Kreu Blog Faqe 417

Ndikimi i Turqisë neoosmane në pushtetet e Kosovës nga pavarësia e deri sot e të tjera (V-X)

Nga: Sak Muji

Dosja nga kapitulli i -V deri ne X-të

Kapitullit – V –

**

NDIKIMI TURK NË PUSHTETET NË KOSOVË NGA PAVARËSIA DERI MË SOT

Nga miqësia e pavarësisë te varësia e kontratave Turqia ishte një nga vendet e para që njohu Kosovën më 18 shkurt 2008. Një ditë pas shpalljes së pavarësisë, Ankaraja hapi dyert për përfaqësuesit e Prishtinës dhe nisi një rrugë të re “miqësie strategjike”, e cila shumë shpejt u shndërrua në një rrjet të fuqishëm ndikimi ekonomik, politik dhe fetar.

Në emër të vëllazërisë osmane, kompanitë turke morën nën kontroll asetet më jetike të Kosovës: aeroportin, shpërndarjen e rrymës dhe më vonë edhe sektorë të tjerë strategjikë. Në të njëjtën kohë, përmes Diyanetit dhe fondacioneve fetare, Turqia nisi një fushatë të gjerë “kulturore” në Kosovë – që shumëkush e sheh si ekspansion ideologjik të ngjashëm me ndikimet arabe në dekadat e mëparshme.

Aeroporti dhe rryma – kontratat e para të varësisë Në vitin 2010, qeveria e Hashim Thaçit nënshkroi koncesionin e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” me kompaninë turko–franceze LIMAK–Aéroports de Lyon për 20 vjet, e cila më vonë u zgjat deri në 2035.

Në vitin 2012, qeveria Thaçi II privatizoi KEDS-in (shpërndarjen e energjisë) duke ia shitur konsorciumit turk Çalık–Limak, një vendim që mbetet ndër më të debatuarit në historinë e pasluftës.

Në të dyja rastet, Turqia fitoi kontroll ekonomik dhe politik, ndërsa shteti kosovar mbeti i varur nga kushtet e kontratave të mbyllura.

Pas çdo ndryshimi qeverie, këto marrëveshje janë përmendur si “borxhe të trashëguara” – por asnjëra nuk është rishikuar me transparencë të plotë.

Nga energjia te feja – rrjetet e ndikimit të butë

Në vitet 2014–2017, ndikimi turk kaloi nga ekonomia në sferën fetare dhe kulturore. Diyanet dhe TİKA financuan xhami, rikonstruksione osmane dhe shkolla fetare, përfshirë edhe Xhaminë Qendrore të Prishtinës – projekt që u paraqit si dhuratë, por që shumë qytetarë e panë si simbol të një ndikimi të huaj që po formësonte peizazhin shpirtëror dhe arkitekturor të vendit.

Në këtë periudhë, shumë figura të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) u lidhën ngushtë me institucione fetare në Turqi, duke e bërë Prishtinën një satelit të vogël fetar të Ankarasë.

2018 – Kriza e sovranitetit Në mars 2018, ndodhi ngjarja që tronditi shtetin e ri të Kosovës: deportimi i gjashtë shtetasve turq – punonjës të shkollave “Gülistan / Mehmet Akif” – të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan fshehurazi në Turqi.

Kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj deklaroi se nuk kishte qenë i informuar dhe shkarkoi menjëherë ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e AKI-së. Ky ishte momenti kur u kuptua se ndikimi turk kishte kaluar kufijtë e miqësisë diplomatike: ishte ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës.

Nga Bayraktarët te milionat e KEDS-it

Qeveria e Albin Kurtit trashëgoi kontratat e vjetra me kompanitë turke dhe u përball me pagesa të mëdha kompensuese ndaj KEDS-it dhe Aeroportit. Në vitin 2023, Kosova bleu dronët Bayraktar TB2 nga Turqia, duke futur Ankaranë në qendër të sistemit të mbrojtjes së Kosovës.

Në vitin 2024, qeveria zgjati edhe koncesionin e Aeroportit për disa vite, në marrëveshje me LIMAK, duke mbajtur të njëjtin partner strategjik ekonomik. Në pamje të parë, këto janë bashkëpunime shtetërore; në thelb, ato tregojnë se Turqia vazhdon të ketë ndikim vendimtar në sektorët kyç të shtetit kosovar – energji, transport dhe siguri.

Feja si fasadë – kur minaret bëhen më të larta se spitalet

Një pjesë e këtij ndikimi shfaqet në formën e ekspansionit fetar dhe arkitekturës me frymë lindore. Në disa qytete të Kosovës po ndërtohen xhami të mëdha me minare të gjata si raketa, të frymëzuara nga modeli arabik apo turk, që nuk përputhen me traditën tonë kombëtare e kulturore.

Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë qytetarë po kërkojnë: “Kosovës i duhen spitale, fakultete dhe laboratorë, jo minare gjigante.”

Një shtet laik, evropian dhe modern duhet të forcohet përmes arsimit dhe shëndetësisë, jo përmes ndarjeve ideologjike që e kthejnë fenë në instrument politik.

Nga miqësi strategjike në varësi ekonomike

Marrëdhëniet Kosovë–Turqi kanë kaluar tri faza të qarta: 2008–2013: Koncesione ekonomike dhe privatizime strategjike; 2014–2018: Ndikim fetar dhe përpjekje për kontroll institucional; 2019–2025: Bashkëpunim ushtarak dhe përpjekje për dominim rajonal.

Turqia ka qenë aleate e rëndësishme e Kosovës, por në disa raste, kjo aleancë ka kaluar në varësi politike e ekonomike, sidomos kur pushtetet kosovare nuk kanë pasur kurajë ta ruajnë barazinë në marrëdhënie.

Apel qytetar: Kosova të zgjedhë arsimin, jo minaren

Sot, pas më shumë se 15 vjetësh pavarësi, Kosova ka nevojë për një bilanc të drejtë mes miqësisë dhe sovranitetit.

Asnjë investim i huaj nuk duhet të kalojë përmes fesë apo ideologjisë. Asnjë partner strategjik nuk duhet të diktojë politikën e brendshme të një shteti që është fituar me gjak dhe sakrificë. Le të përfundojnë me sukses kontratat ekonomike me Turqinë — por pa lejuar që ekstremizmi fetar, qoftë i butë apo i maskuar, të ndikojë në rrugën tonë evropiane.

Kosovës i duhen universitete që hapin mendje, spitale që shpëtojnë jetë, dhe institucione që mbrojnë lirinë – jo minare që projektojnë hije mbi arsimin dhe shtetin laik.

*

KAPITULLI -VI-

A PO DRIDHEN KRERËT E SHIK-ut?

Katër marrëveshjet e tradhtisë dhe dy krimet e heshtura që po e zhbëjnë shtetin

⸻

Në këtë Kosovë që u ngrit mbi gjak e flijim, po ndodh diçka që trondit çdo shpirt shqiptar: krerë të vjetër të SHIK-ut, njerëz që për dekada kanë luajtur mes errësirës së pushtetit dhe shërbimeve të huaja, sot dalin publikisht në mbrojtje të spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të Serbisë.

Në këtë radhë del Xhavit Haliti – i njohur në qarqet e dikurshme operative si “Cerni Vranac” – për të deklaruar me plot gojë:

“Radoiçiçi dhe Sheholli nuk ishin spiunë!”

Kjo fjali është krismë në veshët e çdo familjeje që ka varre pa eshtra, që ka kujtime pa drejtësi. Në vend që të dënohen, po mbrohen ata që u bënë vegla të armiqve. Kjo është shenja e qartë se shteti po gërryhet nga brenda — dhe se disa “gardianë” të djeshëm të SHIK-ut po dridhen, sepse epoka e llogaridhënies po afrohet.

⸻

1. Marrëveshja e parë: Ndarja e Veriut – tradhtia e Brukselit (2013)

Nën pretekstin e “normalizimit”, Kosova pranoi Zajednicën dhe humbi kontrollin real mbi veriun. Në prapaskenë vepronin strukturat që i përgjigjeshin Beogradit dhe Stambollit, jo Prishtinës.

Këtu filloi shitja e sovranitetit – në heshtje, me përkthim diplomatik e me nënshkrime që s’i pyetën qytetarët.

2. Marrëveshja e dytë: Gjykata Speciale (2015)

U ngrit një gjykatë që s’gjykon krimet serbe, por luftëtarët e UÇK-së. Në vend që të ruhej nderi i çlirimit, u vendos nën akuza vetë simboli i lirisë. Kush e përkrahu këtë akt? Po të njëjtët njerëz që sot heshtin për Radoiçiçin – sepse kishin frikë se një ditë drejtësia do t’u trokasë në derë edhe atyre.

*

3. Marrëveshja e tretë: Ekonomia dhe pasuritë kombëtare (2017–2018)

Në heshtje u shitën pasuritë e Kosovës: energjetika, Trepça, minierat dhe tokat veriore. Bizneset turke dhe serbe morën çdo burim të vlefshëm, ndërsa populli mbeti pa punë dhe pa pasuri. Në prapaskenë, SHIK-u u kthye në “ministër të padukshëm të ekonomisë”, duke ndarë tenderë dhe pushtet si plaçkë.

*

4. Marrëveshja e katërt: Heshtja ndaj spiunazhit dhe ndikimeve të huaja (2020–2025)

Në vend që të pastrohen institucionet, u ricikluan të njëjtët emra, të njëjtat rrjete. Në administratë e media, ish-bashkëpunëtorët e sistemit serb e turk morën pozita kyçe. Sot, ata janë më aktivë se kurrë në propagandë, duke mbrojtur publikisht Radoiçiçin dhe Shehollin – sepse frika i ka kapluar. Dosjet e reja po hapen, dhe lidhjet e tyre po dalin në dritë.

Dy krimet e heshtura që rrënojnë drejtësinë

*

1. Heqja e krimit të gjenocidit të Serbisë

Asnjë padrejtësi s’është më e madhe se fshirja e gjenocidit serb nga dokumentet shtetërore. Si mund të hiqet nga aktet juridike krimi mbi 14.000 shqiptarë të vrarë, mbi 1.600 të zhdukur dhe 20.000 gra të dhunuara?

Kjo është tradhëti kombëtare e shekullit – kur qeveritë e frikës dhe ambasadat e ndikimit heshtin për gjenocidin, duke i hapur rrugë Serbisë që të kthehet si “partner paqeje”. Një popull që harron gjenocidin, rrezikon ta përjetojë përsëri.

*

2. Shitja e mbi 8.500 hektarëve tokë Malit të Zi

Tradhtia e kufirit me Malin e Zi ishte plaga që u mbulua me flamur evropian. Nën nënshkrimin e marrëveshjes së demarkacionit, u humbën mbi 8.500 hektarë tokë shqiptare në Çakorr e Kullë, toka ku pushon këmba e Rugovës dhe gjaku i maleve tona. Në emër të “integrimeve”, iu dhurua truall i Dardanisë fqinjit që kurrë s’e njohu dhimbjen tonë. Ata që heshtën atëherë, sot sërish heshtin – sepse ishin në të njëjtin zinxhir tradhtie.

*

Epilog – Thirrje për pastrimin e dytë të Kosovës

Nëse lufta e parë ishte për liri territoriale, lufta e dytë është për pastrimin moral dhe institucional. Kjo është beteja e brezit tonë: ta ruajmë shtetin nga ata që e shesin, ta pastrojmë kujtesën nga ata që e fshijnë, dhe ta mbrojmë popullin nga ata që s’e përfaqësojnë.

Sot, SHIK-u dridhet, sepse e ndien fundin. Dhe populli, i vetëdijshëm, po zgjohet për t’u bërë gjykata e së vërtetës kombëtare.

*

KAPITULLI -Nr-VII-të

* NJËHERË UDBASH – GJITHMONË UDBASH

Sado që mundohem të tërhiqem nga debatet politike, nganjëherë nuk ka si heshtet. Sepse kur sheh tradhtarët e vjetër që dalin sërish në skenë, të gënjejnë, të përçajnë e të baltosin njerëz të ndershëm — të dhemb zemra, të pikon gjak.

* Rikthimi i një spiuni “të penduar”

Së fundmi, në emisionin “Kojshia Show”, u shfaq përsëri një fytyrë e njohur për shumëkënd — Nefail Çegrani. Ky njeri, dikur spiun i UDB-së, më vonë doli në publik si “i penduar”, madje shkroi edhe një libër ku pretendonte se “zbulon” bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së. Por çfarë bëri në të vërtetë?

Në atë libër ai përfshiu jo vetëm ndonjë emër të njohur që kishte pasur kontakte me sistemin, por edhe njerëz krejt të ndershëm që s’kishin asnjë lidhje me shërbimet serbe. Pra, përzjeu të vërtetën me shpifjen – një metodë e vjetër e UDB-së! E ndërkohë, përmes këtij libri, disa që kishin bashkëpunuar vërtet, po shantazhohen sot në emër të “spiunit të penduar”.

*

Spiuni i vjetër dhe spiuni i ri

Në atë emision, Çegrani nuk ishte vetëm. Përkrah tij ishte Fatmir Sheholli, tashmë i arrestuar si spiun i BIA-s serbe. Pra, nuk bëhet fjalë për “thashetheme”, por për fakte konkrete: Një spiun i dëshmuar që ka punuar për llogari të Serbisë, dhe një ish-udbash që mundohet ta paraqesë veten si “zbulesë kombëtare”.

A ka nevojë më shumë për të kuptuar kush i fryn këtyre lojërave të ndyta?

*

Për të vërtetën e një patrioti

Në atë bisedë të turpshme, Çegrani përmendi edhe profesor Basri Musmuratin, duke thënë: “Basriu në burg hante pite me Sheshelin.” Kjo është gënjeshtër e kulluar. Profesor Basri Musmurati ishte ndër të burgosurit më të torturuar në burgjet jugosllave. U rrah, u mundua, u dërgua deri në buzë të vdekjes – dhe kurrë nuk i dha asnjë emër të shokëve të tij. E di, sepse isha në të njëjtën dhomë me të, bashkë me 12 të tjerë. Pas muajsh torturash, kryeudbashi Selim Brosha i tha: “Basri, nuk po mundemi me t’i nxjerrë emrat e shokëve, por ta jap besën që do t’i zbulojmë vet.”

UDB-ja u dorëzua para qëndresës së tij.

*

Kundërshtar politik, por bashkëluftëtar në nder

Po, pas luftës, unë dhe profesori ishim në kahje të ndryshme politike. Por burrërinë, dinjitetin dhe qëndresën e tij — kurrë nuk do t’i mohoj. Sepse njerëzit e mëdhenj njihen në kohë të vështira, jo në studio televizive.

*

E vërteta nuk shkruhet në “show”

Nëse sot disa udbashë të vjetër e spiunë të rinj mendojnë se mund ta rishkruajnë historinë me intervista televizive, po ju them këtë: Historia nuk shkruhet në “Kojshia Show” dhe as në studiot e tjera simotra!

Historia e popullit shqiptar është shkruar në qelitë e errëta, ku burra si Basri Musmurati kanë derdhur gjak për këtë tokë. As emisionet e paguara, as skenat e rreme nuk mund ta lajnë turpin e tradhtisë. E vërteta del përherë në dritë — dhe drita nuk frikësohet nga hijet. *

KONKLUZION

Sot, kur Kosova ka nisur më në fund të pastrojë institucionet nga spiunët e BIA-s dhe UDB-së, është koha që të ndahet shapi nga sheqeri. Emrat e vërtetë të bashkëpunëtorëve duhet të dalin në dritë me fakte e dokumente, jo me shpifje televizive. Sepse vetëm e vërteta na çliron përfundimisht nga hije të errëta të së kaluarës.

*

Njëherë udbash – gjithmonë udbash!

KAPITULL -VIII-të

APO ISH PROFESORI NGA SHTUPEQI I VOGËL – SHYQERI SYKA

Nëpër udhët e Rugovës s’ka shumë gjëra që harrohen. Emrat qarkullojnë më shpejt se era, dhe kujtimet — ato as nuk plaken, as nuk shlyhen. Kështu mbeti në kujtesë edhe ai profesor i dikurshëm i gjeografisë, që me kalimin e kohës ndryshoi peizazhin e vet shpirtëror: nga katedra në qelitë, nga harta e botës në regjistrat e hetuesisë. Në vitet 1973–74, kur Kosova gjallonte nën hijen e shtypjes, shumë prej nesh u përballën me përndjekje, burgosje e dhunë.

Në atë kohë, ky njeri që quhej profesor, zgjodhi të mos qëndronte me nxënësit e vet, por me pushtetin e huaj që i rrihte ata.

Nga njeriu që dikur fliste për lumenjtë dhe malet, u kthye në hetues që përmendte emra, që firmoste dënime, që rrihte me kërbaq për idealin që nuk kuptonte dot. E takova përsëri pas shumë vitesh, afër Lumbardhit të Pejës.

Ai ecte si sportist i vjetër, me shtatin e lodhur por të shtirur, sikur ende ta mbanin fjalimet e dikurshme të klasës. E shtrëngova dorën fort, ashtu si i shtrëngohet dikujt që ke për ta përballur me të kaluarën e tij.

“Profesor,” i thashë, “kujton kur më mësove për kufijtë dhe lumenjtë?

Po për kufijtë e ndërgjegjes sate, kush të mësoi?”

Ai dridhej. Me zë të ulët, tha fjalën që e dëgjova shumë herë në jetën time: “Kështu na urdhëruan nga lart.” “Prej nga lart?” e pyeta. “Prej atyre që s’kanë lartësi morale, por vetëm poste,” u përgjigj. E lashë dorën e tij të zbehtë, që nuk dinte më as të shtrëngonte as të lironte.

