Kreu Blog Faqe 987

Donika Papaj – avokate dhe notere e re publike

Donika Papaj, e licencuar për Avokate dhe Notere Publike.

Nga: Shefqet Dibrani, Zvicër

(Gjurmëve të shkrimeve tona)

Në vitin 2003, për rubrikën “Bota e fëmijëve”, kam realizuar disa portrete me fëmijët tanë në Diasporë. Një nga ata fëmijë ishte Donika Papaj, e lindur në Zvicër nga prindërit Ali dhe Shyhrete Papaj nga fshati Samadraxhë, komuna e Therandës. Vlenë të theksohet se Ali Papaj, për brezin e tij, ishte njëri nga studentët më të dalluar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, kurse pas emigrimit në Zvicër, ai ka specializuar në fushën e informatikës dhe të programimit CNC-dixhital, (IT Supporter dhe PC&Office Supporter), etj.

Atëherë, Donika ishte vetëm 9-vjeçe, nxënëse shembullore dhe me ambicie të larta për tu bërë dikur e njohur. Sigurisht ishte frymëzuar nga librat me përralla të shumta për fëmijë që lexonte. Ajo gjithnjë ka qenë e dalluar, paralel me mësimet ishte e angazhuar në aktivitete të shumta kulturore e sportive. Në të gjitha etapat e rritës së saj ka qenë fëmijë dhe nxënëse e dalluar. Gjimnazin e ka përfunduar në Kantonsschule Heerbrugg, (SBW EuregioGymnasium), kantoni St. Gallen, pastaj studimet në fushën e shkencave juridike në Universitetin e Zyrihut, (Bachelor of Law – Universität Zürich, 2017), ku mbaroi nivelin Bacholer në vitin 2017, po ashtu edhe nivelin Master, (Master of Law – Universität Zürich, 2019), e përfundoi pranë Fakultetit Juridik të këtij Universiteti në vitin 2019. Më pas, ajo e filloi specializimin për Avokate dhe Notere Publike, (Zuger Anwaltspatent und Notarin – Obergericht Zug, 2023), pranë Gjykatës së Lartë në Kantonin Zug, ku më 1 shtator 2023, e mbrojti temën e diplomës në këtë Institucion të Lartë të Drejtësisë Zvicerane, dhe praktikisht u licencua për Avokate dhe Notere Publike. Vlenë të theksohet se Donika bashkë me dy vëllezërit e saj Arbnorin dhe Artanin, edhe ata me Master në Universitetet e Zvicrës, janë pjesë e sukseseve që po i arrijnë fëmijët shqiptarë në këtë vend.

Forhåndsvisning av bilde

Faksimili i gazetës “Bota sot”, 31.08.2003.

Portreti të cilin e kam shkruar atëherë për Donikën, qe botuar në gazetën “BOTA SOT”, më 31 gusht 2003, ndërsa më 1 shtator 2023, pas plot 20-vjetësh ajo i përfundoi me sukses të gjitha provimet për Avokate dhe Notere Publike, duke u bërë shembull i suksesit të fëmijëve shqiptarë në Zvicër. Tashmë ajo është emër i njohur, sepse e njohur ishte nëpër të gjitha nivelet e shkollimit të saj, por ajo që ka rëndësi në këtë rast, është mbajtja e premtimit që ka dhënë si nëntvjeçare për tu bërë shumë e njohur!…

Me të kuptuar se Donika Papaj, i përfundoi me sukses studimet e këtij niveli, gjëja e parë që mu kujtua ishte artikulli im i shkruar për te, prandaj e shohë të udhës, këtë shënim timin të radhës ta ilustrojë me pamjen e gazetës “Bota Sot”, si dhe me dy fotografi të saj. E para: Donika Papaj, fëmijë nëntëvjeçar dhe e dyta: Donika Papaj, Avokate dhe Notere Publike, tashmë 29 vjeçare dhe e licencuar zyrtarisht, kualifikim ky që do t’i hap perspektivë të shumta, për vete dhe për komunitetin tonë në Zvicër, parasegjithash nga Donika Papaj, që u bë një emër i njohur, sukseset e shumta dhe rezultatet e mira i pret kryesisht Drejtësia Zvicerane!

St. Gallen, 05.09.2023.

Forhåndsvisning av bilde

Donika Papaj, 9-vjeçe (2003)

Ligësitë e tradhëtarëve zbulohen kurdoherë, mjerë pasardhësit e tyre…!

1

 Në foto: Gjenerali Bozhidar Jankoviq në Kukës

                     

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

  • Nga koleksioni: “Ptojeksioni i ardhmërisë”

1.Rezultatet shkencore duhet të janë pronë e tërë njerëzimit 

Më në fund njerzimi do të çlirohet nga prangat e dogamtizmit, jo në tërësi si rrezultat i shkencës. Lidhur me këtë, në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX ndaj gjuhës  shqipe dhe shqiptarëve ishin ngritur aq teoriçka, sa që hulumtuesit fillestar e shihnin si diçka “joracionale” që të mirren me një veprimtari të “kotë”, sespe “shqiptarët dhe gjuha e tyre duhej konsideruar të fabrikuara”. Në plasimin e teorive të tyre ishin shquar: Petar Skok nga Zagrebi, K.Kremer nga Vjena, Norbert Jokli nga Vjena, Glisha Elezoviq nga Shkupi, Veselin Çajkoviq nga Beogradi, Henrik Baraiq nga Beogradi etj. Por shumica e hulumtuesëve të etnisë shqiptare nuk e kuptonin se Ishte në këtë rrafsh fjala për diçka krejtë tjetër, e jo për shqiptar. E vërteta, ajo urrejtje ndaj shqiptarëve vinte se i kishin zgjatë jetën pushtetit osman për disa shekuj. E duke e dobësuar shqiptarinë synohej okupimi i trojeve të tyre, prandaj mjeti më i mirë fillestar ishte që këtë popull ta “diskulifikojnë” me lloj-lloj hipotezash të cilat në rastin e eksperimentimit u dilnin si autogolë depresive të gjithë ‘shpikësve’, sidomos në rrafshin e lashtësisë shqiptare. Por hapur u treguan se bota më nuk mund të mbahen në epruvedë të mbylluar, sado që dikush ka fuqi.

Sidomos, do të ngjallen me propogandë grekët gjatë gjithë shekullit XIX, por të shtyrë nga rusët nuk do të mbesin prapa as institucionet serbiane si kisha, partitë dhe individët, krejtë me qëllim për mos legalizim të çështjes pellazge, me çka rrzohej para tyre helenizmi si lashtësi dhe kultuara shqiptare që shpiente kah një prejardhje pellazgo-ilire. Dihet se trojet pellazgjike-Ilirike-arbanase-shqiptare i aspironin shumë popuj të mesdheut, të Lindjës së Afërme për disa shekuj. Por me fillimin e epokës së dyndjeve të popujve nga Lindja në Perendim, pozita e të kuptuarit të koncepteve historike dhe gjuhësore do të ndryshojë rrënjësisht. Ai trend, tani më është lëkund paksa, por “mbretëria” e tij është ende shumë “stabile” në mbrojtjën e “shpikjeve” të shekullit XIX sidomos. Ato shpikje kryesishtë do t` i përvetësojnë serbët dhe grekët, për shkaqe se për ta punonin Peterburgu dhe Londra.

Unë besoi se gjuha shqipe është me origjinë Pellazgjike dhe në mbeturian të saj e shkaperderdhur në Iliri, fakt ky që krijon besim në kohë dhe fat që rrafshin historik, e që të tregohet në të shumtën e rasteve me germime arkeologjike dhe studime krahasimtare etimologjike të toponimeve, gjithnjë mbi bazat e realitetit që është perceptues.

Tani dihet se viset e Pellazgëve i shoqëronin (rrethonin) asirët, babilonët, hetitët, sumerët, akadët, etrurët, Italikët, dakomezët etj. Ndërsa viset ilire i sunduan kryesishtë por si okupatorë:  bizantinët, bullgarët, sllavët dhe osmanlinjët. Të gjithë këta popuj dhunues kishin taksa për popullin e nënshtruar. Kështu nga tërë pasuria vjetore bizantinin i deturonin plebsin ilirë ta paguaj 30% taksë. Ndërsa, për institucionet fetare ishte normë të punohet nga 7 ditë të javës 2 ditë për priftin-murgun, sespe ai lutej zotit për ty.

Me ardhjën e osmanëlive si okupatorë, sistemi i taksave ndryshoi rrënjësisht në Iliri. Për shtetin duhej paguar 10% nga pasuria vjetore. Për themelatat fetare, çfaredo qofshin duhej punuar në vend të 2 ditë në javë, 4 ditë gjatë vitit. Ky “transformim” rrënjësor e bëri të mundur që arbanasit-shqiptarët autokton ta pranojnë Islamin jo vetëm si rreligjion, por edhe si shpëtimtar, për faktin se pushtetet paraosmane ishin aq të egra sa që po i ilustrojmë me dy shembuj, burimi-:  “Budeli neki arabanas ili vlah samo tvrdio da je pasnjak ili njiva bila prije njegova, biçe kaznjen 500 komanda ovaca”- Iz “ Deçanske Povele 1330 godine”- Përkthimi: Nëse një arbanas ose vllëh vetëm thekson (vërteton) se kullosa ose ara ka qenë më parë e ti,j do të denohet me 500 krerë dele”. Ky fakt e zbulon se para vëndosjes së pushtetit okupator e kujtë kishte qenë toka (prona). Edhe më konkret. Një faktë se në çfar pozite ishin shqiptarët tregon popi serbian Nikollaj Velimiroviq (të cilin Patriarku Pavle më 1998 e shpalli tnizisht me urdhër të Milloshit të “shenjët) kur thot se: “Atë që po e bën sot Hitleri ndaj Hebrenjëve (1942, atë e ka bërë Shën Sava ndaj arbanasëve nga 1217 e deri me ardhjen e osmanlive më 1389”.

Në realitet shqiptarët me kohë u kyqën në ushtritë arabe gjatë shekullit VII-XII dhe si mercenarë atje e pranuan islamin. Me kthimin e tyre në vendlindje, ata sollën edhe kulturë të shkrimit dhe administrimit, por që historia mesjetare atë realitet e konvertoi në injorancë, sepse sistemi timariot-spahi nuk lejonte trashëgimi të drejtë për drejtë. Jo pasurinë duhej “merituar” me luftë në radhët e jeniqerëve. Në luftë ishte vendi, sipas sulltan Pajazitit, që të tregojhet se kudo që shkelnin jeniqerët ata e kishin për detyrë aty: të ndërtojnë kazermën ushtrake, të ndërtojnë medresën (pra nuk duan popull injorant por me shansë që të arsimohen). Ndërsa faktori i tretë ishte në fillim pranimi i rreligjionit islam me deshirë. Por faktor fillestar në pranimin e islamit ishte askush tjetër përpos mercenarizmi arbanas në ushtrinë arabe, të cilët pas kryerjës së sherbimeve, ata sollën elemente të reja besimi në vendlindje. Kështu sistemi që të konvertohen njerëzit me deshirë në islam, duke ia hapur veti mundësinë të arrijë edhe në gradën e kryevezirit, por pa mundësi të postit sulltanor, ishte realitet që sot nuk mund të rrxohet me asnjë theoremë. Që të pranohet islami tek shqiptarët ndikun edhe deshtimet dhe kompromitimet që sollën kryqzatat për disa shekuj me radhë.

2. TRADHTITË NDAJ SHQIPTARËVE FENOMEN I PASTUDIUAR 

Nëse e shtrojmë tezën pse shqiptarët mund të tadhtohen në çdo kohë, atëherë duhet ta japim një përgjegje fundamentale për këtë pyetje duke shtuar: Na shpëtoi UÇK më 1998/99, ejani ta shpëtojmë UÇK –ën nga matrapazët dhe bukpërmbysësit më 2023.  Të fillojmë me: 1.TRADHTINË E PARË më 1877- Princi i Serbisë ua dërgoi shqiptarëve të Sanxhakut Nishit Proklamatën në nëntor 1877. Në Proklamatë thuhej se ushtria serbe me të gjitha mjetet do të përmbahet nga çdo sulm kundër civilëve shqiptar. Aty ku sulmohemi do të ketë sulm, aty ku nuk ka sulme do të ketë respekt dhe ligjet e evropës do të aplikohën për një herë, duke grantuar pasurinë dhe familjën në çdo kohë. Çka ndodhi,  në bazë të Marrëveshjes sekrete më 15 janar 1877 në Budapeshtë në mes Wjenës dhe Peterburgut, Serbia do ta gëzojë përkrahjen e Wjenës. Bullgaria mori grancion se do ta gëzojë përkrahjen e Peterburgut. Pas kësaj marrëveshje Rusia i shpalli luftë Portës që në mars 1877. Luftën e përfundoi me një fitore të thellë ruse sa që Porta në Shen Stefan u deturua për t` i pranuar diktatet e Rusisë më 3 mars 1878. Ky realitet i trembi shqiptarët në tërë perandorinë, pa e ditur realitetin e marrëveshjes sekrete të Budapeshtit (15 janar 1877).

Me që Serbia nuk ishte e përgatitur për luftë, shpalljën e luftës Beogradi do ta bëjë osmanlisë më 1 dhjetor 1877, duke iu derguar shqiptarëve proklamatë dhe duke iu garantuar pronë dhe liri njerëzore. Por, për 28 ditë Serbia me ndihmën e Wjenës do ta zgjëroi territorin e vet në tërë Sanxhakun e Nishit duke i okupuar 714 fshatra dhe 6 qytete me shumicë shqiptare. Atëbotë, thuhet në një dokemnt serbian: “Me rastin e hyrjës së ushtrisë serbe në Aranutllëk (Sanxhaku i Nishit quhej Aranutllëk nga pushteti, kurse populli atë trevë e quante Shipnia e Vjetër).  Lidhur me këtë tragjedi shqiptare përfaqsuesi i shqiptarëve të Rregjionit Gjilanit në Vranjë do t` i thot oficerit serbian Franasoviq më 1879 se: “Ju serbët nuk keni besë, prijësi i juej nuk ka as besë as zot. Ai na garantoi mossulmim. Ne iu përmbajtëm garncionit. Por në pikë të dimirit na sulmoi me TRADHTI, na shfarosi  me rob e fëmi, dhe tash t` i besojmë  se do të gjejmë përkrahje nëse kthehemi- JO NUK I BESOJMË. (Nga biseda e Franasoviqt me parinë shqiptare në Vrajë më 1879 , dok. në Fondin e M. P. B të Serbisë, dok. me shkrim dore në 2 faqe, çirilicë)

Varjet e kryengritësve shqiptarë në Manastir

3. Gjatë shekullit XIX masoneria osmane ua ktheu shpinën shqiptarëve dhe i trajtoi si armiqë 

Ky trajtim i shqiptarëve si armiqë erdhi nga shkaku se në të gjitha kryengritjet në Ballkan shqiptarët e rreligjionit islam ose ishin prijës, ose ishin pjesëmarrës kryesor. Rasti i pavarësisë Greqisë, ku shqiptarët luajtën rroloin kryeosr; rasti i Kryengritjës serbe nën Kragjorgjin i cili ishte rrogtar i Demë Ahmeitit si person me origjinë shqiptare, tregon se Sulltani kishte krijuar koncept se: “Shqiptarët do ta varrosin Portën”, prandaj u kualifikuan për armiqë të Portës se janë në luftë për liri, por ishin të kualifikuar për armiqë të Evropës se ishin të rreligjionit islam (shumica dermuese). Këtë koncept Padishahu e forcoi përmes miqësisë së Ali Pashë Tepelenës me Napolenon Bonopartën, miqësi ajo që nuk e pati asnjë efekt; përmes njohjës së ambicjeve të Pashallëkut të Shkodrës, e mbi të gjitha mbi ambicjet e Dervish Carës i cili me kryengritjën e drejtuar nga ky patriot iu lëkindën themelet Stambollit mbi viset shqiptare dhe krijuanrrethanat që më 1869 të mendohet për themelimin e një Vilajeti shqiptar.. Mbi këto koncepte Mithat Pasha (me origjinë shqiptare) i pari pra më 1869 provoi për të themeluar një Vilajet shqiptar (një shtet shqiptar) , fakt ky që i trembi çarqet ruse dhe frenge sidomos, po besa edhe qarçet gjermane, se: “Po u forcuan shqiptarët, depërtim përmes Ballkanit në Lindje të Afërt nuk mund të ketë”, për asnjë firmë gjermane. Dhe gjithnjë në lidhje me këtë fenomen, Çështja Lindore më 1975 u bë “rreshtim” se kah duhet forcuar istikamet, sidomos shqiptarët që ishin pa asnjë përkrahje. Në forcimin e pozicioneve agjenturore, rreligjioze dhe politiko ushtarake, në bazë të argumenteve osmane, më së shumti ishte e angazhaur Rusia carisete, që të dominojë në Ballkan.

  1. TRADHTIA E DYTË NGA PRFAQSUESIT E TURQISË MË 1912  

Fitohet lufta por humben betejat, ishte fjala për padishahun me moton: “Padishah shkelqesë e dashtun, veti grunin, neve kashtën”. Ja zbërthimi: Pasi që kryengritëit shqiptarë e fituan çdo luftë: në Kulinë, në Carralevë në Kaçanik dhe e çliruan Shkupëin, befas për bisedime në emër të Stambollit erdhi Ibrahim Pasha dhe në Prishtinë, Ferizaj dhe Shkup gati ilegalisht filluan bisedimet në mes Hasan Prishtinës (drejtues i kryengritjës shqiptare) dhe Ibrahim Pashës i deleguar i sulltanit. Dihet tani se Ibrahim Pasha ishte i llozës masone (31) dhe kishte çdo mundsi që ta tradhtoi Hasanin një partiot shqiptar, që mendonte se me grykën e pushkës dhe me drejtësi do të fitohet çlirimi i viseve shqiptare, me çka mbyllëshin disa plagë të parisë shqiptare që i kishin humbur luftat një nga një, por nuk harrohej se beteja për mbijetesë ishte 500 vjeçare dhe populli mbetej me shpresë se do të fitojë.  Dinakëria e masonit (Ibrahim Pasha) ia drejtua Hasanit se: Ne jemi dakord që ta fitoni një autonomi, por atë pasi që të beatizojë sulltani dhe ajo do të ndodhë në momentin e duhur. Por ushtritë tona tani do të mbyllën nepër kazerma, dhe ju konsideroheni si fitues të luftës, por jo të betejës”. Pas triumfit në Shkup, Ibrahim Pasha u largua në Kumanovë dhe atje fill e për pe ia tregoi Gjenerla Jankoviqit dhe Gjeneral Tankosit kushtet shqiptare. Kështu me një anë e siguroi Stambollin se “nuk ka mësymje të shqiptarëve për Manstir dhe Selanik drejtë Stambollit”, në anën tjetër serbët e kuptuan nga Ibrahim Pasha se çdo ditë vonesë do të shkaktoj ndryshime të planeve të tyre për ta përtri Pernadorin e Dushanit apo të Uroshit. (shiqo: Prvi Balkanski rat i njegova pozadina 1912, në AVIIVB, P.4. K 811- oktobar-decembar).

Aty kah fundi i shtatorit 1912 çdo gjë ishte gati për të filluar Lufta Ballkanike. Me aleatët e fallangës krishtere sllavo-ortodokse ishin bashkuar edhe Austro-Hungaria, Gjermania dhe Italia, kurse qëndrimi i Antantë: Angli –Rusi, Francë dihej se identifikon luftën e kombit shqiptar me përpiekje për ta ruajtë pushtetin islam turk në Evropë. (Ngjajshëm u komentua lufta e shqiptarëve më 1918, për t` iu bashkuar Shqipërisë, identik ishte kualifikimi më 1945 nga jugosllavët se shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonis, kinse po luftoin për ta mbrojtur nazizmin).

Papritmas në Shkup më 26 gusht 1912 arrijnë përfaqsuesit e Rusisë, Francës dhe Austro Hungarisë.Në gjuhën frengjishte Hasan Prishtina bisedon me oficerin francez. Aty, francezi ia thot Hasanit troq: “Çfardo rrezultati të ketë lufta juej, ndryshim të kufijëve të Perandorisë Osamne nuk ka. Pra duhet të urdhëroni demobilizmin e kryengritësve”. Kështu Hasan Prishtina prehet në besë se: “Pavarësinë e Shqipërisë e granton kryeveziri Qamil Pasha”. Ky ish zyrtar nuk kishte ma pushtet në Stamboll dhe rezultati dihet. (shiqo: Arkivi i Stambollit, koleksioni i Qamil Pashës 1910-1912).

Ndërsa, çfarë karakteri kishte lufta Ballkanike dihet, gjithnjë në bazë të dokuemneteve të kohës. Ja përgjegja: më 20 tetor 1912 në tregun e Shkupit, Prizrenit dhe Prishtinës me një lirë ari bleheshin 82 fesa. Kurse një muaj më vonë 82 lira ari kushtonte një fes. Kjo do të thot se Lufta Ballkanike ishte kundër PLISIT, e jo kundër fesit turk.

5.TRADHTIA E TRETË NGA GJENERALI BOZHIDAR JANKOVIQ 

Në prag të Luftës Bozhidar Jankoviq do t` u drejtohet shqiptarëve të Vilajetit Kosovës me Proklamatë që titullohej: “ T` Tona FISEVE N` SHQIPNI OR VLLAZNI-Gjith kush din, pa emën mallnis t` zotit, jrgjo n ftyr toks nuk muj boet. Na me emen e me ndiim allahut jemi nisun, e po vim me kuvet ton te ju. Po vim n` lle tuje, e tonin qi na kan zapue osmanllit, qe, pesqin e permbi vjet, ama spo vim zullum me ju bo, por po vim zullumin me ju ijek….”. ( Shiqo: Botimi i plotë Prof Dr Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia KOSOVËN më 1912, libri 1, Prishtinë 2003, f.37/38, botim i plotë). E mizoritë serbe në bazë të këtyre publikimeve kuptohen detalisht: Leo Fraindlling, Golgota shqiptare, Wjenë 1913; Letra e Lav Trockit, botuar më 1913; Reagimi i Ndre Mjedës, botuar më 1913; Shkrimi i Nju Jork Temis 1913)

  1. Pas mbarimit të luftës tradhtia ndaj shqiptarëve vazhdon  

Pas kësaj lufte, propoganda serbiane vihet në aksion për vënjen e emrave sllav lokalitetve shqiptare sidomos të atyre që ishin  pranë rrugëve ose qyteteve, pranë rrugëve tranzite, e ata emra ishin: Jug Bogdan, Devet Jugoviq, Kosvo Pole, Tankosiq ose Uroshevac, Gjeneral Jankoviq e tj.

Pas Luftës Ballkanike tërë masoneria evropiane ishte pas fallangës sllavo-ortodokse dhe kundër shqiptarëve. Fakti se menjëherë lloza masone e Llozanës në Zvicër hapi “konkurs” për lajmërim me pagesë për çdo institucion ose individ privat që me anije të bartë shqiptarë musliman në Anadolli. Kështu në maj të vitit 1913 (edhe pse aksioni kishte filluar në janar 1913) kvota e anijeve të angazhuar në “Procesin shqiptar” arrijti në 395. Pronarët e këtyre anijeve, deshmohet me fakte se janë paguar nga xhirollogaria e Masonerisë Llozanës me seli në Llozanë të Zvicrës. Rrezultati është se mbi 250 000 shqiptarë u deportuan në Anadoll, plus mbi 40 000 shqiptarë u deportuan përmes rrugës hekurudhore. Ky aksion lirisht mund të quhet KRYQZATË evropiane me permasa gjenocidi, sepse deportimi bëhej me moton: “asgjë nuk guxon të mbetet shqiptare prapa”.

7. Tradhtia serbe organizohet edhe nga Londra përmes propogandës 

Pas mbarimit të Luftës Ballkanike, Fuqitë evropiane nxituan që me shpejtësi të përfundojnë çdo gjë në një konferencë “paqesore”, që caktohet me propozim të E. Greit, të mbahet në Londër. Konferenca e Londrës për Ballkanin filloi më 17 dhjetor 1912. Të nesermen Nikolla Pashiqi nga Londra do të u kërkoi pushteteve okupatore serbe  në: Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Dibër t` i drejtohen Konferencës “në emër të shqiptarëve” me telegram me këtë përmbajtje: Telegrami më 18 XII 1912 “Në këtë moment, dhe sa më shpejt përpiquni, qysh nesër (më 18 dhjetor) shqiptarët më të njohur nga Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra,  të dërgojnë telegram në Londër dhe në emër të vet, të qyetit dhe rrethinës t` i lutën ambasadorëve të: Francës, Rusisë, Italisë, Gjermanisë, Austrisë dhe Greit (ministër i jashtëm i Britanisë)  që t` i bashkojnë në shtetin serb, dhe mos t` i bashkojnë me Shqipërinë Bregdeatre. Ata duhet të thonë se shumica flasin serbisht, ndërsa pakica tjetër e kupton serbishtën, se nga e mbajnë në mendë jetojnë së bashku me serbë, dhe deshirojnë edhe mëtej për të jetuar me ta. (Shiqo: AVIIB. P. 4. K.48-9-1-27-1912). Këtij aksioni iu bashkangjit Esat Pasha më 1914 nga Nishin dhe më 1915 Ahmet Zogolli nga Tirana.

Lidhur me këtë dukuri të shpmtuar  evropiane, edhe Sllobodan Milosheviqi provoi ta kopjojë historinë dhe me të njejtin bekim,shpresonte që më 27 maj 1999 në Beograd të arrihet pajtimi i mileniumit në mes Katolikëve dhe Ortodokësve nën përkujdesin e Kishës Autoqefale Serbiane në mënyrë që më 28 VI 1999 Kosova të spastrohet nga shqiptarët e rreligjionit islam, ndërsa Serbia t` i përngjajë realiteti të Serbisë më 1942 kur Adollf Hitleri lajmërohet për “Serbia Juden frei” (Serbia e pastruar nga Jahuditë). (Shiqo: Koleksioi i popit Nikollaj Velimiroviqit në Arkivin e Millan Nediqit, Beograd 1942)

8. Pas Luftës Parë Botërore fillon etapa për t` ua grabitë shqiptarëve hsitorinë 

Serbët pas mbarimit të Luftës  Parë Botërore nepër të gjitha Akademitë e Evropës dërguan infrormata se: “shqiptarët nuk kanë gjuhë letrare, nuk kanë libra, nuk kanë asnji informatë për prejardhjën e tyre, prandaj duhet zhvilluar edhe luftë akademike që të skajohen dhe plasohen në syrvejimin e shkencës serbe”. Mbi këto porosi pati filluar botimi i publikimit: “Arhiv za Arbasku starinu, jezik i etnologiju nën drejtimin e Henrik Bariqit, 1923 e tutje).

Problemi i gjuhës shqipe  ishte objekt i studimit krahasimtar i Nermin Vlorës diku në vitet tetëdhetë të shekullit XX-të. Por orinetimi i Nermin Vlorës ishte që përmes shqipës “mund të deshifrohet Etrurishtja”. Asgjë më tepër si kulm i studimit. Edhe në këtë çështja disa “shkanctar shqiptar patën lëshusr flet rrufe” të serta, kundër saj, por edhe pse nuk pushuan kurrë të lidhin çdo rrezultat me shkollën e Henrik Bariqit,përkatësisht me shkollën e Beogrdait. E lidhur me këtë në librin “Albania Rridenta” 1942 çdo qëndrim i Beogradit është rrxuar për toke, nga njohsit profesionaal të gjuhëve indoevropiane.

Por lufta që mos të zbulohet lidhje në mes Pellazgëve dhe Ilirëve e pasardhësve të tyre e që janë shqiptarët, ka pas filluar gjatë shekullit XIX por në intenzitet so të forcohet  pas Luftës Parë Botërore, sidomos kulmin antinjerëzor ajo luftë e ka me likudimin mizor të Milan Shufllajit nga serbianët më 1931.

Me Pellazgishte shqipja mos të ketë asnjë lidhje provohet nga propoganda greke, krejtë në mënyrë që të ruhet ‘superioriteti’ i kulturës helene, kurse me prejardhjen ilire provohet të lëkundet çdo gjë e të dominojë edhe ligusitika sllave. Kjo shkollë ishte synim i Jovan Ristiqit, Panta Sreçkoviqit, Jovan Cvijiqit e tërë kompanisë, e ku hynte në rreth edhe Henrik Bariqi fanatik dhe i krishter fanatik, madje i bekuar nga patriarku serbian më 1922, krejtë me qëllim që të intevenohet në Patrikanën greke, mos t` i japi dorë Kishës ortodokse shqiptare për autoqefali. Kjo luftë e kombinuar ka vazhduar deri më 1937. E vërteta, popat serbian donin që autoqefalia e kishës shqiptare të mirret nga serbianët, dhe ashtu të mbetet një ndërvarësi morale nga Beogradi. Kush ka menduar që ndervarësia pas 80 vitesh do të mbisundohet nga shovinisti Janullatos,me bekimin e demokratëve shqiptar, është çështje brengosëse edhe sot.

  1. Tradhtia pas Luftës Dytë Botërore 

Shqiptarët e Kosovës gjatë Luftës Dytë Botërore kishin krijuar një pervojë se arsimi do të jetë kerkesa e tyre kryesore, por mbi të gjitha çdo pushtet duhej të kontrollohej nga Tirana. Në lidhje me këtë, çarje dhe shembuj tradhtie ka pasë në shumë nivele politike më 1941-44. Por, tradhtia më eklatante ndodhi me degradimin e Shtabit Përgjiothshëm të UÇ AP të Kosovës më 2 shtator 1944, kur Tito e ktheu në Shtab Operativ të Kosovës. E vërteta, këtë tradhti paksa e “maskoi” ardhja e dy Divizioneve shqiptare në Kosovë, të cilat nuk lejuan mizori të tipit pas Luftës ballkanike, edhe pse krimet ishin mjaftë të theksuara. Dhe për ta venë pozitën kushtetuese të Kosovës, para aktit të kryer më 9-12 nëntor 1944 në Beograd u mbajt Mbledhja e VANSS (Velika Antifashistiçka Narodnooslobodilaçka Skupshtina Srbije). Dokumenti i ka 215 faqe dhe në asnjë vend nuk përmendet Kosova. Lidhur me këtë është hulumtuar edhe dokumentacioni në Arkiv, krejtë me qellim a do ketë provuar ndokush aty ta përmend Kosovën dhe Vojvodinën. Në asnjë vand të dokumentit nuk figuron se është përmend çështja e Kosovës, fakt ky që deshmon se Kosova me asnjë dokument nga ka qenë pjesë e Serbisë. Por fenomeni i tradhtisë  u përseritë më më 8 shkurt 1945, kur J. B. Tito e vëndosi diktaturën ushtrake në Kosovë, krejtë me qëllim që në kushte të diktaturës, Kosovën t` ia dhuroi Serbisë.

Krejtë me prapavi nazifashiste tradhtia e tretë, ndaj shqiptarëve (Kosovës)  ndodhi më 7-9 prill 1945, kur në Mbledhjen e ASNSS Mehmet Hoxha, pa asnjë autorizim e lexoi këtë tekst në gjuhën shqipe: “ Shoqe e shokë, jam shumë i lumtun që më asht dhanë rasti që të gjindem në këtë Asamble tuej, në të cilën zgjidhën çështje shum të randësishme, dhe ti përfaqsoj popujt e Kosovës dhe të Metohis. (Apllauz). Jam i sigurt se ju intereson të ndigjoni mbi gjendjen që mbretron në Kosovë dhe Metohi dhe unë do tua shprehi ne disa fjalë……. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë mujtë me dhanë ma tepër për luftën antifashiste për faktin se kanë qenë të shtypun…. Por deshira të cilën shoku Mugosha (Dushan) e shprehu që Kosova dhe Metohija ti bashkohen Serbis federale, nuk e frigson popullin shqiptar të Kosovës e Metohis por e forcon dhe i jepë sigurim se do të ketë po ato të drejta me popujt e tjerë (apllauz). Deshira e popullit shqiptar nga Kosova dhe Metohija që ti bashkohen Serbisë Fedrale nuk ka për qellim që ti forcoj apetitet e ish klikës imperialiste të Serbisë por ta forcojë Serbin si nji njisi peraparimatre demokratike , ku janë të garantueme të drejtat e të gjithë popujve të saj….” (shiqo: Zasedanje ASNOS-a, Beograd, f. 12-13, si i vetmi dokument i botuar shqip nga ajo kohë e deri me shkatrrimin e RSFJ më 1992). Fjalimin e Mehmet Hoxhës e përkthen aty për aty  Dushan Mugosha. Është me rëndësi të ceket se këtë struc (Mehmet Hoxhën) askush nuk e kishte autorizuar të flasi në emër të Kosovës. Po që të flasi (të prkthej ) nuk kishte autorizim as Dushan Mugosha. E them këtë, se Serbia nuk kishte kushtetutë, prandaj çdo gjë ishte e dhunshme, ilegale dhe jashtë ligjore në çdo aspket do të shprehet Fadil Hoxha në fillim të qershorit 1945. Por një muaj më vonë në Prizren u promovua tardhtia dhe “unanimisht” me përjasjhtim të Halim Spahisë, Beogradi do të pajtohen me fjalimin e Mehmet Hoxhës në Beograd.

  1. Tradhtia vazhdon

Më 1957 në Beograd Eduard Kardeli në një plenum të mbylluar të KQ LKJ deklaron: “Jugosllavia është kriejsë artificiale e Versajit. Një ditë ky shtet do të shpërbëhet. Është e natyrshme që ne sllovenët dhe kroatët të anojmë kah Italia dhe Austria. Kurse ju serbët me lalazezë e maqedonë të rreshtoheni kah Rusia dhe Bullgaria”. Nga rendi i dytë Dobrica Qosiq, e pyet E. Kardelin e “shqiptarët kah do të rreshtohen”? Eduard Kardel pa asnjë nervozë i përgjigjet: “Shqiptarët është shumë e natyrshme se do të orientohen kah Shqipëria”. Në lidhje me këtë, të nesemen A. Rankoviq do të kërkojë pranim te Tito. Aty do t` i ankohet Titos se: “Eduard Kardeli është tardhtar, po ua tregon shqiptarëve rreshtimin”. Tito: aty ishte duke kryesuar Plenumin, dhe do të pasojë fundi i akuzës: “Pse nuk reagove aty për aty shoku marshal ndaj Kardelit. Madje, duke shtuar se, Kardeli po akuzon Serbinë që t` i lejojë shqiptarët se kah do të rreshtohen”. Tito do ta shtrojë kontra pyetjen: “ Pse nuk reagove si komunist, se ne serbët kurrë nuk do të rreshtohemi kah Rusia. Këtë rreshtimin tënd po ta kana kah Rusia, kurse atë shqiptarëve dhe sllovenëve me kroatë, po këerkon që ta luftojmë. Unë e di që aksioni i armëve 1955/56 në dimër pse është organizuar nga UDB-a. Madje e di nga informatat e KOS-it se çka mshifet pas një Gjyqi në Prizren në verë të vitit 1956. Dhe jo vetëm kaq”. Gjithnjë në bazë të dokumenteve sekrete Tito ia ve përplasë para veti në tavolinë planin për mbylljën e shkollave shqipe, plan ai që do të shpërthej më 1958.(A CK SKJ-viti 1959-Kosova).

Nga kjo kohë e 30 majit 1957 kur u mbajt Plenumi i mbyllur i LKJ do të filloi lufta në mes Titos dhe Kardelit me një anë, dhe Rankoviqit, Stefanoviqit dhe Llukiqit në anën tjetër. Grupi i parë ishte për sistem politiko- shtetëror të Jugpsllavisë DECENTRALISTE. Kurse grupi i dyë (Rankoviq etj) ishin për sistem centralist, ku UDB-a e kontrollon LKJ-ën. Kjo luftë “tradhtare”, si quhej nga grupi i Titos, do të shpërthej në formën më të egersuar deri atëherë në Plenumin e mbyllur për pakicat kombëtare më 1959. Por, më 14-16 maj 1962 u mbajt Plenumi që u quajt: “Fillimi i fundit të RSFJ”, ngjarje ajo që e hapi rrugën për Plenumin e Brioneve në korrik 1966, me që rast A. Rankoviq dhe UDB defaktorizohen në tërësi. Pra lufta politike në mes përkrahësve të decentralizimit dhe të atyre që ishin për homogjenizim dhe për krijum të kombit jugosllav, do ta merr epilogun e vet në këtë plenum historik.

Duke i marrë për bazë këto shansa, udhëheqësia shqiptare në Kosovë më 1967 tradhton hapur, sepse Tito ua dha shansën, duke pyetur më 20 mars 1967 në një mbledhje të Politbyros së KQ LKJ-ës se: “Deri në çfar niveli ka arritur ideja Kosova Republikë? Me që në Plenum pati diskutime të ndryshme për avansimin e Kosovës në Republikë, më 21 mars 1967 Tito e dergon E. Kardelin në Kosovë për matje pullsi: a janë shqiptarët për Republikë, apo i shesin masës “petlla në ujë”. Më 21 mars 1967 E. Kardel në Brezovicë e kupton se drejtuesit politik në Kosovë janë kah e rrejnë rininë dhe popullin, dhe janë në anën e shovinizmit serbian”. Kështu i raporton slloveni  Eduard Kardel Titos më 22 mars 1967. (shiqo: A CK SKJ në Zhelznik, viti 1967, Koleksioni “Rezak Shala”, i cili hapur doli me tezen Kosova Republikë, edhe pse ishte prokuror shtetëror.).

Tani shtrohet pyetja pse Tito dhe Kardel ishin deri më 1974 për Republikë të Kosovës. Ishin sespe provonin sa më shumë të dobësojnë pozicionin centralist të Serbisë; Ishin që hallka e UDB-ës mëtej mos të forcohet dhe kështu e shpikën konstatimin se: “UDB nuk mundet për të qëndruar mbi partinë, për ta kontrolluar LKJ-ën në asnjë instancë”. Kjo do të thot se asnjeri taborr nuk çante kokën për padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe prapambeturinë e viseve të tyre, por përmes tragjedisë shqiptare provonin ta thyejnë palën tjetër. Kjo luftë në dy litar konsiderohet më tepër se tradhti, sepse me hipokrizi e kalonte tradhtinë tradicionale.

