Kreu Blog Faqe 986

Presidentja Vjosa Osmani udhëtoi për Bruksel për takime zyrtare në NATO 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel për vizitë zyrtare në selinë e NATO-s.  

Të enjten, në orën 14:00, Presidentja Osmani do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të realizojë takim bilateral.   

Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do t’i adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media.  

Gjatë vizitës zyrtare në NATO, Presidentja do të ketë takim edhe me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.   

Presidentja do të realizojë takime edhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.  

Përgjatë vizitës, Presidentja Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajonin tonë. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani priti në takim pune komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin 

Para udhëtimit zyrtar për në selinë e NATO-s, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim pune komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin. 

Me këtë rast, Presidentja Osmani në cilësi të Komandantes Supreme të FSK-së, u njoftua nga gjenerallejtënant Jashari me aktivitetet dhe zhvillimet aktuale në FSK, me theks të veçantë për procesin e realizimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit gjatë vitit 2023 dhe rritjen e mirëqenies se ushtarëve dhe ushtarakëve të FSK-së. 

Po ashtu, Presidentja Osmani diskutoi me gjenerallejtënant Jasharin për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me partnerin kryesor strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me shtetet e tjera të NATO-s, lidhur me çështje të sigurisë në vend dhe rajon. 

Të dy ritheksuan se vizioni ynë i përbashkët është që Republika e Kosovës të zhvillojë ushtrinë e saj në përputhje me standardet e vendeve anëtare të NATO-së, për të qenë forcë e ndërveprueshme në misionet e përbashkëta me forcat aleate në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe globale.

Nenad Çanak: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë, faktet po falsifikohen nga Serbia

1

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë ngase ato janë ndërtuar në kohën kur nuk kanë ekzistuar kombet në radhë të parë, duke dekonstruktuar vizionin fals të serbëve për trashëgiminë kulturore.

Çanak, i cili ka qenë edhe deputet i Parlamentit të Serbisë, në një paraqitje për televizionin serb “Happy Tv”, ka thënë se mashtrimi më i madh që bëhet nga autoritetet serbe është çështja e identitetit të popullit serb në Kosovë, i cili, nëpërmjet falsifikimit të fakteve po shfrytëzohet për synime politike.

“Në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb. Ato janë manastire ortodokse. Manastire ortodokse. Pastaj është një gjë tjetër që serbët i kanë përvetësuar. Në çdo shkrim deri në shekullin e XIX njerëzit janë identifikuar sipas religjionit sepse nuk ka pasur kombe. Kombet janë themeluar në shekullin e XIX”, ka thënë Çanaku.

Ndryshe, siç kanë pandehur zyrtarët serbë në Beograd, në Kosovë gjenden rreth 1 mijë e 300 kisha, manastire dhe objekte të tjera, lokalitete dhe tërësi hapësinore, të cilat, siç kanë pretenduar gjithnjë ata, përbëjnë trashëgiminë kulturore të popullit serb në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

Lufta e UÇK-së imponoi krijimin e shtetit

0

Sadri Ramabaja, Prishtinë

Doktrina serbe e nacionalizmit e orjentuar ndaj shqiptarëve është një ideologji që ka pasur dhe vazhdon të ketë ndikim në politikën serbe përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit modern serb [1878 e tutje].
I takon shoqërisë civile, botës akademike, qytetarisë aktive që të ndërtojnë Leviatanin e kufizuar dhe demokracinë progresive, si dëshmi se si popull meritojmë Lirinë. Këtë e kemi obligim moral e historik edhe kundruall spartanëve të UÇK-së, që bënë të pamundurën të mundshme.

Kosova, ky piemont i kryengritjes shqiptare për pavarësi [1910–1912] tok me Pazarin e Ri dhe kryeqendërn e saj Shkupin me gjithë hapësirën shqiptare në Maqedonin Perendimore, në tetor të vitit 1912 vetëm sa kishte ndërruar pushtuesit, pasi kishte perenduar pushteti shekullor osman, ishte gdhirë nën pushtimin e Serbisë. Përballja e rreptë në Merdar, sa edhe në pikat tjera si Sfircë, Ush e Kolashin, ishin shoqëruar me masakra masive.
Leon Trotsky, revolucionari rus me origjinë hebreje, njëra nga figurat qendrore të Revolucionit të Tetorit, i dyti pas Leninit, ka përshkruar me plasticitet të jashtëzakonshëm këto masakra tronditëse të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve në gazetën e famshme ukrainase ‘Kievskaya Misl’.

Rrëfimet tronditëse të Leon Trockit për dhunën dhe gjenocidin kudo ku shkeli kmba e ushtrisë serbe kundër shqiptarëve në vitet 1912–1913 ai raportoi me objektivitet të jashtëzakonshëm. Ja se si e fillon ai raportin e parë që mban titullin sinjifikativ.

‘Pas perdes së luftërave ballkanike’

“Kam pasur rastin, për fat apo fatkeqësi ta vizitoj Shkupin, disa ditë pas Betejës së Kumanovës, vazhdon raporti I Trockit për këtë udhëtim të tij të jashtëzakonshëm drejt viseve të Shqipërisë verilindore tashmë të pushtuara.
Qysh në fillim isha i irrituar nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen për qarkullim. Nga pengesat që m’i ka bërë Ministria e Luftës, kam filluar të mendoj se njerëzit, të cilët e udhëhiqnin luftën nuk e kishin ndërgjegjen e pastër dhe që atje poshtë, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej në shtypin zyrtar. Kjo përshtypje ose parandjenjë më është përforcuar me rastin e takimit me një oficer, i cili kishte qëndruar në Shkup me ushtarët të Shtabit të Përgjithshëm.
Ky oficer, të cilin e kam njohur për një kohë të gjatë, ishte njeri i ndershëm. Mirëpo, sapo ai e mori vesh se unë po shkoja për në Shkup, meqë realisht edhe e kisha marrë lejen për të shkuar atje, ai me një qëndrim të hapur armiqësor më tha se nuk duhet të shkoja atje dhe nuk e kuptonte se çka po bënte Beogradi, sipas tij, kur i lejonte “të huajt” të shkonin në Shkup. Në Vranjë, në kufirin me Serbinë, kur e kuptoi se nuk do ta ndërroja vendimin, oficeri serb e ndërroi zërin dhe filloi të më përgatitë për pamjet që do të shikoja kur të arrija në Shkup. “Këto janë gjëra të pakëndshme, por fatkeqësisht janë të paevitueshme” [1], më tha ai.

Kur gjenocidi shnëdrrohet në doktrinë alias “nevojë e shtetit”

Doktrina serbe e nacionalizmit, sidomos ajo e orjentuar ndaj shqiptarëve, që burim kishte Naçertanian e njohur të Garashaninit, është një ideologji që ka pasur dhe vazhdon të ketë ndikim në politikën serbe përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit modern serb [1878 e tutje]. Kjo doktrinë ka prodhuar një dyzinë elaboratesh për zhdukjen e shqiptarëve. Toplica e Pusta Reka, tok me tetë qytete e më se 998 katunde shqiptare, ishin fushbeteja ku do të aplikohej spastrimi etnik I parë në Europën moderne.
Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe më pas, ka pasur akte dhune dhe shpërngulje të shqiptarëve në disa pjesë të Jugosllavisë dhe Serbisë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shenjat e gjenocidit, sipas definicionit ndërkombëtar të OKB-së, janë të lidhura me masakrat masive dhe përpjekjet për shfarosjen e një grupi të tërë kombëtar, për çka kishm edhe ndërhyrjen e NATO-s [24 maj — 10 qershor 1999] në përputhje me obligimet e Kartës së OKB-së, respektivisht kapitullit të 7-të të saj.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 pavarësisht se nuk ishte autorizuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ai nuk binte ndesh me Kartën e OKB. Kjo ndërhyrje u krye nga instrumenti që kishte në dispozicion Bota Perendimore, respektivisht demokracitë liberale — NATO-ja.

Arsyetimi ishte krejt në përputhje me Kartën për të Drejtat e Njeriut dhe kishte për qëllim ndalimin e ushtrimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Përpara ndërhyrjes së NATO-s, OKB-ja kishte shpallur një politikë të “luftës së paqes”, por nuk ishte në gjendje të ndërmerrte veprime të fuqishme për të ndaluar dhunën serbe.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shkaktoi tensione të mëdha ndërkombëtare dhe u shpërblye nga disa vende, ndërsa u kritikua nga vende të tjera për shkak të mungesës së miratimit të OKB-së. Ky episod shpalli një debat të gjërë për ndërhyrjet humanitare dhe për mënyrat se si Karta e OKB-së dhe ligji ndërkombëtar duhet të trajtojnë rastet e tilla në të cilat janë të rrezikuar jetët dhe të drejtat e njeriut në një vend.

Se gjenocidi serb ndaj shqiptarëve ishte i programuar qartë dhe nga vet piramida e shtetit, e kishte pohuar edhe Trocki në tekstin e mëposhtëm të raportit që cituam më lartë.

“…veprat e liga, për të cilat ishte dëgjuar deri në Beograd, nuk ishin të rastësishme, nuk ishin raste të veçanta e të izoluara, përderisa një oficer i trajtonte si “nevoja të shtetit”. Dikush duhej të kishte të dhëna për këto. Kush? Ushtria? Apo Qeveria? Përgjigjen në këto pyetje e mësova sapo arrita në Shkup. Trishtimi filloi porsa e kaluam kufirin. Në orën 5 pasdite i jemi afruar Kumanovës. Dielli po perëndonte dhe terri tashmë ishte lëshuar. Sa më shumë errësohej aq më tepër shiheshin flakët e zjarrit që shkonin përpjetë. Po digjej gjithçka përreth nesh. Të gjitha fshatrat shqiptare, të afërta dhe të largëta, ishin kthyer në shtëllunga zjarri, deri te hekurudha. Ishte ky një shembull i veçantë i një lufte të tmerrshme shkatërruese, që kam parë në zonat e luftimeve. Për një çast pasuria e atyre njerëzve, e trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit dhe e fituar me mund, po kthehej në flakë. Kjo monotoni zjarri na ka përcjellë gjatë tërë rrugës deri në Shkup.”

Gjenocidi është një nga krime më të rënda dhe më të tmerrshme në historinë njerëzore. Ai përfshin planifikimin, organizimin dhe realizimin e shfarosjes së një grupi të caktuar etnik, religjioz, racor, apo nacional, duke përfshirë masakra të masës së madhe, dëbime të popullsisë, torturime, dhunë seksuale dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut. [2] Gjenocidi është klasifikuar si një krime e kundër ligjit ndërkombëtar dhe është e ndaluar nga Konventa për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit të OKB-së, e cila është një mjet ligjor i njohur në të gjithë botën.

Një gjë e rëndësishme për të kuptuar është se gjenocidi ndaj shqiptarëve është kryer me një qëllim specifik politik; ai kishte për qëllim shfarosjen ose zhdukjen e një grupi të caktuar të popullsisë. Këtë qëllim kishte lidershipi I Serbisë si në vitin 1878, ashtu edhe në vitet 1912–13, në vitet 1944–45 e në vitet1998–99-të.

Gjenocidi nuk është një akt i rastësishëm i dhunës; ai është i planifikuar dhe realizuar me synimin e shfarosjes së një grupi të caktuar, në këtë rast të shqiptarëve.

Shembuj të njohur të gjenocidit përfshijnë Holocaustin gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të cilin u shfarosën miliona hebrenj, si dhe gjenocidin në Rwandë në vitin 1994, ku u vranë rreth 800,000 tutsi. Gjenocidi serb i fundit ndaj shqiptarëve të Kosovës, ky i viteve 1998/1999 si ai ndaj dy grupeve etnike që zumë në gojë më lartë, ishte një mjet politik i përdorur për të arritur qëllime të caktuara nga regjimet në pushtet.

Shkupi i tetorit 1912 si fantazmë

Në sytë e Trockit prandaj Shkupi kishte marrë përmasat e një fantazme.
“Zbrita nga vagoni me të cilin pata udhëtuar. Tërë qyteti ishte i heshtur, në rrugë nuk shihje njeri të gjallë, Vetëm para stacionit të trenit ishte një grup ushtarësh, nga ku përhapeshin zëra të dehurish. Secili shkonte në rrugën e vet, ndërsa unë mbeta i vetmuar në stacion. Shkova te grupi i ushtarëve. Katër ushtarë mbanin bajonetat në gjendje gatishmërie. Në mesin e grupit të ushtarëve qëndronin dy të rinj shqiptarë, me plisa të bardhë. Një ushtar, çetnik i dehur, mbante në dorë thikën, ndërsa në dorën tjetër shishen e rakisë. Çetniku i urdhëroi shqiptarët të shtriheshin për tokë. Ata, gjysmë të vdekur nga frika, u ulën në gjunjë. Pas urdhrit tjetër ata ngihen. Këtë ai e përsërit disa herë….

Në rrugët e qyteti dhe në vet qytetin ishte aq qetësi, sa dukej sikur ishte shkret. Të gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtë pas dite. Me të rënë nata, çetnikët fillojnë punët e tyre. Futen dhunshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe turqve, duke kryer veprat e tyre të vrasjes dhe plaçkitjes. Shkupi kishte 60 mijë banorë, nga të cilët gjysma ishin shqiptarë e turq. Disa nga ata sigurisht që kishin ikur, por shumica kishte mbetur. Dhe tash, gjatë natës kundër tyre kryhen krime. Dy ditë pas arritjes sime në Shkup, e para gjë që do të shihej në mëngjes ishte grumbulli e kufomave të shqiptarëve me koka të thyera nën Urën e Vardarit, mu në qendër të qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarë, të cilët ishin mbytur nga çetnikët, të tjerët thoshin se ata i kishte sjellë uji i lumit. Vetëm një gjë dihej: ata njerëz nuk ishin vrarë në luftime….[…]

Këto skena do të përsëriteshin edhe në dy gjenocidet pasuese serbe ndaj shqiptarëve [1945/1999].

Gilgameshi serb dhe sozia e tij

Gjenocidi i fundit ishte i programuar më gjatë dhe po pasonte tek pas dështimit të apart’heijdit që Serbia kishte ushtruar në dekadën e fundit të shek.20-të në Kosovë.
Por ai kësaj radhe po pasonte gjenocidin serb të ushtruar pak vite m parë, gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, në Bosnjë. Shteti dhe armata serbe si instrument, në këtë rast, po përdorej krejt për qëllime tjera për çka ishte krijuar sipas filozofëve. Ai tashmë nuk do të shërbente për të zgjidhur konfliktet, për të zbatuar ligjet në dobi të qytetarëve, shtetasëve të tij. Serbia e Milosheviqit po risillte në vëmendjen e kujtesës së civilizimit perendimor Epin e Gilgameshit. Ai po bënte ç’të donte tani me shtetasit e tij që i përkisnin një përkatësie tjetër, asaj shqiptare. Ai, si Gilgameshi, po sakatonte “kopenë e vet”!

Por nëse Perendimi atbotë do të reagonte ashpër, edhe pse me shumë vonesë, ndaj Gigameshit serb, alias Milosheviqit, duke bombarduar caqet ushtarake serbe përplot 78 ditë përmes angazhimit të instrumentit të tij të sigurisë — NATO-s, duke i dhënë leksionin meritor një diktatori që me të drejtë do të cilësohej si Hitleri i Ballkanit, si po sillet ai, pra Perednimi sot ndaj kopjes së Gilgameshit, alias Milosheviqit, presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq?
Sozia e Gilgameshit, sipas legjendës [3], e kishte frenuar veprimin morbid të Gilgameshit, ndërkaq pinjolli i Gilgameshit serb, Vuçiqi, duket sikur është trimruar nga vëllai i tij i madhë, Putini, dhe tashmë kanë filluar të komplotojnë së bashku. Europa nën siglën e BE-së, si e somnabulosur, vazhdon të nanuriset duke ushqyer iluzione se komploti serbo-rus është vetëm një ëndërr e keqe!

Republika dhe korridori i lirisë

Lufta e UÇK-së imponoi krijimin e shtetit — Republikës së dytë shqiptare në truallin e Arbërit. Liria përmes UÇK-së zbriti nga malet, duke pushtuar e marrë në protektorat të saj pastaj qendrat urbane. Si rrjedhojë lidhja mes Lirisë dhe shtetit mbetet komplekse. Studjuesit e fushës prandaj kanë konstatuar se, shpesh “zgjerimit të shtetit i bëhet rezistencë, sepse njerëzit duan ta ruajnë lirinë e tyre…”[4]
Dinjiteti i ushtarit të UÇK-së dhe ideali i Lirisë nuk durojnë asesi që në emër të “meritave” dhe anarkisë së gjakuar, të keqpërdoret tutje UÇK-ja si mburojë dhe kundërpeshë përballë gjakimit për instalimin e Shtetit.
UÇK-ja nuk duhet lejuar tutje t’i lihet në dorë si “trashëgimi private” një grushti injorantësh. Shih për këtë, ka ardhur koha që UÇK-ja, si njëra nga kryevlerat tona, përmes ligjit, të mirret në mbrojtje nga Shteti.

Konform teorisë së sociologut politik Charls Tilly, që ka të bëjë me rolin e faktorit specifik strukturor — rritjen e shpeshtësisë dhe kërcënimit të luftës ndërshtetërore (me Serbinë), sidomos nëse këtij fakti i shtojmë edhe interesat gjeopolitike ruse për hapjen e frontit të dytë të luftës në Europë, nevoja dhe urgjenca për ndërtimin e shtetit nuk është më vetëm imanencë e brendshme.

Në përputhje me teorinë në fjalë, zhvillimet e dy viteve të fundit në raportet Kosovë-Serbi, duhet riparë edhe në dritën e kërcnimeve dhe fuqizimit ushtarak të Serbisë. Ky fakt e kushtëzon unifikimin e faktorit shqiptar dhe fùqizimin e shtetit.

NATO dhe BE nuk kanë nevojë që shqiptarët ta dëshmojnë përkushtimin për mbrojtjen e veriut të Republikës dhe ruajtjen e integritetit territorial tok me fuqizimin e Shtetit, përmes reprizimit të fitores së betejës së Sempahut helvetik sot në Mitrovicë, nëse duan ta shmangin këtë front që po pretendojnë ta imponojnë tok Serbia dhe Rusia.
Diplomacia perendimore sot në Kosovë duhet njëkohësisht të respektojnë dinjitetin e njeriut krahas insistimit për të drejtat e minoritetit serb për më shumë pushtet, pa cenuar fatin e demokracisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit që pati me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Botsan-Kharachenko, pohon:

“Është konfirmuar synimi për të vazhduar ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Federatën Ruse”.[5]

Historia serbe ka diçka përbashkuese me atë ruse: që të dyja kanë ndjekur një rrugë shumë të ndryshme nga ajo e Europës dhe pikërisht atë, që krijoi shumë më pak liri.

Shteti despotik ka marrë goditjen e fuqishme më 14 shkurt 2021. Ai proces që quhet “sundim i ligjit” varet gjithashtu nga prangat në kyqet e këmbëve të Leviatanit, [6] siç do të thoshin D.Acemoglu dhe J.A.Robinson.

Ne do të duhej të pajtoheshim gjithashtu se këto “pranga”, nuk janë vetëm produkt i kushtetutave dhe betimit, por siç dëshmon historia moderne, ato janë pjesë e litarit që mbanë shoqëria, respektivisht aktivizmi qytetar dhe vullneti politik i qeverive progresiste.

Përndryshe, rrëshqitja dhe rikthimi tek Leviatani despotik është akt pastaj fare i “natyrshëm”.

Unë shpeshherë rikujtoj Qeverinë më liberale në Europën Juglindore të F.S.Nolit dhe rrugët që ndoqi Zogu dhe aleatët e tij të jashtëm, para së gjithash Serbia, për kthimin e tij, pra të Zogut, në pushtet. Këtë paralele e tërheq meqë, kam vu re se opozita me kohë ka aplikuar metodat e njohura për destabilizim, që në shkencat politike quhen akte që për qëllim kanë “shkatërrimin politik kreativ”.