Nuk e godita — s’kishte më nevojë. Koha e kishte rrahur më shumë se çdo kërbaq që dikur përdorte ai. Eca ngadalë dhe thashë me vete: “Liria pa lustrim është si drita pa drejtësi — ndriçon, por nuk ngroh.”

Sot, në Kosovën e çliruar, në këtë shtet “sui generis” me 97% shqiptarë, ish-përndjekësit ecin të lirë, japin intervista, mbajnë leksione, madje u quhen profesorë përsëri. Ndërsa ish të burgosurit politikë — ata që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë — ende kërkojnë drejtësi, jo për hakmarrje, por për të mos harruar.

Në Dukagjin, në Rugovë, në çdo shtrat lumi e gur varri, njerëzit e dinë kush ishte kush. Nuk ka nevojë për fjalë të tepërta. Historia nuk harron, edhe nëse drejtësia hesht. Dhe kur hesht drejtësia, satira e popullit bëhet gjyqi më i ndershëm.

EPILOG

Në vendin ku drejtësia duhej të vinte me dritë, ajo erdhi me flamur festiv dhe dosje të mbyllura. Kaluan dekada, por lustrifikimi nuk ndodhi. Kështu, ish-profesorët e hetuesisë mbetën “të respektuar”, ndërsa bijtë e tyre u bënë drejtorë, zyrtarë e “udhëheqës kulture” në po të njëjtat qytete ku dikur përndiqeshin poetët e librat.

(O njëjrez a mos eshte kjo çika e Xhambazit ish drejtrorit Kriminel qe i ka rrah kërbaq te burgosurit politik shqiptar Shyqeri Syka.. Kjo lloj Xheneta Syka ?!? Nese nuk eshtë ështe pashë bukë kollomoqe me falni se kemi shumë Xheneta ….?!)

Në Pejën time, ironia ka marrë formën e institucionit. Aty ku dikur heshtnin vargjet, sot flasin zyrat e kulturës me vulën e trashëgimisë së padrejtësisë. Dhe unë, si qytetar e si ish-nxënës, s’e fsheh dot pyetjen që më vlon në shpirt: A thua është bija e atij profesori tim, atij që la gjimnazin dhe kaloi në sektorin komunal për t’i “zbutur” shqiptarët me gjeografinë e dhunës?

Apo thjesht historia po luan me ne të njëjtin teatër, me aktorë të rinj, por me të njëjtin skenar? Lumbardhi rrjedh prapë qetë — sikur s’ka parë asgjë. Por uji di: lan trupin, jo kujtesën.

THIRRJE PUBLIKE PËR BALLAFAQIM

Profesor i dikurshëm, sot i heshtur, Nëse ke mbetur ende me mendjen e kthjellët — po të pyes publikisht: A ke guxim të dalim së bashku në Studio “Dukagjini”, para popullit që e njeh mirë të kaluarën e vet?

Ti të flasësh për “meritat” e tua, për urdhrat e asaj kohe dhe për dosjet që i firmose, e unë — për veprat e mia kombëtare, për vitet e burgut, për rrugën e vështirë të atdheut tonë drejt lirisë. Le ta gjykojë populli, jo gjykata. Le të flasë historia, jo propaganda. Unë s’kam frikë nga drita — ti a ke frikë nga e vërteta? Po të pres, profesor, Në emër të së vërtetës që nuk fshihet pas asnjë karrige e as pas asnjë titulli.

Sak Muji Paradiso, Zvicër- Pejë Rugovë atje naltë ku po pres….

Në shërbim të së vërtetës dhe të kujtesës kombëtare

KAPITULLI -IX-të

Pikat kryesore të Oligarkisë së Pejës

Kapital i lindur nga pushteti, jo nga puna Oligarkia e Pejës u ngrit mbi favorizimin politik dhe ndarjen e pasurive publike pas luftës. Tenderët e komunës, tokat publike dhe resurset lokale u shndërruan në burime pasurimi për një rreth të ngushtë njerëzish të lidhur me pushtetin vendor e qendror. Në vend të konkurrencës së ndershme, sundoi monopoli partiak dhe nepotizmi ekonomik.

*

Korporatat që kontrollojnë tregun

Përmes kompanive të mëdha tregtare, importuese dhe ndërtimore, oligarkët krijuan monopol artificial mbi mallrat e domosdoshme për qytetarët. Çmimet u përcaktuan sipas interesit të tyre, jo të tregut. Qyteti u bë laborator i një ekonomie të kontrolluar nga një grusht njerëzish, ku çdo investim kalonte nëpërmjet “bekimit” të tyre politik.

*

Kapja e mediave lokale dhe e zërit publik

Oligarkët nuk blenë vetëm prona – ata blenë edhe heshtjen. Financuan portale, gazetarë e faqe rrjetesh për të manipuluar opinionin publik dhe për të krijuar një realitet të rremë, ku çdo kritik quhej “armik”. Në Pejë u ndërtua një sistem propagande që e paraqiste vjedhjen si zhvillim dhe pasurinë e paligjshme si sukses.

*

Pushtet i trashëguar nga “Siparunti” “Siparunti” – një term tashmë simbolik në Pejë – përfaqëson bashkimin e interesave midis ish-pushtetarëve lokalë, biznesmenëve të lidhur me ta dhe rrjeteve të ndikimit jashtë kufijve. Në këtë strukturë, familjarizmi, klientelizmi dhe korrupsioni ishin nyjet që lidhën politikën me biznesin, derisa populli u la me borxhe e varfëri.

*

Qyteti si peng ekonomik

Peja, dikur qytet simbol i ndershmërisë, u bë peng i koncesioneve dhe projekteve që nuk i shërbyen qytetarëve. Nga energjia, ndërtimet, deri te tregtia me mallra të huaja – gjithçka kaloi përmes një rrjeti të vogël oligarkësh që e përdornin qytetin si pronë private. ‘

*

Përplasja me drejtësinë e re

Shfaqja e Byros për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe fitorja morale e Vetëvendosjes në Pejë shënuan fillimin e fundit të kësaj strukture. Oligarkët reaguan me shpifje, me frikë e me panik — sepse për herë të parë, ligji po troket në derën e tyre.

*

E ardhmja – Peja e drejtësisë dhe e popullit

Peja po del nga hija e oligarkisë. Brezi i ri i politikës, i shoqërisë civile dhe i qytetarëve të guximshëm po e ringjall ndjenjën e përgjegjësisë. Drejtësia, transparenca dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme janë tri shtyllat që do ta pastrojnë qytetin nga çdo mbetje e “Siparuntit”.

*

Përmbyllje simbolike: “Ata ndërtuan pallate mbi padrejtësinë; ne do të ndërtojmë drejtësi mbi rrënojat e tyre.”’

*

KAPITULLI -X-

ZËRI I MOISIUT KUMBOI EDHE SOT NË MBROJTJE TË UÇK-së

Tiranë – metropoli shqiptar u mbush sot me zërin e një kombi që nuk harron. Flamujt kuqezi valëviteshin si zemra në ajër. Në atë det popullor, një figurë u ngrit mbi turmën, si një mal i gjallë i ndërgjegjes kombëtare – Gjenerali Alfred Moisiu, ish-presidenti i Shqipërisë. Në moshën mbi nëntëdhjetë vjeçare, ai doli para popullit pa u përkulur, me ecjen e një ushtari të përjetshëm dhe me zërin e një burri që nuk njeh harresë. Zëri i tij përshkoi sheshin si një kambanë që zgjon ndërgjegjen e shqiptarëve kudo: “UÇK-ja nuk është e fajit, por e lavdisë! Ajo është nderi i kombit shqiptar, dhe çdo goditje ndaj saj është goditje ndaj lirisë sonë!”

Turma shpërtheu në britma: “UÇK! UÇK! UÇK!”

Si në kohët e luftës, gjaku u ndez, kujtesa u zgjua, e zemra e kombit rrahu në një ritëm të vetëm — bashkimi shqiptar për drejtësi.

Në mesin e turmës, mes flamujve dhe lotëve, qëndronte edhe Sak Muji, luftëtari dhe artisti i Likovës, ai që dikur krijoi me duart e veta simbolin e UÇK-së në bjeshkët e lirisë, nga lëkura e një viçi dhe nga fryma e një shqiptari që nuk dorëzohet. Një vepër e lindur në flakët e betejës dhe e skalitur në kujtesë si dëshmi e pavdekshme: se arti shqiptar nuk lind nga qetësia, por nga betejat e shenjta.

Në atë ditë, Sak Muji ndjeu se historia po përsëritej, por me një jehonë më të thellë: zëri i Moisiut – ai zë që dikur kumbonte në Lugano e Vico Morcote për artin dhe kulturën, sot kumbonte në Tiranë për ndershmërinë dhe drejtësinë e UÇK-së. Dy Moisi – njëri i artit, tjetri i ndërgjegjes – u bashkuan në një frymë të vetme, me një mesazh të qartë për botën: “Mos gjykoni çlirimtarët tanë! Sepse ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, nuk do të gjykohen nga historia – por do të përjetësohen prej saj!”

Epilogu i Likovës

Në bjeshkët e Likovës, në një natë të mbushur me zjarr e shpresë, Sak Muji krijoi me duart e veta një simbol të pavdekshëm – emblemën e UÇK-së, të gdhendur me lëkurë viçi mbi një pllakë steropori. Ishte koha kur arti dhe lufta u bashkuan në një ideal: lirinë. Kjo vepër, lindur në flakët e betejës, mbeti si dëshmi se shpirti shqiptar krijon edhe në kushte lufte – sepse arti i kombit tonë lind nga dhimbja dhe ngrihet drejt dritës. Sot, ndërsa zëri i Moisiut kumbon sërish në mbrojtje të UÇK-së, kjo vepër e Likovës na kujton se liria nuk është vetëm armë e betejë, por edhe brushë, zemër dhe fjalë.

Epilog poetik – “UÇK e ALFRED MOISIU”

Akrostik: (Nga Sak Muji)

U ngrit si zjarr nga gjaku i fisit,

Ç liroi dhe gurin që flinte në mur,

K ënga e saj kumbon si kushtrim,

– flamur i përgjakur, i pavdekshëm burr.

E gjallë mbeti zemra që s’njeh harrim,

A tje ku Moisiu thërret drejtësi,

L avdia s’ka moshë, as pendim,

F lauron Kosova në gjakun e liri.

R rugët bashkohen në një amanet,

E ngjitet lart kombi me dinjitet,

D ritet e artit me luftën përzihen,

– Moisiu e UÇK-ja në zemra rrojnë.

M os u tremb, o truall, nga fjalët e botës,

O shti i shpirtit s’ndalet prej lotit,

I deali rron, i gdhendur nga Zoti,

S hqiponja fluturon mbi thinjat e motit.

I kurrë s’vdes kush jeton për Atdhe,

U ÇK-ja e Moisiu

– dritë që s’përmbytet kurrë!

*

Një himn i përjetshëm për nderin, artin dhe lirinë shqiptare. Në çdo varg ndjehet flaka e betimit dhe drita e ndërgjegjes që s’shuhet — sepse UÇK-ja dhe Moisiu janë dy drita të një trungu: Kombi Shqiptar.

Ky tekst është i dedikuar sakrificës, artit dhe dinjitetit shqiptar – një himn për UÇK-në, për gjeneralin Alfred Moisiu, dhe për të gjithë ata që e ruajnë me shpirt fjalën “Liri”. Nga Sak Muji

Fund

Video nga protesta e djeshme:

(4) Facebook

Shtatë “lotët e krokodilit” të Edi Ramës!

0

Një në pesë arrestime terroriste në Mbretërinë e Bashkuar është fëmijë – shumica e të cilëve lidhen me ekstremizmin islamik

0

Ken McCallum. Foto: Jonathan Brady/Pool nëpërmjet AP/NTB

John Martin Johansen / Document.no

Kreu i shërbimit britanik të sigurisë MI5, Ken McCallum, po jep alarmin për një trend shqetësues: Një në pesë persona të arrestuar për vepra terroriste në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar ishte një fëmijë nën moshën 17 vjeç.

Shifrat zyrtare tregojnë se shumica e këtyre fëmijëve po hetoheshin për ekstremizëm islamist dhe se njerëzit me prejardhje pakistaneze dhe afrikane janë shumë të mbipërfaqësuar në këtë grup.

Një brez i ri terroristësh

Gjatë hapjes së një qendre të re për trajtimin e ekstremistëve të rinj, shefi i MI5 paraqiti shifrat e zymta. Nga një total prej 232 arrestimesh terroriste vitin e kaluar, një e pesta përfshinte fëmijë, shkruan NTB.

– Fatkeqësisht, ne ende po shohim një numër shqetësues rastesh kërcënimesh që përfshijnë të rinj. Kjo na kërkon të mendojmë ndryshe, tha McCallum.

Ai thekson radikalizimin në “qoshet e pista të internetit” si një shkak kryesor dhe thekson se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh midis terrorit të motivuar ideologjikisht dhe dhunës së nxitur nga problemet personale ose sëmundjet mendore.

Shifrat zyrtare tregojnë realitetin e zymtë

Ndërsa shefi i MI5 flet për ekstremizmin në përgjithësi, statistikat e vetë autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar japin një pamje më të qartë se kush janë këta fëmijë. Shifrat nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar për të njëjtën periudhë tregojnë se nga fëmijët e arrestuar, shumica dyshoheshin për vepra terroriste të lidhura me islamizmin. Një pjesë e konsiderueshme, por më e vogël, u arrestuan për terror të ekstremit të djathtë.

Statistikat tregojnë gjithashtu një paragjykim të qartë etnik. Midis të arrestuarve për terror islamist, njerëzit që vetëidentifikuan prejardhjen e tyre etnike si aziatikë (në kontekstin britanik shpesh pakistanezë ose bangladeshas) dhe të zinj ishin shumë të mbipërfaqësuar.

Midis të arrestuarve për terror të ekstremit të djathtë, të arrestuarit ishin pothuajse ekskluzivisht të bardhë.

Një zhvillim i paralajmëruar

Paralajmërimi i McCallum dhe shifrat themelore konfirmojnë një zhvillim që shërbimet e sigurisë në të gjithë Evropën e kanë pasur frikë prej kohësh: një brez i ri i radikalizuar në internet, i shkëputur nga qelizat tradicionale terroriste.

Qendra e re që MI5 ka krijuar do të trajtojë posaçërisht rastet kur mosha e re dhe shëndeti mendor janë faktorë kyç.

Hver femte terrorpågrepne i Storbritannia er et barn – flertallet knyttes til islamistisk ekstremisme

Përdorimi i modeleve të “kontrollit mendor shkatërrues” brenda Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK/PMOI) dhe ndikimi i tyre mbi të drejtat e njeriut

0

Raport zyrtar për Kombet e Bashkuara

Subjekti: Përdorimi i modeleve të “kontrollit mendor shkatërrues” brenda Organizatës së
Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK/PMOI) dhe ndikimi i tyre mbi të drejtat e njeriut — Studim
rasti: z. Ehsan Bidi
Data: 12 tetor 2025

1) Përmbledhje ekzekutive

Ky raport shqyrton situatën e z. Ehsan Bidi (ish‑anëtar i MEK/PMOI) dhe rrëfimet e tij mbi periudhën në Kampin Ashraf (Irak) dhe pas largimit prej tij, me synim vlerësimin e modeleve të “kontrollit mendor shkatërrues” dhe ndikimit të tyre mbi të drejtat themelore. Sipas dëshmive të tij, pas gati një dekade të asaj që e përshkruan si “robëri fizike dhe mendore”, ai u arratis nga Kampi Ashraf në vitin 2011 dhe më 16 maj 2012 (27 Ordibehesht 1391) u takua me familje në Bagdad për të shpjeguar praktikat e brendshme detyruese dhe arsyet e largimit. Më pas u vendos në Shqipëri dhe u përball me presione dhe procedura administrative/migracioni. Këto elemente përputhen me korniza të
njohura të kontrollit mendor shkatërrues dhe mund të rrezikojnë lirinë e mendimit dhe të shprehjes si dhe sigurinë personale.

