Kreu Blog Faqe 988

Nëna nuk e do peng shpirtin tim?!

0

Në foto: Dardan Berisha, kopertina

Nga: Shefqet Dibrani

(Figura e Nënës në poezinë e Dardan Berishës, përkatësisht Eshref Berishës)  

Dardan Berisha, NËNA, GURI KU UNË LUTEM, poezi, botoi Shtëpia Botuese ATINUS, Prishtinë 2022, faqe 150. ISBN 978-9951-753-44-9  

Dardan Berisha, ka arritur për të ndërtuar figurën e Nënës gjerë në simbol të shenjëtrimit, përkatësisht GURI ku ai lutët është tempull i hyjnishëm. Ky artikulim sa metaforik po aq simbolik është variant i ri, i atyre këngëve dedikuar nënave që zakonisht i këndojnë bijtë e tyre poet, kur ato nuk janë gjallë. Në anën tjetër poezitë për Nënën të poetit Dardan Berisha (emër artistik i Eshref Berishës), janë shtresime figurative që lidhen me ndjenjën dhe afrin e poetit që ka pasur me nënën e tij, pasi jo të gjithë fëmijët janë të lidhur kaq shumë me emrin e nënës së tyre, dhe aq më pak ka poet që iu kanë qasur me kaq pasion motivit të poezisë që për simbolikë të saj ka figurën e Nënës. Nga ky këndvështrim, poezitë e librit (më saktë Cikli “NËNË”, faqe 29-53), janë lirika emocionale dhe përjetohen thellë edhe nga lexuesi i saj. 

Një krahasim mjaftë interesant i Nënës me Xhubletën, veshje tradicionale qindvjeçare, tashmë e pranuar edhe në UNESCO, si vlerë e kombit tonë, ashtu sikurse nëpër të gjitha poezitë kushtuar nënës, figura e Nënës, mbetet e ndritshme dhe e hyjnizuar. Në anën tjetër poezia NÁNA DHE XHUBLETA, edhe pse e shkruar në trajtën arkaike të gegërishtës, tamam të folëmes rajonale që përketë poeti, mbetet krijimi më artistik brenda këtij vëllimi poetik.  

NÁNA DHE XHUBLETA*   

Nánë, kur zbrite nuse n’ket ané,  

Erdhe veshun me xhublet – m’kan than’.  

 

Më mbajte n’brendsi tande dimën e ver’  

Me xhublet veshun, lagun, e ter’…!  

 

Më mbaje n’gji, dilje me mbjell, e me korr grun  

Me xhublet veshun, pa e hjekun kurr!  

 

N’pun kábmleht’, n’shtrat gjumleht’  

Nánë, akoma ti me ket xhublet?!  

 

Sa shumë pun’, nánë, sa pak me ngran’!  

Për ty nânë, kjo jetë gjithmon e rand’!  

 

M’thuaj i’her…, veq i’her, oj nânë  

Çka t’man, kaq t’fort, n’kamë?!  

 

Prishtinë, 25.09.2017.  

*Xhubleta, ruan një arkivë të madhe historike  

 

Faqe 31. 

 

Nuk ka poet të madh, pa poezinë e dashurisë për nënën e vet. Dardan Berisha, këtë kusht e ka plotësuar me ciklin e poezive që kanë portretizuar figurën – simbol të Nënës. Madje ai shprehet se “Nga dita që lash gjirin e nënës?! / Nana çdo ditë mbjell thoj n’trupin e saj/ e hijenat “gojqeshur” çdo ditë mbjellin skelete!”, (faqe 29). Vetëm me kaq poezi dedikuar nënës, Dardan Berisha është poet. E duke lexuar mëtutje poezinë e tij do të vërejm se autori përveç pretendimit për t’i lënë të shkruara përshtypjet e tij lirike nuk ka ambicie më shumë, prandaj ai nuk merakoset për vargun estetik, sa për vargun metaforik i cili do të interpretoj mendimin dhe bindijen e tij në raport me subjektin a fenomenin që ka fiksuar në varg, megjithatë kjo vlerë poetike e poezisë që gjendet në Ciklin për Nënën, të cilën e ka “Gur ku ai lutët”, e ka vatër ku ngrohte zemrën, tashmë e ka tempull ku rrëfehet, prandaj poezisë i ka dhënë ngjyrim të fuqishëm emocional dhe personal, dhe shprehë ndjenjën që interpretohet nga motivi në brendësinë e saj, ku portretizon sakrificën tragjike dhe vuajtjen e Nënës gjerë në vetflijim për t’i rritur fëmijet e saj, tamam ashtu siç shprehet në vargje: “Por, ankthin ma t’madh e ka nëna, kur për darkë nuk/ gjendet asnjë kotherë buke/ Vë gurë në vegsh, fëmija të shpresojnë se janë patate/ T’i zë gjumi të gjorët, me shpresë se nuk do zgjohen nga/ uria në mesnatë…!// Por, uria gërryen, uria kollitet e qanë në kthinat e zorrëve të boshatisura/ Dhe fëmijët përpiqen të shpojnë “patatet”,/ për të parë në janë zierë…/ Në kusinë mbi zjarr, zihen vetëm ankthet e nënës…!”, (poezia ANKTHI I NËNËS, faqe 32.) Sipas këtyre vargjeve kaq rrëqethëse, Nëna jo vetëm si Simbol por është Figurë Epike, ngase “Legjenda për Patatet në Kusinë e mbi zjarr”, do të mbetet legjendë në kujtesën e atyre që do ta lexojnë këtë libër. 

 

O NËNË  

 

I kënduam heroizma babait  

se çau gurin,  

u rrua dhe doli në luftë,  

U kthye fitimtar me pushkë mbi supe!  

Gërmoi tokën deri në zemër  

Nxori në horizont hekur e ar  

Farkoi një unazë, dhe plugun farkoi!  

Ty të hodhi një shikim  

Dhe arën me plug çau  

Kafshoi bukë, e ujë burimi piu  

E dremiti një cop’herë me gur nën kokë…  

 

Por, ti nënë,  

Jo vetëm një gur, por me trup godite shkëmbin  

Gurëmurit i dhurove trupin, qumështin Jetës!  

Pas gjithë asaj vuajtjeje me pesëneqë në bark  

Kujtove fëmijët tjerë shpërndarë në ara  

Fëmiut të fundit, qumështin e përjetësisë i jep!  

 

Nënë, babai është heroi yt  

Por ti…,  

Ti nënë je heroina jonë! 

 

Faqe 34. 

 

Portreti i Nënës, është vendosur edhe në titull poetik i cili orienton konceptin figurativ që do të shpaloset në brendësinë e saj ndërsa disa motive shprehin ndjenjë dhe afrinë që ka pasur poeti me Nënën, figurën e të cilës e trajton nga shumë këndvështrime etike, epike dhe homerike. Sepse për të birin poet, bazuar nga pikturimi figurativ i saj, Nëna është vlera morale dhe edukative e familjes, është ndjenja epike dhe himnizimi i saj duket sikur ka dimenzionin mitologjik me frymëzimet e mundshme nga veprat e poetit të lasht grek Homeri.  

 

HEROINA IME  

 

Njeriu ka dy gjeografi më të rëndësishmet në jetë:  

Nënën  

dhe  

Tokën.  

 

Nënë, babai është heroi yt  

Por, ti nënë je heroina e babait tonë  

dhe gjithë ne fëmijëve!  

 

Nanë!  

Ti m’ke dhanë mishin, ashtin e shpirtin  

M’ke dhanë gjirin e rritën,  

E unë…?  

Unë, çdo ditë po t’jap veç helm  

E ti,  

helmin në mjalt ma kthen…! 

 

Faqe 41. 

 

Frymëzimi poetik është sa konkret po aq hyjnor, që shprehin përjetimin real të vet autorit. Edhe dashuria për Nënën është hyjnore, sepse Nëna, poetit ia ka ndriquar jetën, ia ka spastruar shpirtin, ia ka shtuar fyrmëzimin i cili i dridhet dhe i shtanget sa herë përmend emrin e saj, sa herë rikthen kujtimin tek Ajo! Andaj “Jetën, Forcën, Gëzimin dhe Qeshjen/ Ja kam borxh nënës./ Edhe shpirtin do t’ia falja/ Por nëna nuk e do peng shpirtin tim!/ Tërë jetën/ Më dhuroi nga shpirt’i saj“, (poezia MË LEJO NËNË, faqe 38.) 

Ky tip i poezisë është argument i pakontestueshëm që shpjegon për lidhjen shpirtërore të poetit me Nënën e tij edhe përtej asaj lidhjes gjenetike që kanë të gjithë fëmijet me nënat e tyre. Poezia dëfton afrinë, shpalos përkushtimin dhe materializon përjetimin artistik, prandaj Figura e Nënës në poezinë e Dardan Berishës, merr përmasat të hyjnishme si përsenofikimi me artistik i mundshëm, kurse në anën tjetër poeti vetvetiu ka zbuluar atë lidhjen e cila është proces metafizik i krijimit poetik. 

 

PANGOPËSIA E NANES TEME 

 

Nji koh m’ka pas pengu pangop’sia e nanës teme!  

Tesh un qi erdha n’hapin e gjashtdhet t’saj  

Jam ba vrim’e brim ma e thell për thmit e mi  

Tesh e kuptoj pse nana ka nejtun zgjuet nat’e dit  

Se s’ngihej tuj na shiku, e tuj na dashtë!  

Na m’bshtillte me frymmarrjen e saj, qi na mos me nirthtë,  

E andrrat na i shtronte  

Udh’vet kambet mos me na u vra…! 

 

Faqe 37. 

 

Sipas konceptit metafizik, poeti kërkon të zbulojë thelbin më të thellë të mundshëm të kësaj lidhjeje hyjnore me Nënën, prandaj është edhe kërkim real në gjetjen e dimenzionit real për figurën artistike të Nënës, qoftë në poezi ose në përjetësimin hyjnor e poetike të saj. Ky gjakim këmbëngulës dhe i vazhdueshëm artikulon ndijimin artistik e poetik të autorit duke sublimuar përkushtimin e tij nëpër poezi dhe vargje të shumta. Mjaftë sish artistike e të tjera në nivel të deshirueshmës me të cilat poeti ka zbukurar mozaikun e Figurës së Nënës të cilës i rrëfehet në mungesë: “Kur donë me m’pâ, Nánë,/ Shiko nga qielli kur ka, e s’ka ré./ Kur donë me m’ndje,/ Përkëdhel gurë, përkëdhel dhé!“, dhe poeti sugjeron: “Vetëm ledhatoi gurët, nánë/ Kujto se njani nga ata unë jam…!“, (poezia ZÁ NGA KALAJA, faqe 53.) 

Kjo lidhje Nënë e Bir, ndërthurët me dialogimin e të birit me portretin figurativ të Nënës dhe me portretin artistik i thurrur nëpër vargje. Misioni i këtij qëllimi duket mjaftë i realizuar, anët artistike dhe vlera esenciale e poezisë varët nga këndvështrimi subjektiv dhe nga mënyra se si i qasemi kësaj poezie. Sidoqoftë lirikat e Dardan Berishës, shpërthejnë, kurse vargjet bulojnë si bari në pranverë, sentencat poetike kanë shije elegjiake dhe shpeshherë epike, pasi Nëna e poetit është “Guri, pran të cilit rrëfehet i Biri”, Ajo është Heroinë që ka sfiduar kohë dhe vështirësi si shumë nëna të tjera. Ajo është nëna që gatuante “patate”, me djerësen e vet, për t’i bekuar fëmijet e saj. Vështirësitë tjera sociale janë pjesë e rrjedhave historike! Por ajo “Fluturon gjithë ditën/ qëmton lule më lule/ mbledh nektarin/ në frym’e shi!// Edhe atëherë/ kur futet në koshere/ e ne mendojmë/ se ka rënë të pushojë/ ajo prapë punon!“, (poezia BLETA, faqe 44.) 

Libri me poezi NËNA, GURI KU UNË LUTEM, veçmas poezitë dedikuar Nënës, janë me prirje elegjiake, reale dhe përjetuese. Kanë të ngjizur elementin baladik dhe kanë përjetim emocional. Si tërësi libri përfaqëson nivelin e poetit që karakterizon botkuptimin metafizik të procesit krijues, si indikacion letrar i vlerës dhe i rrëfimit sa më besnik të asaj që mendon. Vargjet sforcojnë mendimin e shprehur për poezinë e autorit sepse del në pah përkushtimi fisnik dhe fisnikëria e shprehjes artistike që funksionalizohet në poezitë dedikuar Nënës! 

Leximi i vëmendshëm i kësaj poezie mund të nxjerr edhe vlera të tjera të cilat ne nuk arritëm me i pikasur, por mënyra e rrëfimit poetike për të shprehur dashurinë e vet, me kaq sinqeritet dhe aq e drejtpërdrejt e bënë përjetimin dhe përkushtimin real dhe të vërtetë. Vargjet janë të thjeshta dhe pa sforcime të theksuara artistike. Dhe si mrekulli poetike, (gjithmonë sipas perceptimit tim), poeza si e tillë lexohet dhe përjetohet bukur, dhe pa asnjë dilemë, ky motiv haset rrallë në poezinë kushtuar Nënës, në kohën kur, “Nëna është ajo që me lot përvëlues zbuti gurët e përhimë/ E ne “ngopeshim” duke “ngrënë” “patate” për darkë”, (faqe 29.) 

Kjo orvatje kritike pasqyron mundësinë e interpretimit si dukuri për të shtjelluar lajtmotivin e veprës me nota kaq elegjiake e baladike, poezi këto që mitizojnë gjerë në hyjnizim figurën e nënës dhe kjo është Nëna e Poetit, e cila duhet të pushoj e qetë, pasi për të ka kush lutet!

St. Gallen, 2 shtator 2023.  

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim deputetin Shaip Kamberi

0

Prishtinë, 4 shtator 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim deputetin e vetëm shqiptar nga Parlamenti i Serbisë, z. Shaip Kamberi, për të diskutuar pozitën e vështirë dhe diskriminuese që shqiptarët përjetojnë në Luginën e Preshevës.

Në vend të krijimit të hapësirës së nevojshme institucionale për të garantuar të drejtat kolektive të shqiptarëve, Serbia po gjeneron pengesa dhe vështirësi për ta, duke i kufizuar në këtë mënyrë për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Deputeti Kamberi ka paraqitur 4 propozime që synojnë të krijojnë mekanizma ligjor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Megjithatë, Parlamenti i Serbisë refuzon t’i trajtojë ato, duke i lënë jashtë rendit të ditës.

Propozimet përfshijnë ndryshimin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare nga pakicat, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, Ligjin mbi organizimin territorial të gjykatave dhe ndryshimin e Rregullores parlamentare.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit shqiptar në Serbi dhe ndërmarrjen e hapave për të adresuar shkeljet e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Poashtu, mbetemi të angazhuar maksimalisht dhe në zgjidhjen e çështjes së licencimit të mjekëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët punojnë në Kosovë.

***

Zamenik Premijera Bisljimi sačekao je poslanika Šaipa Kamberija na sastanku 

Priština, 4. septembar 2023

Prvi potpredsednik Vlade za Evropske Integracije, Razvoj i Dijalog Republike Kosovo Besnik Bisljimi, je primio na sastanku  jedinog albanskog poslanika u Skupštini Srbije g. Šaipa Kamberija, da razgovara o teškom i diskriminatornom položaju koji Albanci doživljavaju u Preševskoj dolini.

Umesto da se stvori neophodan institucionalni prostor za garantovanje kolektivnih prava Albanaca, Srbija im stvara prepreke i poteškoće, ograničavajući ih na ovaj način zbog njihove etničke pripadnosti.

Poslanik Kamberi izneo je 4 predloga u cilju stvaranja zakonskih mehanizama za zaštitu prava i sloboda manjina. Međutim, Skupština Srbije odbija da ih raspravlja, ostavljajući ih van dnevnog reda.

Predlozi uključuju izmene Zakona o slobodnom korišćenju nacionalnih simbola od strane manjina, Zakona o zaštiti prava i sloboda manjina, Zakona o teritorijalnoj organizaciji sudova i izmena Poslovnika Skupštine.

Vlada Kosova ostaje posvećena zaštiti prava albanske manjine u Srbiji i u preduzimanju koraka za rešavanje kršenja prava Albanaca u Preševskoj dolini.

Takođe, ostajemo u potpunosti angažovani na rešavanju pitanja licenciranja albanskih lekara iz Preševske doline, koji rade na Kosovu.

Shkolla fillore në Dacaj të Rozhajës, e filloi procesin edukativ-arsimor pas rindërtimit

1
Nga: Shevqet Daci
Sot, më 4 shtator filluam vitin e ri shkollor 2023/2024 në shkollën fillore në Dacaj të Malsisë së Rozhajës. Me plot gëzim në fytyrart e nxënësve, hiç më pak në ato të mësimdhënësve. Eufori e cila nuk harrohet. Shkolla e adaptuar sikur një shkollë e re, e bardh, e pastër, me inventar të ri, ngrohje qëndore, toalete të brëndshme, me uj të ngrohët. Pyetem, a ka shkollë më të mirë në botë…
Uroj punë të mbarë mësimdhënësve dhe punëtorëve ndihmës meq ata janë të cilët pjesën më të rëndësishme të jetës e kalojnë këtu në shkollë. Uroj nxënësve një fillim të mbarë, arritje maksimale në edukim, arsimim dhe kulturë. Uroj prindërit e nxënësve të kësaj shkolle që fëmija e tyre të arsimohen sa më mirë. Falënderim i veçantë për të gjithë ata që kan kontribuar drejtpërdrejtë apo jodrejtëpërdrejtë në arritjen e synimeve nacionale e kombëtare, në ruajtjen e identiteti, kulturës, traditës duke mbrojtur nga shuarja shkollën tonë.
May be an image of 3 people and table
Respekt dhe nderime për mësidhënësit e pensionuar në veçanti për ata aktual të cilët më shumë zell punojnë në Shkolla Fillore Dacaj – OŠ Daciće
Ali Daci, Gjylsha Jakupi , Haxhi Lajçi, Sabina Shkrijel, Senada Pepiq, Seinida Kuç, Enisa Hasiq, Jetmir Lajqi, Saranda Daci, Hilmi Daci, Aldijana Kofrc, Afrim Daci, Haxhija Daciq, Antigona Daci.
May be an image of indoors
Ali Daci, mësimdhënës i njohur dhe udheheqës për shumë vite i kësaj shkolle, theksoi se pas rihapjes së shkollës së rindërtuar, Malësia e Rozhajës duhet të gëzohet. Adaptimi i shkollës shpresë e madhe për shqiptaret për të jetuar, mësuar e vepruar këtu .
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Perfundoi rindertimi i Shkolles ne Gjuhen Shqipe “Dacaj”, ne fshatin Dacaj te Rozhajes (Tregovishtes).
Ky lajm shume i mire dhe teper i gezueshem me erdhi sot qe ne oret e hershme te mengjesit, nga z.Ali Daci mesues i kesaj shkolle, mik dhe bashkepunetor i hershem i imi, nje veprimtar i çeshtjes kombetare per çdo lakmi.
Shume i lumtur qe me ne fund doli ne drite angazhimi kryesisht i nje grupi qe e morem persiper qe ta ndjekim deri ne perfundim… Me ne fund u realizua me shume kembengulje ky projekt i ndjekur qe nga fillimi hap pas hapi, se bashku me z. Marash Dukaj, z. Ali Daci dhe z. Haxhi Lajçi.
Mund të jetë një imazh i tabelë dhe brenda
Shkolla “Dacaj” ne fshatin Dacaj te Rozhajes/Tregovishtes, eshte shkolla me e vjeter ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi. Per kete arsye dhe shume te tjera, kjo shkolle duhet te kete vemendjen dhe kujdesin e ne te gjitheve, ç’do ndihme ne libra, fletore, çanta, kompjutera, materiale didaktike dhe gjera te tjera qe ndihmojne mbarevajtjen e mesimit ne kete shkolle eshte e mirepritur…
Mund të jetë një imazh i tabelë dhe brenda
Deri ne plotesimin e te gjitha nevojave te shkolles, do te jemi te angazhuar qe te perfundoje çdo gje ashtu siç duhet qe te plotesoje ne teresi nevojat e nxenesve dhe mesueseve te tyre!
Mësimdhënësi dhe drejtori i njohur i kësaj shkolle, Ali Daci, sëbashku me Flamur Gashin që ka dhënë një ndihmesë të madhe për rindërtimin e shkollës së kallur në rrethana misterioze.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, redaksi dhe teksti
(emisioni “Shqipëria live”)
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Shkolla fillore në Dacaj të Rozhajës, tashmë e rindërtuar …

Reshit Lala mendon se “agjenturat e huaja” e vranë udhëheqjen shqiptare dhe e mbajnë peng Shqipërinë që nga vitet 1970

2
Nga: Reshit Lala
____
FAKTI, QË SALI BERISHA E ILIR META NUK JANË DËNUAR AKOMA PËR KRIMET E TYRE DËSHMON, SE NË SHQIPËRI SUNDOJNË AGJENTURAT NDËRKOMBËTARE, QË AZGJËSUAN UDHËHEQEN SHQIPTARE DHE SHKATËRRUAN PËRFUNDIMISHT SHQIPËRINË.
Fakti, që akoma Sali Berisha, agjent i të gjitha agjenturave nuk është dënuar dëshmon, se akoma në Shqipëri sundojnë agjenturat ndërkombëtare, që vranë Enver Hoxhën, Hysni Kapon, Beqir Ballukun, Mehmet Shehun e Kadri Hasbiun- për të vënë në krye të shtetit shqiptar agjentin e tyre Ramiz Alia. Ata e filluan veprimtarinë e tyre mbas vitit 1960, e intensifikuan atë mbas viteve 1970 dhe, urdhëruan shkatërrimin e Shqipërisë sa ishte gjallë Enver Hoxha.
Ne nuk e dimë si u shkaktua Infarkti i rëndë i Enver Hoxhës më 1973, por dimë, se Enverin e ka vizituar, (sipas nuses së djalit të tij, Liljana Hoxha) një mjek jashtë bllokut në 1975, që e degdisën dhe, nuk e dimë a është gjallë. Ai ka thënë: “Nuk ka gjë serioze Enver Hoxha me zemrën”! Pyetja, që bëhet është: “Si është e mundur, që Enver Hoxha pas infarktit në 1973 ecte i kërrusur dhe ishte i gjallë e i pa varrosur”? Çfar i jepnin mjekët vazhdimisht për ta mbajtur në gjendje të tillë? Atë e mbajti gjallë agjentura huaj, që t’i vriste të gjithë , (edhe Mehmet Shehun ) e t’ja ngarkonte krimet Enver Hoxhës. Sidoqoftë kjo agjenturë ndërkombëtare me ndihmën e Mehmet Shehut, Kadri Azbiut, Ramiz Alisë e Nexhmije Hoxhës urdhëroi shkatërrimin e ekonomisë shqiptare sa ishte gjallë Enver Hoxha nga 1973-1985.
Sot nuk flasim për agjenturën Shqiptare, por për agjenturën ndërkombëtare, që vrau të gjithë udhëheqen Shqipëtare dhe, akoma e mban peng Shqipërinë. Kjo agjenturë solli me krime në fuqi Ramiz Alinë dhe, vuri në pushtet Sali Berishën. Kjo agjenturë ndërkombëtare i dha urdhër Sali Berishës ta shkatërronte ekonominë dhe mbrojtjen Shqiptare. Kjo agjenturë ka ndërhyrë, që të mos dënohej deri më sot Sali Berisha e Ilir Meta e të tjerë. Kjo agjenturë ndërhyn edhe tani të mos dënohet Sali Berisha, i cili bashkë me Ilir Metën vazhdon t’i shërbejë agjenturave ndërkombëtare.
Natyrisht ne nuk kemi fuqi të luftojmë agjenturën ndërkombëtare, e cila punon kundër vendit tonë, por pyesim shqiptarët, sidomos berishjanët: A e kuptojnë ata, se me qëndrimet e tyre pro Berishës ndihmojnë agjenturën ndërkombëtare, që ta mbajë peng Shqipërinë?! Sidoqoftë këtë agjenturë do ta shkatërrojë Amerika, sepse agjentura Shqiptare e drejtuar nga agjentura ballkanike, nën drejtimin e agjenturës ruse- ka sabotuar edhe interesat perendimore në Gadishullin e Ballkanit. Politika e korruptuar Shqiptare është e shitur plotësisht tek rusi e të tjerët, sepse kërkon mbrojtës për korrupsionin, që ka bërë.
Rasti i deklaratës së Ilir Metës, kur ishte President i Shqipërisë, se: Raketa ka edhe Rusi edhe veriu i Koresë, ishte kërcënim i drejtë përdrejtë , që ju bë Amerikës. Ky ishte një rast flagrant i qëndrimit antiamerikan të presidentit të shtetit Shqiptar. Megjithkëtë ky njeri, i cili kërcënoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në emër të Shqiptarëve qëndroi President i Shqipërisë, sepse shumica Socialiste e shkarkoi në kuvend, por e mbrojti në Gjykatën Kushtetuse. Ky ishte një turp i madh, që i bëri Shqiptarët turpin e botës. Ky ishte një rast flagrant, që dëshmon, se politika Shqiptare sot akoma drejtohet nga agjenturat ndërkombëtare me qendër në Rusi, Francë e Turqi e gjetkë.
Me siguri ishte agjentura ndërkombëtare, që i diktoi Kryeministrit Edi Rama mos dënimin e ish Presidentit Ilir Meta. Po a janë vetëm këta të dy? Natyrisht jo! Janë shumë më tepër agjenturat shqiptare, që zbatojnë urdhërat e agjenturave të huaja. Agjenturat e huaja ndërkombëtare, që shkaktërruan ekonominë dhe mbrojtjen e Shqipërisë, kanë pushtuar politikën, fenë e propogandën.
Këtu e kanë bazën edhe shumë qëndrime të fshehura, por edhe të hapura antishqiptare të shumë intelektualëve nga të gjitha fushat, të cilët ngrihen e protestojnë hapur edhe kundër Amerikës, kundër historisë e Skëndërbeut, që mbrojnë hapur Turqinë, Rusinë e të tjerë. Agjenturat e huaja ballkanike, të udhëheur nga agjentura ruse, por me sa duket edhe Franceze e Turke e të tjerë, kanë 50 vjet, që veprojnë intensivisht kundër Shqiptarëve. Kjo është edhe arësyeja e kundërshtimit të dënimit të dy eksponentëve kryesorë të agjenturave të huaja Sali Berishës e Ilir Metës.
Amerika dhe perendimi nuk ndeshen thjeshtë me agjenturat Shqiptare, por me qendrat e agjenturave të huaja, që i mbështesin agjenturat shqiptare kundër Amerikës e Perendimit në shqipëri e në Ballkan. Ishin këto agjentura, që përgatitën edhe ricoptimin e Shqipërisë në konferencën e paqes në 1920, që e ndaloi Presidenti Amerikan Franklin D. Roosevelt. Janë këto agjentura, që e rifilluan përsëri aktivitetin e tyre gjatë luftës. Këto agjentura u aktivizuan në 1948 dhe e mënjanuan Enver Hoxhën, por humbën dhe, agjentët e tyre brenda udhëheqes Shqiptare u azgjësuan.
Agjentura ruse, që humbi Adriatikun nuk e ndaloi luftën. Hrushovi do të arrinte deri aty, sa t’i bënte thirrje të hapur agjentëve rusë brenda ushtërisë Shqiptare në 1960 e do t’ju thoshte:” ME KË DO TË ISHIN GJENERALËT SHQIPTARË, ME RUSIN APO ME ENVER HOXHËN”? Enver Hoxha i dënoi gjeneralët Shqiptarë dhe sabotatorët e ekonomisë dhe të naftës, por agjentura RUSE nuk e ndaloi veprimtarinë e saj kundër Shqipërisë. Ajo vuri në qendër të goditjes së sajë kupolën e shtetit Shqiptar.
Kështu u sulmua me infarktin e rëndë Enver Hoxha në 1973, u vra Hysni Kapo më 1979 dhe, u vra Beqir Balluku- nga frika e një grushti shteti kundër agjenturës, që mund të organizonte vetë Enver Hoxha. Agjentura e huaj, që e mbante Enver Hoxhën të gjallë e të pavarrosur në gjendje “Dauni” kishte frikë, se në një moment përmirësimi shëndetësor ai mund të thërriste Beqir Ballukun dhe, mund t’i kërkonte të rrethonte qeverinë e KQ të PPSH-së dhe ti arrestonte të gjithë- (edhe Ramizin e Nexhmijen). Prandaj e eleminoi Beqir Ballukun, pa i lënë atij asnjë mundësi komunikimi me Enver Hoxhën.
Mbas “vetëvrasjes” së Mehmet Shehut, thotë mjeku personal i E.H. Ahmet Kamberi, Enver Hoxha pësoi goditjen më të madhe shpirtërore dhe u dorëzua përfundimisht. Kjo do të thotë, se ai e kuptoi, se tashmë nuk kishte më asnjë fuqi ta ndalonte grushtin e Shtetit, që udhëhiqte Ramiz Alia me Nexhmije Hoxhën, që kishin vrarë shokët e tij të ngushtë dhe, që kërcënonin ta vrisnin dhe atë.
Atë që ndodhi më vonë Shqiptarët e dinë. Ramiz Alia mori pushtetin me Nexhmije Hoxhën. Që në fillim Ramiz Alia fillojë të shprehë urrejtjen ndaj asaj epoke, së cilës i kishte shërbyer edhe ai, duke qenë në majën e saj. Ramiz Alia drejtoi urrejtjen e popullit kundër Enver Hoxhës, për ta shkatërruar trashgimin e tij patriotik e historik, që ishte uniteti i popullit dhe patriotizmi. Ai rrëzoi monumentin e Enver Hoxhës dhe, vuri në krye Sali Berishën, që e nxorri nga varri dhe, ka 30 vjet që kërëcënon se edhe dëshmorët do t’i nxjerrë nga varret.
Këtë R.A. e bëri, që ta bënte Shqipërinë han pa porta, që të huajt të bënin ç’të donin e, shqiptarët të mos kundërshtonin. Ai nuk pranoi propozimin e Fatos Nanos, që i kërkoi t’i jepte Partinë Demokratike, që të mos shkatërrohej vendi. Ai ja la Partinë Demokratike Sali Berishës, se donte ta shkatërronte Shqipërinë. Për këtë gjë ai bëri edhe ligjin famëkeq për ndarjen e tokave, duke i futur shqiptarët në luftë civile të përjetëshme.
Sali Berisha e mori pushtetin në tavolinë nga Ramiz Alia dhe, me votime në 1992 nga shqiptarët e lodhur nga diktaura në 40 vjet. Ai, megjithëse e mori pushtetin në tavolinë nga presidenti i vendit Ramiz Alia, pa asnjë arësye FILLOI HAKMARJEN KOMBËTARE! Sali Berisha e ktheu Shqipërinë pas viteve 90-të në një fushë beteje, në të cilën dukej sikur kishin rënë disa bomba atomike njëhjerësh dhe, Shqiptarët iknin nga të mundnin e me ç’të mundnin. Kështu Sali Breisha realizoi edhe qëllimin tjetër armiqësor të agjenturave të huaja, që të pakësonte popullsinë Shqiptare- brenda Shqipërisë. Popullsia e Shqipërisë, po të ecej me ritmet e diktaturës sot do të ishte mbi 10 000 000 njerës- superfuqi në popullsi në Ballkan. Po të kemi parasyshë se në 1913 ne u coptuam, se kishim kaluar në pakicë e, nuk kishim njerëz të mbroheshim, GENOCIDI I SALI BERISHËS ËSHTË TRADHËTI KOMBËTARE!
Është fatkeqësi kombëtare, që edhe sot shkatërrimtarët e Shqipërisë, me një dëm ekonomik mbi një trilion e gjysëm dollarë nuk janë dënuar, se agjentura ndërkombëtare i bën presion agjenturës së saj brenda politikës shqiptare, që ata- PJELLA E TYRE- të mos dënohen.
Megjithë këtë ne shperhim besimin, se demokracia Perendimore nën udhëheqen e Amerikës do ta shkatërrojë agjenturën lindore e ballkanike në trojet shqiptare dhe, do ti çlirojë ata përfundimisht nga lindja e Ballkani.
Mos harrojmë shembullin e Ukrainës: Ukrainasit shkatërruan edhe veprat artistike, simbolet historike e shpirtërore, që i lidhnin këta popuj me njeri tjetrin. Ata e bënë këtë, kur e kuptuan se Rusët i kishin dashur vetëm për t’ju shfrytëzuar pasuritë mbitokësore e nëntokësore. Ishte kjo arësyeja, që Putini nisi edhe sulmin fashist për pushtimin e Krimesë dhe pjesës lindore të Ukrainës.
Shpresojmë, që me ndihmën drejtëpërdrejtë Amerikane agjentura Ballkanike e ndërkombëtare do të marri goditjen përfundimtare në trojet shqiptare. Vetëm pas kësaj goditje Shqiptarët do ta fitojnë lirinë e tyre të vërtetë dhe do të realizojnë një Shqipëri demoktratike e perendimore.
Reshit Lala 04/09/2023
___________
* Mendimet e tilla i paraqesin vetëm pikëpamjet e autorit të shkrimit , Reshit Lalës, pasi redaksia e Drinit nuk e njef problematikën për të cilën shkruan ai.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u prit në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar vizitën dy ditore shtetërore në Shqipëri me ç`rast është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga presidenti Bajram Begaj.  

Në takim me Presidentin Begaj, Presidentja Osmani ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen ndaj Kosovës në të gjitha etapat e përpjekjeve për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani ka shtuar nevojën e rritjes së koordinimit të vazhdueshëm dhe paraprak  në politikën e jashtme në raport me interesat e të dy shteteve, por edhe të rajonit e me gjerë. 

Forhåndsvisning av bilde

“Kosova dhe Shqipëria kanë një lidhje unike historike, kulturore dhe kombëtare, lidhje kjo e fortë dhe e pathyeshme. Përballë sfidave, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, duke u fokusuar në qëllimin tonë madhor: integrimin e shteteve tona në familjen euroatlantike”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Forhåndsvisning av bilde

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar ta fuqizojë pozicionin e saj ndërkombëtar, duke shtyrë më tej synimin për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Prandaj, në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka shtruar nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Shqipërisë. 

Forhåndsvisning av bilde

“Kjo sfidë kërkon përkushtim dhe veprime të sinkronizuara për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Si në të kaluarën, presim që Shqipëria të jetë zëri ynë në vendet dhe forumet ku ende nuk jemi pjesë”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Forhåndsvisning av bilde

Më tej, Presidentja përmendi anëtarësimin në Këshillin e Evropës, NATO, BE, por edhe organizata të tjera ndërkombëtare. “Anëtarësimi i Kosovës në NATO si synim afatgjatë dhe përfshirja sa më parë në Programin e Partneritetit për Paqe te NATO-s janë garanci për paqe dhe siguri në rajon dhe kontinentin tonë. Fakti që Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në gjithë rajonin tonë e në veçanti në Kosovë”, theksoi Presidentja Osmani. 

Forhåndsvisning av bilde

Në raport me zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, Presidentja Osmani theksoi se Kosova, përkundër sfidimit të hapur në rrafshin e sigurisë dhe institucional nga Serbia, ajo vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj procesit të dialogut, si dy shtete të pavarura dhe fqinje. Sipas Presidentes Osmani rezultati përfundimtar i tij duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Çdo varg artistik ka edhe estetikën e vet

0

Nga: Shefqet Dibrani 

Arben Çokaj, MREKULLI N’KATROR, poezi, botoi Sh. B. FIORENTIA, Shkodër 2023, faqe 220. ISBN : 978 992 838 236 8  

PARANTEZË 

Poetin Arben Çokaj, fillimisht kam komunikuar në rrjetet sociale, e pastaj e kam takuar në shtëpinë e tij në Malësi të Madhe dhe të timen në St. Gallen të Zvicrës. Janë edhe disa takime të tjera në Tiranë e Shkodër, të cilat e kompletojnë edhe më tej mozaikun e njohjes. Ai është mësues i fizikës dhe i shkencave kompjuterike. Autor nga fusha e dizajnit dhe programimit, ku ka botuar disa libra dhe doracakë shkollorë. Shquhet si njohës i zhvillimeve politike në Shqipëri dhe Kosovë si dhe në shkallë botërore. 

I kompletuar me dije e kulturë nga fusha e letërsisë dhe e filozofisë, po aq edhe nga shkencat ekzakte. Zotërues i shkëlqyer i anglishtes, gjermanishtes dhe danishtes, gjuhë nga të cilat ka përkthyer tekste e studime letrare si dhe poezi. Kundrejt këtyre prirjeve është dalluar për kritikë letrare, duke trajtuar edhe poezinë. Gjithnjë me shije artistike dhe me depërtim të thellë në brendësinë e saj. Por çuditërisht, deri më tash, unë nuk e kam ditur, se Arbeni paska shkruar poezi edhe më herët, se sa njohja jonë!… 

 

ATËHERË 

 

Kur shpirtin tim e ka pushtuar trishtimi 

Kur qënia ime ndodhet në mërzi, 

Kur s’më bie ndërmend për çaste gëzimi 

Atëherë ngushëllimin e kërkoj tek ti. 

 

Shtator 1990. 

Faqe 19. 

 

LIBRI 

Pa dyshim, libri me poezi MREKULLI N’KATROR, e kompleton mozaikun e angazhimeve edhe në fushën e kulturës dhe të letërsisë. Këto lirika janë shkruar në mes viteve 1990-2000, dhe janë përgatitur për botim vite më parë. Pastaj kur i lexon lirikat e tij, disi ndjehesh i përmbushur: “Papritur zgjohem natën,/ Errësirë kudo errësirë…/ Trupin ma pushton një dobësi/ Jam duke menduar për ty/ Bardhësi”, (poezia DOBËSI, shtator 1990, faqe 20.) Vonesa për botim, vetvetiu shndërrohet në metaforë për “Jetën e komplikuar”. Ndoshta kjo nuk është aspak metaforë, por është realitet i jetuar. Ku ta di unë?! 

Për letërsinë s’ka fare rëndësi, edhe njëra edhe tjetra, pasi jeta si nocion më i kompletuar është metaforë më vete, që shprehet kudo edhe nëpër vargjet e librit: “Sy të buhavisur nga gjumi i tejzgjatur/ Zymtësi, mërzi, delir…/ Vazhdojmë rrugën e jetës së varfër/ Me një vakum të pashtershëm në shpirt”, (poezia ECIM, faqe 25.) Gjithsesi botimi i librit është ngjarje. Ndodhia thyen heshtjen e pritjes së harruar, e cila tashmë e riaktualizon dimensionin e shprehjes “jetë e komplikuar”, në anën tjetër sjell emocione, sidomos tek ata që e njohin Arbenin, për epitetet e theksuara më lart, por jo edhe si poet! Në një poezi tjetër, ai pyet? “Jetës ç’po i marrim?/ Ç’po i lëmë?”, (faqe 30.) E them unë, se Arben Çokaj po i lë letërsisë shqipe këtë libër dhe këto poezi dhe më shumë se kaq! 

Tashmë, Arben Çokaj është poet! E gjithë poezia është tërësi tematike, që lidhet ngushtë me jetën e poetit, me menyrën e jetesës dhe të mbijetimit, qoftë në vitet e tranzicionit kaotik e qoftë më pas nëpër zhvillimet tjera sociokulturore në Shqipëri dhe përgjithësisht në hapësirën shqiptare në Ballkan. Arbeni gjithnjë ishte aktiv e impulsiv, ky reflektim duket edhe në poezinë e këtij libri, pagëzuar me një metaforë të çuditshme poetike, e cila nuk do të doja të ishte aq e komplikuar, aq më pak jeta e tij reale. Ku ta di?!… Por në poezinë DY JETË, mjaft saktë është shprehur: “Kam dy jetë/ Një të madhe sa universi/ Dhe një të vogël fare./ Jetoj dy herë/ Të tjerëve jetën e madhe u fal/ Ndërsa të voglën e ruaj për vete/ Të tjerëve t’u qëndroj pranë”, (faqe 29.) 

 

POEZIA 

Natyrisht, libri si strukturë është përjetim lirik me frymëmarrje të lirshme, që krahas realitetit, ai ka futur në funksion edhe imagjinatën, e cila ngjall krenari dhe dashuri. Në anën tjetër, poezia është regjistruese e emocionit real, ndërsa jeta është fiksion metaforik, që duhet si natën për ta sfiduar! 

 

NATA E GJATË 

 

Nata i pushton ndjesitë 

Dita s’po duket askund 

Kanë udhëtuar prej meje fjalët 

Vargjet kanë humbur diku. 

 

Ngjyrat seç ma errësojnë ylberin 

Pemët, gjethet i shtrijnë përdhé 

Natë vjeshte, natë e gjatë 

Pluhurin e kujtesës shkund mbi ne. 

 

22 nëntor ’96. 

Faqe 206. 

 

Krijimi poetik është vlerë artistike ndërsa optimizmi përfaqëson ndjenjën e autorit. Në një tufë poezish ndeshim një rrafsh real e fiktiv, ku dëshmohet vlera, si përpjekje dhe sfidë për të ngadhënjyer. “Unë megjithatë e kërkoj/ Atë që botës i mungon/ Në shpirtra njerëzorë thellë depërtoj/ Për pak sinqeritet”, (poezia SINQERISHT, faqe 38.) Në cikle të tjera është artikuluar realiteti i përjetuar, bashkë me kontradiktat dhe sfidat e mundshme, të së tashmes dhe të kaluarës. “Një profan dikur në rini/ Se ku kish lexuar një proverb s’e di/ “Dashuria është më tepër marrëzi/ Se urti…”/ E profani i gjorë, gjithë jetën mbeti beqar/ Për t’mos i thënë,/ “Je i marrë!”, (poezia ZGJEDHJE, faqe 37.) 

Mjaft vargje shprehin ngjarje rrëqethëse, veprime që e paskan shqetësuar poetin, i cili pa sofistikime artistike është shprehur, madje mjaft drejtpërdrejt, dhe kjo na bënë për të besuar se këto lirika pasqyrojnë edhe një veti tjetër nga temperamenti personal. “Kur e shprish shpirtin e trazuar/ Të lind më tepër mall/ Ngacmimi i dashurisë së shkuar/ Thellon edhe më shumë një plagë”, dhe këto plagë nuk shërohen me përbetime pa karar, siç shprehet vetë poeti në vargjet tjera në vijim: “Plagosja e zemrës së virgjër/ S’ka nevojë për fjalë/ Besnikëria ndaj dashurisë së lindur/ S’do përbetime pa karar”, (poezia SENTENCA, faqe 42.) 

Poezia si e tillë është një rrahinë, një pllajë, një fushë a një log, ku e tërë dhembja shpaloset pa ndrojtje, shpërfaqet shqetësimi pa frikë, kurse urrejtja dhe smira nuk janë pjesë e karakterit poetik, prandaj ka ardhur në shprehje fabula proverbiale “ka për t’u bërë më mirë?!”, si dhe optimizmi poetik, prandaj zë vend meritor shpresa si ngadhënjim i domosdoshëm. 

 

SINTEZË ESTETIKE 

E veçanta e poezisë përmblidhet në vullnetin e poetit, qëllim ky për t’iu qasur motiveve të shumta, të cilat si tërësi e kompletojnë mazaikun e përgjithshëm. Ashtu sikurse poezia që ka lidhje direkte në mes autorit dhe recepientit, të gjitha motivet kundrohen si marrëdhënie të mundshme, si pjesë e proceseve të gjithëmbarëshme, i fokusuar në sintetizimin e marrëdhënieve në mes motivit e metaforës lirike. Qoftë kjo ndjenjë edhe shqetësim real i përjetuar: “O trishtim i fundshekullit njëzetë/ Pse më tmerron kështu,/ A s’paskam edhe unë të drejtë/ Të gjej gëzimin diku?!”, (poezia EKSKLAMACION, faqe 46.) Vargjet që i cituam më parë, kanë finesë të stërholluar, e cila duket sikur të ishte analizë për vështrim e kundrim të proceseve, qofshin ato të veçanta a të ndërlikuara. 

Pa dyshim, poezia është dukuri, që regjistron ngjarjen e shtjelluar vëmendshëm nga prizmi poetik. “Koka rëndonte si peliçe e vjetër/ Kish kohë që fjalët s’ishin thënë në letër”, (poezia KUR U ZGJOVA, faqe 103.) Pra nga tërësia, shihet se poeti ka arritur t’i paraqesë vrojtimet që janë pjesë e ngjarjeve dhe si rezultat i ndijimit, përjetimi bëhet më përjetues. Vetëm një proces i tillë, çfarë është në të vërtetë, ka prodhuar këto poezi, të cilat plotësojnë edhe më tej mozaikun e angazhimeve të Arben Çokajt edhe në fushën e poezisë së sotme shqipe. 

 

FJALËT E PATHËNA 

 

Buzët më janë tharë 

Nga mungesa e puthjes 

Pështyma ngrihet si kokërr breshëri 

Në fjalën e pathënë 

Nuk hesht, nuk flas në këtë paradoks 

Të pashembullt 

Sytë lozonjarë lakmojnë 

Çmendurisht. 

 

28 shkurt ’94. 

Faqe 151. 

 

Jo vetëm kaq, poezia në fjalë dhe ca të tjera janë me vlerë estetike, që dëshmojnë për prirjen dhe afinitetin krijues që ka autori. Pikëpamje e bukur, kategorizim artistik dhe gjykim estetik, që si tërësi tematike është nivel i intelektit të vetë poetit, dhe lidhet me ndjenjën dhe ndijimin artistik, që shprehet me një finesë të hollë: “Kujt t’ia fal dashurinë?/ Ta shes, ta blej, ta flak diku?!”, (poezia KALATË E PAPREKURA, faqe 148.) Nëse poezia është art, ajo është edhe e bukur, prandaj është edhe pjellë e ndjenjave individuale, e plotësuar me shijen artistike. 

Në anën tjetër, çdo varg artistik ka edhe estetikën e vet, bukuria e krijimtarisë dhe përvetësimi estetik kanë mirë-rregulluar përmbajtjen e poezive, mënyra dhe format e krijimit estetik janë të ndërlidhura me ndjenjën dhe përjetimin emocional, si dhe të pikëpamjes së jashtme dhe të veçantisë së subjektit poetik, qoftë si tipar i saj ose thjesht si bukuri e ndërthurjes artistike. 

 

SHTRESËZIME TEMATIKE 

Poezitë janë kronologji e ngjarjeve, janë edhe dhembje poetike me shtresëzime të shumta tematike, vetëm se këto përjetime janë shprehur në mënyrë lirike andaj poezitë bëhen më të veçanta. Gjithsesi fshehin ndrydhje të përjetimeve, që i kanë ndodhur autorit, duke ndikuar edhe në konceptin e librit nga tronditjet e përjetuara, jo vetëm shpirtërore por edhe fizike. Edhe poeti, duke kaluar kohë të vështira, u bë më imun dhe më i qëndrueshëm. “Në përvjetorin tim të ditëlindjes/ Qirinjtë nuk i fika mbi tortën e mjaltë/ Nëna s’më puthi në sy me dhimbje/ Qortimet e babait munguan atë natë”, (poezia PËR DITËLINDJE, faqe 146.) 

Përmbledhja poetike, Mrekulli n’katror, është strukturim tematik dhe me varg artistik, natyrisht me ato mjete poetike, që i ka zotëruar autori në çastin kur i ka shkruar poezitë. Shihet se përpjekja nuk i paska munguar! Poezia e Arben Çokajt përfaqëson ndjenjën, jo vetëm fiziologjike por edhe atë artistike, dhe pa mëdyshje është shprehja më e bukur estetike. 

Kjo mënyrë shprehëse përjetohet edhe në poezinë KOSOVË, e cila për poetin është “plagë e vjetër mbi ndërgjegjen e vrarë”, së këndejmi: “Kosova/ Sinonim tragjik i së bukurës/ Çmendurisë fundi po i vjen/ Në këtë fundshekulli/ Egos së sëmurë po ia shoh thembrat”, parandien ai, që në vitin 1994, duke e përmbyllur poezinë me vargjet: “Jam pjesë e jotja/ Kosovë/ Dhimbje epike”, (faqe 159-160.) 

Shqetësimi poetik nuk matet vetëm me një krahinë, siç është Kosova, por shqetësimi intelektual është më universal dhe shtrihet më tej, atje ku “Ditët pikojnë predha”, në poezinë BOSNIA SHKELET ME KËMBË PROSTITUTASH, nga e cila po i shkëpusim vargjet: “Dielli diku është fshehur pas reve/ Ditët pikojnë predha/ Në vend të shiut/ Orët, minutat ankthin e rrisin/ Në pasiguri”, (faqe 136), si dhe te poezitë: BUSTI I ANDERSENIT, NË KOPENHAGË BIE SHI dhe poezia POGRADECI, kushtuar Lasgushit. 

Pra, këto poezi kanë nuancë meditative dhe përfaqësojnë edhe retorikën e vargjeve, e ndërtuar me përgjegjësi krijuese, ku dëshmohet se pasioni për poezinë është vlerë reale në njërën anë, kurse në anën tjetër, është mënyrë e artikulimit të ndjenjës së përjetuar, një lloj vrojtimi artistik, për tërë qenien njerëzore dhe për hapësirën etnike. 

Me një individualizëm konkret, autori ka materializuar pasionin për poezinë, i cili jep shenja të bollshme me kahe të profilizimit adekuat. Shi për këtë, ai ka portretizuar jetën e tij, edhe atë jetën e komplikuar, bashkë me ngjarjet e shumta, bëmat dhe dukuritë e ndryshme. “E ndreqim një punë,/ Prishim një tjetër,/ Përsëritet si furtunë/ Dhimbje e vjetër”, (poezia SHIHEMI DHE SHAJMË, faqe 172.) 

Vëllimi me poezi, pasqyron jetën dhe përpjekjet avangardiste të individit, në procesin e ndryshimit dhe të revolucionit demokratik. Edhe në poezi del në pah virtyti dhe pasioni për ndryshime substanciale, si emancipim qytetar, si revoltë, por me prirje poetike, që shfaqet si ndjenjë artistike dhe si përjetim vizual: “Sa primitive duken ndjenjat/ S’e shihni që vajzat dashurohen me qentë?!”, (poezia MIKS, faqe 132.) Pra në të njëjtën kohë artikulohet veprimi real dhe përshkruhet realiteti i përjetuar, qoftë ai i hidhur, i cili gjithsesi duhet të ngadhënjejë, sepse e mira gjithmonë duhet të ngadhënjejë mbi të keqen, ashtu sikurse e bukura dhe artistikja duhet ta sfidojnë të keqen, marrëzinë dhe të shëmtuarën. 

 

MARRËZITË 

 

E çuditshme! 

Vërtet sot po kujtoj marrëzitë 

Dikur aq natyrshëm ngjanin 

Me të zakonshmen… 

Ndryshe dukeshin më pas 

Në trurin e plakur 

 

Kujtoni fjalën e vjetër 

Por, 

Mos i harroni ato 

(Marrëzitë) 

 

Në udhën perfekte, njeriu pa to 

Do të mbetej vetëm 

Gjysma e tij. 

 

22 korrik 1993. 

Faqe 117. 

 

Ky proces metabolik është një vibrim a oscilim i amplitudave, të cilat vlerë matëse kanë ndjenjën, duke lënë prapa një melodi të prajshme dhe përjetuese. Kjo përpjekje poetike ka të bëjë drejtpërdrejt me misionin e qëllimshëm, për t’u ndryshuar, për të përparuar. Si dashuri dhe sakrifikim për Atdheun, të cilit edhe poeti i përgjërohet me tërë afshin e krijimit artistik, e përkushtimit poetik.  

Arben Çokaj, Shkodër

PËRFUNDIM 

Arben Çokaj, në librin Mrekulli n’katror, ka arritur të sendërtojë një mozaik tematik të ndjekur nga pasioni i hulumtuesit dhe krejt kjo është ndërtuar si shtytje kulturore e artistike, që duket një lloj rezistence ndaj ndryshimeve të mëdha ideologjike, pavarësisht asaj se “Si gur varri rëndon mos-vlerësimi,/ I zhvendosur në kufinj absurdë”, (poezia DASHURI ME NJË PROSTITUTË, faqe 174.) Poezitë kanë apostrofuar aktualitetin e momentit, a të çastit, kur është shkruar poezia. Disa sish duken se janë kryekreje reflektim i atij realitetit, i atyre ndryshimeve. 

Por faktori kohë ka determinuar edhe mënyrën e shprehjes, duke ndryshuar edhe timbrin e shprehjes së artikuluar. Poezitë e librit shpërfaqin përpjekjen poetike të autorit, për të ndërtuar një ligjërim sa më funksional, për ta shfaqur pëlqimin e duhur, ose për ta shprehur mospajtimin qytetar dhe intelektual për një varg dukurish e ngjarjesh, nëpër të cilat kalonte Shqipëria. “Vendi im/ Trishtimi s’më hiqet/ Le ta quajmë fisnikëri/ Respektin për veten/ Respektin për ty!”, (poezia JETOJ ME TRISHTIMIN E VENDIT TIM, e shkruar më 18 prill 1996, faqe 197-198.) 

Kriza ekzistenciale shpeshherë është diskurs në gjuhen poetike, sikurse shprehja e artit poetik shpeshherë ka ndikuar edhe në përmirësimin e artikuluar të mendimit politik, gjithsesi kjo mënyrë e shprehjes lirike është specifikë, që dallon për autenticitetin e saj. “Dhimbja është më e pandashme/ Se ndarja/ Të lidh/ Si nënën dhimbja e madhe/ Kur nxjerr në dritë një fëmijë”, (poezia DHIMBJE, faqe 180.) Dhe, pa mëdyshje poezia shprehë edhe protestë, shfaq mospajtim, por gjithnjë në thelbin e saj ka qëllimin për të motivuar proceset e reformat, të cilat në vendin e shqipeve kanë stagnuar. 

Ja si ironizon me dhimbje poeti: “E ndreqim një punë/ Prishim një tjetër/ Përsëritet si furtunë/ Dhimbje e vjetër”, (poezia SHIHEMI DHE SHAJMË, faqe 172.) Ndërsa gjatë leximit dhe rileximit të tyre vërehen gjurmët e këtyre proceseve, të cilat kanë lënë vragë kudo, duke u reflektuar edhe në gjuhën poetike të këtij libri, veçmas poezitë e shkurtra janë realizime të suksesshme, edhe pse janë krijime në fazën e fillimit dhe të bulëzimit të saj. Më vonë sikur ndjenja dhe përkushtimi ka devijuar nga synimi paraprak?! 

Arti dhe poezitë janë më të forta se luftërat dhe diktaturat, ato mund të shijohen e lexohen kurdo dhe në secilën kohë. Poezitë e këtij libri janë të mishëruara me angazhimin real e të drejtpërdrejt të poetit, dhe në këtë kohezion kaotik, kulturor e politik, bëhet më e veçantë. Pavarësisht rrethanave që i përkasin të shkuarës, kjo poezi tash do e vërë kontaktin me lexuesin e saj, gjithsesi dhe do të marrë gjykimin e tij, sepse poezitë janë rezultat i fillimit dhe ky fillim është si çdo fillim tjetër?!…  

St. Gallen, 16 gusht 2023.  

*Ky shkrim është i botuar në libër, faqe 11-18. 

Parathënie e fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe  të prof.dr. Eshref Ymerit 

0

Prof. dr. Rami Memushaj

1. Gjuhët, sa më të vjetra dhe sa më të hapura të jenë ndaj gjuhëve e kulturave të tjera, aq më të pasura do të jenë jo vetëm në leksik, por edhe në thënie e togje fjalësh të figurshme, përdorimi i të cilave i jep laryshi e forcë shprehëse ligjërimit.

Edhe gjuha shqipe nuk bën përjashtim nga ky rregull, duke na u paraqitur si një gjuhë mjaft e begatë me thënie e togfjalësha të qëndrueshëm. Gjuhësia shqiptare i ka kushtuar vëmendje edhe studimit të këtyre njësive, duke i mbledhur ato drejtpërdrejt nga goja e popullit e nga burimet e shkruara, duke i studiuar dhe duke i sistemuar në fjalorë. Shprehjet frazeologjike janë paraqitur në fjalorët dygjuhësh shqip-gjuhë e huaj e anasjelltas dhe në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe, veçanërisht në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980), që ka rreth 8 mijë të tilla. 

Frazeologjia përbën një fushë të veçantë studimi, e cila sot njihet me emrin frazeografi. Ajo është një degë e veçantë e leksikologjisë që ka si objekt studimi shprehjet frazeologjike, ose frazemat. Me studimin e frazemave të shqipes janë marrë disa gjuhëtarë, ndër të cilët shquhet akad. Jani Thomai, i cili për ndihmesat e tij me studimet e botimet e posaçme për frazeologjinë, mund të quhet, pa e tepruar, babai i frazeologjisë shqiptare. 

Me krijimin e një koncepti pak a shumë të qartë të frazemës, nisi edhe grumbullimi i këtyre njësive dhe paraqitja e tyre në fjalorë. Kështu, më 1972 Mehmet Gjevori boton në Prishtinë veprën “Frazeologjizma të gjuhës shqipe”, që është fjalori i parë frazeologjik i gjuhës sonë, me 4 mijë shprehje popullore, fjalë të urta e frazema, të vjela nga fjalorë e vepra të ndryshme; po edhe materiale të mbledhura prej vetë autorit në Kosovë. Siç duket edhe nga titulli, autori nuk ngurron t’i vërë titullin “fjalor” veprës së vet, por, i vetëdijshëm se pasuria frazeologjike e shqipes është shumë më e madhe, e quan “fjalor i vogël frazeologjik i gjuhës shqipe”. 

Rreth dy dhjetëvjeçarë më vonë, prof. dr. Jani Thomai, pas një vargu studimesh kushtuar frazeologjisë, boton “Fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe” (Tiranë, 1999), një botim i ri i të cilit është i vitit 2010. 

Në këtë fjalor me 10.500 zëra, të hartuar duke u mbështetur në kritere shkencore, shpaloset për herë të parë pasuria frazeologjike e shqipes. Megjithatë, edhe ky autor është i vetëdijshëm se vepra e tij nuk e paraqet shterueshëm frazeologjinë e shqipes, duke pohuar në parathënie se “si çdo vepër, edhe ky fjalor duhet parë si një hap i mëtejshëm në këtë përvojë”. 

Që frazeologjia e gjuhës shqipe është shumë më e gjerë, këtë na e dëshmon vepra “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” e prof. Eshref Ymerit, që po i jepet lexuesit. 

 Ky fjalor, me 4760 vatra kuptimore dhe me 19.300 zëra, paraqet në mënyrë më të plotë pasurinë frazeologjike të gjuhës sonë. Megjithatë, as ky fjalor i ri nuk e shteron pasurinë frazeologjike të shqipes, e cila është shumë më e madhe, siç mund të shihet edhe nga krahasimi i këtij fjalori të ri me dy fjalorët frazeologjikë që u përmendën më lart.  

Eshref Ymeri na vjen me këtë vepër pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dy-gjuhësh, si “Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, 2007), me mbi 15 mijë zëra; “Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (2015), me mbi 25 mijë zëra; “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip” (2019), me rreth 25.500 zëra; dhe “Fjalor frazeologjik frëngjisht-shqip” (me bashkautor, 2021), me mbi 40 mijë zëra. Me këto prurje ai na shpërfaqet si një ndër frazeografët tanë me kontribute të spikatura në fushën e frazeografisë. Kemi pasur fatin t’i redaktojmë të katër këta fjalorë dhe gjatë punës redaktuese na pati tërhequr vëmendjen numri i madh i frazemave shqipe që jepeshin si përgjegjëse të frazemave të huaja. Duke qenë të mendimit se e gjithë kjo pasuri nuk duhet të mbetej në fjalorë dygjuhësh, në parathënien e fjalorit të fundit (Fjalor frazeologjik frëngjisht-shqip, Bota shqiptare, Tiranë, 2021) jemi shprehur kështu:  

“Do të ishte një ndihmesë e çmuar për frazeografinë shqiptare, nëse profesori do të arrinte që lëndën shumë të pasur shqip të këtyre fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh ta përdorte si bazë për hartimin e një fjalori të madh frazeologjik të gjuhës shqipe. Ky fjalor do të shënonte kurorëzimin e punës së tij prej më shumë se një gjysmë shekulli dhe do të përbënte një vepër monumentale për frazeologjinë e gjuhës shqipe”.  

Këtë sugjerim tonin autori e mirëpriti, duke arritur që brenda një kohe të shkurtër të na japë këtë vepër të re të madhe, e cila kurorëzon punën e tij 50-vjeçare në fushën e frazeografisë. Lëndën për këtë fjalor e ka nxjerrë nga korpusi vetjak i frazeologjizmave, i krijuar prej tij duke  filluar gjysmë shekulli më parë, me vjeljen e frazemave nga rreth 500 vepra letrare, politike e publicistike; nga fjalorë dygjuhësh shqip – gjuhë e huaj ose gjuhë e huaj – shqip dhe nga fjalorë shpjegues e sinonimikë të shqipes. Veç këtyre, ka shfrytëzuar edhe korpusin e fjalëve të urta të shqipes, të nxjerrë nga botimi i Institutit të Kulturës Popullore “Fjalë të urta të popullit shqiptar” (1983). Në këtë mënyrë, ai ka arritur të krijojë një kartotekë shumë të pasur me shprehje frazeologjike, të cilën e ka pasuruar nga viti në vit, duke ndjekur më vemëndje ligjërimin e shkruar e të folur. 

  1. Çështja e parë me të cilën përballet kushdo që ka si qëllim të hartojë një fjalor frazeologjik, është ajo se çfarë duhet të përfshihet në të. Për këtë problem, mes frazeologëve ka pasur e ka diskutime lidhur me fjalët e urta dhe proverbat nëse duhen përfshirë ose jo brenda frazeologjisë e, për pasojë, në kuadrin e një fjalori frazeologjik. Në këtë pikë ndeshen një kuptim i ngushtë për frazeologjinë, sipas të cilit në një fjalor frazeologjik duhen përfshirë vetëm shprehjet e mirëfillta frazeologjike, me një kuptim të gjerë të termit, sipas të cilit përfshihen edhe proverbat e fjalët e urta, togfjalëshat e ngulitur, lokucionet etj. Autori i këtij fjalori anon nga qëndrimi i dytë. Për pasojë, vërtet që në Fjalor vendin kryesor e zënë shprehjet frazeologjike në kuptimin e ngushtë të fjalës, por veç tyre ka edhe një numër të konsiderueshëm fjalësh të urta dhe proverbash, togfjalëshash të ngulitur, kryesisht të natyrës terminologjike; lokucionesh lidhëzore, parafjalore e ndajfoljore, shprehjesh modale (fjalë të ndërmjetme), madje edhe fjalë të veçanta me kuptim të figurshëm e me vlerë frazeologjike, të cilat autori i merr si frazema. Ndër fjalët e urta dhe proverbat janë përfshirë ato që kanë vlerë frazeologjike si dhe ato fjalë të urta, pjesë të të cilave mund të shërbejnë si frazema më vete. Këtu është fjala sidomos për ato fjalë të urta dhe proverba që dallohen për një ngjyrim të theksuar kombëtar dhe që paraqesin vështirësi në procesin e përkthimit.

Në fjalor janë përfshirë edhe 280 ndërkombëtarizma (shprehje me prejardhje biblike e mitologjike, shprehje latine, shprehje që lidhen me ngjarje historike, me emra personalitetesh historike ose shkrimtarësh të njohur etj.), të cilat përdoren zakonisht në gjuhën e shkruar. Për këto frazema, përveç shpjegimit të kuptimit, autori e ka quajtur të arsyeshme të japë edhe shpjegime të natyrës enciklopedike, çka e tejkalon detyrën e një fjalori frazeologjik. 

  1. Në praktikën tonë leksikografike janë mbajtur qëndrime të ndryshme për sa i përket zgjedhjes së vatrës kuptimore të frazemave, domethënë të fjalës që mbart në vetvete ngarkesën kryesore të kuptimit të frazemës. Në këtë fjalor, si vatër kuptimore është zgjedhur përgjithësisht emri, pasi, sipas mendimit të autorit (qëndrim me të cilin pajtohemi edhe ne), me “emrat fillon procesi i njohjes së realitetit prej njeriut”, ndërsa pjesët e tjera emërtuese të ligjëratës tregojnë cilësi të objektit (mbiemri), veprimin që kryen objekti (folja) ose të veprimit që kryen objekti (ndajfolja). Si rrjedhim, mbiemri, ndajfolja e folja dalin si vatra kuptimore më rrallë dhe vetëm në ndërtime të caktuara. Kështu, mbiemri shërben si vatër kuptimore në frazemat ku shërben si kallëzuesor (p.sh., e ka zemrën të ngushtë, e ka mendjen të plogët etj.) ose kur shoqëron foljen jam (p.sh., është i plasur, është i kapërcyer etj.); ndajfoljet dalin si vatra në frazemat vetëm me ndajfolje (p.sh., aq e kaq, gjallë e keq, lart e poshtë etj.) ose me ndajfolje që ndjek një folje (p.sh., bëri poshtë, e ka keq, është plot, ra ngushtë etj. ); ndërsa foljet janë marrë si vatra kuptimore vetëm në ato raste kur frazema përmban vetëm folje (p.sh., të qoftë, del e tepron, shet e nuk blen etj.) ose folje dhe fjalë joemërtuese (p.sh., nuk e kapi dot, s’është më, u pa që etj.).

Në shprehjet të cilat kanë përbërës që janë të barasvlershëm për nga pesha e ngarkesës kuptimore, çka do të thotë që mund të shërbejnë si vatra kuptimore më vete, është marrë si vatër kuptimore vetëm përbërësi i parë, p.sh.: gjella me kripë e kripa me karar; kur mbiu tërfili, ngordhi kazili; lopa në mal, përsheshi në vatër; të jep kaun në vorbë dhe shpatën pa dorëz etj. Për pasojë, në Fjalor vetëm në ndonjë rast shumë të rrallë hasen shprehje të përsëritura dhe kjo në ato raste kur autori ka qenë i mendimit se të dy emrat përbërës të shprehjes mund të shihen si vatra të frazemës. 

  1. Një problem që duhej zgjidhur, ka qenë ai se në ç’kohë dhe vetë duhej dhënë folja e frazemës. Në këtë pikë, autori është larguar nga praktika e ndjekur në fjalorët njëgjuhësh të shqipes, në të cilët foljet e frazemave jepen përgjithësisht në kohën e kryer të thjeshtë. Ai ka parapëlqyer të kryerën dhe të tashmen, si kohë me vlerë përgjithësuese, që e japin një cilësi si tipar të përhershëm të bartësit të saj. Në këtë mënyrë, e kryera e thjeshtë përdoret vetëm në rastet kur nuk flitet për një karakteristikë të përhershme, po “për një situatë konkrete të së shkuarës”, në të cilën ndodhet papritur a pa dashur bartësi.

Për sa i përket vetës, autori foljet i vë në vetën e tretë, si vetë që “mund të përdoret me një kuptim vetor të papërcaktuar”. Veta e dytë është përdorur në Fjalor vetëm në disa shprehje thirrmore, që shprehin urim a mospëlqim, si: bëfsh hair! Lëshofsh mjekër! Qofsh me jetë! Ti qofsh si bën! Etj.  

  1. Fjalori është mjaft i pasur me informacion plotësues, gjë që ia rrit së tepërmi vlerat praktike. Kështu, mjaft të rëndësishme për përdorimin e fjalorit sidomos nga shkrimtarët dhe përkthyesit janë shënimet stilistikore që shoqërojnë frazemat për ngjyrimet vlerësuese, si: euf, iron, keq, mospërf, përb, përçm, tall, shak, ur; për regjistrat e ligjërimit, si: bis, fëm, libr, lart, stud, thjeshtligj, zharg etj.; për fushën e përdorimit, si: anat, astr, bujq, ek, etnogr, gjuh, mjek, tek, zool etj.; për përdorueshmërinë e frazemës në gjendjen e sotme të gjuhës (vjet); dhe për shtrirjen hapësinore (krahin).

Fjalorit ia rritin vlerën praktike edhe shënimet e natyrës sintaksore të frazemës, të cilat ia lehtësojnë përdoruesit lidhjet e saj me pjesën tjetër të fjalisë dhe me kryefjalën e me kundrinat e duhura që duhet të marrë. Të tilla janë tregimi i drejtimit të foljes, që bëhet me anë të ndërtimeve që ndjekin frazemën, si: mbi dikë, me diçka, i dikujt, para dikujt, nga ana e dikujt; për dikë, prej dikujt; për diçka, diku etj.; si dhe tregimi i valencës së foljes (dikush, dikë, dikujt, dikujt dikë, dikujt diçka).  

  1. Autori është përpjekur që çdo zë fjalori të përmbajë edhe sa më shumë informacion leksikor, gjë që e ka bërë duke dhënë brenda një zëri variantet fonetike, morfologjike a leksikore të një frazeme. Si pasojë e kësaj ngjeshjeje, është pakësuar sa ka qenë e mundur numri i zërave, duke mos u fryrë Fjalori me variantet e frazemave. Për këtë qëllim, për veçimin e varianteve të një frazeme janë shfrytëzuar kllapat e rrumbullakëta, kllapat katrore presja dhe pikëpresja. Brenda kllapave të rrumbullakëta jepen: (a) variantet fonetike, si: e prapmja (e pasmja) me hair, flet (m)broçkulla etj.; (b) variantet morfologjike (forma morfologjike të së njëjtës fjalë dhe fjalë të formuara me prapashtesa sinonime, si: gjumin e ëmbël (gjumë të ëmbël), me ballë (me ballin) lart, i doli bese (nga besa), hyri (ka hyrë) në mendime të thella, kot je mprehur (kot që mprihesh) etj.; i foli (ia tha) haptas (haptazi), ka zënë një mike (mikeshë) etj.; (c) variantet sintaksore që përftohen nga kthimi i një ndërtimi vepror në pësor ose anasjelltas, si p.sh.: e ka lodhur jeta (është i lodhur nga jeta), është i mendimit (ka mendimin) se… etj.; si dhe nga përmbysja e rendit të gjymtyrëve të frazemës, si: të qoftë për hair (për hair të qoftë)!; është halli se (halli është se)…, është pleh i zi (i zi pleh) etj.; (ç) fjalët sinonime të pjesshme ose edhe të plota me një nga gjymtyrët e shprehjes, si: janë prush në hi (në tokë, në dhe), në anë (në fund) të botës, bën (ndan) pleqësi, e ngriti (e ngjiti) lart, i vari (i vuri) legenin, i dha (i futi, i kalli, i shtiu) lemerinë, s’e merr (nuk e merr) me mend etj.

Për të ndarë frazemat sinonime të një zëri përdoren rrallë kllapat e rrumbullakëta, p.sh.: pikë e valë (pikë e vrer), e ka halë në sy (e ka si halën e peshkut në grykë) etj. Por zakonisht përdoren presja dhe pikëpresja (kur brenda njërës frazemë është përdorur presja), p.sh.: e ka marrë më qafë (e ka shkatërruar, e ka rrënuar) kupa; miku i mirë (i vërtetë) njihet (duket) në të vështirë (në ditë të vështirë, në rrezik); miku njihet që është mik, në të keq e në rrezik etj. 

Nganjëherë vargjet e formave sinonime janë të gjata, çka do të thotë që secila prej tyre mund të bëhet gjymtyrë e një frazeme të veçantë, p.sh.: ka mbetur si guri në ujë (në lumë, në pellg, në mes të pellgut, në zall); bredh (endet, hallavitet, kapistallet, mbetet, pistallet, sorollatet) rrugëve; jo vetëm format sinonime, po edhe shprehjet sinonime me të njëjtën vatër në mjaft raste formojnë vargje të gjata, p.sh.: e kanë mbytur (e kanë mundur) hallet [e kanë vënë hallet përpara, është (gjendet, ndodhet) në hall, është në ditë (në pikë) të hallit, është katandisur në ditë të hallit, është për t’i qarë hallin, është me shumë halle, i kanë rënë hallet mbi kokë, ka një mal me halle] etj. 

  1. Kuptimi i frazemave në Fjalor është shpjeguar me mënyra të ndryshme: herë duke zbërthyer përmbajtjen (nganjëherë shoqëruar edhe me shpjegime shtesë për rrethanat kur përdoret një shprehje e caktuar), herë duke perifrazuar, herë duke përdorur frazema sinonime, herë në mënyrë të kombinuar (me shpjegim dhe me frazema sinonime), po më së shpeshti duke përdorur vargje sinonimike frazemash. Për frazemat me prejardhje fetare, mitologjike, historike ose të përdorura nga personalitete të shquara (politikanë, shkrimtarë) tregohet se në cilat kontekste mund të përdoren.

Kur dy a më shumë frazema sinonimike dalin në Fjalor si zëra të veçantë, autori në asnjë rast nuk e ka quajtur me vend t’i drejtohet praktikës së referimit me shih. Kjo praktikë referimi është përdorur shumë rrallë dhe vetëm për motivimin e shprehjeve sinonimike me prapavijë të njëllojtë etimologjike. 

Gjuha shqipe është mjaft e pasur me frazema që mund të përdoren për të karakterizuar të njëjtën vetë, dukuri a situatë, duke krijuar në këtë mënyrë vargje sinonimike. Pikërisht, frazema të tilla janë shpjeguar në Fjalor me vargjet sinonimike përkatëse. Në këto raste, autori e ka quajtur me vend që të radhitë sa më shumë barasvlerës të një frzaeologjizmi, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre stilistikor, qoftë i natyrës funksionale, qoftë i natyrës emocionore. Janë të shumta frazemat e këtij fjalori të cilat shpjegohen me vargje sinonimike që përmbajnë me dhjetëra e dhjetëra shprehje. Kjo mënyrë shpjegimi i ndihmon përdoruesit e Fjalorit, sidomos shkrimtarët e përkthyesit, që të zgjedhin për të përdorur në veprat e tyre atë barasvlerës që e quajnë më të përshtatshëm për të karakterizuar një situatë, një vetë a një cilësi të një vete, në varësi të kontekstit ose të stilit të ligjërimit. 

Kush po e vret dialogun!?

0

Florim Zeqa 

Deklaratës së Presidentit Macron për mundësinë e pezullimit të vizave për Kosovën si shkak i mospërmbushjes së obligimeve të Kosovës për Marrëveshjen e 19 Prillit 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, i është përgjigjur presidentja Vjosa Osmani “nëse merr masa kundër qeverisë Kurti dhe bën gabim e pezullon vendimin për liberalizimim e vizave për Kosovën ai me këtë e ‘vret dialogun’.

Kur presidentja flet me gjuhën e Kurtit, mund të vijnë ditë të zeza për Kosovën

Thyerja e heshtjes për një kohë të gjatë nga Presidentja jonë ndodhi në mënyrën e të folurit siq nuk jemi mësuar ta dëgjojmë deri më tani. Fjalë aq të mëdha dhe kundërthënëse kundër shteteve të Bashkimit Evropian nga e para e shtetit të vogël dhe të pakonsoliduar në Ballkan janë papjekuri politike e Vjosa Osmanit ose janë të ndikuara nga kryeministri i vendit i cili tashmë një kohë të gjatë është pozicionuar kundër të gjithëve, thuajse e krejt bota sillet rreth Kosovës, ndryshe nuk ka si të quhet veqse çmenduri politike!

Presidentja me ‘guximin e Albin Kurtit’ dhe adoleshencën politike të një injoranti, i vuri kushte presidentit të njërit nga shtetet më të fuqishme të bashkimit evropian, se “nëse pezullohen vizat për Kosovën do të vritet dialogu i Brukselit”!

Presidentja e Kosovës me qëllim po harron se dialogu me Serbinë në Bruksel nuk ka filluar me bekimin e saj dhe të Albin Kurtit, dhe as nuk do të përfundojë me ta!

Të parët e shtetit po harrojnë se Marrëveshja e 19 Prillit 2013 në Bruksel është legjitimuar në Parlamentin e Kosovës dhe është ligjërisht obliguese për Kosovën. E pëlqyer apo e papëlqyer nga krerët aktualë shtetërorë, delegjitimimi i saj mund të fillojë vetëm në Parlamentin e Kosovës, për të vazhduar tutje në instancat e larta të Bashkimit Evropian me vënjen e kushteve ndaj shtetit të Serbisë, siq janë dëmshpërblimi i Kosovës për të gjitha dëmet e luftës, kthimi i mbi 1600 të zhdukurve, kthimi i artefakteve të grabitura, kthimi i fondeve të plaçkitura pensionale gjatë luftës e deri tek përmbushja e kushtit themeltar për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Kjo është gjuha me të cilën do duhej t’i përgjigjej Makronit presidentja e vogël e shtetit të Kosovës e jo të bie pre e kryeministrit i cili së paku dy herë është pajtuar me Vuqiqin për themelimin e Asociacionit në Veri të vendit (në Bruksel dhe Ohër).

Nuk ekziston ‘vrasja e përkohshme’

Terminologjia e gabuar e presidentes Osmani ndaj deklaratës së presidentit francez është rast i pashëmbullt në diplomaci, i paprecedent në politik-bërjen kosovare!

Kjo është një dëshmi e mjaftueshme se Vjosa Osmani “rugovizmin” e përdor vetëm si kamuflazh për elektoratin, ngase, jo vetëm që nuk ka gjë të përbashkët me filozofinë politike rugoviane, ajo asgjë nuk ka mësuar nga diplomacia e Ibrahim Rugovës, i cili në kohërat më të vështira për Kosovën e përfitoj mbështetjen e botës demokratike, kurse lidershipi aktualë në kohë paqe po e humbin mbështetjen ndërkombëtare.

Kjo gjuhë e përdorur nga krerët shtetëror përveqse jodiplomatike, nuk është as guxim dhe as pragmatizëm politik, por thjeshtë është varfëri politike, për mos ta quajtur budallaki njerëzore.

Sikurse që nuk ka vdekje të përkohshme, nuk ka as vrasje të përkohshme. Ka prolongim apo pezullim të dialogut deri në përmbushjen e një kushti politik, por jo ‘vrasje të dialogut’.

Miopia politike e liderëve aktualë shtetërorë vërtetë mund të ndikojë në “vrasjen e përkohshme të liberalilizimit të vizave”, por jo në pengimin përgjithmonë të liberalizimit të vizave. Pasi këta liderë shtetërorë janë me mandat të përkohshëm politik dhe pas tyre do të fillojë të ngohë dielli përseri për Kosovën.

Po ndodhë vdekja e shpresave të qytetarëve për jetë në Kosovë

Si pasojë e mungesës së vizionit politik, si pasjojë e mungesës së platformës zhvillimore dhe degradimit të skajshëm të mirëqenjes qytetare, dita-ditës po vdesë shpresa e të rinjëve për jetë në Kosovë.

Ky është problemi bazik me të cilin do duhej të merreshin liderët shtetërorë në vend që të merren me serbët e veriut. Por edhe kur merren me serbët e bëjnë çdo herë në dëmë të popullatës shqiptare.

Në vend të ndaljes së dukurisë së shëmtuar dhe kriminale të mospagesës së rrymës së shfrytëzuar, edhe kjo qeveri sikurse ato paraprake po i ndajnë me qindra miliona euro nga buxheti i shtetit për serbët e veriut.

Me ‘këputjen e telave’ dhe ndaljen e kësaj rrjedhje enorme të parave të buxhetit të shtetit për serbët e veriut mund të investohej në sistemin shëndetësorë dhe ndërtimin e skemave të sigurimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës, e jo të mbrohet anarkia ligjore në Veri dhe as të krijohet kaos financiar në vend siq u krijua për librat e nxënësve në këtë fillim të vitit të ri shkollorë.

Liderët shtetëror dhe ata partiak duhet të merren me gjëra praktika që shkojnë në funksion të mirëqenjes qytetare, e jo të krijojnë kauza të rrejshme për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit. Sikurse që nuk u kthye pas demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të kthehet pas as marrëveshja ndërkombëtare për Asociacionin e nëshkruar në Bruksel dhe e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Replikë me Gëzim Kelmendin, kryetarin e partisë Fjala

2
Nga: Prof. Sami Shatri, Prishtinë
____
Gëzim Kelmendi, një Kelmendas, armik permanent i Heroit Kombëtar të Kombit të tij, interesant dhe mjeruese.
Shumë herë ky Gëzimi, orvatet të “glacoi” çerdhen e tij, duke u orvatur ta njollos figurën ma të ndritur jo vetëm të Kombit Shqiptar, por edhe mbarë Europës.
Po dale more të shohim, të ndalemi pak, kush na qenka ky, G’zimi i Kelmend’ve:
O G’zim, ma së paku ty të ka hije, ta njollosësh figurën e Gjergjit të Madh, nëse veç pak shfleton historinë, do t’i gjesh arsyet, pse:
Sipas Wikepedia, fisi juaj më së voni në shqiptari kanë ndrruar fenë, dhe duhet t’i mësosh këto fakte (lexo pak).
Sipas dokumenteve osmane të vitit 1497 (vetëm 19 vite pas vdekjes së Kastriotit), në Rexhistrin osman, për herë të parë përmendet Kelmendi, që sipas këtij rexhistri, Kelmendi kishte pasë 6 djem: Vukza, Vladi, Gjoni, Vuku, Deda dhe Stepani (Muriqët e sotëm), pra i nderuar G’zim, asnjëri prej tyre nuk ishte musliman.
Nga kjo del se, në kohën e madhërishme të Gjergjit, në shqiptari nuk kishte musliman (bjen poshtë ajo arma e juaj e fëlliqur, se Enveristat e paskan shkruar historinë).
Në vitin 1662 kronisti i njohur osman Evlia Çelebiu, në një turne në Ballkan, mban shenime dhe në mes tjerash shkruan edhe për fisin Kelmend, si FIS I PAFE d.m.th. asnjë nga fisi nuk ishte islam. Nga kjo rezulton, se të parët tuaj, shumë vonë janë konvertuar, mos të themi “dje” (edhe ky ka qenë historian osman, jo i kohës së Enver Hoxhës).
Ke dëgjuar shprehjen e odave tona “e kish koritë fisin”, e pra i nderuar t’i po korit Kombin e fisin, duke lajthitur keq e për faqe të zezë.
Mund të jetë një imazh i teksti
Po kush ishte Skenderbeu-Gjergji i Madhërishëm, që ta përgojosh, t’i e tipat si ti:
– Përsonaliteti ma i shquar për 600 vite te shqiptarët, hero Kombëtar nga formimi i Shtetit Shqiptar me 1912, nga qeverisja e Princ Vidit, Ahmet Zogut, Fan Nolit, Enver Hoxhës, Sali Berishës, Edi Ramës, Ibrahim Rugovës, Hashim Thaqit, Ramush Haradinajt, Albin Kurtit!
– Skenderbeu, heroi që ka më së shumti buste e pèrmendore nga të gjithë strategët botëror (numëroi o G’zim, unë deri në 43 i numërova)
– Udhëheqësi që armët e tij, për qindra vjet i mban me fanatizmin ma të madh, një shtet me nivel të lart të kulturës dhe emancipimit, Vjena e Austrisë!
– Për këtë figurë të pashembullt, janë bërë: filma, drama, opera, këngë, libra, mite, legjenda etj, nga kompozitor, dramaturg, historian të rangut botëror.
– Nuk po t’i përmendi vlerësimet nga figura të njohura botërore për të, vetëm një po ta citoi, të kundërshtarit të tij ma të madh, Mehmetit të Dytë “Kurrë s’ka për të dalë mbi tokë, një Luan i tillë”.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe monument
– nuk je i vetëdijshëm, që sa ma shumë po atakoni Kastriotin, po e bëni edhe më madhështor, sepse ai ka qenë i dërguar i vetë Zotit, me mbrojt tokën e Atdheun e tij, ai ka luftuar në Shqipëri, nuk i ka ra në qafë askujt, jasht Arbëris!
Mund të jetë një imazh i monument dhe teksti
Nuk po e zgjati ma shumë, o G’zim, veç diçka, nuk mundem pa të thanë:
E ke sharë Skenderbeun, ke sharë fisin tënd, Flamurin, Kombin dhe vetëvehten, apo ndoshta harrova, ndoshta po të biem kot në qafë, se nga pamja dhe sjellja, nuk dukesh as G’zim, as Kelmendas!
Mund të jetë një imazh i 1 person
Për atë kauzë që t’i pretendon, kot e ke, kur të shkosh në atë dynja, do mbetesh pa hyritë e xhenetit, sepse kur Allahu (që po kujtoni që është vetëm i juaji), të hap tefterët nuk të gjen në regjistrat e tij, as si Gëzim (emër i bukur shqip), as si Kelmendas (fis kalibër në shqiptari, që ka dhënë edhe një Papë, Klementin e parë (90-101) qè Kelmendasit e kanë ditë të shenjt, deri sa janè konvertuar (lexo pak, jo veç një libër, se nuk i gjen krejt aty!
Mund të jetë një imazh i 1 person
Pyete o G’zim, ndonjë ma të vjetër te fisi i juaj, të tregojnë:
Para luftës, disa (pak kanë qenë) u mundojshin me çdo kusht me u ba serbë, por serbët nuk i pranonin, u thonin:
“ti si dobar momak, ali bifsha t’voja porodica, nije bila bash dobar” (t’i je djal i mirë, por të parët tuaj nuk ishin bash të mirë).
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Kthehu nga Kruja e Prekazi o Gëzim Kelmendi, aty gjen fe e At’dhe, sikurse kèto figura tè njohura pèr opinionin botèror, qè e kèrkuan dhe e gjetèn, Kryeheroin e tyre!
Mund të jetë një imazh i 4 persona
Prishtinè, 03 Shtator, 2023

Ilirët dhe etnogjeneza kroate

0
Nga: Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar, Prishtinë
Botime
-Miško Erak: “Ilirski krugovi života“ (Rrathët e jetës ilire), boti „Školska Knjiga“, Zagreb, 2021, faqe 357.
Etnogjeneza e kroatëve është e lidhur me Ilirët. Këtë përfundim sjell libri i Mishko Erakut “Ilirski krugovi zivota” (Rrathët e jetës ilire), duke u përqendruar te mbretëria e Ardëve (nga shekulli IV para erës sonë deri te shekulli I i erës sonë), ajo e Doarsëve, e Autoriatëve, Dalmatëve dhe e Gencit. Autori Erak, këtë vlerësim e mbështet mbi faktet arkeologjike, siç i quan ai Gradinat (fortifikata guri – katër sosh) në hapësirën e Plinit, Ploçe dhe Neretvës së poshtme. Me shumë ilustrime, skica dhe artefakte, Erak bën përpjekje që të paraqesë pikëpjekjen e mbretërisë së Ardëve me Doarsët, Autoriatët po edhe me atë të Dalmatëve në një hapësirë jetësrore çfarë ishte ajo e lumit Neretva për në Adriatik si strehë jetike e fiseve të njohura ilire, ku ato kanë ndërtuar fuqinë e tyre ekonomike dhe politike të lidhur ngushtë me ambientin që lidh hinterlandin me detin, e prej nga kalonin rrugët e furnizimeve me mallra veçmas me krip deti. Pjesa e Ploçës dhe e Neretvës së poshtme është mbikëqyrur nga mbretëria e Ardëve, por bazuar në dy gradinat (qytet-fortesa në pjesën e epërme në drejtim të Mostarit, që u takonin mbretërisë së fuqishme Doarse), gradina e Ardëve në hyrje të Plinit, ka qenë strategjike, ngaqë ka mbikëqyrë hyrjet nga toka për në det, të një rëndësie të madhe për tri mbretëritë ilire në këtë hapësirë. Duke elaboruar artiktektonisht infrastrukturën e këtyre qyteteve të fortifikuara si dhe lidhjet e tyre rrugove (ujore dhe tokësore), nxirret përfundimin se ato ishin qendra të rëndësishme ekonomike, kulturore dhe ushtarake. Si të tilla zgjuan apetitet e romakëve për t’i pushtuar, meqë nëpërmes rrugëve ujore dhe atyre tokëlsore mundësohej depërtimi në pjesën qendrore, atë perëndimore dhe lindore të Ilirikut, që mundësonte shtrirje perandorake.
Por, ajo që bie në sy në këtë libër, është përpjekja e autorit që të rishqyrtojë raportet historike dhe etnike të kroatëve me ilirët, me ç’rast nxjerrët përfundimi se kroatët gjenetikisht, kulturalisht dhe etnikisht janë të lidhur me ilirët dhe fare pak me sllavët. Me këtë rast rikonfirmohet qëndrimi i historianit të njohur kroat Mate Suviq që thotë se populli kroat mbështetet mbi substratin ilir. Kjo ilustrohet me të dhëna nga studimet më të reja gjenetike nga disa institute të njohura amerikane, nga analizat e të cilave del se në Kroaci, bazuar në faktorin Y-Haplogrup, (gjen që tregon vjetërsinë prej mbi 10 mijë vitesh),50 % e popullatës, lidhet me këtë faktor, i cili mbështetet edhe nga faktori 12a1. Ndërsa 25% e popullatës, lidhet me origjinën prej një mijë vitesh, e përafërt me dyndjet sllave në Ilirik. Këto të dhëna përmbysin qëndrimet e historiografisë së shekullit XIX (kryesisht të shkollës sllaviste vieneze) e cila faktorin ilir thuajse e përjashton nga origjina kroate, duke e ndërlidhur atë tërësisht me atë sllave. Autori, thekson se eliminimin i ilirizmit dhe të “Lëvizjes ilire” lidhet me shkaqe politike të krijuara nga aneksimi i Bosnjes dhe Hercegovinës nga Austro-Hungaria, me ç’rast është zëvendësuar me “Lëvizjen sllave”, si platformë e re e jugosllavizmit, mbi të cilln do të krijohet edhe shteti jugosllav pas luftës së parë botërore. Sips Erakut, eleminimi i “Lëvizjs kroate” dhe zëvendësimi i saj me “Lëvizje sllave”, ishte një veprim antihistorik dhe antishekncor, meqë origjinën kroate anbllok e zhvendosi në kuadër të familjes sllave, gjë që nuk përkon me realitetin. Me këtë rast, duke u mbështetur mbi qytetërimin e zhvilluar ilir në Dallmaci, Bosnje dhe Sllavoni, autori kërkon që Akadia e Shkencave Kroate të rikthejë vëmendjen kah trashëgima e pasur materiale dhe shpirtërore ilire në Kroaci në mënyrë që të rishqyrtojë lidhjet etnike dhe kulturore me të si pjesë e qytetërimit antik. Qendrimi që të rikthehet lidhja kroate me ilirët nuk është i ri. Në shekullin XVIII ishte dominues tek studiuesit kroatë në kuadër të perandorisë Austro-hungareze. Jugosllavizmi i Shtrosmajerit si dhe Jugosllavia e Versajes bashkë me atë të AVNOJ-it, e margjinalizoi apo e hoqi fare, duke u lidhur me sllavët. Mbas shpalljes së shtetit kroat, historiografia kroate ka filluar t’i kthehet tezës së origjinës ilire. Akademia e Shkencave të Kroacisë, gjatë dhjetë viteve të fundit, ka iniciuar projekte që mbështesin këtë tezë, edhe pse e ka të vështirë ngaqë mbi njëqind vjet jugosllavizmi i ndikuar nga politika hegjemoniste serbomadhe, politikisht ka luftuar çfarëdo përpjekje të tillë.
Krahas kësaj përpjekje të historiografisë kroate që të rishqyrtohen lidhjet gjenetike, etnike dhe kulturore me Ilirët, libri i Mishko Erakut, është me interes edhe për historiografinë shqiptare, meqë fokusimi i tij te fortifikimet ilire në pjesën e Ploçës deri te Neretva e poshtme, nxjerr në pah një pjesë të rëndësishme nga mozaikut ilir i shtrirë në një hapësirë të gjerë euro-aziatike, ku etnia shqipare, në pjesën e tri mbretërive të dikushme antike: Dardanisë, Maqedonisë dhe Epirit, ruan vazhdimësinbë historike të etnisë së vet.