Kreu Blog Faqe 419

Policia e Kosovës sekuestron në fshatin Mekinicë të Leposaviqit armë dhe uniforma serbe

0

15 Tetor 2025 | 21:06

Njësitë policore të Rajonit të Mitrovicës Veri kanë kryer një operacion në fshatin Mekinicë të Leposaviqit, ku gjatë kontrollit në një shtëpi janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale.

Ngjarja nisi pas raportimit të gruaje më 15 tetor, e cila deklaroi se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu posedonte armë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinicë të Leposaviqit, policia ka sekuestruar një sërë armësh dhe pajisjesh ilegale, përfshirë 3 pushkë automatike AK-47, 1 pushkë ajrore, 1 revolver, 1 shkrepës në formë revolveri, 55 fishekë, 1 bajonetë, 2 thika, 5 karikatorë për armën AK-47, 1 karikator për revolverin, 1 këllëf për revolverin, 1 jakë ushtarake dhe 2 këmisha të policisë së Serbisë.

Ndaj të dyshuarit S.T., 49 vjeç, ekzistonte një urdhër mbrojtës i Gjykatës Themelore në Mitrovicë që nga data 15.10.2024 deri më sot. Ai është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për kanosje, mosrespektim të urdhrit të gjykatës dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, duke u dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë kontrollit, prindi i të dyshuarit, N.T., 70 vjeç, ka deklaruar se disa nga armët dhe uniformat i përkasin atij. Kundrejt tij është iniciuar rasti për mbajtje të paautorizuar të armëve, por pas intervistimit është liruar sipas procedurave të rregullta.

Policia Rajonale Mitrovicë Veri rikujton qytetarët për rëndësinë e bashkëpunimit dhe i fton ata të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të siguruar rendin dhe sigurinë publike.

Policia në Leposaviq gjen armë, municion, uniforma dhe pajisje të tjera ilegale
Mitrovicë Veri , 15 Tetor 2025
Më datën 15.10.2025, ankuesja ka raportuar në stacion policor në Mitrovicë Veri, se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj dhe se i njëjti posedon armë. Njësitë policore kanë dalë në vendin ne ngjarjes ku kanë kontaktuar me të dyshuarin i cili e ka pranuar se posedon armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar:
3 Pushkë automatike AK-47
1 Pushkë ajrore
1 Revole
1 Shkrepës (në formë të Revoles)
55 Fishekë
1 Bajonetë
2 Thika
5 Karikatorë i armës AK-47
1 Karikatorë të revoles
1 Këllëf të revoles
1 Jakne ushtarake
2 Këmisha te policisë se Serbisë
Ndaj personit të dyshuar ekziston urdhri mbrojtës lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë lidhur me një rast të mëhershëm i cili urdhër është në fuqi nga data 15.10.2024 deri sot me datë 15.10.2025.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari S.T 49 vjeç, është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Kanosje” , “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Gjatë procesit të kontrollit të shtëpisë, prindi i të dyshuarit ka deklaruar se njëra armë AK-47, pushka ajrore, bajoneta dhe uniforma janë të tij.
Ndaj të dyshuarit N.T 70 vjeç është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, i njëjti pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit eshte liruar ne procedure te rregullt.
Policia Rajonale Mitrovicë Veri mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.
—
Policija u Leposaviću pronašla oružje, municiju, uniforme i drugu ilegalnu opremu
Severna Mitrovica, 15 Oktobar 2025
Policija u Leposaviću pronašla oružje, municiju, uniforme i drugu ilegalnu opremu
Dana 15.10.2025. godine, podnosilac žalbe je prijavila policijskoj stanici u Severnoj Mitrovici da joj je suprug pretio i da on poseduje oružje. Policijske jedinice su izašle na mesto incidenta gde su kontaktirale osumnjičenog koji je priznao da poseduje oružje. Tokom pretresa kuće osumnjičenog u selu Mekinice, Leposavić, policija je pronašla i oduzela:
3 automatske puške AK-47
1 vazdušna puška
1 pištolj
1 sačmara (u obliku pištolja)
55 metaka
1 bajonet
2 noža
5 okvira za AK-47
1 okvir za pištolj
1 futrola za pištolj
1 vojna jakna
2 košulje srpske policije
Postoji zaštitna naredba protiv osumnjičenog koju je izdao Osnovni sud u Mitrovici u vezi sa prethodnim slučajem, a koja je na snazi od 15.10.2024. do danas, 15.10.2025.
U vezi sa slučajem, uhapšen je osumnjičeni S.T., star 49 godina, o čemu je obavešten državni tužilac, koji je naložio pokretanje postupka za „Pretnju“, „Nepoštovanje sudskog naloga“ i „Neovlašćeno vlasništvo, kontrola ili držanje oružja“, dok je osumnjičenom određen pritvor od 48 sati.
Tokom pretresa kuće, roditelj osumnjičenog je izjavio da su AK-47, vazdušna puška, bajonet i uniforma njegove.
Protiv osumnjičenog N.T., starog 70 godina, pokrenut je postupak za „Neovlašćeno držanje, kontrolu ili posedovanje oružja“. Nakon što je po nalogu državnog tužioca saslušan, pušten je u redovnom postupku.
Regionalna policija Severne Mitrovice ostaje posvećena javnoj bezbednosti i redu i poziva građane da sarađuju prijavljivanjem svake sumnjive aktivnosti.

 

 

Spiuni me shumë shokë, Fatmir Sheholli…!

1
Gani Qarri, Zvicër
 
Mirë ky që u burgos, por kush do të guxojë, ti arrestojë shokët e tij?!
Pas agresionit terrorist serb në Banjë të Zveçanit, duket se Serbia përmes spiunëve shqipfolës në shërbim të BIA-së, ka avancuar dukshëm dhe shumë më tepër se sa ne, mund të kemi besuar, në luftën e saj hibride mediale dhe agjenturore e cila shihet hapur se ka arritur jo vetëm të ndikojë, por ndokund edhe të diktojë drejtpërdrejtë, që nga qendrat mediale, bizneset e varura nga firmat serbe, e deri te emra të dyshuar të kastës politike, ndaj fatkeqësisht tanimë po shihet edhe në realitet se vendi ynë i vogël, është mbushur me spiunë të shumtë, të infiltruar nga kriminelët e niveleve më të larta, të blerë me dinar serb dhe shantazhe agjenturore serbe, për imponimin e interesave të Serbisë në Kosovë.
Ndryshe arrestimi i spiunit të Serbisë Fatmir Sheholli, 26 vite pas lufte, dëshmon se tradhtia dhe tradita e spiunimit, në disa familje e persona, janë përcjellë nga brezi në brez, siç vërtetohet edhe me rastin e Fatmir Shehollit i cili duket se “zanatin” e spiunimit e trashëgoi nga i ati, Maliq Sheholli, i vrarë, në vitin 1998, për bashkëpunim me okupatorin dhe spiunazh për regjimin okupator serb të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa përgjegjësinë për vrasjen, përmes një komunikate të lëshuar asokohe, e kishte marrë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Edhe vet Sheholli, sipas një intervistë të dhënë gazetës serbe “Danas”, në vitin 1999 në Beograd për anëtarët e të ashtuquajturit “Delegacion Amerikano-Verior për solidaritet me Jugosllavinë”, kishte deklaruar, nga Beogradi se: UÇK-ja ma vrau babanë, të cilin e quajtën “tradhtar”, dhe e likuiduan vetëm se mbështeti Jugosllavinë dhe qeverinë serbe, e jo regjimin e UÇK-së”….
Arrestimi i spiunit të regjur të UDB-së dhe BIA-së së Serbisë, edhe sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, ndaj për shkaqe dhe arsye të forta, vet ministri Sveçla u kërkoi organeve të drejtësisë trajtim me seriozitetin më të lartë institucional të këtij rasti, kur dihet se ky njeri, për dy dekada pati kontakte të ngushta me figurat më të larta dhe kryesore politike dhe shtetërore, që nga Hashim Thaçi, e Kadri Veseli, deri të Lufti Haziri dhe Enver Hasani, etj. 
Dhe përveç spiunimit të kuadrove me rëndësi si dhe figurave të larta politike dhe publike shqiptare në Kosovë, spiuni i Serbisë Fatmir Sheholli, kishte marrë para nga BIA-serbe edhe për publikimin në media të disa audio-bisedave komprometuese në Ministrinë për kthim e komunitete të Nenad Rashiqit, që në opinion u tha se i publikoi miku për kokë i Fatmir Shehollit dhe shoku i tij i “idealit” Milaim Zeka, i cili edhe vet e pranoi, se përgjimet për Nenad Rashiqin i kishte pranuar nga spiuni i sapo-arrestuar i Serbisë, Fatmir Sheholli.
Andaj fakti se me rastin e arrestimit të spiunit të BIA-së serbe Fatmir Shehollit, Milaim Zeka u gjet në një tavolinë me të, i cili madje u mor edhe në pyetje nga hetuesia për lidhjet e tij “miqësore” me Shehollin, në zyrat e Policisë së Kosovës, dëshmojnë se kooketimi i tyre, ka rrënjë shumë të thella, sesa vetëm këmbim “informacionesh”. 
Fatmir Sheholli, që në publik ekspozohej vetëm si përfaqësues i shoqërisë civile “Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike”, në vitet e okupimit klasik të Kosovës nga Serbia, ka punuar pandërprerë për UDB-në, ish-Sigurimin Shtetëror të Serbisë, kurse pas lufte, çuditërisht thuhet se ka punuar për “SHIK-un” megjithëse ai gjithmonë jo vetëm është përfolur nga njerëzit që e njihnin nga afër, por edhe është dëshmuar me fakte, se ka pasur dhe mbajtur lidhje të vazhdueshme agjenturore të spiunazhit me Serbinë fashiste.
Për aq më tepër pas vitit 1993, Sheholli ishte caktuar nga regjimi pushtues i Millosheviqit, të punonte edhe në Radio Prishtinë, kohë kur figurat tradhtare shqipfolëse si bie fjala e ashtuquajtura nga publiku;”Hajrie Spikerica”, zinin vendet e gazetarëve dhe reporterëve patriot shqiptar, të dëbuar nga puna, prej organeve të dhunshme të Serbisë okupatore.
 Kurse sot, me Fatmir Shehollin, çuditërisht drekon e darkon edhe Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i cili përveç daljes në krah të të ashtuquajturës “listë serbe” pas publikimit të audio-incizimeve nga spiuni Fatmir Sheholli e Milaim Zeka, kundër Rashiqit, Enver Hasani, del e kundërshton publikisht edhe votimin e Nenad Rashiqit për nënkryetar Kuvendi, sikur Rashiqi të ishte anglez dhe jo pjesëtar dhe deputet nga pakica serbe.
Andaj problemi i spiunazhit në favor të Serbisë, kohët e fundit duket se është shtrirë e zgjeruar tepër i thellë dhe i fuqizuar jashtë mase, fakt që vetëm hetimet serioze të drejtësisë, ndoshta do ta vërtetojnë më së miri, megjithatë lind pyetja e patejkalueshme dhe shumë e dyshimtë, se si u lidhën kaq fort dhe pashkëputshëm, figurat kryesore udhëheqëse të të ashtuquajturave parti të dala nga lufta deri te matrapazët më të zhurmshëm, si Hisen Berisha, Milaim Zeka e Lutfi Haziri me spiunin Fatmir Sheholli.
Shoqëria e Hisen Berishës me spiunin Sheholli kishte bërë, që para dy-tre vitesh në një seancë të Kuvendit të Kosovës, kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti t`ia tërhiqte vërejtjen në mënyrë publike deputetit të PDK-së Hisen Berisha, që të mos vazhdonte të rrinte dhe shoqërohej me spiunin e Serbisë Fatmir Sheholli, duke e ditur se kush ishte ai.
Përveç me Hisen Berishën, habit fort afërsia e frikshme e Fatmir Shehollit edhe me shumë figura tjera të të ashtuquajturit “krahu I luftës”, dhe krijon dyshimin se si u bë një spiun kaq i njohur i UDB-së dhe BIA-së Serbisë si Sheholli, edhe subjekt aq fort i preferuar për politikan, si dhe specialist i shumëkërkuar për “analiza” politike në televizionet e mafiooligarkëve me adresa në Serbi, FYROM apo edhe në Mal të Zi.
Kjo nuk do shumë argumente të vërtetohet, mjafton të shikohen vetëm fotografitë e publikuara këto ditë, se spiuni i Serbisë, Fatmir Sheholli, përveç Hisen Berishës, gëzonte “besueshmëri” të plotë dhe kishte miqësi të madhe edhe me Hashim Thaçin, Enver Hasanin, Daut Haradinajn,Lutfi Hazirin etj, gjë që duke pasur parasysh ekspozimet e Lutfi Hazirit edhe sa u takon qëndrimeve politike për veriun e Kosovës, si dhe afria e madhe e L.Hazirit me PDK-në, as që është më rastësi, por më tepër del të jetë një koordinim i qëllimtë, veprimesh konspirative, me pjesëmarrës nga të gjitha partitë, të cilat duhet hetuar thellë dhe gjithanshëm nga sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor i Republikës së Kosovës, se çfarë në fakt i lidhte këta njerëz kaq shumë me Fatmir Shehollin dhe cilat ishin arsyet e vërteta, që ata ishin dashuruar kaq fort dhe shoqëroheshin gjithkah me këtë spiun kaq të rafinuar të Serbisë.
Derisa Fatmir Sheholli besohet se ka marrë para të majme nga BIA për publikimin në media të disa audio-bisedave në ministrinë e udhëhequr nga Nenad Rashiqi, auto incizimet në fjalë i ka marr edhe Milaim Zeka, po çfarë i duheshin Milaim Zekës ato audio-incizime, apo ka marrë para edhe Milaimi nga BIA direkt, ose përmes spiunit të saj Fatmir Sheholli, që të bëjë propagandë kundër konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nëse nënkryetari i fundit, nuk do të zgjidhej nga e ashtuquajtura “listë serbe”.
Prandaj jo vetëm që nuk habit fakti se edhe kur u arrestua spiuni i BIA-së serbe Fatmir Sheholli, në shoqërimin e tij gjendej Milaim Zeka, por ata duhet të hetohen seriozisht se mos vallë ata edhe bëjnë-bashkë, të njëjtën punë, kanë për mision spiunazhin në favor të Serbisë dhe kjo i lidhë ata që të bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe gjenden gjithkund bashkë, për realizimin e projekteve serbomëdha dhe dështimin e shtetit të brishtë të Kosovës, duke rekrutuar spiun nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe forcuar ish agjenturat e spiunazhit shtetëror të Serbisë në Kosovë.
Çështje që duhet analizuar mirë, dhe të merren shumë seriozisht duke hetuar nga organet kompetente, në të gjitha dimensionet, ngase ky lloj spiunazhi kaq i rafinuar pro-Serbisë, vërtetë po bie erë të keqe, krijon dyshime të arsyeshme, se mund të jetë shumë më i thellë dhe kërcënon rëndë sigurinë qytetare, ardhmërinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.
Aktet e spiunimit në favor të Serbisë, janë shpeshtuar shumë, sidomos pas shtrirjes së shtetësisë në veri dhe vendosjes së rendit e të ligjit gjithandej shtetit tonë të pavarur, nga Qeveria Kurti, për shkatërrimin e të arriturave definitive të pas pavarësimit të vendit, imponimin e një të ashtuquajture “republika srpska” dhe ndarjen përfundimtare të shtetit të pavarur të Kosovës.
Fatmir Sheholli duke e bërë simbolin e shqiponjës, së bashku me gazetarin Milaim Zeka
Andaj, Qeveria, partitë politike dhe institucionet e sigurisë së shtetit, duhet të kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për goditjen e madhe dhe shkatërrimin përfundimtar të qendrave të spiunazhit serb në Kosovë, të cilat përmes spiunëve shqipfolës, po përpiqen të pengojnë avancimin në shtetndërtim dhe të rrezikojnë ekzistencën e shtetit tonë të lirë. 
Propagandë e dimensioneve të luftës, që tash e sa kohë me ndihmën e spiunëve dhe televizioneve e mediave satelite shqipfolëse të saj, me veprimtari “legale” në Kosovë, Serbia sikur ka arritur ta kontaminoi edhe ndërgjegjen e pastër patriotike dhe vetëdijen e fuqishme atdhetare të shqiptarëve të Kosovës, gjë që po shkakton ngarkesë të paparë emocionale te të gjithë qytetarët dhe po fut përçarje të thellë kombëtare gjithandej.
Prandaj shteti duhet të veprojë shumë më shpejt dhe me më shumë vendosmëri, ndryshe me një kastë të degraduar politike, media të shitura e biznese të varura nga spiunë të infiltruar të Serbisë, të cilat promovojnë krime dhe prodhojnë kriminelë të niveleve më të larta, vendi ynë po rrezikohet hapur, të pësoj serish ndonjë goditje të rëndë nga terroristët serb apo edhe agjentura të specializuara ruso-serbe për aksione terroriste në vendin tonë.
Edhe arrestimi i spiunit të Serbisë Fatmir Sheholli, mu në kohën kur ishin duke qëndruar bashkë me Milim Zekën në një tavolinë, hedh dyshime të forta, se kjo nuk ishte rastësi dhe përveç dyshimeve të bazuara për afërsinë e madhe ndërmjet tyre, nga procesi i ndalimit të Shehollit, përfundimisht pritet të dalin të “përlyer” edhe shumë figura tjera publike dhe personalitete të larta politike e shtetërore, që për kohë të gjatë, jo vetëm janë shoqëruar, por dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me veteranin e UDB-së e të BIA-serbe Fatmir Shehollin, dhe spiun të tjerë të infiltruar nga rrjeti agjenturor i Serbisë në Kosovë, për të punuar kundër vendit tonë dhe në favor të Serbisë hegjemoniste e cila edhe 26 vite pas lufte, përveçse shpreh pretendime të hapura territoriale ndaj pjesëve më jetike, përmes spiunëve të rekrutuar dhe inkuadruar shqipfolës, ëndërron apo edhe tenton ti jetësoj kundër Republikës së Kosovës!

