Kreu Blog Faqe 412

Lista Serbe “Kalë Troje” për justifikimin e dështimeve në formimin e institucioneve!

0

Florim Zeqa

Duhet me qenë tepër naiv për të besuar atë që po e thotë presidentja Vjosa Osmani, se kinse vonesat në krijimin e institucioneve janë duke u shkaktuar nga Lista Serbe!

Ëndrra me “sy hapur” e Presidentes

Deklarata e Vjosa Osmanit: ”Vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton jo vetëm interesat e Kosovës por të gjithë qytetarëve përfshirë edhe serbët që jetojnë në Kosovë”, është një hipokrizi e kulluar!

Vonesat nuk janë për shkak të Listës Serbe por për shkak të mungesës së numrave të ish partive shqiptare në pushtet dhe atyre në opozitë!

Shkaqet e vonesave janë të qarta, ish partia në pushtet me aleatët e saj, gjegjësisht LVV+G+A nuk i kanë numrat për formimin e qeverisë, sikurse që nuk i kanë as ish partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK.

Ish partitë opozitare përveqse nuk i kanë numrat, ju mungon edhe koordinimi si forcë opozitare në Kuvend!

Prandaj partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, fajin për paaftësinë e saj në formimin e qeverisë po tenton ta hudhë tek Lista Serbe!

Nuk kemi mbetur që afro 9 muaj pa qeveri me mandat fuqiplotë shkaku i Listës Serbe, por shkaku i egove dhe inateve personale të liderëve partiakë, të cilët kot thirren në patriotizmin fallco të tyre që ua mundësuan 120 deputetëve t’i marrin pagat e plota për 9 muaj rresht duke e dëmtuar buxhetin e shtetit pa bërë asgjë për të mirën e vendit dhe qytetarëve!

Bazuar në ketë, atëherë lirisht mund të themi se armiqt më të mëdhenj të shtetit të Kosovës janë partitë shqiptare që e konsiderojnë shtetin e tyre si ‘plaçkë lufte’ e jo si Atdhe të tyre!

Përtej kësaj janë kalukulimet personale të Vjosa Osmanit, e cila është duke e pshtjelluar lëmshin më qëllim deri në arritjen e afatit kohor, që e synon ajo rizgjedhjen e sërishme në postin e Presidentes së shtetit!

Pra, problemi nuk është tek Lista Serbe, por tek krerët shtetëror dhe partiakë që janë duke lozur bixhoz me fatin e shtetit dhe të qytetarëve për interesat e tyre personale!

Kjo qasje hipokrite e presidentes me kalkulimet e kryeministrit në njërën anë dhe kalkulimet e liderëve partiakë në anën tjetër janë shkaktarët kryesorë për vonesat e skandaloze në konstituimin e Kuvendit dhe në krijimin e institucioneve të reja shtetërore, përkatësisht, të krijimit të Qeverisë me mandat të plotë nga legjislatura e 9-të, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e qytetarëve si legjislatura e sabotimit të shtetit!

Në fakt, partitë shqiptare dhe lierët e tyre me ndikim tek deputetët servil në Kuvendin e Kosovës e kanë dëmtuar interesin shtetit të Kosovës më shumë sesa Lista Serbe!

Lista Serbe është duke u përdorur si alibi për kusuritje të brendshme në funksion të kalkulimeve partiake dhe personale të liderëve partiakë! Përtej kësaj, Lista Serbe po përdoret edhe si “Kalë Troje” për justifikimin e dështimeve në formimin e institucioneve të reja! Mbase një ditë Lista Serbe do të akuzohet edhe për instalimin e spiunëve shqipfolës nëpër të gjitha partitë politike shqiptare!

P.S: Ëndrra mundëson satisfaksionin e maskuar të dëshirës në pritje. Interpretimi i saj është ‘rruga mbretërore’ e cila mundëson ndërgjegjësimin e të pandërgjegjshmes gjatë jetës përrallore në luksin e pushtetit pambarim.

A do ta pushtoj Albin Kurti ‘Kalanë e Vushtrrisë?!

1

Florim Zeqa

Pa dyshim se ngjarja më e diskutuar e kësaj jave është lidhja e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri! Opinionet pro&contra nuk kanë të ndalur! Dikush e quan dritë shprese bashkimin mes dy poleve të kundërta, dikush shkon edhe përtej kësaj, duke e krahasuar kryetarin e Degës së LDK-së në Vushtrri si ringjallje të vërtetë të frymës rugoviane!

Nuk ka ndodhur njëra dhe as tjetra 

Çfarë ka nodhur?

Ka ndodhur një bashkim i pjesshëm i kryesisë së Degës së LDK-së në Vushtrri me Lëvizjen Vetëvendosje në pragë të balotazhit për qeverisje lokale kundër kandidatit të PDK-së, z. Ferid Idrizi!

Ky bashkim i pjesshëm në Vushtrri ka shkaktuar përçarje jo vetëm në Vushtri, por në mbarë Kosovën brenda elektoratit të LDK-së!

Ky bashkim i pjesshëm në Vushtrri është fillimi i një përçarje të re të LDK-së së fragmentizuar mes Lumirit dhe mbështetësve të vërtetë të filozofisë politike rugoviane në LDK.

Në Vushtrri nuk u bashkua interesi i qytetarëve, por interesat personale të Xhafer Tahirit me ndërmjetësimin e Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhit, ku asnjërit prej tyre nuk iu intereson interesi i shtetit, por interesat strategjike personale në dëm të LDK-së!

Këtë që e ceka më sipër dëshiroj ta dëshmojë me argumentin e mëposhtëm:

Kryetari aktual i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku ishte ‘Ministër i Infrastrukturës’, ishte ministri më besnik i Albin Kurtit nga shtatë ministrat e LDK-së, i cili ishte larguar i fundit nga qeveria ‘Kurti 1’, dhe atë disa javë pas prishjes së marrëveshje së koalicionit qeverisës, mbase nuk do të ishte larguar fare, porqë i ka munguar motivi i Vjosa Osmanit për t’i realizuar ëndërrat e mëdha pushtetore!

Kur jemi tek Vjosa, Lumir Abdixhiku ishte ai që i bëri të mundur korumin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e saj Presidente e shtetit, në të kundërtën vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat nuk i garantonin LVV-së rezultatin e njëjtë dhe as Vjoses postin që e ka!

Fryma rugoviane, bashkëpunimi me aleatët

Ata që e nuhatim mirë frymën rugoviane dhe kuptojnë në esencë filozofinë politike rugoviane, ajo bazohet në vlera dhe unitet brendapartiakë në radhë të parë, pa anashkaluar bashkëpunimin me aleatët për të mirën e shtetit dhe interesin e qytetarëve!

Vendimi “kokë në vete” i Xhafer Tahirit edhe pse i guximshëm në veten e parë, nuk është pragmatik dhe as hap i qëlluar politik!

Nuk është pragmatizëm për një kryefamiljarë (kryetar Dege) me hy nën sqetull të kundërshtarit për interesa personale në dëm të interesave të familjarëve (anëtarësisë së partisë).

Asnjëherë Ibrahim Rugova rivalët politik nuk i ka konsideruar si armiq, anipse ata e kanë konsideruar të tillë!

Edhe pse publikisht i doli kundër Xhafer Tahirit, ky koalicion është arritur me bekimin e kryetarit L. Abdixhiku dhe disa “shefave” të tjerë komunal, të cilët në zgjedhjet parlamentare nuk kanë votuar për LDK-në, por për LVV-në për hatër të Vjosa Osmanit!

Ndryshe nuk ka si arsyetohet humbja në nivel qendror kundrejt suksesit në nivel lokal!

Nuk e kam të qartë arsyen pse dikush mundohet ta arsyetoj lidhjen e LDK-së me një parti të ekstremit të majtë siq është LVV!
LDK e Rugovës nuk ishte ekstremiste, ishte parti e qendës së djathtë me orientim evro-perëndimor!

Kurse partitë e majta ‘kokën’ e mbajnë kah lindja, kurse ‘bishtin’ kah perëndimi!

LDK duhet t’i kthehet vetvetes, që i bie, se duhet ta harroj pushtetin për një kohë të gjatë dhe të qëndroj në opozitë derisa të këndellet dhe konsilidohet mirë si subjekt politik i qendrës së djathtë!
Kthimi kah vetvetja dhe elektorati i saj janë shpëtimi i vetëm për LDK-në, në të kundërtën, lidhja me Vetëvendosjen e majtë do t’i kushtojë më shtrenjt sesa lidhja me PDK-në e deklauar ‘demokratike’!

Jo vetëm në rastin e LDK-së, por, për të mirën e vendin në përgjithësi, duhet të ndodhë profilizimi politik në Kosovë, që i bie se, përfundimisht ka ardhur e krijimit të dy blloqeve të forta politike, që janë e majta dhe e djathta!

Vetëm në këtë mënyrë gara zgjedhore do të ketë kuptim dhe blloku fitues do të jetë më i suksesshëm në qeverisjen e vendit!

Në pyetjen e adresuar në titullin e këtij shkrimi, “A e pushtoj Albin Kurti ‘Kalanë e Vushtrrisë?!”, përgjigja ime do të ishte kjo si më poshtë: Në dukje të parë, lidhja e koalicionit në Vushtrri është një avantazh i LVV-së në këtë qytet antik, por realiteti është krejt ndryshe!

Pushtimi i një njeriu të vetëm apo i një grupi njerëzish të pavendosur nuk është pushtim i krejt botës! Vushtrria ka histori të gjatë dhe traditë të pasur demokratike, ka rrënjë gjaku nga lufta çlirimtare, të kthyera në gurthemel të shtetit të Kosovës!

Themelet e forta nuk lëkunden lehtë!

Për ta kthyer jetën, duhet kthyer dashurinë mes njerëzve!

1

Florim Zeqa

Pa dashuri nuk ka jetë, pa dashuri nuk ka shpresë, pa dashuri nuk ka gjallëri dhe riprodhim, pa dashuri nuk ka respekt dhe mirësjellje ndërmjet njerëzve. Dashuria është nje motiv i jetës dhe i shpresës. Dashuria është ndjenjë e fuqishme shpirtërore për familjen, për rrethin shoqëror, për komb dhe atdhe.

Dashuri e tretur mes njerëzve në Kosovë

Të gjithë jemi dëshmitarë të humbjes së dashurisë mes njerëzve në vendin tonë, të humbjes së respektit dhe moralit njerëzor!

Për ta kthyer dashurinë e tretur duhet larguar djallin (dreqin) apo urretjen mes njerëzve, e cila e ka arritur kulminacionin në shoqërinë tonë!

Djalli i moçem tek shqiptarët, edhe pse i vjetër sa vetë lashtësia e kombit tonë, asnjëherë nuk ka qenë me aktiv sesa në ditët e sotme!

Shkaku i plakjes, djalli nuk po mundet me shkuar largë, ka mbetur mes vëllezërve të një gjaku, në të shumtën e rasteve mes vëllezërve të të njejtëve prind biologjik!

Ky nuk është fenomen i ri ndër shqiptarë.

Për ta kuptuar më mirë dhe më qartë punën e djallit, po ua tregoj një ngjarje të vërtetë të fillimviteve të ’90-ta.

Ishte koha kur të Pamet për raste të vdekjeve të familjarëve mbaheshin me nga 3-4 ditë e deri një javë, e në disa raste edhe me nga dy javë, varësisht prej rajonit apo rrethanave familjare.

Ne nga fshati ynë shkuam në mënyrë të organizuar për ngushëllime në një fshat të Lugut të Baranit (komuna e Pejës).

Ishte e Pame e madhe, ishte një hoxhë në mesin e pritësve, i cili sipas zakonit ju drejtua kryeplakut të fshatit tonë që ta merrë fjalen, por ai nuk deshi të flas! Mirepo hoxha insistonte dhe nuk e linte rehat, duke e nxitur që të flas.

Me mençuri e shtini folë prijësin tonë, duke ju drejtuar me këto fjalë, po citoj: “Mixhok a e din kur ka me u ba mirë në Kosovë?”

Kryeplaku ynë, ia kthejë: “Jo nuk e di hoxhë”!

Pastaj hoxha i tha, po citoj: “Atëherë kur të zgjohesh në mengjes, e sheh vellaun tënd në oborr, i thue mirëmëngjesi, por të duket pak kjo përshendetje dhe shkon dhe e përqafon”!

Në atë moment kryeplaku ynë bërtiti me zë të lartë: “Haj medet për neve çka na paska gjetë, po s’paska me u ba mirë kurrë, se edhe 100 vjet mos u largoftë Serbia prej këtuhit unë vellaun tim nuk e përqafoj”!

Në atë moment u krijua një situatë e paparashikueshme gazmore në të Pame!

Urrejtje dhe xhelozi e pashpjegueshme mes shqiptarëve në trojet etnike

Vërtetë asokohe nuk kam mundur ta imagjinoj se do të vie dita që vëllezerit dhe kusherinjët do të armiqësohen kaq shumë me njëri-tjetrin në Kosovë!

Sa herë që dëgjoj për ngatërresa dhe mosmarrëveshje mes vëllëzërve, më kujtohet ajo ngjarje ironizuese e viteve të ’90-ta!

Në atë kohë ishte një unitet biblik mes shqiptarëve, i vëllezërve në veçanti!

Asokohe ishim më unik dhe më të bashkuar më njëri-tjetrin, më solidar me rrethin shoqërorë, kurse sot kanë ndryshuar gjërat!

Më të lidhur janë njerëzit nga largësia përmes rrjeteve sociale sesa vëllezërit dhe fqinjët në të njëjtën lagje apo fshat!

Kanë mbetur pak dhe të perçarë në baza partiake dhe fetare!

Janë shumë faktor socio-ekonomik që kanë ndikuar në humbjen e dashurisë dhe respketit të ndërsjellë midis njerëzve!

Por, përtej këtyre ka ndikuar edhe zhvillimi i hovshëm teknologjik, e mbi të gjitha këto, është një urrejtje dhe xhelozi e pashpjegueshme e kthyer në armiqësi vëllezërore mes shqiptarëve në të gjitha trojet etnike!

Sot janë të rralla familjet që kanë harmoni mes tyre!

Dikur ishin ’99 fije’ që i bashkonin shqiptarët, sot është e kundërta!

Aq të pakëta dhe të rralla janë vizitat dhe kontaktet mes fqinjëve dhe vëllezërve, saqë duhet të bie një ‘mort’ për t’u ç’mallur me njeri-tjetrin!

Kjo të kujton e shkuar, kur gratë (gjinia femrore) e kishin të ndaluar daljen jashtë pullazit të shtëpisë, andaj me gëzim dhe kurreshtje e prisnin kur ndodhte ndonjë rast vdekje jashtë rrethit të ngushtë familjarë për t’u takuar shoqet mes vete!

Nga ajo kohë ka mbetur ajo thënja famoze e grave “shyqyr që ra kjo dekë e u pamë”.

Tani, burrat e mjerë, të mbyllur në levozhgën e tyre sikur ta kishin vrarë djallin, e mirëpresin një lajm mortor per t’u takuar mes vete në funeralin e mikut të mikut apo dikujt tjetër!

Kaq dashuri dhe respekt ka mbetur mes njerëzve në Kosovë!

Morali është kthyer më maskarallëk njerëzor!

Satirike nga Sak Muji në emër të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu”

0

Nga: Sak Muji, Rugovë

⸻
🇨🇭 DEKLARATË PUBLIKE SATIRIKE / DICHIARAZIONE PUBBLICA SATIRICA
Në emër të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu”
dhe Shkollës Shqipe të Luganos – Kanton Ticino
⸻
🇦🇱 Dy shqiptarë që deshën ta shpëtojnë botën – por s’e shpëtuan dot veten!
(Satirë publike dhe reflektim qytetar nga Sak Muji – Sylë Mujaj)
Në Bellinzonë, kryeqytetin e drejtësisë zvicerane, më 3 dhe 4 nëntor do të dalin para gjykatës dy të rinj shqiptarë, që në vend të dijes dhe punës, zgjodhën errësirën e fanatizmit.
Ata harruan se Zoti nuk ka nevojë për dhunë, dhe se Shqipëria nuk lind terroristë, por njerëz me dinjitet, kulturë e punë.
Në vend që të mësonin gjuhën e kantonit që i pranoi, ata mësuan gjuhën e urrejtjes.
Në vend që të nderonin vendin që u dha bukë, ranë në rrjetet e “xhihadit digjital”.
Në vend të librave e shkollës, zgjodhën videot e errësirës.
Në Zvicër, ligji është feja e vetme publike.
Këtu drejtësia nuk njeh as fanatizëm, as justifikime të shenjta – njeh vetëm përgjegjësi njerëzore.
Në emër të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu” dhe të Shkollës Shqipe të Luganos, ne e deklarojmë qartë:
Ata nuk na përfaqësojnë!
Nuk përfaqësojnë shqiptarët e ndershëm të Kantonit Ticino që punojnë, edukojnë fëmijët dhe nderojnë Zvicrën që na ka dhënë strehë dhe respekt.
Shqiptarët e vërtetë janë ura midis kombeve, jo përçarës të feve.
Ata që përdorin fenë për të mbjellë urrejtje, do t’i ndëshkojë drejtësia — dhe i ka dënuar ndërgjegjja jonë kombëtare.
⸻
🖋️
Sak Muji (Sylë Mujaj)
Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu”
Në bashkëpunim me Shkollën Shqipe të Luganos
🇨🇭 Kanton Ticino, tetor 2025
⸻
🇮🇹 Due albanesi che volevano salvare il mondo – ma non sono riusciti a salvare se stessi!
(Satira pubblica e riflessione civile di Sak Muji – Sylë Mujaj)
A Bellinzona, capitale della giustizia svizzera, il 3 e 4 novembre compariranno davanti al tribunale due giovani albanesi che, invece della conoscenza e del lavoro, hanno scelto l’oscurità del fanatismo.
Hanno dimenticato che Dio non ha bisogno della violenza, e che l’Albania non genera terroristi, ma persone dignitose, colte e laboriose.
Invece di imparare la lingua del cantone che li ha accolti, hanno imparato la lingua dell’odio.
Invece di rispettare il Paese che li ha nutriti, sono caduti nelle reti del “jihad digitale”.
Invece dei libri e della scuola, hanno scelto i video dell’oscurità.
In Svizzera, la legge è l’unica religione pubblica.
La giustizia non conosce fanatismi né scuse “sacre” — conosce solo la responsabilità umana.
A nome della Associazione Culturale Albanese “Aleksandër Moisiu” e della Scuola Albanese di Lugano, dichiariamo con fermezza:
Essi non ci rappresentano!
Non rappresentano gli albanesi onesti del Cantone Ticino, che lavorano, educano i loro figli e onorano la Svizzera che ci ha dato rispetto e casa.
I veri albanesi sono un ponte tra le culture, non strumenti di divisione.
Chi usa la religione per seminare odio sarà giudicato dalla giustizia — e condannato dalla nostra coscienza nazionale.
⸻
🖋️
Sak Muji (Sylë Mujaj)
Presidente dell’Associazione Culturale Albanese “Aleksandër Moisiu”
In collaborazione con la Scuola Albanese di Lugano
🇨🇭 Cantone Ticino, ottobre 2025