11. Tradhtia e kuadrove shqiptare më 21 mars 1967 u zbut më aplikimin e Kushtetutës 1974 

Nga që mësuan se më 21 mars 1967 E. Kardel kishte ardhur për matje të qëndrimeve, paria politike shqiptare, Fadil Hoxha sidomos më 1974, do të tregohet se është krejtë një personalitet tjetër, për dallim nga qëndrimet e mëparme ku haput e ka zgjedhë fotelën në vend të drejtësisë. Po më 1974 Fadili do të këmbëngulë që akti më i lartë kushtetues i Kosovës të quhet Kushtetutë. Kjo për faktin se tani pas  demonstratave më 1968, Kosova kishte Ligjin Kushtetues, nga shkurti 1969; kishte Univerzitetin nga viti 1970; kishte instutucione dhe akademi; kishte  një varg ndryshimesh në kulturë dhe sidomos në arsimim. Me fjalë tjera, Fadil Hoxha si antar i dy kryesive të RSFJ, duhej të ishte më i guximshëm në luftimin e tradhtisë subjektive dhe objektive. E vërteta, kur të lexohen dokuemntet politike dhe shtetërore, zor se ndonjë kuadër shqiptar mund të marrë notë pozitive historike, pra edhe Fadil Hoxha, i cili më 1989 ndryshoi për 180 shkallë pozicion dhe ishte për luftë të armatosur kundër okupatorit serbian. Kështu do të shprehet në Zyrën Politike të UÇK e drejtuar nga Adem Demaçi.

12.Matja e pullseve politike për çdo politikan vazhdon   

Me që çdo gabim në viset tjera të vendit reflektohej edhe në Kosovë, më 1972 me të gjitha mjetet Fadil Hoxha do të insistojë që të hapet katedra e studimeve pasuniverziatre për histori, sidomos. Do të insistojë që përmes Esat Mekulit në Zagreb historia shqiptare të prezantohet në Enciklopedi ashtu që në të njejtën kohë ta provokojë edhe Tiranën. Kështu Fadil Hoxha do të gjindet më 1979 në mes dy “presioneve”, sa që në Beograd iu tha nga Nikolla Lubiçiq se: “Ti don që ta zavendsoish Enver Hoxhën me autoritet”. E vërteta, gjatë vitit 1979/80 fjalia e Nikolla Lubiçiqit ishte në rend dite në Zagreb dhe Lublan. Ky fenomen ngjnate sepse Tito provonte (ishte thyer keq me Jovankën nga viti 1975) për ta dobsuar edhe mëtej faktorin hegjemonist serbian në vend.

Në fund të shekullit, sidomos më 1983 kur vdes A. Rankoviqi, qarqet shoviniste serbiane provojnë që me një potez ta kthejnë kohën e humbur. Nuk do të lënë mjet pa përdorë kundër shqiptarëve,sidomos  në mënyrë që t` i frigojnë sllavët tjerë e t` u nënshtrohen. Ngadal por sigurtë sidomos Kroatët do ta nxierrin vrasjen e Millan Shufllajit, për të patur mbështeje të  tërë shqiptarinë, sidomos historianët shqiptar. Kurse serbët në anën ntjetër me sugjerim të kishës do t` i nxierrin eshrat e Princ Lazarit (1987), dhe do t` i shetisin nepër Jugosllavi, duke kërcnuar popujt me ushtri dhe forma tjera populliste. Lidhur me këtë do të lëvizet si çështje “tradhtie” Konferenca e Bujanit, e që për bazë mirret Memorandumi i ASH Sere më 1986. Madje do të pasojë edhe kërkesa: duke u kërkuar shfuqizimi i Kushtetutës 1974, me motivacion se “Tito nuk e kishte nënshkruar, me sugjerim të Jovanka Brozit”. Për këtë çështje si mbulesë para botës serbët do të shpalosin të ashtuquajturin:  “Programin Jugosllav për Kosovën” më 1988, duke bërë propogandë se tërë vendi po lufton për: “prosperitet të Kosovës”, e në realitet serbianët ishin për fillim të fundit për RIKOLONIZIM dhe degradim të autonomisë Kosovës. Akti final i tradhtisë së disa kuadrove shqiptare, siç dihet ndodhi më 23 mars 1989 në Kuvendin e Kosovës.

Të kuptohemi se për kundër degradimeve udbeske, me shqiptarë më nuk ishte mundësi të zhvilohet loja meskine e vitit 1945. Por, do të ndodhë 2 korriku, do të ndodhë shkatrrimi i LKJ dhe themelimi i partive politike për të cilat Beogrdi nuk pati reagime, sespe gati të gjitha partitë u regjistruan në zyret e KEF-it në Beograd. Por në këto rrethana do të fillojë eskalimi i rrahjeve publike, sespe burgimet dhe torturat nepër stacione të milicisë ishin ordinere. Dhe me largimin e të gjithë policëve shqiptarë nga puna, indikacione se është momenti të mirren armët u tregua si program shpëtimtar, për të gjithë shqiptarët.

Si përfundim, Ushtrai Çlirimtare e Kosovës u tregua se ishte programi më i mirë për tërë kombin gjatë shekullit XX. E vërteta sot është momenti dhe rrethanat që ta shpëtojmë UÇK-ën nga ata që UÇK e shfrytëzojnë për të grabitë merita dhe pushtet. Së këndejmi kur po dëgjohen disa karieristë se si po shprehen për liderët politik të tyre, me vjen të them se me këta në pushtet, deti shumë shpejtë do të konvertohej në Saharë.

  • Studimi iu kushtohet themeluesëve të UÇK-ës dhe luftës saj të drejtë! 

Më 6 shtator 2023 

Shqiptarët në Veles, Çashkë e kudo nuk duhen lënë vetëm, arsimimin dhe të drejtat e tyre duhet ti mbroj edhe shteti shqiptar

0

Marin Mema, gazetar, Tiranë

____

Pak muaj më parë ngritëm fort çështjen e pengesave skandaloze që hasin fëmijët shqiptar për të mësuar gjuhën shqipe në Veles e rrethina, në Maqedoninë e Veriut! Videot prekën shqiptarët kudo.
Sot në gjimnazin “Koço Raçin” në Veles, drejtoria e kësaj shkolle nuk lejon regjistrimin e më shumë se 22 nxënësve shqiptar! 20 nxënës të tjerë janë detyruar sot me polici të largohen! Justifikimi është se vetëm 22 i kanë plotësuar “kriteret”, të tjerët jo! Madje sot janë detyruar të largohen edhe katër profesorë shqiptar siç ata theksojnë! Pra edhe nxënësit e regjistruar 99% të lëndëve (përveç njërës) duhet t’i bëjnë në gjuhën maqedone!
Si mundet kjo situatë ? Çfarë bëjnë shtetarët shqiptar? Përse asnjë reagim nga Ministria e Arsimit që drejtohet nga shqiptarët? Si mund të shkelen të drejtat në këtë formë?
Dhe nuk përfundon këtu…
I mbani mend fëmijët që kërkonin të mësonin shqip në Çashkë, shumë pranë Velesit? Është komunë ku shqiptarët janë shumicë, por pavarësisht kësaj drejtori i shkollës nuk lejon hapjen e paraleleve shqipe. E kuptoni çfarë diskriminimi i hapur? Diskriminim tek të drejtat më themelore dhe askush nga shtetarët nuk merr përgjegjësi!
Unë nuk kam mbrojtur e nuk mbroj asnjë forcë të caktuar politke shqiptare në Maqedoni, por kam qenë e do të jem krah çdo shqiptari të thjesht aty! E drejta e arsimit në gjuhën amë është e drejtë themelore! Nëse politika në Maqedoni nuk reagon, atëherë duhet të reagojë politika në Tiranë menjëherë!
Kam qenë e do të jem krah shqiptarëve të Iliridës! ❤️ Shqiptarët në Veles, Çashkë e kudo nuk duhen lënë vetëm. Shqiptarët në Maqedoni nuk janë vetëm!

Presidentes Osmani i ndahet titulli “Patroni i Kalasë”, më i larti i qytetit të Beratit

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës shtetërore që po zhvillon në Shqipëri, ka vizituar qytetin e Beratit, me ç`rast kryetari i Bashkisë, Ervin Demo ia ka akorduar titullin “Patroni i Kalasë”, më i larti që e jep ky qytet.  

Në një ceremoni të organizuar, në të cilën morën pjesë edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, Presidentja Osmani derisa ka pranuar titullin ka theksuar se ky nder që ia bën qyteti i Beratit e ngarkon gjithashtu me përgjegjësi për promovimin e Kalasë dhe trashëgimisë së pasur të Beratit, në përgjithësi. 

Forhåndsvisning av bilde

“Titulli “Patroni i Kalasë”, bart në vete një përgjegjësi të madhe. Ai nënkupton jo vetëm një nder personal, por një angazhim për një kauzë më të madhe siç është mbrojtja e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore. Kalatë sikurse kjo e Beratit nuk janë thjesht vetëm ngrehina fizike, por traditë dhe krenari e bartur ndër shekuj”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Forhåndsvisning av bilde

Sipas Presidentes Osmani, kalaja e Beratit është testament i brezave para nesh dhe një trashëgimi botërore që mbrohet nga UNESCO. 

Forhåndsvisning av bilde

“Sikurse Shqipëria edhe Kosova ka trashëgimi të pasur kulturore, të denjë për UNESCO, organizatë në të cilën synojmë të anëtarësohemi, ndaj përvoja e Shqipërisë në këtë rrugëtim do të jetë mjaft e dobishme për ne”, është shprehur Presidentja në ceremoninë e pranimit të titullit. 

Nëna Tereze – shpirt shqiponje, shtypi i Kosovës para 26 viteve

Në foto: Nënë Tereza – Ibrahim Rugova

-Gazeta e rezistencës në Kosovë “Bujku” para 26 viteve për kalimin në amshim të Nënës Tereze/

-Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, për gazetën deklaroi: Lajmi për vdekjen e Nënë Terezës u prit me pikëllim të veçantë në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare…/

-Në ballinë të gazetës ishte edhe kryetitulli “Nëna Tereze – shpirt shqiponje” i shkrimit me mbititull “Institucionet shtetërore dhe politike të Republikës së Kosovës mbajtën mbledhje komemorative”/

Shkruan Behlul Jashari, Prishtinë 

PRISHTINË, 5 Shtator 2023/ Gazeta e rezistencës, e lëvizjes e luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës, “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që sfidonte ndalimin e dhunëshëm të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë “Rilindja” nga Serbia okupatore, para 26 viteve kryetitull balline kishte “Vdiq Nëna Tereze”, e në nëntituj theksonte: “Bamirësja 87-vjeçare shqiptare, e cila e nderoi kombin e saj edhe me Çmimin Nobel, u bëri ballë disa sulmeve në zemër gjatë viteve të shkuara, por gjithnjë mblodhi forcë të vazhdonte misionin e saj të shenjtë. – Pikëllim i thellë në tërë botën”.

