Këngë për Atdheun e Safet Sadikut

Shkrime relevante

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme dhe paralajmërimi i tij për rrezikun nga brenda, kujtime në 155 vjetorin e lindjes

23 tetor 1871 – 23 tetor 2026 ____ Nga Frank Shkreli ____  “Shqyptarë! A vagabondat...

Rrëfimi i një futbollisti që e bëri realitetin premtim

Drilon A. Paçarizi, ish-qendërsulmues i shkëlqyer i skuadrave zvicerane FC Meyrin,...

Agim Ramadani, Vëllai i shpirtit, agimi që nuk perëndon kurrë !

Sak Muji, Zvicër - Rugovë PËRGJIGJE NGA ZEMRA PËR MOTRËN TIME TË...

Bejtush Peci – Zhazha, barrikadat dhe “Shtëpia e Bardhë”

Sak Muji, Zvicër , Rugovë ____ (Ish Sylë Mujaj, i burgosur politik 1981–1990) BEJTUSH...

Shpërndaj

Safet SADIKU
Poezi
__
Këngë për ATDHEUN
__
Atdheu
Është gjaku në damarë
Është djersa mbi plug dhe arë
*
Atdheu
Është hapi i nënës që pret
Është loti që hesht, por flet
Fjala Atdhe është me vlerë
Edhe Flamuri kur valon në erë
*
Atdhe
Janë fjalët që fliten me nder
Është guri i lashtë që qëndron
Është fjala “Arbër” që s’mbaron
*
Atdheun e nderon:
Çdo punë me ndershmëri
Çdo zemër që rreh me dashuri
Çdo këngë që lind në gurë
Çdo kujtim që s’vdes kurrë

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I nderuari Safet,
    lexova me kujdes poezinë e juaj kushtuar ATDHEUT, por edhe më emocionoi, pasi unë jetojë në Kurbet.
    Ju lumt për këto vargje të mrekullueshme!
    Komentin po e përfundojë me këtë mendim:
    Nëqoftë se deshiron ta njohesh e ta duash edhe më shumë atdheun tënd jeto pak në atdhe te huaj!

    prsh,
    Ismet M. Hasani, Suedi

  2. I nderuar z. Ismet, shumë faliminderit për këtë vlerësim. Pavarësisht rrethanave të shekullit XXI, kudo të shkojmë Atdheu mbetët një pikë referimi, që secili nga ne ka lidhjen emocionale, të cilën nuk e shmangim as nuk e harrojmë dot. Juroj të jeni mirë! Mbarësi!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu