Kreu Blog Faqe 411

Qeveria foli për drejtësi, por qeverisi me moral, opozita kërkoi pushtet, por mrizoj në mungesë të ideve!

0

I.

Qeveria që foli për drejtësi, por qeverisi me retorikë e moral

Duke u nisur nga një konstatim i përgjithësuar se Qeverisë Kurti 2021–2025, më shumë i kanë bërë opozitën mediet sociale dhe ca “partizanë” që frekventojnë népër kuolaret e kinse shoqërisë civile që thithin fonde të dyshimta e të majme, se sa vetë opozita që e ka edhe obligim moralo-politik, duhet thënë se kjo qeveri që mori mandat të plotë, erdhi më shumë si rezultat i një perceptimi euforik që projektohej si shans historik, se sa me ndonjë program praktik e pragmatik që kishte nevojé Kosova. Program, përmes të cilit shpresohej shumë të krijohej një administratë e re dhe e ndershme; tënkrijohej një ambient për një luftë tëmpakompromis ndaj krimit ekorrupsionit që vegjetoi për dy dekada në politikë e ekonomi; dhe të realizohej një premtim për një shtet modern ku barazia sociale do vlente për të gjithë.

Mirëpo, pas gjithë këtij mandati u kuptua se ajo jo vetëm që nuk arriti të konsolidojë ndryshimin e premtuar, por, përkundrazi, “prodhoi” një sërë mangësish e defektesh institucionale, që dëshmuan jo vetëm paaftësi për të kapërcyer vështirësitë e “dhimbjeve” të tranzicionit, por edhe ato për luftimin e korrupsionit, pastaj ato për fillimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një kapitali moral e politik në raport me Shqipërinë. Qeverisja me fitore absolute, që ishte e vetmja e pasluftës, arriti me u shndërrua nga një shpresë e ndërtuar me, në një zhgënjim të papritur shoqëror dhe në një erozion të theksuar të besimit publik.

Nëse fillojmë të analizojmë shkaqet e një perceptimi jopolitik – sepse opozita ishte rënë në gjumë dogmatik – por të atij mediatik, i cili edhe ashtu e “menaxhonte” gjithë arkitekturën e kundërshtisë ndaj qeverisë, kuptojmë se qeveria, nga një retorikë e fortë politike me aktin dhe faktin e përfundimit të qeverisjes katërvjeçare, kishte kaluar në veprime të sofistikuara mediatike për të “mirëmbajtur” të arriturat në sferën e sigurisë e sidomos ato të shtrirjes së sovranitetit në veri të Kosovës.

Mirëpo, kur janë në pyetje ndërtimi i kanaleve të fuqishme e konkrete me grupet e interesit, e sidomos me shtresat që kishin ndikim dhe fuqizim në dialogun social, qeveria me veprimet e ndërmarra krijoi një perceptim që mediet antiqeveritare nuk ngurruan ta identifikojnë si autoritarizëm të institucionalizuar dhe si një populizëm avangard që për qëllim përfundimtar e ka jo zhvillimin, jo emancipimin, por centralizimin e pushtetit në duar të një njeriu.

Duhet thënë se këtij perceptimi, që në fakt ishte detyrim i opozitës dhe që e “lansuan” mediet antiqeveritare, qeveria iu kundërvu jo me argumente, por me iniciativa spektakolare që për qëllim kishin zhvendosjen e vëmendjes nga temat dhe preokupimet ekzistenciale ekonomike të qytetarëve, duke lënë pas anën e thellë institucionale dhe planifikimin. Kjo bëri që shoqëria të fillojë të polarizohet si asnjëherë më parë. Dhe ky tip polarizimi karakteristik, në vend që të fuqizojë të drejtat qytetare, pluralizmin e mendimit të lirë dhe relaksimin e raporteve politike, u shndërrua në ndarje sociale, smirë, gjuhë të egërsuar, cinizëm dhe apati sociale.

Kështu që, pavarësisht “kujdestarisë” që bënte establishmenti qeveritar përmes retorikës anti-korrupsion, vendimet e kontestuara në disa fusha (prokurimi publik, dialogu me Serbinë, emërimet në institucione) e dobësuan dhe e zbehën dukshëm, sidomos autoritetin moral të qeverisë.

Shto këtu edhe qëndrimin aspak fleksibil të qeveritarëve ndaj kritikës së herë pas hershme opozitare, e sidomos kritikave mediatike, që dorën në zemër më shumë ishin zhurmë sesa argument kontestues, u konsideruan dhe u propaganduan si sulme personale e jo si reflektim i nevojës për korrigjim e disiplinim të duhur. Natyrisht, qasja e tillë, në vend të një dialogu konstruktiv me gjitha këto vërejtje, sugjerime e rekomandime që nuk ishin përherë qëllimmira e korrekte, solli një izolim e vetëmjaftueshmëri – e për mos me thënë edhe një mbyllje e vetëkënaqësi absurde frojdiane.

Pra, mungesa e një vizioni të qartë, pragmatik e praktik dhe “aterimi” vetëm në temat dhe veprimet emergjente, afatshkurtra e improvizuese, pa ndonjë plan konkret zhvillimor – sidomos në ekonominë e rënduar, arsimin e degraduar, shëndetësinë e mjerueshme apo reformën e drejtësisë së vjetëruar – la gjurmët evidente të një vakumi strategjik për shtetin e pakonsoliduar të Kosovës.

Një tjetër dobësi apo mangësi që s’mund ta mohojë askush, ka të bëjë me tendencat evidente qeveritare për të centralizuar vendimmarrjen politike. Ku roli i transferimit të kompetencave institucionale në autoritetet ekzekutive u përpoq të “kontrabandohej” jo me marrëveshje të gjera politike që do ta zgjeronin kapacitetin e kontrollit demokratik, por me pompa mediatike qeveritare që u shoqëruan me terma eufemistikë.

Ideja e centralizimit, ashtu si e kuptoj unë, kishte jo përsosjen e kontrollit social e politik, por deformitetin e institucioneve që solli frikën publike nga vendimet e paanalizuara dhe pa ekspertiza paraprake. Duhet theksuar se dobësitë u shfaqën edhe në premtimet e dhëna në reformën e premtuar në drejtësi dhe në angazhimin për anti-korrupsionin. Prioritete këto strategjike qeveritare, që kishin zënë vend edhe në fushatat paraelektorale, tani rezultuan si të pamjaftueshme.

Një tjetër segment për të kritikuar qeverisjen, e që as opozita e as mediet kritike nuk i kushtuan vëmendje të duhur, ka të bëjë me analizën rreth menaxhimit të dobët të dialogut ndërkombëtar, e në veçanti me Serbinë. Fitohet përshtypja se qeveria dialogun me Serbinë dhe partnerët ndërkombëtarë shumë më shumë e shfrytëzoi për konsum të brendshëm sesa për të korrigjuar diçka nga veprimet e parardhësve që u kundërshtuan me afsh protestues.

Si përfundim, duhet theksuar se mandati i qeverisjes Kurti 2 dëshmon se retorika simbolike dhe entuziazmi politik që ai kishte përdorur gjatë historisë së promovimit të tij si karizmë e re premtuese, nuk arriti ta zëvendësojë në plotësi kapacitetin institucional me vizionin strategjik që e kishte premtuar gjatë mandatit qeverisës.

Për gjykimin sociologjik, mospërmbushja e këtij premtimi është edhe një sugjerim publik për nevojën e reflektimit dhe reformës thelbësore të politikës dhe qeverisjes në Kosovë. Se a do të mund ta realizojë këtë mision Kurti 3 në mandatin që po pretendon ta marrë, mbetet për t’u parë…

II.

(Kriza e opozitës kosovare: apatia, rivaliteti dhe mungesa e vizionit që shkatërruan shpresën qytetare)

Defekti apo dobësia më evidente e ish-opozitës kosovare gjatë qeverisjes Kurti 2, përveç paaftësisë për të gjetur një kauzë mobilizuese e motivuese për qytetarinë dhe shtetin e Kosovës, është ai i veprimit, operimit dhe imponimit të saj si koalicion interesash, e jo si subjekte unike politike që kanë identitet dhe petk të përafruar konceptual. Pikërisht ky proces i mosdetektimit apo mosidentifikimit të interesave reale, madje do të thosha edhe ekzistenciale, për njerëzit që përbëjnë shumicën e potencialit votues, ka prodhuar – përveç apatisë dhe indiferencës – edhe një lloj konfuzioni të çuditshëm, që qytetarët i ka bërë të hutuar, e deri diku edhe të painteresuar për të angazhuar më fuqishëm për të përkrahur platformat opozitare.

Opozita, në fakt, me këso qasje dhe me varfërinë e ofertës së saj politike, ndikoi shumë edhe në procesin e mosprofilizimit ideologjik. Thënë më ndryshe, gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes Kurti, opozita, në vend që të gjente diagnozën e shqetësimeve qytetare – që janë një “mal i tërë” në jetën e përditshme, si: kriza ekonomike, varfëria sistematike, rënia e standardit jetësor, mbijetesa e shtresave periferike – ajo u “mirëmbajt” edhe më tej me ikonografinë dhe folklorizmat e së kaluarës, si “lufta e lavdishme”, “filozofia rugoviane”, “meritat historike” etj. Kjo shkëputje nga realiteti social krijoi perceptimin dhe bindjen se opozita nuk është e denjë t’i artikulojë, siç duhet, nevojat dhe brengat reale të qytetarëve të rëndomtë.

Po ashtu, opozita, duke mos u interesuar për narrativa të reja zhvillimore, si p.sh. në sferën e ekonomisë në rënie, arsimit të degraduar apo procesit të shtetndërtimit të çaluar, ia kufizoi vetes pjesëmarrjen më dinamike në jetën politike, sociale e ekonomike të vendit.

Një tjetër dobësi, sipas vlerësimit tim sociologjik, lidhet me pamundësinë e saj për të krijuar figura morale, qoftë edhe me background simbolik – figura që do të imponoheshin si karizma të reja mobilizuese, e që do të mund të nxisnin presion mbi qeverinë, duke ndërtuar një alternativë të besueshme ndaj pushtetit. Në demokracitë tranzitore, opozita duhet të përfaqësojë jo vetëm kundërshtarin politik të pushtetit, por edhe peshoren morale dhe shoqërore të ofertës që ajo sjell në “tregun” ende të pakonsoliduar politik.

Opozita kosovare, në vend që të bashkërendonte veprimet, u fut në një rreth vicioz rivalitetesh brenda llojit dhe protagonizmash personale të lidershipit, që pasuan me gjuhë denigruese dhe “prodhimin” e stigmatizimeve e paragjykimeve paradoksale, që ishin krejt të parëndësishme dhe irelevante për proceset madhore në të cilat ndodhet Kosova.

Ky lloj individualizmi i tepruar, që arriti edhe te “veshët” e qytetarëve, e përcolli mesazhin e vetëkënaqësisë dhe vetëmjaftueshmërisë së të qenit pjesëmarrës, e jo konkurrues me ide, programe dhe oferta konkrete.

Mangësi tjetër evidente në jetën politike të opozitës është pa dyshim mungesa e një diskursi racional, aktiv dhe qytetar në komunikimin publik politik. Në shumicën e paraqitjeve të saj, gjatë gjithë mandatit opozitar, në vend të një gjuhe argumentuese, analitike dhe faktike, ajo ka imponuar një gjuhë impulsive, emocionale, populiste e akuzuese, duke e reduktuar kështu debatin politik në konflikt personalitetesh, jo në përplasje idesh, planesh e projektesh konkrete.

