Kreu Blog Faqe 414

Fjala e ndaluar! e Shqiptar Shaljanit, e përgatitur me rastin e Dyvjetorit të Lëvizjes së Deçanit

4
Shqiptar Shaljani, Shala e Bajgorës, Mitrovicë
___
Fjala e ndaluar!
___
Të dashur miq, bashkëveprimtarë e dashamirë të së vërtetës,
e kam thënë publikisht dhe sot e mbaj fjalën time: do ta bëj publike fjalën që kisha përgatitur me rastin e Dyvjetorit të Lëvizjes së Deçanit.
Fjala ime është e menduar, e ndërtuar mbi përgjegjësi morale e etike, jo mbi pasion apo mllef.
Sepse fjala publike është si drita – nuk duhet të verbojë, por të ndriçojë.
Ajo nuk është armë për përçarje, por mjet për ndërgjegjësim.
Në këtë frymë, sot flas jo për t’u mburrur, por për të dëshmuar të vërtetën time, për ta ruajtur dinjitetin tim dhe për të forcuar ndërgjegjen tonë kombëtare.
Unë e kisha përgatitur këtë fjalë për veprimtarët dhe aktivistët e Lëvizjes, për ata burra e gra që besuan në vlerat e saj, për zonjat e zotërinjtë që e ngritën zërin me dashuri për Atdheun.
Por fjalën time nuk e bëra për klane, as për interesa personale – e bëra për njerëzit e ndershëm, për atdhetarët e përulur që i shërbejnë kauzës pa zhurmë, por me shpirt.
Fjalë rasti – Dyvjetori i Lëvizjes së Deçanit
Të nderuara zonja dhe zotërinj, të dashur miq,
është nder dhe privilegj i veçantë për mua që sot, në këtë përvjetor të dytë të Lëvizjes së Deçanit, kam rastin të flas para jush.
Si sot më kujtohet manifestimi i njëvjetorit të kësaj Lëvizjeje – atëherë isha i ftuar me emrin tim të vjetër, si mysafir nderi.
Sot jam po i njëjti njeri, por me emër të ri – Shqiptar Shaljani.
Atëherë isha shqiptar në shpirt, sot jam shqiptar edhe me emër e mbiemër.
Por unë nuk u ndala vetëm te ndërrimi i emrit. Me vetëdije dhe me qëllim të pastër, u pagëzova në Kishën “Shën Kryqi” në Mitrovicë, për ta vulosur kthimin tim shpirtëror dhe për t’i dhënë fund çdo keqkuptimi apo keqinterpretimi.
Në këtë kuptim, më lejoni të citoj dy thënie të profesorit Albert Zadrima:
> “Njeriu i vërtetë matet me atë që refuzon, jo me atë që fiton.”
“Universi nuk flet me fjalë, por me shenja. Mjafton të mësoni t’i lexoni!”
E bëra publikisht pagëzimin, pa frikë dhe pa fshehtësi, sepse shqiptari i vërtetë nuk fshihet pas dogmave, por e mbron identitetin e vet me dinjitet dhe krenari.
E shpalla hapur kthimin tim në besimin e të parëve edhe për disa shkaqe:
Duke parë se çfarë synojnë sot agjenturat e vendeve të Lindjes, bashkë me elementë ekstremistë të islamit politik dhe të tjerë që duan ta përdhosin çdo gjë shqiptare për të tjetërsuar identitetin tonë kombëtar e kulturor, ndjeva detyrimin të flas, të veproj e të dëshmoj.
E bëra publike kthimin në besimin e të parëve për t’ju dhënë kurajë shaljanëve e më gjerë shqiptarëve për të kundërshtuar gjenocidin kulturor që po ushtron islami politik kundër dokeve e zakoneve tona.
E bëra publike, pa hezitim, për të dëshmuar se as unë e as shqiptarët nuk po konvertohemi, përkundrazi – me vetëdije e me dashuri po kthehemi vetvetes, po kthehemi besimit e të parëve tanë.
U pagëzova edhe për të treguar se katolicizmi ishte dhe mbeti besimi tradicional ndër ne, jo islami – i cili as ishte, as mund të quhet ndonjëherë i tillë.
Ne nuk mund të harrojmë 1600 vite krishterim në trojet tona, përballë 300-400 vitesh konvertimi të dhunshëm e të pjesshëm nga Perandoria Osmane.
Pavarësisht kësaj, prindërit, gjyshërit dhe gjyshet tona jetonin, vepronin, festonin e ritonin më shumë si të krishterë se sa si myslimanë; në shpirt ishin të krishterë, në dukje “laramanë”.
U pagëzova publikisht, pavarësisht pasojave familjare apo shoqërore – sepse, sipas bindjes sime, më e shenjtë është Kombi dhe Atdheu.
Por jo — ky tjetërsim nuk do të ndodhë, pavarësisht dëmeve që na i kanë shkaktuar dhe po na i shkaktojnë neve shqiptarëve kudo ku ndodhemi në botë e kombit shqiptar në Evropë!
Ne jemi këtu denbabaden, në trojet tona iliro-arbnore.
Ne jemi evropianë, popull i lashtë me histori të lavdishme, popull hyjnor, rrënjë e trung i kësaj toke – këtu ku kullën e mban shqiptari, jo mercenarët, jo vasalët, as argatët e agjenturave të shteteve armike që pretendojnë ta kthejnë Kosovën mbrapa në tokën e “premtuar” të islamit politik!
Për pasojë dhe për këtë tokë të shenjtë, për këtë Dardani të lashtë, është Lëvizja e Deçanit – bashkë me të gjitha Lëvizjet simotra, është Organizata “Shqiptaria”, me të cilat na bashkon e frymëzon Kauza për Kombin dhe Atdheun.
Roli i Zyrës së Lëvizjes në Mitrovicë
Sot jam këtu jo vetëm si Shqiptar Shaljani, por edhe si zëdhënës i Zyrës së Lëvizjes së Deçanit – Dega në Mitrovicë.
Më kujtohet 5 maji i këtij viti, kur hapëm zyrën tonë. Ishim vetëm katër a pesë veprimtarë mitrovicas, por me zemra të mëdha dhe me një qëllim të përbashkët: kthimin e dinjitetit dhe vetëdijes kombëtare shqiptare.
Sot kemi mbi tetëdhjetë anëtarë aktivë në zyrën tonë – njerëz që e kuptuan se emri është flamur, gjuha është gjaku i shpirtit, dhe Atdheu është feja e parë e shqiptarit.
Ata janë njerëz që e falën “dinin”, por kurrë Drinin, as Ibrin, as Ujmanin, asnjë pëllëmbë të Dardanisë sonë!
Disa prej tyre erdhën me emra oriental, por pas bisedave vëllazërore e me mirëkuptim, dolën nga zyra me emra që frymojnë atdhe, që mbajnë aromën e tokës dhe dritën e shqiptarisë.
Disa ndryshuan emrat e disa edhe mbiemrat, si:
Ramadani – Shkodrani Shaljani
Neziri – Flamuri Shaljani
Beqiri (vëllai i Aleksandrit) – Briti
Fitim Brahimi me familje – Shaljani
Qamili – Shkëlzeni
Avdiu – Dardani
Ganiu – Pjetri
Sabriu – Kastrioti
Isufi – Marini
Dijamanti Zeqiri – Gjergj Drenica
Musa – Gjergji
… dhe shumë të tjerë.
Të gjithë erdhën pa “bismilah” e pa “elhamdylila”, por me “hallall” shqiptarie, dhe dolën me përshëndetjen e bukur gjithëshqiptare:
“Mirëupafshim!”
Sepse Zoti i shqiptarëve flet shqip, dhe shpirti ynë e njeh vetëm gjuhën e të parëve tanë.
Që në fillim, kur hapëm zyrën, e bëmë të qartë:
“Në zyrën tonë nuk ka vend për ata që e vënë fenë para kombit.”
Sepse besimi është personal, por Kombi është amanet!
Thirrja për bashkim dhe kthim te rrënjët
Të dashur miq,
në trojet tona po ndodh diçka e madhe: shqiptarët po zgjohen!
Po i kthehen vetvetes, po e rifitojnë besimin e të parëve, po e kthejnë shikimin kah rrënjët.
Kthimi në besimin e të parëve ndër shaljanët filloi në shekullin e kaluar dhe po vazhdon edhe në shekullin XXI – dhe do të vazhdojë derisa shqiptarët të lirohen nga besimi islam, që na u imponua me dhunë e me joshje nga pushtuesit tanë!
Vetëm nga fshati im, Bajgora, janë pagëzuar mbi pesëdhjetë shaljanë – një shifër që flet vetë.
Kjo është mrekullia e Zotit dhe e Kombit, që askush nuk mund ta ndalë.
Përmbyllja etike
Në fund të çdo fjalimi qëndron heshtja e ndërgjegjes – ajo që na kujton se fjala e lirë është e shenjtë vetëm kur del nga zemra dhe kthehet në shërbim të së mirës së përbashkët.
Le ta ruajmë këtë shenjtëri të fjalës, siç ruajmë flamurin, gjakun dhe kujtesën tonë kombëtare.
Le ta ndërtojmë Kishën në Shalë të Bajgorës dhe jo vetëm atje – si simbole të bashkimit, si faltore të dritës dhe si strehë të shpirtit shqiptar!
Le të kthehemi te vetvetja, te gjuha, te rrënja, te Zoti ynë që flet shqip.
Le të qëndrojmë të bashkuar për Kombin, për Lirinë dhe për të Vërtetën që nuk ka frikë nga drita.
E në fund edhe dy thënie të profesorit Albert Zadrima .
“Sot nuk dhashë leksion për pamjen, por për esencën e njeriut që mbetet edhe kur pasqyra thyhet”.
“Sepse njeriu i vërtetë nuk matet me pamje,
por me dritën që lë pas”!
🇦🇱 Rroftë Lëvizja e Deçanit!
🇦🇱 Rroftë Shala e lavdishme!
🇦🇱 Rroftë Kombi Shqiptar!
– Shqiptar Shaljani

Kisha Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” në Sofali të Prishtinës, parmbrëmë e organizoj Darkën e Lamës

1
Në Kishën tonë pardje u shtrua Darka e Lamës ashtu sikurse edhe viteve tjera sjellë gjitha ushqimet nga shtëpitë e besimtarëve tanë.
Zoti urdhëroi në Bibël (Dal. 23:16) që të ketë një festë të të korrave dhe të të vjelave si një falënderim të përvitshëm.
Populli ynë në përgjithësi duke e ruajtur dhe duke e zbatuar deri vonë traditën që lidhen me këtë porosi ka bërë që të ketë një nderim e masë shenjtërimi për bukën, tryezën, mikun, oxhakun dhe kohën e të ngrënit së bashku.
Deri vonë ishte e njohur mes nesh thirrja sa komunitare e aq edhe shprehja përkatësore “eja për darkë”. Shtëpia e shqiptarit ka qenë dhe duhet të mbetet mikpritëse.
Edhe kisha e hershme që doli në Izrael ka lindur, është rritur, është zgjeruar e rrjetëzuar pikërisht përreth tavolinave dhe familjeve mikpritëse.
Një sistem skllavopronar është shembur mes të krishterëve të rilindur saktësisht nga të mbledhurit e këtillë përreth ungjillit, lutjes dhe emrit Jezus i cili tha se Unë jam Buka që e jep jetën e përjetshme.
Kishim kohë galdimi, falënderimi, kohë rreth tavolinave, lexim Shkrimi, dëshmi, një përshëndetje nga kryetari i KPUK pastor Artur Krasniqi, kurse mesazhin e Darkës së Lamës e mbajti pastori i Kishës Femi Cakolli me temë “Jezusi Buka e vetme” (Gjn. 6:48-51).
Histori
___

Kisha Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”

Një vepër e Zotit në Kosovë 

“Pa rilindje shpirtërore nuk ka rilindje kombëtare” Elena Gjika

“Miq për Perëndinë – Dritë për popullin – Uratë për Mëmëdhenë” Gjerasim Qiriazi

Themelimi i Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”  (Kisha BUM)

Kisha BUM është themeluar më 16 tetor 1994, në Prishtinë, nga një grup studentësh të fushave albanologjike. Kjo kishë ungjillore është  e lirё, jodenominacionale por nё ndёrvarёsi me kishat tjera nё Kosovё e mё larg. Teologjia e BUM-it është teologjia biblike. Kisha BUM është bashkëthemeluese dhe anëtare e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës. Komuniteti protestant i Kosovёs ёshtё i njohur zyrtarisht me ligjin e fesё tё Republikёs sё Kosovёs prej vitit 2006.

Kisha BUM ka një objekt multifunksional, i ndërtuar në vitin 2017, me mbi 1500m2, dhe ka infrastrukturë përcjellëse bashkëkohore. Objekti gjendet në fillim të Parkut Nacional të Gërmisë.

Vizioni i Kishës BUM

Arritja e të humburve për Krishtin: përmes kishëmbjelljeve duke i bërë komunitete të vetëqëndrueshme, përmes trajnimit dhe shumëfishimit të udhëheqësve të pjekur dhe përmes rrjetëzimit kompleks nga Prishtina e deri në Samari! 

Artur Krasniqi, i pari i Kishës Ungjillore në Kosovë

Reformacioni Protestant

Reformacioni shpërtheu me Martin Luterin (1483-1546). Qëllimet themelore tё reformacionit ishin: shpëtimi i njeriut varet nga besimi e jo nga veprat e tij; Bibla duhet të jetë në gjuhёn dhe dorën e secilit person; kisha dhe i krishteri të jenë kristocentrik; kisha tё ndahet nga shteti; praktika e besimit, udhëheqja,  mbjellja e kishave dhe themelimi i besimtarëve të bëhet sipas apostujve tё Krishtit.

Protestantizmi te shqiptarët

Kjo nisi në fillim të shek. XIX me ndihmën e Shoqërisë Biblike Britanike si dhe tё Misionit tё Bordit Amerikan. Më 1850 sulltani turk e zyrtarizoi protestantizmin për gjithë perandorinë. Pak para vitit 1878 u hapën kishat e para në Manastir, Prishtinë, Korçë, Mitrovicë etj. Te shqiptarët, rrallë gjen që tё ketë dhënë dikush kaq shumë për iluminizmin dhe nxitjen e rilindjes kombëtare sesa që ka bërë lëvizja protestante shqiptare mes viteve 1824-1937.

Pesë Solat Protestante

Janë pesë parime tё besimit protestant që e dallojnë prej të krishterëve të tjerë: Sola Scriptura (vetëm Shkrimi), autoriteti i besimit tonë bazohet vetëm në Fjalën e Zotit, Biblën, dhe jo në ndonjë libër e zbulesë tjetër. Sola Gratia (vetëm Hiri), Perëndia ka hir të pakufizueshëm dhe të pakushtëzueshëm për njeriun. Solo Christo (vetëm Krishti), njeriu shpëtohet vetëm përmes Jezusit. Solo Fide (vetëm Besimi), njeriu vetëm me anë të besimit shfajësohet te Perëndia dhe jo përmes veprave a meritave. Deo Soli Gloria (vetëm Zotit lavdi), protestantë i japin lavdi vetëm Zotit dhe jo një profeti, engjëlli, shenjtori, vendi të shenjtë etj. 

Besorja

Kjo kishë beson në Perëndinë, Atin e Gjithëpushtetshëm, Bërësin e qiellit dhe tokës; dhe në Jezus Krishtin, Birin e Tij të vetëm, Zotin tonë; i cili u ngjiz nga Fryma e Shenjtë, u lind nga Virgjëresha Mari;  u kryqëzua, vdiq dhe u varros; të tretën ditë u ringjall; u ngjit në qiell dhe është ulur në të djathtën e Perëndisë, Atit të Gjithëpushtetshëm; prej nga do të vijë për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit; ne besojmё në Frymën e Shenjtë; faljen e mëkateve; ringjalljen e trupit; dhe jetën e përjetshme.

Femi Cakolli, përgjegjësi kryesor i Kishës Ungjillore në Sofali të Prishtinës

Lloji i Kishës, shërbenjësia dhe filozofia

Kreu i Kishës sonё është Krishti. Bibla është autoriteti dhe zbulesa finale e Perёndisё. Parimorja e Kishës sonё është dokumenti që rregullon disa çështje praktike të kishës. Kemi tri ekipe udhëheqëse: ekipi sodal, modal dhe i ndërmarrësisë. Jemi kishë qyteti e strategjike sipas burimeve, vizionit, rrjetёzimit, filozofisë dhe arsimimit teologjik. Duam të mbesim kishë vibrante e komunitare dhe njё lëvizje kerigmatike e didakeje me pjesëmarrje lokale e me fokus global sipas njё përhapjeje tё vetvetishme.

Filozofia e të mësuarit

Kisha BUM ka adoptuar tri paradigma për të tё mësuarit. E para quhet Diskutimet Sokratike. E dyta quhet 4Hapëshi: Kupto Drejt! Mendo Drejt! Vepro Drejt! Ndjehu Drejt! E treta quhet Procesi Afatgjatë i të Mësuarit sipas vlerësimit cilёsor dhe nivelit nga çirak në mjeshtër.

Rrjeti i Kishave “Dardania” dhe projektet kryesore

Kjo kishë protestante e cila vepron mbi 30 vjet ka arritur që t’i mbjellë brenda Kosovë 10 kisha në kuadër të projektit që quhen Rrjeti i Kishave Dardania, dhe këtu është një listë e projekteve tjera kryesore:

  1. Shtëpia Botuese “Tenda” janë botuar mbi 200 tituj librash
  2. Librari krishtere “Tenda” janë 3 librari krishtere.
  3. Projekti Humanitar “Kripë dhe Dritë”: janë ndihmuar mbi 10 mijё familje
  4. Dita e Mësuesit: takim kulturor.
  5. “Plagët e Fshehura”: fuqizim i komunitetit të grave
  6. Biblioteka “Konstandin Kristoforidhi”: gjenden mbi 1500 tituj librash teologjikë dhe shkencor
  7. Akademia Shqiptare e Udhёheqjes pёr Themelimin e Kishave (prej 2009/2021): ёshtё arsimimi teologjik i akredituar si rrjet nё tri nivele universitare (program i akredituar: CM, MMIN, DMIN).
  8. “Instituti Ballkanik pёr Mision”: trajnime pёr besimtarё dhe liderё se si tё bёhet shёrbenjёsia nё kontekstin mes myslimanёve nё Ballkan dhe më gjerë.

Numra dhe fakte

Nё Kosovё pёr momentin janë 45 kisha protestante, kurse në Shqipëri mbi 250 sosh. Në Kosovë rreth 15 mijë veta e kanë rrëfyer besimin e tyre në Krishtin, kurse në Shqipëri ky numër është mbi 50 mijë veta. Në botë janë mbi 1 miliard të krishterë protestantë. Në botë janë 42 shtete me shumicë të popullatës protestante. Zyrtarisht Amerika është shteti që më së shumti ka protestantë.

Eu Donikë eu! Më shumë ke bë retorikë sonte se sa diplomaci!?

1

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Fjalimi i Donika Gërvallës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga prizmi i komunikimit diplomatik dhe i reflektimit ndërkombëtar, u dëgjua si një paraqitje e dobët dhe sipërfaqësore. Ai u karakterizua më shumë nga reagimi emocional dhe retorika akuzuese, sesa nga paraqitja e një platforme të qartë veprimi, që do të artikulonte synimet strategjike të Kosovës në raport me dialogun, sovranitetin dhe përfshirjen e komuniteteve, në arkitekturën e nisur sovraniste.

2. Në fjalim munguan detajet thelbësore: nuk u paraqit një plan konkret për shtrirjen e sovranitetit në veri, as ndonjë road map i matshëm për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Po ashtu, nuk pati asnjë analizë të hollësishme për pengesat reale që Serbia po i krijon procesit të normalizimit dhe asnjë ofertë konstruktive për bashkëpunim me palët ndërkombëtare. Këto mungesa e bënë fjalimin më shumë si një monolog të brendshëm politik, sesa si një dokument politik me peshë të theksuar ndërkombëtare.

3. Në vend të një qasjeje të balancuar, që do të kombinonte kriticizmin ndaj Serbisë me paraqitjen e vullnetit dhe kapaciteteve të Kosovës për veprim, Gërvalla u përqendrua pothuaj tërësisht në retorikë shterpe. Kështu, fjalimi i saj humbi mundësinë për të artikuluar një mesazh strategjik e gjeopolitk, për të rindërtuar një kredibilitet të ri ndërkombëtar dhe për të pozicionuar Kosovën si aktore të pjekur e të rëndësishme në skenën diplomatike të Ballkanit Perëndimor…

P.S.

Kosovës i duhet një diplomaci; efektive, pragmatike e praktike, e jo të ANKOHET për të bëmat e Serbisë!

Diplomacisë sonë i mungon një katarsis…!

LDK të mësoi nga shembulli i Vushtrrisë, jo nga retorika fyese e Lushtakut

2
Halil Geci, Skenderaj
___
KOHA QË LDK TË MËSOJË NGA SHEMBULLI I VUSHTRRISË, JO NGA RETORIKA FYESE E SAMISË
___
Sot Kosova do të ishte në rrugë të sigurt po të mos ishte kapriçoja e bojkotuesve!
Koha i dëshmoi: ata që bojkotuan bashkimin e kanë bërë dëmin më të madh Kosovës!
Kjo lidhje dhe bashkëpunim mes LDK-së dhe VV-së duhej të kishte ndodhur që në fillim të zgjedhjeve nacionale, për t’i dhënë Kosovës institucione stabile e të fuqishme, si dhe për ta zhbllokuar vendin, i cili u bojkotua nga Lista Serbe dhe nga LDK-PDK me arsyetimin se Kurti i kishte quajtur “hajvana”.
Po t’ia jepte Lumir Bajram Arbanxhikut postin e kryeministrit, s’do t’i kishte shkuar në mend “hajvanllëku”, por, me sa i njoh unë rugovistët, Lumë Lumi kurrë nuk do ta shijojë kryeministrllëkun, ngase ka bërë fushatë të pistë, duke premtuar zbatimin e marrëveshjeve për Mitrovicën dhe Zajednicën, si dhe duke sharë e ofenduar me sjellje të papërshtatshme që nuk i shkojnë LDK-së, duke renditur “kica e kuca” në krye të listës për deputetë.
Gjithashtu, duke e larguar fotografinë e Rugovës dhe duke menduar, si i biri i Bajram Efendiut, po luan me partinë time – LDK-në – dhe me Kosovën.
O Lumë Llumi, ky popull nuk “han bar”! LDK-ja nuk duhet të lejojë që njerëz si ky të luajnë me LDK-në dhe me Kosovën. Për ta shpëtuar lëkurën nga politika, nga egoja për të qenë “i pari i Kosovës”, Lumi duhej t’i binte në gjunjë e t’ia lëpinte gurin e varrit të Ibrahim Rugovës, e jo t’ia hiqte fotografinë dhe të thotë “tani e mbrapa ecni pas Arbanxhikut të Luginës”.
LDK-ja ka shumë intelektualë dhe atdhetarë që mund t’u prijë proceseve botërore, e lëre më këtyre proceseve që Rugova i kishte lënë në binarët e duhur.
Që nga Rugova e këtej, LDK-PDK, Lista e Beogradit dhe partitë e tjera të vogla po mundohen ta nxjerrin Kosovën nga binarët e saj dhe ta drejtojnë drejt kolonës ruse të Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe tradhtarëve të brendshëm e mbështetësve prorusë të jashtëm.
Këto e shumë të tjera janë ato që Lumi e Kica do t’i “hanë në gjunjë – pica”.

Beteja e Kosovës në vitin 1448 konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të Mesjetës në Europën Juglindore

0
Në foto: John Huniad
Prof. Dr. Jahja Drançolli, historian i mesjetës
___
Si sot, në vitin 1448, 577 vjet më parë, në kohën e Betejës së Kosovës, Kosova ishte një formacion gjeopolitik i veçantë, që kufizohej me Rassia-n (Serbinë) dhe Bullgarinë!
Beteja e Kosovës në vitin 1448 konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të Mesjetës në Europën Juglindore. Deri në mesin e shekullit të 15-të, Kosova, si një formacion gjeopolitik i veçantë, kishte tërhequr vëmendjen e nxitësve të aleancës ushtarake antiosmane të udhëhequr nga János Hunyadi dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Nga 17 deri më 20 tetor 1448, Fusha e Kosovës u bë fushëbeteja midis aleancës së ushtrive europiane të udhëhequra nga Hunyadi dhe ushtrive osmane të udhëhequra nga Sulltan Murati II. Arbërit, të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, u rreshtuan në anën e aleancës. Republika e Venedikut nuk iu përgjigj thirrjes së Hunyadi-t për këtë ndërmarrje të madhe ushtarake, me pretekstin e problemeve me Skënderbeun në Arbëri.
Në verën e vitit 1448, pasi mblodhi detashmente hungarezësh, kroatësh, polakësh, rumunësh, çekësh dhe kombësish të tjera, Hunyadi kaloi Danubin dhe, pasi shkatërroi zotërimet e Despotit Gjuragj Brankoviç, arriti në Krushevc. Prej andej, ai arriti në Fushë Kosovë. Nga ana tjetër, Murati II, i informuar nga Despoti Brankoviç, kishte ndërprerë ekspeditën që kishte përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje, kishte mbledhur rreth tij të gjitha njësitë, që numëronin 50,000–60,000 ushtarë; kronikat perëndimore vlerësojnë se numri i tyre ishte trefishuar. Sipas burimeve perëndimore, forcat e aleancës europiane numëronin 22,000–72,000, ndërsa burimet osmane vlerësonin 24,000.
Gjergj Kastrioti
Lufta tre-ditore përfundoi me disfatën e ushtrive aleate. Premtimet e Skënderbeut për të marrë anën e aleancës e kishin inkurajuar Hunyadi-n të niste një sulm kundër osmanëve. Përgatitjet e Skënderbeut për këtë përplasje dëshmohen nga burime zyrtare dhe narrative. Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhës dhe pasojave të betejës, burimet bashkëkohore japin detaje mbi vonesën e arbërve për t’u bashkuar me trupat hungareze. Arsyeja kryesore për vonesën e Skënderbeut ishin pengesat e vendosura nga Despoti Brankoviç, një aleat i dhëndrit të tij Murat II, i cili mbylli të gjitha rrugët dhe shtigjet nëpër të cilat ai mund të kalonte. Shumica e burimeve, duke justifikuar vonesën e Skënderbeut, theksuan gjithashtu paaftësinë e Hunyadi-t, i cili nuk duhej ta kishte pranuar betejën para mbërritjes së tij në Kosovë. Përveç epilogut, janë ruajtur detaje në lidhje me fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës: një pjesë e trupave, pasi kishin marrë rrugën në jug jo shumë larg Fusha-Kosovës, u përballën me Skënderbeun, i cili ishte ofruar të bëhej shok lufte i Hunyadit; pjesa tjetër, në malet Çyçavica, pranë Vushtrrisë, u takuan me Dukë Bogdanin, stërgjyshin e Pjetër Bogdanit. Veçanërisht të rëndësishme janë burimet që dolën pas betejës, të cilat, së bashku me epikën popullore, ngatërruan figurat e Betejës së Kosovës të vitit 1389 (?) me ato të Betejës së Kosovës të vitit 1448!

Çlirimi nuk është art – është sakrificë për liri dhe zhvillim

0
Çlirimi nuk është shprehje poetike e radhitur në vargje të këngëve të lavdisë; ai është sakrifica për liri dhe përgjegjësia për ta ruajtur atë. Sot, pas më shumë se dy dekadash nga mbarimi i luftës, Kosova ende përballet me dilemën e vjetër: a është liria vetëm një simbol politik, apo një proces i pandalshëm emancipimi shoqëror e ekonomik?
Nga robëria e huaj te plaçkitja vendore
Dikur shqiptarët nuk ishin pjesë e aleancave të mëdha — ishin bisht i zgjatur i sunduesve të huaj. Sot, edhe pse formalisht të lirë, shumë qytetarë ndihen sërish të robëruar: herë nga varfëria, herë nga korrupsioni, e herë nga paaftësia e pushtetarëve. Qeveritë pasluftës, njëra pas tjetrës, kanë dështuar ta kthejnë lirinë në zhvillim. Ato që duhej të ishin institucione të shërbimit publik, u shndërruan shpesh në mekanizma të plaçkitjes sistematike të qytetarëve.
Nuk është larg koha kur policia dhe ushtria serbe në Kosovë krijonin rrjete vetëfinancimi përmes doganave, tatimeve dhe plaçkitjeve të bizneseve e qytetarëve. Shqiptarët jo vetëm që u dëbuan nga puna dhe nga pronat e tyre, por edhe nga institucionet publike e arsimore. Si pasojë, një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare u detyrua të mbijetonte përmes solidaritetit dhe vetorganizimit.
Sot, sipas Balkan Insight (2025) dhe Security Council Report (2024), në territorin e Kosovës ende operojnë mbi 70 shkolla dhe struktura arsimore të financuara nga Serbia, si mbetje e sistemit paralel që ushqen ndasitë politike dhe kulturore në veri të vendit. Kjo tregon se sovraniteti i plotë i Kosovës mbetet ende i papërfunduar.
Hipokrizia e politikës së lirisë
Të flasësh për “politikë të mençur” nga liderët e asaj kohe është hipokrizi, sepse shumë prej tyre shndërruan idealin e lirisë në kapital politik e personal. Dallimi ndërmjet kriminelëve serb dhe sunduesve të pasluftës ishte vetëm në formën e dhunës: e para ishte fizike, e dyta institucionale. Rezistenca e dikurshme që frymëzoi popullin për liri u zëvendësua me luftë për pushtet e përfitime.
Fituesit e luftës, paradoksalisht, u bënë humbës të paqes. Për një grusht votash e për interesa të ngushta, ata falën integritet, drejtësi dhe dinjitet. Kështu, Kosova e çliruar mbeti peng i një tranzicioni të përjetshëm.
Liria si proces, jo si ceremoni
Ne ende e përkufizojmë lirinë si të drejtë për të folur, për të shkruar poezi, për të kënduar këngë, por jo si përgjegjësi kolektive për të ndërtuar institucione të qëndrueshme. Çlirimi nuk është art; është proces. Është sakrificë që vazhdon përmes punës, dijes, zhvillimit ekonomik dhe drejtësisë sociale.
Në vend që të ndërtonim shtet modern, ndërtuam aparate partiake. Në vend që të forconim industrinë, ndërtuam administrata. Mungesa e guximit për ndryshim ka mbetur e ngulitur edhe në mendësinë e disa akademikëve dhe intelektualëve, të cilët, në momentet më kritike, heshtën. Në demonstratat e dikurshme, rinia ishte në rrugë duke sakrifikuar, ndërsa elita shpesh qëndronte në hije, duke pritur “momentin e duhur politik”. Ai moment nuk erdhi kurrë.
Serbia me “nënën Rusi” dhe mitet tona të lodhura
Historikisht, Serbia ka qenë e privilegjuar nga Evropa. Edhe pse shpesh përmendet ndihma e Rusisë, në të vërtetë, ajo e fitoi simpatinë e Perëndimit përmes pragmatizmit dhe manipulimit diplomatik. Ne, përkundrazi, shpesh jemi mbyllur në vetkënaqësi patriotike dhe justifikime historike. Kemi prirje të vetëshpallemi “popull guximtar e i mençur”, por pa ndërtuar as mekanizmat që e bëjnë këtë mençuri të matshme — arsimin cilësor, ekonominë prodhuese dhe inovacionin.
Rruga e zhvillimit: nga mbijetesa në progres
Nëse nuk e shoqërojmë demokracinë me zhvillim ekonomik, ajo mbetet e zbrazët. Pa industri, pa bujqësi moderne dhe pa siguri energjetike, Kosova nuk mund të jetë e pavarur në kuptimin e plotë të fjalës. Ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike — të qëndrueshme, të gjelbra dhe të menaxhuara publikisht — duhet të jetë prioritet kombëtar, jo projekt partiak.
Sot, Kosova varet ende nga importi i energjisë elektrike, ndërsa rezervat e linjitit, që dikur ishin pasuri strategjike, po shfrytëzohen pa vizion afatgjatë. Për një shtet që synon integrimin europian, ky është paradoks: flasim për liri, por importojmë edhe dritën.
Demokracia duhet të përkthehet në punësim, në zhvillim industrial dhe në sistem arsimor që nxit mendimin kritik, jo nënshtrimin partiak. Kjo është rruga për të shmangur përsëritjen e historisë — që të mos mbetemi peng i formave të reja të robërisë ekonomike.
Kujtesa dhe përgjegjësia
Në diasporë, shumë shqiptarë janë bërë model integrimi, duke ruajtur identitetin dhe duke kontribuar për vendin amë. Por ne ende harrojmë të kujtojmë ata që hapën dyert e administratës ndërkombëtare për Kosovën, që trokitën në zyrat e SHBA-së për ta bërë çështjen tonë të njohur. Ata mbeten “heronjtë e heshtur” të historisë sonë moderne.
Po të mos kishin rezistuar prindërit, gjyshërit dhe mësuesit tanë, shumë nga ne sot do të këndonim në një gjuhë tjetër. Ata që ruajtën arsimin shqip, që mësuan nëpër shtëpi, që mbajtën gjallë gjuhën dhe identitetin, janë themeluesit e vërtetë të shtetësisë.
Sot, përgjegjësia jonë është ta ruajmë këtë trashëgimi përmes punës, dijes dhe përkushtimit ndaj ligjit.
Liria si projekt i përbashkët
Çlirimi është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Pa ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme, pa reformë arsimore dhe energjetike, pa ndershmëri politike, Kosova do të mbetet “e lirë” vetëm në letra.
Liria e vërtetë fillon atëherë kur qytetari nuk ka frikë nga shteti, kur energjia prodhohet brenda vendit, kur fabrika punon, kur arsimtari respektohet dhe kur të rinjtë nuk emigrojnë për të jetuar me dinjitet.
Në fund të fundit, sakrifica për liri nuk është vetëm kujtim historik — është obligim për çdo ditë që jetojmë të lirë.

Gjakovari Afrim Caka për renagatin islamik, që Manastirin e Deçanit e qun “manastir serb!”

3
Afrim Caka, Gjakovë
SHIKONI KETE RENGATIN ISLAMIK!
Të urrejjjj Milazim! Të vraftë zoti, maskara i ndyrë!
Ti je monstër! Nga lashtwsia një na vinte: “Tash 600 vjet han mutin e vet!”
Çfar je ti! Fletë majmunishten ti! Apo jo. Besoj se po…!
Kështu, përpara syve të të gjithë botës, populli shqiptar i ra për pjesë të përjetojë një nga zezonat jo të rralla që kanë tronditur trojet shqiptare në këtë planet nga një taleban e islamist oborri, analistet i shitur, të blere, e të shitblere.
Që nga lozhat e tij, të tjerët nëpër xhami ndoqën me javë, me muaj, me vite e shekuj krusmën e tij.
Shëmbullin më të qartë të kësaj të vërtet afron ajo racë nënshtruar dhe asimiluar duke mos përdorur kulturën, gjuhën dhe historinë tij.
Në këtë botë, gjithçka që nuk i përkt racës së pastër është dëstinuar të humbë. U përfshinë në përzirje racash me arab, serbë e palestinez, dhe e humbi aftësin krijuse e kulturore deri sa në fund, duke u bërë mendërisht, por edhe fizikisht, më tepër të ngjashëm më pushtusit shekullor i nënshtruar deri në ditët e sotit.
“Manastiret Ilire e dardane ka qenë i gjithi serbe”, çdo shqiptar që ka gjak shqiptari duhet të shpërtheje ndaj talebanit, Milazim Krasniqit. Por shqetësimi ynë (shqetësimi ynë fisnikë mund të ketë drejtësinë shoqërore, vrullin tiranik ndaj një grushti talebanësh e mercenarësh etj. etj.)
Milazim Krasniqin: Bojkotojeni këtë antishqiptar!
Thirreni në prokurori!

Nga kodrat e Novobrdës (Bardhi i Ri), deri në zemrën e Gjilanit

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Ese kulturore

Shpesh më ka ndodhur të dëgjoj fjalë të mira për gjilanasit nga njerëz që vijnë prej viseve të ndryshme të Kosovës e më gjerë. “Ju të Gjilanit jeni të mirë, të sjellshëm, të kulturuar”, më kanë thënë shumë herë me admirim. Besoj që edhe shumëkuj tjetër nga kjo anë u ka rastis të marrin komplimente të ngjashme.

Një kolege nga Prishtina e ardhur për herë të parë në Gjilan si e angazhuar në Universitetin e Gjilanit në kontakt me studentët dhe me qytetarët gjilanas, kishte krijuar bindjen që gjilanasit janë njerzë të urtë, shumë miqësorë dhe me një kulturë të veçantë. Një ditë nga kurreshtja më pati pyetur me një buzëqeshje të çiltër:

“Koleg, jam kurreshtare ta dijë, prej nga e ka prejardhjen kjo kulturë e veçantë e gjilanasve? Jeni ndryshe nga shumë të tjerë.”

Në atë çast nuk pata një përgjigje të prerë. I thashë: “Më jep pak kohë të mendoj.” Dhe ashtu ndodhi – kur mbeta vetëm në zyrë, fillova të kërkoj brenda vetes burimin e kësaj kulture, të kësaj butësie që njerëzit e ndiejnë tek ne.

Mendja më shkoi menjëherë te Nova Bardës (Bardhi i Ri) , qyteti i lashtë që ndodhet vetëm pesëmbëdhjetë kilometra larg Gjilanit. Historia thotë se kur Londra ishte ende një fshat, Novo Berda kishte jetë qytetare, tregti, artizanat e pasuri kulturore. Në atë kohë, zhurma e argjendarëve dhe e zejtarëve përzihej me tingujt e kambanave dhe zërat e tregtarëve që vinin nga gjithë Ballkani.

Nga ato kodra të mbushura me jetë e dije, njerëzit me kohë zbritën në rrafshin e Anamoravës – aty ku sot shtrihet Gjilani. E bashkë me ta, zbriti edhe kultura, mjeshtëria dhe shpirti qytetar i gjilanasve.

Trashëgimia e sjelljes dhe e fjalës së mirë

Kultura e gjilanasve nuk është thjesht një zakon apo një mënyrë sjelljeje – është një trashëgimi që jeton në fjalë, në përshëndetje, në mikpritje.

Në Gjilan, njerëzit e kanë për zakon të ndalojnë për një “mirëdita” të ngrohtë, të pyesin me kujdes “si je?”, e ta bëjnë bisedën një çast miqësor. Ky komunikim i butë nuk është formalitet – është pjesë e natyrshme e shpirtit gjilanas.

Në shtëpitë gjilanase, mysafiri është bekim. Tryeza e bukës shtrohet me bujari, e çdo gotë ujë, kafe apo rakie shoqërohet me buzëqeshje e fjalë të mira. “T’bëftë mirë!” – thonë gjithmonë me zë të butë, që të vie si një uratë.

Gjilani – ura e kulturave

Pozita gjeografike e Gjilanit ka bërë që ai të jetë gjithmonë një urë lidhëse midis Shkupit, Preshevës, Vranjës e Kosovës qendrore.

Nga kjo përzierje kanë ardhur gjuha e pasur, eleganca në komunikim, dashuria për muzikën dhe humorin.

Gjilani është qyteti i këngës së ëmbël – të kënduarit në oda, në dasma e tubime shoqërore ka qenë gjithmonë një shprehje e gëzimit dhe e respektit për jetën. Edhe sot, gjilanasit njihen për humorin e hollë, për atë mënyrë të veçantë të bërjes shaka pa e lënduar askënd, për zgjuarsinë në fjalë e në mendim.

Trashëgimia e punës dhe arsimit

Një tjetër shtyllë e kulturës gjilanase është dashuria për punën dhe për dijen.

Qysh herët, në këtë anë janë çmuar zanatet, mjeshtëria dhe përpjekja e ndershme. Nga zejtarët e vjetër te mësuesit e parë, nga arsimtarët dhe profesorët që hapën shkollat e para shqipe deri te intelektualët e sotëm që hapen Shkolla të larta e Fakultete deri në Univeritet, Gjilani ka ruajtur një traditë qytetarie e përkushtimi ndaj arsimit, duke qenë të hapur dhe mirëpritur nxënës, studentë dhe kuadro nga rajoni dhe e gjithë hapësira shqiptare.

Ndoshta kjo është arsyeja pse edhe sot, gjilanasit njihen si njerëz të qetë, punëtorë, të arsyeshëm e të urtë – të lidhur fort me tokën e tyre, por gjithmonë me sy nga dijet dhe përparimi.

Një qytet që di të dojë

Në thelb, kultura e Gjilanit është kultura e dashurisë – dashuri për tjetrin, për familjen, për punën dhe për vendlindjen.

Kjo ndjenjë e thellë e njerëzores e bën qytetin të ngrohtë dhe njerëzit të afërt. Ndoshta kjo është ajo që ndjejnë të tjerët kur thonë: “Gjilanasit janë të mirë.”

Sepse, në të vërtetë, mirësia është pjesë e identitetit të këtij vendi – e trashëguar prej shekujsh, nga kodrat e Nova Bardës (Bardhi i Ri) e deri në çdo rrugicë të Gjilanit të sotëm.

Përfundim

Kështu e kuptova më në fund përgjigjen për profesoreshën nga Prishtina:

Kultura e gjilanasve nuk vjen nga një burim i vetëm – ajo është bashkimi i historisë, i përvojës dhe i shpirtit të njerëzve.

Është një përzierje e qytetarisë së lashtë, e mikpritjes shqiptare dhe e butësisë që vetëm vendet e shenjta dinë ta ruajnë në zemrën e tyre.

Prandaj, sa herë që dikush thotë: “Ju të Gjilanit jeni të mirë”, unë buzëqesh me mirënjohje. Sepse di se nuk flasin vetëm për ne – flasin për trashëgiminë e një qyteti që e ka bërë kulturën mënyrë jetese.

Megjithatë, kjo kulturë e butësisë dhe qytetarisë që e karakterizon njeriun gjilanas, fatkeqësisht, jo gjithmonë është vlerësuar si duhet. Ka raste kur mirësia e gjilanasve është keqkuptuar si dobësi, e njerëz të pakujdesshëm, madje edhe në pozita përgjegjëse në nivel qendror, e kanë shfrytëzuar këtë për të anashkaluar Gjilanin dhe Anamoravën – qoftë në investime, zhvillim apo përfaqësim institucional.

Shpesh, njerëzit e kulturës e të ndershmërisë nuk janë përfshirë sa duhet në vendimmarrje, megjithëse do ta kishin kryer çdo detyrë me përkushtim dhe përgjegjësi qytetare.

E megjithatë, kjo nuk e zbeh shpirtin gjilanas. Përkundrazi, e bën atë më të qëndrueshëm. Sepse vlera e vërtetë nuk matet me privilegje, por me dinjitetin që ruan njeriu përballë padrejtësisë.

Dhe gjilanasit, me kulturën e tyre të lashtë e me urtësinë që u vjen nga shekujt, vazhdojnë të jenë shembull i qytetarisë shqiptare – të butë në fjalë, por të fortë në shpirt.

***

Profesori i njohur i historisë së mesjetës, Dr. Jahja Drançolli në shkrimet e tij historike tregon për ndikimin e madh kulturor, diplomatik dhe atdhetar të njerëzve nga Nova Barda (Bardhi i Ri), duke nisur nga biografi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Martin Segoni, që ka doktoruar në Universitetin e Padovës, në vitin 1473, pas vdelkjes së Skenderbeut.

Ai ka shkruar shumë vepra, ndër të cilat edhe atë për itinerarin nga mund të vinin pushtuesit osman.

Ai ishte me origjinë nga Nouo Barda (Bardhi i Ri).

Ndërkaq, Pjetër Spani ka qenë kefali, koka e qytetit, duka apo princi i Nouvo Bardes. Familja e tij ka pasur ndikim në organizimin e Kuvendit të Lezhës. Sipas historianit Jahja Drançolli Nova Barda (Bardhi i Ri) ka pasur shumë priftërinj që ishin me kontribute të mëdha për vendin.

Mihali i Ostrovicës, shkrimtar, po ashtu ka shkruar librin Kronika, në të cilin 4o për qind të tij ia kushton Gjergj Kastriotit.

Ai pas rënies së Nova Barda-es (Bardhi i Ri) në vitin 1455 nga mizoritë e Sulltan Mehmetit- Fatihut të dytë, në betejën e ashpër që ka zgjatur pothuaj dy muaj ditë nga maji deri në qershor, (shumë më shumë se Konstantinopoja), e ka marrë botën në sy, ku sipas profesorit Drançolli, mendohet se ka vdekur kah Polonia apo Cekia.

Ps!

  • Historiani i mesjetës Jahja Drançolli thekson se në bazë të fakteve historike dhe hartografisë, qyteti është quajtur Nova Barda (Bardhi i Ri), e jo Novo Brdo apo Artana.