Kam dro se Gjykata Kushtetuese, Këshilli Prokurorial dhe përgjithësisht sistemi i
drejtësisë … shto këtu dhe një lagje të mirë të mediave, me këto veprime absurde që bien ndesh me gjakimin e brezave për liri dhe për ndërtimin e Shtetit të së drejtës, janë vu në shërbim të axhendës politike të opozitës për kthim të Leviatanit despotik, megjithëse jam i vetëdijshëm se kemi rrethana tjera historike dhe vullnet politik të qytetarisë sonë që pamundëson një rrëshqitje të tillë drejt regresit historik.

Republika jonë më 14 shkurt 2021 i dha fund Epokës së Errët, disi ngjashëm siç kishte vepruar Athina në antikitet. Pas reformave të Solonit, Athina ishte bërë një shoqëri pronarësh të vegjël, por edhe më e fortë, sidomos pas ndryshimeve të teknologjisë ushtarake. Kishim të bënim me zëvendësimin e bronzit nga hekuri. Uzurpimi i pushtetit nga elitat e padëshiruara u bë më i vështirë. Në ndihmë për ruajtjen e Leviatanit dhe përkufizimin e tij, qytetarëve ju erdhën edhe ligjet e aplikuar si ai i ostracizmit dhe zgjedhjeve.

Në një shoqëri patriarkale, me bazë, deri vonë, fisin, hierarkia politike pashmangshëm merr formën e dominancës së një klani mbi tjetrin, duke i hapur rrugë një lloji Leviatani që do të shkatërronte gjithë opozitën dhe kundërshtarët, konkludojnë dy studjuesit e njohur të këtyre fenomeneve shoqërore Daron Acemoglu dhe James A. Rovinson.

Eksperimenti me Shtetin dhe shoqërinë nga ana e LDK-së, sidomos në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, por jo më pak edhe ai i PDK-së (SHIK-ut), për dy dekada pas luftës, e dëshmon këtë.

I takon VV-së dhe shoqërisë civile, botës akademike, të ndërtojë Leviatanin e kufizuar dhe demokracinë progresive, si dëshmi se si popull meritojmë Lirinë. Këtë e kemi obligim moral e historik edhe kundruall spartanëve të UÇK-së, që bënë të pamundurën të mundshme.
UÇK-ja si kryevlerë prandaj është e barazvlefshme me Shtetitn. Ajo rrjedhimisht duhet të mbrohet me ligj. Në emrë të saj nuk duhet lejuar të flasin injoranca dhe mbështetësit e despozizmit.

***

Liria e fituar në përballje me gilgameshët modern serb dhe “sozitë” e tyre në cilësinë e marionetave tipike, që Beogradi i përdori përplot njëzet vjetë pas çlirimit, duke rrezikuar që Republika të shndërrohet jo vetëm në Leviatan despotik, por edhe në Shtet të dështuar, është rifituar nga populli, qytetaria aktive, më 14 shkurt 2021. Qytetaria aktive sërish do të gjejë rrugët që ta ndërtojnë kontrollin dhe balancën mes pushteteve. Ky brez e ka përvetësuar tashmë leksionin e demokracisë moderne që buron nga balanca delikate e pushtetit mes shtetit dhe shoqërisë.

Njëri nga tre hartuesit e Kushtetutës amerikane, James Madison, tek insistonte ta bind popullin për ta ratifikuar atë, shkruante:

“Gjatë projektimit të një qeverie … vështërsia më e madhe ka të bëjë me faktin se së pari duhet t’i mundësosh qeverisë të kontrollojë të qeverisurit dhe më pas ta detyrosh atë të kontrollojë veten.”

Kjo legjislaturë duhet ta ketë të qartë se Republika ndodhet tani në korridorin e duhur të ecjes drejt Leviatanit të prangosur [progresiv].
Përveç përkujdesit të shtuar për investime dhe zhvillim ekonomik, Drejtësia, rrjedhimisht procesi i Vetingut, vazhdon të mbetet thembra e Akilit edhe pas tri viteve të qeverisjes së re. Realizimi i Vetingut prandaj mbetet çelësi për “kontrollimin e të qeverisurve” — kësaj merimange byrokratësh që kanë kapur Drejtësinë dhe Mediat, dy instrumentet më qenësore përmes të cilëve olhokratët tok me oligokratët dhe mbetjet e pushtetit serb, vazhdojnë ta mbajnë peng Republikën.

Kontrolli i Leviatanit të prangosur [progresiv] pastaj, është çështje e qytetarisë aktive dhe dëshmi e maturimit të demokracisë sonë.
____________________________________________________

  1. https://euronews.al/rrefimi-trondites-i-leon-trotskit-per-masakrat-serbe-ndaj-shqiptareve/
  2. 2. Më gjerësisht: https://www.osce.org/files/f/documents/a/7/12550.pdf
  3. 3. Daron Acemogllu dhe James A. Robinson: Korridori i ngushtë, Botimet PEMA, Prishtinë 2023, f. 12
  4. 4. Po aty, f. 274
  5. 5. https://www.koha.net/arberi/390031/vuciqi-takohet-me-ambasadorin-rus-bisedojne-per-ruajtjen-e-marredhenieve-te-mira-me-rusine/
  6. 6. D. Acemogllu dhe J.A. Robinson: Korridori i ngushtë, Botimet PEMA, Prishtinë 2023, f.76–79

Së shpejti do ta jep mendimin për punën e qeverisë gjatë kësaj periudhe

0
Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
_____
Shpejt do të shfaq për publikun opinionin tim për punën e qeverisë për periudhën 2.5 vjeqare.
Përcjellësit e mi në facebook e që nuk janë pak afro 5,000 ndjekës, do të kenë mundësinë të lexojnë opinionin personal timin, për punën dhe mospunën e digastereve qeveritare të udhëhequr nga KM z.Albin Kurti.
Si një anëtar i nivelit të mesëm organizativ të VV-së, pra si antarë i KP në nivel qendre dhe si ish kryetar i qendrës së VV-së në Lipjan, kandidat për kryetar në zgjedhjet e parafundit të vitit 2017, për pushtetin lokal, pastaj si njëri prej kandidatëve për deputet po ashtu nga VV-ja ku isha renditur në mesin e më të votuarve të këtij subjekti që për qudi mbaja numrin 65 dhe pas shpalljes së numrit të votave mbeta në ate vend, do të provoj të shkruaj për punën e secilit digaster veq e veq, kuptohet duke shkruar për përparësitë dhe dobësitë e secilit resor qeveritar.
Meqë partitë politike nuk janë imune ndaj shkrimeve të tilla, por megjithate unë kam vendosur dhe shpejt do të keni mundësi të lexoni një opinion ndryshe nga ata që ja mbajnë zhagun kësaj qeverie dhe krejt qeverive të shkuara, zhagu iu është mbajtur edhe kur ato nuk punonin mirë dhe naj rrezikonin e po naj rrezikojnë perspektivën euroatlantike.
Qeveria II e Kryeministrit Kurti numëron 3 zëvendës ministra dhe 15 ministri, shiquar për nga numri thuajse e ngjajëshme me krejt qeveritë e kaluara të udhëhequra nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj dhe tani kjo e Albin Kurtit e cila për nga numri i digastereve, zv. ministrave, këshilltarëve dhe zyrtarëve tjerë qeveritar nuk ua lëshon udhën asnjëres prej qeverive të paspavarësisë. Po renditim sipas radhës apo sipas rëndësisë të gjitha resoret duke fillu:
1. KM i Republikës së Kosovës që nga 22 marsi i vitit 2021 është Albin Kurti i cili ka këte kabinet qeveritar:
2. Besnik Bislimi, Zëvendëskryeminister parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog,
3. Donika Gërvalla- Schwarz, Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme.
4. Emilija Rexhepi, Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhr të Drejtat e Njeriut.
5. Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
6. Nenad Rasic, Minister për Komunitete dhe Kthim.
7. Hajrullah Çeku, Minister i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
8. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrijtjes.
9. Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë.
10. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
11. Liburn Aliu, Minister i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
12. Hekuran Murati, Ministër i Financave dhe Transfereve.
13. Arben Vitia, Minister i Shëndetësisë.
14. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
15. Xhelal Sveçla, Minister i Punëve të Brendëshme.
16. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.
17. Elbert Krasniqi, Minister i Pushtetit Lokal dhe
18. Fikrim Damka, Minister për Zhvillim Rajonal.
Një kabinet kaq i gjërë dhe me kaq shumë digastere e ministra, janë shumë edhe për Kinën që i ka rreth 2 miliard banor e lëre më për Kosovën e varfër dhe me më pak se 1.5 milon banor, vërtetë krejt ky numër i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, vozitësëve, truprojeve, sekretareve, përkthyesëve etj. vërtetë është shumë i madh dhe barrë e rënd financiare për buxhetin modest të Republikës sonë të re dhe me buxhet të konsoliduar e të siguruar me mbi 90% nga taksat, tatimet, akciza dhe tvsh që vilet në doganë.
Mbrëmë kam postu një shkrim në facebook, i njejti ka qenë shumë i mirëpritur nga lexuesit, sigurisht për faktin se një anëtar i VV-së, në këte rast unë kam dashur të prezentoj para publikut përparësitë dhe mangësitë e qeverisjes Kurti II për këta 2.5 vite sa kanë kalu që prej marrjes së mandatit e deri më sot.
Statistikat dhe shifrat janë të frikëshme, duke treguar një përformancë të dobët thuajse në të gjitha fushat apo digasteret qeveritare e me theks të veqant jemi keq në Politikën e Jashtme ku diplomacia është në pikën më të ulët që prej themelimit të ministrisë së jashtme e deri më sot. Gjendja shumë e keqe është në arsim ku shkollat dhe fakultetet tona po prodhojnë diploma që po ua shesin analfabetëve funksional. Më pas për të keq vjen Shëndetësia e cila po humb edhe ata doktor e infermier profesionist të mirë që kishte e të cilët po e lëshojnë me të madhe vendin për të gjetur një jetë e punë më të dinjëtetëshme në përendim. Ministria e Ekonomisë, po shkatërron e falimenton edhe ate pak ekonomi që kishte mbetur e sidomos po e dëmton rënd sektorin publik ku po instalon borde dhe ekzekutiv të paaftë që po shkatërrojnë edhe ate pak ekonomi që kishte mbetur gjallë. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka fillu të bëjë pazare me rezervat shtetrore ku e ka futur një biznesmen privat ti kryej procedurat e prokurimit me negocim apo me tender njëburimor. Hiq ma mirë nuk i kemi punët në MPB, MD, MPL, MZHR etj. Por për të gjitha këto veq e veq në ditët në vijim.