2) Sfondi dhe përmbledhja historike

2‑1) Histori e shkurtër e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK/PMOI)
Qëllimi: të ofrojë një përmbledhje të shkurtër për lexuesit e OKB‑së që nuk e njohin grupin.
• Themelimi dhe ideologjia e hershme (viteve 1960/1340): organizata u themelua në vitin 1965 nga aktivistë studentorë kundër regjimit Pahlavi. Literatura akademike shpesh e përshkruan ideologjinë fillestare si një sintezë të Islamit dhe mendimit revolucionar të majtë.
• Vitet 1970–fillimi i viteve 1980: organizata ndoqi një strategji të armatosur fillimisht kundër shtetit Pahlavi dhe më pas kundër Republikës Islamike. Disa raporte qeveritare perëndimore të viteve 1990 ia atribuojnë grupit një sërë sulmesh vdekjeprurëse në vitet 1970 (edhe kundër shtetasve amerikanë)—atributime që organizata i ka mohuar pjesërisht. Pas revolucionit të vitit 1979, tensionet me autoritetet e reja u përshkallëzuan; në vitin 1981 pasoi një valë dhune dhe shtypjeje, përfshirë një shpërthim të madh që vrau kreun e Gjykatës së Lartë dhe dhjetëra zyrtarë.
• Dalja nga Irani dhe zhvendosja në Irak: udhëheqja u zhvendos në Francë në vitin 1981 dhe më pas në Irak në vitin 1986, ku formoi Ushtrinë e Çlirimit Kombëtar (NLA) dhe, me mbështetjen e qeverisë së Saddam Husseinit, kreu operacione ndërkufitare kundër Iranit.
• Operacioni “Forough‑e Javidan / Eternal Light” (korrik 1988): ndërhyrja më e madhe e grupit nga territori irakian në Iran, që dështoi dhe solli humbje të mëdha.
• Akuza pasluftës dhe mohime: raportime analitike (p.sh. RAND) vënë në dukje bindjen e përhapur mes irakianëve se grupi ndihmoi në shtypjen e kryengritjeve të vitit 1991; organizata i ka mohuar këto akuza.
• Lista të terrorizmit dhe ndryshime statusi: grupi u përfshi si FTO në SHBA në vitin 1997 dhe më pas u hoq nga lista në Mbretërinë e Bashkuar (2008) dhe BE (2009). Departamenti i Shtetit i SHBA‑së e hoqi grupin nga lista më 28 shtator 2012.
• Pas 2003 në Irak dhe zhvendosja në Shqipëri: pas pushtimit të vitit 2003, forcat e koalicionit çarmatosën banorët e Ashrafit. Banorët u transferuan në Kampin Liberty dhe më pas u ripopulluan; sipas njoftimeve publike të organeve përkatëse, më 9 shtator 2016 zhvendosja nga Kampi Liberty kishte përfunduar, me shumicën e madhe të vendosur në Shqipëri; transferimet e para nisën në maj 2013.
2‑2) Rrëfimi i detajuar i z. Ehsan Bidi (me theks te vështirësitë dhe veprimet e fundit)
2‑2‑1) Vitet para largimit dhe shkëputja fillestare: sipas tij, z. Bidi kaloi rreth një dekadë brenda strukturës së brendshme të MEK në Kampin Ashraf. Ai e përshkruan këtë periudhë si “robëri fizike dhe mendore”, duke përmendur rite të përsëritura si “operacione ditore” dhe “rrëfim/ablucion” si mjete ndikimi psikologjik. Ai u arratis në vitin 2011, gjeti strehë në “Shahrak‑e Azadi” pranë Ashrafit dhe më 16 maj 2012 u takua me familje në Bagdad për të shpjeguar kushtet dhe arsyet e largimit.
2‑2‑2) Zhvendosja në Shqipëri dhe nisja e avokimit publik (2013–2015 e në vijim): pas valëve të transferimeve në Shqipëri, mbërriti edhe ai dhe nisi avokimin publik—përfshirë ulje‑proteste dhe ndjekjen e çështjeve të azilit para përfaqësive ndërkombëtare në Tiranë në fillim të vitit 2016.
Pavarësisht rrëfimeve të ndryshme mbi mënyrën e hyrjes, ai adoptoi që në fillim një qëndrim haptazi kritik ndaj drejtimit të grupit.
2‑2‑3) Presione administrative‑të sigurisë dhe statusi “persona non grata” (2020): nga vera në vjeshtën e vitit 2020, media shqiptare raportoi se Ministria e Brendshme e kishte shpallur persona non grata dhe kishte urdhëruar dëbimin e tij. U përmendën ndalimi në një qendër të mbyllur migracioni dhe përpjekjet për ta transferuar në kufirin grek—me arsyetim sigurie se ai dhe/ose të tjerë vepronin kundër MEK në koordinim me interesa iraniane—pretendime që ai dhe mbështetësit i hodhën poshtë. Ky raport regjistron veprimet administrative/police dhe vëren ekzistencën e dy narrativave konkurruese pa dhënë një gjykim gjyqësor.
2‑2‑4) Ndalimi administrativ dhe Qendra “Kareç”; vështirësi socio‑psikologjike: burime raportuan ndalimin e tij në Kareç, objekti i mbyllur i ndalimit administrativ për të huaj në pritje largimi.
Mbështetësit pohuan ndalim të zgjatur pa akuza të qarta dhe kontakt të kufizuar me familjen.
Pavarësisht nga rasti individual, ndalimi i zgjatur administrativ në Kareç është i ndjeshëm në aspektin e të drejtave të njeriut dhe kërkon garanci të forta për procesin e rregullt dhe dinjitetin.
2‑2‑5) Lirim periodik dhe rikthim në aktivitet mediatik (2021): në tetor 2021 qarkulluan njoftime për lirimin e tij dhe rishfaqjen publike online, duke përsëritur dëshmi kritike mbi praktikat e brendshme të MEK. Rrëfimet ndryshojnë mbi kushtet e mundshme të lirimit.
2‑2‑6) Angazhim me shoqata ish‑anëtarësh dhe zhvillimet 2022–2023: nga fundi i 2021, një grup ish‑anëtarësh themeloi Shoqatën për Mbështetjen e Iranianëve që Jetojnë në Shqipëri (ASILA).
Mediat vunë në dukje aktivitete kulturore së bashku me ndjeshmëri të shtuara të sigurisë,
veçanërisht pas incidenteve kibernetike të vitit 2022 që i atribuohen Iranit. Disa anëtarë të ASILA‑s pësuan ndalime të shkurtra administrative në Kareç dhe më pas u liruan. Sipas bashkëmoshatarëve, z. Bidi dhe të tjerë u përballën me pasiguri dokumentare, akses të kufizuar në shërbime, stres psikologjik nga episodet e ndalimit dhe kërcënime mjedisore—faktorë që kërkojnë mbështetje psikosociale dhe ligjore.
2‑2‑7) Pretendime kontradiktore mbi dëbimin dhe statusin aktual: që nga gusht–tetor 2020, raportimet publike kanë qenë të paqëndrueshme. Disa media përmendën urdhra dëbimi dhe përpjekje për ta transferuar në Greqi; të tjerë theksuan paqartësi procedurale dhe ndalime pasuese administrative; të tjerë (2021–2023) raportuan lirim dhe rikthim në Shqipëri dhe, herë‑herë, një transferim përmes Stambollit drejt Iranit—pretendim pa konfirmim të pavarur. Në tetor 2025, të dhënat publike mbi vendbanimin/statusin e tij ligjor mbeten të pakonkluduara.
2‑2‑8) Veprime të fundit dhe avokim publik: (i) angazhim mediatik/online mbi situatën e anëtarëve të MEK në Shqipëri dhe kritikë ndaj praktikave detyruese; (ii) bashkëpunim me shoqata ish‑anëtarësh si ASILA për ribashkimin familjar dhe veprimtari kulturore; (iii) avokim ligjor dhe protesta paqësore lidhur me qëndrimin dhe shqetësimet e sigurisë, përfshirë ato rreth ndalimeve administrative në fund të vitit 2022 në Kareç.
3) Kontrolli mendor shkatërrues në MEK/PMOI: modele, prova dhe vlerësim i të drejtave të njeriut

3‑1) Përkufizim operacional dhe tregues

“Kontrolli mendor shkatërrues” i referohet një grupi teknikash bindëse‑detyruese që, përmes izolimit strukturor, rindërtimit të identitetit, kontrolleve seksuale/familjare, ndëshkimeve disiplinore dhe monopolizimit të informacionit, ulin autonominë njohëse dhe vullnetin e lirë. Tregues të zakonshëm:
(a) izolim dhe kontroll i rreptë i komunikimit; (b) seanca të detyrueshme rrëfimi/“kritike”; (c) personalizim i udhëheqjes dhe zëvendësim i identitetit individual me një sektar; (d) divorc i detyruar, beqari i imponuar, ndarje e familjarëve dhe fëmijëve; (e) izolim i zgjatur, ndalim i brendshëm, rrëfime të detyruara dhe pengim i daljes; (f) akses i kufizuar në informacion të jashtëm dhe stigmatizim i kundërshtarëve.

3‑2) Shembuj të raportuar

• Rrëfim/kritikë e detyruar dhe “revolucioni ideologjik”: seanca periodike autodenoncimi, raporte të shkruara serike dhe bindje e personalizuar ndaj udhëheqjes për të thyer rezistencën njohëse.
• Kontroll seksual/familjar (divorc/beqari i imponuar; ndarja e fëmijëve): raporte mbi politika të strukturuara për të këputur lidhjet emocionale, përfshirë transferimet e fëmijëve të anëtarëve nga Iraku në Evropë në fund të viteve 1980/fillim të viteve 1990.
• Izolim i zgjatur dhe burgje të brendshme: rrëfime për ndalim të brendshëm, izolim të zgjatur, trajtime të ashpra dhe dorëzim të disa kundërshtarëve te autoritetet irakiane.
• Kontroll informacioni dhe stigmatizim: kufizime të gjera mbi median e pavarur dhe etiketim sistematik të kritikëve për të mbajtur një botëkuptim “ne kundër tyre”.

3‑3) Pse këto modele përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut (hartëzim ligjor)

• Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë (ICCPR neni 18): ndalohet detyrimi që dëmton lirinë për të pasur ose marrë një besim. Ritet e detyruara të rrëfimit/kritikës dhe ndëshkimet për të imponuar besnikëri janë të papajtueshme me nenin 18.
• Jeta private dhe familjare (ICCPR nenet 17 & 23; KDN neni 9): beqaria/divorci i imponuar dhe ndarja sistematike e fëmijëve përbëjnë ndërhyrje arbitrare në jetën familjare dhe shkelin të drejtën për t’u martuar dhe për të krijuar familje; fëmijët nuk duhet të ndahen nga prindërit përveçse në interesin e tyre më të lartë.
• Liria dhe siguria e personit; ndalimi i ndalimit arbitrar (ICCPR neni 9): izolimi i zgjatur, ndalimi i brendshëm, detyrimi për të penguar daljen dhe rrëfimet e detyruara cenojnë garancitë e lirisë dhe integritetit mendor/fizik.
• Detyrimet pozitive të shteteve (Komenti i Përgjithshëm nr. 31 i KRH): shtetet duhet të mbrojnë individët nga abuzimet e aktorëve jo‑shtetërorë përmes masave parandaluese, hetimeve, ndjekjeve penale dhe mjeteve efektive juridike.

3‑4) Matricë përmbledhëse: praktikat ndaj normave

Praktika e raportuar
Përshkrim i shkurtër
Seanca të detyruara rrëfimi/kritike
E drejtë/Normë e shkelur (shembull)
Presion psikologjik për të nxitur bindjen dhe shtypur
mendimin e pavarur
ICCPR neni 18 (liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë)
Divorc dhe beqari i imponuar
17 & 23 (privatësia/familja)
Ndarja/transferimi i fëmijëve
prind‑fëmijë

Pengesë strukturore ndaj martesës dhe jetës familjare ICCPR nenet
Transferime të organizuara të fëmijëve dhe këputje e lidhjeve
KDN neni 9 (mos‑ndarje përveçse në interesin më të lartë)
Izolim i zgjatur/ndalim i brendshëm imponuara
Ndalim pa proces të rregullt; detyrim dhe rrëfime të
ICCPR neni 9 (liria dhe siguria)
Kontroll informacioni/stigmatizim
Kufizime mbi median e jashtme; denigrim i kritikëve
ICCPR neni 19 (liria e shprehjes/informimit)

4) Gjetje dhe modele rreziku (bazuar në të dhënat e ofruara)

1. Tregues narrativë të modeleve ideologjiko‑disiplinore të detyrueshme.
2. Tregues pas‑daljes (rimarrje e identitetit personal dhe ndryshim domethënës i gjuhës/qëndrimit).
3. Presion ndërkufitar mbi kritikët (kërcënime, dhunë e pretenduar, procedura administrative).
4. Analogji me modele të vëzhguara në grupe ekstremiste të dhunshme.
5) Vlerësim i të drejtave të njeriut brenda kornizës ndërkombëtare
• ICCPR neni 18 (liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë): dëm përmes indoktrinimit detyrues;
• neni 19 (liria e shprehjes/informimit);
• neni 9 (liria dhe siguria e personit) në mjedise të mbyllura;
• neni 22 (liria e shoqatës dhe tubimit);
• Konventa kundër Torturës: kur presioni psikologjik/fizik kalon pragun përkatës;
• Parimi i mos‑dëbimit (non‑refoulement): vlerësim individual i rrezikut për ish‑anëtarët në vende të
treta.

6) Rekomandime

6‑1) Për qeveritë përkatëse (përfshirë Irakun dhe Shqipërinë)
• Të sigurojnë akses të sigurt dhe të pakufizuar për mekanizmat e pavarur (OHCHR/Procedurat Speciale) te ish‑anëtarët;
• Të ofrojnë mbështetje psikosociale dhe ligjore dhe programe integrimi;
• Të garantojnë procedura të drejta migracioni dhe të shmangin ndalimet administrative të
përsëritura dhe të zgjatura;
• Të kryejnë hetime të paanshme mbi kërcënimet dhe dhunën ndaj kritikëve dhe të ndjekin penalisht autorët.

6‑2) Për Procedurat Speciale të OKB‑së

• Të lëshojnë komunikime urgjente (AL/UA) nga mbajtësit përkatës të mandatit;
• Të zhvillojnë një shënim udhëzues konciz që identifikon treguesit e kontrollit mendor shkatërrues
dhe detyrimet e shteteve;
• Të përfshijnë monitorim periodik në raportet tematike dhe ato për vende specifike.
6‑3) Për entitetet joqeveritare dhe për organizatën
• Të përfundojnë të gjitha praktikat detyruese dhe të garantojnë daljen e lirë;
• Të krijojnë mekanizma ankesash të sigurt e konfidencialë dhe të pranojnë mbikëqyrje të jashtme e
të pavarur;
• Të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të ndalojnë çdo formë dhune dhe frikësimi.
7) Vlerësime mbi kriminalizimin e “shpëlarjes së trurit”
Shumë sisteme ligjore nuk njohin një vepër penale autonome të “shpëlarjes së trurit/kontrollit mendor shkatërrues”. Megjithatë, sjellje të tilla janë të rëndësishme për vlerësimin e përgjegjësisë penale (p.sh., fajësi e zvogëluar kur vullneti i lirë është i mohuar) dhe mund të mbivendosen me vepra të tjera (heqje e paligjshme e lirisë, dëmtim trupor, frikësim, trafikim njerëzish, punë e detyruar, etj.). Shtetet duhet të trajtojnë boshllëqet normative përmes udhëzimeve gjyqësore, protokolleve të identifikimit të viktimave dhe trajnimeve—duke bërë dallimin me kujdes mes anëtarësimit vullnetar legjitim dhe modeleve detyruese.

8) Përfundim

Kur vërtetohen, praktikat e përshkruara si “kontroll mendor shkatërrues” mund të shkelin një sërë të drejtash themelore. Pa paragjykuar rezultatet gjyqësore dhe me kujdesin për paanshmëri dhe dëgjimin e të gjitha palëve, masat mbrojtëse, parandaluese dhe të llogaridhënies duhet të kenë përparësi.

Shtojcë: Referenca kryesore (përzgjedhje)

• Human Rights Watch, “No Exit: Human Rights Abuses Inside the MKO Camps” (2005).
• RAND Corporation, “The Mujahedin‑e Khalq in Iraq: A Policy Conundrum” (2009).
• Komiteti i të Drejtave të Njeriut të OKB‑së, Komenti i Përgjithshëm nr. 22 (neni 18: liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë).
• Komiteti i të Drejtave të Njeriut të OKB‑së, Komentet e Përgjithshme nr. 16 (neni 17: jeta private) dhe nr. 35 (neni 9: liria dhe siguria e personit).
• Komiteti i të Drejtave të Njeriut të OKB‑së, Komenti i Përgjithshëm nr. 31 (detyrimet e përgjithshme të shteteve).
• Konventa për të Drejtat e Fëmijës, neni 9.
• Njoftime publike të UNHCR‑së/Departamentit të Shtetit të SHBA‑së për zhvendosjen nga Kampi Liberty në Shqipëri (2013–2016).
• Vendime për heqjen nga lista të BE‑së/Mbretërisë së Bashkuar (2008–2009) dhe heqja nga lista nga Departamenti i Shtetit i SHBA‑së (2012).

Padrejtësitë ndaj punëtorëve të Rilindjes dhe diskriminimi institucional, protestë para Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Prishtinë

0
Zeqir Bekolli dhe Besim Kajtazi, Prishtinë
___
Nuk është e pazakontë që zëri i qytetarëve të dëgjohet vetëm pasi ata të dalin në rrugë. Por ajo që është vërtet shqetësuese është fakti se edhe pas protestave të gjata, institucionet dhe AKP-ja vazhdojnë të injorojnë kërkesat legjitime të punëtorëve të “Rilindjes”. Shembulli më i freskët është ai i punëtorëve që sërish protestojnë para Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), të zhgënjyer dhe të lodhur nga një pritje shumëvjeçare që nuk po përfundon me drejtësi.
Katër vite më parë, pas presionit publik dhe protestave të shumta, Qeveria derdhi 3.3 milionë euro në arkën e AKP-së, të destinuara për pagesën e pjesës së tyre nga 20 përqindëshi. AKP, me vonesë dhe pa transparencë të plotë, shpërndau një pjesë të mjeteve, por 1.5 milionë euro mbetën të paprekura. Deri më sot, nuk ka një arsyetim bindës përse këto mjete nuk janë shpërndarë, edhe pse qëllimi i tyre ishte i qartë: kompensimi i punëtorëve. Ky është një shembull flagrant i mungesës së përgjegjësisë dhe mungesës së llogaridhënies institucionale.
Situata përkeqësohet edhe më tej me çështjen e truallit prej 5.5 hektarësh ku ndodhet kompleksi “Rilindja”. Ndarja e këtij trualli në tri pjesë dhe kalimi i tij në pronësi të institucioneve të ndryshme, pa përfshirjen e punëtorëve në këtë proces dhe pa respektuar të drejtën e tyre ligjore për 20 përqindëshin, është një padrejtësi e pastër.
Më shqetësues është fakti që AKP-ja, institucioni që duhet të mbrojë interesin e punëtorëve në proceset e privatizimit, po hesht dhe po shmang përgjegjësinë.
Punëtorët ndihen të diskriminuar dhe të fyer jo vetëm për shkak të padrejtësisë materiale që po u bëhet, por edhe për shkak të shkeljes së rëndë të dinjitetit të tyre si kontribuues shumëvjeçarë në këtë vend.
Injorimi i kërkesave të tyre, mungesa e transparencës dhe mosdhënia e përgjigjeve zyrtare e përforcojnë bindjen se drejtësia në këtë rast është selektive, e në dëm të atyre që kanë dhënë shumë dhe kanë marrë pak ose aspak.
Gazeta “Rilindja” krahas pasurisë në Kosovë, kishte prona edhe në Zvicër e Tiranë. Në Zvicër u zhdukën pa lënë gjurmë, ndërsa prona në Tiranë është uzurpuar e për fat të keq uzurpuesit janë nga Kosova. Një.përfaqësues i uzurpuesve, dikur udhëheqës i Një departamenti këtu në AKP na pat thënë se pronën tonë në Tiranë ua ka dhënë Qeveria, por nuk pat saktësuar cila. Nëse është kështu, atëherë ne të gazetës e duam 20 për qindëshin e asaj prone që ndodhet në qendër të Tiranës.
Çuditërisht, AKP-ja përgjegjëse për pronat e heshtë edhe këtë rast dhe nuk ka ndërmarrë ende asgjë!!!
Secilës ndërmarrje AKP-ja ia ka paguar të paktën tri paga. Punëtorëve tanë jo!
Kjo situatë ngre një pyetje thelbësore: Deri kur institucionet do të sillen sikur këto çështje nuk ekzistojnë? Heshtja dhe mosveprimi nuk janë zgjidhje. Ato janë konfirmim i paaftësisë ose mosgatishmërisë për të ndrequr një padrejtësi që zvarritet prej vitesh.
Prandaj, kjo protestë nuk është thjesht një kërkesë për para apo truall është një kërkesë për drejtësi, dinjitet dhe trajtim të barabartë. Dhe derisa këto të mos realizohen, zëri i protestuesve nuk duhet dhe nuk bën të ndalet.

Të penduarit apo ata që nuk bëzanë kur u themelua Gjykata Speciale!

1
Murat Koci, Suedi
___
Të penduarit!
(Pishmangjitë)
___
Pjesa dërrmuese e atyre (nga Kosova) që sot protestojnë në Tiranë kundër Gjykatës Speciale, janë të njëjtit që e kanë mbështetur krijimin e saj.
Është gjë e mirë që janë bërë pishman.
Më mirë vonë se kurrë!
Por, kur do të bëhen pishman për Bashkësinë Serbe!?
Kur do të bëhen pishman për 8200 hektarë tokë falur Malit të Zi!?
Kur do të bëhen pishman për 3000 hektarë tokë falur Maqedonisë Veriore!?
Kur do të bëhen pishman për krijimin e fshatravekomunë njëetnike!?
Kur do të bëhen pishman për eksterritorialitetin e kishave fashiste serbe!?
Kur do të bëhen pishman për përpjekjet antikombëtare për copëtimin e Kosovës.
Kur do të bëhen pishman për ndarjen e Mitrovicës!?
Kur…!!!??
Pasi edhe Përpa (Përparim Rama) qenka në protestë, nuk prishë punë që Edi Rama me e ftuar edhe mikun e tij Bregoviqin.

Rama përpiqet të shfaqet si mbrojtës i UÇK-së, duke e kritikuar Gjykatën e Posaçme; por refuzon të pranojë se UÇK-ja ka luftuar kundër gjenocidit

0

Lis Bukuroca, Gjermani

Makiavelizmi
Edi Rama i propozon Kuvendit të Kosovës një rezolutë kundër Gjykatës Speciale, por refuzoi rezolutën për gjykimin e gjenocidit serb në Kosovë.
Nga njëra anë, Rama përpiqet të shfaqet si mbrojtës i UÇK-së (në fakt vetëm i Thaçit) duke e kritikuar Gjykatën e Posaçme; nga ana tjetër, refuzon të pranojë se UÇK-ja ka luftuar kundër gjenocidit – çështja më themelore për identitetin historik dhe moral të Kosovës.
Ai është një qëndrim skizofrenik!
Sjellja e Ramës nuk cenon vetëm dinjitetin e viktimave, por edhe dobëson narrativën e drejtë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Një qëndrim as moralisht, as politikisht i drejtë. Gjenocidin e kundërshton Vuçiqi, e kundërshton Rama. Ndërkohë, mediat nacionaliste serbe festojnë.
Ps.
Protestoni kundër vendimit të Ramës.
Për Gjykatën protestoni para selisë së PDK-së dhe para Kuvendit të Kosovës.
Nuk do të ndryshoni asgjë, por protestoni. Protestoni herën tjetër në Kavajë, në plazh.
Megjithatë fytyrat e paftyra, që e kërkuan dhe votuan Gjykatën, nuk i lan protesta! Jo vetëm pse e keni votuar, por pse nuk i keni caktuar asnjë institucion mbikëqyrës!
imazhi me copilot

Shpresa dhe llogaridhënia pas votimeve të 12 tetorit 2025 (4)

0

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër

KAPITULLI -IV –

— “Shpresa dhe llogaria: Pas votimeve të 12 tetorit 2025”

Hyrje

— Një votë, një shans për llogari Më 12 tetor 2025 qytetarët i dhanë zë një kapitulli të ri të historisë sonë lokale. Zgjedhjet komunale hodhën dritë mbi një realitet të vjetër: populli kërkon llogari, jo më premtime bosh. Parë në këtë prizëm, vota ishte si një thirrje — për rikthim dinjiteti dhe për llogari për ata që, prej dekadash, kanë punuar më shumë për interes të huaj sesa për kombin tonë.

(Shënim: rezultatet paraprake treguan se shumë komunave iu desh raundi i dytë më 9 nëntor 2025). 

1. Fillimi i procedurave — Arresti dhe hetimet

Pas zgjedhjeve u panë edhe aktet konkrete të sistemit të drejtësisë së pavarur: persona të dyshuar për bashkëpunim me shërbime të huaja u morën nën hetim. Një rast i rëndësishëm që u vunë në qendër të vëmendjes publike ishte Fatmir Sheholli, i ndaluar nën dyshimin e spiunazhit dhe dërguar para gjykatës për masë sigurie. Këto zhvillime u raportuan nga mediat lokale dhe shërbimet informative, duke treguar se hetimet ishin tashmë në vijë.

Ky kapitull paraqet arrestimet dhe hetimet si hapa inicialë të një procesi që populli ka kërkuar prej dekadash — por thekson se çdo masë duhet të bazohet në procedurë ligjore dhe prova të pranuara në gjykatë.

2. Vota dhe shpresa — LVV dhe rrjedha e përkrahjes

Zgjedhjet lokale treguan se Lëvizja Vetëvendosje mbajti një peshë të fortë në zemrën e qytetarëve — dhe se shpresa për ndryshim është reale. Parë në këtë mënyrë, raundet e ardhshme (9 nëntori) ofrojnë mundësinë e fitoreve vendimtare në bashki kyçe; kjo fitore do t’u japë strukturave lokale pushtet për t’i vënë zbatim premtimet e qarta për llogari dhe konfiskim, brenda kornizës ligjore.

(Shënim: shumica e komunave kyçe shkuan në raund të dytë më 9 nëntor 2025).

3. Premtimet politike: konfiskimi i pasurive të oligarkëve dhe llogaria për dëm

Në fushatë dhe pas saj, u shpallën premtime të forta: një program i LVV që premton rivlerësim dhe, ku provat dhe procedurat juridike e lejojnë, konfiskimin e pasurive të oligarkëve që veprojnë si urë e interesave të huaja në dëm të Republikës. Këto premtime kanë dy dimensione:

• Politik: mesazhi ndaj popullit — “mjaft më pasuri të fituara mbi kurrizin e kombit”.

• Ligjor: kërkesa për hetime të thella, urdhra konfiskimi të miratuar nga gjykatat dhe respekt për procedurat e drejtësisë. Ky kapitull i paraqet këto si premtime dhe politika publike që duhet verifikuar dhe zbatuar vetëm me dokumente zyrtare dhe aktgjykime.