Më 17 janar 1982 mercedesi i Behxhet Pacollit është pa në fshatin Untergruppenbach, aty ku është vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla me Kadri Zekën

1
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Behxhet Pacolli – nana e vakive…!
___
A vazhdon Mabetex me qenë në pronësi të vëllaut të Millosheviqit, që ishte ambasador i Serbisë në Rusi, kur Mabetex u angazhua për restaurim të Kremlinit, ndërsa Behxhet Pacolli me pak aksione vetëm për ta kamufluar pronësinë e vërtetë ndaj Mabetex?
Prandaj Behxheti u angazhua gjatë lufte, me fluturime private në Beograd, për të ndërmjetësua për ta shuar Luftën çlirimtare…!
Më 17 janar 1982 mercedesi i Behxhet Pacollit është pa në fshatin Untergruppenbach, pranë vendit kur ka ndodhur vrasja e trefishtë ndaj Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Behxheti është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se atë ditë ishte në Maribor të Sllovenisë, për të marrë “vizë shqiptare” për ta vizituar Shqipërinë, megjithëse atëhere nuk kishte konsullatë shqiptare në Maribor!
Behxhet Pacolli, që vazhdon të simulon patriotizëm supërlativ, nuk ka dashtë jipte ndihmë financiare për UÇK-në…!
Në Zvicër qe diskutuar për ta arrestuar, pasi dyshohej t’i ketë dhënë shumë milionë korruptiv vajzës së Putinit, por u anashkalua për hirë të interesave shtetërore të Zvicrës.
Interesant do të kishte qenë sikur Behxhet Pacolli vetëm “pak dakika para se me dek”, me reflektuar për komplotet që ka bërë, sepse ka rrezik që varri nuk e le brenda.
Nga: Brisida Shehaj
___
Aeroporti i Vlorës
___
Prej disa ditësh në media janë publikuar fakte tejet të rënda lidhur me koncesionin e Aeroportit të Vlorës.
Ditën e djeshme, Behgjet Pacolli reagoi duke pretenduar se pas këtyre publikimeve qëndronte një “komplot i koordinuar në Shqipëri” kundër tij, ndërsa shtonte se Aeroporti i Vlorës, në të cilin ai kishte investuar “qindra miliona euro”, ishte një nismë për të “lënë një trashëgimi”, edhe pse sipas tij investimi “vështirë se do të rikthehej”.
E PAVËRTETË
Sipas të dhënave të Planit të Biznesit të depozituar, Aeroporti i Vlorës, në harkun e 35 viteve, parashikon t’i sjellë Pacollit dhe ortakëve të tij 734 milionë euro fitime, me një investim total prej rreth 104 milionë eurosh, nga të cilat 53 milionë janë kredi.
Pra, investimi nuk ka lidhje as me “trashëgimi” e as me “dashuri për shqiptarinë”. Pacolli është një biznesmen që ka hyrë në këtë projekt për të fituar dhe JO PAK. Dhe deri këtu s’ka asgjë të keqe, për sa kohë çdo gjë është transparente. Por të na i kursejë patetizmat. Matematika nuk është opinion e aq më pak poezi.
Le të rikthehemi tek teoria e “KOMPLOTIT”, siç e cilëson Pacolli. Historia që po del në dritë me fakte është shumë më tepër se kaq dhe ç’është më e rënda po trajtohet si një rast “korrupsioni”, në një vend ku askush nuk habitet më nga kjo fjalë.
Por vëmendje! Thelbi i çështjes nuk është thjesht korrupsioni.
Aeroporti i Vlorës është një aset strategjik, pjesë e sigurisë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s.
Dhe në këtë kontekst vëmendjen e tërheq kontrata e datës 26 mars 2025, e nënshkruar mes MABCO Construction S.A. dhe Delphos Securities SARL, kjo e fundit një kompani offshore me pronar fundor të dyshuar nga një vend jo partner.
Kontrata parashikon një hua prej 100 milionë eurosh, me objekt financimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Por ja ku lind ABSURDI: më 8 maj 2025, Aeroporti u inagurua zyrtarisht. Përse, pra, u mor kjo hua pas përfundimit të ndërtimit?
Nëse kjo kontratë atipike huaje i jep kontroll të plotë kompanisë offshore mbi aksionarin me 98% dhe mbi financat e aeroportit, nuk paska si qëllim ndërtimin e tij, atëherë përse ekziston? Përse u mor kjo hua nga Pacolli kur investimi ka përfunduar???
Dhe këtu, në këtë pikë, duhet të ndalemi të gjithë.
Sepse nuk bëhet fjalë më vetëm për interesa të shqiptarëve të dëmtuar nga një aferë korruptive, por për interesa strategjike të aleatëve tanë dhe për sigurinë vendase e ndërkombëtare.
Le të kujtojmë se Aeroporti i Vlorës ndodhet vetëm 25 minuta larg bazës ajrore të Kuçovës.
Dhe po ndalem me kaq.
Sa për “komplotin” ndaj Pacollit, do të ishte mirë që ai të mos merrej me statuse për miza, bletë, lisa e mjaltë, por të sqarojë publikisht kontratën e 26 marsit 2025 me Delphos Securities.
Dhe mbi të gjitha, të flasë me emra e mbiemra: kush fshihet pas këtij “komploti”?
Përse nuk u depozituan në kohë në QKB kontratat e shitblerjes së aksioneve si me palën Turke dhe 2A Group?
Le të flasë edhe për Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministren, sepse vetëm kështu do t’i shërbente realisht trashëgimisë që pretendon dhe Shqipërisë, vendit që i ka dhënë dhe i jep jo pak përfitime me këtë koncesion.
Kjo do të zbardhte KOMPLOTIN e vërtetë.
Kan være et bilde av tekst som sier 'cilin kërkojmë marrjen masës veprime Asambleja Shoqërisë, ishin ortakut dhe tejkalimin mjet ortakut pakicës. nuk është shoqëritë tregtare, mjet duke vendimarrje pas kësaj pikërisht dhe padisë, me mirëmenduar veprimesh më kot fiyma ligjit. tenton pozitës paligjshme parashikuar №e ee drejtim, cenojë pozitën duart ortakëve dhe politikën pakufizuar kontrollon theksojme faktin lejimi vijimit kësaj veprimtarie nuk cenon ortakun kuotave dhe vlerës investimit projektin Kontratës (treth por dëmton fitimit mrezikon humbasë plotësisht miratohet rendi ditës thirrur më nga aksioneri "Mabco Contruction vlerë lartë dëmi shpjegojmč Bussines Planin referuar pritshmëria për shumën kthehet nga ortakët pas vitesh është bazuar lejohet vlerën (Prova'

Ndalojeni zënken, se po qesh i njejti armatim!

2

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër

(Sylë Mujaj)

Nuk kisha dashur kurrë që në këtë moshë, mbas gjithë atyre viteve burg, dhimbje dhe heshtjeje, të shoh shokët e mi të vjetër — Bardhyl Mahmutin dhe Kadri Kryeziun — të kacafyten si dy pionë të lodhur në një fushë ku loja e vjetër ende komandohet nga hija e Beogradit të djeshëm.

Kadri Kryeziu

Unë i dua të dy: si njerëz që kanë vuajtur, që kanë dhënë për kombin, që kanë djegur rininë në qelitë ku fjala “shqiptar” ishte krim. Por sot, kur lexoj fjalët e tyre, kur ndjej thumbin dhe helmin që ua kanë përzier të tjerët, më duket se po dëgjoj përsëri zërin e UDB-së, që tallazitet pas çdo fjalie, duke qeshur me ne që s’e kemi kuptuar ende se jemi lodra të vjetra të një loje të re. Si mund të jetë e mundur që dy shokë burgu, dy njerëz që kanë kaluar përmes ferrit e kanë dalë me shpirtin në dorë, sot të përdorin gjuhën e inspektorëve serbosllavë për të goditur njëri-tjetrin?

Si mund të jenë kthyer raportet e burgut në “argumente” politike mes nesh, kur të gjithë e dimë se ato ishin vetëm vegla për përçarje?

Bardhyl Mahmuti

E kemi përjetuar në lëkurë, e dimë mirë çfarë do të shkruante sigurimi për secilin nga ne — se njëri ishte “i paqëndrueshëm”, tjetri “nacionalist ekstrem”, tjetri “i rrezikshëm për bashkimin”, dhe kështu me radhë.

Ata e dinin se fjala e tyre do të jetonte gjatë, prandaj e përdorën për të na turpëruar edhe pas vdekjes. Sot, kur i shoh disa prej nesh duke i ringjallur ato fraza, më vjen të them me ironi therëse: UDB-a s’ka vdekur — ajo thjesht e ka ndërruar hostin! Ka kaluar nga bodrumet e Nishit në komentet tona në Facebook.

Ka ndërruar zyrën, por jo stilin: një sharje, një shpifje, një duartrokitje — dhe ndarja u krye! Prandaj ju them troç, me dashuri e dhimbje: Ndalni këtë zënkë të turpshme! Sepse ajo s’ka lidhje as me kombin, as me lirinë, as me drejtësinë — është vetëm një jehonë e mbetur nga dosjet që na përndoqën, një përçapje e vogël për ta mbuluar dritën e madhe që dikur patëm. Sot nuk ka më rëndësi kush ishte komandant, kush ishte student, kush kishte diplomë e kush hanë buke thatë në burg.

Rëndësi ka kush ruan karakterin, kush nuk lejon të përdoret kundër shokut të vet. Rëndësi ka kush nuk e lejon propagandën serbe të bëhet “argument shqiptar”.

Unë, Sak Muji, që i kam parë me sytë e mi të gjitha fytyrat e vdekjes, e di mirë një gjë: Kur dy shqiptarë zihen për idealin që i bashkoi, dikush tjetër numëron përfitimin. E ai nuk është as shqiptar, as idealist — është veç tregtar i shpirtit tonë. Prandaj, në vend të sharjeve, po e mbyll me një lutje ironike: O ju që doni ta përdorni të kaluarën tonë për të fituar lajke — lexoni më mirë tri faqet e librit serbisht që i pohojnë “sjelljen tonë”. Aty do ta kuptoni saktë se çfarë mendonin ata për ne. Dhe ndoshta atëherë do ta shihni qartë: ata fituan vetëm kur ne u zumë! Le të mos ndodhë më.

Le të ruajmë nderin e shokëve tanë, e të heshtim kur s’kemi ç’themë për mirë. Sepse zërat tanë janë më të vlefshëm se çdo dosje që ka mbetur në raftet e errëta të Nishit e të Beogradit. 🩸 Dëshmia ime personale Kur për mua shkruanin gazetat serbe Politika, NIN e Borba se “Sylë Mujaj nuk është fare në burg, por e kemi parë në Dubrovnik, Tivar e Ulqin duke u rrezitur”, unë isha në të vërtetë në grupin e ashtuquajtur “pojačanog nadzora” — në izolim të përhershëm, për mbi 7 vite e 6 muaj, në errësirën e burgjeve të Nishit, Pejës e Mitrovicës, gjatë dhjetë viteve të dënimit tim 1981–1990.

Atje ku s’ka diell, s’ka rrezitje — por kishte dritë. Dritën e ndërgjegjes që s’e shuante as errësira e UDB-së. E mbaj mend mirë, sepse në raportet e tyre shkruhej: “Vetëm shqiptari bari e shqiptari sharragji na duhen — të tjerët s’janë për asgjë, sepse kur shqiptari shkollohet, bëhet i rrezikshëm për shtetin.” Kjo ishte filozofia e tyre. Ata donin shqiptarë që punojnë, por jo që mendojnë.

Ata duronin trupin tonë, por kishin frikë nga mendja jonë. E unë them sot, me gjithë dhimbjen e atyre dhjetë viteve të errëta: Nëse dija ime, fjala ime dhe qëndrimi im ishin krim — atëherë le të mbetem përjetësisht fajtor në sytë e tyre! Sepse shqiptari që mëson, që mendon dhe që s’e ul kokën, është arma më e fortë që s’e shkatërron as burgu, as propaganda. Epilog mbi Epiloh Ky tekst botohet si epilog i tri faqeve origjinale në gjuhën serbe nga libri “Të burgosurit politikë shqiptarë në Jugosllavi (1989)”, si dëshmi arkivore dhe thirrje për ndërprerjen e propagandës e për unitet midis ish të përndjekurve politikë shqiptarë.

**

Резиме (фактички, редактификован) — на српском (ћирилица) Наслов и издање: Књига: Тє бурґοcур̏ит политикë шћиптарë нȅ Југославији (1989) — према поверљивим документима Министарства федералне правде и управе. Приредио/превео: Садик Мехмети, Хисен Матоши. Издање: Приштина, 2019. Опис садржаја: Материјал представља зборник/прераду службених докумената и извештаја из архива. Садржи биографске белешке, пресече и извештаје органа дочека и казнено-извршних служби који су вођени у периоду када су политички притвореници осуђивани у тадашњим судовима. Текст приказује како су институције тог времена оцењивале понашање и «политичку рискантност» појединих притвореника. Извод из садржаја (фактичко): На једној страни налази се оцењивање понашања притвореника у установи: бележи се да осуђени није показао жељу за солидарисањем око политички негативних оријентација, да је имао узоран радни положај и да је укључен у стручно усавршавање.

Ипак, извештај упозорава да, док се не утврди стварна промена ставова, ризик од понављања дела не може бити у потпуности искључен. Биографска белешка означена као „Кадри (Мехмет) Кријезиу“ наводи годину рођења (1958), статус студента, судске одлуке и рок службе казне (почетак казне 12. јул 1981 — крај 12. јул 1990, са првобитном осудом и ревизијама судских аката који су наведени као референце). Извештаји затворског надзора напомињу да је осуђени похађао стручну обуку (метално-занатска школа) и да су му у извештајима наводили понашање примера (радне навике), као и да су бележили процене о «политичком ризику» у службеним оценама тог периода. Напомена за јавну употребу: Материјал потиче из архивских/службених докумената периода Југославије.

Пошто су тачке гледишта и квалификације у тим извештајима често биле инструментализоване у појединим историјским околностима, препорука је да се свако даље коришћење ових пасажа прати верификацијом у изворном архиву или код независних стручњака (архивисти, историчари) пре ширења у јавности. Ако желиш, следећи кораци које могу одмах да урадим су (изабери један): Да ти пошаљем овај ћирилични текст као PDF спреман за слање академицима/архивистима. Да прилагодим и проширим ћирилични превод само са јасним, поткрепљеним биографским подацима (на пример: тачан назив судског акта, број пресуде, дати). Да ти припремим пратно обавештење (на српском ћирилицом) које можеш да пошаљеш архивистима/историчарима уз захтев за верификацију оригиналних докумената. Да неколико кључних реченица (биографија и датум) пребацим и у латиничну верзију српског ако ти треба за људе који користе латиницу. Ррезимирам: могу одмах да ти дам редигован, безбедан превод у ћирилици — што је и најпаметније ако желиш да материјал послужи за академско верификовање и не буде злоупотребљен за политичку пропаганду. Ти само кажи: „Направи PDF (опција 1)“ или изабери опцију 2/3/4.

**

Nga Sak Muji (Sylë Mujaj), ish i burgosur politik 1981–1990, grupi i “pojačanog nadzora”, Burgut te Prishtinëes, te Mitrovicës, Burgjet te zi te Nishit 1981-1990