Kreu Blog Faqe 418

Ibrahim Kelmendi thërret që askush të mos jetë pjesëmarrës në protestën e nesërme në Tiranë, se është komprometuese për shtetin e Kosovës

1
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
____
Për ata që nuk e dinë: “gjykata speciale” është iniciuar nga USA dhe BE për ta demantuar e diskredituar Raportin e Dik Martit, i imponuar me rezolutë të Asamblesë së Këshillit të Europës, më 25 janar 2011.
Atë iniciativë të USA-ve e BE-së e ka miratuar Kuvendi i Republikës të Kosovës, sepse USA dhe BE nuk donin që “gjykata speciale” të formohej nga KS të OKB-së. Meritorë kryesor për formim të “gjykata speciale” nga Kuvendi i Kosovës ishin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për çka mertitojnë ekstra mirënjohje. Mëpastaj hetuesia prokuroria (ZPS) dhe “gjykata speciale” është kompletuar me kuadro nga USA, BE, financohen vetëm nga USA, BE, Anglia, Norvegjia, Zvicra.
Në vlugun që në proces gjyqësor në Hagë po demantohen e diskreditohen shpifjet që i përmban Raporti i Dik Martit, BIA e Beogradit ka mobilizuar marionetat thaçiste për ti diskreditur ZPS-në dhe “gjykatën speciale”. Atyre u janë bashkuar matrapazët profiterë dhe mjeranët e mashtruar e të manipuluar. Prandaj protesta e thirrur për nesër në Tiranë është komprometuese për Shtetin e Kosovës, sepse ZPS-ja dhe “gjykata speciale” janë institucione të Juridiksionit të Shtetin të Kosovës.
Protesta e nesërme në Tiranë dëmton reputacionin e UÇK-së, sepse në proces gjyqësor në Hagë po demantohet e diskreditohet akuzat e shpifura që i përmban Raporti i Diik Martit. Vetëkuptohet, Beogradi fashistoid nuk do që procesi gjyqësor në Hagë të përmbyllet me aktgjykim që zhvlerëson Raportin e shpifur të Dik Martit, prandaj i ka urdhëruar marionetat klandestine të organizojnë protesta kundër ZPS-së dhe “gjykatës speciale”, sepse nuk duan që “gjykata speciale” ta fisnikëron UÇK-në nga shpifjet ruso-serbe që i përmbante Raporti i Dik Martit.
Këto protesta, të organizuara edhe nga viktimat e luftës diversioniste të BIA-s që simulojnë se janë kreu i organizimit, dëmtojnë sidomos vetë të akuzuarit që është duke ju bërë procesi gjyqësor në Hagë, sepse gjyqtarët mund të irritohen nga fushata denigruese që po ua bëjnë matrapazët profiterë thaçistë, prandaj edhe mund të hakmerren kundër të akuzuarëve kur ta marrin vendim përfundimtar gjykues.
Prandaj, sa më larg kësaj proteste!
Kan være et bilde av tekst som sier 'Apel: sionit Ju lutëm, mos u bëni pjesëmarrës në protestën e nesërme në Tiranë, Ae organizohet kundër ZPS-së dhe "gjykatës speciale", sepse dëmton Shtetin e Kosovës, Tee ato institucione janë pjesë e Juridik- Shtetit tonë. Protesta e komprometon re- putacionit të UÇK-së. Protesta i dëmton sidomos akuzuarit e po u behet giyq në Hagë. [ibrahim kelmendi]'

Intervista ime për Associated Press për rolin e Tony Blair-it në luftën e Kosovës dhe sa mund t’i ndihmojë Gazës

