ARKIVI:
7 Qershor 2026

Shqiprim Pula i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës inicimin e një draft-ligji për rregullimin e toponimisë

Shkrime relevante

Skënder Muharrem Hoxha , mësuesi atdhetar dhe model i brezave

Arif Ejupi, Gjenevë (Në shenjë nderimi dhe respekti, me rastin e 80-vjetorit...

Një e vërtetë e thjeshtë për Çamërinë

Fahri Dahri, studjues i Çamërisë E vërteta e kombit tonë dihet, por...

Protestat e Zvërnecit…, a vijnë nga agjenturat serbo – greke ?

Gani I. Mehmeti U tha se ky projekt i investimit të dhëndrrit...

Një ditë para zgjedhjeve!

Florim Zeqa Në mungesë të një alterantive të re politike, edhe kësaj...

Shpërndaj

Ky ligj do të ishte një akt i rëndësishëm shtetëror, që për synim do të kishte ndryshimin dhe zëvendësimin e emrave me origjinë otomane dhe sllave.
Qeveria e Republikës së Kosovës si propozuese e këtij ligji, në përmbajtje dhe qëllim, duhet të ketë ndryshimin dhe zëvendësimin e emrave otomanë dhe sllavë të: qyteteve, lagjeve, fshatrave dhe vendbanimeve për rikthyer toponiminë kombëtare dhe trashëgiminë autoktone Shqiptare.
Në kontekstin historik legjislativ, ekzistojnë modelet perëndimore të shteteve që i kanë bërë zëvendësimet e barbarizmave të tillë si p.sh., Spanja, Greqia etj., që kanë rregulluar marrëdhëniet juridike në shoqëri me emra autokton.
Përmbajtja dhe qëllimi i Ligjit
Ndryshimin dhe zëvendësimin e emrave me origjinë otomane dhe sllave të:
▪︎ qyteteve
▪︎ fshatrave
▪︎ lagjeve dhe vendbanimeve të tjera.
Zëvendësimin e tyre me emra Shqip, të mbështetur në:
▪︎ traditën historike shqiptare
▪︎ gjuhën shqipe
▪︎ forma më të vjetra autoktone (kur ekzistonin).
Synimet kryesore të Ligjit
Ligji do të ketë disa objektiva kombëtare, politike dhe gjuhësore:
▪︎ forcimi i identitetit kombëtar Shqiptar
▪︎ eliminimi i ndikimeve të huaja historike, veçanërisht ato otomane dhe sllave në emërtimet gjeografike
▪︎ standardizimi administrativ i territorit
▪︎ rikthimi i trashëgimisë autoktone, aty ku emrat e vjetër Ilir – Arbëror ishin zëvendësuar gjatë periudhave të mëparshme (ajo otomane dhe sllave).
Rëndësia historike e Ligjit
Ky ligj do të konsideroj një politikë kombëtare më të gjerë shtetërore për:
▪︎ rindërtimin e identiteti kombëtar të unifikuar
▪︎ konsolidimin e sovranitetit gjuhësor dhe kulturor.
Zbatimi praktik i Ligjit
▪︎ Krijohen komisione shtetërore për të identifikuar toponimet që duhet të ndryshohen.
▪︎ Institucionet lokale dhe qendrore të obligohen të përdorin emërtimet e reja në dokumentacion zyrtar.
▪︎ Në disa raste, emrat e rinj të jenë përkthime të drejtpërdrejta në shqip, rikthime të emrave të vjetër historikë-autoktonë apo emra të rinj me kuptim kombëtar.
Institucionet ndërkombëtare dhe ambasadat e huaja të akredituara në Republikën e Kosovës, t’u kërkohet emrat e rinj t’i shkruajnë dhe aplikojnë.
Ligji është i krahasueshëm me procese të ngjashme në vende të tjera në Europën Juglindore dhe më gjerë, ku shtetet e reja ndërmorën politika për riformësimin e hartës gjuhësore dhe kulturore të tyre.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu