Kreu Blog Faqe 416

Ujëvara e poezisë shqiptare në Frankfurt

0


Nga Sak Muji – Smuji’25

Në zemrën e Evropës, në qytetin e librave, Frankfurt, më 18 tetor 2025, ndodhi një çast që
s’harrohet…

(Zëri i poetes Sevëme Fetiqi, recitimi i poezisë “Fjala që s’u përkul kurrë”, ujëvara e ndjenjës kombëtare shqiptare…)


FJALA QË S’U PËRKUL KURRË Në Frankfurt… nuk u mblodhën vetëm libra… por zemra që
digjen… për një fjalë. Nga malet e mia vjen zëri im, si jehonë prej gurësh që s’flenë. Nga Parajsa e Zvicrës zbret ky varg, me erë shqipe… me djegie nderi. Fjala jonë s’është stoli, as strofë — është gjak që rreh nën lëkurën e kombit! (… pjesa e plotë e poezisë …) Smuji’25 – Frankfurt, 2025

Diplomati austriak Teodor Ipen, i përkushtuar ndaj çështjes shqiptare

0
Annelise Wernicke, Teodor Ipen dhe Shqipëria në Fokusin e Perandorisë Austrohungareze, Plejad, Tiranë, 2012

Në shek.XIX konsuj të ndryshëm si përfaqësues të vendeveeuropiane përveç misionit të tyre profesional kanë shfrytëzuar qëndrimin e tyre në hapësirën  etnogjeografike shqiptare edhe për të publikuar shënimet dhe përshkrimet e udhëtimeve të tyre, që janë më vlerë shumëdimensionale për botën shqiptare. Cekim më këtë rast Johann Georg von Hanh, konsulli i Austro-Hungarisë në Janinë, A.Degrand, konsulli francez në Shkodër, H.Hecquard, konsulli francez në Shkodër, F.C.H.L. Pouqueville, konsulli francz në Janinë, L.S.Leake, konsulli anglez në Janinë, L.S.Jastrebov, konsulli rus në Prizren etj. Nëplejaden e personalitetëve të tilla bën pjesë edhe Theodor Ippen(1861-1935), ish konsull i Austro-Hungarisë në Shkodër(1897-1904), ku përveç shërbimit diplomatik ka qenë i përkushtuar edhe për çështjen shqiptare

Nail Draga, Ulqin

Në lidhje mbi jetën dhe veprimtarinë e personalitetëve të ndryshme në mjediset përkatëse janë botuar studime e botime të veçanta, duke vlerësuar angazhimin e tyre shoqëror dhe profesional. Por, jo të gjithë kanë pasur një fat të tillë, sepse ka edhe përjashtime ku i tillë ishte Theodor Ippen, i cili pavarësisht së ishte diplomat me autoritet i perandorisë, pas vdekjës së tij ka munguar interesimi i institucionëve dhe studiuesve të ndryshëm për të trajtuar jetën dhe veprimtarinë e tij.

Por, në këtë aspekt përjashtim bën Annelise Wernicke, e cila 32 vite pas vdekjës së tij, në vitin 1967, botoi monografinë Theodor Anton Ippen, Wiesbaden, 1967, duke qenë e vetmë deri në ditët tona, ndërsa në shqip na vjen me titull    Teodor Ipen dhe Shqipëria në Fokusin e Perandorisë Austrohungareze, Plejad, Tiranë, 2012, përkthyer nga gjermanishtja nga Eridan Imami.

Në fillim autorja prezanton biografinë e Ipenit, duke vazhduar me  aktivitetin e tij si konsull i përgjithshëm në Shkodër(1897-1904) dhe si këshilltar i Austro-Hungarisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, duke e përmbyllur me veprimtarinë e tij shkencore.

Diplomacia si mision jetësor

Ipeni ka lindur më 29 nëntor 1861 në Sezmice të Bohemisë e cila atëherë ishte në kuadër të Perandorisë së Austro-Hungarisë. Ndonëse rridhte prej një familje me origjinë hebreje, ai

është pagëzuar si katolik. Pasi ka përfunduar gjimnazin në Pragë, ka ndjekur studimet universitare për orientalistikë në Akademinë e Vjenës, ku u diplomua në vitin 1884.Qysh gjatë kohës së studimeve ai ka filluar përgatitjen e tij ushtarake, duke marrë graden Leitnant në rezervë. Ishte njohës i gjuhëve të huaja si çekisht, rusisht, frengjisht dhe gjermanisht.

Pas përfundimit të studimeve, ai dhame sukses provimin konsullor, duke fituar gradën e ndihmëskonsullit, më 4 shtator 1884, ku më pas  u vendos në Shkodër, ku nga viti 1885, ishte i punësuar në konsullatën austro-hungareze. Por këtu nuk qëndroj gjatë sepse në vitin 1887 është transferuar në Plevle, duke zëvëndësuar konsullin austro-hungarez Ritter von Mayer. Gjatë qendrimit në Plevle udhëtoj në brendësi të vendit, ku përshtypjet e udhëtimeve të tilla të cilat kishin të bënin  kryesisht me gjeografinë e etnografinë i ka botuar në librin “Novi Pazar und Kosova”(Novipazari dhe Kosova) në vitin 1892.

Në vitin 1891 Ipen transferohet si  nenkonsull në Konsullatën e Konstatinopjës, ku si njohës i mirë i marrëdhënieve që kishin të bënin me shqiptarët kreu atje edhe funksionin e këshilltarit për çështjet shqiptare. Me pas në vitin 1894 u emërua nga Ministria e Jashtme, konsull në Jerusalem. Ndërsa nga viti 1897-1904 ka qenë konsull i Perandorisë në Shkodër.  Me pas në vitin 1911 punësohet në Ministrinë e Jashtme, ku nga dhjetori 1912-gusht 1913 ka qenë këshilltar politik në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Gjatë Luftës së Parë Botërore Ipeni është marrë më tepër në frontin jugperëndimor në Itali të Veriut, ndërsa me krijimin e Republikës së parë austriake ishte nder funksionarët më të lartë të Ministrisë së Jashtme, duke luajtur për një periudhë të shkurtër rolin e ministrit gjatë bisedimeve  për paqe në vitin 1920. Në vitin 1921 del në pension, por ka vazhduar të jetë aktiv në “Komisionin ndërkombëtar për Danubin”.