Forhåndsvisning av bilde

Raportimi për kalimin në amshim të Nënë Terezës kishte vendin dhe datën “Kalkutë, Indi, më 5 shtator”, e vijonte “Gjerësisht në faqen e dytë”, ku ishte edhe kryetitulli “Dr. Rugova: Humbje  për mirësinë dhe harmoninë njerëzore” me këtë tekst:

“Menjëherë pas komunikimit të lajmit për vdekjen e Nënë Terezës, presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, për gazetën tonë deklaroi:

Forhåndsvisning av bilde

‘Lajmi për vdekjen e Nënë Terezës u prit me pikëllim të veçantë në Kosovë dhe kudo në botën shqiptare.

Në këtë moment të dhemjes për Nënën Tereze, për laureaten e Çmimit Nobel për Paqe, për simbolin e shenjtërisë, të përvujtnisë dhe të solidarizimit me të varfërit, mund të themi se vdekja e saj është një humbje e madhe për mirësinë dhe për harmoninë njerëzore’.

Në shenjë respekti të thellë për veprën dhe për figurën e saj, për prezentimin që i bëri kombit shqiptar dhe vendit ku lindi, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kohë më parë Nënë Terezën e shpalli qytetare nderi të Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Ky ishte nderi që i bëri Kosova në një kohë kur emri i Nënë Terezësa ishte bërë parashenjë për vetë Kosovën”.

Kryetitull në faqen e dytë ishte edhe “Një fytyrë që ngjanë në fytyrat e të gjitha nënave”, shkrim nga Nju-Jorku i Sinan Kamberajt me mbititull “Nga një takim me Nënë Terezën”.

“Bija e popullit dhe e Kishës Shqiptare” ishte titulli i deklaratës së dr. don Lush Gjergjit, kryetar i Shoqatës Bëmirëse Humanitare “Nëna Tereze”, deri atëherë autor i pesë veprave që i kushtoheshin Nënës Tereze.

“Një vdekje e madhe e një Nëne të madhe”, ishte titulli i deklaratës së dr. Rexhep Bojës, kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

“Humbje e madhe për mbarë botën dhe kombin tonë”, ishte titulli i deklaratës së dr. dom Shan Zefit, Kancelar i Ipeshkëvisë së Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Gazeta “Bujku” e 6 Shtatorit 1997 botonte edhe një kalendar historik për Nënë Terezën – Gonxhe Bojaxhiun me titull “Datat e rëndësishe”, ku fillimisht shkruante se ishte viti 1910 kur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi më Shkup…Gazeta nisi menjëherë për në Kalkutë-Indi reporteren speciale Evliana Berani…Ajo, mes tjerash, nga Kalkuta në 12 Shtator 1997 raportonte me mbititullin “Sot varroset Nëna Tereze” e me titullin “Udha drejt Shenjtërisë”. Raporti botohej duke filluar në ballinë të gazetës të datës 13 Shtator 1997…

Në ballinë të gazetës ishte edhe kryetitulli “Nëna Tereze – shpirt shqiponje” i shkrimit me mbititull “Institucionet shtetërore dhe politike të Republikës së Kosovës mbajtën mbledhje komemorative”.

E, “Porositë e mëdha” ishte titulli i editorialit të shkruar nga kryeredaktori Avni Spahiu…

Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në 26 Gusht të vitit 1910 në Shkup, u bë Motra Tereze e Loretos (1929); Nënë Tereza – “Misionare e Dashurisë” (1950); Nobelistja e Paqes (1979), e Lumja Nënë Tereza (2003); Shën Nënë Tereza (2016).

Forhåndsvisning av bilde

Në 10 Dhjetor 1979, sipas raportimit në atë kohë të gazetës tradiconale të Kosovës Rilindja,  Nëna Terezë pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”

Në Kosovë, në 26 Gusht 2023, me Akademinë Solemne në Ditëlindjen e Shën Nënë Terezës në Katedralen me emrin e saj në Prishtinë u hapën “Ditët e Nënë Terezës”. Sot kremtohet Mesha solemne e ditës së festës së Shën Nënë Terezës në Katedralen në Prishtinë.

Rreth hapjes së ekspozitës për bamirësi “Kujtesa e Kosovës: Ndërtimi i Solidaritetit, Rezistemcës dhe Shpresës në Kosovë në vitet e 90-ta”

Don Lush Gjergji, Prishtinë 

Me titull “Kujtesa e Kosovës: Ndërtimi i Solidaritetit, Rezistemcës dhe Shpresës në Kosovë në vitet e 90-ta”, është hapur ekspozita për bamirësi, e cila mbahet në ditët e Shën Nënës Terezë. 

Kjo ekspozitë ka për qëllim të kujtojë sfidat dhe rezistencën e popullit shqiptar në vitet e 90’ta, nga agresioni serb. 

Kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës, Bardh Rugova tha se përmes librave e fotografive po mundohen të kujtojnë vlerat që kishte qysh atëherë populli ynë. 

“Kushdo që i kujton vitet e 90’ në Kosovë, do të kujtojë shoqërinë shqiptare e cila nën një trysni pushteti do të bënte një jete të solidaritetit… Përnjëherë brenda një shoqërie të caktuar ekzistonte një tjetër lloj prestigji, jo ai i hapur i vlerave të zakonshme, paraja, makinat e shtrenjta, luksi, por ishte një prestigj i mbuluar në të cilën ekzistonte një tjetër sistem vlere. Jemi mbledhur për të kremtuar atë epoke, ata periudhë në të cilën ishte një sistem tjetër i vlerës, një sistem i cili mbështetjeje në bamirësi, humanitet e solidaritet. Është një sistem i vlerës, në të cilin përmes ekspozitave të tilla si shoqëri tregojmë se nuk duam ta harrojmë, duam ta kujtojmë si një epokë në të cilën ishte periudhë e vështirë për të jetuar, por ishte një vlerë që kemi mbijetuar”, tha Rugova. 

Ndërsa, Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, derisa ka kujtuar vitet e rënda që ka hasur populli shqiptar, tha se ishte solidariteti që i mbante gjallë. 

Gjergji shtoi se si model i gjithë këtyre vlerave ishte, humanistja e bamirësja, tashmë Shën Nëna Terezë. 

“Ne prej viteve 1981 dhe 89’ e kemi pas një dhjetëvjetor i cili na ka vënë në sprovë të gjithëve, ata që atëherë ishin në jetë, dhe atëherë kemi gjet damarin e komunikimit të posaçëm, pikërisht për çështjet jetësore. Të vëllazëruar e të bashkuar kemi krijuar një popull i cili dalëngadalë vetëdijesohet dhe përcaktohet. Prej 89 heqjes së Autonomisë së vogël dhe më tepër deklarative deri në 89’ ka qenë sprova vendimtare kush jemi, çfarë duam dhe si duam të realizojmë gjithë këtë. Dhe prej vitit 1990-të në ngjarjet e mëdha të popullit tonë, që e kemi quajtur edhe Pranvera e Madhe, me pajtime të gjaqeve, me sistemin paralel shkollor dhe shëndetësor ju kemi përgjigj vetvetes, por edhe miqve e armiqve se ne nuk heqim dorë prej vetvetes. Si model i përsosur i gjithë kësaj ishte, humanistja e bamirësja, tashmë Shën Nëna Tereza”, tha Gjergji.

Ndërkaq, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku ka treguar më shumë për këtë ekspozitë. 

“Ne këtë ekspozitë po e bëjmë për ditën e bamirësisë që është nesër. Dita e Bamirësisë është dita që lidhet dhe datën e vdekjes dhe shkuarjes në amshim së Shën Nënë Terezës…Tani këtë vit është vendosur si prioritet t’i vëmë në pah gjithë kontributin e njerëzve të Kosovës dhe jashtë saj për të rezistuar pushtetit serb nëpërmjet institucioneve paralele atëherë, apo ndërtimit të sistemit të arsimit, shëndetësor e social, si një lloj rezistence kundër pushtimit serb”, tha Gajraku. 

Paska vdekur Prof. Qerim Rexhaj nga Cerrca e Istogut, aktivisti i çështjes kombëtare, luftëtar i UÇK-së dhe udhëheqësi i arsimit pas luftës në komunë