Të lumtë, LDK !

2
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
“Një krua që ka rrjedhur gjithmonë, edhe nëse pushon së rrjedhuri, të paktën, do të pikojë”,- thotë urtësia.
     E tillë është edhe LDK-ja, krijesë e Dr. Ibrahim Rugovës me shokë, si parti e parë pluraliste e demokratike, në Ballkanin e trazuar.
     Përmbyllja e konstituimit të organeve kuvendore, me votën vendimtare të LDK-së, konfirmon se trashëgimia e përgjegjësisë institucionale e rugovizmit vazhdon. Andaj, për këtë ndihmesë të drejtpërdrejtë konstituive të Kuvendit të Kosovës, përgëzojmë me mirëdashje dhe çiltëri zemre:
– Të lumtë, LDK -!
     Përfolja i intriguese për prishjen e koalicionit LVV-LDK të Qeverisë Kurti 1, si dhe pamundësia e bashkëqeverisjes së tyre, është shpikje dhe shpifje e  eksponentëve të partive-banda të PAN-it kriminal. Për prishjen e koalicionit LVV-LDK, nuk fajësohen dy subjektet e cituara. Përkundër, zhbërjen kriminale të këtij koalicioni të natyrshëm, sepse ishin të vetmet parti parlamentare të pa kriminalizuara, pikërisht, LVV dhe LDK, e bënë katërshja bandite: Hashim Thaçi, Richard Grenell, Aleksander Vuçiq dhe Edvin Rama.
     Ketë e konfirmon edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili deklamon porosinë e Grenell, duke afatizuar ditët e zhbërjes të koalicionit: 8,7,6,5, pa e pritur ditën e 4-të! Hamendësimet e tjera janë broçkulla!
      Asnjë reformë tjetër, nuk e ndihmon ngritjen e LDK-së, se sa -vija e kuqe- për subjektet politike të PAN-it.
     LVV, tashmë, është parti heterogjene, me zvetënim e lodhje të dogmatizmit majtist-komunist. Shumë më staliniste janë partitë e koalicionuara në PAN, si PDK-AAK-NISMA. Kurrë mos harroni eksponentët e tyre, se edhe në vitet `90-a, kanë protestuar, në qendrat evropiane, kundër prishjes të Murit të Berlinit, “sepse po dobësohet komunizmi në Bashkimin Sovjetik si dhe marksizëm-leninizmi në shkallë botërore!”
      Djathtizmi i PAN-it proklamohet mashtrueshëm, rrejshëm, falsifikueshëm. Sepse partitë e koalicionuara në PAN, kanë urrejtje patologjike për Perëndimin demokratik dhe Amerikën vatrën e lirisë, njësoj si Serbia, me aleatët e saj Lindorë dhe Aziatikë.
     Tashmë, nuk përbën asnjë sekret, se gjysma tjetër e LDK-së është në GUXO, Alternativa, respektivisht, e koalicionuar në LVV. Dhe, kjo favorizon një bashkëqeverisje solide dhe stabile, të LVV-LDK, shumë të nevojshme për ta shëndoshur klasën politike të Kosovës, skajshëm të lënduar dhe të kontaminuar.
     Subjektet ekstrem majtiste, të koalicionuara në PAN, bëjnë “be dhe rrëfe”, se kanë i kanë grupet parlamentare, kuadrot partiakë dhe drejtuesit komunalë, më të pastër, më të pa inkriminuar, krahasuar me subjektet tjera politike. Ndërkohë, eksponentë të  bandave të SHIK-ut ilegal dhe kriminal, për çerek-shekulli vazhdojnë të sorollatën gjyqeve dhe burgjeve, vendore dhe ndërkombëtare, ngaqë kanë përgjakur -cep me cep- Kosovën tonë mjerane. Disa “komandantë” kriminelë, të cilët, si pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, përgjatë këtij viti dëshmuan në Gjykatën e Hagës. Pothuaj se të gjithë ishin për hekura dhe Gjykata i garantonte “dëshmoni lirshëm, se nuk ju arrestojmë!” Për t`i rehabilituar kriminelët, shefat e partive të PAN-it, i kandiduan për drejtues komunal! E turpshme dhe kriminale, kur dihet se vite më parë ishin nën akuzë për abuzime, shpërdorim të pushtetit!
     Lidershipi i LDK-së është para sprovës së madhe, tani që pritet kompozimi i qeverisë, për t`i bërë një shërbim të madh dhe cilësor Kosovës dhe kombit mbarë. Është dëshmuar se qeveritë e harnuara, si ajo e Haradinaj dhe e Hotit, kanë qenë jetëshkurtra dhe dështuese, duke penguar dhe dëmtuar zhvillimin normal të vendit. Andaj, Qeveria Kurti, nëse, vërtetë, ka ndjesinë e dashurisë, për Atdheun-Kosovë, duhet të bashkë qeverisë me një subjekt politik të pakriminalizuar. Aktualisht, partnere ideale, madje e vetme, do të ishte LDK-ja. Dhe, kjo është dëshirë dhe kërkesë e shumësisë absolute e popullit të Kosovës dhe të shqiptarëve të kudondodhur në botë.
     Kushdo që provon të thirret në emër të anëtarësisë dhe të elektoratit të LDK-së, siç ka ndodhur, se, kinse, nuk e duan bashkë qeverisjen me LLV, mashtron, falsifikon, manipulon. Sepse është hulumtuar dhe vërtetuar, katërcipërisht, se askush nga strukturat partiake, nuk e ka konsultuar anëtarësinë dhe elektoratin, se me ke do të bëjnë koalicion. Dhe, po të ishte zotuar Lidershipi aktual i LDK-së, se më parë bëni koalicion me PAN-in, i cili ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, se sa me LVV, nuk do ta fitonte atë 10 %, por do të rrezikonte të mos e kalonte as pragun zgjedhor! Madje, jo vetëm anëtarësia e LDK-së, por edhe shqiptarët atdhedashës, vendorë dhe botërorë, aprovojnë dhe i gëzohen kësaj bashkëqeverisje.
     Dibranët tanë kanë një urtësi të artë: “Një mendje, asnjë mendje; dy mendje, gjysmë mendje; tri mendje, një mendje!”

Sui Generisi Kosovar – Populli që e fitoi lirinë, por jo barazinë (2)

0

Sak Muji, Rugovë – Zvicër

” Kapitulli -II-

(Qëndrimi ynë si shqiptarë që ndihemi të injoruar me shtet të pavarur, por të veçantë në sistemin sui generis të UNMIK-ut dhe EULEX-it)

Ky kapitull si lloj dokumentari — që përshkruan zhgënjimin e popullit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, kur Kosova mbeti “pavarësi e mbikëqyrur”, një shtet “sui generis” që asnjë popull tjetër në Evropë nuk e ka përjetuar në këtë formë.

⸻

Struktura për Kapitullin Nr–II: 1.

Hyrje

– “Një shtet që lindi me pranga ndërkombëtare”

• Pse Kosova nuk u trajtua si çdo shtet i lirë;

• Termi “sui generis” si justifikim politik për të mos e njohur plotësisht;

• Populli që ndjehet i injoruar në shtëpinë e vet.

2. Pjesa I – UNMIK-u: fillimi i mbikëqyrjes

• Mandati i Kombeve të Bashkuara pas luftës (1999–2008);

• Kontrolli i plotë i sovranitetit, sistemi paralel i drejtësisë, doganave e institucioneve;

• Si u ndalua zëri i shqiptarëve në emër të “neutralitetit ndërkombëtar”.

3. Pjesa II – EULEX-i dhe “pavarësia e mbikëqyrur”

• Pas shpalljes së pavarësisë (2008), Kosova nuk mori sovranitet të plotë;

• EULEX mori drejtësinë, policinë, hetimet;

• Shembuj të ndërhyrjeve të drejtpërdrejta në vendime politike e gjyqësore.

4. Pjesa III

– Shqiptarët në shtetin e tyre, por të përjashtuar nga vetëvendosja

• Analiza emocionale: populli që ndjehet “i pavarur por jo i lirë”;

• Roli i Lëvizjes Vetëvendosje në denoncimin e këtij paradoksi;

• Përplasja me konceptin “Kosova si projekt ndërkombëtar, jo si vullnet kombëtar”.

5. Epilogu

– Thirrje për fundin e “sui generis-it”

• Kërkesa për barazi të plotë në arenën ndërkombëtare;

• Liria e papërfunduar e shqiptarëve;

• “Vetëvendosja si rruga e vetme për ta kthyer shtetin tek populli”

Lista Serbe, ja kush e krijoi…?!

0
E VËRTETA E LISTËS SERBE – KUSH E KRIJOI REALISHT?!

Po, emrin dhe strategjinë ia dha Vuçiqi dhe Daçiqi, por terrenin, mundësinë dhe legalitetin ia dhanë shqiptarët në pushtet – Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli e të tjerë nga PDK-ja e koha e tyre.
LDK-ja, nën drejtimin e Isa Mustafës, ka pasur marrëdhënie të komplikuara me Listën Serbe — nga bashkëpunime të qeverisjes, ndarje pushteti dhe ministri . Ka raportime për marrëveshje dhe dokumente që mbetën jo gjithmonë publike—dhe kritika se LDK (përveç PDK-së) ka lejuar funksionimin e këtij modeli politik në disa etapa.
Përfundim i thjeshtë: Pra, Lista Serbe u konceptua dhe udhëhiqej nga Beogradi, por u materializua dhe iu dha hapësirë brenda Kosovës përmes vendimeve dhe marrëveshjeve të politikanëve tanë PDK, edhe LDK. Kështu, fajin nuk e mban vetëm Beogradi — por edhe ata që në vend të mbrojnë sovranitetin, zgjodhën pazaret dhe kompromiset.

Lista Serbe s’erdhi vetë nga toka e Kosovës — ajo ishte projekt i Vuçiç/Daçiç.
Por kush ia hapi dyert?

Klasa jonë politike PDK-ja dhe Thaçi ia dhanë legalitetin; LDK-ja me Isa Mustafën pranoi kompromiset që e lehtësuan veprimin e kësaj liste brenda institucioneve tona. Në vend që t’i mbronim interesat e popullit, disa politikanë zgjodhën pazaret — dhe sot po e vuajmë të gjithë.

Nuk është vetëm çështje e Serbisë — është edhe tradhëti e brendshme.
Ata, për interesa politike e pazare me Serbinë, lejuan që Lista Serbe të regjistrohet si subjekt politik në Kosovë, duke e ditur mirë se ajo do të ishte vegël e Beogradit.

Pra:

Vuçiqi e Daçiqi e krijuan si projekt politik
Thaçi dhe Isa Mustafa, klasa politike shqiptare, ia dhanë frymën dhe legalitetin në Kosovë.

Kështu, Lista Serbe u bë trupi i Serbisë me shpirtin e tradhtisë shqiptare.

Pse është kjo tradhti kombëtare?

Sepse, në vend që të forcohej shteti i Kosovës, ata lejuan që Serbia të ketë fraksion politik zyrtar në Kuvendin e Kosovës.
Ata u shitën për interesa të ulëta, duke ia dhënë Serbisë votat vendimtare për formimin e qeverive, për t’u mbajtur në pushtet.
Me këtë, Beogradi mori ndikim direkt në ligje, në qeveri, në institucione – dhe sot e kësaj dite Lista Serbe funksionon si “kryeministri e dytë” në veri.

E vërteta e hidhur

Lista Serbe s’do të kishte ekzistuar asnjëherë, nëse:

Thaçi, Mustafa , Veseli, Ramushi e klasa e vjetër politike do ta kishin ndaluar regjistrimin e një partie të udhëhequr nga Beogradi.
Po të kishin mbrojtur sovranitetin e Kosovës, sot nuk do të kishim njerëz që marrin paga nga Kosova, por urdhra nga Serbia.
Pra, ajo listë u formua në tokën tonë, por me bekimin e tradhtarëve tanë dhe me paratë e Serbisë. 

Lista Serbe po rikthehet në komunat e vendit, por me kushtet e shtetit të Kosovës, e jo të Serbisë, sikur deri tash!

0
Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
____
Lista Serbe po rikthehet në komuna, mesazhi duhet tëLista  jetë i qartë:➡️ Ato komuna janë të Republikës së Kosovës.➡️ Aty vlejnë vetëm ligjet e Kosovës.➡️ Nuk ka më kthim në anarki institucionale.➡️ Nuk ka më qeverisje nominale e pa mbikëqyrje.➡️ Nuk ka heqje të emrit “Republika e Kosovës” nga dokumentet zyrtare.➡️ Nuk ka heqje të flamurit e stemës së shtetit nga institucionet tona.🔴
🗳️ Dy vjet pas bojkotit – kutitë janë kthyer, pa flamuj të huaj, pa dhunë.Lista Serbe është rikthyer në komunat e veriut — por këtë herë, sipas kushteve të Republikës së Kosovës, jo të Serbisë.
Mos harroni: kriza nisi në nëntor 2022, kur zyrtarët serbë u tërhoqën vetë nga policia, gjyqësia dhe komunat – jo për targa, por për urdhra politike që vinin nga Beogradi.
Kosova nuk i dëboi; ata u larguan.
Shteti mbajti shërbimet, thirri zgjedhje të reja, dhe Beogradi u përgjigj me bojkot e më pas me dhunë në Zveçan e Leposaviq.
Banjska ishte kulmi – një sulm terrorist që vrau policin Afrim Bunjaku dhe zbuloi rrjete që vepronin nga territori serb.
Gjatë gjithë asaj kohe, një fjali u përsërit pa pushim nga perëndimi:
“Të dyja palët duhet të de-përshkallëzojnë.”
Kjo nuk ishte balancë – ishte barazim mes ligjit dhe shkeljes.
Por Kosova nuk u dorëzua. Nuk u zbraps – as para kërcënimeve, as para shantazheve.
📅 Më 12 tetor 2025, qytetarët serbë të veriut votuan sërish – qetësisht, ligjërisht, pa mbikëqyrës të huaj.
Normaliteti u kthye përmes së njëjtës rrugë që dikur u quajt “eskalim”: përmes kutisë së votimit.
Çdo devijim, çdo zbrapsje para shantazhit të Serbisë do të kishte qenë dorëzim.
Institucionet e Kosovës – sado të brishta – ruajtën mundësinë e kthimit demokratik.
Dhe me të, besueshmërinë e shtetit.🔴
🇦🇱

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kur feja zë vendin e politikës, e gratë mbeten jashtë

3

Nga: Ahmet Pollogu

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, bëhet gjithnjë e më e qartë se partitë politike shqiptare — si ato në pushtet, ashtu edhe ato në opozitë — po zhvillojnë një fushatë larg problemeve reale të qytetarëve.

Në vend që të flasin për papastërtinë, mungesën e ujit, çerdhet, transportin publik apo mungesën e investimeve, kandidatët duket se kanë zgjedhur rrugën më të lehtë: instrumentalizimin e fesë.

Mungesa e grave në garë

Një nga problemet më të mëdha është fakti që asnjë parti shqiptare nuk ka kandiduar asnjë grua për kryetare komune.

Gratë figurojnë vetëm në listat për këshilltarë komunalë — jo si aktore reale politike, por vetëm për të plotësuar kuotën ligjore për përfaqësim gjinor. Kjo tregon se barazia gjinore në politikën shqiptare vazhdon të trajtohet si formë, jo përmbajtje.

Fushatë me xhami e flamuj fetarë

Në vend që të ofrojnë programe zhvillimore, shumë kandidatë shqiptarë po fokusohen në ndërtimin e xhamive dhe në promovimin e aktiviteteve fetare. Në Tetovë, kryetari aktual Bilall Kasami është mburrur se në planin urbanistik të qytetit ka futur ndërtimin e një xhamie të re. Në Bërvenicë, kandidati Enver Pajaziti zhvilloi takime me diasporën në një xhami në Hamburg, nën flamurin e Arabisë Saudite. Ndërkohë, në Plasnicë, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim nuk përdor as gjuhën shqipe e as flamurin shqiptar në fushatë, por mban takime nën flamurin e Turqisë, kryesisht në ambiente fetare.

Çairi, shembulli më i qartë i politizimit të fesë

Në Çairin e Shkupit, një nga komunat më të rëndësishme me shumicë shqiptare, dy kandidatët kryesorë — Izet Mexhiti (opozita) dhe Bujar Osmani (pozita) — janë bërë simbol i kësaj prirjeje të rrezikshme.

Në vend që të paraqesin plane konkrete për pastrimin e rrugëve, rregullimin e infrastrukturës, ndërtimin e çerdheve apo përmirësimin e shërbimeve komunale, të dy kandidatët garojnë se kush do të jetë më afër xhamive dhe ditës së xhuma. Në rrjetet sociale, fushata e tyre fokusohet më shumë në urime fetare, vizita në xhami dhe mesazhe për ditën e xhuma, sesa në diskutime për zhvillimin urban dhe mirëqenien e qytetarëve të Çairit.

Ky lloj marketingu politik jo vetëm që zbeh ndarjen mes fesë dhe shtetit laik, por edhe e zhvendos vëmendjen e qytetarëve nga kërkesat reale, duke e bërë politikën një instrument të emocioneve fetare në vend të politikave publike.

Politika pa vizion qytetar

Në tërësi, fushata e partive shqiptare po tregon një mungesë të plotë të vizionit qytetar dhe të kulturës politike moderne. Fushatat zhvillohen nëpër xhami, nën flamuj fetarë, me gjuhë populiste dhe pa asnjë program serioz për zhvillimin lokal.

Në një kohë kur komunat shqiptare përballen me probleme serioze — nga mungesa e pastrimit, infrastruktura e amortizuar, deri te mungesa e investimeve — politikanët shqiptarë kanë zgjedhur ta përdorin fenë si mjet për fitimin e votave, në vend të ideve për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Përfundim

Zgjedhjet lokale të këtij viti janë një pasqyrë e varfërisë së politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Asnjë grua në garë për kryetare komune, fushata të ndërtuara mbi fe, flamuj të huaj e mungesë totale e programeve konkrete — janë dëshmi e një sistemi politik që ende nuk ka dalë nga mentaliteti tradicionalist dhe fetar.

Në vend që të garojnë për shkolla më të mira, më shumë çerdhe, më pak papastërti dhe më shumë zhvillim ekonomik, kandidatët po garojnë për xhami, flamuj e fotografi në ditën e xhuma. E në këtë garë, humbësi i vetëm mbetet qytetari

Ku mbeti Zarfi im?!

1

Florim Zeqa

Reagim publik drejtuar KQZ-së:

Jam ndër të parët që jam regjistruar si votues jashtë vendit.

Kërkesën për regjistrim e kam bërë më 12 Gusht 2025.

Njoftimin për regjistrim dhe Dëftesën e Regjistrimit i kam pranuar nga KQZ-ja më 13 Gusht 2025.

E prita për një muaj rresht dhe për çdo ditë ardhjen e Zarfit tim, prita edhe deri në mesditën e sotme…, prisja sepse kisha besim në institucionin e KQZ-së dhe isha me shpresë për arritjen e Zarfit tim! 

Por, paskam pritur kot! 

Forhåndsvisning av bilde

Institucioni shtetëror për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor (KQZ) nuk e kreu punën si duhet! 

Andaj, pas këtij veprimi skandaloz, kam të drejt që t’i kërkojë llogari publike Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ):

Çfarë ndodhi me Zarfin tim?!

Pse nuk më erdhi Zarfi për Votim?!

Ku mbeti dhe ku treti Zarfi im?!

Kush më privoj nga e drejta për votim?!

Kush do të votoj në emrin tim?!

Kush dhe pse?!

Kush dhe pse?!

Kush dhe pse?!

Forhåndsvisning av bilde

Kështu mund t’i parashtroj me qindra pyetje, por të gjitha janë të parendësishme tani.

Një gjë është e sigurtë!