Vdiq me 31 janar 1935 në Vjenë.

TeodorIppeni me veshtje kombëtare shqiptare

Konsullata në Shkodër me mision të veçantë

Së çështja shqiptare ishte në fokusin e Perandorisë Austro-Hungareze, dëshmohet në vitin 1896, kur Ministria e Jashtme ndermori një aksion energjik lidhur me Shqipërinë, duke nxitur një plejadë studiuesish si historianë, gjeografë, etnografë, gjuhëtarë, arkeologë etj. që të merren me Shqipërinë. Ajo ndikoj që të botohen gramatika e fjalor të gjuhës shqipe, të shkollohen studentë shqiptarë në Vjenë, Grac e Insbruk, të përkrahin deri edhe përcaktimin e alfabetit të shqipës, ose si gjuhë zyrtare të shtetit të ri shqiptar.

Dhe për të realizuar këto objektiva, asaj i nevojitej një konsullatë më përbërje sa më të mirë, me individë qe njihnin mirë rrethanat shqiptare, vendin, popullin e gjuhën shqipe. Pikërisht i tillë ishte Teodor Ipeni i cili nga viti 1897-1904,ishte konsull i Përgjithshëm i Perandorisë Austro-Hungareze në Shkodër. Në këtë rast, ai nuk po niste një detyrë të panjohur, sepse nga viti 1884-1887, kishte qenë i aktivizuar si punonjës i kësaj konsullate. Në këtë veprimtari Ipeni është ballafaquar më vështirësi dhe intriga të pushtetit të kohës, duke dëshmuar përkushtim profesional dhe guximin personal, në favor të politikës së perandorisë qe e përfaqësonte por edhe të identitetit kombëtar shqiptar.

Këshilltar në Konferencën e Ambasadorëve 

Në sajë të angazhimit, përvojës e profesionalizmit të dëshmuar nga nëntori i vitit 1911 punon në Ministrinë e  Jashtme në Vjenë. Në këtë kohë, përkatësisht nga tetori i vitit 1912 shpërthyen luftërat ballkanike të cilat si mision kishin pushtimin e aneksimin e viseve të hapësirës etnogjeografike  shqiptare, ndërsa nga 17 dhjetori i këtij viti filloj punimet Konferenca e Ambasadorëve në Londër ku u vendos fati i Shqipërisë, Ipeni  ishte në rolin e këshilltarit ambasadorit austriak kontit Mensdorff, ndërsa ministër i jashtëm ishte z.Berthold. Dhe këtë rol(dhjetor 1912-gusht 1913) ai e ka luajtur më së miri se në sajë të përgatitjes  e guximit tëdëshmuar  duke  dhënë informacioone të nevojshme  në lidhje mbi  shtrirjen e vendbanimeve dhe popullsisë shqiptare ku kishte përgatitur  enkas  edhe  hartat gjeo-demografike.

Ai në veçanti  është angazhuar për përfshirjën e Shkodrës brenda  shtetit të ri-Shqipërisë, e gjithashtu edhe të Gjakovës e Dibrës, por fatkeqësisht në sajë të intrigave të Fuqive të Mëdha ata mbetën jashtë Shqipërisë. Njihet tashme  roli dhe angazhimi i Austro-Hungarisë për pavarësinë e Shqipërisë, ku duke iu falenderuar atyre  ndonëse e cunguar është kjo hartë politike e shtetit shqiptar. Në këtë konferencë Ipeni ishte i vetmi specialist  dhe njohës i çështjes shqiptare, ndërsa të gjithë  pjesëmarrësit  tjerë  kanë qenë politikanë ose diplomat, që vepronin sipas diktatëve politike.

Veprimtaria shkencore

Gjatë qendrimit si konsull i përgjithshëm i Austro-Hungarisë në Shkodër përveç aktivitetit për të zbatuar politikën austriake, konsulli Ipen nuk ishte statik, por ka udhëtuar veçanërisht në viset veriore të Shqipërisë, udhëtime që ndikuan tek ai për të thelluar njohurit  dhe simpatinë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Ne udhëtimet e tilla ai ka mbledhur shënime ku me pas i ka botuar në revista apo botime të veçanta. Në sajë të kontributittë tillë ai me të drejtë cilësohet edhe si albanolog, që dëshmohet përmes botimeve shkencore siç janë: “Rrënoja të kishave të vjetra në Shqipëri” (1899); “Monumente të vjetra në Shqipëri” (1900); “Shcypnia : t’gnoftmé dhéshkrimtaré : t’shtumuna e t’nnrécuna” (1902); “Përmendore të grupmoshave të ndryshme në Shqipëri” (1907); “Shkodra dhe sipërfaqja bregdetare e Shqipërisë veriore” (1907); “Malet e Shqipërisë veri-perëndimore” (1908); “Krahina e Shpatit në Shqipërinë e Mesme” (1916); “Dy episode të historisë së Shqipërisë” (1927);  “Kontribut për historinë e brendshme të Shqipërisë në shek. XlX” (1939); “Shqipëria e vjetër : studime gjeografike, etnografike, historike” (2002) etj.

Ndonëse vepra e tij nuk paraqet ndonjë studim gjithëpërfshirës, kërkimet e tij janë të veçanta, përmbajnë materiale të çmuara për  hapësirën etnogjeografike shqiptare si në fushën e historisë, gjeografisë, etnografisë, arkeologjisë, ekonomisë dhe besimit fetar.

Ipenit, vendin që e meriton

Vetëm pasi të lexohet ky libër kushtuar  diplomatit dhe studiuesit austriak nuk ka dilemë se ati duhet dhënë vendin që e meriton tek ne shqiptarët, duke bërë pjesë në radhën e albanologëve të njohur  austro-hungarezë që fillon me Johann Georg von Hahn e vijon me Gustav Meyer, Karl Hopf, Franz Nopsca, Milan Šufflay, Gustav Weigand, Norbert Jokl etj.

Përveç botimeve të ndryshme në lidhje me shqiptarët dhe hapësirën e tyre etnogjeografike, ai njëherit ishte i vetmi ekspert i çështjes shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër(1912/13) duke dhënë kontributin e veçantë në mbetjen e Shkodrës në kuadër të Shqipërisë.

Në sajë të konsideratës për angazhimin dhe kontributin e dhënë për çështjen kombëtare shqiptare  në vitin 1932 Mbreti i Shqiptarëve ZOGU I e dekreton me “Urdhërin e Skënderbeut”. 

Por duke marrë parasysh   përkushtimin e tij  ndaj çështjes shqiptare është e pakuptueshme që udhëheqësit shqiptarë mbas vitit 1945 e kanë mbajtur në heshtje një personalitet të tillë por edhe  pas shëmbjës së  sistemit komunist(1991) nuk kanë treguar interesimin e duhur  për ti dhënë vendin qe e meriton, duke marrë parasysh faktin se politika e Perandorisë së Austro-Hungarisë  ishte vendimtare në mbeshtetjen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në nderim të emrit dhe veprimtarisë së tij për çështjen shqiptare e në mënyrë të veçantë për Shkodrën mendoj se është në nderin e Bashkisë së Shkodrës që emri i tij të përjetësohet në bust, apo emërtimi i një rruge apo sheshi si dëshmi e vlerësimit të meritokracisë si kudo në vendet demokratike.

(Tetor 2025)

Kur kriminelët po dalin në paradë: PAN-i proteston në Hagë, në emër të “patriotizmit”!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
 
