Realizim i suksesshëm i projektit për t’u dhuruar arbëreshëve të Italisë shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Shkrime relevante

Organizata Shqiptaria me reagim ndaj ekstremizmit fetar

REAGIM PUBLIK ORGANIZATA SHQIPTARIA Shteti i Kosovës nuk mund të qëndrojë indiferent përballë...

Nuk pranohet injorimi i banorëve të Sanxhakut që duan ta mësojnë shqipen që i detyruan me dhunë që ta harronin

Amina Nuraj, Novi Pazar  ____ Mesazhi im i fundit ____ Unë nuk jam Zoti që...

Këmbanat po bijnë për ne, të zgjohemi sa nuk na kanë përfshi flakët e terrorizmit që po na i ndezin

Alberto Leka, Prishtinë KOSOVË, ZGJOHUNI PARA SE TË JETË VONË! KUR TERRORIZMI...

Gazmend Halilaj, njeriu që më së shumëti mund ta ndihmoj Donika Gërvallën, që t’i hiqet maska drejtësisë së kapur

Lirim Gashi, Prishtinë ____ GAZMEND HALILAJ – NJERIU QË MUND T'I NDIHMOJË MĒ...

Shpërndaj

Të dashur shqiptarë,

Siç jeni informuar nga mediet në gjuhën shqipe, më 10 shtator 2023 u themelua Shoqata “Hora e Skënderbeut”. Qëllimi fillestar i kësaj shoqate ishte nisma që, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e gjithanshëm të arbëreshëve të Italisë, t’u dhurojë atyre shtatoren e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Shtatorja e realizuar me mjeshtri të madhe nga skulptori nga Kosova, z. Gëzim Muriqi, pati një përkrahje të jashtëzakonshme nga mërgimtarët shqiptarë. Falë kësaj përkrahjeje, shuma e kostos së këtij projekti u realizua nga donacionet e mërgimtarëve shqiptarë.

Pas hedhjes në bronz të shtatores dhe realizimit të plotë të skulpturës, Presidenca e Kosovës, si institucion i vetëm shtetëror që ndihmoi këtë projekt, mori përsipër të mbulojë shpenzimet e transportit nga Kosova në Sicili.

Për kontributin që dhanë në realizimin e suksesshëm dhe inaugurimin e shtatores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, më 30 gusht 2024, në 536-vjetorin e themelimit të vendbanimit Hora e Arbëreshëvet, Shoqata “Hora e Skënderbeut” u shpreh mirënjohje:

–             të gjithë mërgimtarëve shqiptarë, të cilët përkrahën financiarisht realizimin e këtij projekti, veçanërisht z. Veli Berisha si nismëtar dhe donatori më i madh financiar;

–             shoqatave dhe ansambleve kulturore dhe artistike, që veprojnë në shtetet perëndimore;

–             klubeve dhe bizneseve të ndryshme që kontribuuan për realizimin e këtij projekti;

–             Presidencës së Kosovës, si i vetmi institucion shtetëror që ndihmoi projektin, duke mbuluar shpenzimet e transportit të shtatores nga Kosova në Sicili.

Një mirënjohje e veçantë shkon për autoritetet e bashkisë Hora e Arbëreshëvet dhe sidomos për kryetarin e saj, z. Rosario Petta, për bashkëpunimin e shkëlqyer që nga nisma jonë e deri në realizimin e këtij projekti, si dhe për qytetarët e Horës së Arbëreshëvet, për mikpritjen e jashtëzakonshme që treguan ndaj mysafirëve që kishin ardhur nga të katërta anët e botës, enkas për inaugurimin e shtatores.

Të dashur shqiptarë,

Pas realizimit të suksesshëm të projektit për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në sheshin përballë ndërtesës së bashkisë, përvoja pozitive e bashkëpunimit me autoritetet bashkiake të Horës së Arbëreshëvet rezultoi me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të Bashkisë Hora e Arbëreshëvet dhe Shoqatës “Hora e Skënderbeut”. Në të ardhmen shoqata jonë do të angazhohet në gjetjen e formave përkatëse për t’i kontribuuar kohezionit kombëtar dhe lidhjes sa më të fortë me arbëreshët e Italisë.

Shoqata “Hora e Skënderbeut” fton të bashkohen në këtë nismë të gjithë shqiptarët që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që janë të bindur në domosdoshmërinë e përforcimit të kohezionit tonë shoqëror, si parakusht që të tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqohemi si komb.

Zvicër, 12 shtator 2024

Shoqata “Hora e Skënderbeut”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu