
Funksionimi i ndërmarrjes së përbashkët kriminale të PDK-së kundër Faton Pecit

Fatmir Limaj është pjesë e Listës së Zezë Amerikane

E përditesuar me 24 tetor 2025

E përgatiti: Agim Vuniqi, Vashington
Ps!
Prandaj, mos e lejoni të mësyej në marrjen e ndonjë pozite shtetërore se herdokurë do të ketë përballje me ligjin ndërkombëtar.
Vjosa Osmani me Naim Tërnavën në Riad të Arabisë Saudite…!

Mungesa e vetëdijes shtetërore dhe e guximit qytetar, po e mbajnë në udhëkryq Kosovën!
Modernizimi i kohës apo njeriu i vonuar i kohës?

Nga: Isuf Bajraktari
- Demokracia pa vlera dhe njeriu që ende jeton në të kaluarën
Në epokën e teknologjisë dhe globalizmit, shoqëria kosovare përballet me një paradoks të thellë: koha ecën përpara, por njeriu mbetet i lidhur pas së kaluarës. Demokracia është bërë formë pa përmbajtje, ndërsa liria, një koncept që shumë e përdorin, por pak e kuptojnë. Në një këndvështrim filozofik, shprehja se “ideologjia komuniste ka vdekur” nuk shënon fundin e ideologjisë, por shndërrimin e saj në forma të reja. Në realitet, ajo edhe sot ende jeton në mendjet e njeriut të vonuar të kohës, atij që kërkon “udhëheqës shpëtimtarë” dhe mbështetet në dogma të vjetra, duke e penguar zhvillimin e shoqërisë demokratike. Sot, edhe pse flasim për modernitet dhe demokraci, njeriu shpesh mbetet rob i ideologjive të vjetra dhe i mendësive autoritarë. Demokracia, që dikur ishte ideal i lirisë dhe barazisë, sot është shndërruar në një sistem ku pushteti justifikohet me zgjedhje, por jo me vlera. Shoqëria jonë po e humb kuptimin moral të demokracisë dhe po e zëvendëson atë me konformizëm e interes.
Demokracia si iluzion
Njeriu modern, që teorikisht është i lirë, në praktikë është bërë peng i interesit dhe manipulimit politik. Në vend të arsyes dhe mendimit kritik, mbizotëron llogaria e ngushtë personale. Kështu, demokracia që duhej të ishte mjet emancipimi, është kthyer në një arenë rivalitetesh të ulëta dhe në një sistem ku ideali është zëvendësuar nga interesi. Në Kosovë, kjo krizë merr përmasa të veçanta. Udhëheqësit që duhej të mishëronin idealet e lirisë, zhvillimin e demokracisë e shoqërisë ekonomisë kulturës arsimit standardit dhe krijimit të kushteteve te nje jete normale dhe të barabartë, shpesh i kanë shndërruar ato në mjete për pushtet. Patriotizmi i vonuar klasik përdoret si retorikë, jo si vlerë. Demokracia është reduktuar në fjalë, ndërsa përmbajtja e saj drejtësia, përgjegjësia dhe solidariteti është zbehur nën peshën e kalkulimeve politike.
Në këtë realitet, mund të thuhet se historia e nihilizmit modern nuk fillon kur “njeriu vrau Zotin”, por kur udhëheqësi vrau lirinë, kur idealet u zëvendësuan me interesa individuale e klanore dhe demokracia humbi shpirtin e saj moral.
Zbrazëtia e vlerave
Sot, vlerat që dikur përbënin themelin e njeriut, e vërteta, e mira, bukuria janë zhvlerësuar. Ato ekzistojnë si fjalë të bukura, por pa kuptim të brendshëm. Njeriu i sotëm jeton në një shoqëri që e quan veten moderne-demokratike, por që shpesh udhëhiqet nga logjika e së kaluarës. Mendësia ideologjike e dikurshme është zëvendësuar me një moral të dyfishtë, ku fjala dhe veprimi rrallë përputhen.
