të armëve, të cilët janë paguar shumëfish. Për të gjitha këto kategori, ka shpërblime honororike, nderuese dhe kurrë materiale. Sepse, mbrojtja e Atdheut është detyrë obliguese dhe morale e çdo shtetasi, që nuk është e kontraktuar me shpërblim material dhe as titullor, siç është emërtesa hyjnore -Veteran i UÇK-së-. E kundërta është për mercenarët.
  2. Komandantët që lëshuan “Dëshminë e Veteranit”, lokal e zonal;
  3. Komisionin për verifikimin e listave emërore të veteranëve, i përbërë vetëm nga PAN-i;
  4. Hashim Thaçin, i cili aprovoi ligjin dhe pagesat;
  5. Agim Çekun, për mercenarizimin e popullit, “kushdo që i ka dhënë një gotë ujë ushtarit, është veteran”;
  6. Isa Mustafën, për fillimin e pagesës të “veteranëve”, pa i verifikuar listat emërore të veteranëve;
  7. Ramush Haradinaj, i cili, me komandantët e tij, e kërcënoi prokurorin me integritet, Elez Blakaj. Dhe, kjo është arsyeja, faktike, imponuese e lënies të postit të kryeministrit. Dhe, i ktheu, serishmi, në listën e pagesës 19.500 “veteranët” të rremë, të hequr nga lista nga prokurori Blakaj!? Qëllimi i lexueshëm: Mbrojtja e “komandantëve” përfitues nga shitja e “Dëshmisë të Veteranit” dhe begatimi i klientelës elektorale partiake;
8) Albin Kurtit, për tolerancën e skajshme, të abuzimit, hajnisë legale të buxhetit të shtetit, me pagesën e mijëra “veteranëve” të rrejshëm. Ai duhet të ngulmojë që Parlamenti i Kosovës të ndërpresë komplet pagesat, deri në pastrimin nga lista të veteranëve të rrejshëm.
Tashmë, Kurti, i cili erdhi në pushtet me premtimin e madh për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, respektivisht, të hajnisë zyrtare, nuk i realizoi në masën e duhur, sepse sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i kapur nga kuadrot e Hashim Thaçit dhe të Ramush Haradinaj, me bandat e tyre.
Por, çështjen e statutit të veteranëve dhe kërkesën për zhbërjen e tij, e shoqëruar me ndërprerjen komplete të pagesave, të veteranëve, duhej ta shtronte në seancën e parë të konstituimit të Ligjeslaturës kuvendore, me votimin kryeministër  Kurtin. Mosbërja e këtij akti, për afro dy vjetë qeverisje, gjithësesi, e penalizon Albin Kurtin, si kryeministër, sepse gjakderdhja financiare shumë-milionshe zyrtare, vazhdon shpengueshëm!
Vazhdimi i marrjës me 40.000 “veteranët” e rrejshëm, me tendencën për t`u bërë 50.000, nga Prokuroria dhe Gjykata vendore, do të ishte bjerrje kohe, pa kurrë zgjidhje. Është koha të merren me ish-shtetarët, pushtetarët dhe zyrtarët e tyre, të angazhuar me çështjen e veteranëve. Dhe, të cituarit në renditjen nga numri 1 deri në 8, me pak përjashtime, janë milionerë dhe shumica edhe multi-milionerë. Andaj, përveç penalizimit ligjor, duhet edhe ta dëmshpërblejnë shtetin e Kosovës, duke inkasuar në buxhetin shtetëror, shumat milionshe të shpenzuara për “veteranët” e rrejshëm.
Ligji duhet t`i obligojë t`i kthejnë pensionet e pamerituara edhe “veteranët” zhvatës, të cilët janë të pasur. Kur verifikimi i veteranëve të mirëfilltë, të jetë bërë, ata do të kompensohen me pensionet edhe për kohën e pagesës së ndërprerë. Për rastet akute, që janë në vartësi të kuotës aktuale prej 170 euro, Institucioni social i Kosovës duhet ta marrë përsipër financimin e nevojshëm.
Pas zgjidhjes përfundimtare të statutit të veteranit, pensioni duhet të ngitet në kuotën e dinjitetshme dhe të mos këtë asnjë lidhje me -pagën minimale-. Ligji dhe vullneti i mirë i pushtetit qeverisës, i zgjidhë të gjitha problemet e qytetarëve, në veçanti, të atyre -të kategorisë të lirisë-, siç janë luftëtarët veteranë të vërtetë të Atdheut-Kosovë.

Papa Françesku në Mongoli, pritet nga Motrat e Shën Nënë Terezës

0

Dëshmia e një murgeshe — Salvia Mary Vandanakara — Misionarët e Bamirësisë së Shën Terezës me Papa Françeskun, në Ulaanbaatar, Mongoli.

Nga Frank Shkreli

Papa Françesku arrijti të premtën në Mongoli, vizita e parë në historinë e papëve të Romës në atë shtete të Azisë, një vend ky pa dalje në det që, gjeografikisht, shtrihet midis dy fqinjëve të mëdhej, Kinës dhe Rusisë – dy shtete këto me të cilat Vatikani ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të acaruara.

Papa Françesku u shpreh se po viziton Mongolinë – një shtet me një popullsi prej 3.5 milionë banorësh – për të inkurajuar komunitetin e vogël katolik në atë vend, prej jo më shumë se 1500 anëtarë të Kishës Katolike në Mongoli.

Duke folur me gazetarët për vizitën e tij në Mongoli, Papa Françesku u shpreh se është i kënaqur të vizitonte një vend si Mongolinë – ndonëse me një popullsi të vogël, por një popull me një kulturë të madhe, për të cilën “nevojiten ndjenjat që të kuptohet.”  Mongolia kuptohet, shtoi ai, vetëm me ndjenjat tona.

Sipas itinerarit të vizitës në Mongoli, Papa Françesku do takohet me udhëheqsit më të lartë mongolezë, përfshirë Presidentin dhe Kryeministrin e vendit dhe do të mbajë një fjalim para elitës qeveritare dhe kulturore të Mongolisë, para se të takohet me ipeshkvijt, priftërinjtë dhe murgeshat  të cilët kujdesën për komunitetin e vogël katolik mongolez prej nja 1500-antarësh – në një popullsi prej 3.5 milonë banorë që ka Mongolia.

Kisha Katolike mongoleze ka një histori të re, jo më shumë se 25-vjet të themelimit të saj, pas shembjes së komunizmit në atë vend, dhe pasi liria e fesë u sanksionua në kushtetutën e re post-komuniste.  Me shembjen e komunizmit në atë vend, Mongolia dhe Vatikani kanë vendosur marrëdhënie diplomatike midis tyre dhe disa grupe misionarësh katolikë, përfshirë edhe – kush tjetër, por edhe Motrat e Shën Nenë Terezës, e kanë mbajtur gjallë këtë komunitet të vogël katolik në Mongolinë e largët.  Atje, motrat e Nënë Terezës, kujdesen për të moshuarit me aftësi të kufizuara, të pa strehët dhe persona të përjashtuar nga familjet e tyre dhe nga shoqëria.  Njoftohet se gjatë vizitës në kryqytetin Ulaanbaatar të Mongolisë, Papa Françesku do të inaugurojë një qëndër të re të drejtuar nga misionarët, për tu kujdesur për më të varfërit e Mongolisë.

Kujdesi për fëmijët me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, ndihma për të sëmurët dhe të moshuarit e braktisur nga familjet e tyre, kujdesi për të pastrehët, për ata që nuk kanë ushqim për të ngrënë dhe ndihma për familjet e varfra dhe të flakura në mes të katër rrugëve. Këto janë veprat, në shërbim të Ungjillit dhe të popullit mongol — sipas një lajmi nga Radio Vatikani — që kryejnë çdo ditë Misionarët e Bamirësisë së Shën Terezës, në Mongoli. Motra e kjëtij urdhëri, Salvia Mary Vandanakara, u shpreh mëtej se, “Nëpërmjet këtyre veprave bamirësie – përpiqemi t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë sesa të çmuar janë para syve të Zotit, me dëshirën e thellë për t’u rikthyer dinjitetin dhe vlerën e tyre njerëzore”. Motra Salvia Mary, përfaqësuese e Urdhërit të Shën Nenë Terezës, citohet nga Radio Vatikani të ketë thenë se ajo kishte mbërritur në Mongoli në vitin 1998, atëherë, “kur Kisha sapo kishte filluar të lëshonte rrënjë” në atë vend. “Duke iu kushtuar shërbimit ndaj të më të varfërve ndër të varfër, ne ndjemë se duhej të jetonim mes tyre dhe të provonim disa nga vështirësitë me të cilat përballeshin ata, si mungesa e ujit dhe e nevojave të tjera elementare”.

Jehona në median ndërkombëtare të takimit të Papa Françeskut me motrat e Urdhërit të Nënë Terezës gjatë vizitës së tij në Ulaanbaattar, Mongoli, përkon me organizimin në trojet shqiptare të Akademisë Solemne – “Manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes” – që po shënon Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, në bashkpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) Shkup dhe drejtorin e saj, Skender Asani – manifestim ky që do të zgjasë deri më 5 shtator, në ditëfestën liturgjike të sajë.  Në këtë manifestim morën pjesë udhëheqsit më të lartë të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani, pasi faleminderoi drejtorin Asani për këtë aksion domethënës, tha se Nënë Tereza mbetet hallka më e fortë  që mund të bëjë integrimin e brendshëm shpirtëror e kulturor të shqiptarëve. Ajo tha se si përfaqësues i udhëheqësve shtetërorë, është gjithmonë e gatshme për të mbështetur dhe për të kontribuar në nderimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së figurave të ndritura si ajo e Nënë Terezës. Sipas saj, dashuria për njëri tjetrin ishte mesazhi më i rëndësishëm i Nënës Terezë.

“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve t’a kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve, ndër të varfërit”, ka thenë me këtë rast, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Manifestimi kulturor-shkencor, “Drita e Gonxhes”, udhëtoi këto ditë për në Prishtinë. Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, me këtë rast, ka takuar Presidenten e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, me të cilën mbollën një bredh, me origjinë nga farat e bredhit të shkatërruar të Nënës Terezë në Shkup. “Bredhi dedikuar Nënë Terezes simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim”, ka thenë Skender Asani.

“26 gushti i sivjem na bashkoi sot në qendër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza”, pranë shtatores së Nënë Terezes, për të hapur manifestimin kulturor dhe shkencor “Drita e Gonxhes”.  Personi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre.” (Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, 26, Gusht, 2023

“Nga Ipeshkvia e Prishtinës, kemi nderin të bashkëpunojmë me Presidencën për njohjen, parqitjen dhe transmetimin e shpirtit të paqes të Shën Terezës, për të cilin bota ka kaq shumë nevojë. Dashuria e saj për vendlindjen, shqiptarët dhe mbarë botën është model jete për mbarë njerëzimin i cili duhet mbajtur mend jovetëm për disa ditë, por çdo ditë të vitit”, tha Dom Lush Gjergji i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë.

“Personi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre”. Kryeministri Albin Kurti, Pprishtinë, 26, Gusht, 2023

Degradimi etik i politikës së Kosovës

0

Shkruan: Prend Ndoja, SHBA 

Lufta na bashkoi dhe së bashku me miqtë tanë e fituam lirinë, ndërsa me karakterin tonë e humbëm paqen…! E çliruam Kosovën nga robëria dhe i dhamë krahë ta lirojmë Shqipërinë nga mjegullirat e mbetura të komunizmit. Përmes aleancës së krijuar me miqtë tanë për çlirimin e Kosovës gjatë viteve 90-ta, i dhamë mundësi Shqipërisë të krijojë aleanca më vendet vendimmarrëse, në të mirë të kombit tonë. Nga brenda dhe jashtë atdheut, me flijime sakrifica dhe përkushtim janë arritjet që ne sot i shijojme, ndonëse nganjëherë nga dëshira për t`i realizuar të gjitha qëllimet tona që na takojnë, ato të arritura na duken fare të vogla, por në realitet, pa marrë parasysh ngecjet, janë arritjet më të mëdha në historinë tonë kombëtare. Me çlirimin e Kosovës, edhe Shqipërisë iu hapën horizonte të reja të zhvillimit ekonomik e politik dhe në të gjitha aspektet tjera, e në veçanti, në fushën e turizmit dhe infrastrukturës. Thonë: Miku i mirë në ditë të vështirë, ndërsa vëllai i mirë është gjysma tjetër e njeriut, është pjesa tjetër e jetës së njeriut, ku hidhërimet dhe gëzimet i kanë të përbashkëta. Fati i kombit tonë është i përbashkët, si një trup që nuk mund të ndihet i qetë, nëse një gjymtyrë vuan nga ndonjë sëmundje, pra nuk kemi shpëtim dhe as qetësi kombëtare pa unitet kombëtar. Me unitetin kombëtar dhe njohjen dhe respektin e vetvetes, dyert e Europës do t´ia hapim vetes sonë, së pari në shtëpinë tonë, aty ku është ardhmëria. 

Kosova është dashur dhe duhet ta deklarojë veten e saj në mënyrë më të denjë, në veçanti politikisht, me programet e saj politike të koordinuara thellë me Shqipërinë, si dy shtete me një 

trup të vetëm. Shqipëria sot, me gjithë ngecjet e saj, është shtet me prespektiva dhe arritjet më të shpejta ndër shtetet ballkanike; ka një vizion dhe strategji parimore; ka një shtrirje prespektivash që prin shumë para Kosovës dhe shumë vendeve tjera europiane, andaj Kosova duhet patjetër ta konsiderojë dhe respektojë bashkëpunimin njëzëri me Shqipërinë. Mendimet stoike të ideologjive që e mbyllin vendin në kornizë, sjellin vetëm fatkeqësi, e, shkas i këtyre mendimeve dhe atyre të pakontrolluara, siç dihet, edhe në të kaluarën, populli brenda dhe jashtë kufirit është i shqetësuar me ngërqin apo situatën kaotike të krijuar brenda vetes sonë, e në veçanti në pjesën veriore të vendit, në Mitrovicë. Gjitmonë Kosova duhet ta mbajë në qendër të vëmendjes faktin se jemi në varësinë Europës dhe Amerikës dhe se këto dy vende nuk e pëlqejnë lulëzimin e një shteti europian, nëse frymon jashtë Europës dhe Amerikës. Koha kërkon lidhshmëri më botën e përparuar, unitetin kombtar që t´i bëjmë ballë presionit dhe qëllimkëqinjve që, ashtu si gjithmonë, pretendojnë ta shqyejnë ndonjë copë nga trupi ynë. S’është koha, as nuk ka qenë kurrë për sharje e fyrje në mes njëri- tjetrit, mes partive apo ideologjive. Zërat që luftojnë kundër njëri-tjetrit, përpos që tingëllojnë të neveritshëm, përmbajnë edhe efekte negative, duke e sulmuar njëri-tjetrin, informacionet dhe synimet tona ia dhurojmë falas Serbisë e cila i merr ato të gatshme. Zërat që kërkojnë unifikimin kombëtar janë në të mirë të kombit. Në sferën politike nuk duhet të ketë rast që “nxënësi” i dobët prapë ta përsërisë klasën, por ai duhet të largohet nga skena politike, andaj reformimet e shpeshta janë nevojë e prespektivave, mos të rrënjosen të njëjtat figura që kurrë nuk guxon t´i mposhtë tehu i mprehtë i intelegjencies kohore të brezave të rinj. Ndërkaq, diaspora që para lufte e shkriu çdo gjë për atdheun, me ngritjet  profesionale të fituar në vendet e përparuara, duhet të inkuadrohet thellë në politikën vendore, sepse ata kanë vizion për hapjen e dritareve të reja dhe prespektivave moderne  për vendin. Pas luftës nga mungesa e përgjegjësisë shtetërore, ata edhe sot e mbajnë gjallë pjesën më të madhe të ekonomisë së vendit tonë. Ata nuk duhet të shikohen vetëm si furnizuese ekonomik, por duhet të jenë në brendi të zhvillimeve ekonomike dhe politike të vendit, sepse vendi ka nevojë për frymëzime të reja që vijnë jashtë kornizës së vendit. Në vendin tonë, përpos “zhurmës”, shumë rrallë dëgjohet për zhvillimin ekonomik dhe prespektivat e vendit, ndërsa çdo ditë dëgjojmë trofe fyerjesh, sharjesh, akuza ndër më të ulëtat për njëri-tjetrin, deri edhe me atë “tradhtarë”, e, kush, për kë? Vëllai për vëllain. Në traditën tonë janë të njohura disa veçori që dalloinë nga popujt tjerë, Me një peshë të veçantë, që vështirë të kalohet, ka qenë prekja në nderin e familjes. Por një më e rëndë se ato është me peshë sa guri i bjeshkës ta quash dikë tradhtar. Te nderi i shqiptarit kjo ka qenë më e rëndë se sa vdekja, edhe pse historikisht kemi pasur “vdekje” të tilla shumë shpesh gjatë rrjedhave historike. Sot japin dhe marrin “tradhti” çdo ditë, si të ishte fjalë përshëndetëse, Por, tradhtia, edhe sot peshën e ka të njëjtë – më të rëndë se vdekja. Nga pamja dhe niveli i komunikimit në “elitën” politike, dallon qartë që ka rënë poshtë nderi dhe karakteri i njeriut të sotëm në skenen politike, andaj nga niveli i ulët i karakterit njerëzor në atë fushë nuk pritet që të shkëlqejnë sukseset. Ta dallojmë ideologjinë, mendimin ndryshe nga tradhtia, ndërsa tradhtarin ta zhveshim haptas me argumente dhe fakte, e jo me dyshime apo fjalë boshe!   

– Këta nuk mund t´i quajmë tradhtarë: 

1)Tradhtarë nuk janë ata që kanë ideologji dhe parime ndryshe nga të tjerët, pasiqë askush nuk di mjaft e që mos të ketë nevojë për ndonjë ide tjetër. 

2)Tradhtarë nuk janë ata që e japin një mendim, pa marrë parasysh se sa prapanik apo absurd është, sepse ata nuk e dinë atë që duhet ditur, apo atë që duhet për ta thënë. 

3)Tradhtarë nuk janë ata që japin mendime të gabuara ndaj ndonjë religjioni apo ndonjë partie politike tjetër, sepse ata, atë e dinë për të vërtetë. 

4)Trdhtarë nuk janë ata që nuk e vënë çështjen kombëtare në radhë të parë, sepse mund të ndodhë se ende nuk e kanë arritur ta kuptojnë mirë vlerën e kombit. 

5)Tradhtarë nuk janë ata të cilët shajnë dhe fyejnë të tjerët pandalur, gjer në një masë. Ata nga paaftësia e tyre i derdhin ndjenjat dhe mendimet e tyre të mykura. 

6)Tradhtarë nuk janë ata që bashkëbisedojnë haptas me armiqtë apo ish- pushtuesit tanë, komunikimet janë akti i parë njerzëor qe mund të hapin gjithmonë dritare të reja. 

7)Tradhtarë nuk janë ata që nuk pajtohen me asgjë, nëse ka të tillë, atyre u mungon drita brenda trupit të tyre, ata vuajnë ngase nuk i dallojnë ngjyrat, e, në veçanti u mungon ngjyra e bardhë. 

