Kreu Blog Faqe 409

Ishte viti 2015 kur ndodhi koalicioni PDK-LDK-Lista “Srpska”, koalicion i cila bëri të mundur edhe krijimin e qeverisë!

1
RIKUJTIM
Ishte viti 2015 kur ndodhi koalicioni PDK-LDK-Lista “Srpska”, koalicion i cila bëri të mundur edhe krijimin e qeverisë!
Ky koalicion u kushtëzua nga Lista Serbe, kushte të cilat u pranuan nga PDK-LDK.
Ndër kushtet kryesore ishin:
1. Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe(ZAJEDNICËN)
2. Kthimin e të zhvendosurve serb dhe JO SHQIPTAR me garancion të sigurisë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit
2. Tretman të veçantë gjatë procesit të privatizimit në valët e ardhshme në komunat me shumicë serbe
Gjithashtu, në këtë koalicion Lista Serbe kishte:
– Një zevendes kryeministër: Branimir Stojanoviç
– Një Ministër për Qeverisje Lokale – Lubimir Mariç
– Një Ministër për Kthim – Aca Jablanoviç
– Një zyrë të Zajednices prane Kryeministrit
– Gjashtë zëvendës ministra.
POPULLI NUK HARRON!

Xhefer Leci për Kishën e dikurshme të Gmicës, vendlindjes së tij

Nga: Xhafer Leci
___
Mal’i Kish’s, Kish kjo cilës dy herë i është prishur-rrënuar themeli dhe,tani më nuk dihet se ka egzistuar ndonjëherë!
Këtu prapa shpinës time,në Gmicë të Kamenicës, nja 500 metra mbi shkollën e Gmicës, ka egzistuar kjo kishë katolike.
Kush di sa është e vjetër, sipas të parëve tanë, në këto troje, para 400 vjet është vendosur Kolë Krasniqi, me dy djemtë e Tij, Makën dhe Kurtin…
Në këtë rast due të ndalëm tek kisha, për të cilën sot edhe ata cilët kanë kaluar të 90-tat, si Asllani i Rexhepit Ibishit-Leci, nuk dinë as gjë për këtë Kishë.
Me që unë kisha dëgjuar për këtë Kishë nga Baba im, Osman Leci, (1908-1999), cili vetëm e dinte se ka egzitur një kishë katolike, as gjë më shumë.
Me një rast para nja 15 vite, e kam pas pyetur arsimtarin, Ahmet Leci, tash i ndjerë, ndjesë pastë, çka dinë ai për këtë Kishë?
Ahmeti, si mësues i ri, fillestar at’herë, mendonte se: shkolla e Gmicës është ndërtuar me gurtë e themelit të kësaj kishe, në vitin 1957. Por, mësuesi 90 vjeçar Salih Berisha , iniciator për ndërtimin e kësaj shkolle, njëherësh edhe proces mbajtës, thotë: gurtë për ndertimin e shkollës nuk janë marrë nga themeli i Kishës, por pak mbi “Konin e Sahasit”krej afër shkollës dhe kishës.
Me kusherinin tim nga gjaku, Mat Matoshi Nazif Imer Matoshi, gjatë një bisede më thotë: “Si duket ajo kishë daton nga koha romake shekulli 12-të dhe, të parët tonë të besimit katolikë, Kolë Krasniqi të ardhur në fillim të shekullit 16-të këtu, kanë bërë lutjet e tyre fetare në këtë kishë katolike,sigurisht rrethë kishë ka pasur shtëpi banimi, at’herë gurtë e themelit të atyre shtëpive mund të jenë përdorur për ndërtimin e shkollës. Pra del se mësuesi Ahmeti i Rexhepi Ibishit Leci, ka pasur të drejtë, sepse ato shtëpi, duhet të kenë qenë pronë e kishës…
Ndërsa sivjet, me që Nevzadi i Delisë së Halitit Ramës- Leci , kusheri im i afërt, kanë jetuar me shtëpi nja 1 kilometër, afër kësaj kishe, çka din ai për këtë Kishë?
Nevzadi:-“Kisha e Malit, ka qenë në tokën tonë. Gurët e themelit të kësaj kishe ja kamë dhënë-falas, pa pare Ramadanit të Malës Behës, Matoshi, cili me bager thellë nga toka i ka nxjerrë gurtë dhe, ka ndërtuar një odë, në vitin 1990.”
Unë: – A ka më ndonjë shenjë që ka egzistuar ndonjëherë kjo kishë?
Nevzadi:-” Jo, asnjë shenjë nuk ka më, kanë qenë disa enë në formë të vegshave,qypa-qypa gërnaqa, por nga Bageri duke i nxjerrë gurtë tërësisht janë shkatërruar.”
Kurse, Prof. Dr.med. Salih Krasniqi në një koment të Tij thotë: ” Për plotësim të shkrimit të Xhafer Lecit kisha me shtue. Në oborr të shtëpisë së Mehmet Krasniqit kan qenë dy qypa të mëdhai ku njëri është shkatërue kurse njerin e ka marrë djali i Ibrahim Krasniqit – Braha. Poashtu afër 400 m nën shtëpi është kodra e Gjokës. Respekt.”
Unë: -” Pse e keni bërë këtë gabim kaq të madh?…”
Nevzadi:- ” Atëherë nuk kam menduar fare, tashti e kuptoj çfarë gabimi kam bërë…”
Shënime nga kujtimet e mia.
Fshati Gmicë kurrë nuk ka pasur Xhami të veten.Ata cilët kan dashur të luten për Zotin, kanë shkuar në xhamitë e Tygjecit, Svircës dhe Zhujës.
Në Gmicë ka pasur një mejtepë, cili pas vitit 1945, ka shërbyer si shkollë, derisa është ndërtuar shkolla e re më 1957.
Ndërsa,shkolla cila edhe sot egziton, është ndërtuar në vitin 1980, nga ndërmarrja ndërtimore, ” Trajko Periq” nga Kamenica.
Në Gmicë ka pasur edhe një kishë, cila njihet si “Kisha e Shpatit” në mahallën e Matoshëve cilët kanë jetuar rrëzë kufirit me Jabllanicën e Serbisë.
Gurët e themelit të asaj kishe të vogël i mbaj mend edhe unë si fëmijë,para 60 vitesh.
Ndërsa, në mahallën e Matoshëve të Latifoviqe, ka qenë edhe një krue- burim, cili është i njohur si “Kroni i Bogdanit”…
Kam dëgjuar se ky emër rrjedh nga At Pjetër Bogdani, por nuk ka dëshmi të mjaftueshme.
Jam shumë i interesuar, të gjithë ata cilët dinë diçka, rreth këtyre gjërave për të cilat i shkrova këta rreshta.
Të na ndihmojnë që s’bashku të bëjmë sadopak zbardhjen e historisë së fshatit tonë…
Gmica në vitin 1980 ka numëruar 124 shtëpi me nja 760 banorë. Aktualisht ka vetëm edhe dy shtëpi. Për shkaqe ekonomike dhe infrastrukturës janë shpërngulur të gjithë fshatarët…
Kush e di sot në qytetet e Kosovës, mund të jenë mbi 1 mijë shtëpi.
Një përshëndetje vëllazërore të gjithëve!
Gjilan,15.09.2021

Shtet laik apo shtet islamik…?

0
Xhevat Gjini, Viti
___
Republika e Kosovës, si të gjitha vendet e përparuara demokratike, është laike… Kjo fushë është e rregulluar edhe me kushtetutë dhe me ligje të Republikës.
Por, gjendja faktike është në shpërputhje, në kundërshtim me kushtetutën dhe me ligjet e Republikës!! Shoqërisë dhe Republikës sonë shqiptare e laike po i jepet një fytyrë religjioze, kryesisht turko – arabe! Me minaret që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, me thirrjen e “ezanit” kohë e pa kohë dhe me altoparlantë të fuqishëm (në gjuhën arabe!), me imponimin e religjionit dhe të praktikave religjioze në partitë politike, në shkolla, universitete dhe institucione shtetërore e publike, Republika shqiptare laike e Kosovës po bëhet Republikë religjioze, kryesisht turko – arabe.
Prezente dhe mjaft aktive është edhe kisha ortodokse (serbe), e cila po u shërben nacionalizmit dhe shovinizmit serb, Serbisë dhe projekteve antishqiptare…
Në Republikën tonë shqiptare laike po hapen edhe “dyqane islame” të karakterit thellësisht religjioz dhe me “porosi” antishqiptare!! Ku është shteti laik?!! Ku janë komunat tona laike?!! Ç’kuptim kanë “dyqanet islame”, “dyqanet ortodokse”, “dyqanet katolike”, etj. në shekullin XXI?!! I kujt është projekti për kthimin e shoqërisë shqiptare në mesjetën obskurantiste?! A duhet dikush ta mbrojë dhe përfaqësoj identitetin kulturor, gjuhësor e kombëtar shqiptar dhe laicitetin e shoqërisë shqiptare dhe të Republikës? Koha që religjionet të kthehen në faltoret e tyre, në kisha e xhamia, të dëbohen nga jeta dhe hapësira publike!

Porosia e kryengritjes së Xhafer Tahirit, thirrje për rikthim tek baza e LDK-së

2
Halil Geci, Skenderaj
___
MESAZHI I XHAFER TAHIRIT,THIRRJE PËR BASHKIM DHE RIKTHIM TE BAZA E LDK-SË
___
Dada Lume Abdixhiku ,lidere formale, e drejtuar nga të tjerët
Lumja e picpilluar po tregon se brenda LDK-së nuk është vetvetja, sepse drejtohet dhe ndikohet nga të tjerët.
Vjen pyetja: kush ndikohet nga të tjerët?
Ndikohet ai që nuk ka formim të plotë politik, ai që nuk ka dije të mjaftueshme dhe mungesë karakteri për të qëndruar në qëndrimet e veta.
Një lider i tillë nuk udhëheq, por udhëhiqet.
Dhe fatkeqësisht, kështu po shfaqet Lumja e Presveves si njeri që e ndjekin të tjerët, jo si ajo që udhëheq me vizion e guxim.
Në momentin që u përball me kundërshtime të brendshme, ai u përpoq të arsyetohej ,jo para anëtarësisë, por para oligarkëve brenda kryesisë së partisë.
Në vend që të tregojë vendosmëri e qartësi politike, Dada zgjodhi të dalë në media për t’u justifikuar, duke u përpjekur të ruajë mbështetjen e atyre që në fakt po e mbajnë LDK-në peng.
Është e qartë se, sikur Xhaferi ta bënte koalicionin me PDK-në,
askush nga këta zyrtarë të kryesisë nuk do të reagonte.
Kjo tregon se në LDK nuk po sundojnë parimet dhe drejtësia e brendshme, por interesat personale dhe klanet politike që i përshtaten vetëm një grupi të vogël.
LDK ka nevojë për një lider apo lidere që merr vendime në bazë të vullnetit të strukturave dhe të anëtarësisë, jo të dirigjimeve nga pas perdeve.
Një lider i tillë nuk arsyetohet pas çdo krize, por e udhëheq partinë me përgjegjësi, transparencë dhe karakter.
Mesazhi i Xhafer Tahirit është një thirrje që LDK-së i duhet më shumë se kurrë: partia duhet t’i ribashkojë strukturat e saj që janë lënduar, injoruar dhe përjashtuar.
LDK nuk mund të ringrihet pa u kthyer tek baza, pa kërkuar falje për gabimet e së kaluarës dhe pa i afruar sërish ata që dikur e ndërtuan me besim e sakrificë.
Pa një qasje të sinqertë ndaj partisë Guxo dhe presidentes Vjosa Osmani, pa përpjekje për t’u pajtuar me ata që u larguan për shkak të përjashtimeve e injorimit, LDK nuk mund të pretendojë as bashkim e as fitore.
LDK duhet të ringjallë degët dhe vendet ku vetë i ka shuar, t’u japë zë njerëzve që u heshtën dhe të largohet nga ata që me sjelljet e tyre përçarëse e të dhunshme e kanë kthyer partinë në një rreth të mbyllur.
Sepse dhunuesit dhe “gangsterët” politikë kanë përkrahjen e një rrethi të ngushtë, vetëm aq sa për t’u siguruar që ata ose ato të kalojnë pragun zgjedhor dhe të bëhen deputetë.
Ky është rrethi që e izolon çdo parti ,ashtu siç e ka izoluar dikur edhe sot PDK-në.
Sa më larg të jetë LDK-ja nga këta individë që e shfrytëzojnë partinë për interesa personale, aq më afër do të jetë me mbështetjen e gjerë qytetare.
Vetëm duke u distancuar nga grupet e ngushta dhe ndikimet destruktive, LDK mund të rifitojë besimin e humbur dhe të rikthehet si forcë e vërtetë politike në vend.
Partia nuk mund të udhëhiqet me “gardhe” e ndasi, por me hapje, bashkëpunim dhe frymë rugoviste.
Vetëm me rikthimin te rrënjët, me ndërtimin e besimit dhe me largimin nga përçarësit, LDK mund ta rifitojë dinjitetin dhe besimin e humbur të qytetarëve

Për një thënie të Gjeneral De Gol dhe faktit se si në parlamentin tonë lobet antishqiptare e penalizokan sovranin

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Gjenral Dë Goli francez paska pasur të drejtë që ka thënë se “Sa më shumë po i njoh njrëzit, aq më shumë po i dua kafshët!”.
Sa keq që dhe në parlament lobet anti-shqiptare kanë fuqi të penalizojnë sovranin, nën emrin “e mungesës së korrektësis!” Sa më shumë kundervihen anti-shqiptarët e gjak prishurit, aq më i madh do të jetë kundërveprimi SOVRANIT!
Dardania do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por mëgjithë këtë ajo do të ecë rrugës së ndritur, rrugës së demokracisë për një DARDANI pa shkije e opozitë. Por, unë ju pyes JUVE Lumir ABDYXHYKU, BUZHALA, GASHI, RAMUSH HAJREDANIAJ, FATMIR LIMAJ, GAZMEND MUHAXHERRI e ju analista banal e të pa fytyrë:
“Vëllezërit e mi”, do të mundeni Ju pa gjuhën shqipe e pa Nënën DARDANI e pa Mitrovicë?
Atdhtarët Mustafa, Dulla, Berisha, Ramushi, Lima, Muhaxherri e B. Haxhiu etj., punuan për disa vota për t’i xhëmtuar trojet pasura të Dardanisë u inskinuan rrëzimi i dy qeverive KURTI.
Ky mohim u bë shpeshë nga kryministri Rama i akuzuar shpeshë si mbështetës këtij pazari trritoresh për tradhëti kombëtar…

Edhe në “Albi Mall” të Prishtinës, caktohet dhoma për lutje e Muslimanëve !

1

Sipas Radi Televizionit Besa, televizion ky islamik, edhe në Albi Mall të Prishtinës, tani u hapka “dhoma e lutjeve”, dmth., aty tashmë mund të lutem ata që vijnë me ble mallëra të ndryshme.

RTV BESA

Edhe Albi Mall në Prishtinë tani me Dhomë të Lutjeve
🕌🤲 , e falemnderojmë menaxhmentin për këtë ambient të bukur dhe komod, ka shkruar një qytetar në Rtv Besa.

Tribuni i popullit…, fitorja që po vije…!

2

Sak Muji , Rugovë – Zvicër

(Sak Muji)

TRIBUNI I POPULLIT – FITORJA QË PO VJEN
I. POPULLI NUK HARRON – FLAMURI QË S’U PËRKUL KURRË
Kur tri pushtete u përkulën para Beogradit,
një njeri e mbajti flamurin drejt!
Në horizontin gri të padrejtësisë, u ngrit figura e tribunëve të rrallë – Albin Kurti, simbol i qëndresës shqiptare dhe i besës që nuk blihet.
Ai nuk e ngriti flamurin për pushtet, por për dinjitet.
Dhe sot, pas viteve të përbuzjes e përçarjes, populli po zgjohet:
sepse e di që nuk mund të ketë drejtësi pa kujtesë.
II. TRI PUSHTETET E TRADHTISË – TRI GISHTAT E POSHTËRSISË POLITIKE
Populli i Kosovës nuk harron kush ia bëri plagët!
Historia i ka shënuar me emër e me firmë tri pushtetet që u shitën në emër të “paqes”, por që në fakt i hapën dyert robërisë së re politike:
🔴 1. Pushteti i parë
Demarkacioni me Malin e Zi – nënshkruar me dorën që ia preu Kosovës 8.000 hektarë tokë.
Ata e quajtën “korrigjim kufiri”, por ishte korrigjim dinjiteti.
🔴 2. Pushteti i dytë
Zajednica – shteti brenda shtetit.
Në emër të bashkëjetesës, u nënshkrua ndarja etnike që do ta kthejë Kosovën në krahinë të kontrolluar nga Beogradi.
🔴 3. Pushteti i tretë
Dialogu i përjetshëm – që s’ishte dialog, por shitje me këste e sovranitetit, me ndërmjetësim të atyre që sot flasin për “normalizim”.
Ata e quajtën “kompromis”, por ishte nënshtrim politik.
Këto tre pushtete janë tri plagë të hapura në trupin e shtetit:
sot quhen opozitë, por në të vërtetë janë koalicioni i frikës dhe korrupsionit të djeshëm.
III. TETË MARRËVESHJET E TURPIT KOMBËTAR
Historia i njeh – dhe populli s’i harron!
Ato janë tetë nënshkrime të turpit, që e kanë mbajtur Kosovën peng të padrejtësisë ndërkombëtare:
1️⃣Demarkacioni me Malin e Zi – i dha tokë huajit, në dëm të atdheut.
2️⃣Asociacioni i Komunave Serbe (Zajednica) – projekti i copëtimit të brendshëm.
3️⃣ Marrëveshja për energjinë – që paguan dritën për veriun, por e errëson Prishtinën.
4️⃣ Marrëveshja për targat dhe dokumentet – që legalizoi sistemin paralel serb.
5️⃣ Marrëveshja e Brukselit (2013) – që bëri të vlefshëm “institucionet ilegale” të Serbisë.
6️⃣ Marrëveshja për gazin dhe korridoret ekonomike – që i hapi derën ndikimit serbo-rus.
7️⃣ Rambujeja e heshtur – neutraliteti ndaj NATO-s, në emër të “paqes së përkohshme”.
8️⃣ Marrëveshja e Listës Serbe – që i dha Beogradit të drejtën të diktojë në Kuvendin e Kosovës.
Tetë plagë të kombit, tetë gozhda në trupin e shtetit.
Por populli nuk fal, nuk harron dhe nuk do t’i lejojë të rikthehen në pushtet ata që nënshkruan turpin.
IV. POPULLI QË RILIND – DUART QË BASHKOJNË KOMBIN
Në mozaikun e shpresës, pesë duar prekin një dritë të vetme me inicialet VV.
Kjo është besa shqiptare që s’e ndal as paraja, as kërcënimi, as propaganda.
Në këtë rreth të dritës, çdo dorë është popull.
Çdo ngjyrë është shpresë.
Kjo është Kosova që nuk pranon më tutorë!
V. TRIBUNI QË NUK RRËZOHET
Në buzëqeshjen e qetë dhe valën e dorës së tij, populli lexon një betim:
se drejtësia do të vijë, dhe me të edhe ndëshkimi moral e politik ndaj atyre që e përdhosën emrin e Kosovës.
Ai nuk flet me urrejtje, por me ndërgjegje.
Ai nuk hakmerret, por mbjell drejtësi.
Albin Kurti është sot fytyra e një populli që e njeh dhimbjen, por nuk e shet kujtesën.
Ai është simboli i brezit që s’e harron as burgun, as gjakun, as tradhtinë.
VI. FITORJA QË PO VJEN
Zgjedhjet që po afrohen nuk janë zgjedhje për pushtet –
janë referendum për ndërgjegjen kombëtare.
Populli do të votojë jo për një parti, por për Kosovën që s’e shesin më!
Koha e oligarkëve dhe tradhtarëve po mbaron.
Koha e popullit po fillon.
“Ata i nënshkruan marrëveshjet për vete,
Ne do ta nënshkruajmë fitoren për popullin.”
— Sak Muji (Sylë Mujaj)

Sot më 26 tetor, është Dita Kombëtare e Austrisë (Nationalfeiertag). Faleminderit Austri!

0
Shtet ky që gjithmonë ndihmoi popullin shqiptar, mu atëherë kur ne kishim më së shumti nevojë për ndihmë.
Ndihma e tyre apo bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve dhe Austrisë kundër Perandorisë Osmane fillon që nga shekulli XVII–XVIII.
Atëherë kur Pjetër Bogdani mobilizonte shqiptarët dhe bashkëpunonte me Austrinë, kundër pushtimit osman, siç ishin luftërat e mëdha 1683-1699 dhe 1717-1718.
Por ndihma e tyre vazhdon edhe në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar.
Austria mbështeti Ismail Qemalin diplomatikisht dhe strategjikisht, duke ndihmuar krijimin e shtetit shqiptar për të penguar ndikimin e Serbisë dhe Rusisë.
Te kujtojmë vitin 1914!
Ishte po kjo Austri që dërgoj princin gjerman Wilhelm Wied për ta mbajtur gjallë atë copë të vogël të shtetit shqiptar që e miratuan fuqitë e mëdha në London!
Ishte Austria që u mundua ta shkëputë Shqipërin nga pushteti i botës lindore ku ajo qëndroi për 15 – shekuj!
Por edhe gjatë kohës së protektoratit Austro-Hungarez 1916-18 ata ndihmuan në ngritjen e themeleve të shtetit shqiptar duke edhe mos lejuar ndarjen e tij nga Serbia, Greqia dhe Italia.
Gjatë kësaj kohe u vendos nje administratë shqiptare me gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.
Gjuha shqipe u vendos për herë te parë në administraten e shtetit shqiptar.
Qeveria e Ismail Qemalit dhe Princ Vidit kishin pasur si gjuhë zyrtare osmanishten, pasi nëpunësit e administrates nuk dinin shqip.
Austro-Hungaria e vuri me detyrim mësimin e shqipes jo vetem për nëpunësit shqiptar por ajo hapi kurse edhe për ushtaraket e saj.
Në atë kohë Shqipëria
kishte dy gjykata shqiptare:
1. Gjykata e lartë që ndodhej në Shkodër dhe
2.Gjykata e Sheriatit poashtu në Shkoder.
Gjatë kësaj kohe Austro-Hungaria ndihmon Shqiperinë në vendosjen e rendit dhe drejtesise.
Për te shëruar plagët e vjetra si fenomenin e gjakmarrjes, qeveria bënte pagesen e gjakut.
Keshtu, për një grua të vrarë paguheshin 300 korona, per nje burrë të vrarë 600 korona.
Per plagosje 50-300 korona.
Pagesa duhej te bëhej në familjen e të vrarit, ose te plagosurit, nga autori i vrasjes dhe vrasësi merrte mbas pagimit te parave dokumentin e Pajtimit dhe Pendeses.
Pasi arriheshin pajtimet, dhe nese ndonjë tentonte që të vazhdonte me zakonin e gjakmarrjes, ai do te dënohej sipas ligjit ushtarak me vdekje, që do të ishte me varje.
Kjo beri qe fenomeni i gjakmarrjes ne Shqipëri gjatë kësaj administrate, të reduktohej ndjeshëm.
Për një vit Austro-Hungaria kishte ndërtuar rreth 739 km rrugë, hekurudha dhe teleferik.
Hani i Hotit-Shkoder 40 km
Shkoder-Lezhe 29 km
Durres-Vore-Tirane 38 km etj etj.
Monarkia pati problem të punësonte punëtorë ne Shqipëri që te bënin rrugët madje edhe me pagesë.
Shqiptari nuk e donte punën, kështu që në Shqipëri u sollen rreth 4500 robër lufte për rrugët nga këta 250 rus dhe 5000 shqiptarë që ishin kryesisht të dënuar.
U hapen shkollat fillore, gjithsej 231 shkolla nga 7-12 vjec, për pesë vjet në qytet dhe tri në fshat sipas modelit austriak!
U vendos gjuha shqipe deri në Mitrovicë. Gjuhë mësimi ishte shqipja, kurse gjermanishtja në klasen e katërt!
Pra, qeveria austriake nuk u mjaftua për t’iu mësuar gjuhën shqipe shqiptareve, por edhe ushtarëve të saj përmes kurseve të ndryshme!
Figurat e shquara që merrnin pjesë në komisionin arsimor ishin Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Mati Logareci, At Fishta etj.
Po e përfundoj me dy tri fjali të marra nga libri i Edith Durham, ”Krimi i Sarajevës”, ku vrasjen e Arkidukes Franc Ferdinand më 28 qershor 1914 në rrugët e Sarajevës nga vrasës serb të dërguar nga Serbia, e lidh me urrejtjen që Serbia kishte ndaj Austrisë për shkak se ajo mbronte territoret shqiptare dhe nuk e linte Serbinë të ketë dalje në det!
Citat nga libri;
“Dimitrijeviqi bashkëpunonte përditë me atasheun ushtarak rus, Artamanovin…. Franc Ferdinandi i dukej atij si njeriu që na ka zbuar prej Shqipërisë… njeriu që donte të anulonte Paqen e Bukureshtit. Vdekja e tij do të ishte prerja e kokës e klikës së ushtarakëve gjermano- austriakë, ndërsa lufta do të shtyhej” (a mundet ndonjë qenie njerëzore të presë që vrasja të parandalojë luftën?
Fund!
Më ndihmën e vëllezërve austriak dhe shteteve tjera perëndimore më në fund praktikisht dhe formalisht në vitin 1999 përfundon pushtimi i tretë i Kosovës nga forcat serbo-jugosllave, i pari në vitin 1912, i dyti në vitin 1918 dhe i treti në vitin 1944.
Shtrohet pyetja a janë shqiptarët sa duhet mirënjohës ndaj popullit austriak dhe sa janë të vetëdijshëm për gjitha këto ndihma në momentet më të vështira për jetë a vdekje, për kombin tonë?
Unë mendoj se populli shqiptar nuk është sa duhet mirënjohës ndaj tyre, por unë shpresoj që gjeneratat e ardhshme do të bëjnë më shumë që miqësia me popullin austriak të rritet dhe kurrë për jetë të mos i harrojmë të mirat që ky vend bëri për ne dhe ende po bënë.
Danke, Österreich!
Schönen Nationalfeiertag!
Faleminderit Austri!
Urime ditën e pavarësisë!

Për librin e Bajram Kosumit “Revolucioni 1981”

1
Nga: Sak Muji (Sylë Mujaj)
___
VLERËSIM KOMBËTAR DHE KRITIK PËR LIBRIN E BAJRAM KOSUMIT “REVOLUCIONI 1981”
___
* Dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve të 11–26 marsit 1981
* Bashkëvuajtës dhe bashkëveprimtar i autorit
⸻
Në vend të hyrjes
Këtë libër të Bajram Kosumit, “Revolucioni 1981”, e mora me respektin dhe emocionin e një bashkëveprimtari të asaj kohe, të asaj Pranvere të Madhe Studentore ku unë, autori dhe mijëra të tjerë u përfshimë me trup, mendje e shpirt.
Leximi im nuk është ai i një kritiku akademik, por i një dëshmitari fizik, që ka përjetuar çdo hap të atyre ditëve të zjarrta, nga 11 deri më 26 mars 1981, kur u përplasëm me forcat ushtarake dhe u arrestuam katër veta nga grupi ynë.
Prandaj qasja ime ndaj këtij libri është reale, e ndjerë dhe e përjetuar, jo teorike.
Ajo buron nga terreni, nga përballja, nga qelia – dhe nga kujtesa që nuk shuhet.
Pas burgosjes sonë në atë pranverë, pushteti filloi të ndërtonte grup pas grupi:
së pari “Grupi i Shtatë”, pastaj “Grupi i Njëmbëdhjetë”, e më pas të gjithë na bashkuan në të ashtuquajturin “Grupi Kundërrevolucionar”, për t’i ndryshuar nenet e akuzës nga “propagandë armiqësore” në “irredentizëm e nacionalizëm”, që të na dënonin me nenin famëkeq 114, deri në 15 vjet burg.
Kjo nuk është thjesht kujtesë personale, por fakt historik që konfirmon thelbin e librit të Bajram Kosumit: se ngjarjet e vitit 1981 ishin një revolucion i vërtetë kombëtar, jo një kundërrevolucion.
Një studim që shkrin dilemat dhe deformimet
Vepra e Bajram Kosumit vjen si një dokument i jashtëzakonshëm që shkërmoq çdo dilemë e çdo interpretim të shtrembër për karakterin e ngjarjeve të 1981-shit.
Autori nuk është thjesht studiues — ai është një nga protagonistët dhe të dënuarit kryesorë të asaj kohe, me 15 vjet burg në regjimin serbo-jugosllav.
Kjo e bën librin të fuqishëm dhe autentik. Ai flet nga brenda historisë, me dokumente, dëshmi, statistika dhe analiza të rralla, që deri më sot kanë munguar në literaturën shqiptare.
Në një kohë kur shumëkush është përpjekur të relativizojë ose të mohojë karakterin kombëtar të demonstratave të 1981-shit, Bajram Kosumi sjell të dhëna shterrëse, dëshmi të dorës së parë, dhe argumente të pakundërshtueshme që e vendosin këtë ngjarje në piedestalin e duhur historik — si Revolucioni i Rinisë Shqiptare për Republikë, Barazi dhe Liri.
⸻
Nga pabarazia ekonomike te pabarazia kombëtare
Një shtyllë e fuqishme e studimit është analiza e thellë ekonomike që autori sjell me burime të shumta ndërkombëtare.
Ai e dëshmon qartë se Kosova u shndërrua nga një provincë me zhvillim të barabartë me republikat tjera më 1947, në krahinën më të varfër të Jugosllavisë më 1981, me produkt shoqëror për frymë 7.5 herë më të ulët se në Slloveni.
Kjo pabarazi e thellë, e shoqëruar me diskriminim politik, arsimor e kulturor, ishte lënda e parë e shpërthimit të marsit.
Këto të dhëna, të mbështetura në referenca shkencore, e bëjnë librin një dokument të paçmuar për çdo studiues serioz të historisë sonë moderne.
⸻
Qasja ndaj mohuesve dhe deformuesve të së vërtetës
Bajram Kosumi përballet me guxim me tendencat e individëve që, dje e sot, përpiqen të quajnë ngjarjet e vitit 1981 si “të panevojshme” apo “të manipuluara”.
Me dokumente arkivore, me citime nga shtypi jugosllav dhe nga intelektualë të lidhur me sistemin, ai e shkatërron këtë narrativë mohimi.
Autori i ekspozon hapur politikën servile të disa kuadrove shqiptare të lidhura me Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë, të cilët më 1968 përmendnin “Republikën”, por më 1981 e dënuan atë me histeri.
Këtu qëndron forca e librit: ai bën lustrim moral e historik, pa hakmarrje, por me fakte.
⸻
Matja e kohës me sahatin e prishur të autonomistëve
Autori nuk bie në grackën e glorifikimit. Ai njeh vlerat e autonomisë së 1974-ës (si hapja e Universitetit dhe unifikimi i gjuhës), por e zbërthen qartë mashtrimin e saj juridik:
Kosova nuk ishte subjekt, por pjesë përbërëse e Serbisë, dhe nuk mund të shpallte kurrë Pavarësi me atë kushtetutë.
Kështu, Bajram Kosumi rrëzon me argumente bindëse mitin e “mjaftueshmërisë së autonomisë” dhe e dëshmon pse kërkesa “Kosova Republikë” ishte jo vetëm e drejtë, por e domosdoshme.
⸻
Revolucioni 1981 – ndalimi i jugosllavizimit të shqiptarëve
Libri përshkruan edhe aspektin kulturor e shpirtëror të asaj kohe, kur një shtresë e shoqërisë shqiptare kishte filluar ta përqafonte frymën e “kozmopolitizmit jugosllav”.
Ngjarjet e vitit 1981 e ndalën këtë rënie morale, duke e kthyer vëmendjen te rrënja kombëtare, te vetëdija shqiptare dhe te kërkesa për dinjitet.
Prandaj me të drejtë autori e quan këtë ngjarje “Revolucion” — sepse ishte më shumë se demonstratë: ishte rilindje shpirtërore dhe politike e një populli të nëpërkëmbur.
⸻
Përfundim – dëshmi e brezit që solli dritën
Ky libër prej mbi 500 faqesh nuk është vetëm një studim akademik; është memorial kombëtar.
Çdo kapitull i tij është një dëshmi, një dokument, një kujtesë.
Për mua, si pjesë e atij brezi, ky libër është pasqyrë e përbashkët e sakrificës sonë, që filloi në mensat e studentëve dhe përfundoi në burgjet e Nishit, Pozharevcit e Mitrovicës.
Revolucioni 1981 është dëshmi e gjallë e brezit që u burgos për liri dhe doli nga burgu me dinjitet.
Kushdo që shkruan për këtë periudhë, s’mund ta anashkalojë këtë vepër.
Sepse Bajram Kosumi nuk shkruan vetëm për veten — ai shkruan për ne të gjithë, për atë brez që nuk u përkul dhe që i solli Kosovës dritën e lirisë.
⸻
Sak Muji (Sylë Mujaj)
Bashkëpjesëmarrës i demonstratave të 11–26 marsit 1981
Autor i librave NUMËR–I, TË VETËVENDOSURIT E VETËVENDOSJES dhe 1981 – PRANVERA E MADHE
Paradiso, Zvicër – Tetor 2025

Lopoziten me brekë të shkulavta e pafsha

1
OH LELE JASHA, JASHA, LOPOZITËN ME BREKË TË SHKULAVTA NË DORË E PAFASHA
____
Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja dhe lopozitën do ta godasë politikisht rrufeja.
Ndoshta gjeneral i ushtrisë së saj të vdekur do të bëhem unë Lirim Kadareja.
Rroftë Ibrahim-Miran Kelmendi , ky dylberi dafte kurrafte, dileja nga Peja, që vishet si Ardit Gjebreja, por ment i ruan te Koqe Popoviq Kareja.
O sa mirë me qenë shqiptarë dhe me varros politikisht, çdo tre muaj, magarë.
Aman, aman Gjumani, a i pranon këta rezilë azil në hajmin e tezës Hajri ?
A i pranon azil në hajmin e Radojkosheholl Mirazekohazirit dhe Hajrie Spikerices, që ja japin çdo ditë pecin dhe cicën bandes kriminalle të polarit të Drenicës.
Pranoji pash ingjen Gabimete azil, se na bonen para botës rezil.
Pranoji azil oj Gjumani, pash Linda Morinen, se ashtu kshtu moti ja kanë kthy Kosovës shpinen.
Oh lele jasha, jasha, lopozitën me brekë të shkulavta në dorë e pafsha.
Hajt myzhde, festone prej tashtit fitoren plebishitare, me raki, sallatë, qebapa e qyfte, pa pare.
Hahahahahaha