Mbase dikush do të votoj dy herë në emrin tim: një herë nga Zarfi i pa ardhur dhe një herë tjetër në qendrën e votimit në Kosovë (Shkollën Fillore “Azem Bejta” në Grabanicë)!

Megjithatë mbetem me shpresën e fitores së dy kandidatëve të preferuar, njërit për Kryetar të Komunës dhe tjetres per Asambleiste të Komunës së Klinës, të cilëve KQZ-a ua ndaloj voten time!

Forhåndsvisning av bilde

Lutem që fatin tim të mos e kenë pasur edhe bashkatdhetarë të tjerë në shtetet evro-perëndimore!

Ishte ky lëshim, klasifikim apo diskrimin i votës së mërgimtarëve, mbetet të shihet nga reagimet e mërgimtarëve!

Lëshimin do ta pranoja me qetësi, por klasifikimin dhe diskriminimin (mosdergimin e zarfit) sipas bindjeve politike e konsideroj akt të turpshëm të KQZ-së, të ndikuar prej pushtetarëve të nivelit komunal apo qendror!

Dhunimi i vullnetit qytetarë është dhunim i demokracisë dhe akt i rënd kriminal!

Fundja, gabimet dhe lëshimet janë njerëzore, por klasifikimet e votës janë kriminale, dhe për fatin e keq, do të mbeten të pandëshkuara nga (pa)drejtësia kosovare siq kanë mbetur të pandëshkuara vjedhjet serike dhe sistematike të votave në Kosovë!

I zhgënjyer dhe me zemër të thyer: Florim Zeqa, Itali

E shtunë, 11 Tetor 2025, ora 13.00

Çka pas zgjedhjeve lokale në Kosovë…?

0

Gani I. Mehmeti

ÇKA PAS ZGJEDHJEVE LOKALE NË KOSOVË, A DO TË ARRIJNË TË PAJTOJNË TË MËDJHENJTË NGA TË VEGJLIT?

Me marrëveshjet për të ndihmuar fitoret në balotazh të njëra-tjetrës për kryetar komunash, ka gjasa që të vegjlit do të arrijnë t’i pajtojnë të mëdhenjtë. Atje ku janë LVV dhe LDK në balotzazh me të tjerët, mund të mirren vesh që elektorati i njërës parti ta ndihmojë tjetrën për të fituar, dhe kështu, do të ishte mirë të harrojnë kundërshtitë e tyre të ashpra të deritanishme dhe të pajtojnë e të formojnë bashkarisht edhe qeverinë.

Në këtë rast, do të fitonin që të dy partitë. Edhe LVV edhe LDK, ku, përveç se do të fitonin më shumë kryetarë komunash, do të formonin edhe qeverinë, pothuaj të përbashkët.

Meqë Albn Kurti nuk do e lëshojnë postin e kryeministrit, njëra prej ministrive më të rëndësishme për marrëdhëniet me jashtë, mbasi edhe është kritikuar shumë për “prishje” të marrëdhënieve me ndërkombëtarët, do të ishte mirë që LDK të marrë ministrinë e jashtme, nëse ajo këmbëngul dhe nëse për të i duket se është me rëndësi të madhe.

Ose, përse jo, do të ishte mirë që të ndahen edhe me short, por mbasi të merren vesh se nga sa ministri do i udhëheqin njëra dhe tjetra.

Përveç kësaj, për të vazhduar qeverisja, duhet të lënë të kaluarën dhe të jenë në radhë të parë të sinqertë e të hapur bashkë për ta çuar mandatin deri në fund. Po e them këtë sepse, ndodh nganjëherë që pas kundërshtimeve të mëdha, lindin edhe pajtime të mëdha deri në miqësi.

Dhe, kjo do duhej bërë për hir të Republikës së Kosovës, në radhlë të parë, pastaj edhe për hir popullit e gjendjes politike ku jemi.

Për të fituar sa më shumë komuna njëra dhe tjetra, ato do duhej të lidhin marrëveshje që ta ndihmojnë njëra-tjetrën atje ku gara zhvillohet me ndonjërën parti tjetër.

Për shembull: LDK do ta ndiihmojë LVV në Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Prizren, Kaçanikl, Rahovec, dhe Vushtrri. Kështu edhe LVV do ta ndihmonte LDK-në atje ku prëballet me cilëndo parti tjetër në balotazh, .

Atje ku në balotazh janë të dyja, fiton pa ndihmën e njëra-tjetrës ajo që votohet nga zgjedhësit, si në: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Fushë Kosovë, Viti dhe Obiliq.

Kanë rastin të fitojë Kosova dhe të dyja të dyja këto parti.

Dosja e Prokurorisë: Fatmir Sheholli mori para nga BIA për ta komprometuar Ministrinë e Rashiqit, urdhërat i merrte nga zyrtari i BIA-s, Bojan Dimiq

3

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Sheholli nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimic.

Në dosjen e publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, Sheholli thuhet se ka mbledhur informacione për kinse pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.

Sipas Prokurorisë, Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.

Përveç kësaj, Sheholli thuhet se nga ky person ka marrë edhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre të cilat më pas janë publikuar në disa prej mediave online në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe rrjedhimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.

Me këto veprime Sheholli dyshohet se ka kryer veprën penale “Spiunazh” nga neni 124 par. 3 të KPRK-s.ë

Ndërsa, sipas Prokurorisë, gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës me 9 tetor 2025 në banesën e Shehollit janë sekuestruar një numër i pajisjeve ellektronike, dokumentacion dhe sende të tjera të cilat do të dërgohen në ekzaminim.