Vija e votuesve, krijesë dhe vegël e verbër e oligarkëve opozitar

0
Nga: Afrim Caka, Gjakovë
_______
Për herë të parë në shtetin tonë kemi njëfarë demokracie të vërtet – kjo është turmokracia e një vije krijesash të verbërve me intuita të deformuara. Edhe sot e kësaj dite, sidomos nëpërmjet votuesve, analistëve në media e shtypit ekstemist të verbër, bëhen thirrje për destabilizim, për revansh, për hak marrje e për rrëzimin e qeverisë. I hapur është “kërcënimi” që i bëhet Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti. Këtë frymë e kanë futur satelitët e mediokritetit…!
Është më se e kuptueshme përse emisarët e partive opozitare në Dardani futën frymën e mediokrit te shoqëria e votuesëve… Duke pasur në krye oligarkët e korruptuar dhe një klikë satellite me frymë provinciale e qytetare, veç funksionit të tyre kryesor të luftës kundër pavarësisë dhe coptimit të territoreve dardane!
Çudi si ngatërrohet partia me kombin dhe u thyen nëpër leshrat e kohës së Hashimit, Isas, Abdixhkut, Memlucit, Pacollit e të Limës… Pastaj rrugët e pabesive ishin hapur nëpër kancelari e tyre dhe telefonatat e funeraleve nuk ndalojnë.
Po, po! Votat janë njëlloj si votuesit dhe nuk është aspak çudi! Kjo ndjenjë e keqe ka çelur portën e korrupsionit. Ejani ju votues të vërbër, ta sundoni një kombë të tërë. Pas kësaj e përdorën taktikën e hipokrizinë “O me ne, o kundër nesh” dhe e shpalljes “armiq të çlirimtarëve”. Ata votues forcërisht, vinin “shtazërisht” përballë kutive të votimit, si hienat pas ngordhësirës. Ata vinin në pabesinë e ditës dhe të errësirës… Tani karroca ka marrë tatëpjetën nuk është vështirë që këta mediokër të votojnë verbërishtë. Ata që ishin dhe janë prapë sot, mallkimi i kombit shqiptar.
Në fakt aq më tepër që ka mundësi që njerëzit të votojnë për atë që është e padrejtë, mbasi shumica përbëhet nga njerëz mediokër. Kushdo që lufton me përbindësha duhet të bëjë kujdes që gjatë këtij procesi të mos shndërrohet edhe vetë në perbindësh”. Nuk është fjala për element apo tentative, por nje vijë korruptive, të pohuar e të paranuar me gojën e tyre e të mishëruar në mijëra afera korruptive.
Këtë unë e quaj mitokraci, mbasi virtyti më i lartë triumfon, ndikon mbi hallkat më të ulëta të drejtësisë dhe i ndihmon që ngjiten më lart se niveli i tyre mendor tw deformuar. Në të nuk ka përgjegjësi për interesat kolektive, ata do të jenë të lirë dhe fillimi i tyre është i qartë. Kjo është e vërtetë, po ky është krim. Kurse politikanët intelektual: profesorët, politikanët, intelegjencia, teoricientët – ata do t’u tregojnë rrugën votuesve, politikanëve instnktivë. Vetëm në këtë mënyrë në Dardani mund të ketë stabilitet dhe populli mund të jetoj pa frikë për të ardhmën e tyre.
Votuesi ose votimi nuk mund të vërtetojë çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. Në fakt aq më tepër që ka mundësi që njerëzit të votojnë për atë që është e padrejtë, mbasi shumica e votuesve të verbër përbëhet nga njerëz mediokër. Të gjitha këta të verbër të dorës së tretë, ia kthyen shpinën çështjes kombëtare dhe hoqën dorë nga interesi i përgjithshëm. Se tërë interesimi i tyre ishte që të përcaktonin se çfarë është e vërteta opozitare dhe politika e tyre.
Në mbarë Dardaninë befas shpërtheu një valë shpërthyese mediokriteti opozitar. Vetëm idiotët vazhdonin të luftonin; të gjithë shqiptarët e paarsyeshëm bënin absurde e intriga të thella për të gjetur mënyrat, me të cilat të përcaktonin çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Këto thirrje janë armiqësore – këtë duhet ta kuptojnë oligarkët e tyre. Këta votues ushqehen me gënjeshtra. Këto gënjeshtëra janë të rahatshme, Mos i tregoni të vërtetën, sepse votuesi nuk mund të ushqehet me të vërtetën. Prandaj shqiptarët jetojnë me vuajtje. Kurse ne sot vazhdojmë ta mbrojmë këtë gënjeshtër.
Rrugës deri të kutit e votimit ndërhyjnë shumë përkthyes. Këta shohin diçka; fillimisht ju deformojnë sytë dhe organet e shqisave të tyre. Pasta ideologjija tyre, feja, shoqëria; pastaj e deformojnë votuesin. Ajo mbulohet me një sasi aq të madhe filtrash, saqë votuesi s’mund t’i shoh. Vetëm në situate të rrezikëshme, në të cilat himisfera e majtë apo e djathtë nuk mund funksionojë, ajo mund ti dëgjojë vetëm oligarkët e tyre. E të tjera, e të tjera…

Bislim Aliu, ishte njëri nga sportistët dhe intelektualët më të suksesshëm të Llapit

0

Nga: Arif Ejupi 

Bislim Aliu Aliu i përket plejadës së sportistëve dhe intelektualëve të dalluar llapjanë. 

Ai lindi më 5 maj të vitit 1946 në Podujevë. Prindërit e tij Aliu dhe Dinorja i patën edhe katër fëmijë të tjerë, Hashimin, Selatinin,Bashkimin dhe Nazlijen. 

Familja Aliu është e trungut të njëjtë me familjen e madhe Blakçori që në Llap, erdhi nga Podguri i Pejës dhe Burimi(ish-Istogu) 

Blakçorët që në mbarë Llapin njihen si sportistë e intelektualë të zotët konsiderohen edhe si themelues të qytezës së Podujevës. 

Veç kësaj ata ishin pronarë dyqanesh e tokash të shumta në qytetin e Podujevës. Me shumfishimin e familjeve dhe me kusht që të identifikohen më lehtë ata filluan të mbajnë mbiemra si:Blaku, Haxhiu, Mehmeti, Aliu, Bejta, Bekteshi, Hajdari, Zejnullahu e Arifi. 

Degë të kësaj familjeje që kalon shifrën e 50 mijë vetave në Republikën e Kosovës, janë edhe Blakçorët, Tallajt dhe Plakollët e Letancit, si dhe Feratajt e Hazirajt (Bebushët) që shtrihen dy-tri kilometra jashtë qendrës së Podujevës. 

Bislim Aliu si anëtar i kësaj familjeje nga më të mëdhat në Krahinën e Llapit, qysh si fëmijë dashurinë për shkollën, kulturën dhe sportin do ta fitojë nga kushërinjtë e tij mësues e sportistë të hershëm si: Xhafer Mehmeti, Bajram Haxhiu, Adem Bejta, Alush Bekteshi, Rifat, Murat e Selim Blaku etj. 

Bislimi shkollën 8-vjeçare e kreu në qytezën e Podujevës. Kurse, Normalen në Prishtinë. Ai krahas mësimeve merret edhe me aktivitete kulturore e sportive. 

Kah mesi i viteve 60-të, me një grup aktivistësh dhe talentesh të rrallë të muzikës nga rajoni i Llapit, 

ai do të japë kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e Shoqërisë Kulturore dhe Artistike ”Josip Rela” të Podujevës. 

Me kusht që kjo shoqëri të ketë jetëgjatësi dhe të dalë sa më e përgatitur përpara publikut llapjanë rreth vetes mbledh ajkën e të rinjve me prirje për këngën dhe artin dramatik. 

Bislimi këtu dallohet me organizim të mirë të koncerteve dhe shfaqjeve teatrale. Emra që s’ harrohen asnjëherë dhe që na bëjnë përherë krenarë me punën e tyre të frytshme janë solistë, instrumentistë e aktorë në zë si: Ismet Bogujevci, Irfan Blakçori, Maliq Musa, Mihane Mehmeti-Duraku, Shefqet Hoxha, Bejtullah Tahiri, Skënder Muharrem Hoxha, Avdush Hasani, Mehmet Zeneli, Mehmet Azem Breznica, Sanije Hasani, Skënder Hyseni, Gani Miftari, Bajram Ajeti, Sabit Zeneli, Ismet Azemi, Fadil Maloku, Ramadan Oraca, Agron Gërguri etj,etj. 

Bislim Aliu nuk mjaftohet vetëm me këngën. Ai prirjet e tij do t’i testojë edhe si futbollist në Llapin e Podujevës, asokohe anëtar i Ligës së tretë të ish-Jugosllavisë. 

Ai dhe i vëllai i tij më i madh Hashimi, Arsimtar i Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “Meto Bajraktari” të Gllamnikut të Podujevës, me tërë qenien do të mundohen që në skuadrën e futbollit” Llapi” të dominuar nga serbët të angazhojnë sa më shumë të rinj shqiptarë. 

Përkundër paragjykimeve dhe bindjeve të mbrapështa që ekzistonin gjatë atyre viteve ata së bashku me bashkëmoshatarët e tyre Bedri  Muçolli, Fazli Llugaliu, Shaban Hajrullahu, Sylejman Mehmeti, Shaban Hajdari, Rifat Raçi, Ahmet Haxhiu, Idriz Mursel Mehmeti, Selatin Vokrri e dy- tri vjet më vonë me Esat Mehmetin, portier legjendar i Llapit, Trepçës, Vardarit të Shkupit, anëtar i elitës së futbollit jugosllav, Lirisë së Prizrenit, Buduçnostit të Pejës, do ta ndërrojnë në favor të të rinjve llapjanë edhe strukturën e ekipit. 