Kur kësaj i shtohet edhe shpërputhja midis retorikës dhe sjelljes reale politike, kuotojmë se ajo, kur fliste për transparencë dhe drejtësi, përballej përherë me kundërpërgjigje pragmatike e klienteliste nga ana e qeverisë. Kjo qasje, siç është bërë tashmë e dukshme, e ka eroduar shumë besimin publik dhe, ajo çfarë është edhe më shqetësuese, e ka instaluar cinizmin, smirën dhe inatin personal si gjendje psikologjike të jetës politike.

Ky rrugëtim pa krye, pa invencion dhe pa ide, këtë opozitë e “katapultoi” automatikisht drejt reagimeve impulsive e emocionale, gjë që nuk do duhej të ndodhte fare! Ky “film”, që u pa më së miri gjatë seancave të dështuara për krijimin e kryesisë së Kuvendit, në vend të kanalizohej drejt propozimeve konkrete për reforma atraktive e joshëse, u reduktua në inate, kryeneqësi dhe rivalitete tribale krahinore.

Në fund duhet theksuar se, si pasojë e mungesës së vizionit të qartë, ideve konkrete dhe projekteve alternative, perceptimi qytetar ndaj opozitës u formua jo si ndaj një alternative të mençur e koherente ndaj qeverisë aktuale, por vetëm si një reaksion emocional e i çastit ndaj pushtetit, që në zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të ndikojë shumë në (mos)përkrahje elektorale.

Në fakt, krizën e ish-opozitës kosovare nuk duhet parë vetëm si pasojë e humbjeve elektorale, por edhe si një simptomë sinjalizuese (për të mos thënë edhe alarmuese!) të një boshllëku të munguar organik me qytetarinë. Ngase, në shtetet si Kosova me një brishtësi evidente, roli dhe funksioni i opozitës nuk guxon të mbetet vetëm një lloj kujtimi ikonografik që përmbushet me folklorizma, e krahinarizma të së kaluarës, por, duhet të imponohet ekskluzivisht si një ndërgjegje emancipuese e tejet kritike ndaj proceseve dhe zhvillimeve të kohës…

Qeveria foli për drejtësi, por qeverisi me moral, opozita kërkoi pushtet, por mrizoj në mungesë té ideve!

Ec e merri vesh…”politikanët” e tërbuar, b(analistët, gazetarucët dhe piromanët e REP (ub) lajkes!

0
Ata, analiste, gazetare… do e kallin edhe shtepine e tyre, dhe jo veten…, per tu zgerdhire me vone se prognozat e tyre ne leter ishin te sakta…
Ka njerez qe nuk besojne se eshte luftuar ne Kosove, dhe se pavaresia u fitua nga lutjet tona te perditshme te clirimit… Mire ju thoni se politika paqesore cliroi Kosoven dhe se paqe kishte atehere? Po pse nuk intervenuan forcat multinacionale atehere, pse eshte dashur te masakrohen dhe te vdesin gjithe ata njerëz? Pse eshte dashur te krijohet Gjykata Nderkombetare per krime Lufte? Dhe se vendimet e saj jane te papranueshme per disa pseudo intelektuale, analista gazetare …, ngase nuk jane te pajtueshme me instiktin e tyre… Disa te tjere afer tyre thone, se ne nuk u cliruam, por na cliroi NATO-ja, nuk iu besojne as heroizmave autoktone, as heronjeve vendore, as varrezave dhjetmijeshe, thone na cliruan te huajt…, athua pse na cliruan ?
Pergjigjen e dine disa pseudo intelektuale, shkrimtare, analista e gazetare shqiptare dhe me instiktin e tyre e din kush ishin vrases, e kush clirimtar, dhe se po ata te vetequajtur intelektuale, analiste e gazetare, te tille cfare jane, do e kishin bere kete me lehte, me shkrimet e tyre autoriale dhe me citimin e autoreve te huaj… Dhe te njejtit vendosin ngjarjet si duan vet, edhe i japin te drejte vetes-te drejten autoriale se kush jane patriote te vertet, e kush skizofrene, kush eshte dashur te vdes e kush te jetoje… Po keta edhe sot luten te “lulezoje” Kosova, dhe do ta bejne Zvicer me instiktin e tyre prej “intelektuali politikane”…
Pse ju shqetesojne te tillet, ata nuk bejne gje te lige, ata dijne vetem te trazojne, une nuk i quaj as te semure, se nuk jane. Atyre deri me tash askush nuk ua vuri vemendjen, qe ishin dikushi…jane te kompleksuar, ata me medje dhe me fjale kane kallur Romen…, nuk jane te semure por jane piromane-analiste e gazetare, ata do e kallin edhe shtepine e tyre, jo veten…, per tu zgerdhire me vone se prognozat e tyre ne leter ishin te sakta… @followers

The Shepparton Advertiser (1943) / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Tetor 2025 

“The Shepparton Advertiser” ka botuar, të martën e 31 gushtit 1943, në faqen n°2, një shkrim asokohe rreth objektivave të krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Krijimi i Shoqatës së Lirë Shqiptare.

Inkurajimi i besnikërisë ndaj Australisë.

Burimi : The Shepparton Advertiser, e martë, 31 gusht 1943, faqe n°2

Burimi : The Shepparton Advertiser, e martë, 31 gusht 1943, faqe n°2

Inkurajimi i besnikërisë ndaj Australisë dhe studimi i zakoneve dhe ligjeve angleze dhe australiane janë qëllimet e shqiptarëve që formuan Shoqatën e Lirë Shqiptare të dielën në mbrëmje në Shepparton. Një mbledhje prej 17 £ u bë për Spitalin Mooroopna.

U ra dakord për objektivat e mëposhtme :

  1. Në përgjithësi, promovimin e interesave të banorëve shqiptarë në Australi.
  1. Ofrimin e ndihmës së ndërsjellë për vendosjen si qytetarë australianë të anëtarëve të komunitetit shqiptar.
  1. Ofrimin e ndihmës për shqiptarët e varfër dhe në nevojë.

Burimi : The Shepparton Advertiser, e martë, 31 gusht 1943, faqe n°2

Burimi : The Shepparton Advertiser, e martë, 31 gusht 1943, faqe n°2

  1. Promovimin e studimit të gjuhës angleze dhe njohuritë e zakoneve dhe ligjeve australiane.
  1. Inkurajimin e besnikërisë ndaj Australisë dhe organizimin e mbështetjes për vazhdimin me sukses të luftës.
  1. Përmirësimin e metodave bujqësore dhe prodhimin e produkteve të tjera parësore.
  1. Nëpërmjet Kryqit të Kuq ose çdo kanali tjetër të disponueshëm ligjërisht, ofrimin e ndihmës për gratë dhe të afërmit e shqiptarëve që banojnë në Australi, të cilët mbeten në Shqipëri dhe po vuajnë nga pasojat e pushtimit të vendit.
  1. Bashkimin nëpërmjet anëtarësimit me organizata të tjera me objektiva të ngjashme, përfshirë Shoqatën e Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  1. Ofrimin e përfitimeve të tjera shpirtërore dhe materiale ndaj anëtarëve që mund të përcaktohen herë pas here.

U zgjodh komiteti i mëposhtëm :

Kryetar : Rakip Beqiri

Nënkryetar : Ali Maliqi

Sekretar : Guri Andreasi

Ndihmës sekretar : Hysen Saliu

Arkëtar : Bepshe (Beqir) Ahmeti

Bordi ekzekutiv : Shaqir Ibrahimi, Ali Myrtezaj, Nazif Avdyli, Muhamet H. Mulla, Qani Hasani, Zyrap Maxhiu dhe Harry M. Ismaili.

“Turqelitë” e sektit hanefi në kuadër të “xhematit” me frymë të Nikolla Pashiqit

3
Tim Shkupi, Shkup
____
Turqelit e sektit hanefi të fesë së turkut, në kuadër të xhemijetit me frymë të Nikolla Pashiqit, duke u munduar të poshterojnë shqiptarin e besimit hanefi, pronarin e TV Uskanës, ata vetëm kanë poshtëruar vetveten për ta bindur secilin shqiptar se janë mbetje turko-osmane në Maqedoni, asgje me shumë.
Tani jam thellë i bindur se pronari i TV Uskanës, z. Munir Mehdiu, do te reflekton dhe do ta pranon me lehtësi që të ndahet nga shqipfolësit me fe të turkut, pasi e ka kuptuar se Kurani ka zbritur në metodën e qartë arbërore, e jo në gjuhen arabisht të lugatit.
Po ku e marrin vesh turqelit, mbetjet osmane, zanin, frymën dhe germën e Kuranit.
SHQIPTARËT KANË KIBLE SHQIPTARINË, JU KENI KIBLEN TE GURI I ZI NË QABE!
KA FILLUAR NDARJA, KOT E KENI, NUK MUND TË ËNDRRONI, LËRE TË THIRRENI SE JENI SHQIPTARË.
Është normale se në fillim të kësaj ndarje ekzistojnë disa paqartësi, pasi ka shqiptarë me fe Shqiptare, që për shkak të interesave personale, por edhe për shkak të programimit, gabimisht janë rreshtuar te 91 mijë votat e muslimanëve të xhemijetit me fe të turkut.
Njejtë edhe te 114 mijë votat e shqiptarëve me Fe shqiptare mund të jetë rreshtuar ndonjë musliman me fe të turkut, por nuk besoj se numri i tyre është i madh. Për shkak se shqipfolësit me Fe të turkut shqiptarinë dhe shtetin Shqiptar e konsiderojne si dicka QUFËR, që e ka rrezuar flamurin e tyre La ilahe il-l allah me yll e hënë.
DO TË VJEN DITA KUR DO TA KENI TË NDALUAR ME LIGJ ME I PËRDORË SIMBOLET, FOLKLORIN SHQIPTAR PËR INTERESAT E FESË SË TURKUT NË MAQDONI!!!
Kan være et bilde av en eller flere personer og tekst som sier 'SHQIPTARIA NUK ESHTE SEKT, ISLAMI ESHTE SEKT FESE SẼ TURKUT Pamfleti.Mk 21h Pamnetian Follow Tim Shkupi po e shton xhematin e tijë, kësaj radhe me pronarin e Uskanës Munir Mehdiu. janë sekti Ahmetist i Tim Shkupit. JU JENI Te MILETIT TYRK HYZMEÇARE Te MICKOSKIT Rastauran τιΜ SHKUPI ESHTE IMAM I SHOIPTAREVE NE MAQEDONI, SHQIPERI, KOSOVE, EVROPE, AMERIKE, SPANJE DHE KOLLOMBI'

Ta ndërtojmë të renë mbi gërmadhat e kësaj klase politike!

1

Florim Zeqa

Kosova e pasluftës është kthyer në një gërmadhë politikanësh të pavlerë dhe pa dinijitet njerëzor. Uzurpatorët e lirisë sonë po mendojnë se do të qëndrojnë përjetësisht në krye të institucioneve shtetërore, të cilat i kanë kapur tmerrësisht dhe në mënyrën më primitive!

Nuk kanë të ndalur hipokrizitë e politikanëve karrierist

Edhe pse kanë kaluar 26 vjet nga përfundimi i luftës, ndikimi i uzurpatorëve të lirisë sonë është i madh dhe i fuqishëm në sundimin e çdo pore të jetës në Kosovë!

Këta njerëz me ndikim, përveqse janë të paaftë politikisht, akoma më të paaftë janë në aspektin intelektual!

Injorantët e veshur me petkun e politikanit e morën në qafë një popullatë të tërë!

Përveqse e lanë shtetin pa zhvillim ekonomik, i venitën të gjitha shpresat e popullatës për jetë në Kosovë!

Si pasojë e kësaj, në kokat e njerëzve që jetojnë në Kosovë ka mbetur vetëm një shpresë-ajo e largimit nga vendi si shpëtim nga uzurpatorët e lirisë, nga të fortët e politikës, të cilët vendosin për gjithçka në Kosovë!

Zgjedhjet mbahen sa për sy e faqe, rezultatet i kurdisin nën tavolinë!

Vendosin se kush do të bëhet asambleist e kush jo!

Vendosin dhe e ndajnë tallin zgjedhor në procesin e balotazhit pas zgjedhjeve komunale, dhe aty ku u ka mbetur mangu vota e kontrabandojnë nga njëri pol në tjetrin!

Pavarësisht cila parti dhe cili kandidat i ka fituar zgjedhjet, rivalët politikë do të bashkëqeverisin në shumicën e komunave të Kosovës, duke e lënë të ndarë dhe të përqarë një popullatë të tërë!

Gjthmojnë kur politikanët matrapaz duan ta kontrabandojnë vullnetin e elektoratit, e arsyetojnë “për të mirën e qytetarëve”, të cilët as që i pyet më kush pas procesit zgjedhor!

Për habi qytetarët heshtin, nuk e ngrisin zërin ndaj padrejtësive

Heshtja e qytetarëve rrezikon ta dërgojë në humnerën e pakthim këtë vend!

Populli ynë i shumëvuajtur, i mësuar t’u mbijetojë pushtimeve të huaja, sikur i janë adaptuar sistemit korruptiv dhe uzurpativ të politikanëve të pasluftës!

Kur ju themë politikanë të pasluftës, kjo i nënkupton të gjithë politikanët dhe të gjitha partitë pa dallim, të cilat janë shkaktare të katandisjes së vendit dhe thyerëse të shpresave të qytetarëve!

Politikanët e pasluftës e kanë personalizuar çdo të arritur të përbashkët, që nga rezistenca paqesore e viteve të ‘90-ta, luftën e lavdishme çlirimtare, shtetformimin dhe shtetndërtimin duke abuzuar me institucionet e shtetit!

Të vetmën gjë që nuk mundën ta përvetësojnë dhe personalizojnë uzurpatorët e lirisë është intervenimi i forcës më të madhe ushtarake dhe politike në botë-NATO-s, e cila na erdhi si mrekulli nga qielli!

E kush e kishte thënë më mirë dhe më bukur sesa Akademik Mark Krasniqi, po citoj: “Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët”.

ADN shpresë dhe forcë e ndryshimit politik

Nëse duam ta mundim të keqën që na ka mbërthyer, atëhere nuk duhet të lejohet që të nëpërkëmbën edhe më tutje vlerat e mirëfillta kombëtare dhe njerëzore në vendin tonë.

Ndryshimet pozitive nuk pikin nga qielli, atyre duhet bërë mundin që të ndodhin!

Uzurpatorët e institucioneve dhe dhunuesit e votës së lirë në demokraci duhet ta marrin dënimin e merituar me largimin e tërësishëm nga skena politike!

Mbase është momenti i fundit që të mobilizohemi dhe të ngrihemi përsëri si popull liridashës në mbrojtje të shtetit dhe identitetit tonë kombëtar, ngashëm sikur në vitet e ’90-ta për ta ç’rrënjosur të keqën përmes një nisme të re politike, ashtu siq e kam ideuar dhe projektuar me kujdes gjatë viteve të fundit!

Kjo është Alternativa Demkratike për Ndryshim (ADN).

Jam i vetëdijshëm se kjo nuk është aspak e lehtë të arrihet në përballje uzurpatorët e shtetit, të organizuar në formë piramidale përmes sistemit korruptiv nga lartë poshtë!

Ne ndryshimin do ta fillojmë nga baza elektorale, pra nga poshtë e deri në nivelet më të larta. Që i bie se, kjo mënyrë e ndryshimit është më e vështirë, por më e sigurtë për zhbërjen e strukturave të dështuara politike nga niveli lokal deri tek ai qendror.

Mobilizimi i popullatës rreth ADN-së është imperativ i ngutshëm kohor nëse duam që të kemi shtet ligjor dhe demokratik, ku pushtetarët i kanë frikën prokurorisë dhe gjykatave e jo të ndodhë e kundërta sikur deri më tani, që sistemi i drejtësisë t’i ketë frikën pushtetit dhe të fortëve të politikës që e kontrollojnë (pu)shtetin dhe çdo pore të jetës në Kosovë.

Nuk paska fituar Rufki Suma në Han të Elezit, komandant i luftës së UÇK-së, që qytezës ia hoqi “Gjeneral Jankoviqin”

0
Bashkim Fazliu, Ferizaj
***
“Gjeneral Jankoviç” – ka qenë deri në 2010-ën emri i Hanit të Elezit, e maskuar si kinse emër në gjuhën serbe.
Dhe këtë emër të kriminelit Jankoviç, – ushtria gjakatare e të cilit e pushtoi Kosovën pas vitit 1912, e ka hequr me këmbëngulje dhe luftë politike, demokratike e ligjore RUFKI SUMA, i cili për fat të keq të qytetarëve të Hanit të Elezit, i paska “humbur” zgjedhjet për pak vota.
Pra, humbet njeriu që ua ka heq “Gjeneral Jankoviçin” dhe i cili është kryetari komunal më i pakorruptuar në histori të Kosovës, duke qenë edhe Komandant i asaj ane, gjatë luftët së UÇK-së.
Kjo sinqerisht është për t’u diskutuar!
Morra shkas të shkruaj pasi e pashë një titull portali, ku Gjykata Supreme ia kishte refuzuar një ankesë me një shqetësim koxha të pranueshëm dhe lehtë i verifikueshëm nga KQZ – t’i kontrollonte librat! Dhe kur ta mendon njeriu, çfarë sistemi gjykatësisht ka krijuar kjo shoqëri mosvet.
Mos të harroj, se gjykatës të kësaj Gjykate Supreme në lëndën time kanë bërë asi gabimi faktit sa që ma kanë shënuar se”nuk jam i certifikuar nga KQZ”. Veq paramendoni se duar të kujt është drejtësia! Por unë nuk ndalem dhe nuk jam ndalë! Do t’ia qes fytyrën e vërtetë këtij sistemi të krimbur!!!
Më vjen keq për qytetarët e Hanit të Elezit për këtë lëshim që kanë bërë ndaj z. Suma dhe veq uroj që t’ketë qenë zgjedhje e tyre e lirë!
Dhe sigurisht nuk dua të besoj se ka të tillë në Han të Elezit që nuk janë të kënaqur me heqjen e emrit Gjeneral Jankoviç. Ashtu sikur nuk dua të besoj se ka të tillë edhe në Ferizaj që nuk duan ta heqin emrin e pushtuesit, emrin Urosevac.
___
Më 24.10.2025

Falenderim për Drinin i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu” (Lugano – Ticino)

1

FALËNDERIM I VEÇANTË PËR PORTALIN DRINI nga Sak Muji – në emër të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu” (Lugano – Ticino) Në emër të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu” dhe të Shkollës Shqipe të Luganos, shpreh mirënjohjen e veçantë ndaj Portalit DRINI për publikimin dinjitoz dhe profesional të Deklaratës Satirike Publike, në dy gjuhë – shqip dhe italisht, lidhur me rastin e dy islamo-radikalëve që do të gjykohen më 3 dhe 4 nëntor 2025 në Bellinzonë, kryeqytetin e drejtësisë zvicerane. Ky publikim i portalit DRINI është shembull i lirisë së shprehjes, i kurajos qytetare dhe profesionalizmit mediatik, duke përçuar mesazhin tonë të qartë: 👉 Shqiptarët nuk janë predikues të urrejtjes, por bartës të kulturës, dijes dhe punës! Falënderime të veçanta për redaksinë e Drini.us, që me ndjeshmëri kulturore dhe respekt institucional, e përcolli me nivel europian këtë Deklaratë Satirike në mbrojtje të dinjitetit kombëtar shqiptar në Zvicër.

🇨🇭

Sak Muji (Sylë Mujaj) Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu” Në bashkëpunim me Shkollën Shqipe të Luganos Kanton Ticino, tetor 2025 🌹 RINGRAZIAMENTO SPECIALE AL PORTALE DRINI da Sak Muji – a nome dell’Associazione Culturale Albanese “Aleksandër Moisiu” (Lugano – Ticino) A nome dell’Associazione Culturale Albanese “Aleksandër Moisiu” e della Scuola Albanese di Lugano, esprimo il mio sincero e profondo ringraziamento al Portale DRINI per la pubblicazione dignitosa e professionale della Dichiarazione Pubblica Satirica, in due lingue – albanese e italiana, riguardante il caso dei due islamo-radicali che saranno processati il 3 e 4 novembre 2025 a Bellinzona, capitale della giustizia svizzera. Questa pubblicazione del portale DRINI è un esempio di libertà di espressione, coraggio civico e professionalità giornalistica, trasmettendo il nostro messaggio con chiarezza e dignità: 👉 Gli albanesi non sono predicatori d’odio, ma portatori di cultura, conoscenza e lavoro! Un ringraziamento particolare alla redazione di Drini.us, che con sensibilità culturale e rispetto istituzionale, ha diffuso con livello europeo questa Dichiarazione Satirica, a difesa della dignità nazionale albanese in Svizzera. 🇨🇭 Sak Muji (Sylë Mujaj) Presidente dell’Associazione Culturale Albanese “Aleksandër Moisiu” In collaborazione con la Scuola Albanese di Lugano Cantone Ticino, ottobre 2025

Pacifizmi i rremë dhe pushka e drejtësisë: nga frika te qëndresa

4
Nga: Xhemil Zeqiri
___

Pa Adem Jasharin, Kosova sot do të kishte ende policë dhe ushtarë serbë – ndërsa pacifistët do të mbanin konferenca shtypi për “paqe” në hijen e okupimit.

Thank you for reading this post, don’t forget to subscribe!Në çdo kohë, tradhtia ka veshur maska të ndryshme. Disa e quajnë “mençuri politike”, të tjerë “pacifizëm”. Por në thelb, është e njëjta frikë e vjetër që na është shitur si urtësi kombëtare.

Kujtojmë kohën kur disa “udhëheqës” predikonin qetësinë dhe durimin, duke frikësuar popullin me parashikime apokaliptike: “Mos ia prishni qejfin Serbisë, se për dy orë na vret 300 mijë shqiptarë!” – kështu e përtypnin frikën e tyre dhe ia ushqenin një kombi të shtypur.

Por historia nuk shkruhet me frikë. Historia shkruhet me qëndresë. Dhe pikërisht atëherë kur “pacifistët” paralajmëronin shfarosje, Adem Jashari – Komandanti i pavdekshëm – ngriti pushkën e lirisë në Prekaz, bashkë me familjen e tij. Në emër të UÇK-së dhe të gjithë shqiptarëve, ai ia ktheu pushkën Serbisë fashiste.