0
Intervista për Associated Press për rolin e Tony Blair-it në luftën e Kosovës dhe sa do t’i ndihmojë Gazës eksperienca e tij…
Në këtë intervistë janë edhe Tonibler Gashi, Vlora Çitaku dhe Veton Surroi.
Për këtë intervistën jam kontaktuar në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair” – “We Remember Tony Blair” Foundation, edhe për arsye të ngritjes së shtatores së vetme në botë të Tony Blair-it, në Ferizaj, Kosovë, një iniciativë e imja e nisur që në 2016-ën dhe e përuruar në 25 vjetorin e Çlirimit të Ferizajt e Kosovës, 12 qershor 2024.
U kam kërkuar gazetarëve që në asnjë mënyrë mos ta përziejnë këtë aktivitet timin me kandidimin tim. Dhe siç e kemi parë, unë vetë askund gjatë fushatës zgjedhore nuk e kam përmendë ngritjen e shtatores së Tony Blairit dhe as nuk kam prezantuar fotografi të mia nga ky aktivitet, pasi nuk kam dashtë ta përdori. E dijti kush e dijti me rëndësi është këtu.
Këtë aktivitet bashkë me shumë të tjera që i kam ba, ato i kam ba pse kam besu se duhet të bëhen dhe i kam shku deri në fund, sikur shumë të tjera, përfshirë këtu Varrezat e Dëshmorëve, bashkë me bacin Kadri Islaki, babait e Tonit e të tjerë.
Ferizaji e Kosova dhe shqiptarët kudo në botë krenohen me këtë akt të pasjes së shtatores së Tony Blairit, dhe ashtu siç kam parashikuar dhe u kam thënë se, Ferizaj do të jetë qendër e lajmeve botërore. Dhe kjo është më e pakta që ne bashkë me donatorët vullnetarë kemi mund ta bëjmë në krahasim me veprën gjigante të këtij njeriu të madh, heroit të gjallë të Kosovës, Sir Tony Blair. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë se kush janë miqtë tanë të vërtetë që na janë gjendur në kohën më të rëndë të popullit tonë!
Falenderoj gazetarët, Zana Cimili dhe Florent Bajrami për mundësinë dhe korrektësinë. Intervista është realizuar me 1.10.2025 në Sheshin “Tony Blair” Ferizaj, të cilën e kemi emërtuar paradoksalisht me shumë mund. Një ditë do t’i shpalos të gjitha për shumëçka.
Me shumë respekt,
Drejtor Ekzekutiv
Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair”
Foundation “We remember Tony Blair”
16.10.2025
Vëmendje: Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” është bartës dhe organizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së Tony Blair-it dhe organizimin e tubimit Inaugurues me 12 qershor 2024 në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj, Kosovë.

Fatmir Sheholli, opozita dhe BIA serbe, trekëndëshi që e sfidon sovranitetin e Kosovës

1
Halil Geci, Skenderaj
___
Rasti i Fatmir Shehollit ka rikthyer në qendër të debatit publik dyshimet për infiltrime të shumëfishta në sistemin politik dhe të sigurisë së Kosovës. Lidhjet e përmendura mes individëve të brendshëm opozitar dhe strukturave serbe, të zbuluara nga Prokuroria dhe mediat, po shihen si sinjal alarmi për tentativat e destabilizimit të vendit dhe dobësimit të qeverisë përmes skenarëve të koordinuar politikisht e operativisht.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar Fatmir Shehollin nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës serbe, BIA.
Sipas raportimeve të mediave, Sheholli dyshohet se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues të BIA-s, përfshirë një person me emrin Bojan Dimiç, i identifikuar si zyrtar i këtij shërbimi.
Gjithashtu, Sheholli dyshohet të ketë pasur lidhje të ngushta me Milan Radojçiçin, figurë kyçe e përfshirë në organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.
Sipas raportimeve mediatike dhe burimeve pranë hetimit, Sheholli thuhet se ka deklaruar në Prokurorinë Speciale se për ngjarjen e Banjskës kishin qenë në dijeni paraprakisht disa figura kyçe të opozitës, gjë që ka ngritur shqetësime serioze për përfshirje ose neglizhencë në raport me sigurinë kombëtare.
Në një situatë të tillë, lindin dilema serioze mbi rolin e disa strukturave opozitare në proceset e brendshme të sigurisë së Kosovës.
Sipas analizave, kjo mund të interpretohet si një përpjekje e opozitës për të dobësuar politikisht qeverinë e Albin Kurtit dhe për ta etiketuar Kryeministrin si “tradhtar”, duke e akuzuar për humbjen e kontrollit mbi veriun.
Gazetari Milaim Zeka me pjesëtarin e BIA-s, Fatmir Shehollin që ka punuar për pjesëtarin e BIA-s, Bojan Dimiqin.
Përmes këtij skenari të dyfishtë, opozita synonte të paraqitej si palë “paqësore”, ndërsa Kryeministri Kurti të etiketohej si tradhtar që kishte humbur kontrollin mbi veriun. Ky skenar mund të kishte gjithashtu qëllim krijimin e një narrative sipas së cilës Kurti, përmes marrëveshjeve me Serbinë, kishte humbur veriun dhe komunat përreth, duke e paraqitur si të papërgjegjshëm ose si bashkëpunues me interesat serbo-ruse.
Nëse këto dyshime konfirmohen, implikimet do të jenë të rënda jo vetëm për sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, por edhe për figurat kryesore të opozitës. Për qytetarët dhe institucionet, këto zhvillime mund të çojnë në vlerësime të rrepta mbi besueshmërinë dhe përgjegjësinë e tyre, duke i identifikuar individët me emëra që vepruan kundër interesave të vendit.
Rruga e vetme e drejtë mbetet hetimi i plotë, transparent dhe i paanshëm i Prokurorisë Speciale, në mënyrë që çdo hallkë e ndikimeve të mbrendshme dhe atyre të huaja të zbardhen dhe përgjegjësia të vendoset sipas ligjit. Vetëm përmes drejtësisë dhe transparencës, Kosova mund ta mbrojë pavarësinë e saj nga çdo formë e infiltrimit politik apo të sigurisë.
Shih videon:

Rikthimi triumfal i Spiunëve…! (3)

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër

RIKTHIMI I SPIUNËVE

Kapitullin Nr–III- 1️⃣ 1981 – Zjarri i ndërgjegjes shqiptare dhe fillimi i përndjekjeve

• Demonstratat e studentëve dhe djemve e vajzave shqiptare që kërkuan barazi, drejtësi e Republikë.

• Reagimi brutal i pushtetit jugosllav, me ndihmën e strukturave të brendshme shqiptare që spiunonin për Beogradin.

• Përshkrim emocional i torturave, hetuesive, inspektorëve famëkeq dhe burgjeve që përpinin idealistët. 2️⃣ 1981–1990 – “Inspektorët e kombit” me uniformë jugosllave

• Ironi ndaj “patriotëve me teserë partie” që firmosnin dënime për bashkëkombësit e vet.

• Si disa nga ta, me “raporte të fshehta e buzëqeshje servile”, bënë karrierë mbi kurrizin e popullit.

• Portretizime sarkastike të figurave që pas vitit 1999 u kthyen në “ekspertë të çështjeve shqiptare”. 3️⃣ 1990–1999 – Rënia e sistemit, por jo e frymës së spiunazhit

• Rrënimi i Jugosllavisë dhe transformimi i ish-funksionarëve në “të pavarur”.

• Si disa nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit serb u futën në rrjete tregtare, partiake e “OJQ patriotike”.

• Ironia e historisë: nga hetues të djeshëm në mbrojtës të “shtetit ligjor” të sotëm. 4️⃣ 1999–2008 – Liria me hije

• Pas çlirimit, populli i lirë priste drejtësi, por në institucionet e reja u kthyen të vjetrat fytyra.

• UNMIK-u e EULEX-i gjetën te ata “eksperiencë” për t’i punësuar si këshilltarë, hetues e analistë.

• Sarkazëm: “Të përndjekurit mbetën pa punë, përndjekësit morën pagë ndërkombëtare.” 5️⃣ 2008–2025 – Republika e analistëve dhe rikthimi i spiunëve në studio

• Mediat që dikur heshtnin, sot u hapin dyer atyre që mbronin sistemin e vjetër.

• “Ekspertë” që flasin për demokraci, ndërsa kanë nënshkruar dëbime, arrestime dhe raporte kundër shqiptarëve.

• Ironia: nga raportues të UDB-së në komentues të TV Klan Kosova e “bashkëpunëtorë të Sputnik Serbia”. 6️⃣

Kontrasti moral dhe qëndresa e të përndjekurve

• Ata që vuajtën në burgje – sot ende kërkojnë status, drejtësi dhe respekt.

• Ata që dikur përgjonin – sot jetojnë si “personalitete publike”.

• Thirrje emocionale: të rikthehet e vërteta historike në vendin e saj. 7️⃣ Epilogu – “Shteti i vjetër në petkun e ri”

• Sarkazëm e ironi ndaj sistemit që s’e ka ndërruar shpirtin, veç flamurin.

• Simbolika e “shqiptarit që spiunon shqiptarin” si sëmundje e krijuar nga pushtimi dhe e mbajtur gjallë nga frika.

• Mbyllje emocionale: “Ne të përndjekurit jemi kujtesa e kombit – ata të privilegjuarit janë hije të tij.”

Takimi im i rastësishëm në qytetin tim të Gjakovës me Prof. Dritan Korumin dhe Dine Dinen, ish të burgosurin politik nga Shqipëria

Afrim Caka, Gjakovë
___
DY KANTELEONË DRITAN KORUMI DHE DINE DINE
___
Mos u çuditni!
Ç’është kjo koincidencë?!
Çfarë nuk sjell rastësia në qytetin tim të Gjakovës!
Erdhi koha që të vijë momenti për takim.
Në çast m’u shfaqën para syve njerëzit e mirë, fisnikë, të paharruarit, pedagogu nga Tirana dhe ish i burgosuri politik nga Dibra. E kam fjalën për dy miqtë e mi shqiptarë, Prof. Dritan Korumin të mirënjohur nga Tirana, por është edhe pedagog shumë dimensional dhe Dine Dine ish i burgosuri politik. Zotëri Dine ështe nga Dibra – Maqellarë. Familja Dine – Familja Fiqiri Dine, Kryeminister i Shqipërisë në kohën e gjermanëve. Për këtë shkak familja internohet e gjitha. Zotëri Dine ka qenë 5 vjeç.
Këtu janë shkruar disa copëza nga historia e rrugës së fillimit të këtyre dy shqiptarëve me përmasa të mëdha.
Për të gjitha këto e shumë cilësi të tjera, Dritan Korumi meriton ta quajmë shumanëshëm i mjekësisë, profesor, i jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm, i variueshmi, epspansivi, i aftë të përballet me role ligjerimësh nga më të ndryshmet. Ndaj ai u shndërrua në një personalitet, në një doktor, në një pedagog, në një privilegj të skenës së amfiteatrit, me një sjellje brilante e të kompletuar, ku mpleksen një varg dhuntish, që arrinte në ulje e ngritje të pabesueshme, sipas gjestikulacionit sa i shkathët, i natyrshëm e po aq i përmbajtur, lidhja dhe përshtatja e menjëhershme me çdo mjedis, me çdo pacientë e çdo studentë.
Diktatura ushtarake e policore kishte merra pjesë në një shkallë kaq të gjërë.
Dine Dine tregonte copëza nga jeta e tij, e thoshte me huqe, që theksonte edhe më fort dhuntinë kafshërie nga duart shqiptare.
Kaq si në filmat horrorë e në motorizimin shqiptar. Pra, verbëria ishte zotëruese mbi ato fytyra dhe përpara se të mbërrijë te thelbi i një fëmije 5 vjeçar, xhelatët ishin të detyruar të kalojnë mes asaj verbërie shtazarake. Dhe, si për të vënë një kulm i paqëndrueshëm, ky epos, autorësinë e një eposi mesjetar mbi shqiptarët, vendi prej nga ata nisën për avanturat e tyre ushtarake e policore, ku lajnë plagët, kryejnë ritet e vrasjeve, xhelatët bëjnë gostitë me duart e përgjakura etj.
Pa kujtime për të kaluarën do të ishte e pamundur të marrësh masa përkujdesi për të ardhmen. Ishin kalorësit komunistë shqiptarë, prokurorë e vrasës, që do të kishte zili edhe vetë Stalini e Pol Poti. Ky mekanizëm i jep një farë lirie asaj magme të errët, disi i përshtatej natyrës së xhelatëve.
Në Spaç dhe Qafbari veç tjerash, në atë mjedis të ashpër kampi, legjendave iu shtua edhe dora mizorive si një mbishtresë terroriste. Është, më sa duket, rasti i vetëm ato ditë arrestimi i familjes Dine dhe i fëmijës Dine Dine, i cili ishte vetëm 5 vjeç kur familja e tij ishte dërguar në internim dhe i dënuar 12 vjet burg, rasti i vetëm që njihet, kur diktatura policore merr pjesë në shkallë kaq të drejtpërdrejtë në përpunimin e një cikli torturash deri në shfarosje.

Viti 2012, doli nga shtypi libri “Kosova” e Jusuf Buxhovit

0
Pse, në atë vit ishin kunder të vertetes historike për Kosovën?
Ku ishte qëllimi?
Kush e krijoi Institutin e fantazuar “Albanisches Institut – St. Gallen” që të perdhosë historinë e vertete te Kosovës
“Antithesis – Buxhovi falsifikon historinë.”
A donin që të mbesim ende, edhe pas çlirimit një popull pa histori dhe që nuk e meritojmë shtetinshteti tonë?
Me qenë se është kohë e gjatë nga ai vit,të gjitha shkrimet e kohës qenkan shlyer,iu drejtova Intel. artificiale për një mendim të tij:
INSTITUTI I FANTAZUAR I SHËN GALLENIT – NJË MANIPULIM INTELEKTUAL MODERN
Në vitin 2012, pas botimit të trilogjisë Kosova nga historiani Jusuf Buxhovi, në hapësirën mediale shqiptare shpërtheu një debat që nuk kishte ndodhur më parë në këtë përmasë. Libri, i cili synonte të rrëfente vijimësinë historike të Kosovës nga lashtësia deri në kohët moderne, u bë shpejt objekt i një sulmi të organizuar nën petkun e “kritikës shkencore”.
Në faqen e internetit të një të ashtuquajturi “Albanisches Institut – St. Gallen”, u shfaq një shkrim me titullin:
“Antithesis – Buxhovi falsifikon historinë.”
Në dukje, artikulli mbante nënshkrimet e tre autorëve: Albert Ramaj, Nuri Bexheti dhe Xhemal Ahmeti. Ata u prezantuan si “studiues të Institutit Historik të Shën Gallenit” në Zvicër — një emër që menjëherë i jepte peshë akademike tekstit. Por, kërkimet që u bënë më vonë treguan se një institut i tillë nuk ekziston në kuadër të Universitetit të St. Gallenit, as si qendër kërkimore e regjistruar. Ishte vetëm një qendër private, e cila përdorte emrin e qytetit për të krijuar iluzionin e autoritetit shkencor.
⸻
🟦 Sulmi ndaj vijimësisë historike shqiptare
Në thelb, pamfleti “Antithesis” nuk ishte analizë akademike, por sulm ideologjik kundër përpjekjes së Buxhovit për të ndërtuar një vijimësi historike të shqiptarëve nga Dardanët e lashtë deri te identiteti modern i Kosovës.
Në tekst thuhej:
“Autori Buxhovi përzien mitologjinë pellazge e ilire me histori reale, duke krijuar një vazhdimësi etnike që nuk mbështetet shkencërisht.”
Në këtë fjali fshihej e gjithë filozofia e kundërshtimit: mohimi i çdo përpjekjeje për të parë shqiptarët si trashëgimtarë të një lashtësie autoktone në Ballkan.
Për autorët e “institutit”, historia duhej të fillonte vetëm aty ku fillonte edhe interpretimi jugosllav – me mesjetën sllave.
Ky qëndrim, në thelb, ishte përsëritje e narrativave të vjetra serbo-malazeze, të cilat që prej kohës së Cvijiqit e deri te historiografia komuniste kishin për synim të shkëpusnin lidhjen midis Kosovës, Dardanisë dhe botës ilire.
⸻
🟨 Kritikë e pa bazë metodologjike
Në pamfletin e gjatë, autorët e “St. Gallenit” akuzonin librin Kosova për “mungesë metode shkencore” dhe “përdorim pamfletesh publicistike”. Ironia është se vetë artikulli i tyre ishte pamflet politik, pa asnjë referencë arkivore, pa citime, pa bibliografi.
Ata e quanin Buxhovin “eseist me prirje romantike nacionaliste”, por në asnjë rast nuk sillnin argumente dokumentare për të rrëzuar ndonjë prej fakteve që libri parashtronte.
Ky model i “kritikës pa fakte” është i njohur në historiografinë e pasluftës në Jugosllavi. Aty ku mungonte dokumenti, mbizotëronte etiketimi; aty ku ekzistonte e vërteta shqiptare, shpikej “manipulimi shkencor”.
E njëjta strategji vazhdon edhe sot, nën forma më të sofistikuara, me përdorim të fjalëve si “mitologji”, “romantizëm” apo “nacionalizëm”.
⸻
🟩 Nga OZNA te “Instituti i Shën Gallenit”
Nëse OZNA dhe aparatet ideologjike të Beogradit në vitet 1945–1950 kontrollonin me frikë e censurë çdo shkrim për Kosovën, sot po ndodh një version më i butë, por po aq i rrezikshëm: censura e modernizuar intelektuale.
Në vend të një polici politike, përdoren “institute” që nuk ekzistojnë; në vend të dënimeve, përdoret përqeshja publike e autorëve që mendojnë ndryshe.
“Antithesis” është një shembull i tillë. Nën petkun e “kritikës shkencore”, ai synon delegjitimimin e të vërtetës shqiptare.
Në thelb, ky tekst ishte përpjekje për të larguar Buxhovin nga lexuesi shqiptar, për ta bërë të duket si i pabesueshëm, në një kohë kur ai po përpiqej të ringrinte kujtesën historike të Kosovës mbi baza të reja dokumentare.
Miq, lexojeni është me vlerë,

Organizata “Shqiptaria” reagon dhe thërret për ndalimin urgjent të islamizimit të Mërgatës Shqiptare

2
ORGANIZATA “SHQIPTARIA”
___
REAGIM DHE APEL PËR NDALIMIN E ISLAMIZIMIT TË RADIKALIZUAR TË DIASPORËS SHQIPTARE
___
Fenomeni i indoktrinimit fetar dhe islamizimit të diasporës shqiptare në Zvicër dhe Gjermani, i shfaqur qartë në artikullin e Tages-Anzeiger, është i papranueshëm dhe i rrezikshëm për kombin tonë. Vajzat e vogla shqiptare, disa prej të cilave nuk kanë më shumë se gjashtë ose shtatë vjeç, mbahen me shami dhe mësojnë të nënshtrohen ndaj burrave të ardhshëm. Kjo nuk është thjesht një çështje fetare – kjo është një përpjekje për të krijuar një identitet të huaj në kombin tonë, duke zbehur vlerat kulturore, kombëtare dhe perëndimore të shqiptarëve.
Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të jenë përhapës të një ideologjie që kërcënon lirinë individuale, barazinë gjinore dhe identitetin e tyre historik. Institucionet, intelektualët dhe qytetarët e ndërgjegjshëm duhet të reagojnë menjëherë për të ndaluar këtë fenomen shkatërrues. Islami shqiptar nuk ka pasur kurrë për qëllim të zëvendësojë kulturën tonë kombëtare, dhe çdo përpjekje për ta shndërruar kombin tonë në eksportues të pasigurisë në Evropë duhet të ndalet.
Ne nuk mund të lejojmë që identiteti shqiptar të zhduket nën ndikimin e klerikëve pa edukatë kombëtare, të cilët përdorin religjionin për të imponuar një urrejtje ndaj vlerave tona. Shqiptarët duhet të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat e tyre, të jenë kompatibël me Evropën – kulturën tonë të vërtetë – dhe të largohen nga çdo influencë që përpiqet të na deformojë.
Apeli ynë:
• Prindërit shqiptarë duhet të mbrojnë fëmijët e tyre nga indoktrinimi fetar i hershëm.
• Institucionet shqiptare dhe organizatat kulturore duhet të denoncojnë publikisht këto praktika.
• Intelektualët, politikanët dhe media duhet të ndihmojnë në edukimin e diasporës për identitetin e vërtetë shqiptar dhe për vlerat perëndimore.
• Duhet të ndalohet mbajtja e shamisë për vajzat e vogla në aktivitetet e xhamive shqiptare në diasporë.
Përfundim:
Identiteti i vetëm i shqiptarëve është shqiptar dhe evropian. Çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë duhet të marrë përgjigjen e fuqishme të kombit. Shqiptarët duhet të zgjojnë ndërgjegjen dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të jenë viktima të këtij delirimi ideologjik.
“Organizates “Shqiptaria”.

