
LDK, dëshmoje institucionalizmin tënd rugovian!

Stimulimi i zhvillimit të bujqësisë në Kosovë përmes ngritjes së qendrave lokale të agrobiznesit

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan
Hyrje
Lufta e fundit në Kosovë la pasoja të mëdha jo vetëm në jetë njerëzish, por edhe në bazën materiale të vendit. Ushtria dhe policia serbe dogjën e shkatërruan infrastrukturën, shtëpitë, shtallat, dhe morën bagëtinë e fshatarëve.
Fshatrat u shkretnuan, popullata u dëbua dhe, me kthimin pas luftës, u gjet përballë një realiteti të ri: toka ishte aty, por mungonin kushtet për ta punuar.
Problemi
Bujqit që u kthyen pas luftës nuk kishin më as traktorë, as makineri bujqësore. Shumica e mjeteve ishin vjedhur dhe dërguar në Serbi. Në mungesë të mjeteve, bujqit u detyruan të paguanin për çdo proces të punimit të tokës — nga lërimi e plehërimi, deri te korrja dhe shirja.
Fshatarët që kishin prona të vogla toke punuese nuk kishin mundësi e as llogari te blejnë traktor dhe mjete tjera te punes. Kostoja shpesh ishte aq e lartë, sa punimi i tokës nuk kishte më leverdi ekonomike. Si pasojë, shumë toka mbetën djerrinë për vite me radhë. Kështu, tokës bujqësore i humbi vlera. Shumica e bujqëve e humbën interesimin për punimin e tokës dhe filloi kërkimi i mundësive tjera për të mbajtur familjen ose ikja jashtë vendi në kërkim të një jete më të mirë. Filloi shkatrrimi e degradimi i saj përmes ndërtimeve të egra dhe pa plan në toka të klasit të parë.
Në këtë drejtim, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinorë janë treguar tepër të papërgjegjshme. Kjo papërgjegjësi e ka sjellur bujqësinë kosovare në kollaps të vërtetë!
Propozimi: Të hapen Qendrat e Agrobiznesit
Në një situatë të tillë, nevojitet një zgjidhje praktike, e qëndrueshme dhe kolektive. Një ide që kam propozuar që në fillim të pasluftës, por që nuk është përfillur dhe që është aktuale edhe sot pas 25 vjetësh, është krijimi i qendrave të agrobiznesit në çdo komunë, nëpër fshatra më të mëdha ose në grup-fshatrash.
Këto qendra do të funksiononin si pika shërbimi bujqësor, të mbështetura nga investime publiko-private. Shteti, bashkë me sektorin privat, do të furnizonte qendrat me disa traktorë, kultivatorë dhe makineri e nevojshme përcjellëse për punimin e tokës. Bujku do të kishte mundësi ta merrte me qira mjetin për një periudhë të caktuar, ta përdorte për punimin e arave dhe ta kthente në gjendje të rregullt.
Në qendër do të punësoheshin automekanikë dhe specialistë bujqësorë, të cilët do të kujdeseshin për mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve, si dhe për trajnimin e bujqve në përdorimin racional të tyre.
Kjo do të siguronte punësim lokal të rinisë që kishin një traditë të shkelqyer të punës në bujqësi, qarkullim të parasë brenda komunitetit dhe rritje të produktivitetit bujqësor.
Përfitimet:
• Rritja e produktivitetit bujqësor – Punimi i tokës do të bëhej më i lehtë, më i lirë dhe më efikas.
• Zhvillimi ekonomik lokal – Hapja e qendrave do të krijonte vende pune për mekanikë, operatorë dhe specialistë bujqësorë.
• Rikthimi i interesit për tokën – Fshatarët do ta shihnin punimin e tokës si aktivitet me leverdi ekonomike.
• Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar – Qendrat do të bëheshin vende bashkëpunimi mes bujqve dhe investitorëve lokalë.
• Ulja e varësisë nga importi – Me prodhim vendor të shtuar, do të zvogëlohej nevoja për të importuar produkte bazë si miellin, grurin apo misrin.