Prapa OVL të UÇK-së qëndron PAN-i, me armatën e, të paktën, 65 mijë nëpunësve shtetërorë; 30 mijë anëtarë të SHIK-ut; 45.500 veteranët e rrejshëm, të cilët deri tani kanë zhvatur 206 milionë euro nga buxheti shtetëror. Këto tri kategori janë klientelë e garantuar elektorale e tri subjekteve PAN-iste.
      Ndodhë edhe kjo: Krerët dhe eksponentët e OVL të UÇK-së të LPK-së, alias të PAN-it dhe ndoca shoqata fantomë , kinse, “të dala nga lufta”, me përkrahjen e Tiranës zyrtare, social-komuniste, kanë ftuar në protestë kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë!
     Një grup nga ish-Kryesia e LPK-së, të cilët njihen si themelues të UÇK-së të LPK-së, sipas tyre, “këtë UÇK nuk arritëm ta angazhojmë kurrë në luftën e Kosovës”. Gjithnjë sipas tyre, kjo u pengua nga: Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, renditja sipas pozitave që mbanin në atë kohë. Katërshja në fjalë, në sabotimin e luftës në Kosovë, bashkëpunuan me Shërbimet Informative të Francës, të Serbisë dhe, aludimin për Sigurimin Shqiptar, SHISH, të Shqipërisë. Dhe, sipas ish-anëtarëve të Kryesisë të LPK-së, sabotimin e katërshes të cituar, e konsiderojnë tradhti të lartë ndaj Kosovës. Këto akuza janë publikuar në gazetën “Kosova Sot”, më 2018.
     Krerët dhe eksponentët të UÇK-së, të LPK-së, janë identifikuar dhe akuzuar nga UNMIK-u dhe populli i Kosovës, se zbatuan dy projekte armiqësore të Serbisë kundër Kosovës:
     1) Organizuan protestat vandaliste të mars-prillit 2004, me ç`rast u vunë flakën shtëpive dhe kishave serbe, duke mbetur të vrarë 19 viktima. Pasojat ishin fatale për Kosovën, sepse u imponua decentralizimi i pushtetit lokal, fshat e komunë serbe; lindi ideja e Asociacionit për komunat serbe;
     2) Beogradi zyrtar ua besoi dhe dorëzoi OVL të UÇK-së të LPK-së, pra, PAN-it, Dosjet e Gjykatës së Hagës, pikërisht, në selinë e kësaj shoqate. Qëllimi: nxitja e gjakderdhjes ndër shqiptare në Kosovë dhe pengimin e drejtësisë të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë!
     Kryeministri manipulator shqiptar, Edvin Rama, ta lërë demagogjinë e patriotizmit të rremë. Madje, kurrëfarë patriotizmi nuk është ta fsheshësh krimin. Përkundrazi, është penalizuese me ligj dhe Kanun. Ai duhet të sqarohet pse nuk i vënë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët zyrtarë të  Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit; zëdhënësin e parë të UÇK-së, Ali Ukaj, gazetar; vrasjen e oficerëve Ilir Konushevcin, Sadri Ramqaj, Qazim Jakupin; të kuadrove të Emergjencës të luftës, Dr. Hazir Malaj, Muharrfem Tafa, Rushit Elezin, Ibrahim dhe Rexhep Nikçin. Kidnapimin dhe zhdukjen e 11 ushtarëve, të nisur nga Shtabi Institucional i Kosovës, me seli në Tiranë, por nuk arritën kurrë në Koshare dhe as që u panë më në jetë, siç deklaron ministri Mbrojtjes, Kolonel Halil Bicaj, dhe të tjerë.  Të gjithë të ekzekutuar në territorin e Shqipërisë!
     Prapa OVL të UÇK-së qëndron PAN-i, me armatën e, të paktën, 65 mijë nëpunësve shtetërorë; 30 mijë anëtarë të SHIK-ut; 45.500 veteranët e rrejshëm, të cilët deri tani kanë zhvatur 206 milionë euro nga buxheti shtetëror. Dhe, kjo gjakderdhje financiare vazhdon, duke legalizuar makro-hajninë zyrtare. Një turp i shekullit, që ka bashkuar të gjithë spektrin politik të Kosovës!
     PAN-i humbës i tri palë zgjedhjeve radhazi, kërkon të fitojë duke keqpërdorur demokracinë e mashtruar popullin, akuzon Institucionet e Kosovës “pse nuk po bëjnë asgjë për lirimin e 4 “luftëtarëve”, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që kanë vepruar si një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, një emërtesë e saktë juridike, përkatësisht, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit. Por, tre të parët nuk ishin pjesë e luftës, madje as në Kosovë gjatë luftës! Pra, jo vetëm që nuk janë krerë të luftës, por as bishti i saj.
     PAN-i, me argatët e tij, OVL të UÇK-së provinciale, sepse ata nuk përfaqësojnë veteranët e vërtetë të luftës, por vetëm veteranët e rrejshëm, të cilët vetë i kanë falsifikuar e shumëzuar me pesëfishin, duke i bërë klientelë elektorale të subjekteve politike: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN-in kriminal. Ata shpifin se nuk ua paguajnë dhjetra avokatër matrapazë e grykës ndërkombëtarë, tmerrësisht të kushtueshëm, madje krejt të panevojshëm, sepse shtatoret, bustët, varret e kundërshtarëve politikë cilësorë shqiptarë, të vrarë nga disa “komandantë”, me bandat e tyre, janë anekënd Kosovës. Realisht, në 7 (shtatë) vitet e fundit, nga buxheti i varfër i Kosovës, janë paguar 276 milionë euro, për Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë! “Luaje macë, kryet e buallit!”
     Protestat karnevaleske të PAN-it, në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë si dhe ajo e dhjetëra motoristëve, të cilët po përshkojnë Evropën, për të zhurmuar në rrugët e Hagës, Brukselit dhe, ndoshta, edhe të Strasburgut! Ngjason me qenë më shumë kundër Kurtit dhe Vetëvendosjes së tij, se sa për misionin e proklamuar, me bujë dhe pompë! Një turp kombëtar! Disa “biçim komandantësh” kriminelë e shkatërruan Sistemin e Drejtësisë, për ta shmangur llogaridhënien për krimet e tyre serike, gjatë dhe pas luftës, në stilin e filo-sllavit Enver Hoxha, gjatë LDB dhe pas saj.
     Dhe, në pamundësi për t`i zbuluar, hetuar dhe dënuar “komandantet” mujsharë e zuzarë, Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, nuk mund të heshtnin për krimet serike e makabre, torturat dhe vrasjet e kundërshtarëve politikë, për ta marrë dhe mbajtur pushtetin, me dajak e plumb, kërkoi krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, sepse shteti i Kosovës ishte kapur i tëri nga krimi dhe kriminelët. Dhe, për siguri dhe drejtësi normale, u caktua Haga e Holandës, atje ku është edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.  Parlamenti i Kosovës, me 120 deputetë, e aprovoi këtë Gjykatë me 84 vota demokratike. Dhe, mirë bëri, sepse shteti nuk mund të funksionojë me krime nëpër këmbë. Disa kriminelë, të trimëruar nga mungesa e Drejtësisë në Kosovë, pacipërisht e cinikisht, thonë se “krimet e luftës dhe të pas luftës, tashmë, janë vjetruar dhe duhet harruar!” Por, kodi juridik thotë se “krimit nuk i skadon kurrë afati”.
     Për çudë, deri dje, të paktën, tej 80 %  të shqiptarëve, vendorë dhe botërorë, ishin për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e krimit dhe të kriminelëve. Ndërsa sot PAN-i ka organizuar të gjithë arsenalin kriminal mediatik, për ta ndryshuar këtë përqindje faktike. Në mënyrën më të poshtër dhe kriminale abuzohet me paranë e popullit, të shtetit, duke paguar qindra autobusë, vetura zyrtare, benzinë dhe naftë, duke humbur ditë pune, kotsekoti.
      PAN-i i kriminalizuar vazhdon shantazhimin e shtetit, Qeverinë, popullin e Kosovës, për ta zhbërë Gjykatën Speciale, për ta shuar shpresën e vetme tek drejtësia ndërkombëtare, për qindra vrasje të kundërshtarëve politikë. Viktimat ishin kategori cilësore, kryesisht, veprimtarë dhe luftëtarë të lirisë dhe atdhetarë të devotshëm. Ata, para se të shenjëstroheshin, ishin të përzgjedhur, të listuar ngeshëm, nga një Shtab kriminal, i cili për mision kishte marrjen e pushtetit dhe zhvatjen e pasurive të brezave shqiptarë.
     Me ekzekutimin e ushtarakëve luftë bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro dhe veprimtarë të LDK-së; gazetarë – korrespodentë të luftës; veprimtarë të hershëm të LPK-së, edhe pse brenda llojit ideologjik, për ta shmangur konkurrencën e pritshme pushtetare në liri, duke ia shtuar jetimët Kosovës, edhe ashtu të bollshëm nga lufta, për t`i veshur në zinë e përjetshme shumë qindra familje të viktimave dhe mijëra të tjera, që i ndërlidhë farefisnia dhe miqësia.
      Mediat lehaqene mercenare të subjekteve politike PAN-iste, non-stop, 24 orëshe, nuk pushojnë se vjelluri vrerë, ndaj kundërshtarëve politikë, të gjallë dhe të vdekur. Dhe, megjithatë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës heshtë, sikur nuk po ndodhë asgjë! Ndërkohë që, një reagim i ligjshëm nga pala e viktimzuar, janë “hazërxhevap”, duke u ankuar në Evropë dhe botë, “për sulmin e padrejtë, kinse, po ua bënë pushteti!” Kësaj i thonë: “Ma mbaj kopilin, sa t`i them kurvë!” Dhe, “shyqyr që ra ky mort dhe u pamë!” Mirë thoshte një plak urtak i Gmicës të Kamenicës: “Nuk vdiq kush, pa u koritë!”

Rikthimi i Luljeta Pulës, Mbretëreshës Teuta të ditëve tona…!

