ARKIVI:
11 Qershor 2026

Kosova, Lista Serbe dhe presioni ndërkombëtar

Shkrime relevante

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Jusuf Buxhovi për NATO-n dhe trupat ruse në Prishtinë

Jusuf Buxhovi, historian Reagim NATO DHE TRUPAT RUSE NË PRISHTINË - Prej vitesh, politika...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Pas reagimit të Listës serbe për nënkryetaren e komunës së Zveçanit, Tomaniq, ku thuhet:
“Është interesant fakti se Natasha Tomaniq, ashtu si shefi i saj Albin Kurti, e dinë shkakun e zjarrit para çdo hetimi dhe rezultatet e shërbimeve të ekspertëve”.
Nga kjo, deri sa Lista Serbe thot, se Kurti është shefi i Tomaniq, lind pyetja: Kush është shefi i Listës Serbe? E deri sa nuk e pranojnë për shef të tyre Kryeminstrin e Kosovës, aty ku jeton e vepron kjo Lista serbe, si është e lejueshme dhe e mundshme ekzistenca e një liste të tillë, që trupin e ka në Kosovë, ndërsa kryet në Serbi! Shkakun e zjarrit dhe nga kush, do ta dinin edhe fëmijët, jo Kurti e Tomaniq.
Dhe vazhdon më tutje reagimi i kësaj Liste:
“Në kohën kur ne po luftojmë për ruajtjen e popullit serb dhe kur presioni i komunitetit ndërkombëtar mbi regjimin në Prishtinë nuk ka qenë kurrë më i madh, ne kemi bërë thirrje për paqe të panumërta, të vetëdijshëm se ngjarje të tilla nuk janë në favor të popullit tonë…”!
Është tepër cinik ky reagim këso fare, nga që serbët në asnjë kohë nuk kanë qenë paqësor, siç e thonë. A është paqësor plagosja e mbi 90 ushtarëve të KFOR-it dhe a është paqësor organizimi ushtarak për luftë në Banjskë të Zveçanit ku vranë rreshterin Afrim Bunjaku më 24 shtator, pastaj shumë herë ftesat prej tyre për luftë kundër shtetit të Kosovës e në veçanti, për ndarjen e veriut të Kosovës për t’ia bashkangjitur Serbisë. Mirëpo, veriu i Kosovës, ani pse me shumicë banorësh prej minoritetit serbë mbas përndjekjes së shqiptarëve nga ky veri me ndihmën e KFOR-it më 2001, nuk është i Kosovës vetëm nga paslufta e vitit 1999, por prej mbas pushtimit të tokave shqiptare të Sanxhakut të Nishit e Toplicës, më 1877/1878, kur u caktuan këta kufij aso kohe. Këtu mbeti kufiri edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, këtu mbeti kufiri edhe pas ripushtimit të Kosovës nga Serbia e Jugosllavia pas Luftës së Dytë Botërore, me çka duhet të pajtojnë e të binden të gjithë se ata i përkasin Republikës së Kosovës dhe se për shef të tyre kanë e do të kenë cilindo kryeministër të Kosovës që vjen, por kësaj radhe është vetë Albin Kurti, e dashtën apo nuk e dashtën.
Sa u përket presioneve ndërkombëtare, është e vërtetë e madhe se ka, sepse kësaj radhe po bëhet një përpjekje e madhe për të shtrirë sovranitetin në mbarë Kosovën, pra edhe në veri të saj, për çka në qeveritë e kalura të deritanishme, kjo ka munguar. Presioni nuk po bëhet se serbët janë të shtypur nga Kurti e nga askush, por pse në bisedime për ndërmjetësues janë proserbët Borell e Lajçak, që padrejtësisht i vënë masat Kosovës, në vend se t’i vënin Serbisë. Kosova nuk po kërkon territor të askujt, vetëm shtrirjen e pushtetit në mbarë Kosovën, ndërsa Lista Serbe dhe Serbia po kërkojnë veriun e Kosovës.
Këtu është dallimi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu