Kreu Blog Faqe 126

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë për protestat në vend: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave të demokracisë

0
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dalë me një reagim lidhur me protestat që po zhvillohen prej ditësh në disa qytetet të vendit kundër projektit në Zvërnec. KISH thekson se i ka ndjekur këto protesta teksa vlerësoi se çdo zhvillim i vendit duhet të ketë parasysh mbrojtjen e ambientit.

Ndër të tjera në reagim thuhet se Kisha nuk ka për detyrë të gjejë zgjidhje, por sipas tyre të orientojë ndërgjegjet. KISH shton se zëri i njerëzve duhet të dëgjohet dhe të lexohet. Sipas saj, i takon politikës të gjejë zgjidhje brenda kuadrit politik dhe demokratik.

“Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë po ndjek me kujdes zhvillimet shoqërore në vendin tonë, veçanërisht protestat që po zhvillohen në qytetin e Tiranës, në qytete të tjera të Shqipërisë e në diasporë.

Shkak për këto protesta kanë qenë disa projekte që prekin zona natyrore të mbrojtura apo ku ndërthuren probleme të pronësisë, për të ndërtuar në to objekte që synojnë zhvillimin e një turizmi elitar.

Nga ana jonë si Ipeshkvij të Kishës Katolike, vlerësojmë se çdo zhvillim i vendit duhet të ketë parasysh mbrojtjen e ambientit, por edhe respektimin e pronës së gjithkujt.

Papa Françesku, në Letrën e tij Enciklike Laudato si’, thotë: “Parashikimi i impaktit ambiental të sipërmarrjeve dhe të projekteve kërkon procese politike transparente dhe që i nënshtrohen dialogut, ndërsa korrupsioni, që fsheh impaktin e vërtetë ambiental të një projekti, në këmbim të favoreve, shpesh çon drejt marrëveshjeve të paqarta që i ikin detyrimit për të informuar dhe një debati të thelluar” (LS 182).

Në këtë kuptim vlerësimi, konsultimi dhe përfshirja e komuniteteve lokale që jetojnë aty dhe i agjencive që merren me mbrojtjen e ambientit është më se i domosdoshëm. Për ne, kjo gjë quhet zhvillim integral që duhet të marrë parasysh të gjitha dimensionet e jetës njerëzore si ato individuale ashtu edhe ato komunitare.

Sikurse thoshte Shën Pali VI, ky zhvillim duhet të përfshijë të gjithë njerëzit dhe krejt njeriun (Populorum progressio, 42). Kjo është pjesë e Doktrinës Shoqërore të Kishës dhe ne ftojmë që çdo projekt zhvillimi të bëhet duke marrë parasysh, jo vetëm krijimin e strukturave si qëllim në vetvete, por të ketë në qendër njeriun me nevojat dhe të drejtat e tij private dhe komunitare.

Protestat e këtyre ditëve dhe pjesëmarrja e shumë të rinjve dhe familjeve në to kanë nxjerrë në pah edhe një pakënaqësi ndaj sistemit politik aktual. Kjo pakënaqësi është vërejtur në pjesëmarrjen dhe në artikulimin e shumë protestuesve.

Kisha nuk ka për detyrë të gjejë zgjidhje, por të orientojë ndërgjegjet. Ne jemi të bindur se zëri i njerëzve duhet të dëgjohet dhe të lexohet. I takon politikës të gjejë zgjidhje brenda kuadrit politik dhe demokratik. Këto janë rregullat e demokracisë evropiane ku ne aspirojmë të shkojmë.

Nuk mund të injorohet zëri i shumë njerëzve që kanë të vetmen agjendë mirëqenien e familjeve të tyre dhe të shoqërisë e që shprehin pakënaqësinë për veprimin apo mosveprimin e politikës. Zëri i të gjithëve duhet të dëgjohet dhe të vlerësohet me kujdes e respekt nga ana e politikës, e qeverisë dhe e opozitës.

Ne ftojmë përfaqësuesit e politikës, që të zgjedhin tryezën e dialogut, të japin përgjigjet e duhura ndaj qytetarëve të thjeshtë të popullit tonë që kërkojnë të mos anashkalohen, të dëgjojnë zërin e të rinjve që kanë të drejtën të ndërtojnë jetën e tyre këtu, pa iu nënshtruar fatalisht humbjes së shpresës dhe rrugës së emigrimit, plagë e cila në vitet e fundit ka emrin shpopullim i vendit.

Ne i lutemi Hyjit për popullin tonë, për politikën dhe për të gjithë njerëzit vullnetmirë të këtij vendi, që të gjejnë, bashkë me rrugën e dialogut politik dhe shoqëror, edhe zgjidhjet e duhura brenda kornizave politike dhe demokratike të një vendi që ka si synim integrimin evropian. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruhet në deklaratë.

Arratisja e raportit mjekësor nga Spitali Neuropsikiatrik i Shtimes

0
RAPORTI MJEKËSOR QË U ARRATIS NGA SPITALI NEUROPSIKIATRIK I SHTIMES
Shkruan njëfarë Kushtrim Gjura, pa u skuqur fare dhe duke e masakruar gjuhën shqipe :
“Albin Serbia ishte ne 26 maj tani para Pak ditesh ne athine ne takim te fshehte me Alexis Cipras dhe kryeministrin e Maqedonise se veriut Alexandro Mickofskin dhe Flamur Noken çfar takimi urgjent kishim a mos valle e organizuan protesten ne Shqiperi per te kundershtuar investimin kolosal ne Shqiperi po shume vertet eshte kjo sepse sherbimi intelegjent shqiptar e ka zbuluar kete gje kete takim.”
______
Koment :
Po ta kishte lexuar Linda Morina këtë teori, me siguri do të kishte dyshuar se po ia vidhnin zanatin.
Sipas këtij versioni të historisë, në një takim sekret qenkan mbledhur Albini, Ciprasi, Mickoski, Flamur Noka, shërbimet sekrete, protestat, investimet kolosale dhe ndoshta edhe dy-tri UFO që po kalonin rastësisht mbi Ballkan. Mungojnë vetëm Konti Drakula, Elvis Presley dhe Aleksandri i Madh për ta kompletuar panelin shkencor.
Kjo nuk është më teori konspirative. Kjo është ajo faza kur plakat fallxhore të fshatit mblidhen te varrezat në mesnatë, zhvishen lakuriq, fusin fshesat mes kofshëve, bëjnë tri xhiro rreth fshatit dhe pastaj kthehen në shtëpi të bindura se e kanë rrëzuar Perandorinë Romake. Problemi është se të nesërmen zgjohet dikush dhe e shkruan atë ëndërr në Facebook si “informacion të konfirmuar”.
Nga aspekti sociologjik, ky është fenomeni klasik i njeriut që nuk mund ta pranojë se ngjarjet politike kanë shkaqe reale, prandaj shpik një teatër kukullash ku gjithçka kontrollohet nga takime misterioze në bodrume imagjinare.
Nga aspekti epistemologjik, kemi të bëjmë me një metodë revolucionare hulumtimi :
Fillimisht shpiket përfundimi, pastaj shpiken faktet, ndërsa provat shpallen të panevojshme sepse “dihet”.
Nga aspekti filozofik, autori jeton në një univers ku dyshimi konsiderohet dije, hamendësimi konsiderohet fakt dhe fantazia konsiderohet dokument zyrtar.
Nga aspekti politik, kjo është propaganda e dembelit intelektual: kur nuk ke argumente, shpik komplote; kur nuk ke prova, shpik agjentë; kur nuk ke logjikë, shpik sekrete.
Nga aspekti etik dhe moral, shpifja paraqitet si guxim, ndërsa trillimi si patriotizëm. Në realitet, është thjesht mungesë përgjegjësie ndaj së vërtetës.
Prandaj diagnoza nuk është psikologjike, sepse diagnozat u takojnë profesionistëve. Por si përshkrim satirik mund të thuhet se autori vuan nga një mbidozë kronike e imagjinatës së pakontrolluar, e kombinuar me alergji të rëndë ndaj provave dhe varësi të theksuar nga sensacioni.
Me pak fjalë: nuk është raport inteligjence. Është përrallë fshati që ka humbur rrugën dhe ka përfunduar në internet.
O Kushtrim Gjura :
Jebali ti Aljbin Kurti i njegovi najbliži saradnici toliko čvrsto i duboko, sve po spisku, da se njihov orgazam pojavi kao primer vrhunskog porodičnog zadovoljstva, u hrvatkom tisku.

Vlora 1912, 1997 dhe 2026?! Kur kombi thërret, Vlora ngrihet!

0

Shkruan: Xhemil Zeqiri
Në historinë e kombit shqiptar ka qytete që kanë qenë dëshmitare të ngjarjeve të mëdha, por ka edhe qytete që kanë qenë  protagoniste kryesore të historisë. Vlora është një prej tyre. Ajo, nuk është vetëm qyteti ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912; ajo është simbol i qëndresës, i revoltës qytetare dhe i mbrojtjes të interesit kombëtar sa herë që vendi është përballur me sfida të mëdha.
Në vitin 1912, kur trojet shqiptare kërcënoheshin nga copëtimi dhe fuqitë e mëdha po vendosnin fatin e popujve të Ilirikut, pa pyetur shqiptarët; në Vlorë u ngrit flamuri i pavarësisë. Ismail Qemali dhe patriotët e kohës i dhanë kombit shqiptar shtetin e vet, duke sfiduar presionet e jashtme dhe planet për zhdukjen e Shqipërisë nga harta politike e Evropës.
Dekada më vonë, në vitin 1997, Vlora u bë qendra e revoltës kundër një sistemi që kishte humbur besimin e qytetarëve. Ngjarjet e atij viti mbeten ndër më të debatueshmet në historinë moderne shqiptare, por askush nuk mund të mohojë se Vlora ishte në qendër të zhvillimeve që ndryshuan rrjedhën politike të vendit.
Sot, në vitin 2026, shumë qytetarë shohin një tjetër moment kritik për Shqipërinë. Debatet për mbajtjen dhe konttollimin e pronave, zhvillimin e bregdetit, investimet strategjike, emigrimin masiv dhe mbrojtjen e pasurive kombëtare kanë krijuar shqetësime të mëdha në opinionin publik. Protestat në Zvërnec dhe reagimet qytetare në zona të ndryshme të vendit po ngriten çështje për zgjidhje nga pjesëmarrësit, si një përpjekje për të mbrojtur interesin publik dhe pasuritë që konsiderohen pjesë e trashëgimisë kombëtare.
Kritikët e qeverisë së Edi Ramës dhe të opozitës në krye me Berishën; argumentojnë se Shqipëria, prej fillim viteve 90-ta, po përballet me një model zhvillimi ku interesat ekonomike të grupeve të fuqishme po vendosen mbi interesat e qytetarëve.
Ata, shprehin shqetësimin se toka, bregdeti dhe pasuritë natyrore po humbin karakterin e tyre publik dhe po kalojnë në duar të pakta, ndërsa, mijëra shqiptarë po largohen çdo vit nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.
Për shumë protestues, kjo nuk është vetëm një çështje ekonomike apo vetëm politikë e përkohshme; ajo po shihet si një çështje kombëtare. Ata, argumentojnë se mbrojtja e territorit, e pronës publike dhe e të drejtave të qytetarëve është pjesë e mbrojtjes së vetë identitetit dhe sovranitetit të vendit.
Në këtë kontekst, Vlora shfaqet sërish si simbol. Ashtu si në vitin 1912 dhe në vitin 1997 në protesta kundër kusarisë nga pushteti me President, Berishën; ajo po përmendet nga shumë qytetarë si vendi ku dëgjohet më fort zëri i kundërshtimit dhe i kërkesës për llogaridhënies, nga Edi Rama dhe qeveria e tij grabitëse e tokave shqiptare në dobi të qarqeve të huaja…
Historia nuk përsëritet në të njëjtën formë, por ajo shpesh sjell sfida të ngjashme. Çdo brez ka për detyrë të mbrojë atë, që trashëgoi nga paraardhësit dhe t’ua lërë të paprekur brezave që do të vijnë. Për këtë arsye, debati mbi të ardhmen e Shqipërisë nuk është thjesht një debat politik. Ai është një debat mbi drejtimin që do të marrë kombi në dekadat e ardhshme.
Vlora e vitit 1912 ishte qyteti i Pavarësisë. Vlora e vitit 1997 ishte qyteti i Revoltës. Ndërsa Vlora e vitit 2026, sipas atyre që protestojnë sot, synon të jetë qyteti i rezistencës qytetare për mbrojtjen e interesit kombëtar.
-Pa harruar të theksoj faktin që, protesta për mbrojtjen e tokave të tyre nga oligarkët e Ramës, për muaj të tërë po zhvillohen edhe  në Rjoll, në pjesën veriore të Shqipërisë së përtej Drinit, në Shkodër e gjetkë. Për më tepër protestat në mbrojtje të Shqiprisë, janë zhvilluar dhe po zhvillohen edhe jashtë vendit në Evropë e gjetkë…
Kopenhag DK, 9. 06. 2026

Çështjet e “pashpjegueshme”…, a mbesin në prapavijë?

Akademik Hakif Bajrami, Historian, Prishtinë

“Asnjëherë mos thuej kurrë”, Popullore!

  • Çështja e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit dhe Çështja e Ulqinit

Siç dihët Lidhja Shqiptare e Prizrenit u themelua në fillim si organizatë oportuniste, që do të thot se nuk kërkonte shkëputje të plotë nga Porta. Por në procesin kohor, kjo organizatë politike kombëtare do ta shkruaj në Flamurin e saj se: “Nuk lejojmë që asnjë pllambë toke shyptare të okupohët, ose të konsiderohet tokë asnjanse”. Ky parim politik do të vijë në shprehje vetëm pasi që Lidhja Shqipatre u detyrua për t` i mbrojtur trojet edhe me fuqinë e armës, fakt ky që ndodh nga viti 1881, me kryengritjet në Vilajetin e Kosovës. Pikërisht në këtë kohë do të lind çështja e Ulçinit, krahas çështjës së muhaxherëve që të kanë të drejtë të kthehën në Sanxhakun e Nishit. Kërkesa nuk mungoi, sepse falë moralit patriotik të Lidhjës, rrezulatet e saj u amortizuan shumë në rrafshin partiotik në të gjitha sferat, aq më parë kur struktura e popullsisë në viset shqiptare ishte e përafët me atë në Ulçin, e cila ishte në tërësi shqiptare.

Në lidhje çka u tha më lartë, dihet se Fuqitë evrpoiane më 1881 kishin marr vendim që Ulçinin ta shkëpusin nga trungu shqiptar dhe të ndodh aneksimi i kësaj skelje detare nga Mali i Zi, me grancion të Francës dhe Anglisë. Garancioni i aneksimit nga Mali i Zi do të ndodh pasi që anijet e Francës dhe Anglisë e kishin bllokuar limanin e Ulçinit nga deti, duke i drejtuar topat me kërcnim ndaj shqiptarëve se në qoftë se nuk terhiqeni, do të bombardoheni.

Kështë shkrim po e bëjmë për faktin se një vendim i tillë ishte bërë me prapavi dhe vlente për 99 vjetë. Por implementi i atij vendimi nuk u shyrtua më kurr, sepse shteti Shqiptar pas 28 Nëntorit 1912,nuk grumbulloi forcë të mjaftuar që drejtësinë ta garantojë me një kërkesë ose me një kërcnim, madje edhe me shpallje lufte: “nëse nuk realizohët” skadimi i marrëveshjës.Ndoshta çdo angazhim është i vonë, por historianët që gjurmojnë nepër arkiva, duhët ta nxierrin dokuemntin nga ndojë sirtar apo dose në arkivat diplomatike që: “mos të flenë më”, dhe çështja e Ulqinit të marrë epilogun e vet në arsenalin e drejtësë.

  1. Çështja e Kosovës dhe Vrdikti i GJND-ës më 2010

Serbia nazifashiste ka shpresuar se Kosova do të hyn në luftë më 1991. Serbia ka shpresuar se pas vitit 1997 Shqipëria do të hyn në luftë në anën e Kosovës. Por të abstenimet janë një vizion i strategjisë politike shqiptare sepse po të hynim në luftë më 1991 Kosova do të mbetej koloni serbiane edhe për një kohë të gjatë sepse do ta humaste luftën. Ndërsa Shqipëria veproi drejtë që nuk hyri në luftë me Serbinë, sepse lufta ishte e humbur, e pastaj si pasojë do të fshihej nga hartat edhe Kosova si ish krahinë. Mbi të gjitha lufta e UÇK-ës më 1998 dhe intervenimi i NATO-s më 24 mars 1999 u shndërruan në vlerë historike dhe sot Kosova është rrugë të drejtë për t` u bërë antare e NATO-s dhe e OKB-ës.

Dihet botërisht se Kosova i shpalli luftë Serbisë më 1998. Luftën do ta drejtojë Shtabi i Përgjishëm  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftë ajo që u përkrah nga NATO nga 24 marsi deri më 10 Qershor 1999. Në këtë drejtim gjithnjë siç dihet Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, pas Deklaratës së Bushit Ri më 10 qershor 2007 në Tiranë. Ky transformim kishte ndodhur pasi që Mali i Zi u shkëput në Jugosllavia e Tretë (e Zhablakut) më 2006. Dhe, kur qendrat e fuqisë e kuptuan se me asnjë shtet sllavë Serbia si marionetë Ruse nuk po mundet për të jetuar në një shtet, atëherë si është e mundur që shqiptarët që e kanë territorin e vet, që në Antikë quhej Dardani e në vijim quhej Kosova, ndërsa nga viti 1864 me Ligjin Sulltanor mbi vilajetët, Kosova u avansua në Vilajet të Kosovës, pas një procesi duke e lakuar qendrën nepër qytete si Prizreni e pastaj Prishtina dhe më në fund kryeqendra e Vilajetit u pranua të jetë Shkupi. Edhe ky vedrikt historik në proces nuk u pranua, por me forcë ushtarke e ndryshuan luftërat, pa përfunduar çështjën e imperiumit dhe dominumit nga okupatori i mëparmë (Turqia) e në favor të okupatorëve të rinjë (Serbia dhe Mali i Zi). Përkundër një interesimi intelektaul çështja e Kosovës nuk u shtrua në asnjë forum ndërkombëtar.

Ja se çka shkruan për çështjën e dominiumit dhe imperiumit në një dokument Kosulli Jugosllav në Marsej drejtuar Konsullit Jugosllav në Ankara më 1934: “ Konsullata e Përgjithëshme e Mbretërisë Jugosllave Rezervat Nr. 54, Marsejë, më 30 Qershor 1934, dërguar Konsulatës Mbretërore në Ankara-Në letrën e vet Rezervat Nr. 284. dt.24 të k.m. Konsullata Mbretërore urdhëroi të kërkojë që t` i sqarojë dispozitat kalimtare të projektit të Konventës mbi vëndosjën midis Turqisë dhe Jugosllavisë, të cilën e kam hartuar në marrëveshje me Konsullatën Mbretërore, në mënyrë që Ministria e Punëve të jashtëme të mund të fillojë zgjidhjën e këtij problemi. (Gjithënjë është fjala për përgatitjën e dokumentacionit për ta krijuar dhe nënshkruar e ratifikuar një Konventë Jugosllavo-Turke për t` i shpërngulur shqiptarët me detyrim në Turqi.Siç dihët Konventa u përpilua në Stamboll më 1938 (11 gusht u nënshkrua akti final pasonte ratifikimi, por e nderpreu lufta e Dytë Botërore-HB).Vijon teksti i konzullit nga Marseji:

“Kam nderin t` i përgjigjëm Konsullatës Mbretërore lidhur me pyetjet e parashtruara:

1.Ministria e Punëve të Jashtëme e Turqisë nuk ka pasur rastin t` i interpretojë dispozitat e nenit 4 të Traktatit të Stambollit, data 1 mars 1914, sepse ky Traktat nuk ka qenë i aplikuar.

2.Neni I i Traktatit të Stambollit e ka pranuar vlerën e dispozitave politike të Traktatit të Sen Zhermenit, por Traktati i Stambollit nuk ka hyrë në fuqi, sepse nuk është bërë kembimi i instrumenteve të ratifikimit (Instrumenti i këtij Traktati gjendet në Arkivin Politik  të Ministrisë, i përgatitur për këmbimin e instrumenteve të ratifikimit). Pas Luftës së Dytë Ballkanike, Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit Zi kanë bërë ndryshimin e kufijëve të ish territoreve të Perandosisë Osmane sipas dispozitave të Traktatit të Bukureshtit.Madje edhe çështjet politike (ndryshimi i kufijëve) kanë mbetur të pazgjidhura midis Turqisë, nga njera anë, dhe Serbisë e Malit Zi, pastaj Jugosllavisë, në anën tjetër, sepse ne nuk i kemi nënshkruar aktet e Llozanës (1923-HB).Turqia nuk ka pranuar gjendjen e krijuar me nënshkrimin e Traktatit mbi përtritjën e mardhënjeve diplomatike në tetor të vitit 1925, i cili nuk përmban kurrfar dispozitash të tjera.Prandaj as Mbretëria e Serbisë as Mbretëria e Malit Zi, pra as Mbretëria e Jugosllavisë, nuk kanë kurrfar akti juridik, me të cilin Turqia do ta pranonte lëshimin e ish-krahinave të Perandorisë Osmane, që i janë tash në përbërëje të Mbretërisë së Jugosllavisë.Rrjedhimisht nuk ekzistojnë as dispozita që do t` i rregullonin midis nesh e Turqisë çështjet tjera që dalin nga lëshimi i territoreve-dominium (çështjet e pasurive) dhe imperium (çështjet e personave). Çështja e pasurive është zgjidhur në Beograd në mbarim të vitit kaluar (1933), pa marrë parasysh të gjitha ato që i kanë paraprirë. Në të njejtën mënyrë duhet të zgjidhet çështja e personave (imperiumi)”. ….( dok. gjendet në DASIP. B. Konsullati në Turqi, F.20, 1934, dokument ky që vëteton se Serbia dhe Mali i Zi-Jugosllavia në Kosovë ka qenë okupatore në bazë të drejtës ndërkombëtare. HB).

(Lexues dhe studiues të nderuar, askush nuk mundet për ta paramenduar se çfar kurthash kanë thurë diplomacitë kur është në pyetje çështjet shqiptare. Pra është punuar me të gjitha mjetët që shqiptarët e Kosovës dhe ata në Jugosllavi në tërësi, gjithnjë për t` i venë para aktit të kryer. Por duhët shënuar edhe faktin tjetër se shqiptarët në përgjithësi nuk kanë pasur die që t` u hyjnë çështjeve në hulumtim, sepse kurrë nuk sajuan forcë për t` i rrealizuar të drejtat e veta legjitime.Madje më 1913 Nikolla Pashiqi i shkruane Londrës se shqiptarët e Pejës, Gjakovës dhe Prizenit po i lutën Konferencës që të i plasojnë me Serbinë; ndërsa më 1919, i njejti politikan serban i shkruante Versajit se “Popullsia e Mbishkodërs, të gjithë fise shqiptare të konfesionit katolik po kërkojnë t` i takonë Mbetërisë SKS e jo pushtetit shqiptar. “Lutja” e tyre ishte shkruar nga i jejti person me dorë me alfabet shqip. Ndërsa “lutja e baorëve të Dibrës (të gjithë shqiptar të rreligjionit islam |lutjën e shkruanin me alfabet arab (…).Më 1946 në Paris Jugosllavët filluan ta “mbrojnë Shqipërinë”, krejtë me prapavi duke punuar diçka tjetër që Çështja e Kosovës mos të çitët në rend dite nga Delegacioni i Shqipërisë.Me të njejtat prralla Delegacioni i Jugosllavisë Tretë në Rambuje më 1999 provoi ta kamufloi Çështjën e Kosovës, duke i detyruar disa shqipfolësa që të “Proncohën” se nukduan t` i takojnë pushtetit të Tiranës, por duan të mbesin me Serbinë”. (Dokumenti është si dosje në Arkivin e Serbisë dhe ruhet si dokuemnt zyrtar !!!).Prandaj e tërë kjo histori argumentuese dëshmon se Serbia nuk do të pushoi kurrë së kërkuarai që të kthehet si okupatore në Kosovës. E kotë është, koha ka treguar se intrigat serbe nuk do të ndalën, për derisa t` i paguaj Beogradi REPARACIONET me detyrim ndërkombëtar.

Çështjet tjera në fokusin e harmonisë së ligjeve të brendëshme dhe atyre ndërkombëtare

Kur të hulumtohën këto çështje kombëtare shqiptare askush nuk munet për të na e ndaluar që së pakut ta interpretojmë drejtë historinë shqiptare. Ndërsa është në kompetencë apsolute të qeverive shqiptare që ta krijojnë një institut, që do t` i interpretonte aktet dhe konventat sidomos Jugosllavi-Turqi. Bje fjala po e shënojmë Marrëveshjën e Sen Zhermenit , aprovuar si rrezultat i Konferencës së Paqës në Vesaj më 1919, për Pakicat kombëtare. Ja intriga serbe: Aty, Nikolla Pashiqi personalisht arrinë që ta futë si klauzulë, duke u pajtuar edhe Qeveria Frenge që: “Mbretëria SKS nuk ua pranon të drejat e pakicave kombëtare atyre popujve që i ka okupuar para 1 prillit 1913”. Kjo do të thot se intriga u bë ligj, prandaj shqiptarët edhe Maqedonët deri më 1941 mbetën pakica kombëtare, me të cilat bëhej tregti legale dhe u nënshkruan konventa, prej të cilave Serbia në çdo etapë historike nxirrte përfitime duke kolonizuar sidomos Kosovën me sllavë, krejtë me prapavi që të serbizohet.

Çështja e BRSS-ës dhe Ukrainës

Pyetja ka të bëj me  “inteigritetin”- një shtet dy vota në OKB.Si çështje e “paspjegueshme” historike paraqitët probelmi i Ukrainës pas Luftës Dytë Botërore që është shtet në shtetin e Rusisë Sovjetike, dhe në OKB e kishte një (1) votë, sikurse shtetër tjera. Pra bëhet një “përjashtim” nga e drejta ndërkombëtare, sepse Ukraina ka pasur një rrol historik në luftë kundër fashizmit dhe këtë realitet Rusia Sovjetike që e ka vulën e fitimtarit e ka vlerësuar. Në këtë kuadër shtrohet payetja që e imponon fuqia drejtësinë dhe deri ku shtrihet kjo e drejtë, e cila nuk është e përseritëshme askund tjetër. Pra me një anë Stalini don të tregohet se Rusia është shtet serioz dhe lejon pozicione të tilla.Kurse në anën tjetër Ukraina ka kufizime serioze edhe pse me vetëdia i është bashkuar Rusisë, aq më parë kur historie e Ukrainës është më e vejtër se ajo ruse.

Lidhur me këtë shtrohet pyetja shtesë, a ka qenë ajo histori e krijuar me dëshirë, apo është e imponuar nga Moska sepse Kievi ka histori më të thellë kohore.Ngjarjet historike pas vitit 1945 kanë treguar se Ukraina kishte të drejtë.

Çështja e Kinës dhe Honkongut

Në Kinë u vendosë pushteti totalitar-komunist më 1949, që do të thot se në vend lejohej të veproi vetëm partia komuniste.Por në proces, dihet se Britania e Madhe kishte fuqi, prandaj e rezervoi munësinë që Honkongu të mbetët, ende një koloni e Mbretërisë së bashkuar-Anglisë, me kusht që një kohë duhet të kalojë dhe Honkongu pastaj imediativisht duhet për t` iu bashkuar Kinsë. Ajo mundësi e lejuar me të drejtën ndërkombëtare u realizua po atë ditë kur i kaloi afati i kolonisë. Dhe tash shtrohet pyetja pse Honkongut si lima me rëndësi në Lindjën e Largët i lejohet bashkimi me Kinën me kusht që sistemi i brendëshëm kapitalist mos të shpartallohët. A nuk ka mundur që e njejta “histori” të krijohët edhe në rastin e Ulqinit, dhe jo vetëm këtij limani me peshë historike që gjithëmonë kishte qenë trevë shqiptare në Detin Adriatik.

Pra me rastin e Honkongut u krijua një element i ri në glob që dy sisteme mund të korespondojnë “normal” në një shtet, por që ai realitet nuk e merr pozicionin që të zgjërohet në rastet tjera dhe kështu “rasti” mbete i izoluar  me mundësi: Një shtet dy sisteme-Kina komuniste dhe Honkongu kapitalist, realitet ky që është në zbatim edhe sot.

Nga ajo që u tha më lartë vijmë te përfundimi se në glob mund të ketë “tepër histori”, por ajo “histori e tepërt” a e  mangon drejtësin. Edhe me këtë shembull po dëshmohet se drejtësia nuk është matematikë.Dhe u mund të vijmë në konkluzë aksiomatike, se drejtësia është forcë dhe asgjë tjetër.

Çka ndodhi në zgjedhjet e imponuara më 7 qershor 2026 në Republikën e Kosovës?

Në Kosovë më 7 qershor 2026 ndodhi fenomeni i prituar se zgjedhësit janë lodhur dhe nuk patën fuqi t` ia kushtojnë një gjysëm ore për t` iu afrua kutive të votimit.Mos ta zgjati. Në Kosovë është krijuar një shtresë e qytetarëve e cila nuk është klasë politike por është një psikologji aristokrate që pushon në dymendësi ose në paaftësi që partitë me autoritetin etyre ta joshin qytetarin të dali në votime, pra që presin dikush me e lutë, fakt ky që është historik nga partiarkati.Nëse kjo shtresë pretendon të avansohet në klasë, imediativisht e shpje Kosovën në “interesin” e ish okupatorit. Së dytë, kjo shtresë e plotëson në një mënyrë propogandën serbe se: “shqiptarët nuk dijnë të bëjnë shtet, se vetëm Serbia këtë kastë pa histori mund ta politizojë, me prapavi që një ditë ta riokupojë. (shiqo: Vlladan Gjorgjeviq, Arrnauti i velike sille, Beograd 1913).

Kur jemi te ky fenomen që është çështje sociale politike mund të konkludojmë se dukuria e sielljës së drejtësisë në vend të duhur, të paktën nga viti 1999 në Kosovë, nuk mund të presim pasivitet politik që do të mbretëronte me lutje e konferenca patetike.

Shkrimi i kushtohët: Shotë dhe Azem Galicës!

Më 10 qershor 2026

Demokracia nuk mund të ndërtohet me fyerje

0
Kosova ka hyrë në një fazë ku debati politik po varfërohet dita-ditës. Në vend të argumenteve, shpesh dëgjohen sharje. Në vend të ideve, dëgjohet gjuhë e rrugës. Në vend të respektit për institucionet, shohim përpjekje për t’i poshtëruar ato para publikut.
Nuk është rastësi që demokracitë e konsoliduara reagojnë ashpër ndaj sjelljeve që minojnë autoritetin e institucioneve. Mesazhi është i qartë: demokracia mbrohet jo vetëm duke ndëshkuar korrupsionin, por edhe duke ruajtur besimin e publikut tek institucionet.
Në Kosovë, për fat të keq, shpesh dëgjojmë deklarata të papranueshme nga figura politike dhe persona me ndikim publik. Fjalori banal ndaj kryeministrit, ministrave, deputetëve apo institucioneve është bërë pothuajse i zakonshëm. Kur një figurë publike përdor shprehje vulgare në televizion, në rrjete sociale apo në tubime politike, dëmi nuk i bëhet vetëm personit që sulmohet. Dëmi i bëhet kulturës demokratike.
Një fëmijë që dëgjon politikanë, deputetë apo ish-komandantë duke sharë në publik, mëson se forca e fjalës nuk qëndron te argumenti, por te ofendimi. Një i ri që sheh se askush nuk mban përgjegjësi për gjuhën e urrejtjes apo vulgaritetin, krijon bindjen se respekti për institucionet është dobësi, jo virtyt.
Demokracia nuk kërkon qytetarë që pajtohen me qeverinë. Demokracia kërkon qytetarë që respektojnë rregullat e debatit publik. Mund të kundërshtosh ashpër kryeministrin, presidenten apo kryetarin e Kuvendit. Mund të kërkosh dorëheqjen e tyre. Mund të organizosh protesta. Por nuk mund të normalizosh gjuhën e rrugës dhe ta paraqesësh atë si trimëri politike.
Kosova ka nevojë për standarde më të larta etike në jetën publike. Partitë politike duhet të distancohen nga deklaratat fyese të zyrtarëve të tyre. Kuvendi duhet të zbatojë rregullat disiplinore ndaj deputetëve që përdorin gjuhë denigruese. Organet e drejtësisë duhet të reagojnë kur deklaratat kalojnë kufirin e fyerjes, kërcënimit apo nxitjes së urrejtjes.
Nuk mund të ndërtojmë shtet evropian me gjuhë primitive. Nuk mund t’u kërkojmë fëmijëve të respektojnë mësuesit, policinë, gjykatat dhe institucionet, nëse vetë politikanët japin shembullin e kundërt.
Kosova nuk ka nevojë për më shumë “trima” që shajnë para kamerave. Ka nevojë për liderë që dinë të flasin me dinjitet, të kundërshtojnë me argumente dhe të mbrojnë autoritetin e institucioneve që përfaqësojnë.Sepse kur bie respekti për institucionet, nuk humbet një qeveri apo një parti. Humbet vetë shteti.
Nga Kongresi Amerikan te Kosova, kur fyerja e Institucioneve bëhet problem shtetëror
Në vitin 2002, ish-kongresmeni amerikan James Traficant u dënua me burg për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik nuk ishte vetëm dënimi. Gjatë shqiptimit të vendimit, gjykatësja federale Lesley Wells theksoi se Traficant kishte dëmtuar respektin e qytetarëve ndaj qeverisë dhe institucioneve, duke përdorur pozitën e tij për të sulmuar sistemin dhe për të shmangur përgjegjësinë.
Mesazhi ishte i qartë: askush nuk është mbi institucionet.
Në Shtetet e Bashkuara, meritat politike nuk shërbejnë si mburojë kundër përgjegjësisë. Një kongresmen mund të ketë fituar zgjedhje për dekada, por në momentin kur minon besimin ndaj institucioneve, sistemi reagon.
Në Kosovë, për fat të keq, po shohim të kundërtën.
Një nga shembujt më të njohur ishte deklarata publike e Sami Lushtakut ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku ai përdori një nga shprehjet më vulgare të dëgjuara ndonjëherë në diskursin politik kosovar. Deklarata u transmetua në media, u shpërnda në rrjetet sociale dhe u dëgjua nga mijëra qytetarë.
Pyetja nuk është nëse dikush e mbështet apo e kundërshton Kurtin. Pyetja është: çfarë mesazhi merr shoqëria kur një figurë politike flet në këtë mënyrë dhe nuk përballet me asnjë pasojë politike?
A pati ndonjë kërkim faljeje?
A pati ndonjë distancim zyrtar?
A pati ndonjë sanksion etik?
Praktikisht jo.
Edhe më shqetësues është fakti se një pjesë e opinionit e trajtoi këtë si akt guximi.
Por në cilën demokraci perëndimore konsiderohet guxim përdorimi i gjuhës së rrugës ndaj institucioneve?
Imagjinoni një ish-gjeneral amerikan, një senator britanik apo një deputet gjerman që do t’i drejtohej kancelarit, presidentit apo kryeministrit me fjalor të tillë. Brenda pak orësh do të përballej me presion të jashtëzakonshëm publik dhe politik.
Në Kosovë, ndërkaq, problemi relativizohet.
Shpesh dëgjohet arsyetimi: “Ai është komandant.”
Por pikërisht këtu qëndron keqkuptimi më i madh.
Në demokraci, kontributi i luftës meriton respekt.
Nuk meriton imunitet moral.
Asnjë luftëtar, asnjë komandant, asnjë deputet dhe asnjë kryetar komune nuk fiton të drejtën të jetë mbi standardet e sjelljes publike.
Sepse shteti për të cilin u luftua nuk është pronë e askujt.
Ai është pronë e qytetarëve.
Dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë që përfaqësuesit e tyre të flasin me dinjitet.
Fëmijët e Kosovës nuk kanë nevojë të mësojnë se politika është art i sharjes.
Kanë nevojë të mësojnë se politika është art i argumentit.
Në fund të fundit, historia e demokracive moderne nuk është historia e triumfit të individëve mbi shtetin.
Është historia e triumfit të institucioneve mbi arbitraritetin e individëve.
Dhe Kosova nuk do të bëhet më demokratike kur të ketë më shumë “komandantë” që shajnë.
Kosova do të bëhet më demokratike kur edhe komandantët, edhe deputetët, edhe kryeministrat, t’i nënshtrohen të njëjtit standard: respektit ndaj Republikës dhe institucioneve të saj.

Kur heshtja bëhet më e mençur se titujt

0
Shkruen e knon: Lirim Patrioti
___
(Lirim Gashi, Prizren)
___
Për fat të keq, kam arritur në një përfundim që nuk është vërtetuar shkencërisht, por që në praktikë është vështirë të kundërshtohet:
Edhe sikur të mos e hapja kurrë gojën, vetëm me ngritjen e një vetulle, me një buzëqeshje të zbehtë ose me mënyrën se si do të mbështetesha në karrige, do t’u komunikoja lexuesve të mi më shumë mendime të vlefshme sesa disa akademikë të vetëshpallur gjatë gjithë karrierës së tyre.
Kjo nuk është meritë e mimikës sime, por pasojë e konkurrencës së dobët.
Ka njerëz që kanë kaluar aq shumë vite të ulur në kolltuqet e institucioneve akademike, shkencore, filozofiike, arsimore, kulturore, artistike, politike, mediatike, edukative dhe sportive, saqë kufiri mes njeriut dhe mobilieve është bërë i paqartë.
Sepse fillimisht janë ulur për të menduar. Pastaj kanë menduar për të mbetur ulur. Në fund kanë mbetur ulur pa menduar fare.
Po të ngriheshin një ditë nga kolltuqet e tyre akademikët tanë të shkollës së Linda Morinës, arkeologët e së ardhmes do të gjenin në vendin e ngjarjes jo gjurmë qytetërimi, por fosile rehatie.
Disa prej tyre janë ngjitur pas posteve dhe titujve me një përkushtim që natyra ua ka dhuruar vetëm rriqrave, guaskave detare dhe disa llojeve të rralla të parazitëve.
Dallimi i vetëm është se parazitët e zakonshëm, të paktën, nuk botojnë libra të nivelit të shpellave mbi moralin, kulturën dhe fatin e kombit.
Prandaj jam i bindur se ndonjëherë heshtja është forma më e lartë e debatit. Sidomos kur përballë ke njerëz që kanë folur aq shumë, sa kanë arritur ta shndërrojnë mungesën e mendimit në titull akademik.
Kur më bëhet e qartë se për analizat e mia serioze më mjafton po aq kohë sa shkuarja nga kuzhina në tualet, atëherë mund të them me krenari të madhe se, krahasuar me ta, ndihem si një Ferrari mes një tufe breshkash.
Shumë më tepër :
Më pushton një ndjenjë e ligjshme krenarie, sepse përballë këtyre “mendimtarëve” të vetëshpallur, ndihem si një Ferrari që garon kundër një kolone breshkash të pensionuara.
Sepse ata për një mendim monoton e harxhojnë një mandat të tërë, ndërsa unë e përfundoj mendimin tim kreativ para se të arrij te dera e banjës.
Shpesh ia kam rrëfyer mikut tim të sinqertë, Bajram Kabashit, një sekret të vogël metodologjik të punës sime krijuese:
Kur dua ta shkruaj ndonjë tekst kritik për Baton Haxhiun, Lirim Mehmetajn dhe Berat Buzhalën, unë nuk ulem thjesht në tavolinë si njerëzit normalë.
Jo.
Unë e zbatoj një ritual të veçantë frymëzimi.
Sipas përvojës sime të gjatë empirike, frymëzimi im nuk vjen nga muzat, por nga kushtet ekstreme të përqendrimit. Prandaj zgjedh ambientin më “filozofik” të mundshëm — banjën.
Atje, në atë hapësirë të vogël ku njeriu është i barabartë me vetveten dhe nuk ka ku të ikë nga era e jashtëqitjes, unë e arrij nivelin më të lartë të qartësisë intelektuale. Dhe vetëm atëherë, me një seriozitet pothuajse shkencor, filloj të ndërtoj fjali, analiza dhe konkluzione.
Bajrami më dëgjon gjithmonë me atë shikimin e njeriut që nuk është i sigurt nëse po flet me një shkrimtar apo me një rast për studim antropologjik.
Por unë ia shpjegoj me durim të madh se krijimtaria nuk është çështje luksi, por çështje zelli dhe frymëzimi. Disa kanë studio me pamje nga deti, unë kam… kushte më demokratike.
Dhe kështu, në atë “laboratorin tim të mendimit”, lindin tekstet që më pas dalin në botë, duke u shtirur sikur janë rezultat i inspirimit të lartë, ndërsa në të vërtetë janë rezultat i një disipline shumë më tokësore dhe shumë më të sinqertë.

Pas perdes së flamingove: Shqipëria në strofullën e luanëve

0
Historia përsëritet e përsëritet në ciklet e saj.
Aktualisht Shqipëria ndodhet në qendër të një cunami interesash të fuqive të mëdha të kohës, në një moment që përkon edhe me vendosjen e një rendi të ri botëror. Një vetëtimë në qiell të pastër ndezi një shkëndijë në Zvërnec dhe Sazan, dhe zjarri përfshiu gjithë vendin.
Nuk dihet prej sa kohësh ishin mbledhur shkarpat. Por e vërteta është se u gjet vendi dhe momenti i duhur.
Shkarpat u morën në pyllin shqiptar: qeverisja e keqe prej 36 vitesh, zemërimi popullor që, kur vlon kazani, mbledh të majtë e të djathtë të pakënaqur, ekstremistë të djathtë e të majtë, përfaqësues OJF-sh, persona radikalë të feve të ndryshme, të rinj të pashpresë. Dhe i gjithë ky konglomerat u bë lënda e parë e një revolte me gjak të ri.
Shkarpa më e madhe e zjarrit u bë vetë kryeministri Rama, i cili që nga ardhja në pushtet ka flirtuar si adoleshent me të mëdhenjtë e politikës botërore.
U bë Berisha, një konservator i pandreqshëm, i plakur në politikë, por jo në ambicie.
U bë e gjithë elita e vjetër politike.
Dhe momenti final erdhi.
Të rinjtë u derdhën në shesh me ëndrrën dhe dëshirën për një Shqipëri të re, për një jetë më të mirë.
Fillimisht u pa vetëm vetëtima që shkrepi në qiellin e lodhur shqiptar. Por jo zotat që lëshuan vetëtimën dhe ndezën zjarrin. Kamuflimi ishte perfekt.
Dhe tani, pas dhjetë ditësh, spektakli që të ofrohet nuk ngjan më aq i çuditshëm.
Pas perdes ka aktorë të mëdhenj që tërheqin fijet. E në mes të zjarrit është një copë vend, si Shqipëria. Në skenë kanë vënë pelikanin, flamingon dhe flamujt e të gjitha ngjyrave.
Pas perdes janë dy Amerikat në luftë mes vetes dhe me botën. Europa në përplasje me Amerikën dhe Izraelin. Izraeli në luftë me armiqtë e tij dhe me hijet e veta. Turqia me babën Erdogan. Irani. Dhe pas tyre, fqinjët tanë, këlyshë tigrash që kërkojnë strehë nën hijen e të mëdhenjve.
Të gjithë kanë zgjatur duart për interesat e veta mbi një copë vend që i ka mbijetuar mijëvjeçarëve dhe që sot është katandisur në një grusht njerëzish. Një popull që është stërvitur më shumë për mbijetesë sesa për zhvillim, më shumë për të duruar sesa për të ndërtuar.
E pse e gjithë kjo?
E gjithë kjo prej qeverisjes prej fëmijësh të mbrapshtë të këtij vendi. Prej një populli që shpesh e ka më të lehtë të hajë njëri-tjetrin sesa të bashkohet përballë rrezikut.
Edhe në rastin më të mirë, me një klasë politike të zgjedhur e të mençur dhe me një popull solidar që e ndjen me hundë erën e rrezikut, do të ishte e vështirë të shpëtoje nga thonjtë e një strofulle luanësh të uritur.
Jo më në këtë gjendje ku jemi katandisur.
Dhe qershia mbi tortë për ata që lëvizin fijet është kryeministri Rama, i cili tani gjendet mes flakëve.
Një politikan, një kryeministër, nuk mund të jetë shok e mik me të gjithë luanët e strofullës.
Një burrë shteti i mençur nuk mund të flirtojë me të gjithë dashnorët politikë të botës, sepse në fund secili do pjesën e vet dhe, kur nuk i duhesh më, të fut gishtin, të jep një shqelm dhe të thotë: zhduku!
Dhe në jetën jashtë politikës askush nuk mund të jetë mik me të gjithë.
Për më tepër kur je i dobët.
Kur nuk ke armët më bazike për të rezistuar: ekonomi, industri, bujqësi, arsim, mbrojtje.
Kur fqinjët i mbajnë gjithmonë shkopinjtë në duar, gati për të të goditur, për të të zbutur kurrizin e në fund për të të shaluar.
Tani Rama nuk di nga t’ia mbajë.
Europa i thotë: sus!
Dy Amerikat e tërheqin si kone mes tyre.
Erdogani i thotë: sus!
Po ashtu edhe Netanyahu.
Po si i bëhet, mund të pyesë shumekush?
Vështirë të thuhet. Kur qeveria jote, cilado qoftë ajo, kur kryeministri yt, cilësdo parti t’i përkasë, nuk di më me kë të bëjë aleancë që të mos sulmohet njëherazi nga e gjithë tufa e luanëve të uritur.
T’i marrim me radhë.
Do zgjedhësh luaneshën Europë brenda sofrës ku gjendesh?
Duhet të besosh se Europa do të të mbrojë, ndërkohë që historia tregon se shpesh të ka copëtuar sipas interesave të saj.
Këtë nuk e them unë. E thotë historia.
Do zgjedhësh Turqinë, e cila për pesëqind vjet të bëri të t’ëmën? Pra do bëhesh me babën Erdogan, që ende të sheh si pjesë të ndikimit të vet, që të jep ca kacidhe për xhamitë e për kujtesën e vjetër osmane, ndërkohë që investon miliarda për zhvillimin dhe armatosjen e atyre që i ke hasëm në derë?
Do zgjedhësh Izraelin, një shtet që sot po ndjek me vendosmëri interesat e veta strategjike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme e më gjerë? Një shtet që mendon dhe vepron si fuqi, jo si mik i kombeve të vogla. E kur fuqitë e mëdha lëvizin gurët e tyre në tabelë, askush nuk të garanton se nesër nuk do të jesh edhe ti një prej gurëve.
I vetmi luan që mund të të kursejë, prapë për interesat e veta, është Amerika e largët. Një superfuqi që, pavarësisht lëkundjeve, vazhdon të mbetet në skenë.
E vetmja.
E vetmja që historikisht, në momentet vendimtare, ka pasur interes të mbështesë ekzistencën e shqiptarëve si faktor më vete.
Por një kryeministër që bën politikë ditore, duket qartë se e ka humbur edhe Amerikën.
Amerikën që në këtë moment është vetë kaotike.
Skena ku po jepet shfaqja e këtij fillimshekulli është e qartë. Por jo për shqiptarët, që vazhdojnë të bëjnë të shurdhrin dhe të verbërin.
Mirë.
Ti, shqiptar, po bën revolucionin e flamingove.
Me të drejtën tënde dhe të Zotit. Sepse të kanë masakruar politikanët dhe shtetarët që vetë i ke votuar me pathos.
Por pse nuk sheh çfarë bëhet pas perdes?
Pse nuk bëhesh i kthjellët për të menduar se si të dalësh nga rrethi i zjarrit?
Sepse revolucioni mund të rrëzojë një qeveri. Mund të rrëzojë një kryeministër. Mund të rrëzojë një klasë politike.
Por nuk mjafton të rrëzosh.
Duhet edhe të mbijetosh.
Dhe përballë luanëve, mbijetesa nuk fillon nga britmat në shesh.
Fillon nga kthjelltësia për të kuptuar se kush po e ndez zjarrin, kush po fryn mbi të dhe kush pret të ngrohë duart pranë flakëve të tua.
Vetëm atëherë mund të dalësh nga rrethi i zjarrit.
Vetëm atëherë mund të frymosh i lirë me aq sa mundesh.
Ps: Shqipëri, moj Shqipëri, sot ngjan rinore, e bukur, moderne sa s’thuhet… Aq sa ndonjëherë dyshoj në je apo s’je ti.
Por unë të shoh afër e larg, mes flakëve e luanëve, dhe syri e zemra më qajnë për ty. 💔