0

Nga: Sylë Mujaj, Rugovë – Zvicër

RIKTHIMI I TEUTËS SHQIPTARE

  • Përkushtuar profesoreshës atdhetare dhe politikanes Luljeta Pula.🖋️ Në një kohë kur rrënjët po zbehen nën hijen e harresës, një zë femre po i rikthen dritën identitetit kombëtar. Zëri i profesoreshës Luljeta Pula është si një rikthim i Mbretëreshës Teutë — i dinjitetshëm, i vendosur, dhe me kurorën e mendjes shqiptare mbi supe. Ajo nuk flet për fe, por për vetëdije; nuk flet për ndarje, por për bashkim të shpirtit kombëtar. Në analizën e saj, frika e Serbisë nga rikthimi i shqiptarëve në rrënjët e tyre të krishtera nuk është fetare — është politike dhe civilizuese. Sepse një komb që njeh origjinën, s’mund të manipulohet më me ideologji të huaja.                                       “Millosheviqi e Qosiqi e kanë ditur mirë këtë,” — shkruan Pula. “Ata nuk kërkuan të na zhdukin me luftë, por të na ndryshonin me fe. Sepse feja e huaj e keqkuptuar, është më e rrezikshme se çdo ushtri.”                                                                                                                                                                                                                     Por rikthimi që kërkon ajo, nuk është kthim në mesjetë — është ringjallje e ndërgjegjes kombëtare. Është kthim te drita, te rrënjët, te përkatësia që na bashkon me Evropën e me vetveten.                                                                                                                                                                                                                                                        Në këtë frymë, vizatimi bardh e zi i Teutës Shqiptare, me shqiponjën mbi sup, është jo vetëm art, por manifest: gruaja që mbron gjuhën, historinë dhe identitetin, është mbretëreshë e përjetshme e kombit tonë.                                                                   
    EPILOG POETIK – “Rikthimi”
    🩸 nga S. Muji ’25
    Në gjirin e detit ku lindi flamuri,
    dëgjohet përsëri zëri i Teutës.
    Jo nga muret, por nga gratë shqiptare
    që flasin me guxim dhe kujtesë.
    Ajo nuk vjen me kurorë ari,
    por me rruzare gjaku dhe dije.
    Ajo nuk kërkon fron,
    por një vend në ndërgjegjen tonë.
    Kur femra shqiptare flet si Teuta,
    dridhen kufijtë e mashtrimit.
    Sepse ajo nuk kërkon pushtet —
    ajo kërkon ndërgjegje.
    Dhe kur ndërgjegjja zgjohet,
    kombi nuk ka më frikë nga historia.

Sakrifikimi i popullatës së lashtë ilire, përmes një gjuhe teknike fetare si greqishtja, dhe gjuhët sllave mesjetare kishtare me Cirilin e Metodin

1
Qazim Namani, studjues, Prishtinë
___
Serbët me ndihmën e Rusisë, Polonisë, Çekisë dhe gjermaneve verior, për ta dobësuar sa më shumë P. Osmane në Evropën Jug-lindore, e sakrifikuan popullatën e lashtë ilire, për të krijuar gjuhë teknike kishtare, të ngjashme me gjuhët e krijuara nga kisha bizantine, një gjuhë teknike fetare si greqishtja, dhe gjuhët sllave mesjetare kishtare me Cirilin e Metodin për krishterimin e pak sllaveve që ishin dyndur nga shekulli VII në tokat ilire. Këto gjuhë teknike të përkrahura nga Bizanti, u krijuan të bashkojnë të gjithë ilirët e vllahët në këtë etni në bazë të parimit të kishës ortodokse. Këtë lëvizje e rifilloj Rusia në shekullin XVIII brenda P. Osnane ne qëllim që të krijoi kombe pansllaviste të vreja fetare në shekullin XIX!!
Ata që ishin të lidhur fort me Rusinë, dhe mësuan prej tyre të flisnin më shumë greqisht dhe sllavisht për të ju bashkuar kombeve të reja artificiale, u asimiluan dhe filluan kryengritjet e armatosura kundër P. Osmane.
Popullata Ilire e pa mbrojtur, dhe e goditur nga të gjitha anët, pasi edhe ishte e ndarë në tre fe të ndryshme, u përçan dhe hynë në luftë vëllavrasëse. Në këto rrethana të krijuara, disa shqiptar të krishterë pas reformave të tanzimatit, pas disa kryengritjeve të armatosura kundër reformave, me dhunë u përshtatën, për t’u bërë besnikë ndaj qeverisë osmane-turke përmes konvertimit fetar të besimit mysliman siç u ndodhi në mesin e shekullit XIX.
Zanafillën e gjuhës serbe teknike, serbet duhet ti kërkojnë te klubi polak i themeluar ne Paris në mesin e shekullit XVIII. Platformat e para politike të publikuara pas revolucionit borgjez francez, u hartuan në klubin polak të Parisit, kur Milan Rajic, në vitin 1793 publikon librat e parë për formimin e perandorive sllave në tokat ilire. Nga kjo lëvizje është iniciuar edhe krijimi i mitit të rrejshëm për Kosovën, në klubet e Vjen e Parisë dhe përhapjen e këtij miti të rrejshëm përmes Sima Sarajlisë në tokat ilire. Për përhapjen e këtij miti Sima Sarajlia dërgohet te Njegoshi në Malin e Zi, dhe misionarë tjerë të këtij projekti me në krye Vuk Karagjicin që vepronin në Serbinë e sotme.
Projektet Polake e Qeke si ai i Homajkovit, Qartskovit e Danillevskit deri te projektet e Garashaninit si Nacertanja 1844, Megalo Idea e Jani Kolës 1944, dhe Otocenstvoja bullgare po 1844 ishin platforma të studiuara në klubet pansllaviste për krijimin e kombeve të reja në tokat ilire!
Mendo ku ishin ilirët e lashtë pa mbrojtje dhe pa asnjë projekt dhe në proces të asimilimit e vrasjeve e dëbimeve nga Evropa.
Në këtë periudhë për ta kuptuar rolin e Rusisë, programeve të saj të zbatuara përmes kishës ortodokse ruse, duhet të hulumtoni rolin e pansllavistve dhe misionarëve të paguar nga Rusia, e sidomos rolin e Shafarikut, për krijimin e gjuhës teknike fetare dhe alfabetit të gjuhës së sotme serbe!
Në këtë periudhë edhe territori i Kroacisë së sotme u përfshirë nga rrymat pansllaviste që vinin nga Parisi e Vjena dhe gjate shekullit të XIX, popullata ilire e Dalmacisë dhe viseve tjera kroate. kroatet e braktisen gjuhen e vjetër dhe e pranuan gjuhën sllave. Këto ngjarje i shtynë kroatët të fillojnë lëvizjen ilire në shekullin XIX, por gjuha sllave në ndikimin e Klubit të Vjenës e Parisit e përfshiu gati tërë territorin e Kroacisë
Mbi parimet e kësaj lëvizje ruse, pas Luftës së Parë Botërore në tokat e Ilirikut, më 1918, u formua Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene.
Shih videon:

Sa i përket Kosovës, aty ku ka dorë Edi Rama , aty i vjen era tradhëti!

1
Nga: Hys Aliaj
___
E VËRTETA E TIRANËVE DHE TIRANËS
___
Tash më është dëshmuar se sa i përket Kosovës aty ku ka dorë Edi Rama , aty i vjen era tradhëti.
Të nxisësh dhe të mbështesësh një protestë e cila bën thirrje për lirimin e njerëzve të UÇK-ës dhe në të njëjtën ditë të votosh kunder një rezolute për gjenocidin Serb në popullsinë civile në Kosovë , tregon më së miri për qëllimet e errëta të Edi Rames.
Sa her që ju dha mundësia , ky narkoman goditi Kosoven nën brez, duke sanksionuar Kosovën, duke anuluar mbledhjen e qeverisë së tij me qeverinë Kurti ,duke e quajtur veriun e Kosoves “si tok e askujt…!”.
Të jem më i shkurtër, qëllimi i Esad Pash Toptanit të ditëve tona është që të shfrytëzoj kohën e administrates Tramp dhe të pozitës së antishqiptarit Grenell në këtë administratë për ndarjen e Kosoves.
Për të arritur këtë projekt Serb , Edi Rames i duhet një kryeministër tradhëtar dhe i pa ditur, siç ishte Hashim Thaçi, i cili me gojen e tij e quante ket pjesë të vendit si “dhuratë e Rankoviqit” qe duhet ti jepet Serbisë!
Pra, Edi Rames i duhet Hashimi , në mënyrë që së bashku të bëjnë ndarjen e Kosoves , duke bërë tradhëtin më të rëndë kombëtare gjatë gjithë historisë sonë kombëtare.
Që të realizohet ky projekt, duhej përgaditur edhe opinioni publik, prandaj iu duheshin agjent Serb të llojit të Baton Haxhiut, Lirim Mehmetajt, Berat Buzhales, Halil Matoshit, Ilir Mirenes …etj.
Dhe angazhimi i tyre në studio televizive të paguara nga po këto agjentura.
Sa për informacion , në tubim nuk merrte pjesë askush nga Familja Jashari, por merrnin pjesë shumica e atyre deputetëve që e kishin votuar Gjykaten Speciale.
Për fund:
Secila qeveri , pos asaj që e udhëheq Albin Kurti, Kosovën e qon drejt ndarjes.

Bardhyl, patriotizmi dhe hajnia nuk futen në një thes

0
Kadri Kryeziu, Prishtinë
___
Nga mënyra si është sjellë, Bardhyl Mahmuti, pa i hyrë në hak, e ka marrë stafetën e shpifjeve kundër meje. Kam pritur që do të reflektonte dhe do të korrigjonte fjalët e tij, por mungesa e burrnisë për ta bërë këtë më zhvesh nga çdo arsye për t’u përmbajtur.
Bardhyli më njeh mirë nga burgu. E di fort mirë sa larg mund të shkoj, prandaj ky reagim është vetëm fillimi. Le ta bëjmë si të duan: kur të duan, ku të duan dhe me çfarë të duan, sepse për sojin e Bardhylit nuk jap pesë pare.
Edhe pse dikur ishim të burgosur si disidentë të regjimit jugosllav, me Bardhyl Mahmutin dhe sojin e tij — që përfshin burra të ligë në Kosovë e Maqedoni — unë i kam ndarë rrugët moti. Kontributi i tyre si disidentë, madje edhe pjesëmarrja në luftë, janë venitur përballë pisllëqeve që kanë bërë pas saj.
Ne nuk u ngritëm kundër Jugosllavisë së Titos e pastaj kundër Serbisë së Millosheviqit që disa, sot, ta ndiejnë veten të autorizuar të grabisin, të përvetësojnë e të pasurohen pa fre e pa turp. Jo! Nuk u takon. Nuk u ka takuar kurrë dhe nuk do t’u takojë asnjëherë.
Pangopësia, llupësia dhe pisllëqet e këtij soji janë fyerje për vuajtjet që kemi kaluar në burgje, për gjakun që është derdhur dhe për sakrificat e popullit tonë.
Bardhyli dhe soji i tij duhet ta dinë mirë: patriotizmi dhe hajnia nuk futen në një thes.
Pikërisht pislliqet dhe pangopësia e tyre janë arsyeja pse, për një pjesë jo të vogël të popullit, liria ka marrë shije të hidhur. Ata që u betuan për drejtësi e dinjitet, por më pas e shndërruan luftën në biznes personal, ia kanë prishur njerëzve ëndrrën për lirinë. Dhe ky mëkat nuk u falet.
Aq janë të verbuar nga etja për pasuri, sa as nuk e kuptojnë pse populli u ka kthyer shpinën — dhe do të vazhdojë t’ua kthejë.
Populli nuk është kundër luftës çlirimtare, siç përpiqen të thonë ata për t’i larë mëkatet. Populli e nderon luftën, por i ka njohur e i ka gjykuar ata që kanë dezertuar nga misioni i saj fisnik.
Milionat që kanë mbledhur dhe banditët që mbajnë përreth nuk do t’u bëjnë asnjë dobi, sepse mllefit të popullit nuk mund t’i shpëtojë askush.
Ps! Ky është vetëm shkrimi i parë.

Mësuesja myslimane që dëshiron të “shkatërrojë Suedinë” do të punojë me “kurva të reja” suedeze

1

Imazhi: Privat.

Peder Jensen / Document.no

Aktivistja myslimane pro-palestineze Tara Saleh ka pozuar me armë dhe ka bërë një numër deklaratash provokuese kundër suedezëve në mediat sociale. Kohët e fundit asaj iu dha një pozicion i përhershëm si asistente në Bergaskolan në Malmö, gjë që është kritikuar nga stafi dhe prindërit.

SVT shkruan se Tara Sabah Mohammed Saleh filloi si asistente në Bergaskolan në shtator, por u dërgua në shtëpi që ditën e parë.
“Ne, në bashkëpunim me administratën e shkollës fillore, kemi filluar një hetim mbi të kaluarën e saj”, thotë Rikard Persson, drejtor i Bergaskolan. Tara Saleh është me origjinë irakiane dhe erdhi në Suedi në vitet 1990. Fria Tider shkruan se Saleh u bë shtetase suedeze në vitin 2006 dhe është lidhur me një familje kriminale.
Vitin e kaluar, ajo mori pjesë në një demonstratë pro-palestineze ku iu përgjigj drejtpërdrejt në televizion thirrjeve për t’u kthyer në Irakun e saj të lindjes duke thënë: “Ne do të kthehemi në vendin tonë, por vetëm pasi ta kemi shkatërruar Suedinë”. Ajo tha gjithashtu se mezi priste që Rusia “ta shndërronte Suedinë në një vend parking”.

Në nëntor 2024, Tara Saleh u pushua nga puna si mësuese zëvendësuese në një shkollë private në Göteborg.

Drejtori i Bergaskolan thotë se ata kryen një kontroll rutinë të së kaluarës përpara se ta punësonin dhe se nuk gjetën asgjë të dyshimtë në lidhje me të kaluarën e Tarës. “Kur filluam hetimin, dolën në dritë shumë gjëra”, pranon Rikard Persson.

Tara Saleh thotë në një intervistë me SVT se deklaratat e saj për shkatërrimin e Suedisë ishin vetëm një përgjigje ndaj njerëzve që e provokuan. Ajo gjithashtu pretendon se arma me të cilën ajo pozon në foto nuk është e vërtetë.

Në një njoftim për shtyp, Demokratët e Suedisë (SD) në Malmö renditin deklarata në të cilat Tara Saleh sulmon suedezët dhe mburret se jeton me sigurime shoqërore.

“Unë jam ende këtu duke u tallur me ju, duke ju tallur dhe duke ju fyer, nuk mund të më ndaloni, më denonconi në polici, idiotë.”

“Unë jetoj një jetë luksoze me paratë tuaja të taksave, ju paguani për udhëtimin tim në Gambia, si ndiheni, idiotë?”

Ajo gjithashtu i quan suedezët dhe fëmijët e tyre “kurva dhe bij kurvash” dhe ka shprehur mbështetje për grupet terroriste islamike në klipe filmike, sipas SD.

Të moderuarit në Malmö po kërkojnë që drejtori i Bergaskolan të japë dorëheqjen. Kjo vjen pas disa emërimeve të kritikuara.

Më parë këtë vit, SVT zbuloi se Bergaskolan në Malmö kishte punësuar një huligan futbolli të dënuar para se të kryente dënimin e tij. Burri ishte blerë më parë nga një shkollë tjetër në Malmö.

Tani Bergaskolan ka punësuar një person tjetër që më parë e ka humbur punën e tij – aktivistja Tara Saleh, e cila mbështet Hamasin dhe pozon me armë në mediat sociale.

Prandaj, të moderuarit në Malmö duan që drejtori Rikard Persson, i cili e punësoi atë, të japë dorëheqjen.

“Është e qartë se po punësojmë njerëz që përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për fëmijët dhe të rinjtë tanë”, thotë John Eklöf, një anëtar i Partisë së Moderuar, i cili mbështetet nga Demokratët e Suedisë në këtë kërkesë.
Drejtori dhe administrata e shkollës fillore në Malmö i shkruajnë SVT-së se kanë ndjekur procedurat për rekrutimin e Tara Saleh. Ajo nuk deklaroi në CV-në e saj se nga cili pozicion ishte pushuar më parë.
Prindërit janë të shqetësuar pasi doli në dritë se një punonjëse në Bergaskolan kishte bërë më parë komente kërcënuese në mediat sociale dhe ishte dënuar për vepra penale.
“Jam e shqetësuar dhe mendoj se kjo është kundër vlerave të shkollës”, thotë një nga prindërit, Anna Mårtensson, për gazetën Sydsvenskan.
Kur informacioni u bë i ditur, drejtori i shkollës zgjodhi ta ricaktonte gruan në një rol administrativ ku ajo nuk punon me asnjë grup fëmijësh.

Tara Saleh i thotë gazetës Expressen se nuk e ka përfshirë kohën në shkollën e Ebba Pettersson në Göteborg.

“Nuk kam shkruar në CV-në time se kam punuar atje. Nuk flitet për gjëra negative kur aplikohet për punë”, thotë ajo.

Ndër të tjera, Saleh u ka shkruar “të gjithëve ju që votuat për qeverinë e neveritshme suedeze dhe veçanërisht SD dhe L. Uroj që fëmijët dhe nipërit e mbesat tuaja dhe të gjithë ju të përjetoni vuajtje më të këqija se palestinezët”.

Në një klip tjetër, ajo thotë se mezi pret që Rusia të bëjë një “vendparkim nga e gjithë Suedia”.

A mund ta thuash këtë dhe pastaj të punosh me fëmijët në një shkollë?

“U tha me emocion, por nuk po them se është e saktë. Nuk është absolutisht e saktë të shprehesh në atë mënyrë, por në atë kohë isha me emocion”.