Zëri i Kosovës për liri, poezi e Zeqir Gërvallës

0
Zeqir Gervalla: Zëri i Kosovës
___
ZËRI I KOSOVËS PËR LIRI
___
Anembanë botës
si det vale-valë
plot gjëmë e dallgë…
U zgjua rinia
U zgjua burrëria
U zgjua vashëria
hasmit serb i doli për –ballë…
… Së bashku me fushat
Së bashku me malet
Së bashku me fshatrat
Së bashku me qytetet
Së bashku me lumenjt
së bashku me detet…
UÇK-ja u ngrit në këmbë
me qëndrim-guxim e këngë
Popullit: në ballë i doli
Me grykën e pushkës armikut i foli…
E, VENDLINJA THËRRET
E para – në ndihmë iu gjet.
II
Një vdiste në front…
N’popull lindnin njëqind…
UÇK-ja shtohej-forcohej me mijëra shpirtra
çdo ditë…
Bota e kuptoi…
Bota u bind:
se ky popull ( burra-gra-rini-fëmijë )
MË s’duron të jetojë nën robëri
PO gjakon dritë-LIRI…
… Krisma pushkësh ndër beteja
Për FITORE – dritë-Reja…
UÇK-eja po lufton
Mbarë Kosova po ushton
Të gjithë shqiptarët për t’i bashkuar
Nën FLAMURIN KUQ e ZI
Për KOSOVË-ÇAMËRI – SHQIPËRI…
E, VENDLINDJA THËRRET
E para – në ndihmë iu gjet.
III
Po…
Anembanë bOtës
u dëgjua Zëri i Kosovës
porsi deti dallgë-dallgë…
Hapen varre…
Hapen plagë…
Hapen horizonte…
Rihapen varre…
Rihapen plagë…
Rihapen horizonte të Reja…
Në MBROJTJE KOMBËTARE
SHndërrohet UÇK-eja;
Rivarrosen: trimat… dëshmorët… viktimat…
Ringjallen përsëri – feniksë të rinj…
Po, po…
Shërohen plagë
për LIRINË dritëbardhë
që në prag
Ja, ka ardhë…
E, VENDLINDJA THËRRET
Sërish – në ndihmë iu gjet…
IV
… edhe Sot
Anembanë Kosovës…
Jehojnë fushat-kodrat-malet…
Lufta jonë, o dot nuk ndalet:
pa e bërë SHQIPËRINË ETNIKE
me tërë bOtën
të jetë
Mike…
E, VENDLINDJA THËRRET
Dha frytin e vet –
U bë: FOND KOSOVE;
me shqiptarët
Anembanë kësaj bOte
për Sot –
e Mijëvjeçarin e Ri
Për DRITË e (I) L I R I . . .
( Bronx, NY Amerikë
Më 26.VIII. 1999 )

Kujtime për Ilo Mitkë Qafzezi (5 nëntor 1889 – 16 prill 1964)

Ilo Mitkë Qafzezi (5 nëntor 1889 – 16 prill 1964) ishte një studiues dhe shkrimtar i frytshëm shqiptar i temave historike dhe fetare. Ai njihet si përkthyesi i Kuranit në shqip në vitin 1921.
Ilo Mitkë Qafzezi
Qafëzezi, i lindur më 5 nëntor 1889, Korçë, vilajeti i Manastirit, Perandoria Osmane (Shqipëria moderne)
Vdiq 16 prill 1964 (mosha 74 vjeç), Kombësia Shqiptar. Profesioni(et): Mësues, studiues i njohur për Kodikun e Kostandinit të Beratit.
Përkthimin e Alipashiadës, Dorëshkrimet e Theodore Kavalliotis
Zbulimin e Mesharit Aruman Vepër e shquar, Protopapa Theodhor Nastas Kavalioti, Mësues i Akademisë së Re të Moskopolës, 1718-1719.
Jeta
Ilo Mitkë Qafzezi lindi në vitin 1889 në Korçë, Shqipëri (atëherë Perandoria Osmane), në një familje me origjinë të përzier shqiptaro-arumune. Ai emigroi në Rumani kur ishte trembëdhjetë vjeç dhe më pas në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1924, ai u kthye në Korçë, ku punoi si mësues dhe më vonë si drejtor i shkollës rumune të qytetit, e cila përdorej kryesisht nga komuniteti lokal arumun. Deri në Luftën e Dytë Botërore, ai njihej si biografi më i shquar shqiptar.
Si autodidakt, Qafzezi ishte shumë i frytshëm në botimet e tij në disa periodikë dhe buletine letrare dhe historike. Ai botoi gjithashtu vepra të rëndësishme historike mbi Moskopolen, Beratin dhe Vithkuqin, dhe zbuloi dorëshkrime të veprës së Theodore Kavalliotis, si dhe një kopje të botimit të parë të Εισαγωγική Διδασκαλία (“Udhëzime Hyrëse”) të Daniel Moskopolites, botuar në Venedik në 1794. Më vonë, ai zbuloi dorëshkrime të Kostandin Beratit, si dhe abetaren e Naum Veqilharxhit, të datës 1844. Qafëzezi përktheu në shqip Alipashiadën, një poemë mbi Ali Pashën e Tepelenës, shkruar fillimisht në greqisht, nga Haxhi Shehreti. Ai zbuloi gjithashtu një tekst origjinal liturgjik arumun të shekullit të 18-të të njohur si Meshari Arumun, i cili u botua më vonë nga gjuhëtarja rumune arumune Matilda Caragiu Marioțeanu në 1962.

Kur ëndrra bëhet realitet

0
Dashuria per artin modern, sidomos ate pamor, te filmit e ka mbajtur pezull deshiren e kahmotshme te veprimtarit dhe artistit Skender Kapiti.
Ai vecohej nga bashkevendasit e tij me vullnetin dhe frymen e artit postmodern, qe ne si te rinje kishim si mundesi ta shijojme permes pllakatave te Skenderit. Ai i pari ne qytet krijoi posterin e nje loje sporti ne futboll, te ekipit te lagjes “Pozderka”, ekip i cili udhehiqej nga i paharruari Cen Lushaku, i cili pesoi si i ri ne moshen 18 vjecare.
Ai mbetet i kujtuar nga bashkemoshataret e tij dhe shume te rinje, qe posa kishin filluar te degjonin per te. Pra Skender Kapiti ishte ne epiqender te te gjitha zhvillimeve dhe reformave te rinise shkollare.
Ai dhe tre vellezerit e tij Osmani, Ejupi dhe Fatoni, te bijte e atdhetarit Sabit Kapitit ishin perhere ne thumbin e pushtetit, por edhe ne mendjen e te rinjeve te qytetit. Ata te gjithe shquheshin per besnikeri dhe ndershemri, ishin edhe reformator te jetes kulturore ne qytet, si ne art, ne film dhe ne marketingun sportiv.
Ishin keto hapat e pare te nje rinie djaloshare e cila permes punes se perditshme donte te deshmohet. Pra ne kenaqeshim me posteret e Skenderit si femije, por edhe me pikturat e tij ambicioze sot.
Ai qysh atehere kishte thurrur endrren per filmin, njejte sikurse Bekim Fehmiu, por mundesite e tij ishin te vogla, pothuajse te pamundura, ngase politika represive nuk lejonte qe idet dhe femijte e atdhetarit llapjan Sabit Kapiti te jene shembull per te tjeret. Aq e veshtire ishte jeta e tyre, te cilen edhe ne e perjetonim, ndoshta me pak se ata, por gjithnje mburreshim dhe ishim krenar qe ishim shoke te tyre.
Asgje nuk ka dalluar edhe sot, kur Skenderi se bashku me djalin e tij vendosen te vizitojne Beverly Hills, per te evokuar kujtimet femijerore dhe per te shijuar shkelqimin e keti qyteti kalifornian, i njohur ne bote si qendra e artisteve me te medhenje qe ka njohur dhe njeh njerezimi…