Çfarë u mungon protestave?

0

Arben Llalla, Tetovë 

Protestave u mungon një mbështetje më e fortë dhe më e qartë për SPAK-un. Pa veprimtarinë e SPAK-ut, shumë shqiptarë nuk do të ishin ndërgjegjësuar për përmasat e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Në vend që debati publik të përqendrohej te problemet reale të së tashmes, ai do të vazhdonte të mbetej peng i polemikave të vjetra historike, duke u marrë pafundësisht me figurat e së kaluarës.
Protestave u mungon gjithashtu një qëndrim më i fortë kundër oligarkëve që, sipas shumë kritikëve, kanë ndërtuar marrëdhënie të ngushta me pushtetin politik. Pa mbështetjen financiare dhe ekonomike të këtyre grupeve të biznesit, pushteti i Edi Ramës nuk do të kishte të njëjtën forcë dhe qëndrueshmëri. Përgjegjësia për gjendjen e vendit nuk mund t’u atribuohet vetëm politikanëve; ajo duhet kërkuar edhe te ata që kanë përfituar nga afërsia me pushtetin dhe nga pasuritë publike.
Nëse Edi Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet, kjo lidhet jo vetëm me mbështetjen politike që gëzon, por edhe me fuqinë ekonomike të grupeve të interesit që e mbështesin. Ndërkohë, shumë shqiptarë përballen me vështirësi ekonomike dhe zgjedhin emigrimin si rrugën e vetme për një jetë më të mirë.
Po ashtu, protestat nuk duhet të harrojnë çështjet kombëtare dhe interesin kombëtar. Mbrojtja e interesave të Shqipërisë duhet të jetë pjesë e debatit publik dhe e çdo lëvizjeje qytetare. Sipas kritikëve të qeverisë dhe opozitës, interesat kombëtare shpesh janë lënë në plan të dytë përballë interesave politike, gjë që kërkon më shumë vëmendje dhe përgjegjësi nga të gjithë aktorët politikë.
Greqia dhe vende të tjera pretendojnë ta gllabërojnë me forma të ndryshme dhe kuptohet Rama e Berisha janë në shërbim të tyre dhe ky shërbim quhet Tradhëti Kombëtare.

Protestat në Shqipëri: Legjitimitet i rrëmbyer nga agjenda islamike dhe antikombëtare