“Kam jetuar në Suedi për gati 26 vjet dhe nuk dua që të ndodhë asgjë në Suedi ose që të ketë vendparking. Unë jam një qenie njerëzore dhe reagoj. Nuk ishte mënyra e duhur, por reagova.”

Saleh u dënua vitin e kaluar për refuzim për t’iu bindur urdhrave të policisë pasi mori pjesë në një demonstratë në qendrën tregtare Nordstan në Göteborg. Kur policia e urdhëroi të largohej nga vendi, ajo refuzoi të bindej.

Ajo thotë se shprehet ndryshe në mediat sociale sot.

“Nuk e kam bërë më. Kam reflektuar dhe e kuptoj se ishte shumë gabim.”

Por vetëm në tetor ajo shkroi për atë që e quan “qeveria naziste” në Suedi dhe e quajti kryeministrin Ulf Kristersson “të ndyrë”. Në një klip të një grupi njerëzish që valëvisnin shami palestineze, ajo shkroi vetëm një javë më parë: “Tani do t’ju trembim edhe më shumë, o Rashid Farivar i neveritshëm (deputet, SD).”

“Po, unë e mbështes këtë. Ne kemi liri fjale në këtë vend dhe mendoj se është një qeveri naziste.”

A nuk shihni ndonjë problem në punën me fëmijët në një shkollë dhe shkrimin e gjërave të tilla, pyet Expressen?

“Jo, nuk shoh. Nuk mendoj se duhet të ketë ndonjë problem, duhet të jesh në gjendje të shprehesh si të duash”, thotë Saleh. “Unë jam e punësuar si mësuese ndihmëse, kështu që sigurisht dua të punoj si mësuese ndihmëse. Por është shefi ai që vendos.”

Tara Saleh beson kështu se fëmijët suedezë janë “bij kurvash” dhe mezi pret të shohë vendin e tyre të shkatërruar. Por ajo nuk mendon se kjo duhet ta pengojë atë të mësojë fëmijët suedezë si mësuese.

Muslimsk lærer som vil «ødelegge Sverige» vil jobbe med svenske «horeunger»

Shndritja e sheshit Gjergj Kastrioti në Tiranë prej viktimave të mashtruara dhe manipuluara prej BIA-s serbe

0
IBRAHIM KELMENDI:
___
Fatkeqësisht Shehshi po “shëndrit” nga turmë e mashtruar dhe e manipuluar – viktima të luftës diversioniste të BIAs për ta komprometuar Shtetin tonë dhe reputacionin e UÇK-së!!
Mallkim edhe pjesëmarrësve të mashtruar e të manipuluar!
Sramota profiterëve dhe marionetave të BIA-s!
TEUTA HADRI:
____
Ibrahim, gjithë atë mundë që e ke bërë je edhe kundër vehtes tënde!
E përmbysë çdo gjë që ke bërë.
Prandaj nuk prekem nga komenti!
___
IBRAHIM KELMENDI:
___
Teuta, pa i marrë parasysh të kaluarat tona, kemi të bëjmë me një komplot që po i ndodh Shtetit tonë dhe po e komprometoni edhe reputacionin e UÇK-së. Vetëkuptohet, po i dëmtonin edhe të akuzuarit, duke gënjyer se ata ishin liderë të UÇK-së, kur ata vet, po përpiqen të bindin trupin gjykues se nuk ishin liderë, udhëheqës, komandantë, bile as nuk e dinë kush i ka lëshuar komunikatat e UÇK-së…
Aktgjykimi politik i ka ndodh Shtetit tonë më 25 janar 2011 nga Asambleja e KiE. Në mungesë të kulturës shtetërore, për ta pas prioritet shtetin para individëve, ne atëherë nuk u angazhuam për ta demantuar e diskredituar atë aktgjykim i quajtur Raport Dik Martit. Ta zëmë, as Hashimi, Xhavitit, Azemi, Rexhepi, që kishin shumë të holla, nuk bën padi kundër Karla Del Pontës e Dik Martit për shpifje denigrues. PSE nuk i denoncuan?!
Deri sa ne na interesontin vetëm të akuzuarit, USA-të, të ndier të komprometuar nga ai Raport, meqë nuk pat mënyrë tjetër ta kundërshtonin, ideuan dhe na e imponuan “gjykatën speciale”, sepse donin ta fisnikëronin UÇK-në që të mos u mbetet njollë USA-ve se ka bashkëluftua me UÇK terroriste e kriminale. Fatkeqësisht, matrapazët, profiterët dhe idealistët naiv, të manupuluar nga marionetat e BIAs, e cila do të mos demantohet e diskreditohet Raporti i Dik Martit, e kanë nersy turmën kundër “gjykatës speciale”, e cila është duke e fisnikërua UÇK-në nga Raportit të Dik Martit.
“Gjykatën speciale” e përbejnë vetëm kuadro të USA-ve, të BE-së dhe të Anglisë dhe prandaj po tregoheni bukëshkalë që po i fyeni e denigroni, sikur ata qenkëshin serbofilë, marioneta të Serbisë. Si bukëshkalë që po manifestoheni, po i fyeni edhe shtetet aleate që po e financojnë e menaxhojnë këto institucione (kanë harxhuar deri tani rreth 800 milionë Euro).
PSE atëherë po protestoni në adresa të gabuara. Keni kurajë e protestoni vetëm para ambasadave të USA-ve, sepse ato na i kanë imponuar dhe i bartin këto institucione?
Ndërsa komprometimi më i rëndë po i ndodh UÇK-së nga vetë të akuzuarit është edhe distancimi i tyre nga komunikatat e UÇK-së!! PSE po gënjeni se ata ishin liderë e komandantë e udhëheqës të UÇK-së, kur vetë të akuzuarit po mundohen me e bind trupin gjykues se ata nuk kanë qenë!! A nuk është ky angazhim juaji kundër taktikës mbrojtëse të të akuzuarëve dhe avokatëve të tyre?
Të lutëm, të polemizojmë për fakte, e jo me slogane e arsyetime, se për hir të kaluarës duhet të mos reflektojmë në mënyrë (auto)kritike e racionale.
RESPEKT!