Në vend që të reflektojë dhe të ndërtojë vlera të reja, njeriu shpesh mbyllet në nostalgjinë për të kaluarën. Ai kërkon siguri në autoritete të rreme, duke harruar se demokracia kërkon qytetarë të vetëdijshëm, jo ndjekës pasivë. Kështu, modernizimi teknik i shoqërisë nuk është shoqëruar me modernizim të mendjes.
Liria-demokracia nuk dhurohen, fitohet
Prandaj, pyetja që duhet të shtrojmë nuk është nëse jetojmë në një botë modern-demokratike, por nëse jemi bërë njerëz modernë e demokratikë në mendim dhe në moral. Sepse modernizimi i kohës nuk ka kuptim nëse vetë njeriu mbetet i vonuar në kohë, i paaftë për të kuptuar se liria e demokracia nuk dhurohen, por fitohet me vetëdije, me përgjegjësi dhe me guxim për të menduar ndryshe.
Protesta që vallëzoi mbi dhimbjen
Nga: Isuf Bajraktari
Kur spektakli e zëvendëson dhimbjen dhe politika vishet me dritat e skenës
Shqiptarët duken si një anije pa timon në det të trazuar.
U është fikur kandili i arsyes dhe po lundrojnë mes dallgëve të emocioneve, pa busullë që t’i kthejë drejt brigjeve të arsyes.
Populli që dikur udhëhiqej nga ideale dhe sakrifica, sot endet midis festës dhe zisë, pa ditur më se cilën valë ta ndjekë.
Shembulli më i qartë i kësaj krize morale është mënyra si një pjesë e shoqërisë shqiptare e trajton Edi Ramën si “çlirimtar” të ri — një mit modern për t’u kapur fort, sa herë realiteti bëhet i padurueshëm.
Por çfarë ndodh kur protesta dhe festa shkrijnë kufijtë mes tyre?
Kur turmat që duhej të kërkonin drejtësi, ngazëllohen në skenë si në një koncert?
Dhe më keq akoma: kur njëra gjysmë e popullit del për inat të tjetrës, ndërsa tjetra qëndron në shtëpi — po për të njëjtin inat?
Kjo nuk është politikë, as revoltë: është një lojë fëmijësh në një oborr pa mësues, ku secili bën zhurmë për t’u ndjerë i rëndësishëm.
Në atë përzierje absurditeti shfaqen edhe figurat groteske të politikës sonë — nga Përparim Rama e të tjerë si ai, krijesa të dalë nga laboratori i partive të vjetra, pa bosht, pa ideal, por me etje për dritë reflektorësh.
Shqiptarët e Kosovës, sidomos gratë, duket sikur e kanë humbur ndjesinë e dallimit mes tragjedisë dhe dasmës. Dhe “protesta” në Tiranë ishte dëshmia më e gjallë e kësaj mjegulle morale.
Ajo ngjarje, që në thelb nuk kishte asnjë fuqi për të ndikuar në fatin e katër liderëve të UÇK-së në Hagë, u shndërrua në spektakël sentimental. Një teatër i përgatitur mirë për kamerat, që në vend se t’u shërbente të burgosurve, vetëm e lehtësoi barrën e imazhit të Edi Ramës.
Në këtë vend ku gjithçka bëhet performancë, edhe dhimbja duhet të duket bukur.
Pamjet nga sheshi i Tiranës, me ndriçime, me këngë dhe emocione të kontrolluara, më kujtuan bukurinë që vret — atë estetikë që zbukuron plagën për ta bërë të durueshme. Dhe më pas, Shkurte Fejza me “Mora fjalë” — një këngë e ndjerë, por jashtë kohe e vendi.
Sepse çfarë vlere ka një këngë dashurie në një ditë kur dashuria ndaj atdheut është në gjyq?
Ndërkohë, Rifat Jashari nuk u bë pjesë e këtij teatri. Heshtja e tij peshon më shumë se të gjitha fjalimet e atij “koncerti proteste”.
Dhe megjithatë, kënga për vëllain e tij, për Adem Jasharin, u përdor si sfond kombëtar për një shfaqje që kishte më shumë ritëm se reflektim.
Në marrëdhëniet e ndërlikuara mes Jasharajve dhe ish-drejtuesve të UÇK-së, mund të thuhet shumë, por pak del e pastër.
Ky “koncert proteste” në Tiranë, përtej patriotizmit të stisur, ngjante më shumë me një mbrëmje të “Elita 5” sesa me një akt politik.
Dhe “shpëtimtari” që i mbështeti e i ftoi, por nuk doli kurrë në shesh, mbeti në rolin e tij të zakonshëm — dirigjenti i spektaklit, jo i sakrificës.
Organizatorët që e quajtën këtë ngjarje “protestë” duhet ta dinë:
në ditë zije nuk ndizet drita e skenës.
Në ditë zije nuk vendosen mikrofonat, nuk matet adrenalina, nuk kërkohet performanca.
Sepse dhimbja nuk është spektakël — është kujtesë, është dinjitet.
Dhe kur e humbasim këtë ndjeshmëri, humbasim gjithçka që na ka bërë popull.
Kështu, protesta që duhej të ishte klithmë u kthye në këngë, dhe dhimbja që duhej të ishte reflektim, në argëtim.
Një popull që vallëzon mbi plagët e veta nuk mund të udhëhiqet askund.
Ai thjesht do të rrotullohet në vend — në ritmin e një kënge të bukur që s’e kupton dot më as tekstin.
Gjermani: Antifa mobilizohet kundër mega-xhamisë së re në Wuppertal
Foto ilustruese: Gregor Wünsch CC BY-SA 2.0
Arnt Jensvoll / Document.no
Në qytetin gjerman të Wuppertalit, ka pasur një konflikt të gjatë midis Antifës dhe Islamit. Vendi i takimit të së majtës radikale, Autonomes Zentrum (AZ), është urdhëruar të shembet për t’i hapur rrugën një “qendre islamike” që përbëhet nga një xhami e madhe, një kopsht fëmijësh, një qendër për të moshuarit dhe strehim studentësh – dhe Antifa nuk dëshiron asgjë nga këto.
Pas projektit qëndron kongregacioni turko-islamik DITIB, i cili kontrollohet nga autoriteti fetar i Rexhep Tajip Erdogan, Diyanet.
Një dinamikë e pazakontë midis së majtës ekstreme dhe AfD-së
Planet e DITIB-së për të shembur ambientet e AZ-së i kanë dhënë fund romancës midis Antifës dhe Islamit – të paktën në nivel lokal. Në këmbim, është shfaqur një aleancë e rrallë midis së majtës ekstreme dhe Alternativës konservatore për Gjermaninë (AfD) – por me kushte krejtësisht të ndryshme.
Projekti, i cili u miratua nga këshilli i qytetit të Wuppertalit në vitin 2023, po përballet me kundërshtim të ashpër nga aktivistët e AZ, të cilët e kanë përdorur ambientet si vend takimi për më shumë se 50 vjet.
Aktivistët e krahut të majtë, të cilët përndryshe mbështesin pa kritika gjithçka “multikulturore”, tani po luftojnë kundër “ekspansionizmit mysliman”. Demonstratat me slogane të tilla si “Nënkultura kundër kulturës së lartë” janë përshkallëzuar. Aktivistët e krahut të majtë akuzojnë DITIB-in se ka lidhje të ngushta me Erdoganin dhe axhendën islamike dhe nacionaliste të Turqisë, si dhe me Diyanet-in.
Partia Socialdemokrate e Gjermanisë i mbron planet si një kontribut për integrimin, por akuzohet nga AZ se i është dorëzuar ndikimit të DITIB-it. CDU-ja dhe të Gjelbrit janë gjithashtu të kënaqur me planet.
Konflikti ka çuar në përleshje të dhunshme, me ndërhyrjen e policisë gjatë demonstratave në shtator. AZ po kërkon një vendndodhje të re për xhaminë, ndërsa kongregacioni DITIB këmbëngul se projekti është miratuar nga këshilli i qytetit dhe se vendndodhja është një simbol i përfshirjes.
DITIB akuzohet se është shumë afër Diyanetit. Të rinjtë vendas janë parë duke bërë shenjën e Ujkut Gri të ekstremit të djathtë. DITIB i hedh poshtë akuzat dhe thekson hapjen dhe përfshirjen. Udhëheqësi i komunitetit DITIB, Ersin Özcan, thotë se projekti është menduar për të gjithë banorët e Wuppertal-it dhe e quan opozitën “të motivuar politikisht”.