8)Tradhtarë nuk janë ata që, për t´u pasuaruar, shkelin moralin dhe etikën e punës. Ata gjithmonë në mendje dhe zemër mbesin të varfër dhe të paplotësuar. 

9)Tradhtarë nuk janë ata që harrojnë dorën ndihmëtare që i ka ngritur, apo i ka ndihmuar në ditët më të vështira, atyre vështirësitë do t´u përsëriten prapë. 

10)Tradhtarë nuk janë ata që e respektojnë kulturën dhe doket e çdo kombi tjetër, edhe të armikut, gjersa ato nuk e damkosin kulturën tonë. Respekti është kulturë që i paraprin paqes ndër popuj. 

-Këta mund t´i quajmë tradhtarë apo të dyshar për tradhti: 

1)Tradhtar është ai që bashkëpunon me ish-okupatorët e kombit tonë, në dëm të kauzës kombëtare. 

2)Tradhtar është çdonjëri prej udhëheqësve politik që, për ndonjë interes personal, apo çfarëdolloi tjetër, me vetëdije i dëmton parimet e kombit. 

3)Tradhtar është ai që për ndonjë çmim, për ndonjë bindje, besim, me vetëdije e përbalt imazhin e kombit. 

4)Tradhtar është ai që për bindje fetare, me vetëdije shkel mbi vëllain e tij nga kombi dhe pretendon që atë ta zëvendësojë me ndonjë tjetër “vëlla” të ndonjë kombi tjetër. 

5)Tradhtar është ai që qëllimisht bën përçarje në mes kombit, pa marrë parasysh ngjyrat e tyre. 

6)Tradhtar është ai që e shkel kulturën e tij dhe mbi atë pretendon të mbjellë doke dhe zakone të huaja. 

7)Tradhtar është ai që nuk i respekton heronjtë kombëtarë, flamurin dhe lirinë. 

8)Tradhtar është ai që për ndonjë qëllim të caktuar, apo ndonjë çmim, pretendon që ta ndryshojë të vërtetën e historisë kombëtare. 

9)Tradhtar është ai që bën takime të fshehta me armikun, pa marrë parasysh arsyen, mbetet dyshim tradhtie. 

10)Tradhtar është ai që e kërkon ndihmën e armikut, për ta mposhtur vëllain e tij nga kombi. 

-Njerëzit pa skelet, me shumë fytyra (butakët): 

1)Gënjeshtarët janë çerdhja e të gjitha ligësive, Të gënjeshtari, edhe e vërteta rri strukur. 

2)Njerëzit që rrinë indifirentë ndaj kombit, ndaj qenies së tij, shohin, dinë dhe nuk reagojnë. 

3)Njerëzit që, për të depërtuar me lehtë, tjetërsohen apo për dëshirën e ndonjë “bosi” i ikin realitetit dhe e flasin ndryshe, servilohen. 

4)Njerëzit që nuk e vlerësojnë dhe respektoinë shoqërinë dhe të mirat e saj, shprehjet e tyre edhe ndonëse jo më ndonjë qëllim të caktuar, sjellin nxitje kaosi të kotë, zhurmagjinj. 

5)Njerëzit që i shikojnë nga “lart” të afërmit dhe shoqërinë e tyre dhe duke i përçmuar të tjerët mendojnë ta ngrisin veten e tyre, qeshen në prezencë dhe të përbaltin pas shpine. 

5)Njerëzit që pasurohen me djersën e të varfërve, pa e shpërblyer atë djersë aq sa e ka meritën dhe duke respektuar të varfrin, ashtu si çdo njeri tjetër. 

6)Njerëzit që ankohen për çdo gjë dhe nuk bëjnë asgjë dhe mbeten gjithmonë asgjë, ata kanë ekzistuar, por kurrë nuk kanë jetuar. 

7)Njerëzit që nuk dëgjojnë, nuk e dinë që nuk dinë dhe ligjërojnë për diturinë dhe e nxënë vendin e të diturit, pamaturia e tyre krijon çdo lloj rrjeti të rrezikshëm. 

8)Njerëzit që informacionet e gabuara apo demagogjike i vënë në praktikë dhe për interesa të tyre politike i shpërndajnë të parët. 

9)Njerëzit që nuk dinë ta dalloinë vlerën e njeriun nga njeriu dhe i shërbejnë me të njëjtën monedhë të gjithëve, ata më së shumti shkojnë si delja pas turmës. 

10)Njerëzit që nuk dinë çka i takon njeriut dhe dalin jashtë kornizës dhe ligjeve natyrore të njeriut dhe kultivon fuqi negative në rrethin ku jetojnë.   

Njerëz të thjeshtë të jetës normale me saktësinë e sensit njeri: 

1) Duke e njohur vlerën e tij, i vlerëson dhe respekton edhe të tjerët dhe asgjë tjeter nuk vlerëson më shumë se njeriun dhe parimet njerëzore. 

2) Ata që nuk vrapojnë për të nxënë miq, por i fitojnë ngadalë dhe jetojnë gjatë duke e shijuar jetën me ta. 

3) Ata që nuk flasin shumë për besën, moralin, karakterin, diturinë, besimin, patriotizmin, por ato i ruajnë të shkruara në brendi të gjoksit të tyre. 

4) Ata që jetën e kanë ndërtuar në bazë të së vërtetës, nuk lëndojnë kurrë dhe e njohin mirë arsyen e jetës. 

5) Ata që kur fitojnë tituj, pasuri, prapë mbesin të njëjtit njerëz të mirë, ngase e kuptojnë se ta fitosh pasurinë, nuk do të thotë që e ke fituar edhe diturinë. 

6) Ata që e njohin veten dhe i dëgjojnë të tjerët me dashuri, flasin pak, sepse asnjëherë nuk duhet thënë të gjitha. 

7) Ata që dinë t´i hapin udhë të mbara jetës me dritën e mendjes dhe nuk e presin fatin, por fatin e sjellin vetë në jetën e tyre. 

8) Ata që më në fund e kuptojnë se çdo gjë është kalimtare dhe pasuria shpirtërore dhe dashuria ndërnjerëzore është boshti i të jetuatit bukur. 

9) Ata që bashkëbiseduesit ia kuptojnë edhe “plagët” e padukshme të tij, edhe nëse nuk mund t´ndihmojë, të paktën nuk ia lëndojnë plagët, në veçanti mërgimtarëve që vijnë në atdhe. 

10 Ata që në errësirë e vënë mendjen të udhtoinë, e jo syrin, sepse në mendje u peshojnë hapat e tyre. 

Erë Malsie e kësaj Shqypnie

0
Mentor Thaqi
***
ERË MALSIE E KËSAJ SHQYPNIE
____
Poezi
____
Ev Shqypnia jème,
ev Fisnikja e Dhèut,
ti që edhe ofshamën n´kângë lahute e kthen
e nuk e lèn me t´dalë e përvajshme
n´jetë smajlgeghysençe e kalitun
sa mirë ia vnove gjyksin ernave t´egra n´mote t´serta
që herë iu thojshin meçavë
e herë iu thojshin koshavë
*
Prej Gurit t´Shpuem e deri n´Beranë
e ngjoh unë truallin tèm, bërxhik për bërxhik,
pllâmë e tokë djepash,
pllâmë e vârre atdhetarësh,
pllâmë e lavdi n´kjènësi
*
“I kuq prej gjaku kjè edhe sokaku, babo,
anèj kah Sanxhaku, pasha mue”,
burra me shalla e plisa,
gjyksat shkâm mali e shtatet lisa,
t´drejtë si martina e t´sertë si celina,
t´rreshkun nëpër luftna që nuk i zbehu bryma
*
Ev tunjat´të jeta Malsi e Rapshit,
n´Ballatë e n´Dacaj ka i´ kupë kumshtë,
n´Husaj, n´Selcë e dèj n´Vuthaj
ka i´ pshere djath e ka i kupë raki kummllash vjeshtore
t´rritne e t´pjekne n´kto troje arbnore
n´kremten e “Tri ditë Shqypni”
*
Sanxhaku jèm shqypton n´shkollë,
Nuni i M´sojtores i miri Sadik Daci,
n´ngrykmarrje kombëtare me Spiro Rexhen,
vulosjen dhuratë me uratë prej Demë Ali Pozharit,
“Mos m´daltë shpirti pa e pa Shqypni në nji”,
Rozhaja e uzdaja n´fllad shpirti
*
Burrat e fistë ecin n´kâmë t´veta,
kollitjen e bâjnë fuqishëm,
le t´dridhet mali e le t´kfjellet djali
se k´to troje t´gurta vetë Zoti na i fali
*
Tunjat´të jeta o Arif Husi,
nji pishë drite bab´s Caf Sokoli,
zotnimi juej aty, âsht edhe para Zeusi,
kjènësia juej âsht vetë protokoli,
burgjeve me dekada e lamë postajen
me babë e gjysh tue shkundë mortajen
___
Mentor Thaqi
24 Fror 2023
(drejtpërdrejt)

Në vend të përgënjeshtrimit!

0

Florim Zeqa 

Në 24 vjetorin e themelimit liderët shtetërorë dhe ata partiakë e uruan në mënyrën e tyre Policinë e Kosovës. Për dallim nga liderët partiakë që ishin më afër realitetit, liderët institucional (shtetërorë) u ekzagjeruan në urimet e tyre duke devijuar nga kompetencat dhe obligimet kushtetuese të gardianëve të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Katër urime, dy të vërteta e dy imagjinare

Qëllimisht i përzgjedha katër urime, dy nga ana e pushtetarëve dhe dy nga ana e opozitarëve për të ballafaquar të vërtetën me gënjeshtrën, realen me imagjinaren. Por ja që imagjinata nuk ekziston në kohë reale dhe se nuk ekzistojnë dy të vërteta, por vetëm një.

Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “motoja e këtij përvjetori “24 vite në shërbim dhe në mbrojtje” e përfaqëson më së miri Policinë e Kosovës. Që nga gjenerata e parë policore kur filloi trajnimin me 6 shtator 1999, Policia jonë shërbeu për të gjithë qytetarët tanë duke mbrojtur jetën dhe pronën e tyre e duke ruajtur sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani

Urime për Policinë e Kosovës ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani. Sipas saj, “Policia e Kosovës është shndërruar në simbol të përkushtimit, guximit dhe profesionalizmit të palëkundur për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim. Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

E kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur “mirënjohje dhe nderim për secilin zyrtar policor. 24 vite më parë, u themelua Shërbimi Policor i Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tone”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë, “Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit dhe ky institucion konsiderohet model edhe për vendet e rajonit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ja çka thotë Neni 128 i Kushtetutës për Policinë e Kosovës

1. Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

2. Policia e Republikës së Kosovës është profesioniste dhe pasqyron shumëllojshmërinë etnike të popullit të Republikës së Kosovës.

3. Kryeministri emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës me

rekomandimin e Qeverisë dhe në pajtim me ligjin. Organizimi i brendshëm i Policisë së

Kosovës, rregullohet me ligj.

4. Policia e Republikës së Kosovës ka zinxhir të unifikuar komandues në tërë Republikën e

Kosovës, me stacione policore të cilat korrespondojnë me kufijtë komunalë. Policia e

Kosovës lehtëson bashkëpunimin me autoritetet komunale dhe udhëheqësit e bashkësive

përmes themelimit të Këshillave Lokale, sikur është rregulluar me ligj. Përbërja etnike e

policisë brenda një komune duhet të pasqyron, deri në shkallën më lartë të mundshme,

përbërjen etnike të popullsisë brenda komunës përkatëse.

5. Policia e Republikës së Kosovës mban përgjegjësinë për kontrollin e kufirit në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.

Në pamundësi të shtrirjes së FSK-së në veri, liderët shtetërorë, përkatësisht kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, kompetencat kushtetuese të Ushtrisë së Kosovës ia atribuan padrejtësisht Policisë së Kosovës, anipse e dinë mirë që mbrojtëse faktike e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë është NATO, gjegjësisht trupat e KFOR-it të vendosura në Kosovë 24 vite më parë dhe do të vazhdojnë të jenë këtu deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Sajma Hasanoviq, një tjetër shqiptare nga Sanxhaku që arriti ta kuptoj se nuk është boshnjake

9
Problemet  e Masbjeshkës (krahina e Sanxhakut e ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi), janë probleme historike që ndërlidhen me pozitën e vështirë të popullit shqiptar që nga kohët e pushtimit osman e sidomos të pushtimit të Serbisë. Andaj, moria e problemeve me pushtimin e Serbisë në Kosovë e vise të tjera shqiptare nën Jugosllavi, ka bërë që në një mënyrë populli i Kosovës të mos e ketë vëmendjen kah problemet aq të mëdha të asaj popullate, që për shkak të rrethanave specifike dhe krejtësisht të veçanta historike në raport me pushtimin serb, iu la vetvetës dhe asimilimit gjuhësor që solli në një mënyrë “boshnjakizimin” e popullit, pasi në këtë mënyrë duke ikur nga vetja dhe identiteti shqiptar, mendonin se do të gjejnë strehë nga dhuna dhe terrori pushtues.
Pas aktit të thuash heroik të Amina Nurajt, e cila që në moshëm 17 vjeçare e kishte kuptuar se nuk është boshnjake por shqiptare, në kërkim të rrënjve shqiptare ka ecur edhe e reja Sajma Hasanoviq nga Novi Pazari.
Edhe Sajma Hasanoviq tashmë deklarohet zëshëm që është shqiptare, se nuk do të jetoj me “identitet të dyfisht etnik”, por vetëm me identitetin natyral që e trashëgon brez pas brezi, por që nga frika prej represaljeve serbe, prindërit e kanë fshehur dhe mbajtur të ndrydhur e në harresë, perderisa me këtë nuk u pajtua vajza e tyre, Sajma.
Kjo sjellje kaq e guximshme e vajzave të Sanxhakut (Masbjeshkës), ishte arsye e mirë që ta intervistoja.
Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi
 
Kush është Sajma Hasanoviq? Ku ke lindur dhe prej nga e ke prejardhjen në Sanxhak?
 
Sajma Hasanović: Une jam një vajzë e Pazarit të Ri (Novi Pazarit), që tashmë i kam mbushur 19 vjet. E kam kryer shkollën e mesme – gjimnazin në Pazar të Ri. Pra kam lindur në këtë qytet të bukur dhe jetoj në Joshanicë, nja dhjetë kilometra prej qytetit. Mbiemri ynë është Hasanoviq (Hasanaj)dhe fisi prej nga kemi janë rrënjët tona është Xhakovac, kjo është nga ana e e babait. Nëna ime (nana e nanës), është quajtur me mbiemrin Shkreli, dhe me këtë edhe më shumë rrënje shqiptare. Historitë e familjeve këtu pothuaj janë të njejta por që dallojnë me faktin se ka vite e vite që njerëzit paraqiten si boshnjak, ma shumë për arsye të frikës së madhe nga dhuna dhe terrori i së kaluarës, që më të vjetrit e kanë mbajtur në mend dhe se harrojnë kurrë. Une jam e re por kam ndëgjuar ndërkohë rrëfime të trishtueshme, për masakra të shumëta që kanë ndodhur ndaj njerëzve në këto anë vetëm e vetëm që të na shfarosnin e të mos mbetej kush që do të guxonte të deklarohej si shqiptar.
 
Kur ke qenë e vetëdijshme që je shqiptare e jo boshnjake, pasi atje është një lloj zakoni që njerëzit “ikun” nga përkatësia e vet etnike. Për çka? Për shkak të shtypjes prej anash apo…? A ka ekzistuar ndonjë ndikim përanash apo vet i ke gjetur rrënjët shqiptare të familjes, ato rrënjë të fshehura identitare shqiptare?
Sajma Hasanović : Para pesë a gjashtë vitesh kur isha shumë e re, dikur 15 vjeçe  e kam njohur rastësisht Amina Nurajn, që për mua si fëmijë ishte një shembëlltyrë e madhe, një yll të thuash, kështu që nga ajo kohë filloj rruga ime jetësore kah identiteti im i fshehur etnik shqiptar, duke e zbuluar kush isha dhe cila është rruga në jetë si shqiptare. Amina më ka ndihmuar ti njoh rrënjët e mija dhe ta kuptoj që në të vërtetë jam shqiptare e jo boshnjake. Kjo ishte një kënaqësi e madhe për mua, një lumturim i pa fund dhe gëzim sikur të kisha lindur për së dyti. Se nuk është lehtë kur e kupton se të parët tuaj nga dhuna, terrori dhe ndjekjet e vazhdueshme qenkan detyruar të ikun nga përkatësia e tyre kombëtare në një identitet tjetër etnik. Kjo është një tragjedi njerëzore me të cilën njeriu i gjallë nuk duhet të pajtohet kurrë. Pavarësisht të gjithave, dhunës, terrorit, shpërnguljeve të dhunshme e lloj-lloj presioni, njeriu duhet të qëndroj në të vetën pa ikur nga vetvetja. Se as serbi, boshnjaku, malazezi e kushdo tjetër, nuk ka mundësi të jenë më të mirë se shqiptari. Të gjithë jemi qenie njerëzore me vlera të njajta që duhen respektue dhe nderue me dinjitet e respekt. Natyrisht jam e vetëdijshme se presione në Novi Pazar ka pasur e ka ende, prandaj me këtë për dike nuk është lehtë të jetë ai që është. Mjaftë është e pranishme edhe frika ndër njerëzit se edhe sot e kësaj dite mund të dëgjosh tek thuhet: “Kjo është Serbi, nuk është Kosovë”. Probleme të mëdha paraqet edhe fakti se ne me dokumente serbe kur vijmë në Kosovë e na dëgjojnë tek flasim serbisht atëhere mendojnë që jemi serb që është mjaft e rëndë për mua. 

Amina Nuraj, para disa ditësh tek profili i saj në facebook, e kishte kujtuar takimin me mua si fëmijë me fjalët mjaft prekëse:

Sajma ime.
❤️
Pikërisht para 5 vitesh po lëvizja drejt qendrës së Pazarit i Ri, ku më erdhi kjo vajzë dhe më përqafoi me aq forcë. “Ti je ajo Amina, a e di sa e kam lutur Zotin te te shoh te pakten nje here. A e di sa fuqi je tum jap ti mue? Ti je idhulli im. Nje dite kur te rritem dua te behem si ti .”
Dhe ja ku është, 5 vite më vonë, me shqiponjën shqiptare në qafë, një fëmijë që tashmë i ka mbushur pothuaj 20-vjet.
***
 
Në të vërtetë Sajma Hasanović  mendon se shumë njerëz në Pazar , ku shumica janë me prejardhje shqiptare por që disa edhe nuk e dijnë për shkak të përmasës së madhe të asimilimit të popullit pas viteve të ’90-ta.
 
Pyetje: Interesant… Megjithatë, në Serbi nuk jetojnë vetëm serbët por edhe të tjerët, që gjithashtu i kanë të garantuara të drejtat kushtetuese. Eshtë e kuptueshme frika e banorëve të Sanxhakut për shkak të represaljeve në të kaluarën, vrasjeve, gjenocideve, dëbimeve për Turqi e gjetiu . Megjithëse je e re në moshë a thua për  çfarë arsyeje i gjithë ky mosbesim dhe mosnjohje e të drejtave e lirive njerëzore të tjetrit, kur banorët e Sanxhakut, shqiptarët apo boshnjakët, nuk e rrezikojnë integritetin e shtetit…? Në këtë kuptim, pasi përpjekjet tuaja në kërkim të rrënjve identkitare të fshehura, nuk e cënojnë askend, ju keni të drejtë të vazhdoni pa u ndalur, apo jo?  
 
Sajma Hasanoviq: Po, e vërtetë… Ligji dhe e drejtat kushtetuese thotë që “ne kemi të drejtë” , por realiteti është krejt tjetër. Kjo i bije sikur duan të na shtyjnë të jemi ata që nuk jemi, megjithëse nuk e rrezikojmë shtetin. Kemi ardhur deri aty sa të frikësohemi kush jemi e çka jemi që në momentin kur dëshirojmë ti bartim shenjat e shtetit kombëtar shqiptar a rrënjve tona, frikësohemi dhe presim mos dikush prej anash na godet me thikë në bark … Dhe gjithmonë kthehemi tek ajo e njejta – na presin përgjigjet: “Kjo është Serbija, nëse nuk të pëlqen, përse atëhere jeton këtu? Përse nuk jeton në Kosovë apo Shqipëri” Prandaj, dua ta ritheksoj se janë tërësisht të shkelura të drejtat e Shqiptarëve në Sanxhak, pasi duan me  çdo kusht të na bëjnë “boshnjak”, pavarësisht që nuk jemi të tillë. 
 
Megjithatë, në botën demokratike pjesë e së cilës një ditë do të jetë edhe Serbia, askush nuk ka të drejtë t’ia shkelë tjetrit të drejtat e njeriut, që do të thotë se ju duhet të luftoni me metoda demokratike , duke i informuar të gjithë në botë për pozitën tuaj. Ti si vajzë e re ke mundësi të studjosh edhe në Prishtine…”
Sajma Hasanović: Në shekullin e 21 të gjithë do të duhej ti kishim të drejtat e barabarta  që ndërlidhen me bazën e përkatësisë nacionale , por për fat të keq nuk është ashtu. Këtu gjërat e mira me gjasë vijnë me vonesë. mendoj se pak flitet për gjendjen tonë e dihet shumë pak pavarësisht se do të duhej të dihej më shumë se që dihet. Për mua si një e re është e pakuptimt që serbët të trejtohen më mirë kudo në ballkan se ne shqiptarët në Serbi. Kjo padrejtësi një ditë do të përfundoj por ne si njerëz human duhet të punojmë e angazhohemi shumë më shumë që të dëgjohet për ne, që njerëzit ta kuptojnë se ishim të dhunuar e të shtypur dhe se nuk duam të jetojmë më si të shtypur, pa dinjitet njeri, pa krenari njerëzore e kombëtare. 
Sajma Hasanoviq
 
Si të dëgjohet për brengat e mëdha të kësaj popullate kur njerëzit nuk e ngrenë zërin e tyre që ta kuptojnë të tjerët se janë gjallë. Natyrisht askush s’ka pse të jetë kundër boshnjakëve, por duhet të mos pajtohemi kur dikush do tu bëjë boshnjak kur nuk jini të tillë…? 
 
Sajma Hasanović: Nuk kemi mbështetje as nga kjo e për fat të keq shumë qytetarë nuk janë të vetëdijshëm për përkatësinë e vet etnike për shkak të “shpëlarjes së trurit” dhe detyrimin e dhunshëm për të qenë “boshnjak”. Kuptohet se nuk kam asgjë kundër tyre- tuaje vetën e nderoje të huajen, por secili komb duhet ta ketë identitetin e vet të paprekshëm. Së fundmi kam lexuar libra të ndryshëm, historike e të tjera, dhe mund të them se ka shkuar gjatë kohë, pothuaj njëqindvjeçare qyshkur nisi asimilimi me dhunë i shqiptarëve, gjenocidet ndaj tyre, shpërnguljet e tyre, terrori dhe dhuna e pandalshme e shtetit të Serbisë.   
 
Si dhe kur filloj procesi i “shpëlarjes së trurit”, duke i kthyer Shqiptarët në Boshnjak…?
Sajma Hasanović : Askush kurrë nuk ka folur për këtë por ka ndodhur përgjatë historisë së rëndë të gjeneratave të mëparshme dhe luftës së tyre… Të parët tonë sipas rrëfimeve të prindërve tonë nuk kanë guxuar kurrë të flasin e tregojnë për prejardhjen etnike shqiptare, për rrënjët familjare, fisin e vet…Për këtë sot shumica nuk e dijnë se kush janë e na vijnë?!  
 
Cilën luftë…? 
Sajma Hasanović: Jo bash luftë por mendova për vitet e ’90-ta, për sulmet e çetnikëve në Sanxhak. Prindët tregojnë se çdo ngjarje në Kosovë është ndier edhe në Sanxhak me mobilizimin e organeve shtetërore, policisë etj.
 
Ti je e re dhe sigurisht nuk i njeh rrjedhat historike të ngjarjeve nën të cilat janë detyruar të jetojnë sanxhakasit… Sigurisht kanë qenë të frikësuar nga ngjarjet në Kosovë kohëve të fundit, por edhe nga ato të lëvjes studentore të vitit 1981 kur rinia e kërkonte Kosovën Republikë, që të mos e kenë asnjë lidhje më me Serbinë…?
Sajma Hasanović: Jam e re dhe nuk jam e njohur me ato histori por prindët na kanë folur shpesh se atje në Kosovë ka pasur vazhdimisht mospajtim me pushtimin serb. Shpresoj që do të njihem me historitë e tilla se janë histori të popullit tim që duhet ti njoh.  
 
Si e komentojnë në familjen tënde faktin se ti tashmë e ke kuptuar se cilit komb i përket…? A janë me ty anëtarët e tjerë të familjes pasi zakonisht veprimet si ky i yti sjellin drama familjare, pasi prejardhja etnike është mbajtur kaq gjatë e fshehur…? 
Sajma Hasanović : Jemi bashkë une e motra ime. Babai nuk e pranon mjaftueshem këtë sigurisht nga frika se çka mund të thonë të tjerët dhe çka mund të sjell kjo, a mund ta dëmtoj kjo familjen tonë nga ana e serbëve…? janë këto mëdyshje të përgjithshme në familje por jo mëdyshje e ime. Une jam e qartë dhe e vednosur se nuk do të jetoj e paraqitem me identitetin që si takoj. 
Në foto: Sajma Hasanoviq
Smaja, çka medon të punosh e angazhohesh në të ardhmen tash kur e ke kryer gjimnazin. A ke ndonjë qëllim të studjosh në Tiranë apo Prishtinë, për shembull? Pasi “problemi” me mosnjohjen e gjuhës shqipe mund të tejkalohet shpejt kur një e re a i ri inteligjent e mësojnë atë për gjashtë muaj…?
 
Sajma Hasanoviq: Tashpërtash nuk kam ndonjë plan… Do të pushoj pak fillimisht e ndoshta pas pak do të mendoj se ekziston mundësia që të studjoj dhe përgatitem për të ardhmen. Përndryshe, ndihem krenare dhe e lumtur që e gjeta identitetin etnik që na e kishin pas fshehur. Kënaqësia është e pa fund kur njeriu e njef veten e tij dhe e din saktësisht se cilës përkatësi kombëtare i takon.
Une jam një shqiptare krenare dhe ky fakt më bënë shumë të lumtur.  

Jusuf Buxhovi: Kushtetuta e Kaçanikut është një nga aktet më madhore

0

M.Miftari/RTKlive

Sot bëhen 33 vjet që nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e miratuar në Kaçanik më 7 shtator 1990, e cila ka fuqizuar ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut.

Për këtë ngjarje, Jusuf Buxhovi, në “Info Plus”, në RTK, ka vlerësuar se Kushtetuta e Kaçanikut është një nga ngjarjet më madhore e shtetit të Kosovës.

Ai, mes, tjerash, sqaroi se delegatët legjitim të Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së Kushtetutës së Kosovës që u mbajt në Kaçanik, kanë dalë jashtë vendit, për t’iu shpëtuar përndjekjeve nga policia serbe,m derisa shtoi se i gjithë ai proces madhor nuk është bërë “ad- hoc”, por ka pasur një parapërgatitje dhe bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë, veçmas SHBA-në.

“I gjithë ai proces i shpalljes së Kushtetutës së Kacanikut, më 7 shtator, ka pasur edhe përgatitjen e vet. Ajo ka filluar diku në prill të vitit 1990, ku spektri i gjerë i partive politike të Kosovës kanë vizituar SHBA-në, prej nga morën udhëzime që duhet zbatuar me të shpejtë: E para që delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët ishin legjitim, ta shpallnin një deklaratë kushtuese, siç ndodhi më 2 Korrik; si dhe e dyta, me vizitën e senatorit Lantosh, në Kosovë, në maj të po atij viti,në takime të veçanta, na udhëzoi që deputetët e Kosovës, që ishin legjitim, ta shpallnin Kushtetutën e Kosovës, që ndodhi në Kaçanik, sepse ishte koha për diçka të tillë”, deklaroi Buxhovi, në “Info Plus”, në RTK.

Sipas historianit Buxhovi, Lidhja Demokratike e Kosovës  ishte bartëse e atij procesi, ngase kishte një komision për Çështje Kushtetuese dhe Politike, të cilën e drejtonte profesor Fehmi Agani, ku merrnin pjesë juristët më të mirë të Kosovës.

Buxhovi më tej sqaroi se në tërë këtë proces ishin pjesëmarrës edhe delegatët e Kuvendit të Kosovës

Buxhovi, më tej vlerësoi se Kushtetuta e Kacafikut është një nga aktet më madhore e shtetit të Kosovës.

Ai, në cilësinë e historianit, Kushtetutën e Kaçanikut e vlerësoi si vijimësi e demonstratave të vitit 1968.

Kërkesa për Kosovën Republikë është shpallur legalisht dhe përkrahur, në njëfarë dore, edhe nga strukturat e kohës në pushtet, por që e morën intelektualët e studentët, derisa më 1981 kjo kërkesë u dinamizua.

Në Crevia të Italisë përkrah 45-flamujve të botës, valon edhe ai i Republikës së Kosovës

0

 Nga: Arif Ejupi

Crevia një qytet bregdetar dhe turistik në regjionin Émilie-Romagne të Italisë,gjatë këtyre ditëve, ka tubuar 45-Federata Sportive të Punëtorëve të Botës. 

Një kontingjent prej 24 sportistëve duke llogaritur këtu edhe stafin udhëheqës të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës, pardje në mëngjes ka zbarkuar në “ Hotel de Paris” të këtij qyteti. 

Kosovarët me suksese evidente edhe në Olimpiadat e mëhershme nuk fshehin optimizmin e tyre që edhe kësaj radhe do t’i arrijnë objektivat e tyre duke u plasuar në njërin prej dy vendeve të para. 

Patjetër duhet potencuar që ekipi i futbollit i Federatës së Sporteve të Punëtorëve të Kosovës, në këto gara tri herë radhas është shpallur Kampion bote. Kurse ai i basketbollit njëherë. 

Kur kihet parasysh konkurrenca jashtëzakonisht e fortë në këtë Olimpiadë që rreth vetes tubon afër 200 milionë anëtarë të sporteve amatore sukses për t’u vlerësuar është edhe ai i pingpongistëve dhe shahistëve të Kosovës.  

Ata në Olimpiadën botërore të organizuar në Varna të Bullgarisë patën zënë vendin e pestë. 

Major,Isak M.Ejupi,zëvendëskryetar i kësaj Federate dhe përzgjedhës i skuadrës së futbollit në kuadër të kësaj shoqate, gjatë një bisede që zhvilluam me te shprehet plot optimizëm duke thënë” se vetëm ndonjë befasi e papritur mund ta ndajë ekipin e Kosovës nga triumfi në këtë Olimpiadë”. 

Parashikimet e tij dalin të sakta, ngase para pak çasteve ekipi i tij i shkaktoi disfatë të thellë skuadrës së Italisë, duke e mundur 8 me 1. 

Kosova nesërmbrëma në gjysmëfinale luanë kundër Portugalisë. Z.Ejupi atmosferën brenda kësaj Federate e përshkruan si vend ku mbretëron harmonia dhe serioziteti në punë. 

Ai disa prej sukseseve të arritura ia atribuon zotit Ismail Sadiku,kryetar i kësaj Federate. 

Falë punës së tij plot zell e përkushtim thotë Ejupi, të gjithë jemi ndjerë si anëtarë të një familje që kultivon punën dhe respektin e ndërsjellë. 

Në këtë ngjarje të madhe sportive ku të pranishëm janë 5 mijë (pesëmijë)sportistë e që njihet si Olimpiada e Konfederatave Sportive të Punëtorëve të Botës, rezultat të lakmueshëm shpresojmë se do të nxjerrë edhe skuadra e basketbollistëve të Kosovës e drejtuar nga z. Shpend Maxhera, punëtor i dalluar sportiv dhe sipërmarrës i suksesshëm.