Deri me ardhjen e këtij brezi skuadra e Llapit, përbëhej nga futbollistë serbë e malazezë. 

Falë kësaj çete futbollistësh të talentuar në mesin e 11- të, futbollistëve standard të Llapit,  do të jetë edhe minoritari i komunitetit ashkali Nezir Halili, shtëpinë e të cilit me vëllezërit Aliu e ndante vetëm rruga. 

Ky një argument bindës që shqiptarët ndërvite i kanë respektuar edhe pakicat e tjera që kanë jetuar në Kosovë. 

Bislim Aliu në fanellën e Llapit,lujti plot 15 vite. Ai pas përfundimit të karrierës si futbollist do të jetë edhe Arbitër futbolli në Ligën e Parë të Kosovës, që njihej si Liga e Parë Krahinore e Futbollit. 

Këtë detyrë do ta kryejë me ndërgjegjie dhe paanime gati tri dy dekada. Falë korrektësisë në fushë Bislim Aliu me të vëllain Hashimin dhe Bedri Muçollin do të jenë në mesin e gjyqtarëve më të respektuar në futbollin e Kosovës. 

Kah fundi i karrierës Bislimi në cilësinë e gjyqtarit anësor në shumë ndeshje do të jetë edhe përkrah z.Enver Qosa, i cili po ashtu shquhej për referim të drejtë. 

Me gjithë aktivitetin e dendur Bislim Aliu,për asnjë moment nuk do t’i lë anash studimet në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Kosovës. 

Ai më 1979 diplomohet me sukses në klasën e piktorit të mirënjohur Akademik Tahir Emra. 

Bica që shokë e miq e thërrisnin me këtë emër përkthelës duke parë mungesën e mësuesve dhe arsimtarëve në Llap edhe para se të diplomohet në fushën e Artit figurativ, punon si mësues në shkollën 8- vjeçare “Gjuro Gjakoviq” të Podujevës, tani e shndërruar në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” 

Në këtë shkollë Bislimi do të punojë kohë të gjatë edhe si Arsimtar i Artit figurativ. Ish-nxënës të tij si Hazbi Fazli Gubetini, që prej vitit 1989 jeton në Biaska të Zvicrës, Bislimin e kujton si pedagog të përgatitur e mbi të gjitha me aftësi të veçanta, që nxënësve lehtë ua mbjellë dëshirën dhe ua rrit vullnetin për vijimin e mëtutjeshëm të shkollimit. 

Edhe pse kanë kaluar nga ajo periudhë mbi 50-vite Gubetini me të kuptuar se ish-Arsimtari i tij i Artit figurativ,Bislim Aliu,ka kaluar në amshim nëpërmjet lotëve rrëfen punën e tij prej intelektuali dhe profesionisti të vërtetë. 

Më 1983 pashkëputje nga puna Bislim Aliu do t’i përfundojë studimet pasdiplomike në fushën e pikturës me rezultat të shkëlqyeshëm në Universitetin e Beogradit. Ai në galeritë e këtij Fakulteti, ku edhe e mori gradën Magjistër i Shkencave të Artit Figurativ, do të paraqitet edhe me një ekspozitë mjaft mbresëlënëse. 

Një numër të këtyre punimeve Aliu do t’i prezantojnë edhe në qytetin bregdetar Grozhnjan të Kroacisë. 

Bislimi që gjithçka kishte lidhur me vendlindjen e tij deri në vitin 2011, kur edhe shkon në pension do të punojë si këshilltar pedagogjik e inspektor në Departamentin e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në komunën e Podujevës. 

Ai dhe kolegu i tij Nefi Rexhepi janë nga të parët që përpara artdashësëve llapjanë prezantohen me ekspozita personale. Madje, Aliu edhe disaherë të tjera do të hapë ekspozita të këtij lloj në Podujevë, Prishtinë e Prizren. 

Edhe pse viti 1995 ishte vit përndjekjesh dhe vrasjesh nga ana e Serbisë pushtuese,Bislim Aliu ia del që në Galerinë”Koha” në Prishtinë, pronar i së cilës ishte z.Ramiz Balaj,t’i ekspozojë disa nga pikturat e tij,të një niveli të latë artistik. 

Bislimi gjatë gjithë kohës vetëm krijonte.Përveç pikturës merrej edhe me poezi e prozë .Duke e pasur një dashuri të madhe për fëmijët shkroi edhe vargje të shumta për ta, të cilat i botoi kryesisht në revistën “Pionieri”të Prishtinës,që u dedikohej fëmijëve. 

Kur nga kritikë letrar vjershat e tij u vlerësuan me notë të lartë Bislimi,nisi të shkruaj edhe për të rritur. 

Ai në saje të shkrimeve cilësore në vitin 2000 u pranua edhe si anëtar i rregullt i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës. 

Ndërkaq, anëtar i Shoqats së piktorëve dhe kritikve të Aritit pamor u bë qëkur ishte 33 vjeç. 

Ai deri me tani ka botuar shtatë-tetë libra me poezi dhe tri romane . Me gjithë tronditjen që i solli në shkurt të vitit 2021 vdekja e vëllait Hashimit e vetëm dy muaj më vonë edhe vdekja e papritur e bashkëshortes Nexhmije Havolli – Aliu ,ai nuk u dorëzua,por vazhdoi me pikturë e shkrime deri në çastet e fundit të jetës së tij. 

Meqenëse të tërin e kishte pushtuar puna krijuese drejtimin e shtëpisë ia kishte besuar të shoqes Nexhmijes. Prandaj e quante edhe shtyllë të saj. Duke qenë mirënjohës ndaj saj i pati thurur edhe vargje nëpërmjet të cilave e lartëson figurën e saj prej gruaje e nëne shembull i së mirës. 

Bislimi posedonte energji të pashtershme krijuese edhe pse në moshë të shtyrë botonte pothuajse çdo ditë në të gjitha gazetat dhe revistat letrare në gjuhën shqipe. 

Veçmas linte përshtypje me vlerësimet e tij kritike nga fusha e Artit dhe pikturës. Bilim Aliu i vendosur që edhe vdekjen ta bëjë me pendë në dorë vitin që shkoi botoi romanin “Rruga e vështirë e Fatlum Selishtës” 

Falë përkrahjes së parezervë të poetit, studiuesit dhe editorit të ndërmarrjes botuese “Prokultpress” MA.Fatmir Halimi, menjëherë pas botimit organizohet edhe promovimi i tij. 

Z.Fatmir Halimi, emër i njohur i letërësisë sonë bashkohore dhe fitues dy herë radhas i çmimit më të madh letrar ”Anton Pashku” që ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës,pas studimit të romanit “Rruga e vështirë e Fatlum Selishtës” të autorit Bislim Aliu, del edhe me një vlerësim kritik të cilin e boton në gazeta dhe revista që prioritet kanë prezantimin e kulturës sonë. 

Halimi këtë roman ua sugjeron të gjitha moshave. Brenda tij hasen të përdorura me mjeshtëri të rrallë shumica e figurave stilistike. Ky roman është ndërtuar nga ngjarje dhe përjetime të vërteta të autorit Bislim Aliu. 

Aliu një krijues serioz e mësimdhënës i dalluar që nxori gjenetata të shumta nxënësish të shkëlqyeshëm shpeshherë në vazhdime botonte edhe analiza të ndryshme mbi gjendjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut. 

Ai jetë e kishte sportin, pikturën,poezinë dhe punën me nxënës. Kur vdesin krijuesit dhe pedagogët e kalibrit të Bislim Aliut edhe yjet e humbin shkëlqimin e netët bëhen të trishta. 

Tallja me Ukshin Hotin

0
____
Ukshin Hoti është i pari studiues kosovar që elaboroi bazat teorike dhe funksionimin praktik të demokracisë liberale në Kosovë me rrënjët e saj autentike vendore. Paradoksalisht, si ky, ashtu edhe organizata ku bëja pjesë edhe unë vetë, vazhdimisht u etiketuan nga ish-establishmenti titist i Kosovës si “komunistë e enveristë”. Për të pamundësuar çfarëdo kontakti të tij me botën intelektuale, akademike e politike, qarqe intelektualësh mediokre afër LDK-së përhapnin ndaj tij shpifje me të cilat e shpallnin të çmendur. Gjatë përkthimit të një libri të Cvajgut, vura re se metodat e tilla të diskualifikimit ishin përdorur që nga administrata e Kalvinit në Gjenevë kundër viktimës së tij, njërit ndër dijetarët më të shquar të shekullit XVI, Sebastian Kastelos nga Universiteti i Bazelit. Aq e fuqishme ishte lufta “Under-ground” kundër tij saqë pothuajse ia dolën t’ia shlyenin emrin nga kujtesa intelektuale e Evropës. Ukshin Hoti iu kundërvu vazhdimisht metodave të këtij faktori politik nga Prishtina si mjete të ndyra të luftës për pushtet. Në faqet e librit të tij “Filozofia politike e çështjes shqiptare” gjejmë mjaft referenca mbi trajtimin e ulët që i bëhej atij prej disa figurave politike e intelektuale akoma të pranishme midis nesh. Talljen që u publikua kohët e fundit kundër tij e shoh si vazhdimësi të talljeve të viteve 90. Gadishulli ynë na e vërteton se disa gjëra mbesin të pandryshueshme gjatë zhvillimesh historike, dhe këtu ne kosovarët nuk bëjmë shumë dallim nga serbët, sepse nuk pranojmë ta shohim veten në sy. Intelektualët më reprezentativë kosovarë, bashkë me pronarët më të mëdhenj të mediave, asnjëherë nuk janë ballafaquar me thellësinë e analizës politike hotjane. Ka madje edhe ndonjë ish-të afërm të tij, si puna a atij që nxori në publik njëfarë kujtimi me të cilin na e paraqet Ukshin Hotin si një enverist, që duke menduar se po i vë vetulla, ia nxjerr sytë. Edhe fushatën e dikurshme të VV-së, me mbishkrimet murale “Ku është Ukshin Hoti”, unë e kam përjetuar si një lloj talljeje, pavarësisht qëllimeve të mira. Vetë shndërrimi i çështjeve serioze e parimore në murale propagandistike më është dukur si një banalizim i problemit dhe jo një ballafaqim korrekt me të. Pastaj për t’u shtruar një pyetje e tillë në mënyrë publike duhej që së pari të ishin bërë të njohura për publikun e gjerë produktet intelektuale të Ukshin Hotit, dhe të ishin shoshitur ato seriozisht nga bota politike e akademike, gjë që në Kosovë akoma nuk është bërë, kështu që në këtë drejtim duhet të kënaqemi akoma me dokrrat pseushkencore të Jusuf Buxhovit me co.
Mënyra se si përfundoi Ukshin Hoti i ngjan shumë atyre të figurave të njohura historike, si e Sokratit, Brunos, Jan Husit e Servetit. Ukshin Hoti nuk predikoi asnjëherë dhunën, ndonëse shumë shpifës rreth e rrotull tij përhapën përgojime të tilla të ulëta. Ashtu si personazhi i Cvajgut, Kastelio, ai kërkonte shëlbimin përmes së vërtetës, sepse kjo e fundit, megjithëse e hidhur, ka fuqinë e vetme shëruese. Ndërkaq ekzekutimi i tij më 16 maj 1999, nëse është për t’i besuar dëshmisë së një dëshmitari serb, i ngjason udhëtimit të Krishtit drejt Golgota-së. Gjatë gjithë rrugës, nga Burgu i Dubravës, deri te vendi i ekzekutimit, afro 40 km. më larg, në oborrin e një shtëpie në fshatin Lubeniq të Pejës, (një rrugë që me gjasë duhet të jetë bërë me ndonjë makinë) ai u torturua mizorisht nga një grup policësh të drejtuar nga Sreten Cemovic nga Gjakova, dhe së fundi, pasi trupi i tij i pajetë u la pa kokë përmes shpërthimit të një granate, të gjitha mbetjet tjera mortore, bashkë me duart e prera, u hodhën në zjarr me rrobat për të zhdukur çdo mundësi identifikimi pas vdekjes. Një përfundim i tillë i Ukshin Hotit nuk shpjegohet me trillin momental të një polici apo paramilitari mizor e sadist serb, por me zbatimin e një urdhërese të lëshuar ndoshta nga vetë koka e politikës serbe në Beograd: Ukshin Hoti duhej të zhdukej pa lënë gjurmë, pa asnjë vendvarrimi për t’u vizituar e për t’iu bërë nderimet.
Tallja që i bëhet sot Ukshin Hotit pradoksalisht rrëfen talljen që vetë ne kosovarët ia bëjmë vetvetes, ia bëjmë fatit tonë dhe së ardhmes sonë në Ballkan.

Ajo çfarë është kaq fantastike me ty, gjyshe, është që ti më sheh!

0

Nga Aurel Dasareti

Gjyshërit dhe gjyshet nuk vdesin kurrë – ata thjesht bëhen të padukshëm. Ata jetojnë përgjithmonë, duke zënë rrënjë në zemrën e çdo fëmije, duke i mbajtur ata më të gjallë se kurrë me kujtime të lumtura dhe të përjetshme. 

*** 

Ka njerëz që hyjnë në jetën tonë dhe e lënë përsëri. Ka edhe njerëz që qëndrojnë për një kohë, duke lënë gjurmët në zemër. Dhe pas kësaj nuk jemi kurrë më të njëjtë. Sytë mund të buzëqeshin, goja mund të qeshë, por pikëllimi i zemrës nuk mund të shihet nga askush. 

Ndjenja e duarve të buta, historitë që rrëfenin me zëra të sigurt, tregoheshin me një ndjeshmëri të fortë. Ose kujtimi i përshtypjes, i mbushur me butësi dhe admirim të pafund, jeton në shpirtin e fëmijës. 

Është ligji i jetës. Për heronjtë e fëmijërisë është një privilegj të shohin nipërit e tyre të lindur, ndërsa të vegjlit duhet të mbajnë barrën e një lamtumire mizore dhe të përjetojnë periudhën e dhimbshme kalimtare, dhe të përshtaten me jetën pa ata që i kanë flokët e lyer të bardha si bora dhe lëkurën me brazda të thella.  

Fëmijët zakonisht e përjetojnë këtë me dhimbje dhe ankth, që historitë e gjyshërve dhe kohët e mira së bashku të zhduken si rëra nëpër gishta. Është koha për të thënë lamtumirë, humbja e parë e fëmijërisë. 

Por gjyshërit dhe gjyshet nuk vdesin kurrë me të vërtetë. Ato përjetësohen në shpirtin e çdo fëmije, duke lënë gjurmë të pashlyeshme dashurie dhe përkushtimi. Nuk kanë më trup, por kujtimet mbeten. Identiteti zë rrënjë tek i vogli. 

Gjyshërit dhe gjyshet nuk vdesin kurrë, ata jetojnë në nipërit e mbesat përgjithmonë. 

Marrëdhëniet mes gjyshërve (gjysheve) dhe nipërve (mbesave) të tyre vijnë nga një marrëdhënie intime dhe e thellë. Gjyshërit dhe gjyshet tona janë të përkushtuar ndaj nipërve dhe mbesave të tyre, duke ofruar mbrojtje, miqësi dhe pranim, përveç gjithçkaje që bëjnë për t’u kujdesur për foshnjën. 

Gjyshërit dhe gjyshet vdesin, kjo është e sigurt, por edhe nëse nuk janë fizikisht të pranishëm, ata janë përsëri të pranishëm në jetën e çdo personi përmes besnikërisë së tyre të përjetshme, e cila materializohet në një trashëgimi të pasur gojore që lidh brezat. 

Këta personalitete të qëndrueshme dhe të paharrueshme dinë të mbajnë duart e nipërve të tyre me krenari dhe besim ndërsa i mësojnë të ecin. 

Me kalimin e kohës, ata ndoshta do të kenë lëshuar duart e tyre të vogla, por kurrë nuk do ta lëshojnë dashurinë që mbajnë në zemrat e tyre, ajo do të zgjasë përgjithmonë. 

Gjyshërit dhe gjyshet nuk vdesin kurrë, thjesht bëhen të padukshëm dhe yjet kalimtarë shihen në fotografitë e zverdhura, në frutat e pemës që mbollën me duart e tyre, në përparëse të bukura që qepën dhe ruajtën, të cilat tani kanë vlerën e tyre të papërshkrueshme dhe emocionale. 

Gjyshërit dhe gjyshet jetojnë përgjithmonë në qëndrimin tonë ndaj jetës, falë këshillave dhe inkurajimeve të tyre. Ne i ruajmë ato në bankat tona të kujtesës emocionale, madje ato shkëlqejnë kur ne lidhim këpucët tona. 

Ata janë gjithmonë të pranishëm. 

Sytë e tyre lagen me lot ndërsa kujtojnë. Ata u mësojnë fëmijëve se një përqafim e bën gjithçka shumë më mirë, dhe fëmijët dinë gjëra që mësojnë prej tyre që nuk mund të mësohen në biblioteka. 

Ata janë ndërtues të fëmijërisë, ruajtës të fshehtësisë, ekspertë në largimin e frikës dhe sigurimit, mbrojtës të lumturisë dhe kohës së lirë, dhe arkitektë që rindërtojnë fëmijën kur bota e tyre shembet. Aroma e tyre është ngulitur në shqisat tona. 

Gjyshërit dhe gjyshet nuk vdesin kurrë për nipërit dhe mbesat e tyre, kurrë. Deri në ditët e tyre të fundit, të vegjlit do t’i mbajnë me vete si tatuazhe në shpirt. Gjyshërit  dhe gjyshet janë aty kur ne ngadalësojmë pak shpejtësinë, veprojmë më me mend ose shijojmë momentin. Ata janë busullat tona në rrugën e jetës. 

Gjyshërit dhe gjyshet bëhen të padukshëm, por nipërit dhe mbesat e dinë se vetëm fshihen pas buzëqeshjes, e cila qëndron në pritë pas çdo shëtitjeje pasdite. Ata lënë pas një trashëgimi të përkushtuar të dashurisë unike dhe të pakushtëzuar. 

Gjyshërit dhe gjyshet nuk vdesin kurrë – ata jetojnë në të voglin dhe përmes kësaj kujtimi i tyre bëhet i pavdekshëm.  

*** 

Përsëritja nuk duhet të jetë e mërzitshme. Vetëm shikoni lindjen e diellit. 

Çfarë do të thotë të kesh një gjyshe apo gjysh, dikë që është në një vend krejtësisht të ndryshëm në jetë nga ti? Unë tregoj për gjyshërit e mi. Secili prej jush ka histori pothuajse identike për paraardhësit tuaj. Prandaj, historia ime ju kujton historinë tuaj kur bëhet fjalë për gjyshërit dhe gjyshet. Ky shkrim i dedikohet të gjithë paraardhësve tanë të dashur, të cilët mjerisht nuk janë më me ne. 

*** 

Kujtimet rikthehen: 

Sot, nëntor 1988, po i shkruaj një letër gjyshes sime. 

E dashur gjyshe! 

Kur isha i vogël shtëpia jote u bë një strehë për mua. Mund të ulemi me pjatat e zbrazëta për më shumë se një orë dhe të bisedojmë. Ti e di kur e kam të vështirë dhe je gjithmonë gati të flasësh për këtë. 

Tashmë ti ke qenë gjyshja ime për gati 12 vjet, a nuk është e çuditshme të mendosh për këtë? Ti ke parë shumë anë të mia, të mira dhe të këqija. Është e vështirë të imagjinohet se si do të kishin qenë gjërat pa ty, jo vetëm në jetën time. 

E di që nëna është shumë e lumtur që të ka këtu dhe afër. Të vendosëm në shtëpinë ngjitur me shtëpinë tonë disa vite më parë, kështu që thuajse u bëre kujdestare e përhershme për mua, vëllain tim të madh dhe motrën time të vogël. 

Nuk e di sa u emocionuar ishe kur erdhëm krejtësisht pa paralajmërim dhe qëndruam një javë ose më shumë, por të paktën nuk ishte e mundur të shihej tek ty. Ne ndihemi gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë tënde, dhe kjo është një gjë e mirë për të menduar.  

Ti ishe streha ime. Kur isha më i vogël, shtëpia jote u bë një lloj strehimi për mua, por nuk ishte shtëpia ajo që më ndihmonte për gjithçka, ishte gruaja brenda shtëpisë, ishe ti. Në fakt, streha ime ishte kudo që të ishe.  

Si fëmijë kam pasur shumë argumente të çuditshme, disa prej tyre ishin me këmbë në tokë, por ti gjithmonë më ke qëndruar pranë, kështu që të kem një shok skuadre. 

Më kujtohen aktivitetet në të cilat të përfshiva kur ti me gjyshin banonit në atë shtëpinë e juaj të vogël. Ndonjëherë të propozoja të luanim ping-pong dhe ti u bashkoheshe pa protestë, dhe ne e goditëm atë top në tavolinën e ngrënies për orë të tëra duke qeshur dhe duke u kënaqur. Herë të tjera bënim një shëtitje në plazh dhe shikonim gurë. 

Ti kujdesesh për mua. Ishte një apartament i vogël ku jetonit atëherë. Kishte sallon, kuzhinë dhe banjë por vetëm një dhomë gjumi dhe sa herë që rrija me ty, flija në shtratin tënd ndërsa ti me gjyshin duhej të shtriheshe në divan. 

Duhet të kisha menduar se shpina ime ishte më e përshtatshme për divan se e jotja, por ndoshta nuk do të të interesonte, ti që kujdesesh më shumë për të tjerët se sa për veten. 

Gjërat nuk janë si dikur. Unë jam në klasën e gjashtë tani dhe ka pasur shumë ndryshime të mëdha. Ende shpesh e kaloj natën me ty, gjyshe. 

Ti dhe gjyshi ia dilnit dhe siguroheni që të shkoj në shkollë në mëngjes dhe të kem gati ushqim kur të kthehem në shtëpi. 

Ti gjithmonë dinë më shumë se unë. Edhe pse nuk luajmë më ping pong, apo kërcejmë në trampolinë, flasim shumë. Pasi kemi ngrënë darkë, ne shpesh ulemi me pjatat tona të zbrazëta dhe flasim për të gjitha llojet e gjërave të çuditshme. Mund të ulemi para plazhit, shikojmë yjet dhe të flasim për më shumë se një orë. 

Çdo bisedë përfundon me mua duke thënë “faleminderit për ushqimin” dhe duke pastruar pjatën time. Atëherë zakonisht nuk kam asgjë më shumë për të folur. 

Ti e di kur e kam të vështirë dhe je gjithmonë gati të flasësh për këtë. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës që kam pasur fatin të jem nipi yt. Unë jam shumë i lumtur që je gjyshja ime! Të dua pakufi.  

*** 

16.10.2019 

Gjyshja ime, ka thurur rroba për nipërit e mbesat e saj të ardhshme. 

Në fëmijërinë e hershme, shpeshherë, kur dielli po perëndonte (në Sydney, Australi), qëndroja vetëm me gjyshen në kopshtin përpara shtëpisë, disa dhjetëra metra prej bregdetit. Dëgjonim dhe shikonim valët e ujit, hënën dhe yjet që shkëlqenin në qiellin e mahnitshëm. Gjyshja ime (nëna e nënës) m`i tregonte përrallat e njëjta përsëri dhe përsëri. Njëra prej tyre: “Një grua e vetmuar ishte aq e zgjuar saqë pa asnjë problem sajonte lloj-lloj rroba të reja nga asgjëja, prej hiçit. Mrekulli e jashtëzakonshme që ndodhte për shkak të aftësive të saj të mbinatyrshme…”. 

Edhe në kohërat e dhimbshme përqafuam humorin. Për gjashtë vjet ajo jetoi me kancerin e trupit, para se të binte në gjumin e thellë me familjen përreth saj. 

“Laura! Tani ndodh kjo, ti duhet të vish”, – i telefonoi gjyshja nënës time para disa ditësh. 

Fryma e gjyshes është më e dobët tani dhe sytë e saj janë mbyllur. Babi dhe nëna ime ulen në buzë të shtratit duke e mbajtur për dore. Gjyshja merr frymën e saj të fundit, e rrethuar nga “tufa” e saj, siç na quante ajo me shaka. Gjyshi i tha lamtumirë bashkëshortes së tij të jetës; nëna ime, dy tezet dhe tre dajallarët e mi u përshëndetën për herën e fundit me nënën e tyre. 

Pikëllimi nuk kalon. Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim i ngjan detit. Kur fillojnë, valët janë shumë të shtrënguara. Pastaj vijnë dallgët, por kurrë nuk do të ketë më një pamje të detit. 

Kjo është ngushëllimi im i vetëm sot. Se pikëllimi nuk ka asnjë efekt prapaveprues. Se pikëllimi i sotshëm nuk mund të mjegullojë ngjyrat djeshme. 

E vetmja gjë që mbetet është mungesa, ulur pranë një njeriu shumë të dashur, e cila ka disa ditë që ka shkuar, pak e mbështetur në krahët e nipit të vogël, rrethuar nga nata… 

*** 

05.09.2023 

Çfarë është kaq e mrekullueshme me ty, gjyshe, është se ti më sheh edhe pse mund të jem i padukshëm më për të gjithë. 

Gjyshja ime, ti ishe një ujë i qetë me një fund të thellë. 

_________

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Prita dy vite të shkruaja diçka pozitive për Qeverisjen e dalur nga zgjedhjet e fundit

0
Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
______
Dy vite kam pritë për të shkruar diçka pozitive për Qeverisjen e dalur nga zgjedhjet e fundit
Personalisht nuk kam pas pritje nga kjo legjislaturë dhe qeverisja që ka dal nga 50.2% e votave të qytetarëve. Duke njohur shumicën e deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare, gjithënjë kam dyshu se kjo legjislaturë do të jetë në gjendje të zgjidhë krejt ato probleme të grumbulluara prej shumë vitesh në udhëheqjen e vendit.
Rendi e don që nëse vendos të shkruash për rezultatet, atëherë duhet të fillosh me anët e mira apo rezultatet pozitive dhe më pas me dobësitë e qeverisjes.
Pritjet e qytetarëve kanë qenë të mëdha për qeverisjen që me votën e vet e konfirmoj apo ja dha mandatin për ta këndellur nga krejt ato të këqija që sipas VV-së ia kishin shkaktuar të gjitha qeveritë e pasluftës.
Po fillojmë të numërojmë rezultatet e qeverisjes gati 3 vjeqare, duke e llogaritur edhe kohën e qeverisjes që njihet si Kurti I dhe kjo që po vazhdon edhe sot Kurti II.
Po provoj të numroj rezultatet pozitive të ministrive apo digastereve qeveritare.
– Ministria e bujqësisë është një shembull shumë i mirë, kjo ministri ka arritur të identifikoj shumë raste të keqmenagjimit dhe korrupcionit me subvencione për bujqit. Ministria ka rritur dukshëm subvencionin për bujqit, blegtorët, vreshtarët, perimtarët, pemtarët, bletarët dhe të gjitha kategoritë tjera që i takojnë këtij digasteri. Në të kaluarën subvencionet i kanë marrë pronarët e tokave, derisa ata që kanë punu tokat, përveq që kanë paguar qeranë për shfrytëzimin e tokës, kanë qenë të detyruar të bartin edhe të gjitha shpenzimet tjera pa pasur mundësi të përfitojnë subvencionet që ndante ministria për titullarët e këtyre tokave.
Po dëshiroj të numroj rezultatet tjera, por nuk po mund të identifikoj as edhe një gjë të vetme pozitive që do mund t’ia shtoja këtij rezultati të ministrisë së bujqësisë.
Detyrimisht tani po duhet të numëroj disa dibësitë e shumëta që veq janë të identifikueshme.
– Investimet kapitale janë më të ultat që prej shpalljes së pavarësisë e deri më sot. Këtu mund të themi se ska fare investime. Buxheti i ndarë për këto investime thuajse i tëri është bartur si suficit buxhetor.
– Ministria e arsimit ka dështuar thuajse në të gjitha premtimet që i ka dhënë në fushatë. Përveq skandalit me libra, kjo ministri nuk ka bë asgjë në digjitalizim dhe kompjuterizim të shkollave, nuk ka ndërtu as 5% të qerdheve që ka premtu brenda një mandati qeverisës, rezultatet në arsim e që u shprehën në testin e fundit kombëtar ku testet ishin publikuar në internet, duke i shfrytëzuar thuajse të gjithë nxënësit për të vjedhur detyrat e gatëshme, thuajse ska as edhe një ndërtim të vetëm të një shkolle, shumë mësimdhënës janë të paaftë për të dalë para nxënësve, mësimdhënësit nuk zotnojnë metodat e reja të shkollimit dhe nuk janë në gjendje të jenë bartës të reformave shkollore, reforma në arsim as që ka fillu, cilësia e arsimit është më keq se në disa shtete të Afrikës, testimi i mësimdhënësve nuk ka ndodh, dukuritë negative nëpër shkollat tona vetëm janë rritur si: narkomania, rrahjet, therrjet, alkoholi etj. Me një fjalë gjendja e arsimit sot është shumë më e keqe se sa që ishte në vitet më të rënda 1990/99 kur ishim jashtë objekteve shkollore dhe pa financim.
– Ekonomia e vendit është në gjendjen më të rënd që prej pavarësisë.
– Çmimet e artikujve themelor apo si e quajmë ne ekonomistët “shporta e konsumatorit” është e papërballueahme për xhepin e konsumatorit.
– Shkalla e papunësisë është zvogluar, por kjo jo për shkakun e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, por për shkakun e ikjes së të rinjëve nga vendi.
– Ikja e profesionistëve shëndetësor si mjekëve, infermierëve dhe teknikëve medicional ka marrë përmasa shqetësuese.
– Migrimi dhe emigrimi i popullsisë kurrë ma i madh se sot nuk ka qenë në historinë tonë të shkurtër si shtet i pavarur
– Skandali me rezervat shtetrore i MINT-it.
– Skandali me blerjen e energjisë dhe infiltrimin direkt të ambasadorit Berishaj në këte megaskandal,
– Skandali tjetër nga Nagip Krasniqi ku kemi keqpërdorimet me kontratat njëburimore apo të negociuara që është shkelje e rënd e ligjit të prokurimit publik.
– Zgjedhja e të gjitha bordeve të agjencioneve qeveritare dhe të ndërmarrjeve publike është puro politike dhe këtu kemi keqpërdorimin më të madh që nuk ka mundur as të paramendohet se do të kapen të gjitha bordet nga militant partiak të VV-së & Listës GUXO.
– Bordet pastaj kanë emruar të gjithë kryeshefat dhe zyrtarët e lartë sipas preferrncave të liderit apsolut.
Në fund, në këto orët e vonshme të natës kur nuk po arrij ti shkruaj të gjitha paknaqësitë me këte qeverisje, po e mbylli shkrimin për të vazhdu një ditë tjetër me dobësitë tjera që janë aq shumë sa që duhet një koncentrim dhe përkushtim për ti evidentu krejt të metat me të cilat po ballafaqohet kjo qeverisje e shpresës, që lirisht mund ta themi na është shëndërru në ankth dhe frigë për të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë.