Dy vite luftë, 12 mijë të vrarë, qindra fshatra të djegura – por liria u fitua. Nëse do ta kishim ndjekur logjikën e “pacifistëve” që llogarisnin frikën me orë, Serbia do të kishte vrarë “miliarda” shqiptarë vetëm në lapsin e tyre të përkulur. Por realiteti e rrëzoi mitin e frikës: pushka e drejtësisë është më e fortë se çdo fjalë e servilizmit.

Po të mos ishte Komandanti legjendar Adem Jashari, sot Kosova do të kishte ende polici e ushtri serbe nëpër rrugët e saj. Sepse, për “pacifistët rugovistë”, mjaftonte që të mbaheshin konferenca shtypi çdo të premte në ora 12:00 – pikërisht në të njëjtën orë kur fundamentalistët thërrisnin në arabisht nga xhamitë. Kjo nuk ishte rastësi, por pjesë e një taktike të mirëmenduar serbe: t’i jepej Rugovës hapësirë për konferenca dhe takime me delegacione ndërkombëtare në ato orë, për t’u “vërtetuar” propaganda serbe se shqiptarët gëzonin të gjitha të drejtat, por në Kosovë ekzistonin “lëvizje islamike ekstremiste”. Një farsë e përkryer propagandistike, që synonte ta paraqiste okupimin si “luftë kundër terrorizmit”.

Por historia foli vetë. Nuk ishin as konferencat e së premtes, as deklaratat “paqësore” që e sollën lirinë. Ishte pushka e Jasharajve, gjaku i dëshmorëve dhe vendosmëria e popullit që nuk pranoi të jetonte më nën çizmen e pushtuesit.

Sot, kushdo që përpiqet të rishkruajë historinë e luftës, duke e zbukuruar me fjalë boshe “paqësore”, bën po të njëjtin gabim si dikur: harron se pa pushkën e Prekazit, nuk do të kishte as flamur, as liri, as Republikë të Kosovës.

Lista Serbe “Kalë Troje” për justifikimin e dështimeve në formimin e institucioneve!

0

Florim Zeqa

Duhet me qenë tepër naiv për të besuar atë që po e thotë presidentja Vjosa Osmani, se kinse vonesat në krijimin e institucioneve janë duke u shkaktuar nga Lista Serbe!

Ëndrra me “sy hapur” e Presidentes

Deklarata e Vjosa Osmanit: ”Vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton jo vetëm interesat e Kosovës por të gjithë qytetarëve përfshirë edhe serbët që jetojnë në Kosovë”, është një hipokrizi e kulluar!

Vonesat nuk janë për shkak të Listës Serbe por për shkak të mungesës së numrave të ish partive shqiptare në pushtet dhe atyre në opozitë!

Shkaqet e vonesave janë të qarta, ish partia në pushtet me aleatët e saj, gjegjësisht LVV+G+A nuk i kanë numrat për formimin e qeverisë, sikurse që nuk i kanë as ish partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK.

Ish partitë opozitare përveqse nuk i kanë numrat, ju mungon edhe koordinimi si forcë opozitare në Kuvend!

Prandaj partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, fajin për paaftësinë e saj në formimin e qeverisë po tenton ta hudhë tek Lista Serbe!

Nuk kemi mbetur që afro 9 muaj pa qeveri me mandat fuqiplotë shkaku i Listës Serbe, por shkaku i egove dhe inateve personale të liderëve partiakë, të cilët kot thirren në patriotizmin fallco të tyre që ua mundësuan 120 deputetëve t’i marrin pagat e plota për 9 muaj rresht duke e dëmtuar buxhetin e shtetit pa bërë asgjë për të mirën e vendit dhe qytetarëve!

Bazuar në ketë, atëherë lirisht mund të themi se armiqt më të mëdhenj të shtetit të Kosovës janë partitë shqiptare që e konsiderojnë shtetin e tyre si ‘plaçkë lufte’ e jo si Atdhe të tyre!

Përtej kësaj janë kalukulimet personale të Vjosa Osmanit, e cila është duke e pshtjelluar lëmshin më qëllim deri në arritjen e afatit kohor, që e synon ajo rizgjedhjen e sërishme në postin e Presidentes së shtetit!

Pra, problemi nuk është tek Lista Serbe, por tek krerët shtetëror dhe partiakë që janë duke lozur bixhoz me fatin e shtetit dhe të qytetarëve për interesat e tyre personale!

Kjo qasje hipokrite e presidentes me kalkulimet e kryeministrit në njërën anë dhe kalkulimet e liderëve partiakë në anën tjetër janë shkaktarët kryesorë për vonesat e skandaloze në konstituimin e Kuvendit dhe në krijimin e institucioneve të reja shtetërore, përkatësisht, të krijimit të Qeverisë me mandat të plotë nga legjislatura e 9-të, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e qytetarëve si legjislatura e sabotimit të shtetit!

Në fakt, partitë shqiptare dhe lierët e tyre me ndikim tek deputetët servil në Kuvendin e Kosovës e kanë dëmtuar interesin shtetit të Kosovës më shumë sesa Lista Serbe!

Lista Serbe është duke u përdorur si alibi për kusuritje të brendshme në funksion të kalkulimeve partiake dhe personale të liderëve partiakë! Përtej kësaj, Lista Serbe po përdoret edhe si “Kalë Troje” për justifikimin e dështimeve në formimin e institucioneve të reja! Mbase një ditë Lista Serbe do të akuzohet edhe për instalimin e spiunëve shqipfolës nëpër të gjitha partitë politike shqiptare!

P.S: Ëndrra mundëson satisfaksionin e maskuar të dëshirës në pritje. Interpretimi i saj është ‘rruga mbretërore’ e cila mundëson ndërgjegjësimin e të pandërgjegjshmes gjatë jetës përrallore në luksin e pushtetit pambarim.

A do ta pushtoj Albin Kurti ‘Kalanë e Vushtrrisë?!