4. Llogaria morale — viktimat e periudhës 1981–1990 Në zemër të kërkesës për drejtësi janë ata që u persekutuan në vitet 1981–1990: dëshmitarë, të burgosur politikë, familje të shkatërruara. Ky kapitull kërkon që zëri i tyre të mos mbetet thjesht retorikë politike.

• Të ribëhet pasqyrimi i dëmeve morale dhe materiale ndaj tyre;

• Të sigurohet pjesëmarrja e tyre në proceset e hetimit (si anëtarë të komisioneve, dëshmitarë të respektuar) dhe kompensim simbolik/pra juridik sipas ligjit. Kërkesa jonë: lufte për drejtësi që të mos zbehet pas fitores zgjedhore — sepse drejtësia e vërtetë nuk është vetëm ndëshkim, por edhe ribashkim moral i kombit.

5. Strategjia politike — nga vota në zbatim

Ky kapitull propozon një plan të shkurtër si rrugëzgjidhje:

1. Fitorja lokale (9 nëntor) dhe përqendrimi në bashkitë ku LVV merr pushtet.

2. Formimi i ekipeve komunale për auditim të kontratave dhe pronësive të kompanive që dyshohen për lidhje me interesa të huaja.

3. Bashkëpunim me prokurorinë speciale për ndjekje penale të rasteve të dokumentuara (pa presion politik mbi pavarësinë e drejtësisë).

4. Programi ligjor për konfiskime — vetëm mbi bazën e vendimeve gjyqësore që respektojnë të drejtat e pronës dhe procedurën.

5. Një Komision Zyrtar për të Përndjekurit (1981–1990) që harton listën e dëmeve morale dhe propozimet për kompensim dhe rehabilitim historik. Kjo strategji synon të kthejë votën në veprim konkret — pa kaluar në arbitraritet dhe duke ruajtur legjitimitetin shtetëror. 6. Mesazhi për të përndjekurit dhe popullin Për ju që keni bërë sakrificën më të madhe, ky kapitull thotë: Nuk do të harrojmë. Reforma që vjen nuk duhet të jetë hakmarrje bosh, por drejtësi e ligjshme dhe rikthim i dinjitetit tuaj.

Një shtet i fortë i bazohet historisë së tij — dhe historia jonë kërkon llogari

⸻ Burime të rëndësishme (për nxitje verifikimi)

• Raportet paraprake mbi rezultatin e zgjedhjeve komunale dhe raundet e dyta më 9 nëntor 2025.

• Raportet mbi arrestimin e Fatmir Shehollit dhe procedimet e vazhdueshme nga Prokuroria Speciale.

____

Vazhdohet me dëshmi e fakte të tjera.

Donika Gërvalla m’i mbylli dyertë e Ambasadës në Paris, si dikur Ambasada e Jugosllavisë në Bruksel që ishte kundër shfaqjes sime

Shkruan: Reshat Sahitaj
___
DONIKA GËRVALLA M’I MBYLLI DYERTË E AMBASADËS NË PARIS-DIKUR AMBASADA E JUGOSLLAVISË NË BRUKSEL KUNDËR SHFAQJES SIME / ( Ja dokumentet)
Si në Kosovën e pushtuar nga Serbia, edhe në Kosovën e çliruar, Serbia permes sherbëtorëve te vetë , pengon çdo process të zhvillimit dhe përparimit të vendit tonë. Pa u ndalur në pengesat e shumta që nuk e lejojnë përmirsimin e imazhit të shtetit tonë, do të ndalëm në fushën e kulturës që është boshti kurrizor i çdo populli në botë.
Pse Donika Gërvalla , m’i mbylli dyertë e Ambasadës sonë?!
Pas botimit të romanit tim “Iliriana” në Sh.B. “Harmattan” më 2 korrik 2025, gazetat prestigjioze si: “Le Parisien” përveç tjerash shkruan: “Reshat Sahitaj konfirmon me Iliriana statusin e tij si një shkrimtar i madh i skenës ballkanike bashkëkohore. Ashtu si Kadare, Kiš apo Ugrešić, ai dëshmon një epokë ku kufijtë politikë dhe identitarë vizatojnë vija ndarëse në zemër të vetë jetëve intime”. ( Le Parisien, 02/09/2025)
Ndërsa revista “International Diva Diplomatique” që shpërndahet në të gjitha ambasadat e botës në OKB shkruan:” Romani privilegjon një fokus të ngushtë, intim, që i jep një intensitet dramatik më pranë tragjedisë antike sesa freskës historike. Aty ku një shkrimtar si Orhan Pamuk shpalos gjerësinë e rrëfimeve multigjeneracionale, Sahitaj zgjedh shkurtësinë, fragmentin, heshtjen”.
Donika Gërvalla, Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës
Ambasada e Jugosllavisë dikur, Ministria e P.Jashtme e Kosovës sot kundër kultures sonë!
Romanin dhe kritikat të botuar në gazetat franceze ia dërgova Donika Gërvallës, më saktësisht Rexhep Gjergjit (shef i kabinetit të Donika Gërvallës). Në të nejtën kohë ambasadori i Kosovës në Paris i shkruan një kërkesë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë që t’i lejohet organizimi i promovimit të romanit “Iliriana” në lokalët e Ambasadës sonë në Paris.
Unë personalisht e njoftova Rexhep Gjergjin dhe i kërkova të më lejonte promovimin në lokalët e ambasadës, duke ia sqaruar se ardhja në promovim e qytetarëve dhe gazetarëve do ndikonte pozitivisht në ngritjen e imazhit të shtetit tonë.
Tri javë më vonë, Ambasada jonë nga Parisi më shkruan letren zyrtare së nuk munden të lejojnë promovimin , në mungesë të mjeteve materiale, ngase për këtë gjë është dashur të bëhet kerkesa njê vit më heret. Imagjinoni ! Ende pa u botue romani të bëhet kerkesa që te më lejohet lokali !
Rexhep Gjergjit i thash: këtë ndalim është duke bërë UDB-a dhe dikush nga ju jeni të UDB-së dhe se për këtë do t’i njoftoj rrjetet sociale dhe TV. . R.Gjergji më tha: Mos e fillo më presione….
Faktët
Më 1983, Ambasada e Serbisë, i shkruan letër Ministrisë së Punêve të Jashtme të Belgjikës, kundër shfaqjes sime “Kosovë Shqiponjë e robëruar”. Në vitin 1990, Ambasada e Jugosllavisë , i shkruan letër Ministrisë së P. Jashtme të Belgjikës, kundër veprimtarisë sime, Më 1994, Ambasada e Jugosllavisë i shkruan letër M.P.J dhe Ministrisë së Kulturës kundër filmit dokumentar që mos të shfaqet nê Festivalin Mesdhetar të Brukselit.
“Askund tankse, askund policë serbë. Askund ushtarë të Serbisë, por Kosova e pushtuar nga vetëvetja! Është fjalia e fundit e romanit “Iliriana”.
Ja faktet dhe letrat e Ambasades se Jugosllavisë, dhe të Kosovës
Embassy of the Republic of Kosovo in France <embassy.france@rks-gov.net>
11 sept. 2025 14:33
I nderuar z. Sahitaj,
Urojmë të jeni mirë.
Ju falënderojmë për interesimin tuaj për të iniciuar bashkëpunim me Ambasadën tonë.
Sa i përket kërkesës suaj, ju njoftojmë se e kemi shqyrtuar me kujdes. Ashtu si me çdo kërkesë apo propozim që nuk është paraparë direkt në planin tonë vjetor të punës, e kemi përcjellë për shqyrtim të mëtejmë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Si rezultat, ju informojmë se MPJD nuk e ka miratuar mbështetjen për propozimin tuaj.
Duke mbetur të hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen,
Gjithë të mirat,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris
Ambassade de la République du Kosovo à Paris
Tel.: +33 (0) 1 45 00 02 06
Email: embassy.france@rks-gov.net
Address: 7 Rue de Monceau, 75008 Paris

Kan være et bilde av ‎billettstump og ‎tekst som sier '‎AMBASSADE FEDERALE DE YOUGOSLAVIE DE BONDSREPUBLIEK JOEGOSLAVIE Demot Demotisan BRUXELLES 1050 BRUGSEL 204-3/94 NGA ARKIVI BYROJA Kadame la Ministre, anneze, หอนด transmete copie de m红 lettre jour Madame H.c. PULINGS, Directeur O6πάυαζ ζά Camelを番礼o理 Comunautaino Française. Je ยอนฝิงนน8 attirer votre attention 8น2 par α présentation fizm anti-yougoslave "ρεονο, הדוסש qui pas" ฅน Festivaz du Cinéma Nediterranéen Bruzet1cs. re gré ucTce pour อุนล gramne. นลค votre film soit retire pro- YROJA dềs present, อน2 bien ผ ទី croire, Madame Ministre, haute considération. น ธ ขอนฮ prie de de መርራ Madane Laurette ONKELINX Ninietre-Prboident Française BRUXELLES Tиbe Charpe‎'‎‎