Danimarka kërkon që Norvegjia të garantojë kredi gjigante për Ukrainën

0

– Një ide e shkëlqyer, thotë kryeministrja daneze Mette Frederiksen në lidhje me propozimin e ekonomistëve norvegjezë që Norvegjia të veprojë si garantuese për një kredi të madhe për Ukrainën. Foto: AP / NTB

Erling Marthinsen / Document.no

Ekonomistët norvegjezë propozojnë që Norvegjia të veprojë si garantuese për një kredi të madhe për Ukrainën. Kjo pavarësisht faktit se Norvegjia nuk është anëtare e BE-së.

– Një ide e shkëlqyer, thotë kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

– Norvegjia ka qenë pjesë e paketave tona të sanksioneve dhe ka qenë një mbështetje e mirë. Për mua, do të ishte e natyrshme nëse Norvegjia do të bashkohej me këtë, së bashku me pjesën tjetër prej nesh, thotë Frederiksen në rrugën drejt samitit të BE-së të enjten në Bruksel. (NTB-Bibiana Piene)

Plani është t’i jepet Ukrainës një kredi pa interes prej 140 miliardë eurosh, pak më shumë se 1,600 miliardë korona. Fillimisht, fondet do të sigurohen nga fondet ruse që janë të ngrira në Evropë, kryesisht në Belgjikë, në institucionin financiar Euroclear.

Por Belgjika nuk dëshiron të qëndrojë vetëm dhe rrezikon ndjekje të mundshme ligjore nga pala ruse më vonë.

Por kjo mund të çojë në rënien e mëtejshme të besueshmërisë së kreditit të vendeve të mbytura në borxhe si Franca.

Ekonomistët norvegjezë Håvard Halland dhe Knut Anton Mork tani besojnë se Norvegjia mund të marrë përsipër rrezikun e kredisë së Ukrainës.

– Rol vendimtar
– Edhe pse Norvegjia nuk është anëtare e BE-së, ne mund të luajmë një rol vendimtar, shkruajnë të dy në një artikull në faqen e internetit të Project Syndicate.

Fondi i naftës na jep mundësinë të sigurohemi që lufta të vazhdojë.

– Çfarë ideje e mrekullueshme, thotë Frederiksen.

Halland dhe Mork i thonë gazetës daneze Politiken se Norvegjia ka një detyrim moral për të vepruar si garantuese.

– Edhe pse mbështetja për Ukrainën është rritur kohët e fundit, ajo është ende vetëm një pjesë e vogël e fitimeve të luftës së Norvegjisë, thonë ata, duke theksuar se Norvegjia ka fituar mbi 800 miliardë korona nga shitjet e gazit në BE pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Askush nuk e merr parasysh se ekonomia për njerëzit e zakonshëm është dobësuar shumë, për shkak të normave të larta të interesit, inflacionit të lartë, çmimeve shpërthyese të energjisë dhe një kursi këmbimi të koronës në rënie pothuajse të lirë.

Vendet e tjera të BE-së gjithashtu po e mirëpresin propozimin.

– Një ide fantastike, thotë një diplomat i lartë i BE-së.

Danmark vil at Norge skal garantere for gigantlån til Ukraina

Ljubica Štefan: Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi

Kjo vepër është rezultat i një përpjekjeje të gjatë për të hapur “dyert e rënda prej hekuri” që për gjysmë shekulli kanë fshehur të vërtetën mbi rolin e Kishës Ortodokse Serbe (SPC) dhe të vetë Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ljubica Štefan, një intelektuale kroate me prejardhje hebreje, në librin e saj “Srpska pravoslavna crkva i fašizam” (Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi), sjell dokumente dhe dëshmi autentike që hedhin dritë mbi bashkëpunimin e hierarkisë kishtare me pushtuesit nazistë, mbi ideologjinë e “savinismit” (svetosavlja) dhe mbi rrënjët e politikës ekspansioniste serbe.

Parathënie nga autorja

Kjo vepër është rezultat i një përpjekjeje të gjatë për të hapur “dyert e rënda prej hekuri” që për gjysmë shekulli kanë fshehur të vërtetën mbi rolin e Kishës Ortodokse Serbe (SPC) dhe të vetë Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ljubica Štefan, një intelektuale kroate me prejardhje hebreje, në librin e saj “Srpska pravoslavna crkva i fašizam” (Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi), sjell dokumente dhe dëshmi autentike që hedhin dritë mbi bashkëpunimin e hierarkisë kishtare me pushtuesit nazistë, mbi ideologjinë e “savinismit” (svetosavlja) dhe mbi rrënjët e politikës ekspansioniste serbe.

Autorja thekson se, edhe pas Luftës së Dytë Botërore, kjo ideologji ka vazhduar të frymëzojë agresionin serb ndaj Kroacisë dhe Bosnjës, nën petkun e të njëjtit nacionalizëm fetar. Ajo citon mendimin e filozofit rus Vladimir Solovjev, i cili që më 1890 kishte paralajmëruar se serbët e përdorin ortodoksinë si mjet politik në luftën e tyre kundër kroatëve katolikë.

Një figurë qendrore në këtë linjë ideologjike ishte peshkopi Nikolaj Velimirović, anëtar i organizatës fashiste të Ljotićit dhe antisemit i njohur, i cili në vitin 1935 mësonte se “Sveti Sava i la serbëve amanet nacionalizmin e shenjtë, që mbështetet në dashurinë ndaj tokës së vet dhe mbrojtjen e saj nga të huajt”.
Ky “amanet” – shkruan Štefan – është po ai që edhe në vitin 1995 frymëzonte sinodin e SPC-së dhe peshkopin Atanasije Jevtić, të cilët pas operacionit “Blyesk” bënin thirrje për “mbrojtjen e popullit serb pa marrë parasysh kufijtë që kishte vënë Brozi”.

Ljubica Štefan e quan këtë vazhdimësi “një konstante shekullore të politikës imperialiste të svetosavljes serbe”.
Në libër ajo përmend edhe zëra të ndërgjegjshëm nga vetë shoqëria serbe – si Mirko Kovač, Bogdan Bogdanović dhe Srđa Popović – të cilët denoncojnë militarizimin shpirtëror të popit serb dhe bashkëfajësinë e Kishës në luftërat dhe krimet ndaj fqinjëve. “Srbija je duhovna pustinja – Serbia është një shkretëtirë shpirtërore”, citon ajo Popovićin, “dhe do t’i duhen njëqind vjet për t’u kthjelluar”.

Përmes kësaj vepre, autorja përpiqet të rikthejë në vëmendje edhe figurat e harruara të ndërgjegjes serbe, si Dimitrije Tucović, i cili që në vitin 1912 kishte paralajmëruar për mizoritë e ushtrisë serbe ndaj popullsisë shqiptare dhe boshnjake gjatë luftërave ballkanike:

“Srbijo, kuda ćeš s njima i gde ćeš se zaustaviti?”
(“Serbi, ku po shkon me ta dhe ku do të ndalesh?”)

Në fund të parathënies, Štefan zbulon se pjesët e para të librit ishin shkruar që në vitin 1990, por ajo detyrohej të mbetej anonime për shkak të rrezikut që i kanosej jetës së saj në Beograd. Librin e parë, “Mozaik izdaje”, e botoi nën emrin e gazetarit Tomislav Vuković, i cili pranoi ta mbante emrin e saj për mbrojtje.
Edhe trilogjia “Srbija i Albanci”, që doli në Lubjanë, u publikua pa emër autori – për shkak të së njëjtës frikë.

Në këtë mënyrë, Ljubica Štefan mbeti për vite të tëra një zë i fshehur, por i vendosur për të sjellë dritë mbi temat që shumëkush në Jugosllavinë e atëhershme i quante tabu.
Falë kurajos së saj intelektuale, historia e bashkëpunimit të Kishës Ortodokse Serbe me regjimet fashiste dhe roli i saj në ndërtimin e ideologjisë së “Serbisë së Madhe” morën për herë të parë trajtimin shkencor dhe dokumentar që i mungonte opinionit publik.

Përgatiti: Redaksia e DardaniaPress.net
Burimi: Ljubica Štefan, Srpska pravoslavna crkva i fašizam, Zagreb, Globus, 1995.

Pse guxojnë shqiptarët?!

0
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
___
Kur ndërkombëtarët më 1999 nuk guxuan të lejojnë gjenocidin serb, sot një pjesë e “elitës shqiptare” nuk guxon as të hapë gojën për gjenocidin kulturor që po ndodh nën flamurin tonë.
Në emër të “tolerancës fetare” po heshtim, po përtypim fjalët, e po rrimë në pritje që dikush tjetër të na mbrojë gjuhën, kulturën e shpirtin.
Këta “intelektualë” që dikur predikonin liri, sot i bëjnë argatin islamit politik e agjenturave që përtypin çdo gjë shqiptare. Flasin për paqe, por heshtin për tradhti. Na mësojnë “tolerancë”, por ajo është bërë si perde që mbulon turpin, jo urtësinë!
Nuk e di a janë të shantazhuar, a të blerë, apo thjesht pa shtyllë. Por të gjithë që i shërbejnë mjekrroshëve e shamive të importuara, unë i quaj siç janë: mercenarë modernë të shekullit XXI – pa pushkë, por me mikrofon; pa uniformë, por me mision: ta bëjnë shqiptarin pa zë.
Toleranca nuk është nënshtrim. Është guxim për të mbrojtur vlerat, rrënjët dhe gjuhën tonë të shenjtë.
Nëse heshtim, nesër do të na duhet të kërkojmë leje edhe për të folur shqip.

Shefi i agjencisë së idiotizmës

0
Agim Morina, Prizren
___
Shumë vite ma parë një djalë nga rrethinat e Pukës kishte ardhë si refugjat në Britani dhe ishte paraqitë si i Kosovës. Unë qëllova rastësisht në zyrën e avokatit dhe aj më kërkoi me i ndihmu me punën e përkthimit. Ma dha tekstin e intervistës së parë kur ishte paraqitë në fillim. E lexoj dhe vij te pyetja:
Vendlindja?
Nga Peja.
Ku gjendet Peja?
Asht katund komunës së i Dragashit.
I thashë me shaka që Peja asht qytet ma i madh se Dragashi e koxha larg për me qenë katund i tij. Plus ke shpëtu që nuk të ka qëllu përkthyes ndonjë pejan se të kish ba për pesë pare m’ia ba Pejën katund. Më tha se nuk e kishte asnjë ide as për qytetet, as katundet e Kosovës. E dija këtë, sepse kjo më kishte ndodhë disa herë ma parë.
Por derisa te këta hallexhij kisha mirëkuptim, nuk po mundem me u pajtu që Shërbimi Sekret i Shqipnisë me u qujtë Shërbim i Inteligjencës, për shkakun e thjeshtë që në krye kanë vendosë idiot mbas idioti dhe fjala inteligjencë aty asht fyemje për inteligjencën.
I fundit asht Klosi, një sharlatan që shkon nga një studio televizive në tjetrën, dhe kallxon përralla me mbret. Cili shef inteligjence i cilit shtet në botë bahet palaço i studiove? Ky palaçoja i Tiranës, gjatë mandatit të të cilit kanë mbetë një varg vrasjesh të pandriçueme, del e arsyetohet se disa vrasje paskan ndodhë para se aj me u me u emnu shef i shëbimit sekret! Mirë, a asht ky shërbim i shtetit apo asht shërbim privat, që kur ndërrohet pronari i vjetër, pronari i ri nuk ka ma asnjë obligim për punët paraprake?
Kështu ndodh kur një shtet shkon e merr nga rruga një person dhe e mbjell në karrigen e një institucioni tejet të përgjegjshëm. Dhe ky nga rruga, natyrisht, bahet palaço kur për një rrogë mendon se mundet me ba çdo punë që i ofrohet. A do të mundej me ba punën e kirurgut, fjala vjen? Klosi, ashtu qysh asht dëshmu honxhobonxho, e kishte pranu edhe këtë detyrë dhe kish me marrë në qafë çdo pacient, sepse në sallën e operacionit kish me i vdekë çdo pacient, e ky kish shku në çdo studio për me ça dërrasa kot për suksesin e duerve të tij të arta.
Për me u kthy aty ku e nisa. Disa ditë ma parë Klosi pohoi se UÇK-ja paska luftu për autonomi të Kosovës. Për autonomi? Duhesh me qenë koxha zaif prej mendjes, totalisht i painformuem për rrethanat politike në Kosovë dhe në vitin 2025 me folë këso idiotizmash. Tash paska dalë e paska shpartallu edhe për Albin Kurtin, njeriun që e ka kalu pash më pash ferrin e burgjeve të Serbisë.
Kush i pall këto idiotizma? Shefi i Inteligjencës? Jo. Shefi i Idiotizmës. Ky nuk asht hallexhi, si aj refugjati i shkretë “i katundit të Pejës”. Ky asht në hall për pak mend, ose edhe në hall për m’ia mbushë qesen e pangopshme me monedha.

Pushtimi nga ana e Federatës Ruse të pjesëve të Ukrainës, Donbasi apo lufta për territor dhe pasuri

0
Zelenski me ushtarakët e vet në Donbas
Enver Ferati, Mitrovicë
___
PASURIA E DONBASIT TË UKRAINËS. LUFTA PER TERITOR DHE PASURI
___
Donbasi është teritori më i pasur i Ukrainës me dalje në detin Azov dhe rrjedhimisht në Detin e Zi.
Lartësia në Donbas (një rajon industrial dhe gjeografik në Ukrainën lindore, që përfshin pjesë të Oblasteve të Donetskut dhe Luhanskut) është kryesisht midis 50 dhe 300 metra mbi nivelin e detit.
Në Donbas kultivohen gruri, misri, luledielli, elbi, soja, panxhari i sheqerit dhe perimet, veçanërisht në zonat që nuk janë të ndotura industrialisht ose të prekura nga konfliktet.
Miniera e qymyrit në Donbas ka thellësi shumë të mëdha. Miniera e linjitit zhvillohet rreth 600 metra nën sipërfaqe, ndërsa minierat për antracitin dhe qymyrin bituminoz më të vlefshëm zhvillohen në thellësi prej rreth 1800 metrash.
Para fillimit të luftës së rajonit në prill 2014, rajonet e Donetskut dhe Luhanskut së bashku prodhonin rreth 30 përqind të eksporteve të Ukrainës.
Industri të tjera në rajonin e Donetskut përfshijnë pajisje për furrat e shkrirjes dhe prodhimin e çelikut, vagonët hekurudhorë të mallrave, makinat prerëse të metaleve, makinat e tunelimit, korrëset bujqësore dhe sistemet e lërimit, shinat hekurudhore, vagonët e minierave, lokomotivat elektrike, automjetet ushtarake, traktorët dhe ekskavatorët. Rajoni gjithashtu prodhon mallra konsumi si lavatriçe shtëpiake, frigoriferë, ngrirës, ​​televizorë, këpucë lëkure dhe sapun tualeti. Mbi gjysma e prodhimit të tyre eksportoheshin rreth 22% në Rusi.
Sipas historisë të njejtin qellim të okupimit e ka pasë Hitleri gjatë luftës së II-të botërore.
PS. Në hartë teritori me ngjyrë kafje i okupuar nga Rusia.

Myftiu Naim ef. Tërnava, sot i njohtoi kryetarët e Këshillave të BIK-ut për punën rreth ndërtimit të 23 xhamive

2
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka takuar sot kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, me të cilët ka biseduar për ecurinë e punëve dhe sfidat me të cilat ata po përballen.
Në fillim të takimit, Myftiu Tërnava, ka falënderuar kryetarët e Këshillave për punën dhe kontributin e vazhdueshëm që po japin në shërbim të besimtarëve dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Gjatë këtij takimi u prezantua puna që është duke u bërë në ndërtimin e 23 xhamive nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të vendit, duke vlerësuar se këto projekte janë dëshmi e përkushtimit institucional për krijimin e kushteve më të mira për besimtarët.
Në takim u fol edhe për përgatitjet për muajin Ramazan, ku Myftiu Tërnava kërkoi nga Këshillat që të intensifikojnë aktivitetet fetare, humanitare dhe vetëdijësuese në këtë periudhë të rëndësishme për besimtarët myslimanë.
Në fund të takimit, Myftiu Tërnava ka inkurajuar kryetarët e Këshillave që të vazhdojnë me përkushtim dhe përgjegjësi në detyrat e tyre, duke ruajtur unitetin dhe traditën e mirë të bashkëpunimit, tolerancës dhe frymën vëllazërore.
Marrë nga: Faqja zyrtare e Bashkësisë Islame të Kosovës në Facebook