1

Florim Zeqa

Pa dyshim se ngjarja më e diskutuar e kësaj jave është lidhja e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri! Opinionet pro&contra nuk kanë të ndalur! Dikush e quan dritë shprese bashkimin mes dy poleve të kundërta, dikush shkon edhe përtej kësaj, duke e krahasuar kryetarin e Degës së LDK-së në Vushtrri si ringjallje të vërtetë të frymës rugoviane!

Nuk ka ndodhur njëra dhe as tjetra 

Çfarë ka nodhur?

Ka ndodhur një bashkim i pjesshëm i kryesisë së Degës së LDK-së në Vushtrri me Lëvizjen Vetëvendosje në pragë të balotazhit për qeverisje lokale kundër kandidatit të PDK-së, z. Ferid Idrizi!

Ky bashkim i pjesshëm në Vushtrri ka shkaktuar përçarje jo vetëm në Vushtri, por në mbarë Kosovën brenda elektoratit të LDK-së!

Ky bashkim i pjesshëm në Vushtrri është fillimi i një përçarje të re të LDK-së së fragmentizuar mes Lumirit dhe mbështetësve të vërtetë të filozofisë politike rugoviane në LDK.

Në Vushtrri nuk u bashkua interesi i qytetarëve, por interesat personale të Xhafer Tahirit me ndërmjetësimin e Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhit, ku asnjërit prej tyre nuk iu intereson interesi i shtetit, por interesat strategjike personale në dëm të LDK-së!

Këtë që e ceka më sipër dëshiroj ta dëshmojë me argumentin e mëposhtëm:

Kryetari aktual i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku ishte ‘Ministër i Infrastrukturës’, ishte ministri më besnik i Albin Kurtit nga shtatë ministrat e LDK-së, i cili ishte larguar i fundit nga qeveria ‘Kurti 1’, dhe atë disa javë pas prishjes së marrëveshje së koalicionit qeverisës, mbase nuk do të ishte larguar fare, porqë i ka munguar motivi i Vjosa Osmanit për t’i realizuar ëndërrat e mëdha pushtetore!

Kur jemi tek Vjosa, Lumir Abdixhiku ishte ai që i bëri të mundur korumin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e saj Presidente e shtetit, në të kundërtën vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat nuk i garantonin LVV-së rezultatin e njëjtë dhe as Vjoses postin që e ka!

Fryma rugoviane, bashkëpunimi me aleatët

Ata që e nuhatim mirë frymën rugoviane dhe kuptojnë në esencë filozofinë politike rugoviane, ajo bazohet në vlera dhe unitet brendapartiakë në radhë të parë, pa anashkaluar bashkëpunimin me aleatët për të mirën e shtetit dhe interesin e qytetarëve!

Vendimi “kokë në vete” i Xhafer Tahirit edhe pse i guximshëm në veten e parë, nuk është pragmatik dhe as hap i qëlluar politik!

Nuk është pragmatizëm për një kryefamiljarë (kryetar Dege) me hy nën sqetull të kundërshtarit për interesa personale në dëm të interesave të familjarëve (anëtarësisë së partisë).

Asnjëherë Ibrahim Rugova rivalët politik nuk i ka konsideruar si armiq, anipse ata e kanë konsideruar të tillë!

Edhe pse publikisht i doli kundër Xhafer Tahirit, ky koalicion është arritur me bekimin e kryetarit L. Abdixhiku dhe disa “shefave” të tjerë komunal, të cilët në zgjedhjet parlamentare nuk kanë votuar për LDK-në, por për LVV-në për hatër të Vjosa Osmanit!

Ndryshe nuk ka si arsyetohet humbja në nivel qendror kundrejt suksesit në nivel lokal!

Nuk e kam të qartë arsyen pse dikush mundohet ta arsyetoj lidhjen e LDK-së me një parti të ekstremit të majtë siq është LVV!
LDK e Rugovës nuk ishte ekstremiste, ishte parti e qendës së djathtë me orientim evro-perëndimor!

Kurse partitë e majta ‘kokën’ e mbajnë kah lindja, kurse ‘bishtin’ kah perëndimi!

LDK duhet t’i kthehet vetvetes, që i bie, se duhet ta harroj pushtetin për një kohë të gjatë dhe të qëndroj në opozitë derisa të këndellet dhe konsilidohet mirë si subjekt politik i qendrës së djathtë!
Kthimi kah vetvetja dhe elektorati i saj janë shpëtimi i vetëm për LDK-në, në të kundërtën, lidhja me Vetëvendosjen e majtë do t’i kushtojë më shtrenjt sesa lidhja me PDK-në e deklauar ‘demokratike’!

Jo vetëm në rastin e LDK-së, por, për të mirën e vendin në përgjithësi, duhet të ndodhë profilizimi politik në Kosovë, që i bie se, përfundimisht ka ardhur e krijimit të dy blloqeve të forta politike, që janë e majta dhe e djathta!

Vetëm në këtë mënyrë gara zgjedhore do të ketë kuptim dhe blloku fitues do të jetë më i suksesshëm në qeverisjen e vendit!

Në pyetjen e adresuar në titullin e këtij shkrimi, “A e pushtoj Albin Kurti ‘Kalanë e Vushtrrisë?!”, përgjigja ime do të ishte kjo si më poshtë: Në dukje të parë, lidhja e koalicionit në Vushtrri është një avantazh i LVV-së në këtë qytet antik, por realiteti është krejt ndryshe!

Pushtimi i një njeriu të vetëm apo i një grupi njerëzish të pavendosur nuk është pushtim i krejt botës! Vushtrria ka histori të gjatë dhe traditë të pasur demokratike, ka rrënjë gjaku nga lufta çlirimtare, të kthyera në gurthemel të shtetit të Kosovës!

Themelet e forta nuk lëkunden lehtë!