Sak Muji , Rugovë

















Sak Muji, Rugovë
___
Adem Demaçi
Poezi
Akrostik
Atdheu matet, njeri personaliteti,
Duam apo s’duam Demaçi korife,
Edhe “prishi politika”, autoritete,
Mësuam, e pati lirin në gji e fjalën atdhe.
Do duam, nderojmë këtë shqiptar,
E kishte Kosovën me veti n’qeli,
Me mbeti çdo herë Ademi krenar,
Arritëm duke “shtyrë”, pa fajin e tij,
Çels qendrove “Bac”, sot ec në stuhi,
Ishe shkëmb, të qenit njeri.
Kalove, grila, burgje, ti mbete rrugëtim
Radhite dekada burgjesh, zëri vazhdon,
Erdhi koha e re, prinë në çlirim,
Na mbetemi në dëgjim, na sugjeron,
Adem ishe për liri, me ty bashkim,
Ra vuajtja, populli shpreh nderim.

Gani I. Mehmeti
Që nga 24 shtatori 2023, kur ndodhi sulmi në Banjskë të Zveçnit, shumë herë është kërkuar dorëzimi i Radojçiqit si kryeprotagonist i këtij sulmi. Dorëzimi apo gjykimi e Radojçiqit është kërkuar nga SHBA, nga BE, nga Kosova e nga disa shtete të tjera, ndërsa shumë shkrime janë bërë në formë të pyetjes se a do ta dorëzojë apo gjykojë Vuçiqi Radojçiqin.
Lidhur me këtë, ju siguroj se, për deri sa Vuçiqi është në krye të skenës politike të Serbisë, Radojçiqi nuk do të dorëzohet e as do të gjykohet as në Serbi e as jashtë Serbisë.
Jo, sepse, këta të dy, janë bashkëpunëtorët më të afërt e më të besueshëm mesvetit. Vuçiqi nuk ka njeri më të besueshëm se Radojçiqin prewsidencën e i tij. Radojçiqin e ka marrë në mbrojtje vetë Vuçiqi menjëherë pas sulmit në Banjskë. Ai e ka quajtur hero, edhe pse pëveç sulmit në Banjskë ku u vra oficeri Afrim Bunjaku dhe tre terroristë serbë, asgjë më shumë nuk ka bërë. Por, deri sa Radojçiqi është shpallur hero nga Vuçiqi, as të mos merret me mend se do të gjykohet, madje as në Serbi e assesi nuk vjen në pyetje dorzimi tij në Kosovë.
Radojçiqi për Vuçiqin është një “Adem Jashar i Prekazit”, ani që Radojçiqi nuk e ka sakrifikuar as veten e tij e të mos flasim për familje, që nuk vjen fare në shprehje. Radojçiqi, në vend të sakrificës së jetës së tij në Banjskë, ka marrë ikën me kokë në dorë. Radojçiqi ka qenë më shumë në rolin e strategut të sulmit, prandaj edhe ka shfrytëzuar ikjen nga vendi i sulmit me të dëgjuar gjuajtjet nga policia e Kosovës. Ai ka menduar se policia e Kosovës do të dorëzohet nga sulmi i tij, nuk e ka menduar qëndresën dhe assesi luftën kundër terroristëve serbë në krye me Radojçiqin.
Radojçiqi gjithçka rreth sulmit në Banjskë i ka koordinuar me Vuçiqin. Por, pas sulmit në Banjskë, me rastin e ikjes së Radojçiqit, Vuçiqi nuk është treguar as strateg e as një politikan. Jo, sepse, Radojçiqi nuk është dashur të ikë nga vendi i sulmit. Ai është dashur të qëndrojë aty deri në fitore ose deri në vdekje. Mirëpo, e para nuk ishte e mundur, ndërsa vdekjen nuk e e dashti, e lufta nuk bëhet kështu. Ai, vetëm sa vrau Afrim Bunjakun dhe tre terroristët e tij dhe iku, ikja është dorëzim, është humbje.
Tani, ta dorëzojë Radojçiqin në Kosovë, Vuçiqi nuk mundet, sepse do ta dorëzojë edhe veten, si këshillues i tij që ishte vet ai. Do të bie. Do të rrëfejë gjithçka për të edhe Radojpçiqi, do të dalë gjithçka.
Edhe ta gjykojë në Serbi nuk mundet Vuçiqi, nuk do të lejojë, sepse edhe ashtu do të zbulohet gjithçka rreth tyre. Më në fund, si do ta gjykojë atë që ai vetë e ka shpallur hero!? Heroi nuk gjykohet. Bie në kundërshtim me vetvetëen, prandaj nuk e bën.
Edhe po të bie nesër Vuçiqi, Radojçiqi do të ikë në Rusi, ku nuk do të mund ta gjykojnë as gjykatat në Serbi, nëse do të ketë presion nga perëndimi.
Kështu, kërkesat për gjykim ose dorëzim të Radojçiqit, mbesin vetëm kërkesa.

Nga:Sak Muji, Rugovë – Zvicër
(Sylë Mujaj)
___
PARATHËNIE: TË MBAJMË MEND E MOS TË HARROJMË
Ky shkrim niset nga dhimbja dhe krenaria. Nga kujtesa e një periudhe kur përballja me Serbinë u zëvendësua me përleshje mes shqiptarëve, dhe kur djemtë e vajzat që dolën në ballë të përplasjeve për drejtësi u persekutuan jo nga armiku i vjetër, por nga pushteti i ri që fliste shqip. E nisa këtë betejë publike më 2012, kur e ngrita zërin për burgosjen e Gani Krasniqit, për dhunën mbi Liburn Aliun, për Albin Kurtin që e dërguan në gjyq, për të rinjtë e Lëvizjes Vetëvendosje! që po ndiqeshin, rriheshin, akuzoheshin si armiq, vetëm pse thoshin: Kosova s’duhet të negociojë me Serbinë! Por historia e ndau vetvetiu udhën: Disa mbetën të vetëvendosur. Disa ikën nga rruga e kombit.
___
PIKA TË ZEZA TË MARRËVESHJEVE TË DIKURSHME QË E SHITËN SOVRANITETIN
Në vitet 2008–2020, nën emrin e “marrëveshjeve të domosdoshme”, Kosova u zhbë në heshtje nga politikanët që menduan se karrigia vlen më shumë se kufiri. Ja disa nga pikat më të errëta që Lëvizja Vetëvendosje i kundërviu me gjak, burgje e protestë: 1. Marrëveshja e 19 prillit 2013 (në Bruksel) – ku u lejua formimi i Asociacionit të komunave serbe, me kompetenca të rrezikshme ekzekutive, e cila de-fakto rrezikonte ndarjen territoriale. 2. Marrëveshjet për energjinë dhe kodin telefonik, që ia dhanë Serbisë kontrollin në veri të vendit dhe u bënë pa transparencë të brendshme. 3. Nënshkrimi i demarkacionit me Malin e Zi, me presion të jashtëm, pa hetim e pa reflektim, duke lënë jashtë 8300 hektarë të territorit të Kosovës. 4. Marrëveshja e fshehtë për Manastirin e Deçanit, ku iu dhanë tokat e kontestuara Kishës Ortodokse Serbe, duke injoruar vendimet e Kuvendit Komunal dhe protestat e veteranëve. 5. Takimi i fshehtë i Shkodrës, midis Thaçit e Vuçiqit, pa mandat kushtetues, që synonte ndarjen e Kosovës në këmbim të “korrigjimit të kufijve”. 6. Marrëveshjet për lëvizjen e lirë, ku dokumentet e Serbisë u bënë të vlefshme në Kosovë pa reciprocitet të drejtë. 7. Integrimi i gjyqtarëve dhe strukturave serbe në sistemin e drejtësisë së Kosovës, pa kontroll profesional e as verifikim moral. 8. Marrëveshja për “mospaditjen për gjenocid”, ku Thaçi, Hajredin Kuçi dhe Arsim Bajrami u pajtuan që Serbia të mos përmendej më si shtet përgjegjës për gjenocid, në dokumentet e brendshme e ndërkombëtare….. po, po, ka edhe te tjera marreveshteje te dëmeshme kombetare e shteterore…

KUSH QËNDROI NËN SHI, E KUSH IKU PAS DIELLIT
Kur mbi Kosovë rënin shkopinjtë e policisë ndaj studentëve, aktivistëve dhe deputetëve, nuk ishim të gjithë në një anë. Në burg u futën Albin Kurti, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Aida Dëruti, Shpend Ahmeti, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, e dhjetëra të rinj e të reja, si Gani Krasniqi, që sot e quaj me plot gojë: Legjendë e burgosur e Kosovës moderne. Por me kalimin e kohës…
• Shpend Ahmeti u zbeh dhe u tret në hijen e posteve pa ndikim, • Aida Dëruti heshti dhe u largua nga fushëbeteja,
• Dardan Molliqaj e ktheu idealin në kryengritje personale,
• Frashër Krasniqi u mbyt në analitika televizive,
• Liburn Aliu, megjithë rreshtimin e dikurshëm, humbi peshën morale të zërave që dikur ishin fishekë. Ata shkuan. Dhe nuk po kthehen më.
___
NË KRYE TË SHTETIT, VETËVENDOSJA E VERTETË
Por pa ata që ikën, dhe me ata që qëndruan, lëvizja fitoi. Sot, Lëvizja Vetëvendosje udhëheq Kosovën jo vetëm si parti, por si forcë e pastrimit moral, si ringritje e sovranitetit, si besim i vonuar por i fortë. Erdhi në pushtet me mund, me gjak, me sharje, me përbuzje, por me besë. U desh të shembej gënjeshtra, të zbulohej pazari, të thyhej fasada. Dhe tani, sado e vështirë, Kosova udhëhiqet nga ata që nuk u shitën kurrë.

EPILOG POETIK: SHQIPONJA S’ZBRET NË BALTË
Shqiponja nuk e ndyn kurrë veten në baltë, ajo fluturon mbi krismat dhe mbi shpirtin e gjatë, s’zbret për llum, s’bëhet hije për pushtet, ajo rri në maja, me djegë e me te drejtën! Unë mbeta aty ku isha dhe jam Sokol Mali, e kjo është fjala ime: Disa mbetën të vetëvendosur – disa te fundosur e disa mbetën pa rrugë fare! “Po i presim të kthehen – pse jo…” – është një thirrje burrërore dhe kombëtare, që nuk mbyll derën, por e lë të hapur për pendesë, rikthim, bashkim dhe përgjegjësi morale.
___
• Epilog i burrit të fjalës
Ata që ikën, ndoshta u hutuan…
u lodhën…
ndoshta u mashtruan.
Ne – që mbetëm – s’i përbuzim.
Por i presim.
I presim të kthehen,
jo me lavdi të rreme,
por me zë të kthjellët,
me pendesë burrash,
dhe me flamur në dorë.
Se rruga kombëtare
është e ngushtë për tradhtarët,
por e pafund
për ata që zgjedhin të kthehen me nder!
Epilog i Epilogut:
Baci Adem,
Ti Na Mbetesh Zë – Edhe Kur S’Je!
Nuk kishte si të përmbyllej më fuqishëm ky reflektim për ata që mbetën e ata që u larguan nga rruga kombëtare, për ata që shkelën mbi gjakun dhe besën, për ata që humbën udhën në pazare politike – pa rikujtuar emrin që nuk doli kurrë nga rruga e drejtë: Adem Demaçi.
Ai nuk ishte as pushtetar, as negociator, as i përkëdhelur nga ndërkombëtarët.
Ai ishte dënimi i ndërgjegjes sonë kolektive: për çdo heshtje kur ai vuante, për çdo nënshtrim ndaj atyre që e burgosën, për çdo fjalë të madhe që ne e shpenzojmë sot, ndërsa ai i ruajti në qeli si gurë të rëndë fjale.
Në një kohë kur vendimet e rënda po i marrin njerëz të lehtë, kur ndihesh fajtor pse besove, kur heronjtë nuk po përmenden dhe poetët ndihen si zëra në shkretëtirë, ne kemi nevojë për një pikë fiksimi. Një emër që të mos na lejojë të harrojmë, një figurë që të na djegë ndërgjegjen e fjetur. Adem Demaçi është ajo pikë, ai shëmbëllim. Kështu, si një epilog i epilogut, vij me një poezi akrostike, shkruar jo për t’u duartrokitur, por për të mos u harruar!

Adem Demaçi (Akrostik nga Sak Muji – Tetor 2025)
Atdheu matet,
njeri personaliteti,
Duam apo s’duam
Demaçi korife,
Edhe “prishi politika”,
autoritete,
Mësuam,
e pati lirin në gji e fjalën atdhe.
Do duam,
nderojmë këtë shqiptar,
E kishte Kosovën
me veti n’qeli,
Me mbeti çdo herë
Ademi krenar,
Arritëm duke “shtyrë”,
pa fajin e tij,
Çels qendrove
“Bac”,
sot ec në stuhi,
Ishe shkëmb, të qenit njeri.
Kalove, grila, burgje, t
i mbete rrugëtim
Radhite dekada burgjesh,
zëri vazhdon,
Erdhi koha e re,
prinë në çlirim,
Na mbetemi në dëgjim,
na sugjeron,
Adem ishe për liri,
me ty bashkim,
Ra vuajtja,
populli shpreh nderim.

Epilog: Komentet që ende vlejnë sot – viti 2025
Koha kaloi, por jo dhembja. Jo tradhtia. Jo kujtesa. Pyetëm veten më 2021: “Baci Adem, a po e sheh çka po bëjnë me popullin tënd?”
Në vitin 2025, nuk ka më nevojë të pyesim — sepse përgjigjja është në rrugë, në heshtjen e të rinjve, në sytë e zbrazët të burrave të burgosur sërish për mendim të lirë. Sepse edhe sot, zëri i Adem Demaçit jehon si kambanë ndërgjegjeje për një shtet që akoma kërkon shpirtin e vet.
Çdo koment, çdo britmë, çdo poezi e vitit 2021 – qoftë për Liburnin, për Gani Krasniqin, për rrahjet me kërbaç, për “kënetën e 198 partive” – është më e vërtetë sot se dje. Nëse dikush e kishte shpresën se do të përmirësohej gjendja, ajo u përball me realitetin tragjik: – Rinia emigron,
– Dëshmorët harrohen,
– Djemtë e tyre përndiqen,
– Parlamenti i Kosovës është ende fushëbetejë partish e klanesh. Po, mikë e vëlla i vitit 2021! Vlen fjala jote edhe sot. Sepse populli ende nuk e ka gjetur lirinë brenda vetes, sepse dhimbja nuk është shëruar, sepse burgjet sërish mbushen me idealistë.
Sot, më 2025, ne ua lexojmë komentet si amanet.
Nga Sak Muji – për Bacën Adem, për rininë, për ata që u burgosën dje e që janë në rrezik sot.
E kur të thoni: “Këto fjalë janë të moçme…”
Unë po ju them: “Jo, janë më të freskëta se buka e sotme!”
I përjetshëm qoftë emri yt në ndërgjegjen shqiptare.
Sak Muji Tetori 2025
Për “Të Vetëvendosurit e Vetëvendosjes” dhe për çdo shqiptar që nuk e ndërron rrugën për pazarin e ditës.

Del pyetja: Përse kam hulumtuar dhe angazhuar kaq gjatë, për gati 25 vjet, për këtë ngjarje tragjike: Sepse është një masakër me përmasa ballkanike, sepse pati afër 4000 shqiptarë të pafajshëm të vrarë e mjaft të zhdukur, sepse kjo masakër është fshehur dhe vazhdon të fshihet nga politika, për të mos nxjerrë përgjegjësitë dhe fajtorët. Kjo është njëra anë, ajo e historianit, për të zbardhur dhe nxjerrë të vërtetën historike; ana tjetër botimi “Masakra e Tivarit” është edhe një homazh për të rënët, për të zhdukurit e pafajshëm, por edhe për familjet e tyre, që u lënduan dhe u persekutuan pa fund. Në këtë libër familjarët do të gjejnë emrat e të rënëve, janë botuar këtu listat e tyre.
Platforma politike dhe ushtarake e projektit të shtetit komunist jugosllav ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim, ose t’i shpërngulim”. Masakra e Tivarit i përmbushi plotësisht këto synime antishqiptare.
Pikërisht në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë”.
Ky gjenocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZN-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, por edhe me ndihmesën e formacioneve ushtarake NÇ të Shqipërisë.

Masakra e Tivarit, kopertina e librit të ulqinakut Nail Draga
Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. U ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Çakiç.
Pala shqiptare u tregua e gatshme. Më 12 shtator 1944 komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha, i dha urdhër Korparmatës III të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. Kështu u dërguan në Kosovë Brig. III dhe V nën komandën e Shefqet Peçit.
Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I: “Të mos i tregohet inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”.
Titoja thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë “për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”.
E.Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, ndaj si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjshëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I : “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve pa treguar as më të voglën tolerancë”.
Në muajin nëntor 1944 u angazhuan në këtë luftë edhe Divizioni V dhe Divizioni, që u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. Në urdhërveprimin e Armatës V të Jugosllavisë përfshiheshin edhe divizionet e Shqipërisë: “Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni, të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë, të digjen shtëpitë e tradhtarëve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… Të sekuestroni mallin e kriminelëve të arratisur. T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë i gjaktorëve, do të dënohet…”.
Divizionet V dhe VI të Shqipërisë ndodheshin në Kosovë përgjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, kur u bë masakra, me në krye Ramiz Alinë, komisar dhe Gjin Markun e Rahman Perllakun komandantë. Këta rekrutuan mijëra shqiptarë të Kosovës dhe ua dorëzuan ushtrisë jugosllave, si mish për top, që i shpërnguli nga Kosova dhe i asgjësoi në Srem, Tivar etj.
Kemi në dorë radiogramet e shtabit të Divizionit V dhe VI dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim si edhe listat emërore të të arratisurve dhe vullnetarëve shqiptarë të Kosovës, që dorëzoheshin nga shtabet e diviz. V dhe VI tek ushtria jugosllave.
Ja edhe përgjigjja e Enver Hoxhës:
“T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.
Për shoqërimin e tyre nëpër Shqipëri, nga Kukësi, në Pukë, Gomsiqe, Vau i Dejës, Drin, Bunë, Shkodër ishin caktuar disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV. Në një dokument Enver Hoxha justifikohet para tutorëve të tij jugosllavë se nuk mundet t’i shoqëronte kolonat me kosovarë, sepse nuk kishte mjetet e nevojshme, por ai lejonte që ato të kalonin nëpër Shqipëri dhe urdhëronte Korparmatën në Shkodër që të bashkëpunonte me forcat ushtarake jugosllave (Radiogram dërguar Korparmatës III Shkodër).
Kalvari i masakrës nisi më 24 mars 1945, kur kolonat me kosovarë të rekrutuar dhunshëm u nisën nga Prizreni për në Kukës dhe kaluan nëpër territorin e Shqipërisë përgjatë muajve mars-prill. Të dhënat burimore ushtarake jugosllave tregojnë se u mobilizuan dhe u dërguan për në frontin e Adriatikut 13.323 rekrutë shqiptarë. Qeveria shqiptare, së pari lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër territorin e Shqipërisë dhe të asgjësoheshin shqiptarët e Kosovës të konsideruar “reaksionarë”.
Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë: “Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq nga organet e UDB-ë. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës ka marrë pjesë Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm”.
Natyrisht, ky është akti më antikombëtar dhe më i turpshëm i qeverisë komuniste shqiptare, kur lejua që të vriteshin shqiptarët në tokën shqiptare nga të huajt dhe u hesht plotësisht për këtë masakër, që përbën një gjenocid të pastër për motive politike dhe spastrimi etnik.
Qeveria shqiptare dhe E.Hoxha, këtë krim ia ngarkoi Koçi Xoxes, kur ai u dënua në vitin 1949. Mirëpo ministri i Brendshëm i Shqipërisë në vitin 1945 nuk ishte Koçi Xoxe (edhe ky kriminel) por Haxhi Lleshi, i cili lidhi marrëveshje me ministrin e Brendshëm të Jugosllavisë, Rankoviç dhe bashkëpunoi me të për asgjësimin e shqiptarëve të pafajshëm.
Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945: “Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe në këtë rrëmujë arriti të arratisej një grup prej 10 vetash. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën”.
Siç shihet qartësisht nga ky dokument, asgjësimi i rekrutëve shqiptarë të Kosovës u krye në bashkëveprim të forcave ushtarake të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, në këtë rast brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (nga dokumentet jugosllave).
Rekruti Azem Hajdini – Xani, i cili përjetoi tmerret e masakrës së Tivarit, por rastësisht shpëtoi nga vdekja dhe dëshmoi për këtë tragjedi kombëtare: “Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, – parashtron Azem Hajdini – duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikmëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish”.
Sipas të dhënave të arkivave jugosllave në Kukës, Pukë, Fushë-Arrëz, Gomsiqe ranë në kanionin e thellë dhe gjetën vdekjen 36 rekrutë dhe 14 u plagosën; në Vaun e Dejës, në lumin Drin dhe në lumin Buna dhe në Shkodër gjetën vdekjen qindra rekrutë shqiptarë dhe u lënduan një numër i madh të plagosurish.