0
Protestat që po zhvillohen në Shqipëri, të nisura gjoja për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Zazanit, kanë evoluar shpejt në një fushatë të përgjithshme kundër establishmentit politik. Në parim, protestat janë legjitime. Është e drejtë dhe e nevojshme të kërkohet transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje e mjedisit. Është legjitime të protestosh për ambientin. Por është thellësisht e dëmshme dhe irracionale të ndalesh zhvillimin ekonomik të vendit në emër të një ambientalizmi ekstrem që shndërrohet në pengesë për progres.
Problemi real nuk është protesta në vetvete, por keqpërdorimi sistematik që po i bëhet asaj. Pamjet që dalin nga sheshet janë alarmante: femra me hixhab dhe simbole islame, burra me mjekra të gjata, madje edhe murgesha katolike që bëjnë shfaqje të koordinuara. Kjo nuk është një rastësi kulturore – është një strategji e qartë për të injektuar fenë në arenën politike. Agjenda islamike po shfrytëzon pakënaqësinë legjitime të qytetarëve për të futur në skenë diçka shumë më të rrezikshme: ndarjen fetare dhe kthimin prapa të Shqipërisë.
Është e vërtetë që shqiptarët kanë nevojë për një lëvizje politike të re që të zëvendësojë establishmentin aktual të dështuar. Ambicia për ndryshim politik është legjitime. Por nuk është legjitime të përdoret kjo protestë për të legjitimuar ideologji fetare. Nuk është legjitime të futësh kërkesa antikombëtare nën maskën e ambientalizmit. Nuk është legjitime të ndalosh zhvillimin e Shqipërisë, integrimin europian dhe mirëqenien e brezat të ardhshëm. Dhe mbi të gjitha, nuk është legjitime të ndash shqiptarët në muslimanë e të krishterë.
Shqiptarët historikisht janë identifikuar me gjuhën, kulturën, zakonet dhe kombin – jo me besimin fetar. Identiteti kombëtar shqiptar u ndërtua pikërisht mbi këtë parim laik: feja është çështje private, ndërsa kombi është çështje publike. Tendenca për të vënë fenë në plan të parë si element identitar kryesor është një fatkeqësi që fatkeqësisht është konsoliduar në Maqedoninë e Veriut dhe po përpiqet me ngulm në Kosovë nga Bashkësia Islame (BIK) dhe rrjetet islamiste.
BIK-u dhe bashkësitë e ngjashme islame nuk kanë problem nëse pagëzohen dhjetëra mijë shqiptarë. Qëllimi i tyre final nuk është feja personale apo shpëtimi i shpirtrave – është ndarja e shqiptarve në muslimanë dhe të krishterë, muslimanë e të “tjerë”. Kjo është strategji klasike e Vëllazërisë Islame e armiqëve të shqiptarve dhe aktorëve të huaj që e shohin Shqipërinë si terren fertile për influencë, jo si shtet laik modern europian.
Në protestat aktuale, me shfaqjen e hixhabeve, mjekrave dhe simboleve fetare – madje edhe me prani simbolike të murgeshave – po zbatohet hapur ky plan. Armiqte e Shqipërisë po gëzohen duke e parë energjinë qytetare të kthehet në mjet për copëtimin fetar të kombit.
Shqipëria ka nevojë urgjente për transparencë dhe mbrojtje mjedisi, por jo me çmimin e zhvillimit. Ka nevojë për opozitë të fortë politike, por jo për opozitë fetare të maskuar. Ka nevojë për ndryshim, por jo për kthim në kohëra të errëta ku feja sundon mbi arsyen dhe unitetin kombëtar.
Opinionit shqiptar i duhet të hapë sytë. Mos lejoni që pakënaqësia legjitime të rrëmbehet nga agjenda që rrezikojnë të ardhmen e vendit. Shqiptarët janë një komb i vetëm. Kush përpiqet të na ndajë në baza fetare, nuk po lufton për Shqipërinë – po punon kundër saj.
Uniteti kombëtar mbi gjuhën dhe kulturën është arma jonë më e fortë. Çdo gjë tjetër është kurth.

Pse protestat paqësore po e humbin fuqinë ?

0
FATOS ÇOÇOLI:
PSE PROTESTA PAQËSORE PO E HUMBET FUQINË?
[Thuhet, kur është zbuluar koburja, Muja e Halili janë zhduk nga skena, meqë e kanë pa se mund edhe të vriteshin aksidentalisht nga ndonjë fëmijë. Edhe mua po më duhet me u tërheq nga demantimi i mashtrimit “protestë masive”, sepse tashmë IA po prodhon foto me numër pjesëmarrësish sipas kërkesës. Unë mendoja se mjafton prezantimi i hapësiirës të vendit të protestës (të Bulevardit, nga Kryeministria deri te Ura e Lanës) – rreth dymijë metra katrorë dhe videoinçizime LIVE, me dron, si fragmenti i veçauar si foto ilustrues, që të mos gënjehet kaq shumë, duke e bërë miun elefant. Kësaj radhe po sjelli opinionin e Fatos Çoçolit te Report TV, sepse është brenda zhvillimeve.]
Tek ne, fuqia e protestave politike është matur gjithnjë me numrin e protestuesve. Protestat paqësore në Tiranë më datat 31 maj–07 qershor 2026 po e humbasin fuqinë e fillimit, për shkak të një kombinimi faktorësh.
Arsyeja kryesore qëndron në faktin që janë protesta pa kokë. Kanë artikuluar kërkesë të qartë për dorëheqje të kryeministrit të sotëm dhe qeverisë së tij, por kjo kërkesë nuk kuptohet nga kush vjen. Nga qytetarët e inatosur që mbajnë pankarta me kërkesën për largim, nga një grup nismëtar i protestës me objektivin e qartë për të shkaktuar dorëheqjen e kryeministrit, apo nga një parti politike e re që fshihet pas organizatorëve anonimë të protestave?
Asnjë nga organizuesit nuk është paraqitur në mediat televizive apo nuk është identifikuar në rrjetet sociale, për të thënë: jam filan fisteku, bëj pjesë në një grupim që kemi x dhe y qëllime për të mirën e vendit, kemi këtë program dhe duam të realizojmë këto objektiva me organizimin e këtyre protestave. Qytetarët kanë pritur për dalje të tilla të sinqerta dhe kurajoze, që të vendosin nëse ia vlen t’i bashkohen protestave. Kjo pritje deri tani është konsumuar për tetë ditë me kot.
Së dyti, mesazhi i protestave paraqitet i paqartë, ose i fragmentuar. Të tetë protestat në kryeqytet kanë sjellë deri tani ose kërkesa të shumta, ose të paformuluara qartë. Tekstet e mesazheve të këtyre tetë ditëve, të përmbajtura në pankartat dhe në fjalimet e folësve, nuk kanë rezonuar lehtë me shqetësimet e sotme konkrete të qytetarëve. Algoritmet e rrjeteve sociale shpërndajnë përmbajtje që provokon, më shumë sesa informon dhe kjo mund të çojë në bllokim ose injorim të mesazhit real të protestës.
Së treti, kur organizatorët anonimë fokusohen te çështje teknike, te ligje dhe procedura, qytetari i thjeshtë mund të mos e kuptojë impaktin e drejtpërdrejtë të tyre në jetën e tij të përditshme. Nga ana tjetër, nëse organizatorët nuk përfaqësojnë figura të njohura dhe të besueshme në opinionin tonë publik, qytetarët ngarkohen me mosbesim ndaj qëllimeve të protestës.
Së katërti, qytetarët kanë pritur këto tetë ditë sinjale se protesta po prodhon efekt, si takime me zyrtarë, premtime institucionale, apo pezullim të vendimeve. Organizatorët bënë gabim që nuk e pranuan ofertën e kryeministrit për ta takuar me një përfaqësi me 20 veta. Pa këto sinjale, besimi qytetar në dobinë e protestave dobësohet.
Së pesti, konkurrenca mes grupeve aktiviste të protestave ka çuar në fragmentim të përpjekjeve dhe në planifikim të dobët të komunikimit publik. Përdorimi i kanaleve të gabuara dhe adresimi nga shumë folës në protestë me fyerje personale e fjalor të rëndë nuk kanë arritur të ngjallin interesimin e grupeve të ndryshme demografike. Kështu, në protesta nuk kemi parë të moshuar, punëtorë sezonalë, sipërmarrës ose përfaqësues të shoqatave të biznesit.
Së gjashti, protestave u ka munguar një platformë konkrete veprimi. Protestat kanë sjellë një lumë ankesash, por jo një plan të drejtpërdrejtë veprimi. Hapa ligjorë dhe peticione me numra, apo ankesa në institucione të caktuara ndërkombëtare. Për shembull, meqë kryekërkesa është largimi i kryeministrit, të paktën organizatorët të kishin përgatitur një peticion dhe të kishin mbledhur firma, për t’ia paraqitur Kuvendit apo Këshillit të Evropës. Pa objektiva të qarta veprimi dhe pa një rrugë të qartë pas protestave, qytetarët dyshojnë në ndryshimin real.
Së shtati, protestat kanë pak ose aspak materiale dhe veprime informimi paraprak: fletushka, takime informuese, debate publike, që të shpjegohen arsyet e këtij aksioni të rëndësishëm politik. Pa këto materiale, ngelen vetëm çirrjet e disa folësve në megafon dhe mesazhet e paqarta të shumë të tjerëve që folën në mënyrë civile. Organizatorët bënë mirë që në dy protestat e fundit reaguan ndaj sharjeve me libër shtëpie të disa folësve në protesta. Por kjo nuk mjafton.