Kjo do të ndikonte që popullates t’i ofrihen produkte të shëndetshme vendore dhe me çmime më të lira se ato nga importi. Kështu do të rritej dukshëm edhe eksporti i produkteve kosovare.
Përfundim
Edhe pse kanë kaluar 25 vjet nga lufta, shumë toka në Kosovë vazhdojnë të mbeten djerrina. Arsyeja nuk është mungesa e dëshirës, por mungesa e kushteve dhe mekanizmave për t’i bërë bujqit konkurrentë.
Krijimi i qendrave të agrobiznesit do të ishte një hap strategjik drejt ringjalljes së ekonomisë rurale, forcimit të pavarësisë ushqimore dhe ruajtjes së jetës në fshat.
Nëse duam që fshati kosovar të mos zbrazet dhe toka të mos mbetet e papunuar, duhet të veprojmë tani — me ide konkrete, investime të mençura dhe bashkëpunim publik e privat.
Urime pacifizmin LDK

Tentativë rekrutimi të të miturve për terrorizëm islamik në Norvegji
Oslo 20221212. Logoja e PST-së, Shërbimi i Sigurisë së Policisë në Nydalen. Foto: Gorm Kallestad / NTB
Një person kontakti që merr përsipër të rekrutojë të rinj për aktivitete kriminale është përpjekur gjithashtu të rekrutojë të rinj për terror islamist, raporton Dagsrevyen, me PST-në si burim.
PST-ja u pengua që rekrutimi të ketë ndodhur.
Ka njerëz me lidhje me Norvegjinë që janë të përfshirë. Kush janë këta dhe nëse po veprojnë në emër të një fuqie të huaj, PST-ja nuk do ta zbulojë, por studiuesi i terrorizmit Brynjar Lia konfirmon se Irani është në radar. PST-ja nuk do ta konfirmojë dhe as nuk do ta mohojë këtë.
Kohët e fundit, diplomatët iranianë u dëbuan nga Australia për shkak se qëndronin pas dy sulmeve ndaj objektivave hebraike.
Forsøk på verving av mindreårige til islamistisk terror i Norge
Një tog i ushtrisë serbe më 25 tetor 1922, duke u bërë homazh ushtarëve serbë që vdiqën në Kumanovë në vitin 1912
Afrim Musliu, Suedi: Une nuk ua përcaktoj politikat rezidentëve që jetojnë 365 ditët e vitit me realitetin në Kosovë

Kur të paaftët mirren me analiza e gënjeshtra

Kurti kërkon mbështjetje nga Britania në rast të agresionit serbo-rus ndaj Kosovës, në anën tjetër e humb betejën me mysliman me fe të turkut…!

Ç’lindë nga pleshti, thithë gjak…!
Qeveria foli për drejtësi, por qeverisi me moral, opozita kërkoi pushtet, por mrizoj në mungesë të ideve!
I.
Qeveria që foli për drejtësi, por qeverisi me retorikë e moral
Duke u nisur nga një konstatim i përgjithësuar se Qeverisë Kurti 2021–2025, më shumë i kanë bërë opozitën mediet sociale dhe ca “partizanë” që frekventojnë népër kuolaret e kinse shoqërisë civile që thithin fonde të dyshimta e të majme, se sa vetë opozita që e ka edhe obligim moralo-politik, duhet thënë se kjo qeveri që mori mandat të plotë, erdhi më shumë si rezultat i një perceptimi euforik që projektohej si shans historik, se sa me ndonjë program praktik e pragmatik që kishte nevojé Kosova. Program, përmes të cilit shpresohej shumë të krijohej një administratë e re dhe e ndershme; tënkrijohej një ambient për një luftë tëmpakompromis ndaj krimit ekorrupsionit që vegjetoi për dy dekada në politikë e ekonomi; dhe të realizohej një premtim për një shtet modern ku barazia sociale do vlente për të gjithë.