Baton Haxhiu thotë se Kosova veriore duhet t`i lihet Serbisë !

0
Idriz ZeqirajNga Idriz Zeqiraj

Kosova ka bërë lëshime të bollshme, madje edhe të dhimbshme. Vetë pranimi i dialogut politik me Serbinë, pas masakrave masive në Kosovë, është një faj e tradhti nga Hashim Thaçi me ekipin e tij. Duke qenë rrast i shantazhuar, me dosje krimesh, të kundërshtarëve politikë, ai pranoi gjithçka që kërkoi Serbia, në këmbim të lirisë personale e grupore, mbi të cilët rëndojnë krimet numerike.

Ngulmimi i BE-së dhe SHBA-së, për krijimin e Asocioacionit të komunave me shumicë serbe, ka ngulfatur Kosovën. Kosova me 94 % të popullësisë shqiptare, nuk mund të jetë -multietnike-. Por, këtë ia imponuan ndërkombëtarët, për t`i favorizuar ende më shumë komunitetet pakicë në Kosovë, në veçanti, serbët vendorë. Tani, paradokksalisht, BE dhe SHBA, kërkojnë krijimin e një -Asociacioni monoetnik-, edhe pse Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon!

Arsyetimi i ndërkombëtarëve se është nënshkruar një marrëveshje dhe duhet zbatuar, pavarësisht kohës dhe rrethanave, në të cilat është bërë ajo marrëveshje fatale, e devalvon një teori juridike, e njohur me emërtesën: “Klausula Sic Stantibus Rebus”, si normë juridike ndërkombëtare, për prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë, është fatal për vendin, shtetin, siç është Asociacioni njëetnik për Kosovën! Qëllimet janë të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë në Kosovë, duke krijuar një “Republika Srpska”, e cila paralizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri në shkëputjen e një pjese të saj. 

Rrethanat e ndryshuara, madje rrënjësisht, nga koha e nënshkrimit të Marrëveshjës të Asociacionit, fatale për Kosovën, janë evidente, të dukshme:

1) Nënshkruesit e marrëveshjes në fjalë, Hashimi Thaçi, me ekipin e tij, ishin dhe mbetën të shantazhuar, tani edhe të penalizuar, nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, me dosjet faktike vrastare të kundërshtarëve politikë shqiptarë. Dhe, ky nënshkrim, më vonë, edhe ratifikim në Kuvend, u bë në këmbim të lirisë të Hashim Thaçit dhe bandës së tij, të akuzuar me dosje bazike, për krimet e luftës dhe të pas luftës, kryesisht, vrasjen e oficërëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarëve të LDK-së; gazetarëve me integritet të luftës. Por, edhe ekzekutimet brenda llojit, kuadrot të hershëm të LPK-së, për ta eliminuar, paraprakisht, konkurrencën brenda partiake, në të ardhmen.

Kjo dëshmohet edhe me shpalosjen në median T7, emisioni PRESSING, nga Baton Haxhiu, të  planit-pazar Thaçi-Vuçiq, të renditur në tri pika:

a) Veriu i Kosovës t`i lihet Serbisë;

b) Të zhbëhet Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë; 

c) Të falen krimet reciproke dhe të bëhet pajtimi shqiptaro-serb!

2) Serbia, në koordinim me Moskën, me qëllimin perspektiv, për krijimin e “botës serbe” dhe të “botës ruse”, në  Draft-statutin për Asociacionin, të një palo “Komisioni serb”, kërkoi autonomi territoriale dhe referendum për serbët veriut të  Kosovës, me synimin e qartë për ndarjen dhe bashkangjitjen Serbisë;

3) Sllogani, tashmë, i afishuar në veriun e Kosovës, në Serbi, në Mal të Zi (nga serbët vendorë), në “Republika Srpska” në Bosnje e deri në Moskën ruse: “Kur ushtria serbe do të kthehet në Kosovë”?!

Përgjigja e BE-së  dhe e SHBA-së, për Beogradin zyrtar dhe aleatët e tij, duhej të ishte “NIKADA”, KURRË! Dhe, në mesin e dhjetra fakteve tjera, vetëm këto tri fakte të cituara, për ta hequr, njëherë e përgjithmonë, nga agjenda e dialogut Asociacionin e stisur dhe të shpifur, qëllimshëm, nga shtetet mike të Serbisë brenda BE-së, do të ishin të mjaftueshëm.

Çfarëdo insistimi i mëtejmë i BE-së, SHBA-së dhe të ndërkombëtarëve të tjerë, për themelimin e cilitdo nivel Asociacioni, do të ishte përdhosje e 800 dëshmorëve, 13.000 viktimave civile të pafajshme, e vuajtjeve masive fizike e shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës. Kjo do të ishte një padrejtësi e madhe, një provokim i rëndë për popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm.

Pendesa e BE-së, SHBA-së dhe ndërkombëtarëve tjerë, do të ishte e parathënë, e pritshme, ashtu siç u penduan për plojën e përgjakshme në Bosnje, Kosovë dhe Ukrainë. Por, nëse, vërtet, themelimi i Asociacioni do të imponohet nga BE dhe SHBA, pendesa e tyre e sigurtë, nuk do të ishte kurrëfarë zgjidhje. Për, rrjedhojë, konflikti serbo-shqiptar do të mbetet gjithnjë i hapur, me mundësi përshkallëzimi, deri në përmasën e një lufte të përgjakshme, në mes të dy popujve, me rrezik të destabilizimit në rajon e më gjerë.

Ndoshta e vetmja shtesë, që mund t`i bëhet de-përshkallëzimit sot, nga qeveria e Kosovës, është zhvendosja e kryetarit të ngujuar në zyrën komunale, dhe sistemimin e tij në një objekt rrethanor. Por, gjithnjë, me garancinë se në zyrën e të parit të komunës, nuk do të lejohet të hyjë askush, përveç kryetarit fitues në zgjedhjet dhe votën demokratike të pritshme.

Kosova, nën masat sanksionuese, gjithësesi pëson humbje të mëdha. Por, kur dihet, madje botërisht, se këto masa nuk janë për fajin e Kosovës, duhet të përballohen dinjitetshëm. Kosova ka përjetuar terror dhe varfëri, njëherësh. Dhe, ka mbijetuar në saje të solidaritetit ndërnjerëzor. Edhe këto masa do t`i përballojmë, pavarësisht, kohëzgjatjes së tyre.

Për përballimin e lehtësuar të vështirësive aktuale, kërkohet unitet në qendresë. Pikërisht, mungesa e unitetit dhe etja e shfrenuar për pushtet, e një opozite servile, destruktive, rrast të inkriminuar, kontribuoi shumë në ndëshkimin absurd të Kosovës. Mosbesues në votën e popullit, opozita zgjodhi mbështetjen e Serbisë. Kjo opozitë dje kishte mbështetur -Listën Serbe-, në luftimin e opozitës të saj, sot kjo Listë famëkeqe, po ndihmon në luftimin e pozitës, përkatësisht, të qeverisë aktuale të Kosovës.

PAN-i i lidhur fort me Listën Serbe, në makro-kontrabandën, në vite e dekada, me disa komandantë të inkriminuar, penguan, qëllimshëm, kontaktet me minoritetin serb në veri të Kosovës. Ata e heshtën dhe bllokuan hapjen e Urës së Ibrit, edhe pas ndërtimit të saj, me qëllim që kontrabanda të bëhej shpengueshëm. Krerët e Listës Serbe preferencë kishin PAN-in, në zgjedhjet qendrore. Dhe, këtë e dëshmuan me votën e tyre vendimtare, në zgjedhjen e Ramush Haradinaj kryeministër.

Kosova, pavarësisht marrëdhënieve me Beogradin, me serbët në Kosovë, jug dhe veri, duhet të bashkëpunojë, sepse në mesin e tyre ka shumë Rashiqër e Kërstiçër, Bogdanoviçër dhe të tjerë, të cilët e kuptojnë se bashkëjetesa me shqiptarët, ka qenë dhe mbetet domosdo e kohës.

Me të drejtë, opozita serbe, akuzon, me emër e mbiemër, Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj dhe komandantët tjerë, për bashkëpunimin në makro-kontrabandën me “Listën Serbe”. Ata e luftuan dhe e shkatërruan Opozitën serbe në Kosovë, duke e ndihmuar, drejtëpërdrejtë, “Listën Serbe”, për ta përvehtësuar të gjithë pushtetin në komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe Vuçiqin në Serbi.

Askush nuk duhet të krenohet, në Kosovë, nëse krijon qeverinë pa pjesëmarrjen e serbëve në qeverisje, për aq sa i takon ligjërisht komunitetit serb. Komunikimi me serbët, në jug dhe veri, duhet të jetë i çiltër, i sinqertë, gjithnjë, në funksion të integrimit e tyre në shoqërinë dhe shtetin e përbashkët-Kosovë, përkrah komuniteteve tjera vendore.