Klasifikimi i Lëvizjes Islamiste Turke si e Djathtë Ekstreme
Një raport nga një profesor i Këlnit mbi Ujqërit Gri në Gjermani e përshkruan lëvizjen nacionaliste islamiste turke si të djathtë ekstreme. Klasifikimi ngatërron islamizmin me ekstremizmin e krahut të djathtë vendas. Të tilla shaka intelektuale kanë tendencë të shpjegojnë faktin se Gjermania ka importuar islamizëm antisemit në sasi industriale.
Nga ana konservatore, AfD e kundërshton projektin për shkak të shqetësimit të përgjithshëm në lidhje me përhapjen e Islamit në Gjermani dhe Evropë.
Projekti është zyrtarisht në proces, por ende nuk është miratuar përfundimisht – hapat rregullatorë që sigurojnë të drejta detyruese ndërtimi dhe lejojnë zbatimin e planeve janë ende në pritje.
Wuppertal, i cili ndodhet në shtetin e North Rhine-Westphalia, tashmë ka 17 xhami ose vende lutjesh/mbledhjesh myslimane.
Qytet gjerman i thotë jo xhamisë në referendumin lokal

Në një referendum lokal midis banorëve të Kaufbeuren në Bavari, një shumicë prej 59.6 përqind e votuesve të dielën thanë jo ndërtimit të një xhamie të re në atë vend. Iniciativa për ndërtimin erdhi nga organizata islamike turke Ditib.
“Zakoniku” i Car Dushanit, guri themeltar i mashtrimeve të historiografisë serbe!
– С. Новаковиђ: “Законик Стефана Душана, цара српског 1349-1354”,Београд, 1870 (Kanuni i Stefan Dushanit, perandor serb 1349-1354)

Nga: Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë
Hagjiografia (literaturë kishtare), paraqet fundamentin e historiografisë serbe, mbi të cilin mbështeten dy nga mashtrimet më të mëdha të saj: shtetin mesjetar serb, gjoja nga mesjeta, i lidhur me dinastinë rasiane dhe Nemanjajt si dhe autoqefalinë e kishës ortodokse serbe nga shekulli XIII, kur dihet po ashtu se ka qenë vetëm një autonomi e përkohshme nga peshkopata e Ohrit (1204-1257). Në kuadër të këtyre botimeve, të rishkruara dhe të plotësuara në shekujt XVIII-XIX bien në sy: “Sveti Sava – Sabrana Dela” të botuara nga T. Jovanoviq, Beograd 1998, “Stevan Prvovenčani – Sabrana dela”, nga Georgievski-Jovanović, pastaj “Živopis Svetog Save” nga Teodosije Hilan-darski si dhe vepra e Konstantin Filozofit “Povest slovina – Žitije despota Srefana Lararevića“, Beograd 1989, me ç’rast, jo vetëm nga historiani i njohur I. Ruvarac dhe të tjerë, pranohet që ato janë të sajuara në Odesë në shekullin XVIII sipas disa rrëfimeve të priftërinjve të atjeshëm!
Ngjashëm ndodh edhe me veprën “emblematike” të S. Novakoviqi “Zakonik Stefana Dušana, cara srpskog 1349-1354” – (Kanuni i Stefan Dushanit, perandorit serb 1349-1354), Beograd 1870, në parathënien e së cilës, autori pranon se kanuni mesjetar nuk ekziston, por ai është arnuar nga rrëfimet në shekullin XIX në Prizren dhe rrethinë si dhe nga disa tekste nga kishat në Vllahi dhe Rusi (Petergurg), të cilat i ka ndërlidhë Shafariku në Vjenë më 1859.
Mënyra si është ngritur kjo vepër deri te shkalla e „testamentit“ shtetëror dhe juridik të „Perandorisë serbe“ së Stefan Dushanit në shërbim të krijimit të platformës ideologjike dhe politike të shtetit mesjetar serb për nevoja politike në shekullin XIX, që do t’i paraprijnë atij në hartën politike të Evropës të pranuar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, përkthimi në disa gjuhë dhe shpërndarja nëpër qendrat kryesore evropiane, tregon më së miri për ndërlidhjen e shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në konstruktimin e tij me anën e sajimit të dokumenteve të shkapërderdhura pa kredibilitet shkencor. Kjo formë e arnimit të „dokumenteve“ të „strukur“ nëpër kisha dhe biblioteka „të harruara“ pasqyrohet më së miri në veprën e Novakoviqit. Autori, megjithatë, duke dëshiruar që të tregojë “për vjetërsinë” e kësaj vepre, që e ka të qartë se mungon, mbështetet mbi disa shtresime të sajimeve dhe përpunimeve të teksteve që kanë për qëllim „nxjerrjen në dritë“ të „dokumenteve autentike“ me anën e ndërtimit „të pjesëve të humbura“! Siç është thënë edhe më herët, bazë e kësaj pune kanë shërbyer punëtoritë e kishave të ndryshme, në radhë të parë atyre në Hilandar, dhe të tjerave në Rusi (Odesë) për t’i distribuuar dokumentet e përpunuara dhe të retushuara në Vjenë, te shkolla e njohur e sllavistëve, prej nga pastaj „dokumentet meritore“ janë trajtuar nga studiuesit e ndryshëm për t’u krijuar „dosjet“ si „Monumenta slavica“ e të tjera, me të cilat janë ushqyer historitë e serbëve, të bullgarëve, të rusëve me „dokumente autentike“. Autori i „Zakonikut“, në parathënie, zbulon teknologjinë dhe infrastrukturën e përpunimit dhe të falsifikimit të dokumenteve kur merret me „historikun“ e Zakonikut, që doemos lidhet me Vjenën dhe punën e studiuesve të atjeshëm, në radhë të parë të atyre sllavë ose serbë. Kështu, pikënisja e „Zakonikut“ fillon te J. Rajiq, më 1859 te botimi „Istorie slovenskoh narodie“, për t’u bartur pastaj te Mikloshiqi, i cili do ta paraqesë në gjuhën gjermane „Lex Stepani Dušani“, Vjenë 1856, prej nga pastaj do t’i bjerë në dorë P.J. Schafarikut, i cili do ta përfshijë në librin „Pomatky drevnioh pismenietvi Jihostovanie“, në Pragë, 1860. Schafariku, tekstin nuk e dha në mënyrë integrale, meqë ai nuk ekzistonte, por e parashtroi në 9 dorëshkrime të ndryshme me pretendimin se ato „janë pjesëza të zbuluara në manastire të ndryshme (Ravanicë, Rudnik, Kazan e të tjera) gjoja nga ato të viti 1350 e deri në vitin 1700, e ku vend të rëndësishëm zë teksti nga Petërburgu i N. Nadežnjev, që njihet nga manastiri Bistrica i Vllahisë. Këto tekste, as gjuhësisht e as përmbajtësisht, nuk formojnë tërësinë e një kanuni, gjë që e pranon edhe Shafariku. Por, Novakoviqi, në botimin e tij, copëzat e Shafarikut i ndërlidh me dy tekste „autentike“, nga shekulli XIX. Njëri nga Struga, i mbledhur nga një prift rus. Dhe tjetri nga Prizreni, po ashtu i mbledhur nga një prift i quajtur Sime. Tekstin nga Prizreni, gjoja nga shekulli XV, në Beograd e dërgoi mësuesi nga Smedereva, Nikolla Maslin, prej nga ai i përpunuar në Vjenë, iu dorëzua Novakoviqit që ta nxjerrë në dritë. Natyrisht se Novakoviqi u përpoq që „kredibilitetin“ dokumentues të veprës ta pasqyrojë me tekstet e Schafarikut në sllavishten e vjetër kishtare me atë serbe. Në parathënie Novakoviqi shpjegon origjinën e teksteve dhe mbledhjen e tyre nga dora në dorë, që sipas tij, plotësojnë Kanunin dhe frymën e tij. Kështu, 165 fletët (listina), vijnë nga 16 mbledhës të ndryshëm, të cilëve nuk u dihen emrat, pos që thuhet se një pjesë e madhe e tyre janë rishkruar nga 6 klerikë dhe dy xhakonë në Prizren.
Meqë botimi i parë i vitit 1870, ishte me shumë shpërputhje dhe si i tillë nuk i plotësonte sa duhet kriteret themelore për t’u marrë seriozisht, Novakoviqi, pasi që të jetë emëruar kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe në viti 1886, paraqitet me versionin e dytë “të plotësuar” të “Kanunit” me disa copëza të “rizbuluara” të versionit të “Kanunit” të Strugës nga shekulli XIV dhe të Prizrenit nga shekulli XV. Aty përfshihen 106 nene, të cilat nuk paraqesin tjetër pos një bartje (kopjim) të drejtpërdrejt të akteve ligjore kishtare të Bizantit (Homokanon), të cilat, ishin në pjesë e të drejtës romake-bizantine në përputhje me kodin e Justinianit, por që rregullonin çështjet pronësor në raportet e kishës me Perandorinë, ku ajo ishte pjesëmarrëse në administrimin e pronave kishtare dhe atyre vendore. Këtyre neneve nga kodi bizantin do t’i shtohen edhe pjesët tjera, ku amputohen raportet me ritet kishtare (me katolikët) e ku shfaqen edhe disa dekrete me të cilat përcaktohen sjelljet e kishave, e ku nuk mungojnë edhe regjistrat rreth pasqyrës demografike të popullatës ku, krahas popullatës shumicë “serbe”, si pakicë, shfaqen “katunët arbanase” (arbanaski katuni) dhe “katunët vllehe” (vlaski katuni).
Nuk është për t’u habitur skenari i “pasqyrës demografike” të popullatë së “Perandorisë së Dushanit”, ku asokohe nuk ka pasë përkatësi kombëtare pos kishtare: e ritit ortodoks ( me gjuhën e liturgjisë kishtare sllaviste e vjetër dhe greqishte) dhe e ritit latin (me gjuhën e liturgjisë kishtare latinishte)! Por, është për t’u habitur, që ky konstrukt antihistorik dhe antishkencor, i sajuar nga kisha ortodokse serbe dhe historiografia serbe e shekullit XIX për qëllime hegjemoniste, është pranuar “si e vërtetë shkencore” dhe thuajse u ka shërbye që të gjitha disajnimeve të raporteve gjoja kombëtare në shtetin e imagjinuar mesjetar serb, ku ka pasë edhe disa “katune arbanase” (katolike) dhe vllehe! Kështu, ky diktat i falsifikuar i të ashtuquajturit “shtet mesjetar serb”, në saje të “verifikimit” nga historianët, linguistët, etnografët e shkollës së sllavistëve të njohur të Vjenës, është pranuar te një pjesë e mirë e historiografisë botërore edhe nga historianë të vonshëm, siç është N. Malkomi dhe O.J. Shmitt. Madje, N. Malkomi, në librin “Kosova – një histori e shkurtër”, krahas pranimit të Stefan Dushanit “perandor serb” dhe të autoqefalisë së kishës ortodokse serbe nga mesjeta (shekulli XIII), pak a shumë, pranon edhe tezën “e arnautashve” (serbëve të islamizuar në shekujt XVI dhe të shqiptarizuar në shekullin XVIII)!
Andaj, institucioneve shkencore akademike në Shqipëri dhe Kosovë, u bie barra që të ndërmarrin hapa të organizuar hulumtues-shkencorë për t’u lirua ngas diktati i falsifikimeve të historiografisë hegjemoniste serbe, veçmas kur ato edhe sot e gjithëditën trajtohen shfaqen si referenca të pashmangshme tek shumë historianë tanë, pa asnjë çasje kritike ndaj tyre. Ndonëse kjo, bazuar në qindra vepra të kësaj natyre të krijuar nga Akademia Serbe e Shkencave gjatë shekullit të fundit, nuk është punë e lehtë, megjithatë hartimi i një platforme të qartë të rishikimit të historisë në përputhje me të vërtetën shkencore, është e domosdoshme.

Përmbledhje e shkrimit

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, vepër emblematike e letërsisë shqipe