Mirëpo, pas gjithë këtij mandati u kuptua se ajo jo vetëm që nuk arriti të konsolidojë ndryshimin e premtuar, por, përkundrazi, “prodhoi” një sërë mangësish e defektesh institucionale, që dëshmuan jo vetëm paaftësi për të kapërcyer vështirësitë e “dhimbjeve” të tranzicionit, por edhe ato për luftimin e korrupsionit, pastaj ato për fillimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një kapitali moral e politik në raport me Shqipërinë. Qeverisja me fitore absolute, që ishte e vetmja e pasluftës, arriti me u shndërrua nga një shpresë e ndërtuar me, në një zhgënjim të papritur shoqëror dhe në një erozion të theksuar të besimit publik.
Nëse fillojmë të analizojmë shkaqet e një perceptimi jopolitik – sepse opozita ishte rënë në gjumë dogmatik – por të atij mediatik, i cili edhe ashtu e “menaxhonte” gjithë arkitekturën e kundërshtisë ndaj qeverisë, kuptojmë se qeveria, nga një retorikë e fortë politike me aktin dhe faktin e përfundimit të qeverisjes katërvjeçare, kishte kaluar në veprime të sofistikuara mediatike për të “mirëmbajtur” të arriturat në sferën e sigurisë e sidomos ato të shtrirjes së sovranitetit në veri të Kosovës.
Mirëpo, kur janë në pyetje ndërtimi i kanaleve të fuqishme e konkrete me grupet e interesit, e sidomos me shtresat që kishin ndikim dhe fuqizim në dialogun social, qeveria me veprimet e ndërmarra krijoi një perceptim që mediet antiqeveritare nuk ngurruan ta identifikojnë si autoritarizëm të institucionalizuar dhe si një populizëm avangard që për qëllim përfundimtar e ka jo zhvillimin, jo emancipimin, por centralizimin e pushtetit në duar të një njeriu.
Duhet thënë se këtij perceptimi, që në fakt ishte detyrim i opozitës dhe që e “lansuan” mediet antiqeveritare, qeveria iu kundërvu jo me argumente, por me iniciativa spektakolare që për qëllim kishin zhvendosjen e vëmendjes nga temat dhe preokupimet ekzistenciale ekonomike të qytetarëve, duke lënë pas anën e thellë institucionale dhe planifikimin. Kjo bëri që shoqëria të fillojë të polarizohet si asnjëherë më parë. Dhe ky tip polarizimi karakteristik, në vend që të fuqizojë të drejtat qytetare, pluralizmin e mendimit të lirë dhe relaksimin e raporteve politike, u shndërrua në ndarje sociale, smirë, gjuhë të egërsuar, cinizëm dhe apati sociale.
Kështu që, pavarësisht “kujdestarisë” që bënte establishmenti qeveritar përmes retorikës anti-korrupsion, vendimet e kontestuara në disa fusha (prokurimi publik, dialogu me Serbinë, emërimet në institucione) e dobësuan dhe e zbehën dukshëm, sidomos autoritetin moral të qeverisë.
Shto këtu edhe qëndrimin aspak fleksibil të qeveritarëve ndaj kritikës së herë pas hershme opozitare, e sidomos kritikave mediatike, që dorën në zemër më shumë ishin zhurmë sesa argument kontestues, u konsideruan dhe u propaganduan si sulme personale e jo si reflektim i nevojës për korrigjim e disiplinim të duhur. Natyrisht, qasja e tillë, në vend të një dialogu konstruktiv me gjitha këto vërejtje, sugjerime e rekomandime që nuk ishin përherë qëllimmira e korrekte, solli një izolim e vetëmjaftueshmëri – e për mos me thënë edhe një mbyllje e vetëkënaqësi absurde frojdiane.
Pra, mungesa e një vizioni të qartë, pragmatik e praktik dhe “aterimi” vetëm në temat dhe veprimet emergjente, afatshkurtra e improvizuese, pa ndonjë plan konkret zhvillimor – sidomos në ekonominë e rënduar, arsimin e degraduar, shëndetësinë e mjerueshme apo reformën e drejtësisë së vjetëruar – la gjurmët evidente të një vakumi strategjik për shtetin e pakonsoliduar të Kosovës.
Një tjetër dobësi apo mangësi që s’mund ta mohojë askush, ka të bëjë me tendencat evidente qeveritare për të centralizuar vendimmarrjen politike. Ku roli i transferimit të kompetencave institucionale në autoritetet ekzekutive u përpoq të “kontrabandohej” jo me marrëveshje të gjera politike që do ta zgjeronin kapacitetin e kontrollit demokratik, por me pompa mediatike qeveritare që u shoqëruan me terma eufemistikë.
Ideja e centralizimit, ashtu si e kuptoj unë, kishte jo përsosjen e kontrollit social e politik, por deformitetin e institucioneve që solli frikën publike nga vendimet e paanalizuara dhe pa ekspertiza paraprake. Duhet theksuar se dobësitë u shfaqën edhe në premtimet e dhëna në reformën e premtuar në drejtësi dhe në angazhimin për anti-korrupsionin. Prioritete këto strategjike qeveritare, që kishin zënë vend edhe në fushatat paraelektorale, tani rezultuan si të pamjaftueshme.
Një tjetër segment për të kritikuar qeverisjen, e që as opozita e as mediet kritike nuk i kushtuan vëmendje të duhur, ka të bëjë me analizën rreth menaxhimit të dobët të dialogut ndërkombëtar, e në veçanti me Serbinë. Fitohet përshtypja se qeveria dialogun me Serbinë dhe partnerët ndërkombëtarë shumë më shumë e shfrytëzoi për konsum të brendshëm sesa për të korrigjuar diçka nga veprimet e parardhësve që u kundërshtuan me afsh protestues.
Si përfundim, duhet theksuar se mandati i qeverisjes Kurti 2 dëshmon se retorika simbolike dhe entuziazmi politik që ai kishte përdorur gjatë historisë së promovimit të tij si karizmë e re premtuese, nuk arriti ta zëvendësojë në plotësi kapacitetin institucional me vizionin strategjik që e kishte premtuar gjatë mandatit qeverisës.
Për gjykimin sociologjik, mospërmbushja e këtij premtimi është edhe një sugjerim publik për nevojën e reflektimit dhe reformës thelbësore të politikës dhe qeverisjes në Kosovë. Se a do të mund ta realizojë këtë mision Kurti 3 në mandatin që po pretendon ta marrë, mbetet për t’u parë…
II.
(Kriza e opozitës kosovare: apatia, rivaliteti dhe mungesa e vizionit që shkatërruan shpresën qytetare)
Defekti apo dobësia më evidente e ish-opozitës kosovare gjatë qeverisjes Kurti 2, përveç paaftësisë për të gjetur një kauzë mobilizuese e motivuese për qytetarinë dhe shtetin e Kosovës, është ai i veprimit, operimit dhe imponimit të saj si koalicion interesash, e jo si subjekte unike politike që kanë identitet dhe petk të përafruar konceptual. Pikërisht ky proces i mosdetektimit apo mosidentifikimit të interesave reale, madje do të thosha edhe ekzistenciale, për njerëzit që përbëjnë shumicën e potencialit votues, ka prodhuar – përveç apatisë dhe indiferencës – edhe një lloj konfuzioni të çuditshëm, që qytetarët i ka bërë të hutuar, e deri diku edhe të painteresuar për të angazhuar më fuqishëm për të përkrahur platformat opozitare.
Opozita, në fakt, me këso qasje dhe me varfërinë e ofertës së saj politike, ndikoi shumë edhe në procesin e mosprofilizimit ideologjik. Thënë më ndryshe, gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes Kurti, opozita, në vend që të gjente diagnozën e shqetësimeve qytetare – që janë një “mal i tërë” në jetën e përditshme, si: kriza ekonomike, varfëria sistematike, rënia e standardit jetësor, mbijetesa e shtresave periferike – ajo u “mirëmbajt” edhe më tej me ikonografinë dhe folklorizmat e së kaluarës, si “lufta e lavdishme”, “filozofia rugoviane”, “meritat historike” etj. Kjo shkëputje nga realiteti social krijoi perceptimin dhe bindjen se opozita nuk është e denjë t’i artikulojë, siç duhet, nevojat dhe brengat reale të qytetarëve të rëndomtë.
Po ashtu, opozita, duke mos u interesuar për narrativa të reja zhvillimore, si p.sh. në sferën e ekonomisë në rënie, arsimit të degraduar apo procesit të shtetndërtimit të çaluar, ia kufizoi vetes pjesëmarrjen më dinamike në jetën politike, sociale e ekonomike të vendit.