Në mesditën e datës 31 mars 1945, në qytetin e vogël të Tivarit, ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë. Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, pikërisht në Tivar, qytet shqiptar, që përfshihej në Malin e Zi.
Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, mandej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit, më 31 mars të vitit 1945. Sipas përllogaritjeve rezulton se vetëm në Tivar u vranë 1560 shqiptarë nga kolona e dytë. Edhe nga kolonat e tjera me rekrutë shqiptarë të mobilizuar kryesisht në viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit gjatë marshimit nëpër Shqipëri të njëjtin fat patën.
Nëse përpiqemi të konkludojmë për numrin e saktë të të vrarëve në këtë tragjedi të përmasave ballkanike, numrit i rezulton shuma prej 3447 shqiptarësh të vrarë, të mbytur, të helmuar, përveç të zhdukurve që s’u gjenden kurrë në tragjedinë e quajtur të Tivarit.
Botimi “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” është një trajtim shkencor, një përpjekje për të treguar të vërtetën e fshehur, për të reflektuar, por edhe një homazh për të vrarët e të zhdukurit e pafajshëm, që jo vetëm historia, por edhe politika i ka harruar. Deri kur kështu?









Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Federale e Zvicrës, një grup islamist i quajtur “Vëllezërit e Gjenevës”, i lidhur me organizatën terroriste Shteti Islamik (ISIS), kishte dërguar dhjetëra mijëra euro në Kosovë për të financuar strukturat e tyre binjake dhe, siç raporton medium zviceran, për të korruptuar prokurorë kosovarë.
Hetimi, që është ndër më të mëdhenjtë në Zvicrën perëndimore kundër terrorizmit, po ndodh në prag të gjykimit të dy të dyshuarve kryesorë: Agim Ajeti nga Vitia dhe Liridon Asani nga Shkupi, të cilët do të dalin para Gjykatës Penale Federale në Bellinzona më 3 dhe 4 nëntor 2025, raporton mediumi zviceran 24 Heures.
Rrjeti që u krijua mes Gjenevës dhe Vitisë
Sipas gazetës që ka siguruar aktakuzën, “Vëllezërit e Gjenevës” ishin dega zvicerane e një grupi të quajtur “Vëllezërit e Vitisë”.
Ata vepronin që nga viti 2015 nën ideologjinë salafi-xhihadiste, me qëllimin për të krijuar një “shtet islamik” në një pjesë të Kosovës. Në territorin kosovar, anëtarët e grupit kishin fshehur katër automatikë AK-47, një pistoletë dhe mbi 3,000 fishekë, të groposura në një fuçi plastike në një zonë malore.
Në qendër të këtij rrjeti qëndronte kosovari 37-vjeçar nga lagjja Le Lignon e Gjenevës, që kishte marrë rolin e “emirit” dhe kishte ngritur një strukturë të organizuar me rregulla të brendshme, mbledhje të fshehta dhe disiplinë ushtarake.
Rreth tij u mblodhën rreth tridhjetë ndjekës, përfshirë edhe një zviceran të konvertuar, Daniel D., i cili më pas iu bashkua Shtetit Islamik në Siri.
Financimi i korrupsionit, lidhjet me Kosovën
Një nga funksionet kyçe të “Vëllezërve të Gjenevës” ishte transferimi i fondeve drejt Kosovës, thotë medium zviceran.
Sipas të dhënave të hetuesve zviceranë, nga viti 2016 deri në vitin 2022, grupi kishte dërguar midis 64,000 dhe 78,000 euro në rajonin e Ballkanit.
Në dokumentet e hetimit përmendet se pjesë e fondeve janë përdorur për të blerë edhe armë, ndërsa pjesa tjetër është mbledhur përmes kontributeve të rregullta të anëtarëve (nga 50 franga në muaj) dhe mashtrimeve me sigurime shoqërore.
Vetë “emiri” i grupit kishte përfituar 54,363 franga zvicerane nga ndihmat për fëmijët që nuk jetonin më në Zvicër, ndërsa bashkëpunëtori i tij kishte përfituar 107,000 franga nga ndihmat sociale, duke fshehur të ardhurat reale.
Deri në momentin e publikimit të këtij raporti, as Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), as Prokuroria Speciale, as Ministria e Drejtësisë, nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar për pretendimet që tashmë janë bërë publike në media ndërkombëtare.