Shkruan: Prof. Kadri Rexhaj, Zvicër
____
Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot fizikisht u nda nga ne, vëllai ynë,
____
QERIM F. REXHAJ
***
I lindur më 04.04 1957 në fshatin Cerrcë të Istogut, shkollimin fillor dhe gjimnazin, Qerimi i ka kryer në Istog. Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës ka studiuar Gjuhën dhe letërsinë angleze dhe Letërsinë dhe gjuhën shqipe. Fillimisht ka punuar si profesor i gjuhës angleze në shkollën fillore “17 Nëntori” në Istog derisa për shkak të bindjeve të tij politike, për shkak të burgosjes politikisht të vëllezërve të tij dhe për shkak të diferencimit ideo-politikisht të familjes së tij nga strukturat udhëheqëse të LKJ-së së fshatit e në veçanti nga Komiteti Komunal i Istogut, Qerimin e përjashtojnë nga procesi arsimor dhe i ndalohet me dekret ushtrimi i profesionit të mësimdhënësit me arsyetimin: i papërshtatshëm ideopolitikisht për sistemin jugosllav. Për disa dekada, deri në pensionim, Qerimi ka punuar në profesionin e profesorit të Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog. Qerimi njihet ndër themeluesit dhe kuadrot më parimore të partive politike në Komunën e Istogut, LDK, PDK dhe LVV.
I edukuar në gjirin e traditës familjare, i rritur me shembullin e cilësive morale-atdhetare të atit të tij, Feriz Rexhaj, i arsimuar në frymën e epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Qerimi, që në rini të hershme, si karakter i formuar, diti t’i dallojë vlerat e vërteta të jetës, prandaj e gjithë vepra e madhe e tij e dëshmon shpirtin liridashës, mendimin revolucionar, qëndresën prometejane, idealistin e papërkulur dhe atdhetarin suprem për të cilin ka nevojë secila kohë. I papërdorshëm për t’u venë në shërbim të pushteteve të armikut shekullor dhe të politikës ditore, i papërshtatshëm për t’u vënë në shërbim të karrierizmit dhe të përfitimit personal e klanor, në vend të konformizmit, Qerimi u përcaktua vetëdijshëm për jetën me dinjitet, për gatishmërinë për flijim, zgjodhi ta ketë për prijës jetësor urdhrin e ndërgjegjes së lartë, rrugën e qëndresës së papërkulur, porosinë e gjakut të dëshmorëve të lirisë. Veprimtar dhe kontributdhënës shumëvjeçar në fushën e arsimit dhe në atë të lëvizjes atdhetare në kohërat më të vështira të kombit, gazetar, publicist dhe kronist i ngjarjeve për trevat e Podgurit, burrë i dëshmuar i penës dhe i pushkës së lirisë, gjatë dekadave të robërisë sllave, së bashku me tërë familjen e tij, Qerimi ishte në shërbim të popullit dhe në krahun e progresit historik të kombit shqiptar, prandaj ishte i ndjekur dhe i persekutuar shumëfish nga armiku serb.
I brumosur me virtyte të njerëzishme, Qerimi ka qenë gjithmonë një shembull i shkëlqyer jo vetëm për familjen tonë të madhe, jo vetëm për familjen e tij të ngushtë, si bashkëshort dhe prind, por edhe për shokët e tij të shumtë dhe për të gjithë ata që e njohën gjatë harkut kohor 66-vjeçar.
Personaliteti i Qerimit do t’i mungojë shumë familjes, shoqërisë dhe atdheut!
Sot Qerimi fizikisht po ndahet nga ne, por qenia, vepra dhe lavdia e tij do të jetojnë përjetësisht.
Qerimi jetoi dhe vdiq si Hero!
Lamtumirë, Vëlla i dashur!
Pusho i qetë në dheun e Shqipërisë Natyrale, për të cilën punove aq shumë!
****
VEPRIMTARIA ATDHETARE DHE POLITIKE
-Gjatë studimeve bie në kontakt me lëvizjet ilegale të kohës. Ka zhvilluar një aktivitet të dendur në shpërndarjen e shtypit dhe të literaturës ilegale atdhetare të kohës. Ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë dhe në Istog. Veprimtarinë ilegale atdhetare e ka vazhduar me intensitet të shtuar deri në Luftën e UÇK-së
– Gjatë viteve të 80-ta ka vepruar në kuadër të organizatës së LPK-së, në cilësinë e korrespondentit për Komunën e Istogut, si gazetar në revistën “Zëri i Kosovës”, organ i LPK-së.
– Në vitin 1988 ka organizuar dhe ka marrë pjesë në protestat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit,
– Pas themelimit të LDK-së, në dhjetor të vitit 1989, së bashku me disa veprimtarë themelon Këshillin Nismëtar të LDK-së, dega në Istog, ku, me votim të fshehtë, zgjidhet kryetar i Këshillit për Komunën e Istogut.
– Në vitin 1992, së bashku me shokë, themelon Këshillin e Shtabit Komunal të Mbrojtjes në Istog, ku edhe emërohet anëtar në cilësinë e oficerit për informim për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.
– Nga viti 1990, tetë vite rresht, ka qenë Kryetar i Komisionit për Informim për Komunën e Istogut
– Pas mbylljes së mjeteve të informimit publik, Radio Prishtinës, TV Prishtinës dhe”Rilindjes” ka kryer punën e gazetarit korrespondent për emisionin e lajmeve në gjuhën shqipe në Radio Zagreb si dhe në gazetat dhe revistat tjera të kohës, të cilat përmbushnin mungesën e Rilindjes, Radios dhe TV Prishtinës.
– Më 1994 për të përmbushur sado pak vakumin kulturor dhe propagandistik, rithemelon Shoqërinë Kulturore Artistike “Gurrat e Bardha” në Istog, të cilën e ka udhëhequr vite me radhë në cilësinë e kryetarit të saj.
– Në vitet e 90-ta ka qenë njëri ndër nismëtarët dhe themeluesit e Shoqatës “Nënë Tereza” dhe të Forumit të Intelektualëve Shqiptarë në Istog.
– Më1995 ka qenë njëri ndër nismëtarët dhe bashkëthemeluesit të revistës politike-letrare “Kronika e Istogut”, njëkohësisht edhe redaktori i saj.
– Më 1998 u bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku pas çlirimit të Kosovës i njihet statusi i veteranit të UÇK-së
– Menjëherë pas luftës emërohet Drejtor i Drejtoratit për Arsim, Kulturë, Rini e Sport në Kuvendin Komunal të Istogut
– Gjatë asaj kohe, po ashtu, ka qenë anëtar i Bordit Politik në Kuvendin Komunal në Istog
– Në vitin 2000 ka qenë ndër iniciatorët kryesor për themelimin e PDK-së, dega në Istog, ku zgjidhet sekretar i Degës.
-Gjatë viteve të 2000-ta, për dy mandate, ka qenë asamblist pranë Kuvendit Komunal në Istog
-Nga viti 2015, me vetëdije dhe me veprimtari, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, ku me të gjitha forcat, në vazhdimësi, së bashku me të gjithë anëtarët e familjes dhe më gjerë,ka marrë pjesë aktive në proceset, tubimet dhe protestat politike që ka organizuar dhe zhvilluar Lëvizja Vetëvendosje në Istog e deri në Prishtinë.
– Në zgjedhjet lokale për Istog në vitin 2021 ishte njëri nga dy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Istogut.
-Qerimi ishte anëtar aktiv i Kryesisë së Shoqatës së Historianëve “Ali Hadri”, dega në Istog,
– Qerimi ka botuar poezi dhe shkrime publicistike, nga të cilat, disa vëllime presin të publikohen.
______
NGUSHËLLIMET E REDAKSISË SË DRINIT PAS LAJMIT TË HIDHUR SE PASKA VDEKUR QERIM REXHAJ, QË NJËHERIT ISHTE BASHKËPUNËTOR I ZELLSHËM I YNI
___
Redaksia e Drinit si dhe vet Gjergj – Bajram Kabashi i shprehë ngushëllimet më të sinqerta Profesorit Kadri Rexhaj për vdekjen e vëllait Qerim Rexhaj, veprimtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të Lëvizjes Vetvendosje, ushtarit të UÇK-së që nga viti 1998, profesorit të njohur të Gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog, që njëherit ishte shok e mik i imi që nga mosha rinore.
Qerim Rexhaj për vite të tëra ishte bashkëpunëtor i portalit Drini, shkrimet dhe analizat historike të të cilit i jipnin kuptim mendimit politik dhe historik për ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur në të kaluarën në Rrafshin e Dukagjinit dhe jo vetëm në këtë hapësirë jetësore të shqiptarëve.
Ngushëllime familjes së Qerim Rexhajt.
Shpirti i Qerim Rexhajt u prehtë në paqen e përjetshme!

Gjuha Shqipe nuk po tronditet nga liliputët por  është më e vjetra, o Profesor! 

1

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Duket qarte se Profesorati i vjetër i gjuhës Shqipe akoma nuk po përshtatet me zhvillimet e reja dhe as me kërkimet e reja që kanë zbuluar jo vetëm se gjuha Shqipe është 6,000 vjeçare por as edhe nga `liiliputët` e grupit të Pellazgëve të facebookut ` të cilët pavarësisht nga mundësitë e pakta, po japin një kontribut në zbulimin e shumë fjalëve me origjinë Shqipe nëpërmjet debateve. Pse? Sepse diskutimet , rrahja e mendimeve qofshin ato dhe amatore çojnë në zbulime. 

Zemërimi i Profesor Rami Memushajt ndaj `liliputëve`,  që kontestojnë Profesorin e nderuar Eqerem Cabejn- është jo normal. 

 Profesori nuk e kupton se veprat e tyre  të botuara dikur po tejkalohen nga Etimologjistë dhe Albanologët e rinj e hulumtues të huaj, të cilët përkundrazi, duhen inkurajuar sigurisht nën survejimin e Akademisë së Shkencave e cila  meqë ra fjala duhet të rinovojë stafin me specialist të rinj që shkruajnë , botojnë në Shqipëri dhe jashtë. 

Kritika që i ka bërë z. Dalipaj për veprën e Çabejt është e drejtë paçka, se është e ashpër ndaj veprës së tij `Studime Etimologjike në fushë të shqipes`, sepse Çabej ashtu si dhe gjenerata e tij me z.Lloshi e të tjerë, mbrojtën idenë se shqipja nuk është gjuhë e vjetër dhe se shumica  (90% sipas Dalipajt) e fjalëve shqip vijnë nga greqishtja e latinishtja…!!?? (https://ëëë.gazetatema.net/kulture/profesor-abej-dhe-kritiket-e-tij-lilipute-i404203).  

Nën dritën e të dhënave të reja, si të hulumtuesve tanë si  Dr. Arif Mati, Aristidh Kola, Niko Stillo, Petro Zheji, Kolec Topalli, Elena Kocaqi, madje dhe të grupeve në facebook `Pellazgët dhe gjuha jonë` dhe `Pellazgët dhe Historia jonë` të facebookut (që përbuz Pro Memushaj), del se fjalët shqip janë më origjinë pellazgike dhe zbulohet vazhdimësia e gjuhës shqipe nga pellazgishtja-ilirishtja-arbërishtja%epirotishtja, pavarësisht se Profesorët e vjetër kanë quajtur greke- çdo gjë që shkruhej me gërma greke, apo turke, dhe latine. Dihet se Enea Dardani u martua me Lavinian dhe gjuha Latina ka rrjedhur nga pellazgishtja qe flisnin dardanet dhe akejtë  që jetuan mbi tre shekuj përpara se të vinin dorianët në shek VIII – VII pes. 

 Të shkruash me gërma greke apo latine, dhe të jesh grek apo romak nuk mund të jetë e vërtetë, sepse na del që në ditët e sotme, ne që shkruajmë anglisht duhet të jemi anglezë sipas kësaj teze greke të përkrahur nga këta Profesorë.  

Interesant është fakti se asnjë nga këta Hulumtues të nderuar që përmenda më sipër nuk ishte dhe as është ftuar  për të folur, apo dhënë ndonjë crtifikatë mirënjohje; përkundrazi të rinjtë duhen ftuar të bëhen anëtarë të Akademisë së Shkencave!  

Fakte kundër  hipotezave të Prof. Memushajt të Prof. Lloshi, dhe Prof. Eqrem Çabejt, janë të shumta, dhe përpjekjet për të nxjerrë të vërtetën e fshehur nga fqinjët tanë, dhe nga disa Profesorë të blerë nga Greqia si Prof. Hammond, e plot të tjerë,  të mbrojtur nga këta profesorë, janë të shumta nën dritën e zbulimeve të reja. Faktet e reja tregojnë se veprat e këtyre Profesorëve të nderuar janë tashmë tejkaluar, dhe nuk duhen interpretuar si armiq Hulumtuesit dhe kërkuesit tanë dhe të huaj. 

 Siç thotë një kërkues: `Shkenca e albanalogjise ka zhvillimet e saj e ajo s`mund të rrijë peng e disa figurave si Memushaj që jane betonizuar te peridhen e enverizmit e nuk pranojne te renë. Lereni Çabejin të përballet me kritikat e vlerësimet koha do tregojë te verteten nuk ka nevojë për demagoget qe se kane dashur kurrre e tani bejne sikur s`ju ze gjumi për të`.  

Mjafton të përmëndet nje ligjerimin i Xhevat LLoshit në tv, kur ne nje moment drejtuesja e emisionit e pyet profesorin: “ç’mendim keni per prejardhjen pellazge te shqiptareve” Lloshi reagoj sikur ta kish pickuar akrepi: “mos, mos e hapni kete teme se do t’na perjashtojne nga grupi i popujve indo-evropjan”, për të kuptuar se sa të indoktrinuar nga enverizmi janë këta Profesorë. 

 Mjafton të përmëndim disa të reja në etimologjinë e fjalëve ku nuk duhet shikuar vetëm ngjashmëria e fjalëve me shqipen por edhe raporti me funksionin dhe veprën e fjalëve të diskutuara:    

Mund të spjegojme prejardhjen e emrave te shume fshatrave dhe qyteteve te Labërisë:  

Himarë, ky emër nuk ka të bëjë me Chimeran greke. Himare = Him ( emer gege) Are (tokë, vënd, zoterim etj) pra Himare = tokat ( zoterimet ) e Himës; Sarandë, edhe ky emer nuk ka të beje fare me 40 shënjtorët. Sarande = S’ ( nuk ) a ( asht) rane ( rere). Sarande = pra nuk ka ranë, rërë; 3) Palasë = Pal (emer geg) as. Pra Pal quhej kryetari i familjes apo i fisit qe u vendos ne këtë vënd dhe “palas: pasadhesit e ti; 4) Kudhës =K ( ke, tek) udhësi ( ai qe dinte udhet, ai qe shoqeronte mergimtaret, kurbetllinjet) Kudhës = tek Udhesi.5) Kuç = Ke Uçi ose kyçi; 6)Vranisht = Vrana ( emer geg ose i vranët për fshatin Vran-isht),; Vlone =Vlore = Vlon deti me dallge,  

Ose emra të lashtësisë Elena- e lënë e braktisur, Aspestos (ose Akili emër që grekët e zëvëndësuan)- i shpejti, Menelau- Mendje shpëlari, Ajaks- gjaksi, Agamemnon-  i zgjuar, që ka mënd, Andromaka- që interpreton ëndrat, Mollosia,- Malësia. Nuk ka asgjë greke të lashtë në emrat që nuk janë grekë por që kanë kuptim shqip.  

Referenca për gjuhën Shqipe shumë të lashtë mund të shikohen tek ” Gjenet, Gjuhet dhe Popujt” shkruar pas një pune shkencore 30 vjeçare nga Luigi Luca Cavalli Sforca. Gjuha e dytë më e vjeter del armenishtja dhe treta greqishtja te dy të parat 6000 vjeçare. Ne Enciklopedine e Madhe Greke ( vellimi 19 , faqe 873) shkruhet: “Stergjysherit e shqiptareve te sotem, d.m.th. pellazget banonin ne vendet e botës që njiheshin në kohët e lashta”. Në Enciklopedin franceze “Nouveao Petit La Russe”, botuar ne Paris me 1950 thuhet: “traket,friget,lidet,karianet, etrusket, epirotët, ilirianët, dhe shqiptaret e sotem jane deget kryesore te pellazgeve”. Eduard Shnajder ne librin e tij ” Pellazget” 1884, shkruan : ” Shqipja eshte çelsi i vetëm për të depërtuar në sekretet e origjines se gjuheve indo-evropjane”. Herodoti shkruan : Etrusket flisnin gjuhën e një populli të lashtë, që jetonte në krahinat e Mesdheut para ardhjes së grekëve”( Historite, faqe 311). 

Autorët e lashtë shkruanin;  historiani Diodori nga Sicilia (Diodoro Siculo 90-20 para Krishtit)” shkruan se ” pellazgët shpërndanë alfabetin e tyre, i cili u miratua në tërë Evropën me adoptimet e nevojshme. Ky alfabet ne na është bërë i njohur si pellazgjik, i cili kishte qënë i përdorur nga te gjithe poetet para homerike”; Plini Plak thot se “shkronjat e alfabetit janë sjellë ne Itali nga pellazgËt”. 

Deformimet dhe fsheja e gjuhës së lashtë Shqipe është bërë sigurisht nga përkthyesi e vejtër sidomos që në fillim nga Pisistrati i cili  kur shkroi poemat gojore të Iliadës dhe Odiseas, deformoi shumë fjalë të poemave duke u vënë fjalëve prefikse dhe post fikse. Fjalë greke që janë shqip të ditës së sotme është p.sh., fjala greke spitis –  që në shqip është shpi nga gegërishtja-shtëpi, ose fjala e lashtë logos që nuk është greqisht por është shqip- log, `në log të burrave, llogje, etj, ose Kali i Akeksandrit të Madh-Bucefali. Kjo është fjalë me kuptim shqip-bukë-fali ose qyteti ku lindi Aleksandri i madh – Pela, e cila është thjesht fjalë shqip dhe jo greqisht sepse aty kishte shumë kuaj femra. 

Këto hulumtime nuk janë liliputërira i nderuar Prof. Memushaj por janë fjalë që nuk kanë vetëm ngjashmëri por lidhen edhe me funksionin i cili ka kuptim shqip. E si mund të jenë greke fjalë që kanë kuptim shqip? 

Prandaj të nderuar Profesorë të diktaturës, hapini rrugën hulumtimeve të reja dhe mos u bëni pengesë.  

Priftipirro2017@gmail.com 

Botohet romani “Mendim Drini”, vepër tjetër e romansierit dhe historianit Jusuf Buxhovi

0
Botime
Jusuf Buxhovi, “MENDIM DRINI”
Roman, botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2023, faqe 142.
Romani “Mendim Drini”, shfaqet alterenativë e romanit “Udhëtimi i Mendim Drinit”, i botuar në vitin 2006. Është ky një eksperiment letrar mbase i veçantë në letërsinë tonë kur i njëjti personazh (Mendim Drini) shfaqet në dy vepra, në dy role antagoniste, me dy karaktere. Në rastin e parë: të njeriut-kafshë. Dhe, në rastin e dytë: të kafshës-njeri. Dihomia e karaktereve psikologjike vendoset mbi konceptet e vullnetit për fuqi. Në rastin e parë – “dije e fuqisë”. Dhe, në rastin e dytë – “ fuqi e dijes”. Kështu, personazhi Mendim Drini, në rolin alternativ të kafshës-njeri, ngrit paradigmën e transformimit të së keqes në të mirë si një ndryshim, me ç’rast, gjithnjë sipas konceptit të fuqisë së dijës dhe ndriçimit të mendjes, edhe ndjenjat me të egra (shtazarake) mund të transformohen në njerëzore deri te shkalla e mbinjeriut.
Romani ruan platformën kohore – atë të kryqëzatës së dytë kur kryqtarët normanë, në rrugë e sipër për te vendet e shenjta, zëvendësohe nga kryqtarët tempelarë. Siç ruan edhe atë hapsinore – Bujarinë vasale të Përdrinit në Dardani, së cilës, lufta e qytetërimeve i kthehet në kob të përhershëm.

Poeti, gjeniu endacak, poezi nga Atdhe Geci

0

Atdhe Geci

Poezi

POETI, GJENIU ENDACAK – poezi nga “Kanuni poetik” INë  poezi  është  gjaku  imAtdheu i  të  tëra kohëravesa herë qan a ngec historiaveton dhe  bubullon poezia.Midis  ajrit, frymës   e  ujit,midis bimëve dhe  bëmavejeta jonë jo  rrallë  pluskonnë heshtje  dhe  pa  beteja.Koha na  don  si  don  vetëjo ashtu si  e  ( duam ) neëndrrës zëshëm  i  thërraspo edhe ajo më del e zënë.Dhjamin dhe metaforat zihasnjë lloj i artit  s´i  duron,poezia ndjehet e  trishtuar,kur poeti me emër shenjon.Atdhe Geci – Dortmund, 2023