Një tjetër dobësi, sipas vlerësimit tim sociologjik, lidhet me pamundësinë e saj për të krijuar figura morale, qoftë edhe me background simbolik – figura që do të imponoheshin si karizma të reja mobilizuese, e që do të mund të nxisnin presion mbi qeverinë, duke ndërtuar një alternativë të besueshme ndaj pushtetit. Në demokracitë tranzitore, opozita duhet të përfaqësojë jo vetëm kundërshtarin politik të pushtetit, por edhe peshoren morale dhe shoqërore të ofertës që ajo sjell në “tregun” ende të pakonsoliduar politik.
Opozita kosovare, në vend që të bashkërendonte veprimet, u fut në një rreth vicioz rivalitetesh brenda llojit dhe protagonizmash personale të lidershipit, që pasuan me gjuhë denigruese dhe “prodhimin” e stigmatizimeve e paragjykimeve paradoksale, që ishin krejt të parëndësishme dhe irelevante për proceset madhore në të cilat ndodhet Kosova.
Ky lloj individualizmi i tepruar, që arriti edhe te “veshët” e qytetarëve, e përcolli mesazhin e vetëkënaqësisë dhe vetëmjaftueshmërisë së të qenit pjesëmarrës, e jo konkurrues me ide, programe dhe oferta konkrete.
Mangësi tjetër evidente në jetën politike të opozitës është pa dyshim mungesa e një diskursi racional, aktiv dhe qytetar në komunikimin publik politik. Në shumicën e paraqitjeve të saj, gjatë gjithë mandatit opozitar, në vend të një gjuhe argumentuese, analitike dhe faktike, ajo ka imponuar një gjuhë impulsive, emocionale, populiste e akuzuese, duke e reduktuar kështu debatin politik në konflikt personalitetesh, jo në përplasje idesh, planesh e projektesh konkrete.
Kur kësaj i shtohet edhe shpërputhja midis retorikës dhe sjelljes reale politike, kuotojmë se ajo, kur fliste për transparencë dhe drejtësi, përballej përherë me kundërpërgjigje pragmatike e klienteliste nga ana e qeverisë. Kjo qasje, siç është bërë tashmë e dukshme, e ka eroduar shumë besimin publik dhe, ajo çfarë është edhe më shqetësuese, e ka instaluar cinizmin, smirën dhe inatin personal si gjendje psikologjike të jetës politike.
Ky rrugëtim pa krye, pa invencion dhe pa ide, këtë opozitë e “katapultoi” automatikisht drejt reagimeve impulsive e emocionale, gjë që nuk do duhej të ndodhte fare! Ky “film”, që u pa më së miri gjatë seancave të dështuara për krijimin e kryesisë së Kuvendit, në vend të kanalizohej drejt propozimeve konkrete për reforma atraktive e joshëse, u reduktua në inate, kryeneqësi dhe rivalitete tribale krahinore.
Në fund duhet theksuar se, si pasojë e mungesës së vizionit të qartë, ideve konkrete dhe projekteve alternative, perceptimi qytetar ndaj opozitës u formua jo si ndaj një alternative të mençur e koherente ndaj qeverisë aktuale, por vetëm si një reaksion emocional e i çastit ndaj pushtetit, që në zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të ndikojë shumë në (mos)përkrahje elektorale.
Në fakt, krizën e ish-opozitës kosovare nuk duhet parë vetëm si pasojë e humbjeve elektorale, por edhe si një simptomë sinjalizuese (për të mos thënë edhe alarmuese!) të një boshllëku të munguar organik me qytetarinë. Ngase, në shtetet si Kosova me një brishtësi evidente, roli dhe funksioni i opozitës nuk guxon të mbetet vetëm një lloj kujtimi ikonografik që përmbushet me folklorizma, e krahinarizma të së kaluarës, por, duhet të imponohet ekskluzivisht si një ndërgjegje emancipuese e tejet kritike ndaj proceseve dhe zhvillimeve të kohës…






